Enver Hoxha. Ditar 1962 [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

ENVER HOXHA

DITAR 1962

1

INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANg Kt) Tg PPSH

SHTEPIA BOTUESE «8 N£NTORI» TIRANË, 1988

ENVER HOXHA

E 11£NE 1 JANAR 1962

Viti i Ri filloi. Vit betejash e• fitOreshiër popullin tonë të mrekullueshëm, -. për Partinë tonë :heroike. Armiqtë tani janë shtuar, ata janë të egër, por ne nuk u trembemi, do t'i dërrmOjmë, do të fitojmë mbi ta.

Mbrëmjen e kaluam në Shtëpinë e Partisë, ku ishin mbledhur shokë të Komitetit Qendror të Partisë dhe Qeverisë.

E MARTE 2 JANAR 1962

Me rastin e Vitit të Ri kinezët botuan dy artikuj të mirë politiko-ideologjikë. Duke trajtuar në ta çështjen e luftës e të paqes si dhe bashkekzistencën paqësore, u futin një dru të fortë imperialistëve amerikanë dhe titistëve, por, tërthorazi dhe fare lehtë të kuptueshme, edhe Hrushovit e revizionistëve të tjerë.

E MERKURE 3 JANAR 1962•1

Me rastin e dorëzimit në Kakavijë të disa emigrantëve grekë, që dëshironin të ktheheshin në vendin e tyre, delegacioni grek u tregua i sjellshëm e dashamir dhe kërkoi të bisedonte edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Natyrisht, këto ishin sondazhe nga ana e tyre. Njerëzit tanë u thanë se nuk ishin të autorizuar të diskutonin për këtë çështje, prandaj «po të doni, drejtojuni Qeverisë sonë nëpërmjet kanaleve diplomatike». Më vonë grekët u bënë tanëve propozimin që «të vijë një delegacion zyrtar grek në Tiranë për të biseduar për riatdhesimin e emigrantëve të tjerë dhe për marrëdhëniet diplomatike». Ne i lajmëruam shokët tanë t'u thoshin që s'kemi asnjë kundërshtim, le të urdhërojnë.

1. Yllthi (*) i vendosur te data tregon se shënimi është botuar më parë në njërën nga përmbledhjet tematike nxjerrë nga Ditari Politik. Në rastet kur brenda një date ndodhen dy ose më shumë shënime, yllthi (*) që vendoset në fillim të paragrafit tregon se vetëm ky shënim ka qenë I botuar më parë.

4

5

Dje Halim Budoja, përfaqësues i vendit tonë në OKB, ishte ftuar për drekë nga kolegu i tij grek, përfaqësues i Greqisë në këtë organizatë.

E ENJTE 4 JANAR 1962*

Problemi i Gjermanisë dhe i Berlinit filloi të bisedohet en vase elosi me takimin e parë Gromiko—Levelin Tomson2, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë. Çdo gjë mbahet sekret. Diplomacia hrushoviane po vendos tash «diplomacinë e fshehtë», kurse amerikanët me këto bisedime po spekulojnë, fitojnë kohë, bëjnë pazarllëqe, tatojnë pulsin, bëjnë shantazhe dhe kërcënime. Shtypi reaksionar francez këshillon «të ruhet Hrushovi, pse është personi më adapt», natyrisht, për imperialistët. Ulbrihti foli edhe ai dhe tha se do të bëjnë çdo gjë për të ruajtur prestigjin e perëndimorëve. Deri këtu kanë shkuar këta tradhtarë revizionistë. Çështja gjermane dhe ajo e Berlinit i ka futur në andralla të mëdha

1. Frëngjisht — me porta të mbyllura. 2. Takimi u bë në bazë të vendimit të marrë më 12 dhjetor 1961 nga mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve perëndimore, të aprovuar nga Këshilli i Ministrave të NATO-s, për rifillimin e kontakteve me qeverinë sovjetike për çështjen e Berlinit.

6

S'dinë si të dalin. Keq andej, keq kënHrushovin e dej. Ata do të vazhdojnë bisedimet dhe më në fund do t'i bëjnë imperializmit koncesion pas koncesioni. Hrushovi dhe banda e tij punojnë për shpartallimin e for.. cave komuniste, prandaj edhe komunistët duhet ta shpartallojnë atë me gjithë pasuesit e tij. E PREMTE 5 JANAR 1962

Mbledhja e organizatës-bazë të Partisë për dhënie llogari dhe zgjedhje.

Teza e Stalinit se sa më të forta të bëhen vendet aq më tepër egërsohet armiku, vërtetohet, si nga zhvillimet e brendshme në vendet socialiste; ashIn edhe në shkallëndërkombëtare. Vetë revizionizmi modern _përfagëson egërsimin e armikut të klasës kunCiër socializmit, si brenda vendeve socialiste, ashtu edhe në platformë ndërkombëtare. Këtë tezë të drejtë të Stalinit. , Hrushovi dhe ata që e pasojnë e nxjerrin të gabuar. pse duan të fshehin karakterin kundërrevolucionar e armiqësor të revizionizmit të tyre. Ata kanë frikë nga demaskimi i punës së tyre në favor të imperialistëve. Edhe kjo manovër e tyre «teorike» duhet të demaskohet, pavarësisht se do të ngrenë shpatat kundër nesh, duke na vënë çfarëdo epitetesh. Veprimet e tyre do të vërtetojnë akoma më shumë shtimin e egërsimit të armikut të klasës përpara forcës dhe fitores së mëtejshme të marksizëm-leninizmit. 8

9

E SHT1JNE JANAR 1962

Mora pjesë në ceremoninë e 15-vjetorit të themelimit të politeknikumit «7 Nëntori». Kolektiv shumë i mirë, shkollë me rëndësi, nga e cila kanë dalë deri më sot 2 400 teknikë të mesëm. Një pjesë e mirë e këtyre kanë mbaruar shkollën e lartë dhe sot janë inxhinierë, pedagogë. Në mbledhjen solemne të organizuar me rastin e përvjetorit të pesëmbëdhjetë të kësaj shkolle, foli drejtori, Canco, shoku im i vjetër me të cilin kemi mbaruar një shkollë. Ai është pedagog i zoti, me kulturë të gjerë dhe me autoritet. Pas tij fola dhe unë gati një orë 1. Ndërtesat e shkollës janë të mrekullueshme, ato formojnë gati një lagje të tërë, 4-5 korpuse të mëdha. Vizitova laboratorët dhe ofiçinat, që janë pajisur mirë. U gëzova kur pashë se në degën mekanike kishte dhe vajza të reja. Atje u takova me disa pedagogë të mi të vjetër dhe me ish-kolegë të mi mësues, si Hysni Babameton, Aqif Selfon, Vangjel Gjikondin e të tjerë. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 23, f. 1.

10

E HENE 8 JANAR 1962

I hodha një sy listës së materialeve që do të merren në shqyrtim në mbledhjen e afërt të Byrosë Politike. Shokëve të sekretarisë u dhashë porosinë që të shpërndahen materialet duke pasur parasysh që raportet e gjata dhe të mbushura me «propagandë», të rikthehen, të shkurtohen dhe të spastrohen nga gjërat e panevojshme. Ky spastrim, të mos zgjasë shumë se pengon shpërndarjen e tyre.

Polakët, nga pozitat e tyre revizioniste, tregojnë se kanë kontradikta të theksuara me kryerevizionistin Hrushov dhe me shokët e tij, Ulbriht e Novotni, kurse ndaj udhëheqësve rumunë e bullgarë s'kanë asnjë konsideratë, pse i quajnë pa pikë personaliteti dhe s'e kanë gabim. Tendenca e polakëve është të ruajnë «pavarësinë» nga Hrushovi. Ndaj nesh e sidomos ndaj Kinës ata tregohen ca më të rezervuar për të bërë presion mbi Hrushovin dhe për t'i imponuar atij më lehtë pikëpamjet e tyre. Të tilla kontradikta ata kanë edhe me të tjerët dhe këto, sa kalon koha, do të thellohen. Jugo-

11

sllavët dhe polakët dëshirojnë dhe luftojnë për thellimin e procesit revizionist në kampin e socializmit me ose pa Hrushovin.

Nesër në gazetën «Zëri i popullit• do të botohet artikulli për revizionistët sovjetikë «Gjithnjë më thellë në llumin e antimarksizmit» 1 .

E MART£ 9 JANAR 1962

Është i çuditshëm njoftimi i djeshëm i agjencive të lajmeve se V. Molotovi, pas gjithë atyre akuzave që iu bënë, rikthehet në Vjenë, gjoja në detyrën e tij të mëparshmet. Në qoftë se ky lajm do të vërtetohet, kjo është një manovër që Hrushovi mund ta bëjë për ta larguar nga mesi, duke e qitur në njëfarë ~yre dhe me njëfarë detyre jashtë Bashkimit Sovjetik. Por unë përjashtoj mundësinë që Molotovi t'u jetë nënshtruar pikëpamjeve revizioniste të Hrushovit.

1. Shih: «Zëri i popullit». nr. 7 (4165), 9 janar 1962.

12

1. Në atë kohë përfaqësues i përhershëm i Bash•imit Sovjetik në Agjencinë e Energjisë Atomike.

13

E MËRKURE 10 JANAB 1902

Drejtoria e Organizimit më dërgoi një informacion për fushatën e zgjedhjeve në Parti. Ishte i thatë, skematik dhe në fund të fundit, pak na intereson neve sekretarëve. Ajo që na intereson neve është të dimë se si u zhvilluan mbledhjet për dhënie llogari e zgje -dhje, ç'probleme dolën, si u analizuan, ç'kritika u bënë, si u caktuan detyrat etj.

Dëbuam të katër oficerët madhorë sovjetikë, që gjoja përfaqësonin Komandën e Bashkuar të Traktatit të Varshavës në vendin tonë. Këtë masë e morëm për arsye se ata as që donin të vinin në takime me komandën tonë dhe këtu bënin vetëm punë spiunazhi kundër RP të Shqipërisë.

Memorandumi sovjetik për çështjen e Berlinit Perëndimor, që Hrushovi i ka pasë dërguar Republikës Federale të, Gjermanisë e që Boni e botoi dje, bëri skifo. Me këtë memorandum Hrushovi, pavarësisht se foli me

14

një gjuhë prej mjalti, i ra murit me kokë dhe iu ngrit një xhungë. Mendoj se ky memorandum ka pasur për qëllim përgatitjen e veprimeve të mëvonshme oportuniste dhe akrobatike të Hrushovit. Këto veprime do të synojnë, ose të gënjejnë opinionin e shëndoshë në Gjermani, duke i thënë tërthorazi: «Kini parasysh përmbajtjen e memorandumit, perspektivat e bashkimit të dy shteteve gjermane dhe pra, lëshimet e mia ndjekin këtë qëllim, kështu, ne duhej të bënim disa lëshime» ose, duke bërë përsëri «zhurmë për hiçgjë», t'u thotë gjermanëve lindorë: «S'kam ç'bëj rne Republikën Federale të Gjermanisë, këta s'dëgjojnë». Kur edhe kjo gënjeshtër të dështojë, atëherë do të shohim akrobaci të reja politike drejt bisedimeve, drejt lajkave me amerikanët etj. Kjo është politikë pa perspektiva, joparimore, politikë e marrë, pa baza të qëndrueshme, politikë e një tartareci, e një të hutuari; e një sharlatani pa turp, siç është Nikita Hrushovi.

SHKODËR, E SHTUNE 13 JANAR 1962

Sot arrita në Shkodër. Në Shtëpinë e Pritjes bisedova për punët me shokët drejtues të rrethit.

Më lajmëruan se u nënshkruan marrëveshjet dhe protokollet mbi bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknik me Kinën. Çu En Lai foli shumë ngrohtë për nt»,

SHRODER, E DIEL 14 JANAR 1962

Vizitova muzeun e qytetit dhe shtëpinë-muze të Migjenit. Janë muze të mira dhe edukative për popuNë mbrëmje shkuam në teatër, pamë pjesën «K*6neta» të Fatmir Gjatës. Mirë e kishin vënë në skenë; regjisori — i ri me talent, aktorët nuk luanin keq.

Radio Pekini lajmëron se shokun Adil e pritën Mao Ce Duni dhe Liu Shao Çia.

18

2 — 70

17

SHKODER, E HENE 15 JANAR 1962

Asistova në mbledhjen e byrosë së komitetit të Partisë të rrethit, ku u punua letra e Komitetit Qendror «Për punën politike me masat». Kishte mjaft probleme interesante. Diskutimet ishin të mira. Shokët janë me nivel të ngritur, shumica me shkollë dhe me eksperiencë të gjatë. Diskutova edhe unël. I porosita shokët drejtues të rrethit t'u kushtojnë më tepër rëndësi formave të punës politike me masat, lektorëve, propagandistëve e instruktorëve të Partisë, sepse kështu njerëzit do të sqarohen e do të armatosen në luftën kundër armiqve, gjë që do të ndihmojë jo vetëm në forcimin e situatës politike të vendit, por edhe në realizimin e planeve

Vizitova Fabrikën e Cigareve dhe Uzinën e Fermentimit të Duhanit. Mes punëtorëve gjeta një ambient shumë të ngrohtë e të dashur. Me gjithë mungesën e duhanit, sepse vjet na u eiëmtua nga vrugu, punëtorët punonin të gjithë. Ata pastronin sherebelën. Partia në rreth ka marrë masa që vështirësitë e krijuara nga mungesa e duhanit të kapërcehen dhe punëtorët të mos rëndolien. U fola punëtorëvel për situatën e shëndoshë brenda vendit, si dhe për disa probleme të gjendjes ndërkombëtare, veçanërisht për qëllimet e veprimtarisë armiqësore të Hrushovit kuridër vendit tonë, për situatat e vështira që ata përpiqen të na krijojnë, por që ne, më besimin e madh te Partia dhe nën udhëheqjen e saj tee urtë, do t'i kapërcejmë me sukses. Entuziazmi i punëtorëve ishte në kulm.

Vizitova edhe Fabrikën e Verës që është më e madhja në vendin tonë, dhe punishten e xunkthit. Perspektivë e mirë për industrinë në Shkodër.

ekonomike. Në mbledhje u diskutua edhe problemi i përbërjes së kuadrove të organeve të drejtësisë. Në diskutimin tim2 u përqendrova te roli i gjyqtarit si njeri që duhet të njohë dhe të zbatojë drejt vijën e Partisë dhe të gëzojë besimin e masave. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vell. 23, L 27. 2. Po aty, f. 45.

18

1. Shih: Enver Haxha; Vepra,

23,

f.

52.

19

SHKODËR, E MARTE 16 JANAR 1962

Vizitova Fabrikën e Çimentos. Kolektiv i mirë, që realizon dhe tejkalon ngaherë planin, sido që fabrika është e vjetër dhe e konsumuar. Në klub u folat punëtorëve për gjendjen dhe për perspektivat e vendit tonë. I porosita shokët e drejtorisë së ndërmarrjes të bëjnë shumë kujdes për t'i mbrojtur punëtorët nga pluhuri i çimentos që është i dëmshëm për organizmin.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 23, t. 137.

z mZazuz2 17 JANAR 1962

Propaganda sovjetike kundër nesh ka hyrë në një rrugë pa krye dhe, në pamundësi të dalë andej, po numëron në vend në batakun ku ka rënë. S'është as për t'u çuditur, as për të ardhur keq. Vetëm të qeshet kur shikon situatën e vështirë ku i ka çuar revizionistët tradhtia. Ata përpëliten për të gjetur ekspediantet. Hrushovianët, kur filluan sulmin antimarksist kundër nesh, jo vetëm llogaritën se «pesha e rëndë» e tyre do të na «shtypte» e do të na «demaskonte» shpejt dhe «çështja shqiptare» do të likuidohej me një të mbyllur të syve, por menduan se edhe Kina do të trembej e «nuk do të guxonte» të na mbështeste. Përveç kësaj, duke e quajtur aventurë luftën tonë të drejtë, ata kujtonin se ne do të humbisnim logjikën dhe toruan dhe si «gjaknxehtë» që na konsiderojnë, do të hapnim një luftë «të marrë» në të gjitha frontet me udhëheqjet e të gjitha partive komuniste e punëtore që ata mundën t'l gënjenin. 1. Nga trëngjIshtja — mjet për të dali1 nga një gjendje pa rrugëdalje, pa 1 zgjidhur vështirtlsItë.

Sovjetikët nuk menduan se lufta jonë do të përqendrohej te rreziku kryesor. Taktika jonë goditëse, e drejtë e parimore i habiti dhe i çoroditi ata. Sovjetikët mobilizuan gjithë lakenjtë e tyre të huaj. Të tërë ata vollën vrer e shpifën kundër nesh, po ne s'ua varëm torbën. Ata do të përgjigjen për çka kanë thënë e kanë bërë kundër nesh. Ne jemi kaluar. Propaganda sovjetike tash po ezaurohet dhe grupi i Nikitës ka filluar të izolohet në mos hapur, brendapërbrenda në ndërgjegjen e njerëzve. Propaganda sovjetike përpiqet të na tërheqë në polemika me lakenjtë e saj, me qëllim që ta shpërndajë zjarrin, por më kot, ne nuk shkelim në dërrasë të kalbur. Logjika e fortë dhe e drejtë marksiste-leniniste e vijës së Partisë së Punës të Shqipërisë, po triumfon daIngadalë, po fiton urtësia e Partisë sonë mbi marrëzinë dhe tradhtinë e grupit të Nikita Hrushovit.

22

E ENJTE 18 JANAR 1962

Një letër revoltuese! Ish-oficeri i misionit anglez në Shqipëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, Bill Maklini, sot anëtar i parlamentit anglez, më shkruan dhe kërkon ta lejojmë të vijë në Shqipëri që të më bëjë disa pyetje! Asnjë përgjigje nuk do t'i jap! Kur ishte në vendin tonë, ky i poshtër s'bëri gjë tjetër veç veproi kundër interesave të popullit shqiptar e të luftës së tij çlirimtare.

23

E PkREMTE 19 JANAR 1962

Ne u bëmë përshëndetje. Ftesa e tyre është interesante, por më interesante do të jetë, po të mos flasin kundër nesh dhe ka mundësi, për arsye të kontradiktave të tyre të brendshme dhe të jashtme. Polakët s'e kanë hequr ambasadorin e tyre nga Tirana. Përveç kësaj, nënshkruan edhe marrëveshje tregtare me ne. Sigurisht, këto gjëra s'i pëlqejnë Hrushovit, por s'ka ç'bën.

Patërn mbledhjen e Byrosë Politike ku shqyrtuam raportin për realizimin e planit të vitit 1961 dhe detyrat për vitin 1962. Gjithashtu në këtë mbledhje morëm vendimin për heqjen e detyrimit në grurë, mish dhe lesh në zonat malore. Ky vendim do t'i kënaqë shumë fshatarët e këtyre zonave dhe shënon një sukses ekonomik dhe politik. Përveç të tjerave, Byroja Politike u ndal edhe në këto probleme: 1) Mbi detyrimet e kreditit të kooperativave bujqësorel. 2) Mbi disa çështje të metodës së punës në organizatat e Partisë të rretheve Durrës, Krujë dhe Korçë 2.

Polakët ftuan ambasadorin tonë në Varshavë të esistojë në mbledhjen solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Partisë Punëtore të Bashkuar Polake. 1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 23, f. 79. 2. Po aty, f. 82.

25

E SIITITNP, 20 JANAR 1962

Sot kishim mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror. Diskutuam për pranimet në Parti në organizatat-bazë të Partisë të Ushtrisë Popullore, për gjendjen e kuadrit të arsimit dhe punën për përgatitjen, edukimin, aktivizimin dhe trajtimin e tij etj. Diskutova rreth këtyre çështjevel.

Agjencia polake e lajmeve jep një pë•mbledhje të fjalimit që mbajti Gomulka në mbledhjen solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Partisë Punëtore të Bashkuar Polake. Nga kjo përmbledhje nuk del që ai të ketë folur as për Kongresin e 20-të, as të 22-të të PK të BS dhe as për Hrushovin. Ne s'na zë në gojë fare. Në mes revizionistëve ka kontradikta.

1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 23, f. 90, 93.

26

E DIEL 21 JANAR 1962

Ambasadori ynë në Paris na njofton se Partia Komuniste Franceze anëtarëve të saj, që shfaqen pro nesh, u thotë: «Mbani pikëpamjet tuaja mbi Partinë Komuniste të Kinës dhe Partinë e Punës të Shqipërisë, po duhet të ruajmë unitetin e partisë». Në të njëjtën kohë, organi i saj qendror, gazeta «Ymanite», kishte lënë jashtë gjithë pjesën për bashkekzistencën të artikullit të fundit të «Pravdës», ku atakoheshim ne. Edhe kjo është një shenjë tjetër e tërheqjes dhe e hezitimeve të lakenjve revizionistë. Do të shikojmë se si do të zhvillohet situata më tej. Vapori po mbytet dhe minjtë, kush më parë, kush më pas, cro të përpicien ta lënë atë. -

E FIËNE 22 JANAR 1962

Kanë filluar të na vijnë propozime... për bisedime në mes të 12 partive të «kampit socialist» për të zhdukur mosmarrëveshjet «në mes të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Partisë së Punës të Shqipërlsë dhe padive të tjera». Po vizatohen konturet e orvatjeve revizioniste «për të shuar• zjarrin që ndezën e që tashti po i djeg e i përvëlon vetë ata. Hrushovi, sigurisht, për t'u shpëtuar izolimit moral dhe vështirësive që po has në çdo drejtiin, po ofron variantin e njohur të taktikës së tij «mos i ngrihet mendja Shqipërisë», prandaj «të heshtlin», mundet, fundi i fundit edhe të mblidhemi «për t'i gënjyer ata», ose vëmë përfundimisht me shpatulla pas murit». Por taktikat dhelparake të Hrushovit s'pinë ujë, ato nuk do të kenë sukses. Askush nuk do të mundë ta hedhë në grackë Partinë tonë, pse asaj s'i mungon eksperienca.

E MARTE 23 JANAR 1962

Mareshali Greçko iu përgjigj në mënyrë dredharake e provokuese telegramit të ministrit tonë të Mbrojtjes në lidhje me dëbimin e 4 oficerëve madhorë sovjetikë. Ata gjoja përfaqësonin Komandën e Bashkuar të Traktatit të Varshavës në vendin tonë, por në fakt bënin spiunazh në dëm të shtetit shqiptar. Greçkoja mundohet t'i hedhë poshtë arsyet e pakundërshtueshme të palës sonë për këtë masë dhe kërkon që dëbimi i tyre të kërkohet zyrtarisht nga Qeveria jonë. Kuptohet, këtë revizionistët sovjetikë e bëjnë që të kenë në dorë një dokument kundër nesh për të co na nxjerrë nga Traktati i Varshavës. Por kur st21_Uc Greçkoja në mulli, ne ktheheshim. Oficerët sovjetikë në fjalë duhet te largohen ne -daten që u është caktuar.

29

E MERKURE 24 JANAR 1962

U hap mbledhja e Plenumit të KQ, ku u mbajt raporti «Mbi rezultatet e plotësimit të planit dhe të buxhetit të shtetit për vitin 1961 dhe mbi masat që duhen marrë për plotësimin e detyrave të planit të vitit 1962». Filluan diskutimet.

U kthye nga Pekini delegacioni ynë ekonomik qeveritar. Bisedimet shkuan mirë. Shokët tanë ishin takuar edhe me Maon, i cili u tha shumë fjalë të mi•a për ne.

Na njoftojnë se Komiteti Qendror i Partisë Socialiste të Bashkuar Gjermane i ka bërë një letër Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ku i thotë se delegati kinez në mbledhjet e sesionit të Këshillit Botëror të Paqes, në Stokholm, ndoqi «një vijë politike kundër paqes, kundër çarmatimit, kundër luftës nacionalçlirimtare të popujve etj., dhe kështu ndihmol imperialistët». Ç'provokatorël

30

E ENJTE 25 JANAR 1962

Sot vazhduan diskutimet në Plenumin e Komitetit Qendror për planin dhe buxhetin e shtetit. Ato ishin të gjitha shumë të mira. Në mbyllje fola 1 edhe unë për detyrat që na dalin, për situatën politike ndërkombëtare dhe për gjendjen e marrëdhënieve të Partisë sonë me partitë e tjera. Theksova, me këtë rast, bindjen tonë të sigurt se kauza e madhe e komunizrait do të triumfojë, se vendet socialiste do të shpëtojnë nga sëmundja e revizionizmit, por ky është një proces që kërkon kohë. Partia jonë qëndron dhe do të qëndrojë fort në pozitat e veta, sepse rruga e saj është e drejtë dhe e lavdishme.

Ambasadori kinez na komunikoi verbalisht përgjigjen që Partia Komuniste e Kinës i dha kryetarit të Partisë Komuniste të Indonezisë, Aiditit, në lidhje me propozimin e tij për bisedime me sovjetikët. Kinezët janë dakord në parim, por thonë se veprimet e N. Hru1. Shih: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 23, f. 96.

31

shovit kundër Shqipërisë dhe udhëheqjes shqiptare kanë bërë të vështira dhe kanë mbyllur rrugën e bisedirneve. I cilësojnë veprimet e N. Hrushovit si veprime të një shteti të madh shovinist. Përgjigje e mirë, ashtu siç na pëlqen edhe neve. E PREMTE 26 JANAR 1962

Mbledhja e përgjithshme e organizatës-bazë të komunistëve të aparatit për dhënie llogari dhe zgjedhje. Analiza që iu bë punës së organizatës ishte e mirë, e thellë dhe konkrete. Komunistët diskutuan me frymë autokritike dhe kritike për detyrat e ngarkuara. Në fund u bënë zgjedhjet e reja.

Partia Komuniste Italiane botoi fjalimin që Longoja mbajti në Mbledhjen e Moskës të. vitit 1960. Këtë ajo e bëri, megjithëse e di se nuk duhet botuar, pse situatat i ka të vështira dhe po i bëhen akoma më të vështira në lidhje me mosmarrëveshjet ideologjike me ne dhe me kinezët. Ajo e bën, gjithashtu, këtë që të provokojë kinezët dhe t'i nxitë që edhe këta të kundërsulmojnë bishtrat e Hrushovit dhe ky të luajë pastaj rolin e «arbitrit Më përpara nga italianët, një gjë të këtillë e bënë edhe francezët, që botuan fjalimin e delegacionit të tyre në këtë mbledhje. Por manovrat e provokacionet e italianëve e të francezëve do të dështojnë, se ua nxorëm bojën ne.

32

33 3 - 70

4

E SIITUNË 27 JANAR 1962

Në mbledhjen me sekretarët e Komitetit Qendror pamë planet e punës për Byronë Politike dhe Sekretariatin.

Hrushovit mezi iu dëgjua zëri sot 1, se ishin shqetësuar shumë rniqtë e tij imperialistë. Ai priti një delegacion ekonomik birmanez.

E DIEL 28 JANAR 1962

Sovjetikët njoftuan se më 5 mars do të mblidhet plenumi i KQ të Partisë së tyre për çështjet e bujqësisë. Raportin do ta mbajë «specialisti i shquar i bujqësisë», Nikita. Sigurisht, kritika do të ketë boll... , por për të tjerët. Do të merren shumë masa