Enver Hoxha. Ditar 1964 [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

ENVER HOXHA

DITAR 1964

-

INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANE KO TE PPSH

SIMPIA BOTUESE «8 NENTORI» TIRANË, 1989

ENVER HOXHA

E MERKURE 1 JANAR 1964*

Dje pritëm në aeroport delegacionin qeveritar të RP të Kinës, të kryesuar nga Çu En Lai, në të cilin bën pjesë edhe Çen Jia. Në aeroport, ku ishin gati tre mijë veta, ishte rreshtuar roja e nderit. Çu En Lai, i qeshur, zbriti nga avioni dhe u përqafua me ne i gëzuar. Me automobil të hapët kaluam nëpër rrugët e Tiranës, të mbushura plot me popull, i cili ishte gjithë entuziazëm, me flamuj e me lule në duar. Pasdreke Çu En Lai na bëri vizitën e zakonshme, kurse në mbrëmje vajtëm në klubin e kombinatit të tekstileve «Stalin», në mes të punëtorëve, pastaj në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë dhe në Klubin e Shkrimtarëve e të Artistëve, ku të gjithë festonin Vitin e Ri. Kudo pritja ka qenë entuziaste në kulm. Miqtë mbetën shumë të kënaqur. Mbrëmjen e Vitit të Ri e kaluam shumë mirë në Pallatin e Brigadave me të gjithë shokët. Në darkë folëm unë dhe Çu En Lai.

3

Sonte në mbrëmje vajtëm në Teatrin e Operës dhe të Baletit dhe pamë një koncert të bukur, që u pëlqeu shumë miqve. Brohoritjet e spektatorëve për miqësinë shqiptaro-kineze ishin të përzemërta dhe të zjarrta. E ENJTE

2 JANAR 1964

Në sallën e Kryeministrisë filluan që në mëngjes bisedimet me delegacionin kinez. Vazhduan edhe pasdreke. Paradite dhe pasdite fola unë. Stenogramet e bisedës sime ndodhen në Arkivin Qendror të Partisë, prandaj nuk po shënoj përmbajtjen e saj në këtë Ditar. Mund të shtoj vetëm që miqtë dëgjonin me shumë vëmendje dhe të gjithë mbanin shënime. Çu En Lai, pënveç shënimeve që mbante, nënvizonte dhe nxirrte shënime edhe në marzhin e letrës. Përkthyesi kinez Fan nuk përkthente keq, sido që pasdreke i duhej të ndihmohej nga shoku i tij Zhang. Edhe përkthyesi ynë e di jo keq kinezçen. Mendoj se shokët kinezë u interesuan shumë dhe këtë e shprehën përpara nesh duke thënë se ekspozeja jonë ishte shumë e mirë. Bile Çu En Lai përdori termin frëngjisht excellentl, gjuhë të cilën e flet fare pak. Çu En Lai na tha: «Ju jeni përgatitur mirë për bisedime». Nesër do të flasë Çu En Lai. Pas takimit ata shkuan të çlodhen. 1. E shkëlqyeshme.

4

5

E PREMTE 3 JANAR 1964

Sot vazhduan bisedimet me kinezët. Miqtë, megjithëse mbrëmë kanë punuar vonë, janë të çlodhur. Sot foli Çu En Lai. Ai kishte përpara mjaft fletë të shkruara, por nuk i përdori. Parashtroi dhe sqaroi probleme të vijës së Partisë Komuniste të Kinës e të politikës së tyre të jashtme. Në ekspozenë e tij problemet shtroheshin pak në përgjithësi dhe ca të theksuara me teoritë që shoqërojnë gjithë artikujt e kohëve të fundit të shokëve kinezë. Edhe mendimet lidhur me taktikën që duhet të përdoret në luftën kundër revizionizmit ishin ca të tjerrura, me fraza që të linin të mendoje se ishte fjala për diçka që Çuja s'na e thoshte hapur. Ekspozeja e bisedës së Çu En Lait, që vazhdoi në mëngjes dhe pasdreke e që u mbajt me stenogram, ndodhet në Arkivin Qendror të Partisë. Në mbrëmje shkuam pamë baletin «Halili dhe Hajria». Miqve u pëlqeu shumë si muzika dhe ekzekutimi, ashtu edhe vënia në skenë. Çen Jia, që është më ekspansiv, u tha shokëve tanë: «Këto që po shoh te ju, as nuk mund t'i imagjinonim. Ne duhet të mësojmë shumë nga ju». 6

E SHTUNE 4 JANAR 1964

Çu En Lai shkoi sot në Shkodër, kurse Çen Jia në Korçë. Të dyve iu bë pritje e ngrohtë. Vajtja e tyre në këto dy qytete ka, gjithashtu, rëndësi politike në lëmin ndërkombëtar. Ajo forcon pozitat tona të drejta dhe të forta ndaj revizionistëve jugosllavë dhe monarko-fashistëve grekë. Veçanërisht jugosllavët tregohen shumë nervozë. Çu En Lai i sulmoi hapur dhe bëri shumë mirë. Ne nuk i sulmuam hapur, përndryshe duhet të përmendnim hapur edhe hrushovianët. Dhe për këtë taktikë, si të kinezëve dhe tonën, ne as biseduam dhe as rarnë dakord. Por qëndrimi i të dyja palëve ishte njëjtë dhe, kur sulmonim revizionistët modernë, kuptohej fare qartë për kë flisnina,

E DIEL

E HENE

5 JANAR /964

6 JANAR 1964

Sot në drekë u kthyen shokët kinezë nga Shkodra dhe nga Korça. Pasdreke në orën 17 filluam përsëri bisedimet. Fola unë. Ekspozeja ime e stenografuar ndodhet në Arkivin Qendror të Partisë. Çu En Lai dhe Çen Jia dëgjuan me vëmendje, morën boll shënime dhe, pasi mbarova, Çu En Lai tha: «Unë do t'i transmetoj sa më parë këto në Pekin, pse kanë rëndësi parimore, kurse disa çështjeve do t'u përgjigjem vetë radhën tjetër•.

Koha po bën e mrekullueshme, sikur ta kishim porositur.

U nisa për në Vlorë tok me miqtë kinezë. Gjithë rrugës populli manifestonte i gëzuar. Herë zbrisnim nga automobili, herë hipnim në automobil të hapët që populli të shikonte miqtë. Në Vlorë kishte një entuziazëm të madh. Pasi bëmë pak pushim në komitetin ekzekutiv, shkuam në Sheshin e Flamurit, ku u bë mitingu. Folën Hysniu dhe Çu En Lai. Fjalimet e tyre u dëgjuan me shumë vëmendje dhe u brohoritën. Nga mitingu shkuam në shtëpitë e pushimit në Ujë të Ftohtë. Në mbrëmje vizituam Muzeun e Pavarësisë. Gjatë kësaj kohe u kthye edhe Çen Jia nga Berati e Qyteti Stalin. Darka shkoi për mrekulli, kishte dhe një program me këngë. Foli Çu En Lai, fola dhe unë. Rapsodë popullorë, si xha Selimi, Mustafa Luçi e Xhebro Gjika improvizuan vjersha që u pëlqyen miqve. Pritja qe entuziaste. Të pranishmit përcollën miqtë deri te makina.

9

E MARTE

E MERKURE

7 JANAR 1964

8 JANAR 1964

Para se të largoheshim nga Vlora për në Tiranë vizituam Fabrikën e Çimentos, ku Çu En Lait i bëri përshtypje të madhe pastërtia dhe për këtë i përgëzoi punëtorët. Vizituam edhe ndërtimet që po bëhen në fabrikën e eternitit. Rrugës për në Tiranë u ndalëm në kooperativën bujqësore të Novoselës, ku kryetari u foli miqve mbi gjendjen e saj. Ata u kënaqën shumë nga përparimet e kësaj kooperative. Pasdreke, gjatë vazhdimit të bisedimeve, Çu En Lai foli mbi taktikën dhe luftën kundër revizionizmit modern. Ekspozesë së tij iu përgjigja edhe unë. (Stenogramet e bisedave të të dyja palëve janë në Arkivin Qendror të Partisë.) Shokët kinezë mbetën shumë të kënaqur nga bisedimet dhe këtë e shprehën hapur. Nesër Çu En Lai do të përfundojë bisedën e tij, pastaj do t'i përgjigjem unë. Në mbrëmje në Pallatin e Brigadave ne dhamë darkën e madhe zyrtare. Folëm unë dhe Çu En Lai. Çdo gjë shkoi shumë mirë.

10

Në mëngjes, pasi Çu En Lai bëri një vizitë në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Çen Jia në Universitet, rifilluan bisedimet, të cilat mbaruan me sukses.

Pasdreke u bë një miting i madh në pallatin sportit «Partizani». Fjala e Çu En Lait u duartrokit shpeshherë. Ai tha fjalë shumë të mira për Partinë dhe për popullin tonë.

Në mbrëmje Çu En Lai dha darkë në Pallatin e Brigadave, ku ka rezidencën. Darka kaloi shumë ngrohtë, me këngë e valle. U larguam në orët e vona.

11

E ENJTE 9 JANAR 1964

Çu En Lai, Çen Jia dhe shokët e tyre u larguan sot nga vendi ynë. Aerodromi i Rinasit ishte plot me njerëz. Pasi u zhvilluan ceremonitë e zakonshme, të emocionuar që të dyja palët, u përqafuam. Avioni u ngrit nga aerodromi në orën 10. Miqtë morën me vete shumë përshtypje të mira nga populli ynë, nga Partia, nga atdheu ynë.

*Ardhja e Çu En Lait te ne ka shkaktuar një interesim të madh brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare. Populli ynë e priti me dashuri përfaqësuesin e popullit kinez dhe të Partisë Komuniste të Kinës, për arsye se ne jemi lidhur me ta me një miqësi të sinqertë, në bazë të marksizëm-leninizmit. Partia e Punës e Shqipërisë dhe populli ynë janë të vendosur në luftën kundër imperializmit botëror, me atë amerikan në krye, dhe kundër revizionizmit modern, me grupin tradhtar të Hrushovit dhe atë të Titos. Lufta e përbashkët, sidomos në momentet ak-

tuale, e ka forcuar dhe e ka kalitur miqësinë tonë të madhe. Dihet rëndësia e madhe e Kinës në arenën ndërkombëtare, prandaj opinioni botëror po e ndjek me interesim udhëtimin e Çu En Lait dhe lidhur me këtë gazetat janë plot lajme. Natyrisht, imperialistët dhe reaksionarët e ndryshëm, nga vizita e Çu En Lait te ne, presin se si do të qëndrojë Kina përpara propozimeve absurde dhe dredharake të Hrushovit për ndalimin e polemikës. Atyre u interesojnë të dyja anët e medaljes. Edhe sikur të pushojë polemika me revizionistët, ata fitojnë, se renegati Hrushov mund ta vazhdojë në qetësi tradhtinë e tij. Nga ana jonë ndalimi i polemikës nuk do të ngjasë kurrë, por edhe kinezët, nga ana e tyre, konfirmuan se nuk do ta pushojnë. Imperialistëve, nga ana tjetër, u intereson që polemika të vazhdojë për ta tërhequr edhe më tej grupin e Hrushovit në kthetrat e tyre. Ne as që e duam këtë tradhtar në radhët tona dhe do të bëjmë ç'është e mundur që ta izolojmë nga populli, nga komunistët sovjetikë dhe nga komunizmi ndërkombëtar. Ardhja e Çu En Lait te ne ka një rëndësi të madhe, se, kur i shikon gjërat me sy, është shumë më ndryshe sesa kur i lexon në raportet e Lo Shi Gaos, ambasadorit kinez në Tiranë. Çu En Lai dhe Çen Jia i panë me sy forcën e Partisë sonë, lidhjet e saj të forta me masat e gjera të popullit, panë unitetin e çeliktë të popullit, të Partisë dhe të udhëheqjes; ata panë dhe ndjenë fuqimisht besimin dhe entuziazmin e masave në ndërtimin e socializmit, panë sigurinë dhe guximin e popullit, të Partisë dhe të ushtrisë në mbroj-

12 13

tien e vendit, të pavarësisë dhe të sovranitetit të atdheut tonë. Kudo që shkuan, ata vunë re lulëzimin e bujqësisë, të industrisë, të arsimit dhe të kulturës. Kjo është një fitore e madhe për Shqipërinë, sepse kështu shokët kinezë, populli dhe partia e tyre, rritin besimin dhe dashurinë për popullin dhe për Partinë tonë. Një miqësi e tillë i duhet Shqipërisë, e cila ka nevojë jo për miqësi platonike, idealiste, po reale, të bazuar në marksizëm-leninizmin. Bisedimet, mendoj unë, shkuan shumë mirë. Ne i kuptuam miqtë dhe ata na kuptuan ne. Për sa na përket neve, në ekspozetë që bëra dhe në mbylljen e bashkëbisedimeve, u shprehëm hapur, pa asnjë rezervë, mbi të gjitha problemet, mbi strategjinë dhe mbi taktikën. Ne e kuptojmë rolin e madh të Kinës, kuptojmë situatat e veçanta dhe përgjegjësinë e madhe që ka çdo fjalë, çdo veprim dhe akt i udhëheqësve të saj. Gjithashtu shokët kinezë e kuptojnë situatën tonë, pozitat e fituara dhe të avancuara të Partisë sonë kundër revizionizmit modern dhe këto pozita tonat ata i gjetën të drejta, marksiste-leniniste. Taktika e luftës që_,_po_.përdorindo të përdorimriej_ra_ehe ajo bazëne saj teorike, ajo s'harron strategjinë. 1.adhur me çështjen se si e kuptojmë ne unitetin, nga ana jonë u theksua nevoja për t'u konsultuar më shpesh me njëri-tjetrin. Por rëndësi të madhe ka, dhe kjo doli edhe nga bisedimet zyrtare dhe jozyrtare, se tani shokët kinezë s'kanë iluzione për Hrushovin, se atë e konsiderojnë, si edhe ne, një tradhtar me damkë. Megjithatë ekspo—

14

zeja e Çu En Lait në lidhje me taktikën që duhet të përdorim në luftë kundër revizionizmit, ishte ca e tjerrur gjatë. Ajo të linte të mendoje se Çuja bënte shumë fraza për të na bindur mbi diçka që s'mund ta thoshte hapur, sepse mund të gjente kundërshtimin tonë. Ne ia kishim frikën vetëm shtrimit të kësaj çështjeje nga ana e tyre: A mundet dhe a duhet, në raste të posaçme, të bënim kompromis me grupin e Hrushovit, kundër imperializmit? Ne ia shprehëm hapur Çu En Lait snendimin tonë, duke theksuar se ndaj Hrushovit nuk do të bëjmë asnjë lëshim, me të nuk do të bëjmë asnjë kompromis, se ai është tradhtar. Çdo orvatje për afrim nga ana e tij do të jetë demagogji dhe gënjeshtër për të fituar kohë, për të dalë nga situatat e vështira. Çu En Lai nuk u shpreh shumë qartë për këtë çështje, siç bëmë ne, por ai na aprovoi. Për Hrushovin pohonte po ato mendime që kishim shprehur ne dhe, në fund, me pretekstin se gjoja përkthyesi mund të mos e kishte përkthyer mirë, nuk mungoi të shtonte se, kur ka folur për ndonjë kompromis (dhe këtë jo në çështjen e kompromisit me Hrushovin), kishte ndër mend një kompromis marksist-leninist. Me një fjalë, ashtu si i paraqiti Çu En Lai problernet, në çështjet e taktikës, në vija të përgjithshme, ne s'kishim pse të mos ishim dakord. Në disa raste dhe në disa rrethana të veçanta, që lidhen edhe me pozitat tona të avancuara, ne do të veprojmë në bazë të vijës sonë, natyrisht kurdoherë me kujdes, por duke pasur parasysh në çdo •noment interesin e madh të përbashkët. Ne mendojmë se koha do të bëjë që shokët kinezë

të avancojnë më shpejt nga sa thonë. Ata janë të mendimit se kështu i shohin problemet gjerë, dhe kjo është punë e tyre, vetëm se çështjet 1 nd'e 0.1=ë kohë dhe duhet reaguar pe7r to me tempin që e kërkojnë situatat. Kjo s'do të thotë aspak se të gjitha parashlkimet ose konkluzionet që nxjerrim ne, janë të pagabueshme dhe të gjitha të drejta e ekzakte. Prandaj është shumë i domosdoshëm shkëmbimi, sa më shpesh, i mendimeve. Shokët kinezë mund të kenë më shumë të dhëna, i përpunojnë këto dhe nxjerrin, natyrisht, edhe konkluzione. Ne mund t'i shohim çështjet nga disa anë të tjera, prandaj, po të shkëmbejmë bashkërisht mendime, mund të dalë një konkluzion më i plotë. Çu En Lai i priti në mënyrë të favorshme mendimet tona për planin perspektiv të pesëvjeçarit të ardhshëm. Ai i gjeti me vend dhe premtoi se Kina do të na ndihmojë për përpunimin e naftës, të kromit, të bakrit, të hekur-nikelit etj. Me një fjalë, problemet ekonomike që i shtruam, ai i gjeti me vend dhe tash, kur të kemi gati projektplanin pesëvjeçar, ata do t'i studiojnë konkretisht kërkesat tona. Çu En Lai u interesua për problemin e fuqisë punëtore, që ne na ka preokupuar dhe na preokupon vazhdimisht. Ai e gjeti të drejtë kujdesin e madh që ne bëjmë për të mos i boshatisur fshatrat, por të përdorim sa më shumë fuqinë punëtore të qyteteve. Natyrisht çështja e bukës na preokupoi të dyja palët. Ky problem kyç te ne sigurisht do të ecë drejt zgjidhjes, sidomos kur të keini plehrat kimike. Çu En Lai e gjeti interesant orientimin tonë për zhvillimin e mëtejshëm të kulturave të dri16

thit në vendet malore, edhe për rastin e ndonjë situate lufte. Përfundimet e arritura në bisedime mund t'i vlerësojmë të kënaqshme, si për ne, ashtu edhe për ata, si nga ana politike, ashtu edhe nga ana ekonomike. Kjo do ta forcojë akoma më shumë miqësinë tonë, do të ndihmojë në forcimin e gjendjes politike dhe ekonomike të vendit tonë, do të forcojë akoma më shumë pozitat ndërkombëtare të Shqipërisë.

17 2 — 48 a

E PREMTE 10 JANAR 1964

Shkuam me fëmijët në Dajt për të kaluar fundin e javës.

Të gjithë revizionistëve modernë ardhja e Çu En Lait në Shqipëri u dogji. Hrushovianët dhe shokët e tyre shtireshin sikur ky udhëtim dhe rezultatet e bisedimeve me ne nuk u interesonin. Kjo në sipërfaqe, pse brenda zienin, u vinte inat, donin të dinin dhe bënin ç'bënin, përpiqeshin ta ulnin vlerën e udhëtimit të delegacionit kinez te ne dhe në Afrikë. Titistët flisnin më hapur, ishin në pararojë të revizionistëve modernë, përgjonin për të filluar zhurmën. Dhe revizionistkt, pas fjalimit që mbajti Çu En Lai në Shkodër, ku i përmendi me emër titistët, ngritën boritë e tyre të çjerra. Jugosllavët flisnin çdo natë në radiot e tyre në emër të të gjithë revizionistëve, organizuan konferenca shtypi, të gjitha gazetat e tyre shkruan. E çfarë thoshin? Sikur Çu En Lai nuk është për hashkeltzistencën paqësore! Sepse për revizionistët modernë bashk18

ekzistencë paqësore do të thotë të pushosh demaskimin politik dhe ideologjik të imperializmit, me atë amerikan në krye, dhe të revizionizmit modern. Titistët vetë as kishin ndonjë iluzion se nuk do të flitej kundër tyre, por u prekën që Çu En Lai atakoi vetëm ata, elhe donin të atakoheshin tok me shokët e tyre. Titistët ishin të bindur që ne nuk do të rrinim pa folur si kundër Hrushovit, ashtu edhe kundër tyre. Ata e prisnin një sulm të këtillë. Por edhe këtu mbetën me gisht në gojë. Prandaj për ne ngritën tezën e tyre bajate se Shqipëria është e izoluar. Këtë tezë të rreme ata përpigeshin ta paraqitnin të vërtetë, në një kohë kur vetë ardhja e Çu En Lait te ne vërteton më së miri se vendi ynë nuk është aspak i izoluar. Por titistëve u duhej të grinin, pse ardhja e Çu En Lait te ne vërtetoi pikërisht të kundërtën e propagandës së tyre kundër vendit tonë dhe izoloi në sytë e popujve klikat revizioniste në fuqi në Evropë. Ardhja e Çu En Lait ishte një grusht për ta dhe një inkurajim për revolucionarët dhe për popujt e vendeve ku sundojnë revizionistët.

Ftesa që i bëhet Kastros për në Moskë dhe vajtja e Toliatit në Beograd nuk mund të mos jenë si dy ku-

ndërpesha të revizionistëve modernë për suksesin e udhëtimit të Çu En Lait te ne e në Afrikë. Hrushovi bëri shumë përpjekje dhe presione në vendet e Afrikës për ta errësuar këtë sukses, por më kot. Ai u demaskua edhe më shumë në sytë e udhëheqësve nacionalistë të popujve të këtyre vendeve. Tash, për të ku19

ndërbalancuar suksesin e Partisë Komuniste të Kinës. Hrushovi po përdor presionet dhe shantazhet edhe kundër kubanëve, për t'u shkulur ndonjë koncesion politik që të bëjë ca bujë. Por të shohim ç'do të ngjasë. Vajtja e Toliatit në Beograd është një kapitull i ri i avancua• i tradhtarëve të marksizëm-leninizmit. Grupi i Toliatit është nga grupet revizioniste më të rrezikshme e më të avancuara në Perëndim. Revizionistët italianë kanë një platformë krejt të hapët dhe të koordinuar me titistët, me të cilët janë në unitet të plotë dhe, pa u gabuar, mund të themi se merren vesh më mirë me Titon sesa me Hrushovin. Toliati e Titoja ua kanë frikën revolucionarëve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të demokracisë popullore, prandaj në planet e përbashkëta kanë edhe planet e tyre të veçanta. Është e qartë se Titos i intereson shumë që toliatistët të arrijnë të marrin pjesë në pushtet në Itali. Toliati e di këtë dhe punon t'ia arrijë këtij qëllimi, duke u përpjekur të krijojë unitet me Partinë Socialiste Italiane. Por, që t'ia arrijë kësaj, që të fitojë besimin e borgjezisë, duhet që Partia Komuniste Italiane të shkojë nga e djathta, bile shumë më nga e djathta se Partia Socialiste Italiane. Për këtë qëllim, toliatistët do të ndërrojnë edhe strukturën organizative të partisë së tyre. Natyrisht, për të zbatuar vijën e tyre revizioniste, toliatistët nuk mund të mbështeten në një parti me forma organizimi dhe disiplinë leniniste. Titoja, që e ka likuiduar një parti të tillë në Jugosllavi, u jep eksperiencë. Si Titoja dhe Toliati, si revizionistë që janë, punojnë për unitetin e krerëve të socialdemokracisë 20

dhe të revizionizmit modern, për unitetin e aristokracisë punëtore. Edhe Hrushovi, me anë të Titos, Toliatit e të tradhtarëve të tjerë, i është futur një rruge të tillë, punon në këtë drejtim. Prandaj partitë e vërteta marksiste-leniniste duhet t'i dërrmojnë këto plane, t'i demaskojnë, t'i luftojnë pa mëshirë. Pra Toliati në Jugosllavi po bën një punë të rrezikshme, po komploton kundër marksizëm-leninizmit, kundër nesh. Komunistët italianë duhet të veprojnë, ndryshe jo vetëm s'janë revolucionarë, por kanë edhe përgjegjësi.

21

F. DIEL 12 JANAR 1964

DAJT, E SHTUNE 11 JANAR 1964

Dje garën në qitje e fitoi Iliri, kurse sot Sokoli. Në drekë zbritëm në Tiranë. Koha ka qenë e mrekullueshme dhe e ngrohtë.

Jemi në Dajt. Koha është e mrekullueshme, dielli shullen. Televizori merr mirë. Bëmë shëtitje dhe djemtë vazhdojnë të ngasin makinën në luginë.

4

22

23

E LIENF: 13 JANAR 1964

Biseduam me Hysniun për planin e punës.

Nisemi për në Vlorë për të bërë 15 ditë pushim.

Fidel Kastroja arriti në Moskë. Ai udhëtoi në të njëjtin avion me emisarët e Hrushovit, Podgornin dhe Pasionaren, që ishin dërguar prej tij në Havanë. Pritja në aerodrom nuk ishte si e para. Tash për tash s'dimë gjë pse ka vajtur ai në Moskë. Të shohim, por punët, mendoj, nuk do të jenë të ngrohta. Do të shohim nëse Kastroja ka nxjerrë mësime nga gabimet e tij të para. Nga eksperienca jonë me Hrushovin mund të bëjmë një parashikim. Hrushovi e ka ftuar Kastron, ashtu siç na ftoi edhe ne, që, duke marrë shkas nga marrëdhëniet ekonomike që ai vetë i ka acaruar me qëllim, t'i bëjë presione të shumanshme. S'ka asnjë dyshim se Podgorni dhe Pasionarja kishin shkuar në Kubë që të bënin presion mbi Fidel Kastron, që ky të mbajë hapur qëndrim pro sovjetikëve si në çështjet ideologjike, ashtu 24

edhe në ato politike dhe veçanërisht në lidhje me Traktatin e Moskës, domethënë të zbutë politikën me imperializmin amerikan, të hyjë në tratativa me të, të mos nxitë revolucione në vendet e Amerikës Latine, të rakordojë vijën me revizionistët e Amerikës Latine dhe të spastrojë partinë dhe udhëheqjen nga «dogmatikët». Siç duket, emisarët e Hrushovit s'patën sukses, pse nga shtypi sovjetik del qartë se pritja e këtyre dy kalanderëve në Kubë qe e ftohtë, nuk pati dandanara. Gjatë ditëve të qëndrimit në Havanë, Podgorni dhe Ibarruri a e përmendën apo jo një a dy herë emrin e Kastros. Por edhe ky as që i shoqëroi fare ose shoqëroi vetëm një herë dhe pak Podgornin. Atëherë, përpara kësaj disfate, Hrushovi i nxjerr pengesa ekonomike Kubës dhe, për t'i bërë shantazhe të mëtejshme, siç u përpoq të na i bënte edhe neve, e ftoi Kastron «të merren vesh» në Moskë. Ne s'vajtëm, Kastroja shkoi. Tash çështja qëndron nëse ky do t'i nënshtrohet Hrushovit si herën e parël apo jo? Kastroja, po të jetë i qëndrueshëm dhe po ta ketë kuptuar gabimin e madh që bëri herën e parë, ia vë këmbët në një këpucë Hrushovit dhe, pa bërë as më të voglin lëshim, e detyron që ndihmat jo vetëm të mos ia presë, por këto t'i venë Kubës si sahat. Arsyeja që dha Hrushovi për vajtjen e Kastros në Bashkimin Sovjetik, gjoja për të parë dimrin rus dhe për të gjuajtur derra në borë, është aq absurde sa edhe qesharake. Vetë Kastroja e përgënjeshtroi këtë akro1. Gjatë vizitës së tij në Bashkimin Sovjetik në prill-maj 1963.

25

baci të Hrushovit, duke deklaruar se do të rrijë shumë pak, mbasi në Kubë e pret korrja e kallamsheqerit. Të gjitha këto konkluzione, natyrisht, i nxjerr nga të dhënat e jashtme dhe po të ndjekim këtë logjikë e në rast se Kastroja tregohet i vendosur, atëherë do të grinden në Kremlin, s'do të merren vesh ose më mirë Kastroja do të marrë vesh më mirë me ç'tradhtar të rrezikshëm ka të bëjë. Mund të mos i presin urat, se Hrushovi e di çfarë humbje kolosale do të jetë kjo për të, ai u dogj fort me ne, prandaj lidhjet do t'i mbajnë hiq e mos e këput, për të shpëtuar faqen. Kjo ka më shumë mundësi të ngjasë, por varet nga Kastroja. Çdo gjë mund të ngjasë, kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit. Ngjarjet e mëvonshme do të përcaktojnë rrjedhën e gjërave.

VLORE, E MËRKURE 15 JANAR 1961*

Çu En Lai na tha 1 se gjatë udhëtimit të tij në Afrikë mund të lëshohej një komunikatë për të shpallur se Republika Franceze e njihte Republikën Popullore të Kinës. Ky akt është rezultat i bisedimeve të Edgar Forit, të dërguarit gjysmëzyrtar të Dë Golit në Kinë, me udhëheqësit kinezë. Vendosja e marrëdhënieve diplornatike në mes Kinës dhe Francës, duke pranuar Franca kushtet e Kinës, domethënë prerjen e marrëdhënieve diplomatike me Taipehun dhe mosnjohjen e politikës amerikane të «dy Kinave», do të ketë rëndësi të madhe ndërkombëtare dhe rrjedhime të thella në politikën botërore. Ky akt izolon politikën aventureske dhe grabitqare të imperialistëve amerikanë, është me të vërtetë një grusht i rëndë që i jepet politikës hegjemoniste amerikane. Pa dysh•m kjo ngjarje do të thellojë akoma më shumë të çarën serioze që ekziston në mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Koniunkturat ak1. Në vizitën €jë bëri në Shqipëri në fillim të janarit të vitit 1964.

26

27

tuale bënë që, me gjithë presionet e forta e të shumanshme të imperialistëve amerikanë, anglezë, dhe deri në njëfarë shkalle të Gjermanisë së Bonit ndaj Francës, borgjezia franceze dhe presidenti i saj të mos i nënshtrohen diktatit të tyre. Franca po revoltohet si kundër vijës ushtarake të NATO-s, ashtu edhe kundër politikës ekonomike të SHBA-së. Përpara një situate të tillë, imperializmi amerikan dhe ai anglez, të ndihmuar në këtë drejtim nga grupi revizionist i Hrushovit, po përpiqen ta izolojnë Francën, ta gjunjëzojnë dhe ta bëjnë një shtet të bindur. Mirëpo borgjezia imperialiste franceze është duke bërë një kthesë në politikën e saj drejt lidhjeve diplomatike me Kinën. Sigurisht Franca në këto kushte do të mund ta zhvillojë më lirisht tregtinë me Kinën dhe me shumë vende të tjera të Lindjes së Largët, kështu që deri diku ajo i shpëton bojkotimit të tregjeve të saj që po ia përlan imperializmi amerikan, gjë që është jetike për të. Kjo s'ka si të mos ketë rrjedhime politike të thella në NATO, se presionet ekonomike imperialistëve janë nga M'etet kr esore të luftës. Dë Goli, duke njohur Republikën Popullore të Kinës, u tregua një borgjez i zgjuar. Kjo ngjarje do të shkaktojë me siguri një reaksion zinxhir në NATO, në lidhjet e ndryshme reciproke në mes vendeve që bëjnë pjesë në këtë organizatë, në qëndrimet ndërkombëtare përpara problemeve të rëndësishme me karakter botëror. Autoriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pësoi një disfatë të dukshme në drejtimin e plotfuqishmërisë së tyre. Qëndrimin e Francës ndaj Kinës, shpejt ose vonë, do ta ndjekin edhe shtete të tjera, si, 28

për shembull, Japonia, në radhë të parë, e cila përpiqet të shpëtojë nga zgjedha amerikane dhe ka interesa të mëdhenj tregtarë dhe politikë nga vendosja e marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës. Pozitat amerikane në OKB, në mbrojtjen e kufomës Çan Kai Shi, bëhen, gjithashtu, të vështira. Gjithë kjo situatë e krijuar nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike në mes Francës e RP të Kinës, vë në pozita të vështira tregtinë botërore amerikane, diskrediton dhe minon politikën agresive të Shteteve të Bashkuara në Vietnam, në Kore e gjetkë, ku Franca do të përpiqet të rifitojë disa pozita të zbehta, por që janë më mirë se hiç. Komonuelthi Britanik, duke parë këto situata, do të përshkohet edhe ai nga ethet kundër presionit amerikan. Për ne kanë rëndësi ashpërsimi i kontradiktave në mes vendeve imperialiste, çarja e tyre, dobësimi dhe izolimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fitorja e socializmit dhe e popujve që luftojnë për liri. Nga ana tjetër, politika «botërore» e Hrushovit, politikë aventureske dhe krejt antimarksiste, po pëson një disfatë kolosale. Aleati i tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin ra në kompromis tradhtie, po humbet në lojën e tij të shahut. Për t'u lidhur dhe për të fituar besimin e amerikanëve tradhtari Hrushov e hoqi maskën, sulmoi marksizëm-leninizmin, socializmin e vendin tonë. Tradhtari Hrushov mendoi se arriti qiellin me dorë dhe se tok me imperializnain amerikan do të sundonin botën. Mirëpo planet e tyre po dështojnë. Në këto koniunktura, ashtu si po zhvillohen ato, ai vqiet në 29

pozita çdo ditë e më shumë të vështira. Ç'do të bëjë tradhtari? Ai do të shkojë më tej në deMaskini e tij të plotë, derisa të futet në varr. Popujt dhe komunistët e botës çdo ditë e më qartë po shohin tradhtinë e Hrushovit dhe të revizionistëve modernë si agjenturë e borgjezisë dhe në aleancë me xhandarin botëror, irnperializmin amerikan. Veçanërisht pasi të lidhen marrëdhëniet diplomatike në mes Kinës dhe Francës, Partia Komuniste Franceze vihet në pozita shumë të vështira nga politika tradhtare e udhëheqjes së saj revizioniste. Kjo udhëheqje tradhtare është afishuar, përveç të tjerave, edhe kundër Republikës Popullore të Kinës. Tash, kur gjithë populli francez dhe komunistët revolucionarë francezë do ta aprovojnë aktin e drejtë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me RP të Kinës, revizionistët francezë, pa marrë parasysh akrobacitë demagogjike që do të bëjnë, do të demaskohen edhe më shumë, do të izolohen akoma më tej nga masat. Ata, në fakt, do të mbeten shërbëtorë të Hrushovit kundër socializmit dhe interesave të vendit dhe të popullit të tyre. Në Partinë Komuniste Franceze pa dyshim do të ngjasin gjëra në të ardhmen.

3()

VLORE, E ENJTE 16 JANAR 1964

Koha është shumë e bukur. Vizitova dy vilat që janë ndrequr. Bëra një orë shëtitje me këmbë.

31

VLORE, E PREMTE 17 JANAR 1961

Koha është shumë e bukur, por e ftohtë dhe me erë. I bëmë vizitë Ramizit që erdhi dje për pushime. Në mbrëmje erdhën shokët, biseduam dhe luajtëm kupat.

VLORE, E DIEL 19 JANAR 1961

Koha shumë e bukur, shëtitëm në bregdet. Në mbrëmje erdhi Hysniu. Nesër ai me të bijën, Verën, do të shkojnë në Tërbaç, se është festa e 20-vjetorit të themelimit të Brigadës së 5-të, në të cilën Hysniu ka qenë komisar politik. Brigada e 5-të ishte një brigadë heroike, ajo është dalluar shumë në luftime, ka pasur mbi 250 dëshmorë dhe me qindra të plagosur. Disa luftëtarë të saj janë shpallur Heronj të Popullit. Meritat e Hysniut janë shumë të mëdha; ai ka qenë një trim i shquar në luftë, ashtu siç është edhe sot i shquar në punë, i vendosur, i zgjuar, i mprehtë dhe i dashur, punëtor partie me të vërtetë shembullor.

32

31 3 - 441

a

borgjezinë reaksionare të vendeve ku kjo është në fuqi, për të lehtësuar kontaktet, për të tatuar pulset e shoqi-shoqit. Kontaktet e tradhtarëve të rinj me tradhtarët e vjetër të marksizëm-leninizmit bëhen në kushte të favorshme për socialdemokratët. Këta mbajnë, natyrisht, qëndrime arrogante dhe përbuzëse ndaj revizionistëve modernë dhe sidomos të vendeve të tyre. Tendencat e tyre janë të bien në ujdi me