42 0 26KB
E drejta tregtare Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtes kombëtare E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe normohen punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare. E drejta tregtare ndahet në të drejtën tregtare statusore dhe kontraktore. E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë. E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. # Burimet dhe korniza institucionale e së drejtës tregtare * Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare. * Si burime të së drejtës kombëtare janë: dispozitat, e drejta tregtare autonome, praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit, shkenca juridike, aktet e organeve të caktuara joligjvënëse, statuti, marrëveshja shoqërore dhe aktet e subjekteve të së drejtës tregtare. # E drejta tregtare statusore Format e organizimit të ndërmarrësisë * Format themelore në kuadër të të cilave ndërmarrësi mund të organizojë ushtrimin e veprimtarisë dhe ta bazojë juridikishtë projektin e vetë janë: Shoqëria tregtare ose tregtari si individ, Ortakëria dhe Zejtari. # Format e organizimit tëndërmarrësisë * shoqëria tregtare ose tregtari si individ, – Sipas ligjit mbi shoqëritë tregtare me tregtari nënkuptojm emërtimin përmbledhës për personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Nëse si tregtar paraqitet personi juridik, në këtë rast bëhet fjalë për Shoqërinë Tregtare, e nëse fjala është për personin fizik, atëherë kemi të bëjmë më Tregtarin si Individ. * Ortakëria – është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është person i pavarur juridik, e as një formë e shoqërisë, por një mardhënie kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë punën dhe pasurinë e vetë për realizimin e një ndërmarrje. * Zejtaria – nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit.
# Shoqëria tregtare * Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë themeluesve të shoqërisë, që bashkojnë kapitalin me qëllim që në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit. * Shoqëria tregtare organizohet në këto forma: si shoqëri e personave ose shoqëri e kapitailit. * Shoqëritë e personave – janë shoqëri tregtare në të cilat anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. Format e shoqërive të tilla janë shoqëria tregtare publike dhe komandite. * Shoqëritë e kapitalit – janë shoqëri tregtare që si bazë të bashkimit e kanë kapitalin, te cilin thmeluesit e bashkojnë në para, sende ose të drejta. Format e shoqërive të kapitalit janë shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionare. # Shoqëria tregtare publike dhe shoqëria komandite * Shoqëria tregtare publike – është shoqëria në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituesve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë pasurinë e vetë. * Shoqëria komandite – është shoqëri e personave në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vetë(komplementarit), ndërkaq së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e kuotës së kapitalit të vetë që e ka derdhur në shoqëri(komanditori). # Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar * Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, krahas zejtarit, është forma më e shpeshtë e organizimit të ndërmarrjeve të vogla. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose më marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma të ndryshme, dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në kapitalin themelor. * Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me anën e Marrveshjes Shoqërore nëse ekzistojnë dy ose më shumë themelues, përkatësishtë me Deklaraten e Themelimit, nëse bëhet fjalë vetëm për një themelues. # Shoqëria aksionare * Shoqëria aksionare është shoqëri tregtare e kapitalit, në të cilën anëtarët e shoqërisë(aksionarët) marrin pjesë më kuotat e kapitalit themelor të ndarë në aksione. * Shoqëria aksionare përgjigjet kundrejt personave të tretë më tërë pasurinë e vetë, kurse anëtarët e shoqërisë-aksionarët, nuk përgjigjen me pasurinë e vetë për detyrimet e shoqërisë. * Organet e shoqërisë aksionare janë drejtoria, këshilli mbikqyrës, dhe kuvendi i përgjithshëm i shoqërisë. # Zejtaria * Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit, qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Përjashtimisht, zejtar mund të jetë
edhe shoqëria tregtare nëse ushtron një veprimtari që ka të bëj me zejtarinë, nëse këtë nuk e bën në mënyrë industriale. * Llojet themelore të zejtarisë janë: zejtaria e lirë, e ndërlikuar, ekskluzive(e privilegjuar) dhe sezonale. # Ortakëria * Ortakëria është një formë e organizimit të veprimtarisë ekonomike në të cilën obligohen në mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që për realizimin e një qëllimi të përbashkët të bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet. * Pasurinë e ortakërisë e përbëjnë kuotat e ortakëve si dhe pasuria e realizuar në kuadër të afarizmit. Pasuria e ortakërisë është pasuri e përbashkët e të gjithë ortakëve. Ortakët marrin pjesë në fitimin dhe në humbjet e shoqërisë përpjestimishtë me kuotat e tyre. # E drejta tregtare kontraktore Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës së detyrimeve * E drejta e detyrimeve është një tërësi e rregullave juridike me të cilat rregullohen mardhëniet e detyrimeve, përkatësishtë mardhëniet në të cilat njëra palë(kreditori) është i autorizuar të kërkojë nga pala tjetër(debitori) kryerjen e ndonjë veprimi të cilin pala tjetër duhet ta përmbushë. * Karakteristikat themelore të së drejtës së detyrimeve janë: relativiteti i mardhënieve së detyrimeve, dispoziviteti i mardhënieve së detyrimeve dhe veprimi si objekt i mardhënieve së detyrimeve. * Relativiteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se mardhëniet e detyrimeve veprojnë vetëm ndërmjet palëve që janë në mardhënie konkrete të detyrimeve. * Dispoziviteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se palët kontaktuese vendosin vetë se a do të hyjnë në një mardhënie të detyrimeve dhe e përcaktojnë përmbajtjen e mardhënieve përveç, natyrisht, kufizimeve që dalin nga rregullat e moralit. * Veprimi si objekt i mardhënieve të detyrimeve: është çdo veprim njerëzor pozitiv ose negativ të cilin debitori i mardhënies së detyrimeve është i detyruar t’ia kryejë kreditorit. # Presupozimet për lidhjen e kontratës * Kontrata është veprim i dyanshëm juridik që lindë me shprehjen e lirë të vullnetit të palëve kontraktuese(me konsensusin e palëve) ose me shitjen e sendeve. Janë të njohura disa grupe të kontratave sipas llojit, nga të cilat më të rëndësishme janë grupi i kontratave të njëanshme detyruese dhe të dyanshme detyruese dhe grupi i kontratave formale dhe joformale. * Kontrata lind kur njëra palë kontraktuese pranon ofetën e palës tjetër. Oferta është propozim për lidhjen e kontratës të cilën njëra palë ia dërgon tjetrës dhe ajo duhet t’i përmbajë të gjitha elementet thelbësore të kontratës së ardhshme, ndërkaq e detyron ofertuesin deri në afatin e caktuar për pranimin e saj. # Sigurimi i mardhënies kontraktore * Pjesmarrësit në një mardhënie juridike detyruese dëshirojnë që me lidhjen e kontratës të arrijnë rezultate të caktuara por, shpeshëherë ndodhë që detyrimi të mos përmbushet ose të përmbushet me vonesë. Së këndejmi mardhënia juridike detyruese, përkatësishtë përmbushja e saj mund të sigurohet me anën e kaparit, retencionit, garancisë, penaleve ose me anën e pengut. # Ndryshimi i subjekteve të mardhënies kontraktore
* Ndryshimi i subjekteve të mardhënies kontraktore mundë të bëhet si në anën e kreditorit ashtu edhe në anën e debitorit. Ndryshimet në anën e kreditorit bëhen në formë të cedimit dhe asignacionit, ndërkaq në anën e debitorit si marrje përsipër e borxhit dhe e detyrimit për përmbushjen e kontratës. # Shuarja e mardhënies kontraktore * Mardhënia juridike detyruese shuhet në njërën nga këto mënyra: me përmbushje, me pamundësin e përmbushjes, me zgjidhjen e kontratës, me faljen e borxhit, me kompensim, me denoncim, heqje dorë, me skadimin e kohës, me vdekjen e debitorit ose kreditorit, me barazim, përkatësishtë kompenzimin e kërkesave dhe borxheve, me novacion dhe dispozita juridike. # Llojet e kontratave * Janë të shumta kontratat që subjektet juridike i shfrytëzojnë në jetën e përditshme ekonomike, ndër të cilat më të shpeshta dhe më të domosdoshme janë kontrata mbi shitjen, kontrata mbi veprën dhë ndërtimin, kontrata mbi qiranë dhe kontrata mbi huanë dhe kredinë. # Kontrata mbi shitjen * Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e caktuar. * Elementet thelbësore të kontratës mbi shitjen, pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë, janë sendi dhe çmimi. Objekt i shitjes janë sendet, të drejtat dhe pasuria. Çmimi duhet të jetë i shprehur në para, përkatësishtë kontrata duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme që mundësojnë caktimin e çmimit. # Kontrata mbi veprën * Me kontratën mbi veprën detyrohet kryesi i punëve(ndërmarrësi) të kryejë një punë të caktuar(fizike intelektuale), kurse blerësi detyrohet që për këtë ta pagujë shpërblimin e caktuar. Objekti i kontratës mbi punën është rezultati i punës, e jo vet puna që për shembull, është objekt i kontratës mbi punën. * Një nga format e kontratës mbi veprën është edhe kontrata mbi ndërtimin me të cilën kryesi i punimeve(ndërtimtari) detyrohet ta ndërtojë brenda afatit të kontraktuar një objekt, ose që në objektin ekzistues të kryejë punime ndërtimore, ndërkaq porositësi(investuesi) detyrohet që për këtë ta paguajë qmimin e caktuar. # Kontrata mbi shitjen dhe kontrata mbi kredinë * Me kontratën mbi huanë huadhënësi detyrohet që huamarrësit t’ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të sendeve tjera të zëvëndësueshme, kurse huamarrësi detyrohet që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit. * E ngjashme me kontratën mbi huanë është edhe kontratë mbi kredinë. Me kontratën mbi kredinë banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia vë në dispozicion shumën e caktuar të parave, për kohë të caktuar ose të pacaktuar, me destinim ose pa destinim të përcaktuar më parë, kurse shfrytëzuesi i kredisë detyrohet që bankës t’ia paguajë kamatën e kontraktuar dhe që shumën e parave që e ka marrë ta kthejë me kohë dhe në mënyrën e përcaktuar me kontratë. Kontrata mbi qiranë Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar
për përdorim, kurse ky detyrohet ta paguajë qiranë. Në bazë të kontratës mbi qiranë qiradhënësi është i detyruar që sendin ta dorëzojë në gjendje të rregullt dhe ta mirëmbajë atë gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Qiramarrësi duhet ta përdor sendin sipas kontratës, me kujdesin e nikoqirit të mirë, ta kompensojë dëmin që shkaktohet nëse sendi nuk përdoret sipas destinimt dhe kushteve të parashikuara në kontratë, të paguajë qiranë e përcaktuar me kontratë, me ligj ose sipas zakonit, ta ruajë sendine marrë me qera pas përfundimit të mardhënies kontraktore ta kthejë sendin të padëmtuar.