Mes njerëzve të thjeshtë [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

es stjerëzve të thjeshtë Kujtime

Enver Hoxha.

Mes njerëzve të• thjesht

Kujtime

41,

1NSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANË KQ TË PPSH

PARATHËNIE

SHTËPIA BOTUESE «8 N£NTORITIRANR, 1984

Libri .«Mes njerëzve të thjeshtë» bën pjesë në serinë e kujtimeve të shokut Enver Hoxha me tematikë nga vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky libër u kushtohet njerëzve të thjeshtë, trima e patriotë të cilët strehuan, ruajtën e shoqëruan përmes rreziqesh të mëdha udhëheqës të Partisë dhe vetë shokun Enver në dy nga periudhat më të rënda e më të vështira të Luftës: në pranverën dhe në verën e vitit 1942, kur Partisë Komuniste të Shqipërisë e udhëheqjes së saj iu desh të përballonte një nga fazat më të vështira të ilegalitetit e të terrorit të pushtuesit në Tiranë; dhe në dimrin 1943-1944, kur një pjese të Shtabit

të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare me shokun Enver Hoxha në krye, iu desh të përballonte ofensivën armike të dimrit e të çante me sukses rrethimin e gjithanshëm gjermano-ballist përmes fshatrave, pyjeve e maleve të Elbasanit, të Librazhdit, të Gramshit e të Korçës. Njerëz të tillë, që i kthyen shtëpitë dhe kasollet e tyre të varfra në «seli» ku u zhvilluan me sukses mbledhje, konferenca e aktive nga më të rëndësishmet në historinë e PKSH e të Luftës Nacionalçlirimtare; që strehuan, ruajtën e shoqëruan përmes rreziqesh e vështirësish të panumërta ilegalë e partizanë; që ndanë me bijtë e bijat e Partisë edhe kafshatën e fundit të bukës; që dhanë për Partinë e për Luftën gjithçka, shpesh edhe jetën e tyre, ishin me mijëra anembanë Shqipërisë. Veprën patriotike e revolucionare të këtyre njerëzve të thjeshtë, Partia dhe populli e kanë çmuar dhe e kanë vlerësuar kurdoherë lart. Vetë shoku Enver Hoxha në.Vepra të tilla si: «Kur lindi Partia•, «Rreziku anglo-a4Orikan për Shqipërinë», në f jalime, në diskutime, në letra, në takime me popullin etj., ka shkruar e ka folur shpesh me dashurinë më të thellë e me mirënjohjen më të madhe për shumë nga njerëzit e bazave ilegale, ku ai ose shokë të tjerë të Partisë janë strehuar, kanë punuar, dre jtuar e luftuar në ato vite të lavdishme. Në shtyp, në radio, në televizion, në botime shkencore e në kujtime veteranësh është shkruar e është folur me mirënjohje e me nderim për të tjera baza ilegale të atyre viteve.

Kësaj teme të g jerë e të poharruar tani i shtohet edhe libri «Mes njerëzve të thjeshtë», materialet e të cilit janë shkruar në kohë të ndryshme, kryesisht gjatë viteve 70-të. Duke i dhënë për botim në vitin jubilar të 40-vjetorit të Çlirimit të Atdheut e të triumfit të revolucionit popullor, autori, përmes këtyre kujtimeve u shpreh edhe një herë nderimin e lartë dhe mirënjohjen e thellë të Partisë e të popullit të gjithë atyre njerëzve të thjeshtë, anembanë Shqipërisë, të cilët në vitet e Luftës Nacionalçlirimtare, krahas djemve e vajzave që dërguan në mal, vunë në dispozicion të Partisë e të Luftës shtëpitë dhe jetën e tyre, luftuan, sakrifikuan e nuk kursyen asgjë për çlirimin e atdheut dhe për vendosjen e pushtetit popullor.

4

5

Baraka e Nushajve _

4))

110 uzë Lanës, në afërsi të vendit ku ndodhet 13 sot ndërtesa e ekspozitës «Shqipëria sot», në .

vitet e Luftës Nacionalçlirimtare ngrihej një barakë e vogël, e vjetër, e ndërtuar me dërrasa të brejtura nga shiu, bora dhe era. Se ç'emër kishte pasur më parë ajo, nuk e di, por ne të gjithë e thërritnim baraka e Nushajve, ngaqë aty banonte familja e thjeshtë, e dashur, militante e Gogo dhe e Kozma Nushit. Për të gjithë ne, që hynim e dilnim atje si në shtëpinë tonë në ditët e vështira të ilegalitetit, kjo barakë do të mbetet e paharruar. Ajo ishte baraka e revolucionarëve, e ilegalëve, e takimeve të paharruara me shokët e idealit, baraka ku hartoheshin plane lufte, të aksioneve të çastit e për ditët e ardhshme të lirisë.

Baraka kishte vetëm një dhomë të vogël dhe një korridor të shtruar me baltë, një pjesë e të cilit ishte e ndarë me perde e që shërbente edhe si kuzhinë, edhe për të fjetur njerëz e, për këtë, të krijohej përshtypja sikur kishte dy dhoma. Çatinë e kishte të mbuluar me llamarinë dhe, kur binte shi, ndihej një si muzikë shurdhuese, i vetmi moment i dëshiruar për banuesit dhe miqtë e saj, se vetëm atëherë mund të flitej me zë të lartë. Në barakë zakonisht flitej me zë të mbytur, pse ishte barakë konspiratorësh komunistë e antifashistë. Përpara ajo kishte një kopsht bokërimë dhe rruga që kalonte nja pesë metra larg saj, gjarpëronte tej në mes ferrash. Nga prapa barakës kishte një bokërimë tjetër që rrëshqiste deri në buzë të Lanës. Përpara, nga krahu i djathtë, ishin dy-tri shtëpi disi të mëdha. Baraka mund të rrethohej kollaj, por atë e ruante syri vigjilent i Validesë. Sa veta jetonin në atë barakë? As që dihej ekzaktësisht, por, veç banuesve të përhershëm: Validesë, djemve të saj, Kozmait, Gogos, Çenos, vajzës së saj, Lilos, vinin edhe të tjerë. Kështu, gjatë kohës që unë shkoja atje, erdhi e qëndroi për disa muaj vëllai plak i Validesë, Milo Andoni; hynin e dilnin si në shtëpinë e tyre djemtë e barba Milos dhe pjesëtarë të tjerë nga «bylyku» i gjerë i tij; më pas qëndroi në barakë një a dy muaj edhe vajza e madhe e Validesë, Shana, kur u

kthye bashkë me burrin e saj, Thoma Kokushtën, nga Franca. Por këta ishin, si të thuash, vetëm banorët «zyrtarë» të barakës, sepse atje, përveç tyre, vinin, ditën e natën, plot të tjerë, ilegalë si unë, korrierë partizanë dhe shokë të ndryshëm të organizatës së Partisë të Tiranës. Dikush vinte e rrinte gjatë gjithë ditës, një tjetër e zinte në mbrëmje shtetrrethimi e mbetej aty edhe natën. Baraka, si një koshere bletësh, prodhonte në heshtje «mjaltë» për Partinë, por jashtë njerëzit e saj sulmonin si grerëza fashistët e tradhtarët. Në barakë sundonte si revolucionare nënë Athinaja, «Valideja». Këtë emër ia kishin vënë shokët e Lionit, kur ajo jetonte në Francë, dhe që të gjithë ne vazhduam ta thërritnim kështu edhe këtu, derisa ajo vdiq shumë vjet pas Çlirimit. Valideja ishte një plakë shumë e dashur, shumë e zgjuar, kurrë nuk e ngrinte zërin dhe çdo frazë e mbaronte me fjalën «jeto», duke e zgjatur o-në, si e flasin zakonisht banorët e Bregut. Të gjithë ishim për të bijtë e saj, ishim jeta e saj. Në barakë nuk kishte Kozma e Gogo, të gjithë i kishte njësoj, bile ne të tjerët na përkëdhelte ca më shumë. — Xhan, o Taras, — më thoshte shpesh, — ruhu, se janë kohë të këqija. Mos lëviz shpesh ditën, se mbushur janë rrugët me spiunë. Ty duan të të vrasin qenat këmishëzinj. — Po ruhem, Valide, shih, kam vënë edhe syze, kam lënë edhe mustaqet!

10

11

Ajo, duke më treguar nga dritarja e vogël e dhomës, mbuluar me një perde të hollë, më thoshte: — Të gjithë që rrinë në ato shtëpi, unë i njoh, pse e do puna. Kur kam kohë vete u bëj nga një vizitë plakave. Hiqem si fshatare injorante, u flas atyre për Bregun e Detit, për kishën e Vunoit, për ikonat (në qoftë se janë të krishtere), dhe i shikoj kështu, çfarë grash janë dhe ku punojnë burrat e tyre. Nga kjo anë, që shikoj unë, gratë janë të mira, kurse për burrat hetojnë djemtë dhe ata më kanë thënë se njëri prej tyre është i rrezikshëm. Ja, shiko atje në katin e dytë. tek ato penxheretë, atje rri një gjirokastrit. — Si e thonë, moj Valide? — e pyes. — Njazi Bimi, jeto. — E njoh, — i them, — në shkollën fillore, në Gjirokastër, kemi qenë bashkënxënës, po ai u bë oficer i Zogut dhe tani është oficer i poshtër fashist. Është i rrezikshëm, duhet të ruhemi që të mos i bjerë në sy baraka. Disa herë i thosha Gogos që të ndaloheshin hyrjet dhe daljet e shumta, qoftë të shokëve, qoftë të kushërinjve dhe Gogoja më përgjigjej: — Shokët i vëmë në rregull, o Enver, por hajde të vësh në rregull kushërinjtë dhe të afërmit e Validesë dhe të dajos. — Duhet të gjesh mënyrën edhe për këta, se është e domosdoshme t'i rrallojnë vizitat e tyre të kota këtu, në barakë.

— Do t'u them, — më përgjigjej Gogoja. Dhe u thoshin ai e Kozmai, por lëvizjet nuk ndërpriteshin. Baraka e Nushajve ishte një botë e çuditshme, një botë e revolucionarëve. Nga jashtë ajo ishte mizerabël, po brenda kurdoherë rrinte e pastër, e fshirë dhe e larë. Atje flitej për plane lufte, për aksione, për atentate kundër fashistëve. Asnjëri nuk habitej, asnjëri nuk bëhej kurioz, të gjithë ishin gjakftohtë. Valideja bënte rojë jashtë duke larë enët, ose si të qëllonte: arnonte çorapet e grisura, ose bënte ndonjë punë tjetër. Kur mbaronte ajo, dilte barba Miloja, hidhte një sy rreth e rrotull, duke bërë sikur do të kryente ndonjë punë, kurse Çenoja, që qysh në fillim punonte me Rininë Komuniste, në një cep tjetër lexonte në frëngjisht «Des principes du 16'linisme» 1. Gati e gjithë baraka e dinte frëngjishten. Duke pritur Gogon unë merrja në gjunjë Lilon e vogël dhe i thosha: — Raconte-moi quelque chose. — Que veux-tu, que je te raconte? — Une fable de La Fontaine par exemple. — Bon, je vais te reciter «La cigale et la fourmi» 2.

12

13

1 «Mbi bazat e leninizmit». 2 — Më trego diçka. — Çfarë do ti, të të tregoj? — Një fabul të La Fontenit, për shembull. — Mirë, po të recitoj .«Gjinkalla dhe

Dhe zëri i Lilos më çonte larg në bankat e shkollës, në «Lettres de mon moulin» të Dodesël dhe harroja kështu për një moment hallet e mëdha të Luftës. Sa të madhe e kishte zemrën baraka jonë! Sa herë kam fjetur aty, në dhomë apo edhe në korridorin e vogël, ku nënë Valideja na shtronte të flinim në një dyshek me Gogon. Po duke qenë më i gjatë se Gogoja, mua më dilnin këmbët jashtë dhe kjo gjë bëhej objekt humori, që, krahas shqetësimeve që kishim, nuk shterte kurrë. Unë hyja e dilja nga baraka i veshur herë si bojaxhi, herë si hidraulik, herë si elektricist, aq sa i vura në pozitë të vështirë Nushajt dhe kushërinjtë e tyre. Vëllai i Validesë, Miloja, i cili nuk linte fjalë të mira pa thënë në adresën time, si një njeri që di tërë ato zanate dhe isha aq i zoti sa ç'të më shihte syri ma zinte dora (!), rrinte dhe shante djemtë dhe nipërit e tij që ishin aq të ngathët e të paçalltisur, sa nuk po mësonin një zanat për të qenë! Kozmai punonte në ngarkim-shkarkim, kurse Gogoja, fatorino, ose i ndërronin zanatet, sipas nevojës së Partisë, gjersa iu kushtuan tërësisht punës ilegale. Edhe Çenoja, që në atë kohë duhej të ishte rreth 15 vjeç, qe rregulluar me punë në një ofiçinë. Në kopshtin para barakës rriteshin disa pe1 «Letra nga mulliri tregime dhe novela të shkrimtarit francez Alfons Dode (1840-1897).

14

më. Mbaj mend se në verën e vitit 1942, kur shtrëngoi vapa, brenda në barakë ishte e pamundur të rrinim gjithë ata njerëz, prandaj ngritëm edhe një tendë në mes të pemëve. Atje Valideja e barba Miloja shpesh prisnin e përcillnin vizitorët e shumtë të familjes dhe kjo jo vetëm na lehtësoi disi ne që ishim të detyruar të rrinim e të punonim vetëm brenda, por na u krijua edhe mundësia që në mbrëmje vonë, kur binte errësira, të dilnim disa çaste te tenda e të merrnim pak ajër të pastër. Qëllonte që kisha shumë punë, duhej të takohesha e të bisedoja me shokë ose të shkruaja artikuj apo udhëzime të ndryshme dhe, për këtë, nuk lëvizja nga baraka edhe me ditë. Barba Milos nuk i pëlqente që unë nuk shkoja në punë, që në vend të ndreqja ndonjë çezmë apo të lyeja ndonjë shtëpi, për të zënë ndonjë lek, «bëja muhabete me shokë, kokë më kokë» ose shkruaja. Sigurisht që kishte filluar të dyshonte tek unë, se unë nuk duhej të isha aq zanatçi i zoti sa hiqesha. Një ditë i thotë Validesë: — Moj Thine, sikur nuk më ngjan si usta ky shoku i djemve. Valideja, që ishte një konspiratore e lindur, iu përgjigj: — Usta është, usta, po ti mos e vri shumë mendjen. — Çudi! — habitej plaku i urtë, — u bëra kaq dhe nuk më ka zënë syri një marangoz që të 15

ngasë kalemin, si nget zdrukthin në dërrasë. S'duhet të jetë usta, jo. — Hiqe këtë mejtim nga koka, — i tha Valideja. — Ai ca shkollë e ka, por meqë nuk ka gjetur punë është bërë usta, na i mëson edhe djemtë tanë. — Që t'i mësojë mirë bën, — tha plaku, — por... — Mirë, mirë, — e ndërpreu tërë autoritet Valideja të vëllanë, — neve nuk ka ç'na duhet se ç'janë e ç'bëjnë ai dhe djemtë tanë, mjafton që i kemi të mirë. — Po, po, — tha Miloja, plaku i Menos, — gjynah të qahemi, deri tani nuk u kemi dëgjuar ndonjë gjë të keqe. — Dhe as që kemi për të dëgjuar, përveçse fjalë të mira! — tha Valideja dhe u largua të gatuante. Nënë Valideja ishte e tillë që pa kuptuar bëhej edhe nëna jote. Ajo u bë nëna e shumë ilegalëve, e korrierëve që hynin e strehoheshin në barakën e thjeshtë, u bë nëna e atentatorëve të guximshëm të Partisë, e partizanëve të Çetës së Pezës. Ajo kishte një zemër të madhe, të ndjeshme dhe të fortë. Jeta e dhimbshme dhe plot vuajtje që kishte bërë, i kishte krijuar bindjen e thellë se bota e vjetër duhej të përmbysej patjetër. Sa herë e kam parë nënë Validenë duke përcjellë nga ajo barakë shokët që niseshin për të

16

kryer aksione të rrezikshme. I shoqëronte deri te dera e kopshtit, të rrethuar me gardh, ilegalët që, të veshur si hamej, elektricistë, hidraulikë, bojaxhinj, me veglat e punës në krah dhe me bombat e revolet në xhepa, shkonin mu në strofkën e armikut për të kryer detyrën që u kishte ngarkuar Partia. Ata shpërndaheshin, kurse nënë Valideja kthehej brenda, me një merak të madh në sy. — U nisën bijtë e nënës, — më thoshte dhe unë e kuptoja shqetësimin e saj të madh. — Do të kthehen, — i thosha për ta qetësuar, por edhe vetë isha në merak se si do të shkonte aksioni dhe mos u ndodhte gjë shokëve. Valideja vinte kazanin e madh në zjarr dhe lante rrobat tona. Herë pas here ngrinte kokën dhe shikonte nga dera, mos po ktheheshin ilegalët, apo mbante vesh mos dëgjohej ndonjë krismë arme ose plasje bombash. Kur gjithçka heshtte, ajo nuk gjente dot rehat. — Shumë u vonuan! — më thoshte. Bëja sikur shikoja orën dhe i përgjigjesha: — Është shpejt akoma! — Dhe kur shihja se ajo nuk qetësohej, shtoja: — Ata nuk do të kthehen këtu, do të shkojnë në një bazë tjetër. Po nuk qetësohej lehtë nëna. Vetëm kur i shihte me sytë e saj, që hynin, ndritte e tëra. Nuk dinte si ta shprehte gëzimin e saj dhe, duke i kapur për krahu, i fuste brenda për t'u dhënë për 2 — 40 a

17

të ngrënë atë gjellën e saj të thjeshtë, por aq të • shijshme. Hani, jeto, hani. Ju ka marrë uria! . Valideja nuk të linte asnjëherë të dilje pa ngrërië, .po të të zinte dreka ose darka në barakë. Një ditë punova atje që në mëngjes me disa shokë dhe, , afër drekës, kur u ngrita të ikja edhe unë, ajo më tha: — Jo, do të hash ca bukë, se ta kam bërë gati. E. :varfër , është dreka, por kjo m'u gjend! Valide, — i thashë, — se nuk bën — kurrë gjë të keqe ti. — Nuk dimë të gatuajmë ne fshatarët, si nënat tuaja qytetare, — më tha Valideja. — Ma hodhe një thumb, Valide, — i thashë, — po mirë më bën, keq s'më bën. — Jo, të marça të keqen, jeto, nuk e kisha për thumb,.por qëpari, kur ti punoje, edhe rojë bëja rreth e rrotull, edhe të mblodha ca radhiqe, që t'i kam zier, u kam hedhur edhe uthull, të .kam ruajtur dhe një copë djathë, se unë e di që ti e ha shumë, ka dhe bukë të misërt si simite. — Ma sill sa më parë, Valide, — i thashë,. — .se po më ulërijnë zorrët, po bëjnë revolucion! - Rroftë revolucioni! — tha Valideja dhe shkoi matanë më solli drekën, që e hëngra me aq aejf. E tillë ishte Valideja, nëna e shtrenjtë dhe shOqja e paharruar e gjithë ilegalëve, e tillë ishte edhe atmosfera që sundonte në barakën e saj,

ku unë u strehova në ato ditë të vështira dhe punoja për çështjen e Partisë, duke bashkëpunuar sidomos me dy djemtë e saj militantë, Kozmanë e Gogon. Kozmai ishte fëmija e parë e familjes Nushi. Ai ishte i përgatitur ideologjikisht dhe i prerë në vendimet që merrte. Partia që në ditët e saj të para pa te -.Kozmai një nga anëtarët e saj më besnikë, prandaj e caktoi me detyra me përgjegjësi, të cilat ai i kreu me devotshmërinë e një komunisti proletar. Sidomos pas Themelimit të Partisë Kozmai u bë një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt. Këshillohesha me të dhe shkëmbenim vazhdimisht mendime., Te Kozmai gjeje cilësitë e një proletari të vërtetë, e një shoku të zgjuar, të matur, të mprehtë dhe shumë simpatik. Bashkë me të qeshurën e ëmbël, që tek ai kishte diçka të veçantë, tërheqëse, spikaste edhe thjeshtësia karakteristike e Nushajve. Siç duket, në këtë anë gjithë fëmijët: Kozmain, Gogon, Çenon, Shanën dhe Lilon, nënë Valideja sikur i kishte prerë me «një gërshërë». Kozmai, siç e kanë zakon Nushajt, ecte duke tundur kokën. Sytë i kishte të mprehtë dhe të zgjuar. Ishte konspirativ i regjur, shihte çdo skutë, i afrohej çdo grumbulli njerëzish, vërente në çdo qoshe rruge ku kishte shtëpi ilegalësh, se mos

18

19

ronin mirë, ishte i pamëshirshëm. Këtë veti të mrekullueshme të tij e kisha njohur në shumë raste, por e paharruar më ka mbetur një ndodhi midis meje, Kozmait dhe një personi që e mbanim pranë udhëheqjes së Partisë. Kozmai atë person e njihte që në Francë, ku familja e Nushajve, si shumë fshatarë të tjerë nga Vunoi dhe nga Bregu, kishte shkuar të punonte në minierat e qymyrit në krahinën e Lionit dhe në Firmini. Shtëpia e tyre në Desinë u bë qendra kryesore, ose më mirë e vetmja qendër e sigurt e komunistëve shqiptarë që punonin në Francë. Lioni ishte një qendër e madhe punëtore, bashkinë e këtij qyteti e dominonin radikalsocialistët me Eduard Herionël në krye. Atje edhe partia komuniste kishte pozita të forta dhe në këtë pellg qymyri celulat komuniste ishin të shumta. Kozmai dhe Gogoja ishin nga anëtarët më aktivë të Partisë Komuniste të Francës. Gazeta shqip «Sazani» e Halim Xhelos, e Kozmait, e Gogos dhe e Qamil Çelës përgatitej prej këtyre dhe shtypej nga vëllezërit Nushi. Kur Zai Fundo tradhtoi, qëndroi në Paris me trockistët e Galtier-Buasierit. Edhe Sejfulla Malëshova, përpara se të kthehej në Shqipëri, në verën e vitit 1943, për t'u dhënë «mend» Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Lëvizjes sonë Nacionalçlirimtare, kishte

ndiente ndonjë lëvizje të dyshimtë, ose shikonte ndonjë njeri të huaj që «mbante poza të sehirxhiut të hutuar», siç i quante ai vëzhguesit e policisë. Ashtu si me të gjithë shokët e tjerë, edhe me të e diskutoja më parë detyrën që do të kryente, i shpjegoja arsyen dhe qëllimin dhe ai e zbatonte atë pa hezitim. Në fund, kur e kryente, vinte më informonte. Unë, veçanërisht Kozmait, i tregoja vendin ku do të ndodhesha, kështu që mund të më gjente kur të donte, ditën ose natën. Kozmait i pëlqenin shumë këngët epike të Bregut, të cilat i këndonte me pasion të rrallë. Kur këndonte harrohej i zhytur i tëri në këngë dhe shpesh mu në mes të saj thoshte: — Iso, djema, iso! Nga kjo i mbeti edhe pseudonimi «Iso». Natyra aq poetike e bregdetit Jon, e kishte bërë edhe vetë Kozmanë poet. Konspiratorit dhe trimit me fletë nga Bregu i pëlqente të thurte edhe vargje, të bënte edhe fotografi dhe të gjente kudo të bukurën, atë të bukur për të cilën luftonte dhe donte ta bënte të përjetshme. Kozmai fjalët i kishte të shtrenjta, fliste pak, por çdo gjë e peshonte mirë dhe fisheku i qëllonte kurdoherë drejt. Për të nuk ekzistonte shoqëri e sëmurë, ai s'e kishte kurrë zakon t'l bënte tjetrit lajka. Çdo gjë e shikonte me syrin e Partisë dhe për të mirën e saj. Ai kishte respekt prej komunisti ndaj shokëve udhëheqës, por kur ndeshte me ata që nuk silleshin e nuk vep-

1 Personalitet politik francez (1872-1957). Njëri nga udhëheqësit kryesorë të partisë së radikalëve dhe të radikaLsoclalistëve.

20

21

shkuar njëherë në Paris dhe, me iniciativën e tij, kishte bërë përpjekje të piqej me Zogun, të bisedonte me të dhe të kurdiste aleancë me katilin. Më vonë, pasi qe kthyer në Shqipëri, Sejfullai më foli për këtë «vijë gjeniale politike», të cilën unë ia hodha me indinjatë poshtë si shprehje e një miopie politike dhe e një oportunizmi ekstrem. Por se ç'qe kjo «ide» dhe si «e mbrojti» Sejfulla Malëshova do të flasim në tjetër vend. Le të vijmë te qëndrimi i prerë i Kozma Nushit me personin që përmenda më lart e, që vite më parë, kishte qenë anëtar i Partisë Komuniste të Francës. Shokët e Lionit dhe Nushajt e njihnin sa «interesohej» ai person për punët që zhvilloheshin atje, ata njihnin po ashtu karakterin e lehtë të tij, liberalizmin dhe oportunizmin e tij politik. Kur u kthyen nga Franca Gogoja me Kozmanë dhe biseduam për punën, për këtë person ata më thanë: — Ta përdorim si anëtar partie, se di të flasë dhe i jepet të shkruajë. Është antifashist. Ta kalitim në luftë, por kurdoherë duhet të kemi kujdes me të. Njëherë, kur ky shok erdhi në Tiranë të më raportonte për punën në zonën ku e kishte dërguar Partia, Kozmai, sa e mori vesh, na gjeti në bazën ilegale ku ndodheshim. Unë po i lexoja këtij personi një letër që kisha përgatitur për Nexhip Vinçanin e shokët e tij, që organizonin dreka dhe darka.

— Hajde Kozma, — i thashë, — kemi nevojë për ca piper të kuq, nga ai i tërbuari, t'ia hedhim kësaj gjelle për «Xhipkën» 1 dhe «Pëllumbin»2 . Do të na ndihmosh? — e pyeta. — Për këtë kam ardhur, — tha, — pa e ditur se ç'po gatuani. Më lejo, shoku Enver, m'u drejtua Kozmai me fytyrë të vrenjtur, do të të flas si Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për këië shok, pse edhe ky nuk është në rrugën e drejtë të Partisë. Për mua qe i papritur ky sulm i Kozmait, por ishte i stilit të tij. Shikova tjetrin, i cili ishte bërë dyllë i verdhë në fytyrë dhe vështronte i vrenj tur Kozmanë. — Fol Kozma, — i thashë. Kozmai filloi me ton të prerë, si sëpata e dardharit: — Këtij, — tha, — i pëlqen të bëjë më mirë dashuri me një grua nga Parisi, sesa t'u vërë gjoksin punës dhe luftës, në një kohë kur shokët komunistë dhe populli na vriten nëpër rrugë. Tjetri, i skuqur, u ngrit në këmbë dhe bër-

22

23

titi: — Kozma, po më akuzon rëndë. Shoku Enver, nuk mund ta duroj këtë ofendim. • • — Ulu, — ia ktheva atij, — mbaj gjakftohtësinë. 1 Nexhip Vinçani. 2 Pëllumb Dishnica.

— Ju mund ta mbani gjakftohtësinë, — m'u përgjigj, — pse nuk jeni i ofenduar. Kozmai nuk lëvizi as qepallat e syve, po mbante një gjakftohtësi prej prokurori proletar. — Kozmai nuk ta do të keqen kur i thotë këto. Ai me siguri do më parë të mirën e Partisë, pastaj edhe tënden. Prandaj ta dëgjojmë deri në fund, se edhe Kozmai do të flasë me qetësi. Dhe Kozmai vazhdoi të flasë me fakte konkrete, i qetë, por i pamëshirshëm në kritikat e tij, ndaj të metave të shokut. Nga ato që dëgjova prej Kozmait për atë shok, që i dërgonte çorape e të tjera sende një gruaje në Paris, më hipi gjaku në kokë. — Dëgjo, — i thashë, — faktet janë fakte dhe Kozmai ka të drejtë. Si mund t'ia lejosh vetes të merresh me të tilla gjëra, sidomos në një kohë kur nuk dimë ku kemi kokën, kur Partia lufton dhe kur populli vuan! Shiko, — vazhdova, — po dëgjova herë tjetër jo për këtë çështje, por edhe për ndonjë çështje tjetër të kësaj natyre, atëherë do ta shtroj në udhëheqjen e Partisë dhe do të marrim masa të rrepta kundër teje. — Ju jap fjalën, shokë, — premtoi ai, — të tilla gabime nuk do të bëj më, — dhe pas pak u ngrit dhe iku. Mbetëm vetëm me Kozmanë. — Bëre mirë që erdhe, Kozma, dhe ia the troç, t'i bëhet një mësim i mirë, por si më thua, a do të vërë mend?

Kozmai u mend-aa pak dhe më tha: — Mos u ki besim të tillë njerëzve; të tillë si ky harrojnë luftën e tradhtojnë. — Je shumë i prerë dhe i rreptë, Kozma. — Dëgjomë mua, Enver, mbaji sytë hapur nga këta, që më shumë janë demokratë sesa komunistë e të lënë në mes të rrugës. — Nuk do ta harroj kurrë këshillën tënde, i dashuri Kozma, — i thashë, dhe me kaq u ndamë atë ditë. I tillë ishte komunisti Kozma Nushi. Ai të vërtetën e thoshte ashtu siç ishte dhe kritikën e bënte ashtu si duhej, pa doreza, pa oportunizëm. Qëndrimi i sëmurë, mikroborgjez ndaj të metave apo gabimeve të shokëve ishte i huaj dhe i papranueshëm për karakterin burrëror, të çiltër dhe të kalitur në përpjekje të Kozma Nushit. Tani që po shkruaj këta rreshta më kujtohet qëndrimi i pjekur dhe diskutimi i Kozma Nushit në Konferencën e Parë të Vendit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndaj të metave të Gjin Markut. Kozma Nushi i donte punëtorët me mish e me shpirt dhe kishte besim të patundur te forcat e tyre. Ky besim rridhte, në radhë të parë, nga njohja e thellë, jashtë çdo euforie të energjive dhe të forcës së madhe transformuese që ka klasa punëtore. Kur Gjin Marku filloi të flasë për mospasjen e një pune të organizuar në Kuçovë, Kozma Nushi u hodh dhe i tha Gjinit, se «Ti nuk i njeh si duhet Kuçovën dhe naftëtarët e saj,

24

25

poshtri! Kjo është tradhti!», dhe në atë moment doli përpara fytyra e ndritur e shokut tim të dashur Kozma Nushit. •

sepse që t'i njohësh mirë punëtorët dhe naftëtarët duhet të jetosh me ta, të rrish me ta». Dhe trimi Kozma Nushi i tha ballë për ballë Gjin Markut se gjendja në Kuçovë nuk ishte ashtu si e përshkruante ai dhe kjo kishte ardhur se Gjini nuk e kishte kryer detyrën e Partisë lidhur me naftëtarët. Takimet në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH dhe në prill e në pjesën e parë të majit në Tiranë, ishin nga takimet e fundit me shokun tim të paharruar, Kozma Nushin, sepse, ndërsa unë do të nisesha për në Vlorë për të demaskuar fraksionin e Sadik Premtes (Xhepit), ai do të nisej për në Durrës, ku u zgjodh Sekretar Politik i Qarkorit, detyrë që do ta kryente me devotshmëri, ashtu si i kishte kryer deri atëherë të gjitha detyrat që i kishte ngarkuar Partia. E doja shumë Kozmanë, po ashtu edhe Gogon. I doja me zemër këta shokë kaq të vendosur të Partisë, besnikë të idealeve të saj, të gatshëm për sakrificën më sublime. Nga mendimet dhe qëndrimet e këtyre dy komunistëve proletarë kam mësuar shumë. Më vonë e vëreja personin për të cilin biseduam me Kozmanë të vërtitej tok me Sejfulla Malëshovën. I tërhoqa shumë herë vëmendjen për gabimet oportuniste që bënte dhe ia kisha frikën qëndrimit të tij. Dhe vërtet ai tradhtoi. Kur e mora vesh tradhtinë e tij, i rashë bangos me grusht në dhomën e Shtabit dhe thashë: «I

Trim, i vendosur e konsekuent si Kozmai për çështjen e Partisë e të popullit, ishte edhe vëllai i tij, Gogoja, me të cilin, përveç viteve të stuhishme të Luftës, na lidhën dekada të tëra të punës e të përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin e socializmit. I paharruari Gogo ishte dhe mbetet një nga bijtë rrië të shquar të Partisë sonë. Emri i tij është i dashur jo vetëm për ata me të cilët ai punoi dhe luftoi, jo vetëm për ata që e njohën dhe ndanë me të gëzirnet dhe hallet, por për gjithë popuilin, bir i denjë i të cilit ishte dhe mbetet përgjithmonë. Nuk mund ta harroj kurrë mbledhjen e parë të Byrosë Politike pa shokun tonë të dashur, të thjeshtë, të palodhur, Gogo Nushin. Të gjithë e ndienim thellë humbjen e madhe që kishte pësuar Partia dhe klasa punëtore me vdekjen e tij. Nga gjiri ynë ishte ndarë një nga shokët më të afërt, më të devotshëm, fjala dhe vepra e të cilit kishte lënë gjurmë në jetën e popullit, të atdheut dhe të Partisë. Shokët e Byrosë heshtnin. Atëherë u çova dhe, duke mposhtur dhimbjen e thellë që ndieja, propozova të mbajmë një minutë heshtie në shenjë kujtimi, për të paharruarin

26

27

Gogo Nushi. Ne u betuam se vepra e tij do të na frymëzojë gjithmonë, ashtu si të frymëzon vetë jeta dhe vepra e një militanti, e një komunisti, e një njeriu me zemër të madhe, si ishte jeta, vepra dhe zemra e proletarit komunist, Gogo Nushi. U njoha me të për herë të parë aty nga fillimi i muajit shtator të vitit 1940, kur punoja në dyqanin «Flora». Sapo kishte rënë mugëtira, kur hyjnë në dyqan tre njerëz, të cilët u ulën në tavolinat e pakta të lokalit dhe vazhduan të bisedonin. Njërin prej tyre e kisha takuar edhe herë tjetër dhe, me sa mbaj mend, ishte ose anëtar, ose afrohej me shokë të Grupit Komunist të Korçës. Dy të tjerët nuk i njihja, prandaj duhej bërë kujdes. Lëvizja jonë në ato kohë kishte problemet e saj. Grupi Komunist i Korçës po e zgjeronte edhe rrethin e shokëve, edhe veprimtarinë, por ama edhe armiku nuk rrinte duarkryq. Spiunët e tij vërtiteshin kudo, si qen pazari, për të zbuluar aktivitetin e komunistëve. Por «klientët» e asaj dite që s.hoqëronin personin që ishte në lidhje me ne, nuk më ngjallën asnjë ndjenjë dyshimi. Dukeshin njerëz të qetë e të ndershëm dhe, në momentin kur po u çoja porosinë, shoku që njihja, më tha: — Ky është Gogo Nushi, ka dëshirë të takohet me ty! Ia ngula sytë Gogos, buzëqeshëm të dy në një kohë dhe menjëherë ndjeva si u shkri ajo

distancë që mund të krijohet në prezantimin e parë. Ishte buzëqeshja e shokëve të një ideali që gëzohen kur takohen, që u shtohen forcat dhe besimi në luftën e nisur. Isha i sigurt se tek ai djalë i ri, me atë fytyrë si të skalitur nga dallgët e detit Jon (më kishin folur ato ditë për të dhe e dija se Gogo Nushi ishte nga Bregu), me ata flokë të zinj e të valëzuar dhe me ata sy të ndritshëm e pamje të urtë, do të gjeja një bashkëluftëtar besnik dhe të devotshëm për çështjen e luftës sonë. Ndërsa ata të tre ngritën gotat, si tre klientë të zakonshëm, unë vështrova jashtë. Në rrugë nuk vura re ndonjë lëvizje të dyshimtë, prandaj iu afrova tavolinës së tyre dhe u thashë: — Do t'jua marr pak Gogon. — Merre! — më thanë. Gogoja u çua dhe më ndoqi pas për në dhomën «e fshehtë», ku ne zakonisht bisedonim për problemet e ndryshme të grupit komunist dhe për zgjerimin e Lëvizjes sonë. Sapo u ndodhëm vetëm i shtrënguam fort dorën njëri-tjetrit dhe u përqafuam si dy shokë pas një ndarjeje të gjatë. Gogoja të bënte menjëherë për vete me thjeshtësinë e tij, me ngrohtësinë dhe me respektin me të cilin të dëgjonte. Fliste ngadalë dhe duke përsëritur ndonjëherë fjalët, gjë që do ta vija re edhe më vonë. Më mbushte tërë gëzim dhe optimizëm mendimi se lëvizjes sonë komuniste po i shtohej edhe një anëtar i pjekur, modest dhe konsekuent, një njeri me zemër të madhe.

28

29

Gogoja filloi të më tregojë për jetën e vet në Francë, ku ai kishte shkuar ..kur ishte 14 vjeç dhe, pasi kishte hyrë në punë, , kishte rënë në kontakt me revolucionarë, idetë e të cilëve i kishte përqafuar menjëherë, jo vetëm ai, por e tërë familja, duke filluar nga i ati, nëna, vëllai dhe motra. Shtëpia e tyre në Desinë ishte kthyer në një vatër revolucionarësh, ashtu si do të kthehej më vonë edhe baraka që do të zinte buzë Lanës. Filloi të më flasë me adhurim të veçantë për militantin Ali Kelmendi dhe për Halim. Xhelon. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste e kishte bërë të pamundur qëndrimin e tij larg atdheut dhe ai ishte kthyer që të luftonte së bashku me komunistët e popullin shqiptar për lirinë e tij. Gogo Nushi ishte i informuar për ngjarjet e prillit 1939 në Shqipëri, por ai kërkoi që t'i tregoja edhe më hollësisht. I tregova dhe pastaj i fola për gjendjen e lëvizjes komuniste, për detyrat e mëdha që kishim përpara, të cilat, sado të vështira që të dukeshin në fillim, nuk ishin të pakapërcyeshme, sepse tokës sonë asnjëherë nuk kishin munguar bijtë, që ishin gati të sakrifikonin për të. Gogoja më dëgjonte dhe më aprovonte duke tundur kokën. Në sytë e tij pashë besimin që kishte te lëvizja jonë, pashë gatishmërinë proletare për t'u hedhur në luftë, pashë pjekurinë dhe gjakftohtësinë që do ta bënin atë një udhëheqës të matur dhe të shquar të Partisë sonë. Që nga ajo ditë ne do t'i shtrëngonim vazh-

dimisht dorën njëri-tjetrit kur merrnim vendime të rëndësishme. Sidomos pas Themelimit të Partisë sonë Komuniste, lidhjet dhe bashkëpunimi im me të paharruarin Gogo Nushi u bënë më të ngushta dhe, pas zgjedhjes sime edhe Sekretar. Politik i Qarkorit të Tiranës, këto lidhje u bënë thuajse të përditshme. Nuk ka aksion të njësiteve guerile të Tiranës ku të mos ishte mendimi, kujdesi dhe pjesëmarrja direkte e Gogo Nushit. Ai, si përgjegjës ushtarak në qarkor, u bë shoku më i ngushtë dhe më i afërt i atentatorëve të guximshëm, i luftëtarëve të njësiteve guerile dhe i përgjegjësit të tyre legjendar, Vojo Kushit. Me aktivitetin dhe devotshmërinë e tij, Gogo Nushi u bë një nga shtyllat e organizatës së Partisë në kryeqytet. Ai në mes të zjarrit, në mes të armiqve të panumërt ishte kudo, takonte e këshillonte shokët si të punonin, si të luftonin. Gjatë periudhës që u strehova e punoja në barakën e Nushajve, kur Gogoja ndodhej në ndonjë aksion apo mbledhje të rëndësishme, unë e prisja me padurim ardhjen e tij. Nuk më hahej, megjithëse Valideja më thërriste të ulesha dhe më vinte përpara gjellën që lëshonte avull. — Haje se është e ngrohtë! — më thosh. — I hodha një gëthë miell që të ntrashet lëngu. — Të vijnë edhe të tjerët, pastaj do të ha! — i thosha. — Ç'ke ti me të tjerët, se mos dihet kur vij-

30

31

në ata!

— Ja ku erdhi Gogoja, — i thosha duke treguar nga dera e kopshtit, ku dukej Gogoja i veshur si zakonisht me gabardinën e thjeshtë dhe me kasketën prej doku në kokë. Uleshim për të ngrënë dhe ai më tregonte si kishin shkuar punët. Gogoja ishte i qetë kur ato kishin shkuar si duhej, por, kur diçka nuk ishte zbatuar sipas planit, vrenjtej dhe nuk rrinte dot në një vend, pa sqaruar, përse nuk ishin zbatuar të gjitha detyrat deri në një. E kam të freskët në kujtesë dhimbjen që ndien Gogoja e Kozmai kur morën vesh vrasjen e Qemal Stafës. Thanë: «Do t'ia marrim hakun». Gogoja ishte më i përmbajtur dhe e shprehte dhimbjen vetëm duke përsëritur fjalët: «Po, po, do t'ia marrim hakun», si e kishte shpesh zakon, për të nënvizuar atë që ishte më thelbësore dhe që duhej të kryhej patjetër; kurse Kozmai, me shikimin e tij poetik, shkoi menjëherë te punëtori Gaqo Trola, një bashkëfshatar i Nushajve, i tregoi për vrasjen e Qemalit dhe i tha se duhej ngritur një këngë, një këngë për trimat, siç kishte kënduar vazhdimisht populli ynë. Kënga lindi dhe u përhap menjëherël. Kozmai shkroi edhe 1 tshtë fjala për këngën e njohur: -Brenda në Tiranë Afër një spitali Ç'u vra Qemal Stafa ' Një trim nga të malit ...Luftoi me patllake / Gjersa i doli xhani ...Kam marrë tri plagë Plumba italiani Të më mirret haka e cila qysh ato ditë u mësua e Gjakun mos ua falni» / u përhap me shpejtësi të madhe në masën e popullit e të rinisë.

32

vetë disa vargje. Kur e dëgjoj këtë këngë të thjeshtë, po aq të ndier, më shfaqet Qemali, ashtu siç e pashë për herë të fundit, të zgjuar, të dashur, militant të shquar të Partisë, të patrembur dhe tërë besim në fitoren e luftës sonë.

14 .

Midis kaq e kaq ngjarjesh nga baraka e Nushajve nuk më harrohen edhe dy ndodhi të tjera, njëra nga të cilat me Mihal Durin. Mihali ishte një nga shokët e vjetër të degës së Grupit Komunist të Korçës në Tiranë dhe më pas, anëtar partie nga më të flaktit. Ishte tipograf, pra proletar, me origjinë nga fshati Erind i Gjirokastrës, andej nga ishte edhe Misto Mame. Mihali ishte i guximshëm, i zgjuar, i shpejtë dhe i hedhur, ishte zjarr, vetëm se impulsiviteti i tij e bënte disa herë të padisiplinuar. Kjo ishte e vetmja e metë e vogël e tij, që ia vija në pah, duke ia shpjeguar edhe nga ana teorike, që ta kuptonte thellë këtë rrezik. Mihali, në qoftë se nuk gabohem, kishte shkuar disa muaj për eksperiencë në një tipografi të Torinos, dhe atje duhej të kishte rënë në kontakt me tipografë anarkistë italianë. Por «anarkizmi» i tij ishte aq infantil sa nuk paraqiste ndonjë rrezik. Kur vendosëm të prisnim telat në të gjithë Shqipërinë, natën e 24 korrikut 1942, pasi i lajmërova gjithë komitetet për ditën dhe orën ekzakte, mblodha në Tiranë të tërë përgjegjësit e 3 — 40 a

33

njësiteve guerile, i vura në korent për aksionin,• për sektorët ku do të vepronte secili dhe për datën dhe orën ekzakte. Një nga këta udhëheqës njësiti ishte dhe Mihal Duri. Të nesërmen e aksionit shkova në barakën e Gogos dhe atje prisja të informohesha për rezultatet e aksionit në Tiranë, pse ato të të gjithë Shqipërisë do të na vinin më vonë, me kode të ndryshme. Aksioni do të ishte një sukses i madh për të gjithë vendin, ai do të tregonte forcën organizative dhe guximin e komunistëve. Emri i Partisë Komuniste të Shqipërisë do të ngrihej lart. Prisja Gogon me padurim të kthehej që të më vinte në dijeni për rezultatet e aksionit të Tiranës. Ja, ai doli në krye të rrugës, duke tundur kokën sa andej-këndej, siç e kishte zakon, por asgjë nuk mund t'i diktoje në fytyrën e tij impassiblei. Hyri Gogoja në dhomë, buzëqeshi, më puthi, më përqafoi dhe më tha: — Taras, i tërë aksioni doli me sukses, asnjë goditje, asnjë humbje! E përqafova, e putha Gogon dhe i thashë: — Një meritë e madhe për këtë sukses të takon ty. Gogoja, si komunist i vërtetë dhe i thjeshtë, tha: 1 Frëngjishr: — pa shprehje, që nuk i tradhton emocionet dhe ndjenjat.

34

— Çdo gjë i takon Partisë! Isha i gëzuar. Vijat telefonike dhe telegrafike u prenë. Ato i prenë gueriljet tona. Kjo ishte për ne një fitore e madhe dhe për armikun një humbje e madhe. Ajo hutoi dhe tmerroi armiqtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe forcat italiane në Greqi u trembën nga kjo situatë 1. Valideja futi kokën në dhomë dhe na shikoi, sytë e saj pyesnin: — Valide! — i thashë nënës, — puthe Gogon, se ka bërë një punë të madhe! — Të rrojë Partia! — ma ktheu Valideja, — të gjithë jemi ushtarë të saj. Tashti e meritoni një kafe, po me kafe të vërtetë, — tha ajo. Pasi pimë kafenë, Gogoja më thotë: — Të gjithë sektorët vepruan si sahat, vetëm në sektorin e Mihal Durit telat nuk u prenë 2 ! — Pse? — e pyes i habitur. — Ngjau ndonjë goditje? — Mihali nuk më erdhi në takim të më raportonte, tha Gogoja. U nxeha. «Ah, Mihal, Mihal!», — thirra dhe i thashë Gogos: 1 Forcat italiane në Greqi lajmëronin urgjent komandën e tyre: «Gjendja alarmuese e Shqipërisë na vë në rrezik forcat tona që kemi në Greqi, nuk i ndiejmë shpatullat të sigurta" («Zëri nr. 3-4, tetor 1942.) 2 Sektori i njësitit të Mihalit ishte linja Tiranë-Elbasan.

35

— Çohu, shko gjeje dhe ma dërgo menjëherë këtu Mihalin! Iku Gogoja dhe unë vija rrotull në odë. Pas treçerek ore ia mbërriti Mihali, ashtu i hollë, i shpejtë, me beretë të zezë në kokë dhe me të famshmin pulovër kuti-kuti që i ishte ngjitur në trup. Hyri brenda, më dha dorën dhe më tha: — Më kërkove, Taras? — Të kërkova që ç'ke me të, — i thashë. — Pse nuk shkove të kryeje detyrën që të caktova e të prisje telat në sektorin tënd? — Ç'po më thua Taras?! — më përgjigjet Mihali. — Aksioni u caktua për nesër mbrëma, domethënë për sot. — Ç'nesër mbrëma, mor! — i thashë. — Lëri fjalët, aksioni u krye me sukses në gjithë Shqipërinë, vetëm sektori yt, sektori i një tipografi as që u prek. Mihali vuri duart në kokë, hoqi beretën, e përplasi përdhe dhe, duke lëshuar lot, më tha: — Më fal, Taras, u gabova në datë, e kuptova për sot dhe jo për dje! Obobo ç'bëra! Më cakto, Taras, një veprim shumë më të rëndë dhe unë do ta kryej në minutë. Frikë s'kam. Ishte e kuptueshme, Mihali kishte gabuar datën. U qetësova unë, po hajde të qetësoje tash Mihalin, prandaj i thashë: — More, ç'më thua mua se s'ke frikë! Pse, tani të njoh unë kush je ti, Mihal Duri? Vetëm të them të jesh ca më i vëmendshëm, pa t'i ki-

shim të gjithë shokët si ti, fashistëve orë e çast do t'u digjeshin këmbët në zjarr. — Taras, — vazhdoi Mihali, — unë do kryej aksionin sonte, nuk e lë pa bërë. — Jo, jo, — e porosita, — në asnjë mënyrë, pse gjithë policia dhe milicia fashiste janë në lëvizje. Ata dinë tash se në sektorin tënd nuk janë prerë telat dhe mundet që vëzhgojnë. Prandaj të këshilloj të mos rrezikosh, se s'ka ndonjë rëndësi, — dhe pas këtyre fjalëve besova se e qetësova. Duke hedhur sytë nga dritarja shikoj në rrugë një të ri me syze dhe me beretë në kokë si të Mihalit. E pyeta këtë: — More, ç'është ai miku që na vëzhgon në rrugë? — Është një trim «imi», — më thotë Mihali, — po e stërvis, është piktor. — Si e quajnë? — i thashë. — Foto Stamo, edhe ky është andej poshtë nga ne. I dhashë dorën Mihalit dhe iku. Do ti që të nesërmen në mëngjes mësova se, me gjithë rekomandimin tim, Mihal Duri kishte shkuar me njësitin e vet dhe i kishte prerë telat e sektorit që i qe caktuar! Ndodhinë tjetër e kam për një frikaman, krejt i kundërt nga punëtori trim e i guximshëm Mihal Duri. Në pranverën e vitit 1942, Partisë sonë iu desh të përballonte një nga situatat më të rënda 37

e më të vështira të kohës së Luftës. Pas formimit të Partisë, siç dihet, Lufta jonë u zgjerua dhe po rritej kudo e ashpër. Veçanërisht në Tiranë organizonim goditje me armë kundër oficerëve italianë dhe kuislingë, vrasje spiunësh ditën dhe natën, hidhnim trakte dhe parulla vazhdimisht, digjnim depo, grabitnim armë, me të cilat armatosnim njësitet që ditën punonin dhe natën luftonin. Armiku egërsohej, arrestonte shokë, pushkatonte, por ne egërsoheshim ca më shumë. Tirana digjej zjarr nën këmbët e armikut. Veçanërisht në prill e në maj, kur armiku, si rezultat i një tradhtie, mundi të shtinte në dorë adresat e shumë prej bazave tona dhe thuajse gjithë emrat tanë, terrori dhe përpjekjet e tij për të na asgjësuar u bënë më të egra. Kontrolloheshin shtëpi, rrugë, bllokoheshin mëhallë të tëra. Kishim dhënë urdhër që disa shokë të sëmurë të tërhiqeshin në Pezë dhe në fshatrat rreth e rrotull. Të tjerë, kishim porositur, të qëndronin nëpër vende të kujdesshëm, vigjilentë, të mos flinin dy net me radhë në një shtëpi. Legalët i kishim porositur që të bënin kujdesin më të madh, por dhe të vepronin sipas urdhrave, për t'i dhënë armikut përgjigjen e merituar. Terrorit të bardhë të armikut Partia iu përgjigj me terror të kuq. Pikërisht në këto ditë terrori qëndroja në barakën e Validesë dhe në të errur më vinin çdo ditë dy korrierë që më rapor-

tonin për gjendjen. Kur një mëngjes m'u fantaks atje Koço Tashkoja. Ky, siç kam shkruar edhe herë tjetër, qe një frikaman, një intelektual i fantaksur dhe me idera të çuditshme, saqë ngandonjëherë kishe përshtypjen se nuk ishte i ekuilibruar. Hiqej si specialist i çështjeve ndërkombëtare, bënte gjoja analiza të gjendjeve dhe nxirrte konkluzione të një njeriu të hutuar, që kërkon të japë përshtypjen se ka kulturë politike të madhe. Idetë e tij dhe konkluzionet që nxirrte nga një mishmash i ngjarjeve të shkëputura që dëgjonte nga radiot, ishin çoroditëse dhe as ia merrja kurrë parasysh. Nga kjo ai, natyrisht, më shumë zemërohej. Nganjëherë, për t'u dhënë peshë mendimeve të tij, në mes të muhabetit thoshte: «Më dëgjoni mua, se kam ca eksperiencë diplomatike, kam qenë nënkonsull i Fan Nolit në Nju-Jork, kam mbaruar edhe Harvardin». «Në qoftë se Harvardi, — thosha me vete, — ka nxjerrë njerëz si Koço Tashkoja, ai qenka një universitet i të metëve». Dhe ja, në momentet e rënda të pranverës 1942, kur po bënim gjithçka për të kapërcyer pa humbje dhe pa panik situatën e rëndë që ishte krijuar, Koçoja më qëndronte përballë. Atë e kishte futur Valideja në odë. U ul dhe e pyeta: — Ç'kemi? Pse lëviz? Pse erdhe këtu? Ai u skuq nga fytyra, se i erdhi rëndë që kërkova llogari dhe më tha:

38

39

— Ç'po bëjmë? — Po luftojmë, — iu përgjigja, — akoina nuk e ke marrë vesh? Në pjesën e korridorit që shërbente si kuzhinë e që nga dhoma e ndante një çatma kompensatoje, ndodhej Miloja, babai i Menos. Koçoja vazhdoi: — E di që po luftojmë, po këtu do të vazhdojmë të rrimë, në mes të terrorit? A merr vesh ti se ç'po bëhet në qytet? Më hipi inati në kokë dhe i thashë: — S'të mban njeri, shko ku të duash! Nisu që tash! — Jo! — tha ai, — dua të ikim që të dy. Në situata të tilla shtabet tërhiqen në vende të sigurta! — E para e punës ti s'ke as kokë, as funksion shtabi, ti je një ushtar i thjeshtë dhe një ushtar frikaman. Unë të largohem nga Tirana në këto momente? Unë të lë organizatën e Partisë që po ngremë e duhet ta forcojmë, të lë shokët dhe popullin që luftojnë në mjerim e në terror? Jo, mor Koço Tashko, as unë, as shokët tanë nuk do ta bëjmë kurrë këtë gjë! Këtu do të vdesim, duke luftuar bashkë me popullin! I bërtisja me inat këtij frikamani, saqë e harrova konspiracionin dhe kujdesin. Vëllai i Validesë, Miloja, doemos, e dëgjoi gjithë këtë zallamahi, u ngrit dhe, pa bërë zhurmë, doli jashtë në hajat. ku i tha Validesë:

— U therën, po ndërhy! Valideja, duke tërhequr shaminë e zezë mbi ballë, i tha të vëllait: — Shko në rrugë ti dhe bën rojë, pa di Enveri ç'bën me të. Unë isha ngritur në këmbë dhe i thashë prerë Koços: — Kjo ishte përgjigjja ime! Ti që sot ose nesër në mëngjes të nisesh për në Pezë! Koçoja doli dhe, madje, pa pritur ditën tjetër, që atë natë u gjend në Pezë. Pas largimit të Koços nga baraka erdhi Valideja me një filxhan kafe. Ajo më shikonte duke pirë kafenë dhe, kur e mbarova, më vuri dorën mbi gju dhe më tha: — Të bëftë mirë, në luftë si në luftë jeto, kështu i dua djemtë unë. Kush nuk i bindet Partisë, atë përgjigje do! E përqafova me dashuri nënën trime, e cila me qetësinë dhe me vendosmërinë e saj shprehte më së miri atë vendosmëri e stoicizëm luftarak, që karakterizonin mbarë popullin. Fakt është se komunistët e vërtetë si Mihal Duri, njerëzit e thjeshtë të popullit si Valideja, nuk iu trembën për asnjë çast dhunës e terrorit fashist. Populli i thjeshtë i Tiranës, si në ato momente, ashtu edhe gjatë Luftës, u tregua i patrembur, heroik, si titan, veçanërisht gratë tiranase. I shihja me sytë e mi, i ndieja me zemrën time në ato ditë të tmerrshme të furtunës, kur ato na hapnin portat e shtëpive, na futnin në gjirin e

40

41

familjeve. U zhduk kështu fanatizmi. Na njihnin ose jo, mjafton t'u jepje parullën dhe ndodheshe përnjëherë si në gjirin e familjes tënde, si në mes të njerëzve të afërm. Këto nëna, këto gra, këto vajza heroike s'njihnin frikë, sikur zjarri t'i dilte deri në çati shtëpisë së tyre. — Qyqja, — thoshin ato, — veç çunat dhe gocat që luftojnë t'i shpëtojmë nga hasmi! Unë i dija gati të gjitha shtëpitë tona baza të ilegalëve. Për çdo moment rreziku futesha në to. Një mbrëmje vonë, ndërsa po nxitoja me biçikletë të arrija shpejt në bazën e caktuar sepse kishte filluar koprifuokoja, shoh se vinte drejt meje një patrullë milicësh. Për t'i shpëtuar kontrollit dhe pasojave të tjera, më duhej medoemos të fshihesha diku. Dija se në rrugicën pranë ishte shtëpia e një shokut tonë, që ma kishin treguar në të kaluar, por që unë brenda as kisha qenë ndonjëherë, as shokun nuk e njihja. Të më pyesësh sot se ku pikërisht është ajo shtëpi, nuk mund të them, jo vetëm se atje hyra vetëm një herë dhe në errësirë, por edhe se kanë shkuar shumë kohë dhe nuk u kam rënë më atyre rrugicave. Shtyva, pra, derën me ngadalë dhe hyra në një oborr të vogël. Shtyva derën tjetër, u ndodha përpara një shtëpie tiranase dhe fola me zë të ulët: — Nëne, a ka njeri këtu?

Në errësirë doli një plakë. Vetëm buzla e bardhë në kokë më bëri që ta dalloja: — Të ndjekin, çuno? — më pyeti nëna. — Po! — i thashë. — Ngjitu në dhomë, atje ka një hasër, shtrihu e çlodhu, pa ruan nëna. As emrin më kërkoi nëna dhe as biri nuk ia dha emrin e tij. Nëna e njeh çunin e vet dhe i biri e njeh të ëmën. Pasi qëndrova brenda njëfarë kohe, zbrita prapë ngadalë, pashë nënën që ishte ulur në fund të shkallës dhe i thashë: — Nëno, pa shiko, a ka ndonjë patrullë ose njeri të dyshimtë në rrugë?! Ajo doli menjëherë, kontrolloi majtas e djathtas dhe, pasi u kthye, më tha: — Nuk ka frymë njeriu! E ndjeu se u bëra gati të ndahesha, ndaj më hodhi duart në supe e me një zë të dashur e të dridhshëm më tha: — Do të shkosh, çuno, kështu si duket e ke punën. Shtëpinë e keni kurdoherë të çelur. Të ruajt zoti! Më shtrëngoi dhe e shtrëngova në kraharor dhe ndjeva në errësirën e natës se diçka po më fuste në xhep. Jashtë pashë se ishte një kokërr ftua i vogël. 0 nëna ime e dashur tiranase, s'ta mësova kurrë emrin tënd, as ti nuk e mësove emrin tim. Më ka mbetur peng që nuk të kam njohur nga afër e nuk të kam takuar dot, veçse ti qëndron e

42

43

dhimbjen për vëllanë e tij të dashur dhe për shokun tim të shtrenjtë, Kozmanë, të cilin nazistët e kishin çuar larg, në kampet e tyre të përqendrimit dhe ne nuk e dinim në ishte gjallë apo jo Pasi hymë në Tiranën që ushtonte nga gëzimi i fitores, shkova e takova nënën tonë Valide dhe nuk dinim si të çmalleshim. Ajo gëzonte e gjitha. Kishim luftuar, ishim përgjakur, por kishim fituar. Lufta ua kishte marrë djemtë shumë nënave, por ato ishin krenare për gjithçka i dhanë fitores. Edhe ti, Valideja ime e dashur. ishe e fortë, prandaj edhe fëmijët e tu i bëre ashtu si veten. Hallall qumështin që u dhe! Sa rronte Valideja, rrinim afër. Shkoja shpesh tek ajo, ngjitesha në dhomën e saj, e përqafoja dhe, veç të tjerave, kujtonim me të edhe jetën e barakës, jetë e paharruar për ne. Por më në fund aty ku ngrihej baraka do të bëheshin ndërtime të mëdha. I thanë Validesë të jepte lejen për ta prishur dhe për të ngritur në vendin afër barakës një piedestal përkujtimor. Valideja u tha atyre që i vanë për këtë gjë: — Pyesni Enverin dhe Gogon, si të duan ata le të bëhet. — Si ta prishim barakën, Gogo! — i thashë unë. — Ajo ka qenë për ne një vend historik,

ndritur në kujtimin dhe në zemrën time dhe, derisa të vdes, ai kujtim i asaj nate në furtunë nuk do të më shlyhet kurrë! Të tilla ishin nënat heroike të komunistëve. të luftëtarëve të lirisë, e tillë ishe edhe ti Valideja ime e dashur. Janë të shumta e të paharruara kujtimet për ty, për djemtë e tu trima, për barakën tënde të thjeshtë, ku ditë e net të tëra jetova e punova në periudhën e stuhishme të ilegalitetit gjatë vitit 1942. Më pas punët e Partisë e të Luftës më detyruan të largohesha nga Tirana, ku në krye të organizatës së Partisë lamë një nga shokët tanë më të mirë e më të shquar, Gogo Nushin, «Hysenin». siç e njihnin dhe e thërritnin komunistët dhe populli i qytetit e i fshatrave të Tiranës. Dhe Nushi ynë i shtrenjtë i kreu me nder e devotshmëri detyrat që i ngarkoi Partia, jo vetëm si Sekretar Politik i Qarkorit të Tiranës, por edhe si ndërlidhës i Komitetit Qendror me komitetet qarkore. atëherë kur ne punonim, luftonim e drejtonim në Labinot, në Kucakë, në Panarit, në Vithkuq, në Helmës e në Odriçan. Në fund të vitit 1944 u takova, u çmalla me Gogon në Beratin e çliruar dhe e pyeta për gjithçka kishte ndodhur sa nuk ishim bashkë. Gjatë gjithë kohës ne kishim pasur korrespondencë të rregullt për çështjet e Partisë dhe të Luftës, por unë doja të dija sa më shumë edhe për nënë Validenë, për Shanën. Çenon, Lilon. Ndava me Gogon

1 Heroi i Popullit Kozma Nushi u vra në kampin e përqendrimit Mathauzen më 3 mars 1945.

44,

45

kemi jetuar në të kohët e vështira, sa mbledhje e takime kemi bërë! — Enver! — më tha Gogoja, — përparimit nuk mund t'i vëmë pengesa, atje do të bëhet një lagje e bukur. Mbi atë barakë do të ngrihen pallate, çerdhe, shkolla. Më vinte keq që baraka jonë e dashur do të prishej, megjithëse mbi themelet e saj do të ngriheshin pallate të bukura dhe shumëkatëshe. Por nuk mund të kuptohen dhe nuk mund të ndahen kurrë pallatet apo objektet madhështore që kemi ndërtuar kudo në vendin tonë, nga barakat, kasollet, shtëpitë përdhese të Luftës, të cilat na hapën dyert e tyre dhe na strehuan me dashuri, si bijtë e tyre. Ato, përveç tokës ku janë ngritur, ngrihen edhe atje ku nuk mund të shemben kurrë, në kujtesën dhe në zemrën e popullit. Një ditë Valideja më tha: — Taras, po ju lë, po iki. — Ku do të vesh, moj Valide?! — i thashë duke buzëqeshur me zor, se shihja që po vuante mëma. — Do të vete te djemtë, te të shumtët, te Kozmai, — më tha ajo. — Nuk mund të shkosh, — i thashë, — pasaportat i jap unë, unë i firmos. Më buzëqeshi plaka heroike dhe më tha: — Vetëm për atje nuk duhet pasaportë. Dhe na vdiq Valideja, në janar të 1956-s, nëna e dy heronjve komunistë nga më të shqua-

rit, Gogos e Kozmait, nëna e Çeno partizanit, e komunistit të vendosur, nëna e vajzave trimëresha, Shanës e Lilos, nëna e të gjithë neve. E kujtoj me mall, respekt e dashuri të thellë këtë grua të thjeshtë e revolucionare të flaktë, kujtoj djemtë e saj dhe të Partisë, Kozmanë dhe Cogon dhe kurdoherë më shtohen forcat për të luftuar për Partinë.

46

47

r. 1

Tre komunistë legjendarë

ro)

N

ë ditët e vështira po heroike të Luftës sonë Antifashiste Nacionalçlirimtare, shtëpitë e thjeshta të popullit ishin bazat tona, ishin vendet tona të punës, të strehimit, të shtypit ilegal, ishin