E Drejta Tregtare PDF [PDF]

E DREJTA TREGTARE SEMESTRI DIMËROR 2016/2017 UNIVERSITETI I PRISHTINËS ‘’HASAN PRISHTINA’’ FAKULTETI JURIDIK Ligjerat

32 0 885KB

Report DMCA / Copyright

DOWNLOAD PDF FILE

E Drejta Tregtare PDF [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

E DREJTA TREGTARE SEMESTRI DIMËROR 2016/2017

UNIVERSITETI I PRISHTINËS ‘’HASAN PRISHTINA’’ FAKULTETI JURIDIK

Ligjerata 1: Vështrime të Përgjithshme 

Përkufizimi ‘’E drejta tregtare’’ 



Degë juridike që merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomike dhe komerciale si dhe me afarizmin e tyre juridik në treg.

Korniza Ligjore: 

Në vitet e 90’ta, ligjet e ish-Jugosllavisë (ambient tjetër shoqëror-ekonomik)



Pas vitit 1999 deri në shpalljen e pavarësisë: Rregulloret e UNMIK-ut (i mangët)



Pas shpalljes së pavarësisë: ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës (ekonomia e tregut)

L1: Sfidat e Tranzicionit 

Shumica e veprimtarive afariste ushtroheshin përmes shoqërive tregtare të paregjistruara;



Pjesa tjetër e veprimtarisë afariste ushtrohej në forma të thjeshta, siç janë bizneset individuale ose shoqëritë kolektive (ortakëritë e përgjithshme), duke mos përfituar nga përparësitë të cilat ofrohen nga format më të sofistiukuara të organizimit.



Komuniteti afarist nuk i kuptonte qartë format ekzistuese të organizimit



Shumica e veprimtarisë afariste nuk ushtrohej si pjesë e ekonomisë legjitime



Palët të cilat shprehnin dëshirën për të ushtruar afarizëm në Kosovë ballafaqoheshin me një ambient të panjohur ligjor dhe afarist



Afaristët hezitonin t’i pranonin ndryshimet në kornizën ligjore dhe vazhdonin me praktikat e vjetra e shumë e shumë probleme të tjera.

L1: Qeverisja Korporative 

Riinvest 2015: ‘’ Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare nuk përmban dispozita



BERZH 2016: ‘’ pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në banka dhe ndërmarrje publike duhet të ndahet nga pozita e kryesuesit të Bordit. Bordeve iu mungon roli strategjik dhe objektivizmi. Ligji kërkon që kompanitë e mëdha dhe bankat të kenë drejtor të pavarur, por në praktikë asnjë prej kompanive të mëdha nuk ka një të tillë. Diversiteti gjinor në borde të kompanive është shumë e kufizuar’’ (https://www.linkedin.com/pulse/kosovo-new-ebrd-assessment-corporategovernance-published-cigna?articleId=8349984874777572305)

të detajuara për qeverisje korporative të cilat aplikohen tek të gjitha bizneset private, dhe nuk i detyrojnë bizneset private, duke përfshirë bizneset familjare t’i përmbahen praktikave të shëndosha të qeverisjes korporative’’ (http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/Qeverisja_Korporative_ne_Bi znese_Familjare_ne_Kosove1445852131.pdf )

L1: Qeverisja Korporative (vazhdon) 

Çka është Qeverisja Korporative? 

Sistem i rregullave dhe praktikave në bazë të cilave drejtohet dhe kontrollohet një shoqëri tregtare.



Kërkon balancimin e interesave të aksionarëve kryesor të kompanisë me interesat e menaxhmentit, klientëve, furnitorëve, financuesve, qeverisë dhe komunitetit.



Po ashtu nënkupton edhe një sërë rregullash dhe praktikash sipas të cilave një bord i drejtorëve të një kompanie siguron përgjegjësi, drejtësi dhe transparencë në marrëdhëniet e kompanisë me të gjithë vartësit e saj.



Korniza e qeverisjes korporative përbëhet nga (1) kontratat në mes të kompanisë dhe aksionarëve për shpërndarjen e përgjegjësisë, të drejtave dhe benefiteve; (2) procedurat për zgjidhjen e interesave konfliktuoze të vartësve në pajtim me obligimet, privilegjet dhe rolet e tyre, dhe (3) procedurat për mbikqyrjen, kontrollin dhe qarkullimin e informacionit për të shërbyer si një sistem i kontrollit të balancuar.

L1: Burimet e Qeverisjes Korporative 

Ligji për Shoqëritë Tregtare



Ligji mbi Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare



Ligji mbi Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, dhe



Ligji mbi Ndërmarrjet Publike.

Në përgjithësi, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që detyron biznesin privat, duke përfshirë edhe biznesin familjar, t’i përmbahet praktikave të shëndosha të qeverisjes korporative.

L1: Zhvillimi i Shoqërive Tregtare në Evropë 

Nga koha e Romës së Lashtë dhe deri në fund të Shekullit XIXpronësia individuale dhe shoqëria kolektive (ortakëria e përgjithshme)



Në Shekullin XV- paraqitet shoqëria komandite



Nga mesi i Shekullit XIX - lindi korporata afariste si formë alternative e organizimit e cila përfshinte njëkohësisht përgjegjësinë e kufizuar dhe kontrollin mbi firmën.



Nga Shekulli XIX- miratimi i statuteve te korporatave të “afërta” – duke filluar së pari në Gjermani, e cila ofroi një formë të ShPK-së (GmbH) në 1980tat, dhe më pas në Francë, e cila miratoi llojin Francez të ShPK-ve (SARL) në 1920tat.



Sot- rregullohet në nivel të BE-së: Rregullorja e Këshillit mbi Statutin e një Shoqërie Evropiane (Societas Europaea)

L1: E Drejta Tregtare (Terminologjia)



‘E drejta tregtare’, ‘e drejta komerciale’, ‘e drejta afariste’, ‘e drejta e kompanive’ (ang. business law, commercial law, company law apo law of companies etc.)



Mbani mend! 

E drejta komerciale- rregullon shitjen dhe shpërndarjen e mallrave dhe financimin e disa transaksioneve.



E drejta tregtare- fokusohet në aspektet e tjera të afarizmit siç janë formimi i kompanisë, shkrirjet, blerjet, ndarjet e kompanive, të drejtat e aksionarëve dhe çështjet tjera pronësosre si huadhënia dhe huaja e zyrave apo hapësirave të magazinave, e drejta e arbitrazhit, e drejta e konkurrencës etj

L1: E drejta tregtare dhe degët tjera të së drejtës E drejta tregtare është një fushë që ngërthen në veti edhe disciplina të tjera ligjore siç janë • E drejta tatimore, • Pronësia intelektuale, • E drejta pronësore, • E drejta e punës, • Falimentimi • E drejta e konkurrencës • Metodat alternative të zgjidhjes së kontesteve • E drejta bankare etj.

L1: Burimet juridike të së drejtës tregtare 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës



Ligji për Dizajnin Industrial



Ligji për Shoqëritë Tregtare



Ligji për Markat Tregtare



Ligji për Investimet e Huaja



Ligji për Patentat



Ligji për Proceduren e Dhënies se Koncesioneve





Ligji mbi Falimentimin ( I riu)

Ligji për Dhomën e Posacme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet Lidhur me AKP



Ligji për Ndërmarrjet Publike



Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit



Ligji për Arbitrazhin



Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta



Ligji për Ndërmjetësimin





Ligji për Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës

Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo-Bankare



Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve

Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës



Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe



-Konventa e Nju-Jorkut 1958 per Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja të Arbitrazhit.



Ligjet mund t’i gjeni në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës: http://gzk.rks-gov.net/BrowseInstByCat.aspx?Index=1&CatID=22

U1: Detyra për ushtrime 

Ushtrimi 1:



Ushtrimi 2:



Lexoni dhe analizoni përkufizimet e dhëna në Ligjin për Shoqëritë Tregtare



Zgjedhni nje kompani vendore apo të huaj, që e gjeni ose në regjistër të ARBKsë apo për ndonjë që jeni në dijeni dhe që juve ju intereson (mund te jete biznes privat/familjar, bankë, ndërmarrje publike) dhe të bëni një përshkrim te asaj se kur është themeluar, çfarë forme, kush jane pronarët (të huaj apo vendor, persona fizik apo juridik apo të përzier), cilat janë aktivitetet e regjistruara, a i është duhur kompanise varësisht nga aktivitetet e regjistruara të aplikojë për ndonjë licencë qe te mund te ushtroje veprimtarine, si menaxhohet, nëse gjatë viteve të fundit ka pas ndonjë ndarje, shkrirje apo blerje të kompanisë, dhe çështje tjera që ju mund t’i identifikoni.

L1: Kërkesat për Regjistrim

Ligji për Shoqëri Tregtare- ‘’ çdo person apo organizatë mund të ushtrojë çdo lloj veprimtarie afariste e cila ka qëllime të ligjshme’’ ...me kusht që është e regjistruar në Kosovë...

L1: Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) 

ARBK/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) 

Kryen regjistrimin e shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare në Kosovë



Përgatitë dhe miraton formularët dhe procedurat për regjistrim të bizneseve (vizito: www.arbk.org)



Menaxhon një numër të madh të dokumenteve për të cilat ajo është përgjegjëse



Nuk bënë kontrollimin e saktësisë së informacionit të dhënë nga paraqitësi i dokumenteve apo ndonjë organ licencues



Ka rolin formal, informues dhe administrativ.

Ligjerata 2: E Drejta Tregtare Statusore dhe Kontraktore 

E drejta tregtare statusore- rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare/subjekteve ekonomike;



E drejta tregtare kontraktore: rregullon punët juridike që i kryejnë reciprokisht subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë rradhën e punëve të tyre juridike;

L2: E Drejta Tregtare dhe Shteti



Pronarët e ndërmarrjeve janë subjekt i një numri të konsiderueshëm të ligjeve dhe rregulloreve që aplikohen për ndërmarrje.



Shteti përmes këtyre ligjeve përcakton kërkesat që përmbushë për të ushtruar aktivitet afarist në territorin e saj.

duhet

Ushtrimi 2: Diçka për të menduar MENDONI DHE DISKUTONI: 

A keni luajtur ndonjëherë ndonjë lojë rregullat e të cilës nuk i keni kuptuar? A keni tentuar të flisni në një gjuhë në të cilën nuk keni qenë të rrjedhshëm? Cili ka qenë rezultati?



Çfarë incentivash apo motivi do të kishit pas për të punuar për një punëdhënës nëse nuk kishit qenë të sigurtë se do të paguheshit për mundin tuaj? Çfarë incentivash do kishit për të shpikur diçka, për të krijuar ndonjë vepër arti, apo për ta shkruar një libër nëse nuk do kishit pas pritje se ju do të mund t’i mbroni ligjërisht krijimet tuaja?



Imagjinoni sikur jeni një ndërmarrës? Çfarë biznesi do të donit ta hapni? A do e dinit se cilat leje do t’ju duhej t’i merrnit për ushtrimin e aktivitetit tuaj afarist dhe cilat entitete qeveritare do të kenë juridiksion mbi afarizmin tuaj? Nëse jo, si mund t’i gjeni përgjigjëjet në këto?



Si do të ishte afarizmi në një vend pa sistem të shtetit ligjor?

L2: E Drejta Tregtare dhe Shteti Ligjor 

Sistemi i shtetit ligjor përcakton rregulla të lojës të të bërit biznes... 

Ai krijon një ambient stabil në të cilin mund të bëhen planet, mund të mbrohet prona, mund të ekzistojnë pritjet, mund të bëhen ankesat, dhe mund të mbrohen të drejtat.



Shkelja e ligjit mund të rezultojë në dënime.



Shteti ligjor mbron biznesit, konsumatorët nga praktikat e dëmshme afariste dhe e kufizon qeverinë në ndërmarrjen e veprimeve dhe praktikave abuzive kundër afarizmit.

_____________________________________________________________________ Pa shtet ligjor, njerëzit do të duhej të ndërmerrnin diçka vet për padrejtësitë e bëra kundër tyre...do të duhej ta mbronin pronën vet...kjo do të rezultonte në thyerje të strukturës sociale dhe do të rezultonte në drejtësi të brisht dhe vetgjyqësi ku forca fizike do luante rolin kryesor në zgjidhjen e mos-marrëveshjeve.

L2: Si Rregullohet e Drejta Tregtare në Kosovë? 

Korniza rregullative dhe ligjore përbëhet nga ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe aktet-nënligjore dhe kanë për qëllim promovimin e konkurrencës të pakufizuar në mes të bizneseve.



Legjislacioni i tregtise përfshinë shumë kategori të ligjeve: (shih slide # 10)

L2: Burimet e së Drejtës Tregtare 

Burime materiale: forca apo autoriteti që ka të drejtë të krijojë dhe/apo imponoj të drejtën – organi ligjvënës



Burime formale: forma në të cilën manifestohet vullneti i klasës sunduese, e që karakterizohet me aktin e përgjithshëm juridik. 

Burime formale primare- kushtetutat, ligjet, konventat ndërkombëtare dhe aktet tjera nënligjore



Burime formale sekondare- praktika gjyqësore, e drejta zakonore, shkenca juridike.



Burime vendoreato që bazohen vendor/sovranitetin shtetëror të një vendi



legjislacionin



Burime ndërkombëtare- mbështeten në të drejtën ndërkombëtare, traktate bilaterale apo multilaterale, konventa etj.

L2: Kosova dhe Bashkimi Evropian 

TitullI V (nga neni 50): Marreveshja e Stabilizim-Asocijimit mes Kosoves dhe BE-se



Implikimet e Marrëveshjes për Kosovën- kliko këtu: Lajmi për Nenshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocimin (minutat e parë)

L2: Subjektet e së Drejtës Tregtare 

Tregtari – si person fizik, i cili ushtron veprimtari tregtare të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm, dhe



Shoqëritë tregtare- themelohen nga dy ose më shumë persona fizik dhe/ose juridik me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta ekonomike, duke dhënë kontribute në shoqëri sipas përcaktimeve në statut.

L2: Veprimtaritë Tregtare 

Ligji për Shoqëritë Tregtare (Neni 2): 

do të thotë çdo lloj aktiviteti të rregullt ose aktivitet të përsëritur i cili përfshinë ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve, pronës dhe/ose punëve për një person ose shoqëri, në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj pagese ose kompensimi; me kusht që punëtori i cili kryen shërbime për punëdhënësin e tij të mos konsiderohet se ushtron “veprimtari tregtare” përderisa shërbimet e tilla të kompensohen sipas kontratës së punëtorit me punëdhënësin.

U3: Regjistrimi i biznesit të ri 

Shpjegim:



Klikoni këtu për ta shkarkuar ushtrimin: Ushtrimi 3.docx

Ky është ushtrim në grup. Ju lutem ndahuni në grupe prej pesë personave dhe lexoni këtë “shkresë për lënde” dhe nxirrni të gjitha informatat relevante që kërkohen për regjistrimin e shoqërisë e cila plotëson më së miri nevojat e klientit. Pas përfundimit, grupet do të diskutojnë listën e informatave të tyre relevante dhe ndonjë mungesë të këtyre informatave me pjesëmarrësit tjerë.

L3: Shoqëritë Tregtare (e drejta tregtare statusore) 

Ligji për Shoqëritë Tregtare nr. 02/L-123 (2008)



Ligji nr. 04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare (2011)



Legjislacioni Tatimor

L2: Emri i Shoqërisë Tregtare 

Secilën nga shoqëritë tregtare e dallon emri nga shoqëritë tjera tregtare(bizneset);



Emri që është paraqitur për regjistrim nga ose për një shoqëri tregtare duhet të dallojë në masë të arsyeshme nga të gjithë emrat paraprakisht të regjistruar nga shoqëritë tjera tregtare;



Krahas emrit të shoqërisë tregtare ato duhet të identifikohen me shkurtesat përkatëse sa i përket formës së organizimit të shoqërisë tregtare

L3: Selia o

Çdo shoqëri tregtare, në dokumentet e regjistrit, duhet të paraqesë:



lokacionin e zyrës së regjistruar, e cila duhet të jetë një hapësirë fizike në Kosovë dhe e cila duhet ta ketë adresën;



emrin e agjentit të saj të regjistruar : një person që ka adresën kryesore ose vendin kryesor të veprimtarisë në zyrën e regjistruar apo një shoqëri tregtare që ushtron veprimtarinë kryesore tregtare ne zyrën e regjistruar

L3: Format e Shoqërive Tregtare 

bizneset individuale;



ortakëritë e përgjithshme;



shoqëritë komandite;



shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar



shoqëritë aksionare, dhe



Degët e shoqërive tregtare të huaja

Sipas ndryshimeve që priten në ligjin e ri do parashihen edhe: 

ndërmarrjet publike sipas ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike



dhe ndërmarrjet shoqërore nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

L3: Bizneset Individuale o

Sipas Nenit 48 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare : 

Personi i cili është pronar i një Biznesi individual, qoftë të regjistruar apo të pa regjistruar, ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të shkaktuara, ose të imponuara nga ligji apo kontrata.



Kjo përgjegjësi përfshin tërë pronën, asetet e çfarëdo lloji në pronësi të këtij personi, pavarësisht nëse asetet e tilla shfrytëzohen për qëllime afariste, personale apo shtëpiake.



Në procedura gjyqësore, arbitrazhi, përmbarimi apo falimentimi nuk kufizohet përgjegjësia e pronarit ndaj pronave të tij. Nuk mund të mbrohet asnjë pronë apo aset i pronarit në këto procedura, me përjashtim të rasteve kur ato përjashtohen me kontratë në mes të palëve apo kur pretendentët pajtohen që të heqin dorë nga pretendimet mbi atë pronë apo aset.



Biznesi individual nuk është person juridik. Sidoqoftë ai mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj apo të pronarit.

L3: Përgjegjësia e Pakufizuar e BI-së 

Pronari i BI-së përgjigjet edhe me asetet në pronësi të tërthortë.



Prona ose asetet konsiderohen se janë në pronësi të tërthortë të një personi që është pronar i Biznesit Individual nëse: 

ky person ka mundësi që të kontrollojë shfrytëzimin dhe disponimin e këtyre pronave ose aseteve; dhe



ka dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se një person ose Shoqëri tjetër Tregtare është emëruar formalisht si pronar kryesor me qëllim të mbrojtjes së pronës ose aseteve nga përgjegjësia e pronarit të biznesit individual.

L3: Regjistrimi i Biznesit Individual Ligji aktual Sipas nenit 27 të ligjit, pronari duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë një formular i cili përmban informatat në vazhdim:

Draftligji 

Procedura më të thjeshtësuara: 



  

  

emrin zyrtar të ndërmarrjes individuale, i cili duhet të përfshijë si element kryesor, mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe përfshijë shkurtesën “B.I.” adresa ku ushtrohet veprimtaria kryesore e biznesit individual në Kosovë; emri i plotë të pronarit dhe adresa e banimit në Kosovë, adresa e zyrës së regjistruar të biznesit individual në Kosovë si dhe emri i agjentit të regjistruar të saj në atë adresë; (agjenti mund të jetë vetë pronari apo person tjetër) qëllimi tregtar i biznesit që mund të përshkruhet si qëllim i ligjshëm tregtar; çfarëdo informate tjetër mbi biznesin individual që pronari dëshiron ta përfshijë; dhe një deklaratë me të cilën dëshmohet se personi që bën nënshkrimin dhe dorëzimin e formularit në fjalë është pronari i biznesit individual

Personi i Autorizuar duhet të plotësojë dhe dorëzojë në ARBK formularin e përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, si dhe një kopje të dokumentit personal të identifikimit të Personit të Autorizuar.

L3: Ortakëria e Përgjithshme (O.P.) 

Ortakëria e Përgjithsme mund të ketë dy ose më shumë persona dhe/ose shoqëri, duke përfshirë shoqëri tregtare, si ortak të përgjithshëm.



Ortakëria e Përgjithshme është shoqëri tregtare e cila themelohet përmes regjistrimit sipas marrëveshjes, ose si pasojë e ligjit. 



ortakët janë personat ose shoqëritë e përcaktuar si ortak të përgjithshëm në memorandumin e ortakërisë dhe marrëveshjen e të njëjtës kur ajo regjistrohet si e tillë;

Sipas ligjit ortakëria nuk është person juridik. Sidoqoftë, sikurse tek bizneset individuale ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj.

L3: Ortakëria e Përgjithshme (vazhdon) 

Interesi i një ortaku të përgjithshëm në Ortakëri përfshinë: të drejtën e ndarjes së fitimit dhe shpërndarjes, si dhe të drejtat dhe detyrimet e ortakut të përgjithshëm;



Ortakët janë - bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të cilat janë krijuar ose janë imponuar me ligj ose kontratë në ortakërinë e përgjithshme;



Kjo përgjegjësi përfshinë të gjithë pasurinë dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një ortaku të përgjithshëm, pavarësisht nëse pasuria apo asetet shfrytëzohen për qëllime afariste, personale, shtëpiake apo familjare;

L3: Asetet në Pronësi të Tërthortë 

Ortakët e Përgjithshëm janë individualisht dhe kolektivisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera kontraktuese ose ligjore të Ortakërisë së Përgjithshme. Kjo përgjegjësi është e pakufizuar dhe përfshinë të gjithë pasurinë dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një Ortaku të Përgjithshëm, përvec pasurisë ose aseteve të përcaktuara në ligjin në fuqi për procedurën përmbarimore, dhe kur



kontrata e cila e ka krijuar këtë përgjegjësi shprehimisht e përjashton nga përgjegjësia pronën ose asetet;



personi ose Shoqëria Tregtare që ka pretendime është pajtuar që këto asetet ose prona të mos i nënshtrohen pretendimeve të tij.

L3: Ortakëria e Përgjithshme (vazhdon) •

Në procedura gjyqësore, arbitrazhi, përmbarimi apo falimentimi nuk kufizohet përgjegjësia e ortakut të përgjithshëm ndaj pronave të tij. Nuk mund të mbrohet asnjë pronë apo aset i pronarit në këto procedura, me përjashtim të rasteve kur ato përjashtohen me kontratë në mes të palëve apo kur pretendentët pajtohen që të heqin dorë nga pretendimet mbi atë pronë apo aset.



Personi ose shoqëria që pranohet si ortak i përgjithshëm në një ortakëri ekzistuese merr mbi vete përgjegjësi të përbashkët dhe personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet e ortakërisë, duke përfshire edhe obligimet paraprake, në shkallën e njëjtë sikur të gjithë ortakët ekzistues.

L3: Të Drejtat e Ortakëve të Përgjithshëm 

Të drejtat e ortakëve të përgjithshëm në votim dhe menaxhim të shoqërisë kolektive janë të barabarta, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive.



Vendimet e ortakërisë merren me shumicë votash; përveç në rasteve më poshtë kur kërkohet vota pohuese e të gjithë ortakëve të përgjithshëm: a)

miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve për marrëveshjen e shoqërisë kolektive;

b)

shpërndarja (distribuimi);

c)

pranimi i një ortaku të ri; dhe

d)

vendimi për shpërbërjen ose likuidimin e shoqërisë, shitjen e aseteve të saj në masë substanciale, ose

e)

ndryshimin e natyrës së veprimtarisë tregtare.

L3: Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave në ARBK 

Për çdo ndryshim, OP-të duhet (i) të miratojnë një vendim sipas të cilit e autorizojnë ndryshimin dhe plotësimin e memorandumit; dhe (ii) udhëzojë një person të autorizuar që menjëherë të nënshkruajë dhe dorëzoj në Zyrën e Regjistrimit “njoftimin për ndryshim dhe plotësim”, i cili duhet të:

- Të theksojë emrin zyrtar të shoqërisë kolektive dhe numrin e regjistrimit - Të përmbajë tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim dhe datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim nga ortakët e përgjithshëm 

Një deklaratë që dëshmon se ndryshimi ose plotësimi është miratuar nga ortakët e përgjithshëm në atë mënyrë që është në pajtim me (i) këtë ligj, dhe (ii) marrëveshjen e OP-së, nëse ka një të këtillë



Deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë memorandum është ortak i përgjithshëm ose “person i autorizuar” nga një ortak i përgjithshëm



Personi në fjalë është ligjërisht i autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar njoftimin në Zyrën e Regjistrimit.



Një kopje të vendimit



Tekstin e plotë të memorandumit të shoqërisë kolektive, me ndryshime.

L3: Shoqëria Komandite/Ortakëria e Kufizuar Formë e ortakërisë, e ngjashme me ortakërinë e përgjithshme, me përjashtim të asaj se përveç një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm, ortakëria e kufizuar ka një ose më shume ortakë të kufizuar. Ortakët e përgjithshëm janë në të gjitha aspektet kryesore në pozitë të njëjtë juridike sikurse ortakët në OP.

Por: Ortakët e kufizuar kanë përgjegjësi të kufizuar dhe nuk kanë autoritet për menaxhim.

L3: Ortakëria e Kufizuar (vazhdon) 

Ortaku i përgjithshëm është po ashtu bashkërisht dhe personalisht përgjegjës, pa kurrfarë kufizimi, për të siguruar pajtimin e OK-së dhe përmbushjen e detyrimeve sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë.



Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e tjera të shoqërisë komandite përveç sikurse është paraparë në nenin 71.5 duke marrë pjesë në kontrollin ose menaxhimin e veprimtarisë tregtare ose aktiviteteve të shoqërisë komandite do të jetë përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të ortakërisë së kufizuar në shkallë të njëjtë sikurse ortakët e përgjithshëm.

L3: Regjistrimi i Ortakërisë së Kufizuar



LEXONI NË WEBFAQËN E ARBK-së http://www.arbk.org/sq/Regjistrimi-i-biznesit-te-ri

L3: Kontributet e Ortakëve të Kufizuar 

Secili ortak i kufizuar duhet të paguaj ose të dorëzojë në tërësi kontributin e tij në kohën e regjistrimit të memorandumit të OK-së.



Ortaku i përgjithshëm është i autorizuar të paraqesë padi në emër të OK-së dhe ortakëve të saj, për ta detyruar një ortak të kufizuar që të paguajë ose dorëzojë kontributin e tij. 

Ortaku i kufizuar i cili nuk e ka paguar ose dorëzuar kontributin e tij deri në datën e regjistrimit të memorandumit të shoqërisë komandite, i bart të gjitha shpenzimet që ka bërë shoqëria komandite apo ortakët e saj të përgjithshëm ose të kufizuar duke përfshirë edhe kompensimin për avokat, të bëra nga OK ose ndonjë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar gjatë kryerjes së këtij detyrimi (detyrimit të ortakut të kufizuar për të paguar ose dorëzuar kontributin).

L3: Çështje tjera në lidhje me Ortakërinë e Kufizuar Mbani mend: 

Kur ortaku i kufizuar dëshiron ta bartë interesin e vet pronësor duhet miratimi i ortakëve të përgjithshëm;



Ortakëria e kufizuar nuk shpërbëhet nëse tërhiqet një ortak i kufizar, përveç nëse OK me tërheqjen e ortakut të kufizuar mbetet pa ortak të kufizuar;



Përderisa ekziston një ortak i përgjithshëm dhe një ortak i kufizuar, OK nuk shpërbëhet;



Ortaku i kufizuar nuk vendos për shpërbërjen e OK-së.

L4: Shoqëria me Përgjegjësi Të Kufizuar Sh.p.k. 

Formë relativisht e re e organizimit...



E ngjashme me korporatën por më fleksibile sidomos për shoqëritë më të vogla që kanë më pak pronar...



Ngjason me një ortakëri dhe lejon fleksibilitet në menaxhim dhe përfitim nga tatimi i kanalizuar...



Ka kufizime se cilat lloje të shoqërive mund të organizohen si SH.P.K. (bankat, dhe ndërmarrjet publike).

L4: Çka i duhet sh.p.k.-së?  

 



Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të ketë për pronar një ose më shumë persona dhe/ose shoqëri tregtare; Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me anën e Marrëveshjes nëse ekzistojnë dy ose më shumë themelues, ose me Deklaratën e Themelimit, nëse bëhet fjalë vetëm për një themelues. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet vetëm pas regjistrimit të statutit; Çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar duhet po ashtu të ketë një marrëveshje të shoqërisë, të nënshkruar nga pronarët e evidencuar në statutin burimor, i cili përmban dispozita që rregullojnë menaxhimin dhe veprimtarinë e shoqërisë; Çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar duhet të mbajë në zyrën e saj të regjistruar (selinë) ose në vendin ku ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare, në çdo kohë dokumentacionin mbi shoqërinë, themeluesit, gjithë informacionin financiar, raportet financiare, të auditimit etj.

L4: Përparësitë dhe të Metat e Sh.p.k.-së në Përparësitë 

Pronarët kanë detyrime të kufizuara për borxhet;



Nëse menaxhohet dhe strukturohet mirë, asetet personale të secilit pronar do të mbrohen nga paditë ose aktvendimet kundër sh.p.k.-së;



Kanë më shumë fleksibilitet në menaxhim se korporatat pasi që mund të menaxhohen drejtpërdrejtë nga pronarët ose nga një menaxher, i cili mund të punësohet për të udhëhequr shoqërinë;



Kërkesa më të thjeshta për mbajtjen e të dhënave dhe nuk iu kërkohet t’i ndajnë humbjet dhe fitimet në përpjestim me interesat pronësore siç është rasti me korporatat;



Është formë e shoqërisë tregtare që njihet në shumicën e vendeve të botës së zhvilluar.

Të metat 

Ekziston një kufizim në numrin e pronarëve që mund të ketë një sh.p.k.;



pronarët e shoqërisë tregtare, të cilët synojnë të bëjnë shoqërinë e tyre tregtare publike mund të kenë më shumë vështirësi nëse janë të organizuar si SH.P.K.;



themelimi dhe udhëheqja e SH.P.K është më e ndërlikuar dhe kërkon më shumë dokumente se sa një BI apo Ortakëri

L4: Parimet e Përgjithshme të Sh.p.k.-së 

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik e cila është juridikisht e ndarë edhe e dallueshme nga pronarët. Një pronar i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar nuk është bashkë-pronar dhe nuk disponon me interes të transferueshëm në pronën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.



Interesat pronësore në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar janë njësitë në bazë të të cilave bëhet ndarja e pronësisë në shoqëri.



Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka kompetencë të nevojshme për ta ushtruar veprimtarinë e saj që përfshin kompetencat për të ushtruar padi ose për të qenë e paditur; për të lidh kontrata, të huazojë para dhe t’u nënshtrohet borxheve dhe detyrimeve tjera; të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë, ose në mënyrë tjetër të disponojë me ose të punojë me pasurinë; të fitojë, posedojë, japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me aksionin ose interesin tjetër në një shoqëri tjetër tregtare, përveç ndërmarrjes invidividuale; të zgjedhë ose emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e shoqërisë dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimin e tyre.



Kohëzgjatja e SH.P.K. është e pakufizuar, përveç nëse caktohet ndryshe në statut.



Nuk ka më kërkesa për kapital themeltar të Sh.p.k.-së

L4: Më shumë rreth përgjegjësisë në Sh.p.k. 

Themeluesit e SH.P.K. janë përgjegjës bashkërisht dhe personalisht për veprimet e tyre ne emër të SH.P.K. para regjistrimit të SH.P.K. SH.P.K. pastaj mund të merr përgjegjësinë për veprimet e themeluesve para regjistrimit. 

Shënim: Themeluesit shpesh bëjnë detyrimet në emër të SH.P.K. e cila do të filloj të funksionojë së shpejti, si p.sh. marrja me qira e hapësirës për zyra, blerja e pajisjeve si dhe aranzhimi i mjeteve tjera për funksionimin e SH.P.K. Në këtë aspekt, ata krijojnë detyrime, të cilat nëse shoqëria më pas nuk i merr përsipër, atëherë ata vetë përgjigjen për to . Kjo është arsyeja pse njëra nga punët e para pas formimit të SH.P.K. është marrja përsipër nga ana e SH.P.Ksë e detyrimeve të krijuara nga themeluesit gjatë krijimit të SH.P.K-së.

L4: Statuti dhe Marrëveshja e Sh.p.k.-së 



Statuti i SH.P.K.: 

Dokument themelues dhe konstituiv i SH.P.K..



SH.P.K. krijohet pas regjistrimit të statutit të saj në ARBK.



Çdo ndryshim i statutit bëhet përmes ndryshimit dhe plotësimit të statutit, i cili ekziston në dosjen e ARBK-së.

Marrëveshja për SH.P.K.: 

Çdo SH.P.K. duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar nga pronarët, e cila rregullon qeverisjen, menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë. Marrëveshja mund të jetë dokumenti më i rëndësishëm për tërë shoqërinë, sepse krijon kornizën në bazë të të cilës formohet SH.P.K.



Marrëveshja për SH.P.K. rregullon pjesën më të madhe të marrëdhënieve ndërmjet pronarëve të brendshëm të SH.P.K. Megjithatë, duhet te kihet parasysh se marrëveshja nuk mund të kufizojë të drejtat e palëve të treta.

L4: Çka Mund të Përmbajë Marrëveshja? Nuk duhet të:

Duhen dispozita se: 

Shoqëria do të menaxhohet nga një ose më shumë Drejtorë Menaxhues; Rregullat specifike në lidhje me kohën, vendin, qëllimin ose procedurën e votimit në mbledhjet e pronarëve;



Jetë ne Kundërshtim me Statutin e SH.P.K-së;



Kufizojë të drejtat e pronarëve për marrjen e informacionit ose për qasjen në të;



Specifikimet lidhur me kategoritë e pronarëve dhe të drejtat e tyre të votimit (ose mosvotimit),preferencat e likuidimit





Përcaktimin e votave dhe aksioneve të pronarëve (nëse do të bëhet në bazë të kapitalit, ose ne ndonjë mënyrë tjetër)

Kufizojë ose eliminojë detyrimet për kujdes, mirëbesim, besnikëri dhe jokonkurrencë;





Listën e veprimeve të cilat kërkojnë shumicën absolute, ose ato të cilat mund të merren nga Drejtori Menaxhues, pa votim të pronarëve; Mënyrën e zgjidhjes së çështjeve kur pronarët nuk mund të arrijnë marrëveshjen/të marrin vendimin;

Eliminojë ose zvogëlojë (i) kufizimet lidhur me shpërndarjet për pronarët ose (ii) përgjegjësinë personale për shkeljen e kufizimeve



Kufizojë ose eliminojë të drejtat e palëve të treta;



Kufizojë ose eliminojë kërkesat qe dalin nga Ligji.



Të drejtat e pronarëve për t’ua shituar interesat e tyre një ose më shumë pronarë tjerë në bazë të kushteve të dakorduara paraprakisht;



Se disa menaxher të caktuar do kenë tituj, detyra dhe autorizime specifike, dhe/ose rregullat për rregullimin e bartjes së interesit pronësor në pajtim me këtë Ligj.

L4: Dokumentet e Sh.p.k.-së 

Çdo SH.P.K., duhet të mbajë në zyrën e saj të regjistruar ose në vendin kryesor në të cilin ushtron veprimtarinë afariste këto dokumente: 

Kopjen e Statutit të SH.P.K. (përfshirë çdo ndryshim dhe plotësim);



Kopjen e Marrëveshjes (përfshirë çdo ndryshim dhe plotësim);



Listën e emrave dhe adresave të secilit pronar dhe datën në të cilën këta të fundit janë bërë pronarë;



Nëse ka interesa pronësore me më shumë se një pronar, listën e emrave dhe adresave të të gjithë bashkë-pronarëve dhe dokumentet të cilat e emërojnë përfaqësuesin e përbashkët të bashkë-pronarëve, nëse këta të fundit kanë përfaqësues të përbashkët, ose nëse duhet ta kenë atë sipas Ligjit



Listën e emrave dhe adresave të të gjithë menaxherëve kryesorë të shoqërisë;



Listën e të gjitha bartjeve (transfereve) dhe pengjeve apo barrëve të tjera në interes pronësor, të vendosura ose të lejuara nga një pronar; dhe



Kopjet e të gjitha këtyre dokumenteve financiare (i) pasqyrat financiare vjetore dhe të përkohshme, (ii) deklarata për të hyrat, (iii) deklarata tjera financiare, dhe (iv) fletëparaqitjet tatimore të shoqërisë dhe (v) auditimet.

L4: Qasja në Dokumente të Sh.p.k.së 

Dokumentet e shoqërisë duhet të jetë në dispozicion për inspektim dhe kopjim nga pronarët e SH.P.K. gjatë tërë kohës. Nëse SH.P.K. i mohon ndonjërit prej pronarëve qasjen, ai pronar mund të bëjë kërkesë në gjykatë për të urdhëruar hapjen e dokumenteve. 

Shënim: Arsyeja për hapjen e plotë të dokumenteve për pronarët është shmangia nga çdo lloj parregullsie nga një apo më shumë pronarë. Pronarët mund të inspektojnë librat dhe dokumentet e SH.P.K. në çdo kohë, në mënyrë që të vlerësojnë plotësisht gjendjen e SH.P.K. Praktikisht, hapja e dokumenteve rrit llogaridhënien ndërmjet pronarëve të SH.P.K..

L4: Kontributet e Pronarëve



Kontributi i një pronari në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar në këmbim të interesit pronësor, mund të bëhet në 

të holla,



pronë tjetër të vlefshme, materiale ose jo-materiale ose



me punë ose shërbime tashmë të kryera për shoqërinë.

Premtimi për kryerjen e punëve ose shërbimeve në të ardhmen nuk konsiderohet si kontribut i vlefshëm dhe nuk këmbehet me interesa pronësore.

L4: Shpërndarja Tek Pronarët (Dividenda) 

SH.P.K. mund të bëjë një shpërndarje për pronarët e saj në çdo kohë me miratimin unanim të pronarëve ose me metodë tjetër votimi që kërkon numër më të vogël të votave, nëse lejohet nga Marrëveshja për SH.P.K.



Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen për SH.P.K., çdo shpërndarje për pronarët, duhet të jetë e barabartë për të gjithë.



Kur pronarët kanë të drejtë për shpërndarje, ata fitojnë statusin e kreditorit të pasiguruar në raport me atë shpërndarje. Me fjalë të tjera, ne rast të falimentimit, ata grupohen me kreditorët tjerë të pasiguruar dhe kanë të drejtë për marrjen e kontributit pas përmbushjes së kërkesave të kreditorëve të siguruar. 



Shënim: Kjo është dispozitë e rëndësishme sepse i parandalon pronarët të bëjnë shpërndarje pas kuptimit se SH.P.K. e tyre pritet të shpërbëhet. Në këtë mënyrë, nëse ata e lëshojnë vendimin për shpërndarje, ata thjeshtë bëhen kreditorë të pasiguruar derisa të përmbushen kërkesat ndaj kreditorëve të siguruar.

SH.P.K. mund të mos bëjë shpërndarje, nëse kjo shpërndarje bënë që asetet e kompanisë të jenë më të vogla se detyrimet e saj, ose nëse SH.P.K. nuk është në gjendje të mbulojë borxhet dhe detyrimet gjersa ato maturohen. Në këtë mënyrë, para bërjes së një shpërndarje, SH.P.K. duhet të konstatojë nëse shprëndarja është në kundërshtim me sa u tha më sipër.

L4: Bashkëpronësia e Interesit Pronësor në Sh.p.k. 

Interesi pronësor në SH.P.K. mund të jetë në pronësi të më shumë se një pronari.



Pronarët e përbashkët i ushtrojnë të drejta te tyre të votimit ëprmes një përfaqësuesi të vetëm, por të gjithë pronarët e përbashkët janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga interesi shoqëror. 



Shembull: Limbo, SH.P.K. i ka katër pronarë. ¼ e interesit pronësor është në bashkëpronësi të 7 investitorëve. Të shtatë investitorët mund të kenë vetëm një përfaqësues të përbashkët, i cili voton për ta kur kanë të bëjnë më çështjet e Limbo, SH.P.K. Të shtatë investitorët duhet t’i japin emrat dhe adresat e tyre Limbo SH.P.K –së në mënyrë që Limbo SH.P.K. t’i mbajë ato në dokumentacionin e shoqërisë.

SH.P.K. duhet të ketë emrat dhe adresat e të gjithë bashkë-pronarëve të interesit, dhe ata bashkëpronarë duhet të nënshkruajnë një deklaratë formale me shkrim për “caktimin e përfaqësuesit të përbashkët”, i cili duhet të mbahet në dokumentacionin e shoqërisë

L4: Bartja e Interesit Pronësor në Sh.p.k. 

Pronësia në SH.P.K. mund të bartet ne mënyrë të lirë, përveç nëse është e kufizuar me Marrëveshjen për SH.P.K..



Marrëveshja e SH.P.K.-së mund të përmbajë dispozita për ndalimin e bartjes së interesit, përveq në rastet kur: 

Bartja është autorizuar me shkrim nga të gjithë pronarët e shoqërisë dhe pranuesi (indosar) i bartjes ka nënshkruar Marrëveshjen për SH.P.K;



Bartja i bëhet shoqërisë ose një pronari tjetër ekzistues



Bartja i bëhet bashkëshortit/es, prindit, trashëgimtarëve linear ose bashkëshortit/es të trashëgimtarëve linear, vëllezërve ose motrave;



Bartja i bëhet një përfaqësuesi ligjor të pronarit, pas vdekjes ose shpërbërjes; bartja i bëhet një administratori të falimentimit ose ndonjë personi të ngjashëm, si rezultat i procedurës së falimentimit, në të cilën pronari është subjekt;



Bartja bëhet në rast të ekzistimit të pengut në interesin pronësor si sigurim për huan ose ndonjë detyrim tjetër të pronarit, nëse marrëveshja e pengut (i) në mënyrë specifike thekson se pengmarrësi nuk ka të drejtë votimi ose menaxhimi të shoqërisë ose kompetenca të tjera që rrjedhin nga pengu, (ii) përfshin pajtimin me shkrim të pengmarrësit se ai do të detyrohet nga shoqëria nëse pengmarrësi bëhet pronar i interesit të vënë peng; dhe (iii) nëse është miratuar nga të gjithë pronarët tjerë;



Bartja bëhet në pajtim me dispozitat e marrëveshjes së shoqërisë e cila përfshin dispozitat e përcaktuara ose të lejuara me këtë ligji;



Bëhet Bashkimi

L4: Përfundimi i Pronësisë në Sh.p.k. 

Pronësia mbi një pjesë ose mbi tërë SH.P.K. përfundon: 

Pas vdekjes së personit ose shpërbërjes së shoqërisë;



Pas tërheqjes vullnetare të personit ose shoqërisë;



Pas përjashtimit të personit ose shoqërisë;



Personi ose shoqëria bëhen debitor në falimentim;



Personi ose shoqëria pushojnë të kenë një interes pronësor në shoqëri, ose



Raste të tjera të cilat janë përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë të cilat kërkojnë përfundimin e pronësisë së një pronari ose shoqërie.

L4: Tërheqja dhe Përjashtimi i Pronarëve 

Pronarët e SH.P.K. mund të tërhiqen nga SH.P.K. pas dorëzimit të njoftimit me shkrim shoqërisë dhe të gjithë pronarëve tjerë, ose përmes procedurave të përmendura në Marrëveshjen për SH.P.K. Në përgjithësi, Marrëveshja për SH.P.K. përcakton kushtet, procedurat dhe pasojat e tërheqjes apo përjashtimit. Kjo marrëveshje madje mund të ndalojë edhe tërheqjen e interesit ose bartjen e tij.



Pavarësisht nga Marrëveshja për SH.P.K. Gjykata mund të nxjerrë: 

Urdhrin, i cili e lejon pronarin të tërhiqet nëse (i) pronari paraqet kërkesë; (ii) pronari tregon se atij ose asaj i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme si pasojë e veprimeve dëmshme të SH.P.K ose pronarëve tjerë.



Urdhrin, i cili e lejon SH.P.K. të përjashtojë një pronar nëse (i) shoqëria paraqet kërkesë; (ii) SH.P.K. ose pronarët tjerë tregojnë se atyre i’u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme si pasojë e veprimeve të dëmshme të pronarit në fjalë.

L4: Efektet e Tërheqjes apo Përjashtimit të Pronarit 

Pasi të pushojë së qeni pronar, ish pronari ka të drejtë të pranojë brenda nëntëdhjetë (90)ditëve: 

çfarëdo pagese ose shpërndarje në të cilën ka të drejtë pjesëmarrje sipas marrëveshjes për SH.P.K.;



dhe nëse nuk është e përcaktuar në marrëveshjen për SH.P.K., vlerën e drejtë të interesit të tij pronësor.



Shumës që duhet të paguhet, i zvogëlohet shuma e dëmeve të shkaktuara nga tërheqja ose përjashtimi

Shënim: Kur një person/shoqëri pushon të jetë pronar, ai ka të drejtë të marr vlerën e drejtë të tregut të pjesës së tij të pronësisë në SH.P.K. Megjithatë, nëse ai person i ka shkaktuar dëm SH.P.K. përmes tërheqjes së parregullt ose për shkak te përjashtimit, atëherë SH.P.K. ka të drejtë të zvogëlojë shumën e të hollave të cilat duhet t’i paguhen ish pronarit, në bazë të shumës së dëmit, i cili është shkaktuar përmes tërheqjes ose përjashtimit.

L4: Menaxhimi i Sh.p.k.-së 

Në përgjithësi, të drejtat e votimit të pronarëve rregullohen nga Marrëveshja për SH.P.K. Megjithatë, nëse nuk bëhet marrëveshje e tillë, atëherë të drejtat e votimit të pronarëve janë të barabarta. Megjithëse ka disa çështje të cilat duhet të vendosen me votë unanime, shumica e çështjeve vendosen me shumicë të votave. Marrëveshja për SH.P.K. mund të vendosë kërkesa më të larta të votimit kur vendoset për çështje specifike.



Votimi unanimi nga të gjithë pronarët kërkohet për: 

Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të SH.P.K.



Autorizimin ose ratifikimin e një transaksioni me konflikt interesi



Zvogëlimin ose lirimin nga detyrimi të një pronari për pagimin e plotë të kontributeve



Dhënien e kontributit



Zvogëlimin ose lirimin nga detyrimi i një pronari për kthimin e shpërndarjeve të bëra në mënyrë jo të duhur



Pranimin e pronarit të ri



Shpërbërjen e SH.P.K.



Vendimin për bashkimin e SH.P.K.-së me një shoqëri tjetër ose



Shitjen, qiradhënien, pengun, hipotekën ose bartjet tjera ose për disponimin me të gjitha asetet ose një pjesë të konsiderueshme të aseteve të shoqërisë.

L4: Veprimet tjera 



Veprimet pa mbajtjen e mbledhjes: Pronarët mund të marrin vendim, për të cilin kërkohet votimi, edhe pa mbajtjen e mbledhjes nëse 

secili pronar njoftohet me shkrim mbi vendimin e propozuar; dhe



secili pronar ka në dispozicion së paku tri ditë pune pas pranimit të njoftimit për të paraqitur votën e tij ose saj me shkrim.

Emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve menaxhues: Pronarët duhet të votojnë dhe emërojnë një ose më shume Drejtor Menaxhues (DM) të SH.P.K. DM nuk ka nevojë të jetë një pronar, por duhet të jetë person fizik. DM vazhdon të punojë në atë cilësi derisa të shkarkohet ose zëvendësohet nga pronarët dhe pronarët nuk kanë nevojë të deklarojnë arsyen për shkarkimin/zëvendësimin tij/saj.

L4: Drejtori Menaxhues i Sh.p.k.-së 

DM është i autorizuar të përfaqësojë SH.P.K., përfshirë (i) udhëheqjen e veprimtarisë së zakonshme të shoqërisë dhe (ii) nënshkrimin e marrëveshjeve ose dokumenteve tjera të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë afariste në emër të shoqërisë nëse ky nënshkrim ndërlidhet në masë të arsyeshme me ushtrimin e veprimtarisë së zakonshme afariste të shoqërisë. Këto veprime të drejtorëve menaxhues janë të detyrueshme për shoqërinë, përveç nëse 

veprimi është jashtë autorizimit të drejtorit menaxhues sipas marrëveshjes së shoqërisë dhe



personi ose shoqëria me të cilin drejtori menaxhues ka punuar e ka ditur se drejtorit menaxhues i mungon autorizimi për atë veprim.



Nëse një veprim nuk ndërlidhet në masë të mjaftueshme me ushtrimin e veprimtarisë së rregullt afariste të shoqërisë, atëherë ai nuk është i detyrueshëm për shoqërinë përveq nëse ky veprim është autorizuar shprehimisht (i) nga marrëveshja për shoqërinë, ose (ii) me një autorizim të posaçëm të miratuar me votën e pronarëve.



Secili, përfshirë edhe DM, i cili vepron pa autorizim është përgjegjës për të gjitha dëmtimet e shkaktuara nga ai veprim.

L4: Shpërbërja dhe Likuidimi 

Shpërbërja është proces përmes së cilit një shoqëri, në këtë rast SH.P.K. e përfundon veprimtarinë dhe asetet dhe pasuria e saj (nëse ka) rishpërndahet.



Shpërbërjet mund të jenë vullnetare ose të detyrueshme.



Bazat për Shpërbërje: SH.P.K. shpërbëhet dhe veprimtaria e saj afariste përmbyllet pas: 

Skadimit të kohëzgjatjes të SH.P.K.(nëse ka të tillë) ose ndonjë rrethanë tjetër të përcaktuar në statut ose në marrëveshjen e SH.P.K, e cili kërkon shpërbërjen ose përfundimin e ekzistencës së saj;



Vendimit të pronarëve për shpërbërjen ose mbylljen e shoqërisë;



Nxjerrjes dhe dorëzimit të Njoftimit për Çregjistrim nga Kryeshefi Ekzekutiv i ARBK; ose



Urdhrit nga gjykata, i cili kërkon shpërbërjen.

L4: Bashkimet 

Në ekonomi, bashkimi është kombinimi i dy shoqërive në një shoqëri më të madhe.



Termi “bashkim” përkufizohet si transaksion, me të cilin dy apo më shumë shoqëri ose (i) bashkohen dhe i bartin tërë asetet dhe detyrimet e tyre në njërën prej këtyre shoqërive ose (ii) bashkohen dhe i bartin tërë detyrimet e tyre ne një shoqëri të re të themeluar sipas ligjit.



Llojet e bashkimeve: 

Bashkimet horizontale— bëhen kur dy shoqëritë që bashkohen prodhojnë produkt të ngjashëm në industrinë e njëjtë;



Bashkimet vertikale—bëhen kur ekzistojnë dy shoqëri të cilat punojnë në faza të ndryshme të prodhimit të të njëjtit produkt.



Bashkimet kongjenerike—bëhet kur dy shoqëri që bashkohen janë në të njëjtën industri të përgjithshme, por ato nuk kanë blerës/klient të përbashkët, si p.sh. bashkimi ndërmjet një banke dhe shoqërie për qiradhënie.



Bashkimet konglomerate— bëhen kur dy apo më shumë shoqëri veprojnë në industri të ndryshme.

L4: Bashkimi i Sh.p.k.-së 

Ligji për Shoqëritë Tregtare në Kosovë lejon bashkimin, në rastet kur njëra prej palëve është SH.P.K..



SH.P.K. të cilat duan të bashkohen duhet të kenë planin për bashkim, i cili përmban disa informata:





emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar (Selisë) dhe numrin e regjistruar të secilës kompanie të përfshirë në bashkimin e propozuar



emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar të kompanisë e cila propozohet të mbijetojë, në të cilën do të bashkohen (shkrihen) kompanitë e tjera,



kushtet materiale të bashkimit të propozuar,



për secilën kompani të bashkuar përveç kompanisë blerëse: një përshkrim të hollësishëm të mënyrës dhe bazës që është propozuar të shfrytëzohet për konvertimin e aksioneve ose interesave pronësore të kësaj kompanie në bashkim në (i) para të gatshme (ii) pronë tjetër, dhe/ose (iii) aksione, interesa pronësore dhe/ose letra me vlerë ose borxhe ose detyrime te tjera të shoqërisë së mbijetuar ose cilitdo nga aksionarët apo pronarët e shoqërisë së mbijetuar, dhe



tekstin e plotë të statutit dhe marrëveshjes së shoqërisë ose rregulloreve të kompanisë së mbijetuar që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas këtij bashkimi.

Nëse njëra prej shoqërive që bashkohen është shoqëri aksionare, atëherë duhet të plotësohen kërkesat e përcaktuara për bashkimet e SH.A.

L4: Shoqëria Aksionare Sh.A. 

Shoqëria Aksionare (“SH.A.”) është një prej formave të organizimit afarist e lejuar sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare.



Shoqëria lëshon certifikata të pronësisë ose aksione në shkëmbim të secilit kontribut, dhe aksionarët janë të lirë të bartin interesin e tyre pronësor ose t’ua shesin aksionet e tyre personave të tjere në çdo kohë.

L4: Përparësitë dhe Mangësitë e Sh.A.-së Përparësitë

Mangësitë



Pronësia e aksioneve në shoqëri aksionare ofron numër të madh të privilegjeve;





Shoqëria udhëhiqet në emër të aksionarëve nga një Bordi i zgjedhur i Drejtorëve;

Formimi dhe regjistrimi i SH.A. kërkon procedura të gjata dhe të ndërlikuara;





pronari i aksioneve mund të merr pjesë në mbledhjet vjetore të përgjithshme dhe të votojë për drejtorët ose ndonjëherë edhe për zyrtarët kryesorë të shoqërisë aksionare;

Procesi i formimit shpesh kërkon angazhimin specialistëve siç janë kontabilistët e licencuar, sekretarë të shoqërisë dhe avokatë. E tërë kjo, e shoqëruar me kërkesën për kapital të madh themeltar i ngrit lartë shpenzimet për themelimin e SH.A..;



Shoqëria aksionare është në gjendje të mbledhë shumë të madhe të kapitalit përmes kontributeve të një numri të madh të njerëzve;





Përgjegjësia e anëtarëve të një shoqërie aksionare është e kufizuar në vlerën e aksioneve në posdeim të tyre. Pasuria private e anëtarëve nuk mund të konfiskohet për të pagimin e borxheve të shoqërisë. Kjo përparësi tërheq shumë njerëz të investojnë kursimet e tyre në këtë shoqëri dhe e inkurajon shoqërinë të marr më shumë rreziqe.

shumica e vendimeve për politikat merren në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve të shoqërisë, të cilat kërkojnë disa formalitete procedurale dhe shpenzojnë kohë, kështu që mund të vonojnë veprimet për marrjen e vendimeve.

L4: Karakteristikat e Sh.A.-së 

SH.A. është person juridik dhe ka personalitet juridik të ndarë prej pronarëve të saj;



Mund të paditë, të jetë e paditur, të blejë, shes, shkëmbejë me aksionet ose interesat e tjera pronësore në një shoqëri tjetër tregtare, por jo në BI;



Pronarët e Sh.A.-së janë aksionarët;



Pronarët e Sh.A.-së nuk janë bashkëpronar të pasurisë së Sh.A.-së;



Aksionet të cilat i kanë në pronësi mund t’i bartin me lehtësi, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statut;



Kapitali fillestar themeltar për një SH.A. është €15,000 (nga 25,000) ose më shumë dhe duhet të paguhet plotësisht.



SH.A. mund të ketë për pronarë një ose më shumë persona juridik ose fizik. .



Kohëzgjatja e SH.A. është e pacaktuar, përveç nëse përcaktohet ndryshe në statut.

L4: Përgjegjësitë në Sh.A. 

SH.A. është përgjegjëse për borxhet dhe detyrimet e saj me të gjitha asetet e saj, përfshirë edhe kapitalin themeltar. Megjithatë, kjo përgjegjësi nuk shtrihet edhe në asetet personale të pronarëve, d.m.th. pronarët nuk janë përgjegjës personalisht për borxhet dhe detyrimet e SH.A.



Themeluesit e SH.A. janë përgjegjës bashkërisht dhe personalisht për veprimet e tyre në emër të SH.A. para regjistrimit të SH.A. Autorizimi i themelueve përfundon me regjistrimin e SH.A. Pas kësaj, SH.A. mund të marr përgjegjësinë për veprimet e themeluesve para regjistrimit.



SH.A. nuk mund të mohojë përgjegjësinë për ndonjë veprim të shoqërisë me arsyetimin se ai veprim nuk është bërë brenda qëllimit tregtar të shoqërisë. Kjo njihet si mbrojtja ultra vires. Veprimi ultra vires është veprim përmes së cilit shoqëria shkon përtej qëllimit për të cilin është themeluar SH.A. (MBANI MEND)

L4: Statuti dhe Rregulloret e Sh.A.-së 

Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i SH.A., i cili duhet të miratohet nga aksionarët para se të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit. SH.A. krijohet pas regjistrimit të statutit të saj në ARBK;



Rregulloret janë dokumente, të cilat miratohen, ndryshohen ose revokohen nga aksionarët ose bordi i drejtorëve (p.sh. Mbledhjet e aksionarëve dhe Bordit të Drejtorëve, procedurat për këto mbledhje, titujt e ndryshëm të zyrtarëve dhe drejtorëve të shoqërisë, forma e çertifikatave të aksioneve etj.)

L4: Aksionet dhe Letrat me Vlerë të SH.A. si dhe të Drejtat dhe Detyrimet e Aksionarëve



Sh.A., duhet të emetoj së paku një aksion të thjeshtë dhe mund të emetoj aksione të privilegjuara me vlerë nominale prej së paku një (1) euro cent.



Aksionet janë pjesë të shoqërisë, të cilat i ka në posedim një person. Nëse shoqëria emeton 1000 aksione, dhe një person i ka në pronë 100 prej tyre, atëherë ai person ka në pronësi 1/10 të secilit aset që ka shoqëria (veturë, tavolinë, ndërtesë etj.) 100

Aksionari 1

Aksionari 2

Aksionari 3

Aksionari 4

L4: Llojet e aksioneve Aksione të thjeshta- pronari nuk merre dividendë automatike; Aksione të privilegjuara- pronari merrë dividendë pa marrë parasysh a ka shoqëria fitim apo jo (status të privilegjuar të votimit dhe pas likuidimit); Aksion i autorizuar- tërë grupi i aksioneve të cilat shoqëria mund t’i shesë dhe këto aksione duhet të përcaktohen në Statutin e SH.A.. Numri i aksioneve të autorizuara mund të ndryshohet vetëm përmes ndryshimit dhe plotësimit të Statutit; Aksion i emetuar- janë aksionet e shoqërisë, të cilat u janë ofruar për shitje pronarëve. SH.A. Mund të emetojë çfarëdo numri të aksioneve deri në maksimumin e caktuar në Statut. Vendimi për emetimin e aksioneve mund të merret vetëm nga aksionarët, përveç nëse ata e bartin këtë kompetencë në bordin e drejtorëve. Aksionet e certifikuara- janë aksionet të cilat përfaqësohen nga certifikata e aksioneve, kurse aksionet e pacertifikuara janë aksionet të cilat nuk përfaqësohen në asnjë lloj të dokumentit. Nëse aksioni është i certifikuar, atëherë ajo certifikatë duhet të përmbajë të gjitha informatat përkatëse sa i përket aksionit të cilin e përfaqëson, siç është numri, lloji, kategoria dhe privilegjet.

Letrat me Vlerë- bondet, letrat me vlerë të konvertueshme në aksione dhe opsionet për blerjen e aksioneve- këto ngrisin kapitalin e kompanisë për investime.

L4: Pagesat e Letrave me Vlerë dhe Aksioneve 

Pagesa kërkohet menjëherë, përveç nëse transaksioni është pjesë e ndonjë skeme për aksionet e punëtorëve.



Pagesa mund të bëhet përmes të hollave ose pronës materiale dhe jomateriale. Puna dhe/ose shërbimet nuk janë metoda të pranueshme të pagesës së aksioneve në SH.A. përveç nëse puna dhe/ose shërbimet bëhen nga një punonjës.



Lejohet pagesa e pjesshme e aksioneve nëse ekziston marrëveshja me shkrim ndërmjet aksionarit dhe SH.A., me kusht që pagesa të bëhet më të holla të gatshme brenda 30 ditëve pas ditës së regjistrimit, dhe që aksionari të paguajë së paku 25% të vlerës minimale të aksioneve të marra, kurse pjesa e mbetur duhet te paguhet brenda dy viteve nga data e regjistrimit të SH.A..

L4: Shpërndarjet në Rast të Pagesave të Pjesshme 

Dividentat dhe shpërndarjet zvogëlohen për të pasqyruar pagesën e pjesshme të aksioneve:

Shembull: Hasan Gjoka ka blerë 100 aksione të Tokat, Sh.A. me vlerë minimale €10. Ai mund të paguajë vetëm 400 euro në kohën e emetimit, megjithatë, ai nënshkruan marrëveshje me Tokat Sh.A. që të paguajë më vonë. Para se Hasan Gjoka të jetë në gjendje të paguajë pjesën e mbetur, Tokat SH.A. emeton dividendë. Pasi që Hasan Gjoka ka paguar vetëm 40% të vlerës së aksioneve të cilat i ka blerë, ai pranon vetëm 40% të disidentes të lëshuar nga Tokat Sh.A. Në një periudhë të mëvonshme, para se Hasan Gjoka të paguajë pjesën tjetër, shoqëria falimenton dhe i besuari likuidon asetet e Tokat SH.A. Kjo shpërndarje që i bëhet pronarëve i jepet edhe Hasan Gjokës, megjithatë Hasan Gjoka merr vetëm 40% të vlerës së shpërndarjes, të cilën do ta merrte plotësisht nëse do t’i kishte paguar tërësisht aksionet. Për më tepër, për çdo vendim për të cilin Hasan Gjoka duhet të votojë, ai i ka 40 vota, edhe pse posedon 100% të aksioneve, kjo për shkak të faktit se ai ka paguar vetëm 40% të aksioneve që i ka marrë.

Asist. Luljeta Plakolli-Kasumi LL.M. Katedra Juridiko-Civile Email: [email protected]