E Drejta Tregtare Skripta/Shënime/ Sllajde [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

Cka është e drejta? Si kuptohet e drejta? Cka është e drejta tregtare? E drejta dhe Kuptimi i saj E drejta, në aspektin juridiko-teknik, është tërësi e normave juridike të një shteti, kurse në aspektin politik, e drejta është vullnet i klasës sunduese e cila realizohet me forcën që e ka shteti. E drejta sic shihet është rregullatori kryesor i rregullimit të mardhënieve shoqërore. Pra e drejta është grumbull rregullash ose normave shoqërore të caktuara mbi sjelljen e njërëzve në shoqëri, të cilat i nxjerr, krijon apo i sanksionon shteti dhe aplimin e të cilave e aplikon shteti me forcë të dhunës (nëse paraqitet nevoja) me qëllim të mbrojtjes së rendit shoqëror – juridik, i cili i përgjigjet interesit të klasës sunduese. E Drejta Tregtare E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare. E drejta tregtare ndahet në: E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë. E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. Burimet e së Drejtës Në ditët e sotme, dominojnë burimet e shkruara (e drejta kontinentale) por edhe doket e zakonet kanë rëndësinë e tyre (kjo aplikohet më shumë në sistemin anglosakson). Secili rend juridik në mënyrë të pavarur përcakton burimet e së drejtës. Gjithsesi, burimet e të drejtës janë:  Kombëtare (janë ato burime që kanë origjinën dhe bazohen në legjislacionin vendor, në sovranitetin shtetëror të një vendi), pra janë:  Kushtetuta,  ligjet,  Aktet nënligjore,  Doket, zakonet tregëtare,  Kontratat  Cështjet gjyqësore (Precedentët gjyqësor – ato që intepretohen/ndodhin për herë të parë në një formë të caktuar dhe që shërbejnë për herat tjera) psh. Rasti i gjykimit të ish kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës (për herë të parë iu mohohet qasja e publikut dhe mediave të jenë prezent në këtë gjykim. Kjo pra mund të ndikojë që të ketë edhe raste të tjera me arsyetim të ngjashëm si në këtë rast);  Praktikat gjyqësore  Ndërkombëtare (janë rregulla juridike të cilat e kalojnë sferën kombëtare dhe mbështeten në të drejtën ndërkombëtare dhe në konventat, traktatet bilaterale apo multilaterale. Pra janë:  konventat si burim të së drejtës : a) me karakter universal, si p.sh. Konventat parisiane për mbrojtjen e pronësisë industriale. b) me karakter regjional (Konventa mbi patenten europiane).  Marrëveshjet ndërkombëtare; Burimet e të drejtës tregtare Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare. Ato janë:  Kushtetuta;  Ligjet (të analizohet Ligji për Shoqëritë Tregtare NR.02/L-123)  Dispozitat ligjore,  E drejta tregtare autonome,  Praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit,  Shkenca juridike,  Aktet e organeve të caktuara joligjvënëse,  Statuti,  Marrëveshjet shoqërore dhe aktet e subjekteve të së drejtës tregtare.

1

THEMELIMI I MIREFILLT I TE DREJTES TREGTARE I FRANCES Eshtë e vështirë saktësisht të ceket koha se kur filluan përpjekjet e organizuara për themelimin e së drejtës së mirëfilltë tregtare. Mirëpo, ne do të përqëndrohemi në burimet e shkruara. Sipas burimeve të shkruara, bazën themelore të së drejtës tregtare, në pikëpamje të kualifikimit të posaqem e kanë bërë dy dekrete të cilat kanë vlerë për tërë territorin e Francës. Njëri është Dekreti për tregëtinë toksore i vitit 1673 i cili rregullonte të drejtën tregtare, kambialore dhe të drejtën dhe procedurën e falimentimit. Akti i dytë juridik ishte Dekreti mbi tregtinë detare i vitit 1681 i cili dekret përmban edhe të drejtën publike dhe private detare. Këto dekrete patën rëndësi të madhe rregulluese dhe praktike sepse e ndërprenë rregullimin partikular të statuteve të qyteteve, shoqërive si dhe të korporatave të cilat kishin të bënin me rregullimin e tregtisë. E drejta tregtare në Gjermani Gjermania pas Francës me 1861 e bëri kodifikimin e së drejtës tregtare i cili u rishikua me 1897 atëherë kur u nxjerr Ligji i ri tregtar i cili është edhe sot në fuqi. Megjithate, ligjet e tjera për shoqëritë aksionare dhe aktet tjera nënligjore u hartuan dhe miratuan edhe pas këtij viti. E drejta tregtare në Angli Anglia është rast më i vecantë se rasti i Francës dhe i Gjermanisë. Arsyeja për këtë është në faktin se Anglia nuk e bëri kodifikimin as të së drejtës civile e as të asaj tregtare. Në Angli, e drejta e shkruar statusore, në formë të ligjeve ka rëndësi të dorës së dytë në krahasim me të drejtën e precedentëve (rastet që ndodhin për herë të parë dhe që shtrojnë rrugën për tu përdorur si shembuj) e cila përfshinë rregullat juridike të cilat janë krijuar në praktikën e gjykatave Angleze. Sipas kësaj, vendimi i nxjerrë në ndonjë rast të gjykimit është i obligueshëm për zgjidhjen e ndonjë rasti të mëvonshëm analog. Gjatë kësaj merret vetëm ajo pjesë e vendimit nga rasti i mëparshëm i cili bën racio decidendi d.m.th aty ku është themeluar qëndrimi principiel i gjyqit në të cilin ai e ka bazuar pikëpamjen e tij. Sistemi Anglez ka qenë i bartur edhe në SHBA dhe ka shërbyer si bazë e së drejtës civile dhe tregtare edhe në SHBA. Gjatë kësaj duhet të kihet parasysh se nga vetë fillimi shumë institute të së drejtës së precedentëve anglez nuk kanë qenë të pranuar në SHBA, sepse kanë pasur karakter feudal (psh. Te drejtat sendore ne paluejtshmeritë) E drejta tregtare në SHBA SHBA-të gjatë kohës e krijuan të drejtën e tyre të precedentëve duke mos aplikuar precedentët e gjykatave angleze, e cila është me e komplikuar për përdorim praktik. Për këtë arsye në vitin 1962, në SHBA i është qasur kodifikimit dhe krijimit të ligjit uniform. Në aspektin e së drejtës tregtare ligjet më të rëndësishme janë:  Ligji mbi shoqëritë tregtare (të bëhet analizimi i ndikimit të SHBA-ve në legjislacionin e Kosovës)  Ligjet mbi dokumentet mallore etj. Juristët amerikan për ligjin Uniform tregtar të vitit 1962 i cekin dy argumente kryesore:  Dispozitat e ligjit të jenë bashkohore  Të dobësohet ndikimi i së drejtës tregtare angleze Përcaktimi i Subjekteve të së Drejtës Tregtare Si subjekt i së drejtës tregtare në shumicën e shteteve ku studiohet kjo disiplinë me këtë emërtim janë:  tregtarët individual dhe  shoqëritë tregtare. Tregtari Individual – veprimtaria dhe përgjegjësia e tij Tregtari, apo sic quhet në Prëndim, ndërmarrësi që kryen punët dhe aktivitetet ekonomiko-tregtare me qëllim të realizimit të fitimit, cilësohen si persona fizik të cilët kryejnë veprimtarinë me qëllim të arritjes së fitimit, kurse me veprimtari nënkuptohet prodhimi, qarkullimi, dhe kryerja e shërbimeve në treg. Paraqitja e ndërmarrësit dhe ndërmarrësisë në teorinë ekonomike lidhet me periudhën e paraqitjes së ndërmjetësusit në mes të prodhuesve dhe konsumuesve, ku ndërmjetësuesi u kryen shërbime të lloj llojshme personave të tretë në treg me qëllim të arritjes së fitimit. Ndermarrësi në të drejtën tonë dhe ndërmarrësi në teorinë ekonomike nuk janë identik, kurse ndërmarrësi dhe tregtari individual janë të ngjashëm. Në të drejtën kontinentale janë të njohura dy kategori të tregtarëve:  Si persona fizik – tregtari individual dhe  Poseduesi i dyqanit Dallimi në mes këtyre personave shikohet në :

2

 vëllimin e afarizmit tregtar,  në aspektin e përgjegjësisë,  nënshtrimit të dispozitave të ndryshme tatimore,  regjistrimit në regjitra të ndryshëm etj. Kushtet për të fituar cilësinë e ndërmarrësit ose tregarit: • Mosha madhore, • Aftësia për të vepruar • Të mos jetë i dënuar për vepra penale osë për delikte të rënda ekonomike Java e dytë Kuptimi I së drejtës afariste dhe kuptimi I ndërmarrjes shoqërore E Drejta Afariste (Tregtare) në kuptimin bashkëkohor është një degë e sw drejtës që ka të bëj me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga qarkullimi i mallrave dhe ofrimi i shërbimeve, dhe me institutet juridike që avancojnë dhe mundësojnë rrjedhën e punëve tregtare. Kjo është një degë komplekse juridike, që merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomike dhe me afarizmin e tyre juridik në treg. Ndarja e së drejtës Afariste (tregtare) E drejta Afariste (tregtare) ndahet në: të drejtën tregtare statusore dhe atw kontraktore: E drejta afariste - tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësisht të subjekteve ekonomike përgjithësisht. E drejta afariste - tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprokisht subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike 3.Subjektet e së Drejtës Afariste janë: tregtari që është person fizik, i cili ushtron veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm si dhe shoqëritë tregtare që themelohen nga dy ose më shumë persona fizik dhe/ ose persona juridik, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomike të përbashkëta, duke dhënë kontribute në shoqëri sipas përcaktimeve në statut. Veprimtaritë tregtare Veprimtari tregtare janë veçanërisht veprimet si: blerja me qëllim shitjeje, shitja, që rrjedh nga blerjet e mëparshme, si dhe përgjithësisht çdo veprim shkëmbimi. Veprimtari tregtare sipas ligjit për shoqëritë tregtare do të thotë çdo lloj aktiviteti të rregullt ose aktivitet të përsëritur i cili përfshinë ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve pronës ose/dhe punëve për një person ose shoqëri, në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj pagese ose kompensimi, me kusht që punëtori i cili kryen shërbimet për punëdhënësin e tij të mos konsiderohet se ushtron “veprimtari tregtare” përderisa shërbimet e tilla t kompensohen sipas kontratës së punëtorit me punëdhënësin. Përkufizimi dhe Llojet e shoqërive tregtare Në Republikën e Kosovës ekziston mundësia e organizimit të afarizmit në pesë mënyra:  (i) ndërmarrja individuale;  shoqëria kolektive;  shoqëria komandite;  shoqëria me përgjegjësi të kufizuar; dhe  shoqëria aksionare. Ndërmarrjet individuale Ndërmarrja Individuale (NI) është një lloj i shoqërisë tregtare e cila juridikisht nuk ekziston ndaras nga pronari i saj.Ndërmarrje Individuale thjeshtë do të thotë që një person që ushtron veprimtari afariste në emrin e vet dhe për të ekziston vetëm një pronar. NI-a nuk është person juridik! Pavarësisht nga kjo, Ligji për Shoqëritë Tregtare parasheh që ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ngre padi dhe të paditet, në emrin e saj apo të pronarit (ose të dyve). Meqenëse NI juridikisht nuk mund të ekzistojë ndaras nga pronari i saj, pala e vërtetë në këto procedura dhe gjykime mbetet pronari. Shoqëria Kolektive (“SHKL”) Ortakëria definohet thjeshtë si kontratë, përmes së cilës dy apo më shumë persona (pronare) pajtohen të kombinojnë asetet apo fuqinë punëtore me qëllim të realizimit të përfitimit të përbashkët. Sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare, një SHKL mund të formohet në dy mënyra:  E para, personi mund të formoj SHKL me anë të regjistrimit.

3



Së dyti, SHKL mund të themelohet përmes veprimit të Ligjit, që nënkupton se nga pikëpamja ligjore, nëse dy apo më shumë persona dhe/ose shoqëri bashkëpunojnë në ushtrimin e veprimtarisë afariste, pa marrë parasysh nëse ky lloj bashkëpunimi bazohet në një kontratë me shkrim ose marrëveshje gojore ose mirëkuptim, atëherë ky bashkëpunim vlerësohet të jetë SHKL. Duhet te theksohet se SHKL nuk është person juridik! Megjithatë, ajo ka të drejtë të kontraktoj, ketë pronë, të padis apo të paditet nëemër të saj. Roli, të Drejtat dhe Detyrimet e Ortakëve të Përgjithshëm në një SHKL Të gjitha veprimet e ortakëve të përgjithshëm ne emër te SHKL-se, të cilat duket se bëhen me qëllim të zhvillimit të veprimtarisë normale dhe të zakonshme afariste të SHKL janë të detyrueshme për SHKL dhe ortakët tjerë të përgjithshëm. Kjo nënkupton se veprimi i një ortaku konsiderohet veprim të të gjithë ortakëve të tjerë! Ka një përjashtim për këtë rregull, në rastet kur (i) ortaku i përgjithshëm nuk është i autorizuar të veprojë në emër të SHKL; dhe (ii) pala e tretë më të cilën punonte ortaku ishte në njohuri se ortakut i mungon autorizimi i tillë. Të drejtat dhe detyrimet reciproke të ortakëve Të shkëmbejë të dhënat financiare dhe të gjitha të dhënat e tjera lidhur me veprimtarinë e SHKL Te ruaje mirëbesimin dhe informatat konfidenciale për veprimtarinë afariste te SHKL Të veprojë gjithmonë në mirëbesim, për interesin më të mirë të SHKL në çështjet që kanë të bëjnë me veprimtaritë afariste T’i shërbejë vetëm interesit të SHKL gjatë përfshirjes në një veprimtari ose transaksion në të cilin ortaku i përgjithshëm ka një interes personal Shoqëria Komandite Shoqëria Komandite (“SHKM”) është formë e ortakërisë që përveç një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm ka edhe një ose më shumë ortakë të kufizuar që bashkëpunojnë me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë afariste fitimprurëse si bashkëpronarë. Shoqëria komandite nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të paditet në emrin e saj. - Cilido person ose shoqëri tregtare mund të jetë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar i shoqërisë komandite. Përgjegjësia: Në një SHKM, ortaku i përgjithshëm është bashkërisht dhe personalisht, pa kurrfarë kufizimi, përgjegjës për borxhet dhe detyrimet e shoqërisë komandite. Ndërmarrjet Publike Për ndërmarrje publike është e rëndësishme të përcaktohet mënyra e themelimit, e themeluesit dhe e fushëveprimtaria, statusi I tyre. Ndërmarrjet publike janë ato ndërmarrje të cilat kryejnë veprimtari për interes të përgjithshëm dhe të cilat I themelon shteti, respektivisht ndonjë njësi e qeverisë lokale. Në teorinë krahasuese juridike, këto ndërmarrje përkufizohen si institucione që janë nënshtruar pushtetit të shtetit, por qeverisja e tyre në pajtim me disa përjashtime I nënshtrohen regjimit të ndërmarrjeve private. Pra qëllimi I themelimit dhe funksionimit të ndërmarrjeve publike është plotësimi I nevojave publike. Interesi publik zakonisht manifestohet në disa veprimtari, me rëndësi të vecantë si psh: lëmia e energjetikës, I ekonomisë së ujrave, I komunikacionit, I PTK-së, i pylltarisë, veprimtarive komunale, I shfrytëzimit dhe qeverisjes së të mirave në përdorim të përgjithshëm dhe I të mirave detare, I informimit etj. Ndërmarrjet publike zakonisht i karakterizon:  kryerja e veprimtarive në interes të përgjithshëm,  kanë cilësinë e personit juridik me aftësi të plotë juridike dhe vepruese,  kanë pasurinë e tyre dhe përgjigjen për detyrimet e tyre Themeluesit nuk përgjigjen për obligimet e ndërmarrjeve publike, përvec kur është në pyetje ndërmarrja me përgjegjësi të pakufizuara të themeluesve. Zakonisht pozita juridike e këtyre ndërmarrjeve rregullohet vetëm pjesërisht me ligjin mbi ndërmarrjet (si ligj amë për të gjitha ndërmarrjet), ndërsa rregullimi detaj I pozitës së tyre juridike, bëhet me ligjet e posaqme për llojet e ndryshme psh të elektroekonomisë, radiotelevizionit të Kosovës, PTK-së etj Statuti I ndërmarrjes publike është akti më I lartë I përgjithshëm me të cilin rregullohet organizimi I brendshëm dhe marrëdhëniet në ndërmarrje. Ndermarrjet shoqërore dhe transformimi i tyre – kuptimi I ndërmarrjeve shoqërore Kapitali I ndërmarrjeve shoqërore është I ndarë në aksione dhe në pjesë të caktuara nominale të vlerës, që regjistrohet në regjistrin përkatës. Ndërmarrjet shoqërore I përkasin kategorisë së ndërmarrjeve jo-pronësore. Në shumicën e shteteve në tranzicion, shkak I mosefketivitetit të ndërmarrjeve shoqërore ka qenë dominimi I sektorit shtetëror- shoqëror. Nuk do të thotë se sektori privat mund të prodhoj efektivitet më të madh, mirëpo, gjasat për një efikasitet janë më të mëdha nëse merren me seriozitet nga ana e sektorit privat se sa atij shtetëror. Procesi i transformimit të pronës dhe privatizimit të saj

4

Ekzistojnë dy qasje alternative të ekonomive moderne në organizimin e funksioneve të ndërmarrjeve shoqërore:  ekonomia e hapur e tregut  ekonomia e centralizuar Ekonomia e hapur – në shtetet kapitaliste ekonomia e hapur ka dëshmuar vitalitetin e saj dhe përparësitë në sigurimin e mirëqenies sociale Ekonomia e centralizuar – më shumë se shtatëdhjetë vjet e malltretoi klasën punëtore dhe në fund bankrotoi se tërë kohën ishte kundër pronës private, kundër ekonomisë së tregut, kundër pluralizmit politik dhe në mënyrë permanente I shkelte të drejtat e njeriut në mënyrë të pamëshirshme. Në shtetet në tranzicion, sic është Kosova, duhet pasur kujdes në transferimin e ndërmarrjeve publike në ato private pasi që kemi shumë shembuj që privatizimi ende nuk ka dëshmuar suksesin e pretenduar. Shoqëritë tregtare publike Me shoqëri tregtare nënkuptojmë atë shoqëri tregtare ku bashkohen dy ose më shumë tregtar me qëllim të udhëheqjes së firmës së përbashkët – me kusht që secili prej tyre të përgjigjet para të besuarve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar, d.m.th me tërë pasurinë e tij. Karakteristikat e shoqërive tregtare publike:  Qëllimi I pjesëmarrësve për të udhëhequr shoqërinë  Shoqëritë duhet të merren me punë të tregtisë  Pjesëmarrësit e shoqërisë duhet të posedojnë cilësinë e tregtarit  Shoqëria duhet të ndahet nën firmën e përbashkët  Pjesëmarrësit e shoqërisë janë përgjegjës në mënyrë të pakufizuar ndaj të besuarve të shoqërisë (edhe me pasurinë që nuk e kanë futur në shoqatë)  Pjesa e kontributit të anëtarëve të shoqërisë mund të bartet në persona të tjerë me pëlqimin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë  Sipas rregullit numri I anëtarëve të shoqërisë duhet të jetë I vogël Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është trajtë e posaqme e shoqërisë tregtare në të cilën dy apo më shumë persona I bashkojnë mjetet e tyre me qëllim të realizimit të aktivitetit ekonomiko-tregtar. Në krahasim me llojet e tjera të shoqërive tregtare, këto cilësohen si lloji më I ri I shoqërive. Karakteristikat e tyre janë:  kemi të bëjme me persona juridik të ndarë nga anëtarët e saj, I cili në mënyrë të pavarur I merr obligimet dhe I fiton të drejtat  mund të themelohet për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose cilësdo qoftë veprimtari, mirëpo kjo trajtohet si shoqatë tregtare.  anëtarët e shoqërisë janë të obliguar që ti paguajnë pjesët e tyre dhe në mënyrë direkte nuk iu përgjigjen kreditorëve të shoqërisë por shoqëria iu përgjigjet kreditoërëve të saj në mënyrë të kufizuar deri në shumën e kapitalit themelor respektivisht në pasurinë e saj.  cdo anëtarë I shoqërisë mund të marrë vetëm një kuotë kurse shuma e kuotës mund të jetë e ndryshme për cdo anëtarë deponues  të gjithë anëtarët e shoqërisë I kryejnë rregullisht punët udhëheqëse dhe punët e përfaqësimit  Themelimi I kësaj shoqëria mund të jetë punë e lehtë dhe nuk lidhet me formalitete të mëdha dhe pushon së ekzistuari si shoqërite e tjera.

   

Shoqëritë aksionare Shoqëria aksionare paraqet trajtën më të llojllojshme të koncentrimit të kapitalit. Zakonisht mund të themi se kjo shoqatë ka këto karakteristika:  secila shoqatë e ka kapitalin kryesor që është I caktuar me statutin e shoqërisë, respektivisht me ligj  kapitali kryesor I shoqërisë aksionare është I ndarë në pjesë të barabarta (aksione)  anëtarët e shoqësirë nuk kanë kurcfarë përgjegjësie personale ndaj kreditorëve, por vetëm janë të detyruar të paguajnë pjesën e kontributit të tyre, sic është e caktuar me statut. Shoqëria aksionare, për dallim nga shoqëritë tjera, themelohet me një numër më të madh të anëtarëve. Këto shoqëri merren me punë afatgjata për të cilat nevoitet një kapital më I madh. Organet e shoqërisë aksionare: Kuvendi I aksionareve Nxjerre dhe ndryshon statutin e shoqërisë Zgjedhjen dhe revokimin e anëtarëve e këshillit drejtues dhe atij mbikqyrës Kontrollon afarizmin e përgjithshëm

5

    

Verifikon bilancin Shpërndarjen e fitimit të shoqërisë Merr vendime mbi shtimin apo pakësimin e kapitalit kryesor të shoqërisë etj Këshilli drejtues I aksionarëve Drejtori dhe këshilli mbikqyrës

ZHVILLIMI I SHOQËRIVE TREGTARE Problemet me praktikat e kaluara në ushtrimin e afarizmit në Kosovë Historia e re e Kosovës ka shënuar ndryshime dhe transformime mbresëlënëse. Vetëm në vitet e fundit, Kosova përjetoi një transformim nga një ekonomi e centralizuar në atë të tregut. Megjithatë, ambienti ligjor i cili është i nevojshëm për ta përkrahur zhvillimin e një ekonomie të tregut ka qenë i paqëndrueshëm dhe i ndërlikuar. Gjatë viteve të ‘90ta, Kosova hyri në një amulli të plotë juridike për shkak të kontrollimit të institucioneve nga ana e regjimit Serb. Pas konfliktit të vitit 1999, Kosova iu nënshtrua një rilindje juridike nën administrimin e UNMIK-ut, i cili u mundua t’i rregullojë të gjitha veprimtaritë në Kosovë, përfshirë edhe ato afariste. Marrë parasysh të gjitha transformimet dhe ngjarjet e lartcekura, praktika e kaluar në ushtrimin e afarizmit ishte problematike. Problemet kryesore të cilat u shfaqën në këtë praktikë të kaluar ishin:  Shumica e veprimtarive afariste ushtroheshin përmes shoqërive të paregjistruara tregtare.  Pjesa e mbetur e veprimtarisë afariste ushtrohej në forma të thjeshta, siç janë bizneset individuale ose shoqëritë kolektive (ortakëritë e përgjithshme), duke mos përfituar kështu nga përparësitë të cilat ofrohen nga format më të sofistikuara të organizimit.  Komuniteti afarist nuk i kuptonte qartë format ekzistuese të organizimit.  Shumica e veprimtarisë afariste nuk ushtrohej si pjesë e ekonomisë legjitime.  Palët të cilët shprehnin dëshirën për të ushtruar afarizëm në Kosovë ballafaqoheshin me një ambient të panjohur ligjor dhe afarist.  Afaristët hezitonin t’i pranonin ndryshimet në kornizën ligjore, dhe vazhdonin me praktikat e vjetra. Pas pavarësisë Kosova pati mundësi të nxjerrë ligje të cilat u konsideruan si të domosdoshme për t’i zgjidhur këto probleme. Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare ofron një mori rregullash të detajuara të cilat rregullojnë marrëdhëniet private ndërmjet palëve në komunitetin afarist. Gjithashtu, Ligji parasheh një procedurë të qartë për regjistrim, për ata të cilët dëshirojnë të ushtrojnë afarizëm në Kosovë. Tutje, ligji afaristëve u ofron mundësi të mjaftueshme për të zgjedhur formën e duhur të organizimit e cila i përshtatet më së miri nevojave të tyre afariste. Problemet me praktikën e kaluar të ushtrimit të afarizmit do të fillojnë të zhduken në momentin kur komuniteti afarist do të fillojë të familjarizohet me ligjin aktual. Zhvillimi i shoqërive tregtare në Evropë Që nga koha e Romës së Lashtë dhe deri me mbarimin e Shekullit XIX, format dominuese të organizimit afarist ishin pronësia individuale dhe shoqëria kolektive (ortakëria e përgjithshme). Pronari individual dhe ortakët, individualisht ose bashkërisht, kishin në pronësi dhe e kontrollonin tërë atë që e konsideronin si biznes të tyre. Secili prej tyre bartte me vete përgjegjësi të pakufizuara për detyrimet e kontraktuara të firmës. Kjo gjë përbënte bazën që firma të konsiderohet meritore për kredi. Në Shekullin XV në Evropë u paraqit shoqëria komandite (ortakëria e kufizuar) që kishte për qëllim plotësimin e kritereve që investitorëve aksionarë t’u jepej përgjegjësi e kufizuar në shoqëritë tregtare të cilat konsideroheshin meritore për kredi. Shoqëria komandite arriti të fitojë kredi duke e ndarë përgjegjësinë tek ata investitorë të cilën nuk ushtronin fare kontroll mbi shoqërinë tregtare. Përparësia e kësaj forme të organizimit ishte se ortakët e kufizuar, në momentin kur dëshironin të tërhiqnin pasurinë nga firma në mënyrë oportuniste, nuk mund ta bënin një gjë të tillë. Njëkohësisht, ortakët e përgjithshëm, të cilët e kishin autoritetin që të shpërndajnë pasuritë e shoqërisë tregtare, nuk dëshironin ta bëjnë një gjë të tillë, pasi që kjo kërcënonte likuiditetin e firmës dhe pasojat për humbjet do t’i bartnin personalisht. Kështu pra, një investitor aksionarë mund të gëzonte përgjegjësi të kufizuar pa pasur kontroll, ose të gëzojë kontroll por me përgjegjësi të pakufizuar, por jo t’i gëzojë të dyja, sikurse përgjegjësinë e kufizuar ashtu edhe kontrollin mbi shoqërinë tregtare. Nga mesi i Shekullit XIX në Evropë lindi korporata afariste si formë alternative e organizimit e cila përfshinte njëkohësisht përgjegjësinë e kufizuar dhe kontrollin mbi firmën. Korporatat afariste ishin në gjendje të tërhiqnin më shumë investime pasi që aksionarëve u jepej përgjegjësi e kufizuar dhe detyrimet e këtyre shoqërive ndërlidheshin vetëm me pasuritë të cilat ishin në emër të shoqërisë. Në mënyrë që një firmë të jetë meritore për kredi, ishte kusht që ajo të posedonte një masë të arsyeshme të pasurisë.

6

Kushtet rregullative, si p.sh., rregullat e raportimit dhe të kontabilitetit, filluan të aplikoheshin me qëllim të mbrojtjes së kreditorëve dhe interesave të tjera. Një strukturë formale e qeverisjes korporative u inkorporua në legjislacion me qëllim të rregullimit të mënyrës së menaxhimit, administrimit, dhe kontrollimit të korporatës. Strukturat e ngurta të korporatave afariste, megjithatë, nuk u përshtateshin mirë shoqërive të vogla ose të “afërta” të cilat kishin nevojë për ndarje të fitimit dhe për një kontroll që i përshtatej shoqërisë specifike. Si rrjedhojë, shoqëritë e vogla ose ato të “afërta” vazhduan të organizoheshin në formë të ortakërive, sepse këto atribute mundeshin lehtë të themeloheshin së bashku me rregullat standarde. Duke filluar nga fundi i Shekullit XIX, kufizimet në strukturën e organizimit korporativ filluan të lehtësohen, dhe kushtet për kapital u bënë më fleksibile, duke e bërë këtë formë shumë më të përshtatshme për ndërmarrjet e vogla. Ky liberalizim u realizua kryesisht përmes miratimit të statuteve te korporatave të “afërta” – duke filluar së pari në Gjermani, e cila ofroi një formë të ShPK-së (GmbH) në 1980tat, dhe më pas në Francë, e cila miratoi llojin Francez të ShPK-ve (SARL) në 1920tat. Format e reja të shoqërive tregtare vazhduan të zhvilloheshin gjatë shekullit të kaluar dhe paraqesin vazhdimësinë e këtij procesi zhvillimor. Sot, zhvillimi i shoqërive tregtare është ngritur në një nivel tërësisht të ri. Për shembull, në vitin 2001 BE-ja miratoj Rregulloren e Këshillit për Statutin e një Shoqërie Evropiane. Ky statut përmban rregulla për Shoqëritë Publike Evropiane të njohura si Societas Europaea (SE) (nga Latinishtja “Shoqëri Evropiane”). Ky lloj i shoqërisë tregtare mund të regjistrohet në çdo shtet anëtarë të BE-së dhe regjistrimi mundet lehtë të bartet tek një shtet tjetër anëtarë. Kjo u mundëson shoqërive të themeluara në shtete të ndryshme që të shkrihen ose të krijojnë shoqëri holding, ose degë, dhe njëkohësisht t’i shmangen kufizimeve ligjore dhe atyre praktike të cilat rrjedhin si pasojë e sistemeve të ndryshme juridike. Nevoja për struktura të llojllojshme në Kosovë Kosova, për disa arsye, ka nevojë për llojllojshmëri të formave të organizimit të shoqërive tregtare. Arsyet kryesore kanë të bëjnë me tranzicionin e lehtë në një ekonomi të tregut dhe me inkurajimin e investimeve të huaja. Arsyet tjera përfshijnë:  Lehtësimin e hyrjes në komunitetin afarist për palët e interesuara të madhësive dhe mundësive të ndryshme  Prezenca e formave të organizimit me të cilat investitorët e huaj janë të njohur  Ofrimi i fleksibilitetit në organizim, varësisht nga nevojat e biznesit  Sigurimi i një evidentimi të rregullt të të gjitha aktiviteteve afariste në Kosovë  Rritja e të hyrave tatimore për qeverinë përmes raportimit të rregullt të veprimtarive afariste  Rregullimi i marrëdhënieve private në mes të ushtruesve të afarizmin në Kosovë  Harmonizimi me ligjet e BE-së Versioni aktual i ligjit nuk ofron një listë me të gjitha llojet e mundshme të strukturave organizative të cilat ekzistojnë në botë. Megjithatë, ligji siguron një fillim të mbarë për ekonominë e cila është në rritje në Kosovë. Në të ardhmen, Ligji i Kosovës për Shoqëritë Tregtare mund të zgjerohet duke i përfshirë format tjera të organizimit të bizneseve në mënyrë që të jetë në hap me zhvillimet e reja në botën e afarizmit si dhe në harmoni me legjislacionin e BE-së. Ushtrim: Qëllimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare o Të analizohet ligji o Qëllimi I ligjit? o Përmbajtja e ligjit o Dobësite e ligjit o Avantazhet e ligjit o Nëse një person ushtron një veprimtari afariste në Kosovë pa e regjistruar shoqërinë e tij, Ministri është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë të ndërmarrë çka? o Nëse një person është duke ushtruar një veprimtari afariste në Kosovë pa u regjistruar, atëherë ai konsiderohet se ushtron cilin lloj të shoqërisë tregtare? o Nëse dy shoqëri tregtare të regjistruara lidhin marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, a kanë nevojë ato ta regjistrojnë një shoqëri të re tregtare? o A mundet që një shoqëri tregtare ta themelojë dhe regjistrojë një shoqëri tjetër tregtare? REGJISTRIMI I SHOQËRIVE TREGTARE DHE NDRYSHIMET THEMELORE KORPORATIVE Ndërmarrja Individuale (“NI”) është lloj i shoqërisë tregtare e cila ligjërisht nuk është e ndarë nga pronari i saj. NI nuk është person juridik. Prandaj, përgjegjësia e kufizuar , të cilën e gëzon korporata dhe shoqëria kolektive nuk vlen për NI. Në thelb, NI nënkupton një person i cili ushtron afarizëm në emër të tij/saj dhe ekziston vetëm një pronar. Në realitet, NI është njëra prej dy shoqërive kryesore tregtare që përdoren në Kosovë për të ushtruar afarizëm. Kjo ndodh për shkak të mungesës së sofistikimit nga ana e komunitetit të biznesit të organizojë veprimtarinë e tyre të afarizmit në organizata të cilat janë më të përshtatshme për nevojat e tyre. Për më tepër, pasi që një shoqëri tregtare e paregjistruar, e

7

cila ka vetëm një pronar, automatikisht konsiderohet të jetë NI, numri i NI rritet në mënyrë eksponenciale kur kihet parasysh fakti se shumica dërrmuese e veprimtarisë afariste në Kosovë ushtrohet përmes subjekteve të paregjistruara. Regjistrimi: NI duhet të regjistrohet! Për të regjistruar NI, pronari duhet të nënshkruaj dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, formularin i cili përmban informacionin e poshtëshënuar:  Emrin zyrtar të NI, i cili duhet të:  Jetë ose përshijë mbiemrin e ligjshëm të pronarit  Përmbajë shkurtesën “NI” në fund  Adresën në Kosovë në të cilën NI do të ushtroje veprimtarinë kryesore afariste  Emrin dhe mbiemrin dhe adresën e banimit në Kosovë të pronarit  Qëllimin e afarizmit të NI, i cili mund të përshkruhet si “çdo qëllim i Ligjshëm për afarizëm”  Datën kur do të shpërbëhet NI (mund të mos ketë asnjë datë)  Çdo informacion shtesë  Deklaratën e cila vërteton se person i cili e dorëzon dhe nënshkruan atë formular është pronari i ndërmarrjes individuale Regjistrimi i shoqërisë kolektive Në gjuhën juridike dhe ekonomike të shumicës së shteteve, shoqëria kolektive (“SH.K.L”) ose thjeshtë ortakëria, nënkupton lidhjen e personave ose të një kompanie të pakorporatizuar, e cila ka këto veti kryesore:  themelohet nga dy apo më shumë persona;  pronarët janë personalisht përgjegjës për të gjitha paditë dhe borxhet me të cilat ortakëria mund të ballafaqohet; dhe  është krijuar me marrëveshje, provë të ekzistencës dhe angazhim (parapërfshirje). I njëjti lloj i shoqërive tregtare ekziston në Kosovë në bazë të Ligjit ekzistues për Shoqëritë Tregtare. Në bazë të ligjit ekzistues, SHKL nuk është person juridik! Megjithatë, ajo mund të ketë persona juridik (p.sh. SH.P.K. ose Sh.A.) si ortak të përgjithshëm. Regjistrimi: Për regjistrimin e shoqërisë kolektive, njëri nga ortakuët – ose një personi i autorizuar nga një ortak i përgjithshëm – duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, “memorandumin e shoqërisë kolektive” që përmban këtë informacion:  Emrin zyrtar të SHKL  të përfshijë emrin e së paku njërit nga ortakët e përgjithshëm; me kusht që a.) nëse ortaku i përgjithshëm është person fizik dhe shfrytëzohet emri i tij/saj atëherë do të shfrytëzohet edhe mbiemri i ligjshëm i tij/saj  Adresën në Kosovë ku shoqëria kolektive ushtron veprimtarinë kryesore afariste  Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë kolektive në Kosovë si dhe emrin e agjentit të regjistruar të shoqërisë në atë adresë  Qëllimin afarist të SHKL, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”  Emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm  Datën e shpërbërjes (mund të mos ketë)  Deklaratën e cila vërteton se personi që e nënshkruan dhe dorëzon memorandumin Regjistrimi dhe themelimi i një shoqërie komandite Shoqëria komandite (SHKM) është formë e ortakërisë, e ngjashme me shoqërinë kolektive, me përjashtim të asaj se përveç një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm, shoqëria komandime poashtu ka një ose më shume ortakë të kufizuar. Ortakët e përgjithshëm janë në të gjitha aspektet kryesore në pozitë të njëjtë juridike sikurse ortakët në shoqërinë kolektive. Megjithatë, sikurse edhe aksionarët në një korporatë, ortakët e kufizuar kanë përgjegjësi të kufizuar dhe nuk kanë autoritet për menaxhim. Në bazë të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Kosovë ekzistojn ky lloj shoqërive tregtare. Në pajtim me këtë ligj, SHKM nuk është person juridik! Megjithatë, ajo mund të ketë persona juridik (p.sh. SH.P.K., ose Sh.A si ortakë të përgjithshëm ose të kufizuar. Regjistrimi: Për të regjistruar një shoqëri të tillë tregtare, njëri prej ortakëve – ose një person i autorizuar nga një ortak i përgjithshëm – nënshkruan dhe dorëzon në Zyrën e regjistrimit “memorandumin e shoqërisë komandite” dhe duhet të dorëzojë:  Emrin zyrtar të SHKM  Adresën në Kosovë ku SHKM shoqëria kolektive ushtron veprimtarinë kryesore afariste  Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë komandite në Kosovë si dhe emrin e agjentit të regjistruar të shoqërisë në atë adresë  Qëllimin afarist të SH.K.M, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”  Emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm etj

8

Regjistrimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Në ligjet e shumë shteteve, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar është formë ligjore e shoqërisë tregtare, e cila i jep pronarëve përgjegjësi të kufizuar. Është e ngjashme me korporatën dhe shpesh është formë me fleksibile e pronësisë, veçanërisht për kompanitë më të vogla me numër të kufizuar të pronarëve. Regjistrimi: Për regjistrimin dhe themelimin e një SH.P.K., themeluesi duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit Statutin e SH.P.K:  Emrin zyrtar të SH.P.K., në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa “SHPK”  Adresën në Kosovë në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore afariste në Kosovë  Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar në këtë adresë  Qëllimin afarist të shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”  Emrin dhe adresën e secilit themelues të shoqërisë: a) nëse themeluesi është person fizik, atëherë duhet të sigurohet emri i plotë i tij dhe adresa e vendbanimit të përhershëm (brenda ose jashtë Kosovës) b) nëse themeluesi është shoqëri tregtare e Kosovës, duhet të ofrohet emri dhe adresa zyrtare e zyrës së regjistruar në Kosovë c) nëse themeluesi është shoqëri e huaj tregtare, duhet të sigurohet emri dhe adresa zyrtare e vendit kryesor ku ushtrohet veprimtaria e saj jashtë Kosovës Regjistrimi i një shoqërie aksionare Shoqëria Aksionare (“SHA”) është lloj i shoqërive tregtare. Certifikatat e pronësisë ose asksionet lëshohen nga shoqëria aksionare në shkëmbim të secilit kontribut, dhe aksionarët janë të lirë të bartin interesin e tyre të pronësisë në çdo kohë duke shitur aksionet e tyre tek të tjerët. SH.A. menaxhohet në emër të aksionarëve nga një Bord i zgjedhur i Drejtorëve. Në Kosovë, kjo është forma më e sofistikuar e shoqërive tregtare. Regjistrimi: Për regjistrimin dhe themelimin e një SHA, themeluesi duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit Statutin e shoqërisë aksionare, i cili duhet të përmbajë:  Emrin zyrtar të SH.A., në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa “SHA”  Adresën në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore afariste  Adresa e zyrës së regjistruar të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar Qëllimi afarist i shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si “qëllim i ligjshëm afarist”  Emri dhe adresa e secilit themelues të shoqërisë Regjistrimi i një shoqërie të huaj tregtare Shoqëria e Huaj Tregtare (“SHHT”) lejohet të angazhohet në veprimtari afariste në Kosovë në masë të njëjtë sikurse shoqëritë tregtare të Kosovës. Për ta fituar këtë satutus të barabartë, SHHT duhet të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Shoqërive Tregtare. Nëse SHHT, ose punonjësit e saj ose agjentet angazhohen ne çfarëdo lloji të veprimtarisë afariste në Kosovë, atëherë SHHT duhet të regjistrohet dhe t’i zbatojë të gjitha kërkesat që dalin nga ky Ligj. Nuk konsiderohet si veprimtari afariste, kështu që nuk kërkohet regjistrimi në Zyrën e Regjistrit, nëse SHHT angazhohet në:  Eksportin në Kosovë nga një territor jashtë Kosovës, të mallrave që importohen nga një banor i Kosovës dhe/ose  Dorëzimin – nga një territor jashtë Kosovës – një blerësi ose konsumatori potencial në Kosovë të një oferte për shitjen, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve ose punëve. SHHT e cila kryen veprimtari afariste në Kosovë, duhet të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit, duke dorëzuar “Memorandumin e SHHT,” i cili duhet të përmbajë këto informata:  Emrin zyrtarë të SHHT dhe secilin emër tregtar që ajo do të përdor në Kosovë  Vendin ku vepron  një deklaratë që dëshmon se ajo është themeluar dhe vazhdon ekzistencën e rregullt në atë vend  mbështetur nga një dokument që është lëshuar nga një organ kompetent i atij shteti, i cili duhet t’i bashkëngjitet memorandumit  Qëllimin afarist të shoqërisë së huaj tregtare, i cili mund të jetë qdo qëllim i ligjshëm afarist  Adresa e zyrës së regjistruar në Kosovë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar, që punon në atë zyre  Adresën në të cilën SHHT ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare në Kosovë  Emrat dhe adresat e secilit drejtues (ortakët e përgjithshëm, menaxherët e lartë, drejtorët, dhe/ose pronarët/aksionarët) që kanë interes prej 5% ose më shumë  Një deklaratë që thotë se SHHT do të kryen afarizmin e saj në Kosovë në pajtim me ligjet e Kosovës Java 4 Sendet, kuptimi juridik

9

Llojet dhe ndarja e sendeve Sendet në kuptim të plotë të fjalës janë ato sende që janë objekt i të drejtës pronsore. Ndarja mundet të jet nga varshmeria shoqërore-cilsia dhe nga rëndësia e tyre ekonomike apo çarkulluese. Në socializëm ndarja ishte në: mjete prodhimi dhe mjete për konsum... Mjetet kryesore- këto vleren e bartin gradualisht në më shum cikle prodhimesh në vler produkti, dhe nuk shpenzohen menjëher si: toka, mjetet e punes. Mjetet e konsumit janë mjetet për përdorim, konsum, plotsim i nevojave (Lënda e parë, të hollat) Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit Vetem sendet në qarrkullim mund të jen objet i së drejtës subjektive pronësore, ku dhe mundët të kriohet pronësia.. Sendet jasht qarkullimit, të cilat quhen të mirat e përgjithshme të përdorura (rrugët, urat, ndertesat publike, lulishtet) Sendet në qarkullim të kufizuar, më qellim të kontrrollimit nga ana e shtetit, për shkak të sigurisë së përgjithshme, shendetësis ku keto ushtrohen me leje administrative si: qarkullimi me armë, disa lloi barnash narkotike-ku duhet dhenë vetem me reçetë e mjekut, armet bërthamore, metalet e çmuara... Sendet e palevizshme dhe të levizshme Sendet e palevizshme quhen ato sende të cilat në hapsirë nuk mund të barten prej një vendi në një vend tjetër pa u prishur stubstanca e tyre si : toka, ndertesa, urat e betonit, pyjet. Ne sendet e tilla hyjnë ato sende ku me normë ligjore iu caktohet cilsia si; anijet, aeroplanet, trajtohen sipas ligjit të palujshmeri sepse keto të drejta regjistrohen në regjistra të posaçëm. (res naturaliter imobiles) Sendet e luajtshme, janë të gjtha sendet trupore që munden të barten nga një ven në një vend tjetër pa u prishtu stubstanca e tyre. Sendet e caktuara individuale dhe ato të caktuara sipasë gjinisë; Veturat e punuar me dorë sipas porositsit, fotografit e Pikasos, rrobët e porositura individualisht.. Sipas gjinisë percaktimi i sendit bëhet sipas gjinisë, lloit, masës dhe numrit, shpeshher behen me punë juridike. Sendet konsumuese dhe ato jo konsumuese; Janë sendet të levizshme ku i plotsojn dy kushte:  Nëse janë të destinuar të shpenzohen gjat një përdorimi ( pijet, ushqimi),  Ose të janë të destinuar të tjetërsohen... Sendet që nuk konsumohen janë sendet që përdorimi zgjat me shumë se një përdorim Sendet e ndashme dhe të pa ndashme Janë ato sende ku pjesët e tyre në hapsirë mund të ndahen njëra prej tjetrës dhe vlera e tyre të mos cenohet dhe pakësohe (të hollat), ndersa jo të ndashme janë ato sende sende që nuk mund ti ndajm pa e dëmtuar vlerën si, psh. Makina, fotografia etj. Rendesia është ekonomike dhe juridike e bashkpronësisë. Sendet e thejshta dhe të përbëra; Jan unike nga struktura e tyre-që nuk ndahen, sendet e përbëra janë me një strukturë të përbëre si: ndërtesa Askush nuk mund të jetë pronar i vetures nëse motorri, gomat etj të mos jen të tijë. Sendet kryesore dhe ato akcesore; Sendi sipas rendësis së madhe juridike dhe ekonomike Parat, Letrat me vlerë roli dhe rëndësia e tyre Janë sende në të drejtën me cilsi dhe karakteristika të veqanta, shërbejn si masë e vlerës dhe si mjet i përgjithshëm i këmbimit. Paratë janë një instrumet e domosdoshëm të ekonomisë së mallrave sepse është mas e matjës së vlerës i të gjitha sendeve dhe atë ekonomikisht dhe jo fizikisht. Janë send i kembyeshëm është send konsumues... PARAJA ?... Fjal Para (monedhë) rrjedhe nga fjala latine –moneta- që do të thot si: Ajo që të njofton ose ajo që të jep mendim “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”. Edith ëharton “Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi. Benjamin Franklin “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”. wëilliam Somerset Maugham “Paratë nuk rriten në pemë”.... Etj... Letrat me vlerë në ditët e sotme... Si kategori e veqant në të drejten afariste letrat me vlerë janë letrat me shkrim me të cilat dhenësi i tyre obligohet që poseduesit tia përmbush obligimin e shënuar me këtë letër në bazë të ligjit. Letrat me vlerë rregullohen me Ligjin për Letrat me Vlerë, por (pjesërisht) rregullohen edhe me Ligjin për Detyrimet, Ligjin për Ndërmarrjet, Ligjin mbi Tregun e Parasë dhe Kapitalit, Ligjin mbi Bankat. Java e 5 SUBJEKTET E SË DREJTËS

10

Përsonat Fizik, Atributet e përsonit fizik, Aftësia për të vepruar, Personat Juridik, Karakteristikat, llojet e përsonave juridik, kushtet për themelimin e përsonit juridik, shurja e përsonit juridik (ndërprerja e veprimtarisë së përsonit juridik), Aftësia juridike dhe aftësia për të vepruar e subjekteve të së drejtës. SUBJEKTET E SË DREJTËS Subjektet juridike zenë vendin e parë në rregullimine pozitës në çdo sistem juridik. Subjekte judidike në të drejtën janë titullarët e të drejtave subjektive dhe të detyrimeve. Subjektet në të drejën janë përsonat fizik dhe përsonat juridik Përsonat Fizik Kush janë personat fizik ? Çdo individ, sipas parimeve të së drejtës, pos të lindë normal dhe ka shenja të jetës, bëhet subjekt i së drejtës. . . Personat fizik në veshtrimin historik u quajte edhe si sende që din të flasin (në të drejten Skllavopronare) Personat fizik në feodalizem, në të drejtën borgjeze, në socializëm. Përson fizik i aftë quhet çdo përson i cili mund të marrë pjesë në marrëdhenie juridike, cilsia për të qenë subjek i së drtejtës është kategori juriodike, kjo nuk mund të bartet tek personat e tjerë... Kur pushojn përsonat fizik? Ata pushojn nga e drejta subjketive me vdekjen e tyre, ose shpalljës së tyre si të vdekur (vetëm sipas dispozitave ligjore). . . Dallimi i përsonave fizik:  Kanë atributet e tyre brenda vendit dhe  Jashtë vendit (përmes ambasadave). Atributet e përsonave fizik janë:  Emri përsonal, vendbanimi, vendqëndrimi dhe shtetësia. Aftsia juridike e personave fizik –  Fitohet me të lindur ,  ndërsa e humbin me të vdekur. Aftsia juridike nënkupton aftsin e përsonave që të jenë bartës të të drejtave dhe obligimeve të tyre,këtë të drejt ua njef shteti me an të ligjeve dhe ua garanton njekosisht qdo personi. Aftsia për të vepruar e personave fizik- fitonët kur personi te kentë mbushur 18 vite, Sipas ligjit kemi këte klasifikim të personave fizik:  deri në moshën 14 vjet të gjithë konsiderohen fëmij.  prej 14-16 quhën të mitur.  prej 16-18 quhën të mitur madhor.  mbi 18 quhën persona madhor. Kemi këto lloje të aftsive të personave fizik ;  Aftsin e plot për të vepruar,  Aftsin e pjesshme për të veprtuar dhe  Personat fizik plotsisht të pa aftë për të vepruar. Përsonat fizik kanë aftsi të plot për të vepruar me të arritur moshën madhore, dhe që jan të aftë psiqikishdhe fizikish për të vepruar dhe për ti kuptu veprimet e tyre dhe përgjegjsit . Aftësia e pjesshme për të vepruar –ka të bëjë me personat fizik prej moshes 14-18, si dhe me personat madhor të cilve u është hequr ose u është kufizuar zotsia për të vepruar me vendim të gjykatës. Për këta persona zakonisht punet dhe veprimet i kryejn përfaqsuesit e tyre ligjor si (prindërit,adoptusi, kujdestari )dhe përfaqsuesi me prokur(autorizim) avokati, dhe qdo person tjetër madhor. Personat fizik plotsisht të pa aftë për të vepruar – Në kët grup hyjë personat fizik që kan ma pak se 14 vjet dhe të gjith personat që jan të sëmur psiqik. Kjo kategori e personave nuk mund të kryj as nje funksion dhe mardhanje juridike, prandaj ata duhet të kenë përfaqsuesit e tyre ligjor apo me prokur. Shuarja e personit fizk si subjekt i së drejtës bëhet;  kur ata vdesin,  me humbjen e zotsis së veprimit ,  dhe me humbjen e zotsis për të vepruar. Përsonat juridik Përsonat juridik formohen në shoqëri në bazë të normave ligjore të cilat i përcakton sistemi juridik.

11

Janë subjekt të së drejtës në ekonomi, u jep të drejtë që të merrë pjesë në qarkullimin dhe të krioj marrëdhenie juridike si subjek i pavarur. Pra këta nuk mundë të mendohet qarkullimi ekonomik... Paraqitja e personave Juridik me paraqitjen e marrëdhenieve mall-para... Përsonat juridik duhet ti ketë këto karakteristika:  Të paraqet një tërsi organizative,  Të ketë pasurinë e veçant të veten,  të pranohet nga shteti si përson i posaçëm juridik. Edhe shteti e ka statusin e përsonit juridik në të drejtë. Llojet e personit juridik Sipas literatures juridike në shtete kapitaliste ndarja bëhet:  Në përsona juridik me karaktar publik si (Shteti, format e tije të organizimit-komunat, rrethet, entete publike, universitetet, spitalet, shkollat, odat tregëtare ) etj. Keta kanë autorizimin shtetëror pra, i nënshtrohen kontrollit të shtetit dhe mund ti kryen vetem ato punë që ua mundëson ligji apo me statutet e tyre.  Personat tjerë janë të natyrës juridike-private sepse kanë si qëllim interesin e tyre privat, ku ndahen në: a) Korporacione -Shoqatat tregëtare, komanditore, komanditore në aksion, me përgjegjsi të kufizuar dhe ato aksionare. b) Institucionet -janë me karakter shoqëror, qëllimin e të cilave e përcakton themeluesi siç janë: ( Institucionet shkencore, sportive, bemirsite ) etj. c) Fondacionet -si persona juridik-privat- këto themelohen me dëshiren e themeluesve të tyre ( donatorve ). Kushte për themelimin të përsonave juridik Kur kriohet një përson juridik dhe kur arrin aftësin juridike për të vepruar ? Përsoni Juridik, kriohet në procedurë e parapar me ligjë. Momenti vendimtarë për krijimin e përsonit juridik:  Sistemi i paraqitjës,  Sistemine lejimit (lejës - koncensionit)  Sistemin e regjistrimit. Pushimi (shurja e personit juridik)  Me bashkimin ose bashkangjitje me një përson tjetër –kompani  Likuidimit të rregullt dhe falimintimit. Kuptimi, Parimet themelore, llojet dhe burimet Kuptimi i të drejtës detyrimore E drejta detyrimore nënkupton normat juridike të cilat rregullojnë marrëdhëniet detyrimore, dmth ato marrëdhënie në të cilat njëra palë (kreditori), është e autorizuar që të kërkojë nga pala tjetër (debitori) një mënyrë të caktuar të sjelljes: t’I dorëzoj ndonjë send, të bëj dicka, ose mos të bëj e që përndryshe do të kishte të drejtë ta bëj. Në kuptimin objektiv, me të drejtën detyrimore nënkuptojmë pjesën e të drejtës civile pasurore. Krahas të drejtës sendore dhe asaj trashëgimore të cilën e karakterizon një stabilitet më I madh, ekzistojnë edhe parimet e saj themelore si dhe kuptimet të cilat edhe sot janë në përdorim, e të cilat kanë qenë të njohura që nga e drejta Romake. Në këtë relacion është me rëndësi të vecantë të vërehet dallimi në mes të mardhënieve detyrimore dhe atyre sendore (reale). Të drejtën e detyrimeve apo marëdhëniet detyrimore I karakterizon relativiteti. Kurse titullari I të drejtave sendore (reale) mund ta padisë cdo njeri te I cili gjendet sendi I tij, respektivisht ate që bën cënimin e të drejtave të tij, pasi që mardhënia sendore vepron ndaj të gjithëve absolutisht (erga omnes), kurse me padi nga marëdhënia detyrimore mund të jenë i paditur vetëm debitori sepse mardhënia detyrimore vepron vetëm në mes të kreditorit dhe debitorit. Parimet themelore të marëdhënieve detyrimore janë:  Liria e përcaktimit dhe rregullimit të marrëdhënieve detyrimore  Ndalimi I keqpërdorimit të së drejtës  Parimi I ndërgjegjes dhe ndershmërisë  Parimi I vlerave ekuivalente  Parimi I përmbushjes së detyrimit dhe përgjegjësia për të  Parimi I barazisë së plotë të pjesëmarrësve në marrëdhënie detyrimore  Parimi I sjelljes në suaza të ekonomistëve të mirë, nikoqirit të mirë dhe të ekspertit të mirë

12

 Parimi I zjgedhjes së kontesteve në mënyrë të qetë (në bazë të harmonizimit apo ndërmjetësimit)  Parimi I sjelljes së marrëdhënieve detyrimorë në harmoni me doket e mira afariste  Parimi I mosshfrytëzimit të pozitës monopoliste  Parimi ‘Pacto sun servonda’ (‘marrëveshjet duhen respektuar’)  Parimi ‘neminem leadere’ (askujt mos I shkakto dëme) Llojet e detyrimeve  Ndarja e detyrimeve sipas subjektit  Ndarja e detyrimeve sipas përmbajtjes  Ndarja e detyrimeve sipas kohëzgjatjes  Ndarja e detyrimeve sipas numrit të prestimeve  Ndarja e detyrimeve sipas objektit të prestimit  Ndarja e detyrimeve sipas lidhjes në mes të prestimit dhe personit  Ndarja e detyrimeve në bazë të mardhënies së tyre reciproke  Ndarja e detyrimeve në aspektin e mbrojtjes juridike Burimet detyrimore Janë të gjitha ato akte juridike nga të cilat krijohen marrëdhaniet detyrimore, e keto janë:  Ligji,  Kontratat,  Shprehja e një anshme e vullnetit,  Shkaktimi i damit tjetrit,  Fitimi pa bazë juridike,  Gjirimi (Kryerja) e punëve të huaja pa porosi- autorizim Ligji si pjesë e burimeve detyrimore Është burim kryesor i detyrimeve dhe çdo të drejte tjetër në përgjithësi Me ligj janë paraparë të gjitha faktet që mund të jenë burim i marrëdhenieve detyrimore L.M.D (Ligji për Marrëdhaniet Detyrimore) është ligji më i rendësishëm në maërëdheniet detyrimore. Sipas Pjesës së parë lidhur me PARIMET THEMELORE, Neni 1 rregullon Fushë-veprimtarinë e ligjit 1. Ky ligj përmban parimet themelore dhe rregullat e përgjithshme për të gjitha marrëdhëniet e detyrimeve. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj marrëdhënieve të detyrimeve të rregulluara me akte të tjera ligjore në lidhje me çështjet që nuk rregullohen në këto akte. Pjesë tjetër e rëndësishme e këtij ligji është edhe Neni 4 Neni 4 Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë: Në krijimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe në ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga këto marrëdhënie, pjesëmarrësit duhet t’i përmbahen parimit të ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë. Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve duhet të veprojnë në pajtim me doket e mira afariste në marrëdhëniet e tyre. Pjesëmarrësit nuk munden të përjashtojnë ose kufizojnë këtë detyrim. Duhet patur parasysh se Parimi i ekuivalencës së prestimeve në Nenin 7 thotë: Në krijimin e kontratave me shpërblim, pjesëmarrësit nisen nga parimi i vlerës së barabartë të dhënieve reciproke. Kontrata si burim I të drejtës detyrimore Kuptimi I kontratës Kontrata është marrëveshje e dy apo më shumë personave që kanë për qëllim: Të krijojnë, ndryshojnë, apo shuajnë një marrëdhanie juridike- ekonomike biznisore. Kontrata është burimi më i rendesishem i detyrimeve Në LMD, Lidhja e Kontratës rregullohet në pjesën e II - KRIJIMI I DETYRIMEVE - KREU 1 KONTRATA, NËNKREU 1 LIDHJA E KONTRATËS - PAJTIMI I VULLNETIT. Sipas këtij ligji, në Nenin 15, Lidhja e kontratës përcakton se: ‘Kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës’ Neni 17 I LMD përcaktohet Lidhja e detyrueshme dhe përmbajtja e detyrueshme e kontratës 1. Kushdo që sipas ligjit është i detyruar të lidhë kontratë, personi i interesuar mund të kërkojë që një kontratë e tillë të lidhet pa shtyrje. 2. Dispozitat ligjore, me të cilat caktohet pjesërisht apo tërësisht përmbajtja e detyrueshme e kontratës janë pjesë përbërëse e këtyre kontratave, kështu që i plotësojnë ato, ose hyjnë në vend të dispozitave kontraktuese që nuk janë në përputhje me to. Kontratat janë Instrumente-Marrëdhenie Juridike të Cilat Lidhen me Vullnetin e Palëve Kontraktuse.

13

Me anë të Kontratave Rregullohen Mardhëniet e Pjesëmarrësve në Kryerjen e Veprimeve të ndryshme-punëve, në Qarkullimin e Mallrave, dhenien e shërbimeve etj. Me anë të Kontratave bëhet kryerja e të gjitha veprimeve-punëve si brenda vendit ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar. Kontratat e Lidhura sipas formës së Paraparë me Ligj, përbëjnë bazë për tjetërsimin e të gjitha sendeve dhe veprimeve. Me anë të kontratës rregullohen marëdhëniet shoqërore-politike, ekonomike-biznisore si në mes palëve kontraktuse , ashtu edhe në mes shteteve. Kontratat gjejnë zbatim në të gjitha fushat e së drejtes civilo-juridike, asaj ekonomiko-biznisore,në të drejtën ndërkombëtare private, dhe në të drejtën ndërkombëtare publike. Kontratat e lidhura në kundërshtim me ligjin janë të pavlefshme dhe anulohen me vendim të gjykatës si të kundërligjshme. Kontratat e lidhura sipas kushteve që parashef ligji janë të vlefshme dhe të ligjshme (prodhojnë efekte juridike) Cili është qellimi i lidhjës së kontratës? Qëllimi i lidhjes së kontratës në mes palëve kontraktuse është realizimi i ndonjë qëllimi-fitimi. PARIMET E SE DREJTËS KONTRAKTORE Me rastin e lidhjës se çfardo kontrate palët kontraktuse (subjektet së drejtës) duhet patjetër t’i respektojnë këto parime të parapara me ligj si:  Parimi i lirisë se shprehjes se vullnetit;  Liria e palëve kontraktuse që të lidhin apo të mos lidhin kontratë;  Liria e zgjedhjes së personit me të cilin dëshiron të lidhë kontratë;  Liria e palëve kontraktuse që ta percaktojnë përmbajtjen e kontratës;  Liria e palëve kontraktuse që edhe pasi ta kenë lidhë kontraten me vullnetin e tyre mund ta ndryshojnë, plotsojnë, ose ta shuajnë kontratën Duhet ditur se çdo kontratë që lidhet në kundërshtim me këto parime është e kunderligjshme dhe me vendim të gjykatës anulohet. LLOJET E KONTRATAVE Kontratat në të drejten detyrimore janë te ndryshme si për nga qëllimi, permbajtja, dhe për nga të drejtat dhe detyrimet që dalin nga to, siç janë:  Kontratat e Njëanshme dhe të Dyanshme – kjo ndarje bëhet sipas te drejtave dhe detyrimeve q ë krijohen mes paleve kontraktuse;  Kontrata e njeanshme- është ajo kontratë ku vetëm njëra palë kontraktuse është e detyruar të kryej ndonje prestim-dhënje psh. Te kontrata për faljen, kontrata për qiranë, kontrata mbi huanë etj.  Kontrata e dyanshme- krijon të drejta dhe detyrime për të dy palët kontraktuse pra edhe borgje edhe kërkesa psh. Kontrata për shitjen, kontrata për veprën, kontrata për ndërrimin e sendit etj. Kontratat me Ngarkesë dhe Kontratat bemirëse kjo ndarje bëhet sipas asaj që pala kontraktuse e cila ka fitu ndonje dobi nga kontrata duhet apo jo t’i jep ndonje kundërvlerë pales tjetër. Kontrata me Ngarkesë janë ato kontrata ku njëra palë kontraktuse fiton ndonjë dobi nga kontrata, kurse palës tjetër është i detyruar t’i jap kompenzim psh. Kontrata për shitjen, kontrata për ndërtimin etj. Kontrata Bamirëse janë ato kontrata ku pala kontraktuse e cila ka fitu ndonje dobi, nuk është e detyruar që palën tjetër ta kompenzoj. Psh. Kontrata për faljen, kontrata për dhuratën, kontratat për huanë etj. Kontrata Aleatore (me fat) dhe Komutative (ndrrimin-këmbimin) Kontrata Aleatore janë ato kontrata ku palët kontraktuse që në qastin e lidhjës së kontratës nuk i dinë të drejtat dhe detyrimet e tyre por kjo dihet-kuptohet nga ndonjë ndodhi e ardhshme psh. Kontrata për sigurimin, kontrata për lojrat e fatit (Lotot e ndryshme), kontrata për kushtin (cili notar sportiv do ta zë vendin e parë) etj. Kontrata Komutative janë ato kontrata ku palet kontraktuse që në qastin e lidhjes së kontratës i dinë të drejtat dhe detyrimet e tyre psh. Kontrata për shitjen, kon. për këmbimin, ndërrimin, kon.për sigurimin etj. Konratat komutative dominojnë në krahasim me kontratat tjera. Kontratat Konsezuale dhe Formale Kontratat Konsezuale-janë ato kontrata ku për lidhjen e tyre nuk nevojitet as një form e veqantë, por vetem kërkohet harmonizimi i deshirës se palëve kontraktuse psh.te kontrata për shitjen, për vepren , për qiranë etj. Kontrata Formale janë ato kontrata për lidhjen e të cilave perveq vullnetit të palëve kontraktuse kërkohet edhe respektimi i ndonjë forme të caktuar me ligj psh. Te jetë I lidhur me shkrim, të jetë vërtetuar në gjykatë etj Respektimi i forms së kontratës është kusht i paraparë me ligj. Kontratat Momentale dhe kontratat Vijuse Kontratat Momentale janë ato kontrata me vlerë të vogel të cilat kryhen me një veprim psh. Kontrata për faljen, kon. për dhuratën etj.

14

Kontrata Vijuse janë ato kontrata përmbushja e të cilave zgjat një kohë ma të gjatë, dmth detyrimet këtu kryhen me veprim të njëpasnjëshëm psh. Kontrata për kredinë, Kontrata për blerjen e sendit me këste etj. Kontratat Globale (Të përgjithshme) dhe të veqanta Kontratat globale – janë ato kontrata ku palët kontraktuse i caktojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre në menyrë të përgjithshme, kurse detajet e punës së tyre nuk i dinë në fillim psh. Te kontrata për ndërtimin e lartë, kon. për ndertimin e urave, rrugëve etj. Kontratat e Veqanta- janë ato kontrata ku palët kontraktuse që në fillim i dinë detajet e punëve që duhen bërë. Zakonisht këto kontrata i lidhin ekspertët e fushave të ndryshme shkencore – Inxhinierët etj të cilët llogarisin çdo detaj të punës Kontratat e Emertuara dhe të Paemërtuara Kontratat e emërtuara – janë ato kontrata që janë paraparë me ligj dmth kanë emërtimin dhe formën psh. Kontrata për shitjen, për qiranë, kembimin etj. numri i kontratave me emër është i madh në marrëdhëniet detyrimore-tregtare. Kontratat e pa emertuara- janë ato kontrata që nuk kanë emërtim dhe nuk kanë formën e rregilluar me ligj. (por ligji nuk i ndalon) këto kontrata krijohen nga palët duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuse, në ketë grup hyjnë kontrata për ekspozimin, kontratat për botimin e veprave te ndryshme etj.

KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATËS        

Objekt i Kontratës; Baza e Kontratës; Aftësia punuese e palve kontraktuese; Forma e kontratës; Pavleshmeria e kontratës (të metat në shprehjen e vullnetit kontratat joligjore, kontratat e rrezueshme); Kushtet dhe afatët në kontratë; Hqja dorë nga kontrata; Përfaqësimi.

NËNKREU 2 LIDHJA E KONTRATËS Ligji I marëdhenieve Detyrimore Neni 922 Kur është e lidhur kontrata  Kontrata për sigurimin është e lidhur kur kontraktuesit nënshkruajnë polisën e sigurimit ose listën e mbulesës.  Oferta me shkrim që i është bërë të siguruarit për lidhjen e kontratës për sigurimin detyron ofertuesin, në qoftë se ky nuk ka caktuar ndonjë afat më të shkurtër, për një kohë prej tetë ditësh nga data kur oferta t’i ketë arritur siguruesit, e në qoftë se nevojitet kontrolli mjekësor, atëherë për një kohë prej tridhjetë ditësh.  Në qoftë se siguruesi në këtë afat refuzon ofertën e cila nuk largohet nga kushtet në të cilat ai ushtron sigurimin e propozuar, do të konsiderohet se e ka pranuar ofertën dhe se kontrata është lidhur.  Në këtë rast kontrata quhet e lidhur kur oferta t’i ketë arritur siguruesit Neni 925 Lidhja e kontratës në emër të tjetrit pa autorizim  është e rëndësishme të I referohemi Ligji për Mardhëniet Detyrimore (LMD) në cdo rast që kemi të bëjme me lidhjet e kontratave. Psh. Neni 925 Rregullon fushën e lidhjes së kontratës në emër të tjetrit pa autorizim. Në këtë rast, 1. Kush lidh kontratën e sigurimit në emër të tjetrit pa autorizim të tij i përgjigjet siguruesit për detyrimet nga kontrata, gjersa ky në emër të të cilit është lidhur kontrata të mos e miratojë. 2. I interesuari mund të lejojë kontratën edhe pasi të ketë ndodhur rasti i siguruar. 3. Në qoftë se pëlqimi është refuzuar, kontraktuesi i sigurimit ka borxh preminë për periudhën e sigurimit në të cilën siguruesi është njoftuar për refuzimin e pëlqimit. 4. Punëdrejtuesi pa porosi, i cili e ka njoftuar siguruesin se paraqitet pa autorizim në emër dhe për llogari të tjetrit nuk përgjigjet për detyrimet nga sigurimi. OBJEKTI-LËNDA E KONTRATËS Palët kontraktuse për ta lidhë një kontratë mes tyre, duhet të I plotsojnë këto kushte;   

Objekti i kontratës, është ajo çështje për të cilën palët kontraktuse janë marr vesh për ta lidhur kontratën -objekt i kontratës mund të jetë ndonjë; send, bërje, apo mosbërje (veprim ose mosveprimë). Detyrimet mes palëve kontraktuse caktohen nga objektit i kontratës. psh. Te kontrata për shitjen objekt i kontratës është dhënia e sendit blerësit dhe pagesa e çmimit të shitësit. Të kontrata për qiranë objekt i kontrates është dhënia e sendit me qira etj.

15

 

Objekt i kontratës mund të jenë sendet e luajtshme, sendet e palujtshme, sendet e konsumushme. Që kontrata e lidhur të prodhoj efekte juridike, objekti i kontratës duhet t’i ketë këto cilesi: a. Te jetë i caktuar b. Të jetë i mundshem c. Të jetë i lejuar ligjërisht.

Objekti i kontratratës është i caktuar nëse sendi ose veprimi për të cilen është lidhur kontrata është përshkruar në kontrat në mënyrë të qartë, psh. Te kontrata për shitblerjen thuhet shiten 1000kg grur te tipit 500 me qmimin 200 eu. Të kontrata për qiranë, objekti i kontratës është dhënia e objektit me qera me çmimin 100 euro në muaj. Nëse objeki i kontratës nuk është i caktuar ai është i kundërligjshëm. Objekti i kontrates është i mundur nëse ai mund të përmbushet (realizohet-egzekutohet) nga palët kontraktuse psh. Te kontrata për shitjen; makina shtëpia etj. Pra objekti i kontratës është i mundur atëherë kur egziston sendi dhe subjekti. Objekti i kontratës është i pa mundur psh. nëse dikush dikujt i kërkon të fluturoj pa mjetin fluturus, të prek djellin etj. Pra pamundësia mund te jetë; objektive, subjektive, fizike, juridike. Objekti i kontratës është i lejuar nese ai është në pajtim me dispozitat ligjore psh, askush nuk mund të lidhë kontrat me qëllim të kryerjës së ndonjë vepre penale si shitblerja e mjeteve narkotike, sendeve të vjedhura, me armë etj, kontratat e tilla janë të pavlefshme dhe joligjore. BAZA E KONTRATES Është kusht i përgjithshem për ldhjen e kontratës. Baza e kontratës është; arsyeja, qëllimi, shkaku për të cilën palët kontraktuse marrin obligimet psh. të kontrata për shitblerjen baza është detyra e blerësit që t’ia paguaj çmimin shitësit, kurse shitësi t’ia jep sendin blerësit. Baza e kontratës (arsyja, qëllimi, shkaku) për të prodhuar efekt juridik duhet të jetë e lejuar sipas ligjit në të kundërten anulohet. Sipas teorisë kauzaliste baza është qëllimi që i ka shtyrë palët kontraktuese, të marrin detyrime, baza e kontratës dallon nga njëra kontratë prej tjetrës. Aftësia punuese e paleve kontraktuese Për lidhje të kontratës së plotëfuqishme palët kontraktuese duhet:  Të kenë aftësinë e plotë për të vepruar dhe  Aftësinë juridike, Aftësia e plotë për të vepruar - personat fizik e fitojn me ti mbushur 18 vjet. Dhe personat mbi 16- 18 vjet por q ë janë të martuar me lejen e prinderve dhe me vendim të gjykatës; Aftësinë e kufizuar për të vepruar - kanë personat mbi 14 vjet. Dhe personat madhor por që të cilëve I’u është hequr zotësia për të vepruar për shkak të sëmundjeve të ndryshme, alkoholizmit, drogave etj. Aftësia juridike personat fizik e fitojnë me të lindur gjallë dhe me pamje të njeriut dhe psiqikisht normal. Personat juridik aftësinë e plotë për të vepruar e fitojn ne momentin themelimit, si dhe me tu regjistru pranë organit kompetent shtetëror. Bashkimi i disa përsonav (subjekteve të se drejtës) dhe i kapitaleve të tyre paraqesin subjektin juridik. Personat juridik për të lidhur kontrat duhet t’i plotsojnë këto kushte:  Personi fizik i cili vepron në emër të ndermarrjës duhet të ketë aftësi të plotë për të vepruar;  Këta persona duhet të jenë të paisur me autorizim nga ndërmarrja;  Këta persona duhet të lidhin kontrata që i përgjigjet veprimtarisë së ndërmarrjes (personit juridik). FORMA E KONTRATES Është parim i përgjithshem në të drejtën bashkohore - ekonomiko biznisore. Forma e kontratës parashihet sipas ligjit, por edhe sipas vullnetit të paleve: kontratat zakonisht paraqiten në form të shkruar.(me dorë, me makinë dhe e nënshkruar nga palët kontraktuese. Sepse kështu ma letë kuptohet dhe gjithashtu mund të vertetohet në gjykatë/noteri. Për lidhjen e kontrates patjetër duhet të egzisoj pëlqimi i vullnetit të palëve kontraktuse. Forma me shkrim është e paraparë shprehimisht për disa lloje të kontratave; sidomos ato që kanë vlerë të lartë pasurore dhe përgjegjësi të madhe. Psh. Kontratat për tjetërsimin e pronsisë se palujtshme–tokat, shtepit, etj Kotratat që kanë të bejnë me shitblerjen e sendeve të lujtshme me vlerë si ari, metalet tjera të çmuara, pikturë etj. Mungesa e forms së parapar me ligj sjell deri të anulimi i kontratës me vendim të gjykatës. Kontrata e përpiluar me shkrim dhe e vërtetuar ne gjykatë ose të noteri ofron siguri për palet kontraktuese në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve mes tyre. Kontrata konsiderohet e lidhur kur atë e nënshkruajnë të gjitha palet që marrin pjesë në atë kontratë. PAVLEFSHMËRIA E KONTRATAVE

16

Çdo kontratë shpallet e pavlevshme dhe anulohet edhe me vendim te gjykates nëse është e lidhur kundër vullnetit të paleve kontraktuse dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore Kontrata për të qenë e vlefshme nuk mjafton vetem të ketë arritur pëlqimin në lidhje me elementet themelore të kontratës, por duhet që ky pelqim i vullnetit të jetë në harmoni edhe me ligjin dhe përmbajtja e kontratës të jetë e lejuar. Kontrata nuk mund të trajtohet si e vlefshme nëse: shprehja e vullnetit është bërë për një kontratë përmbajtja e se cilës është e ndaluar dhe nëse pelqimi është dhënë për shkak të presionit siç janë: lajthimi, mashtrimi, kërcënimi, mosmarrveshja. Kontratat e shpallura të pavlevshme me vendim të gjykatës nuk prodhojnë kurrfarë efekti për palët kontraktuese. Gjykata mund ta prishë një kontratë në tërsi - ta ndryshoj ose -të kërkoj nga palet- ta plotsojnë. Lajthimi—është mospërputhja e cila egziston në mes të gjendjes reale dhe asaj të prezentuar nga personi i caktuar në ndonje marrëveshje, ky shkak është i natyrës së brendshme për shkak te të cilave njeriu krijon mendim të gabuer për rrethanat reale psh.personi mendon se e ka marr sendin ne hua-përdorje e në të vertet ai i është dhënë me qira, ose e ka blerë bakër duke mendu se po blen argjend. Pala e cila është në lajthim ka të drejtë të kerkoj anulimin e kontratës Mashtrimi–është si shkak për prishjen e kontrtatës, sepse njëra palë kontraktuse me vetdije e mashtron palën tjetër dhe e fut në kontratë. Mashtrimi dallon nga lajthimi sepse mashtrimi krijohet me paramendim nga njera palë. Psh. i hesht-fsheh të metat e sendit që deshiron ta shes. - Pala kontraktuese e cila është e mashtruara ka të drejtë të kërkoj prishjen e kontrates, dhe të drejtën e kompenzimit të dëmit. Kërcenimi – është rrethanë frike të cilën njëra palë ia shkakton palës tjetër kontraktuse. Kërcenimi nuk duhet të egzistoj në momentin e lidhjës se kontratës. Pala e cila ka qenë e kërcënuar ka të drejtë të kërkoj prishjen e kontatës dhe kompenzimin. Mosmarrveshja - ska kontratë të vlefshme dhe të ligjshme nese ajo është lidhur me mosmarrveshje mes palëve si psh, mosmarrëveshjet rreth natyrës se punës dhe kontratës, objektit të kontratës, dhe detyrimeve. Rregull-Çdo palë kontraktuse e cila mendon se është e lajthitur, mashtruar, kërcenuar etj, ka të drejtë të kërkoj prishjen e kontratës dhe të kërkoj mbrojtje ligjor. KUSHTET DHE AFATET NË KONTRATË Ne rastet më të shpeshta kontratat lidhen me qëllim që të prodhojnë efekte juridike sa ma shpejt, mirëpo n ë praktikë ndodh shpesh që disa kontrata varën nga disa rrethana-kushte që duhet të ndodhin për të krijuar efekt juridik e keto janë;  kushti suspenziv- është i tillë që nga paraqitja apo mosparaqitja e rrethanave varet edhe kryerja e punës juridike psh kontrata për ndrrimin e banesës apo shtepis behët me kusht që personi të themeloj punë në qytetin tjetër, shpërngulja.  Kushti rezolutiv është i atillë ku me përmbushjen e tijë pushon kontrata psh jepet sendi hua me kontrat , ose personi sapo ti mbush 18 vjet e fiton zotsinë e plotë për të vepruar .  Kushti kauzal është i atill i cili nuk nvaret nga deshira e paleve por nga ndonje ngjarje natyrore psh kontrata për shitjen e luledjellit dmth nvaresisht nga kushtet natyrore kemi edhe rendimentin e lulediellit.  Kushti potestativ është I atillë i cili varet nga dëshira e palëve kontraktuse psh blerja e sendit në sprovë dmth ma parë ta provoj pastaj të vendos nesë e blen apo jo, kushti në kuptim të përgjithshëm është rrethanë e ardhshme e panjohura. AFATET Nënkuptojmë afatin kohor brenda të cilit duhet të kryhet një veprim-punë, apo kalimin e caktuar të kohës pas të cilit duhet të kryhet një veprim –punë. Afatet caktohen në: ditë, javë, muaj, vite KAPARI, PARADHËNJA, DHE HEQJA DORË NGA KONTRATA KAPARI, është një ndër institucionet juridik ma të vjetra i cili sherben për sigurimin e kontrates, kjo ka qenë e njohur nga e drejta Greke dhe Romake dhe njifet edhe sot –me kapar nënkuptojm një sasi të caktuar të parave (ose ndonje send me vlerë) të cilin debitori ia jep kreditorit gjatë lidhjës së kontratës dhe atë për dy qëllime;  që kjo të sherbej si shenjë se në mes tyre ështe lidhur kontrata dhe  ta siguroj kërkesën e kreditorit ne rast se dhënësi i kaparit nuk i kryen detyrimet. Kapari ka keto veprime juridike:  Nese detyrim kontraktor kryhet me rregull shuma e kaparit llogaritet në vlerën e detyrimit kontraktor  Nesë detyrimi nuk permbushet për ndonjë shkak për të cilin asnjera prej palëve kontraktuese nuk është përgjegjëse, kapari kthehet.  Nesë dhansi i kaparit është përgjegjës për mospërmbushjen e detyrimit të kontratës, atëherë marrësi i kaparit ka të drejtë ta mbaj kaparin e marrë (ose të kërkoj dëmshpërblimin)  Nëse marrësi i kaparit është përgjegjës për mospërmbushjen e detyrimit të kontratës, atëherë dhënësi i kaparit ka të drejt ta kërkoj kthimin e kaparit të dyfisht nga marrësi (ose të kërkoj dëmshpërblim)

17

 

Kapari për të prodhuar efekt juridik duhet të dorzohet sendi apo vlera ecila është caktuar. Kapari gjithmon duhet të jepet në momentin e lidhjes së kontratës.

PARADHËNIA – (Avansi) është një sasi e parave të cilën njëra palë kontraktuese I’a jep palës tjetër në emër të përmbushjës së detyrimit të kontraktuar. Praktikisht do te thotë pagës e një shumë që me par, e cila si akontacion do të llogaritet gjatë pageses përfundimtare. Nëse palet nuk i përmbushin detyrimet vlejë rregullat si të kapari. HEQJA DOR NGA KONTRATA - nënkupton një shumë të parave (ndonjë send me vlerë) të cilin njëra palë ose të dyjat në momentin e lidhjes së kontratës e japin ose i premtojnë palës tjetër në rast se heqin dorë nga kontrata. Heqja dorë nga kontrata duhet të shënohet në momentin e lidhjes së kontratës si paralajmrim Palët kontraktuese duhet ta caktojnë edhe afatin brenda të cilit mundë të heqin dorë nga kontrata pala e autorizuar mundë ta shfrytzoj të drejten e heqjes dorë vetëm brenda afatit të caktuar nga ata.

PERFAQSIMI (Autorizimi) Në praktikë shpesh ndodhë që subjektet e së drejtës të mos kenë mundësi të I kryejnë punet e tyre vet , për shkak se janë jashtë vendit, nuk dinë, janë të paaftë, I’u është hequr zotësia për të vepruar, janë të mitur etj. Në këto raste gjithmon duhet dikush t’i kryej punët për ta. Më përfaqësim kuptojmë kur një person e autorizon personin tjetër që të kryj një ose me shumë punë juridike. AUTORIZUES quhet personi i cili jep autorizim. I AUTORIZUAR quhet përsoni i cili merr autorizime, mund të jenë personat fizik dhe juridik. Personi i autorizuar duhet të veproj brenda autorizimeve që ka marr dhe gjithmon në emer dhe për llogari të autorizuesit. Autorizimi për përfaqsim është i paraparë dhe i rregulluar me ligj. I- Autorizuari punet duhet ti kryj vet, por ai mundet që autorizimet e veta t’i bartë edhe te personi tjetër (i Tretë) dhe atë vetëm nëse ketë e parasheh ligji apo nese ketë të drejt ia jep autorizusi me kontratë. Përfaqsimi është një institucion i përgjithshëm juridik i cili gjen aplikim në të gjitha fushat e qarkullimit juridik. Psh përpilimi i testamentit, ose punimi i një pikture. I autorizuari (përfaqsuesi) mund të jenë vetëm personat qe kanë aftsi të plotë për të vepruar Ligji njef dy lloj të perfaqsuesve; përfaqsuesit ligjor (prinderit, adoptusi, kujdestari) përfaqsuesin me prokur (me autorizim) që mund të jetë avokati dhe çdo përson tjetër madhor. Neni 41 Kontrata e personit të paaftë për të vepruar  Për lidhjen e kontratës së vlefshme nevojitet që kontraktuesi të ketë zotësinë për të vepruar që kërkohet për lidhjen e kësaj kontrate.  Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar mundet pa lejen e përfaqësuesit të vet ligjor të lidhë vetëm ato kontrata, lidhja e të cilave i lejohet nga ligji.  Kontratat e tjera të këtyre personave janë të rrëzueshme, në qoftë se janë lidhur pa lejen e përfaqësuesit ligjor, por mund të fuqizohen me aprovimin e mëvonshëm të të njëjtave. NËNKREU 2 I LMD PËRFAQËSIMI NË PËRGJITHËSI Neni 72 Mundësia e përfaqësimit  Lidhja e kontratës dhe punët e tjera juridike mund të kryhen edhe me përfaqësues.  Autorizimi për përfaqësim bazohet në ligj, në aktin e përgjithshëm të personit juridik, në aktin e organit kompetent ose në deklarimin e vullnetit të të përfaqësuarit (prokura). Neni 73 Efekti i përfaqësimit  Kontrata të cilën e lidhë përfaqësuesi në emër të personit të përfaqësuar dhe në kuadrin e autorizimeve të veta, e obligon drejtpërdrejt të përfaqësuarin dhe palën tjetër kontraktuese.  Nën të njëjtat kushtet edhe veprimet e tjera juridike të përfaqësuesit krijojnë efekt juridik direkt ndaj personit të përfaqësuar  Përfaqësuesi ka për detyrë ta njoftojë palën tjetër se paraqitet në emër të personit të përfaqësuar, por edhe kur nuk e bënë këtë gjë kontrata ka efekt juridik për të përfaqësuarin dhe për palën tjetër, në qoftë se kjo ka ditur, ose nga rrethanat, ka mundur të vijë në përfundim se ai paraqitet si përfaqësues. Neni 74 Bartja e autorizimeve  Përfaqësuesi nuk mund të bëjë bartjen e autorizimeve ta veta në tjetrin, përveç nëse kjo i është lejuar me ligi ose me kontratë.  Përjashtimisht, ai mund ta bëjë këtë, në qoftë se është i penguar nga rrethanat që punën ta kryejë vetë, kurse interesat e të përfaqësuarit kërkojnë ndërmarrjen pa vonesë të veprimit juridik.

18

LIDHJA E KONTRATËS 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Pëlqimi dhe shprehja e vullnetit; Elementet e Kontratës; Oferta për lidhjen e kontratës – Parimi i Ofertës; Momenti dhe vendi i lidhjës së kontratës; Parakontrata; Lidhja e kontratës.

Kush i paraprinë një kontrate për t’u lidhur ?  

Lidhjës së një kontratës zakonisht i paraprijnë negociatat (bisedimet mes paleve që deshirojnë të lidhin marrëveshje-kontratë) Palët bisedojn për: -objektin e kontratës (i cili duhet të jetë i caktuar, i mundshëm, i lejuar) o Elementet esenciale të kontratës, pastaj për të gjitha detajet dhe çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen-kontratën, si dhe për të drejtat dhe detyrimet e paleve kontraktuse.

Kur behët lidhja e kontratës? a. Lidhja e kontratës bëhet vetëm pas pajtimit të vullnetit të paleve kontraktuse dhe pasi që palët janë pajtuar me elementet esnciale të kontratës. Pelqimi dhe shprehja e vullnetit 

 

Në aspektin jurudik shprehja e vullnetit është kusht esencial-themelor për lidhjen e kontatës. o Dhënia e pelqimit për lidhjen e kontratës duhet të bëhet nga të dy palët kontraktuese. o Shprehja e vullnetit mund të behët ne dy menyra:  Shprehimisht (kur behët me gojë ose me shkrim) dhe  Heshturazi (me luajtjen e kokës, me vendosjen e sendit në shport me ç’rast tregon se dëshiron ta blej). Për të prodhuar efekt juridik shprehja e vullnetit duhet t’i plotsoj këto kushte: Duhet të jetë dhënë në menyrë të lirë, duhet të jetë serioz, i mundshëm, i caktuar, dhe i lejuar juridikisht.

Elementet e kontratËs   

Kontrata si burim i detyrimeve, ka dy lloj elementesh: o Elementet esenciale dhe  Elementet jo esenciale. Për lidhjen e kontratës është e nevojshme që palët të arrijn pëlqimin e vullnetit, vetem lidhur me elementet esenciale-themelore të kontratës. Duhet theksuar se elementet esenciale të kontratave dallojn varesisht nga lloji i kontrates psh. o Element esencial të kontrata për shitblerjen është; objekti i kontratës dhe çmimi.  Elementet esenciale janë ato elemente pa të cilat nuk mund të egzistoj kontrata.

Elementet joesenciale, të kontratës janë të gjitha ato elemente pa të cilat mund të egzistoj kontrata dmth. edhe nëse mungojnë kontrata mund të lidhet. Psh. Si elemente joesenciale të kontrates janë; m ënyra e përmbushjës se detyrimit, koha dhe vendi i permbushjës, kapari etj. E rëndësishme është se nëse elementet joesenciale parashihen në kontratë atëherë këto elemente bëhen të detyrueshme për palët kontraktuse dhe duhet të zbatohen. LIGJI PËR MARDHËNIET KONTRATA LIDHJA E KONTRATËS I. PAJTIMI I VULLNETIT

DETYRIMORE NËNKREU

KREU

1 1

Neni 15 Lidhja e kontratës 

Kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës.

19

Neni 16 Mosmarrëveshja 

Kur palët besojnë se janë pajtuar, kurse midis tyre ekziston mosmarrëveshja rreth elementeve thelbësore të kontratës, kontrata nuk do të konsiderohet e lidhur.

Shprehja e vullnetit    

Vullneti për ta lidhur kontratën mund të shprehet me fjalë, me shenja të rëndomta ose me ndonjë sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri për ekzistimin e tij. Shprehja e vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht. Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet aprovimi i personit të tretë, ky pëlqim mund të jepet para lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si aprovim, po qe se me ligj nuk është parashikuar diç tjetër. Leja, përkatësisht aprovimi duhet të jepet në formën e parashikuar për kontrata, për lidhjen e të cilave jepen.

Negociatat    

Negociatat që i paraprijnë lidhjes së kontratës nuk detyrojnë dhe secila palë mund t`i ndërpret kurdo që të dëshirojë. Pala që ka zhvilluar negociata pa pasur qëllim që të lidhë kontratë, mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar gjatë zhvillimit të negociatave. Përgjegjësi për dëmin mban edhe pala që i ka zhvilluar negociata me qëllim që të lidhë kontratë, e pastaj heqë dorë nga ky qëllim, pa ndonjë shkak të bazuar dhe në këtë mënyrë i shkakton dëm palës tjetër. Në qoftë se nuk merren vesh ndryshe, secila palë bartë shpenzimet e veta rreth përgatitjes për lidhjen e kontratës, kurse shpenzimet e përbashkëta i bartin në pjesë të barabarta.

Koha dhe vendi i lidhjes së kontratës  

Kontrata është e lidhur në çastin kur ofertuesi merr deklaratën e të ofertuarit se e pranon ofertën. Konsiderohet se kontrata është e lidhur në vendin ku ofertuesi e ka pasur selinë e tij, përkatësisht vendbanimin në çastin kur e ka bërë ofertën.



Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar dhe përmban të gjitha elementet thelbësore të kontratës, kështu që me pranimin e saj do të mund të lidhej kontrata. Kontrata konsiderohet e lidhur, nëse palët kontraktuese e lënë për më vonë marrëveshjen për elementet sekondare, me kusht që palët janë pajtuar për elementet thelbësore të kontratës. Nëse palët nuk mund të merren vesh për elementet dytësore, ato do të caktohen nga gjykata duke pasur parasysh negociatat paraprake, praktikën e krijuar ndërmjet kontraktuesve dhe doket.

Oferta



Propozimi për lidhjen e kontratës që i bëhet një numri të pacaktuar personash, i cili përmban elementet thelbësore të kontratës, i destinuar për lidhjen e saj, vlen si ofertë, në qoftë se nuk rrjedh ndryshe nga rrethanat e rastit ose nga doket. Oferta për lidhjen e kontratës    

Oferta, është akt i njëanshem i shprehjes së vullnetit të njeres palë i cili i bënë ftesë një numri të caktuar apo të pacaktuar përsonash. -Ofertues quhet personi i cili benë oferten-thirrje palëve tjera për të lidhë ndonjë marrëveshje kurse, i ofertuar, quhet personi të cilit i’u është drejtu oferta-thirrja Qëllimi i ofertës është ftesa që u bëhet të tjerëve për lidhjen e kontratës. Në pozitën e ofertusit apo të ofertuarit mund të jenë si personat fizik ashtu edhe ata juridik.

Ekspozimi i mallit dhe i çmimit paraqet ofertë në të kundertën vetëm ekspozimi i mallit pa ekspozuar edhe çmimin nuk paraqet ofertë por paraqet vetem lajmërim. Kushtet e ofertËs Oferta duhet t’i plotsoj disa kushte siç janë: 

Oferta duhet të bëhet nga personi i cili ka për qëllim që të lidhë kontrat apo i autorizuari i tij

20

 

Oferta duhet t’i ketë të gjitha elementet që kanë rendësi për lidhjen e kontratës. Oferta duhet të bëhet në formë të shkrua ose me gojë – duhet t’i dergohet personave të caktuar.

Oferta si e tillë nuk është kontratë, por për tu bërë kontratë nevoitet që pala tjetër ta pranoj ofertën. Në momentin e pranimit të ofertës konsiderohet së kontrata është lidhur dhe nga ai moment kontrata prodhon efekt juridik Momenti dhe Vendi i lidhjes se kontratës       

Momenti i lidhjës së kontrates ka randësi sepse: Nga moment i lidhjes së kontratës fillon edhe efekti juridik i saj Nga moment i lidhjes së kontratës fillon të ecin edhe afatet Nga moment i lidhjes së kontratës fillojnë edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve Gjithashti përcaktohet edhe ligji i cili do të aplikohet ne atë marrëdhanie kontraktuese. Në të gjitha sistemet juridike është pranuar parimi se kontrata është e lidhur në momentin kur është ndërmarr akti i fundit i cili ndikon në lidhjen e kontratës (me të nënshkruar kontratën). -kur palët janë prezent pranë njëra tjetrës moment i lidhjes së kontratës konsiderohet qasti kur njera palë e pranon ofertën dhe pikerisht ky është moment për lidhjen e kontratës, dhe fillon t ë prodhoj efekt juridik mes paleve kontrakuse.

Teoritë e ndryshme lidhur me lidhjen e kontratave 



Kur palët janë larg njera tjetrës sipas shkencës juridike egzistojnë disa mundesi: o sipas teoris se Deklarimit, konsiderohet se kontrata është e lidhur ne momentin kur i ofertuari e ka berë deklaraten se e pranon oferten (dmth shënon datën dhe nënshkrimin. Kjo teori është karakteristike për sistemin Francës. o Sipas teoris së Dergesës, konsiderohet se kontrata është lidhur nga moment kur i ofertuari e ka dërguar deklaratën me të cilën ka deklaruar se e pranon ofertën dhe është i gatshëm ta lidhë kontratën, këtu merret moment i dorzimit të letrës-deklaratës në post. Kjo teori është karakteristikë për sistemin Anglosankson. o Sipas teoris se Pranimit, konsiderohet se kontrata është lidhur në momentin kur ofertusi e ka pranu letrën-deklaratën lidhur me pranimin që i’a ka dërgu ofertuari këtë teori e pranojnë sistemi juridik Gjerman, shtetet skandinave, dhe shumë shtete tjera të botës. Ketë teori e pranon edhe sistemi juridik i jonë. Teoria e marrjes në dijeni, konsideron se kontrata është e lidhur nga ai moment kur ofertusi e ka marrë në dije vet (kur ai vet e ka lexu letrën-deklaratën) pranimit të cilën i’a ka dërgu i ofertuari) këtë teori e pranojnë Holanda, Italia, Belgjika etj.

Vendi i lidhjës së Kontratës   

Në aspektin juridik përveç momentit të lidhjës së kontratës, rëndësi të madhe ka edhe Vendi ku është lidhur kontrata. Vend i lidhjes së kontratës konsiderohet ai vend ku palët kontraktuse kanë qenë në momentin e lidhjës së kontratës. Në rastet kur nuk mund të përcaktohet vendi i lidhjës se kontratës, selia e ofertuesit konsiderohet si vend i lidhjës se kontratës. Vendi ka randesi të madhe sidomos: o te kontratat që kanë të bëjnë me qarkullimin ndërkombëtar të mallrave, o në bazë të vendit ku është lidh kontrata caktohen edhe normat ligjore që do zbatohen në raste të ndryshme.

PARAKONTRATA  

-Shpesh në praktikë ndodh që në fushën e qarkullimit të mallrave dhe të kryerjes së shërbimeve, kontratat detyrimore nuk lidhen menjëherë (në takimin e parë), por palët kontraktuse bëjnë disa marrëveshje gojore të cilat i paraprijnë lidhjes së kontratave. Duhet theksuar se te të gjitha kontratat nuk vijnë në shprehja parakontratat. Por këto aplikohen vetëm te ato marrveshje-kontrata që janë me rëndësi të madhe ekonomike (kur vlera e objektit të kontratës është e lartë dhe serioze).

21

    

Shembull : shitblerja e palujshmesrisë-banesës e cila do të ndërtohet në kuadër të kompleksit të banesave dhe lokaleve afariste....parakontrata është e nevojshme të lidhet. Parakontrata nuk obligon dhe secila palë mund ta nderpres atë kur të deshiron. Mirëpo pala e cila ka zhvillu bisedime pa pasur për qëllim lidhjen e kontratës do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar. Gjithashtu përgjigjet për damet edhe pala e cila ka zhviluar bisedime me qëllim të lidhjes se kontratës por më vonë heq dorë pa arsye nga lidhja e kontratës, në ketë menyrë do ti shkaktonte dëm palës tjetër. Shpenzimet lidhur me përgatitjen për lidhjen e kontratës palët i ndajnë proporcionalisht, ose nëse janë merr vesh ndryshe.

INTERPRETIMI I KONTRATËS Cfarë është interpretimi I kontratës?      

 

Me rastin e lidhjes së një kontrate nuk mund të jetë i suksesshëm nëse kontrata nuk kuptohet në esencën e saj, andaj është më se e domosdoshme që me qëllim të sçarimit të domethëniës së drejtë të kontratës të bëhet interpretimi. Në rast konflikti, gjykata është e detyruar të vërtetoj dëshirën e vërtetë të palëve, pra ta vërtetojnë qëllimin e vërtetë të palëve kur ata shprehin deshirën e tyre në momentin e lidhjes së kontratës. Kur janë në pyetje klauzulat (rregullat, normat) e përdorur në kontratë ato duhet të interpretohen në atë mënyrë që këto klauzula të kenë kuptim në qarkullimin tregtar. Kontraktuesit mjaft shpesh kanë mospajtim lidhur me ate që e kanë kontraktuar. Mospajtimet zakonisht paraqiten me rastin e interpretimit të kontratës. Nga këto mospajtime lindin edhe konteste te ndryshme dhe shtrohet nevoja për interpretim të kontratës. Interpretimi domosdo duhet të përmbahet në vërtetim se cka kanë dëshiruar palët me atë kontraktim. Është e nevojshme të qartesohen paqartësitë, të eliminohen mospajtimet dhe kundërthëniet, dhe të gjendet domethënia e vërtetë për një shprehje apo rrethane të paqartë. Interpretimi i kontratës konsiderohet si çështje e ndërlikuar, andaj edhe në këtë funskion zbatohen shumë rregulla të ligjit, praktikës gjyqësore dhe shkencës juridike. Kontratat interpretohen në menyrë objektive ashtu siç është dhënë në të. Dispozitat që janë kontestuese duhen të interpretohen ashtu që të vërtetohet qëllimi i përbashkët i palëve kontraktuese dhe sipas ligjit (LMD). Duhet ditur se kontratat janë shprehje e qarkullimit i cili është në lëvizje dhe përshtatje, andaj edhe interpretimi duhet përshtatet kësaj ecurie ose revidimit të ligjeve...

Llojet e interpretimit: •

Kemi interpretimin gjyqësor -dhe jashtëgjyqësor.

Veprimi juridike i kontratës në përgjithësi  

Kontratat gjatë lidhjes kriojnë të drejta dhe obligime të caktuara mes palëve. Kreditori fiton të drejta - Debitori obligime.

Shtrohet pyetja mes cilave persona kontrata prodhon efekte juridike dhe cilat janë obligimet e kontratës? 

Momenti i lidhjes së kontratës prodhon efekte mes palëve, mirëpo palët e treta nuk janë në obligim, vetëm nëse autorizohen ose në rast trashëgimie.

Veprimi i kontratave dypalëshe •

Palët në pajtim me ligjin bazë të të drejtave dhe detyrimeve që kanë duhet të sillen në pajtim të ligjit dhe atë:

Në pajtim me parimet dhe rregullave afariste që njëkosisht duhet përgjegjen për: 1. 2. 3. 4. 5.

Të metat fizike dhe juridike, Për mospërmbuashjen e kontratës, Shkëputjen e kontratës për shkak të mospërmbushjës, Shkëputjen apo ndryshimin e kontratës, Pamundësinë e përbushjës, shkëputjes së kontratës,

22

6. Kontratën me fajde, bartjen e kontratës etj. PËRGJEGJSIA PËR TE METAT JURIDIKE DHE FIZIKE TË SENDIT  

Te kontratat me ngarkesë (me kundërvlerë) çdo palë përgjegjet për të metat matriale të përmbajtjës së detyrimit që ka ndërrmarrë në kontratë. Palet nuk kanë nëvoj në këtë rast të kontraktohen ngase janë pasojë e vet natyrës së kontratës.

Kundërshtimi për shkak të mospërmbushjes  

Reciprociteti - Asnjëra palë nuk është e obliguar të përmbushë obligimin e saj, nëse pala tjetër nuk e përmbush obligimin reciprok, në raste kur pala ka veshtërsi paguese. Kundërshtimi i mospërmbushjës ka karakter shtyrës, në raste kur nuk është caktuar (ndonjë afat i caktuar) mund të shkëputet me skadim.

Shkëputja e kontratës për shkak të mospërmbushjes • •

Mospërmbushja e detyrimeve nga njëra palë kontraktuese te kontrata dypalshe i jep të drejt palës tjetër të kërkoj përmbushjen e detyrimit ose shkëputjen e kontratës. Kontratat që nuk kanë karakter fiks, debitori e mban të drejtën që kontraten ta përmbush edhe pas skadimit të afatit. Ose mund t’i caktoj një afat plotësues debitorit si mundësi shtesë pastaj shkohet me shkëputje të drejtperdrejt.

Neni 566 Shkëputja e kontratës 1. Nëse dhënësi i mbajtjes vdes, detyrimet nga kjo marrëdhënie transferohen tek bashkëshortja e tij apo bashkëshorti i saj dhe tek pasardhësit, fëmijët e adoptuar dhe pasardhësit e fëmijëve të adoptuar, nëse ata japin pëlqimin për një gjë të tillë. 2. Në kuptim të paragrafit paraprak, nëse të njëjtit nuk e japin pëlqimin për vazhdimin e kontratës për mbajtjen e përjetshme, kontrata zgjidhet dhe ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për mbajtjen e mëparshme. 3. Nëse bashkëshorti apo bashkëshortja, pasardhësit, fëmijët e adoptuar apo pasardhësit e fëmijëve të adoptuar nuk kanë mundësi të përmbushin detyrimet kontraktore ata kanë të drejtë të kërkojnë shpërblim nga marrësi i mbajtjes. 4. Gjykata përcakton shpërblimin e tillë në bazë të diskrecionit të saj, duke marrë parasysh gjendjen financiare të palës së mbajtur si dhe gjendjen financiare të atyre që janë të thirrur që ta vazhdojnë kontratën për mbajtjen e përjetshme. Neni 998 Shkëputja e kontratës 1. Ortaku mund të shkëpus kontratën, nëse kjo është e përcaktuar në kontratë. 2. Ortaku mund të shkëpus kontratën e lidhur për një kohë të pakufizuar, pa marrë parasysh paragrafin e mësipërm. Në rastin e tillë njoftimi për shkëputje duhet të bëhet tre muaj përpara. 3. Ortaku për arsye të rëndësishme, mund të kërkojë shkëputjen e kontratës së lidhur për periudhë të caktuar edhe para përfundimit të kësaj periudhe si dhe pa njoftim paraprak, përmes padisë gjyqësore. Shkëputja e kontratave për shkak të ndryshimit të rrethanave A kanë të drejt palët të kërkojn ndryshimin apo shkëputjen e kontratës? • • • •

Kushtet dhe rrethanat në momentin e lidhjes së kontratës ndryshojn me kalimin e kohës. Romakët e vjetër thonin: -palët kontraktuese janë të obliguar që të përmbushin kontratën ashtu siç janë marrë vesh. Nuk mund të ndryshohet, nëse kushte ose rrethant nuk janë ndryshuar dukshëm. Me ligj potencohet që në kohën e lidhjes së kontratës duhet patur parasysh rrethanat të cilat kanë ndodhur dhe nuk mund ta bëj pala shkëputjen e kontratës.

Pamundësia e përmbushjës së kontratës • •

Ndodh më se shpeshti tek kontrata me ngarkesë dypalshe, kur kontrata nuk mund të përmbushet dhe për këto shkaqe të mos jenë fajtor asnjëra palë. Shkëputja e parakoshme –ne raste të veshtirsive të mdha ekonomike, tek falimintimet e ndryshme, etj.

23





Në kontratat e dyanshme asnjëra palë nuk e ka për detyrë ta përmbushë detyrimin e vet në qoftë se pala tjetër nuk e përmbush, ose nuk është e gatshme që njëkohësisht ta përmbushë detyrimin e saj, me përjashtim kur është kontraktuar diçka tjetër ose është caktuar me ligj apo kur rrjedh diçka tjetër nga vetë natyra e punës. Mirëpo, në qoftë se në gjykatë njëra nga palët thekson se nuk e ka për detyrë ta përmbushë detyrimin e vet, gjersa edhe pala tjetër nuk e përmbush të vetin, gjykata do t”i urdhërojë që ta përmbushë detyrimin e saj kur pala tjetër ta përmbushë të vetin.

Të drejtat e njërës palë kur pala tjetër nuk e përmbushë detyrimin saj •

Në kontratat e dyanshme, kur njëra palë nuk e përmbushë detyrimin e saj, pala tjetër mundet, në qoftë se nuk është caktuar diç tjetër, të kërkojë përmbushjen e detyrimit ose, në kushtet të parashikuara në nenet e mëposhtëm, ta zgjidhë kontratën me deklaratë të thjeshtë, në qoftë se zgjidhja e kontratës nuk krijohet sipas vetë ligjit. Në çdo rast ka të drejtë në shpërblimin e dëmit.

Dëmtimi i pamasë (Laesio Enormis) • • • •

Tek kontrata me ngarkesë (me kompenzim) dhe sipas parimit të së drejtës detyrimore vlen parimi i ekuivalencës dhmth. kur pala nuk ka marrë as gjysmën e vlerës nga ajo që ka dhënë ose premtuar, mund ta atakoj me mjete juridike anulimin e saj në këto raste: -Kur ekziston disproporcion i dukshëm në dëm të palës, -Kur nuk e ka ditur vlerën e sendit. Rastet e tilla kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit.

Kontrata me Fajde • •

• • •

A është Vepër penale ‘fajdeja’ Kontrata është nule kur dikush, duke shfrytëzuar gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë materiale të tjetrit, përvojën e pamjaftueshme të tij mendjelehtësinë apo varësinë e tij, kontrakton për veten e tij ose për ndonjë të tretë dobinë që është haptazi në shpërpjesëtim me atë që ai i ka dhënë apo i ka bërë tjetrit, ose është detyruar të japë ose të bëjë. Kuptimi i dispozitave të këtij ligji mbi pasojat e pavlefshmërisë dhe për pavlefshmërinë e pjesshme të kontratave zbatohen përshtatshmërisht të kontratat me fajde. Në qoftë se i dëmtuari kërkon që detyrimi i tij të zvogëlohet në një shumë të drejtë, gjykata do ta pranojë këtë kërkesë, po qe se kjo është e mundur dhe, në këtë rast, kontrata, me ndryshimin përkatës, mbetet në fuqi. I dëmtuari mund të bëjë kërkesë për zvogëlimin e detyrimit në një shumë të drejtë brenda afatit prej pesë (5) vitesh nga lidhja e kontratës.

Bartja e kontratës • •

Lidhja e kontratës bëhet me dëshirën e palëve që të prodhojnë efekte juridike mes tyre, por mund të prodhojë efekte juridike në dobi të personit të tretë. Bartja e kontrates në rrethana të caktuara tek personat e tretë ne pajtim për bartjen e kontratës.

Bartja e plote dhe e vlefshme e kontratës bëhet kur të plotsohen këto kushte: • • • •

-të jetë kontrata dypalëshe -të jetë kontratë që nuk është lidhur me personalitetin e personit -që pala tjetër kontraktuese të jep pëlqimin për bartjen e kontratës -që pëlqimi për bartje të jetë i paraparë me kontratë.

Anulimi i kontratës • • •

Pala kontraktuese, në interesin e së cilës është vërtetuar rrëzueshmëria, mund të kërkojë që kontrata të shpallet e pavlefshme. Mirëpo, bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të kërkojë prej saj që, brenda afatit të caktuar, por jo më të shkurtër se tridhjetë (30) ditë, të deklarohet se a mbetet pranë kontratës apo jo, sepse në të kundërtën do të konsiderojë se kontrata është shpallur e pavlefshme. Në qoftë se pala e thirrur kontraktuese brenda afatit të lënë nuk deklarohet apo nëse deklaron se nuk mbetet pranë kontratës, konsiderohet se kontrata është shpallur e pavlefshme.

Burimet Tjera Te Detyrimeve

24

        

Perveq Kontratave si burime të rendësishme të krijimit të detyrimeve janë edhe: Fitimi i pabazë Pagimi pa pasur borxh Kryerja (GJERIMI) i punëve të huaja pa Autorizim Shpërndarja e njëanshme e dëshirës-vullnetit Shkaktimi i dëmit Përgjegjësia për damin që i shkakton sendi i rrezikshëm apo veprimataria e rrezikshme, rastet e veçanta të përgjegjësisë; Përgjegjësia e ma shumë përsonave për të njetin dëm; Shpërblimi i dëmit matrial dhe jo matrial.

FITIMI I PA BAZË     

-Në aspektin juridik që nga e drejta romake egziston një parim i cili thot se: askush nuk mund të pasurohet në dëm (kurriz-llogari) të tjetrit. dmth askush të mos i bejë dëm tjetrit. Për të egzistuar pasurimi i pabazë duhet të plotsohen këto kushte: Pasurimi i njërit subjekt, Varfërimi i subjektit tjetër, Mungesa e bazës juridike.

PAGIMI PA PASUR BORXH 

Në praktikë rastet ma të shpeshta të pasurimit pa bazë juridike janë- ato që kanë të bëjnë me pagimin pa pasur borxh.

Pagimi pa pasur borxh ndodh në keto raste:    

Kur ndonjë person, e përmbush ndonjë detyrim i cili nuk egziston. Kur ndonjë person, ka paguar ndonje borxh (detyrimin) pa egzistuar sepse ka qenë i hutuar. -Prandaj personit të cilit i’u ka bërë kjo pagesë ka obligim që t’ia kthej vleren e marrur pa bazë juridike personit i cili gabimisht e ka kry detyrimin-pagesen. Sipas ligjeve tona personi i cili ka fituar ndonje pasuri pa bazë ka për detyrë që pasurin ta kthej, në të kundërten ndaj tijë mund të ngritet padia për pasurimin pa bazë.

Psh. Kur dikush e pagun qiranë dy herë brenda mujit. KRYERJA (gjerimi) I PUNËVE TË HUAJA PA AUTORIZIM    

Është rregull i përgjithshem që askush nuk duhet të kryej ndonje punë të huaj pa autorizim, dmth pa e kërkuar personi kompetent. Në prakikë shpesh ndodh që pa autorizim ndonjë subjekt të kryej, ndonje punë apo të ndërmerr ndonje veprim në llogari-dobi të personit tjetër (dmth kryerjen e këtyre punëve personi tjetër nuk e ka kërkuar) Subjekti i cili kryen ndoje punë, apo ndërmarrja e ndonjë veprimi pa autorizim e bënë kur mendon se dikujt mund t’i shkaktohet ndonjë dëm apo ta hup ndonjë fitim për shkak të mungesës së personit kompetent. Kryerja e këtyre punëve apo veprimeve duhet të shkojnë gjithmonë në llogari dhe dobi të personit kompetent.

Per të egzistuar kryerja e puneve të huaja pa autorizim duhet të plotësohen keto kushte:   

Kryerja e punëve apo ndërmarrja e ndonjë veprimi duhet të jetë e lejuar sipas ligjit, Punët që kryhen duhet të jenë të huajat, Punët apo veprimet që ndërmerren duhet të bëhen në interes të huajit e jo të vetin, Puna apo veprimi i ndërmarrë duhet të jetë bërë pa autorizim (pa dijen e personit kompetent)

25

 

Kryesi i punës pa autorizim duhet ta njoftoj sa ma shpejt të zotin e punës (personin në favor të t ë cilit është kry puna) Te sillet si nikoqir i mirë me rastin e kryerjes së punëve të huaja.

- Me rastin e kryerjes së punëve dhe veprimeve pa autorizim kryesi i punëve ka të drejtë të kërkoj ribursimin e shpenzimeve që i ka bërë nga i zoti i punës, -Një person mund të kryej punë apo të ndërmerr ndonje veprim pa autorizim në dobi të personit tjeter në keto raste: Psh.-(zjarri, vershimi, termetet etj) kur duhet ti shpëtohet pasuria e huaj, psh kur fqiut i thyhet dera për shkak se vëren se është duke iu djeg banesa me qëllim të shpëtimit të njerëzve sendeve etj... ose kur vëren se gypat e ujrave janë duke rrjedh për shkak të plasjes. SHPREHJA E NJËANSHME E VULLNETIT  

Është burim i së drejtës detyrimore dhe ka randesi të madhe edhe për të drejtën ekonomike biznesore. Ne praktikë si raste më të shpeshta të shprehjes se njëanshme të vullnetit janë:

a. Premtimet publike të shpërblimit, Raste të tillë të premtimit publik kemi psh. të shpallja publike për çështjen e simboleve shtetërore. Personi i cili më se miri e harton –dizajnon simbolin shtetëror i ipet një shumë e caktuar e parave të cilat janë premtuar publikisht. 

Premtusi i shperblimit publik duhet ta përmbush premtimin e dhenë publikisht në momentin e kryerjes se punës nga personi fitues.

Për të ekzistuar shprehja e njëanshme e vullnetit duhet të plotsohen këto kushte:    

Premtimi duhet të jetë publik; Të jetë premtuar ndonjë shpërblim qoftë në të holla, në sende ,ose udhtim turistik; Premtimi duhet të iu jetë berë numrit të pacaktuar të personave. Puna apo veprimi që kryhet duhet te jetë i caktuar, dhe e lejuar sipas ligjit.

SHKAKTIMI I DËMIT  

Është burim i detyrimeve Për dallim nga kontrata ku palët me vullnetin e tyre hyjnë në marëdhënie juridiko-biznisore me të cilën krijojnë të drejta dhe detyrime mes tyre, të shkaktimi i dëmit, detyrimet krijohen kundër vullnetit të njerës palë.  Nga shkaktimi i dëmit, pala e dëmtuar e fiton të drejtën që të kërkojë kompenzimin e dëmit nga pala tjetër.  Kur shkaktohet dëmi krijohen këto lloj të përgjegjësive si: o civilo-juridike (që ka të bëj me kompenzimin e dëmit); o penalo-juridike dhe administrative-juridike (të cilat kanë të bëjnë me ndëshkimin e personit që ka shkaktu dëmin); o Të shkaktimi i dëmit përveç përgjegjësis-fajësisë është e nevojshme të egzistoj edhe dëmi si prezumim i përgjegjësisë  Dallojmë dy lloje të dëmeve 1. Dëmin Material - i cli nënkupton paksimin ose shkatërrimin e pasurisë së dikujt. 2. Dëmin jomaterial (jopasuror) i cili nënkupton dhe shkaktimin e dhembjeve fizike, vuajtjeve psikike, apo frikën. Faji si bazë e përgjegjësisë  Te gjitha rastet nga të cilat shkaktohen damet nuk mund të trajtohen ne menyrë të njejt, sepse rrethanat nga të cilat shkaktohet dami janë të ndryshme njera ng tjetra. Andaj sipas ligjit çdo çështje si civile ashtu edhe penale është çështje në vete dhe duhet të zhvillohet procedurë e veçantë.  Sipas ligjit një person për t’ia kompenzuar dëmin personit që i ka shkaktu dëm duhet që: 1. Te jetë fajtor për dëmin e shkaktuar,

26

2. Që veprimi që ka kry të jetë kundërligjor, 3. Të egzistoj lidhja (kauzale) në mes të veprimit të dëmshëm dhe dëmit të shkaktuar. Përgjegjsia për tjetrin

1. 2. 3. 4.

 Sipas ligjit çdo person është përgjegjës për sjelljet dhe veprimet e veta, dhe askush nuk përgjigjet për sjelljet dhe veprimet e tjerëve.  Mirëpo ligji parasheh vetëm disa raste se kur personat përgjigjen për dëmet e të tjerëve si; Përgjegjësia për personat e mitur; Përgjegjësia e ndërmarrjeve për puntorët e vet; Përgjegjësia e pronarit të puntorisë për puntorët e vet; Përgjegjësia e personave juridike për organet e tyre;

Përgjegjësia e ma shumë përsonave për të njejtin dëm; Shpërblimi i dëmit matrial dhe jo matrial    1. 2.

Dihet se përsoni përgjigjet për dëmin e shkaktuar personalisht; Përgjegjësia e personave që kanë ndihmuar dëmin, kanë fshehur dëmin; Gjykata përcakton duke u bazuar në dy fakte: Pesha e fajit të çdo dëmtuesi Pesha e pasojave të cilat kanë buruar apo kanë dal nga veprimet e dëmtuesit.

TË DREJTAT E KREDITORIT DHE DETYRIMET E DEBITORIT •

Debitori nuk ka të drejtë (e as që është i obliguar) që ta përmbush detyrimin me ndonjë send tjetër në vend të atij që ka e ka për borxh, apo të pranoj diçka tjetër në vend të asaj se çka është obliguar debitori t’ia kryej detyrimin kreditorit.

E drejta në shpërblimin e dËmit  Në rast se debitori nuk përmbushë detyrimin e tij apo vonohet në përmbushjen e tij, debitori në aspektin civilojuridik është përgjegjës dhe ka obligim ndaj kreditorit ta shperblej dëmin kur dëmtohet nga papërgjegjësia e debitorit.  Kreditori ka të drejtë të kërkoj nga debitori përmbushjen me rregull të detyrimit në rregull, dhe me kohë, kurse debitori me ndërgjegje dhe korrektësi sipas marrëveshjes.  Ne raste kur kreditori nuk realizon krahas të drejtave tjera i takon edhe e drejta në shpërblimin e dëmit, pra debitori përgjegjet edhe për përmbushjen jo të plotë ose të pjesërishme për shkak të vonesës.  Debitori nuk përgjegjet ne rast se sendi i cili ishte objekt i detyrimit është shkatërruar rastësisht Neni 107 Kur përmbushja brenda afatit është element thelbësor i kontratës 1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës, ndërsa debitori nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati, kontrata zgjidhet sipas vetë ligjit. 2. Kreditori mund ta mbajë kontratën në fuqi, në qoftë se pas skadimit të afatit, pa shtyrje e njofton debitorin se kërkon përmbushjen e kontratës. 3. Kur kreditori e ka kërkuar përmbushjen, por kjo nuk është realizuar brenda afatit të arsyeshëm, mund të deklarojë zgjidhjen e kontratës. 4. Këto rregulla vlejnë si në rastin kur palët kontraktuese kanë parashikuar që kontrata të konsiderohet e zgjidhur në qoftë se nuk do të përmbushet brenda afatit të caktuar, ashtu edhe kur përmbushja e kontratës brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës sipas vetë natyrës së punës.  Kontrata pa shpërblim nuk ka efekt juridik edhe kur kontraktuesi tjetër nuk ka ditur se motivi i palejueshëm ka ndikuar esencialisht në vendimin e bashkë kontraktuesit të tij.  Nëse kontrata shpallet e pavlefshme për shkak të lajthimit, pala tjetër me mirëbesim ka të drejtë të kërkojë shpërblim për dëmin e pësuar.

27

Neni 47 Lajthimi për motivin te kontrata pa shpërblim 1. Te kontrata pa shpërblim lajthim thelbësor konsiderohet edhe lajthimi për motivin që ka qenë vendimtar për marrjen përsipër të detyrimit. DËmi kontraktor • •

Dënimi kontraktor paraqet njëren nga mjetet më të shpeshta për sigurimin e kontratës. Si dënim kontraktor konsiderhet shuma e të hollave ose ndonjë vlerë tjetër e paraparë me kontratë ose me marrëveshje të palëve ku dhe me kontratë mund të parashihet pagimi i dënimit në këto raste: 1. Në rast se njëra palë me përgjegjësi nuk përmbush detyrimin, (kreditori ose debitori) 2. Nëse detyrimin e përmbush në mënyrë jo të rregullt, ose me vonesë. • Zakonisht dënimi kontraktues është si pasojë e fajit të debitorit. Neni 136 Bazat e përgjegjësisë 1. Kush i shkakton tjetrit dëm ka për detyrë ta kompensojë, përveç nëse vërtetohet se dëmi është shkaktuar pa fajin e tij. 2. Për dëmin nga sendet ose nga veprimtaritë, nga të cilat rrjedhë rreziku i shtuar i dëmit për rrethin përgjigjet pavarësisht nga faji. 3. Për dëmin, pavarësisht nga faji mbahet përgjegjësia edhe në rastet tjera të parashikuara me ligj. Neni 137 Dëmi •

Dëmi është zvogëlimi i pasurisë së dikujt (dëm i zakonshëm) dhe pengimi i rritjes së saj (fitimi i humbur), si dhe shkaktimi tjetrit i dhembjes fizike, vuajtjes psikike ose frikës (dëmi jo material).

Kushti Penal •

• •

Krahas dënimit kontraktor e drejta njeh kushtin penal- ku nënkuptohet shuma në të holla të cilat është i obliguar ti paguajë (në rastet e parapara me ligj), kur nuk përmbushen ose përmbushen në menyrë jo të rregullt. Kushti penal është lloi i sanksionimit pronësoro-juridik ku parashihet edhe me ligj. Psh. punët bankiere, kurse të dënimi kontraktor përcaktohen me dëshiren e palëve kontraktuese.

Kushti shtyrës •

Kontrata e lidhur nën kushtin shtyrës, ose me afat është e vlefshme në qoftë se objekti i detyrimit i cili në fillim ishte i pamundur është bërë i mundur para realizimit të kushteve apo skadimit të afatit.

Kamatat vonuese • •

Shërbejnë për sigurimin e kryerjes së detyrimeve në të holla, debitori i cili vonohet në përmbushjen e detyrimeve në të holla e paguan kamatën sipas shkallës (përqindjes). Kamatat vonuese paguhen në qoftë se kreditori ka pësuar dëme për shkak të vonesës së debitorit.

Neni 294 Llogaritja e kamatës dhe e shpenzimeve •

Në qoftë se debitori përpos kërkesës kryesore ka borxh edhe kamata dhe shpenzime, llogaritja bëhet në atë mënyrë që së pari paguhen shpenzimet, pastaj kamata dhe në fund kërkesa kryesore.

KAMATA KONTRAKTORE 1. Palët kontraktuese mund të pajtohen që, përveç shumës kryesore (kryegjësë), debitori duhet të paguajë kamatën kontraktore nga periudha e lindjes së detyrimit në të holla deri në kohën e arritjes për pagesë të detyrimit. 2. Në rast se palët janë pajtuar për kontratën kamatore (me interes) por niveli i kamatës dhe koha e arritjes për pagesë së interesit nuk është përcaktuar, niveli i kamatës është gjashtë përqind (6%) në vit dhe kamata rrjedh për pagesë në kohën e njëjtë me arritjen për pagesë të kryegjësë (shumës kryesore). Kundërshtimi i punëve juridike të debitorit, të drejtat e kreditorit në rastet e veqanta

28



Krahas shpërblimit të dëmit, kreditori ka mundësi të ndërrmarr edhe veprimet juridike të tjera të ndërmarra nën kushte të caktuar me qëllim që të mbroj interesat e tij nga marrëdhenia detyrimore që janë rrezikuar nga veprimet e debitorit. a) Kreditori ka për qëllim dhe synon që të kundërshtoj punën juridike të debitorit e cila është ndërmarrë në dëm të tij. b) Dhe kur egziston cënimi i të drejtave të kreditorit, dhe kur debitori nuk bën pagesat ndaj - përsonave të tretë. Për tu kundërshtuar veprimet juridike të debitorit nevoiten këto kushte: 1. Kur debitori ka qenë në gjendje të dijë veprimet që i shkaktojnë dëm kreditorit, kur nga përsonat e tretë ky veprim ka qenë i njohur, 2. Nëse përsoni i tretë është bashkëshort i debitorit apo i afëem i tij Kundërshtimi bëhet me anë të padisë apo kundërshimit për shkak të mos përmbushjës së kontratës psh, kur kreditori e shet sendin, krijon përgjegjësi të debitori. Padia mundet të paraqitet në afat prej një viti tek (punët me ngarkesë) dhe në afat prej tri viteve nga momenti i ndërrmarrjës së veprimeve. Kushtet për ushtrim të sukseshëm të padis janë: 1. Që kreditori të jetë i dëmtuar me kushtet e debitorit, 2. Që debitori ka pasur qëllim ta dëmtoj kreditorin, 3. Dhe kur përsoni i tretë ka ditur për veprimet e debitorit. Ndërrimi i Kreditorit apo Debitorit •

Nga momenti i krijimit deri në momentin e përmbushjes mund të ndodhin modifikim e të caktuara të marrëdhënieve ekzistuese detyrimore, ku mund të ndërrohen kreditori dhe debitori. • Ndërrimi i subjekteve ka qëllim bartjen e kërkesave, marrjen e borxhit nga personat e tretë ose dërgimi i borxhit tek personat e tretë. • Bartja e kërkesës (cesioni) është punë ndihmesë juridike me anë të së cilës kreditori kërkesen e tij e bartë detyrimin në një përson tjetër, i cili hyn në marrëdhenie detyrimore në vend të tij ku dhe quhet si (keditori i ri). • Me anë të kërkeses bëhet bartja të personat e tretë ku duhet të ekzistojnë tre persona: a) personi i cili e bart kërkesën-cedenti (kreditori i vjetër) b) përsoni i cili e pranon kërkesen-cesionari (kreditori i ri) c) dhe debitori. VIII. CEDIMI I KONTRATAVE •

Neni 127 Kushtet e cedimit

1. Secila palë në kontratën dypalëshe mundet po qe se për këtë jep pëlqimin pala tjetër t’ia cedojë kontratën personit të tretë i cili me ketë gjë bëhet titullar i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të tij që dalin nga kjo kontratë. 2. Me cedimin e kontratës, marrëdhënia kontraktuese ndërmjet ceduesit dhe palës tjetër kalon në pritësin dhe në palën tjetër në momentin kur pala tjetër ka pranuar cedimin; në rast se pëlqimi është dhënë më parë, cedimi konsiderohet se ka ndodhur kur pala tjetër është njoftuar për cedimin. 3. Pëlqimi për cedimin e kontratës është i vlefshëm vetëm në rast se është dhënë në formën e parashikuar me ligj për lidhjen e kontratës së ceduar. 4. Kuptimi i dispozitave të të drejtave të palëve në lidhje me kontratën e marrjes përsipër të borxhit vlen edhe ndaj cedimit të kontratave. Neni 128 Përgjegjësia e cedentit 1. Cedenti i përgjigjet cesionarit për vlefshmërinë e kontratës së ceduar. 2. Ai nuk i garanton se pala tjetër do t`i përmbushë detyrimet e saja nga kontrata e ceduar, përveç nëse për këtë është detyruar veçanërisht.

29

3. Ai nuk i garanton po ashtu palës tjetër se cesionari do t`i përmbushë detyrimet nga kontrata, përveç nëse për këtë është detyruar veçanërisht. Ndërrimi i debitorit Bëhet në tri menyra: 1. Marrja e borxhit (debitori i ri) -është punë juridike. 2. Të bashkuarit për larjen e borxhit –solidarizim në pagesën e borxhit ndaj kreditorit, 3. Marrja e përmbushjes së borxhit. Këtu përgjegjet debitori për mospërmbushje sipas marrëveshjes (LMD). Shuarja (Pushimi) i detyrimeve • •

Detyrimi është marrëdhënie dhe lidhje juridike mes palëve kontraktuese –kreditorit dhe debitorit që të realizojn efektin e saj dhe të shuhen –pushojë së ekzistuari. Përmbushja e detyrimit si menyrë e pushimit me përmbushjen e tyre të ndërsjellta (debitori ka përmbushur detyrimet e veta, kurse kreditori ka realizuar të drejtat e tij)

psh. Shitsi ka shitur dhe dorzuar sendin, kurse blersi ka paguar çmimin blerës. • •

Rasti tjera të pushimit dhe shurjes së detyrimeve më së shpeshti trajtohen në shkencën juridike të të drejtës detyrimore janë: Kompenzimi, falja e borxhit, bartja e borxhit, bashkimi i kërkesave, pamundësia e përmbushjës, skadimi i kohës, vdekja dhe parashkrimi i kërkesave.

Parashkrimi ligjor ( kontraktor) • •

Në të drejtën juridike një qëndrim pasiv i kreditorit ndaj mosrealizimit të detyrimit të tij në afatin e caktuar kohor quhet parashkrim i kërkesave. Parashkrimi është mënyrë e shurjes së detyrimeve i cili shkaktohet për shkak se kreditori nuk e ka kërkuar përmbushjen e detyrimeve me kohë nga debitori.

KONTRATAT MBI QARKULLIMIN E MALLRAVE Karakteristikat e kontratave në drejtësi O O

O

Kontrata me karakter detyrimor paraqesin llojin e punëve juridike me të cilat kryhet qarkullimi i mallrave dhe kryerja e shërbimeve në treg Lidhja e kontratve bëhet me personat fizik dhe juridik, në raste kur këto kontrata lidhen me persona juridik me qëllim të realizimit të veprimtarisë ekonomike. Në këto raste kemi të bëjmë me kontrata ekonomike ose siç quhen kontrata mbi qarkullimin e mallrave. Kontrata civilo-juridike shërbejnë për realizimin e interesave private, pra si motiv kryesor është shitja me qëllim të blerjes, kurse tek kontrat në ekonomi qëllimi i tyre është blerja me qëllim të shitjes.

Qëllimi i ligjit LMD tek këto kontrata është 1. Qarkullimi i lirë i mallrave dhe i shërbimeve, 2. Plotësimi i nevojave matriale dhe shoqërore të qytetarëve, 3. Sigurimi i përgjegjsisë së organizatave ekonomike dhe pjesëmarrësve të tjerë në treg në suzat e kryerjes së detyrimeve, pra krijimin e kushteve juridike. Karakteristikat e kontratave në ekonomi 1. 2. 3. 4.

Kontratat në ekonomi i lidhin subjeketet ekonomike me qëllim të realizimit të veprimtarisë së regjistruar, Në këto kontrata hyjnë ato kontrata që kryhet qarkullimi i mallrave në treg, Me këto kontrata subjektet kryejnë veprimtari e tyre në mënyrë të rregullt dhe profesionale, Janë kontrata formale pra me elemente me rëndësi për lidhjen,

30

5. Tek kontratat në ekonomi përgjegjësia e palëve është më e madhe se te kontratat civilo-juridike pra nga rëndësia, vlera e mallrave, sigurisë juridike dhe stabiliteti ekonomik. 6. Marrëdheniet e këtyre kontratave janë të natyrës konsensuale 7. . Afatet e parashkrimit janë shumë me të shkurtër se sa të kontratat civilo-juridike, përshkak se qarkullimi i mallrave kërkon qartësi, siguri dhe kryerjen e detyrimeve. Gjithashtu, afatet janë të shkurta. 8. Afati i kundërshtimit apo kualiteti i mallit ëshë më i shkurtër se kontrata civilo-juridike. Kontrata mbi shitjen O O

Me kontratën e shitjes detyrohet shitësi që sendin të cilin e shet t’ia dorëzojë blerësit dhe t’ia kalojë të drejtën e pronësisë, ndërsa blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin dhe ta pranojë sendin. Shitësi i ndonjë të drejte tjetër detyrohet se blerësit do t’ia kalojë të drejtën e shitur, ndërsa kur ushtrimi i asaj të drejte kërkon posedimin e sendit, t’ia dorëzojë edhe sendin.

Rreziku O O

Deri në dorëzimin e sendit blerësit, rrezikun nga shkatërrimi ose dëmtimi i rastësishëm të sendit e bartë shitësi, ndërsa me dorëzimin e sendit rreziku kalon në blerësin. Rreziku nuk kalon në blerësin, në qoftë se për shkak të të metave të sendit të dorëzuar, ai e ka zgjidhur kontratën ose ka kërkuar zëvendësimin e sendit.

Detyrimet e shitësit O

Të dy palët kontraktuese nga momenti i lidhjes së kontratës kanë të drejta dhe detyrime.

Detyrimet e shitsit janë:

O O O O O

b. Dorëzimi i sendit, c. Përgjegjësia për të metat matriale të sendit (të metat fizike), dhe d. Përgjegjësia për të metat juridike - ta garantoj blerësin për sendin dhe se sendi i tillë nuk krijon efekte juridike. Sendi që është objekt i kontratës duhet të jetë në qarkullim. Është nule kontrata për shitjen e sendit, i cili është jashtë qarkullimit. Kontrata e shitjes nuk ka efekt juridik, në qoftë se në momentin e lidhjes së saj sendi që është objekt i kontratës ka qenë i shkatërruar. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës sendi pjesërisht ka qenë i shkatërruar, blerësi mund ta zgjidhë kontratën ose të mbetet pranë saj me zbritjen proporcionale të çmimit. Megjithatë, kontrata do të mbetet në fuqi dhe blerësi do të ketë vetëm të drejtën e zbritjes së çmimit në qoftë se shkatërrimi i pjesshëm nuk e pengon realizimin e qëllimit të kontratës, ose në qoftë se për sendin e caktuar ekziston një zakon i këtillë në qarkullimin juridik.

Detyrimet e Blertësit  Blerësi krahas të drejtave të tijë ndaj shitësit ka edhe detyrimet e blerësit si: a. Detyrimimi i pagimit të çmimit blerësit dhe b. Detyrimi i pranimit të sendit, Me kontratë parshihet jo vetem lartësia e çmimit por edhe koha dhe mënyra e pagimit.  Po ashtu edhe detyrimi i marrjes (pranimit) të sendit, ruajtjen e sendit janë pjesë e detyrimit të blerësit etj. SHPËRBLIMI I DËMIT NË RAST TË ZGJIDHJES SË KONTRATËS 

Kur shitja është zgjidhur për shkak të cenimit të kontratës nga ana e njërës palë kontraktuese, pala tjetër ka të drejtë në shpërblimin e dëmit të cilin atë e pëson për këtë sipas rregullave të përgjithshme për shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga cenimi i kontratës.

31





Kur shitja është zgjidhur për shkak të shkeljes së kontratës nga ana e njërës palë kontraktuese, ndërsa sendi e ka çmimin rrjedhës, pala tjetër mund të kërkojë diferencën midis çmimit të caktuar në kontratë dhe çmimit rrjedhës në ditën e zgjidhjes së kontratës në tregun e vendit ku është kryer puna. Në qoftë se në tregun e vendit ku është kryer puna nuk ka çmim rrjedhës, për llogaritjen e shpërblimit të dëmit merret në konsiderim çmimi rrjedhës i tregut i cili do të mund ta zëvendësonte në rastin konkret, të cilit i duhet shtuar diferenca e shpenzimeve të transportit.

Shitblerja e specifikuar O O

Ka për qellim që me kontratën e shitjes në momentin e lidhjes së kontratës të caktohet lloji dhe sasia e mallit dhe mund të caktohet dhe çmimi themelor. Ka të bëj me cilësinë fizike të sendit që caktohet si:

forma, ngjyra, estetika dhe madhësia etj... SHITJA ME TË DREJTËN E PARABLERJES O

Me dispozitën kontraktuese mbi të drejtën e parablerjes obligohet blerësi që ta njoftoj shitësin mbi shitjen e sendit që ka ndërmend t’ia bëjë personit të caktuar, si dhe mbi kushtet e kësaj shitjeje dhe t’ia ofroj që ky ta blej sendin me të njëjtin çmim

Krediti Bankar dhe Punët Bankare  Kriteret për klasifikimin e punëve bankare:  a)sipas bilancit ANALITIK,  b)sipas parimit FUNKSIONAL, 

c)sipas AFATIT.

 A)Ndarja e punëve bankare sipas bilancit analitik – është bërë varësisht nga pozita e një pune bankare në bilancin e bankës, përkatësisht varësisht nga ajo se në një punë të caktuar a paraqitet banka si debitore apo vetëm si ndërmjetësuese.  Sipas parimit të bilancit Analitik, Punët bankare ndahen në: 1) punë bankare pasive, 2) punë bankare aktive,  3) punë bankare neutrale(ndërmjetësuese). B)Ndarja e punëve bankare sipas parimit funksional – është e kohës më të re dhe i përgjigjet më së miri afarizmit bankar të sotëm i cili është gjithnjë e më i ndërlikuar. Sipas parimit funksional punët bankare mund të ndahen në: a. b. c. d.

a)punët e koncentrimit dhe të mobilizimit të mjeteve monetare, b)punët e kreditimit, c)punët ndërmjetësuese – komisionare, d)punët vetijake dhe e)punët administrative - kontrolluese dhe administrative – planifikuese.

C)Ndarja e punëve bankare sipas afatit – kjo ndarje rezulton nga ndarja e mjeteve për riprodhimin në mjete fikse dhe mjete qarkulluese, përkatësisht në mjete themelore dhe mjete qarkulluese. Sipas afatit punët bankare mund të ndahen në: a)punët bankare me afat të shkurtër dhe b)punët bankare me afat të gjatë. PUNËT BANKARE PASIVE

32

 Në punët bakare pasive me afat të shkurtër hyjnë: a. b. c. d.

1)emisioni i kartëmonedhave, 2)mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtër – depozitave me të parë (A VISTA), 3)marrja hua te bankat tjera, 4)lëshimi i bonave të arkës

1)EMISIONI I KARTMONEDHAVE  – si punë pasive bankare paraqitet ne shekullin e kaluar me evolimin e standardit të arit, kur banka emisionare dhe bankat e tjera të privilegjuara lëshojnë vërtetime (NOTA) për sainë e caktuar të arit që është deponuar në bankë. Pronari i një note të tillë bankare kishte të drejtë që të kërkonte nga banka sasinë e caktuar të arit që ishte shënuar në bankonotë. 2) MOBILIZIMI DHE MBAJTJA E MJETEVE AFATSHKURTËRA –

O

O

O

O

depozitave me të parë- karakteristika kryesore e depozitave me të parë është se banka ato i paguan në cdo kohë dhe se ato paraqesin masën monetare, e cila mund të shndërrohet në para të gatshme ose depozita që shërbejnë për pagesat e pronarit të depozitave. Depozitat në të parë mund t‘i ndajmë në disa grupe: a) depozitat në llogaritë rrjedhëse dhe xhirollogaritë e ndërmarrjeve, b)depozitat e popullësisë (depozitat e kursimit), c)depozitat tjera në llogari të ndryshme të bankës. A)Depozitat në llogaritë rrjedhëse dhe xhirollogaritë e ndërmarrjeve – paraqesin mjetet monetare të ndërmarrjeve të cilat në dobi të këtyre mjeteve I kryejnë të gjitha pagesat në lidhje me prodhimin e qarkullimin, kurse në dobi të tyre arkëtimin e realizuar. Në këtë mënyrë banka duke bërë bartjen e parave prej një llogarie në tjetrën shpejton qarkullimin e mjeteve monetare, i zvoglon shpenzimet rreth pagesave dhe krijon mundësinë që me një masë më të vogël të mjeteve monetare të kryhet një numër më i madh i pagesave. B)Depozitat e popullësisë (depozitat e kursimit) – paraqesin një formë klasike të mobilizimit të kursimeve të shtresave më të gjera të popullësisë dhe është e lidhur ngushtë me përpjekjet që me shpenzimin racional të fitimit të mjetet për përmbushjen e nevojave që nuk mund të plotësohen menjëher për arsye të mungesës së mjetve monetare. C)Depozitat tjera në llogari të ndryshme të bankës – paraqesin depozitat të cilat nuk kanë të caktuar afatin e pagimit, pastaj mjetet e fondeve të ndryshme që mund të shfrytëzohen në cdo moment, depozitat për punët me botën e jashtme etj.

3)MARRJA HUA TE BANKAT TJERA –





në kuadër të punëve bankare pasive vend të veqant bën pjesë edhe marrja hua te bankat e tjera. Me këtë baka i siguron mjetet e nevojshme monetare për lejimin e kredive. Këtu hyjnë: a)rieskonti, b)rilombardi, c)kreditë postare dhe d)kreditë ndërkombëtare o RIESKONTI – është punë bankare passive me të cilën banka eskonton kambialet nga portofoli i vet te një bankë tjetër – B.Q. me c’rast banka shëndrron një punë bankare active – kredinë eskonte, në punë pasive dhe ia shet bankës tjetër kambialet të cilat më parë i ka blerë me lejimin e kredisë eskonte. o RILOMBARDI – është mënyra e dytë e marrjes hua të bankës te B.Q. apo ndonjë bankë tjetër. Rilombardi eshte i ngjashëm me rieskontimin por këtu nuk kemi të bëjmë me transformimin e të drejtave të kambialit por të letrave me vlerë. Nëse banka ka nevoj për mjete monetare atëher letrat me vlerë që janë lënë peng te ajo i le peng përsëri dhe kështu i siguron mjetet e nevojshme për ruajtjen e likuiditetit të saj. o KREDITË POSTARE – apo kreditë revolving janë kredi të cilat ia lejojnë bankat njëra tjetrës për kryerjen më ekspeditive e më të shpejtë të punëve. Kur dy banka gjenden në vende të ndryshme dhe kanë mardhënje afariste në mes veti (këto quhen banka KORESPONDENTE) shpesh paraqitet nevoja që ato të kreditojnë njëra tjetrën. Në të vërtete shpesh ndodh që mbulesa të vonohet dhe që në raste të tilla të mos shtyhet kryerja e pagesave, bankat merren vesh që të kreditojnë njëra tjetrën derisa të arrihet mbulesa.

33



Kreditë e tilla quhen kredi postare ngase llogaritet se mbulesa për to do të arrij me postën tjetër, dhe një kreditim i tillë zgjat derisa posta ta bartë mbulesën. D)KREDITË NDËRKOMBËTARE – paraqesin një lloj të veqant të kredive të cilat bankat i’a lejojnë njëra tjetrës më së shpeshti nëpërmjet llogarive rrjedhëse. Një mardhënje e tillë kreditore më së shpeshti paraqitet në mes të bankave të cilat bashkpunojnë në mes veti me c’rast njëra bankë i lejon tjetrës kredi për të siguruar rentabilitetin e deponimeve ose përkryerjen më likuide të punëve të bankës tjetër.

4)LËSHIMI I BANAVE TË ARKËS –



bonat e arkës paraqesin një formë specifike të mobilizimit afatshkurtër të mjeteve të lira monetare. Ato janë letra me vlerë të cilat i lëshon banka në shuma të plota të parave, me c’rast banka obligohet që në afatin e kontraktuar do t’ia paguaj regjistruesit të bonit shumën e shënuar në të, bashkë me kamatën e kontraktuar. Lëshohen zakonisht në afat prej 3 deri 12 muaj. Bonat e arkës duhet të përmbajnë këto elemente: o shenjën se është bon i arkës, o emërtimin dhe selinë e lëshuesit të arkës, o emërtimin e personit që ka regjistruar bonin e arkës, - shumën e bonit të arkës, o afatin e skadimit të bonit të arkës dhe o nënshkrimet e personave të autorizuar të bankës, të cilët i kanë lëshuar bonat e arkës.

PUNËT BANKARE PASIVE ME AFAT TË GJATË Akumulinim e mjeteve afagjatë banka e bënë me anë të këtyre punëve pasive: a. b. c. d. e.

1.emisionit të aksioneve dhe letrave të tjera me vlerë, 2.depozitave të afatizuara, 3.depozitave afatgjatë të shtetit të enteve e të institucioneve publike, 4.lëshimin e obligacioneve dhe 5.marrjen e kredive me afat të gjatë në botën e jashtme.

1.EMISIONI I AKSIONEVE DHE I LETRAVE TË TJERA ME VLERË – paraqet njërën nga mënyrat më të vjetra të akumulimit të mjeteve afatgjatë. Me emisionin e aksioneve banka I rrit mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon kapitale të reja që deri atëher kanë qenë në duart e regjistruesve të aksioneve. 2.DEPOZITAT AFATSHKURTRA – paraqesin mjetet e deponuara në bankë, për të cilat pronarët e tyre kanë lidhur kontratë me bankën dhe janë obliguar që ato mjete nuk do ti shfrytëzojnë në afatin e kontraktuar. Për këto depozita banka paguan kamatë më të lartë sesa që paguan për depozitat me të parë. 3.DEPOZITAT AFATGJATË TË SHTETIT, TË ENTEVE E TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE – paraqesin një burim të rëndësishëm të mjeteve afatgjatë bankare. Vendet e zhvilluara ndajnë mjete të mëdha financiare për ndërtimin e objekteve të caktuara që janë me interes për zhvilimin e vendit. 4.LËSHIMI I OBLIGACIONEVE – obligacioni është instrument shumë i përshtatshëm për mobilizimin e mjeteve monetar me afat të gjatë. Është kjo letër me vlerë që sjell kamatë fikse dhe me të cilën lëshuesi obligohet, që personit të shënuar në obligacion apo sipas urdhërit të tij, përkatësisht pranuesit të obligacionit, t’i paguaj shumën e shënuar në obligacion, bashkë me kamatën përkatëse. SI LËSHUES I OBLIGACIONEVE NË KUSHTET E SOTME MUND TË PARAQITEN: shteti, bankat, kursimoret, dhe ndërmarrjet industriale të cilat për grumbullimin e mjeteve të nevojshme financiare shpallin huanë dhe cdo regjistruesi për pjesën e huasë që ka regjistruar i’a lëshojnë obligacionin në shumën e huasë së regjistruar. KARAKTERISTIKAT E OBLIGACIONIT: o

a)paraqesin dokumentin i cili jep të drejtë pronarit që t’i kthehet huaja e regjistruar bashkë me kamatën mirëpo këtu nuk kemi edhe të drejtën e pjesmarrjes në fitimin dhe në qeverisje, si te aksioni,

34

o o o

b)obligacioni lëshohet në formë të caktuar gjë që bënë atë të përshtatshëm për qarkullim dhe arkëtimin e kamatave, c)mund të bëhet shitblerja e obligacioneve në tregun e kapitalit. Varësisht nga kërkesa dhe oferta përcaktohet edhe qmimi i tyre në treg, d)paraqesin instrumentet më të rëndësishme në politikën e tregut të haptë me anë të të cilit Banka Qendrore bën rregullimin e masës monetare.

5.MARRJA E KREDIVE ME AFAT TË GJATË NË BOTËN E JASHTME – Në kushtet bashkohore kreditë afatgjatë për financimin e industrisë japin bankat për zhvillim të cilat kanë si veprimtari kryesore kreditimin e industrisë. PUNËT BANKARE AKTIVE Paraqesin grupin e dytë të punëve bankare, ku banka i lejon mjetet monetare të grumbulluara në formë të kredive komitentëve të vet. Punët bankare kreditore regjistrohen në anën e aktivës prandaj quhen punë bankare aktive. Varsisht nga afati punët bankare aktive mund t’i ndajmë në: a)Punët bankare aktive me afat të shkurtër dhe b)Punët aktive me afat të gjatë. A)PUNËT BANKARE AKTIVE ME AFAT TË SHKURTËR - – këtu hyjnë llojet e ndrshme të kredive të cilat banka u lejon komitentëve të vet me afat të shkurtër. Kreditë zakonisht lejohen prej mjeteve që janë grumbulluar në bankë në formë të depozitave me të parë, prej kredive që janë marrë në vend ose në botën e jashtme si dhe nga B.Q. Dallojmë këto lloje të kredive afatshkurtër: a. b. c. d. e. f. g.

1.kreditë në llogarinë rrjedhëse, 2.eskonte, 3.lombarde, 4.ramburse, 5.akceptuese, 6.vinkulare dhe 7.avaluese.

1.Kreditë në llogarinë rrjedhëse – paraqet njërën nga format më të shpeshta të kreditimit banker me afat të shkurtër. Paraqet mënyrën më të mirë të përllogaritjes në mes të bankës dhe komitentit të saj. Në të vërtet paraqet njërën nga llogarit nga plani kontabël sipas sistemit të kontabilitetit të dyfisht dhe përmes saj regjistrohen të gjitha ndryshimet që shkaktohen nga transaksionet e shumta në mes të bankës dhe pronarit të llogarisë rrjedhëse. Përparësit e llogarisë rrjedhëse nga aspekti i komitentit të bankës: a. a)zvoglon punët e tepërta të arkës, me cka bëhen kursimet në kohë, personel, material e hapsirë. Me anë të llog. rrjedhëse banka i kryen të gjitha obligimet e komitentit pa kurfar vonese, b. b)për mjetet që gjenden në llog. rrjedhëse komitentit I paguhet kamat e cila është më e ulët se kamata që do të realizonte duke investuar, c. c)llog. rrjedhëse i mundëson ndërmarrjes që të inkuadruohet në qarkullimin e pagesave të gatshme dhe d. d)shfrytëzimi i kredisë përmes llog.rrjedhëse i jep mundësi shfrytëzuesit që t’i shfrytëzoj mjetet në mënyrë elastike varësisht nga nevoja e tij. 2.Kredia Eskontuese – paraqet njërën nga format më të vjetra të përhapura të kredive afatshkurtër. Eskonti është punë bankare që ka të bëjë me blerjen e faturave para afatit të skadimit të tyre duke zbritur kamatën dhe provizionin. Popullariteti i ESKONTIT qëndron në këto pesë karakteristika të tij: 1.Siguria, 2.shpejtësia e arkëtimit, 3.pëdorimi i shumëfishtë i kambialit, 4.likuiditeti, 5.përfaqsues i prodhimit e i qarkullimit. 3.Kredia Lombarde

35

 – është kredi afatshkurtër bankare të cilën banka e lejon në bazë të lënijes peng të vlerave reale, siq janë: ari,dhe vlerat e tjera, letrat me vlerë dhe pasuria tjetër e tundshme. E kanë marrë këtë emër kështu nga krahina italiane lombardia në të cilen janë lejuar kreditë e para në bazë të lënjes peng të stolive të arit, nga ana e enteve kreditore.  Karakteristikat kryesore të kredive lombarde janë: o o o

a)te kredia lombarde rëndësi primare ka boniteti i pengut ndërsa aftësia kreditore e debitorit është e dorës së dytë, b)kredia asnjëher nuk lejohet në vlerën e plotë të pengut por vetëm në një përqindje të saj (60-75%), c)banka ka të drejt që të kërkojë plotësimin e mbulesës nëse për shkak të rënjes së vlerës së pengut paraqitet rreziku që kredia të mbetet e pambuluar.

Anët e mira të kredisë LOMBARDE për debitorin janë se ai do t’i kryej me kohë obligimet e veta, pa pasur nevojë që t’i shesë letrat me vlerë apo mallin në kohën kur ecuritë në treg janë të pavolitshme. 4. Kredia Ramburse – është punë bankare që shfrytëzohet kryesishtë në tregtinë detare si gjatë importit ashtu edha gjatë eksportit. Kredia ramburse është në të vërtëtë kredi akceptuese të cilën banka ia hap importuesit për pagimin e importit të mallit me mbulesën e dokumenteve të mallit që janë bartur në të. Te RAMBUSI indirekt që është shumë i shpeshtë në pagesat ndërkombëtare paraqiten këta persona : blerësi – importuesi, banka në vendin e importuesit, banka ramburse, banka në vendin e eksportuesit dhe shitësi – eksportuesi. Përparsitë e kredisë Ramburse: a)e siguron shitësin me kambialin i cili është instrument i sigurtë dhe arkëtohet lehtë, b)e siguron blersin se malli është ngarkuar në anije dhe se dokumentet gjenden në duart e bankës së tij dhe c)e siguron bakën për obligimin e saj ndaj kambialit me anë të pengut të mallit i cili është në emër të saj. Dallojmë këto lloje të RAMBUSIT: a. 1.rambusin e revokueshëm të pavërtetuar, kur banka ramburse nuk obligohet ma shkrim që të bëjë akceptimin, b. 2.rambursin e parevokueshëm të pavërtetuar kur banka obligohet të bëjë akceptimin e kambialit, por banka ndërmjetësuese nuk obligohet se do të ekspontoj kambialin dhe c. 3.rambusin e parevokueshëm të vërtetuar te i cili banka ramburse obligohet se do të akceptojë kambialin ndërsa banka e eksportuesit do ta eskontojë atë. 5.Krdia Akceptuese – është kredi specifike me afat të shkurtër, me të cilën banka nuk i lejon komitetit të vet mjetet monetare por i’a akcepton kambialin me qëllim që t’ia rrisë bonitetitn e kualitetin e kambialit që do t’i shërbej komitentit në transaksionet e tij. Hapjes së kredive akceptuese u paraprinë kontrata në mes të klientit dhe bankës ku përcaktohet:  larëtsia e shumes deri në cilën klientët mund të dorzojnë kontratat në bankë për akcept,  mbulesën në rast se klienti nuk deponon në bankë me kohë shumën e kambialit të akceptuar,  provizioni dhe shpenzimet e tjera. Provizioni për kreditë akceptuese është zakonisht 1 deri 2% në vjet, - afati i kredisë akceptuese i cili zakonisht është më i gjatë se afati i kambialit. Për këtë arsye kontrata duhet të ketë nenin në të cilin përcaktohet koha deri kur do ta shfrytëzojë debitori kredinë akceptuese. 6.Kredia Vinkulare – ka të bëjë me dhënien e avansit blerësit për mallin i cili udhëton në adresën e blersit, me c’rast banka gëzon të drejtën e pronësisë fiduciare mbi mallin dhe atë ia bart blersit, pasi ky ta paguaj shumën e avansit. Kjo punë ka ngjajshmëri me rambursin aq më parë pasi bazohet në dokumentet transportuese mirëpo dallimi qëndron në atë se rambusi përdoret për financimin e tregtisë tejdetare dhe bazohet në konsament ndërsa kredia vinkulare lidhet me fletngarkesën dhe shërben për financimin e qarkullimit tokësor. 7.Kredia Avaluese – paraqet kredinë specifike të bankës të cilën e lejon në formë të avalit (garancion I huasë), i cili paraqet garancinë në kambial dhe me këtë kreditori sigurohet se banka do të paguaj shumën e kambialit, po që se

36

debitori nuk e bënë këtë me kohë. Avali (garancion i huase) mund të jepet për Trasantin, trasatin ose ndonjërin nga indosantët. PUNËT BANKARE AKTIVE ME AFAT TË GJATË Esenca e kredive bankare afatgjatë qëndron në ndërmjetësimin e bankës në mes të subjekteve ekonomike që nuk i kane të ardhurat e veta në tërsi por shpenzimin e tyre e shtyjnë për më vonë dhe subjekteve ekonomike të cilave u mungojnë mjetet monetare për financimin e invesimeve. Karakteristikat kryesore të kredive bankare me afat të gjatë pos afatit më të gjatë të kthimit janë: a) a)norma me e lartë e kamatës, b) b)mbulesa tjetër reale që kërkohet për kredinë e dhënë që shpesh ka të bëjë me pengun e bankës në objektet e ndërtuara, tokën apo pasuritnë tjetër të kërkuesit të kredisë, c) c)rreziku më i madh që rezulton nga afati më i gjatë i kthimit do të thotë se brenda kësaj kohe mund të shfaqen oscilime të vlerës së pengut të dhënë apo objekti mund të vjetërsohet, d) d)teknika e vecantë e lejimit të kredisë afatgjatë që kërkon ekzistimin e kuadrove cilësore në bankë, që do të jenë në gjendje t’i kryejnë në mënyrë kualitative të gjitha punët lidhur me lejimin e kredive afatgjate. Në punët bankare në afat të gjatë hyjnë: a) 1)kreditë investive, b) 2)kreditë hipotekare, c) 3)kreditë e konsorciumit. 1)Kredia INVESTIVE – është kredi me afat të gjatë të cilën banka u’a lejon ndërmarrjeve industriale apo personave të tjerë fizk apo juridik për financimin e zhvillimit të industrisë. Këto kredi zakonisht i lejojnë bankat e mëdha të cilat disponojnë kapitale të mëdha cështja më delikate e kredive investive është mbrojtja e bankës nga rreziku kreditor. Kredia mund të kthehet në këto mënyra: a)me anuitete të njëjta, b)me anuitete të ndryshme, c)me anuitete pas një periudhe të caktuar, d)pas një afati të caktuar. 2)Kredia HIPOTEKARE – zë vend të rëndësishëm në kuadër të kredive bankare me afat të gjatë. Këto kredi i hasim qysh te të ashtuquajturat “banka të shenjta” në Babiloni, Greqi, Egjipt, Romë më vonë në mesjetë e deri në ditët e sotme. Karakteristika kryesore e kredive hipotekare që nga fillet e saj, është lejimi i kredisë në bazë të pengut të pasurisë së patundëshme të kërkuesit të kredisë. 3)Kredia KONSORCIUMIT – është kredi me afat të gjatë që praktikohet kur nevoiten mjetet të mëdha financiare për finacimin e objekteve të rëndësishme. Konsorciumet bankar të bankave të mëdha në tregun e kapitalit kryejnë punë specifike kreditore gjatë emisionit të efekteve. KREDITË KONSUMUESE – në qarkullimin bashkohor të mallrave kredia konsumuese kudo në botë zë një vend të rëndësishëm. Rëndësia e saj ekonomike qëndron në faktin se me të intensifikohet konsumi i mallit mbi fuqinë blerëse të konsumatorëve e cila rezulton në sainë e parave të cilën ata disponojnë në momentin e blerjes. Kështu kreditë konsumuese mundësojnë realizimin më të shpejtë të mallit të prodhuar dhe e intensifikojnë aktivitetin ekonomik. PUNËT BANKARE NEUTRALE PUNËT BANKARE NEUTRALE – apo shërbyese paraqesin grupin shumë të rëndësishëm të punëve bankare ku banka paraqitet në rolin e ndërmjetsuesit apo komisionarit. Punët ndërmjetsuese paraqesin punët më të vjetra bankare të cilat i kanë kryer qysh bankat antike.

37

Po ashtu punët neutrale mund t’i ndajmë sipas afatit në 2 grupe: a)punët bankare neutrale me afat të shkurtër, b)punët bankare neutrale me afat të gjatë. PUNËT BAKARE NEUTRALE ME AFAT TË SHKURTËR Në punët bankare neutrale me afat të shkurtër hyjnë: o o o o o o o

1)punët e qarkullimit të pagesave, 2)dhënja e garancive, 3)lëshimi i letrave kreditore, 4)blerja dhe shitja e letrave me vlerë, 5)hapja e akreditivit, 6)punët e arkëtimit, 7)punët e tjera ndërmjetësuese.

1)Punët e qarkullimit të pagesave – obligimet në lidhje me punët e qarkullimit të pagesave lindin në momentin e likuidimit të pagimit, d.m.th. në momentin e bartjes së mjeteve monetare në mes të personave fizk, fizik e juridik dhe juridik. Qarkullimi kualitativ dhe i shpejtë i pagesave përmes bankës varet nga këta komponentë: o o o o

nga nr. I bankave dhe kursimoreve që marrin pjesë në qarkullimin e pagesave, 2)nga nr. i llog. të hapura në banka e kursimore, 3)nga organizimi i vendeve përllogaritëse në qarkullimin e pagesave në mes të bankave kursimore, 4)nga përshtatshmëria e instrumenteve të qarkullimit të pagesave dhe 5)nga rregullimi unik në qarkullimin e pagesave në mes të komitentëve dhe bankave dhe në mes të bankave bartëse të qarkullimit të pagesave.

2)Dhënja e garancive – garancitë bankare shfrytëzohen për sigurimin e kryerjes së obligimeve të caktuara nga mardhënjet afariste në mes të komitentëve në vend apo në mes të komitentëve të bankës në vend dhe partnerit të tij afarist në botën e jashtme. 3)Lëshimi I letrave kreditore – hynë po ashtu në punët neutrale bankare. Ekziston letra kreditore e vendit dhe letra kreditore e jashtme. Letra kreditore paraqet një urdhëresë me shkrim të një banke që i dërgohet korrespondentit të saj të jashtëm në mënyrë që në afat të caktuar me dorzimin e letrës t’I paguaj pronarit të letrës shumën e caktuar në debi të llog. së saj. 4)Blerja dhe shitja e letrave me vlerë – është punë tipike neutrale bankare në të cilën banka paraqitet si ndërmjetësues dhe për komitentin e vet e bën blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë, devizave dhe të valutave në bursë, për arsye se hyrej në bursë kanë vetëm bankat dhe ndërmjetsuesit tregtar apo brokerët. 5)Hapja e Akreditivit – afarizmi me akreditiv hyn në radhët e punëve më të ndërlikuara dhe më me përgjegjësi të bankës. Akreditivat hyjnë në radhën e instrumeneve të qarkullimit të pagesave, pa marrë parasyshë se a është fjala për pagesat në vend apo me botën e jashtme. Ajo që I dallon akreditivat nga llojet e tjera të urdhërpagesave është raporti ndaj shfrytëzuesit. PUNËT BANKARE NEUTRALE ME AFAT TË GJATË PUNËT BANKARE NEUTRALE ME AFAT TË GJATË hyjnë:

o o

o shërbimet e huave shtetërore, 2)emisioni dhe plasmani i letrave me vlerë, o qeverisja e pasurisë së komitentëve dhe 4)ndërmjetësimi gjatë dhënjes me qira të mjeteve kryesore.

38

1)Shërbimet e huave shtetërore – hyjnë në radhën e punëve neutrale të bankës në afat të gjatë ku përfshihen të gjitha punët rreth emisionit, pagesës së kuponave dhe amortizimit të obligacioneve. Për t’i kryer këto punë banka duhet të ketë shërbim të posaqëm për huatë shtetëore. 2)Emisioni dhe plasmani i letrave me vlerë – është punë neutrale e bankës, që ka të bëjë me emisionin dhe plasmanin e letrave me vlerë në llog.të komitentëve të vet. 3)Qeverisja e pasurisë së komitentëve – është punë bankare neutrale me afat të gjatë që është zhvilluar mjaft vonë dhe njihet me emrin zherans. Këtu kemi të bëjmë me at se komitentët e caktuar i autorizojnë bankat që të qeverisin depozitat e tyre, t’i këshillojnë në punët e ndryshme me bankat e tjera të kujdesen për pasurinë e tyre etj etj. 4) Ndërmjetësimi gjatë dhënjes me qira të mjeteve kryesore – për shkak të zhvillimit tejet dinamik të teknikës e të teknologjisë në botë organizatat ekonomike janë të detyruara që vazhdimisht t’i ndërrojnë dhe ripërtrijnë pajisjet. LEASINGU – paraqet një operacion të atillë financiar në bazë të të cilit paisjet investive, makinat, paisjet elektronike, mjetet e transportit etj., shfrytëzohen me pagimin e qirasë së kontraktuar për një kohë të caktuar sipas kontratës, e pastaj kthehen ose mbahen.

39