Enver Hoxha. Ditar për çështje ndërkombëtare (1961-1963) [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

ENVER HOXHA

DITAR PËR USHTJE NDËRKOMBËTARE (1961-1963)

2

TIRANE, 1982

INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRAN2 KQ TS PPSH

1961



,i e

E PREMTE 6 JANAR 1961

FILLUAN PRESIONET EKONOMIKE SOVJETIKE Ambasada sovjetike në Tiranë na dorëzoi një• notë të qeverisë sovjetike, me anën e sëcilës na kërkohet të dërgojmë në Moskë një delegacion partie dhe qeverie të niveht më të lartë për të zgjidhur «çështjet ekonomike» rië marrëdhëniet midis të dy vendeve për periudhën 1961-1965. Një qëndrim i tillë i qeverisë sovjetike nuk është as i drejtë, as i rregullt dhe as në frymë miqësore. Prej kohësh delegacioni ynë i nivelit më të lartë ka qenë në Moskë e atje kemi biseduar me palën sovjetike dhe bashkërisht kemi vendosur në parim gjithçka. Atëherë përse na kërkojnë të shkojmë përsëri për një problern tashmë të vendosur? E vërteta është se me anë të kësaj kërkese udhëheqja sovjetike na bën neve presion ekonomik e ooitik në prag të Kongresit tonë të 4-t. Ne s'duhet ta pranojmë dhe nuk do ta pranojmë propozirnin e qeverisë sovjetike, i cili bie erë presion.

3

E ENJTE 12 JANAR 1961

E MERKURE 11 JANAR 1961

AKTIVITETE POLITIKE Shoku Spiro Koleka arriti në Pekin në krye të një • delegaciona qeveritar për çështje ekonomike. Pritja që iu bë ishte shumë e nxehtë.

Sot u nënshkruan në Berlin marrëveshjet për zhvilhmin e anarrëdhënieve tregtare në mes RP të Shqipërisë dhe RD Gjermane, protokolli vjetor për vitin 1961, maraveshja me afat të gjatë për vitet 1961-1965 si dhe marrëveshja e kredisë për pesëvjeçarin e tretë.

TE DEMASKOHEN PRESIONET EKONOMIKO-POLITIKE TE SOVJETIKEVE Bisedova me shokët Hysni dhe Ramiz që të përgatitin një letëri të Komitetit Qendror të PPSH për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në përgjigje të notës së qeverisë sovjetike për marrëdhëniet ekonornike midis të dy vendeve. Në letër të hidhen poshtë presionet ekonocmike dhe politike që po u bën qeveria sovjetike Partisë dhe vendit tonë si dhe të demaskohen qëllimet e këqija që fshihen prapa këtyre presioneve.

1 Shih: Enver Hoxha. Vepra, vëll. 20, f. 27.

6

7

E SHTUNE

E DI EL

14 JANAR 1961

15 JANAR 1961

BISEDE ME DELEGACIONIN EKONOMIK KUBAN

HRUSHOVI — SHKATERRIMTAR I KUADROVE DHE I PARTISE

Prita delegacionin ekonomik kubani. Pritja kaloi shumë mirë. Dukeshin njerëz të mirë.

.

Që prej pesë ditësh vazhdon punimet Plenumi Komitetit Qendror të Partisë Kom.uniste të Bashkimit Sovjetik. Plenum i thënçin, pse ai ka marrë pamjen e një mitffigu të madh kuadrosh. Atje po mbahen raporte nga të gjithë sekretarët e partisë të republikave sovjetike, nga të cilat del qartë se ka gabime shumë të rënda. në bujqësi. Por këtë herë Nikita s'ia hedh dot fajin. Stalinit sepse «vijën e re» në bujqësi jo vetëm e ka formuluar, por edhe e ka udhëhequr vetë që nga dita kur mori fuqinë. Megjithatë, edhe në këtë plenum Nikita ka: gjetur e po ndjek një rrugë tjetër: fajin e vijës së tij të gabuar ia hedh partisë dihe sekretarëve të republikave. Skandaloze! Kjo nuk është metodë pune marksiste! Hrushovi ndërhyn nga 15-20 herë në çdo diskutim dhe i bën paçavure sekretarët, kuadrot, partinë. Hrushovi është një shkatërrimtar i tmerrshëm i kuadrove e i partisë. Ai vetëm kërcënon e diskrediton. Dhe plenumi «qesh»,'mundtëajroke,gndësa cR

1 Delegacioni kryesohej nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Hektor Rodriguez Lompart.

8

Hrushovi kritikon, gjëmon, mallkon, «udhëzon» e «drejton». Kjo që bën Hrushovi është një metodë pune e turpshme, antimarksiste, ajo e shkatërron partinë. Kur njerëzit gabojnë, duhen kritikuar, por rruga që ndjek Hrushovi është e paparë ndonjëherë. Ai e ka vënë plenumin

nën këmbë, kurse veten e ka vënë në pozita të privilegjuara. Askush s'mund ta kritikojë atë, as vijën e ndjekur prej tij dhe as metodën e tij të punës e të drejtimit në atë -panair- të madh që ka mbledhur në sallën e Sovjetit Suprem. Si i duron Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik këto metoda antimarksiste e trockiste?! Si i duron Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik këto veprime të paligjshme, shkatërruese?! Të gjithë këta kuadro partie kanë përgjegjësi të rëndë përpara ,partisë së tyre dhe përpara komunizmit ndërkombëtar. Nikita Hrushovi ka shkelur çdo normë leniniste në punën me kuadrot, të cilët ai i frikëson dhe i nxit të japin dorëheqjen brenda vitit nga funksionet e tyre. Të vënë përballë një gjendjeje të tillë diskredituese, këta njerëz, këta kuadro rrojnë dhe punojnë në ethe, nuk mund as të ndreqen në punë dhe as të nxjerrin mësime prej gabimeve të tyre. Kjo s'është politikë leniniste e kuadrit, përkundrazi, ky është shkatkrrim i tyre, është konfuzion, pasiguri dhe sforcim jo vetëm për kuadrot, po për të gjitha problemet e partisë.

10

E MARTË 17 JANAR 1961

IIODHEM POSHTE AKUZAT SHPIFARAKE TE ULBRIHTIT I dorëzuam letrën e Komitetit tonë Qendror Komitetit Qendror të Partisë Socialiste të Bashkuar Gjermane në lidhje me shpifjet dhe akuzat që ka bërë kundër nesh Valter Ulbrihti në referatin e mbajtur në plenumin e 11-të të KQ mbi rezultatet e mbledhjes së partive komuniste e punëtore në Moskë. Ky referat, ku ne akuzohemi si -dogmatikë e sektarë», u botua në shtypin e Republikës Demokratike Gjermane. Në letrën tonë hidhen poshtë me vendosmëri akuzat pa baza të ngritura në referatin e Ulbrihtit dhe, midis të tjerash, thuhet se na çudit fakti që shoku Valter Udbriht, megjithëse i kishte të gjitha mundësitë që në Mbledhjen e Moskës të shfaqte pikëpamjen e tij ndaj qëndrimit të Partisë së Punës të Shqipërisë në atë mbledhje, ai nuk tha asgjë dhe preferoi të zgjedhë një rrugë të dë:mshine për të bërë akuza pa asnjë bazë kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe udhëheqjes së saj. Në letrën tonë theksojmë, gjithashtu, se Valter LT1brihti, jo vetëm që ka shtrembëruar qëndrianin e delegacionit të Partisë së Punës të Shqipërisë në Mbledhjen e Moskës, porse, duke vepruar në atë mënyrë, ne men.dojmë se ai nuk i është përmbajtur Deklaratës së Moskës të vitit 1960. 11

Duke sulmuar pa të drejtë Partinë e Punës të Shqipërisë, Valter Ulbrihti u dha rast imperialistëve, revizionistkve jugosilavë dhe emigracdonit reaksionar shqiptar jashtë shtetit të shpërthejnë sulme të reja, në mënyrë të shfrenuar, me anën e radios, shtypit dhe mjeteve të tjera të propagandës dhe të shtojnë veprimet diver-sioniste kundër Republikës Popullore të S•clipërisë dhe kundër Partisë së Punës të Shqipëcrisë. Në këtk mënyrë ai dëmtoi rëndë interesat e Shqipërisë socialiste e të popullit shqiptar si edhe ato të kampit të socializmit. Në letër ne theksojmë se ai mban një përgjegjësi të madhe për çka bëri kundër Partisë së Punës të Shqi-. përisë.

E MËRKURË 18 JANAR 1961

KOMITETIT QENDROR TE PK TE BS IU DOREZUA PERGJIGJJA JONË Me anë të ambasadorit tonë në Moskë, shokut Nesti Nase, Komitetit Qecadror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik iu dorëzua letra 1 e Komitetit Qendror të Partisë sonë, në përgjigje të notës së qeverisë sovjetike disa ditë më parë mbi çështjen e marrëdhënieve ekonomike. Letra jonë bën fjalë për presionin e paturpshëm që qeveria sovjetike po ushtron mbi Partinë dhe Qeverinë tonë, duke kërkuar që ne dërgojmë në Moskë një delegacion partie dhe qeverie të nivelit më të lartë, për të rregulluar çështjet e kredive sipas marrëveshjeve që janë vendosur dhe nënshkruar më parë nga delegacioni ynë i po atij niveli partie dhe qeverie. Ne i hedhim poshtë këto propozime, duke kërkuar njëkohësisht që të shkojë atje zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe president i Komisionit të Planit të Shtetit vetëm për të firmosur marrëveshjen mbi kleringun për vitet 1961-1965 që ka ngelur pa firmosur. Çdo gjë tjetër në mes të dy palëve ka qenë rregulluar më parë. Në këtë letër ne e bëjmë të qartë se kërkesa që na vihet në nat'ë është kulmi i poshtërsisë që na bëhet nga ana e udhëheqjes sovjetike përpara Kongresit tonë të 4-t. 1 Shih: Enver Hoxha. Vepra, vëll. 20,

12

f.

27. 13

Duke kërkuar që ne të vemi në Moskë, Hrushovi synon të na bëjë presione ekonomike dhe të na diktojë vullnetin e pikëpamjet e tij antimarksiste. Me fjalë të tjera, ai, me kërkesën që bën, do të thotë «ose Kongresi juaj i 4-t duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me ato që do t'ju diktoj unë, ose marrëveshjet ekonomike që kemi nënshkruar më parë, nuk vlejnë më». Kështu, Kongresi ynë, sipas mendimit të këtij aventurieri dhe shantazhisti, nuk mund të bëhet. Po ne nuk trembemi nga kërcënimet e revizionistëve sovjetikë. Kongresin ne do ta bëjmë dhe do t'u japim një grusht të mcirë politiko-ideologjik hrushovianëve.

14

E ENJTE 19 JANAR 1961

AUTOKRITIKE E IBARRURIT? Mora një letër autograf prej Dolores Ibarrurit, Sekretare e Përgjithshme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Spanjës së bashku me një ekzemplar të «Historisë së Partisë Komuniste të Spanjës•. Letra, që është dorëzuar në ambasadën tonë në Moskë më datën 11 janar 1961, fillon rne fjalët «I dashuri shoku Enver Hoxha...» dhe mby1let kështu: «Përfitoj nga ky rast për t'ju shprehur juve ndjenjat e respektit më të thellë. Përshëndetje miqësore, Dolores Ibarruri». Letra s'ka datë, por ajo mund të jetë shkruar prej saj pas Mbledhjes së Moskës, ku Ibaxruri na Ndofta shokët spanjollë duhet të kenë rilexuar fjalimin që mbajta në atë mbledhje, duhet të kenë reftlektuar mbi ato që ngrija dhe të kenë arritur në konkluzione të drejta. Mundet. Dhe, ,po të jetë kështu, a është kjo letër si autolcritikë nga ana e Ibarrurit? Koha do ta sqarojë. Rëndësi ka që rruga jonë është e drejtë, marksiste-leniniste.

15

E SHTUNË 21 JANAR 1961

E PREMTE 20 JANAR 1961

HUNGAREZET TREGOJNE SHENJA SOLIDARITETI Shokët e Partisë Socialiste Punëtore të Hungarisë vazhdojnë të tregojnë më hapët solidaritetin e tyre me qëndrimin e drejtë të Partisë sonë: Dje qeveria hungareze na njoftoi se për pesëvjeçarin e tretë do të na japë falas mallra të konsumit të gjerë në një vleftë prej 15 milionë rublash. Disa ditë më parë, kryeministri Ferenc Mynih, në mes të tjerash, i tha ambasadorit tonë në Budapest se ne respektojmë shumë Shqipërinë dhe udhëheqjen e saj, «udhëheqja juaj punon me temperament... temperamenti i saj është i nevojshëm»..

Sot erdhi ambasadori i ri sovjetik në Shqipëri, j.V. Shikin. Bashkë me të erdhi edhe këshialtari i parë i ambasadës që ka rangun e ministrit fuqiplotë.

SOVJETIKET FILLUAN TE TERHEQIN SPECIALISTET E TYRE

Sat qeveria sovje'tike, nëpërmjet një nëpunësi të njoftoi ministrin tonë të Industrisë, Adil Çarçanin, se tërheq 20-25 specialistët sovjetikë që punojnë në sektorin e naftës, nën pretekstin se «u mbaroi afati i qëndrimit». Afati i qëndrImilt të këtyre speciabstëve në Shqipëri vërtet mbaron, por ka katër muaj që nga ana jonë i është kërkuar zyrtarisht qeverisë sovjetike që ky afat të zgjatet. Nëpunësi sovjetik I tha Adilit se brenda pesë ditëve specialistët sovjetikë do të largohen nga Shqipëria. E njëjta gjë ngjet edhe rne një grup teknikësh ushtarakë në bazën e Vlorës. Akoma pa mbaruar punën, për arsye se s'kanë ardhur materialet e nevojshme nga Bashkimi Sovjetik, ata u lajmëruan të largohen nga vendi ynë. Këto veprime, të ndërmarra me urdhër të udhëheqjes sovjetike, tregojnë se po intensifikohen presionet armiqësore para Kongresit tonë. Prandaj është e nevojshme që çdo veprim të tyre armiqësor ne ta demaskojmë, ashtu si e meriton dhe të gjitha këto t'ua ngremë udhëheqësve sovjetikë me letër që ata të mbajnë përgjegjësinë për gjithçka po bëjnë në këtë drejtim.

1 Zyra Qeveritare e Ndërlidhjeve Ekonomike. 2 — 13

17

E DIEL 22 JANAR 1961

NJE AMBASADOR TURIST Behar Shtylla më raportoi se ambasadori i ri sovjetik në Shqipëri, J.V. Shikin, shkoi te shefi i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të përgatitur procedurën e paraqitjes së letërkredencialeve. Atje ai qëndroi gati dy orë dhe s'bisedoi veçse si turist, për kohën e bukur, për Dajtin, për gjahun.

VEPRIM ARMIQESOR I QEVERISE POLAKE Behari më raportoi, gjithashtu, se qeveria polake e

ka deklaruar person të padëshirueshëm ambasadorin tonë në Poloni, Musin Kroin. Do të studiojmë masat që duhet të marrim edhe ne nga ana jonë me këtë rast.

E IIENE 23 JANAR 1961

KINEZET U PERGJIGJËN POZATIVISHT KERKESAVE TONA Shoku Spiro Koleka më dërgoi letër nga Pekini në lidhje me bisedimet që ka zhvilluar me Çu En Lain. Nga kjo letër del se kinezët i pranuan kënkesat tona. Çdo gjë që prodhojnë ata do të na e japin, kurse ato që s'i prodhojnë, natyrisht, s'kanë si na i japin. Ata kanë thënë, gjithashtu, se s'mund të blejnë dot për ne as ne• Perëndim dhe as në vendet e demokracisë poptillore. Në këto kushte ne do të kemi vështir ësi për sigurimin e uzinave kimike, në rast se nuk do të na i japin sovjetikët. I dërguam përgjigje Spiros që ta përfUndojë marrëveshjen me .kinezët. Rezultatet e arritura në Pekin duhet të konsiderohen nga ne shumë të kënaqshme. Ndërsa për furnizimin e ushtrisë do të jetë vështirë. Por këtë problem do ta shohim më

Më njoftuan se bisedimet e delegacionit tonë tregtar me delegacionin tregtar hungarez shkuan shumë mirë, shumë ngrohtë dhe çdo gjë përfundoi si duhet.

18

19

E MARTE

PalISURE 25 JANAR 1961

24 JANAR 1961

VETEDEMASKIM I UDHEHEQJES SOVJETIKE NDAJ VENDIT TONE Sot para dite ambasadori i ri sovjetik, J.V. Shikin, paraqiti letkrkredencialet në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Fjala e mbajtur atje prej tij është shumë e keqe. As edhe një ambasador i vendeve perëndimore nuk ka mbajtur një .fjahm aq të thatë dhe ofendues sa sovjetiku. Kjo tregon edhe një herë qëndrimin jomiqësor të qeverisë so.vjetike ndaj Partisë, Qeverisë dhe shtetit tonë. Përballë fjalimit të shokut Haxhi, që shprehte, ashtu siç e ndiejmë dhe e zbatojmë ne, shqiptarët, vijën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik dhe me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, një vijë internacionaliste, vëllazërore e komuniste, fjalimi i ambasadora sovjetik është nië vetëclema*im për ta.

20

LETËR NGA LISTERI Përsëri morëm letër nga spanjohët, firmosur nga Listeri, i na kërkon emra të shokëve tanë që kanë rënë në Spanjë dhe nga ata që kanë luftuar atje dhe janë gjallë.

21

E ENJTE 241 JANAR 1961

FRAKSION I MADH NE GJIRIN E PARTISE KOMUNISTE FRANCEZE Shtypi i sotëm njofton se në udhëheqjen e Partisë Komuniste Franceze ka dalë një fraksion, i cili udhëhiqet nga anëtari z byrosë politike të kësaj partie, revizionisti Loran Kazanova, (i dekoruar nga Hrushovi vitin e kaluar me Urdhrin «Lenin»), dhe nga sekretari i Komitetit Qendror për çështjet organizative, Marsel Serven. Flitet se me ta është bashkuar dhe Benua Frashoni, «heroi» i Pekinit, që doli kundër kinezëve në sesionin e vitit të kaluar të sindikatave që u mbajt në Pekin si dhe Frishmani. Të gtitihë këta gjoja janë për ndjekjen nga Partia Komuniste të një politike më liberale ndaj Dë Golit dhe qeverisë së tij. Por, sigurisht, shIcaciet e daljes së fraksionit duhet të jenë më të thella nga sa paraqiten. Këta elementë janë Gjilasët, dishepuj të Hrushovit. Tani mbetet të vërtetcyhet se çfarë është në të vërtetë Torezi «i zjarrtë», mbrojtësd i H.rushovit dhe kritikuesi i rreptë e demagogffic i vijës së drejtë të Partisë sonë.

22

E PREMTE 27 JANAR 1961

LETER, NGA NJE BOLSHEVIK I VJETER Dje mora një letër nga një bolshevik i vjetër sovjetik, anëtar i Partisë Kornuniste të Bashkimit Sovjetik që prej vitit 1919. Ai më shkruan nga Moska se «komunistët sovjetikë janë plotësisht dakord me gjithçka shtroi delegacioni i Partisë së Punës të Shqipërisë në Mbledhjen e Moskës» dhe njëkohësisht na falënderon për qëndrimin tonë të vendosur atje. Letra erdhi me postë dhe nënshkruhet nga Horoharem Mihail Vasilieviç, Prodolni pereullok nr. 3 ap. 17 Moskë G. 314.

23

E HENE

E MARTË

30 JANAR 1961

31 JANAR 1961

SHFAQJE E MEGALOMANISE SOVJETIKE Sot ambasadori sovjetik, J.V. Shikin, bëri vizitën protokollare në Kryeministri. Në bisedën që pati me këtë rast shokët vunë re tek ai një qëndrim shumë të shpëlarë. Kjo është një taktikë e ndyrë nga ana e tyre. Në vend që të shtronte për bisedim çështjet që duheshin shtruar e për t'u dhënë atyre rrugëzgjidhje, ai kërkoi dhënien e «ndilu-nës protdkollare», për t'u njohur me vendin dhe me popullin tonë! Qëndrimi i ambasadorit në këtë vizitë reflekton plotësisht megalomaninë .e qeverisë sovjetike ndaj shtetit tonë. Ai tregon, gjithashtu, se udhëheqësit sovjetikë kanë vendosur të ecin në rrugën e presioneve, ,për të na detyruar ne të gjunjëzohemi përpara tyre e gabimeve të tyre të mëdha. Ata mendojnë se ne do të shkelim parimet për shkak të ndihmës ekonomike sovjetike. Por gabohen, sepse mendojnë si revizionistë. Edhe kërkesa që bëri ambasadori i tyre, siç duket, ka për qëllim që, në kuadrin e qëndrimeve të qeverisë sovjetike, «të marrë kontakt» me popullin tonë në mënyrë revizioniste, ashtu siç përpiqej e vepronte paraardhësi i tij, Ivanovi. Sovjetikët gabojnë rëndë me qëndrimet e veprimet ndaj nesh dhe në rast se nuk ndërrojnë rrugë dhe taktikë, atëherë ata vetë do të demaskohen me gabimet që po bëjnë.

24

FRAKSIONI NE GJIRIN E PARTISE KOMUNISTE FRANCEZE KA PERKRAHJEN E HRUSHOVIT Të dhënat nga Parisi konfirmojnë hipotezat tona mbi punën fraksioniste revizioniste ose «oportuniste» të theksuar, siç dëshiron ta quajë Torezi, të Loran Kazanovës, Marsel Servenit e të tjerëve. Mosmarrëveshjet në gjirin e udhëheqjes së Partisë Komuniste Franceze kanë vjete që po ziejnë. Krahu i saj «oportunist» e konsideron presidentin Dë Gol përfaqësues të pjesës liberale të reaksionit të madh kapitalist, prandaj, sipas tij, duhet mtbështetur politika e ndjekur prej Dë Golit sidomos ajo në drejtim të çështjes algjeriane. Për ta «rrezik» të madh përbën borgjezia e mesme ultrareaksionare. S'ka dyshirm se në pikëpamjet e shprehura prej tyre, këta fraksionistë kanë pasur mbështetjen dhe aprovimin e Hrushovit, i cili, siç ka thënë vetë Torezi, dëshironte të shkonte në Algjeri, por u pengua prej Partisë Komuniste Franceze. Hrushovi i bëri gjithë ato elozhe Dë Golit dhe Kazanovën e dekoroi me Urdhrin «Lenin» të paqes. Këto që po ngjasin tregojnë se shumë gjëra të tjera do të dalin më vonë.

25

E MARTE 31 JANAR 1961

E MARTE 31 JANAR 1961

SHPIFJET E LUIXHI LONGOS

ÇFARE FSHIHET PRAPA KESAJ INFORMATE?

Informohem se Luixhi Longoja, duke folur përpara direzione-s dhe Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Italiane, jo vetëm ka shtrembëruar përmbajtjen e Deklaratës së Moskës të vitit 1960, por ka shpifur kundër Partisë sonë të Punës, se gjoja qëndrimet tona në Mbledhjen e Moskës paskan shkelur internacionalizmin proletar dhe janë udhëhequr nga pikëpamje personale. Shpifje të titlla bëhen në një kohë kur udhëheqësit e Partisë Komuniste Italiane s'kanë shtruar asgjë në partinë e tyre nga çështjet që ngrihen në Deklaratën e Moskës të nëntorit 1960. Të tilla qëndrime paparim të uelhëheqësve të kësaj partie tregojnë se ata janë për një vijë të hapët oportuniste dhe revizioniste, bile pro me revizionistët jugosllavë. Informohemi, gjibhashtu, se shokët e vjetër dhe të mirë të Koanitetit Qendror të Partisë Komuniste Italiane kanë mbrojtur Deklaratën dhe qëndrimin parimor të Partisë sonë të Ptmës në Mbledhjen e Moskës.

Kryeredaktori i gazetës sovjetike «Izvestia», Axhubei, i cili është dhëndër i Hrushovit, a. tha një shokut tonë në Varshavë se «kishte marrë vesh në Pragë» që në Kongresin e 4-t të Partisë sonë •anund të vijë Novotni ose sekretari i dytë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Çekosllovake». Kjo informatë e çuditshme nuk bëhet pa qëllim nga ana e sovjetikëve dhe e udhëheqësve të partive komuniste e punëtore të vendeve të tjera të demokracisë popullore të Evropës. Do të shohim se si do të zbvillohet më vonë kjo çështje.

26

27

E ENJTE 2 SHKURT 1961

PERFUNDUAN BISEDIMET EKONOMIKE ME KINEZET Shoku Spiro Koleka që kryesonte delegacionin tonë qeveritar për çështje ekonomike në Pekin mbaroi punë. Firmosi gjashtë dokumente. Nesër del komunikata. Ai duhet të niset sonte ose nesër nga Pekini për në Tiranë.

E PREMTE 3 SHKURT 1961

SHOKU SPIRO KOLEKA U NIS PËR NE ATDHE Siç njofton agjencia Hsinhua, dje, pasi përfundoi vizitën, shoku Spiro u largua .nga Kina dhe sot arriti në Moskë, ku do të qëndrojë deri të hënën, kur do të niset për në Tiranë.

Me delegacionin ekonomik çekosllovak mbaruam punë. Ai nënshkroi marrëveshjen për dhënë vendit tonë një kredi për ,pesëvjeçarin e tretë.

28

29

E SHTUN£

E 1:113NE

4 SI1KURT 1961

SHKURT 1961

NJOFTIM I TERTHORTE

KINEZET DRUHEN

Ambasadori ynë na njoftoi se ambasadoni sovjetik në Sofje i kishte thënë se në Kongresin tonë të 4-t do të marrë pjesë një delegacion sovjetik prej tre vetash, i kryesuar nga një anëtar i Presidiumit të Kornitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Shoku Spiro Koleka, i cili u kthye nga Pekini, na raportoi për bisedimet që zhvilloi atje. Kinezët na akorduan një kredi për pesëvjeçarin 1961-1965, por katër të pestat e saj janë fare të paspeoifikuara. Kjo s'është gjë e mirë. Megjithatë thonë se këto shuma do t'i specifikojnë më vonë. Me sa kuptojmë ne, kinezët druhen se mos kreditë e tyre i zemërojnë sovjetikët, bile mendojnë se Hrushovi nuk do të na 2 presë kreditë që na kanë akorduar sovjetikët. Sidoqoftë, gjithçka do të sqarohet më vonë, por ne kemi bindjen se sovjetikët asgjë s'do të na japin. Edhe nëse na japin, ne nuk do t'i refuzojmë këto kredi, por sovjetikët qysh tani e shoqërojnë dhënien e kredive me kushte që janë të papranueshme nga ne. Të gjitha këto çështje duhet t'i zgjidhim si me delegacionin sovjetik ashtu edhe me atë kinez, të cilët do të vijnë për të marrë pjesë në Kongresin e 4-t të Partisë sonë. Siç del nga shënimet e mbajtura prej Spiro Kolekës, të cilat ai m'i dorëzoi sot, pikëpamjet e Çu En Lait mbi zhvillimin e ekonomisë sonë, të shprehura në bisedimet me të, janë të padrejta, aspak të bazuara, pesimiste dhe jo në frymë ndihme. Ato janë, bile, mjaft të dyshimta. Le të rnos shpejtohemi, të shohim se ku do t'i dalë tymi këtij qëndrimi të Çu En Lait.

30

3/

Sot, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik na bëri të ditur se delegacioni që ai do të dërgojë për të marrë pjesë në Kongresin tonë, përbëhet nga Pospjelovi, Andropovi dhe nga ambasadori sovjetik në Tiranë, Shikin.

E MART13 7 SHKURT 1961

SIPAS DIREKTIVES SE «YLLIT TE KARVANIT» Pas njoftimit të bërë prej sovjetikëve, kanë lajmëruar për pjesëmarrjen e delegacioneve të tyre në Kongresin tonë edhe çekët, bullgarët, polakët, rumunët dhe gjermanohndorët. Siç vendos 4