Enver Hoxha. Ditar 1958-1959 [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

e -,

ENVER HOXHA

DITAR 1958-1959

L

r

INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANE KQ TE PPSH

SHTEPIA BOTUESE «8 NENTORI ,* TIRANE, 1987

I

ENVER HOXHA i

r

E PREMTE 3 JANAR 1958

Prita ambasadorin sovjetik Ivanov, i cili më informoi mbi politikën e NATO-s për vendosjen e raketave në Itali dhe më propozoi që të koordinojmë fushatën tonë propagandistike kundër këtij veprimi. Rashë dakord. Veprimet e përbashkëta e të koordinuara mes partive e vendeve tona socialiste për demaskimin e frenimin e planeve e të komploteve agresive e luftënxitëse të imperializmit e reaksionit, ne gjithmonë i kemi përkrahur e nga ana jonë i kemi zbatuar pa hezitim, me konsekuencë.

L

5

E SHTUNE 4 JANAR 1958

Takova ambasadorin korean, i cili u kthye nga Koreja. Më informoi për mbledhjen e plenumit të muajit dhjetor të vitit të kaluar të KQ të Partisë së tyre. Në këtë plenum u miratuan dokumentet e Mbledhjes së Moskës të vitit 1957, u analizua realizimi i planit ekonomik i vitit 1957 dhe u ripohua vendimi i drejtë i marrë kundër bandës së Kim Du Bonit.

E MARTR 7 JANAR 1958

Byrosë Politike të KQ të Partisë i dërgova sot një letërl me anën e së cilës u 1 uten il . tralit të UlëzAs_mbi.lumin të inaugurohet më 11 janar të këtij viti, t'i ndryshohet emri që është vë_në2 dhe të marrë emrin e thernë171eirtdlYe mësuesit të lavdishëm të komunizmit „_ Karl Marks.

Sot kishim mbledhjen e organizatës-bazë me këtë rend dite: 1) Puna e komunistëve të organizatës që punojnë në Komisionin Qendror të Kontrollit e të Revizionimit. 2) Plani i punës për muajin e ardhshëm.

Bisedova me shokët e Qeverisë për rishikimin planit të dytë pesëvjeçar.

e

1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 151. 2. Deri në këtë kohë ai quhej hidrocentrali «Enver-.

6

7

Dhashë disa porosi lidhur me vajtjen e shokëve në Çekosllovaki për caktimin e çmimit të hekur-nikelit dhe për probleme të tjera ekonomike.

Porosita shokët për mënyrën e veprimit lidhur me avionin amerikan që e kemi detyruar të ulet. Dhashë mendimin ta lëmë të lirë dhe të bëjmë formalitetet e rastit.

E MERKURE 8 JANAR 1958

Mbledhje e Sekretariatit të KQ të Partisë, ku u studiva dhe u vendos për një varg problemesh, por sidomos për arsimin në Parti për vitin 1957-1958. Diskutoval rreth këtij problemi dhe, midis të tjerash, tërhoqa vëmendjen për një interesim më të madh nga ana e organizatave-bazë të Partisë dhe e komiteteve të Partisë në rrethe për format e arsimit në Parti, si për pjesëmarrjen, ashtu edhe për ngritjen e cilësisë së punës në këto forma. Që në format e arsimit në Parti të përfitohet sa më shumë, që filozofia marksiste të përvetësohet e t'u shërbejë komunistëve në veprimtarinë e tyre të përditshme, është e nevojshme të ndihmohen propagandistët qoftë për sa i përket përmbajtjes së leksioneve, qoftë edhe nga ana metodike. Në këtë mbledhje të Sekretariatit u shqyrtua dhe. puna e Partisë në kombinatin e tekstileve «Stalin•.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, 1. 153.

8

9

Shkuam në ambasadën rumune dhe ngushëlluam ambasadorin për vdekjen e Petru Grozësi.

Darkë me oficerë të kufirit. Njerëz të mrekullueshëm. E ENJTE 9 JANAR 1958

Ambasadori sovjetik Ivanov, në takimin që pata sot me të, më dorëzoi projektpropozimet sovjetike për organizimin e një mbledhjeje të nivelit të lartë. Sovjetikët propozojnë që në këtë mbledhje të marrin pjesë shtetet anëtare të Paktit të Atlantikut të Veriut (NATO), të Traktatit të Varshavës, si dhe disa vende që nuk bëjnë pjesë në grupet e përmendura, e të gjithë së bashku të bisedojnë për «uljen e tensionit ndërkombëtar». Por në realitet po shohim të kundërtën:_ sa më tim>k, thirrje imperialistëve_p u P ararnhet gjenrija„ndër-, tfnsinni aq më tepër ngrihet Tzombëtare.

1. Petru Groza (1884-1958), personalitet politik rumun; në vitet e fundit të jetës ishte president i Presidiumit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të RP të Rumanisë.

10

11

r

E SHTUNË 11 JANAR 1958

Vajtëm në Ulëz, ku inauguruam veprën madhështore të planit të dytë pesëvjeçar, hidrocentralin -Karl Marks». Ishte i madh entuziazmi i punëtorëve ndërtues për Partinë tonë heroike.

12

E PREMTE 17 JANAR 1958

Gazeta «Zëri i popullit» boton sot përshëndetjen që komunisti veteran francez, Marsel Kashen, i ka dërguar popullit tonë me rastin e Vitit të Ri 1958. Përshëndetja është e ngrohtë, mburr arritjet dhe qëndrimin tonë. Kasheni i quan të paharrueshme përshtypjet e kujtimet që ka nga vizita që ka bërë në Shqipëri. Kam respekt të veçantë për këtë njeri e komunist të mirë, mik të popullit e të Partisë sonë.

13

r E HENE E SHTUNE 18 JANAR 1958

Shokët e Shkodrës, sidomos kryetari i Komitetit Ekzekutiv, kanë gabuar rëndë duke bërë spostir. tokash të fshatarëve në shkallë të gjerë. Ky vendim kishte zemëruar fshatarët. Për çështjen e spostimeve Partia ka lëshuar direktiva dhe Qeveria ka urdhëruar se si duhet të veprohet, por kuadro drejtues të këtij rrethi i kanë shkelur ato. Gabime të tilla bëhen pengesë serioze në rrugën e kolektivizimit të bujqësisë, prandaj ato duhen parë me sy politik. Urdhëruam të merreshin masa të shpejta dhe gjendja u rregullua pa vonesë. Pikërisht këtë çështje morëm sot në shqyrtim në mbledhjen e Sekretariatiti.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 157.

14

20 JANAR 1958

Studiova raportet që Byroja Politike do t'i paraqesë për aprovim Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë. i cili do të mbahet së sbpejti. Mehmet [Shehu] e shtron gabim çështjen e_kulakëve në raportin e paraqiturl. N.ë radhë të. parë, nuk është e janë likuiduar_dhe_s'paragesin më ndonjë rrezik. Ndonëse janë kufizuar, kulakët ekzistojnë në fshat dhe na dëmtojnë, prandaj nuk duhet lëvizur në asnjë mënyrë nga përcaktimi i deritanishëm i kulakëve. Çështja që shtron ai mund të shikohet më vonë, jo vetëm kur të mbarojë kolektivizimi, por pasi të forcohen dhe kooperativat. Është e zorshme të zbatohet që nxënësit të venë në teknikumet bujqësore pasi të kenë kryer shërbimin ushtarak. Edhe çështja e import-eksportit është kaluar lehtë. Nga ky raport mund të hiqen çështjet ku flitet që ekipet e kontrollit të udhëhiqen nga vetë kryeministri dhe për të plotfuqishmit e varur nga Kryeministria për kontrollin e standardeve. 1. Raporti do t'i paraqitej Plenumit të 8-të të KQ të PPSH.

15

r

E SHTUN£

E MARTE

25 JANAR 1958

Në mbledhjen e sotme të Byrosë Politike morëm në studim dhe aprovuam raportet mbi rezultatet e arritura në realizimin e planit e të buxhetit të shtetit për vitin 1957 dhe detyrat e planit e të buxhetit për vitin 1958 dhe mbi disa shtesa në planin e dytë pesëvjeçar, që do t'i paraqiten në fillim të shkurtit Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë. Në diskutimin tim u përqendrova në çështjen që nuk duhet të shtrojmë problemin e uljes së planit, por të ecim përpara duke i realizuar patjetër planet. Kjo kërkon, përveç të tjerash, edhe uljen e kërkesave të mëdha që bëhen për importin.

28 JANAR 1958

Më erdhi për vizitë patrioti plak shkodran, Abaz Bekteshi.

16

17 2—

122

r

E MËRKURIE 29 JANAR 1958

Dëbuam nga vendi ynë me efekt të menjëhershëm një korrespondent të agjencisë angleze të lajmeve, ROJTER, sepse, në një material që i ka dërguar agjencisë së tij, ka shpifur kundër vendit tonë dhe ka fyer në mënyrë të ulët dinjitetin e popullit shqiptar. Ai shkeli mikpritjen tonë dhe ne ia treguam vendin.

18

E ENJTE 30 JANAR 1958

Vajta për vizitë në zdrukthëtarinë «Misto Mame». Bisedova me punëtorët. Atje ka suksese, por duhet t'i plotësojmë më mirë nevojat e kësaj ndërmarrjeje me makineri. Duhet t'i shtojmë, t'i modernizojmë dhe t'i mekanizojmë disa procese pune. Një gjë të tillë ne duhet ta bëjmë për një numër fabrikash të vjetra, se kështu si i kemi sot, ato nuk janë shumë rentabël. Do të jap porosi që menjëherë të merren masa.

19

811KURT 1958

DISA ÇESHTJE PER T'U RITHEKSUAR NE PLENUMIN E KQ TE PARTLSE Rëndësia e madhe e këtij plenumi. Rishikimi i planit të dytë pesëvjeçar në drejtim të shtimit të tij kryesisht me përpjekje të brendshme. Plani është i ngjeshur, por i realizueshëm. Mund të vihet pyetja: pse po e bëjmë një plan kaq të ngjeshur? Plani bëhet i ngjeshur në këto drejtime: Në investime të reja në naftë, në përmirësimin e industrisë ekzistuese, në hedhjen e themelive të disa degëve të reja të industrisë dhe në bujqësi. Disa investime na japin rezultat që këtë pesëvjeçar, disa të tjera do të na japin në pesëvjeçarin tjetër. Pra, këto investime janë të domosdoshme, e para, pse duhet të mbajmë medoemos nivelin e jetesës së punonjësve të qytetit dhe të fshatit në nivelin e caktuar në planin pesëvjeçar, por të bëjmë edhe më shumë, ta ngremë më tepër atë. Kjo realizohet me shtesat që po i bëjmë planit 20

pesëvjeçar në drejtimet që thamë, me shfrytëzimin e gjithë mundësive të brendshme në industri dhe në bujqësi që na lejojnë të ngremd planet. Kusht i domosdoshëm është që këto plane t'i realizojmë. Niveli i jetesës së popullit tonë. Këtë duhet ta përmirësojmë akoma më shumë dhe më shpejt. Industria 1. Problemi i kuadrove në naftë dhe në tërë industrinë tonë. 2. Çështja e kromit, kërkimet dhe cilësia e tij. 3. Çështja e shfrytëzimit të energjisë elektrike dhe shpërngulja sa më parë e motorëve me naftë në vende të nevojshme. 4. Problemi i ekipimit të industrisë sonë të vjetër dhe elektrifikimi i shumë proceseve. 5. Çështja e cilësisë, e asortimenteve dhe e sasisë. Bujqësia 1. Çështja e përgatitjes së kuadrit për kooperativat bujqësore. 2. Kolektivizimi i bagëtisë. 3. Pjesëmarrja e fshatarësisë në bonifikimet e mëdha. 4. Duhet të kuptohet drejt ndihma e fshatarësisë dhe pjesëmarrja e saj në veprat bonifikuese duhet të jetë më e madhe. 5. Të evitohen gabimet në kolektivizim. 6. Ujitjet dhe kanalet, depot e ujit të bëhen nga kooperativat. 7. Problemi i pyjeve dhe i pyllëzimeve.

21

Çështja e ushqimeve dhe, në radhë të parë, e bukës. Perimet, patatet

8. Humbjet në blegtori.

Ndërtimet 1. Çështja e projekteve. Organizimi i ri i Ministrisë së Ndërtimit dhe interesimi i punëdhënësve. 2. Organizimi më i mirë i punës me cilësi dhe dhënia e objekteve në kohë dhe me kosto të ulët. 3. Shfrytëzin-ii i makinerive dhe mirëmbajtja e tyre. 4. Përgatitja e kuadrove të ndërtimit dhe e specialistëve për makineritë. 5. Përgatitja e materialeve. Iniciativë krijuese dhe përdorimi i materialit të ndërtimit në një masë më të gjerë. 6. Krijimi i kooperativave të artizanatit dhe i ndërmarrjeve të ndërtimit në baza zonale. 7. Meremetimi i shtëpive të privatëve me kredi të dhëna nga shteti me afat të gjatë. 8. Ndërtimet të mos zgjatin shumë kohë, por të mbarojnë sa më parë. 9. Fabrikimi dhe tregtimi i tullave e i tjegullave nga kooperativat e artizanatit.

Thjeshtësimet në aparatet e Partisë dhe të pushtetit Prishja e qarqeve. Shkuarja e sa më shumë njerëzve në prodhim. Luftë pikëpamjeve mikroborgjeze të njerëzve për këtë çështje. Edukimi marksist-leninist i kuadrove dhe veçanërisht i intelektualëve.

Tregtia dhe kooperativat Populli do mallra. Buka e misrit. Tepricat. Stimulacionet. Të hollat, paraja, taksat. Luftë vjedhësve dhe dëmtuesve.

Importimet dhe eksportimet Bilanci i tregtisë së jashtme. Të shkurtohen importet. Të shtohet eksporti. 22

23

E WIARTE 4 SHKURT 1958

Dje filloi mbledhja e Plenumit të Komitetit Qendror. Tema: Mbi planin e vitit 1958 dhe rishikimi i planit të dytë pesëvjeçar për disa shtesa të tij. Shokët diskutojnë. Diskutime shumë të mira. Propozime dhe vendosmëri për ta realizuar planin.

E MERKURE 5 SHKURT 1958

Edhe paradite Plenumi vazhdoi me diskutime. Në mbyllje të punimeve të tij bëra konkluzionett. Çdo gjë shkoi mirë. Shtesat në plan do të realizohen, se të gjitha detyrat janë të realizueshme. Do ta organizojmë punën mirë që mobilizimi i organeve të Partisë, të pushtetit dhe i popullit të jetë total.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 176

24

.

25

E PREMTE 7 SHKURT 1958

Lexova dhe bëra vërejtjel për dy leksione me tema për edukimin komunist të rinisë. Më duket se ato nuk e justifikojnë aspak qëllimin. Temat ishin shumë të rëndësishme, por janë trajtuar shumë dobët, çalojnë në të gjitha drejtimet, duke filluar që nga përkufizimi i nocioneve deri në shtjellimin e problemit. Të rinjve, mendoj unë, duhet t'u flitet me një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, duke bërë një zbërthim konkret të temës e jo një shpjegim thjesht filozofik. Lektorët tanë do të gabojnë rëndë në qoftë se përgatitin leksione filozofike të mbushura me fraza pa mbarim. Kështu jo vetëm nuk e arrin dot qëllimin, por edhe e mërzit rininë. Prandaj temat për edukimin komunist të rinisë të trajtohen më mirë, të jenë konkrete e të ndërtuara mbi baza shkencore, që t'i shërbejnë jo vetëm rinisë sonë, por edhe edukatorëve të saj.

E DIEL 9 SHKURT 1958

Vizituam tok me Hysniun Ndërmarrjen Bujqësore të Kamzës. Ishte me të vërtetë një ndërmarrje model. Drejtori i saj, Shuaip Bilali, punon shumë mirë. r.s'ntë i zoti dhe organizator.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 212.

26

27

r

E HENE 10 SIIKURT 1958

Shkova në Durrës dhe bisedova me sekretarin e parë se si paraqitet gjendja për sa i përket punës së Partisë në këtë rreth. Pastaj vizituam Fabrikën e Cigareve. Punëtorët punojnë mirë, por m'u ankuan për mungesë kartoni. Kjo bën që shumë prej tyre të paguhen me 50 për qind të pagës. Do të jap porosi që të merren masa në këtë drejtim. Vizitova Fabrikën e Gomës. Kjo fabrikë ka akoma shumë mungesa. Çekët nuk tregohen të sinqertë, por, sido që të jetë, perspektiva e saj është e mirë.

28

E MARTE 11 SHKURT 1958

Ambasadori sovjetik u kthye nga Moska dhe sot u takova me të. Nuk më tha ndonjë gjë të re, përveç atyre që i kam lexuar në gazetat e në buletinet e lajmeve.

29

E MËRKUR£ 12 SHKURT 1958

Mësova me hidhërim të madh për vdekjen e shokut Marsel Kashen, veteranit komunist francez, militant i shquar i lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe i proletariatit botëror, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Franceze, mik i shtrenjtë i vendit e i popuIlit tonë. Udhëzova shokët t'i dërgojnë një telegram ngushëIlimi Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Franceze, në emër të Partisë dhe të popullit shqiptar. Do t'u propozoj shokëve që t'l vënë emrin Marsel Kashen ndonjë rruge të Tiranësl.

E ENJTE 13 SHKURT 1958

Vizitova Fabrikën e Qelqit në Tiranë. Punëtorët e saj kanë ecur përpara jo vetëm në profesion, por në të gjitha drejtimet. Gjatë bisedave mora vesh se në këtë fabrikë edhe punëtoret shumë të reja marrin paga të mëdha, megjithëse punojnë në procese pune shumë të lehta e të pakualifikuara. Duhet ta shikojmë këtë gjë që paga të përputhet me parimin socialist sipas punës. Vizitova Fabrikën e Kadifes. Këtu punohet shumë mirë, megjithëse punëtoret janë të reja.

1. Rruga e re që u hap në të djathtë të rrjedhjes së Lanës mori ernrin shëtitorja «Marsel Kashen».

30

32

r

E PREMTE

E HENE 17 SHKURT 1958

14 SHKURT 1958

Vizitova stabilimentin tipografik «Mihal Duri». U takova dhe bisedova me punëtorët. Më bënë disa propozime të drejta për të riorganizuar drejtimin dhe për disa ndërtime. Do t'i studioj me shokët propozimet e tyre dhe do të marrim masa.

Sot, në Komitetin Qendror të Partisë zhvilluam një bisedë pune me një grup punëtorësh të stabilimentit «Mihal Duri». Diskutuam më konkretisht rreth problemeve që më shtruan ata para disa ditësh, kur vizitova ndërmarrjen e tyre. Propozimet e punëtorëve ishin me vend, prandaj u vendos ashtu si thanë ata. U morën masa që ato të vihen në jetë.

32

33 3 - 122

E MARTË 18 SHKURT 1958

Në axhanset e ATSH-së lexova se N. Hrushovi, me funksionin e tij si sekretar i parë i KQ të PK të BS, ka pritur dje ambasadorin jugosllav në Moskë, Miçunoviç, dhe ka pasur me të një «bisedim». Përse është biseduar s'thuhet gjë, por fakt është se këto kohët e fundit takimet e shokut Hrushov me të dërguarit e Titos, të niveleve të ndryshme, janë shtuar.

Morëm pjesë në inaugurimin e ekspozitës sovjetike kushtuar përdorimit të energjisë atomike për qëllime paqësore dhe në mbrëmje shkuam për darkë në ambasadën sovjetike me rastin e çeljes së kësaj ekspozite.

E ENJTE ZO SHKURT 1958

Lexova një material, që është paraqitur si pjesë e një teme që do të zhvillohet në format e arsimit të Partisë. Porosita shokët që të mbajnë parasysh shënimet që kam vënë në disa faqe të tij e që kanë të bëjnë me përmendjen shkurtimisht të veprimeve e të qëllimeve armiqësore të revizionistëve jugosIlavë ndaj vendit tonë dhe Partië sonë. Problemet që ngre në shënimet mund të zhvillohen më gjatë me gojë. Shenova, gjithashtu, që të theksohet se qëndrimet e udhëheqësve revizionistë jugosIlavë karshi Partisë sonë kanë qenë me prapamendime armiqësore që në vitet e Luftës sonë Nacionalçlirimtare. Tema do të botohet edhe në broshurë.

Takova anëtarin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Martinikës, Armand Nikolas, që kishte ardhur për vizitë miqësore në Shqipëri. Ishte i kënaqur, i entuziazmuar dhe tha se fitoi shumë nga ç'pa në vendin tonë.

34

35

FIER, E MARTE 25 SHKURT 1958

Dje mbërrita në Fier ku do të marr pjesë në konferencën e Partisë të rrethit. Lexova raportin e Komitetit të Partisël dhe asistova në mbledhjen e Komitetit të Partisë që u bë për shqyrtimin e këtij raporti. U përpoqa t'i ndihmoj shokët e këtij komiteti për hartimin përfundimtar të raportit që do të mbahet në konferencë. Disa vërejtje që bëra rreth raportit: I. — Mungojnë interesimi dhe vërejtjet mbi sektorin individual në ekonominë fshatare. II. — Flitet fare pak për edukimin agroteknik të kooperativistëve. Të theksohet në mënyrë të veçantë se duhet të krijohen dhe të ndiqen rregullisht kurse speciale. 1) Për pambukun. Duhet të arrijmë të përgatitirn specialistë në çdo kooperativë, përveç asaj që masa e kultivuesve të pajiset me njohuri të përgjithshme për këtë kulturë. 2) Për misrin.

3) Për rritjen e lopës. 4) Për përdorimin shkencor të ujit për ujitje. 5) Për frutikulturën, vitikulturën, olivikulturën. III. — Problemi i lopës të ngrihet si një problem i veçantë. a. Shtimi numerik i tyre të bëhet duke blerë kooperativa nga oborret kooperativiste dhe individët e fshatit-kooperativë viça femra dhe mëshqerra. b. Ndërzimi artificial i lopës dhe përmirësimi i raeës. c. Ushqimi. Përcaktimi i normave ushqimore, hasëllet, silazhet. d. Shtimi i prodhimit të qumështit shumë i vogël. e. Strehimi i lopës dhe luftimi i sëmundjeve. IV. — Nuk preket fare problemi i shkollave, i arsimit të përgjithshëm, i zhvillimit të kulturës, trajtimi moral i mësuesit. V. — Sikur të flitet një çikë më mirë për dobësitë në dhënien e ndihmës për ngritjen e sekretarëve të organizatave-bazë dhe masat që do të merren paskëtaj. VI. — Mirë do të ishte të flitej pak më gjatë për luftën kundër revizionizmit dhe oportunizmit. Të theksohet çështja e vigjilencës revolucionare në ruajtjen e unitetit të Partisë dhe të pastërtisë së vijës së saj nga goditjet e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Të mbahet gjallë lufta kundër parullave armiqësore. VII. — Të flitet për problemet e financës, qoftë të Partisë dhe të financave shtetërore.

1. Raporti do të mbahej në konferencën e Partisë të rrethlt të Fierit, që i zhvilloi punimet më 2-4 mars 1958.

36

37

FIER, E MERKURE 26 SHKURT 1958

FIER, E ENJTE 27 SHKURT 1958

Vizitova Teknikumin Bujqësor të Fierit, ku u takova dhe bisedova me nxënësit e mësuesiti.

Vizitova kooperativën bujqësore të Strumë-Çifligut.

Vajta edhe në SMT-në e qendrës; bisedova me traktoristët, të cilët më shtruan disa probleme e disa kërkesa, që duhet t'ua zgjidhim e t'ua plotësojmë.

Shkova në kooperativën bujqësore të Zharrëzës. Kooperativë shumë e mirë. Kryetari i saj është një shok i mirë dhe i vendosur. Perspektivat e kësaj kooperative janë shumë të mira.

Vizitova kooperativën bujqësore të fshatit Afrim. Bisedova gjatë me kooperativistët, të cilët janë të kënaqur e të gëzuar. Kërkuan një pemëtore të vogël që ua ka marrë ndërmarrja bujqësore. Bisedova me shokët drejtues të rrethit që t'ua japin.

Në mbrëmje pashë shfaqjen e estradës së rrethit. Trupa e estradës së Fierit ka bërë përparime në rrugën e zhvillimit të kësaj gjinie. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 233.

38

Vizitova puset e naftës në Marinëz e Roskovec. Naftëtarët punojnë mirë. Fusha naftëmbajtëse është me perspektivë.

FIER, E PREMTE 28 SHKIIRT 1958

Vizitova kooperativën bujqësore të Gorishovës dhe pusin e naftës. Kooperativa ecën përpara. Pashë edhe shkollën. Ishte mbajtur mirë, të gjithë nxënësit ishin veshur me uniformën shkollore. Takova disa traktoristë të dalluar. Kooperativistët e Vreshtasit të Mallakastrës më ftuan të veja edhe në kooperativën e tyre dhe unë ua plotësova dëshirën. Biseduam përzemërsisht.

FIER, E SFITUNË 1 MARS 1958

Në mëngjes folal në mitingun e organizuar me popullin e Cakranit dhe të fshatrave përreth.

U ktheva në Fier në kohën e drekës.

Në mbrëmje asistova në shfaqjen e një pjese teatrale.

Mbrëmjen e kalova në Cakran, ku biseduam gjatë me shokët e kryesisë së kooperativës. Kryetari i saj është njeri i mirë, por nuk është kuadër me perspektivë. Sekretari i organizatës-bazë të Partisë duket dembel dhe lejon hatëre. Erdhi i ngarkuari me punë i Bashkimit Sovjetik, Novikov, natën, dhe më komunikoi se udhëheqja sovjetike ka shpresa që Ajzenhaueri të pranojë ta•im clhe bisedime me Hrushovin. 40

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 238.

41

FIER, E IIËNE 3 MARS 1958

E 4 MARS 1958

Dje filloi punimet konferenca e 8-të e Partisë e rrethit të Fierit. U mbajt raporti. Pastaj filluan diskutimet, të cilat ishin mjaft të mira. Në orën 1700 filloi mbledhja e përfaqësisë për përgatitjen e listës së kandidatëve që do të zgjidhen në udhëheqjen e Partisë së rrethit.

Bëra konkluzionet e konferencësl, e cila ishte në nivel të lartë. Entuziazëm, shprehje e besnikërisë ndaj Partisë, zotime optimiste, unitet i çeliktë i Partisë rreth Komitetit Qendror. Udhëheqja e Partisë e rrethit u zgjodh me unanimitet dërrmues.

Konferenca vazhdoi me diskutime edhe sot. Pasdreke filloi diskutimi i kandidaturave dhe u bënë zgjedhjet.

Në orën 1530 u nisa për në Tiranë. Me të mbërritur, shkova urova shokun Hysni për datëlindjen.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vell. 15, f. 243.

42

43

r

E MRKURe

E ENJTE

5 MARS 1958

6 MARS 1958

Prita Novikovin, i cili më dorëzoi një letër nga Hrushovi.

Dhashë porosi që sa herë të vijnë pako me libra në emrin tim, të më pyesin mua si të veprojnë me to e jo të kalojnë në disa duar e të m'i vonojnë.

44

Bisedova dhe kritikova rreptë Kiço Ngjelën për të metat që vërtetohen në tregti dhe në kooperativat e shitblerjes. Prita ambasadorin çekosllovak me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.

45

r

E SHTIINE 8 MARS 1958

Vajta në mbledhjen solemne me rastin e 8 Marsit, organizuar nga Bashkimi i Grave të Shqipërisë.

E MARTE 11 MARS 1958

Hysniu u nis sot për në Moskë në krye të një delegacioni partie për shkëmbim eksperience.

Asistova në shfaqjen e operës «Kavaleria Rustikana», vënë në skenë nga trupa jonë e Teatrit të Operës e të Baletit. Artistët tanë interpretuan mjaft mirë.

46

47

E MËRKURE 12 MARS 1958

Shoku Hrushov vazhdon të flasë e të japë intervista të njëpasnjëshme lidhur me një temë të vetme, shumë të preferuar të tij: «për bashkekzistencën» dhe për çarmatimin e përgjithshëm e atë atomik në veçanti! Këtë ai e bëri edhe me dy korrespondentë të gazetës «Rude Pravo». Kam pikëpyetjet e mia për shumë nga ato që ka thënë e thotë, sidomos për mënyrën si trajtohet prej tij problemi i «bashkekzistencës rnes sistemeve të kundërta», si mund të arrihet çarmatimi etj. Edhe pse këto pikëpyetje nuk i kam shprehur akoma haptazi e në shtyp me atë forcë që i them në ditar, i kam biseduar e i bisedoj me shokët. Por në shtypin tonë ne jemi akoma, si të thuash, të detyruar t'i botojmë deklaratat e miqve tanë, herë tekstualisht, herë edhe të shkurtuara, edhe kur s'jemt plotësisht dakord me to. Koha do t'i qartësojë gjërat. Takim me ambasadorin sovjetik Ivanov, që u kthye nga Moska. Më informoi për ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur atje. Nga shtypi ne kemi marrë vesh më shumë e më gjerë nga sa më tha ai.

E PREMTE 14 MARS 1958

Mbledhja e Byrosë Politike, midis të tjerash, shqyrtoi raportin e paraqitur nga Këshilli Qendror i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Problemi që u mor në shqyrtim është mjaft i rëndësishëm e së shpejti do të diskutohet edhe në Plenumin e Komitetit Qendror. Në përgjithësi çështjet që shtronte raporti në parim janë të drejta, por kishte edhe ndonjë çështje ku jepej mendim i prerë e mjaft kategorik. Mendimin më të plotë rreth raportit, si dhe ndonjë vërejtje ose sugjerim i shpreha në diskutimin që mbajta në këtë mbledhje të Byrosë Politiket.

Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 274.

49

48 4 — 122

E MERKURE 19 MARS 1958

E PREMTE 21 MAR,S 1958

Pardje u hap sesioni i 7-të i zakonshëm i Kuvendit Popullor.,Shoku Spiro Koleka raportoi mbi rezultatPt e planit_të vitit 1957 dhe detyrat e planit të ;itit 19511,-- U paraqitën për diskutim e për aprovim edhe një numër çështjesh të tjera.

e intelektualëve». hjen isha përgatitur disa ditë përpara.

Mori fund mbledhja e Kuvendit Popullor, ku u aprovuan një numër ligjesh të rëndësishme.

Kisha hedhur në letër një numër tezashi për këtë problem, mbi të cilin diskutova në mbledhje. Diskutimin e përqendrova vetëm në disa prej tezave që kisha përgatitur, jo në të gjitha.

Sot asistova dhe ndihmova në mbledhjen e byrosë së Komitetit të Partisë të Qytetit të Tiranës, e cila mori në shqyrtim raportin .Mbi punën për edukimin

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 279.

50

51

E DIEL 23 MARS 1958

Dje në sallën e Estradës së Shtetit në Tiranë filloi punimet Konferenca e parë kombëtare mbi shtimin dhe përmirësimin e lopës. Mora pjesë në punimet e kësaj konference.

Edhe sot asistova në konferencë. Diskutonin shumë mirë shokët dhe shoqet. Ata flisnin për rezultatet e kënaqshme që kanë arritur në punën e tyre, duke zbatuar kështu në jetë vijën e Partisë, direktivat e saj. Më bëri përshtypje diskutimi i një ish-ushtaraku të çmobilizuar, që tani punon në bujqësi, të cilin për punën e lavdërueshme që bën, kooperativa e Zharrëzës e ka zgjedhur në udhëheqjen e saj. Konferenca ishte një gjë shumë e mirë për shkëmbimin e eksperiencës midis kooperativave e ndërmarrjeve bujqësore. Në fund unë bëra konkluzioneti.

E 11£1■4112 24 MARS 1958

Nga një njoftim i agjencisë TASS, mësova se brenda ditës Hrushovi ka pritur dhe ka zhvilluar biseda me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Hamarskjold, si dhe me një gazetar italian, korrespondent i posaçëm i gazetës «Tempo». Vetëm gjatë këtyre ditëve, ai ka pritur edhe dy gazetarë amerikanë, një gazetar francez, dy kongresistë amerikanë e disa personalitete të tjera të botës kapitaliste me të cilët ka pasur bisedime të gjata. Evidente është se. Nikita Hrushovit i pëlcien të bëhet- epiqendra e botës politike . ! Bashkimi Sovjetik duhet të ushtrolë peshën e vullnetin e në arenën"k ndërkombëtare, porvallë, a është kjo rruga e duhur? Dhe sadopak imperializmi nga tërë këto biseda, pritje e përcjellje që organizojnë njëra pas tjetrës me përfaqësuesit e imperializmit shokët sovjetikë?! Gjer tani asgjë e mirë s'është arritur e zor të arrihet gjë në favor të pactes e të socializmit.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëiL 15, L 304.

52

53

r

E ENJTE 27 MARS 1958

Takim me ambasadorin sovjetik Ivanov, i cili më njoftoi për ndryshimet që u bënë sot në qeverinë sovjetikei dhe për politikën e tyre atomike.

E SHTUN2 29 MARS 1958

Drejtova mbledhjen e zgjeruar të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik. Diskutimet ishin të mira; ato u përqendruan në detyrat që i dalin organizatës së Frontit për fushatën e zgjedhjeve të reja të Kuvendit Popullor.

1VIë----: 27 1 ;ats 1958, në një mbledhje të Sovjetit Suprem të Bashkimit ScEn7j-e-tik, N. Bulganini u shkarkua nga_detyra e kryetarit të Këshillit të MiniaraVe të BRSS dhe këtë poat e mori N. S. Hrushovt.

54

55

MARS 1958*

Profesor Spiro Konda më ka dërguar një përmbledhje të shkurtër të veprës së tij «Albanët (Shqiptarët) dhe problemi pellazgjik». Në të, duke u mbështetur në vepra të shkrimtarëve të mëdhenj grekë të lashtësisë si Homeri, në filozofë si Aristoteli dhe duke bërë krahasime të gjuhës së albanëve me atë sanskrite e me gjuhë të tjera si greqishtja e vjetër, në fakte historike, toponimike, zbulime arkeologjike, të dhëna gjeografike etj., ai përpiqet të vërtetojë lashtësinë dhe origjinën e popullit alban, e radhit atë në bashkëkohësinë «jafetike» dhe krijon lidhjet e tij stërgjyshore me pellazgët. Profesor Konda thekson se ekzistenca e pellazgëve nuk është një fantazi, por ata përfaqësojnë një popull të vjetër parahelenik që ka banuar në vise të ndryshme të Evropës, në ishujt e Mesdheut, në bregdetin e Afrikës Veriore dhe në vendet e Azisë së Madhe, të Azisë së Vogël e gjetiu, një popull, i cili, sipas një përcaktimi ka formuar një «Imperatori peIlazgjike»1 dhe se për vatër të tij të parë ka pasur Indinë. Kështu shkruan ai. 1. Për këtë përcaktim, profesor Konda citon fjalorin enci-

56

Kuptohet, këtu është fjala për studime të cilat duhet të thellohen e të argumentohen akoma, gjë që duhet ta bëjnë me një kujdes të veçantë e me këmbëngulje institucionet tona shkencore të interesuara. Sidoqoftë ato paraqesin interes dhe janë të rëndësishme për problemin që studiohet, domethënë për problemin pellazgjik lidhur me lashtësinë e popullit tonë. Profesor Kondës do t'i dërgoj një letër falënderimi për përmbledhjen që më dërgoi dhe për ta inkurajuar në punën e tij shkencorel e patriotike.

klopedik «Eleftherudhaqi», AthInë, vëll. X, f. 559-560 dhe Enciklopedinë e Madhe Greke, Athinë, vëll. XIX, f. 873. 1. Profesor Konda ka shkruar edhe dy vepra të tjera: «Etruskët» dhe «Studime parahistor1ke».

57

[MARS 19581

Lexova tekstin e përkthyer të projektprogramit të së ashtuquajturës Lidhje e Komunistëve të JugosIlavisë, botuar këto ditë në Beograd. Ai është një dokument trockist-revizionist i titistëve jugosllavë. Nëpërmjet tij Titoja përpiqet të revizionojë teorinë e marksizëm-leninizmit dhe të «shpjegojë shkencërisht» fenomenet e reja të kohës. Gjatë leximit, në faqet e projektit, kam shënuar shumë vërejtje kritike ndaj këtij dokumenti të ri «neomarksist». Duhen demaskuar me forcë përpjekjet që bën Titoja për të na ndaluar të kritikojmë revizionizmin titist, që do të thotë neorevizionizëm, e ta lëmë atë të lirë të kritikojë marksizëm-leninizmin. Jo! Këtë ne nuk do ta lejojmë kurrë. Lidhur me disa nga tezat antimarksiste e antishkencore të titistëve: — Revizionistët e vjetër pretendonin se krizat bëheshin gjithnjë e më të rralla, më të dobëta, dhe sigurisht, sipas tyre, kartelet dhe trustet do ta lejonin kapitalin t'i zhdukte krejtësisht ato. Këtë teori e zhvillojnë edhe teoricienët e sotëm të imperializmit, dhe tok me ta edhe revizionistët e rinj, 58

të cilët pretendojnë se ky moment tash është arritur dhe rezultatet janë «të dukshme». — Revizionistët e vjetër, të cilët i ka djegur me zjarr Lenini, pretendonin se gjoja antagonizmi i klasave ka tendenca të pakësohet, të zhduket. Revizionistët e rinj të ngjyrës Tito-Kardel_m~: tezën e teoricieneve imperialistë se në stadin aktual të kapitaIlf monopolist, kjo gjë, pra zhdukja e antagonizmit klasor, po arrihet, për arsye të forcimit të' kapitalizmit shtetëror monopolist! — Revizionistët e vjetër pretendonin se që nga momenti kur shteti bëhet «demokratik», është «vullneti i shumicës» ai që dominon, prandaj, pas vendosjes së demokracisë, sipas tyre, nuk mundet, ose nuk duhet të shikohet më shteti si një organizëm dominimi klasor, as të refuzohen aleancat me borgjezinë progresive, socialreformiste dhe as të luftohet kundër reaksionarëve. Të gjitha këto s'janë veçse koncepte libe , rale. Prandaj të flasësh e, ca më tepër, të kërkosh «aleancë dhe bashkëpunim» midis nesh dhe Tito-Kardelit, _ nistë me patentë, do të thotë që marksistë-leninistët të pajtoheshin me taktikën e socialistëve të dhe të kadetëve rusë. 1. A. Milran (1859-1943). Duke qenë anëtar i Partisë Socialiste Franceze, më 1899 hyri në qeverinë reaksionare të Valdek Rusosë dhe si anëtar i qeverisë dhe më pas si kryeministër e president i republikës përkrahu dhe ndihmoi politikën shtypëse të borgjezisë. Ka afirmuar domosdoshmërinë e njëfarë shoqërizimi të mjeteve të prodhimit, por ka qenë edhe mbrojtës i pronës private. Pjesëmarrjen e Mileranit në qeverinë borgjeze, që ishte

59

— Tito-Kardel, këta bernshtajnianë të rinj, kanë bërë të tyren fjalët e- këtij revizionisti të vjetër: «Qëllimi i fundit s'është asgjë, lëvizja është gjithçka». Ata sakrifikojnë interesat jetikë të proletariatit për doIlarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për aVantazhet reale ose të supozuara të çastit. — Revizionistët i konsiderojnë reformat_që ndër-

E HENR 31 NIARS 1953

merr në favor të saj borgjezia si realizim të pjesshëm të socializmit. Sipas Marksit vetëm shkenca mund t'i përgjigjet pyetjes se cilat funksione shoqërore do të qëndrojnë analoge me funksionet e shtetit aktual dhe problemi nuk mund të avancohet duke bashkuar qoftë në një mijë mënyra fjalën «popull» me fjalën •shtet». Pikërisht këto «kërcime» bëjnë Tito-Kardel në projektprogramin e tyre të Lidhjes së Komunistëve të

Jugosllavisë.

Projektprogramin dhe shënimet e mia ia kalova Arkivit Qendror të Partisë.

shprehje e qartë e politikës së bashkëpunimit klasor me borgjer.inë, udhëheqësit oportunistë të Partisë Socialiste Franceze dhe ata të Internacionales së Dytë nuk e dënuan. Vetëm Lenini e demaskoi këtë shfaqje të parë praktike të revizionizmit, që tradhtonte haptazi interesat e proletariatit

60

Mora pjesë në punimet e Plenumit të 5-të. të Ko-

mitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë. Mbajta disa shënime gjatë diskutimeve: 1) Hilmi Hebovia (sekretar i parë i komitetit të rinisë të rrethit të Shkodrës): — U realizua plani vjetor i mbjelljes së pemëve frutore. — Në Shkodër besimtarët nxitin ndjenjat fetare në radhët e rinisë. — Kooperativat bujqësore për zhvillimin e blegtorisë (lopë, bagëti të imëta, duke përfshirë edhe oborrin kooperativist). — Ngritja e 10 fermave model për rritjen e lopëve dhe e një ferme lepujsh. Nuk mori ndonjë angazhim konkret për silazhin.

2) Belina Koci (nga organizata .e rinisë e •rethit të Durrësit): — Kartoni përsëri do të mungojë, prandaj ttë merren masa.

3) Rako Kola (sekretar i parë i koztUtetit të rinisë të rrethit të Fierit): 61

— Është bërë konsultë e veçantë për ruajtjen e pemëve. — 85 për qind e ullinjve kanë zënë. — Të mos nënvleftësohet propaganda për mbjelljen e pemëve frutore. — 29 ferma model për lopë, buallica, bletë etj., si dhe ferma lepujsh. — Aksionet lokale nuk janë organizuar mirë. — Aksioni i Roskovecit — detyrë e madhe për Fierin. 4) Qamil Demollari (sekretar i organizatës së rinisë të Libonikut në Korçë): — Rinia merr pjesë gjallërisht në veprimtarinë e asamblesë së kooperativës. — Pleqtë që punonin në stalla dhe që u zëvendësuan nga të rinj, pas një viti e mburrën punën e të rinjve dhe propozuan që këtyre t'u shtoheshin ditët e punës, se e meritojnë. Pra, duket respekti i pleqve për punën e rinisë. — Kanë dërguar të rinj nëpër kurse specializimi. — Klloçkat i kanë marrë në shtëpi për të krijuar fermat e pulave. Kanë marrë masa për panxharin. — Flet për çështjen e edukimit. 5) Sami Gega (sekretar i parë i rinisë i rrethit të Lushnjës): — Në këtë rreth 12 mijë rrënjë ullinj, prej atyre që janë mbjellë nga viti 1951 deri në vitin 1957, nuk kanë zënë. — Do të sigurojnë 20 mijë tonë silazhe, domethënë dyfishin e 1957-s. Tregon se ka kooperativistë që ushqejnë demat dhe qetë me silazh dhe lopët me byk. 62

— 8 ferma model për lopë. — 1 000 krerë viça dhe mëshqerra të oborreve kooperativiste do t'u jepen kooperativave nga vetë rinia. — Kanë organizuar 20 kurse zooteknike në rreth dhe konferenca në shkallë rrethi për këto probleme. — Sistemimet agrare janë të shumta në këtë rreth dhe është fituar eksperiencë në këtë drejtim. 6) Qamil Çeriku (zëvendëssekretar i organizatës së rinisë të Cërrikut). 7) Athina Trifoni (sekretare e organizatës së rinisë të Bahçovës në Vlorë): — Ajo që ka rëndësi është e ardhmja dhe jo e kaluara. Nga çdo lopë merren 1 600 litra. Kemi 300 lopë më tepër se vjet. — 80 për qind e punonjësve në stallat e lopëve të jenë të rinj. 8) Tiri ÇoIlaku (sekretar i parë i organizatës së rinisë të Korçës): — Kursime deri në 10 000 lekë për çdo të ri punëtor. — Ngritja tekniko-profesionale e punëtorëve për çdo makinë, organizimi i kurseve. — Ka formalizëm në qenien e brigadave në prodhim. Mungon kontrolli i tyre. — Në fshat janë përcaktuar më mirë detyrat e rinisë. — Në një kooperativë në Korçë 17 lopë ia kishin besuar një njeriu me zhvillim të metë mendor. — Shpërblimi i punonjësve të stallave të lopëve bëhet jo sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe

63

jo njëlloj në të gjitha kooperativat. S'ka kujdes për ushqimin. Pojani 80 lopë. — Lopët ushqeheshin vetëm me kashtë dhe jepnin vetëm nga 1 litër qumësht në ditë. Çështja e shpërblimit influenconte në mosvajtjen në punë në fermat e lopëve. — Më tepër kujdes kërkohet për zëvendësimin e kuadrove me të rinj dhe me të reja. — 740 lopë kanë pasur në vitin 1957 dhe 1 464 krerë në fund të vitit 1958. — 447 litra qumësht në vit kanë marrë në vitin 1957 dhe 1 000 litra në vitin 1958. — Prodhimi i jonxhës dhe i silazhit duhet rritur. — Fekalet 70-80 mijë tonë. 9) Trifon Xhaxhi (sekretar i rinisë në Marinëz). 10) Enver Pervici (sekretar i organizatës së rinisë të Bushatit në Shkodër): — Nga •5-40 hektarë jonxhë — 1 100 litra qumësht. — 76 litra qumësht për çdo dele. 11) Teki Ishollni (sekretar i organizatës së rinisë të Sukthit). 12) Fetije Dushku (në organizatën e rinisë të trikotazhit në Korçë): — Fija me ngjyra nuk u shkon dhe ajo që u shkon është e dobët nga çdo pikëpamje. 13) Sokrat Bej (sekretar i rinisë në Sarandë): — 77 për qind e pemëve të mbjella janë zënë. — Shitja e lopëve me kredi kooperativës është si depozitimi i të hollave në bankë. Kanë tejkaluar numrin e lopëve për vitin 1958.

— Brenda 15 ditëve iu shitën kooperativave 700 krerë. U ngritën 43 ndërmarrje bujqësore për lopë. U janë dorëzuar pula kooperativave nga ana e oborreve kooperativiste dhe individëve (!!). — Në kooperativat model ngritja e kurseve zooteknike, këndi zooteknik. 14) Zihni Cama (sekretar i organizatës së rinisë të Yzberishit): Shumë mirë diskutoi, mori zotime të mira. Për foragjeret shprehu disa mendime të kundërta me ato të të tjerëve. 15) Myslim Selenica. 16) Ali Banka (sekretar i komitetit të rinisë të rrethit të Beratit). 17) Kiço Gliozheni (zëvendësministër i Ndërtimit). 18) Nonda Buxhuku, në NTLAU Tiranë. 19) Hamdi Sollaku, sekretar i KQ të Rinisë. — Në ushtri ka dobësi në punën politike, e lidhur kjo me problemet aktuale ekonomike në qytet e në fshat. Shembull tjetër karakteristik për Shkodrën lidhur me fenë. Festa fetare 125 ditë në vit. Format frytdhënëse të punës së rinisë të përgjithësohen dhe të jenë të vazhdueshme.

Problemet ku u përclendrova në fjalën që mbajta në këtë plenum të KQ të BRPSH 1 : 1) Çështja e kuadrit specialist që duhet të zgjidhet nga radhët e rinisë në punë e sipër. Këto duhet të ndihmohen e të specializohen. 2) Organizimi i veçantë i kurseve në bazë koope1. Shih: Enver lIoxha, Vepra, vëll. 15, f. 342.

65

84 5 — 122

rativash dhe grup-kooperativash nën drejtimin e organizatave të rinisë dhe nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë. 3) Pemët frutore dhe ullinjtë të mbillen në parcela jo të shpërndara dhe të krijohen për pemët brigada shërbimi. 4) Ullinjtë e mbjellë që nga viti 1951 nuk kanë zënë, vetëm 21 për qind e ullinjve të mbjellë kanë zënë. 5) 10 mijë stallierë, mjelës e barinj do të duhen deri në vitin 1960. Problem serioz është puna eduk::1tive me ta. Përvetësimi i zanatit të blegtorëve tanë dhe i metodave të reja. 6) Iniciativa e organizatës së rinisë që nga baza e deri lart. Shfrytëzimi në mënyrë të organizuar i materialit instruktiv në të gjitha detyrat. Shërbimi i kulturuar ndaj bagëtive. 7) Nënvleftësimi dhe përçmimi që mund t'i bëhen këtij zanati kaq fisnik e me një rëndësi të madhe ekonomike. Kujdesi në këtë drejtim. 8) Të nderohen të rejat që merren me rritjen e kafshëve. Të ndihmohen të rinjtë barinj që punojnë në kushte më të vështira, sidomos në dimër. 9) Rritja e lepujve është diçka e re te ne, por shumë interesante dhe ekonomike. Sjell të ardhura dhe shton fondin e mishit. 10) Problemi i silazhimit — shumë i rëndësishëm. (Përgatitia e transheve.) 11) SMT-të. .Detyrat e traktoristëve të rinj: Njohuritë agroteknike, njohuri të përsosura mbi traktorin, rimontin e tij, mirëmbajtjen etj. 66

12) Rinia në ndërtim. Pjesëmarrja e saj në aksione të reja. 13) Pjesëmarrja e rinisë në bonifikimet e në përfundimin e kanalizimeve (në lidhje me 25 për qind të kanalizimeve që është caktuar të bëhen nga fshatarësia). 14) Edukimi i rinisë në shkolla dhe në punë. 15) Gjeologjia, sektor me rëndësi ekonomike. Perspektiva për pasuri më të mëdha natyrore për vendin tonë. 16) Rinia në sektorin e tregtisë dhe sidomos në tregtinë e fshatit, nëpërmjet kooperativave të konsumit. 17) Rinia në shkollat e ndryshme të republikës. Teknikumet dhe shkollat e rezervave të punës. 18) Vendimet revolucionare të të rinjve të Yzberishit dhe të të rinjve korçarë. 19) Brigada të organizuara të rinisë në kanalizime e në bonifikime. 20) Forcimi i organizatës së rinisë. 21) Lidhjet e rinisë me Partinë. 22) Pastërtia e radhëve të rinisë. 23) Pastërtia e radhëve të Partisë.

67

E MARTP. 1 PRILL 1958

Filloi punimet Plenumi i 9-të i KQ të Partisë për shqyrtimin dhe për aprovimin e raportit të Byrosë Politike, «Mbi masat për përmirësimin e mëtejshëm të punës së Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë». Të gjithë shokët që morën fjalën diskutuan shumë rnirë. Ata vunë në dukje arritjet e mira në punën e bashkimeve profesionale, por kritikuan edhe të metat e dobësitë që ekzistojnë. Punimet e Plenumit do të vazhdojnë përsëri nesër.

E MPRKURP 2 PRILL 1958

Sot Pler.umi i Komiterit Qendror u dha fund punimeve. Problemi që mori në shqyrtim ky Plenum, e ka preokupuar vazhdimisht Partinë, e cila bashkimet profesionale i konsideron si një nga levat e saj kryesore; për rëndësinë që kanë, Lenini i ka quajtur ato «rripa transmisioni» të lidhjes së Partisë me masat. Në fjalën time të mbylljest u ndala shkurt në disa çështje, për të mos përsëritur ato që u thanë.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 377.

G3

69

ENJTE 3 PRILL 1958

Megjithëse u kam thënë, përsëri sot më dërguan një informacion për kërkesat dhe propozimet e bëra nga të deleguarit e KQ të Partisë dhe shokët e aparatit që morën pjesë në konferencat e Partisë të rretheve. Me anë të një shënimil u tërhoqa vëmendjen shokëve që për çështje të tilla, që u takojnë t'i zgjidhin drejtoritë e Komitetit Qendror në bashkëpunim me organet shtetërore, të mos më vënë më në dijeni.

1. Shënimi është vënë mbi informacionin, që gjendet në AQP.

70

E MARTE 8 PRILL 1958

Që ta kemi Partinë gjithnjë të shëndoshë e të re, vëmendje e veçantë u duhet kushtuar çështjeve organizative të saj e konkretisht: 1) Përmirësimit të shtrirjes dhe shpërndarjes së forcave të Partisë nëpërmjet shtimit të radhëve të saj. 2) Forcimit të përbërjes së Partisë, të forumeve e të aparateve të saj me elementë punëtorë. Lidhur me këtë problem që morëm sot në shqyrtim, midis të tjerave, në mbledhjen e Sekretariatit të KQ, folat mbi disa çështje që ngriheshin edhe në materialet e paraqitura nga aparati i Komitetit Qendror.

1. Shih: Enver Floxha, Vepra, vd11. 15, f. 381.

71



E 1,4£11KURË 9 PRILL 1958

Prita ambasadorin sovjetik Ivanov. Më tha se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik nuk do të çojë delegacion në kongresin e ardhshëm të titistëve. Shumë hezitime kanë pasur sovjetikët për këtë çështje. Ky qëndrim i tyre ka bërë që edhe të tjerë të lëkundeshin, përveç nesh që e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi kurdoherë të qartë tradhtinë e titistëve. Sovjetikët dhe disa të tjerë s'janë hiç në të për këtë çështje të madhe ideologjike.

72

E ENJTE 10 PRILL 1938

Mbledhja e Byrosë Politike shqyrtoi raportin mbi aktivitetin e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 1957. U shqyrtua edhe puna e organeve të drejtësisë dhe doli se, krahas punës së mirë që është bërë, ka pasur dhe raste të njëanshmërisë në hetime. U shtrua detyra që të forcohet kontrolli dhe ndihma e prokurorisë në luftën kundër krimeve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të shtetasve. Për gjykatat u vu detyra që ato t'i zhvillojnë gjykimet me solemnitet dhe t'i kushtojnë më tepër kujdes gjykimit të çështjeve civile.

73

(12-B PRILL 1958

Në mbledhjen e Byrosë Politike u diskutuadhe u v~t13--bëhet-një ulje çmi-rnesh;me-efeict vjetur- Tre--mallrat e përdorimit të gjerë._ ,-

Takim me ambasadorin kinez. Më njoftoi se ata nuk marrin pjesë në Kongresin e 7-të të titistëve. Ky qëndrim i Partisë Komuniste të Kinës është në rregull.

E FIENE - 14 PRILL 1958

Takim me ambasadorin sovjetik Ivanov. I dorëzova kopjen e letrës që u dërguam jugosllavëve lidhur me ftesën që na bënë për të marrë pjesë në Kongresin e 7-të të LKJ. Në këtë letër, pasi vëmë shkurtimisht në dukje se në projektprogramin e tyre shumë teza të rëndësishme të marksizëm-leninizmit janë revizionuar, se janë bërë vlerësime jo të drejta mbi lëvizjen komuniste ndërkombëtare e të tjera, njoftojmë se nuk do të marrim pjesë në kongresin e LKJ.

Takim me ambasadorin sovjetik, i cili më komunikoi se mbledhja e Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke shtyhet.

74

75

r

KORÇE, E MARTE 22 PRILL 1958

Dje mbërrita në Korçë, ku do të shoh nga afër punën e Partisë në rreth dhe do të asistoj edhe në aktivin e bashkimeve profesionale të Korçës, që do të mbahet pas disa ditësh.

Sot mora pjesë në mbledhjen e byrosë së Komitetit të Partisë të Korçës.

KORÇE, E MERKURE 23 PRILL 1958

Vizitova kooperativën bujqësore të bashkuar të Vishocicë—Kapshticë—Kurilës, një nga kooperativat më të vjetra të vendit tonë. U takova me shumë kooperativistë dhe bisedovai shtruar me ta. I përgëzova për sukseset që kanë arritur dhe u dhashë disa porosi. Në mënyrë të veçantë i këshillova t'i kushtojnë rëndësi zhvillimit të lopës. Vajta pashë tokat e reja që janë hapur nga shteti për vreshta.

Asistova në mbrëmjen e organizuar në sallën e kinoteatrit «Morava» nga shkollat e mesme të qytetit të Korçës me rastin e 88-vjetorit të lindjes së V.I.Leninit.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 386.

r

KORÇË, E PREMTE

KORÇ2, E SIITUNË

25 PRILL 1958

26 PRILL 1958

U bë aktivi i .bashkimeve profesionale të Korçës. Fola në

Asistova në n,jë mbrëmje artistike korçare. Për mua që më lidhin kaq kujtime me këtë qytet e me këta njerëz, mbrëmja ishte një kënaqësi e veçantë.

Vizitova kooperativën e Libonikut. Anëtarët e saj punojnë mirë dhe kanë ecur përpara në marrjen e rendimenteve të larta e në forcimin e kooperativës. I përgëzova për këto suksese dhe pasi u theksovai disa detyra që u dalin, i urova për arritje të mëtejshme.

Vajta për vizitë në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore të Maliqit. Punët atje shkojnë mirë.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 389.

78

L Shih:

Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 394.

79

POGRADEC, E HENE 28 PRILL 1958

RORCE, E DIEL 27 PRILL 1958

Vizitova Minierën e Qymyrgurit Mborje-Drenovë. Vajta pashë fjetoret e minatorëve dhe mensën, për t'u rijOhur nga afër me kushtet në të cilat jetojnë ata; gptha-ih. edhe.._në, disa fronte pune, për të parë sipunqjj*,_,,s_zbatohert rreptë rregullat e sigurimit teknik_etj—Pastaj pata një bisedë 1 të përzemërt me minatorët.

Gjatë rrugës për në Tiranë ndalova në Pogradec, ku zhvillova një bisedë me kuadrot drejtues të rrethit.

Gjatë rrugës qëndrova pak në kooperativën e Drenovës për t'u përshëndetur e për të biseduar me fshatarët.

Në mbrëmje prita profesor (Spiro] Kondën, i cill më foli për studimet e tij të hershme.

Prita shokun Riza Kodheli. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëlL 15, L 398.

80

81 — 122

E MARTE 29 PRILL 1958

Më njoftuan se në Moskë, me iniciativën e një grupi personalitetesh shoqërore sovjetike, midis të cilëve një bolshevik i vjetër, kinoregjisori i njohur nga ne, Kopalin, artisti i madh Horava e të tjerë, është themeluar Shoqëria e Miqësisë Sovjeto-Shqiptare. Themelimi i kësaj shoqërie është një hap shumë i mirë, pavarësisht se po vjen ca si vonë, po të kemi parasysh sa e madhe ka qenë e vazhdon të jetë miqësia e dashuria e popullit tonë për popujt e Bashkirnit Sovjetik! Por më mirë vonë se kurrë I

E MËRKURR 30 PRILL 1958

Teza të zgjeruara për një artikull demaskues mbi Kongresin e 7-të të së ashtuquajturës Lidhje e Komunistëve të Jugosllavisë 1, i cili u përgatit në frymën e projektprogramit trockist të klikës Tito-Kardel të publikuar në fillim të muajit mars të këtij viti në Beograd: 1) Rrugë e vjetër oportunisto-revizioniste. Teorizimet rreth kësaj vije dhe vendosmëria e titistëve që të mos lëvizin, të mos korrigjojnë gabimet, por t'i vazhdojnë ato. 2) Tentativat e ndhëheqësve jugosllavë që teoritë e tyre antimarksiste të fitojnë «të drejtën e qytetarisë» në teorinë marksiste-leniniste dhe në praktikën e ndërtinnt të socializmit. 3) Në Jugosllavi pseudomarksistët janë në fuqi. Ky është moment specifik i luftës së revizionistëve të sotëm kundër marksizëm-leninizmit. Në dallim nga revizionistët e mëparshëm, revizionistët jugosllavë janë në pushtet. Jugosllavia gjoja socialiste është bërë prej 1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 393.

82

83

tyre një repart antimarksist, flet me gjuhë gjoja marksiste nga pozitat e një shteti gjoja socialist. 4) Tito-Kardeli «komunizmin nacional» e predikojnë si një vijë «internacionale». 5) So~askund nuk. mund_ të ndërtohet_duke përqafuar teoritë antimarksiste clhe. duke zbatgar jetë1 ._~Lantimarksiste t — Si e kanë deformuar jugosllavët teorinë marksiste-leniniste mbi partinë, mbi diktaturën e proletariatit, mbi internacionalizmin proletar. — «Teoritë» e Titos mbi shtetin, mbi demokracinë direkte, mbi këshillat e punëtorëve dhe mbi ndërtimin specifik të socializmit në fshat. — Shteti jugosllav dhe LKJ janë shtet dhe parti antimarksiste, të tillë do ta, kenë ata edhe politikën e __21122 jasi 2 — Këtë e vërtetojnë qëndrimet e tyre. Këtë e vërteton projektprogrami. Këtë e vërtetojnë fjalimet e Tito-Rankoviç-Kardelit. — Çdo qëndrim i tyre, gjoja i drejtë e në dukje favorshëm, s'mund të jetë veç një blof. Qëndrime të tilla kanë vetëm efekt mashtrues, janë veprime koniunkturale të revizionistëve që synojnë të dobësojnë dhe të evitojnë goditjet tona. Ato janë qëndrime «tampon», janë manovrime për të gënjyer, për të amortizuar goditjet, për të fituar kohë. 6) Antimarksizmi i jugosIlavëve tashmë është _ më se i qartë.Ai ka kaluar në shumë faza, është zhvilluar e thelluar dhe s'është një mosmarrëveshje e vogël, siç e quajnë disa. Janë bërë shumë tentativa për afrim me titistët, për «ndreqjen» e tyre, por më kot: Ne këtë ,

84

kemi pasur të qartë kurdoherë. Përballë nesh nuk mund të kemi të ashtuquajtur shokë. Ne na ndan me ta një hendek i pakapërcyeshëm dhe këtë hendek nuk e krijuam ne, por e krijuan vetë Titoja me grupin e tij. 7) Të demaskojmë reagimin antimarksist të jugosllavëve ndaj kritikave tona të drejta e të mos e konsiderojmë sulmin e tyre si polemikë. Kongrpp,i tyre s'është gjë tjetër veçse sulm i hapët ndaj marksizëmleninizrnit. Ai s'hiefare- erë pOTe-fiffice-. Pëi•kritikë parimore nga ana e tyre as që bëhet fjalë. 8) Revizionistët jugosllavë kërkojnë që nc të bashkëjetojmë nga ana ideologjike me ta, të heshtim ose të paktën të bëjmë diskutime filozofike ose «luftë me dantella». Kjo është e pamundur. Titistët atakojnë dhe revizionojnë marksizëm-leninizmin. Kjo nuk mund të lejohet dhe nuk mund të mos luftohet nga të gjithë ne me ashpërsinë më të madhe. Revizionistët jugosllavë atakojnë sistemet tona shtetërore. Kjo nuk mund të lejohet. Duhet luftë e ashpër ndaj goditjeve të tyre. Titistët thonë se gjoja ndërtojnë socializmin dhe bollëkun me sistemin e tyre «të bukur». A do ta pranojmë këtë gënjeshtër? Në asnjë mënyrë! "ILpranosh mashtrimin e tyre do të vish nërrdihmë.

85

r

E ENJTE 1 MAJ 1958

U bë manifestimi madhështor tradicional i 1 Majit. Entuziazëm i papërshkruar në popull. Klasa punëtore e bashkë me të i gjithë populli ynë festojnë të lumtur këtë ditë të shënuar të solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, duke shprehur dashurinë e pakufishme që kanë për Partinë e lavdishme të Punës.

E 8HTUNZ 3 MAJ 1958

Nesër do të botohet në gazetën «Zëri i popullit» artikulli ynë «Në kundërshtim me teorinë dhe praktikën e marksizëm-leninizmit» 1, në të cilin i bëjnië një analizë të thellë marksiste-leniniste dërrmuese Kongresit të 7-të të Lidhjes së Komunistëve të JugosIlavisë. Le ta lexojnë me vëmendje jo vetëm titistët, por

edhe ata që ua krehin bishtin atyrel Asistova në ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Gjermani. Prita miqtë arabë që kanë ardhur në Shqipëri të ftuar nga komisioni ynë përgatitor për krijimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vill. 15, f. 398.

86

87

E 11£14JE

E MARTE

5 MAJ 1958

6 MAJ 1958

Mora pjesë në darkën që u dha për nder të delegacioneve të vendeve arabe që ndodhen në vendin tonë.

Prita ambasadorin e ri të Çekosllovakisë.

Takim me ambasadorin kinez.

Mora pjesë në pritjen e dhënë nga delegacionet arabe me rastin e qëndrimit të tyre në vendin tonë.

88

89

E ENJTE 8 MAJ 1958

U takova sot me militantin komunist, Miha Lakon, me të cilin pata një bisedë shumë të përzemërt.

E SHTUN13 10 MAJ 1958

Sot kishim mbledhjen e Byrosë Politike. Problemi i forcimit të punës së Partisë në ushtri, që shqyrtuam, ndërmjet të tjerash, në këtë mbledhje, është mjaft preokupant. Partia është truri dhe zemra e Ushtrisë sonë Popullore, prandaj forcimi i udhëheqjes politike dhe ideologjike nga ana e saj është faktor vendimtar, si kudo, edhe në mbarëvajtjen e punës në ushtri. Për këtë problem kaq të rëndësishëm e vura theksin në diskutimin timl.

Patëm për darkë shokë sovjetikë me në krye ambasadorin e tyre në Tiranë.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 411.

90

91

r

E HENE 12 MAJ 1958

Takim me ambasadorin sovjetik. Më dorëzoi një letër të gjatë që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik u dërgon titistëve lidhur me Kongresin e tyre të 7-të. Pasi «kritikon me pambuk» projektprogramin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë për përmbajtjen e tij antimarksiste, si dhe disa qëndrime antisovjetike të revizionistëve jugosllavë, KQ i PK të BS njofton se nuk do të dërgojë delegacion në Kongresin e 7-të të LKJ, «për të mos shkaktuar një polemikë të ashpën» me ta.

E MARTE 13 MAJ 1958

U hap Konferenca e Parë Kombëtare e Bashkimit të Fizkulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë. Mora pjesë në punimet e saj.

Prita të dërguarin e jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë të Republikës së Indisë në RP të Shqipërisë, Kub Çand.

Po hedh në letër disa teza të zgjeruara për një artikull që mund të ketë titullin• «Revizionizmi jugosllav duhet demaskuar pa mëshirë dhe pa lejuar asnjë kOm-: promis mendoj të botohet në gazetën «Zëri i popullit»1 . 1) Me citate të Leninit kundër oportunistëve t'i futet sëpat.çe:ma-dhe-në kokë revizionizmit në Jugoslla1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 40.

92

93

vi. Të vihet në dukje se këtu, në Jugosllavi, bernshtajnizmi ka ngritur krye. 2) Revizionizmi jugosllav s'ka vetëm tiparet e bernaitajnizmit„por ai ka adoptuar të gjitha format, metodat e qëllimet e trockizmit. Të përmendet emri i SUltnit—dhe tëMbrohet ai si revolucionar e marksist i shquar. 3) Revizionizmi depërtoi në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, gënjeu masat e partisë dhe u afirmua duke marrë në dorë fuqinë shtetërore. Nga këto pozita udhëheqja jugosllave, me veprimtarinë e saj të gjatë, u vetafirmua kreshendo edhe si udhëheqja më aktive dhe më agresive e revizionizmit modern. 4) Qëllimet e revizionizmit jugosllav, me kë bashkëpunon ai dhe kujt i shërben (citime nga vetë ata). 5) Bernshtajni, Kautcki e kompani u orvatën të reviziorionin marksizmin dhe të forconin e të përjetësonin jetën e borgjezisë. Trockistët u orvatën të likuidonin partinë e lavdishme dhe shtetin sovjetik. Revizionizmi jugosllav ka marrë përsipër të kampin e socializmit, të përçajë lëvizien komuniste. ndërkombëtare.. 6) Të numërohen veprimet e tyre të poshtra dhe këtu të theksohet mirë se këto veprime ata i kanë filluar para vitit 1948, pra të dalë qartë se revizionizmi jugosllav kishte nxjerrë brirët me kohë. Të theksohet se kritikat e 1948-s qenë plotësisht të drejta. As mashtrojmë dhe as trembim njeri, se ne gjoja po bëkemi një «gjynah» meqë themi këto të vërteta për këta pseudomarksistë. 94

Të bëhet paralelizmi midis veprimtarisë së uclhëheqjes jugosllave para 1948-s te ne, me veprimtarinë e tyre në çështjen hungareze më 1956. T'i jepet përgjigjja e duhur pretendimit të tyre se «po fillohet si më 1948-n». «Zemërimi» i tyre synon të mbulojë veprimet antimarksiste e agresive që po bëjnë jo vetëm në fushën ideologjike, por edhe në atë praktike. Shantazhet dhe kërcënimet e Titos s'trembin dhe s'gënjejnë njeri. 7) Të dalë mirë, nga njëra anë, qëndrimi ynë i durueshëm pas gjithë atyre të këqijave që na kishin bërë, para e pas 1948-s, pas Hungarisë, pas Pulas dhe, nga ana tjetër, veprimtaria e tyre e përhershme minuese ndaj vendit tonë. Kjo u duk qartë edhe gjatë periudhës së përpjekjeve tona për t'i bërë udhëheqësit jugosllavë të kuptonin gabimet e tyre të tmerrshme antishqiptare. Ata kujtuan se fituan, kujtuan se ne ishim të dobët dhe me projektprogramin në kongresin e tyre të fundit u hodhën në sulm më të hapët. 8) Disfata e tyre, uniteti ynë, lufta e pamëshirshme. 9) Taktika e tyre: veprimet e tyre armiqësore ata kërkojnë t'l kalojnë në heshtje, si në gjalpë. Toni i tyre arrogant dhe provokues. Orvatjet për të na përçarë. 10) Orvatjet e tyre për të krijuar fuqinë e tretë; gjoja qëndrime pro politikës së kampit tonë për të gënjyer të lëkundurit dhe për t'u maskuar vetë. Marrja e ndihmave nga amerikanët. Nga njëra anë, prerja e bujshme e marrëdhënieve me Gjermaninë Perëndimore dhe, nga ana tjetër, marrja e kredive po nga gjermanoperëndimorët.

95

11) E dimë si «do t'i shpjegojnë» ata këto veprime tradhtie: gjoja për arsye të «bllokadës» sonë, por kjo nuk duhet kurrsesi të gënjejë njeri. 12) Rruga e tyre është rruga e tradhtisë së komunizmit; ata po i shërbejnë Tmperializmit _amerikan, NATO-s; ata kanë hyrë kokë e këmbë në rrugën e socialshovinistëve borgjezë. 13) Mendimi ynë i qartë nëse ndërtohet ose jo socializmi në Jugosllavi. 14) Neve na vjen keq për popullin vëlla jugosllav, për shokët komunistë të vërtetë jugosllavë që shikojnë se përpjekjet dhe gjaku i tyre po shfrytëzohen nga grupi revizionist i udhëheqjes jugosllave në dëm të atdheut të tyre. 15) Demaskimi përfundirntar i revizionizmit jugosIlav është jetik për Iëvizjen komuniste ndërkombëtare, është ndihma më e madhe dhe e vetme që u jepet popullit jugosllav dhe marksistë-leninistëve të vërtetë jugosIlavë. 16) Kjo është një detyrë internacionaliste nga ana e çdo partie të vërtetë marksiste-leniniste. Grupi i Titos do të na akuzojë ne se ndërhyjmë në punët e brendshme të Jugosllavisë. Kjo është kënga e njohur dhe e vjetër e kënduar nga grupi titist për të fshehur komplotet e veta të kaluara dhe të ardhshme. 17) kemi menduar dhe mendojmë se atdheu, liria dhe fitoret e socializmit në vendin tonë duben mbrojtur me çdo kusht dhe do t'i mbrojmë përjetë. Ne kemi menduar dhe mendojmë se miqësia me Bashkimin Sovjetik dhe me kampin e socializmit duhet mbrojtur.

Ne kemi Menduar dhe mendojmë se idetë ngadhënjimtare të marksizëm-leninizmit duhet t'i mbrojmë me guxim dhe do t'i mbrojmë kurdoherë e në çdo rrethanë. Marksizëm-leninizmi do të fitojë si kurdoherë. 18) Ne kemi një përvojë të madhe për të luftuar revizionizmin, nën çdo taktikë që të paraqitet dhe kudo që të paraqitet. Ne do t'i mbajmë të pastra radhët e Partisë n_g_a elementët e lëkundshëm në vijë dhe të pabesë. Në qoftë se revizionistët dhe dasharnirët e tyre mendojnë se lufta jonë kundër tyre do të na bëjë të merremi vetëm me ata dhe do të harrokemi ndërtimin e socializmit në vendin tonë, gabohen rëndë. Lufta jonë do të jetë po aq e fortë në të dy frontet, dhe në të dy frontet ne do të fitojmë. Në rast se ata mendojnë se do të lozin me nervat tanë, përsëri gabohen, pse nervat tanë janë të fortë dhe në luftë ata kaliten edhe më shumë. Politika e shtetit dhe e Partisë sonë ndaj Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë dhe partisë së saj ka qenë kurdoherë e drejtë dhe e bazuar në parimet e marksizëm-leninizmit. Kjo politikë kurdoherë ka synuar e do të synojë edhe paskëtaj që të mbahen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në bazë të pesë parimeve të njohura të bashkekzistencës paqësore. Ne përpara kemi pasur edhe marrëdhënie partie, të cilat, për fajin e udhëhegjes së ish-Partisë Komuniste të Jugosllavisë, tash Lidhja e Komunistëve të Ju-

97

96 7 — 122

gosllavisë, degjeneruan nga ana e tyre në një punë antimarksiste, në një politikë nacionaliste-borgjeze dhe jomiqësore. Janë të njohura prej të gjithëve qëllimet dhe synimet shoviniste të udhëheqjes jugosllave ndaj vendit dhe Partisë sonë, si dhe metodat e dënueshme antimarksiste të përdorura prej tyre. Njihet plotësisht, gjithashtu, lufta e vendosur heroike e Partisë dhe e popullit tonë ndaj veprimtarisë antishqiptare të udhëheqjes jugosllave dhe likuidimi total i asaj pune armiqësore. Në dritën e këtyre veprimeve të faktuara dhe të shumë të tjerave, Partia jonë jo vetëm kishte arsye ta aprovonte dhe ta quante plotësisht të drejtë kritikën parimore marksiste-leniniste që Byroja Informative bëri Partisë Komuniste të Jugosllavisë në vitin 1948, por ajo nuk e ndryshoi pikëpamjen e vet mbi këtë çështje as pas 1948-s dhe as pas përmirësimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë në vitin 1955. Jeta tregoi se Partia jonë kishte të drejtë. Si një parti leniniste e tipit të ri, Partia jonë bëri të gjitha përpjekjet për të rivendosur në rrugë të drejtë marrëdhëniet shtetërore me Jugosllavinë. Ne kemi konsideruar dhe vazhdojmë të konsiderojmë se përpjekjet për të likuiduar mosmarrëveshjet shtetërore me Jugosllavinë, nuk duhet të shërbejnë si shkas për të lëshuar në parimete . marksizëm4eninizmit. Partia jonë ishte një nga ato parti që, megjithëse kishte vuajtur më tepër se çdo parti tjetër, deklaroi

OB

sinqerisht se ishte gati të përmirësonte marrëdhëniet shtetërore me Jugosllavinë në bazë të parimeve e normave të njohura. Dihen nga të gjithë përpjekjet dashamirëse të Partisë dhe të Qeverisë sonë, qoftë në lëmin tregtar, qoftë në marrëdhëniet kulturore artistike, të bëra në drejtim të Jugosllavisë. Por udhëheqja jugosllave jo vetëm bëri vazhdimisht veshin e shurdhër, jo vetëm vazhdoi sulmet me të gjitha mjetet dhe mënyrat kundër vendit tonë, kundër Partisë sonë dhe udhëheqjes së saj, por u përpoq me çdo mjet që të na gjunjëzonte. Natyrisht udhëheqja jugosllave kishte gabuar adresë, pse gjunjëzimi, gjatë gjithë historisë, s'ka qenë kurrë zakon i popullit shqiptar dhe as i Partisë sonë dhe anëtarëve të saj që kanë dalë nga gjiri i këtij populli dhe janë mbrujtur me teorinë e marksizëm-leninizmit. Shantazhet dhe kërcënimet e udhëheqësve jugosilavë ndaj Partisë sonë, natyrisht, i mori era. Partia ionë qëndroi e fortë si graniti në mbrojtje të marksizëm-leninizmit, në mbrojtje të komunizmit, në mbrojtje të atdheut, në mbrojtje të kampit të socializmit.

Josip Broz Titoja në fjalimin që mbajti në Pula jo vetëm mbrojti kundërrevolucionin në Hungari, jo vetëm mbrojti haptazi tradhtarin e popullit hungarez dhe të komunizmit, Imre Nagin dhe bandat e tij, por sulmoi dhe paralajmëroi edhe sulme të tjera kundër marksizëm-leninizmit, kundër kampit të socializmit, kundër Bashkimit Sovjetik, kundër vendeve të demo99

kracisë popullore dhe veçanërisht kundër vendit tonë dhe Partisë sonë. Këto sulme arritën kulmin në Kongresin e 7-të të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Dhe kjo, veç të tjerash, ngjau pas takimit të Bukureshtit, ku, siç dihet mirë, nga ana e Partisë sonë edhe një herë u bënë përpjekje të singerta që të merreshim vesh me jugosllavët në rrugën marksiste-leniniste për përmirësimin e marrëdhënieve shtetërore midis dy vendeve. Po me kë të merresh vesh? Udhëheqja e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, me projektprogramin e vet dS'e—n--rë --I?çyFigresin e 7-të u tregoi përfundimisht IF-g-jithëv-e se është plotësisht në rrugënantimarksiste, revI2Wniste. At- "ërrcrhë 1rerë u afirmuan hapur si udhëhe-qësit më të zellshëm të revizionizmit modern. Partia jonë mendon se me revizionizmin dhe me revizionistët kurrë nuk rnund të ketë pijtim demaskuar dhe_ghthet.I.uftuar pa mëshirë. Kjo është abëcë'a - is - Lenini i pav e s em dhe i lavdishëm na rnëson se revizionizmin duhetrn res ta luftosh. Pikërisht këtë bën edhe Partia jonë dhe për këtë jemi plotësisht të bindur se rruga jonë është e drejtë. Por, të luftosh pa kompromis revizionizmin jugosliav, rnos vallë kjo mund të shpjerë në keqësimin e marrëdhënieve miqësore me popujt e JugosIlavisë dhe në prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me shtetin iugosllav? Për çështjen e parë ne mendojmë se me popujt

We7"-

_

ah—e—

vëllezër të Jugosllavisë kemi qenë dhe do të mbetemi rniq, pse tok kemi luftuar, kemi derdhur gjak, i kemi lidhur plagët shoqi-shoqit në luftën e madhe antifashiste, kur rrezikohej jeta e popujve tanë dhe luhej fati i lirisë dhe i pavarësisë së popujve dhe të vendeve tona. Ne do ta ruajmë dhe do ta zhvillojmë miqësinë me popujt e Jugosllavisë, me gjithë vështirësitë dhe pengesat që kanë krijuar vetë udhëheqësit jugosllavë.

Për sa i përket çështjes së dytë, mendojmë se marrëdhëniet në rrugën shtetërore duhet të zhvillohen normalisht në bazë të fqinjësisë së mirë, të mosndërhyrjes në punët e njëri-tjetrit, të përfitimit reciprok dhe të frymës së barazisë. Ne mendojmë se një vijë e tillë është në interesin e të dy popujve, të të dy vendeve. Nga ana jonë, nuk ka pasur e nuk do të ketë asnjë pengesë në këtë drejtim, por gjithmonë duke respektuar frymën që përmenda më lart. Ideologjikisht ne nuk mund të bëjrnLffishtle_të përl:ashkët veçse me ata që ecin në rruaën e marksizem-leninizmit. Kundërshtarët tanë ideologjikë kërkojnë ta spostojnë këtë kundërshtim e mospajtim në çështjet ideologjike në marrëdhëniet vëllazërore në mes popujve tanë dhe deklarojnë sikur ne, me kundërshtimet tona ideologjike ndaj udhëheqjes jugosllave, gjoja duam të fyejmë e të shajmë popullin jugosllav. Kjo është një shpifje pa baza. Kjo kurrë nuk na ka shkuar dhe nuk do të na shkojë ndër mend.

100 101

Kundërshtimet tona me udhëheqësit jugosIlavë kanëc —feri dh-e mbetenparimore. Miqësia me popujt e JugosHavisë është për ne, gjithashtu, çështje e madhe parimore që e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë. TIRAN£ - MOSIÇË, E DIEL 18 MAJ 1958

U nisëm për në Moskë, bashkë me shokët e tjerë të delegacionit, për të marrë pjesë në një konsultë të nivelit të lartë të KNER-it dhe në mbledhjen e Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës. Në aeroportin e Moskës na priti Kusineni.

102

103

r

MOSKE, E ENJTE 22 MAJ 1958

MOSIM, E MARTË 20 MAJ 1958

Dje në mëngjes rifilluan punimet e konsultës së Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke. Foli Spiro Koleka. Sot vazhdon konsulta e Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke

Filloi në Kremlin konsulta e përfaqësuesve të partive komuniste e punëtore të vendeve pjesëmarrëse në Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke. Kur u paraqit rendi i ditës u bë pyetja nëse do të kishte ndonjë pikë për çështje ideologjike, por u tha se nuk do të ketë; ndërsa për çështjen jugosllave u tha se ajo ishte e qartë, prandaj nuk do të flitej gjë. Kjo lë të dyshosh. Fola në seancën e parë.

I.

104

105

MOSKË, E PREMTE 23 MAJ 1958

Pasdreke përfunduan punimet e konsultës së përfaqësuesve të partive komuniste e punëtore të vendeve pjesëmarrëse në KNER dhe u aprovua komunikata përkatëse.

MOSIKE, E SHTIINC 24 MAJ 1958

Filloi mbledhja e Këshillit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës. Mareshali Konievi mbajti raportin. Pas drekës së shtruar në Kremlin për përfaqësuesit e partive komuniste e punëtore u mbajt seanca e fundit ku u firmos «Deklarata e shteteve pjesëmarrëse të Traktatit të Varshavës». Në drekën e dhënë në Kremlin për çudinë tonë merrte pjesë edhe ambasadori jugosllav në Moskë, Miçunoviç, dhe Hrushovi ngriti dolli për «forcimin e kampit socialist, për Kinën, Vietnamin dhe për Jugosllavinë», bile edhe për «shëndetin e shokëve Tito e Miçunoviç»! Po kjo ç'do të thotë?! Të shohim!

1. I. S. Koniev në atë kohë ishte komandant i përgjithshëm forcave të armatosura të bashkuara të vendeve pjesëmarrëse të Traktatit të Varshavës.

106

107

r

E MARTË E DIEL

27 MAJ 1958

25 MAJ 1958

U nisëm me avion për në Tiranë nëpërmjet Bukureshtit, pse me ne udhëtoi edhe delegacioni rumun. Mbërritëm mirë në Tiranë.

108

U takova me një grup shqiptarësh nga Argjentina. Njerëz të thjeshtë, të dashur, të malluar për atdheun dhe të mahnitur nga përparimet që kemi arritur. Flisnin me dashuri për Partinë e Punës të Shqipërisë.

109

r E MERK1JR£ 28 MAJ 1958

Sot në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, në emër të delegacionit tonë, raportova për mbledhjen e përfaqësuesve të partive komuniste e punëtore të vendeve socialiste për problemet ekonomike, që u mbajt pak ditë më parë në Moskël.

1. Enver Hoxha, Vepra, vell. 15, L 415.

119

E ENJTE 29 MAJ 1958

Zgjedhjet te ne kanë shprehur kurdoherë bashkimin moral dhe politik të popullit tonë, lidhjet e ngushta të tij me Partinë tonë të lavdishme. Gjithë populli ynë po e pret 1 Qershorin, ditën e zgjedhjeve të reja për në Kuvendin Popullor, me ndjenjën e një gëzimi të papërshkruar, me krenari të ligjshme për sukseset e mëdha që ka arritur në të gjitha fushat e jetës. Unitetin Parti-popull e kemi të çeliktë. Këto ndjenja të zjarrta dashurie për Partinë e për udhëheqjen e saj shprehnin edhe zgjedhësit e mi, kur folal përpara tyre.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 420.

111

TIRAN£ - SOFJE, E SHTUNI£ 31 MAJ 1958

U nisa për në Sofje për të marrë pjesë në Kongresin e 7-të të Partisë Komuniste Bullgare. Në aerodromin e Sofjes më pritën Zhivkovi, Jugovi, Ganevi.

SOFJE, E DIEL 1 QERSHOR 1938

Banojmë në vilën «Bujana». Shkova në mauzoleun «Gjergj Dimitrov», u përkula me nderim para kujtimit të të paharruarit Dimitrov, mikut të shtrenjtë të popullit shqiptar, dhe vendosa një kurorë me lule. Mbasdite mora pjesë në një miting të madh në Sofje kushtuar ditës së Kristo Botevit dhe dëshmorëve të lirisë të Bullgarisë.

112

113 8 - 122

r

SOFJE, E MARTE 3 QERSHOR 1958

ndaj zjarri kryesor i partive komuniste e punëtore drejtohet kundër tyre! Kishim kohë që s'e kishim dëgjuar të fliste kështu shokun Hrushov! Do ta botojmë fjalimin në shtypin tonë, bile këtë radhë pa hezitim e me qejf!

Dje u hap Kongresi i 7-të 1 Partisë Komuniste të Bullgarisë. Todor Zhivkovi mbajti raportin e parë. Sot u mbajt raporti 1 komisionit të revizionimit. Kongresin e PK të Bullgarisë e përshëndetën: — Delegacioni sovjetik. — Delegacioni kinez. Në emër të delegacionit të PPSH fola unë. Përshëndetja e Hrushovit, sl zakonisht shumë e gjatë, më befasoi e më gëzoi. Ai kritikoi programin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, duke shtuar se atë e kishin dënuar edhe partitë e tjera komuniste e punëtore. Deklaroi se rezoluta e Informbyrosë e vitit 1948 qe krejtësisht e drejtë dhe u përgjigjej interesave të lëvizjes komuniste revolucionare! Tha se revizionizmi i sotëm është njëfatë «kali i Trojës» dhe revizionistët janë agjentë imperialistë, pra114

115

r

SOFJE, E ENJTE 5 QERSHOR 1958

Në orën 160° në Kongresin e 7-të të PK të Bullgarisë, Jugovi mbajti raportin e dytë, atë mbi direktivat e planit të tretë pesëvjeçar. Në mbrëmje vajtëm në operë. Më morën në zhën kryesore, ku ishte dhe Hrushovi.

116

SOFJE, E SHTUNE I QERSBOR 1958

U bënë zgjedhjet dhe Kongresi i 7-të i Partisë Komuniste të Bullgarisë mbaroi punimet. Pasdreke u shpallën rezultatet e votimeve. Në orën 19 00 miting i madh i popullit të Sofjes. Përshëndeta dhe unë.

117

BIILLGARI, E DIEL 8 QERSHOR 1958

Shokët bullgarl më morën dhe bashkë me Hrusho-_ vin e Tupolevin shkuam në Borovec dhe Rila. Mbrëmjen e kaluam në rezidencën e Hrushovit, ku hëngrëm darkë.

BIILLGARI, E 11£Nie 9 QERSHOR 1958

Në orën 1800 u nisëm me automobil me Jugovin për të vizituar Plovdivin. Jugovi është i këndshëm dhe njeri i mirë, por i pëlqen të duket. Miting në Pazarxhik. Fola unë. Në orën 14 00 arritëm në Kritçim. Vend i njohur dhe historik për ne. Këtu 11 vjet më parë nënshkrova traktatin e miqësisë me të paharruarin Dimitrov.

Pasdite vizituam hidrocentralin në Batak. Fola në miting, e pastaj fola edhe në Peshtar. Atje takuam edhe studentët tanë.

118

119

BULLGARI, E MARTB 10 QERSHOR 1958

Vizituam dy kooperativa, ku u fola kooperativistëve.

Arritëm në Plovdiv. Këtu vizituam një fabrikë tekstili.

BULLGARI, E 111£1tRURP. 11 QERSHOR 1958

Në Tërnovo, ku erdhëm dje, u organizua sot një miting i madh. Folëm unël dhe Jugovi.

U nisëm për në Sofje. I bëra një vizitë Zhivkovit.

Arritëm në Stara-Zagora. Vizituam një fabrikë birre dhe prej andej shkuam në Kazanllëk. Vizituam luginën e trëndafilave.

Arritëm në Shipkë dhe në orën 14°° u nisëm për

n ë Tërnovo.

1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, f. 470.

120

121

SOFJE—TIRANS, E ENJTE 12 QERSHOR 1958

U nisëm për në Tiranë. Mbërritëm mirë në orën 10 3°.

PREMTE 13 QERSHOR 1958

Mbledhje e Byrosë Politike. Raportova mbi punienet e Kongresit të 7-të të. Partisë Komuniste të garisë dhe mbi qëndrimin e delegacionit tonë atjei.

1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 15, t. 477.

122

123

E MARTP.

E MPRKURP.

17 QERSHOR 1958

18 QERSHOR 1958

Takim me ambasadorin kinez. Biseduam për çështjen e revizionizmit jugosIlav. Sot në «Zërin e popullit›• botuam tekstin e artikuIlit të Kan Shenit «Revizionizmi jugosllav u përshtatet plotësisht nevojave të imperializmit të Shteteve të Bashkuara», botuar pak kohë më parë në «Zhenminzhibao" Artikulli m'u duk i mirë e i fortë. Jeta po i bind edhe të tjerët se sa të drejta e parimore kanë clenë qëndrimet tona të vendosura kundër renegatëve të Beogradit.

Nesër do të botojmë në shtyp një material të gjatë të B. Ponomarjovit me titullin: «Çështjet themelore të luftës kundër revizionizmit në etapën e sotme- në të cilin, që në paragrafin e dytë, thuhet: «Në projektprogramin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, revizionizmi është shprehur në mënyrën më të koncentruar. Për të gjitha çështjet kryesore në këtë projektprogram, vija dhe pikëpamjet antimarksiste u kundërvihen vijës dhe pikëpamjeve të të gjithë lëvizjcs komuniste, konkluzioneve të Deklaratësi, e cila është aprovuar njëzëri nga të gjitha partitë komuniste e punëtore,..

1. DeklaratA e Mogkës e vitit 1957.

124

125

E ENJTE 19 QERSHOR 1958

Mbledhja e Byrosë Politike shqyrtoi raportin e Këshillit të Ministrave që do t'i paraqitet Kuvendit Popullor. Raporti m'u duk i plotë. Përveç ndonjë gjëje të vogël nuk kisha asnjë vërejtje. Byroja shqyrtoi, gjithashtu, edhe përbërjen e re të Qeverisë, të Presidiumit dhe të Kryesisë së Kuvendit Popullor.

E PREMTE 20 QERSHOR 1958

U mblodh Plenumi i 10-të I Komitetit Qendror të Partisë në të cilin raportova mbi punimet e Kongresit të 7-të të Partisë Komuniste të Bullgarisë, mbi qëndrimin e delegacionit tonë atje, si dhe mbi pikëpamjet antimarksiste e antisocialiste të grupit të Titos, të shprehura në Kongresin e 7-të të LKJ 1. Raportova, gjithashtu, edhe mbi zhvillimin e punimeve të mbledhjes së përfaqësuesve të partive komuniste e punëtore të vendeve socialiste Ildhur me KNER-in, që u mbajt në Moskë nga 20-24 maj 19582.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 18, f. 1: 2. Po aty, L 25.

128

127

E SHTUNE 21 QERSHOR 1958

Filluam punimet në sesionin e parë të legjislaturës së katërt të Kuvendit Popullor. Mbajta një fjalël.

E DIEL 22 QERSHOR 1958

Sot gazeta «Zëri i popullit» botoi artikullin me titull «Revizionizmi modern duhet luftuar pa mëshirë deri në shkatërrimin e tij të plotë teorik e politik» 1 lidhurmeftënvosqpzhiljnëtga partitë marksiste-leniniste kundër revizionizmit jugosllav.

Vazhdoi edhe sot mbledhja e Kuvendit Popullor, që filloi dje.

Po hedh disa shënime për takimin që do të bëhet në Kryeministri, më 24 qershor, midis delegacionit tonë dhe atij të qeverisë së Republiks Çekosllovake, që kryesohet nga shoku Viliam Shiroki 2.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 32.

1. Shih: në këtë vëllim shënimin e faqes 93. 2. Viliam Shiroki, në atë kohë anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Çekosllovakisë dhe kryetar i qeverisë së Republikës Çekosllovake.

128

129 9 — 122

I. — Përshëndetje shokëve çrlcosllovakë dhe konsiderata e lartë e popullit, e Partisë dhe e Qeverisë sonë për vizitën e miqve. 1) Rëndësia politike, si brenda dhe jashtë vendit tonë, e vizitës së delegacionit çekosllovak të nivelit të lartë. Forcimi i mëtejshëm i pozitave ndërkombëtare të Shqipërisë, lidhjet vëllazërore të vendeve të kampit të socializmit. Veçanërisht ç'rëndësi politike ka kjo në arenën ndërkombëtare. Brenda vendit: forcon miqësinë, forcon besimin, forcon lidhjet e popullit me Partinë dhe me Qeverinë, forcon ndjenjat e internacionalizmit proletar. 2) Rëndësia në lëmin ekonomik. Ne do të shtrojmë përpara shokëve gekosllovakë një sërë problemesh që lidhen me marrëdhëniet ekonomike. Mendojmë se ata do t'i shikojnë me dashamirësi kërkesat tona dhe do t'i plotësojnë brenda mundësive. Plotësimi i këtyre kërkesave do të luajë rolin e vet në kuadrin e përpjekjeve që bën populli ynë për ndërtimin e socializmit dhe për ngritjen e nivelit të jetesës së tij. 3) Në lëmin e këshillave të vlefshme në të gjitha drejtimet e punës sonë. Ne kërkojmë të shkëmbejmë mendime e të dëgjojmë këshillat e shokëve çekë, duke folur me ta si vëllai me vëllanë që kanë të njëjtin qëllim. Kjo edhe për arsye se e kemi çmuar dhe e çmojmë eksperiencën e shokëve çekë, veçanërisht në lëmin e industrisë. II. — Rrugës nga aeroporti e gjer këtu ju patë entuziazmin e popullit tonë, popull i lashtë nga historia, por kurdoherë i ri nga zemra.

130

a) Shtypja, mjerimet, robëria e së kaluarës së largme dhe të afërt, e kanë bërë popullin tonë të vuajë, por edhe e kanë kalitur, e kanë bërë të papërkulur përpara fatkeqësive dhe mjerimeve. Populli ynë ka luftuar në shekuj dhe kurrë s'është përkulur përpara armiqve. Partia e Punës e Shqipërisë e nxori atë në dritë dhe e futi në rrugën e socializmit. b) Ndihma internacionaliste e vendeve të kampit të socializmit. c) Në momentet kritike të luftës dhe të pasluftës, populli shqiptar, i udhëhequr nga Partia e tij marksiste, qëndroi në lartësinë e detyrës. — Liria duhej të fitohej me luftë. — Në aleancë me Bashkimin Sovjetik, me gjithë forcat e vërteta revolucionare, mund të fitohej liria dhe pavarësia. — Vetëm një parti marksiste-leniniste mund ta çonte popullin në fitore. ç) Ne e ndoqëm me konsekuencë këtë vijë dhe kjo bëri që Shqipëria, e lënë në varfëri e prapambetje, të arrinte lirinë e pavarësinë e saj, të vendoste rendin e ri të demokracisë popullore, të ecte e sigurt në rrugën e socializmit. Shqipëria e vogël u qëndroi valëve dhe furtunave të luftës dhe të pasluftës dhe u afirmua si një shtet sovran dhe i zoti të ndërtojë me sukses socializmin. d) Rreziqet e luftës dhe të pasluftës. Përpjekjet e imperialistëve dhe të titistëve për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Lufta e Partisë sonë në këto drejtime.

131

e) Marrëdhëniet aktuale të vendit tonë, në radhë të parë, me vendet e tjera të kampit socialist si dhe me vendet borgjeze. III. — Situata e brendshme ideopolitike e socialkulturore. Partia dhe politika e saj. a) Forcimi i brendshëm i Partisë, edukimi dhe ngritja ideologjike dhe kulturore e komunistëve dhe e masave. b) Lidhjet me masat dhe uniteti i popullit. c) Partia në ballë të përpjekjeve të popullit për ndërtimin e vendit. ç) Ngritja në një nivel të lartë e patriotizmit të masave, forcimi i besimit në forcat krijuese dhe ngjallja e dashurisë për punë. IV. — Situata ekonomike. Vështirësi të mëdha ekonomike kemi kaluar, por të tilla kemi akoma, sido që situata çdo vit po përmirësohet. Përpjekjet heroike të popullit tonë kanë qenë e mbeten faktori vendimtar për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit në Industri e miniera. a) Nevojat tona shtohen dhe zgjerohen; na duhet të arrijmë një nivel jetese të përshtatshëm, pse popullsia shtohet dhe kultura ngrihet. Ne jemi një vend i pazhvilluar industrialisht, sapo kemi hedhur bazat e industrisë dhe na duhet të bëjmë akoma shumë që të shfrytëzohen si duhet edhe burimet e brendshme, edhe foroat e energjitë e njerëzve. 132

Ju do të shikoni vendin tonë, industrinë tonë dhe do të bindeni për ç'kemi bërë e ç'na duhet të bëjmë. Ne jemi një vend që ka trashëguar vetëm një artizanat primitiv. Tash kemi një industri që plotëson çdo ditë e më tepër shumë nevoja, por na duhet të bëjmë shumë përpjekje për ta forcuar e për ta zgjeruar industrializimin tonë socialist, derisa ne të kemi një industri moderne për të shfrytëzuar të gjitha rezervat e brendshme që flenë ose shfrytëzohen pak dhe keq. Në këtë drejtim neve na duhet edhe ndihma e miqve. b) Edukimi i kuadrove. c) Pasuritë e nëntokës sonë dhe perspektivat e zhvillimit. Nga ritmi i zhvillimit të tyre varet edhe fuqizimi i ekonomisë sonë, edhe mundësia që t'ua shlyejmë miqve në kohë kreditë që na japin. Mekanizmat. Mjetet për mekanizim dhe shumë lëndë të para ende jemi të detyruar t'i importojmë. Për këto, tani për tani, s'kemi si bëjmë, prandaj e çmojmë ndihmën nga miqtë. ç) Ne jemi një vend malor dhe transporti kryesor, tani për tani, është ai automobilistik. Duhen ndërtuar e asfaltuar rrugët, pse në gjendjen aktuale ato i konsumojnë shumë automjetet. Ju do t'i shikoni rrugët tona dhe do të ndiheni krenarë për dy gjëra: për skodat tuaja të mirënjohura dhe për shoferët tanë të mrekullueshëm, që i shfrytëzojnë shumë mirë ato. 133

Bujqësia Gjendja në të kaluarën. Hapja e tokave të reja. Bonifikimet. Mekanizimet. Frutikultura. Konkluzione. E MARTE 24 QERSHOR 1958

Prita për vizitë dr. Polenën me të shoqen.

Me ftesën e Qeverisë së RP të Shqipërisë sot arriti për një vizitë .në vendin tonë një delegacion qeveritar çekosllovak i kryesuar nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Çekosllovake, shoku Viliam Shiroki. E pritëm në aeroport.

Pritje në Kryeministri. Filluam bisedimet. Fola unël.

Asistuam në një koncert të dhënë për nder të Shirokit nga Teatri i Operës dhe i Baletit dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve.

1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 60.

134

135

r

E SHTUNt 28 QERSHOR 1958

E PREMTE 27 QERSHOR 1958

Dje dhe sot shoqërova Shirokin në Durrës. Mbrëmë hëngrëm darkë së bashku në hotelin «Albturist» në plazhin e Durrësit.

Shkuam në mbrëmjen e dhënë nga ambasada çekosilovake për nder të Shirokit. Përshëndeta dhe unël.

Paradite) për nder të mikut çekosllovak, u organizua një miting. Pasdreke Shiroki u nis për në Vlorë.

1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 74.

136

137

E DIEL 29 QERSHOR 1958

Mbaruam bisedimet me delegacionin qeveritar çekosllovak dhe nënshkruam deklaratën e përbashkët.

E 11£NR 30 QERSHOR 1958

Miqtë çekosllovakë u larguan për në Pragë. I përcollëm në aerodromin e Rinasit.

Dekoruam shokët çekosliovakë dhe organizuam një miting të madh në Tiranë. Folëm unël dhe Shiroki.

Mbrëmje nga ana jonë për nder të mysafirëve.

1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 81.

138

139

E ENJTE 3 KORRIK 1958

Kohët e fundit më kanë shqetësuar gabimet që po bëhen lidhur me kolektivizimin, pak më parë në Shkedër, ku gjendja akoma nuk është rregulluar, e tani në Peshkopi. Shokët drejtues në këto rrethe nuk e kanë kuptuar me seriozitetin e duhur direktivën e Partisë se kolektivizimi duhet bërë në baza vullnetare, aq më tepër pastaj shokët e Peshkopisë që nuk kanë vlerësuar as kritikën që iu bë Shkodrës për këtë çështje. Më duket se këto gabime e kanë burimin në të metat që ekzistojnë në metodën e punës udhëheqëse të Partisë, prandaj pikërisht këtu, në përmirësimin e mëtejshëm të kësaj metode, e përqendrova diskutimin tim në mbledhjen e sotme të Sekretariatitl.

PREMTE 4 KORRIK 1958

Mbledhja e Byrosë Politike mori në shqyrtim një numër çështjesh, ndër të cilat edhe këto: — Mbi organizimin dhe shpërblimin e punës në kooperativat bujqësore; — mbi zgjerimin e kompetencave të ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore si dhe të komiteteve ekzekutive të këshillave popullorë; — mbi përdorimin e literaturës tekniko-shkencore dhe përhapjen e eksperiencës së përparuar në prodhim.

Sot u vu në qarkullim një vëllim i posaçëm me materiale (pjesë nga artikuj e nga vepra të veçanta) të V.I. Leninit për luftën kundër revizionizmit në lëvizjen ndërkombëtare dhe ruse. Libri është përgatitur nën kujdosin e Institutit të Historisë së Partisë pranë KQ të Partisë.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, v611. 16, t. 92.

140

141

r

E 111ËRKUR£ 9 KORRIK 1958

E HENE 7 KORRIK 1958

Prita ish-atashetë ushtarakë sovjetikë në vendin tonë, gjeneralët Rodimcev, Glebov, Sokolov, që kanë ardhur me rastin e 15-vjetorit të ushtrisë sonë, si dhe gjeneralin Sergaçkov dhe kolonelin Rura, atashe ushtarak pranë ambasadës sovjetike këtu.

Sot shoku Spiro Koleka mbushi 50 vjeç. Me këtë rast të gjithë ne, shokët, morëm pjesë në ceremoninë e dekorimit të tij nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Mbledhje solemne në sallën e Teatrit të Operës e të Baletit me rastin e 15-vjetorit të krijimit të Ushtrisë sonë Popullore.

I

142

143

r



TIRANË—PRAGË, E SIITUNfi

E ENJTE

12 KORRIK 1958

10 KORRIK 1958

Vizituam ekspozitën fotografike të ushtrisë.

Vizituam ekspozitën e armëve të ushtrisë në aerodromin e Tiranës.

Bashkë me Nexhmijen e fëmijët u nisa për pusinime në Çekosllovaki. Në aeroportin e Pragës na priti shoku Dolanskil dhe të tjerë. Na kanë vendosur në një vilë, ku ka ndenjur dhe ka punuar shoku Gotvald gjatë kryengritjes së tetorit.

Vajtëm në ndeshjen e futbollit midis skuadrës sonë «Partizani» dhe «Progresul» të Rumanisë, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 15-vjetorit të krijimit të ushtrisë, ku fola unë.

1. J. Dolanski, ish-zëvendëskryerninistër dhe anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Çekosllovakisë.

144

145 10 — 122

r

PRAGË, E HËN£ 14 KORRIK 1958

Dje dhe sot vizituam rrethet e Pragës. Pamë hidrocentralin e madh mbi Vëlltavë dhe u ulëm në një restorant buzë lumit. Dita ishte e nxehtë, po vendi shumë i bukur. Vizituam me automobil qytetin e Pragës. Sot vizituam kështjellën e bukur të Prag& dhe ekspozitën që ishte atje.

KARLOVI-VARI, E PREMTE 18 KORR1K 1958

U bënë tri ditë që kemi ardhur në Karlovi-Vari në këtë qytet të bukur balnear, të pastër, plot parqe e lule. Na kanë vendosur në vilën «Margaret». Atë ditë që erdhëm na vizitoi doktori Zymo, mjek i zoti, çek, ish-partizan dhe me rekomandimin e tij pardje fillova të kurohem me ujërat e banjave të famshme të këtij qyteti. Kohën po e kalojmë këndshëm. Shëtitje, vajtje në kinema, bilardo etj. Në qytet ka lëvizje të madhe artistësh e regjisorësh nga tërë vendet e botës, mbasi në këtë periudhë këtu zhvillohet festivali ndërkombëtar i filmit. Sot vajta në stadium, pashë ndeshjen e futbollit «Dinamo» e Tiranës — «Karlovi-Vari». Dolën barazim. Tanët mund të luanin më mirë. Në Kollonadël takuam Furcevën me Firjubinin. Na ftuan për çaj në hotelin e tyre. Në rrugë takuam Tishenkon. 1. Vend i mbuluar në Karlovi-Vari, ku njerëzit mbushin gotat me ujë e i pijnë duke shëtitur.

147

r

KARLOVI-VARI, E SIITUNI3 19 KORR1K 1958*

Në një radiogram që i dërgova sot sbokut Hysnl, midis të tjerave, e porosita të organizohen manifestime kundër agresioni• irnperialist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe kundër Libanit dhe Jordanisë.

Takuam Valdek Roshenë, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Franceze.

ÇEKOSLLOVAKI, E SHTINE 26 KORRIK 1958

Kjo javë ka qenë plot aktivitete, vizita nëpër qytete, takime me shokë e miq etj. Më kanë pëlqyer shumë qytetet që kam vizituar këto ditë, si Marianski- Lazne, Lohet, Sokolovo, qyteti krejt i ri Ostravë, qyteti Jakovliev apo dy qytetet që pamë sot, Frantishkovi- Lazne e qyteti Heb. Gjatë këtyre ditëve jam takuar me Valdek Roshenë, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Franceze, na kanë vizituar në shtëpi shokët Novotni, Kopecki, Firlinger e Hendrih me gratë e tyre. Në qytetin e vogël historik Lohet, pamë kështjellën e vjetër dhe ekspozitën e qeramikës. Pamë gjithashtu shtëpinë e moçme ku ka ndenjur Gëteja. Para disa ditësh me Novotnin shkuam në festivalin e filmit, në «Grand Hotel Moska», ku pamë filmin «Doni i qetë» dhe takuam aktorët kryesorë të filmit. Nga festivali kemi parë filmin e bukur italian «Rrugë të kaltra», filmin francez «Le cerf-volant» d'ne

filmin indian «Mëma Indi».

148

149

ÇEKOSLLOVAKI, E MART2 29 KORRIK 1958

Vajtëm në Kinzhvar, vizituam kështjellën-muze të Meternikutl. Pamë çdo .gjë. Ciceroni që na shpjegonte ishte njeri me kulturë, njohës i mirë e kompetent. Më bëri shumë përshtypje biblioteka e Meternikut, ku librat ishin lidhur shumë bukur. Hymë në një nga dhomat që mbahej e mbyllur dhe pamë një mumje të nxirë në një sarkofag prej druri.

ÇEKOSLLOVAKI, E MP.RKUR£ 30 KORRIK 1958

Dje erdhi më takoi zëvendësministri i Jashtëm çekosllovak, Gregor. Më foli lidhur me vizitën zyrtare, që do të bëjmë ne në Çekosllovaki, në kthim të vizitës që pak kohë më parë bëri te ne delegacioni çekosllovak i kryesuar nga Shiroki.

Do t'i nis një radiograml Hysniut, ku t'i them për këtë vizitë, thjesht për ta ditur, si dhe për vizitën që më kanë bërë Novotni, Kopecki, Firlingeri, Baraku, Hendrihu me gjithë gratë e tyre.

Më 12-13 gusht do të mbaroj kurat dhe do të vizitoj disa qytete e qendra pune e do të kthehem në Pragë. Hysniu me siguri ka shumë punë se ka mbetur dhe vetëm, po unë jam në merak a ka rënë shi në atdhe dhe në ç'gjendje janë misri dhe pambuku. Do

1. Politikan e burrë shteti i Austrisë (1773-1859).

150

1. Radiogrami ndodhet në AQP dhe mban datën 30 korrik 1958.

151

t'i kërkoj të më bëjë një telegram të vogël. Unë jam mirë, edhe të tjerët janë mirë. Qyteti ku jemi është shumë i bukur dhe i këndshëm. Të korrat janë shumë të mira dhe njerëzit shumë të dashur.

ÇEKOSLLOVAKI, E ENJTE 31 KORRIK 1958

Vajtëm për gjah kaprolli në rrethin e Sokolovos. S'vramë asgjë. Pyje të bukura, të spastruara, të mbajtura me kulturë, me rrugë të asfaltuara brenda. Shëtitja qe e këndshme.

152

133

SOKOLOVO, E PREMTE 1 GUSHT 1958

Shëtitje buzë liqenit.

ÇEKOSLLOVAKI, E MARTË 5 GUSHT 1958

Shkuam në Pilzen. Vizituam uzinat e mëdha ..Skoda» dhe fabrikën e famshme të birrës «Pilzen».

U takuam me gjeneral Sokolovin, ish-atashe ushtarak sovjetik në Tiranë.

Takim me Firlingerin.

Sot bënte vapë, 30-35 °.

154

155

ÇEKOSLLOVAKI, E DIEL 10 GUSI1T 1958

Shokët çekosllovakë na kanë organizuar një program të gjerë pushimesh e vizitash, por edhe gjuetie. Këto ditë kam dalë disa herë për gjueti në rajone të ndryshme për gjah, si kaproll e sorkadhe. Me këtë rast kam shijuar edhe bukurinë e pyjcve të pastruara me kujdes e të mbajtura me kulturë. Kalimi nëpër to bëhet zakonisht në rrugë të asfaltuara. Kanë çekët bitum edhe për këto rrugë! Për sa i takon gjahut, herë kam vrarë e herë jo, sipas rastit. Sidoqoftë ky lloj pushimi më ka ndihmuar të bëj shëtitje të këndshme. Tri-katër ditë më parë erdhën disa shokë nga Shqipëria për pushime. Më sollën lajme të gëzueshme nga atdheu. Atje çdo gjë shkon mirë.

PRAGË, E fIËNIR 11 GUSIIT 1953

Dje Hysniu më njoftoi për vrasjen barbare të qytetarit shqiptar Hasan Spatal nga ana e organeve titiste. I dërgova sot Hysniut një radlogram 2 me udhëzime të hollësishme për veprimet që duhet të 13..:jrnë e masat që duhet të marrim për të vënë përpara përgjegjësisë qeverinë jugosllave. Midis të tjerave, i rekomandoja shokëve se, sipas mendimit tim, qeverisë jugosllave duhet t'i dërgohet një notë tjetër e rreptë proteste, duke e paralajmëruar për pasojat që mund të rrjedhin nga mospërgjigj ja notës sonë të parë (nota mund të shoqërohet edhe me disa masa konkrete në fushën e marrëdhënieve shtetë1. Në rrugën për t'u riatdhesuar nga RF e Gjermanisë në Shclipëri, Hasan Spata u ndalua në Beograd. Më 27 maj 19158 organet e sigurimit jugosIlav e rrëmbyen nga hoteli ku ishte vendosur nga ambasada jonë për të kaluar natën, e çuan në një karnp përgendrim4 dhe organizuan vrasjen e tij. Në përgjigje të kërkesave këmbënguiëse të Qeverisë sonë për kthimin e tij, autoritetet jugosllave deklaruan se ai ishte .vrarë gjatë përpjekjeve për t'u arratisur». 2. Shih: Enver Hoxha, «Letra të zgjedhura*, vëll. 3, f. 52.

158

157

rore); nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të organizohet një konferencë shtypi me trupin diplomatik, si dhe me gazetarët e huaj të akredituar në vendla tonë dhe me gazetarët vendas për demaskimin e thistëve; radioja dhe shtypi të flasin për këtë krim të titistëve, për demaskimin e tyre si vrasës e si shkelës të ligjeve e të normave ndërkombëtare; pa prekur çështje kufijsh e probleme territoriale, të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Kosovë e në vise të tjera shqiptare në Jugosllavi nga persekutimi i titistëve, zbatues të politikës shoviniste të kralëve serbë. E porosita shokun Hysni që, përpara se të vendosin për masat që duhen marrë, propozimet e mia t'i diskutojnë në Byronë Politike dhe për çka do të vendosin, të më njoftojnë edhe mua.

ÇEKOSLLOVAKI, E MARTE 12 GUSFIT 1958

U takova me Skoçimaron, i cili erdhi më bëri nië vizitë. Ky është më i miri midis anëtarëve të udhëheqjes aktuale të Partisë Komuniste Italiane, por nuk është i qëndrueshëm, edhe mund të bjerë në ujërat e revizionistëve.

Erdhi dhe u takua me mua Pajeta 1 dhe një shok tjetër i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Itahane. Pajeta përpiqet para meje të maskohet, por ai mbetet ashtu siç është, një revizionist.

1. Xhankarlo Pajeta, në atë kohë anëtar I sekretariatit të KQ të PK

158

159

PRAGE, E MERKURE 13 GUSHT 1958

ÇEHOSLLOVABI, E ENJTZ 14 GUSHT 1958

U kthyem në Pragë. I bëra një vizitë shokut Shiroki në kryeministri. Vizitë kortezie.

U nisëm për në Bërno. U takuam me sekretara komitetit të partisë.

e

Vizituam një fabrikë qilimash, si edhe Austerlicini. Nga kodra e muzeut pashë fushën e betejës, ku Napoleon Bonaparti në agim, në kohën e lindjes së diellit mbi Austerlic, realizoi manovrën historike me daljen e befasishme të trupave të tij në krahët e austria-

këve.

1

1. Vendi ku më 2 dhjetor 1805 N. Bonaparti mundi ushtritë austro-ruse.

160

161 11 — 123

BERNO, E PREMTE 15 GUSHT 1958

Në Bërno vizituam uzinën e traktorëve «Zetor».

Vizituam Spilberkun, qytetin dhe një fermë shtetërore të rritjes së derrave.

BRATISLAVE, E SIITUNE 16 GUSHT 1958

Në Bratislavë hëngrëm drekë me anëtarët e Byrosë Politike. Në mëngjes me Bacilekun vizituam fabrikën e panelave, apartamente dhe shkolla të qytetit.

Pasdreke shëtitëm me motoskaf mbi Danub. Kaluam në ujërat austriake.

U nisëm për në Bratislavë. Vizituam varrezat e ushtarëve sovjetikë.

Darkë nga Këshilli i Ministrave të Sllovakisë.

162

163

r

ÇEKOSLLOVAK1. r DIEL

ÇMOSLLOVAIKI, E II1RN2 1S GUSI1T 1958

17 GUSI1T 1958

Më shpunë në kështjellën e Topolcanit. Pasdreke vajtëm për gjah. Plagosa një dre dhe pz.'s pak e gjetëm të vrarë.

Vizituam fabrikën e Shihac.

hëngrëm drekë në

Vizituam muzeun e Banka Bistricës.

Vazlidojmë rrugën për në Tatra.

164

165

r

OSTRAV£, E PRE5ITE

ÇEKOSILOVAEL E ENJTE 21 GIISHT 1958

Para disa ditësh arritëm në Tatra. Vizitë me automobil e shëtibje në këmbë. Vizituam shokun Dolanski në «Javorina». Fola në telefon me Nexhmijen dhe me fëmijët në Pragë.

22 GUSHT 1958

Vizituam Nova Hutën (Metalurgjia e re), fabrikën e nikelit, atë të ndërtimit të makinave «Hengen» dhe qytetin ku ndodhet uzina metalurgjike.

Për darkë te Kopecki.

Dola për gjah. Vrava një sorkadhe në Tatra Llomnica. Dje bëmë mbrëmje me shokët e Partisë Komuniste Italiane, Gjermane, Finlandeze që ndodhen në Çekosllovaki. Mbrëmja quhej «Zhivanka», domethënë «Kukureci» sllovak. Sot u nisëm për në Ostravë. Hëngrëm drekë në Zhilina dhe biseduam me udhëheqësit e krahinës. Arritëm në Ostravë në mbrëmje dhe fjetëm në një vilë jashtë Ostravës.

166

167

ÇEKOSLLOVAKI, E SIITUNË 23 GUSHT 1958

U nisëm për në Gotvaldov. Vizituam fabrikën e këpucëve dhe pasdreke u kthyem me avion në Pragë. Kështu mbaroi udhëtimi shumë I këndshëm dhe interesant nëpër Çekosllovaki.

PRAGË. E Mr.REUR£ 27 GUSHT 1958

Gjatë këtyre ditëve bashkë me Nexhmijen kemi bërë disa vizita. Vizituam ambasadën tonë, vajtëm pamë Lidicen, e cila, ashtu si Borova jonë, u bë shkrumb e hi nga hitlerianët dhe u mbulua me gjakun e grave, të pleqve e të fëmijëve të pafajshëm.

Dje vizituam muzeun «Klement Gotvald» në Pragë, dhe sot në Mauzoleun e Gotvaldit vendosëm një kurorë me lule. Vizituam muzeun «Lenin».

Sot ishim për darkë te Shiroki. Ishin edhe anëtarët e Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.

168 '

169

r

PRAGË, E ENJTE 28 GUSHT 1958

Nesër nisemi për në Shqipëri.

E PREMTE 29 GUSHT 1958

U nisëm me avion nga Praga dhe arritëm në Tiranë.

I tregova Nexhmijes për vdekjen e babait të saj. Lajmin për këtë vdekje unë e kisha marrë që më 8 gusht, por nuk i tregova Nexhmijes për të mos e dëshpëruar gjatë kohës që ndodheshim këtu.

Vizituam ambasadorin tonë në shtëpinë e tij.

170

171

r

E HËNË 1 SHTATOR 1958

Sot pasdite populli i Tiranës zhvilloi një miting të madh me rastin e hapjes së muajit të miqësisë shqiptaro-sovjetike. Nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv të të Qytetit, ku kishim dalë, folën shoku Hysni Kapo, me cilësinë e presidentit të Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri—Bashkimi Sovjetik dhe shoku N.T.Sizov, kryetar delegacionit kulturor të Shoqërisë së Miqësisë BRSS-Shqipëri.

E PREMTE 5 SLITATOR 1958

Prita në selinë e Komitetit Qendror delegacionin parlamentar bullgar të kryesuar nga Dimitër që po bën vizita në vendin tonë.

Në mbrëmje shtruam një darkë në Pallatin e Brigadave për nder të delegacionit parlamentar bullgar.

1. IN;r8 atë kohë kandidat 1 Byrosë Politike të KQ të PK Bullgare dhe anëtar i Presidiumit të Asamblesë Popullore të Bullgarisë.

172

173

E DIEL 7 SHTATOR 1958

Agjencia TASS njofton se më 5 shtator u mbajt plenumi i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku u vendos për thirrjen e Kongresit të 21-të të jashtëzakonshëm të Partisë për shqyrtimin e shifrave kontrolluese të zhvillimit të ekonomisë për vitet 1959-1965 dhe mori vendimin përkatës. Njoftohet, gjithashtu, se plenumi liroi Bulganinin nga detyra e anëtarit të Presidiumit të KQ të PK të BS.

E HENE 8 SIITATOR 1958

Mbledhje e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Bëra disa ndërhyrje të vogla lidhur me interpretimin e disa dispozitave të Kodit Penal të vitit 1948. U diskutua edhe për dekorimet e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare. Shpreha mendimin që duhet të përcaktohen kriteret për dhënien e të tria llojeve të medaljeve. Nuk është e thënë që tërë dëshmorëve t'u jepet patjetër Medalja e Trimërisë; edhe vendosja e një pllake përkujtimore me emrat e dëshmorëve të një fshati ose të një lokaliteti, me motivacionin përkatës, është një kënaqësi për familjet e dëshmorëve, prandaj për këtë çështje s'duhet vepruar gjithnjë njëlloj.

Ambasadori korean dha sonte një pritje në hotel «Dajti.» me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Republikës Demokratike Popullore të Koresë. Mora pjesë.

174

175

E DIEL 14 SHTATOR 1958

E MARTR 9 SHTATOR 19511

Takim me ambasadorin kinez. I shpreha edhe një herë qëndrimin e patundur të Partisë sonë, të Qeverisë së Republikës sonë Popullore dhe të mbarë popullit shqiptar në përkrahje të çështjes së drejtë të popullit kinez kundër ndërhyrjes brutale, provokacioneve e komploteve të imperializmit amerikan e reaksionarëve të Çan Kai Shisë në çështjet e brendshme të Kinës, e veçanërisht, kohët e fundit, në ngushticën e Tajvanit.

Pasnesër mbushen 16 vjet që nga data historike kur u mblodh Konferenca e Pezës. Sot vajtëm në Pezë, ku ishte organizuar një miting i madh. Kishin ardhur qindra banorë e punonjës të Tiranës dhe të fshatrave përreth. Entuziazmi i popullit ishte në kulm. Përshëndeti shoku Gogo Nushi.

Mora pjesë në pritjen e dhënë nga ambasada gare me rastin e 14-vjetorit të çlirimit të Në pritje fola edhe unë 1 .

Sot në «Zërin e popullit» botohet artikulli ynë: «Politika nacional-shoviniste e revizionistëve jugosIlavë kundër shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi». 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, L 116.

176

177 12 — 122

F. MARTE 16 SHTATOR 1958

Në mbledhjen e Byrosë Politike, ku morëm në shqyrtim studimin mbi shifrat kryesore të paraprojektplanit të tretë pesëvjeçar (1961-1965), midis të tjerash, bëra disa vërejtje parimore lidhur me paraqitjen e këtij studimi. Në radhë të parë organet e përpunimit të planeve dhe udhëheqja e Partisë duhet të kenë më shumë kujdes për t'i studivar më thellë problemet e planit, sepse përgjegjësia për ato që vendosen të përfshihen në plan, është e madhe. Kjo kërkon që shokët e Plenumit të Komitetit Qendror të jenë në dijeni se ku janë bazuar e sa të mbështetura janë të dhënat për orientimet kryesore të planit, që përbëjnë palcën kurrizit të një plani pesëvjeçar. Kjo është e domosdoshme për dy arsye, theksova në diskutimin tim: Së pari, se për perspektivën e ndërtimit të socializmit që përcakton plani pesëvjeçar duhet të vendosë udhëheqja e Partisë dfie, së dyti, se është një shkollë e madhe për udhëheqjen e Partisë kur u futet studimeve të tilla, mbasi kështu njihet me thelbin e çështjeve në lidhje me planin perspektiv. 178

E PREMTE 10 SHTATOR 1958

Takim me delegacionln parlamentar hungarez të kryesuar nga Karoli Kishi, që ka ardhur për vizitë në vendin tonë. Pritje për delegacionin në Pallatin e Brigadave.

1. Në atë kohë anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partis8 Punëtore Socialiste Hungarisë dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblese Kombtare të RP të Hungarisë.

179

r

E SHTUNR 20 SHTATOR 1958

Pritje në ambasadën hungareze me rastin e vizitës në vendin tonë të delegacionit parlamentar hungarr?z. Folën ambasadori hungarez si dhe kryetari i delcgacionit, Karoli Kish. Fola edhe unë.

E MERICURR 24 SHTATOR 1958

Mbledhje e zakonshme e Byrosë Politike, ku diskutuam rreth raportit «Mbi disa çështje të punës organizative të Partisë». Në diskutimin tim 1 u përqendrova kryesisht në idenë që format e punës organizative të Partisë duhet të jenë të ndryshueshme në përshtatje me kushtet, e jostatike, gjë që kërkon, në radhë të parë, aktivizimin e gjithë kuadrove të Partisë, sidomos të anëtarëve të plenumeve të komiteteve të Partisë.

Numri i sotëm i gazetës «Izvestia» i kushtohet vendit tonë. Në këtë numër përfshihet edhe një artikull imi.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 18, f. 143.

180

181

r

E PREMTE

E MERKURË

26 SIITATGR 1958

1 TETOR 1958

Mbledhje e Sekretariatit. Midis problemeve të tjera, diskutuamf edhe për punën e organizatës së Partisë në. Kantierin e Bonifikimit të Thumanës. Komiteti i Partisë i Rrethit të Krujës nuk është marrë seriozisht me këtë aksion, nuk e ka vënë uiin në zjarr, si i thonë fjalës, që të marrë masa organizative dhe politike për sqarimin dhe për mobilizimin e fshatarësisë në ndërtimin e kësaj vepre. Dhe më e keqja është se ky komitet partie nuk ka menduar për ta krijuar me kohë organizatën-bazë të Partisë në kantierin e Thumanës, e cila qysh në fillim do ta udhëhiqte punën me seriozitet. Diskutuam2 edhe për probleme të zhvillimit të kulturës në fshat, për rëndësinë e sigurimit të kuadrit të kulturës dhe të artit për në fshat dhe në qytet.

1. Shth: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 149. 2. Po aty, f. 153.

182

Sot vizituam dy ekspozita kinezet të hapura në Tiranë dhe në mbrëmje morëm pjesë në pritjen e dhënë nga ambasadori Lo Shi Gao me rastin e përvjetorit të shpalljes së RP të Kinës. Folëm unë 2 dhe ambasadori kinez.

1. «RP e Kinës në rrugën e transforrnItneve të mëdha» dhe «Arti grafik kinez-. 2. Enver Iloxha, Vepra, vëll. 16, L 156.

183

TEPELENE, E SHTUNE 4 TETOR 1958

E ENJTE 2 TETOR 1958

Vizitë në disa rrethe të Jugut. U nisa për në Vlorë.

Gjatë rrugës për në Tepelenë u ndala dhe vizitova shkollën 7-vjeçare «Selam Musai» të Sinanajt, ku bisedova me mësues, nxënës e kooperativistë të Sinanajt e të fshatrave përreth, të cilët më njohën me përparimet që kanë arritur e me problemet që u dalin.

Shumë ngrohtë e ndjeva veten edhe midis kooperativistëve të Dukajt, me të cilët bisedova për punët e kooperativës, për perspektivat e saj etj.I.. Vizitova varrezat e dëshmorëve në Tepelenë. Pastaj vajta në shkollën 7-vjeçare të qytetit, ku u takova dhe zhvillova një bisedë me arsimtarët 2 ; u dhashë disa këshilla që mund t'u vlejnë për punën në të ardhmen dhe i urova për suksese të mëtejshme.

Arrita në Memaliaj, ku ishte organizuar një miting me punëtorët e Minierës së Qymyrgurit. Mbasi 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 166.

2. Po aty, P. 169.

184

185

u fola punëtorëve në këtë mitingl, vajta vizitova disa nga banesat, mensat e fjetoret e tyre.

U nisa për në Përmet.

Bisedë me shokët drejtues të Përmetit.

PERMET—BERAT, E DIEI, 5 TETOR 1958

Vizitova kooperativën e Kutalit, që është një nga kooperativat më të vjetra të rrethit të Përmetit. Bëra një bisedë me kooperativistëti.

Vizitova repartin ushtarak të Përmetit. Takim dhe bisedë me oficerët dhe me ushtarët e repartit 2 .

U nisa për në Berat. Gjatë rrugës u ndala dhe bisedova me kooperativistët e Rehovës, të Terpanit e të Paraspuarit.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, L 172.

186

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 175. 2. Po aty, E. 178.

187

Bisedë me sekretarët e organizatave të Partisë dhe me kuadrot drejtues të kooperativave bujqësore të zonave malore të Beratiti.

U nisa për në Tiranë, ku mbërrita në mbrëmje. E MARTË 7 TETOR 1958

Dje bëra vizitë në kooperativat Starovë, Velabisht etj. Në qendrën e kooperativës së Starovës u organizua një miting, ku u fola kooperativistëvel.

Bëra një vizitë, gjithashtu, në Ndërmarrjen Bujqësore të Beratit. Atje është bërë një punë shumë e mirë për rritjen e pemëve frutore, sidomos të fiqve, me të cilët është mbjellë një bllok i tërë.

Vizitova shkollën pedagogjike «1 Maji» të Beratit. U takova dhe bëra një bisedë me arsimtarët e shkollave të mesme të qytetit 2.

Sot vizitova kooperativat Lapardha dhe Çiflik. Mitingje dhe biseda me kooperativistët. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 181. 2. Po aty, f. 187.

1 88

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, P. 183.

189

E MËRKURE 15 TETOR 1958

Nesër kam 50-vjetorin e lindjes, por shumë shokë dhe miq erdhën që sot për të më uruar. Paradite, aky nga ora 10 0°, në Presidiumin e vendit Popullor m'u dorëzua titulli i lartë i «Heroit të Punës Socialiste» Isha shumë i emocionuar nga k y nder i madh që më bëri Partia ime e dashur, anëtar besnik i së cilës jam dhe do të jem gjithë jetën. Me këtë rast foli shoku Pilo Peristeri, fola edhe unë. Me mirënjohje të thellë i falënderova shokët për vlerësimin e lartë që i bën; punës sime, duke i siguruar se këtë titull të lartë do ta mbaj me nder derisa të kem jetën, duke luftuar me të gjitha forcat e mia për forcimin e Partisë sonë të lavdishme dhe për lumturinë e popullit. Mbi çështjet e Partisë cihe të

E ENJTE 16 TETOR 1958

Sot ishin të shumtë shokët dhe miqtë që erdhën më uruan për 50-vjetorin e lindjes. Me këtë rast Byroja Politike dha një darkë.

llit nuk mund të vihet

190

19 1

E HEN£

E MARTP 21 TETOR 1958

Më njoftuan se i ngarkuari i jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë i Republikës Arabe të Bashkuar, kërkon takim me mua. Do ta pres nesër, më 22, në orën 12" Porosita që në pritje të ndodhet edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Vasili [Nathanaili).

27 TETOR 1958

Mora pjesë në punimet e Konferencës Kombëtare të Tregtisë Socialiste.

Takim me shokët finlandezël, që ishin për pushime te ne.

Darkë e shtruar për nder të shokëve nga Partia Komuniste e Finlandës dhe nga Partia Komuniste e Indonezisë, që ndodhen në vendin tonë për pushime.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, L 198.

192

13

193 —

122

E MART£ 28 TETOR 1958

Mbledhja e Byrosë Politike. Përveç të tjerave, në këtë mbledhje diskutuam edhe raportin «Mbi masat që duhen marrë për shtimin me ritëm më të shpejtë të prodhimit të mishit dhe të qumështit», si dhe projektvendimin për pjesëmarrjen në punë fizike të kuadrove dhe të nëpunësve. Të dyja këto çështje do t'i paraqiten Plenumit të ardhshëm të Komitetit Qendror, i cili do t'i shqyrtojë edhe më mirë këto probleme e sidomos të parin që ka të bëjë me rritjen e mirëqenies së popullit. Në diskutimin tim u përqendrova kryesisht në idenë që t'i sigurojmë popullit sa më shumë mish e qumësht me forcat tonal.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 18, f. 230.

194

E MP-RHURE 29 TETOR 1958

Lexova informacionin për çështjet dhe kërkesat që më ngritën gjatë vizitave që bëra këtë muaj në disa rrethe të Veriut. Sipas këtij informacioni, një nga këto kërkesa ka qenë «që shteti të mos administrojë pyjet e gështenjave të Tropojës, por t'ua japë në pronësi kooperativave bujqësore! Shteti të ushtrojë vetëm kontroll pyjor e të mos harxhojë asnjë fond për pastrim e mbarështim» etj. Kjo nuk më duket zgjidhje me vend. Veçanërisht për pyjet me gështenja të Tropojës, jam i mendimit, të mos ngutemi me ua dhënë për pronë të përhershme kooperativave, pse ato janë pasuri e madhe shtetërore. Të gjenden mënyra të tjera interesimi për shtetin d'ne për kooperativat.

Mbledhja e sotme e Sekretariatit mori në shqyrtim edhe çështjen e administrimit të dokumenteve në Parti. U theksuan disa dobësi në këtë drejtim në punën e komiteteve të Partisë të rretheve Shkodër e Elbasan. Problemi i administrimit të dokumenteve në Parti

195

ka rëndësi të madhe për forcimin e Partisë e të kuadrove të saj. Në ndërgjegjen e komunistëve, theksova në diskutimin tim, të forcohet rëndësia e problemit të administrimit të dokumenteve në Parti, ruajtja e teserës, serioziteti i rekomandimeve. Lidhur me këto çështje propozova që, përveç projektvendimit, të botohet edhe një artikull në gazetën «Zëri i popullit».

E SHTUNË 1 NENTOR 1958

Kohët e fundit, shokët sovjetikë e cilësuan sulm provokues të reaksionit ndërkombëtar dhënien e çmimit «Nobël» për vitin 1953 romanit •Doktor Zhivago» të Boris Pasternakut. Ky roman, i cili nuk u pranua nga redaksitë e revistave dhe të shtëpive botuese të Bashkimit Sovjetik, për urrejtjen që shpreh ndaj mënyrës së jetesës sovjetike, për frymën antipopullore dhe armiqësore ndaj revolucionit socialist, është nxjerrë në Perëndim ku është botuar e propaganduar me pompë. Tash duke i >7dhënë çmimin «Nobël»,Doktor Zhivagos» së Pasternakut _vepër me përmbajtje të thellë antisocialiste, borgjezia sh reh qëndrimin e saj reaksionar ndaj komuruzmit në përgjithësi e ndaj popujve sovjetikë në

veçanti. Sipas njoftimeve të TASS-it mësojmë se qeveria sovjetike e lejon Pasternakun të dalë jashtë shtetit për të marrë çmimin «Nobël» si dhe, po të dëshirojë, mund të largohet përgjithmonë nga Bashkimi Sovjetik! Nga ana tjetër, në Moskë është mbajtur një mbledhje e shkrimtarëve ku u aprovua vendimi për për196

197

jashtimin e Pasternakut si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Bashkimit Sovjetik, dhe u aprovua një rezolutë në të cilën i kërkohet qeverisë sovjetike t'i heqë tradhtarit Pasternak nënshtetësinë sovjetike1

E MARTE 4 NËNTOR 1958

Dje u mblodh Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të Partisë. Në emër të Byrosë Politike mbajta raportin masat që duhen marrë për shtimin me ritëm më të shpejtë të prodhimit të mishit dhe të qumështit»i. 1 31-ë mbledhje-u shqyrtua edhe çështja-mbi të kuadrove. dhe të nëpunësve.

Vazhduan edhe sot diskutimet për problemet që u shtruan në Plenum. Mbasi u morën vendimet përkatëse, Plenumi u mbyll.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 278.

198

199

r

E MERRURE 5 1VENTOR 1958

E PREMTE 7 NËNTOR 1958

Ishim në mbledhjen solemne me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Bashkimit të Grave të Shqipërisë. Salla e Teatrit të Operës dhe të Baletit ishte mbushur me qindra gra punëtore e patriote, të ardhura nga gjithë vendi. Në fytyrat e tyre shprehej gëzimi për jetën e re dhe dashuria e pakufi për Partinë. Mbledhjen e hapi shoqja Vito Kapo, pastaj foli Nexhmija.

Pritje në hotel «Dajti» nga ambasadori sovjetik me rastin e 41-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Folai për këtë datë me rëndësi të madhe historike. Foli dhe Ivanovi.

4.

1. Shih: Enver Hoxha,. Vepra, vëll. 16, f. 390.

200

201

r

E SHTUNR 8 NRNTOR 1958

Sot u mbushën 10 vjet që nga krijimi i uzinës «Enver». Isha i pranishëm në këtë festë jubilare të punëtorëve të kësaj uzine. Punëtorët ishin shumë entuziastë. Mbas përshëndetjes që bëri shoku Adil, vizituam ekspozitën e prodhimeve të reja. Në fund i urova punëtorët, duke i përgëzuar për rezultatet që kanë arritur, dhe për suksese të mëtejshme në plotësimin e detyrave.

202

E MRRKURR 12 NRNTOR 1958

Në selinë e Komitetit Qendror të Partisë prita delegacionin e Federatës Demokratike Ndërkombëtare të Grave dhe përfaqësueset e grave të Algjerisë, Tunizisë, Sirisë, Libanit dhe Irakut që kanë ardhur për vizitë miqësore në Shqipëri dhe me rastin e 15-vjetorit të themelimit të BGSH.

203

E ENJTE 13 NËNTOR 1958

Mbledhje e Byrosë Politike. Diskutuami rreth raportit «Mbi gjendjen dhe masat për zhvillimin e mëtejshëm të peshkimit». Gjendja në sektorin e peshkimit është e pakënaqshme, planet nuk realizohen dhe kjo gjendje e bën këtë sektor një nga degët më të prapambetura të industrisë ushqimore. Nuk mund të ecet më kështu, prandaj organizatat e Partisë duhet të punojnë seriozisht në këtë drejtim.

Takim me ambasadorin hungarez. Më dorëzoi një letër nga Kadari në përgjigje të letrës sonë të datës 7 tetor, me anë të së cilës u kërkonim një kredi fare modeste për ta përdorur gjatë pesëvjeçarit të tretë. Na njoftojnë se nuk mund ta plotësojnë kërkesën tonë «për shkak të vështirësive që u kanë shkaktuar ngjarjet e vitit 1956». Të jetë kjo arsyeja e vërtetë?!

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 409.

204

E SHTUNE 15 NENTOR 1958

Mbledhje e Sekretariatit. Morëm në shqyrtim raportin e Këshillit Qendror të Bashkimeve Profesionale për zhvillimin e mëtejshëm të garave socialiste. Lidhur me këtë problem Sekretariati i Komitetit Qendror dha një varg porosish për Këshillin Qendror të Bashkimeve Profesionale, për këshillat e rretheve dhe për organizatat e bashkimeve profesionale, që do t'u vlejnë shumë atyre për një organizim më të mirë të punës. Sekretariati porositi që kontrolli dhe ndihma e Partisë në bashkimet profesionale të jenë të vazhdueshme, që këto të bëhen ndihmëse e rezerva e Partisë në edukimin dhe në mobilizimin e klasës punëtore. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për një varg çështjesh të tjera.

Sot mora informacionin që u kisha kërkuar shokëve të sekretarisë për mënyrën se si veprohet e ç'bëhet me letrat e ankesat e popullit pasi i shikoj unë, si zbatohen e si ndiqen porositë që jap etj. Sigurisht tani, për çdo letër që vjen nga populli, tregohet më shumë 205

kujdes dhe janë bërë ndryshime pozitive në shqyrtimin dhe ndjekjen e tyre. Por m'u krijua përshtypja se përsëri puna lë akoma për të dëshiruar e, në radhë të parë, për atë që unë e quaj themelore: si kërkohet zgjidhja e drejtë, parimore dhe e partishme për ankesat që kanë njerëzit. Për shembull, më tërhoqi vëmendjen çka thuhet në informacionin që më dhanë shokët: «Të gjithë personave që dërgojnë telegrame, letra ose parashtrojnë ankesa verbale, u japim përgjigje me anë të komiteteve të Partisë». • Çështja se kush duhet ta zgjidhë drejt e me partishmëri një ankesë ose kërkesë të popullit, për mendimin tim (flas kur letra më drejtohet mua personalisht), është një çështje parimore. Gjersa letra më drejtohet mua dhe unë porosis të shihet, ose të zgjidhet, shokët që do ta zbatojnë këtë porosi duhet të më njoftojnë për fatin e saj dhe përgjigjja personit t'i jepet në emrin tim.

200

E DIEL 16 NENTOR 1958

Sot votuam për gjyqtarët popullorë. Edhe këtë herë, ashtu si gjithnjë, zgjedhjet për gjyqtarët popuIlorë qenë shprehje e gjallë e unitetit të pathyeshëm të popullit tonë, e unitetit të tij të çeliktë me Partinë. Gjithë Shqipëria sot është në festë.

207

perativës së tyre, por u interesova veçanërisht për zhvillimin e blegtorisë, sa e kanë rritur numrin e krerëve, ç'rezultate kanë arritur në përmirësimin e racës së bagëtive etj.

KORÇË, E MERKURE 19 NENTOR 1958

Pardje u nisa dhe mbërrita në Korçë. Në organizatën e Partisë të këtij rrethi punova vendimin e Plenumit të Komitetit Qendror për shtimin e mishit e të qumështit.

Dje vizitova Fabrikën e Trikotazhit. Kjo është një fabrikë me perspektivë, punëtorët korçarë punojnë mirë. U takova dhe pata një bisedë me ta për një varg problemesh të prodhimit, që u dalin atyre në punë e sipër.

Sot bëra vizitë në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore të Maliqit. Pashë lopët hungareze të sjella rishtas.

Vizitë në kooperativën bujqësore të Bulgarecit. Bisedova me kooperativistët për shumë çështje të koo-

209

208 14 - 122

KORÇE, E ENJTE 20 NENTOR 1958

Sot dola shëtitje me këmbë në qytet. Kisha kënaqësi të madhe që shëtisja në rrugët e qytetit ku kam kaluar një pjesë të rinisë sime si nxënës e mësues i Liceut. Ecja dhe ndër mend më vinin të gjalla kujtimet e atyre kohëve plot aktivitet revolucionar në këtë qytet të dashur për mua.

KORÇË, E SHTUNE 22 NENTOR 1958

Filloi punimet aktivi i Partisë i rrethit të Korçës, i cili punoi vendimet e Plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të Partisë. Në fund të aktivit fola edhe unël.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 412.

210

211

në «Midhi Kostani», në leshpunuesit dhe në këpucarët, ku u njoha nga afër me punën e tyre, me sukseset, me vështirësitë që hasin e me nevojat që kanë. Punojnë bukur e me cilësi. Perspektivat e tyre janë të mira.

KORÇE. E MARTE

25 NËNTOR 1958

Pardje vizituam vreshtat e Poloskës. Takim me popullin.

Pata një bisedë me profesor Kondën.

Dje pata një takim me punonjësit e arsimit të rrethit të Korçës. U fola 1, midis të tjerash, edhe për rëndësinë e madhe që ka vendimi i Plenumit të fundit të Komitetit Qendror për përmirësimin e mëtejshëm të jetës së popullit, për detyrat që u dalin atyre për zbërthimin e këtij vendirrai në masat, si dhe për punën e gjifhanshme që duhet të bëjnë.

Sot bëra vizita në disa qendra pune: Në kooporativën e veshmbathjes, në zdrukthëtari1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 422.

212

S13

r

E MËRKURE

E PREMTE

28 NENTOR 1958

28 NENTOR 1958

U nisa nga Korça dhe mbërrita në Tiranë.

Mora pjesë në mbledhjen solemne të organizuar me rastin e 14-vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe 46-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Foli shoku Adil Çarçani.

U takova me kryetarin e delegacionit të Shoqatës për Marrëdhëniet Kulturore me vendet e huaja të RSS të Azerbajxhanit, që ka ardhur në vendin tonë.

214

215

E SHTUNIE

E MERKURE

29 NËNTOR 1958

S DHJETOR 1958

Gjithë Shqipëria ka festë dhe gëzon. U bënë 14 vjet që populli ynë, nën udhëheqjen e Partisë së tij të lavdishme, jeton i lumtur. Edhe më i lumtur do të jetojë në të ardhmen. Të gjitha ia dedikojmë Partisë së dashur.

Sot filloi punimet sesioni i dytë i legjislaturës së katërt të Kuvendit Popullor, që diskutoi dhe aprovoi njëzëri në parim projektligjin «Mbi sigurimet shoqërore e shtetërore». Aprovimi kapitull më kapitull i këtij projektligji do të përfundojë nesër paradite.

Shkuam për ngushëllim në ambasadën bullgare, për vdekjcn e shokut Georgi Damianovi.

Në darkë morëm pjesë në pritjen që u organizua në. Pallatin e Brigadave me rastin e festës së Çlirimit.

1. Georgi Damianov, në atë kohë anëtar i Byrosë Politike Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, president i Presidiumit të Asamblesë Popullore të RepubliUs Eopullore të Bullgarisë.

ta

216

217

r.

TIRANP.-NIOSKË, F. MARTË

MOSKË, E MERRITHE

9 DIIJETOR 1958

10 DHJETOR 1958

U nisëm për në Moskë. Po sot, në orën 19 0° na priti Hrushovi. I paraqitëm disa çështje lidhur me planin tonë të ardhshëm pesëvjeçar (1961-1965). Këtë radhë na u duk se shkoi mirë biseda. Na premtuan ndihma. Darkë në Kremlin.

218

Rezidencën na e kanë caktuar në Kremlin. Në mbrëmje shkuam në teatrin «Balshoi», zhvillohej dekada e artit dhe e kulturës uzbeke.

219

MOSKE, E HËNË 15 DHJETOR 1958

Asistuam në mbledhjen e plenumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik për bujqësinë. Shifrat e planet për të ardhmen, që paraqiti në raportin e tij shoku Hrushov, janë kaq të larta, sa s'ke si të mos habitesh. Ne ia njohim pasionin e veçantë shokut Hrushov për bujqësinë, sidomos për «kukuruzin», kështu që, në ato shifra që të marrin mendjen, shohim edhe dozat e pasionit e të subjektivizmit. Por zemra na e do që të bëhen realitet. Duam ta shohim Bashkimin Sovjetik të lulëzojë e të zhvillohet pareshtur, për të mirën e popujve sovjetikë dhe të kampit të socializmit.

220

MOSKE - BUDAPEST, E MARTZ 16 DHJETOR 1958

U nisëm nga Moska për në Tiranë. Ndaluam në Budapest, pse koha ishte e keqe. U takuam me Kadarin dhe shokë të tjerë. Bisedimet ishin të përzemërta.

221

r

E MËRKURË

E MARTE

17 DHJETOR 1958

23 DHJETOR 1958

Mbërritëm në Tiranë, pas një ndalese në Hungari për arsye të kohës së keqe.

222

Mbledhja e Byrosë Politike (mbi aprOvimin e raportit dhe të projektvendimit mbi realizimin e planit, që do t'i paraqitet Plenumit të Komitetit Qendror). Më duket se Komisioni i Planit të Shtetit ndjek vetëm një metodë në përgatitjen e raporteve, prandaj këto për çdo vit janë uniforme. Raporti që na ishte paraqitur nuk kishte karakterin e një materiali kritik ku të reflektohet gjithë eksperienca e Partisë dhe e pushtetit në problemet kryesore. Këtë vërejtje e vura në dukje dhe në diskutimin tim. Propozova t'i bëhen disa shkurtime raportit dhe sugjerova një numër problemesh që do të ishte mirë të trajtoheshin atje.

223

r

E ENJTE

E PEEMTE 26 DILIETOR 1958

2$ DIIJETOR 1958

Prita delegacionin e Komsomolit që po bën vizita në vendin tonë.

Mbledhja e Plenumit të 12-të të Komitetit Qendror të. Partisë. Dëgjuam raportin e Byrosë Politike «Mbi realizimin e planit dhe të buxhetit të shtetit për vitin 1958 dhe detyrat që dalin për vitin 1959».

Pasdite prita shkrirntarin sovjetik Pervencev dhe regjisorin e filmit tonë të ardhshëm «Furtuna». Në pritje ishte edhe Nexhmljal. Biseda që patëm gjatë këtij takimi ishte e përzemërt, miqësore.

1. Nexhmije Hoxha, në atë kohë deejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe të Kulturës në Komitetin Qendror të PPSH.

224

15 — 122

225

r

E SHTIINE 27 DHJETOR 1958

E DIEL 28 DHJETOR 1958

Pas diskutimeve, Plenumi i 12-të i Komitetit Qendror i mbaroi punimet. Ai analizoi në mënyrë të gjithanshme realizimin e planit të këtij viti dhe detyrat që dalin për vitin 1959. Plenumi u zhvillua në një frymë të shëndoshë luftarake, shokët diskutuan shumë mirë, vunë në dukje realizimet, të metat dhe vështirësitë që dalin. Në fjalënt që mbajta në mbyllje të punimeve, pa hyrë në detaje, përmenda disa detyra që u dalin sektorëve të ndryshëm për vitin e ardhshëm.

Pamë operën tonë «Mrika» të kompozitorit Prenk Jakova. Është opera e parë shqiptare. Më pëlqeu shumë. Autori i kësaj opere ka bërë një punë të lavdërueshme; muzika që ka kompozuar ai është melodioze, e mbështetur në muzikën tonë popullore, sidomos në rnotivet e Veriut, që ai i ka përpunuar me mjeshtëri. Kjo vepër do t'u hapë rrugën edhe të tjerave të kësaj gjinie te ne.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 16, f. 461. 226

227

E 11ËNTE

E MERRURE

29 DHJETOR 1958

Prita autorët e operës së parë shqiptare «Mrika», Prenk Jakovën, Llazar Siliqin e të tjerë. 1 përgëzova artistët dhe u urova suksese më të mëdha që arti ynë skenik dhe muzika jonë të ecin gjithnjë përpara, të njohin vetëm suksese. Jeta e popullit shqiptar, u thashë, e kaluara dhe e tashrnja e tiji ësfitë jeta e4ë po pulli heroik, luftëtar e punëtor, që duhet të frymëzojë çdo artist_për të dojë, edhe të edukohet juar vë'Pia që popuIII edhe me to, po edhc të frymëzohet në punën e tij për ndërtimin

31 DHJETOR 1958

Nëpërmjet radios urova popullin tim për festën e Vitit të Ri 1959 1 I urova suksese e fitore, më shumë prodhime industriale e bujqësore, më shumë arsim dhe kulturë, që e ardhmja e Shqipërisë të jetë akoma më e bukur. .

Darka e Vitit të Ri 1959.

Vizitë në Pallatin e Pionierëve.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, v011. 10, f. 481. 228

229

r

E ENJTE 1 JANAR 1959

Siç e kanë bërë zakon çdo vit, erdhi ambasadori sovjetik, Ivanov, për të më bërë urimet e Vitit të Ri. Si kurdoherë ai solli edhe peshqeshin «tradicional» të tyre, dy shishe me vodkë dhe një shishe konjak të shoqëruar me dy paketa «Papiros».

233

E PREMTE 2 JANAR 1959

Tok me Nexhmijen shkuam uruam për Vitin e Ri një numër shokësh në familjet e tyre. Vizituam gjithashtu familje të shokëve dëshmorë. Në to gjithmonë na presin me një gëzim të papërshkruar dhe unë ndiej kënaqësi të madhe që shkoj takohem e bisedoj me njerëz të këtyre familjeve. Këta janë të fortë dhe patriotë të flaktë, janë krenarë për djemtë dhe për vajzat e tyre, siç jam edhe unë për ata shokë dhe shoqe, që luftuan heroikisht për popullin dhe për Partinë, që s'njohën lodhje dhe frikë, që ndodheshin atje ku ishte rreziku më i madh. Kujtimi i tyre është një forcë e madhe për ne, sakrificat e tyre janë një thesar i çmuar për Partinë; lidhjet e fëmijëve të tyre me Partinë dhe me pushtetin janë një garanci dhe mbrojtje për atdheun.

E SHTUNE 3 JANAR 1959

Filloi zbatimi i vendimit që morëm për punën fizike për të gjithë kuadrOt-e-FrattiSë - dhe-të- pushtetit, më 2„vre_e.. endore, cilëtdo qofshin, me përjashtim të atyre që nuk i leionrnjeku. Mendoj se ky vendim do të • ritet mirë n a kuadrot dhe n a pulli. Them do të pritet mirë nga kuadrot, se në këtë m~këta do të lidhen më mirë rue rnasat -dlie - rrie' _i_prod.huese, të shkunden punël rokratik, do të shohin se lodhja fizike ka të mirat e saj të çmueshme: fOrcimin e organizmit të tyre dhe fryte për ekonominë; kurse populli do të shohë djemte dhe vajzat e tij zyrtarë që venë ngjeshin duart me baltën e tokës mëmë, me llaçin që forcon muret e fabrikave të reja.

Sot filloi të bjerë shi, të cilin mund ta konsiderojmë po aq të nevojshëm sa kripa në gjellë.

234

235

JANAR 1959

E DIEL 4 JANAR 1959

«Viktima» e parëepunës, fizike. Hysniu u sëmur dhe u detyrua të «dezertonte». Ai vuan nga diabeti, pra hyn në radhën e «proletarëve» të uritur, si të

thuash, se ha me gram._Po bëre përpjekje fizike më tepër se ç'të lejon mjeku, të digjet sheqeri që ke «magazinuar». Këtë pësoi Hysniu, që shkoi në punë pa pëlqimin e mjekut. Sot u përgatitëm të shkonim në aerodrom për të pritur Grotevolin, i cili do të kalonte tranzit gjatë udhëtimit që bën për në Egjipt dhe në vendet e tjera të Lindjes së Afërt. Por, për arsye të kohës së keqe, avioni nuk u ndal fare në Rinas. Po përgatitem të nisem për në Republikën Demokratike Gjermane. Do të shkoj me një delegacion zyrtar të Partisë dhe të Qeverisë.

236

Disa pika për bisedimet 1 me palën gjermane. — Përshëndetje palës gjermane për ftesën që na bëri dhe mundësitë që na dha për të shkuar në RD Gjermane. — Simpatia e popullit shqiptar për popullin gjer-

man. — Populli ynë asnjëherë nuk konfondoi popullin gjerman me klikën naziste. — Përshëndetje për sukseset që ka korrur dhe po korr vendi i tyre në të gjitha fushat. — Përkrahja e plotë e vendit dhe e popullit tonë për çështjet gjermane.

Mbi situatën e brendshme të vendit tonë. — Ndryshime të mëdha janë bërë në këta 15 vjet çlirim në Shqipërinë e udhëhequr nga Partia. — Zhvillimi i industrisë, zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë (një pasqyrë e shkurtër e gjendjes së tyre) dhe perspektiva. 1. Fjala e shokut Enver Hoxha mbajtur në bisedimet e zhvilluara me delegacionet e PSBGj dhe të qeverisë së RDGj, që u zhvilluan në Berlin më 7 dhe 11 janar 1959, ndodhet në Arkivin Qendror të Partisë.

237

— Zhvillimi i arsimit dhe perspektiva. — Përmirësimi i jetës së — Pesëvjeçari i tretë do të hapë perspektiva të reja në rritjen e nivelit të jetesës së popullit tonë. — Situatë shumë e shëndoshë politike. Unitet i çeliktë i popullit dhe i Partisë. — Gjendja e brendshme e Partisë. Uniteti i radhëve të saj. Situata dhe marrëdhëniet me fqinjët. — Me Greqinë. (Përpjekjet tona për përmirësimin e marrëdhënieve po gjejnë përkrahje edhe atje.) — Me Italinë. (Marrëdhënie diplomatike dhe tregtare.) — Me Jugosllavinë. (Qëndrimi armiqësor i revizionistëve jugosllavë ndaj Partisë dhe vendit tonë.) Çështja gjermane — Mbtshtesim notën e Bashkimit Sovjetik lidhur me traktatin e paqes me Gjermaninë. — Kujdes në çështjet politike. — Të ftojmë një delegacion të partisë dhe të qeverisë gjermane të vizitojë vendin tonë. — Ndihma që vendet e kampit socialist duhet t'i japin njëri-tjetrit. — Bashkëpunimi midis vendeve tona.

TIRANË—BUDAPEST, E HENE 5 JANAR 1959

Në orën 11 të mëngjesit delegacioni ynë i Partisë e i Qeverisë, u nis për një vizitë miqësore në Republikën Demokratike Gjermane. Së bashku me mua është edhe Nexhmija. Bëmë një ndalesë në Budapest, ku do të qëndrojmë sot. Në aerodrom kishin dalë për të na pritur shokët hungarezë, me shokun Myniht në krye. Na thanë se shoku Kadar nuk kishte dalë sepse ishte i sëmurë nga gripi. Mund të jetë kështu, por një arsye e tillë na është thënë edhe disa herë të tjera. Vizituam shpejt e shpejt me automobil disa kuriozitete e pamje të Budapestit, i cili është qytet i bukur karakteristik dhe Danubi i jep një hijeshi të veçantë. Në mbrëmje, Komiteti Qendror i Partisë Socialiste Punëtore të Hungarisë dhe këshilli i ministrave dhanë për nderin tonë një darkë në godinën e parla1. Ferenc Mynih, në atë kohë anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Socialiste Punëtore të Hungarisë dhe kryetar i Këshiilit të Ministrave të Hungarlië.

238

239

mentit. Në darkë ishin Mynihu dhe shokë të tjerë të byrosë me gratë e tyre. Kadari nuk ishte. Mynihu ngriti dolli për miqësinë. Iu përgjigja edhe unë. Darka ishte e ngrohtë dhe me muzikë tradicionale cigane, por orkestra m'u duk ordinere. BUDAPEST, E MART£ 6 JANAR 1959

Në mëngjes na erdhi në vilën ku banojmë shoku Kadar për të na bërë një vizitë kortezie. Si duket u shërua nga gripi. Hëngri mëngjesin me ne, u tregua i afruar dhe, ndërsa hanim, biseduam për gjendjen e përgjithshme ekonomiko-politike të vendeve tona. Bisedë e përciptë dhe e përgjithshme. Pas largimit të Kadarit shkuam përsëri me automobil për të vizituar qytetin.

Në orën 153° u nisëm me tren të posaçëm për në Berlin. Përcjellja në stacionin qendror ishte gjysmëzyrtare. Kishte dalë Mynihu me po ata shokë që na pritën. Përveç këtyre ishin edhe ambasadori sovjetik dhe ai gjerman të akredituar në Hungari. Në stacion kishin dalë edhe studentët e studentet shqiptare që mësojnë në Budapest. Këta, si të gjithë njerëzit tanë, ishin të gëzuar, të përmallur, entuziastë.

240

241 16 - 122

të; ai fliste nga pozita «të larta». Ulbrihti lëshoi një ffiumb në lidhje me qëndrimin tonë ndaj revizionistëve jugosllavë. Edhe ne iu përgjigjëm me një thumb po të atillë.

BERLIN, E MERKURË 7 JANAR 1959

Në orën 9 të mëngjesit arritëm në Berlin. tshtë e para herë që vij këtu. Në stacion na pritën shokët gjermanë me Valter Ulbrihtin në krye. Bie borë dhe bën ftohtë, por të gjithë jemi veshur mirë. Masat i kemi marrë si ne, si gratë tona. Jashtë stacionit, përpara tribunës, ishte radhitur një kompani ushtarësh për të bërë nderimet e rastit dhe ca popull. U bënë ceremonitë e zakonshme. Foli Ulbrihti, fola dhe unë. Entuziazmi këtu ka vdekur, mundet edhe pse bën ftohtë. Sidoqoftë, nga çdo pikëpamje ftohtë ishte. Çështja e revizionizmit jugosllav, — me folë ose mos me folë pZ:r ta, — udhëheqjen gjermane e shqetëson, kurse ne jo. Ne bëjmë tonën, ata le të bëjnë të tyren. Miqësia jonë këtu ndahet. Na kanë vënë e banojmë në Pankov, afër banon dhe Piku. Simfoni e bardhë bore mbi Berlin. I bëmë vizitë protokollare Ulbrihtit në Komitetin Qendror. Bisedimi qe i shkurtër, i përgjithshëm, i ftoh242

Pasdite vendosëm kurora në përmendoren ku ndodhen varret e shokëve të shquar gjermanë Karl Libkneht, Roza Luksemburg, Ernest Telman e të tjerë dhe në monumentin e ushtarëve sovjetikë në Treptov.

Filluam bisedimet. Unë i pari u bëra shokëve gjermanë një ekspoze të pikëpamjeve tona mbi problemet ndërkombëtare, theksova mbështetjen tonë të vendosur mbi të gjitha aspektet e problemit gjerman, mbi çështjen e paqes e të çarmatimit etj. U fola për pikëpamjet tona ndaj revizionizmit jugosllav dhe për luftën e vendosur e parimore të Partisë së Punës të Shqipërisë në këtë drejtim. U fola për situatën tonë të brendshme, për çështjet ekonomike, etj. Në këtë seancë shokët gjermanë dëgjuan me vëmendje. Ata do të flasin më vonë.

Vizituam shokun Pik, shok i lavdishëm. Ishte shumë i plakur. Ndenjëm afër tij, na shtrëngonte dorën, dolëm në fotografi, po nuk fliste dot. Vetëm na dëgjonte. Kur ikëm na përqafoi i heshtur. Shkuam shumë të impresionuar nga ky takim i paharruar për ne me një shok kaq të shquar të Internacionales Komuniste. 243

Mbrëmje nga ana e udhëheqësve gjermanë në sallën e madhe të kryeministrisë në Berlin, ish-pallati i Gëringut.

BERLIN, E ENJTE 8 JANAR 1959

Shkuam në Potsdam. Rrugës kudo borë. Autostn.,.cla është e mrekullueshme. Anash rrugës fshatra moderne, disiplinë rrugore e përsosur. Qyteti i Potsdamit — i bukur, por i rëndë si prusianët. Vizituam shtëpinë «Cicilien Hof» ku më 1945 u mbajt Konferenca e Potsdamit. Pamë sallat me radhë. Vizituam apartamentin ku banonte Stalini, pamë edhe kolltukun ku ishte ulur ai gjatë punimeve të Konferencës. Nga meshini tukut një amerikan kishte prerë një copë për kujtim. Kudo në këtë shtëpi zotëronte hija madhështore, e qetë e tejpamëse e të madhit Stalin. Ai rron i gjallë në zemrat tona dhe dukej sikur na thoshte: «Jini vigjilentë kundër fashizmit, kundër imperializmit, kundër revizionizmit». Në zemrën time, në kujtimet e mia, që s'do të shlyhen kurrë, qëndrojnë takimet me të, fjalët e tij të urta e të mira, këshillat e vlefshme, të qeta, të thella, plot dashuri e respekt për popullin dhe për Partinë e Punës të Shqipërisë. Në këto salla ndien në zemër veprën gjeniale të këtij titani leninist. 244

245

Vizituam kështjellën «Sans-Souci» të Frederikut II dhe dhomën e fjetjes të Volterit. Buzëqeshja ironike e patriarkut Fernez dominon Frederikun dhe prusianizmin. Për drekë u kthyem në Berlin.

Vizituam uzinën e tornove «Berkman». Punëtorët na pritën nxehtësisht.

Në mbrëmje vajtëm në Operën Shtetërore të Berlinit, pamë baletin «Gajane» të Haçaturianit.

E PREMTE 9 JANAR 1959

Arritëm në Lajpcig. Na pritën shumë ngrohtë dhe me dashuri. Qytet shumë interesant dhe me lëvizje të madhe.

Vizituam uzinën e makinave automatike, uzinë e madhe, e vjetër dhe me punëtorë shumë të kualifikuar. Fola përpara këtyre punëtorëve që na pritën me entuziazëm.

Vizituam gjithashtu shtëpinë e vogël muze ku në vitin 1900 u shtypën numrat e parë të «Iskrës» leniniste.

Vizituam muzeun «Dimitrov». Atje, veç të tjerash, ishte edhe një ekspozitë fotografish që tregonte rrugën e luftës heroike të këtij komunisti të madh. Në këto momente patetike mendja dhe zemra jonë shkonin te Dimitrovi. Në sallën e gjyqit të famshëm dëgjuam të 246

247

regjistruar në magnetofon zërin e Dimitrovit që përleshej me Gëringun, Gëbelsin dhe me ujqit e tjerë nazistë. Dëgjonim Dimitrovin që mbronte me•heroizëm komunizmin, Bashkimin Sovjetik, jetën e njerëzve, pagen dhe brezat e ardhshëm. Përballë tavolinës së trupit gjykues ishte një qcli e vogël, ku mbahej i burgosur Dimitrovi para se ta nxirrnin në gjyq. Në një stendë xhami pamë disa nga objektet e Dimitrovit të përdorura kur ishte në gjyq — një palë rroba të thjeshta, një krehër i vogël e disa letra të tij. Lamë një shënim në librin e përshtypjeve ku, midis të tjerash, shkruam: «Dimitrovi, udhëheqës 1 shquar i klasës punëtore dhe i Partisë Komuniste Bullgare, ishte dhe mbetet një nga figurat më të mëdha të proletariatit botëror, një luftëtar i shquar e paepur kundër fashizmit... Lavdi në shekuj Gjergj Dimitrovit! Lajpcig, 9 janar 1959».

Me automobil i hodhëm një vështrim qytetit dhe u kthyem në rezidencë, ku patëm një bisedë të gjatë dhe të ngrohtë me shokë udhëheqës të qytetit.

Në darkën zyrtare që u dha për ne, sekretari i partisë për qytetin foli shumë mirë për Shqipërinë dhe për Partinë e Punës të Shqipërisë. Këtu njoha edhe albanologun e shquar Lamberc, të cilin ne e kemi dekoruar për shërbimet e mira që u ka bërë gjuhës dhe vendit tonë. Ai fliste edhe vetë shqip. E ftuam për pushime në Shqipëri. 248

LAJPCIG, E SIITUNË 10 JANAR 1959

Vizituam kombinatin elektrokimik të Biterfeldit. Punëtorët shfaqën një entuziazëm të madh për vendin tonë. Në një nga repartet e uzinës u organizua një miting ku foli sekretari i parë i qarkut. Foli edhe shoku Manush.

Vizituam një kooperativë bujqësore në Brema ku rriteshin kryesisht lopë dhe derra. Kudo borë e madhe. Pritja e mirë.

Drekën e hëngrëm në «Kafe Tirana» në Desau. Vetëm emrin kishte «Tirana» ky lokal, se pikturat në mur ishin futuriste. Kërkuan ndihmë nga ne për disqe me këngë karakteristike shqiptare. U kthyem në Berlin me automobil nëpërmjet autostradës së mrekullueshme. Na thanë se autostrada mund të shërbente dhe si pistë avionësh dhe se ishte vetmja gjë e mirë që bënë nazistët» (natyrisht për luftë e bënë e që kushtoi rrëke të tëra gjaku). 249

Nënshkruam dokumentet zyrtare, pastaj i bëmë vizitën tradicionale Oberburgemestrit (kryetarit të bashkisë) të Berlinit Lindor. Vizitë ceremoniale; foli ai, fola dhe unë. BERLIN, E DIEL 11 JANAR 1959

Vazhduam bisedimet. Foli Ulbrihti. Bëri një ekspoze të zakonshme dhe të thatë të politikës së jashtme, kurse për politikën e brendshme foli sa për të shkuar radhën dhe për të vënë në dukje «vështirësitë e mëdha» ekonomike (që në realitet s'janë të tilla, pse niveli i jetesës këtu mbahet shumë lart nga ndihmat dhe kreditë e mëdha që u japin sovjetikët). Ai i përmendi »vështirësitë» për të mos plotësuar kërkesat e palës sonë në lidhje me një kredi të vogël që u kërkuam. Gjermanët kanë pretendime të ekzagjeruara, nën pretekstin se «çështja gjermane është nevralgjike». Dyqanet e tyre të ushqimeve janë plot dhe të sistemuara si farmaci. Përfundimisht udhëheqësit gjermanë na i shkurtuan shumë kërkesat tona modeste dhe, ato pak që na akorduan, do të fillojnë të na i japin nga viti 1963, viti i tretë i pesëvjeçarit tonë. Deshëm, s'deshëm, i falënderuam.

Dha pritje ambasada jonë. Kishte plot pjesëmarrje. Ambasadori sovjetik, Pervuhin, na rrinte afër, por s'u hap asnjë muhabet për ç'na preokuponte ne në lidhje me kreditë që kërkuam. Pervuhini sillej i dashur me ne, si gjithë sovjetikët që ishin në darkë dhe, veçanërisht disa gjeneralë, me të cilët ngritëm dolli për miqësinë.

Në orën 22°° u nisëm me tren për në Pragë. Përcjellja u bë zyrtare. U mbajtën fjalime në stacion.

Drekën e hëngrëm me Ulbrihtin.

250

251

Kohë sa duhet s'kishte në dispozicion, përkthyesi i tij nuk ia shkrepte, prandaj Novotni bëhej nervoz e mezi priste sa ta lexonte atë ç'kishte shkruar. Ai na tha të tijat. Sikur bëri një detyrë që kishte. Nejse. Edhe ne ia thamë ç'kishim, pastaj u ngritëm e ikëm. PRAGE, E 11£NE 12 JANAR 1959

Shkuam në Teatrin Kombëtar dhe pamë operën «Rusalka» të Dvorzhakut. Pjesë shumë e bukur, më pëlqeu.

Arritëm në Pragë. Në stacion na pritën me ceremoni zyrtare. Kishin dalë Novotni, Shiroki e të tjerë. Shkëmbyem fjalimet e rastit Novotni dhe unë. Në stacion dhe në rrugë shumë popull dhe entuziazëm, e kundërta e Berlinit. Shkuam në kështjellën e Pragës, ku i bëmë vizitën protokollare presidentit Novotni, i cili foli shkurt për vendin tonë. Vendosëm kurora në mauzoleun «Klement Gotvald». Gotvaldi që vdiq në moshë relativisht të re, ka qenë një shok shumë i mirë, një revolucionar i shquar dhe besnik i Stalinit të madh. Këta, të rinjtë, sikur s'e përmendin shumë, për të mos thënë fare, emrin e Stalinit.

Filluan bisedimet. Fola unë I pari. Novotni pas meje. Fjalimin ai e kishte të gjatë dhe me shkrim. 252

253

Pritje në kështjellë. Foli Novotni, fola edhe unë. Njerëz kishte plot, po pritja ishte një gjë e ftohtë. Bisedë të ngrohtë bëra me Nedjelnin. E ftova të vijë të pushojë te ne.

PRAGE, E MARTË 13 JANAR 1959

Pritja në Çekosllovaki në përgjithësi (sidomos në pamjen e jashtme) është e mirë, por te udhëheqësit çekosllovakë gjithnjë e më tepër duken ndjenja të theksuara prej tregtari. Ata i shikojnë çështjet nga ana e interesit të tyre, duke mos parë sa duhet në to frymën e vërtetë internacionaliste. Po s'kemi çfarë bëjmë. Po të ishim ne në vend të tyre, nuk do të vepronim kështu.

Nexhmija bëri vizitë në komitetin e grave çekosllovake ku u organizua një mbledhje në të cilën ajo foli për revolucionin që është bërë në jetën e gruas shqiptare dhe për zhvillimin e saj të pandalshëm në rrugën e socializmit.

Sot shkuam në qarkun e Budjejovicës (Çekia Jugore), ku vizituam uzinën e madhe «Kovosvit» në qytetin Zasimove-Usti. U bë miting me punëtorët. Fola përpara tyre për miqësinë, për gjendjen në vendin tonë dhe për çështjet ndërkombëtare. Punëtorët e pritën shumë mirë fjalimin. Vizituam kooperativën bujqësore «Zheçne Radimovice». Pritje e ngrohtë në klub. E futëm në garë me kooperativën tonë bujqësore «Jeta e re» të Lushnjës. Kooperativa ishte e mirë, e pasur dhe e përparuar. 254

255

u përkthye në çekisht, nga çekishtja në sllovakisht dhe më së fundi nga kjo në hungarisht. U masakrua fare.

BRATISLAV£, E lt4P.EKURE 14 JANAR 1959

U nisëm për në Sllovaki dhe arritëm në Bratislavë. Na pritën me popull e me ceremoni. Foli sekretari i parë i partisë për Sllovakinë, Karol Bacilek, përshëndeta dhe unë. Bacileku është njëfarë babaxhani, plak i thjeshtë e i lezetshëm. Pi duhan më tepër se unë, bile kutinë nuk e mban fare në xhep, por në dorë, si dhe Kopecki, që e mban nën sqetull. Këtu s'ka forma, mënyra dhe luks si në Çeki; e ndien veten më lirë dhe shokët sllovakë janë me më pak «maniera», më të qeshur e më të dashur. Kundër Titos flitet më hapur dhe pa ceremoni, siç bëjnë çekët.

Mbrëmje solemne në Bratislavë. Më dhembi shumë koka, piva dy aspirina, por e mbajta veten me forcë. Foll Bacileku, pastaj fola unë. Mbrëmja ishte e ngrohtë, kishte edhe sovjetikë që punojnë në këto anë dhe këta u treguan shumë të dashur. Pas pritjes u nisëm me tren për nëBërno. Po bie të fle se jam shurni. -.> i lodhur nga dhimbja e kokës.

. Shkuam në Komarno, një qytet buzë Danubit, ku vizituam kantierin e ndërtimit të anijeve. U organizua një miting ku përshëndeti sekretari i parë i partisë për qarkun. Hëngrëm drekë në një anije që do ta marrin sovjetikët. Jam i lodhur dhe më dhemb koka. Vizituam kooperativën bujqësore Topolniki (minoritet hungarez). Fjalimin e mbajta në shqip, pastaj

257

256 17 - 122

ÇEKOSLLOVAKI, E ENJTE 15 JANAR 1959

PRAGË, E PREMTE 16 JANAR 1959

NëBërno na pritën nxehtë sekretari i komitetit të partisë qarkut me gjithë shokët e tij; na vunë në një shtëpi të mirë, me pamje nga qyteti.

Pas një bisede të shkurtër dhe si hëngrëm mëngjesin, shkuam vizituam uzinën «Kravolboice Trojerni», e cila prodhon makina të rënda për industrinë kimike. Fola në aktivin e partisë. Shokët çekë bënë pyetje dhe mbetën të kënaqur. Komunistët dhe punëtorët çekë treguan një interesim dhe një dashuri të madhe për vendin dhe për Partinë tonë.

Drekën e hëngrëm në tren, me qëllim që në mbrëmje të kthehemi në Pragë.

Vizitë në uzinën «Vilhehn Pik». Fola në aktivin e partisë të uzinës dhe përpara punëtorëve. Na shoqëroi Dolanski, i cili tregohet më i dashur me ne se të tjerët, është më i thjeshtë.

Vazhduan bisedat në kështjellë me Novotnin dhe shokët e tij. Ata nuk e pranuan kërkesën tonë të arsyeshme dhe për pesëvjeçarin e tretë na akorduan një kredi të kufizuar. Shiroki më bëri «teori» se ata japin kredi për investime në vendet mike, «atje ku shihet interesi i përbashkët», por mua më duket se kredi japin atje ku interesi i tyre është më i madh. Sidoqoftë unë iu përgjigja, natyrisht në mënyrë diplomatike, por q ë..k ai e kuPtoi mir-ë se ne nuk jemi syleshë. Firmuam dokumentet me ceremoni. Darkë riga ana jonë. U njoha me shoqen Neumano-

'9R2

259

va, plakë revolucionare komuniste, bashkëshorte e poetit revolucionar çek S. K. Neumani. E ftova të vijë në Shqipëri dhe ajo pranoi të vijë.

PRAG£, E SHTUNE 17 JANAR 1959

U larguam nga Praga, pasi u bënë ceremonitë e zakonshme. Në ndarje unë dhe Shiroki folëm për miqësinë, për unitetin dhe u nisëm me tren për në Tatra. Atje, së bashku me shokët e tjerë të delegacionit, do të pushojmë disa ditë, para se të nisemi për në Moskë, ku do të marrim pjesë në Kongresin e 21-të të PK të BS.

1. S. K. Ncuman (1873-1917), poet revolucionar çek. Gjatë Luftës së Parë Botërore, duke qenë i mobilizuar në ushtrinë austro-hungareze, u dërgua në Shqipëri, ku qëndroi një vit e gjysmë në Elbasan dhe në Beragozhdë të Pogradecit, të cilëve u kushtoi vëllimet «Elbasani» dhe «Beragozhda», me vjersha e kajtime me tema krejt shqiptare.

260

261

r

ÇEKOSLLOVAAL E DIEL 18 JANAR 1959

ÇEKOSLLOVAKI, E 111:,'NE 19 JANAR 1959

' Jemi në malet e Iarta Tatra në «Javorina». Koha është jashtëzakonisht e mirë, dielli shkëlqen mbi borë. Jemi në një vilë të bukur të rrethuar me pisha. Po çlodhemi e po përgatitemi të shkojmë për gjah.

Tërë ditën e kaluam në vilë, herë duke lexuar, herë duke luajtur dornino pranë zjarrit bubulak, por herë duke dalë edhe në diell që të ngroh mirë. Nexhmija e ndien veten më mirë dhe është e kënaqur.

Pasdreke e filluam gjahun. Unë shkova për dhi të egra. U ngjita në Tatra Llomnica me teleferik, pastaj kalova gërxhet përpjetë me këmbë, mbi borë e gurë. Lodhje e madhe, djersët çurkë, po dhitë asgjëkundi nuk dukeshin. Zbritëm në stacionin e teleferikut. Këtu shoqëruesit m'u lutën të ngjiteshim edhe një stacion me teleferik dhe që këndej mund të qëllonim mbi gjahun në hon. U ngjitëm pa shpresë, por më së fundi ja, si pika të zeza në borë, në hon u duk një tufë dhish të egra rreth 250 m larg. Ngrita pushkën me dylbi, qëllova dhe dhia u godit. Ajo bëri disa dhjetëra metra përpara e plagosur, pastaj mbeti në borë. Të tjerat «fluturuan». Në të kthyer në Tatra Llomnica vrava edhe një dre. Gjah i mirë sot.

Pasdreke shkuam përsëri për gjah. Unë shkova me Pavlin dhe me drejtorin e Parkut Kombëtar të Tatrës. Udhëtuam me karrocë, larg nga kufiri polak, thellë në mal. Gjë e mrekullueshme. Kasollet ishin përgatitur, qenë përgatitur gjithashtu ushqimet (gështenjë dhe bar) pë.r kopetë e drerëve. Nata duhet të na zinte në kasolle dhe atje të mbyllur, të heshtur, pa pirë as cigar, duke vëzhguar nga dritaret e vogla, të prisnim ardhjen e drerëve. Mbërritëm në vend, kur perëndoi dielli. Natyrë madhështore, e egër, e bukur, e bardhë, e heshtur. Prit e prit, pastaj larg nesh u duk një dre, po s'Iëvizte. Duke e fiksuar aq shumë me sy, na dukej sikur ai e ndiente rrezikun. Më në fund u afrua, e qëllova në kokë, mbeti në vend. Gjah i bukur. E hodhëm në karrocë dhe u kthyem. Rrugës në dritën e hënës

262

263

dukej vetëm borë. Bënte ftohtë, po ne ishim veshur mirë.

Kishim për darkë në vilë miq sllovakë, sekretarin e parë të komitetit të partisë të Kozhices, sekretarin e komitetit të partisë të Tatra Llomnicës, si dhe kryetarin e komitetit ekzekutiv të këtij stacioni të bukur dimëror. Darka kaloi e gëzueshme. Shokë e miq të mirë të Shqipërisë.

ÇEKOSLLOVAKI, E NIËRKUR£ 21 JANAR 1959

Dolëm shëtitje me karrocë të hapur (slitë) nëpër borë me Nexhmijen në drejtim të kufirit polak. Vajtëm deri tek ura e kufirit. Koha është shumë e bukur, shëtitje e këndshme dhe e shëndetshme. Bëmë fotografi. Kujtime të mira, do t'ua tregojmë fëmijëve kur të kthehemi. I kemi larg e na ka marrë malli. Çekët që na shoqëruan na folën keq për polakët.

264

i

265

BASHKIMI SOVJETIK, E ENJTE 22 JANAR 1959

BASHKIMI SOVJETIK, E PREMTE 23 JANAR 1959

Në orën 11°° u nisëm me tren drejt kufirit sovjetik. Arritëm në Çop, atje na priste Llaptievii.

Treni po çan përpara, vagonët i kemi specialë, të veçantë, komodë. Vende të njohura, të dashura. Kudo ka borë, por jo borë e madhe. Fsbatrat e Ukrainës nuk të lënë përshtypje të mirë, pse shtëpitë njëkatëshe duken të varfra, të mbuluara me kashtë, të zymta. Ç'ndryshim me fshatrat e Gjermanisë e të Çekosllovakisë! Pse kështu? Këtej kaluan edhe hordhitë hitleriane, por sidoqoftë u bënë kaq vjet dhe Ukraina është e pasur. Stacionet e dyta në linjat hekurudhore janë të papastra, të zymta. Sovjetikët kanë shumë për të bërë në këtë drejtim.

Drekën e hëngrëm në stacion me. sekretarin e partisë të rajonit. Jemi të kënaqur dhe ca të çlod'nur nga pushimi i shkurtër që bëmë në Tatra.

1 1. Punonjës në Drejtorinë e Jashtme të KQ të PK të BS që merrej me Shqipërinë dhe kishte mësuar gjuhën shqipe.

266

267

MOSK1E, E DIEL MOSKR, E SFITUNE

25 JANAR 1959

24 JANAR 1959

Mbërritëm në Moskë. Koha ishte me mjegull. Në stacion kishte dalë për të na pritur Hysniu, i cili ka mbërritur në Moskë para nesh, kurse nga sovjetikët na pritën Aristovi, Pospjelovi, Zasiadkoi, Danialovi, Firjubini, Konstantinovi e të tjerë. Përqafime me shokët, biseda të zakonshme. Ua hipëm automobilave dhe shkuam në një vilë, ku kemi qenë edhe herë tjetër.

Në mbrëmje, si zakonisht, bilardo dhe film. Bisedë e përzemërt me Lesakovin (mikun tonë të përhershëm), që s'di të thotë gjë tjetër përveçse «stariçok», «u plake», «u plaka» e të tjera shakara të tilla që janë bërë bajate. Por sidoqoftë ai është i dashur me ne. Duhet thënë se atij s'ia vë veshin njeri dhe s'i thonë gjë për të na komunikuar, përveç gjërave të zakonshme.

268

Vizituam Ekspozitën e Arteve Figurative të vendeve socialiste. Ishin dhe shumë delegatë të tjerë nga partitë motra që kanë ardhur për të marrë pjesë në Kongresin e 21-të. Ekspozitë pak a shumë e mifë. Pjesa e sovjetikëve ishte më e madhe dhe e pasur me piktura e eksponate nga të gjitha llojet. Po kështu dhe ajo e çekosllovakëve, ku kishte një sërë pikturash të avancuara. Ajo e polakëve ishte për të vënë duart në kokë: tablo futuriste, statuja si ato vjetrat, të popujve primitivë të pyjeve afrikane dhe pa asnjë shije. Mizerje. Stenda jonë paraqitej mirë si në pikturë edhe në sk-t-ilpturë dhe vizitorët, siç na thafië, e kanë pëlqyer. Përshtypje naë bëri gjithashtu r)ese kineze e ekspozitës dhe ajo e Vietnamit.

269

r

MOSRE, E IIENE 26 JANAR 1959

Bëmë vizitë në Mauzoleun Lenin-Stalin dhe vendosëm një kurorë në shenjë nderimi për mësuesit e mëdhenj.

270

MOSKE, E MARTE 27 JANAR 1959

U çel Kongresi i 21-të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në Kremlin. Na kanë caktuar në anën e presidiumit të përfaqësuesve të partive komuniste. Kongres solemn dhe salla e mbushur plot. Pasi u mbajt fjala e hapjes dhe u bënë zgjedhjet e zakonshme të presidiumit, të sekretarisë etj., e mori fjalën Nikita Hrushovi, i cili mbajti raportin e Komitetit Qendror të PK të BS. Ra-: ë, mbi 6 orë, pa përfshirë pushimet. pc5Hri Unë e dëgjoLnë frëngjisht. Por duhet të marrim kopjen dhe ta lexojmë me kujdes.

271

MOSKE, E RNJTE 29 JANAR 1959

MOSKE, E MERRURE 28 JANAR 1959

Sot filluan diskutimet. Çdo diskutant ka në dispozicion 20 minuta koht. Ato flasin për aktivitetin e sektorit që përfaqësojnë dhe pastaj mbështetin raportin. Diskutimet janë pothuajse standard.

Vazhdojnë diskutimet në kongres. Sot pasdreke m'u dha fjala edhe mua. Përshëndetja ime u prit mirë dhe pati shumë duartrokitje. Njerëzit sovjetikë i duan popullin e Partinë tonë me gjithë shpirt, pavarësisht se mund të ketë disa që na nënçmojnë, pse jemi një vend dhe një Parti e vogël.

Në pushime shkuam në sallën e voçantë, Ekaterinski Zall, me mobiliet e vjetra, rokoko, të lyera me ar e me perde të kuqe. Tryezat janë plot — kënaqësi kjo për Harri Politin, i cili, qoftë në pushime, qoftë në seanca, vazhdimisht mbllaçitet. Atje takohemi me shokë të ndryshëm të partive. U takova me Dyklonë, i cili tregohet më i afruar me mua, me Pasionaren, që mbahet mjaft rëndë, me Ghoshin, shok që më qëndron afër, pse njihemi, kemi qenë me pushime tok në Kislovodsk. Ghoshi s'më duket shumë i thellë e me mendime të pjekura e të vendosure; duket si kalama sido që nga mosha është i shkuar. Nexhmija u shtrua në spitalin «Kremlovskaja» për ekzaminime para operacionit që duhet të bëjë. 273

272 18 - 121 a

1-

MOSIM, B PRBNITE

MOSKE, E SRTIINE

39 JANAR 1969

31 JANAR 1859

Vazhdojnë diskutimet dhe përshëndetjet.

Vazhdojnë diskutimet e delegatëve dhe përshëndetjet e delegacioneve të huaja.

Shkova në spital për të parë Nexhmijen. Në mbrëmje në shtëpi luajmë bilardo dhe shohim filma, pse tjetër s'ke ç'bën në një vilë në py11, jashtë Moskës, ose mbyllur në një vilë në qytet. Lesakovi vjen çdo mbrëmje dhe çdo mbrëmje po ai avaz, po ajo «këngë e Mukës» nga ana e tij.

274

rrz

110SICE, E DIEL 1 SHICURT 1959

Sot na kishte ftuar për drekë Poljanski në një vilë jashtë Moskës. Kudo borë dhe shumë ftohtë. Poljanski tok me shokë të tij, na priste te dera e jashtme e vilës, një ndërtesë e madhe dhe e bukur. «Kjo, — tha si me mburrje Poljanski, — është daça ku pushonte Lenini». Këtë daçë, siç na tha ai, e ka në dispozicionin e tij dhe vjen kur të dojë për të pushuar. Pastaj na paraqiti të shoqen dhe shokët e tij. Njërin e quanin Jefremov, tjetrin, nga Krimeja, s'e mora vesh kush ishte. Më vonë erdhi edhe një tjetër, i cili, kur ika, më dha për kujtim një kuti prej teneqeje për të mbajtur duhan. «E kam, — tha ai, — që në kohën e luftës partizane». Dhomat e vilës ishin të mëdha dhe të mobiluara me mobilie tepër të rënda, siç i bëjnë zakonisht sovjetikët. Tryeza në mes të njërës nga dhomat ishte e shtruar plotpërplot dhe Poljanski me të tijtë filluan ngrënien e pijen pa mbarim. Ne, si me dietë, nuk hanim dhe s'pinim fare, por hanin e pinin sovjetikët edhe për ne; sidomos pinin, pinin. U lodhëm në tryezë. Kërkova të largoheshim nga pija dhe më vajti mendja te bilardoja. Shkuam e luajtëm sa u lodhëm. Koha s'po

276

kalonte. Ne dëshironim të iknim, por ata s'na linin. Na çuan prapë në dhomën e bukës ku ishte shtruar dreka. Ajo që hëngrën më parë kishte qenë mëngjesi. U kthyem pra prapë në tryezë, ku rifilloi pija pa mbarim. Për të shpëtuar disi nga vodka kërkuam të shihnim ndonjë film. Na shfaqën një film meksikan, biçim «revolucionar», dhe ndërsa ne qëndruam në saIlën e filmit, Poljanski me shokë prapë ishin shtruar në pije. Poljanski gjatë gjithë ngrënies e pirjes kolosale fliste për Partinë tonë dhe për Shqipërinë, thoshte se na donte shumë e se kishte kujtime të paharruara nga pushimet që kishte bërë në Shqipëri. Fol e pi, ha e ngri dolli, kështu vajti gjithë e diela. Kur mbaroi filmi na ftuan të uleshim përsëri në tryezë, por nuk pranuam. Atëherë Poljanski na propozoi një shëtitje «ala ruse» në borë. Ishte natë kur dolëm. Në atë kohë erdhi njëfarë Popovi, të cilin e njihja që në Leningrad. Ai punonte në aparatin e partisë të Leningradit, kur atje sekretar i parë ishte Kozlovi. E pyeta: «Kur ke ardhur?», ai më tha: «Pse, nuk e di? Unë tash jam ministër i Kulturës i Republikës Ruse». «Që kur?», — e pyeta. «Që kur u bë Kozlovi sekretar i Komitetit Qendror», — m'u përgjigj. E paska marrë suitën me vete Kozlovi mendova, por s'bëra zë. Momenti e donte që ta uroja Popovin për gradimin dhe kështu bëra. «Shkuam një të diel të mirë», — më thoshte Poljanski që i qe trashur gjuha, kurse unë, përveç mërzisë dhe ndjenjës së pakënaqësisë për këtë mënyrë të sjeIluri nga ana e shokëve sovjetikë, atë «të diel të mirë» e pagova, gjatë shëtitjes u ftoha, natën më zuri një rrufë e fortë e më hipi temperatura.

277

r

MOSKE, E MARTE 3

simuaT

1959

Dje, në datën 2, dhe sot vazhduan diskutimet dhe përshëndetjet në kongres.

Shkova në spital për të vizituar Nexhmijen. Ajo ishte mirë, plot kurajë. Ishte nën mbikëqyrjen e doktorëve, që akoma nuk kanë caktuar se kur do ta operojnë.

MOSKE, E MERKURE 4 SHHURT 1959

Erdhi përsëri mjeku. Kam temperaturë. Më këshilloi të mos dal. Kongresin e ndjek disi nga gazetat. Lesakovi vjen më mollois, më inkurajon të mos mërzitem e më bën të njëjtat shakara bajate, siç e ka zakon. Por çka, shkoj kohën, nuk është njeri i keq. Ai është ca i përciptë, po i dashur me ne. Pasioni i tij është bilardoja, të pirët, disa gota me konjak dhe të vijë vërdallë. Kur punon ky njeri? Është zor të mendosh se bën ndonjë punë përveç pritjeve, përcjelljeve e shoqërimeve të delegacioneve.

Pasdreke nuk e ndjeva veten mirë. Si duket i ftohti i fortë që mora të dielën në darkë, kur ishim te Poljanski, po më rëndon. Doktori që më vizitoi, konstaton grip. Më detyroi të qëndroj në dhomë. Vajti kongresi, s'do ta ndjek dot më.

278

271

r

MOSKE, E ENJTE

MOSKE, E SHTUNE

5 SHKURT 1959

7 SHKURT 1959

Vazhdoj të jem i shtrirë. Kongresit «ia piva lëngun», nuk i ndoqa dot punimet e tij. Nexhmija më njofton se është mirë, por, për të mos më hidhëruar dhe mërzitur mua, tregohet optimiste dhemafstëvrn,kuedisëro të operohet. Jam shumë i shqetësuar. Dëshiroj tëjem pranë saj, po s'më lënë mjekët. Meqë s'e takoLdsit_ dhe nuk kam se ç'të bëj, i shkruaj letra dy herë në ditë.

280

Dje Nexhmija u operua me sukses. Ishte fillikat vetëm. S'më lanë të veja as mua, as Viton që është këtu, se në Moskë ka shumë grip këto ditë. Nexhmija ka ca temperaturë e dhimbje, por më siguruan se janë të natyrshme. Unë jam më mirë, nesër do të dal patjetër dhe do të vete drejt e në spital tek ajo, sepse nesër ka dhe datëlindjen. Këto ditë do të largohemi për në Shqipëri, por Nexhmijen do ta lë në Moskë, në spital. Unë do të gjej shokët, popullin, atdheun, fëmijët e dashur, kurse Nexhmija do të ngelë vetëm.

281

r

MOSKE, E HEN2 9 SHKURT 1959

MOSKË - TIRANË, E MARTE 10 SHKURT 195,9

Pritje te Hrushovi. Ishte edhe Hysniu. Nga sovjetikët ishte edhe~gzyi. Një takim më tepër kortezie e larntunii're.

Për darkë na erdhi Çuvahini, ish-ambasadori sovjetik në Shqipëri në vitet kur ishte gjallë dhe drejtonte i madhi Stalin. U gëzuam shumë, kishim pa e parë gati që kur iku nga Shqipëria. Edhe ky është një zakon tjetër i keq i sovjetikëve: nuk i pjek dot të njohurit e mëparshëm. Në darkë, e cila kaloi e gëzuar, ishin Medvedjevi, Lesakovi, Llaptievi. U çmallëm. Çuvahini është po ai që ka qenë, nga shëndeti dhe nga tabiatet: i dashur, i malluar për Shqipërinë dhe për ne. Mendoj se mbetet një mik i mirë e i sinqertë për Partinë tonë dhe për Shqipërinë.

282

Sot u nisëm me avion për në Tiranë. Në aerodromin e Moskës na përcollën ata që na pritën. Mbërritëm mirë në Tiranë në orën 10 paradite. Shokët kishin dalë të na pritnin. U gëzuam pa masë që u kthyem në atdheun tonë të bukur plot diell, megjithëse jemi në shkurt. Malli na kishte marrë shumë për vendin tonë, edhe për gurët e rrugës, siç thotë populli. Ikëm nga të ftohtit e Moskës, nga bora, nga klima e zymtë, nga dhomat e mbyllura e pa ajër, nga frika e të ftohtit dhe e gripit. Çështjet që u shtruan në Moskë ishin të rëndësishme për lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Për disa çështje ne kemi mendimin tonë, të tjera çështje kapitale janë të diskutueshme dhe meritojnë të reflektojmë mirë që asgjë të mos na gjejë në befasi.

283

r

E HENt 16 SHHURT 1959

Bëmë sot mbledhjen e Byrosë Politike dhe rishikuam punën e nxituar, të papjekur e të gabuar Belishovës në rrethin e Fierit, për sa i përket bashkimit të kooperativave. Liria, e influencuar nga Maqoja (i cili është një megaloman i pakorrigjueshëm dhe që hiqet sikur është koka më e madhe e bujqësisë, por në fakt s'është gjë, veç një brouilloni që vepron në kundërshtim me ciirektivat dhe me vendimet e marra), jo vetëm diskreditoi në mënyrë arrogante shokët e Partisë të rrethit të Fierit, i nënvleftësoi e i bëri ata leckë, por me ton autoritar dhe 4competent» dha atje direktivën që të fillohej bashkimi i kooperativave pa vonesë. Shokët e Fierit na vunë në dijeni dhe ne e penguam këtë veprim të gabuar, të nxituar, të parakshshëm e të papërgatitur. E kritikuam Lirinë, e këshilluam që herë të tjera të jetë e matiar në mendime dhe në vendime, të jetë e sjellshme dhe jo arrogante e përbuzëse ndaj shokëve.

E 6113EHURE 13 SHKURT 1959

Sot hapëm Plenumin e Komitetit Qendror të Partisë, në të cilin marrin pjesë edhe sekretarët e parë të rretheve. Në raportini që mbajta fola për detyrat që dalin para organeve të Partisë dhe të pushtetit për realizimin me sukses e para afatit të planit të vitit 1959. U ndala veçanërisht në problemin e kolektivizimit të bujqësisë ku janë vënë re të meta e gabime. Theksova se çështjet kryesore për kolektivizimin janë: — forcimi organizativo-ekonomik i kooperativave ekzistuese, — puna për përfundimin e kolektivizimit duke pasur parasysh vendimet e Kongresit të 3-të të Partisë dhe vendimet e mëvonshme të KQ: (a) duke ngritur kooperativa të reja dhe (b) duke shtuar numrin e anëtarëve në kooperativat ekzistuese. Tërhoqa vëmendjen e sekretarëve të parë të rretheve për interpretimin dhe zbatimin drejt të vendinait të fundit të KQ për bashkimin e kooperativave 1314qësore. Të ruhen nga fushatizmi. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vë11. 17, L T.

1. Frëngjisht — ngatërrestar.

285 284

Raportova për rezultatet e vizitës së delegacionit tonë në RD Gjermane dhe në Republikën Çekosllovake. Raportova, gjithashtu, mbi zhvillimin e punimeve të Kongresit të 21-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. U aprovua njëzëri veprimtaria e delegacionit. E ENJTE 19 SHKURT 1959

Bisedë pune me sekretarët e parë të komiteteve të Partisë të rretheve Gjirokastër, Sarandë dhe Fier për korrigjimin e gabimeve që mund të jenë bërë në lidhje me bashkimin e kooperativave. Një gjë e tillë është me vend dhe e domosdoshme të bëhet, por jo me ngtztësi, siç është vepruar, sepse më parë lypset një përgatitje e mirë politike; duhen marrë, gjithashtu, disa masa edhe për përgatitje kuadri. Pra, kjo punë nuk mund të bëhet vetëm me masa administrative, siç e ka trumbetuar Liria në mungesën tonë dhe siç ka udhëzuar të veprohej në Fier. Kështu e dëmtojmë bujqësinë. Shokët ishin shumë dakord me mendimin tim.

286

Bisedova me sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Rrethit të Tropojës, i cili më raportoi veçanërisht për situatën moralo-politike në rreth, që është shumë e mirë, e shëndoshë. Atje, deri në njëfarë mase, shfaqen me forcë zakonet e mira të malësorëve, veçse disa herë në trajtën e vjetër patriarkale. Natyrisht, propaganda e revizionistëve jugosllavë nuk zë vend- per arsye edhe të pikëpamjeve antishkjah që ka në masa. Megjithatë revizionistët jugosllavë nuk flenë; ata futin nga bjeshkët diversantë, me qëllim që të rekrutojnë ndonjë agjent, të mbledhin informata a të bëjnë ndonjë sabotim. Sido që në Tropojë situata moralo-politike është e shëndoshë, unë e këshillova sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Rrethit që Partia të jetë vigjilente e të forcojë lidhjet me popullin, që komunistët të sillen drejtësisht e ndershmërisht me malësorët dhe -

kurrë të mos ua fshehin të vërtetën atyre, me qëllim që askush të mos i mashtrojë ata; të punohet që ata t'i ruajnë zakonet e mira të malësisë si sytë e ballit. Komunistët, i vura në dukje atij, të ngrihen politikisht dhe të vënë në dijeni për çdo gjë popullin. Lidhjet me popullin janë vendimtare. 287

E PREMTE 20 SHKURT 1959

Dje pata takim me shokët sekretarë të parë të komiteteve të Partisë të rretheve Kukës, Peshkopi dhe Skrapar. Ata më raportuan për situatën në rrethet e tyre e më paraqitën kërkesat dhe nevojat që kishin. Unë dhashë urdhër të plotësohen. Situata është shumë e shëndoshë.

Sot bëmë mbledhjen e Byrosë Politike. Kjo mbledhje, përveç problemeve të tjera, shqyrtoi edhe disa çështje të punës shkencore në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Puna shkencore në universitet duhet të zhvillohet me baza të drejta. Natyrisht, vështirësi ka, por me këto mundësi që kemi, do të bëjmë hapa përpara në këtë drejtim. Ngritja e sektorëve shkencorë në universitet, ngritja e laboratorëve, pa të cilët nuk mund të bëhet punë shkencore, pasurimi i bibliotekës etj., të gjitha këto do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të punës shkencore në universitet. Duke diskutuar për këtë problem në Byrol, theksova se është detyrë e Partisë që t'u nxitë studentëve dëshirën për studime serioze, krijuese dhe jo të bien në shabllonizëm dhe në kopjime. Pastaj rëndësi të veçantë ka që puna shkencore të lidhet me punën praktike, me problemet që na preokupojnë në fushat e ndryshme të veprimtarisë sonë. Në këtë drejtim duhet vazhdimisht të ngulim këmbë. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 17, f. 22.

289

288 19 — 122 a

E HEN£ 23 SHKURT 1959

Patëm mbledhjen e Sekretariatit. Në rendin e ditës kishim problemin e grumbullimit dhe të industrializimit të qumështit, problemin e kreditit agrar me afat të gjatë dhe të shkurtër për kooperativat bujqësore dhe për ekonomitë individuale, problemin e kuadrit bujqësor etj. Për problemet që u diskutuan, ndërhyra dhe bëra disa vërejtje. Si vërejtje të përgjithshme bëra që Sekretariati të mos ngarkohet me çështje të cilat duhet t'i analizojë Qeveria ose ministritë e ndryshme. Dhe, duke pasur parasysh çështjet që ngritën shokët në diskutimet e tyre, vura theksin në ushtrimin e kontrollit nga ana e Partisë dhe e organizatave të masave ndaj kuadrove dhe njerëzve tanë, krahas punës që bëhet për edukimin e punonjësve që merren me grumbullimin dhe me përpunimin e qumështit. Po kështu kontrolli duhet forcuar për të mos lejuar përdorimin e kreditit jashtë qëllimeve të caktuara.

E MART£ 24 SHKURT 1959

Erdhi shoku Hysni nga Moska, ku ndenji disa ditë për ekzaminime mjekësore. Më solli letër nga Nexhmija. Është shumë mirë, plaga iu mbyll krejt, penjtë ia hoqën, doli shëtitje në oborrin e spitalit, që është aq i vogël sa një shami xhepi. Nexhmija më shkruan se më 26 shkurt do të shkojë për periudhën e konvaleshencës në Barviha. Atje është më mirë, ka ajër të pastër, s'ka zhurmë, ka park, sido që tash ka borë dhe Nexhmija i trembet të ftohtit.

Ishim për da•kë në ambasadën sovjetike me rastin e festës së Ushtrisë së Kuqe. Dolli andej e këndej. Ivanovi — plot shaka si ngaherë. 290

291

r

MËRKURE

DURRES, E ENJTE

SHKURT 1959

26 SHKURT 1959

Bisedova me Myftar Grabockën. Ai më raportoi për punët në Korçë. E këshillova të kenë kujdes për bashkimin e kooperativave; të përgatiten mirë më parë dhe pastaj të bëjnë bashkime, duke pasur parasysh, gjithashtu, se në Korçë terreni është më i përshtatshëm. Sidoqoftë dhashë porosi që edhe atje të ecet me shumë maturi për këtë problem dhe shokët e Korçës të konsultohen edhe me ne për çështjet që mund t'u dalin.

Bisedova dhe udhëzova ministrin tonë të Tregtisë, që niset për në Republikën Demokratike Gjermane, në lidhje me mbledhjen e ministrave të tregtisë së jashtme të kampit socialist.

292

Shkova në Durrës. Më bëri përshtypje shumë të keqe ambienti i qytetit, që është mbajtur shumë keq, jo pastër, nuk duket fare dora e komunales dhe e kuadrove drejtues të Durrësit. Kjo është me të vërtetë revoltuese. Për këtë arsye thirra në raport sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Rrethit dhe kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Qytetit «për t'u larë kokën», që ata «të lajnë qytetin». Shokët s'kishin ku të futeshin nga turpi kur u tërhoqa vëmendjen për gjendjen e keqe të qytetit të tyre. Ata më premtuan se do të marrin masa menjëherë. I paralajmërova se do të dërgoj njerëz që të bëjnë kontroll dhe, në rast se nuk do ta gjejnë qytetin në rregull, do të kërkoj të merren masa të rrepta nga Byroja Politike dhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor ndaj shokëve përgjegjës.

233

r

E PREMTE 27 SHKURT 1959

Bisedova gjatë me sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës për punët e bujqësisë. Në rrethin e Tiranës po e hedhin me zor këmbën drejt së resë në bujqësi. E reja çan përpara, por me vështirësi. Duhet më shumë punë.

294

E SHTUNË 28 SHKURT 1959

Më informuan se përfaqësuesi i Algjerisë në OKB i ka kërkuar përfaqësuesit tonë në këtë organizatë që të dërgojnë për shërim në Shqipëri 10 algjerianë të plagosur. Jam dakord. Të merret edhe mendimi i shokëve të tjerë të Byrosë Politike.

295

r

E MARTE

E MERKURE

3 MARS 1959

4 MARS 1959

U hap sesioni i 3-të i legjislaturës së katërt të Kuvendit Popullor. Në këtë sesion të zakonshëm të Kuvendit Popullor u bë diskutimi dhe aprovimi i buxhetit të shtetit për këtë vit. Folai për sukseset e arritura në të gjitha drejtimet gjatë vitit 1958 në kushtet e krijuara pas heqjes së plotë të sistemit të triskëtimit dhe theksova rëndësinë e madhe që ka realizimi i planit dhe i buxhetit të këtij viti për plotësimin me sukses të planit të dytë pesëvjeçar. Krahas detyrave të tjera, problem kryesor mbetet përfundimi i kolektivizimit në zonat fushore të vendit, që, sidomos gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, u la pas dore.

Vazhdojnë diskutimet në Kuvend. Shokët deputetë diskutojnë mirë, japin mendime të vlefshme për problemet që trajton ky sesion i Kuvendit Popullor dhe zotohen në emër të zgjedhësve të tyre se do të punojnë pa u lodhur për realizimin e detyrave.

Pasdreke sesioni i 3-të i Kuvendit Popullor u dha fund punimeve.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 17, f. 25.

296

297

i"

F. SHTUNE 7 MARS 1959

U mblodh plenumi i Komitetit të Partisë të qytetit të Tiranës. Asistova dhe fola në mbyllje të punimeve të këtij plenumi. Theksova rolin e madh që ka organizata e Partisë e Tiranës si një nga organizatat më të mëdha të Partisë në vend, me një numër të konsiderueshëm kuadrosh të përgatitur. Një nga detyrat që qëndron para organizatës së Partisë të Tiranës është edukimi politik e kulturor i komunistëve. Nga ana tjetër, më shumë duhet të bëjë ajo për pranimin e shoqeve në Parti, sepse gruaja te ne është një forcë e madhe. Po kjo nuk do të thotë që pranimet në Parti të bëhen thjesht për hir të shtimit të numrit të radhëve, po gjithnjë në bazë të normave që ka vënë Partia. Për byronë e Partisë shtrova kërkesën të punojë më shumë, sidomos për ato probleme që kanë rëndësi të veçantë, siç është, për shembull, aktualisht, shkurtimi i importeve. Komiteti i Partisë i Tiranës duhet të punojë për një kuptim më të drejtë të këtij problemi. Fola, por shkurt, për disa probleme të gjendjes aktuale ndërkombëtare. 298

E 11£1112 9 MARS 1959

U bë mbledhja e Sekretariatit të Komitetit Qendror. Analizuam disa probleme, por unë u ndalai kryesisht në problemin e përjashtimeve nga Partia në rrethet Korçë e Peshkopi. Natyrisht, efektivin e Partisë duhet ta mbajmë të pastër, ashtu siç e kemi, me njerëzit më të vendosur, më të mirë, ndërsa ata që nuk i ruajnë këto virtyte, që gabojnë rëndë, ata nuk vlejnë, prandaj të përjashtohen (kuptohet, pasi të jetë punuar për korrigjimin e tyre). Por në këtë çështje kërkohet kujdes i madh, gjithmonë duke pasur parasysh orientimet e Partisë. Në këtë drejtim rëndësi vendimtare merr forcimi organizativ i Partisë. Kësaj çështjeje duhet t'i kushtohet vëmendje e vazhdueshme nga shokët e Partisë.

Ndërsa për sa i përket problemit të kuadrit në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe në atë të Punë1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 17, I. 44.

299

ve të Brendshme porosita që për të gjitha lëvizjet e kuadrit, siç është vendosur, të merret mendimi i Partisë. Nga ky rregull nuk përjashtohen as këto dy ministri. E theksova këtë se kam përshtypjen që një rregull i tillë nuk gjen zbatim ashtu si duhet në këto dikastere. E MARTR 10 61ARS 1959

NE RRUGEN E PROVOKIN1EVE DHE TE AVENTURAVE 1

Shënime2 Udhëtimi i Titos, tre muaj i gjatë dhe plot salltanete, në një numër vendesh të Azisë dhe të Afrikës, mbaroi pa lavdi. Mund të bëhet pyetja: Ç'u solli popujve të Jugosllavisë ky udhëtim kaq i gjatë e i kushtueshëm? Ç'që111rne kishte dhe kujt i shërbeu? Ç'perspektiva u tregoi Titoja popujve të Jugosllavisë pas këtij udhëtimi? 1. Idetë dhe refleksionet e këtij materiali u shfrytëauan për fjalën që mbajti shoku Enver në konfereneën e Partisë të Tiranës, më 15 mars 1959, si dhe për përgatitjen e një artikulli redaksional që u botua në «Zërin e popullit», më 17 mars 1959. 2. Në fondin e shënimeve të përditshme të shokut Enver, përveç materialeve të karakterit të mirëfilltë të Ditarit, gjenden edhe një numër i madh tezash të trajtuara gjerësisht, shënirne të gjata të natyrës së refleksioneve e të analizave etj., për të cilat autori ka punuar herë pas here disa ditë me radhë, pava-

300

301

Faktet dëshmojnë se ky udhëtim qe një disfatë politike; bilanci i tij është i hidhur për popujt e JugosIlavisë si nga ana politike ashtu edhe nga ana ekonomike. Kjo pasqyrohet edhe në fjalimet e ulëta, boshe dhe plot sharje kundër Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera socialiste, që mbajti Titoja, kur u kthye në Shkup e në Beograd. Ai tha se u solli popujve jugosllavë miqësinë dhe simpatinë e madhe të popujve të vendeve që vizitoi. Por duhet thënë se këtë miqësi popujt heroikë jugosllavë e kanë gëzuar dhe e gëzojnë prej kohësh në popujt e botës, duke përfshirë edhe popullin shqiptar dhe kjo miqësi ekziston jo për hatër të Titos, siç mundohet ta paraqesë ai, por për vetë meritat e popujve të Jugosllavisë. Në të kundërtën, Titoja me shokët e tij kanë bërë çmos për të izoluar popujt e Jugosllavisë nga miqtë e tyre më të afërt e më të mirë, nga populli sovjetik si dhe nga popujt e vendeve të tjera socialiste. Rezultat i kësaj politike ka qenë izolimi i vetë grupit revizionist titist nga popujt e Jugosllavisë dhe nga lëvizja komuniste botërore. Shkurt, nga i gjithë ky udhëtim pompoz, Titoja u solli popujve të Jugosllavisë vetëm disa nuska, domerësisht se në krye secili mban datën kur është filluar. Kjo kategori shënimesh e analizash të zgjeruara është vendosur të botohen në vëllimet e Veprave. Një numër materialesh të kësaj natyre që i takojnë periudhës 1958-1976 nuk janë përfshirë në Veprat përkatëse, sepse në kohën e botimit të këtyre, nuk disponoheshin nga AQP (ato ruheshin në fondin personal të autorit, në shtëpi). Me qëllim që edhe këto materiale të vihen në duart e komunistëve e të masave, po i botojmë sipas radhës në vëllimet e Ditarit.

302

thënë komunikatat mbi qëndrimin e tij në vendet e ndryshme dhe premtimin se vitin e ardhshëm do të vizitojë edhe 11 vende të tjera të Azisë e të Afrikës ku gjoja do ta presin Titon ashtu si çifutët presin Mesinë. Por këto nuska e premtime mik shërojnë plagët e shumta që u ka shkaktuar popujve të Jugosllavisë Titoja dhe grupi i tij me poritikën e tyre antimarksiste, antipopullore dhe në shërbim të imperializmit. Fjalimet e tij tregojnë pozitën jashtëzakonisht të vështirë të grupit revizionist jugosllav, dështimin e politikës së tij të brendshme e të jashtme, çoroditjen e madhe që e ka kapur, qorrsokakun në të cilin është futur dhe ku s'di nga t'ia mbajë. Titoja nuk qe në gjendje të thoshte asnjë fjalë për situatën e rëndë ekonomike të Jugosllavisë, për problemet e mëdha që, me të drejtë, preokupojnë popujt e Jugosllavisë, ai nuk tregoi asnjë perspektivë pune dhe zhvillimi për të ardhmen. Fjalimet e Titos në Shkup e në Beograd janë pasqyrë e degjenerimit politik dhe ideologjik të plotë të klikës titiste. Nuk e vlen barra qiranë të merresh me sharjet e shthurura të një elementi të tillë, por këto fjalime bëjnë njëfarë shërbimi sepse zbulojnë sadopak qëllimet e vërteta të «misionit special» të Titos në vendet e Azisë e të Afrikës. Ato tregojnë edhe një herë armiqësinë patologjike të grupit revizionist jugosllav kundër kampit socialist, kundër socializmit dhe marksizëm-leninizmit, tregojnë politikën e tij nacionalshoviniste serbomadhe, sidomos kundër Republikës Popullore të Shqipërisë e Republikës Popullore të Bullgarisë. 303

Tani për të gjithë njerëzit e ndershëm në botë është bërë e qartë se Titoja në vendet afro-aziatike nuk shkoi «për të fituar» miqësi për popujt e Jugosllavisë. Qëllimet e udhëtimit të tij janë krejt të ndryshme, dhe ndër kryesoret janë: Të forconte në sytë e popujve të Jugosllavisë pozitat krejt të lëkundura të grupit revizionist jugosilav duke e paraqitur sikur ai ka miq të shumtë në botë, sikur politika e tij gëzon përkrahje në vende të tjera; si edhe të ulte dashurinë dhe prestigjin që gëzojnë Bashkimi Sovjetik e Republika Popullore e Kinës dhe vendet e tjera të kampit socialist në popujt afro-aziatikë, të dobësonte lidhjet e sinqerta e të shëndosha, të bazuara mbi parimet e bashkëjetesës paqësore, midis vendeve të kampit socialist dhe vendeve të pavarura të Azisë e të Afrikës dhe të sheshonte rrugën për nënshtrimin gradual të këtyre vendeve nën kthetrat e imperializmit. Ky ka qenë «misioni special» që ndëznaswi Titoja në udhetimin e tlj re—gjb:t-ë, funksion antisocialist, kundër paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, pra për llogari të imperializmit melikan. Për këtë mision të Titos shkroi dhe shtypi në Indonezi dhe në vende të tjera. Por cilat ishin rezultatet? «Misioni special» i Titos në këto vende dështoi. Natyrisht Titoja mohon me të madhe që te kete pasur qëllime për të krijuar një «bllok të tretë», në fakt një aneks të bllokut agresiv të NATO-s. «Ne nuk folëm kundër askujt», thotë ai. E vërteta është se ntik foli kundër imperializmit, por u mundua t'u shpjerë vendeve përkatëse të Azisë e të Afrikës «eksperiencën» 304

e tij në luftë kundër komunistëve dhe kampit socialist dhe, nën parullën pacifiste të «antiblloqeve», t'i largojë kko vende nga rruga e Bandungut për t'i kthyer në rrugën e- Sa mundi ai u orvat të influenconte në këtë drejtini, por pa sukses, megjithëse ambasadori i tij në Kombet e Bashkuara, Vidiç, mburret në korridoret e organizatës për «efektin» që paskan pasur përpjekjet e Titos «për të sqaruar» këto vende mbi politikën e Bashkimit Sovjetik dhe të kampit socialist ndaj tyre, domethënë për të futur pyka në miqësinë e tyre me Bashkimin Sovjetik, me Republikën Popullore të Kinës dhe me vendet e tjera të socializmit. Pavarësisht se në ç'formë të maskuar ka folur Titoja kundër vendeve tona socialiste gjatë udhëtimit të tij, fakt është se me t'u kthyer në Jugosllavi, në «truallin e tij» siç e quan, në fjalimet që mbajti në Shkup e në Beograd, ai sulmoi me sharjet më të poshtra kampin e socializmit. Sulmet dhe sharjet pa princip kundër vendeve socialiste përbëjnë pjesën kryesore të këtyre fjalimeve. Kështu, në fakt, ai tregoi se po këtë punë ka bërë edhe andej nga ishte; forma se si e ka bërë nuk ndryshon gjë, thelbi mbetet. Zaten në Beograd ai tha hapur se nuk duhet bërë diskriminacion midis Lindjes dhe Perëndimit dhe këshilloi vendet afro-aziatike të bëjnë «të gjitha përpjekjet që marrëdhëniet midis tyre dhe Perëndimit të përmirësohen». Kështu, ky «komunist i kulluar», ky «internacionalist i dorës së parë» në fakt këshillon që vendet afro-aziatike të keqësojnë marrëdhëniet e tyre me Lindjen, domethënë me kampin socialist dhe t'i për-

20 — 122

a

305

mirësojnë me Perëndimin, domethënë me imperialtzrn in. I verbuar nga urrejtja kundër socializmit, kundër vendeve socialiste, sidomos kundër vendit tonë dhe Republikës Popullore të Bullgarisë, ai përpiqet të thellojë hendekun midis Jugosllavisë dhe vendeve të kampit socialist, të armiqësojë akoma më shumë popujt jugosllavë me popujt e vendeve sociaIiste. Këtë e bëri duke shpifur dhe duke shtrembëruar faktet mënyrën rnë të patu-rpshme dhe djallëzore, duke e paraqitur miqësinë e vendeve që vizitoi si kundërpeshë ndaj humbjes së miqësisë me vendet socialiste, për të cilën i vetmi përgjegjës është grupi i tij revizionist trockist. Me sa duket, me këto fjalime, Titoja jo vetërn që shpreh hapur dhe brutalisht ato që ka thënë me gjysmë zëri andej nga udhëtoi, jo vetëm që jep kontributin e tij në fushatën e tërbuar që ka shpërthyer kohët e fundit në JugosIlavi kundër vendeve socialiste dhe në mënyrë të posaçme kundër vendit dhe popullit tonë, por jep sinjalin për një sulm të gjerë kundër gjithë kampit socialist, për të përgatitur opinionin publik jugosllav për veprime të tjera armiqësore që do ndërmarrë udhëheqja jugosllave në marrëveshje me imperialistët, kundër vendeve të socializmit. Klithmat e tij nuk trembin njeri dhe çdo tentativë e tij kundër vendeve tona do të marrë përgjigjen e merituar. Grupi revizionist jugosllav, me Titon në krye, ka marrë përsipër rolin e palavdishëm që të përçajë kampin e socializmit më Bashkimin Sovjetik në krye, të shpifë e të shajë partitë komuniste e punëtore të veno ë lëiffi-jen punëtore - ndërkolthëdevesocialiste, të mini 306

tare. Vite me radhë ai u mundua të luajë rolin e «kalit të Trojës» për hesap të irnperializmit amerikan. Ai rnban përgjegjësi të rëndë, si bashkëpunëtor i forcave te reaksiornt ndërkombëtar, për organizimin

kundërrevolucio— nit në Hungari më 1956. Në Kongresin e 7-të të LKJ me programin e tij famëkeq, ai u hodh në sulm frontal kundër Bashkimit Sovjetik, Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të demokracisë popuIlore, kundër unitetit të kampit socialist, kundër unitetit të lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe doii hapur si mbrojtës i imperializmit, i -kapitalizmit popusi flamurtar i kryqëzatës antikomuniste që prej rnë se 40 vjetësh zhvillojnë pa sukses monopolet imperialiste dhe agjentët e tyre oportunistë, trockistë dhe antimarksistë të çdo boje. Vite me radhë, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe, bashkë me të, partitë e tjera komuniste e punëtore, bënë përpjekje të mëdha «për të sheshuar divergjencat me LKJ», për të zhvilluar .marrëdhënie të drejta në frymën e parimeve të internacionalizmit proletar». Partia jonë, që i njihte mirë krerët e Beogradit, e tha që në fillim se të gjitha këto do të jenë pa rezultat dhe udhëheqja revizioniste jugosIlave e provoi me të gjithë veprimtarinë e saj se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me marksizmin dhe me komunizmin, se ajo në mënyrë sistematike u ka vënë kazmën edhe atyre fitoreve socialiste që realizoi populli vëlla jugosIlav në luftë të përgjakshtne dhe heroike kundër fashizmit dhe borgjezisë. Udhëheqja jugosl:ave është shndërruar në një grup diversionist reformist, antimarksist, antisovjetik e antisocialist, në një agjenturë 307

të fëlliqur të imperializmit amerikan. Dhe pa pikë turpi, Titoja ka kurajën të thotë se gjoja sulmet i filluan «vendet e Lindjes» kundër grupit të tij revizionist. Si njeri i vendosur në rrugën c tij, ai gënjen me shpresë se, sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më shumë budallenj do të ketë që ta besojnë. E vërteta është se kundrejt sulmeve dhe një veprimtarie kaq të poshtër partitë komuniste e punëtore të vendeve socialiste si dhe të gjitha partitë e tjera marksiste-leniniste nuk mund të rrinin duarkryq. Deklarata e Moskës e partive komuniste e punëtore të vendeve socialiste e dënon revizionizmin e sotëm i cili FT-1 s riërohet së miri në politikën dhe në veprimtarinë e grupit udhëheqës revizionist jugosllav, si rreziku kryesor për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, në etapën aktuale. Partitë komuniste e punëtore të botës n-ëpërgjithësi janë solidarizuar me këtë vlerësim marksist-leninist dhe veçanërisht pas Kongresit të 7-të të kanë dënuar vendosmërisht programin dhe veprimtarinë e LK të Jugosllavisë. «Unë nuk shoh divergjenca teorike të mëdha me partitë e tjera komuniste» tha Titoja në Bcograd. Kjo është një manovër djallëzore e tij. Divergjencat midis partive të vërteta komuniste e punëtore dhe Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë janë shumë të mëdha, vk janë krejtësisht të pakapërcyeshme, ato janë divergjenca midis marksizëm-leninizmit dhe revizionizmit, dis ideologjisë shkencore revolucionare dhe reformizmit borgjez. Me ato që thotë Titoja kërkon të hiqet si «marksist» e të mashtrojë kështu popullin jugosllav sikur gjoja lufta parimore që i bëhet grupit revizioM) 3

nist jugosllav nga partitë marksiste-leniniste është «luftë kundër shtetit jugosllav», «kundër popujve jugosllavë». Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Partitë komuniste e punëtore të vendeve socialiste midis tyre edhe Partia jonë e Punës, si dhe qeveritë tona e kanë bërë shumë të qartë, dhe në këtë drejtim kanë punuar aktivisht, që marrëdhëniet shtetërore midis vendeve tona dhe Jugosllavisë, pavarësisht nga divergjencat e thella ideologjike, të zhvillohen në bazë të barazisë, respektit dhe interesit reciprok. Ky qëndrim rnbetet i pandryshuar. Titos nuk i vjen mirë që ne bëjmë dallim midis klikes së tij dhe popujve të Jugosllavisë. Po, ne këtë dallim e kemi bërë dhe do ta bëjmë sepse grupi udhëfieqës jugosllav nuk përfaqëson aspak popujt heroikë të Jugosllavi se kthyer në një klikë sunduesish të egër, në një klikë renegatësh të marksizmit dhe të socializmit. 3,1ë kot ai përpiqet të identifikojë veten dhe grupin e tij me popujt jugosllavë. Më kot ai përpiqet të vërë popullin jugosllav kundër popujve të kampit socialist, kundër popullit vëlla sovjetik si dhe kundër popujve fqinjë shqiptar e bullgar. Dashuria, respekti dhe miqësia vëllazërore midis popujve jugosllavë, popujve të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera socialiste ka rrënjë të thella në histori dhe këtë miqësi midis popujve s'ka forcë në botë që ta prishë, sado që të pUrpiget Titoja. Në Kuvendin Popullor unë shpreha ndjenjat e vërteta të popullit shqiptar kur thashë: «Me popujt e Jugosllavisë, heroikë dhe vëllezër, kemi qenë, jemi dhe do të jemi miq dhe vëllezër të ngushtë, pavarësisht nga dallgët dhe furtunat-. 309

je midis Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera të demokracisë; ai quan •internacionaliste» fushatën për të shkaktuar përçarje brenda në Kinë. Nuk është aspak koincidencë e rastit që të njëjtat pikëpamje si ato të Titos shprehen edhe në një raport që ka mbajtur Dallesi mbi Republikën Popullore të Kinës përpara komisionit të punëve të jashtme të senatit amerikan dhe që u botua më 10 mars në Uashington. 3,1base -internacionaliste» Titoja quan edhe .ndihmën» me të cilën monopolet amerikane ushgejnë