36 0 226KB
E DREJTA TREGTARE: - E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe rregullohen punët juridike ne mes subjekteve të së drejtës kombëtare. Pra, e drejta tregtare si dege e se drejtes ka te beje me te drejtat dhe detyrimet qe dalin nga qarkullimi i mallrave dhe ofrimi i sherbimeve. - E drejta tregtare merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomike dhe komerciale dhe me afarizmin e tyre juridik në treg. E drejta tregtare ndahet në të drejtën tregtare statusore dhe kontraktore: 1) E drejta tregtare statusore: rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike. 2) E drejta tregtare kontraktore: rregullon punët juridike që i kryejnë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. Rregullon marredheniet e detyrimeve, ku njera pale (kreditori) mund te kerkoj nga pala tjeter (debitori) kryerjen e nje veprimi, veprim te cilin debitori duhet ta permbushe. E drejta ekonomike: eshte ajo e drejte te cilen e referon domosdoshmerisht shteti. Nxjerr akte sic jane ligji, aktet nenligjore, udhezimet administrative te cilat pastaj jane te obligueshme per secilen pale. - me te drejten ekonomike nenkuptohet intervenimi i shtetit ne ekonomi - e drejta ekonomike e rregullon raportin ne mes subjekteve dhe shtetit - e drejta ekonomike eshte e rregulluar me dispozita detyruese - e drejta ekonomike eshte discipline e vecante integruese e se drejtes publike dhe private E drejta tregtare: e drejta tregtare deri ne vitin 1945 eshte emertuar si “e drejte ekonomike”. - me te drejten tregtare nenkuptohet shprehja e parimeve te iniciatives ndermarrese dhe te lirise autonome te paleve - e drejta tregtare rregullon raportin ne mes subjekteve te se drejtes tregtare - e drejta tregtare eshte e rregulluar me norma dispositive, ku subjektet lirshem permes kontratave apo akteve te tjera i rregullojne marredheniet ne mes tyre - e drejta tregtare eshte e natyres te se drejtes private Subjektet e së Drejtës Tregtare: - Tregtari: eshte person juridik ose fizik i cili ushtron veprimtari tregtare-ekonomike ne menyre të pavarur dhe te vazhdueshme me qellim të fitimit sepse fitimi eshte qellimi i veprimtarise ekonomike, e kete fitim mund ta arrije permes prodhimit, qarkullimit te mallrave dhe ofrimit te sherbimeve ne treg. - Shoqëritë tregtare: jane persona juridik qe themelohen nga dy ose më shumë persona fizik ose juridik qe me kapitalin ose punen e tyre bashkohen per arritjen e qellimeve te perbashketa, zakonisht per te realizuar fitime.
Si Rregullohet e Drejta Tregtare në Kosovë: Korniza rregullative dhe ligjore përbëhet nga ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe aktet-nënligjore qe kanë për qëllim promovimin e konkurrencës të pakufizuar në mes të bizneseve. E drejta tregtare ne Kosove eshte e rregulluar me Kushtetute, Ligjin per Shoqerite Tregtare (LSHT); Ligji mbi Falimentimin; Ligji per Mbrojtjen e Konkurrences; Ligji per Mbrojtjen e Konsumatoreve; Udhezimet Administrative etj. Burimet e së Drejtës Tregtare 1) Burimet materiale: forca apo autoriteti që ka të drejtë të krijojë të drejtën (organi ligjvënës). 2) Burimet formale: forma në të cilën manifestohet vullneti i nje organi, e që karakterizohet me aktin e përgjithshëm juridik. Burimet formale primare: kushtetutat, ligjet, konventat ndërkombëtare dhe aktet tjera nënligjore. Burimet formale sekondare: dispozitat, e drejta tregtare autonome (zakoni tregtar dhe juridik, uzansat, doket), praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit, shkenca juridike, statuti, institucionet tjera jo-publike etj. E drejta tregtare autonome: nuk eshte burim shteteror i se drejtes, por eshte burim shoqeror, te cilin e krijojne subjektet. Me te nenkuptojme normat qe i krijojne tregtaret ne menyre te pavarur, por brenda kufijve te lejuar me ligj. - Ne praktike kjo e drejte autonome paraqitet ne formen e zakoneve, uzanseve dhe formave te tjera. Pra, mund te themi se e drejta tregtare rregullohet me vullnetin dhe aktet e vete subjekteve te se drejtes tregtare me normat e se drejtes autonome. Zakoni juridik: eshte burim sekondar i te drejtes dhe zbatohen vetem nese marredhenia nuk eshte e rregulluar me dispozita dhe nese zakoni nuk eshte ne kundershtim me rendin juridik. Jane rregulla te sjelljes qe jane formuar nga perseritja e tyre per nje kohe te gjate, e qe ligji u ka dhene rendesi juridike. Zakoni juridik krijohet me perseritjen e shpesht te modelit te shoqerive tregtare, ku vet shoqeria dhe bizneset kerkojne qe ai zakon te kthehet ne akt juridik. Zakoni tregtar: eshte praktika e pergjithshme afariste e cila eshte aq e perhapur sa qe subjektet e se drejtes tregtare rregullisht e kane parasysh faktin se do te veprojne sipas kesaj praktike. Zakonin tregtar e krijojne palet dhe te gjitha palet e zbatojne dhe e perserisin, keshtu ky zakon me kalimin e kohes mund te jete zakon juridik. Pra, keto zakone pastaj rregullohen me norme juridike dhe behen zakone juridike. Zakoni tregtar behet zakon juridik kur nuk bie ne kundershtim me mentalitetin shoqeror dhe me zhvillimin e te drejtes tregtare. Uzansat: jane zakone te kodifikuara afariste, kurse kodifikimin e perpilojne dhe e shpallin organet e autorizuara. Uzansat i nxjerrin institucionet e pavarura sic jane shoqatat afariste, odat, bursat etj, keto institucione e perpilojne dhe e regjistrojne nje uzanse e qe pastaj behet burim per bizneset qe jane te regjistruata ne ate institucion.
Edhe Arbitrazhi, ndermjetesimi, odat etj, jane burime sepse e drejta tregtare eshte e drejte shoqerore, ku palet me vullnetin e tyre vendosin dhe zgjedhin institucionin apo mekanizmin prane se ciles deshirojne ta zgjedhin kontestin e tyre. Praktika gjyqesore dhe e arbitrazhit: kur ne mes paleve lind mosmarreveshja ose konflikti te cilin ato nuk mund ta zgjidhin ndryshe atehere ate e zgjidh gjykata duke aplikuar normat juridike perkatese. E nese nuk ekziston dispozita apo nese dispozita eshte jo e plote atehere gjykata duhet t’i shfrytezoje burimet tjera juridike. - Ka raste kur palet me nje klauzole e kane parapare qe ne rast te kontesti udhezohen qe kontestin ta zgjidhin ne arbitrazh. Arbitrazhi eshte zgjidhje alternative e kontesteve ne rrugen jashte gjyqesore. Arbitrazhi institucional: ekziston lista e arbitrave me mandate te perhershem dhe palet mund te zgjedhin lirshem arbitrat, perfshire edhe arbitrat e huaj. Arbitri mund te perjashtohet nese ka shkelje ligjore dhe procedurale (kur nuk i trajton palet ne menyre te barabarte, nuk i jep mundesine pales qe te shprehet, te paraqes prova etj). Parimet e te Drejtes Tregtare: parimi i ligjshmerise dhe regjistrimit te detyrueshem; parimi i transparences; parimi i publicitetit; parimi i realitetit dhe vertetesise; parimi i besueshmerise dhe sigurise. 1) Parimi i Ligjshmerise: nënkuptojme qe legjislacioni që rregullon cështjet nga lëmia tregtare duhet të jetë në përputhshmeri të plote me kushtetuten si akti më i lartë juridik i një vendi, por edhe me marreveshjet ndërkombëtare që rregullojnë cështjet nga lëmia e së drejtës tregtare. Parimi i Regjistrimit te Detyrueshem: para ushtrimit të një veprimtarie të caktuar një shoqëri tregtare duhet të regjistrohet, në mënyre që nëse lindin konteste të kenë mbrojtje juridike. E drejta tregtare eshte e rregulluar me ligj dhe sipas ligjit ne fuqi jane nxjerr akte nenligjore, udhezime administrative dhe permes ketyre eshte rregulluar menyra e regjistrimit te shoqerive tregtare, regjistrim i cili eshte i obligueshem. Eshte formuar eshte institucioni “Zyra e ARBK-se”. 2) Parimi i Transparences: cdo veprim qe ndermerret ne kuader te se drejtes tregtare duhet te jete transparent. Obligimet, te arriturat, procedurat duhet te kene transparence te plote. Kushtet per regjistrim ne ARBK duhen te jene transparente ne menyre qe palet gjate regjistrimit te biznesit te mos maltretohen dhe pas regjistrimit te biznesit cdo qytetar duhet te kete qasje ne te dhenat e atij biznesi sepse te gjitha bizneset jane te obliguara t’i publikojne te dhenat. 3) Parimi i Publicitetit: shumica e kontesteve ne proceduren tregtare zgjidhen me Arbitrazh, ku vendimet e Arbitrazhit nuk jane publike. Pra, ne kete rast ky parim nuk vlen vetem nese palet jane pajtuar qe vendimi i Arbitrazhit te jete publik. - Te gjitha te dhenat e biznesve te regjistruara jane ne web-faqe te ARBK-se.
4) Parimi i Realitetit dhe Vertetesise: regjistrimi duhet t’i pergjigjet gjendjes reale. Palet ne ceshtjet tregtare duke filluar nga momenti i regjistrimit duhet te paraqesin te dhenat te sakta dhe te verteta ose ne te kunderten pergjigjesine e barte pala qe e ka ofruar te dhenat e pasakte dhe te paverteta. Vertetesia nenkupton shiqimin dhe permiresimin e te dhenave dhe cdo gje duhet te vertetohet nga pergjegjesi ne baze te institucionet qe e perfaqeson. 5) Parimi i Besueshmerise dhe Sigurise: eshte parim i rendesishem per shkak se palet per lidhjen e nje kontrate duhet ta krijojne besimin e ndersjellte dhe permes lidhjes se kontrates t’i ofrojne siguri njera-tjetres. Pa pasur besim nuk mund te lidhet kontrata sepse me besim krijohet siguria mbi shit-blerjen e nje malli apo kryerjen e sherbimit te caktuar. Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK): është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës. ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, eshte proces më i thjeshtë, më i shpejtë dhe pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare. Kur dikur kerkon te regjistroj nje shoqeri mund te ofroj te dhena me shume se sa kerkohet me ligj, por keto te dhena duhen te jene te sakta. Regjistrimi mund te behet ne gjuhen shqipe, serbe dhe angleze. Funksionet e ARBK-se: Kryen regjistrimin e shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare në Kosovë. Përgatitë dhe miraton formularët dhe procedurat për regjistrim të bizneseve. Menaxhon një numër të madh të dokumenteve për të cilat ajo është përgjegjëse. Ka rolin formal, informues dhe administrativ. Kosova dhe BE (MSA-ja): MSA per Kosoven ka rendesi te madhe ekonomike, e qe eshte edhe qëllimi kryesor i marrëveshjes. Përveç përfitimeve ekonomike që dalin nga kjo marrëveshje, Kosova duhet te beje reforma në drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut. Aspektet ekonomike janë të grupuara rreth tri shtyllave kryesore: çështjet tregtare, çështjet legjislative dhe çështjet e strukturave qeverisëse të cilat do të sigurojnë funksionimin e plotë të ekonomisë së tregut në përputhje me standardet europiane. Konkurrenca: është një situatë në një treg në të cilën shitësit e një produkti apo shërbimi përpiqen qe të tërheqin blerës për të arritur një objektiv të caktuar. Pra, konkurrenca shihet si një proces rivaliteti ne mes ndërmarrjeve të cilat kërkojnë të fitojnë klientelë me kalimin e kohës, ky rivaliteti mund të ekzistojë për çmimet, shërbimet, cilësinë etj. - Në disa raste konkurreca ka për qëllim uljen e çmimit me qëllim që të godasë konkurrentët, ku disa ndermarrje shkojne pertej përcaktimit të tregut. - Konkurrenca e ndershme dhe e pashtrembëruar është gurëthemeli i një ekonomie tregu. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka miratuar legjislacion për promovimin e një konkurrencë lojale në mes të shteteve anëtare të BE-së. Komisionit Evropian iu kanë dhënë kompetenca për të kontrolluar dhe mbikqyre se a po zbatohen ligjet e BE-se per konkurrencen.
- Monopoli eshte e kunderta e Konkurrences, ne monopol eshte vetem nje biznes, kurse ne Konkurrence jane disa biznese. Monopoli eshte i ndaluar, eshte shkelje e kushtetutes. - Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Konkurrencën: -> Rregullohen raportet ne mes subjekteve te se drejtes. -> Ndalohen të gjitha marrëveshjet (per cmime, prodhim etj) ne mes dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura qe kanë për qëllim çrregullimin e konkurrencës. Vecanerisht ato marreveshje ku caktohen çmimet e blerjes ose të shitjes; ku kufizohet prodhimi; ku zbatohen kushte te ndryshme për transaksione te njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; ku kushtezohet lidhja e kontratave nga palët e tjera kontraktuese që nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave. -> Nje biznes i madhe nuk mund te shkaterroj bizneset e vogla. Nese njera pale e ka cmimin 10 euro atehere edhe pala tjeter duhet ta kete te njejtin cmim. Pozita Dominuese: nje ndermarrje ka pozite dominuese nese nuk i nenshtrohet konkurences se lire ne treg, nese ka fuqi të rëndësishme në treg në krahasim me konkurrentët ekzistues ose potencial. Një ndërmarrje konsiderohet të ketë pozitë dominuese nëse ka pjesëmarrje më të madhe se dyzet 40% në treg, por kjo pjesëmarrje nuk konsiderohet pozitë dominuese nëse ndërmarrja argumenton se është e ekspozuar para një konkurrence ose që nuk ka pozitë superiore në treg. Ka raste kur dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura qe veprojne bashke mund të jenë në pozitë dominuese. Abuzimi me Poziten Dominuese: abuzimi i pozites dominuese ne treg eshte i ndaluar, e sidomos kur nje ndermarrje me pozite dominuese: -> vendos çmime jo reale të blerjes apo shitjes ose vendos kushte tjera të pa drejta tregtare -> e kufizon prodhimin në dëm të konsumatorëve -> zbaton kushte të ndryshme të transaksioneve për punët e njëjta sikur ndërmarrjet tjera e keshtu i sjellë ato në një pozitë të pafavorshme në raport me konkurrencën -> lidh kontrata me detyrime shtesë -> vendos çmime ose e kushteve tjera me qellim qe te pengojne hyrjen ose nxjerrjen jashtë tregut të konkurrentëve të veçantë ose të një produkti të tyre - Kur Autoriteti i Konkurrences e veren abuzimin me poziten dominuese atehere ndalon çdo veprim të mëtejshëm të ndërmarrjes, përcakton masat, kushtet dhe afatet për heqjen e efekteve të dëmshme të veprimeve dhe shqipton masa ndëshkuese. Autoriteti i Konkurrencës të Kosovës (AKK): është institucion publik dhe i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në këtë ligj, për të cilat i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Perbehet nga 5 anetare, te cilet duhen te kene 7 vjet eksperience, perbehet nga drejtori dhe stadi administrativ. Autoriteti eshtë person juridik me seli në Prishtinë dhe qe funksionin me ane te statutit qe eshte perpiluar.
- AAK mbikqyre formen dhe llojin e te gjtha shoqerive tregtare, hulumton tregun, ben hetime, jep opinione dhe masa ndeshkuese. Në punën e Autoritetit është e ndaluar çdo formë e ndikimit e cila do të mund të ndikonte në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Financimi i Autoritetit për kryerjen e punëve në fushën e vet sigurohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Masat ndëshkuese dhe dënimet qe i shqipton Autoriteti janë të hyra që derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. Autoriteti ne ushtrimin e funksionit të tij zbaton dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative. Masat Ndëshkuese për Shkelje të Rënda të Rregullave në Konkurrencën e Tregut: nje ndermarrje ndeshkohet me 10% te të hyrave që ndërmarrja e ka realizuar në vitin e fundit nese kjo ndermarrje lidhë marrëveshje të ndaluar ose merr pjesë në marrëveshjen me të cilën është çrregulluar konkurrenca; nese abuzon me pozitën dominuese; nese nuk vepron në pajtim me vendimin e Autoritetit me të cilin përcaktohen masat për rivendosjen e konkurrencës ose përcaktohen masat e përkohshme etj. Masat ndëshkuese për Shkelje të Lehta të Rregullave në Konkurrencën e Tregut: nje ndermarrje ndeshkohet me 2% te të hyrave që ndërmarrja e ka realizuar në vitin e fundit nese kjo ndermarrje Autoritetit nuk ia paraqet kërkesën për qëllimin e përqendrimit; nëse Autoritetit ia paraqet informacionet e pasakta apo të rreme; nëse nuk vepron sipas kërkesës së Autoritetit; nëse pengon kryerjen e urdhrit të Gjykatës etj. Mbrojtja e Konsumatoreve: ne Kosove ekziston ligji per mbrojtjen e konsumatore, ligj i cili rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave apo shërbimeve dhe rregullon detyrimet e shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit. Pra, rregullohet raporti ne mes te konsumatoreve dhe shitesve, prodhuesve apo furnizuesve. Ky ligj konsumatorit ia garanton të drejtën për ti mbrojtur interesat ekonomike të tij; të drejtën për ta mbrojtur nga rreziku jetën, shëndetin dhe pronën; të drejtën për mbrojtje ligjore; të drejtën për tu ankuar; të drejtën për kompensim dhe dëmshpërblim; të drejtën për shfrytëzimin e shërbimeve publike; të drejtën për të marr shërbime në gjuhën e tij në përputhje me ligjin etj. MTI me akt nënligjor rregullon organizimin dhe funksionimin e strukturës përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit. - Detyrimet e shitesit: ti përmbush detyrimet ndaj konsumatorit; ne rast se nje mall ka te meta atehere me kërkesë të konsumatorit duhet ta bej zëvendësimin e mallit ose kthimin e të hollave të paguara për mallin, por kthimin e te hollave mund ta kerkoj nëse me heret i ka dhene afat për eliminimin e të metave të mallit ose shërbimit.
Investimet e Huaja: ligji per investimet e huaja ka për qëllim të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës, tu ofrojë investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore, pra, te ju ofroje siguri që investimet e tyre do të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Investitorëve u intereson të investojnë në një vend ku sundon ligji, ku të drejtat pronësore janë të garantuara dhe ku u ofrohet trajtim i barabartë. - Me miratimin e Ligjit për Investimet e Huaja pranohet fakti se investimet e huaja luajnë një rol të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Tri synimet kryesore të ligjit: 1) Të mundësojë integrimin e plotë të Kosovës në ekonominë regjionale, evropiane dhe botërore. 2) Të përmirësojë dhe të zgjerojë kapacitetin e Kosovës për të pranuar dhe dërguar mallra, shërbime dhe kapital në tregjet e huaja. 3) Të ngrisë parashikueshmërinë, stabilitetin dhe transparencën e sistemit ligjor në Kosovë dhe paluajtshmërinë e tij me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Mosdiskriminimi i Investitoreve te Huaj: investitorët e huaj dhe investimet e tyre duhet të jenë në pajtim të plotë me ligjin e zbatueshëm në Kosovë dhe t’i bartin të drejtat dhe detyrimet sikur investitorët e brendshëm sepse eshtë e paligjshme që të diskriminohen investitorët e huaj në bazë të shtetësisë, prejardhjes, vendbanimit etj. Ligji parasheh se Kosova nuk duhet të diskriminojë investitorët e huaj në këto fusha: mbrojtjen dhe sigurinë; bërjen e investimit; aktivitetet ekonomike dhe të tjera; blerjen, zgjerimin, menaxhimin ose largimin e investimeve. - Ligji për Investimet e Huaja parasheh që nëse investitori i huaj ka bërë një investim në Kosovë dhe nese brenda 5 viteve ndonjë dispozitë e ligjit ndryshohet ose revokohet dhe kjo ka ndikim negativ në investimin e huaj atëherë investitori i huaj ka të drejtë qe te kerkoj nga Qeveria e Kosoves kompensimin për të gjitha dëmet e shkaktuara. Zgjidhja e kontesteve lidhur me investimet e huaja: - Në marrëveshje ne mes të një investitori të huaj dhe Kosovës mund të përcaktohet mënyra dhe procedura e zgjidhjes së kontesteve eventuale. Në mungesë të marrëveshjes ne mes palëve, investitori i huaj mund të kërkojë që kontesti të zgjidhet përmes arbitrazhit dhe investitori i huaj mund të zgjedhë rregullat procedurale të arbitrazhit që do të përdoren për zgjidhjen e kontestit. - Pëlqimi i Kosovës për dorëzimin kontestit ne arbitrazh jepet me Ligjin për Investimet e Huaja. Kurse pëlqimi i investitorit të huaj mund të jepet në çdo kohë, qoftë me dorëzimin e një kërkesë për arbitrazh ose duke i paraqitur Agjencisë një kërkesë me shkrim në të cilën jepet pëlqimi. Arbitrazhi duhet të mbahet në një vend të BE-së që gjithashtu është palë në Konventën e New York-ut. - Të gjitha vendimet e arbitrazhit jane përfundimtare dhe obligative për palët në kontest. Asnjë lloj i imunitetit nuk mund të shfrytëzohet si mbrojtje ndaj zbatimit të vendimit.
Qeverisja Korporative: Riinvest 2015: Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare nuk përmban dispozita të detajuara për qeverisje korporative të cilat aplikohen tek të gjitha bizneset private, dhe nuk i detyrojnë bizneset private, duke përfshirë bizneset familjare t’i përmbahen praktikave të shëndosha të qeverisjes korporative. BERZH 2016: Pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në banka dhe ndërmarrje publike duhet të ndahet nga pozita e kryesuesit të Bordit. Bordeve iu mungon roli strategjik dhe objektivizmi. Ligji kërkon që kompanitë e mëdha dhe bankat të kenë drejtor të pavarur, por në praktikë asnjë prej kompanive të mëdha nuk ka një të tillë. Çka është Qeverisja Korporative? Sistem i rregullave dhe praktikave në bazë të cilave drejtohet dhe kontrollohet një shoqëri tregtare. Kërkon balancimin e interesave të aksionarëve kryesor të kompanisë me interesat e menaxhmentit, klientëve, furnitorëve, financuesve, qeverisë dhe komunitetit. Po ashtu nënkupton edhe një teresi e rregullave dhe praktikave sipas të cilave një bord i drejtorëve të një kompanie siguron përgjegjësi, drejtësi dhe transparencë në marrëdhëniet e kompanisë me të gjithë vartësit e saj. Emri i Shoqërisë Tregtare: secilën nga shoqëritë tregtare e dallon emri. Emri që është paraqitur për regjistrim duhet të dallojë nga të gjithë emrat e regjistruar nga shoqëritë tjera tregtare dhe ne fund duhet te jete me shkurtese. Pervec emrit, shoqëritë tregtare duhen të identifikohen me shkurtesat përkatëse sa i përket formës së organizimit të shoqërisë tregtare. Certifikata e regjistrimit të emrit tregtar: pasi ARBK e pranon kerkesen e leshon certifikatën e regjistrmit të emrit tregtar dhe ia dërgon paraqitësit të kërkesës. ARBK mund të refuzojë lëshimin e nëse konstaton se emri tregtar është i rezervuar ose i regjistruar në ARBK. Regjistrmi i emrit tregtar është i vlefshëm për 3 vite nga hyrja në fuqi e Certifikatës së Regjistrmit. Kërkesa për vazhdim përmban të dhënat e njëjta. Selia: cdo shoqëri tregtare në dokumentet e regjistrit duhet të paraqesë lokacionin e zyrës së regjistruar, e cila duhet të jetë në Kosovë. Themeluesit e nje shoqeri tregatre caktimin e selise se shoqerise mund te bejne ne vendin ku eshte drejtoria e shoqerise ose ne vendin ne te cilin shoqeria e ushtron veprimtarine e saj. Shoqeria mund te kete vetem nje seli. Per shkak te mbrojtjes se interesave te personave te trete ne lidhje me pasojat juridike qe varen nga selia e shoqerise ata mund te thirren si ne vendin ku gjendet drejtoria e shoqerise, ku drejtohet shoqeria, ashtu edhe ne vendin ne te cilin shoqeria e ushtron veprimtarine e saj. - ARBK kur e veren nje gabim mund të korrigjojë ate dhe kete e ben duke e treguar natyrën, datën, kohën dhe arsyet e korrigjimit dhe menjëherë keto shenime ia dorezon shoqërisë tregtare. Edhe nje shoqëri tregtare mund t’i korrigjojë gabimet e saj në çdo kohë me paraqitjen e aplikacionit në ARBK.
SHOQËRITË TREGTARE: Ligji i Shoqërive Tregtare i cakton kushtet e regjistrimit dhe i përcakton dispozitat ligjore të cilat nxisin dhe lehtësojnë themelimin, funksionimin dhe shpërbërjen e rregullt dhe efektive të shoqërive tregtare. Jane dy grupe te shoqerive tregtare: a) shoqerite personale: anetaret jane te lidhur me punen e vet (shoqeria tregtare dhe shoqeria komandite) b) shoqerite e kapitalit: anetaret jane te lidhur me kapitalin e tyre (shoqeria aksionare dhe shoqeria me pergjegjesi te kufizuar) Llojet e Shoqerive Tregtare: Biznesi Individual (B.I.); Ortakëria e Përgjithshme (O.P.); Shoqëria Komandite (ortakerite e kufizuara) (SH.K.M.); Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K.); Shoqëria Aksionare (SH.A.) dhe Ndërmarrjet e huaja. - Shoqerite qe mund te ushtrojne veprimtari edhe pa u regjistruar: B.I. dhe O.P. - Shoqerite qe mund te krijohen vetem pas perfundimit te procedures se regjistrimit jane: SH.K.M. – SH.P.K. dhe SH.A. (1) BIZNESI INDIVIDUAL: - Eshtë shoqëri tregtare e personave që nuk është i ndarë nga pronari i saj, ku një person e ushtron afarizmin në emër dhe për llogari të vet. Ai ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet e biznesit dhe pergjegjesia e tij shtrihet ne tere pronen dhe asetet te cilat ne menyre direkte ose indirekte jane ne pronesi te tij, pa marrë parasysh se per cfare qellime shfrytezohen ato. - Në procedura gjyqësore mund të mbrohet pronat dhe asetet e pronarit nese ekziston kontrata në mes të palëve qe e perjashton pronen dhe ases apo kur pretendentët pajtohen që të heqin dorë mbi atë pronë apo aset. - Biznesi individual regjistrohet si person jo-juridik, por ai mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë i paditur. Regjistrimi i Biznesit Individual: pronari duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë një formular i cili përmban informatat në vazhdim: - emri zyrtar i ndërmarrjes individuale: mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe shkurtesën “B.I.” - adresa ku do te ushtrohet veprimtaria biznesit individual në Kosovë - emri i plotë i pronarit dhe adresa e banimit në Kosovë - adresa e zyrës së regjistruar të biznesit individual në Kosovë dhe emri i agjentit të regjistruar të saj në atë adresë (agjent mund të jetë vetë pronari apo person tjetër) - qëllimi i biznesit - daten se kur do te shperbehet (nese e ka nje date) - çfarëdo informate tjetër mbi biznesin individual që pronari dëshiron ta përfshijë - deklarata me të cilën dëshmohet se personi që bën nënshkrimin dhe dorëzimin e formularit në fjalë është pronari i biznesit individual.
(2) ORTAKËRIA E PËRGJITHSHME (Shoqeria Kolektive): - Ortakëria eshte kontratë ku dy apo më shumë persona bashkepunojne per ushtrimin e veprimtarise tregtare, ata i kombinojë asetet apo fuqinë punëtore (njeri e ka profesionin, tjetri token, tjetri kapitalin etj) me qëllim të realizimit të fitimt të përbashkët. Emrin ia vendosin bashkarisht. Ortakeria e Pergjithshme themelohet: a) sipas ligjit: dy apo më shumë personave ose shoqëri bashkëpunojne në ushtrimin e veprimtarive tregtare, pavarësisht se a bashkepunojne në bazë të një kontrate të shkruar, marrëveshjeje gojore apo mirëkuptimi. b) përmes regjistrimit: ortakët e përgjithshëm janë persona ose shoqëri të përcaktuara si ortakë të përgjithshëm në memorandumin “O.P.” - Ortakëria e Përgjithshme nuk është person juridik, ai mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë i paditur. - Përgjegjësia në një Ortakëri të Përgjithshme: - Përgjegjësia është e pakufizuar dhe ajo perfshine tërë pronën dhe asetet të cilat janë në pronësi direkte ose indirekte të ortakëve të përgjithshëm, pavarësisht se per cka shfrytezohen ato. - Të gjithë ortakët janë bashkërisht përgjegjës per funksionimin e Ortakerise se Pergjithshme. Te gjithe kontribuojë në mënyrë të barabartë për të kompensuar humbjet qe rrjedhin nga veprimtaria e Ortakerise. Brenda 60 ditëve nga përfundimi i çdo viti kalendarik, Ortakeria e Pergjithshme duhet të llogarise dhe të regjistrojë të gjitha fitimet dhe humbjet dhe ti ndaje ne menyre te barabarte. - Përgjegjësia ne mes ortakëve të përgjithshëm mund te rregullohet me marrëveshjen për Ortakerine e Pergjithshme. - Nëse një person ose shoqëri i bashkohet me vone Ortakerise se Pergjithshme, ai person ose shoqeri po ashtu bëhet përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet e Ortakerise se Pergjithshme, përfshirë edhe detyrimet paraprake. Regjistrimi i Ortakerise se Pergjithshme: formulari per regjistrim duhet te permbaje: - emrin zyrtar te Ortakerise se Pergjithshme (të përfshihet së paku emri i njërit ortak të përgjithshëm) dhe ne fund te përfshihet shkurtesa “O.P.” - adresa ku ushtrohet veprimtaria kryesore ne Kosove - adresa e zyrës së regjistruar të “O.P.” - emri dhe adresa e secilit ortak të përgjithshëm - deklarata me shkrim e nënshkruar nga secili ortak i përgjithshëm - Ortakeria e Pergjithshme mund te themelohet me marrëveshje ne mes ortakeve, por kjo nuk kërkohet me ligj. Marreveshja eshte mire te behet per shkak se shmangen problemet të cilat mund të shfaqen në të ardhmen (cka ndodh nese nje ortak largohet ose vdes etj).
- Ortakeria përfundon me vdekjen, paaftësinë ose tërheqjen e ndonjërit prej ortakëve, por ne shumicen e marrëveshjeve për ortakëri përcaktohet se edhe nese ndodh ndonjera nga
keto ngjarje, aksionet e x-ortakut mund te blehen nga ortakët tjerë të shoqërisë. Askush nuk mund të bëhet anëtarë i ortakërisë pa marrë pëlqimin e të gjithë ortakëve. - Ortakeria shpërbëhet me: vdekjen e një ortaku; shpërbërjen e njërit prej ortakëve të përgjithshëm që është shoqëri; tërheqjen ose përjashtimin e njërit prej ortakëve; skadimin e afatit të Ortakerise (nëse ka) dhe kur veprimtaria e Ortakerise bëhet e paligjshme. - Veprimi i një ortaku konsiderohet veprim i të gjithë ortakëve të tjerë, pervec nese ortaku i përgjithshëm ka vepruar pa autorizim. - Vendimet e ortakërisë: merren me shumicë votash, por ka raste kur kerkohet vota e të gjithë ortakëve të përgjithshëm: - miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve te marrëveshjes se O.P. - shpërndarja - pranimi i një ortaku të ri - shpërbërja ose likuidimi i O.P. - shitja e aseteve të O.P. - ndryshimin e natyrës së veprimtarisë tregtare (3) SHOQËRIA KOMANDITE: - Shoqëria Komandite perbehet nga një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm dhe një ose më shumë ortakë të kufizuar që bashkëpunojnë me qëllim per te fituar. - Ortakët e përgjithshëm kane pergjegjesi te pakufizuar për borxhet dhe detyrimet e Shoqërisë Komandite, kurse ortakët e kufizuar jane sikur aksionar, kontribojne me kapital, kanë përgjegjësi të kufizuar dhe nuk kanë kompetenca menaxhuese, pergjigjen deri ne kufirin e vleres se kontributit te tyre. - Shoqëria Komandite nuk eshte person juridik, ai mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë i paditur. - Perparesi e Shoqerise Komandite eshte se terheq investitoret ne shoqeri ne cilesine e ortakut te kufizuar. Ortakët e kufizuar mund të tërhiqen nga Shoqeria Komandite ose të zëvendësohen me të ortak të tjerë pa pasur nevojë të shpërbëhet Shoqëria Komandite. Kurse e mete e kesaj Shoqeria eshte se pergjegjesia bie vetem tek ortaket e pergjithshem. - Themelohet si shoqeri e perhershme dhe themelohet me kontraten shoqerore, qe eshte akt themelor i shoqerise. Ne momentin e regjistrimit te Shoqerise Komandite ne ARBK duhet te paraqitet edhe memorandumi (marreveshja) e Shoqerise, e cila rregullon punet e brendshme te shoqerise, ceshtjet ne mes ortakeve te pergjithshem dhe atyre te kufizuar. Emri i Shoqerise vendoset me pajtimin e ortakeve. - Secili ortak i kufizuar duhet të paguaj në tërësi kontributin e tij në kohën kur memorandumi i Shoqerise Komandite regjistrohet ne ARBK dhe nese ortaku i kufizuar nuk e ben kete atehere ortakët e përgjithshëm janë të autorizuar të paraqesin padi në emër të shoqërisë komandite për ta detyruar ortakun e kufizuar të paguajë kontributin e tij. Kufizimet dhe përgjegjësia e ortakëve të kufizuar: ortaket e kufizuar nuk ka autorizim te veproje ne emer te Shoqerise sepse kete mund ta bejne vetem ortaket e pergjithshem.
Nëse një ortak i kufizuar përfshihet në një transaksion në emër të “SH.K.M”, transaksioni është i detyrueshëm vetëm nëse ortaku i përgjithshëm e miraton transaksionin. - Kufizimet mbi kontrollimin dhe menaxhimin: ortaket e kufizuar nuk mund të marrin pjesë në kontrollimin ose menaxhimin aktiviteteve të Shoqërisë. Kete pjesemarrje nuk e ka ne cdo rast te ndaluar per shkak qe ekzistojne disa raste kur ai mund te merr pjese e nëse marrin pjesë në kontrollimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të Shoqerise atehere ata do të jenë përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të Shoqërisë Komandite, njejte sikur ortakët e përgjithshëm. Bartja e interesit në Shoqerise Komandite: ortaku i kufizuar mund ta bartë interesin e tij në Shoqërinë Komandite, vetëm pas dhënies së pëlqimit nga të gjithë ortakët e përgjithshëm. Bartja e interesit në Shoqërinë Komandite përfshin edhe bartjen e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të ortakut të kufizuar. - Nese ortaku i kufizuar, person fizik, vdes atehere interesi i tij në Shoqërinë Komandite bartet te trashëgimtarët e tij/saj ligjorë. - Nese ortaku i kufizuar shpërbëhet ose likuidohet atehere interesi i tij në Shoqërinë Komandite bartet në përputhje me ligjin. Pranimi i ortakëve të përgjithshëm plotësues: pranimi i ortakëve të përgjithshëm plotësues bëhet vetëm pas dhënies së pëlqimit me shkrim nga të gjithë ortakët e përgjithshëm dhe të kufizuar. Fitimet dhe humbjet: fitimet dhe humbjet ne baze te kontributit te secilit do te ndahen tek ortaket e pergjithshem dhe te kufizuar. Tërheqja e ortakut të kufizuar: ortaku i kufizuar mund të tërhiqet pasi ta dorëzoj një njoftimi me shkrim tek të gjithë ortakët e përgjithshëm, e kete njoftim e dorezon brenda 90 ditëve para tërheqjes. Ortaku i cili tërhiqet ka të drejtë në ndarje. - Tërheqja e një ortaku të kufizuar nuk e detyron Shoqerine Komandite qe të shpërbëhet. Por, ajo shpërbëhet nëse tërheqja e ortakut të kufizuar e lë Shoqerine Komandite pa asnjë ortak të kufizuar.
Shpërbërja dhe përmbyllja e veprimtarisë: Shoqeria Komandite ekziston përderisa ajo përbëhet nga së paku një ortak i përgjithshëm dhe së paku një ortak i kufizuar. - Shoqeria Komandite e ndërpret veprimtarinë dhe duhet të shpërbëhet për keto shkaqe: a) skadon kohëzgjata e Shoqërisë Komandite (nese e ka pasur nje afat).
b) ndodh ndonje ngjarje qe ka qene e cekur ne memorandumin ose marrëveshjen e Shoqërisë Komandite (ngjarje që kërkon shpërbërjen e Shoqërisë Komandite). c) me vendim të ortakëve për shpërbërjen e shoqërisë. - Per shperberjen e Shoqerise Komandite duhet te nxjerret nje njoftim per c’regjistrimin e Shoqerise Komandise, njoftim i cili dorezohet ne ARBK ose te nxjerret nje vendim gjyqesor per shperberjen e Shoqerise Komandite ose nje vendim gjyqesor per falimentimin e Shoqerise Komandite. (4) SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR: - Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik e cila është e ndarë edhe e dallueshme nga pronarët. Pronare mund te jene nje ose me shume persona ose shoqeri, te cilet e themelojne shoqerine me kontraten shoqerore ose nese eshte nje person me deklaraten mbi themelimin. Pronarët kanë përgjegjësi të kufizuar për borxhet dhe veprimet e SHPK-se. Përgjegjësia nuk shtrihet në asetet personale të pronareve, pra pronarët nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet dhe detyrimet e SHPK-së. - Kapitali themeltar i SHPK-se eshte se paku 1.000 euro dhe duhet te paguhet brenda 14 diteve nga dita e regjistrimit. - Pra, SHPK është person juridik, ka kompetenca për të ushtruar padi ose për të qenë i paditur, të lidhë kontrata, të huazojë të holla, të votojë, të shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me aksionin ose interesin, të zgjedh ose të emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e shoqërisë etj. - Organet e SHPK-se jane drejtoria dhe kuvendi. Keshilli mbikqyres eshte ne disa raste. Përparësitë: - pronarët kanë detyrime të kufizuara për borxhet. - nëse menaxhohet dhe strukturohet mirë, asetet personale të secilit pronar do të mbrohen nga paditë kundër SHPK-së. - SHPK ka më shumë fleksibilitet në menaxhim se sa korporatat per shkak qe mund të menaxhohet drejtpërdrejtë nga pronarët ose menaxheri, i cili mund të punësohet për të udhëhequr shoqërinë. Të metat: - ekziston një kufizim në numrin e pronarëve nje SHPK mund të ketë. - themelimi dhe udhëheqja e SHPK-se është më e ndërlikuar dhe kërkon më shumë dokumente se sa një B.I. apo Ortakëri.
Statuti dhe Marrëveshja e SHPK-se: - Dokument themelues dhe konstituiv i SHPK-se eshte statuti i saj, pra SHPK krijohet pas regjistrimit të statutit të saj në ARBK. - Çdo SHPK duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar nga pronarët, e cila rregullon
qeverisjen, menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë dhe rregullon marrëdhëniet ne mes pronarëve të brendshëm të SHPK-se. - Në rast të konfliktit ndërmjet statutit dhe marrëveshjes së shoqërisë, statuti mbizotëron. Kontributet e pronarëve: kontributi i një pronari në SHPK mund të bëhet në të holla, ne pronë tjetër materiale ose jo-materiale dhe me punë ose shërbime të ekzekutuara për shoqërinë. Shpërndarja e pronarëve: - Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të shpërndajë pronarët e saj në çdo kohë, me miratimin unanim të pronarëve ose me metodë tjetër te votimit që kërkon numër më të vogël të votave. - Cdo shpërndarje për pronarët duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Kur pronari fiton të drejtën për marrjen e shpërndarjes, ai bëhet kreditor i pa siguruar i shoqërisë në raport me shpërndarjen. Përveç nëse caktohen ndryshe me marrëveshjen për SHPK, pranuesi është përgjegjës për detyrimet e bartësit për dhënien e kontributeve dhe për të kthyer kontributet e ndaluara, përveç nëse pranuesi nuk e ka ditur (dhe nuk ka mundur ta dije) të informohet për ato përgjegjësi kur ai është bërë pronar. Pronari bartës mbetet përgjegjës ndaj shoqërisë për detyrimet që janë mbledhur para mbajtjes. Bartja e Pronësisë: a) pronesia ne SHPK mund të bartet ne mënyrë të lire b) bartja autorizohet me shkrim nga të gjithë pronarët e shoqërisë dhe pranuesi i bartjes e nënshkruan marrëveshjen për SHPK c) bartja mund te bëhet tek pronari ose shoqëria tjetër brenda SHPK-se d) bartja mund ti bëhet bashkëshortes, prindit, trashëgimtarëve, vëllezërve ose motrave e) bartja bëhet në rast të ekzistimit të pengut në interesin pronësor si sigurim për huan ose ndonjë detyrim tjetër të pronarit nëse marrëveshja e pengut thekson se pengmarrësi nuk ka të drejtë votimi ose menaxhimi ne SHPK
Përfundimi i pronësisë ne SHPK: shkaqet qe një person ose shoqëri përfundon së qeni pronar në SHPK: a) vdekjes e atij personi ose shpërbërja e shoqërisë (nese ai person paraqitet si shoqeri brenda SHPK-se) b) kur personi ose shoqeria tërheqen vullnetarisht nga SHPK-ja
c) kur personi përjashtohet ose kur shoqëria bëhet debitor në falimentim d) kur personi ose shoqëria e përfundojnë interesin e tyre pronesor ne SHPK e) rastet tjera të cilat janë përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë Tërheqja ose përjashtimi i një pronari: pronarët e SHPK-se ne cdo kohe mund të tërhiqen nga shoqëria dhe kete e bejne duke e dorezuar nje njoftim gjithë pronarëve të tjerë. Por, nëse tërheqja e shkel marrëveshjen e shoqërisë atehere shoqëria mund të kërkojë dëmshpërblim nga pronari i cili tërhiqet. - Nje person ose shoqëri qe përfundon të qeni pronar ne SHPK brenda 90 ditëve nga përfundimi kane të drejtë të pranojë: pagesat ose shpërndarjet në të cilën ka të drejtë (ku i zvogelohet shume nese terheqja ose perjashtimi i tij ka shkaktuar deme) dhe vlerën e drejtë të interesit pronësor. Qeverisja dhe menaxhimi: pervec nese eshte parapare ndryshe me marreveshjen per SHPK, të gjitha të drejtat e votimit të pronarëve në SHPK janë të barabarta dhe ata per shumicen e ceshtjeve vendosin me shumicën e thjeshtë. Por, ka disa çështje të cilat duhet të vendosen me votë unanime, e keto raste jane: a) per ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të SHPK-se b) per autorizimin ose ratifikimin e një transaksioni me konflikt interesi c) pranimin e nje pronari të ri d) per shpërbërjen e SHPK-se e) për bashkimin e SHPK-së me një shoqëri tjetër f) shitjen ose qiradhënien e aseteve etj. Emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve menaxhues: pronarët e SHPK-se e përcaktojnë në statut në marrëveshjen e shoqërisë personin ose personat qe jane menaxhere. Ata duhet te caktojne një ose më shumë drejtorë menaxhues, por si drejtor menaxher mund të jetë edhe njëri nga pronarët. - Drejtori menaxher është i autorizuar qe: a) ta përfaqësojë SHPK-ne. b) udhëheq veprimtarinë e SHPK-se. c) te nënshkruaj marrëveshje ose dokumenteve tjera të nevojshme për SHPK-ne. d) të përgatisë dhe të mbajë librat dhe dokumentet e SHPK-se dhe të përgatisë një pasqyrë financiare vjetore. Shpërbërja dhe likuidimi: SHPK do të shpërbëhet në keto raste: a) skadon kohëzgjatja (nëse ka) b) nese ndodh ndonje ngjarje qe ka qene e cekur ne statutin ose marrëveshjen e SHPK-se (ngjarje që kërkon shpërbërjen e SHPK-se) c) me vendim të pronarëve d) me pranimin e njoftimit për çregjistrim nga ARBK
e) me zbatimin e procedures se falimentimit g) me urdher të gjykatës ku kërkohet përfundimi ose shpërbërja e SHPK-se etj. Shpërbërja vullnetare e SHPK-se: nese shpërbërja e SHPK është vullnetare atëherë ajo vazhdon të ekzistojë, por nuk mund të ushtroj veprimtari të re, përveç përmbylljes dhe likuidimit te shoqërisë (mbledhja e e borxheve nga te tjeret qe i kane borxh; pagimi i borxheve; shitja e aseteve jo-monetare të shoqërisë dhe shpërndarjen e aseteve të mbetura ne mes pronarëve). Bashkimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuara: një ose me shumë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të bashkohen ne një kompani dhe ato duhet ta kene planin për bashkim. Pas përfundimit të bashkimit, palët qe bashkohen e dorëzojnë planin e bashkimit në ARBK. Bashkimi hyn në fuqi pas regjistrimit dhe shoqëritë që bashkohen vazhdojnë të jenë një subjekt i vetëm. - Nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar i lejohet qe të bashkohet me personin juridik të huaj me kusht që ky bashkim te behet sipas Ligjit per Shoqërite Tregtare. - Llojet e bashkimeve: bashkimet horizontale, vertikale, kongjenerike dhe konglomerate. (5) SHOQËRIA AKSIONARE: mund te themelohet edhe per ushtrimin e ndonje veprimtarie qe nuk ka karakter ekonomik (spital). - Shoqëria aksionare është person juridik në pronësi të nje apo me shume aksionarëve, por është juridikisht e ndarë nga aksionarët, ka kompetenca për të ushtruar padi ose për të jete i paditur, të lidhë kontrata, të huazojë të holla, të zgjedh ose të emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e shoqërisë etj. - Kapitali themelues i Shoqerise Aksionare eshte i ndare ne aksione per secilin aksionar. - Shoqëria aksionare është përgjegjëse për të gjitha borxhet dhe detyrimet e Shoqerise me të tëra asetet dhe pasurinë e saj, perfshire kapitalin themeltar te saj. Kjo përgjegjësi nuk shtrihet edhe në asetet personale të pronarëve, pra aksionaret kane pergjegjesi te kufizuar. - Aksioni eshte teresia e te drejtave dhe detyrimeve te nje aksionari. - Shoqëria lëshon certifikata të pronësisë ose aksione personave qe kontribojne dhe aksionarët janë të lire qe ne cdo koha ta bartin interesin e tyre pronësor ose t’iu shesin aksionet e tyre personave të tjerë. Statuti dhe rregulloret: shoqëria aksionare themelohet pas regjistrimit të statutit të saj ne ARBK. Statuti është dokument themelues dhe konstitutiv i shoqërisë aksionare. Rregulloret: rregullojne menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë, rregullojnë çështjet e brendshme, por nuk mund të rregullojnë të drejtat e palëve të treta. - Nëse shfaqet konflikt ne mes statutit dhe rregulloreve të shoqërisë, statuti mbizotëron. Shoqëria aksionare mund të emetojë aksione të thjeshta dhe të privilegjuara.
- Shoqëria duhet të emërojë se paku një aksion të thjeshtë. Aksionet duhet të kenë vlerën e theksuar nominale dhe kjo vlera e theksuar nominale në një aksion të thjeshtë ose të privilegjuar mund të jetë më e madhe se 1 euro. - Shoqëria aksionare mund të krijojë dhe të emitojë letra të tjera me vlerë: bonde, letra me vlerë të konvertueshme në aksione dhe mundësi për blerjen e aksioneve. Aksionet mund të paguhen në të holla dhe përmes letrave me vlerë. Bondet janë njëra prej mënyrave që shoqëria aksionare të rrisë kapitalin e saj për investime. - Për blerjen e aksioneve të veta shoqëria aksionare duhet të autorizohet me vendim të aksionarëve që miratojnë blerjen. Ky vendim duhet të miratohet me shumicë votash. Kapitali themeltar: kapitali themeltar për një shoqëri aksionare është 25.000 € ose me shume dhe duhet te paguhet plotesisht ne momentin e regjistrimit te Shoqerise Aksionare. Bordi i drejtoreve: cdo shoqëri aksionare duhet të ketë bordin e drejtorëve dhe cdo drejtor duhet te jete person fizik. Nuk është e nevojshme që drejtori të jetë aksionar i shoqërisë. Anëtarët e bordit të drejtorëve zgjidhen në mbledhjen vjetore të aksionarëve, mirëpo ndodh që ata të zgjidhen edhe në mbledhjet e veçanta. - Për një shoqëri me më pak se 10 aksionarë, bordi duhet te kete 1 ose më shumë anëtarë. Per një shoqëri me 10 ose më shumë aksionarë, duhet të ketë jo më pak se 3 anëtarë. Për një shoqëri me 500 ose më shumë aksionarë, bordi duhet të ketë jo më pak se 7 ant. - Shoqeria Aksionare dhe veprimtaria e saj udhehiqen nga bordi i drejtorëve. Bordit i takojnë disa të drejta vendimmarrëse ekskluzive. Bordi i drejtorëve punëson zyrtarët, te cilet drejtojnë veprimtarinë e përditshme të shoqërisë aksionare. - Aksionaret marrin raportin vjetor dhe votojne per vendime te rendesishme dhe marrin pjese ne mbledhjet vjetore te bordit te drejtoreve.
Kompetencat e aksionarëve: shoqëria aksionare duhet të mbajë mbledhjen vjetore të aksionarëve brenda 60 ditëve pasi bordi të merr pasqyrat e financiare të shoqërisë për secilin vit kalendarik. Shoqëria aksionare mund të mbajë edhe mbledhje të jashtëzakonshme të aksionarëve.
- Gjatë marrjes së vendimeve, aksionaret mund te votojne personalisht ose përmes përfaqësuesit. Kuorimi i shumices se votave te aksionareve eshte i nevojshem per vendimmarje dhe vendimet jane te vlefshme nese votojne shumica e aksionareve. - Aksionarët kanë disa kompetenca ekskluzive për: a) ndryshimin dhe plotësimin e statutit dhe të rregulloreve të shoqërisë b) zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorëve c) miratimin e planit të bashkimit d) shpërndarjen e shoqërisë e) emërimin e auditorëve të pavarur f) miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë Bashkimet: bashkimi është një transaksion në të cilin një kompani i transferon të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj një kompanie tjetër, e kjo kompania ne te cilen transferohen keto mund te jetë një kompani ekzistuese ose një kompani e re e cila është themeluar me qëllim të marrjes së këtyre aseteve dhe përgjegjësive. - Për bashkimin e shoqërisë aksionare bordi i drejtorëve e harton planin e bashkimit që i dorëzohet Kuvendit të aksionarëve për miratim. Ky plan duhet të përmbajë të gjitha informatat e nevojshem ekonomike dhe ligjore, kushtet dhe rrethanat e bashkimit të propozuar, aksionet etj. Për planin e bashkimit të shoqërisë duhet të votojnë së paku 2/3 e aksionarëve të cilët kanë të drejtë vote dhe bashkimi hyn në fuqi kur plani i bashkimit dorëzohet në ARBK. - Aksionarët mund të kërkojnë pagesa nga shoqëria nëse ndryshimi dhe plotesimi I statutit qe eshte bere me qellim te bashkimit ose ndarjes ka pasoja negative. Shpërbërja dhe likuidimi: shoqëria aksionare ne cdo kohe mund të shpërbëhet dhe veprimtaria e saj të likuidohet keshtu: a) bordi i drejtorëve apo aksionarët duhet të miratojnë një vendim për shpërbërjen ose likuidimin e propozuar dhe duhet ta dorzojnë për miratim në mbledhjen e aksionarëve. b) njoftimi me shkrim për propozimin dhe planin duhet t’iu dërgohet të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhje c) në mbledhje propozimi miratohet me 2/3 e votave të aksionarëve. - Pas shperberjes Shoqeria Aksionare vazhdon të ekzistojë, por nuk mund të ushtroj veprimtari të re, përveç përmbylljes dhe likuidimit te shoqërisë (mbledhja e e borxheve nga te tjeret qe i kane borxh; pagimi i borxheve; shitja e aseteve jo-monetare të shoqërisë dhe shpërndarjen e aseteve të mbetura ne mes aksionareve). Përparësitë e Shoqerise Aksionare: a) pronësia e aksioneve në shoqëri aksionare ofron shume privilegje b) shoqëria udhëhiqet në emër të aksionarëve nga Bordi i Drejtorëve
c) pronari i aksioneve mund të merr pjesë në mbledhjet vjetore dhe të votojë për drejtorët ose ndonjëherë edhe për zyrtarët kryesorë d) shoqëria aksionare mund të mbledhë shumë të madhe të kapitalit përmes kontributeve të një numri të madh të njerëzve e) përgjegjësia e anëtarëve të një shoqërie aksionare është e kufizuar në vlerën e aksioneve të tyre f) per te paguar borxhet e shoqerise nuk mund te merret pasuria private e anëtarëve dhe kjo përparësi tërhek shumë njerëz qe të investojnë. Te metat e Shoqerise Aksionare: a) formimi dhe regjistrimi i Shoqerise Aksionare kërkon procedura të gjata dhe të ndërlikuara dhe shpesh kërkon angazhimin specialistëve (kontabilistët, avokate etj). b) kerkesa per kapital të madh themeltar etj. Shperberja e detyruar e Shoqërise Aksionare: a) me skadimin e periudhës kohore të shoqërise (nese ka) b) me urdhrin e gjykatës si pasojë e paligjshmërive c) me bllokimin e vendimmarrjeve d) kur vlera e aseteve është më e vogël se minimumi i kapitalit themelor. Llojet e aksioneve: a) Aksione të thjeshta: pronari nuk merr dividendë automatike b) Aksione të privilegjuara: pronari merr dividendë pa marrë parasysh se a ka shoqëria fitim apo jo c) Aksion i autorizuar: jane aksionet të cilat shoqëria mund t’i shesë dhe këto aksione duhet të përcaktohen në statutin e Shoqerise Aksionare. d) Aksion i emetuar: jane ksionet e shoqërisë, të cilat u janë ofruar për shitje pronarëve. e) Aksionet e certifikuara: janë aksionet të cilat përfaqësohen nga certifikata e aksioneve, kurse aksionet e pacertifikuara janë aksionet të cilat nuk përfaqësohen në asnjë lloj të dokumentit. Nëse aksioni është i certifikuar, atëherë ajo certifikatë duhet të përmbajë të gjitha informatat e aksionit të cilin e përfaqëson (numri, lloji, kategoria dhe privilegjet).
Pagesat e Letrave me Vlerë dhe Aksioneve: pagesa kërkohet qe te behet menjëherë. Pagesa mund të bëhet përmes të hollave ose pronës materiale dhe jomateriale.
Puna ose shërbimet nuk mund te pranohen si pagesë e aksioneve, përveç nëse puna ose shërbimi bëhen nga një punonjës. - Lejohet pagesa e pjesshme e aksioneve nëse ekziston marrëveshja me shkrim ne mes aksionarit dhe Shoqerise Aksionre, me kusht që pagesa të bëhet më të holla të gatshme brenda 30 ditëve pas ditës së regjistrimit dhe aksionari të paguajë së paku 25% të vlerës minimale të aksioneve të marra, kurse pjesa e mbetur duhet te paguhet brenda dy viteve nga data e regjistrimit të Shoqerine Aksionare. Shpërndarjet në rast të pageses së pjesshme: dividentat dhe shpërndarjet zvogëlohen për të pasqyruar pagesën e pjesshme të aksioneve. - Shembull: Hasan Gjoka ka blerë 100 aksione të X-SHA, por ai ka paguar vetem 40% te shumes se aksioneve qe i blere, megjithatë ai ka nënshkruar marrëveshje me X-SHA që pjesen tjeter ta paguajë më vonë. - Para se Hasan Gjoka të paguaj pjesen tjeter, X-SHA emeton dividend dhe pasi që Hasan Gjoka ka paguar vetëm 40% të vlerës së aksioneve, ai merr vetëm 40% të dividentes të lëshuar nga X-SHA. Me vone, para se Hasan Gjoka të paguajë pjesën tjetër, shoqëria falimenton dhe i besuari likuidon asetet e X-SHA. - Kjo shpërndarje që i bëhet pronarëve i jepet edhe Hasan Gjokës, megjithatë Hasan Gjoka merr vetëm 40% të vlerës së shpërndarjes, vlere te cilen do ta merrte te plote nëse do t’i kishte paguar tërësisht aksionet. Për çdo vendim për të cilin Hasan Gjoka duhet të votojë i ka 40 vota, edhe pse posedon 100% të aksioneve sepse ai ka paguar vetëm 40% të aksioneve.
Kontrata: eshte burimi themelor i marredhenieve te detyrimeve. Eshtë marrëveshje apo manifestim i vullnetit te dy apo më shumë personave qe kane per qellim krijimin, ndryshimin ose shuarjen e një ose më shume marrëdhënie të detyrimeve. Pra, kontrata është një veprim i dyanshëm juridik. Në të drejtën e detyrimeve dhe ekonomike ka hapësirë të gjerë të zbatimit si në qarkullimin e mallrave, ashtu edhe në dhënien e shërbimeve ne mes paleve. Lidhja e kontratës përfshinë tri faza kryesore: 1) Vlerësimi i mundësisë për lidhjen e kontratës: secila palë i vlerëson mundesite e saj dhe mundohet ta parashoh të ardhmen 2) Arritja e marrëveshjes: gjatë kësaj faze palët negociojnë dhe pajtohen në lidhje me kushtet e kontrates 3) Përmbushja dhe zbatimi i kontratës: në momentin që kontrata është në fuqi, palët janë të detyruara t’i përmbushin obligimet e tyre. Nëse njëra palë nuk e përmbush detyrimin e saj atehere pala tjeter me padi mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit.
Objekti i kontratës: është kusht i përgjithshëm për lidhjen e kontratës. Objekti i kontratës është ajo për çfarë palët janë marrë vesh. Objekti i kontratës është ndonjë prestim të cilën njëra palë i’a ka borgj palës tjetër. Realizimi i këtij detyrimi manifestohet në dhënie, bërje apo mosbërje.
Objekti i kontratës duhet të jetë i përcaktuar sipas mundësive ekzistuese, duhet te jete i mundshem dhe i lejuar nga aspekti i së drejtës.
Baza e kontratës: paraqet qëllimin per te cilin palet e kane lidhur kontraten. Baza e kontratës është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen e kontratës. Nëse baza juridike ka ekzistuar dhe ka pushuar së ekzistuari atëherë pala kontraktuese e cila e ka përmbush detyrimin mundet të kërkojë t’i kthehet ajo që e ka dhënë. Baza është qëllim kryesor që pala kontraktuese pranon të lidhë kontratë dhe të merr obligime. Baza e kontratës për të prodhuar efektin juridik duhet të jetë e lejuar, në të kundërtën kjo do të shërbejë si shkas i anulimit të kontratës.
Për vlefshmërinë e një kontrate kërkohen këto parakushte: ekzistimi i palëve, vullneti i palëve, objekti i lejuar dhe i mundshëm i veprimit dhe forma. - Ne momentin e lidhjes se nje kontrate duhet të ekzistojnë së paku dy palë. Në të drejten tregtare secila palë është njëkohësisht kreditor dhe debitor dhe ka kërkesa dhe borxhe ndaj palës tjetër. Kontrata konsiderohet e lidhur vetëm pasi të shprehet vullneti i brendshëm i te dy paleve. Ky vullnet duhet te shprehet pa u ndikuar nga forca fizike, kërcënimi, lajthitja, mashtrimi etj. - Veprimi nënkupton çdo punë pozitive apo negative që debitori në bazë të kontrates duhet ta kryejë për kreditorin e cila gjithmonë duhet të ketë vlerë pasurore. Veprimi duhet të jetë i caktuar, i mundshëm dhe i lejuar.
Kushtet e pergjithshme per lidhjen e kontrates: 1) Aftesia punuese e paleve kontraktuese: aftesi punuese duhet te kene personat fizik dhe juridik. Personi fizik e fiton aftesine punuese ne moshen madhore ose ne moshen 16 vjeqare (emancipim), keta kane aftesi te plote punuese. Kurse aftesi te kufizuar punuese kane personat e moshes 14 vjeqare dhe personat madhore te cileve iu eshte hequr pjeserisht aftesia punuese. Kurse paaftesi punuese kane personat nen 14 vjeq dhe personat te cilet kane paaftesi mendore. 2) Pelqimi i vullnetit: pelqimi i vullnetit duhet te jete i dyanshem dhe kur vullneti i te dy paleve perputhet atehere konsiderohet se kontrata eshte lidhur dhe palet jane marre vesh per elementet e saj. Vullneti i paleve duhet te jete i lire, serioz dhe i mundshem. 3) Lenda e kontrates: eshte ajo per te cilen palet jane marre vesh. Lende e kontrates mund te jete nje send i luajtshem, i paluajtshem dhe i konsumueshem. Lenda e kontrates duhet te jete e mundshme, e caktuar dhe e lejuar dhe nese kontrata nuk i ploteson keto tri kushte atehere kontrata eshte e pavlefshme dhe nuk krijon efekte juridike. 4) Baza e kontrates: eshte qellimi, shkaku apo arsyeja e lidhjes se kontrates.
Kushtet e vecanta per lidhjen e kontrates: 1) Dorezimi i sendit: kontratat qe lidhen duke e bere dorezimin e sendit quhen kontrata reale (kontrata mbi huane, dhuraten, pengun etj).
2) Dhenia e pelqimit per lidhjen e kontrates: nese per lidhjen e kontrates nevojitet pelqimi i ndonje personi te trete atehere ky pelqim mund te jepet para lidhjes se kontrates (leje) ose pas lidhjes se kontrates (pelqim). Zakonisht dhenia e pelqimit kerkohet per mbrojtjen e interesave te te miturve dhe per mbrojtjen e interesave te pergjithshme. 3) Forma e kontrates: eshte manifestim i jashtem i permbajtjes se kontrates. Per vlefshmerine e disa kontratave kerkohet qe ato te lidhen ne forme te caktuar. Llojet e formes jane: solemne, reale, provuese, me shkrim, ligjore, kontraktore etj.
Forma e kontratës: është manifestim i jashtem i permbajtjes se kontrates. Çdo kontratë duhet qe permbajtjen e saj ta shprehe ne forme. - Dallimi ne mes kontratës formale dhe joformale qëndron në faktin se kontrata formale paraprakisht përmban formën si kusht për vlefshmerine e kontrates, kurse për kontratën joformale forma nuk është e caktuar paraprakisht dhe nuk është kusht për vlefshmerine e kontrates. - Forma e kontratës ka rëndësi te madhe sepse ajo është një element konstitutiv i kontratës, ka rëndësi për të vertetuar ekzistimin e kontratës në rast kontesti, për të paditur, ka rendesi per regjistrim në regjistrin publik etj. Kontratat formale janë të dyllojshme: a) Forma ligjore: kur forma e kontrates caktohet me ligj, kryesisht caktohet qe te jete me shkrim. b) Forma kontraktore: kur forma e kontrates caktohet nga vete palët vetë, palet merren vesh që forma e kontrates të jetë kusht për vlefshmërinë e kontratës së tyre apo jo. - Format tjera jane: solemne, reale, provuese, me shkrim etj.
Parakontrata: ka raste kur palet per arsye te ndryshme nuk mund te lidhin kontrate ne ate moment, por kete mund ta bejne me vone dhe keshtu mund ta lidhin nje parakontrate qe ka per objekt lidhjen e kontrates me vone. Pra, parakontrata është kontrata me të cilen merret përsipër detyrimi për lidhjen e mëvonshme të kontratës. Parakontrata krijon detyrime nëse përmban karakteristikat më të rëndësishme të kontratës kryesore. Nëse rrethanat nga koha e lidhjes së parakontrates kanë ndryshuar aq shumë sa qe parakontrata nuk do të lidhej nese ato rrethana do te kishin ekzistuar në kohën kur parakontrata eshte lidhur atehere parakontrata nuk krijon detyrime. Kontrata formale: është kontrata për të cilën paraprakisht është përcaktuar forma e saj (ligjore apo kontraktore), forme e cila eshte kusht per vlefshmerine e kontrates.
Formimi i kontrates (oferta dhe pranimi i ofertes): oferta është propozimi qe i behet dikujt për lidhjen e kontratës, oferta i përmban të gjitha elementet thelbësore të kontratës dhe me pranimin e ofertes, saktesisht kur ofertuesi e pranon pergjigjen pozitive per oferten atehere konsiderohet se
kontrata eshte lidhur. Pra, oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit, me të cilën therritet personi tjetër për ta lidhur kontratën në kushtet e caktuara në ofertë. Për t’u arritur pajtimi i vullnetit të palëve duhet qe njëra palë të marrë nismën dhe t’i propozojë palës tjetër lidhjen e kontratës. Personi që e bën propozimin për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues. Kurse, personi të cilit i drejtohet propozimi quhet pranues i propozimit ose i ofertuari. Pranimi i ofertes eshte deklarata e shprehur me goje apo në mënyrë tjetër, ku shprehet vullneti për t’u pajtuar me kushtet qe jane në ofertë. Heshtja apo mosveprimi nuk paraqesin pranim të ofertës. - Lidhur me atë se kur duhet te marret vendimi lidhur me pranimin apo refuzimin e ofertes, mënyra më e mirë është që ne oferte te shenohet edhe data e skadimit te saj. - Elemente esenciale te ofertës kanë të bëjnë me çmimin, cilësinë dhe sasinë e mallit, kohën e dorëzimit të mallit, mënyrën e zgjidhjes së mosëmarreveshjeve eventuale etj. - Oferta e personit të paautorizuar parimisht nuk vlen. Por, ajo e detyron ofertuesin: nese oferta është dhënë në letrën zyrtare; nese është nënshkruar në mënyrën e zakonshme; nese ka të bëjë me veprimtarinë me të cilën rregullisht merret ofertuesi; nese përmbajtja e ofertës nuk tejkalon përmbajtjen e zakonshme etj. Duhet të ekzistojë edhe mirëbesimi i ofertuarit, se ai nuk e ka ditur e as që ka mundur ta dijë se ofertën e ka nënshkruar personi i paautorizuar.
Pavlefshëmeria e kontratës: 1) Kontratat e anulueshme: kur kontrata ka mangesi ne elementet thelbesore atehere konsiderohet joekzistuese. Kontrata është e anulueshme nëse është në kundërshtim me kushtetutën, dispozitat detyruese ose me moralin afarist. Kontrata nuk është e anulueshme nëse lidhja e saj është e ndaluar vetëm për njërën palë, kurse ajo pale perkunder kesaj ndalese e lidhe kontraten dhe i largon të gjitha pasojat që dalin nga një kontratë e tillë. - Lidhur me pavlefshmërinë gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare. - Pasojat e pavlefshëmerisë së kontratës qëndrojnë në faktin se në çdo kohë mund të refuzohet përmbushja e detyrimeve të marra nga kontrata e pavlefshme. 2) Kontratat e kundërshtueshme (relativisht e pavlefshme): është e vlefshme nga momenti i lidhjes dhe shkakton efekte të parashikuara juridike, por për shkak të mangësive mund të kundërshtohet dhe të shpallet e pavlefshme. Kontratat e kundërshtueshme janë ato që i ka lidhur personi me aftësi të kufizuar punuese, ato që kanë pasur mangësi në lidhje me vullnetin e palëve kontraktuese dhe ato për të cilat është përcaktuar në dispozita. - Për kundërshtim duhet të parashtrohet padia dhe nese gjykata e shpallë të pavlefshme kontratën atehere konsiderohet pavlefshme që nga fillimi. Gjykata nuk kujdeset sipas detyrës zyrtare dhe asnje person i trete nuk mund të kërkojë kundërshtimin, por kete e kerkojne vetem palët që e kanë lidhur kontratën.
Mjetet e Sigurimit te Kontrates: a) mjetet personale: dorezania, pendimi dhe kushti penal b) mjetet reale: kapari, kaucioni, avanci, hipoteka dhe pengu
A) Mjetet personale te sigurimit te kontrates: 1) Dorezania: krijohet ne baze te marreveshjes ne mes kreditorit dhe dorezanit qe dorezani te paguaje borxhin e debitorit nese ai nuk e paguan. Dorezania eshte kontrate akcesore, ajo mund lidhet bashke me kontraten kryesore, mund te parashihet me klauzole te vecante ne kontrate ose mund te lidhet si kontrate e vecante. Qellimi i dorezanise shte sigurimi i kreditorit sepse kur ekziston dorezania kreditori i ka dy debitore te cileve mund t’iu kerkoj detyrimin (borxhin). Dorezani pergjigjet pas debitorit kryesor, pra kreditori duhet qe se pari t’i drejtohet debitorit kryesor e pastaj dorezanit. Pra, me dorezani krijohen dy lloj marredheniesh: marredhenia ne mes kreditorit dhe dorezanit dhe marredhenia ne mes dorezanit dhe debitorit kryesor. - Llojet e Dorezanise: dorezani i thjeshte (eshte debitori i rendit te dyte, ku ky detyrohet qe ta paguaj borxhin nese kete nuk e ben debitori i rendit te pare); dorezani pagues (dorezani pergjigjet bashke me debitorin kryesor dhe kreditori nuk eshte i detyruar qe se pari t’i drejtohet debitorit kryesor); bashkedorezania (kur shume persona ne cilesine e dorezanit dorezanojne per borxhin e debitorit kryesor); dorezani i dorezanit; dorezani per shperblimin e demit etj. 2) Pendimi: palet me marreveshje e autorizojne njera-tjetren qe te terhiqen nga kontrata duke dhene pendimin. Pendimi parashihet me klauzole te vecante ne kontraten kryesore ose lidhet si kontrate e vecante prane kontrates kryesore. Pendimi do te thote se njera pale pales tjeter do t’ia paguaj nje shume te caktuar te parave ne rast se heq dore nga kontrata. 3) Kushti penal: kur debitori dhe kreditori merren vesh qe debitori te paguaje shumen e caktuar te parave ose ndonje vlere pasurore dhe nese debitori nuk e ekzekuton detyrimin e vet ne teresi ose nese e ekzekuton ne menyre te parregullt atehere parashihet kushti penal. Qellimi i kushtit penal eshte qe t’i behet presion debitorit qe ai ta permbushe kontraten me kohe dhe ne menyre te rregullt. - Palet kontraktuese vendosin lirshem per lartesine e kushtit penal dhe debitori mund te kerkoje nga gjykata uljen e shumes se tepert te kushtit penal nese kushti penal eshte me i madhe se demi i shkaktuar.
B) Mjetet reale te sigurimit te kontrates: 1) Kapari: eshte shuma e parave ose ndonje vlere pasurore e cila dorezohet me rastin e lidhjes se kontrates si shenje se kontrata eshte lidhur dhe si mjet i sigurimit per permbushjen e kontrates dhe nese kontrata permbushet atehere kapari kthehet ose llogaritet ne permbushjen e kontrates. Kapari kontraktohet si klauzole e vecante ne kontraten kryesore ose lidhet si kontrate e vecante. 2) Kaucioni: eshte shuma e parave e cila jepet me rastin e lidhjes se kontrates. Me kaucion bleresi i garanton shitesit se do ta ktheje ambalazhin, e nese nuk e kthen atehere shitesi e ndal kaucionin. 3) Paradhenia (avansi): eshte shuma e parave ose nje send i luajtshem me vlere qe jepet ne momentin kur lidhet kontrata. Avansi me se shumti perdoret per ndertim, ne kontrata mbi autorizimin,
ne kontratat per kontraktimin e prodhimeve bujqesore etj. - Avansi llogaritet si ekzekutim i pjesshem i kontrates dhe e shton sigurine e kontrates.
Kuptimi dhe karakteristikat e te drejtes se detyrimeve: e drejta e detyrimeve eshte teresi e normave juridike qe merret me rregullimin e marredhenieve detyrimore, ku ne njeren ane paraqitet kreditori (personi qe ka te drejte qe te kerkoj) dhe ne anen tjeter paraqitet debitori (personi qe ka per detyrim nje dhenie, berje, mosberje apo pesim). Pra, e drejta e detyrimeve rregullon qendrimer e pjesemarresve ne marredheniet e tyre. Lende e te drejtes se detyrimeve eshte detyrimi dhe sjellja e debitorit, prej te cilit kreditori kerkon dicka. E drejta eshte kerkesa, kurse detyrimi eshte borxhi.
Disa nga klasifikimet e Kontratave: -1- Sipas asaj se nje kontrate a eshte parapare me ligj apo jo: a) Kontrata me emer: eshte parapare dhe rregulluar me ligj. Numri i tyre eshte i madh ne qarkullimin e mallrave dhe kryerjen e sherbimeve. P.sh: kontrata e shitjes, dhurates, vepres, qirase etj. b) Kontrata pa emer: nuk jane te rregulluara me ligj, por krijohen nga palet duke u bazuar ne rregullat e pergjithshme te se drejtes kontraktuese. P.sh: kontrata per sefin, ekspozimin, botimin etj. -2- Sipas asaj se njera pale qe ka dhene dicka a merr shperblim: a) Kontrata me shperblim: jepet shperblimi per ate qe jepet. Ne kontratat me shperblim ekziston barazvlera e prestimeve. P.sh. kontrata mbi qirane, mbi ortakerine, mbi shitjen etj. b) Kontrata pa shperblim: nuk jepet shperblimi per ate qe jepet. P.sh. kontrata mbi dhuraten, mbi huana pa kamate etj. - Kontratat pa shperblim interpretohen gjithmone ne dobi te debitorit (dhuratedhenesit), kurse kontratat me shperblim gjykata i interpeton duke pasur parasysh interesat e te dy paleve sepse te dy palet jane debitore. - Debitori tek kontratat me shperblim pegjigjet per mungesat fizike dhe juridike te sendeve, kurse tek kontratat pa shperblim nuk e ka kete pergjegjesi. -3- Sipas te drejtave dhe detyrave qe krijohen ne mes paleve: a) Kontrata te njeanshme: krijohen detyra vetem per njeren pale. P.sh: kontrata mbi dhuraten, mbi huane, mbi autorizimin etj. b) Kontrata te dyanshme: krijohen te drejta dhe detyra per te dy palet. Pra, te drejtat dhe detyrimet krijohen si per njeren pale, ashtu edhe per palen tjeter. - Disa rregulla zbatohen vetem tek kontratat e dyanshme (rregullat e demit te pamase, rreziku i
zhdukjes se sendit, zgjidhja e kontrates per mosekzekutim etj). P.sh: kontrata mbi qirane, mbi vepren etj. -4- Sipas asaj se nje kontrate a ka elemente te nje kontrate apo te disa kontratave: a) Kontrata e Thjeshte: ka elemente te nje kontrate. P.sh: kontrata e shitjes, qirase, dhurates etj. b) Kontrata e Perzier: ka elemente te disa llojeve te kontratave te thjeshta. P.sh: kontrata mbi allotmanin permban elemente te kontrates se qirase, depozitit, sherbimit dhe shitjes -5- Sipas asaj se nje kontrate a mund te ekzistoje pavaresisht ekzekutimit te saj apo varet nga ndonje kontrate tjeter: a) Kontrata e Pavarur: krijon efekte juridike dhe shuhet duke mos u ndikuar nga ndonje kontrate. b) Kontrata Akcesore: lidhet, ekziston dhe varet nga kontrata kryesore. Zakonisht keto kontrata lidhen si shtese e kontrates se pavarur dhe lidhen per ekzekutimin e kontrates kryesore. P.sh: kontrata per dorezanine, kaparin, pengun etj. -6- Sipas asaj se per lidhjen e kontrates a merren parasysh cilesite e pales apo jo: a) Kontrata personale: per lidhjen e kesaj kontrate merren parasysh cilesite e vecanta te pales kontraktuese dhe keto cilesi jane elemente thelbesore te kontrates. Keto kontrata shuhen pas vdekjes se pales. P.sh: kontrata mbi autorizimin, vepren, dhuraten etj. b) Kontrata jopersonale: per lidhjen e kesaj kontrate nuk merren parasysh cilesite e vecanta te pales kontraktuese.
Llojet e Kontratave: mbi huane, mbi kredine, mbi shitblerjen, mbi lizingun, mbi faktoringun dhe mbi frashinzingun. 1) KONTRATA MBI HUANE: eshte një kontratë ku huadhënësi zotohet se do t’ia dorëzoj huamarrësit shumën e parave ose nje apo me shume sende, kurse huamarrësi zotohet se huadhënësit do t’ia kthejë pas një kohe të caktuar të njejtën shumë të parave ose nje apo me shume sende, pra ate qe e ka marr. - Detyrimet e huadhënësit: dorëzimi i sendit të premtuar në kohën e caktuar; përgjegjësia për të metat e sendit; përgjegjesia për dëmin që mund t’i shkaktohet huamarresit për shkak të metave të sendit etj. - Detyrimet e huamarrësit: kthimi i huasë brenda afatit te kontraktuar; pergjegjesia për të metat e sendit të kthyer etj.
2) KONTRATA MBI KREDINË: me kete kontrate banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia jep një shumë të caktuar të të hollave në kohë të caktuar ose të pa caktuar, me destinim ose pa
destinim. Shfrytëzuesi-kreditmarrësi duhet qe brenda kohes se caktuar t’ia kthej bankes shumen e marre dhe ta paguaj kamaten e kontraktuar. - Elementet kryesore te kontrates mbi kredine jane: shuma e kredise, kushtet e dhenies se kredise, kushtet e shfrytezimit te kredise, kushtet e kthimit te kredise etj. - Cdo bankë që vepron në Kosovë duhet të ketë parasysh ligjin vendore (ate te Kosoves) dhe ndërkombëtare (te shtetit ame) me qëllim që ti evitojë problemet e pa dëshiruara. - Kontrata mbi kredine eshte kontrate formale; eshte gjithmone kontrate me shperblim (kamata); kredidhenesi eshte gjithmone person juridik; objekt i kontrates mbi kredine jane gjithmone parate; me rastin e lidhjes se kesaj kontrate caktohen kushtet, afati dhe menyra e pageses; te dyjat palet e kryejne detyrimin ndaj shtetit. Dallimet Kontrata mbi huane: a) Huadhënës është çdo person fizik ose juridik b) Objekt i kontratës mund të jetë paraja ose sendet e tjera të zëvendësueshme c) Mund të jetë me shpërblim dhe pa shpërblim, varësisht se a është kontraktuar kamata d) Është kontratë jo formale Kontrata mbi kredine: a) Huadhënës është vetëm banka b) Objekt i kontratës është vetëm paraja c) Kontrata mbi kredinë është gjithmonë kontratë me shpërblim d) Është kontratë formale dhe duhet të lidhet me shkrim Perbashketa Kontrata mbi huane dhe kontrata mbi kredine: ne disa raste te dyja jane me shperblim; barabaresia e paleve; vullneti i paleve; objekt eshte vlera pasurore; tek te dyjat mund te shkaktohet demit dhe te kerkohen kompenzimi; palet kane te drejta dhe detyrime; rregullohen me LMD; jane kontrata te thjeshta; jane te rendesishme per te drejten tregtare sepse terheqin investimet, rritja e kapitalit, lehtesimi per zhvillimin e biznesit etj.
3) KONTRATA MBI SHITJEN: është kontrata me e shpeshtë në qarkullimin juridiko-ekonomik dhe pa të nuk mund të paramendohet qarkullimi i mirëfilltë i mallrave. Kjo kontrate konsiderohet e lidhur nëse palët në çfaredo mënyre kanë arritur pëlqimin për elementet esenciale të kontratës dhe ajo eshte e plotfuqishme nëse eshte lidhur në formë te shkruar. Kontrata e shitjes është kontratë
detyrimore, ku krijohet detyrimi në mes të palëve kontraktuese (blerësit dhe shitësit). Kjo kontratë lidhet në bazë të vullnetit të shitësit dhe blerësit të cilët merren veshë për objektin dhe cmimin. - Karakteristikat e kontratës mbi shitjen: a) Sendi: objekt i shitjes mund te jete cdo send qe eshte ne qarkullim te lejuar, kurse ne te drejten tone tregtare objekt me i shpeshte i kesaj kontrate eshte malli. b) Çmimi: eshte vlera e sendit e shprehur ne para. Cmimi eshte element i rendesishem i kontrates se shitblerjes, andaj nese ai nuk eshte i caktuar atehere kontrata nuk ka efekt juridik. c) Detyrimet e paleve kontraktuese: kontrata mbi shitjen eshte kontrate me detyrime te dyanshme, keshtu qe detyrimi i njeres pale perbene te drejten e pales tjeter. - Të drejtat dhe detyrat e shitësit dhe të blerësit zakonisht janë të barabarta. - Shitësi detyrohet që mallin dhe dokumentat perkatese t’ia dorëzoj blerësit, kurse bleresi me pagimin e cmimit te mallit e fiton të drejtën e disponimit dhe pronësisë mbi ate mallë. Ndër obligimet më të rëndësishme të shitësit është edhe dërgimi i mallit që është në përputhje me kushtet e parapara në kontratë, sa i përket cilësisë, sasisë dhe përshkrimit. Në rast se blerësi nuk përmbush pjesën e tij të kontratës, atëherë shitësi ka të drejtë të kërkoje anulimin e kontratës. - Detyrimi kryesor i bleresit është pagesa e çmimit për mallin që e dërgon shitësi dhe pranimi i atij malli. Blerësi gjithashtu duhet të bëjë ekzaminimin e mallit që ta shohë nëse ai përputhet me kërkesat e percaktuara në kontratë. - Kontrata mbi shitje eshte kontrate e hapur, cmimi caktohet ne momentin e lidhjes se kontrates, eshte kontrate me shperblim, ne kontrate parashihet klauzola e zgjidhjes se kontestit ne gjykatat e rregullta, pale jane personat fizik dhe juridik etj. 4) KONTRATA MBI LIZINGUN: lizingu eshtë një kontratë sipas së cilës lizing-dhënësi detyrohet që lizing-marresit t’ia dorëzojë për shfrytëzim të përkohshëm ndonjë send, kurse lizing-marresi detyrohet që lizing-dhënësit t’ia paguajë kompensimin per shfrytezimin e atij sendi, me të drejtën që lizing-marresi pas skadimit të afatit të lizingut ta blejë atë send ose ta vazhdojë lizingun. - Kontrata mbi lizingun eshte ajo kontrate kur personi A ia jep personit B nje aset apo prone, e cila duhet te shfrytezohet nen kushtet e parapara me pare nga personi A. P.sh. personi A vendos qe të merr një apartament me qira. Pronari i apartamentit kerkon nga personi A qe të nënshkruaj një kontratë në të cilën janë te specifikuara kushtet nën të cilat personi A do ta merr apartamentin me qira (shuma që duhet te paguhet, koha kur duhet te lirohet apartamenti etj) - Jane disa lloje të lizingut dhe këto sipas natyrës së objektit të lizingut: a) lizingu i sendeve të konsumueshme: automjete, aparatet etj b) lizingu i sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme c) lizingu investues: jepet në formë të pajisjeve (makinave investive) d) lizingu sipas kohëzgjatjes e) lizingu sipas pozitës së lizing-dhënësit etj.
5) KONTRATA MBI FAKTORINGUN: kjo kontratë paraqet punën kredituese-bankare me të cilën klienti i bankës obligohet t’i barte në bankë kërkesat ekzekutuese ose kërkesat e ardhme që i përmban kontrata për shitjen e mallit, kurse për këtë banka obligohet që me provizion dhe me kompensim të shërbimeve të arkëtojë kërkesat dhe eventualisht të garantojë arkëtimin dhe të kreditojë klientin. Në bazë të kontratës të faktoringut, klienti detyrohet qe të bartë në bankë të gjitha kërkesat e tij qe i ka ndaj partnerëve në një rajon të caktuar në momentin e lidhjes së kontratës dhe të cilat krijohen gjatë kohës sa zgjatë kontrata. Në këtë mënyrë, banka merr rolin e kreditorit sipas atyre kërkesave për t’i realizuar ato ndaj debitorëve të komintentit. 6) KONTRATA PËR FRANSHIZINGUN: është kontratë e dyanshme detyruese, formale, me shperblim dhe kumulative (palet i dijne te drejtat dhe detyrat). Është kontratë me prestime të përhershme sepse marrëdhëniet e krijuara në bazë të kësaj kontrate zgjasin disa vjet. - Dhënësi i franshizës i jep pranuesit të saj disa shërbimeve afariste dhe të drejta të mbrojtura, të cilat pranuesi i franshizës ka të drejtë t’i shfrytëzojë në afarizmin e vet në kushte te përcaktuara. - Objektet e franshizës mund të jenë: emri tregtar, dija dhe përvoja teknike ose afariste, shkollimi i kuadrove të pranuesit të franshizës, konsultimet gjatë afarizmit në bazë të franshizës etj. - Zakonisht franshizën e japin firmat e suksesshme të cilat janë të njohura. Franshiza është biznes që merret me shitjen e produkteve apo shërbimeve të krijuara nga dikush tjetër dhe qe vendoset ne treg. Krijuesi i biznesit (franshingdhenesi) e shet të drejtën e vet mbi produktin ose shërbimin tek te tjeret. P.sh. KFC-ja ne Kosove. - Përparësite e Franshizës: trajnimet dhe mbështetja menaxheriale, paraqitja dhe shfrytëzimi i emrit te firmes, cilësia e mallrave dhe shërbimeve, shanse më të mëdha për arritje të suksesit etj.
E Drejta Pronesore: - E drejta pronesore ne te drejten tregtare ka rendesi te madhe, kjo per shkak p.sh. nje person me pronen e tij mund te kontriboj ne Ortakerine e Pergjithshme ose nje person e le pronen e tij hipoteke per te marr nje kredi etj. - Pronesa eshte institucion i rendesishem ne shoqerine njerezore dhe ka kuptim te dyfisht:
a) ekonomik: do te thote perfaqesim i te mirave materiale b) juridik: do te thote grumbullimi i normave juridike te cilat e rregullojne kete shfrytezim - Pronesia eshte e drejte absolute, pronari mund t’a perdor sendin sipas deshires se tij ose te mos e perdore ate, t’i merr te mirat apo frutet qe i sjell sendi, ta shkaterroj, ta tjetersoj etj. Pronari nga secili person tek i cili gjendet sendi mund te kerkoj qe t’i kthehet sendi. - E drejta e prones perbehet nga 3 autorizime: a) autorizimi i mbrojtjes se sendit b) autorizimi i shfrytezimit dhe perdorimit te sendit c) autorizimi i disponimit me sendin - Ekzistojne te drejta te ndryshme te formave pronesore: bashkepronesia, pronesia e perbashket etj.
Banka: është një ndërmjetës financiar qe grumbullon depozita nga një numër i madh personash dhe i jep këto depozita hua. Bankat realizojnë shume pagesa në ekonomi, për llogari të firmave apo individëve. Në mungesë të bankave, pjesa më e madhe e pagesave do të bëhej me cash. - Bankat i kryejne tri grupe te puneve: 1) punet aktive bankare: kur banka paraqitet si kreditor i klienteve te saj 2) punet pasive bankare: kur banka paraqitet si debitor ndaj klienteve te saj 3) punet neutrale bankare: kur banka nuk paraqitet si debitor apo kreditor. Jane ato pune kur banka u kryen sherbime klienteve te saj p.sh. ne cilesi te ndermjetesuesit, komisionarit etj. - Funksionet kryesore të bankave kanë të bëjne me transaksionet e pagesave. Jane disa lloje të transaksioneve qe ofrohen per nevojat e klientëve (urdhërpagesat: kur një person paguan një shumë të caktuar në bankë në të mirë të një përfituesi tjetër, ku banka eshte si ndërmjetësues). - Punët bankare janë ato punë qe kane per objekt qarkullimin e parave dhe të letrave me vlerë, si dhe shërbimet e caktuara të cilat i kryejnë bankat për klientët e tyre. Bankat dhe institucionet financiare lehtësojnë veprimet afariste. Asnjë institucion financiar nuk mund te veproj në Republikën e Kosovës pa u licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. - Bankat formohen si shoqeri aksionare ose si shoqeri me pergjegjesi te kufizuar ne baze te aktit te themelimit, kontrates se themelimit ose statutit te saj. Të gjitha bankat organizohen fillimisht si shoqëri aksionare dhe regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku të gjitha aksionet regjistrohen në emër të pronarëve të aksionarëve. Aksioni në një shoqëri aksionare është pronë e aksionarëve. - Ne boten bashkekohore, bankat si institucione financiare luajne rol te rendesishem ne ekzekutimin e pagesave ne tregtine nderkombetare. Financimi i tregtise nderkombetare mundesohet me qellim te lehtesimit ne qarkullimin e mallrave dhe sherbimeve si dhe pagesave.
Sistemi bankar ne Republiken e Kosoves: ky sistem rregullohet me Ligjin per Banken Qendrore te Republikes se Kosoves, rregullore, urdheresa adminstrative etj. - Sistemi bankar i Kosovës përbëhet nga banka qendrore (Banka Qendrore e Kosovës), bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare. 1) Banka Qendrore e Republikës së Kosovës: është institucioni financiar kryesor i vendit, e cila funksionon në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Banka qendrore është banka kryesore në sistemin financiar të vendit e cila i rregullon marrëdhëniet monetare dhe kreditore të një vendi. Qëllimi i veprimtarisë se BQK-se nuk është fitimi, gjë që dallohet prej bankave dhe institucioneve të tjera. Banka qendrore në të shumtën e rasteve e mbajnë emrin e shtetit të vet, p.sh. Banka Qendrore e Kosovës. - Funksionet e BQK-se: a) e ka te drejtën e emisionit të parave (kartëmonedhave dhe monedhave) dhe të kredisë b) furnizon bankat tjera dhe të shtetin me mjete të nevojshme monetare c) zbaton politikën kreditore monetare dhe kryen punët në llogari të shtetit d) bënë kreditimin e shtetit duke i lejuar kredi të përkohshme ose të përhershme e) vepron si bankar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe ofron këshilla financiare me kërkesë të kësaj Ministrie ... f) licenson dhe mbikëqyrë institucionet financiare - Objektivat e BQK-së: a) nxitja dhe mbajtja e nje sistem financiar stabil (sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave) b) kontribimi në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore c) mbështetja e politikave te përgjithshme ekonomike të Qeverisë d) veprimi ne pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë - Bordi i Bankës Qendrore përbëhet nga Guvernatori dhe katër anëtarë joekzekutivë. 2) Bankat Komerciale: jane lloji i bankave me te perhapura dhe me te shumta ne bote. Keto banka ekzekutojnë politikat dhe shërbimet e sistemit financiar. - Banka komerciale në Kosovë janë: Banka për Biznes, Banka Ekonomike, ProCredit Banka, Raiffeisen Banka, Banka Kombëtare Tregtare e Shqipërisë (Dega në Kosovë), TEB, Banka Komerciale e Beogradit (Dega në Mitrovicë) dhe NLB Prishtina. - Bankat komerciale në Kosovë ofrojnë produkte dhe shërbime të ndryshme, sic jane: llogarite bankare, transferet e parave, depozitat me interes, kredi të ndryshme, kartelat bankare etj. 3) Institucionet mikrofinanciare: janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individet ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta. Shumica e institucioneve mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë janë anëtare të Asociacionit te Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK). - Ne Kosove si institucione mikrofinanciare jane: Finca, KEP, Kreditimi Rural i Kosoves etj.
“Pyetje: marredhenia banke-klient?”
Letrat me vlerë: është një dokument i shkruar me të cilin emetuesi i tij i detyrohet zotëruesit të tij të ligjshëm se do t’ia përmbushë detyrimin e shënuar në këtë dokument. Pra, letra me vlerë është dokument i shkruar, me të cilin poseduesi i saj detyrohet ta plotësojë detyrimin e poseduesit te saj ligjor, detyrim i cili qe eshte i regjistruar në atë dokument (leter me vlere). Pra, me letrat me vlere krijohen detyrime me shprehje te njeanshme te vullnetit. - Rendesia e letrave me vlere: eliminon keqperdormin e parase, eshte me e menaxhueshme, menyra e qarkullimit eshte me e lehte etj. - Roli i letrave me vlere ne qarkullimin e mallrave dhe ne ekonomine e tregut eshte se ato paraqiten si mjete per kreditim, si mjete te pageses, si mjete te sigurimit etj. Ato mundesojne zhvillimin e shpejt dhe te sigurt te biznesit. - Letrat me vlerë mund të lëshohen nga personat juridikë (aksionet) dhe fizik (çeku). - Çdo letër me vlerë duhet t’i përmbajë këto elemtente themelore: a) shenja e llojit të letrës me vlerë b) emrin dhe vendbanimin e emetuesit të letrës me vlerë c) emrin e personit në emër të të cilit është lëshuar urdhëri për letrën me vlerë ose shenjën se letra është në emër të prurësit d) detyrimin që rezulton nga letra me vlerë e) vendin dhe datën e emetimit të letrës me vlerë, kurse te ata që i emetojnë një seri edhe numrin e tyre serik f) nënshkrimin e emetuesit të letrës me vlerë - Letrat me vlerë për nga përmbajtja e të drejtave dhe detyrimeve ndahen: a) Letra me vlerë ligjërsisht detyruese: kur e drejtë ka të bëjë me kërkesën në para ose me ndonjë veprim tjetër (kambiali, çeku, obligacioni) b) Letra me vlerë ligjërisht reale: dorëzimi i të cilave zëvendëson sendet që janë shënuar në to (kanosmani, fletëngarkesa, deklarata e magazinimit) c) Letrat e korporatave: janë aksionet e shoqërive aksionare me të cilat fitohen të drejtat e anëtarësimit dhe të pasursisë në këto shoqëri d) Letrat e lojërave të fatit: janë kuponët e lotarisë shtetërorë në bazë të cilave fitohet e drejta në fitimet e lotarisë
- Klasifikimi i letrave me vlere: a) Sipas natyres se te drejtave qe i permbane letra me vlere: 1) detyrimet juridike: kambiali dhe ceku 2) me vlere realo-juridike: konosmani, fletemagazionimi dhe letrat hipotekore 3) me vlere te koporacioneve: fleteaksionet
b) Sipas bartesit te te drejtave nga letrat me vlerë: 1) me emër: shenohet emri i bartesit te te drejtave pronesore dhe autorizimet qe i permban letra. 2) me urdhër: shenohet emri i titullarit te se drejtes dhe klauzola e cila e autorizon titullarin e se dejtes se letren mund t’ia barte subjektit tjeter. 3) në bazë të prurësit: ai qe e ka letren me vlere ka te drejte qe ta realizoj te drejten qe eshte e shenuar ne leter. c) Sipas shkallës së lidhshmërisë me veprimin bazë: 1) abstrakte 2) kauzale. d) Sipas objektit në lidhje me të cilin është krijuar: 1) letra me vlerë monetare 2) në mallra
KAMBIALI: është letër me vlerë me urdhër, me të cilën lëshuesi i saj obligohet që t’ia paguajë ndonjë personi shumën e të hollave e cila është shënuar në kambial ose t’a urdhërojë ndonjë personi tjetër që ta beje këtë. Pra, kambiali është letër me vlerë me urdhër, me të cilën emetuesi i saj (trasanti) i jep urdhër pa kusht personit tjetër (reminentit) qe t’a paguajë shumën e caktuar të parave. - Trasanti: jep urdhër për pagimin e kambialit - Trasati: merr urdhërin për pagese të kambialit (pruresi) - Remitenti: i paguhet kambiali (shfrytezuesi) - Akceptim: pranimi i urdhërit që ta paguaj shumë e kambialit - Indosanti: personi të cilit i bartet e drejta - Indosatri: personi i cili i pranon të drejtat biznesore - Elementet thelbësore të kambialit janë: a) shënimi në letër se është kambial në gjuhën në të cilën është përpiluar b) urdhëri i pakusht që të paguhet shuma e caktuar c) emri i personit i cili duhet të bëjë pagesën d) përcaktimi i afatit për pagesë e) vendi i pagesës f) emri i personit, sipas urdhërit të se cilit duhet të bëhet pagesa (emri i remitentit) g) data dhe vendi se ku është lëshuar kambiali h) nënshkrimi i lëshuesit të kambialit (trasantit)
- Elementet jo thelbësore të kambialit (ato që kambiali mund t’i përmbajë, por qe është i vlefshëm edhe pa to): a) shenja “sola”: dmth se kambiali është emetuar vetëm në një ekzemplar b) shenja “me urdhër”: ka për qëllim forcimin e përmbajtjes së kambialit c) shenja “jo me urdhër”: dmth se kambiali nuk mund të kalohet me indosament, por vetëm me cedimin juridiko-civil
d) klauzola e mbulesës - klauzola valutore - vlera e marrë në mall: janë baza ekonomike për emetimin e kambialit. Pse trasanti ia jep kambialin remitentit dhe pse trastati e aksepton kambialin. Ky raport mund të shënohet në kambial dhe kjo është “klauzola e mbulesës”. - Llojet e Kambialit: 1) Kambiali i trasuar: është kambiali i cili një person (trasanti) i jep urdhër personit tjetër (trasatit) që personit të tretë (remitenti) t’i paguaj pa kusht shumën e cekur në kambial. 2) Kambiali personal: ekzistojnë vetëm dy persona - trasanti dhe remitenti. Këtu trasanti obligohet t’i paguaj remitentit shumën nga kambiali në momentin e arritjes së kambialit për pagesë. 3) Kambiali personal tërheqës sipas urdhërit vetanak: ne momentin e lëshimit te kambialit nuk ka kreditorë sepse lëshuesi i kambialit e përcakton obligimin që vetës t’i paguaj diçka. Pra, trasati, trasanti dhe remetenti janë një person. Sipas formes: 4) Kambiali i plotë : përmban të gjitha elementet e nëvojshme të rëndësieshme në momentin e lëshimit te kambialit. 5) Kambiali jo i plote (blanko): përmban vetëm nënshkrimin e trasantit dhe eventualisht ndonjë element tjetër. Ky kambial nuk i përmban të gjitha elementet thelbësore. Ky bëhet kambial kur në bazë të marrëveshjes së palëve më vonë plotësohen elementet thelbësore, andaj edhe quhet kambial i ardhshëm. Aksepti: është deklarata e trastit krahas nënshkrimit në kambial për pranimin e thirrjes së trasantit që ta paguajë kuotën e kambialit. Avalimi: është garanci kambiale me të cilën mund të sigurohet pagimi i vlerës së kambialit në tërësi ose pjesërisht. Maturimi (skadimi): eshte afati për pagimin e vlerës së kambialit.
ÇEKU: eshte mjet pagese ku zoteruesi i saj e ka te drejten qe te urdheroj nje subjekt tjeter (zakonisht banka) prane te cilit e ka llogarine, qe t’ia paguaj nje shume te caktuar te parave nje perfituesi. I njejti person mund te jete leshues dhe perfitues, kjo kur zoteruesi i cekut deshiron te terheq para nga llogaria e tij. Pra, ceku si letë rme vlerë është drejtpërsëdrejti i lidhur me punët bankare. - Edhe te ceku paraqiten tre persona: personi i cili e leshon cekun (trasanti); personi i cili e terheq cekun (trasati) dhe personi i cili me urdher e paguan shumen e shenuar ne cek (remitent). - Pjesëmarrësit në pagesat me çeçe lirohen nga përdorimi i parasë. Në këtë mënyrë bëhen kursime dhe zvogëlohen shpenzimet dhe rreziqet në transportin dhe ruajtjen e parasë, manipulimin me para etj. Pagesa me çek bëhet shpejtë dhe lehtë. - Elementet thelbesore te Çekut: a) shenja se çeku është shkruar në tekstin e dokumentit b) urdhri i pakusht që të paguhet shuma e caktuar e parasë nga llogaria e trasantit c) emri i trasatit d) vendi i pagesës
e) vendi dhe data e lëshimit f) nënshkrimi i trasantit. 1) Ndarja e çeçeve sipas asaj se si trasanti e cakton shfrytëzuesin (remitentin): a) çeku me emër: është shënuar shprehimisht emri i remitentit. Trasati është i detyruar t’ia paguajë çekun vetëm personit që është përmendur si remitent, por nëse çeku është letër me vlerë dhe i destinuar për qarkullim edhe çeku me emër mund të xhirohet, përkatësisht të transferohet. b) çeku i prurësit: është çek në emër të çdo personi që e mbanë çekun dhe që paraqitet për arkëtim, në këtë çek është shënuar shprehimisht psh. t’i paguhet prurësit. Ceku i prurësit në të cilin trasanti dhe trasati janë një person, është i pavlefshëm. c) çeku sipas urdhërit: është urdhëruar që një shumë e caktuar t’i paguhet personit të caktuar. Në këtë çek remitenti i përmendur me emër është i autorizuar ta caktojë secilin person tjetër si mbajtës të ri të çekut. 2) Ndarja e çeçeve sipas mënyrës dhe destinimit të çekut: a) Çeku i pagueshëm b) Çeku i xhirueshëm c) Çeku bankar d) Çeku turisitik e) Çeçet e kufizuara dhe të pakufizuara Dallimet A) CEKU: 1) shërben si instrument pagese 2) çekun e leshon ai që ka para por që nuk paguan me para të gatshme me qëlim të shfrytëzimit sa më efikas të parasë 3) nuk është e nevojshme që çeku të akseptohet ngase trasati duhet të ketë mbulesë 4) trasanti dhe trasati duhet të jenë persona të ndryshëm 5) ceku mund të revokohet 6) ne çek afati i maturimit (skadimit) nuk ka nevojë të shënohet 7) ceku leshohet sipas pruresit 8) trasat eshte vetem banka 9) ceku nuk mund te leshohet pa mbulese
2) KAMBIALI: 1) sherben si mjet kreditimi 2) kambialin e lëshon ai që nuk ka para 3) paraqitja për aksept është kusht i pagesës në mënyrë që zotëruesi i kambialit të mund të realizojë të drejtën në regres
4) trasanti dhe trasati janë i njëjti person 5) kambiali nuk mund të revokohet 6) në kambial afati i maturimit (skadimit) gjithmonë duhet të shënohet 7) kambiali nuk leshohet sipas pruresit 8) trasat mund te jete cdo person 9) kambiali mund te leshohet pa mbulese
Zgjidhja e kontesteve tregtare në gjykata të rregullta: - Departamenti për Çështjet Ekonomike vepron në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës. - Departamenti për çështje ekonomike i Gjykatës Themelore është kompetent për: a) kontestet ne mes personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste b) riorganizimin, falimentimin dhe shuarjen e personave juridik c) kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme d) kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorimin e pozitës dominuese në treg dhe marrëveshjet monopoliste e) mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës intelektuale f) kontestet ne mes kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e Aviacionit - Të gjitha çështjet gjykohen nga një gjyqtar profesionist. - Departamenti i Çështjeve Ekonomike përkujdeset që kontestet e natyrës ekonomike të zgjidhen në një mënyrë sa më efikase dhe që mjedisi i biznesit në Kosovë të jetë në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare.
Zgjidhja jashtegjyqesore e kontesteve ekonomike: ne botën bashkëkohore bizneset kanë interes qe kontestet ti zgjidhin jashtë procedurës gjyqësore. Si forma alternative pervec gjykatave janë: negocimi; ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Palet kane nje marrëveshje paraprake (klauzole), ku pajtohen se si do te zgjidhet kontesti eventual ne mes tyre. 1) ARBITRAZHI: është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjedhjes së kontesteve jashtegjyqesore. Një çështje mund të dërgohet në arbitrazh kur mes palëve ekziston një marrëveshje e arbitrazhit e cila e përcakton arbitrazhin për zgjidhjen e kontestit dhe kur palët pajtohen për përdorimin e arbitrazhit pasi që kontesti të ketë lindur. Arbitrazhi mund të plotësoj nevojat e kompanive për zgjedhje të shpejtë të kontesteve. Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Procedura është e paraparë me rregullat e arbitrazhit, por kohëzgjatja, administratimi i provave dhe çështjet tjera mund të vendosen me pajtimin e palëve në konteste. Palët kanë të drejtë të zgjedhin arbitrat. Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit: është i themeluar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe është në përputhje me Ligjin për Arbitrazhin dhe Ligjin për Odes Ekonomike te Kosoves. - Tribunali i Abritrazhit themelohet pas inicimit të procedurës së arbitrazhit dhe përbëhet nga një ose tre arbitra. Në kete tribunal zgjidhen kontestet ekonomike në mes të shoqërive tregtare të regjistruara në ARBK, pavarësisht statusit të tyre.
- Tribunali i Arbitrazhit përbëhet nga një arbitër i vetëm ose nga një trup arbitrash, me kusht që numri i arbitrave të këtij trupi të jetë tek. Këshillohet që palët të zgjedhin një arbitër të vetëm kur kanë të bëjnë me shuma të vogla të parave, kurse të zgjedhin një panel prej tre arbitrash kur kanë të bëjnë me shuma të mëdha të parave. Arbitrat duhet te jene te paanshmëm, te pavarur, efikas dhe profesional. Përparësitë e arbitrazhit: efikasiteti në shpenzime dhe kohë, ruajtja e fshehtësisë (kofidencialiteti), fleksibiliteti, parashikueshmëria, neutraliteti dhe ekspertiza e arbitrave, natyra përfundimtare e vendimeve dhe ekzekutimi më i lehtë i vendimeve. Një numër i madh i bizneseve e konsiderojnë fleksibilitetin (mundësinë për ta përshtatur arbitrazhin sipas nevojave dhe rrethanave specifike) si përparësinë më të madhe të arbitrazhit. - Përderisa disa veti të arbitrazhit konsiderohen si përparësi nga disa biznese (p.sh vendimi përfundimtar pa mundësi ankese), per disa të tjerë kosiderohet pengesë. - Edhe pse në shumicën e rasteve thuhet se arbitrazhi kushton më lirë se procedura gjyqësore, ka raste kur shpenzimet janë të barabarta. Arbitrazhi institucional: është institucion i përhershëm që formohet për zgjidhjen e të gjitha kontesteve në rastet kur palët jane pajtuar per kete. - Palët mund të mbështeten në rregullat e arbitrazhit të një institucioni të caktuar, të cilat janë formuluar nga profesionistët. - Përparësi është edhe klauzola shabllon e arbitrazhit, e cili ofrohet nga institucionet arbitruese, ku ne shume raste palët e shikojnë kete klauzolë shabllon dhe thjesht e përfshijnë në kontratë. Kjo i shmang konfliktet eventuale lidhur me vlefshmërinë e klauzolës, të cilat mund të shfaqen nëse klauzola nuk është hartuar saktë nga palët. - Përzgjedhja e arbitrave është një prej përparësive me të rëndësishme që ofron arbitrazhi institucional. Institucionet e arbitrazhit posedojnë lista me arbitër të cilët zakonisht janë më të mirët që mund të emërohen. Përmes arbitrazhit institucional, palët nuk kanë nevojë të negociojnë çmimin e arbitrit, por këtë ua lënë institucionit. - Perparesi tjeter është mundësia e dëgjimit të lëndës dhe marrjes së vendimit, edhe nëse njëra palë nuk paraqitet. Arbitrazhi Ad Hoc: është arbitrazhi i cili formohet me marrëveshjen e palëve, ku zgjidhet rasti konkret dhe pas zgjidhjes, pushon së ekzistuari. Arbitrazhet e tilla konsiderohen njeperdorimshe. - Përparësia kryesore është fleksibiliteti. Palët e kanë hapësirën e nevojshme për të marrë vendime lidhur me procedurat dhe ta përshtatin procesin sipas dëshirave dhe nevojave të tyre. - Përparësi tjetër janë shpenzimet. Arbitrazhi ad hoc zakonisht kushton më pak se një arbitrazh institucional, pasi që palët nuk kanë nevojë t’i paguajnë shpenzimet institucionale, por thjeshte të negociojnë çmimin e shërbimeve të arbitrave. Për më tepër, arbitrazhi ad hoc është vlersuar si më i shpejtë se arbitrazhi institucional. Dallimi në mes arbitrazhit institucional dhe ad hoc: - Arbitrazhi institucional është arbitrazh i administruar nga institucioni i arbitrazhit, ndërsa arbitrazhi ad hoc është arbitrazh i administruar nga vet tribunali i arbitrazhit. - Arbitrazhi institucional nuk pushon së ekzistuari pas zgjidhjes së kontestit konkret, por ato edhe më tutje funksionojnë, kurse arbitrazhi ad hoc pushon se ekzistuari pas zgjidhjes se kontestit konkret.
- Tek arbitrazhi institucional është karakteristikë posedimi i rregulloreve vetjake, të cilat në mënyrë të detajuar rregullojnë procesin e arbitrazhit, kurse tek arbitrazhi ad hoc nuk ka rregullore vetjake, palët e kanë mundësi që me marrëveshjen e tyre të arbitrazhit të parashohin rregullat e arbitrazhit të cilat nuk guxojnë të jenë në kundërshtim me rendin publik. - Arbitrazhi institucional zakonisht kushton me shtrenjte se arbitrazhi ad hoc per shkak se palet ne arbitrazhin ad hoc nuk kane nevoje t’i paguajne shpenzimet institucionale. - Arbitrazhi institucional zakonisht eshte me i ngadalshem se arbitrazhi ad hoc, kjo per shkak se ne arbitrazhin ad hoc kalohen disa procedura te cilat marrin shume kohe. Vendimi i Arbitazhit: është vendim përfundimtar dhe është i barabartë me vendimin e lëshuar nga një gjykatë. - Palët, në anën tjetër, mund të pajtohen në kontratën e tyre që vendimi i arbitrazhit të mos jetë përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe të pajtohen që të apelohet në gjykatë, por gjykata nuk mund ta shfuqizojnë një vendim të nxjerrë nga Arbitrazhi, por lejohet vetem shqyrtimi gjyqesor. Gjykata mund ta anuloj vendimin e arbitrazhit nese konsideron se ka pasur korrupsion, ndikim ne procedure, trajtim jo te barabarte te paleve etj. Pasi ta anuloj vendimin e kthen lenden ne arbitrazh ku procedura duhet te inicohet serish ose te korrigjohet vetem pjesa qe e ka shkaktuar anulimin e vendimit. - Në procedurën e arbitrazhit me më shumë se një arbitër, vendimi merret me shumicë votash. - Përmbarimi i vendimit: është gjëja më e rëndësishme në arbitrazh. Vendimi i arbitrazhit i cili nuk njihet ose nuk përmbarohet nga gjykata vendore, nuk ka asnjë vlerë praktike. Për këto arsye, Ligji i Kosovës për Arbitrazhin i parasheh që vendimi i arbitrazhit i cili është nxjerrë nga një tribunal i arbitrazhit brenda Kosovës ekzekutohet pasi që të shpallet i ekzekutueshëm nga Gjykata (Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Ekonomike). Gjykatat e Kosovës i njohin vendimet e arbitrazhit të nxjerra jashtë Kosovës si të plotfuqishme dhe i ekzekutojnë ato nëse keto vendime të nxjerra jashtë Kosovës janë shpallur të ekzekutueshme. - Konventa e New York-ut zbatohet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit që janë marr ne X shtet dhe qe kërkohet njohja dhe ekzekutimi i tij ne Y shtet. “Detyre: nje klauzole per zgjidhjen e mosmarreveshjes permes arbitrazhit ose ndermjetesimit. P.sh. modeli i nje klauzole: http://www.amchamksv.org/sq/modeli-i-klauzoles-se-arbitrazhit-perkontrata” 2) NDËRMJETËSIMI: eshtë veprimtari jashtëgjyqësore që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësuesi) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës. Ndërmjetësuesi është pala e tretë, neutrale, e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy palëve me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në pajtim me parimet e ndërmjetësimit. - Ndërmjetësimi zakonisht është hapi i parë që ndërmerret në mosmarrëveshjet ekonomike. Ndërmjetësuesi luan rolin e ndihmësit e jo të zgjidhësit të mosmarrëveshjeve. Pra, ai i ndihmon palët që ta kuptojnë konfliktin dhe të punojnë drejt zgjidhjes së konfliktit. - Disa lloje të ndërmjetësimit: a) ndërmjetësimi vlerësues: ndërmjetësuesi e vlerëson rastin dhe iu tregon palëve argumentet e forta dhe të dobëta të qëndrimit të tyre, nëse ato vendosin ta paraqesin lëndën në gjykatë. b) ndërmjetësimi ndihmues: përqendrohet në ndihmimin e palëve që ta arrijnë një marrëveshje
dhe zgjidhje të problemit. Palet nuk janë të detyruara ta pranojnë atë. c) ndërmjetësimi transformues: ndërmjetësuesi mundohet që t’iu ndihmojë palëve që të komunikojnë më mirë, sepse mendimi është që mosmarrëveshja është rezultat i kumunikimit të dobët dhe i armiqësisë së palëve. - Perparesite e ndermjetesimit: diskutimet gjatë ndërmjetësimit janë konfidencilae; ndërmjetësuesi është neutral; asgjë që thuhet gjatë ndërmjetësimit nuk mund të përdoret si fakt nëse lënda shkon në gjykatë; kushton shumë më lirë, sepse zakonisht angazhohet vetëm një ndërmjetësues; është proces më efikas, zakonisht i përmirëson raportet mes palëve; inkurajon palët që të zgjidhin problemin; atmosfera është më e relaksuar se ne proceset gjyqësore apo arbitrazh; rregullat procedurale janë më fleksibile etj. - Të metat e ndërmjetësimi: nuk ka vendim të ndërmjetësuesit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve; ju jep rast palëve që të stërzgjasin zgjidhjen e problemit duke iu qasur ndërmjetësimit vetëm për të humbur kohë; korporatat e mëdha mund të bëjnë presion mbi ndërmjetësuesin duke iu kërcënuar etj. - Ndërmjetësuesi duhet t’i plotësojë këto kushte: të ketë diplomë universitare; të ketë kaluar me sukses kursin e trajnimit për ndërmjetësim; të ketë ndërmjetësuar nën mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi, të paktën në gjashtë seanca; të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me dashje për të cilën parashihet dënimi mbi 6 muaj burgim; të ketë cilësi të larta morale; të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësuesve etj. Cmimi i caktuar dhe i caktueshem: cmimi i caktuar eshte kur detyrimi apo cmimi qe debitori duhet ta ekzekutoj eshte i pershkruar dhe i saktesuar plotesisht dhe ne menyre te qarte. Kurse cmimi eshte i caktueshem atehere kur detyrimi apo cmimi qe debitori duhet ta ekzekutoj nuk eshte plotesisht i pershkruar dhe i saktesuar, por ne baze te disa elementeve ne kontrata ky detyrim apo cmim mund te saktesohet plotesisht dhe qarte.