Fjalorth Terminologjik i Konkurrences, Translation of Glossary of terms used in EU competition policy: antitrust and control of concentrations    
 9289439513, 9789289439510 [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës

Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës

Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës

Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës

Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës

Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës



Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës Botuar nga:

Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës

Përkthimi:

Ilir Baçi

Grafika:

Erald Lamja Design & Printing Support

Shtypur nga:



Botime Aferdita

Mbështetur nga:

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) në kuadër të Projektit të GTZ-së “Mbeshtje për zbatimin e Legjislacionit Shqiptar të Harmonizuar me atë Europian”.



© Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës

Botimi ne origjinal:

Glossary of terms used in EU competition policy Antitrust and control of concentrations

Botuar nga :

Directorate-General for Competition



2002ISBN 92-894-3951-3



© European Communities, Brussels, July 2002



Reproduction is authorised provided the source is acknowledged.

A Abuzim me pozicionin dominues

Abuse of a dominant position

Praktika biznesi antikonkurruese (ku përfshihet shfrytëzimi jo i mirë i klientëve apo nxjerrja jashtë loje e konkurrentëve), që mund t’i përdorë një firmë me pozicion dominues për të ruajtur apo përforcuar pozicionin e vet në treg. Ligji i konkurrencës i ndalon praktika të tilla, sepse ato e dëmtojnë konkurrencën e vërtetë midis firmave, shfrytëzojnë konsumatorët dhe nuk nxitin konkurrencën e mbështetur në merita. Neni 82 i Traktatit të KE-së jep disa shembuj abuzimi, të cilët, më konkretisht, janë vendosja e çmimeve të padrejta, kufizimi i prodhimit dhe vendosja e kushteve diskriminuese apo të panevojshme në marrëdhëniet me partnerët tregtarë. →pozicion dominues; tregtim me kushte

Agjenci e administrimit kolektiv

Collecting society

Shoqatë, e cila mbledh pagesa nga përdorues të të drejtave të pronës intelektuale në emër të mbajtësve të këtyre të drejtave. Për shembull, kur një stacion radiofonik transmeton një regjistrim, të drejtën e riprodhimit të të cilit e ka një kompani që merret me regjistrime muzikore, atëherë ky stacion duhet t’i paguajë agjencisë së administrimit kolektiv një tarifë, të cilën kjo agjenci ia kalon kompanisë së përmendur që e ka prodhuar regjistrimin.



Akt nënligjor

Implementing regulation

Akt ligjor i Komisionit, që mbështetet në një Rregullore lejuese të Këshillit, në të cilin jepen dispozita ligjore të Komunitetit. Akte të tilla nënligjore të miratuara nga Komisioni në fushën e legjislacionit për konkurrencën përfshijnë Rregulloren e Komisionit Nr.2842/98 për dëgjimin e palëve në çështjet antitrust (Fletore Zyrtare L 354, 30.12.1998), Rregulloren e Komisionit Nr.447/98 për disa aspekte të procedurës së kontrollit të (→) përqendrimit të ndërmarrjeve (Fletore Zyrtare L 61, 2.3.1998) dhe disa rregullore të ndryshme për (→) përjashtimin në bllok të miratuara nga Komisioni.

Angazhime (ose masa rregulluese) Propozim i bërë nga palët pjesëmarrëse në një (→) përqendrim për të ndryshuar projektin fillestar të njoftuar brenda një periudhe kohore të përcaktuar (për shembull, përmes ndryshimit të destinacionit të një biznesi apo të aktiveve). Këto angazhime duhet të përpiqen t’u japin zgjidhje shqetësimeve të ngritura nga Komisioni në lidhje me konkurrencën dhe të rikthejnë konkurrencën në tregjet përkatëse të produktit apo ato gjeografike. Këto mund të përbëjnë edhe bazën e miratimit nga ana e Komisionit të përqendrimit të njoftuar. Komisioni mund të shtojë (→) kushte dhe/ose (→) detyrime për miratimin, dhe kjo bëhet për të siguruar përmbushjen e angazhimeve të marra. Një metodë e ngjashme zbatohet nga Komisioni në procedurat që kanë për synim miratimin (rasti i → miratimit negativ) ose përjashtimin e marrëveshjeve të njoftuara (→ përjashtimi individual), si edhe në procedurat e ndjekura në lidhje me (→) abuzimin me pozitën dominuese. (Shih: Nenet 6(2) dhe 8(2) të Rregullores për bashkimin e shoqërive; njoftim i Komisionit për masat rregulluese (Fletore Zyrtare C 68, 2.3.2001, f. 3).)



Commitments (or remedies)

Ankesë

Complaint

Kërkesë e bërë nga një person fizik ose juridik i cili ngre pretendime për një interes të ligjshëm, duke i kërkuar Komisionit të hetojë në lidhje me një shkelje të dyshuar të ligjit të BE-së për konkurrencën dhe për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje. Ankesat zyrtare përbëjnë detyrim për Komisionin për të vepruar (ose duke konstatuar që ka një shkelje të ligjit ose duke e hedhur poshtë ankesën) dhe për t’i dhënë ankimuesit disa të drejta procedurale. Në këto të drejta përshihet e drejta për t’u dëgjuar dhe, në procedurat sipas Rregullores Nr. 17, e drejta për të shikuar dosjen e Komisionit (megjithëse kjo e drejtë është e kufizuar, po të krahasohet me palët që i nënshtrohen një hetimi). Ankesat jozyrtare (domethënë kur një ankimues nuk pranon bërjen publike të informacionit që ai jep) ose ankesat anonime mund të çojnë në hapjen e çështjes nga Komisioni, por në këto raste Komisioni nuk jep asnjë të drejtë për ankimuesin.

Antitrust

Antitrust

Fushë e ligjit dhe politikës të konkurrencës. Në kushtet e BE-së, quhen si rregulla antitrust, dispozitat për marrëveshjet dhe praktikat antikonkurrencë (→kartelet dhe format e tjera të marrëveshjeve të fshehta) mbështetur në Nenin 81 të Traktatit të KE-së ashtu edhe dispozitat që ndalojnë abuzimin me pozicionin dominues, mbështetur në Nenin 82 të Traktatit të KE-së.

Autoritet Mbikëqyrës i EFTA-s (AME)

ESA

Ky autoritet është krijuar në kuadër të një marrëveshjeje midis shteteve të EFTA-s, në të cilën ka dispozita për organizimin e këtij autoriteti dhe përcaktohen detyrat dhe kompetencat e tij. Detyra e AME-së është të kujdeset, së bashku me Komisionin Europian, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen e →ZEE-s. Ky autoritet ka kompetenca të mëdha në fushën e konkurrencës dhe atë të ndihmës shtetërore.



B Barriera të hyrjes

Entry barriers

Barrierat e hyrjes janë faktorë të cilët i pengojnë ose vonojnë shoqëritë të hyjnë në një treg të caktuar. Barrierat e hyrjes në treg mund të jenë rrjedhojë, për shembull, e një strukture të caktuar tregu (p.sh., kosto të pakthyeshme, besnikëri e klientëve për markën) ose e veprimeve të caktuara të firmave ekzistuese në treg. Është e rëndësishme të thuhet, gjithashtu, se edhe qeveritë mund të bëhen burim i barrierave të hyrjes në treg (për shembull përmes kërkesave ligjore për licenca dhe akteve të tjera).

Bashkëpunim ndërkombëtar Bashkëpunimi në fushën e politikave për konkurrencën dhe kontrollin e zbatimit të ligjeve për konkurrencën midis agjencive të konkurrencës në dy vende (bashkëpunim dypalësh) apo më shumë vende (trepalëshe, shumëpalëshe), që më shumë zhvillohet në formë jo të zyrtarizuar, por ndonjëherë edhe në bazë të akt-marrëveshjeve të zyrtarizuara të bashkëpunimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka për synim të shkëmbejë informacione në lidhje me çështje konkrete antitrust ose të bashkimit të shoqërive me interes të përbashkët për agjencitë, të bashkërendojë



International cooperation

qasjet përkatëse për një mori çështjesh kryesore (siç janë, për shembull përkufizimi i tregut, masat rregulluese etj.) dhe palët t’í ofrojnë asistencë njëra-tjetrës për forcimin e aktiviteteve. Përveç këtij bashkëpunimi të përditshëm në lidhje me çështje konkrete, agjencitë e konkurrencës bashkëpunojnë në forume shumëpalëshe dhe ndërkombëtare (siç është, për shembull, Komiteti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për Konkurrencën, Grupi Ndërqeveritar i UNCTAD i Ekspertëve për Konkurrencën dhe Grupi i Punës i OBT-së për Tregtinë dhe Konkurrencën) për të shkëmbyer pikëpamje për çështje të ndryshme të politikave, për të promovuar konsensusin për përvojat më të mira dhe për të rënë në një mendje në lidhje me rekomandimet për politikat, që u japin qeverive të tyre dhe sektorit privat.

Bllokim i tregut

Foreclosure

Sjellje strategjike e një firme apo një grupi firmash për të kufizuar mundësitë e hyrjes në treg të konkurrentëve të mundshëm, në → tregun e rrjedhës së sipërme (shumicës) ose → të poshtme (pakicës). Bllokimi i tregut mund të ketë forma të ndryshme, nga mospranimi absolut për të pasur marrëdhënie tregtare deri në format më të kamufluara të diskriminimit, siç është ulja e mundësisë për të qenë i pranishëm në treg. Për shembull, një shoqëri mund të marrë të drejtën e blerësit të parë për burime të rëndësishme të furnizimit me lëndë të para dhe/ose të kanaleve të shpërndarjes nëpërmjet kontratave të ekskluzivitetit, duke shkaktuar kështu një bllokim të tregut për konkurrentët. → Barriera të hyrjes



Ç Çmime grabitqare Strategji (e qëllimshme) që ndiqet zakonisht nga një firmë dominuese për t’i nxjerrë konkurrentët nga tregu, duke i vendosur çmimet poshtë kostove të prodhimit. Nëse “grabitqari” ia arrin qëllimit t’i nxjerrë nga tregu konkurrentët ekzistues dhe t’i shkurajojë firmat e tjera për të hyrë në treg, atëherë ai mund t’i rrisë çmimet dhe të realizojë fitime më të mëdha. Çmimet grabitqare nga firmat dominuese ndalohen nga legjislacioni i BE-së për konkurrencën dhe konsiderohen si abuzim i pozicionit dominues. Çmimet e vendosura poshtë kostove mesatare variabël mund të konsiderohen si grabitqare, sepse nuk mbështeten në një logjikë ekonomike, por kanë si qëllim shmangien e konkurrentëve. Do të ishte më e logjikshme të ndërpritej prodhimi dhe shitja e produktit, çmimi mbi koston mesatare variabël. Nëse çmimet vendosen poshtë kostove mesatare totale (por mbi kostot e ndryshueshme), atëherë duhen analizuar disa elemente të tjera të cilat mund të tregojnë nëse ka synime grabitqare ose jo, sidomos po të kemi parasysh se ka edhe faktorë të tjerë tregtarë, siç është nevoja për të hequr stoqet që mbahen parasysh gjatë vendosjes së çmimeve.



Predatory pricing

D Deklaratë e vërejtjeve

Statement of objections (SO)

Komunikatë me shkrim, që Komisioni duhet t’ua drejtojë personave ose ndërmarrjeve përpara se të marrë një vendim me efekte negative mbi të drejtat e tyre. Ky detyrim për Komisionin rrjedh nga të drejtat për mbrojtje të personave që u drejtohet ky dokument, që kërkojnë që atyre t’u jepet mundësia të shprehin këndvështrimin e tyre për çdo vërejtje që mund të bëjë Komisioni në vendimin e vet. Deklarata e vërejtjeve duhet t’i përmbajë të gjitha vërejtjet në të cilat synon të mbështetet Komisioni për vendimin e vet përfundimtar. Deklarata e vërejtjeve është një hap i rëndësishëm procedural i cili parashikohet në të gjitha procedurat për konkurrencën, në të cilat Komisioni ka të drejtën të miratojë vendime negative. (Shih: Neni 19 (1) i Rregullores Nr.17; Neni 18 (3) i Rregullores për përqendrimet.)

Delegim i kompetencave

Delegation of powers

Si organ kolegjial, Komisioni u delegon disa kompetenca të caktuara për marrjen e vendimeve komisionerëve të tij individualë (procedura e dhënies të kompetencave) apo drejtorëve të përgjithshëm (procedura e delegimit). Delegimi i kompetencave mundëson që për çështjet



menaxheriale, administrative, procedurale dhe të përditshme të merren vendime nga komisioneri ose drejtori i përgjithshëm përkatës. Ky mekanizëm siguron që të mos mbingarkohen takimet e Komisionit dhe që të mos paralizohet procesi i marrjes së vendimeve. (Shih: Nenet 13 dhe 14 të Rregullores së brendshme të Komisionit, datë 29 nëntor 2000 (Fletore Zyrtare L 308, 8.12.2000, f. 26).)

Detyrime

Obligations

Kërkesa ligjore që i vendos Komisioni për ndërmarrjet për të përjashtuar një marrëveshje për të cilën është marrë njoftim ose për të deklaruar një përqendrim të njoftuar të përputhshëm me kushtet e tregut të përbashkët. Shkelja e këtyre detyrimeve mund të sjellë për pasojë revokimin e vendimit të Komisionit. (Shih: Neni 8 i Rregullores Nr.17; Nenet 6(2) dhe 82) të Rregullores për bashkimin e shoqërive; Njoftimin e Komisionit për masat rregulluese (Fletore Zyrtare C 68, 2.3.2001, f. 3).)

Detyrim për moskonkurrim

Non-compete obligation

→ Markë e vetme

Doktrinë e efekteve Sipas kësaj doktrine, ligjet kombëtare për konkurrencën janë të zbatueshme për firmat e huaja, por edhe për firmat vendase që ndodhen jashtë territorit të shtetit anëtar, kur veprimet apo transaksionet e tyre shkaktojnë një ‘efekt’ brenda territorit vendas. “Kombësia” e firmave nuk ka rëndësi për kontrollin e zbatimit të rregullave antitrust dhe doktrina e efekteve i mbulon të gjitha firmat pavarësisht kombësisë së tyre. ‘Doktrina e efekteve’ gjeti zbatim nga Gjykata e Shkallës së Parë në marrjen e vendimit për rastin “Gencor”, në të cilin kjo gjykatë u shpreh se zbatimi i Rregullores për përqendrimet që ndodhin jashtë territorit të BEsë “është i argumentuar sipas të drejtës publike ndërkombëtare kur mund të parashikohet

10

Effects doctrine

që një përqendrim i propozuar do të ketë një efekt të menjëhershëm dhe me peshë në Komunitet”. (Shih: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, datë 25.3.1999, për Çështjen T-102/96, Gencor Ltd kundër Komisionit [1999] ECR, f. II-0753, paragraf 89–92.)

Duopol

Duopoly

Një rast i veçantë →oiligopoli: strukturë e industrisë me dy shitës. Në rastet e konkurrencës, ky term përdoret shpesh edhe në ato situata kur dy shitës kryesorë mbizotërojnë strukturën e konkurrencës dhe një bashkësi shitësish të vegjël ua përshtatin veprimet e tyre veprimeve të dy shitësve të mëdhenj. Dy shitësit kryesorë, në këtë rast, quhen duopol.

11

E E drejta e shikimit të dosjes së Komisionit E drejta e personave fizikë apo juridikë të cilët janë palë të një hetimi të Komisionit për të parë dosjen e Komisionit, sa herë që Komisioni propozon miratimin e një vendimi, i cili nuk do të ishte në favor të këtyre palëve. Kjo e drejtë jepet gjatë procedurës administrative për të gjithë dokumentet e rastit në fjalë, me përjashtim të dokumenteve të Komisionit të cilat janë për qarkullim të brendshëm, sekreteve tregtare të shoqërive të tjera dhe informacioneve të tjera konfidenciale. Pra, e drejta për të parë dosjen është kështu njëra prej garancive procedurale thelbësore, të cilat kanë si synim mbrojtjen e të drejtave të palëve. (Shih: Neni 18(3) i Rregullores për përqendrimin; Nenet 6 dhe 13(1) të Rregullores Nr.2842/98 për dëgjimin e palëve në kuadër të disa procedurave sipas Neneve 81 dhe 82 të Traktatit të KE-së; njoftimin e Komisionit për Rregulloren e brendshme për trajtimin e kërkesave për të shikuar dosjen (Fletore Zyrtare C 23, 23.1.1997, f. 3)) → nëpunës i seancës dëgjimore

12

Access to the Commission’s file

E drejtë e pronësisë intelektuale

Intellectual property right (IPR)

Term i përgjithshëm për të drejtat e pronësisë të lidhura, ndër të tjera, me patenta, të drejta të riprodhimit ose marka tregtare. Këto të drejta të pronësisë i japin titullarit (a mbajtësit) përkatës të drejtën ekskluzive për të shfrytëzuar një risi. Pra, mbajtësi ka monopol mbi përdorimin e kësaj të drejte të pronësisë intelektuale, zakonisht për një periudhë të përcaktuar kohore ose në një zonë të përcaktuar gjeografike. Kjo i jep mundësi titullarit të së drejtës të pronësisë intelektuale ta kufizojë imitimin dhe kopjimin e produktit në fjalë. Të drejtat e pronësisë intelektuale pengojnë përfitimet parazitare për shoqëritë e tjera dhe ofrojnë shtysa për punën kërkimore dhe zhvilluese.

Efekte të përhapjes

Spillover effects

Efekte anësore të një aktmarrëveshjeje ose të një përqendrimi midis dy ose disa ndërmarrjeve, që ndikojnë në konkurrencën midis tyre në një tjetër treg përkatës, përveç atij që është objekt i marrëveshjes ose i përqendrimit në fjalë. Efektet e përhapjes përmenden në Nenin 2(4) të Rregullores për përqendrimet, që ka lidhje me krijimin e një ndërmarrje të përbashkët që ka për objekt ose efekt bashkërendimin e veprimeve konkurruese të ndërmarrjeve që mbeten të pavarura. Në këtë rast, Komisioni e analizon këtë bashkërendim duke pasur parasysh edhe nëse dy ose më shumë shoqëri mëmë i mbajnë aktivitetet e tyre në një shkallë të konsiderueshme në një treg, i cili është treg i rrjedhës së poshtme ose i rrjedhës së sipërme të ndërmarrjes së përbashkët ose në një treg fqinjë i lidhur ngushtë me tregun në fjalë.

Efekt mbi tregtinë midis shteteve anëtare

Effect on trade between Member States

Një kusht i nevojshëm për zbatimin e rregullave antitrust të BE-së. Nenet 81 dhe 82 të Traktatit të KE-së janë të zbatueshme vetëm nëse ka një ndikim, të drejtpërdrejtë ose jo, real ose të mundshëm, në flukset ose modelet tregtare midis të paktën dy shteteve anëtare të BE-së. Efekti mbi tregtinë ekziston veçanërisht kur tregjet kombëtare janë ndarë ose kur preket

13

struktura e konkurrencës së tregut të përbashkët. Për rrjedhojë, marrëveshjet apo veprimet antikonkurrencë të cilat nuk kanë ndikim në tregti, nuk janë objekt i rregullave të BE-së për konkurrencën dhe mund të trajtohen vetëm nga legjislacionet kombëtare. Nga ana tjetër, Rregullorja për përqendrimet zbatohet atëherë kur një përqendrim ka një dimension komunitar të përcaktuar në formën e →kufijve të xhiros.

Efekt në rrjet

Network effect

Efektet në rrjet lindin atëherë kur një produkt është më i vlefshëm për një përdorues dhe kur gjithmonë e më shumë përdorues fillojnë të përdorin të njëjtin produkt ose produkte të përputhshme me të. Ekonomistët e quajnë këtë dukuri si faktor i jashtëm i rrjetit, sepse kur konsumatorët e tjerë bëhen pjesë e rrjetit të konsumatorëve ekzistues, ata kanë një efekt përfitimi “të jashtëm” te konsumatorët që janë aktualisht pjesë e rrjetit.

Ekonomitë e qëllimit

Economies of scope

Ekonomitë e qëllimit ndodhin kur firmat realizojnë ulje të kostos përmes rritjes së shumëllojshmërisë së mallrave dhe shërbimeve që prodhojnë (prodhimi i përbashkët). Efekte të tilla përfitohen në ato raste kur është e mundshme të përdoren në mënyrë të përbashkët komponentët, linjat dhe punonjësit, për të prodhuar disa produkte. Për shembull, një bankë mund të shesë produkte sigurimi me pakicë në degët e veta për të bërë një shpërndarje të →kostove fikse (siç është, për shembull, qiraja e zyrës) në një numër më të madh produktesh.

Ekonomitë e shkallës Ekonomitë e shkallës ndodhin kur firmat realizojnë ulje të kostos për njësi përmes rritjes së prodhimit të një malli apo shërbimi (domethënë, kur kostot mesatare ulen ndërsa prodhimi rritet). Efekte të tilla përfitohen në ato raste kur është e mundshme të shpërndahen kostot fikse në një nivel prodhimi më të lartë. Shembuj të ekonomive të shkallës janë maune

14

Economies of scale

më të mëdha që transportojnë më shumë edhe pse kanë nevojë vetëm për një drejtues mjeti, ose kur një linjë më e madhe prodhimi nuk kërkon më shumë pjesë rezervë të mbahen në inventar se një linjë më e vogël.

Ekstraterritorialitet

Extra-territoriality

Ky term përdoret zakonisht për të përshkruar kompetencën që ushtron një shtet sovran mbi të huajt, në lidhje me veprimet e kryera prej tyre jashtë kufijve të shtetit në fjalë. Në një kuptim më të gjerë, mund të thuhet që BE-ja i zbaton rregullat e veta për →konkurrencën në mënyrë ekstraterritoriale kur përdor doktrinën e efekteve.

Ezaurim

Exhaustion

Të drejtat e pronësisë intelektuale, siç janë patentat dhe markat tregtare, i japin krijuesit disa të drejta ekskluzive në shfrytëzimin e veprës së tij, si në prodhim dhe në tregti. Megjithatë, në vendet e BE-së, e drejta ekskluzive nuk mund të përdoret për të ndarë në mënyrë artificiale tregun e përbashkët në bazë të kufijve kombëtarë. Për pasojë, mbajtësi i një të drejte të pronësisë intelektuale në një vend anëtar nuk mund ta kundërshtojë importimin e një produkti të mbrojtur nga e drejta e pronësisë intelektuale, nëse ky produkt është hedhur më parë në tregun e një vendi tjetër anëtar nga mbajtësi ose me pëlqimin e tij. Në këtë shkallë, e drejta e pronësisë intelektuale e mbajtësit konsiderohet e ezauruar. Parimi i ezaurimit nuk zbatohet për produktet e hedhura në tregjet e vendeve të treta. →E drejta e pronësisë intelektuale

15

F Formular A/B

Form A/B

Formularë që janë të detyruara të përdorin shoqëritë nëse bëjnë aplikim përpara Komisionit për →miratim negativ ose nëse i japin Komisionit njoftim për një marrëveshje kufizuese, në mënyrë që të përfitojnë një përjashtim (→ përjashtim individual). Formulari A/B mund të përdoret edhe kur shoqëritë duan të marrin një miratim negativ në lidhje me dispozitën ndaluese për pozicionin dominues sipas Nenit 82 të Traktatit të KE-së. Formulari A/B është shtojcë e Rregullores 3385/94/EC së Komisionit për formalitetet e zbatimit dhe njoftimit të parashikuara në Rregulloren Nr.17 (Fletore Zyrtare L 377, 31.12.1994). Në të shpjegohen me hollësi se si duhen paraqitur kërkesat dhe njoftimet, çfarë informacioni duhet dhënë dhe çfarë dokumentacioni mbështetës i duhet dorëzuar Komisionit.

Formulari CO

16

Formular që duhet të përdorin shoqëritë kur një përqendrim i planifikuar ka dimensione komunitare sipas kuptimit të parashikuar në Rregulloren për përqendrimet e shoqërive dhe për rrjedhojë për këtë duhet të njoftohet Komisioni. Formulari CO është Shtojcë e

Form CO

Rregullores së Komisionit Nr.447/98 (Fletore Zyrtare L 61, 2.3.1998), që vendos zbatimin e Rregulloren për përqendrimet e shoqërive. Në të shpjegohen me hollësi se si duhen paraqitur njoftimet për përqendrimet, çfarë informacioni dhe çfarë dokumentacioni mbështetës i duhet dorëzuar Komisionit.

Françisë

Franchising

Një lloj i veçantë marrëveshjeje, përnes së cilës një ndërmarrje (françisuesi) i jep një ndërmarrjeje tjetër të drejtën për të shfrytëzuar një paketë të drejtash të pronësisë intelektuale (françisën) me qëllim prodhimin dhe/ose hedhjen në treg të llojeve të përcaktuara të mallrave dhe/ose shërbimeve, kundrejt një shpërblimi financiar të drejtpërdrejtë ose jo. Si rregull, një paketë e tillë përfshin marka tregtare, emërtime tregtare, tabela lokalesh, modele ndërmarrjesh, projekte teknike, të drejta të riprodhimit (të autorit), njohuri teknike ose patenta. Një kontratë françise zakonisht përmban detyrime në lidhje me (1) përdorimin e të njëjtit emër apo tabelë lokali dhe të njëjtën uniformë në lokalin dhe mjetet e transportit që mbulohen nga kontrata, (2) komunikimin e njohurive teknike nga dhënësi te marrësi i së drejtës së françisës, (3) dhënien e vazhduar të asistencës tregtare dhe teknike gjatë periudhës së kontratës nga dhënësi te marrësi i së drejtës së françisës.

Fuqi e blerësit Aftësia e një blerësi apo disa blerësve për të përfituar kushte të favorshme blerjeje nga ofruesit e tyre, mbështetur në rëndësinë ekonomike që kanë në tregun në fjalë. Fuqia e blerësit është një aspekt i rëndësishëm në analizat e konkurrencës, duke qenë se blerësit e fuqishëm mund të disiplinojnë politikën e vendosjes së çmimeve të shitësve të fuqishëm, duke krijuar kështu një “ekuilibër të fuqive” në tregun në fjalë. Megjithatë, fuqia e blerësit nuk ka domosdoshmërisht një efekt pozitiv. Për shembull, kur një blerës i fuqishëm gjendet përballë disa shitësve të dobët, rezultati mund të jetë më i keq se sa rasti kur blerësi nuk është

Buyer power

17

i fuqishëm. Efektet e fuqisë së një blerësi varen edhe nga fakti nëse blerësi, nga ana e tij, ka fuqi shitëse në tregun e rrjedhës së poshtme.

Fuqi e tregut Fuqia e një firme në një treg të caktuar. Në terma bazë të ekonomisë, fuqia e tregut është aftësia e firmave për ta vendosur çmimin mbi koston margjinale dhe, si rezultat i kësaj, të jetë fitimprurëse. Në analizën e konkurrencës, fuqia e tregut përcaktohet me ndihmën e analizës strukturore të tregut, më saktë përmes llogaritjes së →pjesës së tregut, që kërkon një shqyrtim të ekzistencës së prodhuesve të tjerë të të njëjtit produkt ose të produkteve zëvendësues (→Zëvendësueshmëri). Një vlerësim i fuqisë së tregut duhet të përfshijë edhe një vlerësim të barrierave të hyrjes në treg ose të rritjes (→Barriera të hyrjes në treg), si edhe të shkallës së risisë. Për më tepër, kjo analizë mund të përshijë edhe kritere cilësore, siç janë burimet financiare, integrimi vertikal ose gama e produkteve të ndërmarrjes në shqyrtim.

18

Market power

Gj Gjobë

Fine

Penalitet monetar ndaj një ndërmarrjeje i vendosur me vendim të Komisionit për shkelje të rregullave të BE-së për konkurrencën. (Shih në veçanti: Nenin 15 të Rregullores Nr.17 dhe Nenin 14 të Rregullores për përqendrimet e shoqërive.)

19

I Indeksi Herfindahl-Hirschmann (IHH) Matës specifik i përqendrimit të tregut, domethënë i shkallës në të cilën një numër i vogël i firmave zënë një përqindje të madhe të tregut të produktit. IHH-ja përdoret si një tregues i mundshëm i fuqisë së tregut ose i konkurrencës midis firmave. Ky indeks mat përqendrimin e tregut duke mbledhur përqindjet e tregut në katror të të gjitha firmave të industrisë, Nëse, ta zëmë, në një treg pesë shoqëri kanë secila nga 20% të tregut, IHHja përkatëse është 400 + 400 + 400 + 400 + 400 = 2 000. Sa më i lartë të jetë IHH-ja për një treg të caktuar, aq më shumë është i përqendruar produkti i atij tregu në një numër të vogël firmash. Me fjalë më të përgjithshme, kur një IHH është më i vogël se 1 000, atëherë përqendrimi i tregut mund të konsiderohet si i ulët, kur është midis 1 000 dhe 1 800 mund të konsiderohet mesatarisht i përqendruar, ndërsa nëse është më i madh se 1 800 mund të konsiderohet si i lartë.

20

Herfindahl-Hirschmann Index (HHI)

K Kartel

Cartel

Ujdi midis firmave konkurrente që hartohet për të kufizuar apo shmangur konkurrencën midis tyre, dhe synon rritjen e çmimeve dhe të fitimeve të ndërmarrjeve pjesëmarrëse, pa ofruar asnjë përfitim shtesë në të cilin të mbështetet kjo rritje. Në praktikë, kjo realizohet duke fiksuar çmimet, duke kufizuar prodhimin, duke bërë ndarje të tregjeve, të klientëve apo të territoreve, duke manipuluar tenderat ose duke kombinuar disa nga kufizimet e sipërpërmendura. Kartelet janë në dëm të konsumatorëve dhe të shoqërisë në përgjithësi, sepse ndërmarrjet që marrin pjesë në to vendosin çmime më të larta (dhe marrin fitime më të mëdha) sesa në një treg konkurrues.

Klauzolë angleze

English clause

Marrëveshje kontraktuale për një →markë të vetme midis një furnitori dhe klientit të tij (për shembull, një shitësi me pakicë), që i lejon këtij të fundit të blejë një produkt nga furnitorë të tjerë me kushte më të favorshme, vetëm nëse furnitori “ekskluziv” pranon ta ofrojë produktin me të njëjtat kushte të favorshme. Me gjithë lirinë më të madhe të kontratave që kanë klientët, “klauzolat angleze” priren

21

të rrisin transparencën midis furnitorëve konkurrentë dhe mundësojnë në këtë mënyrë konspiracionin, sidomos në ato raste kur klauzola të tilla e detyrojnë klientin t’i zbulojë furnitorit “ekskluziv” emrin e burimit alternativ. Për këtë arsye, “klauzolat angleze” duhen parë duke pasur parasysh rrethanat e veçanta të çdo rasti, për të vlerësuar nëse janë në zbatim të legjislacionit për konkurrencën apo jo.

Klauzolë e bardhë

White clause

Klauzolë e përfshirë në disa rregullore të →përjashtimit në bllok, në të cilën renditen ato marrëveshje ose praktika që mendohet se nuk e pengojnë, kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën brenda tregut të përbashkët dhe që, për rrjedhojë, në përgjithësi konsiderohen si në përputhje me legjislacionin e BE-së për konkurrencën. Rregulloret e kohëve të fundit për përjashtimin në bllok nuk kanë më klauzola të bardha. →Klauzolë e zezë

Klauzolë e moskonkurrimit

Non-competition clause

Klauzolë kontraktuale që vendos një detyrim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për palët e një kontratë marrjeje në pronësi, ose të paktën për njërën prej palëve, për të mos prodhuar, blerë, shitur ose rishitur në mënyrë të pavarur mallra ose shërbimeve që konkurrojnë me mallrat ose shërbimet të cilat janë objekt i kontratës. Një detyrim për shitësin e aktiveve garanton që marrësi në pronësi të përfitojë vlerën e plotë të aktiveve në fjalë, dhe për rrjedhojë, normalisht konsiderohet si një klauzolë ndihmëse e marrëveshjes kryesore. →Detyrim për moskonkurrim

Klauzolë e zezë

Black clause

→Kufizime të rënda

Komitet këshillimor Komitet i përbërë nga përfaqësues të shteteve anëtare, që këshillon Komisionin për çështje nga fusha e antitrustit dhe e përqendrimeve,

22

Advisory committee

në ato raste kur parashikohen këshillime të tilla. Komitetit këshillimor i paraqitet nga Komisioni një variant paraprak i vendimit, rreth të cilit edhe diskutohet. Komiteti këshillimor nxjerr një opinion, që duhet të merret parasysh në vendimin përfundimtar të Komisionit. (Shih: Neni 10 i Rregullores Nr.17 dhe Neni 19 i Rregullores për përqendrimet)

Konkurrencë brenda markës (mes produkteve të së njëjtës markë)

Intra-brand competition

Konkurrencë midis shpërndarësve apo shitësve me pakicë të të njëjtës markë produkti, qoftë për sa i përket çmimit ose për kushte të tjera që nuk kanë të bëjnë me çmimin. Për shembull, një palë xhinse të markës “Levi’s” mund të shitet me një çmim më të ulët në një dyqan me çmime të ulëta në krahasim me një kompleks dyqanesh të firmës, por shpesh pa ofruar shërbimet që ofrojnë këto të fundit. →Konkurrencë midis markave

Konkurrencë midis markave

Inter-brand competition

Konkurrencë midis firmave që kanë përgatitur marka ose etiketa për produktet e tyre për t’i dalluar nga markat e tjera të shitura në të njëjtën segment të tregut. Edhe pse konsumatorët mund të mendojnë se këto marka nuk janë njësoj, produktet e tilla konkurrojnë me njëritjetrin, megjithëse në një shkallë më të vogël. Një shembull i konkurrencës midis markave është ajo midis produkteve “Coca-Cola” dhe “Pepsi”. →Konkurrencë brenda markës

Konkurrencë

Competition

Një situatë në një treg në të cilën shitësit e një produkti apo shërbimi përpiqen në mënyrë të pavarur të tërheqin blerës për të arritur një objektiv të caktuar tregtar, për shembull, fitime, shitje dhe/ose pjesë të tregut. Rivaliteti konkurrues midis firmave mund të ekzistojë për çmimet, cilësinë, shërbimet, ose një kombinim

23

i tyre dhe faktorëve të tjerë, që mund të vlerësojnë klientët. Konkurrenca e ndershme dhe e pashtrembëruar është guri i themelit të një ekonomie tregu dhe Komisionit Evropian i janë dhënë kompetencat e nevojshme për të ushtruar kontroll mbikëqyrës dhe zbatues në lidhje me ligjin e BE-së për konkurrencën, për të garantuar një konkurrencë efektive në tregun e brendshëm.

Konkurrencë potenciale

Potential competition

Trysni e ushtruar mbi firmat ekzistuese në treg si pasojë e mundësisë së hyrjes së firmave të reja ose ekzistuese në një treg të caktuar (→ Konkurrent potencial). Hyrësit e rinj mund të tërhiqen nga fitimet mbi normalen të cilat realizohen në këtë treg nga firmat ekzistuese, që mund të jenë rezultat i konkurrencës së dobët. Firmat që hyjnë rishtazi në treg, e rrisin sasinë e përgjithshme të ofruar duke shkaktuar kështu uljen e çmimeve dhe shmangien e fitimeve mbi normalen. Pra, mundësia e hyrjes në treg të firmave të tjera ka një “efekt disiplinues” mbi sjelljen e firmave ekzistuese në treg. Megjithatë, kërcënimi nga konkurrenca potenciale është deri diku i vogël kur (→) barrierat e hyrjes në treg janë të mëdha.

Konkurrent faktik (real) Ndërmarrje e cila ose është aktualisht aktive në të njëjtin treg përkatës ashtu si dhe ndërmarrja në hetim ose mund ta ndryshojë ciklin e prodhimit për të nxjerrë produktet përkatëse dhe për t’i tregtuar ato në një periudhë afatshkurtër, pa pasur kosto shtesë apo risk të veçantë në formë reagimi ndaj një rritjeje të vogël dhe të përhershme të çmimeve relative (zëvendësueshmëria e menjëhershme nga ana e ofertës). (Shih: Njoftimin e Komisionit për përkufizimin e tregut përkatës në funksion të legjislacionit për konkurrencën të Komunitetit (Fletore Zyrtare C 372, 9.12.1997, f. 5)).

24

Actual competitor

Konkurrent potencial

Potential competitor

Një firmë trajtohet si konkurrent potencial nëse ka dhënë prova që ajo i ka gjasat të kryejë investimet e nevojshme shtesë apo të përshtatë kostot për të hyrë në tregun përkatës,duke reaguar ndaj një rritjeje të vogël, të vazhdueshme të çmimeve. Një vlerësim i tillë duhet mbështetur mbi baza realiste: nuk mjafton vetëm mundësia teorike e hyrjes në një treg. Hyrja në treg duhet të ndodhë me një shpejtësi të atillë që kërcënimi i hyrjes së mundshme të përbëjë kufizim apo disiplinim të sjelljes së pjesëmarrësve në treg. Normalisht kjo do të thotë që hyrja në treg duhet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër, për shembull, e shumta brenda një viti, që të mund të merret parasysh nga Rregullorja e përjashtimit në bllok për →kufizimet vertikale. Megjithatë, mund të merren parasysh edhe raste të veçanta që zgjasin më shumë se një vit. Për përcaktimin e kësaj periudhe minimale mund të përdoret si mjet matës periudha kohore që u duhet shoqërive që janë aktive në treg, për t’i përshtatur kapacitetet e tyre. (Shih: Njoftim i Komisionit për përkufizimin e tregut përkatës në funksion të legjislacionit të Komunitetit për konkurrencën, paragrafi 24 (Fletore Zyrtare C 372, 9.12.1997, f. 5); Vendimi i Komisionit 90/410/EEC për Çështjen Elopak/ Metal Box–Odin (Fletore Zyrtare L 209, 8.8.1990, f. 15); udhëzime për Kufizimet vertikale, paragrafi 26 (Fletore Zyrtare C 291, 13.10.2000, f. 1).)

Konsorcium koncern, ortakëri

Consortium

Grup shoqërish të pavarura të cilat punojnë së bashku për përmbushjen e një projekti të caktuar. Konsorciumet/ koncernet janë të pranishme, për shembull, në industrinë e ndërtimit ku projekte të mëdha, siç janë ndërtesa apo rrugë të ndryshme, kërkojnë bashkëpunim të ngushtë midis shoqërive teknike, planifikuese dhe ndërtuese. Komisioni ka miratuar një rregullore të veçantë për përjashtimin në bllok për konsorciumet/ koncernet midis shoqërive të transportit detar në lidhje me realizimin e përbashkët të shërbimeve të linjave të transportit. Këto konsorciume/koncerne e kufizojnë konkurrencën në tregun e përbashkët dhe ndikojnë në tregtinë e realizuar mes vendeve

25

anëtare, dhe, në kushte të tjera, do të ndaloheshin nga Neni 81(1) i Traktatit të KE-së. (Shih: Rregulloren e Komisionit Nr.823/2000, datë 19 prill 2000, për zbatimin e Nenit 81(3) të Traktatit për disa kategori të caktuara marrëveshjesh, vendimesh dhe praktikash të shoqërive (konsorciumeve) të linjave të transportit (Fletore Zyrtare L 100, 20.4.2000, f. 24).)

Konspiracion (marrëveshje e fshehtë, komplot)

Collusion

Konspiracioni i referohet bashkërendimit të sjelljes konkurruese të firmave. Pasoja më e mundshme e një bashkërendimi të tillë është rritja e çmimeve, kufizimi i prodhimit dhe rritja e fitimeve të këtyre firmave. Sjellja konspirative nuk lidhet doemos me ekzistencën e një marrëveshjeje eksplicite midis firmave. Konspiracioni mund të ndodhë edhe në raste kur firmat veprojnë në mënyrë individuale por, duke e ditur ndërvarësinë me njëra-tjetrën, ushtrojnë së bashku me konkurruesit e tjerë konspiratorë një fuqi tregu. Normalisht, ky quhet “konspiracion i heshtur”.

Kontrata “merre ose paguaje”

Take or pay contracts

Kontrata midis një blerësi dhe një shitësi, sipas të cilës blerësi bie dakord të blejë nga shitësi një sasi të paracaktuar të një produkti kundrejt një çmimi të caktuar gjatë një periudhe kohore të caktuar. Pavarësisht nga sasia që nevojitet dhe lëvrohet përfundimisht, blerësi ka detyrimin ligjor të përmbushë angazhimet që ka marrë dhe duhet të paguajë shumën e plotë për të gjithë vëllimin e shitjeve sipas kontratës së lidhur.

Kontroll i përbashkët

26

Kontrolli i përbashkët ekziston atëherë kur dy ose më shumë ndërmarrje apo persona kanë mundësinë për të ushtruar një ndikim vendimtar mbi një ndërmarrje tjetër. Ndikim vendimtar, në këtë kuptim, do të thotë fuqia për të bllokuar veprimet që përcaktojnë sjelljen tregtare strategjike të një ndërmarrjeje. Kontrolli i përbashkët mund të përfitohet ligjërisht ose de facto.

Joint control

(Shih, për më shumë: Njoftime të Komisionit për konceptin e ndërmarrjeve të përbashkëta me funksione të plota dhe për konceptin e përqendrimit në treg (Fletore Zyrtare C 66, 2.3.1998, f. 1 dhe 5).)

Kosto fikse

Fixed costs

Kosto të cilat nuk ndryshojnë me ndryshimin e sasisë së mallrave apo shërbimeve të prodhuara. Shembuj të kostos fikse janë pagesa e interesit të borxhit të grumbulluar, tatimi mbi pronën dhe qiraja.

Kosto margjinale

Marginal costs

Kosto që përballon firma kur prodhon një njësi shtesë të produktit të saj. Kostot margjinale janë funksion vetëm i kostove të ndryshueshme, përderisa kostot fikse nuk ndryshojnë me ndryshimin e prodhimit.

Kosto të pakthyeshme

Sunk costs

Kostot e pakthyeshme janë (→) kosto fikse që janë shkaktuar dhe që nuk mund të rikuperohen më. Këto lloj kostosh shkaktohen sepse disa aktivitete kërkojnë aktive të specializuara, të cilat nuk mund të përshtaten me lehtësi për përdorime të tjera. Tregjet e mallrave të “dorës së dytë” për aktive të tilla janë pra të kufizuara. Për shembull, kosto të pakthyeshme do të ishin investimet për blerjen e pajisjeve të cilat mund të prodhojnë vetëm një produkt të veçantë, investimet për zhvillimin e produkteve për konsumatorë të veçantë, investimet për shpenzime për reklamat dhe shpenzimet për punën kërkimore-zhvilluese.

Kosto të fillimit të punës (fillestare)

Start-up costs

Kosto të një firme që synon të nisë një veprimtari ekonomike në një segment të caktuar të tregut. Për shembull, këto kosto përfshijnë shpenzimet për të kryer punën kërkimore-zhvilluese (K & Zh), kostot e marrjes në pronësi të objekteve të prodhimit dhe/ose të shpërndarjes, si edhe kostot e hedhjes në treg të produktit (domethënë të publicitetit).

27

Kosto variabël

Variable costs

Kosto të cilat ndryshojnë sipas sasisë së prodhimit. Shembuj janë kostot e lëndëve dhe të energjisë që përdoren gjatë procesit të prodhimit.

Kufi i xhiros

Turnover threshold

Shuma e xhiros vjetore të palëve përdoret në fushën e kontrollit të përqendrimit të shoqërive si kriter për të vendosur se në kompetencë të cilit autoritet është një çështje: të shtetit anëtar apo të Komisionit. Përqendrimet në të cilat shuma e xhirove vjetore të palëve e kalon kufirin e vendosur në Nenin 1 të Rregullores për përqendrimin, konsiderohen se kanë “dimension komunitar” dhe vlerësohen nga Komisioni. →Procedurë e kontrollit të përqendrimit

Kufizime dytësore

Ancillary restraints

Kufizime të vendosura për palët në një marrëveshje (përfshirë këtu edhe një marrëveshje për të formuar një përqendrim në treg), që nuk përbëjnë objektin parësor të marrëveshjes, por që janë drejtpërdrejt të nevojshme dhe të lidhura me funksionimin e duhur të objektivave të parashikuar në marrëveshje. Në fushën e marrëveshjeve të bashkëpunimit, një shembull mund të ishte detyrimi i përfshirë në një marrëveshje për kërkim dhe zhvillim (K & Zh), për të mos kryer punë kërkimore-zhvilluese në fushën që mbulohet nga marrëveshja, qoftë në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me palë të treta. Një kufizim dytësor në rastin e një përqendrimi është një klauzolë moskonkurrence, e vendosur nga blerësi për shitësin për një periudhë kohe kalimtare. (Shih: Nenet 6(1)b dhe 8(2) të Rregullores për bashkimin e shoqërive; njoftimi i Komisionit për kufizimet e lidhura drejtpërdrejt me përqendrimet (Fletore Zyrtare C 188, 4.7.2001,f. 5).)

Kufizime të rënda Ky term përdoret për ato kufizime të konkurrencës që shkaktohen nga marrëveshje apo praktika

28

Hard-core restrictions

biznesi, që konsiderohen nga shumë autoritete kompetente si të rënda dhe të cilat normalisht nuk sjellin efekte pozitive. Për rrjedhojë, thuajse gjithmonë këto kufizime përbëjnë shkelje të ligjit për konkurrencën. Sipas ligjit të BE-së për konkurrencën, shumica e shembujve në nivel horizontal përfshijnë marrëveshje midis konkurrentëve për fiksimin e çmimeve, ndarjen e tregjeve apo kufizimin e sasive të mallrave apo shërbimeve për t’u prodhuar, për t’u blerë apo për t’u ofruar. Shembujt e kufizimeve të rënda të konkurrencës në nivel vertikal, domethënë midis ndërmarrjeve që punojnë në nivele të ndryshme të zinxhirit të prodhimit ose furnizimit, u referohen marrëveshjeve për ruajtjen e çmimit të (→) rishitjes dhe disa kufizimeve të caktuara territoriale. Dispozitat e një marrëveshjeje, e cila përmban kufizime të tilla, quhen ndryshe edhe “klauzola të zeza” dhe nuk lejojnë që kontrata të përfitojë një përjashtim në bllok. Për më tepër, kontratat me klauzola të zeza mund të përjashtohen vetëm në raste shumë të veçanta, në bazë të një vlerësimi individual. →Përjashtim në bllok, Përjashtim individual

Kujdestar

Trustee

Person fizik ose subjekt juridik i ngarkuar në rastin e një përqendrimi të kontrollojë dhe mbikëqyrë zbatimin e (→) angazhimeve dhe të japë ndihmesë për zbatimin e tyre kur kërkohet një gjë e tillë. Kujdestari caktohet me miratimin e Komisionit nga palët, të cilat i kanë ofruar Komisionit angazhimet e tyre. Kompetencat dhe detyrat e kujdestarit parashikohen në mandatin e tij, që është një marrëveshje midis kujdestarit dhe palëve; edhe kjo marrëveshje kërkon miratimin nga Komisioni. Zakonisht, kujdestari ka kompetencën të propozojë dhe, nëse është e nevojshme, të miratojë masa për palët për të siguruar që ata do t’i përmbushin angazhimet, si edhe ka mandatin e parevokueshëm për të ndikuar në shitjen e biznesit pa çmim minimal, nëse palët nuk arrijnë ta kryejnë një gjë të tillë brenda një periudhe të caktuar kohore. (Shih: Njoftim i Komisionit për masat rregulluese (Fletore Zyrtare C 68, 2.3.2001, f. 3).)

29

Kushte Kërkesa ligjore të vendosura nga Komisioni, që duhet të përmbushen plotësisht nga palët të cilave u vendosen këto kushte, për t’i mundësuar Komisionit ta shpallë një përqendrim, që ndryshe do të quhej i papërshtatshëm, si të përputhshëm me tregun e përbashkët ose të bëjë përjashtim për një marrëveshje, që ndryshe do të quhej e paligjshme. (Shih: Neni 8 i Rregullores Nr.17; Nenet 6(2) dhe 8(2) të Rregullores; së përqendrimeve njoftimi i Komisionit për masat rregulluese, parag. 12 (Fletore Zyrtare C 68, 2.3.2001, f. 3).) →Detyrime

30

Conditions

L Lehtësi thelbësore

Essential facility

Një lehtësi ose infrastrukturë që është e nevojshme për t’iu afruar klientëve dhe/ose që u jep mundësi konkurrentëve të zhvillojnë veprimtaritë e tyre tregtare. Një lehtësi është thelbësore nëse është i pamundur ose tejet i vështirë dublimi i saj për shkak të kufizimeve fizike, gjeografike, ligjore ose ekonomike. Për shembull, le të marrim rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, i cili përdoret nga disa prodhues të ndryshëm të energjisë elektrike për të arritur konsumatorët përfundimtarë: meqenëse për këta prodhues nuk është e leverdishme të ndërtojnë rrjetin e tyre të shpërndarjes, ata mbështeten në lidhjen që kanë me infrastrukturën ekzistuese. Mosdhënia e të drejtës për të përdorur një lehtësi thelbësore mund të konsiderohet si (→) abuzim me pozicionin dominues nga ana e një subjekti që e ka në kontroll këtë objekt, sidomos në ato raste kur një gjë e tillë parandalon konkurrencën në (→) tregun e rrjedhës së poshtme.

Letër njoftimi zyrtar

Letter of formal notice

Letër të cilën Komisioni ia dërgon një shteti anëtar, sidomos në zbatim të Nenit 86 të

31

Traktatit të KE-së, kur dyshohet se ky shtet anëtar ka futur ose mban në fuqi një masë, e cila bie ndesh me rregullat e BE-së për konkurrencën. Letra e njoftimit zyrtar është e barasvlershme me një (→) deklaratë vërejtjesh, që u dërgohet ndërmarrjeve. (Shih: Neni 226 i Traktatit të KE-së.)

Letër qetësuese

Comfort letter

Letër administrative e cila u dërgohet palëve njoftuese dhe ku konfirmohet normalisht dhe në formë jozyrtare pa asnjë argumentim që: - Komisioni nuk konstaton asnjë bazë për të marrë masa kundër një marrëveshjeje sipas Nenit 81(1) të Traktatit të KE-së, sepse kjo marrëveshje nuk e kufizon konkurrencën dhe/ ose nuk ka efekt në tregtinë midis vendeve anëtare (letër qetësuese e miratimit negativ); ose - Marrëveshja i përmbush kushtet për të përfituar nga një përjashtim sipas Nenit 81(3) të Traktatit të KE-së (letër qetësuese e përjashtimit).

Letër sipas Nenit 11

Article 11 letter

Kërkesë me shkrim për informacion, të cilën Komisioni ua dërgon ndërmarrjeve dhe shoqatave të ndërmarrjeve si edhe qeverive dhe autoriteteve kompetente të shteteve anëtare, për të marrë informacionin e nevojshëm për kryerjen e hetimeve. Kërkesa të tilla mund t’u dërgohen shoqërive që dyshohen se kanë kryer shkelje, që janë palë të një përqendrimi ose palëve të treta që mund të jenë në gjendje të sqarojnë çështje të caktuara që lidhen me hetimin në fjalë. (Shih: Neni 11 i Rregullores Nr.17 dhe Neni 11 i Rregullores për përqendrimin)

Letër sipas Nenit 6 Letër administrative përmes së cilës Komisioni informon palën ankimuese në lidhje me synimin e vet për ta hedhur poshtë ankesën. E

32

Article 6 letter

ashtuquajtura “Letër sipas Nenit 6”, përcakton qëndrimin paraprak të Komisionit në lidhje me një ankesë dhe i jep mundësinë ankimuesit për të parashtruar argumente dhe komente të tjera brenda një afati kohor të përcaktuar. Për shkak të natyrës së vet si dokument përgatitor dhe paraprak, letra sipas Nenit 6 nuk mund të kundërshtohet në Gjykatë si një akt i rishikueshëm. Megjithatë, ankimuesi mund të ngulë këmbë që pasi të merret një vendim i formës së prerë për të hedhur poshtë ankesën e tij, ankimimi të jetë objekt rishikimi gjyqësor nga një gjykatë e shkallës së parë. (Shih: Neni 6 i Rregullores Nr. 2842/98 për dëgjimin e palëve në disa procedura të caktuara në kuadër të Neneve 81 dhe 82 të Traktatit të KE-së (Fletore Zyrtare L 354, 1998, f. 18).)

33

M Manipulim i tenderit

Bid rigging

Një formë e veçantë bashkërendimi midis firmave që mund të ketë një ndikim negativ në rezultatin e një procesi blerjeje apo tenderi, për të cilat paraqiten oferta. Për shembull, firmat mund të merren vesh paraprakisht për ofertat e tyre, duke vendosur se cila firmë do të ketë ofertën më të ulët. Po kështu, firmat mund të merren vesh që të tërhiqen nga tenderi ose të marrin pjesë nëpër tendera me radhë, në vartësi të numrit apo të vlerës së kontratave.

Markë e vetme Ky term mbulon si detyrimet për moskonkurrim ashtu edhe detyrimin në lidhje me sasitë. Një detyrim për moskonkurrim është një detyrim ose një skemë nxitëse në kuadër të një kontrate furnizimi ose shpërndarjeje, e cila e detyron blerësin të mos prodhojë, të mos blejë, të mos shesë apo të mos rishesë produkte të cilat konkurrojnë me produktet që janë objekt i kontratës ose të blejë nga ofruesi të paktën 80% të kërkesave të veta për atë lloj produkti. Detyrimi për sasinë i vendosur mbi blerësin është një formë më e dobët e detyrimit për moskonkurrim, ku stimujt ose detyrimet për të cilat bien dakord ofruesi me blerësin, e detyrojnë këtë të fundit t’i përqendrojë blerjet e veta në një

34

Single branding

shkallë të madhe, jo më pak se 80%, në markat e një ofruesi. Marka e vetme mund të marrë formën e një detyrimi të drejtpërdrejtë për të mos blerë marka konkurruese (që shpesh quhet “të lidhura”), por mund të marrë edhe formën e kërkesave kontraktore për sasi minimale blerjeje, e skemave të rabateve në bazë të sasisë apo të skemave të rabateve në bazë të besnikërisë. Rreziqet e mundshme për konkurrencën përfshijnë: (→) bllokimin e tregut për furnitorët konkurrentë; lehtësimin e (→) konspiracionit midis furnitorëve në rastin e përdorimit kolektiv dhe, në ato raste kur blerësi është shitës me pakicë, humbje e (→) konkurrencës midis markave në dyqane.

Marrëveshje horizontale

Horizontal agreement

Marrëveshje midis konkurrentëve faktikë ose potencialë, domethënë midis ndërmarrjeve në të njëjtin nivel të zinxhirit të prodhimit ose të shpërndarjes, që mbulon, për shembull punën kërkimore dhe zhvilluese , prodhimin, blerjen ose aktivitetin privat. Marrëveshjet horizontale mund ta kufizojnë konkurrencën sidomos nëse kanë të bëjnë me caktimin e çmimeve ose me ndarjen e tregut, ose nëse fuqia e tregut e fituar si rrjedhojë e bashkëpunimit horizontal, ka efekte negative në treg për sa u takon çmimeve, prodhimit, risive apo shumëllojshmërisë dhe cilësisë së produkteve. Nga ana tjetër, bashkëpunimi horizontal mund të jetë një mjet për të ndarë riskun, për të ulur kostot, për të shkëmbyer njohuritë teknike dhe për të promovuar më shpejt risinë. Në veçanti, në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bashkëpunimi mund të jetë një mjet i rëndësishëm për t’iu përshtatur ndryshimeve në treg. (Shih të ashtuquajturat ‘udhëzime horizontale”: komunikatë e Komisionit, udhëzime mbi zbatueshmërinë e Nenit 81 në rastin e marrëveshjeve për bashkëpunim horizontal (Fletore Zyrtare C 3, 6.1.2001, f. 2).)

Marrëveshje kërkim-zhvillimi (K & Zh)

R & D agreement

Marrëveshje e lidhur midis firmave për të kryer në mënyrë të përbashkët punë kërkimore-zhvilluese, duke bashkuar njohuritë teknike dhe duke bërë një

35

ndarje të kostove dhe riskut, të lidhur me shpikjen e produkteve të reja. Zakonisht, një marrëveshje kërkim-zhvillimi mbulon marrjen në pronësi të njohurive teknike që lidhen me produkte ose procese; kryerjen e analizave teorike, studimeve të rregullta ose eksperimente, përfshirë këtu edhe prodhimin eksperimental, analizat teknike të produkteve ose proceseve; dhe ngritjen e objekteve të nevojshme, si edhe marrjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për këto rezultate. Marrëveshje të tilla mundësojnë futjen më shpejt në treg të produkteve ose shërbimeve, me një cilësi më të lartë dhe/ose kosto më të ulëta, pra duke nxitur kështu përparimin teknik në përfitim të konsumatorëve. Këto efekte pozitive duhet t’i marrë parasysh Komisioni gjatë analizës së kufizimeve potenciale mbi konkurrencën, që mund të rrjedhin nga marrëveshje të tilla, sidomos kur këto marrëveshje arrihen mes konkurrentëve.

Marrëveshje specializimi Një marrëveshje midis ndërmarrjeve në lidhje me kushtet në të cilat specializohen ato për prodhimin e një game të ngushtë ose specifike mallrash dhe/ose shërbimesh. Marrëveshjet për specializimin mund të japin ndihmesën e tyre për përmirësimin e prodhimit ose të shpërndarjes së mallrave, sepse ndërmarrjet e përfshira në to mund të përqendrohen në prodhimin e disa produkteve të caktuara dhe të funksionojnë, për rrjedhojë, më me efektivitet dhe t’i ofrojnë produktet më lirë. Marrëveshjet për specializimin ndahen në marrëveshje në kuadër të të cilave një palë heq dorë nga prodhimi i produkteve të caktuara ose nga ofrimi i disa shërbimeve të caktuara në favor të një pale tjetër (specializim i njëanshëm); marrëveshje në të cilat çdo pjesëmarrës heq dorë nga prodhimi i disa produkteve të caktuara ose nga ofrimi i disa shërbimeve të caktuara në favor të një pjesëmarrësi tjetër (specializim reciprok) dhe marrëveshje në të cilat pjesëmarrësit marrin përsipër në mënyrë të përbashkët të prodhojnë disa produkte të caktuara ose të ofrojnë disa shërbime të caktuara (prodhim i përbashkët). Ky problem mbulohet nga një rregullore specifike për përjashtimin në bllok.

36

(Shih: Rregullore e Këshillit (EC) Nr.2658/2000,

Specialisation agreement

datë 29 nëntor 2000, për zbatimin e Nenit 81(3) të Traktatit për kategoritë e akt-marrëveshjeve për specializimin (Fletore Zyrtare L 304, 5.12.2000).)

Marrëveshje vertikale

Vertical agreement

Marrëveshje ose praktikë e bashkërenduar e lidhur midis dy apo më shumë ndërmarrjeve të cilat veprojnë në funksion të marrëveshjes, në nivele të ndryshme të zinxhirit të prodhimit ose shpërndarjes, dhe që ka për objekt kushtet me të cilat palët e marrëveshjes mund të blejnë, shesin apo rishesin mallra ose shërbime të caktuara. (Shih të ashtuquajturat “udhëzime vertikale”: Njoftim i Komisionit, udhëzime për kufizimet vertikale (Fletore Zyrtare C 291, 13.10.2000, f. 1).)

Marrëveshjet e Europës

Europe agreements

Marrëveshjet e Europës janë marrëveshje dypalëshe asociimi, të cilat janë nënshkruar nga Komunitetet Europiane dhe shtetet anëtare nga njëra anë dhe nga secili nga vendet Europës Qendrore dhe Lindore, nga ana tjetër si: Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia1. Marrëveshjet e Europës bazohen në faktin që objektivi përfundimtar i vendeve të asociuara është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Qëllimi i tyre është t’i ndihmojnë vendet e asociuara ta arrijnë këtë objektiv. Marrëveshjet e Europës përfshijnë vendosjen e një dialogu politik, krijimin e një zone të tregtisë së lirë, një angazhim nga vendet e asociuara për të përafruar legjislacionin e tyre me atë të Komunitetit, si edhe bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe atë financiar. Në fushën e tregtisë midis Komunitetit dhe vendit të asociiuar, zbatohen disiplina konkurrence të ngjashme me ato të Traktatit të KE-së.

Masa të përkohshme

Interim measures

1. Masa ruajtëse të vendosura mbi firmat nga Komisioni në lidhje me raste të konkurrencës, në të cilat nuk është marrë ende një vendim i 1

Tashmë janë vende antare të BE

37

formës së prerë, me qëllim për të shmangur sjelljet antikonkurruese që çojnë në një dëm të pandreqshëm përpara se të sanksionohet vendimi. Masat e përkohshme mund të merren nga Komisioni me nismën e vet, por shpesh kërkohen me anë të ankesave zyrtare. Ato mund të vendosen nëse janë plotësuar njëkohësisht kushtet e mëposhtme: a) veprimet e një firme përbëjnë prima facie një shkelje të rregullave për konkurrencën, dhe b) ekziston një ngutje, domethënë rreziku se mos i shkaktohet kërkuesit apo ankimuesit një dëm i rëndë dhe i pandreqshëm. Për shembull, një shoqëri së cilës i rrezikohet ekzistenca nga një sjellje potencialisht antikonkurruese e një shoqërie tjetër, mund të kërkojë një hetim të çështjes nga Komisioni sipas legjislacionit për konkurrencën dhe, ndër të tjera, i kërkon Komisionit ta ndalojë sjelljen në fjalë, derisa të merret një vendim zyrtar në përfundim të hetimit. (Shih: Urdhrin e Gjykatës Europiane për Çështjen 792/97 “R Camera Care kundër Komisionit” [1980] ECR, f. 119, paragrafi 12– 21). Komisioni mund të marrë masa të përkohshme edhe në rastet e përqendrimit të shoqërive, për të parandaluar vënien në zbatim të përqendrimeve në treg, përpara se t’i miratojë Komisioni. Rregullorja për përqendrimin e shoqërive ndalon vënien në zbatim përpara autorizimit nga Komisioni, për të shmangur ndryshime të parikthyeshme në strukturën e tregut përpara se të jetë e qartë që janë krijuar kushtet për miratimin e një përqendrimi në treg. (Shih: Nenet 7 dhe 8(4) të Rregullores për përqendrimet e shoqërive); 2. Masat e përkohshme mund të vendosen edhe nga kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për të mos lejuar që një shoqërie t’i shkaktohen dëme të rënda dhe të pandreqshme përmes zbatimit të një vendimi të Komisionit, ligjshmëria e të cilit është kundërshtuar nga e njëjta shoqëri në hapjen e hetimit. (Shih: Nenet 104-110 të Rregullores të brendshme të Gjykatës së Shkallës së Parë)

38

Masa rregulluese

Remedies

→Angazhime

Masë e shtetit anëtar

State measure

Ligj, vendim ministri ose akt tjetër administrativ i miratuar nga një shtet anëtar. Edhe mosveprimi nga ana e një shteti anëtar mund të përbëjë një masë. Komisioni mund të nisë një procedurë gjykimi për shkelje, nëse masat e një shteti anëtar, të marra në lidhje me ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet për të cilat shtetet anëtare japin të drejta ekskluzive, bien ndesh me legjislacionin e BE-së për konkurrencën.

Mbrojtje e firmës në falimentim

Failing firm defence

→Përqendrim me qëllim shpëtimin

Mbrojtje absolute e territorit

Absolute Territorial Protection

Një praktikë e ndjekur nga disa prodhues ose furnitorë në lidhje me rishitjen e produkteve të tyre dhe me udhëheqjen e tyre në tregje apo territore të caktuara. Sipas kësaj praktike, bëhet një ndarje e tregjeve apo territoreve. Kur zbatohet praktika e mbrojtjes absolute të territorit, të drejtën për të tregtuar një produkt në një territor të caktuar e merr nga prodhuesi një shpërndarës (distributor) i vetëm, ndërsa të gjithë shpërndarësve të tjerë u ndalohet si shitja aktive, ashtu edhe ajo pasive brenda këtij territori. →Shitje pasive;kufizime të rënda

Mirësjellje

Comity

Parim i zbatuar në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për politikën e konkurrencës. Përmes mirësjelljes negative, çdo vend që është palë e një marrëveshjeje bashkëpunimi garanton të marrë parasysh interesat e rëndësishëm të palëve të tjera të marrëveshjes, gjatë zbatimit të ligjit për konkurrencën të atij vendi. Përmes mirësjelljes pozitive, një vend mund t’u kërkojë palëve të tjera të marrëveshjes

39

të marrin masat e duhura në kuadër të ligjit të tyre për konkurrencën për të luftuar sjelljen antikonkurruese që zhvillohet në territorin e tyre por që prek interesat e rëndësishëm të vendit që bën kërkesën.

Miratim negativ

Negative clearance

Kur Komisioni, në bazë të fakteve që i paraqiten, arrin në përfundimin që nuk ka baza të parashikuara në Nenin 81(1) ose 82 të Traktatit të KE-së për të marrë masa në lidhje me një marrëveshje ose praktikë, jep një miratim negativ ose në formë të një vendimi zyrtar ose në formë jozyrtare të një →letre qetësuese. Në rastet e parashikuara nga Neni 81, zakonisht shoqëritë bëjnë kërkesë të përbashkët për miratim negativ me një → njoftim për përjashtim.

Monopol Situatë tregu me një ofrues të vetëm (monopolisti) - i cili për shkak të mungesës së konkurrencës - ka një fuqi shumë të madhe tregu. Monopoli është gjithnjë i barasvlershëm me ekzistencën e një pozicioni dominues. Në një situatë monopoli, prodhimi është normalisht më i ulët dhe çmimi më i lartë se në kushtet e konkurrencës. Monopolisti mund të sigurojë superfitim (domethënë, fitimet i kalojnë kthimet normale nga kapitali). Një situatë e ngjashme, por nga ana e kërkesës, është ajo kur ka një blerës të vetëm, quhet monopsoni.

40

Monopoly

N Ndarje në elemente të pavarura

Unbundling

Ndarje e komponentëve të ndryshëm të prodhimit, të shpërndarjes dhe shërbimeve për të futur elemente më të forta të konkurrencës në këto segmente të industrisë. “Ndarja e elementeve funksionale” kërkon që ndërmarrjet monopoliste të shërbimeve komunale të ofrojnë mundësinë e hyrjes në (një pjesë të) rrjetet të tyre të shpërndarjes ose të shërbimit kundrejt një çmimi përdorimi. “Ndarja e elementeve strukturore” bën të nevojshëm ndarjen e plotë vertikale dhe i detyron ndërmarrjet monopoliste të shërbimeve publike të heqin dorë nga pronësia aktive e prodhimit, shpërndarjes ose shërbimit.

Ndërmarrje e përbashkët

Joint venture

Grupim i firmave ose personave, i cili formohet për të ndërmarrë një projekt biznesi konkret. Sipas rregullave të Komunitetit për konkurrencën, ndërmarrjet e përbashkëta janë ndërmarrje të cilat së bashku kontrollohen prej dy ose më shumë ndërmarrjeve të tjera. Praktikisht, ndërmarrjet e përbashkëta përfshijnë një gamë të gjerë operacionesh, që nga operacionet që ngjajnë me përqendrimin e deri te bashkëpunimi për funksione të veçanta,

41

si p.sh., puna kërkimore dhe zhvilluese, prodhimi ose shpërndarja. Ndërmarrjet e përbashkëta me funksione të plota, që veprojnë në treg në pavarësi nga shoqëritë mëmë, trajtohen si përqendrim tregu sipas Rregullores së përqendrimit. (Shih: Neni 3(2) i Rregullores për bashkimin e shoqërive) → Kontroll i përbashkët

Ndërmarrje

Undertaking

Sipas legjislacionit të BE-së për konkurrencën, çdo subjekt i angazhuar në një aktivitet ekonomik, domethënë, në një aktivitet në kuadër të të cilit ofrohen mallra ose shërbime në një treg të dhënë, pavarësisht prej statusit të vet ligjor dhe mënyrës së financimit, konsiderohet ndërmarrje. Për t’u quajtur ndërmarrje nuk kërkohet me domosdo synimi për të realizuar fitime dhe nuk përjashtohen as organizmat publikë. Rregullat që mbulojnë përqendrimet flasin për “ndërmarrjet në fjalë” domethënë, për pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një përqendrim ose në një marrje në pronësi të përqindjes kontrolluese të një ndërmarrjeje. (Shih për më shumë hollësi: Njoftim i Komisionit për konceptin e ndërmarrjeve në fjalë (Fletore Zyrtare C 66, 2.3.1998).)

Ndërmarrje publike

42

Ndërmarrje mbi të cilën ushtrojnë ndikim mbizotërues, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, autoritetet publike, përmes pronësisë, pjesëmarrjes financiare ose rregullave të drejtimit të ndërmarrjes. Ndikimi i drejtpërdrejtë mbizotërues i autoriteteve publike ushtrohet sidomos në ato raste kur këto autoritete: a) zotërojnë pjesën më të madhe të kapitalit të nënshkruar të ndërmarrjes, b) kanë në kontroll shumicën e votave të aksioneve të emetuara nga ndërmarrja, ose c) janë në gjendje të emërojnë më shumë se një të dytën e anëtarëve të organit administrativ, drejtues ose mbikëqyrës të ndërmarrjes.

Public undertaking

Nëpunës i seancës dëgjimore

Hearing officer

Një zyrtar i lartë i pavarur, që ngarkohet me detyrën e organizimit të seancave dëgjimore dhe me kujdesin që këto seanca të zhvillohen siç duhet. Pra, nëpunësi i seancës dëgjimore jep ndihmesën e tij për objektivitetin e seancës dëgjimore, respektimin e procesit të rregullt, respektimin e të drejtave të palëve për t’u mbrojtur dhe objektivitetin e çdo vendimi të marrë si pasojë e këtij procesi. Gjithashtu, detyrat e nëpunësit të seancës dëgjimore përfshijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Shërbimeve të Komisionit dhe palëve të prekura në lidhje me konfidencialitetin e dokumenteve dhe mundësisë për të parë dosjen, në mënyrë që një ose disa nga palët të përgatisin mbrojtjen e tyre. Nëpunësi i seancës dëgjimore jep llogari përpara Komisionerit që mbulon konkurrencën; raporti përfundimtar i tij për një çështje konkurrence i bashkëlidhet vendimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Termat e referencës për nëpunësin e seancës dëgjimore jepen në një vendim të Komisionit. (Shih: Vendimin e Komisionit datë 23 maj 2001 për termat e referencës për nëpunësit e seancës dëgjimore në disa çështje të konkurrencës (Fletore Zyrtare L 162, 19.6.2001, f. 21); në lidhje me respektimit e të drejtave themelore, sidomos të së drejtës për t’u dëgjuar dhe të drejtës për të parë dosjen, në funksion të kontrollit ligjor të ushtruar nga Komisioni për çështje të konkurrencës, shih edhe Nenet 41 dhe 48 të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian (Fletore Zyrtare C 80, 10.3.2001, f. 1).)

Njoftim i Komisionit

Commission notice

Tekst interpretues i miratuar nga Komisioni me qëllim që të lehtësojë zbatimin e rregullave për konkurrencën dheqë të sigurojë transparencë dhe qartësi ligjore në lidhje me praktikën administrative të Komisionit. Tekste të tilla konsiderohen ndonjëherë edhe si udhëzues dhe botohen në Fletoren Zyrtare të Komuniteteve Evropiane. Ato mund të gjenden edhe në hapësirën në internet të Drejtorisë së Përgjithshme për Konkurrencën. (Shih: http://europa.eu.int/comm/competition/ index_en.html)

43

Njoftim

Notification

Informacion zyrtar që i japin firmat Komisionit sipas legjislacionit të BE-së për antitrustin dhe përqendrimin e shoqërive në disa situata të caktuara dhe që ka lidhje me marrëveshjet që planifikojnë ose që kanë nënshkruar shoqëritë. Njoftimi për marrëveshjet kufizuese nuk është i detyrueshëm, por ndërmarrjet që i vënë në zbatim këto marrëveshje përballen me rrezikun që gjykatat e së drejtës civile të gjykojnë që këto marrëveshje bien ndesh me Nenin 81(1) të Traktatit të KE-së dhe nuk i konsiderojnë në zbatim të Nenit 81(2) (→ Pavlefshmëri). Ekziston edhe rreziku që Komisioni ose autoritetet kombëtare për kartelet të miratojnë vendime ndaluese (mbase edhe me gjoba) në bazë të Nenit 81 të Traktatit të KE-së. Nëse ndërmarrjet duan të përfitojnë përjashtim (→ Përjashtim individual) ose të marrin (→) miratim negativ, ato duhet ta vënë në dijeni për marrëveshjen Komisionin përmes një njoftimi, sipas (→) Rregullores Nr.17 në bazë të (→) formularit A/B. Megjithatë, njoftimi për përjashtim nuk është i nevojshëm nëse marrëveshja në fjalë mbulohet nga një (→) përjashtim në bllok. Dhënia e njoftimit për marrëveshjen u jep shoqërive në fjalë një imunitet nga gjobat që parashikohen nga Neni 15 i Rregullores Nr.17. Rregullorja për përqendrimet i detyron ndërmarrjet të njoftojnë Komisionin për çdo përqendrim me dimension komunitar në bazë të (→) formularit CO, normalisht brenda një jave pas nënshkrimit të marrëveshjes për përqendrimin. Ndërmarrjeve pjesëmarrëse nuk u lejohet ta vënë në zbatim përqendrimin, përpara dhënies së njoftimit dhe përpara se Komisionit të shpallë se i përmbush kërkesat e tregut të përbashkët.

Njoftim ‘Carlsberg’ Njoftim i botuar në Fletoren Zyrtare me anë të të cilit Komisioni i informon palët e treta në lidhje me një njoftim dhe i fton të paraqesin informacion dhe/ose vërejtje në lidhje me rastin që është objekt i njoftimit. Ftesa përmban një përmbledhje të shkurtër të rastit

44

Carlsberg notice

dhe botohet në Fletoren Zyrtare me pëlqimin e palëve të prekura drejtpërdrejtë nga çështja. Kjo mundësi për të marrë informacion lidhur me rastin, është përdorur për herë të parë nga Komisioni në rastin e “Carlsberg” në vitin 1992. Në dallim nga njoftimi sipas nenit 19(3), njoftimi i tipit ‘Carlsberg’ është asnjanës dhe nuk jep ndonjë shpjegim për qëndrimin paraprak të Komisionit. Për sa u takon përqendrimeve, Komisioni është i detyruar të publikojë faktin që është dhënë njoftimi për një përqendrim, duke treguar në të njëjtën kohë emrat e palëve, natyrën e përqendrimit dhe sektorin ekonomik të përfshirë në këtë përqendrim. (Shih: Njoftim për dhënien e njoftimit paraprak për një ndërmarrje të përbashkët: Çështja 34.281 Carlsberg-Tetley (Fletore Zyrtare C 97, 16.4.1992, f. 21); Neni 4(3) i Rregullores për përqendrimin.)

Njoftim “De minimis”

“De minimis” notice

Komunikatë e Komisionit, që sqaron kushtet në të cilat efekti mbi konkurrencën në tregun e përbashkët i një marrëveshjeje apo praktike, mund të konsiderohet, sipas mendimit të Komisionit, i pandjeshëm, domethënë kur përqindja e tregut e ndërmarrjeve të përfshira mbetet përsëri nën kufijtë e caktuar. Gjithashtu, marrëveshjet midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme konsiderohet se rrallë mund të kenë një ndikim të ndjeshëm në tregtinë e realizuar mes vendeve anëtare apo në konkurrencën në tregun e përbashkët; në çdo rast, normalisht këto ndërmarrje nuk e prekin interesin e Komunitetit aq sa për të argumentuar një ndërhyrje. Shkurt, marrëveshjet apo praktikat të cilat mbulohen nga njoftimi “de minimis” konsiderohen se kanë një rëndësi të vogël për Komunitetit dhe nuk shqyrtohen nga Komisioni sipas ligjit të BEsë për konkurrencën. Megjithatë, autoritetet kombëtare të konkurrencës mund të shqyrtojnë raste të veçanta. (Shih: Njoftimi i Komisionit për marrëveshjet me rëndësi të vogël, të cilat nuk konsiderohen se e kufizojnë konkurrencën sipas Nenit 81(1) të Traktatit për krijimin e Komunitetit Evropian (de minimis) (Fletore Zyrtare C 368, 22.12.2001).)

45

Njoftim sipas Nenit 19(3)

Article 19(3) notice

Njoftim i botuar në Fletoren Zyrtare përmes të cilit Komisioni informon ndërmarrjet, shoqatat e ndërmarrjeve dhe publikun e gjerë në lidhje me synimin e vet për të miratuar apo për të përjashtuar një marrëveshje të njoftuar në kuadër të Nenit 81 të Traktatit të KE-së. Njoftimi duhet të përmbajë një përmbledhje të kërkesës (aplikimit) përkatës apo të njoftimit dhe t’i ftojë të gjitha palët e treta të interesuara të paraqesin mendimet e tyre brenda një kufiri kohor jo më pak se një muaj. Botimi duhet të marrë në konsideratë interesin e ligjshëm të ndërmarrjeve për të mbrojtur sekretet e tyre tregtare. (Shih: Neni 19(3) i Rregullores Nr.17.)

Njohurit teknike Njohuri specifike që zotëron një person ose një shoqëri për një produkt ose proces prodhimi, shpesh e fituar përmes një pune kërkimore-zhvilluese (K&Zh) të gjerë dhe të kushtueshme. Sipas rregullave të Komunitetit për konkurrencën, njohuri teknike normalisht konsiderohet tërësia e informacioneve teknike të cilat janë sekrete, thelbësore dhe të identifikueshme. ‘Sekrete” do të thotë që paketa e njohurive teknike si e tërë, ose në konfigurimin dhe tërësinë e komponentëve të vet, në përgjithësi, nuk dihet ose nuk është lehtësisht e përdorshme nga të tjerët. “Thelbësor” do të thotë që njohuritë teknike përfshijnë informacione që duhet të jenë të dobishme. “Të identifikueshme” do të thotë njohuritë teknike përshkruhen ose regjistrohen në një mënyrë të tillë që bën të mundur verifikimin, për të parë nëse është përmbushur prej tyre kriteri i fshehtësisë dhe i të qenit thelbësor.

46

Know-how

O Oligopol

Oligopoly

Strukturë tregu në të cilën ka shumë pak shitës, të cilët e realizojnë ndërvarësinë e tyre, duke marrë vendime strategjike që mund të kenë lidhje me çmimet, vëllimin e prodhimit ose cilësinë. Në një situatë oligopoli, të gjitha firmat e dinë që sjellja e tij në treg do të prekë edhe shitësit e tjerë dhe sjelljen e tyre në treg. Si rezultat, të gjitha firmat i kanë parasysh reagimet e mundshme të lojtarëve të tjerë. Në rastet e konkurrencës, ky term përdoret shpesh për ato situata në të cilat një numër i vogël shitësish të mëdhenj dominojnë në mënyrë të përbashkët strukturën e konkurrencës dhe një bashkësi shitësish të vegjël i përshtaten sjelljes së tyre. Këta shitës të mëdhenj quhen oligopolistë. Në disa rrethana të caktuara, kjo situatë mund të konsiderohet si dominim kolektiv (i përbashkët ose oligopolistik). → konpiracion

47

P Pagesë e penaliteteve periodike

Periodic penalty payment

Me anë të një vendimi, Komisioni mund të vendosë shuma periodike penalitetesh për ta detyruar një ndërmarrje t’i japë fund shkeljes së rregullave të konkurrencës, në përputhje me një vendim të mëparshëm. Në një rast të tillë, caktohet një shumë ditore e cila duhet paguar për çdo ditë për sa kohë vazhdon shkelja pas datës së vendosur në vendim. Komisioni gëzon të njëjtën të drejtë kur një ndërmarrje nuk pranon të japë informacione të plota dhe të sakta, të cilat i janë kërkuar me anë të një vendimi ose kur ndërmarrja nuk pranon t’i nënshtrohet një hetimi që është urdhëruar përmes një vendimi. (Shih: Neni 16 i Rregullores Nr.17; Neni 15 i Rregullores për përqendrimin)

Pakësim i fuqisë së ndërmarrjes Vendim i një ndërmarrjeje për të shitur një pjesë të operacioneve, degëve apo filialeve të veta si pasojë e ristrukturimit të biznesit, në mënyrë që të përqendrohet në produkte apo tregje specifike. Në kuadër të ligjit të BE-së për konkurrencën, pakësimi i fuqisë së ndërmarrjes mund të ofrohet nga ana e

48

Divestiture

ndërmarrjeve edhe në formën e një angazhimi (→Angazhime) përpara Komisionit për të mënjanuar shqetësimet e këtij të fundit në lidhje me ndonjë marrëveshje apo përqendrim të njoftuar. (Shih: Neni 6(2) dhe 8(2) i Rregullores për përqendrimin, si edhe Seksionin III (1) të njoftimit të Komisionit për masat rregulluese(Fletore Zyrtare C 68, 2.3.2001, f. 3).)

Pavlefshmëri

Nullity

Sipas Nenit 81(1) të Traktatit të KE-së, janë të ndaluara marrëveshjet midis ndërmarrjeve që kufizojnë konkurrencën dhe që mund të ndikojnë në tregtinë midis shteteve anëtare. Sipas Nenit 81(2) të Traktatit të KE-së ato quhen të pavlefshme, me përjashtim të rasteve kur ato janë përjashtuar nga marrëveshjet e ndaluara sipas disa kushteve të caktuara të parashikuara në Nenin 81(3) të Traktatit të KE-së.

Përfitime parazitare

Free riding

Përfitimi parazitar ndodh kur një firmë ose një person përfiton nga veprimet dhe puna e një tjetri, pa paguar apo pa mbuluar një pjesë të kostove të kësaj pune. Për shembull, një dyqan shitjeje me pakicë në fillim mund të vendosë të mbulojë kostot e trajnimit të punonjësve të vet për t’u treguar klientëve të mundshëm se si funksionon një pajisje kuzhine, në mënyrë që të rritë së vëllimin e shitjeve. Mirëpo, më vonë, klientët mund të vendosin ta blejnë produktin në fjalë nga një shitës tjetër me pakicë, i cili mund ta shesë me çmim më të ulët sepse strategjia e këtij shitësi ka qenë të mos shpenzojë për trajnime dhe shpjegime të tilla për klientët. Në këtë rast, ky shitës i dytë konsiderohet se ka përfituar në mënyrë parazitare nga puna dhe kostot e mbuluara nga shitësi i parë, i cili nuk do ta ketë më shtysën për të vijuar me praktikën e demonstrimit të produktit.

Përjashtim individual

Individual exemption

Një vendim i Komisionit në bazë të Nenit 81(3) të Traktatit të KE-së për të përjashtuar

49

marrëveshjet midis shoqërive, për të cilat është marrë njoftim, nga ndalimi i përcaktuar në Nenin 81(1) të Traktatit të KE-së, në bazë të një vlerësimi individual (→ Rregullore e përjashtimit në bllok). Në terma përgjithësues, marrëveshjet kufizuese i plotësojnë kushtet për të përfituar përjashtim, nëse përfitimi që i sjellin mirëqenies së përgjithshme (përmirësimi i produkteve, përparimi teknik ose ekonomik, përfitimi për konsumatorët) është më i madh se efektet kufizuese mbi konkurrencën.

Përjashtim në bllok (rregullore)

Block exemption (regulation)

Rregullore e nxjerrë nga Komisioni ose nga Këshilli në bazë të Nenit 81(3) të Traktatit të KE-së, ku përcaktohen kushtet në të cilat përjashtohen disa lloje të caktuara marrëveshjesh nga ndalimi për marrëveshjet kufizuese të konkurrencës, të parashikuara në Nenin 81(1) të Traktatit të KE-së. Kur një marrëveshje i përmbush kushtet e përcaktuara në një rregullore për përjashtimin në bllok, nuk është i nevojshëm njoftimi individual për këtë marrëveshje: marrëveshja quhet automatikisht me vlerë dhe fuqi ligjore. Për shembull, rregulloret për përjashtimin në bllok ekzistojnë për marrëveshjet vertikale, marrëveshjet e kërkim-zhvillimit, marrëveshjet për specializim, marrëveshjet për transferim të teknologjisë dhe marrëveshjet për shpërndarjen e automobilave.

Përqendrim me qëllim shpëtimin Koncepti i përqendrimit me qëllim shpëtimin, që ndryshe quhet edhe “mbrojtje e firmës në proces falimenti”, i jep mundësi Komisionit të miratojë një përqendrim, edhe pse për pasojë mund të krijohet ose të fuqizohet një pozicion dominues, me kusht që të mos ketë lidhje shkakësore midis përqendrimit dhe pozicionit dominues, domethënë që përqendrimi të mos çojë në përkeqësim të strukturës konkurruese në treg. Komisioni ka hartuar kriteret e mëposhtme për zbatimin e konceptit të përqendrimit me qëllim shpëtimi: (1) ndërmarrja që merret në pronësi duhet të jetë duke falimentuar (domethënë, që në çdo rast

50

Rescue merger

do të dilte nga tregu); (2) nuk ka asnjë blerës tjetër i cili do të mund të ofronte një zgjidhje që e dëmton më pak konkurrencën; (3) pjesa e tregut e ndërmarrjes që merret në pronësi, në çdo rast, do të fitohej nga ndërmarrja blerëse, ose aktivet e saj do të dilnin nga tregu, nëse nuk do të bliheshin nga një ndërmarrje tjetër. Deri tani, koncepti i përqendrimit me efekt shpëtimi është zbatuar rrallë. (Shih: Vendim i Komisionit datë 14 dhjetor 1993 për Çështjen IV/M.308 — Kali+Salz (Fletore Zyrtare L 186, 21.7.1994, f. 38); vendim i Komisionit, datë 11 korrik 2001, për Çështjen COMP/M.2314 — BASF/Eurodiol/Pantochim.)

Përqendrim

Concentration

Përqendrimi ndodh kur bashkohen dy ose më shumë ndërmarrje, të cilat më parë ishin të pavarura nga njëra-tjetra (bashkim shoqërish), ose kur një ndërmarrje fiton kontroll mbi një ndërmarrje tjetër (përfitim i kontrollit), ose kur krijohet një ndërmarrje e përbashkët, e cila kryen në mënyrë të përhershme të gjitha funksionet e një subjekti ekonomik të pavarur (ndërmarrje e përbashkët me funksione të plota). (Shih: Neni 3(1) dhe (2) i Rregullores për përqendrimin; njoftim i Komisionit për konceptin e përqendrimit (Fletore Zyrtare C 66, 2.3.1998, f. 2).) →Procedurë e kontrollit të përqendrimit

Pjesë e tregut

Market share

Matje e madhësisë relative të një firme në një industri ose në një treg, për sa i përket pjesës së produktit total, shitjeve ose kapacitetit gjithsej që zë kjo firmë. Përveç fitimeve, njëri prej objektivave tregtarë të firmave, që përmenden shpesh, është rritja e pjesës që zë në treg. Kjo, sepse pjesa e tregut, ekonomitë e shkallës dhe fitimet, shpesh kanë lidhje pozitive në ekonomitë e tregut. Në analizat e politikës së konkurrencës, pjesët e tregut janë një tregues i rëndësishëm për ekzistencën e fuqisë së tregut. Në lidhje me këtë, nuk duhet

51

parë vetëm niveli absolut i pjesës i tregut, por edhe niveli i pjesës së tregut që zë në krahasim me konkurrentët. Megjithatë, edhe firmat që zënë pjesë të mëdha të tregut, nuk kanë me domosdo fuqi tregu, sidomos në ato raste kur barrierat e hyrjes në treg (→ Barriera të hyrjes) janë shumë të ulëta dhe rreziku i hyrjes së firmave të tjera e pengon ushtrimin e fuqisë e tregut.

Pozicion dominues Një ndërmarrje ka një pozicion dominues nëse ka aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur nga konkurrentët e saj, klientët, furnitorët dhe, së fundi, konsumatorët e saj përfundimtarë. Një firmë dominuese që ka një fuqi të tillë në treg ka edhe aftësinë për t’i vendosur çmimet mbi nivelin konkurrues , për të shitur produkte të një cilësie të ulët apo për ta ulur shkallën e novacionit poshtë nivelit që do të kishte një treg në kushtet e konkurrencës. Sipas ligjit të BE-së për konkurrencën, nuk është e paligjshme të kesh një pozicion dominues, duke qenë se një pozicion dominues mund të përfitohet me mjetet e ligjshme të konkurrencës, si për shembull, përmes shpikjes dhe shitjes së një produkti më të mirë. Nga ana tjetër, rregullat e konkurrencës nuk u lejojnë ndërmarrjeve që të (→) abuzojnë me pozicionin e tyre dominues. Sistemi europian i kontrollit të përqendrimeve (→ procedurë e kontrollit të përqendrimit) ndryshon nga ky parim, përderisa ai ua ndalon subjekteve që marrin pjesë në një përqendrim, të përfitojnë apo të fuqizojnë një pozicion dominues përmes procesit të përqendrimit.

52

Pozicionin dominues mund ta kenë së bashku edhe dy ose më shumë subjekte ekonomike të bashkuara përmes lidhjeve ekonomike në një treg specifik. Kjo situatë është quajtur dominim kolektiv (ose i përbashkët apo oligopolistik). Sipas vendimit të Gjykatës në çështjen “Gencor”, nuk ka asnjë arsye, në aspektin ligjor apo ekonomik, për ta përjashtuar nga nocioni i lidhjeve ekonomike, marrëdhënien e ndërvarësisë që ekziston midis palëve pjesëmarrëse në një oligopol

Dominant position

të lidhur, në të cilin këto palë janë në gjendje të dinë paraprakisht veprimet e njëra-tjetrës dhe kanë nxitjen e fortë për t’i harmonizuar veprimet e tyre në treg. (Shih: Neni 82 i Traktatit të KE-së dhe Neni 2(3) i Rregullores për bashkimin e shoqërive; në lidhje me dominimin kolektiv shih edhe: Vendim i Komisionit Nr.97/26/EC, datë 24.4.1996 për çështjen IV/M.619 Gencor/Lonrho (Fletore Zyrtare L 11, 14.1.1997, f. 30) dhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë datë 25.3.1999 për Çështjen T-102/96 Gencor Ltd kundër Komisionit [1999] ECR, f. II-0753.) → Konspiracion, Oligopol

Praktikë e bashkërenduar

Concerted practice

Bashkërendim midis ndërmarrjeve të cilat, pa arritur në fazën e nënshkrimit të një marrëveshjeje zyrtare, me dijeni, kryejnë bashkëpunim praktik për të shmangur rrezikun e konkurrencës. Një praktikë e bashkërenduar mund të realizohet me kontakte të drejtëpërdrejta ose të tërthorta midis firmave, synimi apo rezultati i të cilave është që të ndikohet sjellja e tregut ose t’u jepet informacion konkurrentëve në lidhje me veprimet e ardhshme.

Praktikë përjashtuese

Exclusionary practice

Praktikë e ushtruar nga një ndërmarrje me pozicion dominues, e cila tenton t’i zvogëlojë mundësitë e konkurrentëve, bazuar në konsiderata të tjera, jo në bazë të konkurrencës mbështetur në merita. Një shembull do të ishte vendimi i marrë nga një ndërmarrje dominuese në prodhimin e një produkti të caktuar, për të mos e furnizuar një klient, sepse ai është konkurrent aktiv në tregun e shpërndarjes së këtij produkti.

Procedurë AKZO

AKZO procedure

Rregull procedural i vendosur nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, që është përfshirë edhe në mandatin e nëpunësit të seancës dëgjimore dhe që ka lidhje me bërjen publike

53

nga Komisioni, të dokumenteve konfidenciale apo të informacionit tregtar. Sipas këtij rregulli, në ato raste kur Komisioni ka ndër mend të bëjë publik informacione, ndërsa kompania që i jep këto informacione dëshiron që ato të trajtohen si informacion delikat (sekret tregtar ose informacion konfidencial), Komisioni duhet ta informojë ndërmarrjen me shkrim në lidhje me vendimin për bërjen publike dhe arsyet për marrjen e këtij vendimi. Kur ndërmarrja në fjalë vazhdon të ketë kundërshtim për bërjen publike të informacionit, por Komisioni vëren se informacioni nuk mbrohet me ligj dhe mund të bëhet publik, ky konstatim duhet të jepet shprehimisht përmes një vendimi të arsyetuar. Ky vendim duhet t’i njoftohet ndërmarrjes në fjalë, të cilës duhet t’i jepet mundësia për ta çuar çështjen në Gjykatën Europiane të Shkallës së Parë me objekt rishikimin e vlerësimeve të Komisionit. Informacioni nuk mund të bëhet publik përpara një jave pas njoftimit të vendimit. (Shih: Vendim i Gjykatës Evropiane datë 24 qershor 1986 për Çështjen 53/85 AKZO Chemie BV dhe AKZO Chemie UK Ltd kundër Komisionit, [1986] ECR, f. 1965, paragrafi 29; Neni 9 i vendimit të Komisionit datë 23 maj 2001 në lidhje me termat e referencës të nëpunësve të seancave dëgjimore në disa procedura të caktuara për konkurrencën (Fletore Zyrtare L 162, 19.6.2001, f. 21).)

Procedurë e kontrollit të përqendrimit Procedura e kontrollit të përqendrimit sipas legjislacionit të KE-së parashikohet në Rregulloren për përqendrimin e shoqërive (që është ndryshuar një herë), dhe në aktin nënligjor. Rregullorja e përqendrimit të shoqërive i jep Komisionit autoritetin, si organ i vetëm, për vlerësimin e përqendrimeve me dimension komunitar. Përqendrimet, që e kalojnë pragun kufi të xhiros, të parashikuar në Rregulloren e përqendrimit, duhet të njoftohen pranë Komisionit brenda një javë pas nënshkrimit të marrëveshjes, pas njoftimit publik për ofertën publike ose pas marrjes në pronësi të përqindjes kontrolluese

54

Merger control procedure

të firmës. Këto përqendrime nuk mund të zbatohen pa marrë një vendim miratimi nga Komisioni. Shkelja e këtyre detyrimeve mund të çojë në vendosjen e gjobave nga Komisioni. Nga data e njoftimit që i bëhet Komisionit, në përgjithësi, Komisioni ka një periudhë njëmujore2 për të kryer një vlerësim fillestar të transaksionit për të cilin është vënë në dijeni përmes njoftimit. Nëse Komisioni ka dyshime të mëdha se përqendrimi nuk i përmbush kërkesat ligjore të tregut të përbashkët, ai kryen një hetim më të hollësishëm në një fazë të dytë që mund të zgjatë, sipas ligjit, katër muaj. Nëse Komisioni nuk merr një vendim brenda këtyre afateve, veprimi quhet i autorizuar. (Shih: Rregullore e Këshillit (EEC) Nr.4064/89 datë 21 dhjetor 1989 për kontrollin e përqendrimeve midis ndërmarrjeve (Fletore Zyrtare L 395, 30.12.1989, f. 1, variant i rregulluar Fletore Zyrtare L 257, 21.9.1990, f. 13), e ndryshuar me Rregulloren e Këshillit (EC) Nr.1310/97 datë 30 qershor 1997 (Fletore Zyrtare L 180, 9.7.1997, f. 1, i ndrequr me Fletore Zyrtare L 40, 13.2.1998, f. 17), shpesh e quajtur ‘Rregullorja për përqendrimin e shoqërive’; Rregullorja e Komisionit (EC) Nr.447/98 datë 1 mars 1998 për njoftimet, afatet kohore dhe seancat dëgjimore të parashikuara në Rregulloren e Këshillit (EEC) Nr.4064/89 për kontrollin e përqendrimeve midis ndërmarrjeve (Fletore Zyrtare L 61, 2.3.1998, f. 1), që shpesh quhet “akt nënligjor”.)

Procedurë e moskundërshtimit

Non-opposition procedure

Procedurë e posaçme e parashikuar në disa rregullore të (→) përjashtimit në bllok dhe akteve të tjera nënligjore për të thjeshtuar procedurat e përjashtimit, duke mos paraqitur kundërshtime për një marrëveshje për të cilin është marrë njoftim brenda një periudhe të përcaktuar në këto rregullore. Në këtë mënyrë, Komisioni ose jep përjashtim individual (në rregulloret për transportin) ose i konsideron marrëveshjet si të përjashtuara në bllok (në Rregulloren për transferimin e teknologjisë). (Shih: Rregullore e Këshillit Nr.1017/68 datë 19.7.1968 për transportin hekurudhor, Sipas ligjit shqiptar “Për mbrojtjen e konkurrencës”, neni 12/2 përqendrimi duhet të njoftohet brenda një jave nga lidhja e marrëveshjes për bashkim apo përfitim kontrolli, si dhe nga botimi i ofertës publike për blerje ose shkëmbim. Për më shumë, shih procedurat e njoftimit të përqendrimeve dhe Rregulloren “Për njoftimin e përqendrimeve”. 2

55

rrugor dhe ujor jodetar (Fletore Zyrtare L 175, 23.7.1968, f. 1); Rregullore e Këshillit Nr.4056/86 datë 22.12.1986 për transportin detar (Fletore Zyrtare L 378, 31.12.1986, f. 4); Rregullore e Këshillit Nr.3975/87 datë 14.12.1987 për transportin ajror (Fletore Zyrtare L 374, 31.12.1987, f. 1); Rregullore e Komisionit Nr.240/96 datë 31.12.1996 për disa kategori të veçanta të aktmarrëveshjeve për transferimin e teknologjisë (Fletore Zyrtare L 31, 9.2.1996, f. 2).)

Procedurë gjykimi për shkeljet

Infringement proceeding

Një procedurë gjykimi për shkeljet është masa kundër një shteti anëtar, që nuk përmbush një detyrim sipas Traktatit të KE-së ose sipas akteve nënligjore të BE-së. Komisioni kryen procedura gjykuese me nismën e vet ose me kërkesë të një shteti tjetër anëtar. Individët nuk kanë mundësi ta detyrojnë Komisionin të nisë një procedurë të tillë. Nëse është e argumentuar, procedura gjykuese mund të çojë në një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në të cilin të shpallet se shteti anëtar në fjalë ka kryer shkelje. Nëse nuk respektohet ky vendim, atëherë Gjykata mund të vendosë një penalitet në formë pagese për shtetin anëtar në fjalë, me anë të një procedure tjetër gjyqësore. (Shih: Nenet 226-228 të Traktatit të KE-së)

Program i lehtësimit të sanksioneve Term i përgjithshëm për mënjanimin e plotë ose të pjesshëm të gjobave të zbatuara për firmat që bashkëpunojnë me autoritetet e konkurrencës për hetimet e karteleve. Programi i tanishëm i masave lehtësuese i Komisionit është Njoftimi i vitit 2002 për imunitetin nga gjobat dhe uljen e gjobave në rastet hetimore të karteleve, që zëvendësoi njoftimin e vitit 1996 për mosvendosjen e gjobave apo uljen e tyre në rastet hetimore të karteleve. (Shih: Fletore Zyrtare C 45, 19.2.2002; njoftimi i ri mund të shihet edhe në hapësirën në internet të Drejtorisë së Përgjithshme për Konkurrencën në adresën: http://europa.eu.int/ comm/competition/antitrust/leniency )

56

Leniency (programme)

Program i përputhshmërisë

Compliance programme

Politikë e brendshme e një shoqërie, që ndërtohet për të garantuar përputhshmërinë e plotë me rregullat për konkurrencën në të gjitha veprimtaritë e saj tregtare. Në kuadër të programit të përputhshmërisë e detyrimeve, shoqëria i trajnon punonjësit e saj në lidhje me rregullat e konkurrencës dhe i pajis ato me orientime se si të shmangin marrëveshje apo praktika, të cilat e kufizojnë konkurrencën gjatë kryerjes së veprimtarive të tyre tregtare apo gjatë kontakteve me konkurrentët e tjerë. Disa programe të përputhshmërisë përcaktojnë edhe se çfarë masash duhen marrë, nëse punonjësit e firmës vërejnë se një marrëveshje apo praktikë, palë e së cilës është firma, shkel rregullat e konkurrencës.

57

R Rregullore lejuese

Enabling regulation

Akt legjislativ përmes të cilit Këshilli i jep kompetenca Komisionit për të miratuar akte nënligjore të Komunitetit (në formën e rregulloreve dhe të direktivave), siç është për shembull Rregullorja për përjashtimin në bllok apo akte nënligjore.

Rregullore Nr.17 Akti i parë nënligjor (rregullore zbatuese) në fushën e legjislacionit të BE-së për konkurrencën, në të cilin përcaktohet sistemi i dhënies së njoftimeve dhe instrumentet procedurale për forcimin e zbatimit të legjislacionit antitrust. Në këtë akt Komisionit Europian i jepen kompetenca të mëdha, sidomos në lidhje me hetimin, penalizmin e shkeljeve të kryera nga ndërmarrjet dhe përjashtimin e marrëveshjeve nga Neni 81(3) i Traktatit të KE-së. Ndryshimi që po i bëhet Rregullores Nr. 17, synon të rrisë përfshirjen e gjykatave dhe autoriteteve kombëtare të konkurrencës me synimin për të forcuar zbatimin e legjislacionit antitrust të BE-së (decentralizimi) dhe do t’i japë mundësi Komisionit t’i përqendrojë burimet e

58

Regulation No 17

kufizuara që ka në dispozicion për shkeljet më të rënda dhe zhvillimin e politikave. Për vitin 2002 parashikohet miratimi i një rregulloreje të re elementare nga Këshilli. (Shih: Rregullore e Këshillit (EEC) Nr.17: Akti i parë nënligjor në zbatim të neneve 85 dhe 86 (tani nenet 81 dhe 82) të Traktatit (Fletore Zyrtare 13, 21.2.1962, f. 204).)

Rrjet ndërkombëtar i konkurrencës (RrNK) Rrjet jozyrtar, i mbështetur në konsensus dhe në projekte, i agjencive antitrust nga vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim. RrNK-ja shërben për shkëmbimin e përvojës dhe të mendimeve në lidhje me çështje të konkurrencës, të cilat rrjedhin nga një globalizim në rritje i ekonomisë botërore, si edhe për të nxitur përhapjen e përvojës më të mirë antitrust, për të promovuar rolin mbrojtës të agjencive antitrust dhe për të bërë përpjekje për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. RrNK-ja u shpall publikisht më 25 tetor 2001 në Nju-Jork dhe do të trajtojë çështje të forcimit të kontrollit ligjor dhe të politikave të konkurrencës, të cilat janë në interes të përbashkët dhe do të hartojë propozime për konvergjencë procedurale dhe thelbësore, përmes një programi dhe strukture të orientuar nga rezultatet. Çdo agjenci kombëtare dhe rajonale e konkurrencës, e cila është përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të ligjeve antitrust, mund të bëhet anëtare e RrNK-së. Ky rrjet do të kërkojë në mënyrë aktive këshilla dhe kontribute nga sektori privat dhe nga organizata të ndryshme joqeveritare. RrNK-ja synon të jetë një strukturë virtuale, pa një sekretariat të përhershëm, që do të identifikojë projekte dhe do të hartojë plane pune për t’u miratuar nga RrNK-ja si e tërë. Çdo vit do të organizohet një konferencë e RrNK-së , në të cilën do të mblidhen titullarët e agjencive antitrust.

International competition network (ICN)

(Për shumë informacion, mund të vizitoni www. internationalcompetitionnetwork.org )

Ruajtje e çmimit të rishitjes

Resale price maintenance

Marrëveshje ose praktika të bashkërenduara midis ofruesit dhe tregtarit që synojnë vendosjen e një

59

çmimi të fiksuar ose minimal për t’u zbatuar nga tregtari gjatë rishitjes së produktit ose shërbimit te klientët e tij. Dispozitat që parashikojnë ruajtjen e çmimit të rishitjes, në përgjithësi, konsiderohen se përbëjnë një (→) kufizim të rëndë. Në rastin e dispozitave kontraktore ose të praktikave të bashkërenduara, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë e vendosin çmimin e rishitjes, kufizimi duket qartë. Megjithatë, ruajtja e çmimit të rishitjes mund të arrihet edhe përmes mjeteve të tërthorta: për shembull, përmes caktimit të marzhit të shpërndarjes ose të nivelit maksimal të zbritjes së çmimit që mund të ofrojë shpërndarësi nga niveli i përcaktuar i çmimit, përmes ofrimit të rabateve ose të rimbursimit të kostove promocionale nga ana e ofruesit vetëm nëse ruhet një nivel i caktuar çmimi, përmes lidhjes së çmimit të përcaktuar të rishitjes me çmimet e rishitjes të konkurrentëve, ose përmes kërcënimeve, paralajmërimeve ose, madje, edhe të sanksioneve kundër një tregtari, i cili nuk e respekton një nivel të caktuar çmimi (siç janë, për shembull, sanksione, vonesa ose pezullim të lëvrimit të mallit ose edhe zgjidhje të kontratës).

60

S Seancë dëgjimore

Hearing

Mundësi që u jepet palëve, të cilave Komisioni u ka tërhequr vërejtje për shkelje të legjislacionit të BEsë për konkurrencën, për të parashtruar pikëpamjet e tyre. Për të respektuar të drejtën e palëve për t’u dëgjuar, Komisioni është i detyruar që në vendimet e veta përfundimtare, të trajtojë ato vërejtje për të cilat palëve u është dhënë mundësia të paraqesin qëndrimet e veta. Zakonisht, një gjë e tillë bëhet me shkrim dhe, me kërkesë të palëve, me gojë në një takim me zyrat e Komisionit, ku të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të shteteve anëtare. Seanca dëgjimore me gojë drejtohet nga një (→) nëpunës i seancës dëgjimore. Po kështu, kur një ankesë hidhet poshtë nga Komisioni ose kur bëhen vërejtje për një çështje për të cilën është marrë një ankesë, Komisioni duhet t’i japë ankimuesit mundësinë për të parashtruar pikëpamjet e tij. Për më tepër, ankimuesit dhe palët e treta që mund të paraqesin një interes të mjaftueshëm, kanë të drejtën të paraqesin mendimin e tyre me shkrim, si edhe mundësinë për t’i parashtruar mendimet e tyre në një seancë dëgjimore.

61

SH Shërbime me interes ekonomik të përgjithshëm Shërbime me natyrë ekonomike, ofrimi i të cilave mund të konsiderohet se është në interesin e përgjithshëm. Për shembull, furnizimi elementar dhe publik me energji, telekomunikacionet, shërbime postare, transporti, ujësjellësi dhe kanalizimet. Shtetet anëtare janë përgjegjëse për të përcaktuar se çfarë konsiderojnë si shërbime me interes ekonomik të përgjithshëm, duke u mbështetur në tiparet konkrete të veprimtarive në fjalë. Megjithatë, përkufizimet e tyre i nënshtrohen një kontrolli nga Komisioni për të parë nëse gabimet të dukshme në ato raste kur shtetet anëtare konkretisht u besojnë ndërmarrjeve shërbime me interes ekonomik të përgjithshëm, sipas kuptimit të Nenit 86(2) të Traktatit të KE-së. Përkufizimi i saktë i një detyre të caktuar që u ngarkohet ndërmarrjeve të besuara, është një element i rëndësishëm për të vlerësuar nëse po dhe deri në çfarë shkalle është e argumentuar për shtetin anëtar dhënia e të drejtave ekskluzive ose fondeve për atë ndërmarrje, që të sigurojë përmbushjen e detyrës. (Shih: Neni 16 i Traktatit të KE-së; komunikatë e Komisionit, datë 20.9.2000, shërbimet në interesin e përgjithshëm në Europë (Fletore Zyrtare C 17, 19.1.2001); raport i Komisionit për Këshillin e Europës “Laeken”,

62

Services of general economic interest

datë 17.10.2001, shërbime në interes të përgjithshëm (COM(2001)598 përfundimtar).

Shitës me pakicë

Retailer

Firmë në fund të zinxhirit të shpërndarjes, e cila normalisht blen një produkt nga një shitës me shumicë për t’ia shitur konsumatorit përfundimtar.

Shitës me shumicë

Wholesaler

Hallkë ndërmjetëse në zinxhirin e shpërndarjes, e cila e blen produktin nga prodhuesi në sasi të mëdha dhe ua shet në sasi më të vogla shpërndarësve ose shitësve me pakicë.

Shitje me kusht

Tying or tied selling

Praktikë tregtare e kushtëzimit të shitjes së një produkti me blerjen e një produkti tjetër. Nëse kushti i vendosur nuk argumentohet në mënyrë objektive nga natyra e produkteve apo e përdorimit të tyre tregtar, një praktikë e tillë mund ta kufizojë konkurrencën. Teoria ekonomike sugjeron se një firmë, e cila gëzon (→) fuqi tregu në një treg (tregu kushtëzues) mundet që në disa rrethana të caktuara të jetë e aftë ta përdorë fuqinë e këtij pozicioni dominues në treg ose pozicionin dominues në një treg tjetër (tregu i kushtëzuar) për t’i nxjerrë konkurrentët nga ky treg i dytë dhe, pastaj, për t’i rritur çmimet mbi nivelin konkurrues. Në këndvështrimin e analizave të konkurrencës, efekti kryesor negativ i kushteve që i vendoset konkurrencës, për rrjedhojë, është (→) bllokim i tregut të produktit të kushtëzuar. Për më tepër, kushtëzimi mund të çojë në çmime më të larta si për produktin kushtëzues ashtu edhe për atë të kushtëzuar.

Shitje pasive

Passive sales

Shitja në formë kundërpërgjigjeje ndaj kërkesave të reja të klientëve individualë, duke përfshirë edhe lëvrimin e mallrave dhe të shërbimeve për këta klientë. Shitjet nga publiciteti i natyrës së përgjithshme në mjetet

63

e komunikimit ose në internet, që arrijnë deri te klientët në territoret ekskluzive të distributorëve të tjerë, por që bëhet për të arritur të tjerë klientë jashtë këtyre territoreve apo klientelës (për shembull klientë të territoreve që nuk janë pjesë e rrjeteve ekskluzive të shpërndarjes), përbëjnë shitje pasive. Kufizimet e shitjeve pasive të vendosura në marrëveshjet vertikale përbëjnë kufizime të rënda dhe nuk mbulohen nga Rregullorja e Komisionit për përjashtimin në bllok të kufizimeve vertikale. (Shih: Rregullore e Komisionit 2790/99 për zbatimin e Nenit 81(3) të Traktatit në rastin e kategorive të marrëveshjeve vertikale dhe praktikave të bashkërenduara (Fletore Zyrtare L 336, 2.12.1999); Njoftim i Komisionit: udhëzime për kufizimet vertikale (Fletore Zyrtare C 291, 13.10.2000).) → Shitjet aktive

Shitje aktive Shitjet e realizuara duke iu afruar në mënyrë aktive klientëve individualë brenda territorit ekskluziv të një shpërndarësi tjetër ose në një grup ekskluziv klientësh. Kjo mund të realizohet përmes postës apo vizitave të drejtpërdrejta, duke iu afruar në mënyrë aktive një grupi ekskluziv klientësh apo klientëve në një territor të veçantë i cili i është akorduar ekskluzivisht një shpërndarësi tjetër, përmes promocionit në mjete komunikimi ose përmes aktiviteteve të tjera promocionale, të cilat kanë si objekt konkretisht atë grup klientësh apo ata klientë të territorit në fjalë; ose duke ngritur një magazinë apo një rrjet shpërndarjeje në territorin ekskluziv të një distributori tjetër. Klauzolat që kufizojnë të drejtën e një distributori që të shesë në mënyrë aktive në territorin e një distributori tjetër, zakonisht janë pjesë e rrjetit ekskluziv të shpërndarjes dhe mund të përfitojnë nga përjashtimi në bllok për marrëveshjet vertikale.. (Shih: Rregullore e Komisionit 2790/99 për zbatimin e Nenit 81(3) të Traktatit në rastin e disa kategorive të marrëveshjeve vertikale dhe të praktikave të bashkërenduara; udhëzimin për kufizimet vertikale (Fletore Zyrtare L 336, 22.12.1999)

64

→shitje pasive

Active sales

Shpërndarje ekskluzive

Exclusive distribution

Një sistem shpërndarjeje, në të cilin një ndërmarrje i jep një ndërmarrjeje tjetër të drejta ekskluzive për produktet dhe shërbimet e veta. Format më të përhapura përfshijnë aktivitetin e një (→) marke të vetme dhe/ose të drejtat e territorit ekskluziv, sipas të cilave një shpërndarësi të vetëm i jepet e drejta për të shitur në treg një produkt të ofruesit në një territor të caktuar. Qëllimi i ofruesit në dhënien e eksluzivitetit është t’i ofrojë shpërndarësit lehtësira për të promovuar produktin dhe për t’u ofruar klientëve një shërbim më të mirë. Në shumicën e rasteve, fuqia e tregut e shpërndarësi kufizohet përmes (→) konkurrencës midis markave.

Shpërndarje me përzgjedhje

Selective distribution

Sistem i shpërndarjes në të cilin ofruesi lidh një marrëveshje (vertikale) me një numër të kufizuar tregtarësh të përzgjedhur në të njëjtën zonë gjeografike. Marrëveshjet e shpërndarjes me përzgjedhje nga njëra anë e kufizojnë numrin e shpërndarësve të autorizuar. Nga ana tjetër, ato i ndalojnë shitjet për distributorët e pa-autorizuar. Kjo u jep mundësi tregtarëve të autorizuar të kenë si blerës të mundshëm tregtarët e tjerë dhe konsumatorët përfundimtarë. Shpërndarja me përzgjedhje gati gjithmonë përdoret për të shpërndarë produkte përfundimtare të markës. Rreziqet e mundshme për konkurrencën në këtë rast përfshijnë zvogëlimin e konkurrencës brenda markës, lehtësimin e (→) konspiracionit midis ofruesve ose blerësve dhe nxjerrjen jashtë loje të disa shpërndarësve, sidomos në rastet e efekteve progresive të rrjeteve paralele të shpërndarjes me përzgjedhje në një treg. Shpërndarja me përzgjedhje që është tërësisht cilësore, në përgjithësi, nuk është objekt i ndalimit të Nenit 81(1) të Traktatit të KE-së, nëse përmbushen tre kushte. Së pari, natyra e produktit në fjalë duhet ta bëjë të nevojshëm sistemin e shpërndarjes me përzgjedhje. Së dyti, rishitësit duhet të zgjidhen në bazë të kritereve objektive me natyrë cilësore. Së treti, kriteret e përcaktuara nuk duhet të jenë më shumë nga sa është e nevojshme. →Marrëveshje vertikale

65

T Tërheqje (e përfitimit të një përjashtimi në bllok)

Withdrawal (of the benefit of a block exemption)

Mundësi që i jepet Komisionit (ose në disa raste të caktuara autoriteteve kombëtare të konkurrencës), për të tërhequr përfitimin e përjashtimit nga ndalimi i përcaktuar në Nenin 81(1) të Traktatit të KE-së, që i është dhënë një marrëveshjeje përmes një (→) Rregulloreje të përjashtimit në bllok. Komisioni mund ta tërheqë përfitimin e një përjashtimi në bllok, nëse gjykon se disa rrethana specifike, që përmenden në rregulloren përkatëse të përjashtimit në bllok, krijojnë nevojën për një shqyrtim më nga afër të efekteve të mundshme antikonkurruese të marrëveshjes. (Shih: Neni 7 i Rregullores së Këshillit Nr.19/65/EEC e ndryshuar me Nenin 1(4) të Rregullores së Këshillit (EC) Nr.1215/1999, datë 10 qershor 1999).

Tregti paralele (importet paralele) Tregtimi i produkteve, që bëhet jashtë sistemit zyrtar të shpërndarjes të ngritur nga një firmë e caktuar. Përmes sistemit të tyre të shpërndarjes, firmat mund të vendosin çmime të ndryshme në vende të ndryshme, duke shfrytëzuar dallimet midis sjelljes së konsumatorëve në vende të ndryshme. Tregtuesit paralelë blejnë produkte

66

Parallel trade (parallel imports)

në vende ku këto produkte shiten me çmime më të ulëta dhe i shesin ato në vende me çmime të larta. Ky fluks produktesh që krijohet në kuadër të këtij procesi, quhet tregti paralele. Downstream market

Tregu i rrjedhës së poshtme Treg në fazat vijuese të zinxhirit ose shpërndarjes, për shembull, dhe shitja e mjeteve motorike një treg i rrjedhës së poshtme, prodhimit të mjeteve motorike.

të prodhimit shpërndarja do të ishte për fazën e

Tregu i rrjedhës së sipërme

Upstream market

Treg në fazat e mëparshme të zinxhirit të prodhimit ose shpërndarjes, për shembull, prodhimi, shpërndarja, dhe hedhja në treg e mjeteve motorike do të ishte treg i rrjedhës së sipërme, në lidhje me shitjen e mjeteve motorike te konsumatorët përfundimtarë.

Treg përkatës

Relevant market

Përcaktimi i një tregu përkatës është një instrument për të identifikuar dhe përcaktuar kufijtë e konkurrencës midis firmave. Tregu përkatës ofron edhe kuadrin brenda të cilit zbatohen parimet e politikës së konkurrencës nga ana e Komisionit. Qëllimi kryesor i përcaktimit të tregut është identifikimi në mënyrë të vazhdueshme i kufizimeve të konkurrencës, me të cilat përballen ndërmarrjet. Ndër të tjera, përcaktimi i tregut mundëson edhe llogaritjen e (→) pjesës së tregut të ndërmarrjeve që janë aktive në tregun përkatës, që japin informacion të konsiderueshëm në lidhje me (→) fuqinë e tregut në funksion të vlerësimit të dominanimit (→Pozicion dominues). Një treg përkatës përcaktohet sipas faktorëve gjeografikë dhe të produktit. Në përgjithësi, një treg përkatës i produktit përfshin të gjithë ato produkte dhe/ose shërbime që konsiderohen si të këmbyeshëm ose të zëvendësueshme (→) Zëvendësueshmëri) duke u mbështetur në karakteristikat, çmimet dhe përdorimin e produkteve. Duhet të merren parasysh edhe produktet dhe/ose shërbimet të cilat mund të hidhen në treg menjëherë nga prodhues të tjerë pa kosto të ndjeshme të

67

ndryshimit të destinacionit ose nga konkurrentët potencialë me kosto të arsyeshme dhe brenda një periudhe të kufizuar kohore. Tregu përkatës gjeografik përfshin zonën në të cilën ndërmarrjet janë të angazhuara në anën e ofertës dhe të kërkesës për produkte dhe shërbime, në të cilën kushtet e konkurrencës janë homogjene dhe e cila mund të dallohet qartë nga zonat e tjera me të cilat kufizohet, sepse kushtet e konkurrencës ndryshojnë në mënyrë të dukshme nga ato të zonave të tjera. (Shih: Njoftim i Komisionit për përcaktimin e tregut përkatës në funksion të legjislacionit të Komunitetit për konkurrencën (Fletore Zyrtare C 372, 9.12.1997, f. 5).)

U Udhëzime →Njoftim i Komisionit

68

Guidelines

Z ZEE

EEA

ZEE janë shkronjat e para të fjalëve “Zona Ekonomike Evropiane”. Marrëveshja e ZEEsë, të cilën e kanë nënshkruar të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet anëtare të EFTAs, Islanda, Lihtenshtejni dhe Norvegjia, ka hyrë në fuqi më 1 janar 1994. Objektivi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një zone ekonomike europiane homogjene dhe dinamike, bazuar, në thelb, në rregulla të përbashkëta dhe kushte të barabarta të konkurrencës . Zyrtarisht bashkekzistojnë dy sisteme të veçanta ligjore brenda ZEE-së: Marrëveshja e ZEE-së zbatohet atëherë kur preket tregtia midis vendeve anëtare të EFTA-s dhe Komunitetit ose midis shteteve të EFTA-s; legjislacioni i Komunitetit kur preket tregtia midis vendeve anëtare të BE-së. Marrëveshja e ZEE-së zbatohet si nga Komisioni Evropian ashtu edhe nga Autoriteti Mbikëqyrës i EFTA-s (AME). Ndarja e juridiksionit dhe kuadri i bashkëpunimit midis Komisionit dhe AME-së, parashikohen nga marrëveshja. (Shih: Vendimi i Këshillit dhe Komisionit, datë 13 dhjetor 1993, për arritjen e marrëveshjes për Zonën Ekonomike Europiane midis Komuniteteve Evropiane, vendeve të tyre anëtare dhe

69

Republikës së Austrisë, Republikës së Finlandës, Republikës së Islandës, Principatës së Lihtenshtejnit, Mbretërisë së Norvegjisë, Mbretërisë së Suedisë dhe Konfederatës Zvicerane (94/1/ECSC, EC) (Fletore Zyrtare L 1, 3.1.1994), ndryshuar pas mos-ratifikimit të Aktmarrëveshjes së ZEE-së nga Zvicra.)

Zëvendësueshmëri Matja në të cilën produktet mund të konsiderohen si të këmbyeshëm nga këndvështrimi i prodhuesve ose i konsumatorëve. Politika e vendosjes së çmimeve të një firme për një produkt të caktuar disiplinohet nëse konsumatorët e kanë mundësinë të blejnë një produkt tjetër i cili, sipas vlerësimit të tyre, është i barasvlershëm për nga natyra, përdorimi dhe/ ose çmimi (zëvendësimi nga ana e kërkesës). Kufizimi konkurrues shtesë mbi një firmë mund të vijë nga prodhuesit e produkteve të tjera, që e kanë mundësinë t’ia ndërrojnë destinacionin prodhimit të tyre pa vonesa për të prodhuar produktet në fjalë me një kosto të papërfillshme dhe janë të gatshëm të hyjnë në konkurrencë në segmentin e tregut në fjalë (zëvendësimi nga ana e ofertës). Zëvendësueshmëria e produktit është një element i rëndësishëm për përcaktimin e një tregu përkatës të produktit →Treg përkatës.

70

Substitutability

Indeksi

Gj

A

I

Abuzim me pozicionin dominues, 3 Agjenci e administrimit kolektiv, 3 Akt nënligjor, 4 Angazhime (ose masa rregulluese), 4 Ankesë, 5 Antitrust, 5 Autoritet Mbikëqyrës i EFTA-s (AME). 5

Indeksi Herfindahl-Hirschmann (IHH), 20

B Barriera të hyrjes, 6 Bashkëpunim ndërkombëtar, 6 Bllokim i tregut, 7

C Çmime grabitqare, 8

D Deklaratë e vërejtjeve, 9 Delegim i kompetencave, 9 Detyrime, 10 Detyrim për moskonkurrim, 10 Doktrinë e efekteve, 10 Duopol, 11

E E drejta e shikimit të dosjes së Komisionit, 12 E drejtë e pronësisë intelektuale, 13 Efekte të përhapjes, 13 Efekt mbi tregtinë midis shteteve anëtare, 13 Efekt në rrjet, 14 Ekonomitë e qëllimit, 14 Ekonomitë e shkallës, 14 Ekstraterritorialitet, 15 Ezaurim, 5

Gjobë, 19

K Kartel, 21 Klauzolë angleze, 21 Klauzolë e bardhë, 22 Klauzolë e moskonkurrimit, 22 Klauzolë e zezë, 22 Komitet këshillimor, 22 Konkurrencë brenda markës (mes produkteve të së njëjtës markë), 23 Konkurrencë midis markave, 23 Konkurrencë, 23 Konkurrencë potenciale, 24 Konkurrent faktik (real), 24 Konkurrent potencial, 25 Konsorcium koncern, ortakëri, 25 Konspiracion (marrëveshje e fshehtë, komplot), 26 Kontrata “merre ose paguaje”, 27 Kontroll i përbashkët, 26 Kosto fikse, 27 Kosto margjinale, 27 Kosto të pakthyeshme, 27 Kosto të fillimit të punës (fillestare), 27 Kosto variable, 28 Kufi i xhiros, 28 Kufizime dytësore, 28 Kufizime të rënda, 28 Kujdestar, 29 Kushte, 30

L Lehtësi thelbësore, 31

F Formular A/B, 16 Formulari CO, 16 Françisë, 17 Fuqi e blerësit, 17 Fuqi e tregut, 18

Lehtësi thelbësore, 31 Letër qetësuese, 32 Letër sipas Nenit 11, 32 Letër sipas Nenit 6, 32

71

M

Pozicion dominues, 52

Manipulim i tenderit, 34

Praktikë e bashkërenduar, 53

Markë e vetme, 34

Praktikë përjashtuese, 53

Marrëveshje horizontale, 35

Procedurë AKZO, 53

Marrëveshje kërkim-zhvillimi (K & Zh), 35

Procedurë e kontrollit të përqendrimit, 54

Marrëveshje specializimi, 36

Procedurë e moskundërshtimit, 55

Marrëveshje vertikale, 37

Procedurë gjykimi për shkeljet, 56

Marrëveshjet e Europës, 37

Program i lehtësimit të sanksioneve, 56

Masa të përkohshme, 37

Program i përputhshmërisë, 57

Masa rregulluese, 39 Masë e shtetit anëtar, 39

R

Mbrojtje e firmës në falimentim, 39

Rregullore lejuese, 58

Mbrojtje absolute e territorit, 39

Rregullore Nr.17, 58

Mirësjellje, 39

Rrjet ndërkombëtar i konkurrencës (RrNK), 59

Miratim negative, 40

Ruajtje e çmimit të rishitjes, 59

Monopol, 40

S N

Seancë dëgjimore, 61

Ndarje në elemente të pavarura, 41 Ndërmarrje e përbashkët, 41

Sh

Ndërmarrje, 42

Shërbime me interes ekonomik të Përgjithshëm, 62

Ndërmarrje publike, 42 Nëpunës i seancës dëgjimore, 43 Njoftim i Komisionit, 43 Njoftim, 44 Njoftim ‘Carlsberg’, 44 Njoftim “De minimis”, 45 Njoftim sipas Nenit 19(3), 46 Njohurit teknike, 46

O Oligopol, 47

P Pagesë e penaliteteve periodike, 48 Pakësim i fuqisë së ndërmarrjes, 48 Pavlefshmëri, 49 Përfitime parazitare, 49 Përjashtim individual, 49 Përjashtim në bllok (rregullore), 50 Përqendrim me qëllim shpëtimin, 50 Përqendrim, 51 Pjesë e tregut, 51

72

Shitës me pakicë, 63 Shitës me shumicë, 63 Shitje me kusht, 63 Shitje passive, 63 Shitje active, 64 Shpërndarje ekskluzive, 65 Shpërndarje me përzgjedhje, 65

T Tërheqje (e përfitimit të një përjashtimi në bllok), 66 Tregti paralele (importet paralele), 66 Tregu i rrjedhës së poshtme, 67 Tregu i rrjedhës së sipërme, 67 Treg përkatës, 67

U Udhëzime, 68 Z ZEE, 69 Zëvendësueshmëri, 70

Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës

Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës

Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës

Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës