130 53 1MB
Albanian Pages 306 Year 2009
1
Projekt Binjakëzimi CARDS 2004 AL/04/IB/JH/02 Përmirësimi i Sistemit Gjyqësor për Çështjet Tregtare
LIGJI I RI SHQIPTAR PËR SHOQËRITË TREGTARE
2
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
© Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë
Kopertina: Studio grafike Designer: Vlash Papa Përpunimi grafik: Greta Konomi
ISBN 978-99943-0-105-8 Shtypur në shtypshkronjën “Guttenberg” Tiranë, 2009 Adresa: Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 41 pranë Universitetit “Marin Barleti”, godina nr.4, Tiranë Tel. - fax.: 00355 4 249 944 E-mail: [email protected] Website: www.botimedudaj.com
3
Thomas Bachner, Edmund-Philipp Schuster Martin Winner
Projekt Binjakëzimi CARDS 2004 AL/04/IB/JH/02 Përmirësimi i Sistemit Gjyqësor për Çështjet Tregtare
LIGJI I RI SHQIPTAR PËR SHOQËRITË TREGTARE – Interpretuar Sipas Burimeve të tij në të Drejtën Evropiane
Tiranë, Shkurt 2009
4
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Përmbajtja
5
PËRMBAJTJA I.
LIGJI I RI SHQIPTAR PËR SHOQËRITË TREGTARE – HYRJE 1. Llojet e shoqërive tregtare
15 15
2. Origjinat evropiane dhe krahasuese të ligjit– udhëzime për interpretimin 3. Hyrja në fuqi dhe dispozitat kalimtare 4. Rregullat e përgjithshme dhe dispozitat e detyrueshme 5. Fusha e zbatimit e LSHT-së
16 18 20 22
II. SHOQËRIA TREGTARE SI PERSON JURIDIK I VEÇANTË 1. Vlerësime të përgjithshme 2. Përfaqësimi i shoqërisë 2.1 Nevoja për rregulla të së drejtës për shoqëritë tregtare mbi përfaqësimin 2.2 Organet e shoqërisë që kanë të drejtë t’a përfaqësojnë atë 2.3 Përfaqësimi dhe administrimi i brëndshëm 2.4 Pamundësi për të kufizuar tagrat e përfaqësimit të organeve përfaqësuese kundrejt palëve të treta? 2.5 Kufizimet e përgjithshme të kompetencave të përfaqësuesve ligjorë 2.6 Transaksionet me persona të lidhur 3. Përgjegjësia e ortakëve dhe aksionarëve 3.1 Përgjegjësia e ortakëve në shoqëritë kolektive 3.2 Përgjegjësia e ortakëve në shoqëritë komandite 3.3 “Përgjegjësia e kufizuar” e ortakëve në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe e aksionarëve në shoqëritë aksionare 4. Rregulla të veçanta për shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm
25 25 28 28 29 32
III. KAPITALI DHE KUOTAT /AKSIONET 1. Kapitali dhe kontributet nga ortakët /aksionarët 2. Kapitali ligjor 2.1 Kapitali i nënshkruar 2.2 Grumbullimi i kapitalit 2.3 Ruajtja e kapitalit 2.4 Kritika ndaj konceptit të kapitalit ligjor 3. Zmadhimi i kapitalit dhe të drejtat e parablerjes 3.1 Funksionimi i zmadhimit të kapitalit 3.2 Vlera e së drejtës së parablerjes në zmadhimin e kapitalit 3.3 Llojet e zmadhimit të kapitalit në SHA
56 56 58 59 60 63 67 67 67 71 74
34 37 38 42 43 44 45 52
4. Rritja e “zakonshme” e kapitalit dhe dispozita të përgjithshme të zbatueshme për të gjitha llojet e zmadhimit të kapitalit” 5. Zvogëlimi i kapitalit 6. Kuotat dhe aksionet 6.1 Koncepti 6.2 E drejta e votës
74 80 82 82 83
6
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare 6.3 6.4 a) b) c)
E drejta për dividendë Kalimi i kuotave dhe aksioneve Aspekte të përgjithshme Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shoqëria aksionare
IV. FORMIMI DHE REGJISTRIMI I SHOQËRISË TREGTARE 1. Marrëveshja e ortakëve /aksionarëve 2. Regjistrimi në QKR 3. Statuti 3.1 Natyra juridike e statutit 3.2 Përmbajtja e statutit 3.3 Rasti i veçantë: regjistrimi pa statut të shkruar 4. Pavlefshmëria e shoqërive tregtare V. ORGANET E SHOQËRISË DHE MIRËADMINISTRIMI I SHOQËRIVE TREGTARE 1. Administrimi i centralizuar – ndarja e pronësisë nga kontrolli 1.1 Përfitimet nga administrimi i centralizuar 1.2 Konflikti i përfaqësuar – përfaqësues që rrjedh nga ndarja e pronësisë nga kontrolli – probleme dhe zgjidhje të mundshme 2. Administrimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar 2.1 Kush mund të jetë administrator? 2.2 Emërimi dhe shkarkimi i administratorëve a) Emërimi i administratorëve b) Shkarkimi i administratorëve 2.3 Shpërblimi i administratorëve a) Përfaqësimi i shoqërisë tregtare b) Caktimi i shpërblimit të administratorëve 2.4 Të drejtat dhe detyrimet e administratorëve a) Drejtimi i aktivitetit të SHPK-së b) Detyrat e administrimit 2.5 Përgjegjësia e administratorëve a) Vlerësime të përgjithshme b) Ekzekutimi i përgjegjësisë së administratorëve 3. Administrimi i shoqërive aksionare 3.1 Vlerësime të përgjithshme 3.2 Sistemi me një nivel a) Caktimi dhe shkarkimi i anëtarëve të këshillit të administrimit b) Të drejtat dhe detyrat e këshillit të administrimit c) Organizimi i brendshëm i këshillit të administrimit d) Administratorët në sistemin me një nivel 3.3 Tiparet dalluese të sistemit me dy nivele a) Emërimi dhe shkarkimi i anëtareve të këshillit mbikëqyrës b) Emërimi dhe shkarkimi i administratorëve
86 89 89 90 92 96 96 97 98 98 100 101 103
104 104 104 106 107 108 109 109 111 112 112 114 115 115 116 118 118 119 120 120 121 121 123 126 126 127 127 128
Përmbajtja
7
c) 3.4 3.5 4.
Ndarja e kompetencave ndërmjet këshillit mbikëqyrës dhe administratorëve Përgjegjësia e Administratorëve Pjesëmarrja e punëmarrësve Kontrolli nga ana e aksionarëve
129 130 131 131
4.1 4.2 a) b) 4.3 a) b) 4.4 4.5 4.6 4.7
Asambleja e përgjithshme si organ i shoqërisë Thirrja e asamblesë së përgjithshme Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shoqëria aksionare Votimi i ortakëve/aksionarëve E drejta e votës Përjashtimi i së drejtës së votës dhe detyrimi i besnikërisë Kompetencat dhe të drejtat e asamblesë së përgjithshme Rregullat për shumicat dhe kuorumet Bërja e pavlefshme e vendimeve të ortakëve/aksionarëve Hetimi i posaçëm
131 132 132 135 136 136 137 138 140 141 142
VI. MBARIMI I ANËTARËSISË DHE MBARIMI I SHOQËRISË 1. Largimi dhe përjashtimi i ortakut 1.1 Vlerësime të përgjithshme 1.2 Shkaqet për largim dhe përjashtim 1.3 Proçedurë a) Largimi b) Përjashtimi 1.4 Kompensimi për kuotat e ortakut a) Largimi b) Përjashtimi 2. Prishja 3. Likuidimi i shoqërive me aftësi paguese 3.1 Proçedura e rregullt e likuidimit 3.2 Proçedura e thjeshtëzuar e likuidimit 4. Falimentimi 4.1 Shkaqet për hapjen e proçedurës së falimentimit 4.2 Hapja e proçedurave të falimentimit 4.3 Roli i veçantë i autoriteteve tatimore
143 143 143 143 145 145 146 147 147 149 151 153 153 155 156 156 157 160
VII. RIORGANIZIMI I SHOQËRIVE 1. Bashkimet e shoqërive 1.1 Direktiva e tretë dhe rregullimi në LSHT 1.2 Funksionimi i një bashkimi shoqërish 1.3 Çështjet kryesore që lindin në kuadrin e bashkimit të shoqërive a) Raporti i këmbimit të aksioneve/kuotave (share exhange ratio) b) Mbrojtja e kreditorëve 1.4 Dy llojet e bashkimeve të shoqërive a) Bashkimi me përthithje b) Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re
163 163 163 164 164 165 168 169 170 172
8
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare 2. 2.1 2.2 2.3 3. 4. 4.1 4.2 a) b)
VIII. 1. 2. 2.1 a) b) 2.2 a) b)
Ndarja e shoqërive tregtare Direktiva e Gjashtë dhe rregullimi në LSHT Funksionimi i ndarjeve të shoqërive tregtare Llojet e ndarjeve të shoqërive tregtare Përshkrim i shkurtër i Direktivës mbi Bashkimet Ndërkufitare të Shoqërive, (Direktiva e Dhjetë) Shndërrimi i SHPK-ve dhe SHA-ve Funksionimi dhe pasojat ligjore Rregullat proçedurale Vendim-marrja dhe mbrojtja e ortakëve/aksionarëve Mbrojtja e kreditorëve
174 174 175 175
GRUPIMET E SHOQËRIVE Vlerësime të përgjithshme Grupet kontrolluese dhe grupet influencuese Grupet kontrolluese Përkufizim Pasojat ligjore të grupeve kontrolluese Grupet influencuese Përkufizim Pasojat ligjore të grupeve influencuese
182 182 183 184 184 184 187 187 188
IX. E DREJTA EVROPIANE PËR SHOQËRITË TREGTARE 1. Dispozitat përkatëse të traktatit 1.1 Qëllimet dhe parimet të komunitet me rëndësi të drejtpërdrejtë për të drejtën për shoqëritë tregtare 1.2 Kompetencat e komunitetit për të miratuar legjislacion dytësor me rëndësi të drejtpërdrejtë për të drejtën për shoqëritë tregtare 2. Evolucioni i së drejtës evropiane për shoqëritë tregtare 3. Legjislacioni dytësor – Acquis-i për të drejtën e shoqërive tregtare 3.1 Masat e miratuara në rend kronologjik: 3.2 Karakterizim i shkurtër dhe referenca në masat shqiptare të implementimit: 4. Praktika e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për lirinë e vendosjes -lëvizja ndër-kufitare 4.1 Çështja #1: Centros 4.2 Çështja #2: Überseering 4.3 Çështja #3: Inspire Art 4.4 Çështja #4: Cartesio 4.5 Pasojat për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe Lëvizjen e Shoqërive Tregtare LIGJI PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE
177 178 178 180 180 181
189 189 189 189 190 192 192 195 197 198 199 200 200 201 205
9
10
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Hyrje
11
HYRJE
Kohët e fundit legjislacioni shqiptar për shoqëritë tregtare ka pësuar ndryshime rrënjësore. Në Shtator të vitit 2007 hyri në fuqi një ligj i ri lidhur me regjistrimin e shoqërive tregtare; më pas, në vitin 2008 një ligj i ri për shoqëritë tregtare e pasoi atë. Këto ndryshime nuk kufizohen thjesht në çështje teknike, por përbëjnë një revolucion të çështjeve kryesore të kuadrit ligjor shqiptar për shoqëritë tregtare. Ky ndryshim i ri sjell në fillimet e tij një nevojë të madhe për informacion për avokatët, gjyqtarët dhe anëtarët e tjerë të profesioneve në fushën e së drejtës. Aktualisht, egzistojnë pak materiale të cilave mund t’iu drejtohesh për interpretimin e Ligjit të i ri për Shoqëritë Tregtare. Ky manual ka për qëllim t’a përmirësojë këtë situatë. Ai është përgatitur me qëllimin për të paraqitur një hyrje në Ligjin e ri për Shoqëritë Tregtare në Shqipëri. Shumë prej ndryshimeve konceptuale në Ligjin shqiptar për Shoqëritë Tregtare janë udhëhequr nga synimi i përafrimit me standartet e Bashkimit Evropian. Për rrjedhojë, qasja jonë ka qënë interpretimi i ligjit shqiptar në dritën e dispozitave të së drejtës evropiane, të cilat ai transpozon. Manuali u përgatit në kuadrin e Projektit të Binjakëzimit “Përmirësimi i Sistemit Gjyqësor për Çështjet Tregtare”, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian brënda kuadrit të Programmit CARDS 2004. Projekti u realizua bashkërisht nga Ministrita e Drejtësisë së Shqipërisë dhe asaj të Austrisë, me Qëndrën Austriake për Kompetencë Ligjore (CLC) si një organ i autorizuar. Fillimisht Manuali ishte menduar të shërbente si material për një total prej njëmbëdhjetë trajnimesh për gjyqtarë, prokurorë, avokatë, avokatë shteti, noterë, përmbarues dhe inspektorë, të zhvilluara nga Qershori 2008 deri në Shkurt 2009. Gjatë këtyre trajnimeve ne morrëm kërkesa për t’a bërë Manualin të mundur tek një publik më i gjerë në mënyrë që të zgjerohej impakti praktit i trajnimit dhe të forcoheshin efektet e tij të qëndrueshme. Ne shfrytëzuam mundësinë për t’a përmirësuar tekstin si pasojë e eksperincës së fituar gjatë bashkëveprimit me profesionistët shqiptarë.
12
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Manuali nuk mundet absolutisht të kuptohet si një interpretim zyrtar i Ligjit të ri për Shoqëritë Tregtare. Ajo çka ai ofron janë argumenta për zgjidhje, dhe jo të vërteta absolute. Në disa raste ne thjesht shtrojmë pyetje – të cilat shpresojmë janë pyetjet e duhura. Me kalimin e kohës do të përgatiten materiale më të përpunuara dhe ka shumë mundësi edhe më të mira; ne jemi të kënaqur që mundësuam një punim të parë mbi në ligjin e ri. Ky punim nuk do të kishte qënë i mundur pa ndihmën e shumë bashkëpunuesve, sidomos të gjithë trajnuesve dhe pjesmarrësve në të gjitha trajnimet që na dhanë sygjerime të vlefshme dhe mundësinë për t’a matur interpretimin tonë të ligjit me kutin e realitet ligjor shqiptar. Falenderime të veçanta i bëhen Z. Kastriot Myftiu dhe Znj. Migena Kondo, të cilët përkthyen tekstin në Shqip. Ne shpresojmë që së bashku të kemi shmangur të paktën disa prej shumë pasaktësive që krijohen nga problemet e përkthimit. Znj. Kondo gjithashtu ndihmoi për të përmirësuar përmbajtjen e teksitit si në Anglisht ashtu edhe në Shqip me anë të komenteve dhe pyetjeve; ne korrigjuam shumë gabime dhe sqaruam shumë çështje si rezultat i ndihmës së saj. Ndonjë gabim i mbetur është tërësisht i yni. Ne sigurisht jemi mirënjohës për çdo sygjerim apo koment. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe nuk mundet në asnjë mënyrë të konsiderohet se pasqyron pikpamjet e Bashkimit Evropian. Tiranë, Mars 2009 Thomas Bachner Edmund-Philipp Schuster Martin Winner
Hyrje
13
Prof. Dr. Thomas Bachner, LL.M., Ph.D. (Cambridge), është profesor i së drejtës në Universitetin e Ekonomikut dhe Administrim Biznesit të Vjenës. Ai është i specializuar në të drejtën për shoqëritë tregtare dhe të drejtën e krahasuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është këshillues ligjor i Ministrisë Austriake të Drejtësisë për çështje të së drejtës tregtare. Në këtë funksion ai ka qënë anëtar dhe kryetar i shumë grupeve të punës të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me çështje të së drejtës për shoqëritë tregtare. Kontakt: [email protected] Z. Edmund-Philipp Schuster ka qënë kryetar zyre i Komisionit Austriak të Kontrollit të Blerjeve të Shoqërive dhe është lektor i së drejtës për shoqëritë tregtare në Universitetin e Ekonomikut dhe Administrim Bizesit të Vjenës. Aktualisht ai ështe duke përfunduar një studim pasuniversitar në Shkollën e Ekonomikut dhe Shkencave Politike të Londrës. Kontakt: [email protected] Prof. Dr. Martin Winner është profesor i së drejtës në Universitin e Ekonomikut dhe Administrim Biznesit të Vjenës i specializuar në të drejtën për shoqëritë tregtare dhe të drejtën për tregun e kapitaleve në një bazë krahasuese. Ai është gjithashtu Kryetar i Komision të Kontrollit të Blerjeve të Shoqërive të Austrisë. Nga viti 2007 deri më 2009 ai ka qënë rezident në Shqipëri duke punuar në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë për Projektin e Binjakëzimit të financuar nga BE-ja rezultat i të cilit ka qënë edhe ky manual. Kontakt: [email protected]
14
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Ligji i Ri shqiptar për Shoqëritë Tregtare - Hyrje
I.
LIGJI I RI SHQIPTAR PËR SHOQËRITË TREGTARE – HYRJE
1.
Llojet e shoqërive tregtare
15
Ligji i ri nr. 9901, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”1, përcakton katër lloje të organizimit të aktivitetit tregtar të cilave u referohet me termin e përgjithshëm “shoqëri tregtare” të cilat janë: -
shoqëritë kolektive shoqëritë komandite shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK-të) shoqëritë aksionare (SHA-të)
Duke folur shumë gjerësisht, këto katër lloje shoqërish u korrespondojnë llojeve të mëposhtme të organizimit të aktivitetit tregtar që gjenden edhe në juridiksione të tjera evropiane: Shqipëri
Itali
Francë
Gjermani
Angli
shoqëri kolektive
società in nome collettivo
société en nom collectif
Offene Handelsgesellschaft
(general) partnership
shoqëri komandite
società in accomandita semplice
société en commandite simple
Kommanditgesellschaft
limited partnership
shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
società a société à reresponsabilità sponsabilité limitata limitée
Gesellschaft mit beschränkter Haftung
private company limited by shares
shoqëri aksionare
società per azioni
Aktiengesellschaft
public company limited by shares
société anonime
Siç mund të shihet nga kjo tabelë, fjala “shoqëri” në gjuhën shqipe i përgjigjet fjalës “società” të italishtes, fjalës “société” të frëngjishtes dhe fjalës “Gesellschaft” të gjermanishtes, ndërsa në gjuhën ligjore, fjala anglisht “company” zakonisht përdoret në një kuptim më të ngushtë dhe nuk përfshin shoqëritë kolektive dhe komandite.2 Për më tepër, në bazë të 1) Në këtë manual ligji i ri do të citohet si “Ligji për Shoqëritë Tregtare“ (i shkurtuar në LSHT) 2) Dallimi bëhet i qartë në Neni 3 të Ligjit Model Për Shoqëritë Tregtare (shih Janet Dine/Marios Koutsias/Michael Blecher, Ligji Për Shoqëritë Tregtare në Evropën e re, 2007, fq. 145 e në vijim; i cili këtu e më poshtë citohet si “LMSH”), por nuk u adoptua në versionin “zyrtar” anglisht të Ligjit shqiptar për Shoqëritë Tregtare.
16
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
ligjit anglez, vetëm SHPK-të dhe SHA-të, dhe jo shoqëritë kolektive apo komandite, gëzojnë statusin e personit juridik, ndërsa ligji shqiptar – në linjë me ligjin francez dhe me ligjin e mëparshëm shqiptar për shoqëritë nr. 76383 – u jep statusin e personit juridik të gjitha llojeve të subjekteve të aktivitetit tregtar të rregulluara në Ligjin për Shoqëritë Tregtare (shih Nenin 3 (3) të LSHT-së).4 Në pamje të parë, dallimi ndërmjet shoqërive kolektive dhe shoqërive komandite, nga njëra anë, dhe SHPK-ve dhe SHA-ve, nga ana tjetër, duket të reflektojë dallimin ndërmjet “shoqërive të personit” (“società di persone”/“sociétés de personnes”), nga njëra anë, dhe “shoqërive të kapitalit (“società di capitali”/“sociétés de capitaux”), nga ana tjetër, ndonëse duhet bërë shumë kujdes me këto klasifikime. Po të shfletojmë tekstet italiane dhe franceze, do të kuptojmë se ende nuk është arritur një marrëveshje e përgjithshme se ku ndodhet vija ndarëse ndërmjet këtyre dy kategorive. Rasti klasik kufindarës është “shoqëria me përgjegjësi të kufizuar” (“società a responsabilità limitata”/“société à responsabilité limitée”), e cila, në varësi të statutit që i jepet asaj nga ortakët e vet, mund të marrë një karakter mjaft të veçantë në disa aspekte, por prapëseprapë ndan tipare të përbashkëta me “shoqërinë aksionere” (società per azioni”/“société anonyme”) në aspekte të tjera. LSHT-ja nuk e ka krijuar këtë kategorizim, prandaj ne dyshojmë nëse përfshirja e tij në këtë manual do të sillte ndonjë përfitim për vetë analizën. Ky manual do të përqëndrohet tek shoqëritë tregtare në kuptimin e ngushtë të fjalës që janë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare për shkak të rëndësisë së madhe praktike të këtyre llojeve të shoqërive. Rregullat ligjore për shoqëritë kolektive dhe komandite do të trajtohet vetëm shkurtimisht. 2.
Origjinat evropiane dhe krahasuese të ligjit– udhëzime për interpretimin
Rregullat ligjore të LSHT-së nuk përbëjnë një vazhdimësi të traditave sipas regjimit ligjor të mëparshëm të Ligjit nr. 7638, por revolucionalizojnë ligjin shqiptar për shoqëritë tregtare. Ekziston shumë pak apo aspak vazhdimësi ndërmjet ligjit të vjetër dhe ligjit të ri. LSHT-ja u përgatit me qëllimin për të implementuar (me përjashtime të vogla) standartet evropiane të së drejtës për shoqëritë tregtare (të ashtu quajturën 3) Dhe në përputhje me Nenin 3 (2) të LMSH-së. 4) Situata ligjore në Gjermani dhe në Itali është paksa e ndërlikuar në këtë drejtim.
Ligji i Ri shqiptar për Shoqëritë Tregtare - Hyrje
17
“acquis”) dhe për të përmbushur kështu edhe Nenin 70 të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, i cili parashikon përafrim të plotë me acquis communautaire brënda 10 vjetëve. Meqënëse implementimi i së drejtës evropiane ka qënë qëllimi i ligjvënësit, dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare të cilat burojnë nga e drejta evropiane, duhet të interpretohen në përputhje me ‘fjalën dhe frymën’ e normës ligjore evropiane përkatëse. Megjithatë, kjo nuk është e mundur në rastet kur është e dukshme që dispozita shqiptare qartësisht dhe qëllimisht devijon nga dispozita evropiane, siç do ta trgojmë në kontekstet përkatëse më poshtë. Gjithsesi, duhet të theksohet se nuk ekziston një korpus koherent i së drejtës evropiane për shoqëritë tregtare. Në vend të kësaj, direktivat evropiane fokusohen në shoqëritë aksionare dhe përmbajnë vetëm pak rregulla për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe pothuajse asnjë rregull për shoqëritë kolektive dhe komandite. Edhe në lidhje me shoqëritë aksionare e drejta evropiane trajton vetëm disa çështje të caktuara, p.sh. dispozitat mbi kapitalin dhe shpërndarjen e dividendëve, por përmban pak rregulla mbi çështje të tjera, p.sh. administrimin e shoqërisë apo çështje të mirëadministrimit të shoqërive (corporate governance). Për rrjedhojë, ligjet kombëtare për shoqëritë tregtare në Bashkimin Evropian ndryshojnë gjerësisht nga njëri tjetri në shumë aspekte dhe legjvënësi shqiptar ka pasur goxha rrugë të lirë gjatë hartimit të Ligjit të ri të Shoqërive. Për çështjet që nuk rregullohen nga e drejta evropiane, Ligji i ri shqiptar për Shoqëritë Tregtare mbështetet në masë të madhe në inspirime nga ligjet për shoqëritë tregtare të Gjermanisë dhe Anglisë. Për rrjedhojë, orientimi për interpretimin e këtij ligji mund të vijë edhe nga vendimet e gjykatave të një Shteti Anëtar, nëse dispozita në fjalë është marrë nga legjislacioni përkatës i atij Shteti Anëtar. Këtë gjë e kemi marrë parasysh në këtë manual sa herë që e kemi vlerësuar të drejtë. Kështu, burimet e mëposhtme përbëjnë një udhëzim për interpretimin e LSHT-së: (i) (ii) (iii)
direktivat përkatëse të BE-së; shih. IX.3. më poshtë; një komentar (Komentari) i cili do të publikohet gjatë vitit 2009 nga hartuesit e Ligjit të ri për Shoqëritë Tregtare;5 një “Ligji Model” i publikuar në formën e një libri, për aq sa LSHK-ja, siç është miratuar nga Parlamenti, është bazuar mbi këtë Ligj Model;6
5) Janet Dine/Michael Blecher, Ligji i ri “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” – Tekst me Komentar, (për tu botuar); këtu e në vijim referuar si “Komentari”. 6) Janet Dine/Marios Koutsias/Michael Blecher, Ligji për Shoqëritë Tregtare në Evropën e re, 2007, fq. 151 e në vijim.
18
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
(iv)
doktrina dhe jurisprudenca mbi rregullat ligjore në juridiksione të tjera, sidomos në Gjermani dhe Angli, nëse një dispozitë e caktuar e LSHT-së qartazi bazohet në këto rregulla.
3.
Hyrja në fuqi dhe dispozitat kalimtare
LSHT-ja u miratua nga Parlamenti më 14 prill 2008, dhe u botua në Fletoren Zyrtare më 6 maj 2008. Në bazë të Nenit 233 të LSHT-së, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare, domethënë, më 21 maj 2008. Shoqëritë tregtare të sapo-formuara i nënshtrohen ligjit të ri edhe nëse ato kanë qënë në krijim e sipër në momentin kur ligji ka hyrë në fuqi ; Neni 231 i LSHT-së. Megjithatë, ligji duhet gjithashtu të përcaktojë se çfarë duhet të ndodhë me shoqëritë e regjistruara përpara datës 21 maj 2008. Kjo ka një rëndësi të veçantë, pasi shoqëri të tilla janë themeluar sipas kuadrit të ligjit të vjetër; organizimi i tyre i brëndshëm dhe statutet e tyre nuk do të jenë në harmoni me ligjin e ri. Fakti që LSHT-ja nuk përbën një evolim të ligjit të vjetër për shoqëritë tregtare, por një tërësi rregullash totalisht të reja me pak konsideratë për rregullimin ligjor në Shqipëri deri në vitin 2008 e bën më të rëndë situatën në këtë aspekt. Dispozita përkatëse është Neni 230 i LSHT-së: Shoqëritë tregtare ekzistuese do të vazhdojnë të funksionojnë, sipas kushteve, që kanë qenë të vlefshme në kohën e regjistrimit të tyre. Megjithëse nga një lexim korrekt i dispozitës mund të kuptohet se edhe shoqëritë tregtare të regjistruara në vitin 1991 duhet të funksionojë në bazë të ligjit të atëhershëm për shoqëritë tregtare (që u shfuqizua në vitin 1992), do t’a marrim të mirëqënë se me ligjin në çastin e regjitrimit norma i referohet vetëm Ligjit nr. 7638 për Shoqëritë Tregtare, i cili mbetet përndryshe i zbatueshëm për këto subjekte juridike. Një lexim alternativ është që statuti i shoqërisë vazhdon të zbatohet, edhe nëse ai nuk është në përputhje me LSHT-në e ri; për çështjet për të cilat nuk ekziton një dispozitë në statut, LSHT-ja zbatohet menjëherë në vend të ligjit të vjetër. Ky interpretim është me sa duket më i lehtë për t’ë qënë në përputhje me Nenet 2317 dhe 2328. Gjithsesi, kjo do të çonte në një ndarje artificiale ndërmjet rregullave ligjore të zbatueshme dhe rregullave në statut, gjë e cila në praktikë nuk do të funksiononte. 7) Ky nen sanksionon ndër të tjera se LSHT-ja do të jetë i zbatueshëm në ndryshimin e ortakëve/aksionarëve dhe zgjedhjen e organeve “që janë në progres në ditën kur hyn në fuqi ky ligj.” 8) Ky nen përmban abrogimin formal të ligjit të vjetër.
Ligji i Ri shqiptar për Shoqëritë Tregtare - Hyrje
19
Shembull: LSHT-ja nuk përmban rregulla për zmadhimin e kapitalit të SHPK-ve; shoqëritë duhet të parashikojnë rregula të tilla në statutet e tyre. Gjithsesi, Nenet 62 e në vijim të ligjit të vjetër Nr. 7638 përmbanin rregulla për zmadhimin e kapitalit për SHPK-të. Për rrjedhojë, shoqëritë tregtare nuk ndiheshin të detyruara të parashikonin rregulla të tilla në statutet e tyre (të cilët (statutet) do të ishin të zbatueshëm edhe sipas interpretimit më të ngushtë të Nenit 230 të shpjeguar më lart). Nëse LSHT-ja është menjëherë e zbatueshme për shoqëri të tilla, ekziston një mungesë totale regullash nër këtë fushë, e cila nuk ishte e parashikueshme për hartuesit e statuteve. Zgjidhja më e mirë është të vazhdohet të zbatohet ligji i vjetër nr. 7638 derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme në statut. Për këto arsye ne favorizojmë interpretimin e parë i cili është edhe më i gjërë, megjithëse çështja është shumë e paqartë. Në çdo rast, Neni 230 (2) parashikon që brënda tre vjetëve pas hyrjes në fuqi të LSHT-së, domethënë, deri më 21 maj 2011, shoqëritë tregtare janë të detyruara të përshtasin organizimin dhe funksionimin e tyre sipas dispozitave të LSHT-së. Përndryshe këto shoqëri tregtare prishen dhe likujdohen; Neni 230 (3) i LSHT-së. Në këtë kontekst katër pika janë të rëndësishme për t’u vënë në pah: 1. Është e paqartë se çfarë ndodh nëse një shoqëri përpiqet që t’a sjellë organizimin dhe funksionimin e saj në përputhje me LSHT-në, por gabimisht nuk e arrin këtë gjë. A duhet të prishet kjo shoqëri? Si mundet një palë e tretë të përcaktojë nëse organizimi dhe funksionimi i një shoqërie – dhe për rrjedhojë statuti i saj – janë ndryshuar në përputhje me ligjin e ri? Ne mendojmë se duhet të jetë e mjaftushme nëse shoqëria përpiqet t’a sjellë statutin e saj në linjë me ligjin e ri dhe rekomandojmë që shoqëria t’a bëjë të qartë këtë qëllim gjatë ndryshimit të statutit të saj (p.sh. me anë të një preambule në statut). 2. Prishja e shoqërisë nuk do të thotë që ajo çregjistrohet menjëherë nga regjistri. Ajo kalon në likujdim, gjë që do të thotë që duhet të shlyhen kreditorët në radhë të parë, dhe pastaj ortakët apo aksionarët të marrin pjesën që mbetet. Vetëm si një hap i fundit shoqëria fshihet nga regjistri dhe humbet statusin e saj si person juridik9. Për rrjedhojë, kreditorët në mirëbesim nuk rrezikohen edhe nëse ata hyjnë në marrëdhënie kontraktore me shoqërinë pasi ajo të jetë prishur. Shih në hollësi Kapitullin VI. 9) Pas prishjes shoqëria vazhdon të ekzistojë si person juridik, por qëlllimi i saj nuk është më zhvillimi i aktiviteteve tregtare, por të likujdojë shoqërinë dhe të paguajë kreditorët.
20
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. LSHT-ja shprehet se shoqëria prishet me ligj pa një vendim nga ortakët/aksionarët e saj. Gjithsesi ka shumë pak mundësi që ortakët / aksionarët të caktojnë një likujdues në këtë situatë ku likujdimi është normalisht në kundërshtim me vullnetin e tyre; për rrjedhojë, çdo person i interesuar mund t’i kërkojë gjykatës që t’a bejë një gjë të tillë (shih. Nenin 191 pg. 2 të LSHT-së). Kreditorët apo ortakët /aksionarët janë persona të interesuar. Gjithsesi, ligji nuk thotë nëse autoritetet publike, si ato tatimore, janë persona të interesuar gjithashtu edhe nëse nuk janë kreditorë. Për rrjedhojë, QKR-ja apo prokurorët mund të përjashtohen nga e drejta për të inicjuar likujdimin duke kërkuar caktimin e një likujdatori. 4. Së fundmi, a mundet shoqëria të shmangë likujdimin duke bërë ndryshimet e nevojshme me vonesë? Ose a është likujdimi një pasojë e pashmangshme pasi shoqëria është prishur? Nëse përgjigja do të ishte po, kjo do të thoshte se ekonomia shqiptare do të pësojë një shok të madh në fund të vitit 2011 dhe gjatë vitit 2012, pasi shumë, dhe sidomos shoqëri të vogla tregtare nuk do t’i realizojnë dot në kohë ndryshimet e nevojshme. Të likujdosh të gjitha këto shoqëri do të thotë të mbyllësh bizneset pa pasur ndonjë arsye ekonomike. LSHT-ja nuk thotë asgjë në lidhje me këtë çështje. Ne rekomandojmë me forcë që kjo çështje të qartësohet duke bërë një ndryshim në ligj përpara muajit Maj të vitit 2011. 4.
Rregullat e përgjithshme dhe dispozitat e detyrueshme
Një tjetër çështje e rëndësishme në të drejtën tregtare është natyra e dispozitave përkatëse: A përbëjnë ato rregulla të detyrueshme, domethënë, që ortakët /aksionarët nuk mund të veprojnë ndryshe? Apo janë ato norma të cilat zbatohen vetëm nëse statuti apo një kontratë tjetër nuk përmban ndonjë dispozitë që parashikon të kundërtën? LSHT-ja nuk jep një përgjigje të përgjithshme për këtë pyetje. Megjithatë, ligji deklaron qartë se rregullat që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet ortakëve në shoqërinë kolektive (Neni 24 i LSHT-së) ose shoqërinë komandite (Neni 58 i LSHT-së) dhe ndërmjet ortakëve të SHPK-ve (Neni 68 (4) i LSHT-së), mund të përcaktohen lirisht nga statuti, përveç rasteve kur LSHT-ja parashikon ndryshe. Tre sqarime të rëndësishme duhen bërë në këtë kontekst: (i)
Çdo shmangie nga normat e përgjithshme duhet të përfshihet në statut. Nuk mjafton që një shmangie nga normat e përgjithshme të
Ligji i Ri shqiptar për Shoqëritë Tregtare - Hyrje
21
përfshihet në një marrëveshje tjetër ndërmjet ortakëve. Ndonëse në pamje të parë kjo mund të duket e qartë, përvoja e vendeve të tjera me rregulla të ngjashme ka treguar se marrëveshjet ndërmjet ortakëve mund të sjellin pasoja ligjore në rast se përfshijnë dispozita për marrëdhëniet juridike ndërmjet ortakëve; megjithatë, këto dispozita vendosin detyrime vetëm për palët në kontratë, domethënë, për ortakët, por jo për shoqërinë. Për rrjedhojë, nëse një ortak e hedh votën e tij në shkelje të marrëveshjes së ortakëve, kjo votë zakonisht do të quhet e vlefshme; megjithatë, ai mund të përgjigjet për dëmet e shkaktuara ortakëve të tjerë që janë palë në marrëveshje. (ii) Rregullat mund të hartohen në mënyrë të lirë, “përveç rasteve kur ky ligj parashikon ndryshe.” LSHT-ja nuk shprehet se liria kontraktore ekziston, “përveç rasteve kur ky ligj përmban një dispozitë”. Edhe nëse LSHT-ja përmban një dispozitë, palët mund të devijojnë nga ajo. Gjithsesi, ligji mund t’a deklarojë si të detyrueshme një dispozitë që rregullon marrëdhëniet ndërmjet ortakëve. Një dispozitë e tillë do të ishte Neni 103 (2) i LSHT-së, sipas të cilit dispozitat për largimin dhe përjashtimin e ortakëve nuk mund përjashtohen apo kufizohen (por mund të zgjerohen) me statut. Megjithatë, ndonjëherë LSHT-ja nuk shprehet qartë: Neni 91 (2) i LSHT-së kërkon që ortakët të cilët përfaqësojnë 5% të votave ose një përqindje më të ulët të parashikuar në statut, mund të kërkojnë një hetim të posaçëm të veprimtarisë së shoqërisë tregtare. Me sa kuptohet, përqindja vetëm mund të ulet dhe jo të rritet. Nga kjo rrjedh se e drejta e pakicës nuk mund të përjashtohet gjithashtu; Neni 91 (2) i LSHT-së përmban një dispozitë të detyrueshme. Në mënyrë të ngjashme do të argumentonim se Neni 89 i LSHT-së për përjashtimin e të drejtave të votimit, përmban një dispozitë të detyrueshme, megjithëse ajo nuk e përmban këtë në formulimin e saj, pasi një e drejtë e pakufizuar votimi do të binte ndesh me qëllimin e dispozitës, që është të mbrojë ortakët e tjerë në situata të rrezikshme. Më e rëndësishme se sa kjo çështje ligjore e veçantë është ideja e përgjithshme: nëse “ligji parashikon ndryshe” nuk është çështje e formulimit të një dispozite, por çështje interpretimi. Megjithatë, në rast mëdyshjeje, një dispozitë lidhur me çështjet e brendshme të shoqërisë tregtare do të jetë një normë e përgjithshme. (iii) Liria kontraktore është e vlefshme vetëm për marrëdhëniet juridike ndërmjet ortakëve. Në raport me të tretët, sidomos kreditorët, dispozitat e LSHT-së janë të detyrueshme – përsëri, vetëm në rast se dispozita nuk parashikon ndryshe. Për këtë arsye, një ndër detyrat më të rëndësishme të interpretimit ligjor është të përcaktohet nëse një dispozitë e LSHTsë prek vetëm ortakët, apo edhe kreditorët. Ndonjëherë kjo nuk është
22
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
e lehtë për t’u përcaktuar. Një shembull mund të mjaftojë: Neni 77 i LSHT-së përmban rregulla mbi shpërndarjen e fitimit tek ortakët; megjithëse në pamje të parë, kjo dispozitë ka të bëjë me një çështje krejt të brendshme (shih veçanërisht formulimin e titullit përkatës: “Marrëdhëniet Ndërmjet Shoqërisë dhe Ortakëve”); ajo ka për qëllim të mbrojë kreditorët duke garantuar likuiditete të mjaftueshme për shoqërinë në mënyrë që ajo të jetë në gjëndje të paguajë detyrimet e saj. Nuk kemi dyshim se kjo dispozitë ka natyrë detyruese. Po përsa i përket shoqërive aksionare? Nenet 105 e në vijim të LSHT-së nuk përmbajnë asnjë dispozitë për çështjet e brendshme në shoqëritë aksionare. Prandaj, të paktën në shikim të parë, të gjitha dispozitat që rregullojnë këtë lloj shoqërie tregtare janë të detyrueshme. Megjithatë, LSHT-ja mund të parashikojë ndryshe; shih, për shembull, formulimin e qartë në Nenin 127 (2), Nenin 128 (3) të LSHT-së. Edhe në këtë rast, rëndësi parësore nuk ka formulimi i dispozitës, por qëllimi i dispozitës. Në rast se një dispozitë synohet të mbrojë aksionarë të caktuar, ne nuk shohim asnjë arsye përse të mos jetë e mundur që kjo mbrojtje të forcohet. Që t’i kthehemi përjashtimit të së drejtës së votës (Neni 148 i LSHTsë për shoqërinë aksionare): Përse të mos jetë e mundur të përfshihen në statut raste të tjera në të cilat aksionari nuk mund të votojë? Një shembull tjetër: Nëse proces-verbali i mbledhjes së asamblesë së përgjithshme duhet të mundësohet nëpërmjet faqes së internetit të shoqërisë tregtare (shih Nenin 143 (5) të LSHT-së), përse statuti të mos ketë mundësi të parashikojë që proces-verbali t’i dërgohet çdo aksionari, në vend që të bëhet i disponueshëm online? Kjo është brenda qëllimit të Nenit 143 (5) të LSHT-së, që duket se është t’i tregojë proces-verbalin aksionarëve (dhe në disa raste mund të jetë zgjidhje më e arsyeshme në një shoqëri tregtare me strukturë të mbyllur aksionarësh). Përsëri i kthehemi problemit të interpretimit. Gjithsesi, një ndryshim i rëndësishëm gjithnjë mbetet, krahasuar me SHPK-të: Kur jemi në mëdyshje lidhur me një dispozitë që rregullon çështjet e brendshme të shoqërisë aksionare, ajo do të konsiderohet si e detyrueshme. 5.
Fusha e zbatimit e LSHT-së
Çdo sistem kombëtar i së drejtës për shoqëritë tregtare duhet të ketë rregulla për të përcaktuar fushën e zbatimit në rastet kur ekziston një situatë ndërkufitare (e drejta ndërkombëtare për shoqëritë tregtare). Duke folur gjerësisht, sistemet ligjore ndjekin një apo dy zgjidhje të mundshme. Zgjidhja e
Ligji i Ri shqiptar për Shoqëritë Tregtare - Hyrje
23
parë thekson lirinë e zgjedhjes për themeluesit e shoqërisë dhe i lejon ata që t’a themelojnë shoqërinë e tyre në një juridiksion edhe pse shoqëria nuk ka lidhje ekonomike me atë juridiksion; kjo zgidhje mund të rezultojë në shoqëritë e ashtuquatuara shoqëri “kuti postare” (“letter-box”), “prezenca” e të cilave në juridiksionin e themelimit konsiston në jo më tepër se një adresë postare (p.sh. në zyrën e një avokati), ndërsa i gjithë aktiviteti i tyre zhvillohet në një apo më shumë juridiksione të tjera. Prapëseprapë shoqëria rregullohet nga ligji për shqëritë tregtare i juridiksionit të themelimit të saj, kështu ky rregull i së drejtës ndërkombëtare për shoqëritë tregtare njihet si “teoria e themelimit”. Zgjidhja e dytë e ndalon këtë liri zgjedhjeje të themeluesve të shoqërisë dhe përcakton ligjin rregullues për shoqërinë duke iu referuar një faktori objektiv, që është vendndodhja e zyrës qëndore të shoqërisë apo “selia e vërtetë”, kështu ky rregull i ligjit ndërkombëtar për shoqëritë tregtare njihet si “teoria e selisë së vërtetë”. Në Shqipëri, dispozita përkatëse është Neni 8 i LSHT-së, dhe, sipas Komentarit, kjo dispozitë është parashikuar me qëllimin për të ndjekur doktrinën ë selisë reale.10 Në të vërtetë, Neni 8 (2) i LSHT-së parashikon se një shoqëri është subjekt i dispozitave të LSHT-së nëse zyra e saj qëndrore ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, pjesa intriguese e Nenit 8 të LSHT-së është në paragrafin e saj të parë, i cili parashikon se zyra qëndrore e një shoqërie ndodhet në vëndin ku zhvillohet pjesa më e madhe e aktivitetit të saj tregtar, “përveç rasteve kur statuti parashikon ndryshe”. Në përputhje me qëllimin rregullues të teorisë së selisë reale, i cili është që t’u mohojë themeluesve një zgjedhje të ligjit të zbatueshëm për shoqërinë e tyre, do të pritej që përkufizimi i zyrës qëndrore të bëhej pa lejuar që statuti mund “të parashikojë ndryshe”. Në të kundërt, Neni 8 (1) i LSHT-së duket t’i japë statutit lirinë për të përcaktuar çdo vënd si zyrën qëndrore të shoqërisë, pavarësisht nëse shoqëria zhvillon ndonjë aktivitet në atë vënd. Nëse kjo liri e statutit pë të përcaktuar vëndin e zyrës qëndrore të shoqërisë sjell gjithashtu pasoja për efekt të Nenit 8 (2) të LSHT-së, kjo si pasojë do të lejonte pikërisht për atë zgjedhje të ligjit të zbatueshëm të lejuar nga teoria e themelimit. Meqënëse Neni 8 i LSHT-së i largohet dispozitës model në Nenin 6 të LMSH –së (i cili është qartësisht një Shembull i teorisë së selisë së vërtetë), ne arrijmë në konkluzioni se Neni 8 i LSHT-së ka paraqitur teorinë e themelimit në të drejtën shqiptare.11
10) Komentari për Nenin 8, shënimi 2. 11) Përsa i përket ndikimit të së drejtës së Komuniteit në të drejtën ndërkombëtare për shoqëritë tregtare shih. IX.4.
24
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Shembull: Një shoqëri themelohet në Itali dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit italian për shoqëritë tregtare.12 Statuti i shoqërisë përmban një dispozitë se zyra qëndrore e shoqërisë është në Romë, megjithëse pjesa më e madhe e aktivitetit tregtar zhvillohet në Tiranë. Sipas Nenit 8 të LSHT-së shoqëria nuk është subjekt i LSHT-së. Nëse ky rezultat do të pranohet nga QKR-ja dhe gjykatat shqiptare, mbetet një çështje e hapur.
12) Legge 31 maggio 1995, n. 218, art. 25.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
25
II.
SHOQËRIA TREGTARE SI PERSON JURIDIK I VEÇANTË
1.
Vlerësime të përgjithshme
Një veçori e rëndësishme e së drejtës për shoqëritë tregtare është njohja e shoqërisë tregtare si person juridik i veçantë, e dallueshme nga ortakët ose aksionarët e saj. Veshja e shoqërisë me personalitet juridik i jep asaj mundësinë të ketë të drejta dhe detyrime kundrejt të tretëve dhe kundrejt anëtarëve të saj. Për më tepër, shoqëria tregtare mund të hapë proçese gjyqësore (si paditëse) ose kundër saj mund të hapen proçese gjyqësore (si e paditur). Në veçanti, statusi i shoqërisë tregtare si person juridik lejon që shoqëria të zotërojë pronë dhe të regjistrohet në regjistrin e pronave (për shembull, në regjistrin e tokës; në regjistrin tregtar, në rast se shoqëria zotëron kuota në një shoqëri tjetër të llojit SHPK; në regjistrin e aksioneve në bazë të Nenit 119 të LSHT-së, në rast se shoqëria zotëron aksione në një shoqëri tjetër të llojit SHA). Sipas ligjit, aktivet e shoqërisë tregtare, janë me ligj vetëm pronë e saj dhe jo e ortakëve /aksionerëve të saj. Kjo vlen edhe në rastet kur shoqëria tregtare është shoqëri me një ortak/ aksionar të vetëm (Neni 3 (1) i LSHT-së). Për rrjedhojë, zotërimi i një kuote /aksioni në shoqërinë tregtare nuk do të thotë zotërim i një pjese në aktivet e shoqërisë. Neni 7 i LSHT-së parashikon se shoqëria tregtare mund të ushtrojë çdo veprimtari, e cila nuk ndalohet me ligj. Por kjo cilësohet gjithashtu edhe nga Neni 30 i Kodit Civil Shqiptar, i cili parashikon se “personi juridik mund të kryejë çdo veprim juridik të lejuar në ligj, në aktin e krijimit ose në statut”. Dispozita e dytë kuptohet si baza ligjore e doktrinës së njohur me emrin “ultra vires”. Kjo doktrinë shpall që zotësia juridike e personit juridik kufizohet në realizimin aktiviteteve të përcaktuara në statutin e tij. Gjithsesi, përsa i përket shoqërive tregtare, Ligji për QKR-në tashmë e ka shfuqizuar detyrimin për të regjistruar objektin e aktivitetit tregtar të shoqërisë, sepse ky objekt regjistrohet vetëm “në rast se është përcaktuar”13. Nga kjo rrjedh se një shoqëri mund të ekzistojë pa pasur një objekt të përcaktuar në statutin e saj, rast në të cilin, në mënyrë të prezumuar, shoqëria ka zotëzi juridike të pakufizuar për të kryer çdo veprim juridik të lejuar nga ligji. Në kuptimin juridik, personi juridik mund të “bëjë” edhe gjëra të tilla si administrimi i një spitali, ndonëse është e qartë se personi juridik si i tillë nuk është i aftë të trajtojë asnjë pacient – për këtë nevojiten personat 13) Neni 32 (f) i Ligjit për QKR-në; shih IV.
26
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
fizikë, veprimet e të cilëve, si “përfaqësues” në bazë të ligjit, i atribuohen personit juridik (shih II.2. më poshtë). Kufizimet natyrore janë të pakta, dhe këto kryesisht jashtë sferës ekonomike. Për shembull, personi juridik nuk mund të hyjë në marrëdhënie juridike familjare. Po kështu, personi juridik nuk mund të vdesë dhe, kësisoj, nuk mund të disponojë pasurinë e tij me testament, por fare mirë mund të jetë përfitues i një pasurie të lënë me testament nga një person fizik. Personat juridikë janë krijime artificiale të ligjit. Po të pyesim përse ligji i krijon ata, ndoshta përgjigjia e parë është: për të thjeshtëzuar marrëdhëniet juridike. Ndërsa koncepti i personit juridik është shumë më i hershëm (për herë të parë ai u zhvillua në kohët e mesjetës në lidhje me institucionet fetare), ideja e veshjes së shoqërive (tregtare) me statusin e personit juridik është kryesisht pasojë e zhvillimeve ekonomike në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur gjithnjë e më shumë shoqëri tregtare grumbulluan sasi të mëdha kapitali për të investuar në projekte infrastrukturore (për shembull, në linja hekurudhore). E vetmja alternativë ndaj njohjes së një personaliteti të veçantë juridik shoqërisë tregtare do të kishte qënë që çdo ortak /aksionar i saj të trajtohej si subjekt juridik me të drejta dhe detyrime që lindnin nga veprimtaria tregtare, e cila është një alternativë qartazi jopraktike në rastin kur shoqëria përbëhet nga një numër i madh orakësh /aksionarësh. Për më tepër, personaliteti i veçantë juridik mundëson ndryshime në anëtarësinë si ortak /aksionar në shoqërinë tregtare (për shembull, nëpërmjet kalimit të aksioneve në një SHA), pa pasojë të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet juridike të shoqërisë me të tretët. Deklarimi i shoqërive tregtare si persona juridikë e thjeshtëzon mjaft rregullimin ligjor të një mjedisi tregtar gjithnjë e më të ndërlikuar. Por ekzistenca e shoqërive tregtare si persona juridikë të veçantë shpejt zhvilloi dinamikën e vet dhe krijoi të paktën dy probleme të reja. Fillimisht, shumë ligje për shoqëritë tregtare nuk lejonin që këto shoqëri të zotëronin kuota /aksione në një shoqëri tjetër tregtare; vetëm personat fizikë mund të ishin ortakë ose aksionarë të një shoqërie tregtare. Nuk kaloi shumë kohë dhe ky rregull u shfuqizua pothuajse në çdo vend, dhe sot duket e natyrshme që shoqëritë tregtare të marrin pjesë në shoqëri të tjera tregtare si ortakë /aksionarë. Problemet që lindin nga kjo situatë trajtohen në kapitullin VIII, “Grupimi i shoqërive”. Së dyti, tregtarët e vegjël shpejt zbuluan që personaliteti juridik i veçantë ishte një mënyrë për të administruar veprimtarinë e tyre tregtare, duke përfituar nga përgjegjësia e kufizuar.14 Rregullat ligjore që kërkonin një 14) Kufizimi i përgjegjësisë do të diskutohet më hollësisht më poshtë (shih II.3.3.)
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
27
numër minimal themeluesish15 mund të anashkaloheshin me ndihmën e njerëzve të besuar, të cilët ia transferonin kuotat/ aksionet e tyre tregtarit menjëherë pas regjistrimit. Disa ligje për shoqëritë tregtare reaguan ndaj kësaj situate, duke e hequr përgjegjësinë e kufizuar në rast se shoqëria tregtare kishte vetëm një ortak /aksionar. Megjithatë, Direktiva e Dymbëdhjetë e së Drejtës për Shoqëritë Tregtare16 tani u kërkon të gjitha Shteteve Anëtare t’i lejojnë shoqëritë me ortak /aksionar të vetëm të të gjitha llojeve si të SHPK-ve dhe të SHA-ve. Në bazë të ligjit shqiptar, SHPK-ja dhe SHAja mund të themelohen nga një person i vetëm (Neni 3 (1) i LSHT-së).17 Ndërsa leverdia nga përgjegjësia e kufizuar për tregtarët duket e padiskutueshme (ndonëse, në praktikë, shpesh ky është një iluzion, pasi kreditorët e mëdhenj, si për shembull bankat që jepin kredi shoqërisë tregtare, kërkojnë garanci personale të tregtarit18), ekzistenca e personit juridik të veçantë e bën situatën ligjore të tregtarit që menaxhon një shoqëri të vogël tregtare, jo më të thjeshtë, por më të ndëlikuar. Për shoqëritë e vogla të menaxhuara nga ortakët/ aksionarët, forma ligjore si e SHPK-ve apo SHA-ve në mënyrë tipike krijon barra administrative shtesë (për shembull, nevoja për të përgatitur pasqyra financiare dhe për t’i evidentuar ato në regjistër) dhe rrezikun e sanksioneve për mosrespektimin e kufizimeve lidhur me veprimet ndërmjet shoqërisë dhe ortakëve /aksionarëve të saj (për shembull, Neni 13 (7) i LSHT-së; rregullat për shpërndarjet e lejueshme, të parashikuara në Nenin 77 të LSHT-së, shih më poshtë III.2.3). Nisur nga natyra artificiale e personit juridik, shoqërisë tregtare i mungon vullneti njerëzor. Shoqëria tregtare është një vegël në duart e njerëzve që e kontrollojnë atë, qoftë duke vepruar në formën e organeve të shoqërisë, qoftë duke ushtruar ndikim vendimtar mbi ata që veprojnë si organe (dhe, për rrjedhojë në emër të shoqërisë). Ky mekanizëm mund të shfrytëzohet për qëllime të ligjshme, por edhe të keqpërdoret për qëllime të paligjshme. Neni 16 i LSHT-së tenton të kundërveprojë ndaj këtij keqpërdorimi, çështje që do të trajtohet në hollësi më poshtë (II.3.3.c). Kjo dispozitë shpall ortakët, aksionarët, administratorët, si dhe anëtarët e këshillit të administrimit, personalisht përgjegjës për detyrimet e shoqërisë tregtare. Por problemi nuk mund të zgjidhet gjithmonë thejsht duke parashikuar 15) 16) 17) 18)
Rregulla të tilla synonin të kufizonin përfitimet nga personaliteti i veçantë juridik dhe përgjegjësia e kufizuar e ortakëve /aksionarëve në rrethanat si ato të përshkruara më lart. Direktiva e Dymbëdhjetë e Këshillit për Shoqëritë Tregtare 89/667/EEC e datës 21 Dhjetor 1989 për Shoqëritë Private me Përgjegjësi të Kufizuar, OJ L 395, 30.12.1989, fq. 40-42. Shoqëria me ortak /aksionar të vetëm do të diskutohet më me hollësi më poshtë, II.4. Që nuk ndalohet nga Neni 13 (7) i LSHT-së; shih II.4.3.
28
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
përgjegjësi personale; ndonjëherë vetë trajtimi i shoqërisë tregtare si person i veçantë juridik ka nevojë të rivlerësohet. Le të marrim këtë shembull: Një person fizik ka detyrimin kontraktor që të mos kryejë veprime të caktuara, për shembull, të mos zhvillojë një aktivitet tregtar konkurrues në raport me një palë të tretë.19 A mundet ky person t’i shmanget këtij detyrimi duke themeluar një shoqëri, vetëm, ose së bashku me bashkëshorten ose me një shok të tijin, që pastaj të zhvillojë këtë aktivitet tregtar të ndaluar? Përgjigja instinktive do të dukej se është ‘jo’, por djalli qëndron tek detaji. A varet përgjigja nga fakti nëse ky person përfaqëson kuotën/aksionin maxhoritar në shoqërinë tregtare? A varet kjo nga fakti nëse ky person është përfshirë në mënyrë aktive në administrimin e kësaj shoqërie? Përgjigja e drejtë nuk mund të gjendet tek ligji për shoqëritë tregtare, sepse ajo qëndron pikësëpari në interpretimin e kontratës (ose të ndonjë bazë tjetër ligjore), që ka krijuar detyrimin për të mos zhvilluar veprimtari tregtare konkurruese. Deri në çfarë shkalle qëllimi i këtij detyrimi kontraktor e bën të domosdoshme përfshirjen si pjesë të këtij detyrimi edhe veprimet shmangëse si themelimi i një personi juridik? Për më tepër, është kontrata në radhë të parë ajo që përbën bazën ligjore për çdo padi të palës së tretë të dëmtuar kundër shoqërisë, me arsyetimin se (i) kontrata kërkon një interpretim të gjerë dhe (ii) kontrolli mbi shoqërinë, i ushtruar nga personi kryesor që ka hyrë në detyrimin kontraktor, dhe/ ose dijenia e personave të tjerë të përfshirë në shoqërinë tregtare, lejojnë shtrirjen e këtij detyrimi të caktuar mbi gjithë shoqërinë, pavarësisht se shoqëria nuk është si e tillë palë në kontratë. Ky shembull tregon që personaliteti i veçantë juridik duhet të respektohet si karakteristikë themelorë e shoqërisë tregtare, por në situata përjashtimore, ai nuk duhet të përbëjë pengesë absolute në vlerësime të tilla, për të parë “mbrapa” shoqërisë tregtare tek personat që e kontrollojnë atë. 2.
Përfaqësimi i shoqërisë
2.1
Nevoja për rregulla të së drejtës për shoqëritë tregtare mbi përfaqësimin
Ndryshe nga personi fizik, personi juridik (duke qenë krijesë artificiale e ligjit) nuk është në gjëndje të veprojë vetë. Për shembull, për të lidhur një kontratë, shoqëria duhet të mbështetet në veprimet e një a më shumë personave fizikë si përfaqësues të personit juridik. Për rrjedhojë, një çështje 19)
Për shembull, le ta supozojmë se ky person është një ish -punonjës në një pozitë kyçe, dhe zbatohet një klauzolë kontraktore për mos-konkurrencën.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
29
e rëndësishme në të drejtën për shoqëritë tregtare është të përkufizohet se veprimet e kujt (përfshirë veprimet e paligjshme) duhet të trajtohen si veprime të vetë shoqërisë. Kjo është njësoj e rëndësishme si për shoqërinë ashtu dhe për të tretët që dëshirojnë të hyjnë në marrëdhënie juridike me shoqërinë dhe lypset të dinë se kush mund të ndërmarrë veprime juridike detyruese në emër të saj. Një çështje e lidhur me këtë dhe që ka rëndësi të madhe praktike është se dijenija e kujt mund të quhet se është dijeni e shoqërisë, sepse ekzistojnë shumë pasoja ligjore që rrjedhin për shkak të dijenisë së caktuar që ka një person. Vetëm rregullat për agjencinë dhe përfaqësimin të parashikuara në Kodin Civil nuk mund të ofrojnë zgjidhje, sepse zbatimi i tyre presupozon të paktën një veprim ligjor që mund t’i atribuohet shoqërisë, d.m.th., lidhjen e një kontrate të agjencisë ose përfaqësimit. Në këtë pikë hyn ligji për shoqëritë tregtare, i cili përkufizon ata persona të autorizuar nga ligji për të vepruar në emër të shoqërisë pa një mandat të tillë kontraktor: këto janë organet e shoqërisë. Neni 31 i Kodit Civil parashikon tashmë parimin e përgjithshëm se “personi juridik vepron me anë të organeve të veta të parashikuara në ligj, në aktin e themelimit ose në statut” dhe se “veprimet juridike të kryera nga organet e personit juridik, brënda kompetencave të tyre, quhen si të kryera nga vetë personi juridik”. 2.2
Organet e shoqërisë që kanë të drejtë t’a përfaqësojnë atë
Në varësi të llojit të shoqërisë tregtare, ligji përcakton organe të ndryshme për përfaqësimin e tyre. (a) Në shoqëritë kolektive, çdo ortak është gjithashtu edhe organ i kësaj shoqërie në kuptim të nenit 31 të Kodit Civil, sepse çdo ortak gëzon të drejtën e përfaqësimit të shoqërisë kolektive, përveç rastit kur një ortak përjashtohet nga përfaqësimi i shoqërisë kolektive për shkak të statutit ose të një vendimi të gjykatës kompetente: Nenet 38 (1), 39 (2) të LSHT-së. (b) E njëjta gjë vlen mutatis mutandis për ortakët e pakufizuar në shoqëritë komandite: Nenet 38 (1), 39 (2) lidhur me Nenin 56 (2) të LSHT-së. Sipas Nenit 61 të LSHT-së, ortaku i kufizuar nuk mund të veprojë si përfaqësues ligjor i shoqërisë komandite. Megjithatë, origjina gjermane e kësaj dispozite bën të qartë se ky ndalim ka të bëjë vetëm me përfaqësimin si organ i shoqërisë; ne nuk shohim ndonjë arsye përse një ortak i kufizuar nuk duhet të lejohet, p.sh., të veprojë në emër të shoqërisë mbi bazën e një autorizimi kontraktor. Kjo pikëpamje vërtetohet nga dispozita në Nenin 64 (2) të LSHT-së
30
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
lidhur me përgjegjësinë personale të ortakut të kufizuar “si ortak i pakufizuar”, në rast se ortaku i kufizuar ka lidhur një marrëveshje me një palë të tretë në cilësinë e agjentit të autorizuar të shoqërisë, por pa u cilësuar si i tillë. Për mendimin tonë, nga kjo dispozitë duhet arritur në përfundimin se në rast se ortaku i kufizuar lidh një marrëveshje me një palë të tretë në cilësinë e agjentit të autorizuar të shoqërisë, dhe tregon se po vepron në këtë cilësi, marrëveshja quhet e lidhur ndërmjet shoqërisë dhe të tretit. (c) Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, tagrat e përgjithshme të përfaqësimit të shoqërisë tregtare i përkasin administratorëve: Neni 95 (3) b), i LSHT-së. Sipas Nenit 95 (1) të LSHT-së, vetëm personat fizikë mund të jenë administratorë të SHPK-ve. Megjithatë, në rrethana të caktuara lidhur me marrëdhëniet juridike ndërmjet shoqërisë dhe administratorëve të saj, e drejta për të përfaqësuar shoqërinë i takon asamblesë së përgjithshme (shih II.2.5.). Kjo vlen në veçanti për kontratat e shërbimit të administratorëve, të cilat do të diskutohen më hollësisht në kapitullin vijues (shih V.2.3). (d) Në shoqëritë aksionare tagrat e përgjithshme për të përfaqësuar shoqërinë i përkasin administratorëve, si kur shoqëria është e organizuar sipas sistemit me një nivel ashtu edhe sipas sistemit me dy nivele: Neni 158 (3), b), lidhur me Nenin 167 (2) të LSHT-së. Sipas Nenit 158 (1) të LSHT-së, vetëm personat fizikë mund të jenë administratorë të SHA-së. Dispozita më të hollësishme mbi përfaqësimin (për shembull, nëse vetëm një administrator është i autorizuar të hyjë në marrëveshje detyruese për shoqërinë apo i nevojitet shprehja e vullnetit edhe nga një administrator i dytë) normalisht mund të gjenden në statutin e shoqërisë. Megjithatë, ajo që mungon si në rastin e SHPK-ve ashtu dhe SHA-ve, është një rregull i përgjithshëm në ligjin për shoqëritë tregtare i cili përcakton, në mungesë të një dispozite të posaçme në statut, nëse disa administratorë mund ta përfaqësojnë shoqërinë vetëm bashkarisht ose nëse secili prej tyre ka të drejtë ta përfaqësojë shoqërinë individualisht. Në mënyrë interesante, as Statut Modelet20 nuk duket se e përmbajnë një rregull të tillë. Neni 95 (5) dhe Neni 158 (6) i LSHT-së parashikojnë se, nëse shoqëria cakton më shumë se një administrator, ata e administrojnë bashkarisht shoqërinë, por rregullat për përfaqësimin e shoqërisë kundrejt të tretëve nuk janë domosdoshmërisht të njëjta me rregullat për kompetencat e administrimit të brendshëm (siç do të shpjegojmë më poshtë). Një rregull i veçantë që ka të bëjë me përfaqësimin, ekziston vetëm për shoqëritë 20) Bëhet fjalë për katër Statut Modelet që u shpërndanë pjesmarrësve të takimit më 21 prill 2008.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
31
kolektive dhe shoqëritë komandite, ku çdo ortak (i pakufizuar) ka të drejtë ta përfaqësojë shoqërinë, përderisa nuk parashikohet ndryshe në statut: Neni 38 (1) i LSHT-së. Ndërsa mund të jetë tunduese që ky rregull të zbatohet për analogji në lidhje me SHPK-të dhe SHA-të, tërheqim vëmendjen ne faktin se në Gjermani rregulli i përgjithshëm është se disa administratorë mund t’a përfaqësojnë shoqërinë bashkërisht, vetëm për sa kohë nuk parashikohet ndryshe në statut.21 Ky ndryshim mund të shpjegohet me faktin se shoqëria kolektive dhe shoqëria komandite përfaqësojnë një marrëdhënie të bazuar në besimin e ndërsjellë të të gjithë ortakëve dhe ku secili prej ortakëve merr parasysh edhe të gjitha rreziqet e shoqërisë, ndërkohë që nuk ndodh kështu me administratorët e SHPK-së ose të SHA-së. Për këtë arsye parashtrojmë që ligji shqiptar duhet të zbatojë të njëjtin rregull të përgjithshëm si ligji gjerman në lidhje me përfaqësimin e përbashkët nga administratorët e SHPK-së ose të SHA-së. Në mungesë të kufizimeve me këtë efekt në ligjin për shoqëritë tregtare, statuti është i lirë të përcaktojë kompetencat e përfaqësimit në rastet kur ka më shumë se një administrator. Për më tepër, statuti mund t’ia lërë asamblesë së përgjithshme të përcaktojë kompetencat e përfaqësimit me rastin e emërimit të një administratori. Në ligj nuk ka asgjë që të kërkojë që të gjithë administratorët të trajtohen në mënyrë të barabartë në këtë drejtim. Kështu, për shembull, në rast se shoqëria ka tre administratorë, A, B dhe C, është e mundur që A-ja të ketë të drejtë t’a përfaqësojë shoqërinë individualisht, ndërsa B dhe C mund ta përfaqësojnë shoqërinë vetëm në mënyrë të përbashkët me njëri-tjetrin ose me A-në. Në bazë të Nenit 38 (3) të LSHT-së, çdo përjashtim i ortakëve në shoqëritë e personit nga e drejta e përfaqësimit, çdo vendim për përfaqësim të përbashkët apo çdo ndryshim në të drejtat e një ortaku për përfaqësim njoftohen për regjistrim pranë QKR-së. Po kështu, në bazë të Nenit 96 (3) dhe Nenit 159 (3) të LSHT-së, tagrat e përfaqësimit të administratorëve dhe çdo ndryshim i tyre njoftohen për regjistrim pranë QKR-së. Neni 32 (h) i Ligjit për QKR-në kërkon të regjistrohen të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për […] përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre. Parashtrojmë që fjalët “tagrat e përfaqësimit” në ligjin për shoqëritë tregtare dhe fjalët “kompetencat e përfaqësimit” në ligjin për QKR-në duhet të kenë të njëjtin kuptim, domethënë informacionin nëse një ortak ose administrator i caktuar ka të drejtë ta përfaqësojë shoqërinë individualisht apo bashkërisht me një ose disa ortakë ose administratorë të tjerë. 21)
Neni 35 (2) GmbHG; Neni 78 (2) AktG.
32
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Për çdo lloj shoqërie tregtare, ligji për shoqëritë tregtare parashikon që administratorët, të cilët kanë të drejtë ta përfaqësojnë shoqërinë tregtare bashkërisht, mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve të caktuara apo për kryerjen e disa kategorive të caktuara veprimesh: Neni 38 (2) fjalia e dytë; Neni 96 (2) fjalia e parë; Neni 159 (2) fjalia e parë, të LSHT-së. Në përputhje me të kuptuarit e pranuar të dispozitave përkatëse në Gjermani,22 ne parashtrojmë që një autorizim i tillë nuk ka nevojë të regjistrohet në QKR. Një rregull i rëndësishëm zbatohet njësoj për çdo lloj shoqërie tregtare, ndonëse, çuditërisht, LSHT-ja përdor fjalë shumë të ndryshme në secilin rast. Fjalia e parë në Nenin 38 (2) është formuluar kështu: “Nëse ortakët e përfaqësojnë shoqërinë bashkërisht, deklaratat, të cilat i adresohen shoqërisë, mund t’i adresohen njërit prej ortakëve, me të drejtë përfaqësimi”. Fjalia e dytë në Nenin 96 (2) parashikon se:“ Njoftimet e drejtuara secilit prej administratorëve janë të vlefshme e detyruese për shoqërinë”. Fjalia e dytë e Nenit 159 (2) parashikon se “ Njoftimet e drejtuara secilit prej administratorëve, janë të vlefshme dhe detyruese për shoqërinë“. Ne parashtrojme se në çdo rast ligji dëshiron të thotë të njëjtën gjë dhe se ky rregull duhet të lexohet si më poshtë: “Një njoftim drejtuar shoqërisë konsiderohet se është marrë nga shoqëria, në rast se është marrë nga një ortak /administrator i vetëm, pavarësisht se ky ortak /administrator mund ta përfaqësojë shoqërinë vetëm apo bashkërisht me një ose më shumë ortakë /administratorë të tjerë.” Në të njëjtën mënyrë, kur një ortak /administrator i vetëm ka marrë dijeni për një fakt ligjor me rëndësi, kjo duhet të konsiderohet si dijeni edhe e vetë shoqërisë tregtare për faktin në fjalë. 2.3
Përfaqësimi dhe administrimi i brëndshëm
Organet e shoqërisë tregtare që kanë të drejtë ta përfaqësojnë shoqërinë kundrejt të tretëve, janë të njëjtat organe të cilave u është besuar administrimi i brëndshëm i shoqërisë. Por rregullat për vendim-marrjen e brendshme mund të ndryshojnë nga rregullat e përfaqësimit të shoqërisë tregtare. Tashmë kemi përmendur rregullin e përgjithshëm në Nenin 95 (5) dhe Nenin 158 (6) të LSHT-së, sipas të cilit disa administratorë e administrojnë bashkarisht shoqërinë, përveç rasteve kur statuti ose akte të tjera të shoqërise, që janë rregulloret e vendosuara nga asambleja e përgjithshme (në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) apo këshilli i 22) Neni 125 (2) HGB; Neni 78 (4) AktG.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
33
administrimit (në një shoqëri aksionare), parashikojnë ndryshe, dhe rregulli tjetër i përgjithshëm (i paraqitur nga ne si interpretim i ligjit për shoqëritë tregtare) që në rastin kur ka disa administratorë ata mund t’a përfaqësojnë shoqërinë vetëm bashkarisht, nëse në statut nuk parashikohet ndryshe. Është e mundur që statuti të parashikojë një rregull për administrimin e brendshëm dhe një rregull tjetër lidhur me përfaqësimin e shoqërisë. Shembull: Secili prej dy administratorëve të një SHPK-je duhet të veprojë më vete në një vend (për shembull, një administrator që blen produkte në Itali, dhe administratori tjetër që i shet ato në Shqipëri). Në këtë rast, logjikisht statuti do t’i shmangej rregullit të përgjithshëm që disa administratorë t’a përfaqësojnë shoqërinë bashkarisht, për shkak se nevoja për të pasur dy nënshkrime për secilën kontratë në rast se një administrator banon në Itali dhe tjetri banon në Shqipëri, do të krijonte vështirësi të tepërta praktike. Kështu, statuti mund të lejojë që secili administrator t’a përfaqësojë individualisht shoqërinë. Në të njëjtën kohë, ortakët mund të dëshirojnë t’a kufizojnë lirinë e çdo administratori për të kryer veprime tregtare mbi një prag të caktuar (për shembull, 500,000 lekë) në mënyrë individuale, pa u kontrolluar nga kolegu i tij. Në këtë rast, statuti mund të parashikojë për efekt të administrimit të brëndshëm, që veprimet tregtare mbi këtë prag të kërkojnë miratimin e të dy administratorëve, miratim i cili mund të jepet në formë jozyrtare (për shembull, me telefon). Nevoja për të bërë dallimin ndërmjet rregullave të administrimit të brendshëm dhe rregullave të përfaqësimit bëhet e domosdoshme edhe në situata të tjera. Të japim një shembull tjetër të rëndësishëm. Në rastin e SHPK-ve dhe SHA-ve, LSHTja kërkon një vendim të asamblesë së përgjithshme kur shoqëria propozon të shesë apo të disponojë aktive të saj të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5% të totalit të aktiveve të shoqërisë, që rezulton nga pasqyrat e fundit financiare të çertifikuara, ose kur shoqëria, brenda 2 viteve të para pas regjistrimit, propozon të blejë, nga një ortak ose aksionar, aktive që kanë vlerë më të lartë se 5% të aktiveve të shoqërisë, që rezulton nga pasqyrat e fundit financiare të çertifikuara: Neni 82 (4) dhe (5); Neni 136 (4), (5) dhe (8) të LSHT-së. Në këto raste, asambleja e përgjithshme përfshihet në administrimin e brendshëm të shoqërisë, por jo në përfaqësimin e shoqërisë. Administratorët do të vepronin në shkelje të detyrimeve të tyre ndaj shoqërisë tregtare, në rast se do të ndërmerrnin veprime të tilla pa marrë mendimin e asamblesë së përgjithshme. Por administratorët mbeten të vetmit kompetentë për të lidhur kontratën në emër të shoqërisë, dhe vlefshmëria e kontratës nuk do të cenohet nga mos marrja nga ana e tyre e mendimit të asamblesë së përgjithshme.
34
2.4
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Pamundësi për të kufizuar tagrat e përfaqësimit të organeve përfaqësuese kundrejt palëve të treta?
Deri më tani diskutimi ynë rreth përfaqësimit ligjor të shoqërive tregtare nuk e ka prekur dispozitën në Nenin 12 të LSHT-së. Thelbi i kësaj dispozite është ai që hartuesit e këtij ligji e përshkruajnë si qasja e “mbrojtjes së përgjithësuar të të tretëve”,23 që u ndërmorr në mënyrë që të implementonte Nenin 9 të Direktivës së Parë për të Drejtën për Shoqëritë Tregtare24. Ndërsa kjo direktivë zbatohet vetëm për SHPK-të dhe SHA-të, vendosja e saj Nenin 12 në kuadrin e dispozitave të përgjithshme të ligjit për shoqëritë nuk lë asnjë mëdyshje që, në Shqipëri, kjo qasje zbatohet njësoj edhe për shoqëritë kolektive dhe komandite. Megjithëse ligji përdor fjalë të ndryshme në Nenin 12 (2) dhe (3), thelbi i konceptit të “mbrojtjes së përgjithësuar të të tretëve” është i njëjtë në të dy situatat, dhe përbëhet nga këto elemente: (i) Përfaqësuesit ligjorë (ortakë apo administratorë) janë të detyruar përkundrejt shoqërisë që të përmbushin dhe respektojnë të gjitha kufizimet e tagrave të tyre të përfaqësimit, siç është vendosur nga statuti apo një vendim i një organi të shoqërisë. (rasti i parashikuar nga paragrafi 2) dhe po kështu ata njësoj të detyruar ndaj shoqërisë të respektojnë çdo kufizim të përcaktuar në objektin e shoqërisë, nëse përcaktohet në statut (rasti i parashikuar nga paragrafi 3);
23) Komentari, Neni 12, shënimi 1. 24) Neni 9 parashikon se: 1. Veprimet e kryera nga organet e shoqërisë janë ligjërisht të detyrueshme për të edhe nëse këto veprime nuk janë brënda objektit të shoqërisë, përveç kur veprime të tilla tejkalojnë kompetencat që ligji u jep apo lejon që t’u jepen këtyre organeve. Gjithësesi, Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që shoqëria nuk do të detyrohet ligjërisht nga veprime të kryera jashtë objektit të saj, nëse ajo provon se pala e tretë ka pasur dijeni që veprimi ka qënë jashtë objektit të saj apo, në bazë të rrethanave nuk mund të mos kishte pasur dijeni për këtë; vetë publikimi i statuteve nuk përbën provë të mjaftueshme në lidhje me këtë. 2. Kufizimet në kompetencat e organeve të shoqërisë, që rrjedhin nga statuti, apo nga ndonjë vendim i organeve kompetenete nuk mund t’i kundrejtohet kurrë palëve të treta, edhe nëse ato janë bërë publike. 3. Nëse ligji i brëndshëm parashikon që tagrat për të përfaqësuar një shoqëri mundet, në devijim nga rregullat ligjore që rregullojnë subjektin, t’i jepen nga statuti një personi të vetëm apo shumë pesonave që veprojnë së bashku, ai ligj mund të parashikojë se një dispozitë e tillë në statut mund t’i kundrejtohet palëve të treta me kusht që ajo të ketë të bejë me tagrat e përgjithshme të përfaqësimit; çështja nëse një dispozitë e tillë në statut mund t’i kundrejtohet palëve të treta rregullohet nga neni 3.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
35
(ii) Në rast se përfaqësuesit ligjorë nuk u përmbahen kufizimeve sipas pikës (i) (që përfshin rastin kur përfaqësuesit ligjorë kryejnë një veprim që e tejkalon objektin e shoqërisë), veprimi i kryer nga përfaqësuesit ligjorë prapëseprapë do të jetë i detyrueshëm për shoqërinë (formulimi në paragrafin 3); ose, për të shprehur të njëjtën ide me fjalë të tjera, kufizimi i kompetencave nuk mund t’i kundrejtohet palëve të treta nga ana e shoqërisë (formulimi në paragrafin 2). (iii) Në bazë të konceptit të “mbrojtjes së përgjithësuar të të tretëve” në Nenin 9 të Direktivës së Parë, kjo është e vërtetë edhe nëse kufizimet sipas pikës (i) janë bërë publike– me një përjashtim: shoqëria tregtare mund të mbështetet në kufizimet nëse ajo provon se i treti ka pasur dijeni për kufizimin, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të; Për rrjedhojë publikimi i kufizimit në statut nuk përbën provë të mjaftueshme (siç e thotë Direktiva shprehimisht).25 Projekti fillestar i ligjit të ri shqiptar për shoqëritë tregtare do t’i kishte transpozuar këto parime evropiane të “mbrojtjes së përgjithësuar të të tretëve” në ligjin shqiptar. Gjithsesi, ndryshimet e minutës së fundit në Parlament jo vetëm e bënë Nenin 12 të LSHT-së shumë të vështirë për t’u kuptuar, por e kanë sjellë ligjin e ri shqiptar në mospërputhje me Nenin 9 të Direktivës së Parë. Së pari, fjalisë së dytë në Nenin 12 (2) të LSHT-së iu dha një formulim tjetër. Ndërsa projekt ligji parashikonte se kufizimet e tagrave të përfaqësimit siç janë vendosur në statut apo vendimet e organeve të tjera kompetente të shoqërisë asnjëherë nuk mund t’i kundrejtohen palëve të treta, “edhe nëse janë bërë publike”, teksti i adoptuar nga Parlamenti parashikon se, një kufizim i tillë nuk mund t’i kundrejtohet palëve të treta, “edhe nëse ato janë bërë publike në një mënyrë të ndryshme nga ato të parashikuara nga Ligji nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”, përveç rastit kur shoqëria tregtare provon se pala e tretë kishte dijeni për këto kufizime, ose në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për to”. Çfarë përpiqet të bëjë ky ndryshim? Fjalët “edhe nëse” duket se do të tregonin se publikimi në një nga mënyrat e parashikuara nga Ligji no. 9723 “Për QKR-në” sjell të njëjtën pasojë e cila është ajo që shoqëria tregtare nuk mund t’i kundrejtojë 25)
Ndërsa Neni 9 i Direktivës së Parë pvrmend vetëm këtë test në lidhje me veprimet e kryera jashtë objektit të shoqërisë (paragrafi 1), ne jemi dakort me Komentarin se i njëjti test duhet të zbatohet për kufizimet në tagrat e përfaqësimitqë rrjedhin nga statuti apo një vendim i një organi kompetent të shoqë risë (paragrafi 2): Komentari, Neni 12, shënimi 1. Qëllimi i Direktivës nuk është të mbrojë palët e treta që veprojnë në keqbesim. Një pale e tretë nuk meriton mbrojtje nëse ajo kishte dijeni për kufizimet e shkeluara nga përfaqësuesi apo në bazë të rrethana të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për to.
36
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
këto kufizime palëve të treta. Por kështu çdo formë e publikimit sjell të njëjtën pasojë, dhe pyetja që ngrihet është përse ligjvënësi nuk u mjaftua me tekstin e thjesht të projekt ligjit: “edhe nëse ato janë bërë publike (shto: në çfarëdolloj mënyre)”. Sigurisht, rezultati do të ishte i ndryshëm, nëse fjala “edhe” do të ishte hequr nga fragmenti i sapocituar, dhe në këtë mënyrë ai do të ishte: “një kufizim i kompetencave nuk mund t’i kundrejtohet palëve të treta, nëse ai është bërë publik në një mënyrë të ndryshmë nga ato të parashikuara nga Ligji nr. 9723 “Për QKR-në”. Kjo duhet të dhotë që: Nëse një kufizim i tillë është publikuar në një nga mënyrat e prashikuara nga Ligji nr. 9723 “Për QKR-në”, ajo mund t’i kundrejtohet palëve të treta. Pasoja e këtij interpretimi nuk do të ishte në përputhje me Nenin 9 të Direktivës së Parë. Por fjalia re e tretë e shtuar nga Parlamenti në Nenin 12 (2) të LSHT-së– dhe një fjali e ngjashme e shtuar në Nenin 12 (3) të LSHT-së –konfirmojnë se ky është ekzaktësisht rezultati i synuar nga Parlamenti shqiptar. Fjalia e re në Nenin 12 (2) të LSHT-së parashikon se: “Publikimi i kufizimit nëpërmjet publikimit të vendimeve të organit kompetent të shoqërisë apo statutit nuk përbën provë të mjaftueshme për dijeninë e të tretëve, në rast se ky kufizim është bërë publik në mënyrë të ndryshme nga ato të parashikuara nga Ligji “Për QKR-në“. Kjo do të thotë se nëse kufizimi është bërë publik në mënyrat e parashikuara nga Ligji nr. 9723 “Për QKRnë“, ky publikim në vetvete do të përbëjë një provë të mjaftueshme se i treti ka pasur dijeni për kufizimin. Një paralajmërim është tejet me vend në këtë pikë: Është e rëndësishme që mbrojtja e të tretëve të mos pengohet duke u dhënë një interpretim tepër të gjerë fjalëve “në bazë të rrethanave të qarta, nuk mund të mos kishte pasur dijeni”; këto fjalë përfaqësojnë një përjashtim dhe, kësisoj, duhet të interpretohen në mënyrë të ngushtë. Ky test ka pasur për qëllim të lehtësojë vështirësinë e vërtetimit të dijenisë konkrete të të tretit (që gjithnjë është faktor subjektiv) në rrethanat kur kufizimi i përfaqësimit duhet të ketë qenë absolutisht i qartë për çdo një njeri në pozicionin e të tretit në kohën e kryerjes së veprimit juridik. Por testi nuk do të thotë që i treti e humbet mbrojtjen vetëm për shkak se ai mund t’i kishte zbuluar kufizimet nëse do të bënte hetime. Qëllimi i gjithë konceptit të “mbrojtjes së përgjithësuar të të tretit” është pikërisht që veprimet tregtare nuk duhet të pengohen ose të vonohen për shkak të nevojës për të bërë hetime të tilla. Në këtë pikë bëhet e qartë se në ç’mënyrë ndryshimet në Nenin 12 (2) dhe (3) të LSHT-së në krahasim me projekt ligjin original, do të sjellin pasoja negative mbi transaksionet tregtare. Nëse interpretimi ynë i mësipërm i këtyre dispozitave është i drejtë, palëve të treta do t’iu duhet gjithmonë
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
37
të hetojnë në QKR se çfarë kufizimesh të tagrave të përfaqësimit janë regjistruar në të. Ky hetim do të ngadalësojë veprimtaritë tregtare. Dhe në rast se pala e tretë nuk e ben një hetim të tillë (gjë e cila do të ndodhë shpesh) shoqëria tregtare do të marrë një mundësi të pamerituar për t’u larguar nga një kontratë tregtare që rezulton të jetë me disavantazhe dhe do të sjellë pasoja negative më vonë. Sipas Nenit 12 (4) të LSHT-së çdo parregullsi në caktimin e një përfaqësuesi ligjor nuk e përjashton apo kufizon përgjegjësinë e shoqërisë ndaj palëve të treta përveç rasteve kur shoqëria provon se pala e tretë kishte dijeni të parregullsisë apo në bazë të rrethana të qarta nuk mund të mos kishte dijeni për të. 2.5
Kufizimet e përgjithshme të kompetencave të përfaqësuesve ligjorë
LSHT-ja në Nenin 12 (3) të tij, bën një përjashtim të rëndësishëm nga parimet e shtjelluara më lart. Parimi i “mbrojtes së përgjithësuar të të tretit” nuk i garanton mbrojtje palëve të treta, në rast se “veprimet e kryera nga përfaqësuesit ligjorë të një shoqërie … tejkalojnë tagrat e përfaqësimit që ligji u jep apo lejon t’u jepen atyre.” Në këtë rast, mirëbesimi i të tretit nuk ka vend. Veprimi nuk do të jetë ligjërisht detyrues për shoqërinë, edhe nëse pala e tretë nuk ka pasur dijeni që ky veprim i tejkalonte kompetencat që ligji u jep përfaqësuesve ligjorë, sepse askush nuk mund të lejohet të japë si argument se ai nuk e njihte ligjin. Vështirësia në këtë dispozitë në pamje të parë është të identifikohen ato raste ku ligji për shoqëritë tregtare rregullon strukturën e përgjithshme të kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme të shoqërisë në një mënyrë që përcakton jo vetëm rregullin për administrimin e brendshëm (krahaso rastet në II.2.3.), por ndikon edhe në tagrat e përfaqësimit të shoqërisë kundrejt të tretëve. Një rast i dukshëm është kompetenca konkrete e asamblesë së përgjithshme për përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë dhe në proçedimet e tjera ndaj administratorëve (Neni 81 (1) g), dhe Neni 135 (2), gj) të LSHT-së). Këtu ligji për shoqëritë tregtare e bën të qartë se vetëm asambleja e përgjithshme është kompetente për të përfaqësuar shoqërinë; administratorët si organi i zakonshëm përfaqësues (II.2.2. (c) dhe (d) më lart) nuk kanë kompetencë të ndërmarrin proçedime të tilla në emër të shoqërisë. Një situatë tjetër e qartë gjendet në Nenin 218 (1) të LSHT-së, i cili parashikon që, “ në mënyrë që të sjellë pasoja” projekt-marrëveshja e bashkimit duhet të miratohet nga ortakët apo aksionarët e të gjitha shoqërive, që bashkohen. Për rrjedhojë administratorët nuk mund të lidhin një marrëveshje bashkimi ligjërisht të
38
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
detyrueshme për shoqërinë, për sa kohë që nuk është dhënë miratimi nga ortakët/aksionarët. Për fat të keq, ka raste të tjera ku ligji për shoqëritë tregtare kërkon “miratim” nga një organ i veçantë i shoqërisë, por pa specifikuar nëse miratimi është parakusht i domosdoshëm që një kontratë ose marrëveshje “të sjellë pasoja ligjore”. Disa prej këtyre rasteve krijohen në situatën e kontratave të shërbimit të administratorëve, të cilat do të diskutohen hollësisht në një kapitull më pas (shih V.2.3.a). Një dispozitë tjetër që krijon probleme interpretimi në këtë drejtim është Neni 13 i LSHT-së lidhur me veprimet ndërmjet shoqërisë dhe personave të lidhur, çështja në të cilën do të orientohet analiza jonë në paragrafin në vijim.
2.6
Transaksionet me persona të lidhur
Në kuadrin përfaqësimit, paragrafet 2 deri më 6 të Nenit 13 të LSHT-së përmbajnë rregulla të posaçme në lidhje me transaksionet ndërmjet shoqërisë dhe personave të caktuar të lidhur me të. Problemi që duhet të zgjidhet nga këto rregulla është ai i konfliktit të interesit në rastet kur, një person, si administrator, përdor (ose më tepër abuzon) me pozicionin e tij për të lidhur ose prokuruar një kontratë ndërmjet shoqërisë dhe vetes së tij (ose një personi të afërm të tij), me rrezikun e qartë që kontrata do të jetë në leverdi të administratorit dhe në dëm të shoqërisë. Rregullat zbatohen jo vetëm në rastet e “self-dealing” (veprimet me vetveten), kur vetë administratori përfaqëson shoqërinë në lidhjen e kontratës, por është projektuar për të parandaluar konflikte të interesit në një kuptim më të gjërë. Shembull: Administratori mëson se një copë toke ngjitur me fabrikën e shoqërisë ka dalë në treg, çka do të ishte ideale që shoqëria të zgjeronte aktivitetin e saj. Mirëpo në vend që t’a blejë tokën drejtpërdrejt për shoqërinë,26 administratori e blen një herë tokën për vetem e tij dhe pastaj ia shet atë shoqërisë me një çmim më të lartë. Pasoja ekonomike është e njëjtë, nëse, në mënyrë që të kamuflojë përfshirjen e tij, administratori punëson një avokat i cili vepron si i besuari i tij në këtë transaksion. Çështja i përket temës më të gjerë të konfliktit i përfaqësuar–përfaqësues, ndërmjet administratorëve dhe ortakëve /aksionarëve të shoqërisë, e cila do të diskutohet më hollësisht më poshtë (shih V.1.2). Në këtë pikë ne jemi 26) Gjë e cila administratori është i detyruar t’a bëjë nën detyrimin e tij të besnikërisë për të vepruar në interesin më të mirë të shoqërisë: Neni 98 (1) (a) dhe Neni 98 (1) (a) i LSHT-së; shih V.2.4.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
39
të interesuar vetëm për anën teknike të zgjidhjes së ofruar nga Neni 13, për aq sa ka të bëjë me përfaqësimin e shoqërisë kur kryen veprime juridike përkatëse. Rregulli kryesor në Nenin 13 (2) të LSHT-së ka të bëjë me personat e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikqyrur shoqërinë, ku përfshihen ortakët e shoqërisë kolektive ose ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite (përveç atyre që janë përjashtuar nga përfaqësimi), administratorët e SHPK-së ose të SHA-së dhe, në varësi të strukturës organike të shoqërisë aksionare, të gjithë anëtarët e këshillit të administrimit ose të këshillit mbikëqyrës. Neni 13 (2) i LSHT-së zbatohet sa herë që një person i tillë lidh kontrata apo hyn në marrëdhënie të tjera me shoqërinë tregtare– sipas formulimit të saj (por jo sipas qëllimit të saj), edhe në veprimet më të vogla, për shembull, administratori i një zinxhiri supermarketesh që blen një shishe me ujë mineral në ndonjërin prej supermarketeve. Për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm të kompetencave nga ana e personit që ka një interes të vetin në një veprim, ligji kërkon dhënien e autorizimit të mirë-informuar prej: (i)
të gjithë ortakëve të tjerë, në rastin e shoqërisë kolektive apo komandite, ose të gjithë ortakëve ose të gjithë ortakëve të tjerë në rastin e SHPK-së, pasi këta persona janë “pronarë” (jo në kuptimin juridik, por në terminologjinë ekonomike të të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit) të aktivitetit tregtar dhe viktima të mundshme të abuzimit të kompetencave; (ii) këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, në rastin e administratorëve apo anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, në rastin e shoqërive aksionare; këtu, marrja e miratimit të “pronarëve” (aksionarëve) shihet si jo praktike nisur nga numri potencialisht i madh i aksionarëve (megjithëse mbetet çështja përse ligji nuk e lejon statutin të parashikojë mundësinë e miratimit të aksionarëve në një shoqëri me pak aksionarë); në vend të kësaj, mundësia e dytë më e mirë është që monitorimi i një veprimi t’i besohet një grupi personash të cilët të paktën nuk kanë asnjë interes të vetin në këtë veprim. Përsa i përket situatës së dytë, d.m.th miratimit nga ana e këshillit të administrimit apo këshillit mbikqyrës, Neni 13 (4) I LSHT-së parashikon se personat që kërkojnë miratimin për një transaksion nuk mund të votojnë mbi aprovimin e transaksionit dhe nuk duhet të llogariten në kuorum. Në rastin e një shoqërie kolektive/ komandite apo një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar çështja se si të llogaritet kuorumi dhe shumica e nevojshme për një vendim nuk lind, apo ajo që nevojitet është miratimi unanim nga të
40
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
gjithë ortakët apo, nëse një ortak, i cili ka kompetenca për të përfaqësuar shoqërinë, ka një interers në transaksion, të gjithë ortakët e tjerë. Gjithashtu, në rastin e një shoqërie aksionare, Neni 13 (5) i LSHTsë parashikon se aksionarët duhet të njoftohen për ndonjë miratim të dhënë, duke përshirë kushtet e transaksionit si dhe natyrën dhe qëllimin e interesit. Brënda gjatë muajve pas njoftimit, asambleja e përgjithshme mund të kërkojë anullimin e transaksionit me anë të një vendimit gjyqësor në rastet kur miratimi është dhënë në shkelje të rëndë të ligjit apo statutit. Në përputhje me Nenin 151 të LSHT-së, kjo e drejtë mundet gjithashtu të ushtrohet nga një pakicë e aksionarëve që përfaqësojnë të paktën 5% të votave totale në asamblenë e përgjithshme. Ligji shpreh idenë e “pëlqimit të infomuar” të personave të cilët e japin atë, në këtë kjo kërkon që personi i cili ka një interes në transaksion të bëjë të ditura kushtet e transaksionit si dhe natyrën dhe qëllimin e interesit të tij. Qëllimi i kesaj garancie ligjore të rëndësishme është të mundësojë ata që japin pëlqimin të vlerësojnë rreziqet potenciale të transaksionit për shoqërinë. Gjithsesi, ky mekanizëm mund të funksionojë vetëm nëse miratimi jepet për një transaksion të veçantë. Fjalia e fundit në Nenin 13 (2) të LSHT-së lejon miratimin e përgjithshëm, i cili duhet të regjistrohet në QKR. Kjo mund të jetë një zgjidhje e logjikshme, në veçanti, për veprimet e vogla të përditshme (për shembull, blerja e ushqimit dhe e pijeve në sasi normale për përdorim personal në supermarketet e shoqërisë). Por ligji nuk e kufizon dhënien e miratimit të përgjithshëm për veprimet e padëmshme dhe, hamendësohet, se qëllimi i regjistrimit është të paralajmërojë investitorët e mundshëm të ardhshëm për ekzistencën e miratimit të përgjithshëm, me qëllim që ata të mund të bëjnë hetime lidhur me këtë. Në çdo rast, ndërsa miratimi i përgjithshëm nuk ka të bëjë me kushtet e një veprimi konkret, ai duhet të përcaktojë gamën e veprimeve të lejueshme, sepse pa këtë përcaktim i gjithë qëllimi i Nenit 13 (2) të LSHT-së, domethënë, të kërkojë miratimin e mirëinformuar si zgjidhje kundër shpërdorimit të kompetencave, mund fare mirë të minohej me përdorimin pa kriter të miratimeve të përgjithshme të papërcaktuara që shihen si formalitet i pastër. Neni 13 (3) ACL e shtrin zbatimin e kushtit të aprovimit të informuar edhe në lidhje me çdo marrëveshje në emër të shoqërisë me një person të tretë i cili ka një marrëdhënie personale apo financiare me një person të autorizuar për të përfaqësuar apo mbikqyrur shoqërinë apo marrëdhënia e të cilëve është e tillë sa që mundet normalisht të ndikojë në vendimmarrjen e përfaqësuesit apo mbikqyrësit në kundërshtim me interesat e
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
41
shoqërisë. Sipas fjalisë së dytë të Nenit Art 13 (3) të LSHT-së, personat e mëposhtëm prezumohen të kenë një apo me shume prej marrëdhënieve të kësaj rëndësie me një person të autorizuar për të përfaqësuar apo mbikqyrur shoqërinë: a) bashkëshorti/bashkëshortja, prindërit, vëllezërit ose motrat e bashkëshortit/ bashkëshortes; b) fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët e fëmijëve ose bashkëshorti/ bashkëshortja e personave të mësipërm; c) personat e lidhur me personin e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë. Persona të lidhur janë: të paralindurit apo të paslindurit, të afërmit në vijë të tërthortë të shkallës së dytë, birësuesi ose i birësuari, i afërmi i shkallës së parë i bashkëshortit/bashkëshortes; ç) një person, që banon me personin e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë. Duke qënë se qëllimi i përgjithshëm i Nenit 13 (3) të LSHT-së është të parandalojë situatat ku një marrëdhënie mundet në nënyrë të arësyshme të ndikojë në vendim- marrjen e një personi të autorizuar për të përfaqësuar apo mbikqyrur shoqërinë në kundërshtim me interesat e shoqërisë, prezumimi mund të rrëzohet nëse pala e tretë mund të tregojë se ajo nuk ka ndonjë kontakt të rëndësishëm më përfaqësuesin apo mbikqyrësin e shoqërisë (p.sh. një fëmijë i larguar i një administratori). Nga ana tjetër, nuk ekziston ndonjë prezumim për të mbuluar një rast shumë të rëndësishëm të konflikit të interesit, kundrejt një transaksioni ndërmjet shoqërisë dhe një shoqërie tjetër që kontrollohet nga përfaqësuesi apo mbikqyrësi i shoqërisë së parë (përfshirë një shoqëri të huaj të krijuar me qëllimin e shmangjes nga Neni 13 (2) i LSHT-së në një vendndodhje sekrete off-shore). Një rast i tillë duhet të trajtohet sipas rregullit të përgjithshëm në fjalinë e parë të Nenit 13 (3) të LSHT-së. Ndonëse është e qartë se disa dispozita me këtë efekt janë të nevojshme për të parandaluar shmangjen ndaj rregullit kryesor që synohet për personat e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë, kjo shtrirje e gjerë, bashkë me mungesën e ndonjë kufizimi lidhur me madhësinë ose rëndësinë e veprimeve, mund të shkaktojë probleme praktike. Duke iu kthyer shembullit të mësipërm, miratimi nga këshilli i administrimit i një zinxhiri supermarketesh do të kërkohet gjithashtu edhe kur një anëtar i familjes së një administratori blen një shishe ujë mineral në ndonjërin prej supermarketeve. Ne presim që kjo të shpjerë në shpërthim të miratimeve të shumta të përgjithësuara për anëtarët e familjes. Por përgjithësimi i kriterit në fjalinë e parë të Nenit 13 (3) të LSHT-së shkon përtej anëtarëve të familjes dhe e
42
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
bën shumë të vështirë të përcaktohet paraprakisht kush janë personat për të cilët do të zbatohet rregulli. Së fundmi, duke iu kthyer çështjes së ngritur ne fund të seksionit të mëparshëm, duhet t’i jepet përgjigje pyetjes nëse mungesa e aprovimit të kërkuar nga Neni 13 (2) apo (3) i LSHT-së mund t’i kundrejtohet personit me të cilin është kryer transaksioni nga ana e shoqërisë. Ne sygjerojmë se përgjigjja do të jetë gjithmonë po në rastin e mbuluar nga Neni 13 (2), kur personi i nteresuar është vetë i autorizuar të përfaqësjë apo të mbikqyrë shoqërinë. Një person i tillë nuk duhet të trajtohet si një “palë e tretë” në kuptimin e “mbrojtes së përgjithësuar të të tretëve” të shpjeguar më lart (II.2.4.), por është një person i brëndshëm në shoqëri për të cilin duhet të merret e mirëqënë se ka pasur dijeni mbi kufizimet që zbatohen në marrëveshjet e tij me shoqërinë për shkak të Nenit 13 të LSHT-së. Një transaksion i kryer ndërmjet shoqërisë dhe një personi të autorizuar të përfaqësojë apo të mbikqyrë shoqërinë pa miratimin e kërkuar nga Neni 13 (2) i LSHT-së për rrjedhojë nuk është i detyrueshëm për shoqërinë. Nga ana tjetër, një person që mbulohet vetëm nga Neni 13 (3) i LSHT-së është në një pozicion të ndryshëm. Këtu regulli i përgjithshëm mund të zbatohet në një mënyrë disi të modifikuar: Shoqëria mund të mbështet në pavlefshmërinë e transaksionit të kryer pa miratimin e kërkuar, nëse ajo provon se, në kohën kur është kryer transaksioni, pala e tretë kishte dijeni për marrëdhënien personale apo financiare të specifikuar ne Nenin 13 (3) apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për këtë marrëdhënie. 3.
Përgjegjësia e ortakëve dhe aksionarëve
Një pasojë e menjëhershme e personalitetit juridik të veçantë është se shoqëria është jo vetëm është pronare e aktiveve të saj, por gjithashtu edhe përgjegjëse për detyrimet e saj. Këto detyrime mund të krijohen si pasojë e një kontrate të lidhur nga organet e shoqërisë ose agjentë të tjerë në emër të shoqërisë, ose nëpërmjet një detyrimi ligjor ndaj shoqërisë (për shembull, taksat dhe tatimet), përfshirë rastet kur një detyrim ligjor ka lindur si pasojë e sjelljes së një person fizik, e cila i atribuohet shoqërisë (për shembull, dëmi i shkaktuar nga një organ ose punonjës i shoqërisë sipas Nenit 618 të Kodit Civil). Shoqëria tregtare ka përgjegjësinë e përmbushjes së këtyre detyrimeve në të njëjtën mënyrë si personi fizik. Në lidhje me këtë, termi “përgjegjësi e kufizuar” mund të jetë çorientues, pasi përgjegjësia e vetë shoqërisë nuk është aspak e kufizuar. Në rast se aktivet e shoqërisë tregtare janë të pamjaftueshme për të përballuar detyrimet e saj, shoqëria do t’i nënshtrohet proçedurave të falimentimit.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
43
Çështja e vërtetë që duhet diskutuar në këtë kontekst është nëse dhe deri në çfarë shkalle ortakët ose aksionarët e shoqërisë mbajnë edhe ata përgjegjësi për detyrimet e shoqërisë, krahas përgjegjësisë së vetë shoqërisë. Kjo përgjegjësi është tipar dallues që karakterizon lloje të ndryshme të shoqërive në bazë të LSHT-së. 3.1
Përgjegjësia e ortakëve në shoqëritë kolektive
Për shoqëritë kolektive, përgjegjësia e pakufizuar e ortakëve para kreditorëve të kësaj shoqërie është një ndër elementet përcaktues parashikuar nga Neni 22 i LSHT-së. Neni 40 (1) i LSHT-së parashikon se “ortakët përgjigjen personalisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë me të gjitha pasuritë e tyre”. Pika e fundit është përsëri paksa çorientuese. Pasuria e ortakut nuk e kufizon përgjegjësinë e tij për detyrimet e shoqërisë. Përgjegjësi e pakufizuar do të thotë që çdo ortak është në fakt përgjegjës edhe për më shumë se vlera e pasurisë së tij, dhe ortaku mund të bëhet objekt i proçedurave të falimentimit në rast se aktivet e tij likuide nuk janë të mjaftueshme për të shlyer detyrimet e shoqërisë që kreditorët do të pretendojnë prej tij. Përgjegjësia personale dhe solidare do të thotë që çdo kreditor i shoqërisë ka të drejtë të kërkojë shumën e plotë të borxhit që i detyrohet atij nga secili prej ortakëve (Neni 423 i Kodit Civil). Ndarja e përgjegjësisë ndërmjet ortakëve është problem krejtësisht i brendshëm dhe nuk është çështje e kreditorit të jashtëm. Ky është edhe kuptimi i vërtetë i fjalisë së dytë në Nenin 40 (1) të LSHT-së, e cila parashikon që çdo marrëveshje në kundërshtim me këtë dispozitë, nuk prodhon efekte ndaj palëve të treta. Kjo ka të bëjë vetëm me marrëveshjet e lidhura nga ortakët pa pëlqimin e palës së tretë. Sigurisht, liria e lidhjes së kontratave lejon edhe marrëveshje me anën e të cilave pala e tretë heq dorë nga e drejta e saj për të kërkuar përgjegjësinë personale të pakufizuar të një a më shumë ose të gjithë ortakëve. Kjo bëhet e qartë në dispozitën në Nenin 41 të LSHT-së, e cila shpall: “Nëse një kreditor ngre padi ndaj një ortaku për detyrimet e shoqërisë, atëherë ortaku mund të mbrohet duke ngritur ndaj kreditorit prapësime, që i përkasin personalisht ortakut, si dhe ato që i përkasin shoqërisë“. Krahas faktit që përgjegjësia është personale dhe solidare ndërmjet ortakëve, ajo është edhe përgjegjësi primare para kreditorëve, që do të thotë që kreditori është i lirë të kërkojë pagesën nga çdonjëri prej ortakëve, në vend që të kërkojë atë nga shoqëria, madje edhe kur shoqëria ka aftësi paguese; pra përgjegjësia e ortakëve nuk kufizohet vetëm në rastet kur kreditori nuk mund ta sigurojë pagesën nga shoqëria.
44
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Megjithatë, nga personaliteti juridik i veçantë i shoqërisë rrjedh se padia e ngritur vetëm kundër shoqërisë, nuk i përfshin ortakët automatikisht në proçedimin gjyqësor, por vetëm nëse kjo bëhet në bazë të rregullave të proçedurës civile. Në rast se kreditori ka siguruar një vendim gjyqësor kundër shoqërisë, ai nuk mund të kërkojë ekzekutimin e këtij vendimi gjyqësor kundër ortakëve me shkakun e përgjegjësisë personale të tyre për detyrimet e shoqërisë, por atij i duhet të sigurojë një vendim të veçantë kundër çdo ortaku të cilin kreditori dëshiron ta shpallë përgjegjës. 3.2
Përgjegjësia e ortakëve në shoqëritë komandite
Për shoqërinë komandite, elementi përcaktues në Nenin 56 (1) të LSHT-së është se përgjegjësia e të paktën njërit prej ortakëve është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij (ortaku i kufizuar), ndërsa përgjegjësia e të paktën njërit prej ortakëve të tjerë nuk është e kufizuar (ortaku i pakufizuar). Në shoqërinë komandite mund të ketë më shumë se një ortak të kufizuar dhe /ose më shumë se një ortak të pakufizuar. Ortaku i pakufizuar në shoqërinë komandite ka të njëjtin status me atë të ortakut në shoqërinë kolektive (Neni 56 (1) i LSHT-së), domethënë, çdo gjë që u tha në seksionin e mëparshëm, zbatohet njësoj edhe për të. Parimisht, ortaku i kufizuar përgjigjet personalisht në të njëjtën mënyrë si ortaku i pakufizuar (shih Neni 62(1) i LSHT-së, por përgjegjësia e tij ndryshon në dy aspekte: Së pari, përgjegjësia personale kufizohet deri në vlerën e kontributeve të tij pashlyera (Neni 62 (1) fjalia e parë e LSHT-së) 27. Përsëri, përgjegjësia e ortakut të kufizuar nuk kufizohet në asnjë mënyrë vetëm në pasurinë në dispozicion të tij, dhe ortaku i kufizuar mund të bëhet objekt i proçedurave të falimentimit në rast se aktivet e tij likuide personale nuk mjafton për të shlyer detyrimet e shoqërisë, për të cilat ai është përgjegjës. Në masën që ortaku i kufizuar përgjigjet personalisht për detyrimet e shoqërisë, kjo përgjegjësi është solidare me përgjegjësinë e ortakëve të tjerë (Neni 40 (1) në lidhje me Nenin 56 (2) të LSHT-së) dhe ortaku i kufizuar gëzon të njëjtat mbrojtje si ortaku i pakufizuar (Neni 41 me lidhje me Nenin 56 (2) të LSHT-së). Së dyti, përgjegjësia personale e ortakut të kufizuar përjashtohet për sa kohë ai ka shlyer shoqërisë kontributin e tij (Neni 62 (1) fjalia e dytë e LSHT27)
Megjithëse formulimi i saktë në dispozitë është “i kufizuar deri në shumën deri në shumën e kontributit të tij”, ne nuk mendojmë se se kjo tregon se statuti mund t’a kufizojë përgjegjësinë në një shumë më të vogël se sa ky kontribut.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
45
së).28 Megjithatë, nëse shoqëria i kthen ortakut të kufizuar kontributin e dhënë, quhet sikur ky kontribut të mos ishte paguar ndonjëherë në lidhje me kreditorët, me efektin që përgjegjësia personale e ortakut të kufizuar riaktivizohet; e njëjta gjë zbatohet në rast se ortaku i kufizuar tërheq jo në përputhje me rregullat një pjesë të fitimit dhe pjesa e tij në shoqëri bëhet më e vogël se kontributi i marrë përsipër (Neni 62 (5) i LSHT-së). Por ortaku i kufizuar nuk është i detyruar t’i kthejë fitimet të cilat i ka marrë në mirëbesim, në bazë të pasqyrave financiare, të përgatitura në mirëbesim (Neni 62 (6) LSHT). 3.3
“Përgjegjësia e kufizuar” e ortakëve në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe e aksionarëve në shoqëritë aksionare
a) Shpjegimi i “përgjegjësisë së kufizuar” SHPK-të dhe SHA-të mbështeten në një parim të përgjithshëm që, në të njëjtën kohë, i dallon ato nga shoqëritë kolektive dhe komandite. Ky parim është se ortakët e SHPK-së dhe aksionarët e SHA-së nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë. Vetëm shoqëria vetë, me të gjithë aktivet e saj, përgjigjet për detyrimet e saj. Për rrjedhojë, siç kemi përmendur, termi “përgjegjësi e kufizuar” që përshkruan këtë parim, ndonëse përdoret përgjithësisht, duhet kuptuar siç duhet, për të shmangur keqkuptimet: Përgjegjësia e shoqërisë për detyrimet e saj nuk është e kufizuar; nga ana tjetër, ortakët ose aksionarët nuk janë përgjegjës aspak për detyrimet e shoqërisë. Për fat të keq, përkufizimet në Nenin 68 (1) dhe në Nenin 105 (1) të LSHT-së kanë mungesë qartësie në këtë drejtim, sepse ato bëjnë fjalë për mungesën e përgjegjësisë personale për detyrimet e shoqërisë vetëm në lidhje me themeluesit e shoqërisë; por nuk mund të ketë dyshim se parimi përfshin edhe të gjithë ortakët dhe aksionarët e mëpasshëm. Mungesa e përgjegjësisë personale për detyrimet e shoqërisë nuk duhet të ngatërrohet me riskun ekonomik që merr përsipër ortaku ose aksionari në investimin e tij në shoqëri. Faktikisht, e ashtuquajtura “përgjegjësi e kufizuar” ka të bëjë me kufizimin e këtij rreziku. Por edhe ky aspekt nuk është i mbuluar mirë në LSHT, ku Neni 68 (1) dhe Neni 105 (1) shprehin se themeluesit – faktikisht ortakët ose aksionarët – “mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer” të kontributeve ose kuotave/ aksioneve të nënshkruara përkatësisht. Sigurisht detyrimi i ortakëve / aksionarëve për të paguar çdo pjesë të pashlyer të kontributeve të tyre, 28) Kjo mund të nxirret nga fjalia e parë e Nenit 62 (1) të LSHT-së, pasi dispozita bën fjalë për “vlerën e kontributeve të pashlyera”.
46
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
mund të përdoret për të mbuluar nevojat financiare që kanë lindur për shkak të humbjeve, por detyrimi nuk kufizohet në situatën kur shoqëria ka pësuar humbje. Në vend të kësaj, detyrimi i ortakëve dhe aksionarëve për të paguar pjesët e pashlyera të kontributeve të tyre përfaqëson një burim financiar të cilit shoqëria mund t’i kthehet sa herë që ka nevojë për fonde shtesë, për shembull, në rast se një shoqëri fitimprurëse dëshiron t’a zgjerojë aktivitetin e saj. Nga ana tjetër, fakti që ortakët/ aksionarët i kanë shlyer kontributet e tyre plotësisht, nuk do të thotë që ata nuk marrin përsipër asjnë risk ekonomik. Kontributet janë një investim që ka për qëllim të prodhojë kthimin e vet në formën e dividendëve ose të fitimeve kapitale nga një shitje e mëpasme e kuotave ose aksioneve. Në rast se shoqëria pëson humbje, nuk do të ketë as dividendë, as fitim nga shitja e mëpasme e aksioneve ose kuotave, dhe edhe aftësia e shoqërisë për të ripaguar ndonjë kontribut do të zvogëlohet. Ky është rreziku që merr përsipër çdo ortak /aksionar: të bëjë një investim në shoqëri pa siguruar kthimin e tij dhe ndoshta edhe të humbasë investimin e tij fillestar. Ky rrezik nuk ka të bëjë aspak me çështjen nëse kontributet janë shlyer plotësisht. Por parimi i “përgjegjësisë së kufizuar”, i kuptuar drejt, e kufizon këtë rrezik deri në vlerën e kontributeve të ortakut ose të aksionarit, qoftë e premtuar apo tashmë e shlyer. Në rast se të gjitha pasuritë e kontribuara nga ortakët /aksionarët janë përpirë nga humbjet e pësuara nga shoqëria, vetë shoqëria do të falimentojë dhe ortakët /aksionarët do të pësojnë humbje në të gjithë investimet e tyre; por ata nuk do të pësojnë më shumë se kaq, ndryshe nga ortakët e pakufizuar të shoqërisë kolektive ose shoqërisë komandite, të cilët përgjigjen personalisht për të gjitha detyrimet e shoqërisë mbi dhe përtej çdo kontributi që ata kanë bërë ose kanë premtuar të bëjnë. b) Efektet ekonomike të përgjegjësisë së kufizuar Kjo “përgjegjësi e kufizuar”, e cila faktikisht është risk i kufizuar, ndonjëherë shihet si privilegj i dyshimtë. Shtrohet pyetja: përse ortakët /aksionarët duhet të lejohen të ushtrojnë një aktivitet tregtar i cili e përmban gjithmonë një risk të caktuar, ku ata të kenë mundësi të pakufizuara për rritje dhe fitime, por vetëm një risk të kufizuar? Dikush tjetër do të duhet t’a marrë përsipër pjesën tjetër të riskut, që janë kreditorët, të cilët fare mirë mund të pësojnë humbje si rrjedhojë e falimentimit të shoqërisë. Nga ana tjetër, ekzistojnë arsye të forta për këtë kufizim të riskut, të cilat lidhen me investimin e shumave të mëdha të kapitalit për të financuar shoqëri përkatësisht të mëdha. Që nga vala e parë e projekteve të infrastrukturës në
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
47
shekullin XIX – ndërtimi i linjave hekurudhore, i lidhjeve transoqeanike etj. – ekonomitë moderne kanë zhvilluar nevojën për shoqëri tregtare, të cilat nga ana tjetër mund të financohen vetëm në rast se shumë investitorë i bashkojnë fondet e tyre në një sipërmarrje të përbashkët. Ky zhvillim ka patur ndikim të menjëhershëm në çështjet e drejtimit të shoqërive, të cilat do të diskutohen më hollësisht në kapitullin V, por që janë me rëndësi edhe këtu. Në rast se shoqëria ka shumë ortakë /aksionarë me një gamë të gjerë formimesh personale, shumica dërrmuese e këtyre ortakëve /aksionarëve nuk do të kenë as kohë, as ekspertizë për të administruar një aktivitet tregtar të ndërlikuar. Për më tepër, ndërsa numri i këtyre shoqërive rritet në të gjithë sektorët e ekonomisë, një teori financiare e njohur me emrin “teoria e portofolit” sygjeron që aksionarët racionalë duhet të synojnë një përqindje optimale rreziku dhe fitimi, duke i investuar fondet e tyre në një portofol të shumëllojshëm, të përbërë nga kuota/ aksione të shoqërive të ndryshme, çka do t’ua bëjë edhe më të lehtë ( dhe ekonomikisht të panevojshme) që të mos shqetësohen shumë se çfarë do të ndodhë me secilën prej shoqërive (pasi risku i vetem i tyre shtrihen deri në shumën e investimit te tyre në një shoqëri të caktuar). Pasoja e pashmangshme e kësaj llogjike ekonomike është se vendimmarrja duhet t’i delegohet një grupi pak a shumë të vogël administratorësh. Kjo krijon një konflikt potencial interesi ndërmjet administratorëve dhe investitorëve, i cili do të analizohet në nëntitullin “Administrimi i centralizuar” në Kapitullin V.1. Megjithë përpjekjet e shumëfishta për të forcuar mbrojtjen e investitorëve në këtë sferë, kufizimi i riskut të tyre deri në një cak të përcaktuar është absolutisht me rëndësi vendimtare për t’a bërë gjithë sistemin të funksionojë në interes të ekonomisë dhe të shoqërisë në tërësi. Mund të jetë shumë ë vështirë të gjenden investitorë të cilët dëshirojnë të investojnë një pjesë të pasurisë së tyre në shoqëri tregtare ku u kërkohet të marrin përsipër përgjegjësi të pakufizuar për detyrimet e shoqërisë, që shkaktohen nga vendime që u janë deleguar organeve administruese, të cilat ortakët /aksionarët nuk kanë gjasa t’i monitorojnë në mënyrë pak a shumë të hollësishme (dhe ku vlera e këtyre detyrimeve në terma absolute mund të jetë kaq e lartë sa t’i trembë dhe t’i largojë investitorët e vegjël që në fillim). Nga analiza e mësipërme është e qartë se përfitimet për shoqërinë burojnë kryesisht nga fakti se përgjegjësia e kufizuar u mundëson subjekteve të mëdha tregtare të operojnë me kontribute kapitale nga shumë investitorë. Por përgjegjësia e kufizuar nuk kufizohet tek subjektet e mëdha tregtare. Siç kemi parë (shih II.1.), tundimi që pronarët e subjekteve të vogla tregtare të përfitojnë nga përparësitë – ose ndoshta vetëm nga përparësitë e supozuara
48
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
– të përgjegjësisë së kufizuar, doli se ishte i papërmbajtur për sistemet e së drejtës për shoqëritë tregtare në mbarë botën. Këto shoqëri të vogla shpesh janë “të administruara nga vetë ortaku /aksionari”, domethënë që ortakët /aksionarët e shoqërisë tregtare veprojnë edhe si administratorë. Në rast se ndodh kështu, problemet e monitorimit nga investitorët të sjelljes në administrim mungojnë. Përkundrazi, përputhja e interesave të investitorëve dhe të administratorëve (të cilët janë të njëjtët pesona) i bën këto shoqëri veçanërisht të predispozuara për të shfaqur disa prej efekteve negative të përgjegjësisë së kufizuar, ndonëse duhet patur parasysh se këto probleme ekzistojnë edhe në shoqëritë e mëdha. Një efekt i përgjithshëm ekonomik që duhet të përmendet kur analizojmë përgjegjësinë e kufizuar është ajo që ekonomistët e quajnë “eksternalitetet negative” ose “kostot e jashtme”. Termi “eksternalitet negativ” në thelb përshkruan situatën në të cilën sjellja e një personi që synon të sigurojë sa më shumë fitime imponon kosto (potenciale) mbi një person ose grup tjetër që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në atë veprim të caktuar dhe, kësisoj, nuk mund t’i mbrojë interesat e tij apo të saj duke u munduar të arrijë një ujdi që i kompenson ata për çdo disavantazh.29 Përgjegjësia e kufizuar mund të shihet se krijon një eksternalitet të tillë negativ thjesht duke ua kaluar ortakëve /aksionarëve të gjitha fitimet, por jo të gjitha humbjet e aktivitetit tregtar. Mënyra më e mirë për ta ilustruar këtë efekt përfshin viktimat e dëmeve. Shembull: Një grupim shumëkombësh shoqërish është përfshirë në kërkimin dhe përpunimin e naftës. Ky grupim do të jetë në gjendje të rrisë fitimet e tij – në fund të fundit, fitimet që mund t’u shpërndahen ortakëve /aksionarëve të shoqërisë mëmë nëpërmjet dividendëve – duke ulur shpenzimet për mirëmbajtjen e flotës së anijeve cisternë, megjithëse 29) Prodhimi industrial i pothuajse çdo produkti mund të shërbejë si shembull për kostot e jashtme: Prodhuesi dhe konsumatori bien dakord për çmimin e produktit, që faktorizohet në dobishmërinë e produktit për konsumatorin. Nga të ardhurat e siguruara, prodhuesi mbulon shpenzimet “e dukshme” të prodhimit (të tilla si shpenzimet për lëndë të para, për energjinë, për fuqinë punëtore) dhe mban fitimin. Por të tretëve të papërfshirë zakonisht u imponohen disa shpenzime “të padukshme”, që nuk duken si faktorë shpenzimi në këtë veprim tregtar: probleme të shëndetit për shkak të ndotjes së ajrit; të ardhura më të ulëta në peshkim, të pësuara nga popullsia larg vendit të prodhimit, për shkak të ndotjes së ujit; dhe efekti korruptues që kanë mbi shoqërinë rryshfetet që u paguhen politikanëve ose zyrtarëve, që këta të fundit të mos e mbyllin fabrikën për shkeljet nga ana e saj të ligjeve për mjedisin (edhe rryshfetet përfshihen në llogaritë e tregtarit dhe, kësisoj, në çmimin e paguar nga konsumatorët!). Siç tregon ky shembull, disa prej këtyre shpenzimeve “të padukshme” ose të jashtme vështirë se mund të llogariten me saktësi.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
49
kjo rrit rrezikun që njëra prej çisternave të shpërthejë nga dallgët e detit dhe të shkaktojë derdhjen e naftës. Në rast se ndodh kështu, viktimat e kësaj katastrofe detare – peshkatarët, operatorët vendorë të turizmit etj. – mund të ngrenë padi për zhdëmtime kundër shoqërisë që përdor çisternën, kështu ata bëhen kreditorë të asaj shoqërie. Por padia ka të ngjarë të jetë e pavlefshme në rast se shoqëria është një shoqëri e kontrolluar, ligjërisht e ndarë brenda grupimit, me një pasuri të vetme: çisternën, rrënojat e së cilës tani ndodhen në fund të detit. Përgjegjësia e kufizuar e lejon mëmën t’i korrë të gjitha fitimet që dalin nga veprimet e çisternës, por e mbron atë nga humbja e pallogaritshme që u shkaktohet viktimave të pafajshme në rast aksidenti.30 Ky problem përshkruhet në terma grafike si “rrezik moral”. Megjithatë, ai ndodh edhe në shumë mënyra që janë më pak të bujshme. Në çdo shoqëri ku ortakët ose aksionarët gëzojnë mbrojtjen e përgjegjësisë së kufizuar, prirja e tyre për t’i pranuar rreziqet do të jetë e ndryshme, dhe në shumicën e rasteve më e madhe, se ajo e kreditorëve të shoqërisë. Kjo rrjedh nga ideja themelore se një e ardhur më e madhe nga një investimi shoqërohet pa mëdyshje me një rrezik më të madh. Për kreditorët e ardhura nga investimi i tyre kufizohet në pretendimet (kontraktore) të tyre në lidhje me interesin mbi shumën kryesore dhënë hua shoqërisë; ata nuk mund të sigurojnë më shumë se kjo shumë, dhe për këtë arsye, nuk kanë interes ta shohin shoqërinë të pranojë një rrezik më të madh se ç’është e nevojshme për të siguruar interesin dhe për të garantuar shlyerjen e sigurtë të shumës kryesore. Por për ortakët/ aksionarët, nga ana tjetër, fitimet krijohen vetëm nëpërmjet të ardhurave më të mëdhaja se sa të ardhurat që nevojiten për t’u paguar interesin kreditorëve; për rrjedhojë, ata preferojnë një dozë risk marrje më të madhe. Kreditorët e sofistikuar e parashikojnë këtë mospërputhje të gjasave të riskut dhe mund të përpiqen të mbrohen me anë të klauzolave kontraktore të cilat kufizojnë riskun që mund të pësojë shoqëria në aktivitetin e saj tregtar ose thjesht duke kërkuar përqindje më të lartë interesi. Por kjo mbrojtje nuk është e mundshme në të gjitha situatat. Ajo nuk është e mundshme për kreditorët jovullnetarë, të tillë si viktimat e një dëmi të kryer nga shoqëria (katastrofa e naftës në shembullin më lart). Po kështu, kreditorët nuk mund të mbrohen ndaj mosrespektimit nga ana e shoqërisë të kufizimeve kontraktore, për sa kohë që kjo sjellje mbetet e pazbuluar nga kreditorët (p.sh., si pasojë e mbajtjes së kontabilitetit të rremë). Së fundi, 30) Përveç rasteve kur ligji ndërhyn duke hequr përgjegjësinë e kufizuar, dhe e bën shoqërinë mëmë efektivisht përgjegjëse për detyrimet e shoqërisë së kontrolluar: VIII.2.1.b)
50
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
marrja përsipër e riskut nga ortakët /aksionarët mund të arrijë nivele të papërgjegjshme në rast se shoqëria është pranë falimentimit. Në këtë situatë, investimi i ortakëve / aksionarëve tashmë ka humbur; me t’u hapur proçedurat e falimentimit, të gjitha pasuritë e mbetura (apo më saktë vera e aseteve) u shkojnë kreditorëve. Por nëse ende ka një mundësi minimale që shoqëria t’i sigurojë përsëri pasuritë e saj duke provuar kartën e fundit me rrezik të lartë, ortakët /aksionarët dhe administratorët që veprojnë në interes tyre dhe që luftojnë edhe për të ruajtur punën e tyre, kanë një shtysë për t’a vonuar hapjen e proçedurave të falimentimit dhe ta vendosin të gjithë fatin e tyre në këtë kartë të fundit (që t’i përmbahemi ilustrimit me kazinonë). Por e gjithë kjo nuk duhet të shpjerë në përfundim se përgjegjësia e kufizuar si e tillë është një “privilegj” i pajustifikuar. Për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi, përfitimet që rrjedhin nga kufizimi i përgjegjësisë së ortakëve /aksionarëve në kuptimin e mundësimit të investimeve në shkallë të gjerë, janë më të mëdha se disavantazhet e lidhura me të. Dhe vendimi i ligjvënësit për ta lejuar përgjegjësinë e kufizuar edhe për shoqëritë më të vogla duhet respektuar si vendim politik që nxit formimin e shoqërive të reja që në të kundërt mund të mos formoheshin. Kuptohet, çdo përjashtim nga parimi i përgjegjësisë së kufizuar në lidhje me të SHA-të dhe SHPK-të duhet trajtuar me kujdes të madh, me qëllim që të mos kompromentojmë qëllimin kryesor të legjvënësit. c) Përgjegjësia përjashtimore e ortakëve/aksionarëve [“heqja i petkut të shoqërisë (“piercing the corporate veil)”] Një përjashtim i shprehur nga parimi i përgjegjësisë së kufizuar ndodhet në Nenin 16 të LSHT-së i cili sipas titullit të tij synon t’i kundërvihet sjelljes abuzive që arrin në “rrezik moral” (siç u përshkrua më lart). Neni në paragrafin i tij të parë parashikon se ortakët apo aksionarët e shoqërisë tregtare, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit, të cilët kryejnë një nga veprimet ose mosveprimet vijuese, përgjigjen personalisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë, me të gjithë pasurinë e tyre nëse: a) abuzojnë me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme; b) trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre; c) në çastin kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, nuk marrin masat e nevojshme, për të siguruar që shoqëria, në varësi të llojit të veprimtarisë së ushtruar,
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
51
të ketë kapitale të mjaftueshme, për të përmbushur detyrimet e marra përsipër ndaj palëve të treta. I pari i këtyre shkaqeve të përgjegjësisë qartazi – dhe me të drejtë – i referohet abuzimit, duke kërkuar kështu një element mashtrimi nga ana e personave që veprojnë ose nuk veprojnë siç u kërkohet, dhe ky mashtrim duhet të vërtetohet nga kushdo që përpiqet të mbështetet në këtë dispozitë. Ky element mashtrimi nuk është i pranishëm në formulimin e shkakut të dytë të përgjegjësisë. Këtu Komentari përdor gjuhë të fortë, duke folur për “aktorët që zhvatin pasurinë në mënyrë abuzuese”,31 dhe elementi i abuzimit është i pranishëm edhe në praktikën gjyqësore gjermane tek e cila referohet Komentari.32 Kështu që është për të ardhur keq që vetë LSHT-ja nuk e formulon rregullin duke ju referuar “abuzimit”. Por nuk mund të ketë dyshim që përgjegjësia sipas Nenit 16 (1) (b) të LSHT-së që të lindë kërkon të paktën elementin e sjelljes së qëllimtë. Ne nxjerrim mbështetje për këtë interpretim nga rregullat për përgjegjësinë e administratorëve për pakujdesi në përmbushjen e detyrave të tyre. Në bazë të Nenit 98 (3) dhe Nenit 163 (3) të LSHT-së, nëse veprojnë në kundërshtim me detyrat e tyre dhe shkelin standardet e kujdesit, administratorët janë të detyruar ta dëmshpërblejnë shoqërinë për çdo dëm që është pasojë e shkeljes. Ky rregull për shlyerjen e dëmit shkaktuar ndaj shoqërisë do të minohej plotësisht në rast se thjesht mosveprimi me kujdesin e duhur do t’a bënte administratorin përgjegjës për të gjitha detyrimet e shoqërisë sipas Nenit 16 (1) (b) të LSHT-së. Aq më tepër që, ortakët /aksionarët të cilët nuk kanë detyrimin për të ushtruar kujdes dhe profesionalizëm të arsyeshëm, nuk mund të shpallen përgjegjës për pakujdesi të lehtë në bazë të Nenit 16 (1) (b) të LSHT-së, veç në rast se veprojnë, ose nuk veprojnë, me qëllimin për të dëmtuar interesat e kreditorëve. Më problematiku ndër të tre shkaqet e përgjegjësisë sipas Nenit 16 (1) të LSHT-së është shkaku i tretë. Elementi i arsyetueshmërisë ose kujdesit të duhur të importuar në dispozitë për shkak të fjalëve “duhet të kishin marrë dijeni” shkon shumë larg çdo koncepti për “abuzimin. Një problem tjetër serioz qëndron në faktin se edhe shkenca e administrimit deri tani nuk ka qënë në gjëndje të përcaktojë se sa “kapital i mjaftueshëm” për të zhvilluar një aktivitet të caktuar tregtar mund të përcaktohet paraprakisht me një shkallë sigurie. Gjithashtu, nëse dispozita është parashikuar me qëllimin për t’u zbatuar vetëm pasi shoqëria është bërë e paaftë për të paguar 31) Komentari për Nenin 16 (paragrafi i fundit). 32) Komentari për Nenin 16 (fragmenti për “Trajtimin e pasurive të shoqërisë si pasuritë e veta”).
52
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
detyrimet e saj, duket të ngatërrohet “kapitali” me likuiditetet, pasi janë këto të fundit të cilat përcaktojnë aftësinë e shoqërisë për të paguar borxhet e saj. Po kështu, Neni 16-të (1) (c) i LSHT-së nuk thotë asgjë mbi lidhjen shkakësore ndërmjet veprimit ose mosveprimit të personave të përmendur në dispozitë dhe masës së përgjegjësisë së tyre. Ta zëmë se shoqëria ishte në gjendje të shëndoshë financiare derisa, në një moment, situata financiare e saj u përkeqësua deri në atë pikë kur ajo pëson falimentim, por ortakët /aksionarët dhe administratorët e saj (me dijeni) e vazhduan aktivitetin tregtar për disa javë të tjera, deri në hapjen e proçedurave të falimentimit. A i bën kjo sjellje ortakët dhe administratorët përgjegjës vetëm për dëmin që u është shkaktuar kreditorëve si pasojë e vonesës në hapjen e proçedurave të falimentimit? Në këtë rast një zgjidhje e problemit tashmë mund të gjendet në Nenin 16-të të ligjit “Për Falimentimin”33, megjithëse lidhja ndërmjet kësaj dispozite dhe LSHT-së është shumë paqartë (VI.4.). Por ndoshta Neni 16 (1) (c) i LSHT-së i bën ortakët dhe administratorët përgjegjës për të gjitha detyrimet e shoqërisë, që duket se është kështu edhe në lidhje me Nenin 16 (1) (a) dhe (b) të LSHT-së. Në dritën e këtyre dyshimeve të shumta, rekomandojmë që Nenit 16 (1) (c) të LSHT-së t’i bëhet një interpretimi më i ngushtë i mundshëm. 4.
Rregulla të veçanta për shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm
Sipas ligjit shqiptar, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar apo një shoqëri aksionare mund të formohen nga një person i vetëm (Neni 3 (1) i LSHT-së) apo të kthehen në një shoqëri me një ortak /aksionar të vetëm më vonë gjatë ekzistencës së tyre pas u prishur (Neni 187 (2) i LSHT-së). Përsa i përket shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, rregulli që një shoqëri mund të ketë një ortak të vetëm kur ajo formohet dhe gjithashtu kur të gjitha kuotat kalojnë në duart e një personi të vetëm është një kusht sipas së drejtës evropiane,34 ndërsa shtrirja e këtij rregulli për shoqëritë aksionare është një vendim autonom i ligjvënësit shqiptar. Në aspekte të tjera gjithsesi, LSHT-ja paraqet një mosbesim të dallueshëm ndaj shoqërive me ortak /aksionar të vetëm, që ka rezultuar në një numër dispozitash diskriminuese, dobia e të cilave është e dyshimtë, jo vetëm për faktin se ato mund të shmangen lehtësisht. 33)
Ligji nr. 8901, date 23 maj 2002, i ndryshuar me Ligjin nr. 9919 datë 19 maj 2008, për Falimentimin. 34) Direktiva e Dymbëdhjetë e Këshillit për të Drejtën për Shoqëritë Tregtare 89/667/EEC e datës 21 Dhjetor 1989 për Shoqëritë Private me Përgjegjësi të Kufizuar me Ortak të Vetëm , OJ L 395, 30.12.1989, p. 40-42.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
4.1
53
Formimi i një shoqërie aksionare nga një themelues i vetëm
Neni 114 (1) i LSHT-së përmban një dispozitë të veçantë për formimin e një shoqërie aksionare nga një themelues i vetëm. Nëse, përpara regjistrimit të shoqërisë në QKR, themeluesi i vetëm nuk e ka shlyer apo kaluar tërësisht kontributet e tij në para apo në natyrë, ai duhet të garantojë pagimin e kontributit me anë të një garancie bankare e cila përmban të njëjtën vlerë me kontributin e nënshkruar, e vlefshme për jo më shumë se një vit, dhe t’ia paraqesë atë QKR-së së bashku me kërkesën për regjistrim. Nëse me përfundimin e afatit të garancisë bankare, aksionari nuk i konfirmon bankës pagesën në tërësi të kontributit të parashikuar në statut, shuma e garancisë bankare kalon automatikisht për llogari të shoqërisë për shlyerjen e kapitalit. Efekti më i mundshëm në lidhje me formimin e shoqërive aksionare është se rregulli parashikon një nxitje për të shmangur krijimin nga një themelues i vetëm dhe kthimin në mënyrën tradicionale të shmangies nga ligji, d.m.th një themelues i dytë nënshkruan për një aksion të vetëm të cilën ai i’a kalon thmeluesit kryesor menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë në QKR. Nuk ekziston ndonjë dispozitë e tillë në lidhje me themelimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar. 4.2
Përgjegjësia personale për mosregjistrim të statusit si shoqëri me ortak /aksionar të vetëm
Sipas Nenit 71 (1) dhe Nenit 114 (2) të LSHT-së, përgjegjësia personale për detyrimet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ose të shoqërisë aksionare mund të lindë nëse pas regjistrimit fillestar të shoqërisë, numuri i ortakëvë /aksionarëve reduktohet në një dhe ortaku apo aksionari i vertëm nuk e regjistron këtë fakt në QKR. Përsëri logjika e këtij rregulli është e vështirë të shihet, sepse rreziqet për kreditorët nuk varen në ndonjë shkallë të lartë nga fakti nëse shoqëria teknikisht është me një ortak të vetëm apo ekziston edhe një ortak i dytë me një kuotë të vogël (p.sh., 1%) dhe pa ndikim në vendimet e marra nga ortaku mbizotërues dhe /ose administratori. Për më tepër, ky rregull ligjor nuk është në linjë me legjislacionin evropian përsa i përket shoqërive me përgjegjësi të kufizuar: Direktiva e Dymbëdhjetë, lejon për një përgjegjësi të ortakut të vetëm për detyrimet e shoqërisë vetëm në rrethana shumë të kufizuara. Megjithëse Direktiva parashikon detyrimin për t’a regjistruar statusin me një ortak të vetëm35 35)
Neni 3 i Direktivës së Dymbëdhjetë.
54
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
ajo nuk lejon ekzekutimin të këtij detyrimi me anë të heqjes së petkut të shoqërisë “piercing the veil” 36. Neni 71 (1) i LSHT-së për rrjedhojë do të duhet të ndryshohet në mënyrë që të përputhet me të drejtën evropiane. Përveç kësaj, ndryshimet e minutës së fundit në Parlamentin shqiptar, fatkeqësisht kanë sjellë një diferencim ndërmejt shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare, gjë e cila është akoma më e vështirë për tu shpjeguar dhe justifikuar se sa vetë regulli bazë. Përsa i përket shoqërive aksionare Neni 114 (2) të LSHT-së, i cili përfaqëson gjëndjen e projekt ligjit fillestar, parashikon përgjegjësinë personale përsa i përket gjithë detyrimeve që shoqëria “ndërkohë” ka marrë përsipër. Kjo është shumë negative, pasi normalisht regjistrimi merr një farë kohe (të shkurtër) për t’u realizuar, kohë gjatë së cilës shoqëria nuk mund thjesht t’i ndërpresë të gjitha veprimet tregtare të saj, kështu që fare mirë mund të lindin detyrime të reja dhe ortaku ose aksionari i vetëm nuk mund të bëjë asgjë të shmangur përgjegjësinë e tij personale për to. Por në Nenin 71 (1) të LSHT-së Parlamenti e hoqi referencën tek detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër “ndërkohë”, çka do të thotë se, ortaku i vetëm në një shoqëri më përgjegjësi të kufizuar bëhet personalisht përgjegjës për të gjitha detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër përpara se ajo të bëhej shoqëri me ortak të vetëm. Ky sanksion i rëndë bëhet edhe më i rrezikshëm, sepse nuk është krejtësisht e qartë çfarë duhet të bëjë ortaku /aksionari i vetëm me saktësi, për t’iu përmbajtur ligjit dhe për të shmangur përgjegjësinë e tij personale. Në rastin e shoqërivë aksionare, Neni 114 (2) i LSHT-së i kërkon aksionarit të vetëm t’i “njoftojë QKR-së zvogëlimin e numrit të aksionarëve, si dhe emrin e tij për regjistrim dhe publikim”, ndërsa në rastin e SHPK-ve, Neni 71 (1) i LSHT-së i kërkon ortakut të vetëm që “ta regjistrojë zvogëlimin dhe emrin e tij, sipas Nenit 43 të Ligjit “Për QKR-në”. Duket se nuk ka arsye të shëndoshë përse ligji të përdorë fjalë të ndryshme dhe ne besojmë se në secilin rast përgjegjësia e ortakut ose e aksionarit përfundon kur ai i paraqet kërkesën përkatëse QKR-së. Në shumicën e rasteve, zgjidhja praktike për të shmangur një përgjegjësi të tillë mund të ishte që kontrata për kalimin e kuotave ose aksioneve tek ortaku ose aksionari i fundit i mbetur t’a kushtëzojë kalimin me paraqitjen e kërkesës në QKR ose edhe – që të jemi të sigurtë në rast se interpretimi ynë i Nenit 71 (1) dhe Nenit 114 (2) të LSHT-së hidhet poshtë – me regjistrimin efektiv; shih më poshtë III.5.4.
36) Shih Neni 2 (2) i Direktivës së Dymbëdhjetë.
Shoqëria Tregtare si person juridik i veçantë
4.3
55
Transaksionet ndërmjet shoqërisë dhe ortakut /aksionarit të vetëm
Neni 13 (7) i LSHT-së përmban dy rregulla të cilat zbatohen nëse një person është njëkohësisht administrator dhe ortak apo aksionar i vetëm i një shoqërie. Rregulli më i përgjithshëm në fjalinë e dytë të Nenit 13 (7) kërkon që kontratat të cilat ky person lidh me shoqërinë e tij duhet të regjistrohen në një procesverbal të mbajtur në zyrën qëndrore të shoqërisë. Kjo dispozitë implementon Nenin 5 (1) të Direktivës së Dymbëdhjetë. Mospërmbushja e këtij detyrimi dënohet më një gjobë -modeste– deri më 15.000 lekë. Rregulli më problematik, i cili nuk rrjedh nag Direktiva e Dymbëdhjetë, gjendet në fjalinë e parë të Nenit 13 (7). Ky rregull parashikon se “një person i cili është njëkohësisht administrator dhe ortak apo aksionar i vetëm i shoqërisë, nuk mund të lidhë kontrata huaje apo garancie me shoqërinë”. Ne besojmë se formulimi i kësaj dispozite shkon tepër larg dhe duhet të interpretohet ngushtësisht. Qëllimi normal i dispozitës është se shoqëria nuk duhet të marrë rrezikun e huazimit të parave tek ortaku i vetëm i saj, ose të japë garanci për borxhet e tij. Gjithsesi ne nuk shohim ndonjë arsye përse ortaku i vetëm të mos lejohet t’i jap hua shoqërisë dhe ose të mos japë garanci për borxhet e shoqërisë, pasi në këtë rast rreziku nuk qëndron në shoqërinë, por në vetë ortakun e vetëm. Meqënëse shuma minimale e për kapitalin themeltar për një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është vetëm 100 lekë, shoqëritë e krijuara me një kapital kaq të ulët shpesh do të kenë nevojë për financime në formën e huave, ose përndryshe ato mund të mos jenë në gjëndje të fillojnë aktivitetin e tyre tregtar. Gjithashtu kreditorë të tjerë mund të mos të kenë dëshirë që të japin hua shoqërve kaq të dobëta përveç rasteve kur ato mund të marrin garanci nga ortaku i tyre i vetëm. Në çdo rast, Neni 13 (7) i LSHT-së i refeohet vetëm “kontratave me shoqërinë”, kështu ajo nuk ndalon një kontratë e cila është lidhur vetëm ndërmjet kreditorit dhe ortakut apo aksionarit të vetëm, i cili ofron garanci për kreditorin.
56
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
III.
KAPITALI DHE KUOTAT /AKSIONET
1.
Kapitali dhe kontributet nga ortakët /aksionarët
Fjala “kapital” në kuptimin më të gjerë të saj, i referohet të gjitha burimeve financiare të një aktiviteti tregtar. Këto burime financiare mund të grupohen në dy kategori të gjera, të cilat janë: i. kapitali i investuar nga pronarët e biznesit (ortakët, aksionarët), që quhet “kapiti i vet”, dhe ii. kapitali i mundësuar nga kreditorët, që quhet “kapitali i huazuar”. Siç kemi parë nga diskutimi i përgjegjësisë në kapitullin e mëparshëm, këto dy kategori kapitali bartin risqe të ndryshme. Kreditorët kanë të drejtën për t’u shlyer, në momentin e maturimit, të shumës kryesore që ata i kanë ofruar shoqërisë, plus interesin. Pronarët e shoqërisë tregtare (ortakët, aksionarët) nuk e kanë këtë të drejtë të paracaktuar, por të ardhurat nga investimi i tyre varen nga fitimi i siguruar nga shoqëria tregtare mbi shumat që nevojiten për të shlyer kreditorët. Në terma të bilancit, e drejta për këtë shtesë shprehet si “kapital i vet”. Kapitalet e veta duhet të dallohen nga kontributet e dhëna nga ortakët ose aksionarët në përmbushje të detyrimeve të tyre për të investuar një shumë të caktuar kapitali (kapitali i nëshkruar /aksionar). Këto kontribute janë aktive të cilat, për rrjedhojë, regjistrohen në kolonën e aktiveve të bilancit të shoqërisë (normalisht në anën e majtë), ndërsa regjistrimi përkatës për kapitalin shënohet në bilanc në kolonën e detyrimeve (normalisht në anën e djathtë) ku ajo për pasojë përbën një pjesë të kapitalit të vet, të njohur si kapitali i nënshkruar apo kapitali aksionar.37 Në kohën kur jepet kontributi, të dy zërat behen hyrje në shuma të barabarta, por trajtimi i tyre më pas ndryshon. Fillimisht aktivet e kontribuara nga ortakët ose aksionarët përdoren në proçeset produktive në të cilat angazhohet shoqëria. Për shembull, kontributet në para nuk do të mbeten të bllokuara në një llogari bankare të shoqërisë, por përdoren për blerjen e pajisjeve ose të mallrave që, nga ana tjetër, mund t’u shiten klientëve, duke sjellë rihyrje të përtëritur të parasë, e kështu me radhë. Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se ortakët /aksionarët japin një kontribut jo në formë paraje (i quajtur kontribut në natyrë), edhe aktivet e kontribuara në këtë mënyrë do të përdoren dhe, në fund, mund të konsumohen /amortizohen gjatë proçeseve produktive si, për shembull, një veturë ose një kompjuter vlera e të cilave “zvogëlohet” në raport me jetëgjatësinë e kufizuar përkatëse të tyre, deri sa të jetë shteruar 37)
Kur ortakët apo aksionarët kontribuojnë më shumë aktive se sa janë pasqyruar nga vlera nominale e kuotës /aksioneve të tyre (të quajtuar “prim”) regjistrohet si një rezervë e veçantë, e cila gjithsesi është një pjesë tjetër e kapitalit të vet.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
57
dobishmëria e tyre ekonomike. Por gjithë ky qarkullim dhe shndërrim i pandërprerë i aktiveve të shoqërisë nuk e prek shifrën e kapitalit nëshkruar /aksionar në anën e pasiveve të bilancit. Me përkufizim, dy anët e bilancit38 janë të barabarta në total (ata janë “në balancë”). Për rrjedhojë, ndryshimet në shumën e aktiveve të zotëruara nga shoqëria, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në anën e aktiveve, duhet të “barazohen” nga një hyrje korresponduese në anën e djathtë të bilancit. Ky “barazim” arrihet nga hyrja fitim /humbje. Rrjedhimisht, vetëm “rezultati përfundimtar” financiar i aktivitetit tregtar të shoqërisë, fitimi i sjellë ose humbja e shkaktuar prej tij, do të rrisin ose zvogëlojnë, përkatësisht, vlerën e kapitalit të vet të investitorëve. Kapitali aksionar (apo kapitali i nënshkruar) përbën vetëm një pjesë të kapitalit të vet. Përveç kapitalit aksionar, kapitali i vet përfshin gjithashtu rezervat (që janë fitimet e mbajtura të përdoruara për të financuar biznesin) dhe fitimi apo humbja reale. Diskutimi i mëposhtëm mbi kapitalin ligjor i referohet vetëm pjesës së kapitalit aksionar të kapitalit të vet. Një bilanc i zakonshëm ka strukturën mëposhtme: BILANCI DETYRIMET &KAPITALI I VET
AKTIVET
Kapital i nënshkruar/aksionar
+ AKTIVE
KAPITALI I VET
Rezervat
+ Fitim/humbje
KAPITALI I HUAZUAR
Totali
= Totali
38) Që janë “ana e aktiveve” në anën e majtë dhe „ana e detyrimeve dhe e kapitalit të vet ” në të djathtë.
58
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Kapitali i huazuar në anën e djathtë të bilancit mund të vijë nga burime të ndryshme, p.sh. hua bankare apo kredi tregtare (=shumat e detyruara nga shoqëria furnitorëve të saj). Në ndryshim nga kapitali aksionar, këto shuma në një faze të caktuar do të duhet t’u paguhen kreditorëve; gjithashtu, ato si të tilla nuk sjellin ndonjë të drejtë për të marrë pjesë në fitime, por mund të mbartin të drejtën për interesa, të cilat duhet të paguhen edhe nëse shoqëria nuk realizon fare fitime. 2.
Kapitali ligjor
Në shoqëritë kolektive ose në shoqëritë komandite, kapitali në kuptimin e sapo-përshkruar është koncept mjaft fleksibël. Ortakët janë të lirë të përcaktojnë shumën e kontributeve të tyre (nëse japin ndonjë kontribut),39 dhe LSHT-ja nuk përmban kufizime për shlyerjen e kontributeve ose për shpërndarjen e fitimeve tek ortakët. Kjo i përgjigjet faktit se kreditorët mund t’u drejtohen gjithnjë ortakëve të pakufizuar për shlyerje, në rast se burimet financiare të shoqërisë janë të pamjaftueshme (II.3.1.). Por ne kemi parë gjithashtu se ka një farë përjashtimi në këtë liri përsa i përket përgjegjësisë personale të ortakëve të kufizuar në shoqëritë komandite, i cili varet nga fakti nëse kontributet janë dhënë në mënyrë të rregullt ose janë rikthyer (II.3.2.). Gjithsesi, në rastin e SHPK-ve, vlerësimet rreth kapitalit të vet të shoqërisë dhe kontributeve të bëra nga ortakët, tradicionalisht kanë luajtur një rol qëndror, e cila ka sjelle lindjen e një sistemi regullash me emrin “kapitali ligjor”. Por, ndërsa parimi i përgjegjësisë së kufizuar, domethënë që ortakët /aksionarët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë, zbatohet në masë të barabartë si për SHPK-të ashtu edhe për SHA-të, dispozitat për kapitalin ligjor në LSHT ndryshojnë dukshëm ndërmjet këtyre dy llojeve organizimeve të biznesit. Në lidhje me shoqëritë aksionare, kapitali ligjor është subjekt i harmonizimit evropian në Direktivën e Dytë për të Drejtën për Shoqëritë Tregtare (IX.3.). Për rrjedhojë, qëllimi për ta bërë LSHTnë të pajtueshme me standardet evropiane kërkoi implementimin e kësaj direktive në këtë ligj të ri. Nga ana tjetër, asnjë standard evropian nuk rregullon çështjen e kapitalit ligjor përsa i përket SHPK-ve, dhe hartuesit e LSHT-së që fillimisht nuk parashikuan asnjë rregull për grumbullimin 39) Shih rregullat e përgjithshme në Nenin 25 (1) të LSHT-së, të cilat mund të ndryshohen nga ortakët për shkak të lirisë së tyre kontraktore (Neni 24 i LSHT-së). Në mënyrë interesante, Neni 25 (2) i LSHT-së kërkon që raporti për vlerësimin e kontributeve në natyrë t’i paraqitet QKR-së, megjithëse nuk është e qartë se interesin e kujt synohet të mbrojë ky rregull, nisur nga fakti që ortakët mund të bien dakord për çdo ndryshim që dëshirojnë.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
59
e kapitalit, dhe asnjë rregull për ruajtjen e kapitalit, përtej një rregulli shpërndarjeje bazuar në kriterin e aftësisë paguese në Nenin 77 të LSHTsë, të LSHT-së. Elementet që së bashku përbëjnë konceptin plotësisht të zhvilluar të kapitalit ligjor, trajtohen në pjesët e mëposhtme, bashkë me citimin e dispozitave përaktëse implementuese për SHA-të në LSHT dhe citimin e rregullave të ngjashme, ose mungesën e tyre, për SHPK-të. 2.1
Kapitali i nënshkruar
Çdo SHPK apo SHA duhet të ketë një shumë të përcaktuar kapitali të nënshkruar/ regjistruar, që bëhet publike sipas rregullave për regjistrimin dhe publikimin e shoqërisë tregtare, dhe mund të ndryshohet vetëm me anë të një proçedure formale për zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit. Shuma e përgjithshme e vlerave nominale të të gjitha kuotave /aksioneve është e barabartë me shumën e kapitalit të nënshkruar /regjistruar.40 Në bilancin e shoqërisë, kapitali i regjistruar gjithmonë paraqitet me vlerën nominale të tij, ndërsa fitimet dhe humbjet regjistrohen veçant brenda kapitalit të vet. Ky element i kapitalit aksionar të nënshkruar është një themeli i rregullave të ruajtjes së kapitalit, i cili do të diskutohet më tej më poshtë (III.2.3). Fakti që ligji përcakton gjithashtu një vlerë minimale të kapitalit të nënshkruar që tejkalon një shifër krejt simbolike dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm financiar nga ortakët /aksionarët, nuk është element i nevojshëm i sistemit të kapitalit ligjor. Kushtet për kapital minimal përcaktojnë nivelin minimal të kontributeve që ortakët apo aksionarët duhet t’i kalojnë shoqërisë gjatë proçesit të themelimit të saj. Rregullat për ruajtjen e kapitalit bazuar në kapitalin e nënshkruar aksionar (plus ndonjë rezervë të pashpërndarshme), në të kundërt, ka për qëllim kufizimin e kthimit të kontributeve ralisht të kryera nga ortakët/aksionarët, të cilat mund të jenë thelbësisht më të larta se sa kushti i kapitalit minimal ligjor. Pikëpamja tradicionale në evropën kontinentale (kundrejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës) ka qenë që kapitali i rëndësishëm minimal është çmimi që duhet paguar (quit-pro-quo), për “privilegjin” e përgjegjësisë së kufizuar, megjithëse kjo pikëpamje tradicionale është venitur gjithnjë e më shumë gjatë këtyre viteve të fundit, si pasojë e zhvillimeve evropiane në lidhje me lirinë e vendosjes (më poshtë IX.4). Nuk ekziston ndonjë rregull evropian që të urdhërojë një shumë minimale kapitali të nënshkruar për shoqëritë me përgjegjsëi të kufizuar, dhe në një numër gjithnjë e më të 40) Shih Nenin 68 (2), Nenin 110 të LSHT-së.
60
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
madh Shtetesh Anëtare kapitali i nënshkruar për këtë lloj shoqërie tregtare mund të jetë edhe vetëm 1 Euro. Ulja e kapitalit minimal për SHPK-të deri në vetëm 100 lekë në Nenin 70 të LSHT-së ndjek këtë prirje. Për SHA-të, Neni 6 i Direktivës së Dytë për të Drejtën për Shoqëritë Tregtare përcakton një vlerë minimale kapitali të regjistruar jo më pak se 25,000 Euro, megjithatë i lejon Shtetet Anëtare të kërkojnë kapital minimal edhe më të lartë. Në bazë të kurseve të sotme të këmbimit, kapitali minimal për SHA-në (pa ofertë)41 prej 2,000,000 lekësh në Nenin 107 të LSHT-së lypset të rritet në mënyrë që të jetë në përputhje me kushtet evropiane të saj. 2.2
Grumbullimi i kapitalit
I gjithë kapitali i nënshkruar (jo vetëm kapitali aksionar minimal) duhet të grumbullohet, në mënyrë që shoqëria të marrë efektivisht aktive që mund të vlerësohen ekonomikisht42 dhe vlera e të cilave nuk është më e ulët se vlera nominale e kapitalit të nënshkruar, plus ndonjë prim mbi aksionet që do të emetohen për to. Primi është shuma me anë të së cilës kontributet që duhen bërë nga ortakët /aksionarët43 janë më të larta se sa vlera nominale e marrë në këmbim. Dy dispozita të LSHT-së lidhur me SHA-të hyjnë në lojë këtu. Së pari, Neni 108 i LSHT-së parashikon që kontributet e aksionarëve mund të jenë në ”para apo në natyrë (pasuri të luajtshme apo të paluajtshme) ose në të drejta të vlerësueshme në para”. Megjithatë, ligji përjashton shprehimisht punën ose shërbimet, ndonëse sipërmarrja për të kryer punë ose për të ofruar shërbime në parim mund të jetë ekonomikisht e vlerësueshme. Por kjo konsiderohet shumë e pasigurt dhe pre e abuzimeve nëse ortakët / aksionarët do të lejoheshin të jepnin kontributin e tyre në shoqëri në këtë mënyrë. 44 Përtej këtij kufizimi, ligji nuk e pengon kontributin në formën aktiveve të paprekshme, që mund të jetë ekonomikisht e vlerësueshme. Një rast i rëndësishëm praktik i kësaj pasurie të paprekshme, është “emri i mirë” i një shoqërie ekzistuese tregtare, që është diferenca ndërmjet vlerës (më të lartë) të tregut të shoqërisë tregtare në tërësinë e vet dhe vlerës (më të ulët) që llogaritet duke mbledhur artikujt individualë të pasurisë që i përkasin shoqërisë tregtare dhe duke zbritur detyrimit e shoqërisë tregare. Kur është pozitiv, ky dallim përfaqëson vlerën ekonomike në perspektivë të 41)
Kapitali minimal aksionar për SHA-të me ofertë publike arrin në 10 Mio Lek, gjë e cila përmbush kushtet evropiane. 42) Shih Nenin 7 të Direktivës së Dytë. 43) Në rast se ortakët /aksionarët bien dakort të kontribuojnë një shumë të tillë shtesë. 44) Ky kufizim e ka themelin e saj gjithashtu në Nenin 7 të Direktvës së Dytë.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
61
shoqërisë tregtare, që rrjedh nga pozita e saj e konsoliduar në treg, baza e klientëve të saj, niveli tekniko-profesional i fuqisë punëtore të saj, etj. Së dyti, Neni 112 i LSHT-së merret me problemin e vlerësimit.45 Për sa kohë që kapitali i grumbulluar përbëhet nga kontribute në para, vlerësimi ekonomik nuk paraqet problem.46 Por në rastin e kontributeve në aktive jomonetare (“kontributi në natyrë”), proçesi i vlerësimit është i nevojshëm për të përcaktuar nëse vlera ekonomike e kontributit përputhet me vlerën nominale plus çdo prim mbi aksionet që do të emetohen për to. Zgjidhja qëndron në rregullin që vlerësimi i bërë nga aksionarët dhe/ose administratorët e shoqërisë shqyrtohet nga një a më shumë ekspertë të pavarur të emëruar nga gjykata kompetente, të cilët përgatisin një raport. Raporti i vlerësimit të ekspertëve duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm të kontributeve në natyrë, si dhe në të duhet të përcaktohen metodat e vlerësimit që janë zbatuar dhe të shprehet nëse vlera e llogaritur, sipas kësaj metode, i korrespondon të paktën vlerës nominale të aksionit dhe, kur është rasti, edhe primit më të lartë të emetimit të aksionit. Raporti dorëzohet pranë QKR-së së bashku me kërkesën për regjistrim, (Neni 112 (4) i LSHT-së). Ky raport është një parakusht i domosdoshëm për themelimin e shoqërisë; mos paraqitja e raportit të vlerësimit të ekspertit për rrjedhojë do të pengojë regjistrimin e saj. Mospërmbushja e kushtit për të marrë një vlerësim nga një ekspert i pavarur për kontributin në natyrë gjithashtu i bën themeluesit përgjegjës për ndonjë dëm të shoqërisë sipas Nenit 113 (3) të LSHT-së. Sipas Nenit 112 (5) të LSHT-së, një vlerësim nga eksperti është gjithashtu i domosdoshëm, në rastet kur themeluesit (aksionarët fillestarë) e shoqërisë tregtare kontribuojnë fillimisht në shoqëri në para, të cilat pastaj në këmbim47 përdoren për të blerë aktive jo-monetare nga themeluesit. Është e dukshme se ky operacion, në terma ekonomike, është i njëjtë me një kontribut në natyrë, megjithëse formalisht kapitali grumbullohet me anë të një kontibuti monetar.48 Nevoja për një vlerësim të pavarur të një blerjeje të tillë të aktiveve nga shoqëria është kryesisht e justifikuar nga ndikimi që kanë themelusit zakonisht mbi zhvillimin e biznesit të shoqërisë menjeherë pas formimit të saj. Gjithsesi LSHT-ja nuk e kufizon këtë kusht në transaksionet që përfshijnë një shumë domethënëse, por kërkon një 45) Shih Nenin 10 të Direktivës së Dytë. 46) Përsa kohë paraja nuk është në monedhë të huaj, sepse kursi i këmbimit mund të pësojë luhatje. 47) Brënda dy vjetëve të para nga themelimi. 48) Rregulli evropian që rregullon këtë problem mund të gjendet në Nenin 11 të Direktivës së Dytë.
62
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
raport eksperti për çdo transaksion ndërmjet shoqërisë dhe themeluesve të saj gjatë dy viteve të para. Kjo mund të rezultojë të jetë një barrë e rëndë për SHA-të dhe asksionarët e tyre.49 Përveç garantimit që vlera e kontributeve të aksionarëve të arrijë shumën e dëshiruar,50 rregullat në lidhje me grumbullimin e kapitalit gjithashtu duhet të përcaktojnë momentin në të cilin kontributet duhet t’i kalohen shoqërisë. Neni 113 i LSHT-së përsëri bën dallimin ndërmjet kontributeve në para dhe kontributeve në natyrë. Me kontributet në para, të paktën një çereku i vlerës nominale si dhe shuma e plotë e ndonjë primi të pagueshëm për këto aksione duhet të paguhen përpara regjistrimit. Pjesa që mbetet mund të paguhet në një fazë të mëvonshme. Kontributet në natyrë duhet t’i kalohen shoqërisë tërësisht përpara rregjistrimit.51 Mos kalimi i kontributeve në përputhje me këto rregulla i bën themeluesit e shoqërisë përgjegjës për dëmet që rezultojnë nga vonesa (Neni 10 (2) dhe (3) dhe Neni 124 (1) i LSHT-së ).52 Nëse aksionari nuk përmbush detyrimin e tij pas kalimit të një afati tjetër të përcaktuar nga shoqëria, ai humbet të drejtat e tij të votimit si dhe të drejtën e tij për të marrë dividend. Së fundmi, shoqëria mund të reduktojë kapitalin e saj duke i tërhequr aksionet e saj (dhe për rrjedhojë si rezultat duke i anulluar ato), për të cilat ajo nuk ka mundur të marrë pagesë brënda tre muajve pas fundit të afatit të përmendur më sipër (Neni 124 (3) në lidhje me Nenin 186 të LSHT-së). Siç u përmend edhe më sipër, versioni i projekt ligjit për shoqëritë tregtare nuk përmbante ndonjë dispozitë për grumbullimin e kapitalit për SHPK-të. Gjithsesi, versioni përfundimtar i këtij ligji siç u miratua nga Parlamenti, përmban dispozita të ngjashme, edhe për SHPK-të. Neni 68 (5) i LSHT-së shprehimisht lejon që kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme /të paluajtshme apo të drejta). Ndryshe nga rregullat në lidhje me SHA-të, duket se nuk ka asnjë ndalim për SHPK-të për të pranuar punë apo shërbime si kontribute në natyrë. Neni 68 (6) i LSHT-së ka lidhje me vlerësimin e kontributeve në natyrë, prapëseprapë kjo dispozitë vepron shumë ndryshe nga Neni 112 i LSHT-së. Rregulli kryesor është se ortakët e SHPK-së vlerësojnë kontributet në natyrë me marrëveshje të ndërsjellta dhe shprehin vlerat e tyre në para. Vetëm nëse nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje për këtë, secili prej ortakëve mund t’i drejtohet gjykatës kompetente në mënyrë që të caktojë një ekspert 49) Neni 11 i Direktivës së Dytë parashikon për një përjashtim minimal për transaksionet që arrijnë në më pak se 10% të katitalit të nënshkruar aksionar. 50) D.m.th shuma e vlerave nominale plus primin, nëse ka. 51) Shih Nenin 113 (2) të LSHT-së. 52) Për më tepër, aksionari duhet të paguajë interes prej (4%) për pagesën e vonuar; shih Nenin 124 (1) të LSHT-së.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
63
vlerësues. Për rrjedhojë ky rregull nuk i ndalon ortakët që të bien dakort lirisht për një mbivlerësim të kontributeve të tyre me qëllimin për të fryrë artificialisht kapitalin e nënshkruar të shoqërisë, e cila është ekzaktësisht arsyeja përse rregullat mbi SHA-të kërkojnë një ekspert në mënyrë të detyrueshme në çdo rast. Në të njëjtën kohë, duket e pamundur se do të ketë shumë raste në të cilat ortakët e SHPK-ve nuk do të arrijnë të bien dakort mbi vlerësimin e kontributeve të tyre menjëherë në momentin kur ata bien dakort të krijojnë një shoqëri tregtare. 2.3
Ruajtja e kapitalit
a)
Vlerësime të përgjithshme
Qëllimi kryesor i vendosjes së rregullave për grumbullimin e kapitalit është se ato formojnë bazën e rregullave për ruajtjen e kapitalit. Ruajtja e kapitalit nuk mund të funksionojë në rast se ligji nuk garanton që kapitali i cili do të ruhet, të jetë grumbulluar në mënyrën e duhur në radhë të parë. Nga ana tjetër rregullat për ruajtjen e kapitalit mendohet të mbrojnë kreditorët siç deklaron hyrja e Direktivës së Dytë: ‘Duhet të miratohen dispozita të Komunitetit për të ruajtur kapitalin i cili përbën sigurinë e kreditorëve, në veçanti duke ndaluar çdo zvogëlim të tij nëpërmjet shpërndarjes tek ortakët...’ Rregullat për ruajtjen e kapitalit rregullojnë shpërndarjet tek ortakët / aksionarët. Shpërndarja mund të marrë formën e pagesës së dividendit. Megjithatë, shpërndarja ndodh edhe në rast se shoqëria ndërmerr një zvogëlim formal të kapitalit të nënshkruar /aksionar të saj me synim kthimin e fondeve të tepërta tek ortakët aksionarët e saj.53 Një formë tjetër shpërndarjeje është përvetësimi i aksioneve të veta nga shoqëria, për shkak se ky përvetësim, për sa kohë ai bëhet pa e përjashtuar kompensimin nga ana e shoqërisë, është një mënyrë tjetër e arritjes së të njëjtit qëllimi si pagesa e dividendit ose zvogëlimi i kapitalit të nënshkruar/ aksionar. Rregullat për ruajtjen e kapitalit përcaktojnë kushtet dhe kufizimet që këto shpërndarje të jenë të ligjshme. Por pasojat e një shpërndarje, domethënë një transferim i një vlere nga shoqëria tek ndonjëri prej ortakëve ose aksionarëve të saj, mund të arrihet edhe në një mënyrë krejt të ndryshme, e cila në pamje të parë duket si veprim tregtar ndërmjet ortakut /aksionarit dhe shoqërisë. Në parim, personaliteti i veçantë juridik i shoqërisë i lejon këto veprime. Vetëm kur 53)
Ose shlyerja e borxhit që një aksionar i detyrohet shoqërisë, që ka të njëjtin efekt; shih Nenin 125 të LSHT-së.
64
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
shoqëria u ofron ortakëve ose aksionarëve të saj kushte më të favorshme se ç’do t’i ofronte një pale të pavarur, ndodh transferimi i vlerës që ne përmendëm më sipër. Kështu ndodh edhe sa herë shoqëria blen nga ortaku /aksionari i saj mallra ose shërbime, përfshirë shërbimet e administratorit, me një çmim mbi vlerën e tregut, ose ua ofron këto mallra ose shërbime ortakëve ose aksionarëve të vet me një çmim poshtë vlerës së tregut, ose edhe falas. Kjo mund të quhet “shpërndarje e kamufluar”54. Koncepti i ruajtjes së kapitalit ka një mangësi të madhe në vetvete. Ai nuk mund ta parandalojë mundësinë që kapitali i vet i shoqërisë të zvogëlohet për shkak të humbjeve që janë pasojë e veprimeve tregtare të shoqërisë. Kapitali i vet në përgjithësi dhe kapitali i nënshkruar /regjistruar në veçanti formojnë një “zbutës” ose “jastëk” kundër humbjeve që shpien në një deficit të drejtpërdrejtë të bilancit, ku detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve të vet i tejkalojnë aktivet e saj. Megjithatë, në rast se humbjet janë mjaft të mëdha ose akumulohen për vite me radhë, vjen një moment që i gjithë kapitali i vet do jetë shteruar dhe shoqëria do të përballet me një kapital të vet negativ. Siç u përmend më sipër, humbjet nuk kanë një efekt në vlerën e kapitalit aksionar të nënshkruar në anën e djathtë të bilancit. Kjo gjithashtu do të thotë se kapitali aksionar i nënshkruar55 kryen një funksion si “kapital standard”: pas një periudhe humbjesh, fitimet e mëpashme nuk mund t’u shpërndahen ortakëve /aksionarëve përpara se shuma totale e humbjeve të mëparshme të kompensohet me anë të këtyre fitimeve. b)
Rregullat për shoqëritë aksionare
Përsa u përket shoqërive aksionare, pjesa më e madhe e arsenalit të rregullave për ruajtjen e kapitalit, të kërkuara nga Direktiva e Dytë e së Drejtës për Shoqëritë Tregtare, është adoptuar.56 Neni 126 i LSHT-së e ndalon rikthimin e kontributeve aksionarëve, përveç rasteve të parashikuara në LSHT. Një rast i tillë ka të bëjë me pagesat tek aksionarët57 gjatë një zvogëlimi të kapitalit duke ndjekur proçedurën e mbrojtjes së kreditorëve në Nenin 183 (1) të LSHT -së. Për çudi, duke pasur parasysh rezervat e hartuesve të LSHT-së kundër rregullave për ruajtjen e kapitalit, fjalia e dytë në Nenin 133 (1) të LSHT-së përmban një ndalim të bardhë për blerjen e aksioneve të veta nga shoqëria, 54) 55) 56) 57)
Shih Nenin 130 të LSHT-së. Ekuivalentja e kësaj dispozite përsa i përket grumbulimit të kapitalit mund të gjendet në Nenin 112 (5) të LSHT-së; shih III.2.2 më lart. Dhe efektivisht, shuma e plotë e ndojnë primi të pagueshëm. Një boshllëk jo i vogël në LSHT është mungesa e kufizimeve ndaj ndihmës financiare për blerjen e aksioneve të veta; shih me nenin 23 të direktivës së dytë. Ose lirimi i tyre nga detyrimi për të paguar kontribute.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
65
gjë që shkon shumë larg asaj që kërkohet nga neni 19 i Direktivës së Dytë.58 Në bazë të Nenit 128 të LSHT-së, dividendët duhet të llogariten në përputhje me parimet e vendosura nga Ligji Nr. 9228 ‘Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare’. Parimi që dividendët paguhen vetëm në bazë të fitimit të shoqërisë që tregohet në pasqyrat financiare vjetore, qëndron në zemër të konceptit klasik të kapitalit ligjor.59 Fitimi i treguar në deklaratat vjetore financiare gjithsesi nuk është i njëjte me fitimin e vitit përkatës fiskal. Siç u përmend më sipër (shih III.2.3.a), një tipar i rëndësishëm i konceptit të kapitalit ligjor është se vetëm një pikpamje kumulative e fitim/ humbjeve mund të shërbejë si një përcaktues për shpërndarjet (funksioni “i kapitalit standart”). Sipas Nenit 127 (1) të LSHT-së një shoqëri duhet që 5% të fitimit të saj vjetor t’a kalojë në rezervën ligjore dhe, kësisoj, t’a përjashtojë atë nga shpërndarja si dividend.60 Qëllimi i kësaj dispozite është që të parashikojë një “jastëk” shtesë për kapitalin e vet në “kohë të mira”; megjithëse i përhapur në Shtetet e tjera Anëtare, ky nuk është një kusht i detyrueshëm sipas Direktivës së Dytë. Neni 130 i LSHT-së ndalon shpërndarjet e kamufluara duke kërkuar që shpërblimi i përfituar nga aksionari, në bazë të një veprimi ekonomik të kryer me shoqërinë, nuk mund të jetë më i lartë se vlera e tregut në atë çast për veprime ekonomike të ngjashme. Në bazë të Nenit 129 të LSHT-së, aksionarët detyrohen t’i kthejnë shoqërisë të gjitha shumat e përfituara nga ajo në kundërshtim me dispozitat e LSHTsë. Këtu përfshihet dividendi, nëse aksionari kishte dijeni apo nuk kishte si të mos ishte në dijeni që këto dividendë ishin marrë në kundërshtim me këtë ligj. Megjithëse Neni 129 i LSHT-së është disi i paqartë në këtë drejtim duke përmendur gjithashtu edhe “përparësi të tjera”, ky rregull zbatohet vetëm për dividendët. Kuptimi i përgjithshëm i termit “shuma” duhet të merret se përfshin edhe vlerën e një shpërndarjeje të kamufluar të marrë në kundërshtim me Nenin 130 të LSHT-së.
58) Për aq sa neni 133 i LSHT-së e ndalon shoqërinë për të blerë aksionet e veta, kjo ka të bëjë me grumbullimin e kapitalit dhe përbën një garanci të domosdoshme kundër veprimeve të tërthorta që vështirë se i shërbejnë ndonjë qëllimi të përligjur; mungesa e një dispozite përkatëse për shoqëritë me përgjegjësi e kufizuar është një mangësi që fton trajtim analogjik. 59) Shih nenin 15 (1) (c) të direktivës së dytë. 60) Until this reserve equals 10% of the share capital.
66
c)
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Rregullat për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar
Përsa u përket SHPK-ve, LSHT-ja nuk përmban as ndonjë ndalim të përgjithshëm për rikthimin e kontributeve tek ortakët, as ndonjë rregull të posaçëm për zvogëlimin e kapitalit, përvetësimin/blerjen e kuotave të veta nga shoqëria ose për llogaritjen e dividendëve. Në vend të kësaj, të gjitha shpërndarjet nga shoqëria tek ortakët e saj duhet të gjykohen në raport me kufizimet e parashikuara në Nenin 77 të LSHT-së dhe dispozitën përkatëse mbi përgjegjësinë në Nenin 78 të LSHT-së. Në formën siç ishte hartuar në fillim në anglisht Neni 77 i LSHT-së, nuk përmendte as fjalën “fitim” as fjalën “dividend”, kështu që rregullat për shpërndarjet e lejuara të parashikuara në Nenin 77 të LSHT-së do të duhet të mbulojnë çdo lloj shpërndarjeje, përfshirë zvogëlimin e kapitalit dhe përvetësimin e kuotave të veta. Ky tekst ishte formuluar kështu: “(1) Shoqëria mund t’i shpërndaje fitime ortakeve te saj vetëm nëse, pas kësaj shpërndarje : a) aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet e shoqërisë, dhe b) shoqëria ka aktive likuide të mjaftueshme për të bërë shlyerjen e detyrimeve në momentin kur brenda 12 muajve ne vijim këto detyrime bëhen te kërkueshme.” Megjithatë, teksti në shqip – si versioni i projektit ligjit ashtu edhe teksti i miratuar nga Parlamenti – parashikojnë fjalën fitime (profits) dhe pagesën e dividentëve. Mbi këtë bazë, mund të arrihe në përfundimin se Neni 77 i LSHT-së autorizon vetëm pagimin e dividendëve nga fitimet, por nuk mbulon shpërndarjet e bazuara në zvogëlimin e kapitalit ose në përvetësimin e kuotave të veta. Gjë kjo e cila shtron pyetjen nëse zvogëlimi i kapitalit ose përvetësimi i kuotave të veta lejohet pa ndonjë kufizim, madje edhe kur nuk përmbushen kushtet e parashikuara në Nenin 77 të LSHT-së, apo ky zvogëlim i kapitalit ose përvetësimi i aksioneve të veta nuk lejohet aspak. Ne gjithsesi parashtrojmë se, asnjë prej këtyre dy interpretimeve ekstreme të Nenit 77 të LSHT-së nuk duhet pranuar. Interpretimi i mëparshëm do të neglizhonte faktin se shpërndarjet e fitimeve janë shumë më pak të “rrezikshme” për kreditorët se sa shpërndarje të tjera të kapitlit të vet; për rrjedhojë, mund të justifikohet me vështirësi që të vendosen kushte më të ashpra për shpërndarjen e fitimeve se sa në forma të tjera shpërndarjeje. Interpretimi i dytë nuk duket në përputhje me qëllimin e qartë të ligjvënësit për të krijuar një regjim kapitali shumë fleksibël për SHPK-të. Në vënd të kësaj në parashtrojmë se ligji duhet të interpretohet në një mënyrë që garanton zbatimin e testit të aftësisë së pavarur paguese në Nenin
Kapitali dhe kuotat / aksionet
67
77 (1) të LSHT-së, kushtit proçedurial të çertifikatës së aftësisë paguese në Nenin 77 (2) të LSHT-së dhe dispozitat për pëgjegjësinë në Nenin 78 të LSHT-së, tek të gjitha format e shpërndarjeve të aktiveve nga shoqëria tek njeri apo më shumë nga ortakët e saj, duke përfshirë zvogëlimin e kapitalit dhe përvetësimin kuotave të veta nga SHPK-ja. 2.4
Kritika ndaj konceptit të kapitalit ligjor
Disa shkollarë angazhuar në analizën ekonomike të së drejtës, vënë në dyshim efikasitetin e rregullave për kapitalin ligjor si instrument për mbrojtjen e kreditorëve. Zbatimi i këtyre rregullave u imponon shpenzime shoqërive tregtare, investitorëve dhe kreditorëve, të paktën pasi veprimet juridike komplekse shpesh kërkojnë këshillim ligjor të kushtueshëm nëse këto veprime janë të pajtueshme me rregullat për kapitalin ligjor. Nga ana tjetër, përfitimet për kreditorët kanë pikëpyetjet e tyre, sepse ka të dhëna empirike se kreditorët e sofistikuar, të tillë si bankat, e peshojnë vlerën kredi-dhënëse të kreditorëve të tyre, pa i kushtuar shumë vëmendje kapitalit ligjor. Hartuesit e ligjit të ri për shoqëritë tregtare janë frymëzuar nga kritika e konceptit të kapitalit ligjor, siç dëshmohet nga Komentari, megjithëse diskutimi në këtë Komentar bashkon në mënyrë të padobishme “kapitalin ligjor”, “ruajtjen e kapitalit” dhe “kapitalin minimal”.61 Megjithatë, një studim i kohëve të fundit i ndërmarrë nga Komisioni Evropian62 nuk tregoi të dhëna që konkludonin se një sistem alternativ ndaj atij bazuar tek aftësia paguese do të ishte më efikas për mbrojtjen e kreditorëve të SHPK-ve; nuk duket as e mundshme që Bashkimi Evropian do të shfuqizojë rregullat e tij për mbrojtjen e kreditorit plotësisht mbi bazën se kreditorët janë në një pozitë për t’a mbrojtut vetë vehten e tyre. 3.
Zmadhimi i kapitalit dhe të drejtat e parablerjes
3.1
Funksionimi i zmadhimit të kapitalit
Zmadhimet e kapitalit janë të lidhura me të dyja temat e diskutuara më lart, domethënë, me grumbullimin dhe ruajtjen e kapitalit, si dhe tërësinë e të drejtave që së bashku përbëjnë një pjesë në shoqërinë tregtare. Për shkak të koncepteve të ndryshme të kapitalit në shoqëritë komandite dhe 61) Komentari, Neni 70. 62) “Studimi i fizibilitetit për një alternativë të regjimit të ruajtjes së kapitalit, i përcaktuar nga Direktiva e Dytë për të Drejtën për Shoqëritë Tregtare, 77/91/EEC, datë 13 dhjetor 1976 dhe shqyrtimi i ndikimit të regjimit të ri të kontabilitetit të BE-së në shpërndarjen e fitimit”, gjendet (në 3 pjesë) në http:// ec.europa.eu/internal_market/company/capital/index_en.htm.
68
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
kolektive, nga njëra anë, dhe SHPK-të /SHA-të, nga ana tjetër, kjo çështje ka të bëjë në radhë të parë me SHPK-të dhe SHA-të. Për të përdorur një përkufizim praktik – në mos plotësisht të saktë63 – ne mund ta përkufizojmë zmadhimin e kapitalit si veprim me anën e të cilit shoqëria ekzistuese tregtare emeton aksione të reja dhe merr kontribut për këto aksione nga çdo person që i nënshkruan ato. Në një kuptim të gjerë, ekzistojnë dy situata në të cilat shoqëria tregtare lypset të rrisë kapitalin aksionar të saj: Ajo mund të ketë nevojë për kapital për të financuar investime që nuk mund të financohen nga të mjetet monetare të brendshme të shoqërisë tregtare; ose shoqëria tregtare mund të ketë nevojë për kapital të ri për të zëvendësuar kapitalin e grumbulluar më parë, por të shteruar nga humbjet e pësuara gjatë veprimtarisë së saj.64 Në parim, shoqëria tregtare ka dy burime të kapitali aksionar. Një burim është gjenerimi i fitimeve nëpërmjet veprimtarisë së shoqërisë tregtare. Sigurisht, kjo është e vërtetë vetëm për sa kohë fitimet e gjeneruara nga shoqëria tregtare nuk u janë shpërndarë ortakëve/ aksionarëve të saj si dividendë. Kontributet nga ortakët /aksionarët65 përbëjnë burimin e dytë të kapitalit të regjistruar aksionar. Në rast se aksionarët kontribuojnë me aktive (p.sh., me para ose pasuri) në shoqërinë tregtare, vlera e aseteve të kontribuara i shtohet anës së aktiveve (ana e majtë) të bilancit; në anën e pasiveve, shtohet një shumë e barabartë në kapitalin aksionar. Kësisoj, zmadhimet e kapitalit mundësojnë që shoqëria ekzistuese të grumbullojë kapitalin e vet nga ortakët /aksionarët e saj. Jo çdo kontribut i dhënë nga ortakët /aksionarët e shoqërisë ekzistuese duhet të realizohet në formën e një rritjeje të kapitalit. Nuk ekziston ndonjë detyrim për të rritur kapitalin e nënshkruar me anë të këtij kontributi, dhe shpesh nuk ekziston nevoja për ta bërë këtë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se zmadhimit i kapitalit të regjistruar të shoqërisë tregtare është i detyrueshëm, sa herë që shoqëria emeton aksione të reja. Kjo buron drejtpërdrejt nga rregullat për grumbullimin e kapitalit, të përshkruara më lart. Shembulli në vijim përshkruan një situatë ku zmadhimi formal i kapitalit, mund të realizohet por nuk është patjetër i domosdoshëm: 63) Ky përkufizim nuk përfshin zmadhimin e kapitalit nga pasuritë e shoqërisë, sepse në këtë rast nuk përfitohet kompensim; shih III.3.3.d). 64) Është situata e fundit ku financa e borxhit (domethënë, huazimi i parave nga të tretët) nuk përbën alternativë të vërtetë për grumbullimin e kapitalit aksionar. 65) Sigurisht, kontributet lypset të bëhen nga aksionarët ekzistues. Kontributet mund të bëhen edhe nga të tretët të cilët dëshirojnë të bëhen aksionarë duke marrë aksione në këmbim të kontributit të tyre.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
69
Shembull: “Albanian Telecom Sh.A.” ka emetuar 1000 aksione. Janë tre aksionarë, A, B dhe C, ku A zotëron 500 aksione, B zotëron 300 aksione, ndërsa C zotëron 200 aksione. Le ta zëmë se kapitali i regjistruar i Albanian Telecom Sh.A. është 5 milionë lekë dhe me vlerë tregu 10 milionë lekë. Prandaj çdo aksion do të kishte një vlerë nominale prej 5.000 lekësh dhe vlerë tregu prej 10.000 lekësh. Le ta zëmë më tej se Albanian Telecom Sh.A. ka nevojë për 10 milionë lekë për të financuar rritjen e mëtejshme të saj. Aksionari A dëshiron të kontribuojë 5 milionë lekë, kurse B dhe C dëshirojnë të kontribuojnë 3 milionë lekë dhe 2 milionë lekë, përkatësisht (domethënë, aksionarët janë të gatshëm të paguajnë kontribute në raport me përqindjen përkatëse të tyre para zmadhimit të kapitalit). Në rast se A, B, dhe C paguajnë kontributet e përmendura më lart dhe shoqëria tregtare emeton aksione me vlerë të përgjithshme nominale që arrin shumën e kontributeve, A do të merrte 1000 aksione, ndërsa B dhe C do të merrnin 600 dhe 400 aksione, përkatësisht.66 Në çdo rast, vlera e shoqërisë tregtare do të rritej me 10 milionë lekë.67 Tani le ta krahasojmë këtë rritje të kapitalit me situatën ku aksionarët paguajnë të njëjtin kontribut, por shoqëria tregtare thjesht nuk emeton ndonjë aksion: Shoqëria emeton aksione
Shoqëria nuk emeton aksione
Numri i përgjithshëm i aksioneve
3.000
1.000
Vlera e Albanian Telecom pas pagimit të kontributit
20.000.000
20.000.000
Vlera e një aksioni pas pagimit të kontributit
6.667
20.000
Kapitali i regjistruar
15.000.000
5.000.000
Vlera nominale e aksioneve
5.000
5.000
Numri i aksioneve të zotëruara nga A pas kontributit
1.500
500
Vlera e aksioneve të A-së
10.000.000
10.000.000
66) Në këtë rast, numri i aksioneve përcaktohet nga vlera e kontributit pjesëtuar me vlerën nominale të çdo aksioni (5.000 lekë). Kjo është e vërtetë për faktin se për aksionet nuk paguhet prim. 67) Në fund të fundit, kjo shumë është në llogarinë bankare të shoqërisë tregtare pasi të jetë paguar kontributi.
70
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Numri i aksioneve të zotëruara nga B pas kontributit
900
300
Vlera e aksioneve të B-së
6.000.000
6.000.000
Numri i aksioneve të zotëruara nga C pas kontributit
600
200
Vlera e aksioneve të C-së
4.000.000
4.000.000
Siç shohim, vlera e përgjithshme e aksioneve të zotëruara nga A, B, dhe C është e njëjtë, si kur emetohen ashtu dhe kur nuk emetohen aksione të reja. Në mënyrë të ngjashme, vlera nominale e aksioneve nuk ndryshon. Megjithatë, në tabelën më lart mund të vërehen dy dallime: vlera e tregut për aksion (6.667 lekë ose 20.000 lekë) dhe shuma e përgjithshme e kapitalit të regjistruar. Po kështu mund të vërejmë se vlera e një aksioni nuk përputhet aspak me vlerën nominale të tij. Ajo që mësojmë nga ky shembull është se zmadhimi i kapitalit të regjistruar (domethënë, emetimi i aksioneve të reja) nuk është i domosdoshëm nga pikëpamja ekonomike, për sa kohë që të gjithë aksionarët kontribuojnë në asete në përpjesëtim me aksionet e zotëruara prej tyre. Po kështu mund të vërejmë se çmimi i emetimit të aksioneve të reja nuk ndikon në vlerën e përgjithshme të aksioneve të çdo aksionari.68 Në rast se aksionet e reja emetohen si pasojë e kontributit, dhe kapitali i ri aksionar zmadhohet, shtrohet çështja se si të sigurohet që vlera e aseteve të kontribuara të arrijë vlerën e zmadhimit të kapitalit të regjistruar (domethënë, vlerën nominale të aksioneve të sapo-emetuara). Në parim, tërësia e rregullave që përcaktojnë zmadhimin e kapitalit në SHA ose – në shkallën që ekzistojnë këto rregulla – në SHPK-të (shih III.2.2.) është e zbatueshme në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nëse kapitali rritet nëpërmjet emetimit fillestar të aksioneve në kohën e themelimit të shoqërisë tregtare ose nëpërmjet emetimit të mëvonshëm të aksioneve në zmadhimin e kapitalit. Thelbi i këtyre rregullave qëndron në ndalimin për të emetuar aksione më poshtë se vlera e tyre nominale.69
68) Në fund të fundit, aksioni emetohet poshtë vlerës së tij në shembullin tonë (vlera e aksionit do të ishte 10.000 lekë, ndërsa aksionet emetohen në vlerën nominale të tyre, domethënë, 5.000 lekë). 69) Domethënë, shoqëria tregtare duhe të sigurohet që të marrë asete (për shembull, para) të paktën në të njëjtën vlerë me shumën e vlerave nominale të aksioneve të emetuara.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
71
Dallimi kryesor ndërmjet emetimit fillestar të aksioneve në kohën e themelimit dhe zmadhimit të kapitalit më pas është se, në situatën e fundit, ligji duhet të mbrojë jo vetëm kreditorët e shoqërisë tregtare, por edhe aksionarët ekzistues (aksionarët ‘e vjetër’) kundër rrezikut që vlera e aksioneve të tyre të bjerë si pasojë e zmadhimit të kapitalit (zakonisht kjo quhet rënie e vlerës së aksioneve). Kërcënimi i rënies së vlerës së aksioneve përbën justifikimin kryesor të së drejtës së parablerjes, që do të diskutohet menjëherë më poshtë. 3.2
Vlera e së drejtës së parablerjes në zmadhimin e kapitalit
Për sa i përket shembullit të dhënë më lart, kemi vërejtur që (i) nuk ekziston ndonjë nevojë e vërtetë për të zmadhuar kapitalin e regjistruar të shoqërisë tregtare, dhe (ii) se, në rast se emetohen aksione, çmimi i emetimit për këto aksione të reja në thelb nuk ka domethënie për aksionarët, sepse ata marrin pjesë në përpjesëtim me përqindjen e aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tyre. Por çfarë ndodh në rast se jo të gjithë ortakët/aksionarët janë në gjendje ose të gatshëm të paguajnë kontribute në përpjesëtim me përqindjen e kuotave/aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tyre? Për të vazhduar shembullin tonë më lart, le ta zëmë se B dhe C nuk dëshirojnë (ose thjesht nuk janë në gjendje) të paguajnë para të tjera për shoqërinë tregtare. Në këtë situatë A-ja nuk do të paguajë një kontribut prej 10 milionë lekësh pa marrë asnjë aksion. Po ta bënte, kjo do të rriste vlerën e shoqërisë tregtare, por pa aksione shtesë për A-në; nga kjo rritje në vlerë do të përfitonin të gjithë aksionarët në përpjesëtim me përqindjen e aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tyre. B dhe C do të përfitonin nga kontributi i A-së pa iu dashur të paguajnë asgjë. Për këtë arsye, ky nuk është një opsion i leverdishëm për A-në. A do të ishte një zgjidhje në rast se A-ja do të kontribuonte 10 milionë lekë për shoqërinë tregtare dhe do të merrte aksione në vlerën nominale të 10 milionë lekëve? Bazuar në shifrat në shembullin e parë, A-ja do të merrte në këtë rast të gjitha aksionet nga zmadhimi i kapitalit: Numri i përgjithshëm i aksioneve para zmadhimit të kapitalit
1.000
Vlera e Albanian Telecom para zmadhimit të kapitalit
10.000.000
Kontributi i aksionarit A
10.000.000
Vlera e Albanian Telecom pas zmadhimit të kapitalit
20.000.000
Aksionet e marra nga A (10 milionë pjesëtuar me 5.000)
2.000
Kapitali i regjistruar pas zmadhimit të kapitalit
15.000.000
72
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Numri i përgjithshëm i aksioneve pas zmadhimit të kapitalit
3.000
Vlera nominale e aksioneve (e pandryshuar)
5.000
Vlera reale për aksion
6.666
(Vlera reale e shoqërisë tregtare (20 milionë lekë) e pjesëtuar me numrin e ri të përgjithshëm të aksioneve të emetuara (3.000).
Numri i aksioneve të zotëruara nga A pas zmadhimit të kapitalit (500 aksione të vjetra + 200 aksione të reja)
2500
Vlera e aksioneve të A-së para zmadhimit të kapitalit
5 milionë lekë
Vlera e aksioneve të A-së pas zmadhimit të kapitalit
16,7 milionë lekë
Numri i aksioneve të zotëruara nga B pas zmadhimit të kapitalit (e pandryshuar)
300
Vlera e aksioneve të B-së para zmadhimit të kapitalit
3 milionë lekë
Vlera e aksioneve të B-së pas zmadhimit të kapitalit
2 milionë lekë
Numri i aksioneve të zotëruara nga C pas zmadhimit të kapitalit (e pandryshuar)
200
Vlera e aksioneve të C-së para zmadhimit të kapitalit
2 milionë lekë
Vlera e aksioneve të C-së pas zmadhimit të kapitalit
1,3 milionë lekë
Siç vërejmë, në këtë rast aksionet e B-së dhe të C-së humbasin vlerë, ndërsa përqindja e aksioneve të A-së rritet mbi 10 milionë lekët që ai kontribuoi në shoqërinë tregtare. Ky efekt quhet rënie e vlerës së askioneve, zbehje (dillution). Një rënie e tillë ndodh sa herë që përmbushen dy kushte në mënyrë të njëpasnjëshme: (i) emetohen aksione të reja kundrejt kompensimit (çmimi i emetimit) poshtë vlerës reale të aksioneve të vjetra, dhe (ii) aksionet e reja nuk u caktohen aksionarëve të vjetër në përpjesëtim me përqindjen e aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tyre, që përfshin situatën kur një i tretë (i cili nuk ka qenë aksionar deri atëherë) merr aksione. Në këtë pikë, çmimi i emetimit të aksioneve, që nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë kur aksionet emetohen në kohën e themelimit të shoqërisë tregtare, fiton rëndësi vendimtare. Problemi ndodh pavarësisht nëse kompensimi për aksionet e reja paguhet në të holla ose në natyrë, por bëhet më i ndërlikuar në rast se kompensimi nuk paguhet në të holla, sepse kjo kërkon dy ushtrime vlerësimi: së pari, të përcaktohet vlera reale e aksioneve ‘të vjetra’, dhe së dyti, të përcaktohet vlera e vërtetë e kompensimit për aksionet e reja. Qartazi, ndokush do të pësojë humbje në rast se vetëm njëri prej këtyre ushtrimeve të vlerësimit shkon gabim. Kështu, në shembullin tonë të fundit, me qëllim që të paran-
Kapitali dhe kuotat / aksionet
73
dalohen humbjet për B-në dhe C-në, aksionet duhet t’i emetohen A-së me një çmim emetimi që përfaqëson më tepër vlerën e tyre reale sesa sa vlerën nominale. Ndërsa kjo mund të tingëllojë e lehtë në teori, në praktikë përcaktimi i vlerës reale së vërtetë të aksioneve mund të jetë shumë i vështirë. Pikërisht në këtë pikë fiton rëndësi e drejta e parablerjes. Siç u nënvizua më lart, çmimi i emetimit nuk ka rëndësi për aksionarët, për sa kohë që ata nënshkruajnë aksionet e reja në përpjesëtim me përqindjen e aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tyre. E drejta e parablerjes i cakton çdo aksionari më vete të bëjë pikërisht këtë gjë: Çdo aksionar gëzon të drejtën të nënshkruajë aksione të reja në përpjesëtim me përqindjen e aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tij në shoqërinë tregtare. Krahas pasojave financiare të zmadhimit të kapitalit për ortakët/aksionarët, duhet marrë parasysh edhe një aspekt tjetër: Pavarësisht nëse pesha e një ortaku/aksionari në shoqërinë tregtare bie në vlerë apo jo, ai mund të ketë edhe interes të justifikuar në ruajtjen e pjesës së tij relative në shoqërinë tregtare, e shprehur në përqindje të kapitalit të regjistruar ose të drejtat e votës. Përsëri kjo ndodh kështu vetëm nëse ortaku/aksionari nënshkruan aksione të reja në përpjesëtim me përqindjen e kuotës/aksioneve ekzistuese të zotëruara prej tij.70 E drejta e parablerjes i jep ortakut/aksionarit të drejtën ligjore për këtë efekt. Për sa i takon situatës ku ortaku/aksionari nuk dëshiron të paguajë kontribute të mëtejshme, por përsëri dëshiron të ndalojë humbjet që shkaktohen nga mospjesëmarrja e tij në zmadhimin e kapitalit, tregjet e sotme të kapitalit kanë gjetur mënyra për të amortizuar humbjen e pritur nga ky transaksion pa nevojën për t’iu drejtuar zmadhimit të kapitalit.71 LSHT-ja parashikon të drejtën e parablerjes vetëm për SHA-të.72 Neni 29 i Direktivës së Dytë u kërkon shteteve anëtare të vendosin rregulla të tilla vetëm për SHA-të. E drejta e parablerjes mund të hiqet në lidhje me një zmadhim të caktuar të kapitalit, në rast se përmbushen kushte të caktuara. Së pari, kjo tërheqje kërkon votimin e asamblesë.73 Së dyti, aksionet duhet të emetohen në vlerën 70) Po t’i hedhim një vështrim shembullt më lart, mund të shohim se përqindja e aksioneve të A-së rritet nga 50% (500 ndër 1000 aksione) në 83,3% (2500 ndër 3000 aksione), ndërsa përqindja e aksioneve të B-së dhe C-së zvogëlohet nga 30% në 10% dhe nga 20% në 6,7%, gjegjësisht. 71) Kjo realizohet në radhë të parë me shitjen e të drejtës së parablerjes, që mund të shkëputet nga aksioni. 72) Shih Nenin 174 të LSHT-së. 73) Shih Nenin 174 (2) të LSHT-së.
74
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
e të tyre reale.74 Siç u nënvizua, kjo eliminon problemin e humbjes në vlerë të aksionarëve ekzistues, të cilët nuk dëshirojnë të nënshkruajnë aksione të reja. Së treti, administratori duhet të paraqesë një arsye për përjashtimin e së drejtës së parablerjes në raportin e tij. Normalisht kjo do të kërkonte një lloj arsyetimi për përjashtimin e së drejtës së parablerjes. Kufizime të mëtejshme nga ana e aksionarëve të tjerë që votojnë pro përjashtimit, mund të burojnë nga detyrimi i besnikërisë i parashikuar në nenin 14 të LSHT-së. Një arsye e vlefshme për përjashtimin e së drejtës së parablerjes mund të ekzistonte, për shembull, në rast se një person dëshiron të paguajë një kontribut në natyrë, që nuk mund të të bëhet i mundur nga ortakët/ aksionarët (e tjerë).75 Administratorët duhet të përpilojnë një raport ku të deklarohet (dhe të shpjegohet) se janë përmbushur kushtet e përmendura më lart.76
3.3
Llojet e zmadhimit të kapitalit në SHA
Për sa u takon SHPK-ve, LSHT-ja nuk përmban asnjë rregull në lidhje me zmadhimin e kapitalit(aksionar). Në kapitujt vijues do të paraqesim një përshkrim të shkurtër të llojeve të ndryshme të zmadhimit të kapitalit në SHA-të. Rekomandojmë fuqimisht përfshirjen e dispozitave për zmadhimin e kapitalit në statutin e SHPKve, për të parandaluar shkaktimin e problemeve të përshkruara më lart. Sigurisht, këto rregulla mund të modelohen sipas dispozitave për SHA-të. 4.
Rritja e “zakonshme” e kapitalit dhe dispozita të përgjithshme të zbatueshme për të gjitha llojet e zmadhimit të kapitalit”
Neni 173 i LSHT-së trajton atë që ne e quajmë zmadhim i “zakonshëm” i kapitalit. Terminologjia e përdorur në ligj, që bën fjalë për “zmadhimin e kapitalit duke emetuar aksione të reja”77 nuk është aspak e qartë, sepse çdo zmadhim i kapitalit kërkon emetimin e aksioneve të reja sipas sistemit të LSHT-së.78 74) 75) 76) 77) 78)
Domethënë, çmimi i tregut, ose, në rastin kur nuk ekzistojnë çmime tregu, vlera e vërtetë e aksioneve të përcaktuara nga një ekspert i pavarur. Për shembull, një parcelë toke në pronësi të atij personi. Sigurisht, shoqëria tregtare duhet të japë një shpjegim edhe për nevojën që pikërisht kjo parcelë toke të përmbushë kushtin. Shih Nenin 174 (2) të LSHT-së. Shih emërtimin e titullit V, kapitulli II. Nuk duhet të ndodhë kështu në rast se ligji lejon emetimin e aksioneve pa vlerë
Kapitali dhe kuotat / aksionet
75
Një zmadhimi i zakonshëm i kapitalit është forma më e thjeshtë e këtij veprimi me anën e të cilit shoqëria tregtare emeton aksione të reja dhe merr kontribute nga aksionarët e vet ose nga investitorë të jashtëm. Për sa i përket proçedurës, zmadhimi i kapitalit kërkon një shumicë prej tre të katërtash në asamblenë e përgjithshme; statuti mund të parashikojë shumicë më të lartë. Rregulli për vendimin e asamblesë zbatohet për të gjitha format e zmadhimit të kapitalit.79 Vendimi për të zmadhuar kapitalin duhet të regjistrohet në QKR; po kështu, ai duhet të publikohet në faqen e internetit të shoqërisë tregtare.80 Në rast se kontributet nuk përbëhen tërësisht nga para,81 një ekspert i autorizuar duhet të verifikojë vlerën e kontributit; neni 112 i LSHT-së zbatohet përkatësisht. Sapo të jetë bërë zmadhimi i kapitalit (domethënë, të jenë bërë kontributet), edhe ky fakt duhet të regjistrohet në QKR.82 Para kryerjes së këtij regjistrimi, emetimi i aksioneve të reja ndalohet nga Neni 170 i LSHT-së; aksionet e emetuara në shkelje të kësaj dispozite konsiderohen të pavlefshme. Aksionet e reja nuk duhet të emetohen para se të jenë paguar plotësisht të gjitha aksionet ekzistuese.83 Kjo vlen gjithashtu edhe për çdo formë të zmadhimit të kapitalit (me përjashtim të zmadhimit të kapitalit gjatë bashkimit të shoqërive tregtare; Neni 219 i LSHT-së). Në bazë të Nenit 171 të LSHT-së, aksionet e sapo-emetuara marrin pjesë në fitimin e gjithë vitit të veprimtarisë tregtare në të cilin është marrë vendimi i asamblesë.84 Megjithatë, në vendimin e saj, asambleja e përgjithshme mund të parashikojë edhe ndryshe. Rregullat për të drejtat e parablerjes zbatohen për këtë formë të zmadhimit të kapitalit. Aksionarët duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë brenda 20 ditëve pas publikimit në bazë të Nenit 169 të LSHT-së. Për të kufizuar apo përjashtuar të drejtat e parablerjes, duhet një vendim i posaçëm i aksionarëve; krahas kësaj, duhet të përmbushen kushtet e përshkruara më lart.85
79) 80) 81) 82) 83) 84) 85)
nominale, siç ndodh në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Megjithatë, rregulli i shumicës ndryshon ndërmjet llojeve të ndryshme të zmadhimit të kapitalit; shih më poshtë. Shih Nenin 169 të LSHT-së. Ose barasvlerësit në të holla; për shembull, kalimi i depozitave bankare. Shih Nenin 169 (3) të LSHT-së. Shih Nenin 168 (3) të LSHT-së. Për mendimin tonë, rregulli i përgjithshëm duhet të përqendrohet më tepër në kohën kur paguhen kontributet, se sa në vendimin. Shih III.3.2 më lart.
76
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Në rast se të drejtat e parablerjes nuk ushtrohet nga aksionarët, administratori i shoqërisë tregtare mund “t’u shesë” aksione të tretëve. Këtë e nxjerrim nga neni 175 i LSHT-së, që trajton zmadhimin e kufizuar të kapitalit.
b)
Zmadhimi i kufizuar i kapitalit
Neni 175 i LSHT-së rregullon të ashtuquajturin “zmadhim të kufizuar të kapitalit”. Në këtë lloj zmadhimi të kapitalit, aksionet mund t’u emetohen vetëm aksionarëve ekzistues. Ndërsa në pamje të parë, kjo duket si masë e përshtatshme për të mos lejuar që të tjerë jashtë shoqërisë tregtare të bëhen aksionarë të saj, nuk ekziston ndonjë lidhje formale ndërmjet kalueshmërisë së kufizuar të aksioneve dhe kësaj dispozite. Aksionet e sapo-emetuara mund t’u kalohen të tretëve në mungesë të një rregulli që parashikon ndryshe; në fakt, në vend të administratorit, rregulli i lejon aksionarëve të vendosin se cilët persona të jashtëm (nëse ka) mund të hyjnë në shoqërinë tregtare. Zmadhimi i kufizuar i kapitalit kërkon miratimin unanim në asamblenë e përgjithshme; llogjika e këtij kushti për unanimitet mbetet e paqartë për ne. Nuk ka dispozitë që të parashikojë se aksionarëve u garantohen të drejta përpjesëtimore të parablerjes. Gjithsesi, kushti i miratimit unanim e bën të drejtën e parablerjes të panevojshme, pasi çdo aksionar mund ta bllokojë vendimin e asamblesë së përgjithshme. Krahas kësaj, mund të argumentohet se të drejtat e parablerjes janë të qenësishme në këtë formë të zmadhimit të kapitalit.
c)
Kapitali i autorizuar
Neni 176 i LSHT-së trajton një formë tjetër të zmadhimit të kapitalit, “kapitalin e autorizuar”. Edhe kjo formë e zmadhimit të kapitalit rregullohet nga Direktiva e Dytë.86 Edhe zmadhimet e kapitalit me anë të kapitalit të autorizuar normalisht87 mbështeten në vendimin e asamblesë së përgjithshme. Megjithatë, në këtë rast aksionarët nuk vendosin për vetë zmadhimin e kapitalit, por në vend të kësaj e autorizojnë administratorin të zmadhojë kapitalin duke emetuar aksione të reja brenda një harku kohor të paracaktuar. 86) Shih Nenin 2 gërmën c) të Direktivës së Dytë. 87) Megjithatë, autorizimi mund të përfshihet edhe në statutin fillestar të shoqërisë tregtare.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
77
Ky hark kohor nuk duhet t’i kalojë pesë vjetët.88 Formulimi i Nenit 176 (1) të LSHT-së ka të bëjë me regjistrimin e shoqërisë tregtare si pikënisje e këtij harku kohor prej pesë vjetësh. Kuptohet që kjo vlen vetëm për autorizimet e përfshira në statutin e parë. Në rast se autorizimi jepet me ndryshim të statutit, periudha pesë vjeçare fillon në momentin e regjistrimit të këtij ndryshimi.89 Në pajtim me Direktivën e Dytë, Neni 176 (1) i LSHT-së kërkon që kapitali i autorizuar të përfshihet në statutin e shoqërisë tregtare. Në rast se autorizimi nuk është përfshirë në statutin fillestar, vendimi i asamblesë së përgjithshme për rrejdhojë ndryshon statutin. Në bazë të Nenit 145 (1) të LSHT-së, vendimi kërkon shumicën e tre të katërtave. Autorizimi duhet të tregojë shumën maksimale të zmadhimit të kapitalit; administratori mund të vendosë shumën e saktë të zmadhimit brenda kufijve statutorë. Megjithatë, shuma maksimale nuk mund të jetë më e madhe se gjysma e kapitalit themeltar siç ekziston në datën e autorizimit; Neni 176 (1) i LSHT-së. Ky rregulli ka për qëllim të mbrojë aksionarët, pasi i kufizon kompetencat që ata mund t’u delegojnë administratorëve. Për çudi, ligji nuk kërkon shprehimisht një vendim të këshillit të administrimit (ose të këshillit mbikëqyrës) para ushtrimit të autorizimit për të zmadhuar kapitalin, por ia lë këtë vendim administratorit. Për sa i përket të drejtave të parablerjes, ligji shprehimisht nuk bën asnjë lidhje me Nenin 174 të LSHT-së, dhe rregulli për të drejtat e parablerjes duket se zbatohet vetëm për zmadhimet e zakonshme të kapitalit. Megjithatë, kjo do të përbënte shkelje të rregullave të Direktivës së Dytë, e cila parashikon kushtet për përjashtimin e së drejtës së parablerjes. Kësisoj, për mendimin tonë, Neni 174 duhet të zbatohet respektivisht edhe për zmadhimet e kapitalit bazuar në kapitalin e autorizuar. Kjo do të thotë që vendimi për kapitalin e autorizuar (domethënë, vendimi i asamblesë së përgjithshme që ndryshon statutin) duhet të përmbajë autorizim të shprehur qartë për të emetuar aksione, pa u dhënë aksionarëve ekzistues të drejtën e parablerjes. Edhe në rast se ky përjashtim parashikohet në vendimin e asamblesë së përgjithshme, kushtet për përjashtimin ose kufizimin e së drejtës së parablerjes prapëseprapë duhen përmbushur. Për këtë arsye, sipas pikëpamjes tonë, administratori duhet të përpilojë një raport në bazë të Nenit 174 (2) të LSHT-së para ushtrimit të autorizimit.
88) Ky është kusht edhe i Direktivës së Dytë. 89) Shih Komentarin, Neni 176.
78
d)
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Zmadhimi i kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare
Neni 177 i LSHT-së trajton një formë të zmadhimit të kapitalit që në thelb është e ndryshme nga format e tjera të përmendura më lart, domethënë, zmadhimin e kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare. Siç nënkuptohet nga vetë titulli i kësaj dispozite, dallimi kryesor qëndron në burimin e aktiveve për të financuar zmadhimin e kapitalit. Ndërsa shoqëria tregtare merr aktive të tjera nga aksionarët ose investitorë të jashtëm në të gjitha rastet e përmendura më lart, shoqëria tregtare nuk merr asnjë aktiv të ri në rastin e zmadhimit të kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare. Për të kuptuar më mirë si funksionon kjo formë e zmadhimit të kapitalit, mund t’i kthehemi shembullit tonë të parë (shih III.3.1 më lart). Në këtë shembull morëm sikur Albanian Telecom Sh.A. ka një kapital të regjistruar prej 5 milionë lekësh, ndërsa vlera e përgjithshme e shoqërisë tregtare90 arrin në 10 milionë lekë. Një version i thjeshtësuar i bilancit të shoqërisë tregtare mund të kishte këtë pamje:
Aktivet Aktivet (p.sh. prona, të drejta, pagesa për tu marrë)
Pasivet dhe kapitalet e pronarit 20 milionë I. Kapitalet e veta A) kapitali i regjistruar
5 milionë
B) rezervat
5 milionë
Shuma e përgjithshme e kapitaleve të veta 10 milionë II. Pasive A) Hua bankare
5 milionë
B) Rezerva
5 milionë
Shuma e përgjithshme e aktiveve Shuma e përgjithshme e kapitaleve të veta 20 milionë 10 Milionë Shuma e përgjithshme e bilancit Shuma e përgjithshme e bilancit 20 milionë
20 milionë
Si rregull themelor, shumat e përgjithshme të bilanceve në të dyja anët e bilancit (ana e aktiveve dhe ana e pasiveve) duhet të jenë gjithmonë të barabarta. Për rrjedhojë, çdo rritje e kapitalit të regjistruar duhet të përputhet me njërin prej të dy veprimeve të tjera: ose (i) shuma e aktiveve 90) Që ne e barazojmë me vlerën neto të aktiveve të shoqërisë tregtare, për t’i thjeshtësuar gjërat.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
79
në bilanc rritet përshtatshmërisht, ose (ii) një zë tjetër në anën e pasiveve zvogëlohet respektivisht.91 Për sa u përket llojeve të zmadhimit të kapitalit që trajtuam më lart, ndodh veprimi i parë: kontributi i marrë nga shoqëria tregtare e rrit shumën e aktiveve të shoqërisë tregtare ekzaktësisht në të njëjtën shumë që zmadhohen kapitalet e veta gjatë emetimit të aksioneve të reja.92 Nga ana tjetër, në rastin e zmadhimit të kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare, realizohet veprimi i dytë: shoqëria tregtare nuk merr ndonjë aktiv të ri; në vend të kësaj, ajo zvogëlon forma të tjera të kapitaleve të veta në të njëjtën masë që rrit kapitalin e regjistruar. Në shembullin tonë më lart, Albanian Telecom Sh.A. mund të vendoste të rriste kapitalin e regjistruar nga 5 milionë lekë në 6 milionë lekë, duke përdorur rezervat e veta. Para dhe pas këtij veprimi, pjesa e kapitaleve të veta në bilanc do të kishte këtë paraqitje: Kapitali para rritjes
Kapitali pas rritjes
I. Kapitali aksionar
I. Kapitalet e veta
A) kapitali i regjistruar
5 milionë
A) kapitali i regjistruar
6 milionë ▲
B) rezervat
5 milionë
B) rezervat
4 milionë ▼
Shuma e përgjithshme e kapitalit aksionar
10 milionë
Shuma e përgjithshme e kapitalit aksionar
10 milionë
Megjithatë, pjesët e tjera të bilancit mbeten të pandryshuara. Kësisoj, zmadhimet e kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare nuk e ndryshojnë aspak shumën e aktiveve të zotëruara nga shoqëria tregtare. Gjithashtu, ato nuk e ndryshojnë vlerën e shoqërisë tregtare, pasi edhe aktivet neto (domethënë, aktivet minus pasivet) mbeten të pandryshuara. Meqenëse LSHT-ja lejon aksione vetëm me një vlerë nominale të përcaktuar, zmadhimi i kapitalit të regjistruar duhet të shoqërohet me emetimin e aksioneve. Si pasojë e mungesës së financimit të jashtëm nga 91)
Për sa i takon kësaj të fundit, ne do të merremi vetëm me zvogëlimin e pozicioneve të kapitalit aksionar. Në rast se kapitali i huazuar shndërrohet në kapital aksionar (i ashtuquajturi “debt-equity swap”), në thelb ky veprim është rritje e kapitalit e financuar me kontribut në natyrë (domethënë, aktivet e pakthyera nga pikëpamja e kreditorit), edhe në rast se ekzistojnë ngjashmëri të caktuara me zmadhimin e kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare (domethënë, shuma e përgjithshme e pandryshuar e bilancit, në veçanti). 92) Ky zmadhim nuk ndodh patjetër vetëm në lidhje me kapitalin e regjistruar. Në rast se aksionet emetohen mbi vlerën nominale të tyre, shuma e tepërt u shtohet rezervave.
80
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
aksionarët e përfshirë në këtë lloj të rritjes së kapitalit të drejtat ekzituese të aksionarëve kundrejt shoqërisë tregtare duhet të mbeten të pandryshuara. Prandaj, në bazë të Nenit 179 të LSHT-së, aksionet e sapo-emetuara duhet në çdo rast t’u shpërndahen të gjithë aksionarëve në përpjesëtim me të drejtat e tyre në përqindje në shoqërinë tregtare;93 kjo nuk mund të ndryshohet me vendim të asamblesë së përgjithshme. Në bazë të Nenit 178 (1) të LSHT-së, administratorët së bashku me regjistrimin e zmadhimit të kapitalit nga aktivet e shoqërisë duhet të sqarojnë se “gjëndja e aktiveve të shoqërisë është e tillë që, sikur të merret një vendim për zmadhim të kapitalit (themeltar) në datën e bërjes së kërkesës për regjistrim në QKR, zmadhimi do të ishte ende i mundur.” Sigurisht, aksionarët nuk janë të detyruar të paguajnë për aksionet e reja, por i marrin ato “falas”.94 E rëndësishme në këtë pikë është të kuptohet se zmadhimi i kapitalit nga aktivet e shoqërisë tregtare shoqërohet me zvogëlimin e njëjtë të vlerës për aksion; sigurisht, kjo baraspeshohet plotësisht me rritjen e numrit të aksioneve të emetuara. Një arsye për të rritur kapitalin nga aktivet e shoqërisë tregtare mund të ishte për të rritur besimin e kreditorëve të shoqërisë tregtare, pasi ky veprim nuk e lejon shoqërinë tregtare të shpërndajë pjesët e “konvertuara” të kapitaleve të veta të saj. I njëjti efekt mund të jetë i dëshirueshëm edhe për vetë shoqërinë tregtare. Me anë të këtij lloji të zmadhimit të kapitalit, shoqëria tregtare mund të jetë e sigurtë se fondet përkatëse do të mbeten në shoqërinë tregtare për një kohë të gjatë, ndërsa në lidhje me fitimet e grumbulluara (domethënë, rezervat), në parim aksionarët mund të kërkojnë në çdo kohë shpërndarjen e tyre. 5.
Zvogëlimi i kapitalit
Një zvogëlim i zakonshëm i kapitalit i kapitalit të nënshkruar të shoqërisë ripagimin e kontributeve ortakëvë apo aksionarëve dhe çlirimi i tyre nga detyrmi për të paguar kontributet e pashlyera. Një pagim i tillë është problematik për kreditorët, të cilët i japin kredi shoqërisë duke u mbështetur në shumën e kapitalit të saj të nënshkruar si një mbrojtje ndaj tërheqjes së aktiveve naga ortakët /aksionarët. Për rrjedhojë, një ripagim i tillë duhet të jetë i mundur vetëm nëse interesat e kreditorit mbrohen në 93) Në shembullin tonë, Albanian Telecom Sh.A. do të duhej të emetonte 200 aksione, ndër të cilat A do të merrte 100, ndërsa B dhe C do të merrnin 60 dhe 40, përkatësisht. 94) Në fund të fundit, nuk ka rritje të pasurisë për aksionarët ekzistues, pasi vlera e përgjithshme e aksioneve të tyre mbetet e pandryshuar.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
81
mënyrë adeguate. Gjithashtu, ortakët apo aksionarët rrezikojnë që të mos trajtohen njësoj, nëse ripaguhen vetëm disa prej tyre. LSHT-ja nuk përmban rregulla për zvogëlimin e kapitalit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar. Siç kemi argumentuar më lart, Neni 77 i LSHTsë duhet gjthashtu të zbatohet për reduktimin e kapitalit; shih III.2.3.c). Kështu, një ripagim është i mundur vetëm nëse lëshohet një çertifikatë për aftësinë paguese, e cila mundëson një nivel mbrojtjeje për kreditorët. Parimi i trajtimit të barabartë në Nenin 14 (2) të LSHT-së mund të ndihmojë për të siguruar që shuma në propocion me kontributin fillestar t’i kthehen çdo ortaku. Për SHA-të, Nenet 181 deri më 186 të LSHT-së përmban disa dispozita. Në vija të përgjthshme dispozitat sanksionojnë si më poshtë: Një zvogëlim i zakonshëm i kapitalit kërkon një vendim të asambelesë së përgjithshme me shumicë të cilësuar; Neni 181 (1) i lSHT-së. Meqënëse vlera nominale e aksioneve duhet të ulet (Neni 181 (3)) dhe meqënëse secili aksion ka të njëjtën vlerë nominale (Neni 109 (1)), trajtimi i barabartë sigurohet automatikisht. Nuk është e mundur që të zvogëlohet kapitali duke bashkuar aksione, prezumueshmërisht as kur një zvogëlim i mëtejshëm i vlerës nominale nuk është i mundur për shkak të Nenit 107 të LSHT-së. Pagimi aksionarëve është i mundur vetëm pasi kreditorët janë paguar apo u është dhënë siguri adeguate; shih Neni 183 i LSHT-së. Zvogëlimi i duhet të regjistrohet në QKR, moment në të cilin ai sjell pasoja (Nenin 184 i LSHT-së). Një zvogëlim i kapitalit mundet gjithashtu të kryehet duke transferuar fonde drejt rezervave apo për të mbuluar humbejt në bazë të Nenit 185. Në të dyja rastet, nuk bëhet pagesa tek aksionarët, pra kontributet nuk kthehen. Në rastin e parë, kapitali aksionar i nënëshkruar zvogëlohet, ndërsa në të njëjtën kohë një rezerve e së njëjtës shumë krijohet. Rregullat për mbrojtjen e kreditorit të ndodhura në Nenin 183 të LSHT-së nuk zbatohen në këtë rast. Megjithëse ligji nuk e shpreh ketë në mënyrë eksplicite, rezerva që duhet krijuar gjatë kësaj proçedure nuk është e mundshme në shpërndarjet tek aksionarët. Një interpretim tjetër do t’a bënte të pakuptimtë të gjithë sistemin e ruajtjes së kapitalit.95 Në rastet kur kryehet zvogëlimi i kapitalit në mënyrë që të kompensohen humbjet e pësuara gjatë aktivitetit tregtar, ky problem nuk lind menjëhertë, pasi mungesa e aktiveve që mund të shpërndahen është një parakusht për këtë operacion. Gjithsesi, funksioni i “kapitalit si standart” i shpjeguar më lart (shih III.2.3) zbehet për sa kohë fitime të mëvonshme mund të shpërndahen, edhe nëse kapitali i vet nuk e tejkalon vlerën fillestare të kapitalit aksionar. Një problem tjetër praktik 95)
Cf. also Art 33 (1) of the Second Directive.
82
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
që mund të lindë në këtë situatë është se zvogëlimi i kapitalit aksionar për kompensimin e humbejeve do të rezultonte në një vlerë nominale për aksion më të vogël se kufiri i vendosur nga Neni 107 i LSHT-së. Siç është përmendur, ligji nuk parashikon për një bashkim aksionesh për të parandaluer këtë pasojë. Një mënyrë për t’a zgjidhur këtë problem është një rritje e mëpasshme e kapitalit pas zvogëlimit të kapitalit (nominal). Kjo gjithsesi do të jetë e praktikueshme për sa kohë që të gjithë aksionarët marrin pesë në operacion. Së fundmi, një zvgëlim kapitali mundet gjithashtu të kryhet duke anulluar aksionet sipas Nenit 186 të LSHT-së, ose nëse statute përmban një autorizim për këtë efekt ose nëse aksionari aksionet e të cilit anullohen bie dakort për këtë. Ashtu si në rastin e zvogëlimit të zakonshmëm të kapitalit, ripagimi është i mundur vetëm pasi pozicionet e kreditorëve janë siguruar. Sigurisht një zvogëlim i tillë përzgjedhës i kapitalit dukë tërhequr aksione të veçanta është shumë i rrezikshëm për aksionarët e tjerë; meqënëse vendimi për anullimin sipas Nenit 186 (3) të LSHT-së duket të merret nga administratorët dhe jo nga asambleja e përgjithshme, aksionarët mund edhe mos të jenë në dijeni për zvogëlimin. Vetëm parimi i trajtimit të barabartë sipas Nenit 14 (2) të LSHT-së mund të japë një farë mbrojtje këtyre aksionarëve të tjerë. 6.
Kuotat dhe aksionet
6.1
Koncepti
Në një SHPK si dhe në një SHA, koncepti i “kuotës/aksionit” ka rëndësi qendrore dhe është mjaft e rëndësishme që gjuha shqipe përdorë dy fjalë të ndryshme për t’iu referuar këtij koncepti: si “kuotë” në lidhje me SHPK-të dhe “aksion” në lidhje me SHA-të. Por le të fillojmë me disa tipare që “kuota” dhe “aksioni” kanë të përbashkëta. Kuota/aksioni mund të përkufizohet si një “tërësi të drejtash”, të cilat përbëjnë interesin ekonomik të ortakut/aksionarit në shoqërinë tregtare. Në të njëjtën kohë, kuota/aksioni është një aktiv që mund të blihet dhe të shitet dhe çmimi i saj/i tij përcaktohet nga pritshmëria e tregut për të adhurat financiare që ka të ngjarë të gjenerohen nga shoqëria. Në parim, kuotat e SHPK-ve, si dhe aksionet e SHA-ve mund të kalohen lirisht; shih të detajuar në III.5.2 më poshtë. Termi “treg” në këtë kontekst ka të bëjë jo vetëm me tregun e bursës, por tregun në një kuptim të përgjithshëm i cili ekziston si i tillë edhe për aksionet e SHA-ve të cilat nuk janë të listuara në bursë, madje edhe për kuotat e SHPK-ve të cilat për më tepër nuk janë të
Kapitali dhe kuotat / aksionet
83
listueshme në bursë,96 megjithëse mund të jetë shumë më e vështirë që të gjenden blerës për kuota/aksione të tilla. 6.2
E drejta e votës
Në brendësi të “tërësisë së të drejtave” të përfshira në një kuotë/aksion ka disa të drejta të cilat i mundësojnë ortakut /aksionarit të marrë pjesë në drejtimin e shoqërisë, kryesisht me anë të pjesëmarrrjes së tij në vendimmarrje në asamblenë e përgjithshme. Gjithsesi në këtë pikë ekziston një ndryshim i madh ndërmjet një kuote në një SHPK dhe një aksioni në një SHA. Me formimin e SHPK-së, çdo ortak përfiton një kuotë në përpjestim me kontributin e tij (Neni 68 (2) i LSHT-së). Në përputhje me të drejtën gjermane, çdo anëtar ka vetëm një kuotë të vetme, edhe nëse ortakët bëjnë kontribute të ndryshme. Kështu mund të pritet për rrjedhojë që të drejtat e votimit nuk shpërndahen sipas numurit të kuotave, por sipas kontributit që ka bërë çdo ortak. Në fund të fundit është ky kontributi ai që përcakton rrezikun ekonomik me të cilin përballet ortaku dhe që, kësisoj, duhet të përcaktojë të drejtat e tij në administrimin e brendshëm të shoqërisë. Përsëri kjo është zgjidhja sipas së drejtës gjermane dhe gjithashtu sipas Ligjit Model të Shqërive Tregtare,97 në të cilin është bazuar dispozita shqiptare. Për fat të keq, formulimi i LSHT-së është i ndryshëm nga formulimi i LMSH-së në këtë drejtim. Sipas Nenit 88 (1), “Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, çdo kuotë jep të drejtën e një vote”. Një lexim i thjeshtë i LSHT-së të bën të arrish në përfundimin se, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, çdo ortak ka një votë, pavarësisht nga kontributi i tij dhe pa marrë parasysh diferencën në riskun ekonomik për ortakët që kanë ofruar kontribute të ndryshme. Edhe si rregull i përgjithshëm, ky nuk duket shumë bindës. Krahasoheni këtë me situatën në lidhje me shoqëritë aksionare. Neni 122 (1) i LSHT-së parashikon që çdo aksion i zakonshëm i jep zotëruesit të tij të drejta vote “në raport proporcional me pjesën e kapitalit themeltar që përfaqëson aksioni”, që do të thotë të njëjtën gjë si “në përpjestim me vlerën nominale të aksionit”, sepse shuma totale e vlerave nominale të të gjitha aksioneve është e barabartë me kapitalin themeltar. Në bazë të Nenit 6 të 96) Shih Nenin 68 (3) LSHT (ndalimi për t’i ofruar kuota publikut) dhe Nenin 72 (5) LSHT (çertifikata e kuotës nuk përbën letër me vlerë). 97) Shih Nenin 228 (2) dhe Art 264 të LMSH-së.
84
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
LSHT-së, lidhur me Nenin 36 (1) (c) të ligjit “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”, statuti i SHA-së duhet të përcaktojë vlerën nominale për çdo aksion. Në bazë të Nenit 109 (1) të LSHT-së vlerat nominale duhet të jetë e njëjtë për çdo aksion. Kështu i gjithë kapitali themelor i SHA-së ndahet në aksione me vlerë të barabartë nominale. Meqënëse çdo aksion (i zakonshëm) bart të njëjtat të drejta vote, numri i aksioneve të (zakonshme),(që mund të jëtë më i madh se një për një aksionar) përcakton numrin e votave, që nga ana e vet është në raport me riskun ekonomik të aksionarit. Kjo është edhe ideja bazë prapa parimit “një aksion – një votë”, që është bërë i spikatur në debatin ndërkombëtar për mirë administrimin/drejtimin e brendshëm të shoqërive tregtare vitet e fundit. Ky parim tenton të promovojë çiftëzimin e të drejtës së administrimit/drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare dhe të drejtës së votës me riskun ekonomik të aksionarëve si shtysa më e mirë për t’i motivuar ata që të monitorojnë organet administruese të shoqërisë. Ky çiftëzim i së drejtës së administrimit/drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare me riskun ekonomik të aksionarëve i jep rëndësi rritjes sa më shumë të peshës së aksionarëve në vendim-marrjen administrative. Ne mendojmë se shpjegimi më i mundshëm për Nenin 88 (1) të LSHT-së është se hartuesit dëshironin ta implementonin parimin “një aksion – një votë” edhe në dispozitat për SHPK-të. Megjithatë, vetë formulimi i ligjit sugjeron që kjo zgjidhje në rastin e SHPK-ve shkakton pikërisht efektin e kundërt, sepse në këto shoqëri çdo ortak ka vetëm një kuotë (të cilat nuk kanë të njëjtën vlerë). Megjithëse në pamje të parë formulimi i Nenit 88 (1) të LSHT-së duket i qartë, prapëseprapë ne jemi të bindur se dispozita duhet interpretuar ndryshe . Ky mendim e gjen mbështetjen e tij në një sërë dispozitash të tjera të ligjit, të cilat duhet të shqyrtohen në këtë kontekst, dhe ku interpretimi pikë për pikë i ligjit, domethënë që që i jep një votë çdo ortaku pavarësisht nga vlera nominale e kuotës së tij, sjell rezultate të palogjikshme. Së pari, në bazë të Nenit 75 (1) një kuotë mund të pjesëtohet për shkak të kalimit (transferimit) të saj, me përjashtim të rasteve kur kjo është e ndaluar nga statuti. Kjo do të thotë që numri i kuotave (që, sipas Nenit 68 (2) të LSHT-së, është i barabartë me numrin e ortakëve) rritet me çdo kalim të pjesshëm të kuotës tek një person që nuk është akoma ortak. Do të ishte një rezultat befasues në rast se hartuesit e ligjit vërtet të synonin t’i caktonin një votë çdo ortaku, por të lejonin çdo ortak të krijonte efektivisht vota të reja duke futur ortakë të rinj pa pëlqimin e ortakëve të tjerë. Nëse rezultati do të ishte ky, atëherë çdo ortak do të kishte motive të mjaftueshme që ta
Kapitali dhe kuotat / aksionet
85
ndante kuotën e i tij të vetme tij dhe t’i kalonte pjesët e kuotës në shoqëri të ndryshme të krijuara posaçërisht për këtë qëllim dhe të kontrolluara prej tij me qëllimin për të shumëfishuar të drejtat e tij të votës. Për më tepër, një numër dispozitash të LSHT-së i referohen një përqindje të votave.98 Një e drejtë në pakicë e shprehur me një përqindje votash (për shembull 5%) ka kuptim vetëm në rast se numri i votave është i lidhur me madhësinë e kuotës dhe riskun ekonomik që e shoqëron, se sa me numrin e ortakëve. Për shembull, ku do të ishte llogjika e një rregulli që i ofron çdo ortaku të vetëm të drejtën për të kërkuar një hetim të posaçëm,99 pavarësisht nga kontributi kapital i tij, për sa kohë që nuk ka më shumë se 20 ortakë, por e mohon këtë të drejtë në rast se ka 21 ose më shumë ortakë? Interpretimi ynë mbështetet edhe nga fakti se Neni 35 i Ligjit për QKR-në e bën të detyrueshëm regjistrimin, ndër të tjera, të vlerës nominale të çdo kuote – teksti në shqip i ligjit për QKR-në gabimisht përdor fjalën “pjesë” këtu), që lidhur me nenin 6 të LSHT-së do të thotë që statuti duhet të përcaktojë vlerën nominale të çdo kuote. Kundër këtij kuadri, parashtrojmë se Neni 88 (1) i LSHT-së duhet të lexohet kështu: “Çdo ortak ka të drejta vote në përpjestim me vlerën nominale të kuotës së tij, përsa kohë statuti nuk parashikon ndryshe.” Për të qenë të sigurtë, në rast se gjykatat shqiptare do ta mohonin këtë interpretim që ne i bëmë ligjit, ne do t’i këshillonim hartuesit e statuteve të shoqërive të përdornin lirinë në Nenin 88 (1) të LSHT-së dhe të parashikonin në statut një rregull të posaçëm me këtë efekt. Gjithashtu, në një SHPK është e mundur të përjashtohen të drejtat e votës të kuotave të caktuara së bashku. Statuti i një SHA-je nuk mund të devijojë nga parimi “një aksion– një votë”, me përjashtim të aksioneve me përparësi; shih III.5.3.b. menjëherë më poshtë. Së fundmi, duhet të vihet re se si në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe në një shoqëri aksionare e drejta për të votuar mund të përjashtohet në disa rrethana; shih Nenet 89 dhe 148 të LSHT-së dhe shih V.4.3.b) më poshtë.
98) Shih Nenin 84 (1) të LSHT-së – e drejta për të thirrur asamblenë e përgjithshme; Nenin 86 (1) të LSHT-së – kuorumi për vendime të ligjshme; nenin 91 (2) të LSHT-së – hetimi i posacëm; Nenin 92 (2) të LSHT-së – anulimi i vendimeve të paligjshme. 99) Neni 91 (2) i LSHT-së; shih kapitullin V.4.7 më poshtë.
86
6.3
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
E drejta për dividendë
Në morinë e të drejtave të ortakut ose aksionarit, ekzistojnë disa të drejta të caktuara financiare, më e rëndësishmja e të cilave është drejta e për të marrë dividendë (me kusht që të ketë fitime të mjaftueshme). Dividendët, së bashku me çdo përfitim të pritshëm nga shitja e kuotës/aksionit(eve) mbi çmimin e blerjes, përcaktojnë të ardhurat e investitorit. Si rregull, të gjithë ortakët ose aksionarët gëzojnë të drejtën e një pjese të fitimit. Natyra e përpiktë e kësaj të drejtë ndryshon sipas llojit të shoqërisë tregtare: a)
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
Ortakët kanë të drejtë mbi një pjesë të fitimit të deklaruar në pasqyrat financiare të shoqërisë (Neni 76 (1) i LSHT-së); këto fitime duhet të përcaktohen në përputhje me Ligjin nr. 9228 “Për Kontabilitetin” Me fjalë të tjera: fitime të tilla duhet të shpërndahen. Prandaj, ne parashtrojmë se administratorët apo edhe asambleja e përgjithshme nuk mund të vendosin të mos e shpërndajnë fitimin dhe të vënd të kësaj të rrisin rezervat. Kjo është e mundur vetëm në rast se statuti përmban një dispozitë në lidhje me këtë. Gjithsesi, një shpërndarje fitimeve e cila rrezikon likuiditetet e shoqërisë nuk është e mundur pasi administratorët nuk mund të lëshojnë një çertifikatë të aftësisë paguese në përputhje me Nenin 77 të LSHT-së; shih III.2.3.c) më lart. Në këtë rast, shoqëria duhet të mbajë fitimet dhe mund të bëjë një shpërndarje vetëm në një fazë të mëvonshme kur ajo të ketë aftësi paguese të mjaftueshme. Neni 76 (2) i LSHT-së parashikon që fitimi u shpërndahet ortakëve në raport me kuotat e zotëruara. Përsëri, kjo dispozitë i referohet kontributit të çdo ortaku. Kjo dispozitë përmban një rregull të përgjithshëm gjithashtu. Statuti mund të parashikojë një metodë tjetër shpërndarjeje (për shembull, fitime të barabarta për çdo ortak), ose të përjashtojë ortakë të caktuar së bashku. b)
Shoqëria aksionare
Fitimet e SHA-së nuk shpërndahen automatikisht, ndonëse në vështrim të parë Neni 128 (1) të LSHT-së mund ta japë këtë përshtypje. Ndërsa kjo shpërndarje është rregull i përgjithshëm, ekzistojnë tre përjashtime të rëndësishme:
Kapitali dhe kuotat / aksionet
87
(i) Neni 127 (1) i LSHT-së sanksionon se shoqëria duhet të alokojë të paktën 5% të të ardhurave të vitit të kaluar, minus shpenzimet e atij viti si një rezervë ligjore e detyrueshme deri sa të arrihet 10% e kapitalit të regjistruar të shoqërisë, apo një përqindje më e lartë e përcaktuar nga statuti. Ky detyrim e ndihmon shoqërinë tregtare të krijojë një amortizator/mburojë kundër humbjeve të mundshme në të ardhmen; megjithëse Neni 127 i LSHT-së nuk thotë kështu shprehimisht, kjo rezervë ligjore e detyrueshme mund të preket vetëm për të kompensuar humjet e bilancit, por jo për shpërndarjet tek aksionarët. (ii) Në bazë të Nenit 127 (2) të LSHT-së, statuti mund të parashikojë alokimin e rezervave të tjera ligjore nga fitimi vjetor. (iii) Edhe nëse nuk ekziston një dispozitë e tillë statutore, asambleja e përgjithshme mund të vendosë që shoqëria të mos i shpërndajë fitimet dhe këto shuma të përdoren për qëllime të tjera, sidomos për kalimin në rezervën ligjore; shih Nenin 128 (4) të LSHT-së. Një vendim i tillë do të kishte nevojë për shumicën e tre të katërtave në bazë të Nenit 145 të LSHTsë. Gjithashtu, vendimi duhet të respektojë detyrimin e besnikërisë, të përcaktuar në Nenin 14 të LSHT-së; kjo do të thotë, për shembull, që fitimi nuk mund të mos shpërndahet me qëllim që aksionarit të mos i jepen fonde në rast nevoje për para, dhe në këtë mënyrë të detyrohet ai të shesë aksionet e tij. Me t’u përcaktuar shuma e përgjithshme në çdo lloj shpërndarjeje, shpërndarja bëhet në bazë të vlerës së aksioneve të aksionarit në raport me vlerën e kapitalit të regjistruar; neni 128 (3) i LSHT-së. Përsëri, statuti mund të parashikojë ndryshe, për shembull, që një kategori e caktuar aksionesh100 duhet të përfshijnë të drejtën për një dividend më të lartë se aksionet e zakonshme; kjo mundëson një shkallë më të lartë fleksibiliteti. Dhe përsëri, gjithmonë duke i’u nënshtruar detyrimit të besnikërisë së aksionarëve, asambleja e përgjithshme mund të vendosë që kategori të caktuara aksionesh të përjashtohen nga e drejta e dividendit. Kështu, liria kontraktore është e garantuar në shkallë të madhe. Krahas kësaj, dhe duke ndjekur modelin gjerman, LSHT-ja parashikon një klasë të veçantë aksionesh, me të drejta të veçanta lidhur me shpërndarjen e dividendëve, që janë, aksionet me përparësi. Ashtu si të gjitha aksionet e tjera, aksionet me përparësi përfitojnë dividend vetëm në rast se shoqëria tregtare del me fitim. Gjithsesi, këto aksione u japin të drejtë zotëruesve të tyre të përfitojnë një shumë të caktuar apo një përqindje të caktuar të vlerës 100) Aksionet të cilat japin të drejta të ndryshme mbajtësve të tyre asksionarëve i përkasin klasave të ndryshme.
88
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
nominale të aksioneve të tyre nga fitimet, përpara ortakëve të zakonshëm nëse deklarohet një dividend, të kenë përparësi në shpërndarjen e aktiveve të qarkullueshme, dhe në të drejta të tjera të përcaktuara nga statuti (Neni 116 (1) LSHT-së). Përkufizimi i saktë i të drejtave duhet të përcaktohet me statut. Kështu, zotëruesit e aksioneve me përparësi nuk gëzojnë të drejtën të përfitojnë më shumë dividende se zotëruesit e aksioneve të zakonshme; ata kanë vetëm të drejtën t’i marrin dividendët e tyre të parët, madje edhe kjo e drejtë është e kufizuar në bazë të shumës ose përqindjes së përcaktuar në statut. Shembull: Nëse nuk ka fitime, edhe zotëruesi i një aksioni me përparësi prej 5% të vlerës nominale nuk merr dividend. Nëse fitimet arrijnë të themi deri në 6%, nuk bëhet dallim në trajtimin e aksioneve të zakonshme dhe të aksioneve me përparësi. Përparësia është e rëndësishme vetëm nëse nuk ka fitime të mjaftueshme për t’u shpërndarë të gjithë aksionarëve 5% dividende. Në këtë rast, zotëruesit e aksioneve me përparësi e marrin të parët (për aq sa është e mundur) përparësinë e tyre prej 5%, dhe fitimi i mbetur (nëse ka) u shpërndahet pastaj zotëruesve të aksioneve të zakonshme. Shembulli e bën të qartë se vlera shtesë e kuotave/ aksioneve me përparësi varet nga shkalla e përparësisë. Përpos kësaj, aksionet me përparësi janë të barabarta me aksionet e zakonshme, sidomos në lidhje me të drejtën e votës. Megjithatë, e drejta e votës për aksionet me përparësi (dhe vetëm për këto) mund të përjashtohet kur emetohen aksione të tilla; Neni 122 (2) i LSHT-së. Në këtë rast, aksionet me përparësi nuk mund të përfaqësojnë më shumë se 49% të kapitalit të regjistruar të shoqërisë. Shumica e kontribuesve të kapitalit aksionar duhet të kenë të drejtën e votës. Aksionet me përparësi, pa të drejtë vote, gëzojnë të gjitha të drejtat e tjera, që rrjedhin prej zotërimit të tyre; Neni 149 (1) i LSHT-së. Zotëruesit e tyre mund të marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme dhe të bëjnë pyetje; këto aksione bartin të drejtën e parablerjes (III.3.2 më lart). Përparësia mund të hiqet, kufizohet ose cenohet vetëm nëse një vendim i tillë i asamblesë së përgjithshme ratifikohet me vendim të posaçëm të zotëruesve të këtyre aksioneve pa të drejtë vote, me shumicën e tre të katërtave; Neni 149 (2) dhe (3) i LSHT-së. Në këtë rast, aksionet kanë të drejtë vote për të ardhmen. Përkundrazi, zotëruesit e aksioneve me përparësi, pa të drejtë vote nuk mbrohen në rast se nuk është paguar përparësia, edhe kur nuk është paguar për shumë vite me radhë, për shembull, sepse zotëruesit e aksioneve të zakonshme vendosin të rrisin rezervat në vend që të shpërndajnë dividendë. Gjithsesi, aksionarët e zakonshëm nuk kanë të drejtë të mbajnë fitime në
Kapitali dhe kuotat / aksionet
89
mënyrë të pambarimtë pa arsye të mirë pasi kjo do të ishtë një shkelje e Nenit 14 (detyrimi i besnikërisë). Prirja ndërkombëtare nuk është e favorshme lidhur me aksionet me përparësi, pa të drejtë vote; ato kanë tendencën të zhduken. Gjithashtu në Evropë ato tregëtohen rregullisht me zbritje çmimi në raport me aksionet e zakonshme kur listohen në bursë. 6.4
Kalimi i kuotave dhe aksioneve
a)
Aspekte të përgjithshme
Kuotat e SHPK-ve dhe aksionet e SHA-ve kalohen për arsye të ndryshme. Neni 73 (1) dhe Neni 117 (1) i LSHT-së bëjnë fjalë për blerjen, trashëgiminë dhe dhurimin,101 por nuk përmbajnë një listë shteruese, pasi përfshijnë edhe “çdo mënyrë tjetër të parashikuar me ligj”. Një shembull në rastin e fundit do të ishte bashkimi; në bazë të Nenit 220 (1) a), aktivet e një shoqërie i kalojnë tjetrës, pas regjistrimit të bashkimit. Në rast se aktivet përbëhen edhe nga aksione ose kuota, për rrjedhojë, këto të fundit i kalojnë shoqërisë përthithëse si pasojë e bashkimit. Si rregull, kuotat ose aksionet mund të kalohen lirisht, ndonëse statuti i shoqërisë tregtare mund të parashikojë kushte për kalimin e tyre. Veçanërsiht në shoqëritë me vetëm pak ortakë (apo aksionarë), këto mund të kenë një interes për të kontrolluar se kush janë bashkë ortakët/ aksoinarët e tyre; gjithashtu, shoqëria mund të jetë jo e prirur për të pasur papritur një konkurrues si një ortak apo aksionar. Në veçanti, statuti mund të kërkojë miratimin e shoqërisë tregtare, ose të një organi të veçantë të shoqërisë, dhe/ose t’u atribuojë aksionarëve ose ortakëve të shoqërisë (ose edhe vetë shoqërisë në rastin e SHPK-ve!) të drejtën e parablerjes (Neni 73 (3), Neni 120 i LSHT-së). Për rrjedhojë ortakët ose aksionarët mund ta kufizojnë kalimin e lirë të kuotave ose aksioneve, p.sh. duke e kushtëzuar këtë me pëlqimin unanim të asamblesë së përgjithshme. Këto dispozita statutore duhet të përpilohen me shumë kujdes, pasi pasojat ligjore janë shumë të ndryshme, në varësi të organit të shoqërisë i cili është kompetent për këtë miratim, ose llojit dhe përfituesit të së drejtës së parablerjes. Si rregull i përgjithshëm, kalimi që i shkel këto kushte të posaçme statutore, është i pavlefshëm edhe në rast se blerësi ka vepruar në mirëbesim; megjithatë, statuti mund të parashikojë ndryshe, p. sh., duke parashikuar vetëm shpërblimin e dëmeve. 101) “Pjesëmarrja në kapitalin aksionar të autorizuar në themelimin e shoqërisë tregtare” nuk ka të bëjë me kalimin e një kuote ose aksioni tashmë ekzistues, por me blerjen e pjesëmarrjeve të reja me themelimin e shoqërisë tregtare.
90
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Detajet përsa i përket kalimit të kuotave dhe aksioneve ndryshojnë në SHPK-të nga njëra anë, dhe në SHA-të nga ana tjetër. Ne do të shohim vetëm shkakun më të rëndësishëm të kalimit, domethënë, marrëveshjen e shitblerjes ndërmjet kaluesit dhe atij në favor të të cilit bëhet kalimi. b)
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
Së pari, duhet të kihet parasysh se çdo ortak ka vetëm një kuotë. Megjithatë, siç është përmendur tashmë, në bazë të Nenit 75 (1) të LSHT-së, me përjashtim të rasteve kur kjo është e ndaluar nga statuti, kuotat mund të pjesëtohen për shkak të kalimit të tyre. Për rrjedhojë, si rregull, ortaku ka të drejtë të shesë edhe vetëm një pjesë të kuotës së tij. Së dyti, marrëveshja e shitblerjes duhet të bëhet me shkrim (Neni 73 (2) i LSHT-së). Nuk është e mjaftueshme të bëhet dorëzimi i një vërtetimi (nëse është lëshuar një vërtetim i tillë) kundrejt pagesës, sepse ky vërtetim nuk përbën letër me vlerë/titull (Neni 72 (5) i LSHT-së). Nga ana tjetër, legalizimi nga noteri publik nuk përbën një kusht, megjithëse në praktikën ligjore ende duket se marreveshjet e shitblerjes së kuotave në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ende legalizohen, pjesërisht për shkak të kërkesave nga QKR-ja, dhe pjesërisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë ligjore. Statuti mund të përmbajë rregulla të tjera që lidhen me formën, për shembull, legalizim i detyrueshëm i nënshkrimeve nga noteri publik; administratorët nga ana e tyre nuk mund të sanksionojnë formalitete të tjera në mungesë të një kushti të tillë statutor. Versioni i fundit, siç u kalua nga Parlamenti i LSHT-së nuk përmban ndonjë rregull se kur ndodh kalimi i kuotës ligjërisht. Neni 74 (2) i LSHTsë parashikon vetëm që regjistrimi i kalimit në QKR është deklarativ; për rrjedhojë përkundrejt shoqërisë fituesi i kuotës mund të jëtë një ortak pa u regjistruar dhe mund të votojë dhe të ketë të drejtë për të marrë dividendë. Gjithsesi, palët e treta (p.sh. një blerës i dytë i kuotës në fjalë) ka shumë mundësi që të mbështetet në regjistrimin e bërë në QKR (shih Neni 21 (4) të Ligjit për QKR-në). Është pak e pavolitshme që kjo mbrojtje e palëve të treta nuk shkon krah për krah domosdoshmërisht me me fitimin e anëtarësisë. Por kur kalon në të vertëtë anëtarësia? Versioni fillestar i LSHT-së parashikonte që pronësia e kuotës duhet të kalojë në çastin e lidhjes së kontratës. Kjo dispozitë u hoq në një fazë të mëvonshme të proçesit ligjvënës; megjithatë, efekti i synuar i këtij ndryshimi nuk është i qartë. Ne besojmë se, në mungesë të dispozitave të posaçme, janë të zbatueshme rregullat e përgjithshme të së drejtës civile. Në bazë të Nenit 164 të Kodit Civil, pronësia fitohet me kontratë pa ndonjë proçedurë
Kapitali dhe kuotat / aksionet
91
shtesë (si lirimi i objektit dhe dorëzimi tek personi të cilit i bëhet kalimi); në thelb, kjo është zgjidhja që u parashikua fillimisht në projekt-ligjin për shoqëritë. Prandaj, kalimi kryhet kur kontrata sjell pasoja, gjë që nga ana e vet varet nga dispozitat e parashikuara në vetë kontratë. Në mungesë të ndonjë dispozite kontraktore, kalimi realizohet në momentin kur lidhet kontrata; blerësi është ortak që nga ai moment. Kjo sigurisht, që krijon disa probleme. Së pari, si duhet ta dijë shoqëria kush janë ortakët e saj? Kjo është veçanërisht e rëndësishme për sa u përket të drejtave të ortakëve. Kush mund të votojë? Kujt duhet t’ia paguajë shoqëria dividendin? Vetë LSHT-ja nuk përmban asnjë dispozitë të posaçme lidhur me këtë. Megjithatë, e vetmja zgjidhje funksionale është se shitësi trajtohet si ortak deri sa bëhet njoftimi i kontratës së shitjes; sidoqoftë, ky njoftim është i nevojshëm që shoqëria tregtare të përmbushë detyrimin e saj për regjistrimin e kalimit në QKR-në në bazë të Nenit 74 (2) të LSHT-së. Deri sa të jetë bërë ky njoftim, shoqëria tregtare mund ta trajtojë shitësin si ortak dhe, për shembull, t’i paguajë atij dividendë; për sa kohë që shoqëria tregtare vepron në mirëbesim, ajo shkarkohet nga detyrimet e saj kundrejt ortakut të ri. Megjithëse LSHT-ja i ri nuk përmban ndonjë detyrim për të mbajtur regjistër të ortakëve, në praktikë do të ishte e nevojshme të mbahej një lloj regjistri, në rast se do të kishim ndryshim të ortakëve herë pas here. Në paraktikë mund të jetë e këshillueshme që momenti kur kalon pronësia të parashikohet në kontratë; në gjuhën teknike kjo quhet “lidhja” e kontratës. Një mundësi do të ishte të sanksionohej se anëtarësia do të kalojë vetëm kur ndryshimi i ortakut të regjistrohet në QKR. Megjithëse në një vështrim të parë kjo duket të jetë një shkelje e Nenit 74 (2) të LSHT-së, kjo dispozitë nuk ndalon një dispozitë kontraktore me këtë qëllim, por vetëm sanksionon pasojat e regjistrimit si një rregull ligjor i përgjithshëm. Në njohurinë tonë kjo dispozitë kontraktore përdoret në praktikën shqiptare. Së dyti, Neni 74 (1) i LSHT-së përmban një rregull për detyrimet e ortakëve: personi që kalon kuotën dhe ai që e fiton atë, përgjigjen bashkarisht dhe në mënyrë solidare ndaj shoqërisë për detyrimet që rrjedhin nga zotërimi i kuotës, nga çasti i kalimit të kuotave, deri në çastin e regjistrimit të kalimit në QKR. Për fat të keq, nuk është e qartë se me cilat fjalë lidhet shprehja “deri në çastin e regjistrimit të kalimit”. Një interpretim i mundshëm, që është i përafërt me tekstin në shqip, do të ishte që përgjegjësia e përbashkët ekziston vetëm për kohën ndërmjet lidhjes së kontratës dhe regjistrimit të kalimit; siç mund të merret me mend, pas regjistrimit vetëm personi të cilit i bëhet kalimi si ortak i ri, është përgjegjës
92
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
ndaj shoqërisë tregtare për detyrimet e lidhura me ortakërinë. Megjithatë, ne nuk mendojmë se ky është një interpretimi i duhur, sepse debitori i kontributit të pashlyer (= ortaku i mëparshëm) mund të ndryshohet pa miratimin e shoqërisë tregtare; kjo do të ishte kryekëput në kundërshtim me Nenin 496 të Kodit Civil, sipas të cilit zëvendësimi i debitorit është i mundshëm vetëm me pëlqimin e kreditorit. Për rrjedhojë, ne parashtrojmë se fjalët “deri në çastin e regjistrimit të kalimit” kanë të bëjnë me detyrimet që lidhen me ortakërinë. Për çdo detyrim që lind para regjistrimit, përgjegjës janë si ortaku i mëparshëm ashtu dhe ortaku i ri; detyrimet që lindin më pas (për shembull, për shkak të shpërndarjeve të paligjshme), janë vetëm të ortakut të ri. Sigurisht, kaluesi dhe personi të cilit i bëhet kalimi mund të parashikojnë në marrëveshjen e shitblerjes që personi të cilit i bëhet kalimi, do të paguajë detyrimet e mbetura në të ardhmen; megjithatë, në rast se ai nuk e përmbush këtë detyrim, shoqëria tregtare mund t’i drejtohet ortakut të mëparshëm për pagesën. Siç është përmendur tashmë, shoqëria tregtare duhet të regjistrojë ndryshimin e ortakërisë në bazë të nenit 43 të ligjit për QKR-në. Detyrime të tjera regjistrimi ekzistojnë në rast se numri i ortakëve reduktohet në një të vetëm, si pasojë e kalimit; shih Nenin 71 dhe II.4.2. më lart. c)
Shoqëria aksionare
Rregullat për kalimin e aksioneve ndryshojnë nga ato të kuotave. Kjo është pasojë e faktit se LSHT-ja ka shfuqizuar aksionet mbartëse, të cilat kishin patur përparësi nën regjimin e mëparshëm juridik. Në të ardhmen, të gjitha aksionet do të duhet të jenë aksione të regjistruara; titulli mbi aksionet kalon me regjistrimin në regjistrin e posaçëm të aksioneve102, që mbahet nga shoqëria tregtare. Në hollësi kjo do të thotë: LSHT-ja nuk përmban ndonjë rregull lidhur me formën e marrëveshjes për shitblerjen e aksioneve. Në veçanti, marrëveshja nuk është e detyrueshme të bëhet me shkrim. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se rëndësia e kontratës zvogëlohet në krahasim me SHPK-në, sepse të drejtat kundrejt shoqërisë fitohen me regjistrimin e tyre, jo me kontratë. Së dyti, sistemet moderne elektronike të tregtimit të aksioneve në bursat ndërkombëtare mund të mos i përmbushin parakushtet e një marrëveshjeje me shkrim. Në çdo rast, aksionari i ri do të duhet ta vërtetojë kalimin e aksioneve, me qëllim që të regjistrohet si i tillë në regjistrin e posaçëm të aksioneve që 102) Këtij regjistri në shqip i referohet me “regjistër i posaçëm”; ne preferojmë të përdorim formulimin e përdorur ndërkombëtarisht “regjistër i aksioneve” në versionin anglisht të manualit.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
93
mban shoqëria tregtare. Shoqëria tregtare mund të lejojë edhe regjistrimin online; Neni 119 (3) i LSHT-së. Pronësia mbi aksionin kalon në momentin e regjistrimit në regjistrin e posaçëm të mbajtur nga shoqëria; shih Nenin 117 (2) dhe Nenin 119 (2) të LSHT-së. Ndonëse nenet përkatëse bëjnë fjalë vetëm për prezumimin e pronësisë së aksioneve (Neni 119 i LSHT-së) dhe për ushtrimin e të drejtave të aksionarëve (Neni 117 i LSHT-së), qëllimi i ligj-bërësve ka qenë ta lidhin pronësinë e aksioneve me regjistrimin. Për këtë arsye, si shoqëria tregtare ashtu dhe palët e treta mund dhe duhet t’i trajtojnë personat e regjistruar (në regjistrin e shoqërisë) si aksionarë; prezumimi në Nenin 119 (2) të LSHT-së është absolut dhe i pakundërshtueshëm. As regjistrimi në QKR, dhe as regjistrimi në regjistrin e titujve (shih Nenin 12 të ligjit “Për Titujt”, nr. 9879, datë 21.2.2008) nuk duket se luajnë ndonjë rol në këtë kontekst, megjithëse situata nuk është plotësisht e sqaruar (për këto regjistrime shih menjëherë më poshtë). Në dallim nga Neni 74 (1) i LSHT-së për SHPK-të, në lidhje me SHAtë, nuk ekzistojnë rregulla lidhur me kalimin e detyrimeve ekzistuese si pasojë e blerjes së një aksioni. Neni 113 i LSHT-së trajton vetëm shlyerjen e kontributit para regjistrimit të vetë shoqërisë tregtare, ndërsa Nenet 123 e në vazhdim të LSHT-së presupozojnë detyrimin e një personi të caktuar dhe merren vetëm me pasojat e pagesës së vonuar. Ne parashtrojmë që Neni 74 (1) i LSHT-së zbatohet përshtatshmërisht edhe për shoqërinë aksionare, pasi nuk ka dallime të tilla ndërmjet ketyre llojeve shoqërisht që do të bënin të nevojshëm një trajtim të ndryshëm në këtë aspekt. Tani le t’i kthehemi regjistrit të posaçëm të aksioneve. Është e rëndësishme të nënvizohet se regjistri mbahet nga vetë shoqëria tregtare (shih Nenin 119 (1) të LSHT-së); ky regjistër nuk duhet të ngatërrohet me ndonjë regjistër tjetër të mbajtur nga QKR-ja. Në bazë të Nenit 119 (1) të LSHT-së, të dhënat që duhet të regjistrohen për çdo aksion janë këto: mbiemri, emri, apo emëri i regjistruar i aksionarit (nëse ai është person juridik), adresa e banimit apo zyrat qëndrore të aksionarit, vlerën nominale të aksionit, si dhe datën e kryerjes së regjistrimit. Meqenëse regjistrimi duhet bërë për çdo aksion, aksionet lypset të individualizohen, për shembull, në numër. Përgjegjësia e mbajtjes së regjistrit u takon administratorëve (Neni 119 (3) i LSHT-së). Kësisoj, shtrohet pyetja se si mund ta ekzekutojë blerësi i një aksioni regjistrimin e këtij aksioni, në rast se administratorët nuk pranojnë ta bëjnë këtë; para regjistrimit, ai nuk mund as të votojë, dhe as të marrë dividendë. Ne parashtrojmë që të zbatohet Neni 152 i LSHT-së, ndonëse edhe në këtë rast, në kuptimin e ngushtë të fjalës, blerësi ende nuk është
94
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
aksionar. Për këtë arsye, blerësi mund t’i kërkojë gjykatës të ekzekutojë të drejtën e tij; pastaj gjykata do t’i urdhëronte administratorët të regjistronin aksionarin e ri. Kjo të shpie në çështjen e publicitetit. A ka të drejtë publiku të dijë kush janë aksionarët? LSHT-ja i përgjigjet kësaj pyetjeje me një ‘po’ të madhe. Regjistri i aksioneve është i hapur për këqyrje jo vetëm nga aksionarët, por edhe nga publiku i gjerë; shih Nenin 119 (3) të LSHT-së. Gjithashtu, informacioni duhet të vihet në dispozicion të publikut nëpërmjet një faqeje interneti. Kjo është shumë e pazakontë. Së pari, mund të argumentohet se pronësia e aksioneve është çështje private, prandaj nuk ka pse publiku të ketë dijeni; të paktën kështu është situata në shumë vende evropiane, të cilat ose e kufizojnë aksesin në regjistër vetëm për aksionarët e tjerë, ose kërkojnë shkaqe të veçanta për këqyrje të këtij regjistri. Së dyti, detyrimi për të publikuar të dhënat në një adresë interneti përfshin të gjitha shoqëritë tregtare, jo vetëm ato me strukturë aksionare të hapur. Edhe shoqëritë e mbyllura tregtare ose shoqëritë me një ortak të vetëm janë të detyruara të ndërtojnë dhe të mirëmbajnë një faqe interneti për të publikuar informacionin për aksionarët e tyre. Gjithashtu, publiciteti i regjistrit të mbajtur nga shoqëria tregtare është vetëm hapi i parë. Neni 119 (5) i LSHT-së parashikon që rregullat për regjistrin e aksioneve të mos ndërhyjnë me detyrimet e regjistrimit sipas ligjit për QKR-në dhe ligjit “Për Titujt”. Në këtë kuadër ekzistojnë të paktën katër detyrime të tjera për regjistrim ose informim: Së pari, me t’u bërë regjistrimi i shoqërisë aksionare, të dhënat e identifikimit të themeluesve regjistrohen bashkë me numrin e aksioneve të nënshkruara nga çdo aksionar, dhe vlerën e kontributit të tij; shih Nenin 32 dhe Nenin 36 të Ligjit për QKR-në. Megjithatë, ky informacion nuk përditësohet në mënyrë të rregullt sepse, në bazë të Nenit 43 (4) të Ligjit për QKR-në, jo çdo kalim aksionesh duhet të njoftohet. Shoqëria tregtare duhet vetëm të depozitojë listën e përditësuar të aksionarëve një herë në vit, së bashku me bilancin financiar. Qëllimi i kësaj liste vështirë të dallohet, sepse informacion edhe më i mirë gjendet nëpërmjet regjistrit që mban vetë shoqëria dhe faqes së saj të internetit. Për shkak se njerëzit mund të hamenësojnë gabimisht se informacioni i paraqitur në faqen zyrtare të internetit të një autoriteti shtetëror është i saktë, lista në QKR më tepër mund të jetë keqorientuese se sa ndihmëse. Së fundmi, ne mendojmë se mbrojtja e palëve të treat, të cilat në mirëbesim mbështeten tek regjistrimi, nuk mund të zbatohet në rastin e regjistrit të aksionarëve, për shkak se regjistri përditësohet vetëm njëherë në vit dhe jo rregullisht do të thotë që qëllimi i saj nuk është të mbrojë mirëbesimin në përmbajtjet e tij.
Kapitali dhe kuotat / aksionet
95
Së dyti, ligji “Për Titujt” përmban detyrime të tjera regjistrimi për të gjitha shoqëritë aksionare. Në bazë të Nenit 13 të këtij ligji, qëndra të specializuara regjistrojnë informacionin bazë për titujt, ndërmjet tyre edhe identitetin e aksionarëve. Autoriteti mbikëqyrës për tregjet financiare mund të realizojë veprimtarinë e tij103 dhe një sistem për blerjet e aksoneve mund të zhvillohet. Aktualisht ky regjister nuk është në punë. Së treti, Neni 206 i LSHT-së parashikon detyrimin e posaçëm të njoftimit të QKR-së në rast se një aksionar i një shoqërie aksionare, me anë të blerjes apo shitjes së aksioneve, e tejkalon ose bie më poshtë pragjeve të caktuara të të drejtave të përgjithshme të votimit të shoqërisë tregtare.104 Kjo dispozitë duket se synon implementimin e Nenit 9 të Direktivës për Transparencën.105 Megjithatë, kjo direktivë zbatohet vetëm për SHA-të e listuara në bursë, ndërsa neni 206 i LSHT-së zbatohet për çdo shoqëri aksionare. Për më tepër, SHA-ja është gjithsesi e detyruar të regjistrojë secilin aksionar të shoqërisë tregtare në regjistrin e aksioneve të shoqërisë tregtare që është i hapur për publikun. Ndërsa informacioni në regjistrin e aksioneve shkon shumë larg përmbajtjes së njoftimit të kërkuar nga Neni 206, mbetet e paqartë se çfarë vlere tjetër do të ofrojë njoftimi për QKR-në. Së fundmi, rregulla të ngjashme parashikohen në Nenet 106 e në vazhdim të ligjit “Për titujt”. Megjithatë, ekzistojnë dallime të ndryshme. Pragjet janë të ndryshme – dhe më strikte në bazë të Nenit 206 të LSHT-së;106 për rrjedhojë, QKR-ja ka akses në më shumë informacion për pronësinë e aksioneve, se sa autoriteti mbikëqyrës për tregjet financiare. Blerësi duhet të njoftojë shoqërinë tregtare (që presupozohet se i njeh aksionarët e vet tashmë në saje të regjistrit të vet të aksioneve) dhe autoritetin mbikëqyrës të tregjeve financiare – megjithatë, jo QKR-në. Dhe, së fundi, në bazë të Nenit 107 të ligjit “Për Titujt”, informacioni bëhet publik nëpërmjet bursës ku është listuar shoqëria tregtare; krahas kësaj, informacioni mund të bëhet gjithnjë i disponueshëm nëpërmjet regjistrit të aksioneve të shoqërisë tregtare. Për ta përmbledhur: Gjendja është tejet e pakënaqshme për shkak se kërkohet një publicitet i tepruar dhe janë vendosur detyrime të shumta publikimi, të cilat nuk janë të harmonizuara me njëra-tjetrën. 103) Neni 15 i Ligjit “Për Titujt” përmban detyrime shtesë që emetuesi (= shoqëria tregtare) të njoftojë këtë autoritet për transaksionet e mëdha në raste të caktuara. 104) Pragjet përkatëse janë 3%, 5%, 10%, 15% 20% 25%, 30%, 50% dhe 75%. 105) Direktiva 2004/109/EC e Këshillit Evropian. 106) Ligji për Titujt i parashikon detyrimet e për informim vetëm në 5%, 10%, 25%, 30%, 50% dhe 75%.
96
IV.
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
FORMIMI DHE REGJISTRIMI I SHOQËRISË TREGTARE
Nga pikëpamja e së drejtës për shoqëritë tregtare,107 formimi i shoqërisë tregtare kalon nëpër dy faza, të cilat duhet të zbatohen në secilin lloj shoqërie. Së pari, në bazë të nenit 3 (1) të LSHT-së, shoqëria tregtare formohet nga themeluesit e saj (= ortakët ose aksionarët themelues), të cilët lidhin marrëveshje me njëri-tjetrin (shih IV.1.), e cila përfshin statutin (shih IV.3.). Më pas, në bazë të nenit 3 (2) dhe (3) të LSHT-së, kërkesa për regjistrim duhet t’i drejtohet QKR-së, dhe shoqëria tregtare fiton personalitet juridik në datën e regjistrimit të saj. (shih IV.2.). 1.
Marrëveshja e ortakëve /aksionarëve
Në bazë të Nenit 3 (1) të LSHT-së, shoqëria tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë dhe /ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Ky akt themelimi përbën një veprim juridik sipas përkufizimit në Nenin 79 të Kodit Civil shqiptar. Megjithëse dispozita e fundit duket se parashikon vetëm veprime juridike njëpalëshe dhe dypalëshe, themelimi i shoqërisë tregtare është rasti kur një veprim juridik mund të përfshijë shprehjen e vullnetit nga më shumë se dy persona. Në skajin tjetër të spektrit, formimi i shoqërisë me një ortak të vetëm mund të konceptohet si veprim juridik njëpalësh. LSHT-ja duket se hesht në lidhje me çështjen e formës. Nga kjo mund të konkludohet se marrëveshja (ose deklarimi i njëanshë i vullnetit në rastin e shoqërise me ortak/aksionar të vetëm) në bazë të Nenit 3 (1) të LSHTsë, në parim mund të marrë çdo formë të veprimit juridik të lejuar nga Neni 80 i Kodit Civil shqiptar, përfshirë deklarimet me gojë të vullnetit. Por kjo zbatohet vetëm për detyrimet e palëve ndërmjet njëri tjetrit. Për regjistrimin e shoqërisë më pas duken të nevojshme disa dokumente me shkrim të nënshkruara nga çdo ortak ose aksionar themelues, në pajtim me Nenin 81 të Kodit Civil shqiptar (shih më poshtë).108 107) Ne nuk do të trajtojmë rregullat për hapjen e një aktivitetit tregtar që mund të ekzistojë në fusha të tjera të së drejtës, si për shembull nevoja për të siguruar licencë ose lejen e një organi në lidhje me një lloj të caktuar aktiviteti tregtar (për shembull, aktivitet bankar). 108) Nënvizojmë se Komentari duket se supozon se formimi i shoqërisë realizohet nga themeluesit në formë me shkrim “nëpërmjet krijimit të një dokumenti formimi dhe konsultimi” (shih komentet e përgjithshme për Pjesën 1 Titulli 2 Formimi, shënimi 1), dhe se statuti është gjithmonë “statut i shkruar” (komentari për Nenin 6, shënimi 1). Do të parapëlqehej që vetë ligji të përmbante një rregull të qartë që marrëveshja e përmendur në Nenin 3 (1) të LSHT-së dhe statuti të jenë me shkrim.
Formimi dhe regjistrimi i Shoqërisë Tregtare
97
Për sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes, Neni 3 (1) i LSHT-së thotë vetëm se ortakët ose aksionarët “bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj.” Kjo formulë përmban dy vështirësi. Në rastin e shoqërisë me një ortak të vetëm, të formuar me deklarim të njëanshëm të vullnetit, deklarata për “arritjen e objektivave të përbashkët” është qartazi e pakuptimtë. Nga ana tjetër, në rast se SHPK-ja formohet me një kapital minimal prej 100 lekësh dhe pa kontribute të tjera nga ortakët, qëllimi i arritjes së objektivave ekonomikë të përbashkët “duke dhënë kontribute”, është një frazë boshe. Për rrejdhojë, pjesa më e madhe e fjalisë së parë në Nenin 3 (1) të LSHT-së duket se më shumë ka natyrë programatike, ndaj nuk jemi të bindur se ajo duhet interpretuar si dispozitë që ka ndonjë pasojë të vërtetë ligjore përtej tërheqjes së vëmendjes se themelimi i shoqërisë tregtare është një veprim juridik. Megjithatë, ajo që Neni 3 (1) i LSHT-së nuk thotë është se edhe statuti i shoqërisë përfshihet në veprimin juridik të themeluesve, ortakëve ose aksionarëve, gjë që efektivisht përbën elementin më të rëndësishëm të veprimit të tyre juridik. Marrëveshja e ortakëve ose e aksionarëve themelues duhet të përfshijë çdo pikë të statutit të propozuar, ndaj vetëm për këtë arsye nuk duket e këshillueshme që kjo marrëveshje të lidhet me anë të deklarimeve me gojë të vullnetit. Megjithatë, në bazë të Nenit 28 (4) të Ligjit për QKR-në, shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite dhe SHPK-të mund të regjistrohen dhe të bëhen persona juridikë pa një statut me shkrim.109 Më poshtë do të shohim (IV.3.) që kjo ide sjell me vete vështirësi të caktuara konceptuale. 2.
Regjistrimi në QKR
Sipas fjalisë së parë në Nenin 26 (3) të Ligjit për QKR-në, kërkesa për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet nga të gjithë ortakët e një shoqërie kolektive, të gjithë ortakët “e pakufizuar” të një shoqërie komandite, të gjithë administratorët e një SHPK-je, të gjithë anëtarët e këshillit të administrimit të një SHA-je apo nga çdo person i autorizuar nga personat e përmendur më sipër. Rregullat për SHA-të nuk janë ndryshuar me qëllimin që t’u përshtaten rregullave të reja të LSHT-së për sistemet me një dhe dy nivele. Ne parashtrojmë se dispozita duhet të interpretohet se u referohet të gjithë administratorëve, si kur shoqëria është e organizuar në bazë të sistemit me një nivel, ashtu edhe kur është e organizuar në bazë të sistemit me dy nivele, sepse ata përbëjnë organin e shoqërisë të autorizuar 109) Komentari, komente të përgjithshme për Pjesën I Titulli II Formimi, shënimi 1.
98
Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
për të përfaqësuar shoqërinë (Neni 158 (3) numër 2, lexoje në lidhje me Nenin 167 (2) të LSHT-së; shih II.2). Dokumentet për regjistrim renditen në Nenin 28 (3) të ligjit për QRK-në: - aplikimi për regjistrim fillestar, i plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, - statuti dhe akti i themelimit, në rast se janë hartuar si dy dokumente të veçanta,110 - aktet e emërimit të organeve të shoqërisë, nëse nuk përfshihen në aktet e mësipërme, - aktet e tjera të nevojshme për themelimin, sipas legjislacionit në fuqi. Detajet që duhet të regjistrohen renditen në Nenet 32-36 të Ligjit për QKR-në. Neni 3 (3) i LSHT-së parashikon se shoqëria tregtare fiton personalitet juridik në datën e regjistrimit të saj në QKR. Prezumohet se kjo do të thotë se shoqëria fiton personalitet juridik në mënyrë prapavepruese që në fillim të asaj dite, kështu që veprimet juridike të kryera në emër të shoqërisë në ditën e regjistrimit, por përpara se regjistrimi të ndodhë faktikisht, quhen tashmë veprime të ligjshme të shoqërisë. Ne nuk mendojmë se Neni 29 Kodit Civil evokon ndonjë interpretim të ndryshëm nga ky. 3.
Statuti
3.1
Natyra juridike e statutit
Statuti i shoqërisë tregtare është kushtetutë për të. Në të njëjtën kohë statuti është një kontratë në kuptimin e Nenit 659 të Kodit Civil shqiptar. Por ai është një kontratë me një natyrë shumë të veçantë. Fillimisht kontrata vetëm i lidh ortakët ose aksionarët themelues në një detyrim (dhe, nëse shoqëria formohet si një shoqëri me një ortak të vetëm, deklarimi njëanshëm i vullnetit në fakt nuk mund të quhet aspak kontratë). Pas regjistrimit edhe vetë shoqëria bëhet palë në kontratë (kështu që edhe në rastin e shoqërisë me një ortak të vetëm tani ka dy palë në kontratë). Për më tepër, pas regjistrimit në shoqërinë tregtare mund të hyjnë ortakë ose aksionarë të rinj, ndërsa disa ose të gjithë ortakët ose aksionarët e parë themelues mund të pushojnë së qeni ortakë ose aksionarë; kjo mund të ndodhë sidomos kur kemi kalim të kuotave në rastin e SHPK-ve ose kalim të aksioneve në rastin e SHA-ve. Thelbi i kontratës konstitutive të mishëruar në statut është se ajo rregullon marrëdhëniet juridike ndërmjet shoqërisë dhe ortakëve ose aksionarëve të saj, si dhe marëdhëniet juridike 110) Që nuk është më e domosdoshme sipas LSHT-së, por prapëseprapë e mundur: Komentari për Nenin 6, shënimi 1.
Formimi dhe regjistrimi i Shoqërisë Tregtare
99
ndërmjet ortakëve ose aksionarëve me njëri tjetrin në një kohë të caktuar. Nga kjo rrjedh se statusi juridik i të qenit palë në kontratën konstitutive është i lidhur pazgjidhshmërisht me statusin juridik të të qenit ortak ose aksionar i shoqërisë. Në rastin e shoqërisë kolektive dhe të shoqërisë komandite, në përputhje me parimet e përgjithshme të së drejtës kontraktore, rregulli i përgjithshëm është se çdo ndryshim i kontratës konstitutive të mishëruar në statut kërkon miratimin unanim të të gjithë ortakëve. Për më tepër, një ndryshim në ortakëri është në vetvete një ngjarje që kërkon një ndryshim formal të kontratës konstitutive, pasi Neni 30 i LSHT-së parashikon që asnjë ortak nuk mund ta kalojë interesin e tij pa miratimin e ortakëve të tjerë, dhe duhet të merret me mend se miratimi i të gjithë ortakëve është i nevojshëm edhe kur një ortak i ri dëshiron të hyjë në shoqërinë kolektive ose komandite pa kalimin e interesit të një ortaku ekzistues. Në baze të Nenit 24 dhe Nenit 58 të LSHT-së, statuti mund t’i shmanget, ndër të tjera, rregullit të miratimit unanim në Nenin 30 të LSHT-së. Për më tepër, megjithëse LSHT-ja nuk e parashikon këtë shprehimisht, Neni 24 dhe Neni 58 i LSHT-së lejon edhe një klauzolë në statut sipas së cilës ndryshimet e mëvonshme të statutit nuk do të kërkojnë miratimin unanim të të gjithë ortakëve, por mund të vendosen me një shumicë (të cilësuar).111 Në rastin e SHPK-ve dhe të SHA-ve, situata ndryshon sepse, të dyja këto lloje shoqërish kararkterizohen nga transferueshëria e lirë i kuotave ose aksioneve. Për rrjedhojë, kalimi i kuotave ose i aksioneve nuk kërkon ndonjë ndryshim formal të kontratës konstitutive të mishëruar në statut, ndonëse kjo mund të ketë efektin e menjëhershëm të ndryshimit të përbërjes së palëve në kontratë. Kjo mbetet e vërtetë edhe nëse statuti vendos kushte për kalimin e kuotave ose aksioneve, për shembull, miratimin e shoqërisë, në bazë të Nenit 73 (3) ose Nenit 120 të LSHT-së. Më e rëndësishmja, në dallim të theksuar nga shoqëritë kolektive dhe shoqëritë komandime, rregulli i përgjithshëm për ndryshimet e mëvonshme të statutit të SHPKve dhe të SHA-ve nuk është miratimi unanim. Në vend të kësaj, në bazë të Nenit 87 (1) dhe Nenit 145 të LSHT-së, statuti mund të ndryshohet me vendim të asamblesë të përgjithshme, të marrë me shumicë prej tre të katërtash, në rast se statuti nuk kërkon një shumicë më të lartë. Prandaj, çdo ortak ose aksionar i tanishëm ka të drejtë të votojë për ndryshimin e 111) Megjithashtë nënvizojmë se në Gjermani, nga janë marrë dispozitat shqiptare për shoqëritë kolektive dhe shoqëritë komandime, këto dispozita janë trajtuar me kujdes nga gjykatat dhe atyre u është bërë interpretim i ngushtë, me qëllim që të parandalohet mbivotimi i ortakëve në pakicë nga ortakët e tjerë për elemente vendimtare të statutit.
100 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
kontratës konstitutive të mishëruar në statut, edhe pse ai mund të mos ketë qenë palë në kontratën e parë konstitutive. 3.2
Përmbajtja e statutit
LSHT-ja është shumë e kursyer në rregullimin e të dhënave minimale që duhet të përfshihen në statutin e çdo shoqërie tregtare. Ai kërkon ta bëjë këtë me anë të një referimi të thjeshtë në Nenin 6 të LSHT-së tek dispozitat e Neneve 32 deri në 36 të Ligjt për QKR-në. Komentari rendit si të dhëna bazë: emrin, formën e shoqërisë, datën e themimit – që Komentari e interpreton se nënkupton datën e krijimit të statutit, për shkak se data e themelimit nuk mund të dihet ende – të dhëna për identitetin e themeluesve, zyrën qëndrore, objektin (nëse është caktuar) kohëzgjatjen (nëse është vendosur), të dhëna për identitetin e personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë, kompetencat e përfaqësimit dhe kohëzgjatjen e mandatit të tyre, si dhe mostra të nënshkrimeve të përfaqësuesve.112 Kjo listë është kopjuar nga Neni 32 i ligjit për QKR-në. Megjithatë, kjo qasje mekanike që i gjithë informacioni që duhet të shënohet në regjistër, është në të njëjtën kohë edhe informacioni që përfshihet në statut, bart vështirësi serioze. Si fillim, “të dhënat e identitetit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin” dhe kohëzgjatja e mandatit të tyre, si dhe kampionët e nënshkrimeve të përfaqësuesve vështirë se janë çështje për t’u përfshirë në statutin e SHPK-së ose të SHA-së, sepse çdo emërim i një administratori të ri do të kërkonte pastaj ndryshim të statutit, ndryshim që do të duhej të vendosej nga shumica prej tre të katërtash e në asamblenë e përgjithshme. Megjithatë, në bazë të rregullit të përgjithshëm në LSHT, administratorët e SHPK-së emërohen nga asambleja e përgjithshme me shumicë të thjeshtë (shih V.2.2), kurse administratorët e SHA-së nuk emërohen aspak nga asambleja e përgjithshme (përveç sipas “stilit Italian” të modelit me dy nivele; shih V.3 për detaje. Për të njëjtën arsye, kompetencat e përfaqësimit të individëve të emëruar si administratorë nuk mund të përfshihen në statut, megjithëse përfshirja në statut e një a më shumë rregullave të përgjithshme për kompetencat e përfaqësimit të administratorëve (për shembull, nëse një administrator i vetëm është i autorizuar ta lidhë shoqërinë në një detyrim, apo nëse ai duhet të ketë pëlqimin e një administratori të dytë) mund jetë e dobishme ( krahaso II.2). Një problem i ngjashëm lind në lidhje me dispozitën në Nenin 35 të ligjit për QKR-në, sipas së cilës në regjistrimin e shoqërisë së kufizuar përfshihen 112) Komentari për Nenin 6, shënimi 2.
Formimi dhe regjistrimi i Shoqërisë Tregtare 101
“vlerën e kapitalit të vet fillestar të nënshkruar, numri i kuotave të kapitalit, vlerën nominale të secilës kuotë, pjesëmarren në kapitalin e vet, vlerën dhe llojin e kontributeve të secilit ortak, si dhe informacioni nëse kapitali fillestar i vet i nënshkruar është paguar ose jo”. Ndërsa të gjitha të dhënat e tjera të përfshira në këtë listë janë vërtet çështje të statutit, nuk ndodh kështu në lidhje me “pjesëmarrjen në kapitalin e vet” në rast se, siç besojmë, ky term shumë i paqartë nënkupton të dhënat për identitetin e ortakëve. Nga Neni 43 (1) i Ligjit për QKR-në rrjedh se çdo ndryshim i ortakëve në shoqëri duhet të regjistrohet, dhe Neni 26 (3) i ligjit për QKR-në përmban një dispozitë të posaçme që “kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen, gjithashtu, dhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin”. Por ne nuk gjejmë ndonjë argument në LSHT që “veprimet juridike që lidhen me kuotat” në SHPK-të kërkojnë ndryshim të statutit; përkundrazi, ky rregull do të binte ndesh me parimin e kalimit të lirë të kuotave, përveç rastit kur statuti në bazë të Nenit 73 (3) të LSHT-së parashikon shprehimisht që kalimi i kuotave kushtëzohet nga ndryshimi i statutit (që duket se është ligjërisht e mundshme, por sigurisht në nuk do ta rekomandonim një kushtëzim të tillë të vështirë). 3.3
Rasti i veçantë: regjistrimi pa statut të shkruar
Statuti i çdo shoqërie tregtare duhet të përmbajë të dhëna të caktuara që përcaktojnë identitetin e shoqërisë. Këto kanë të bëjnë me emrin, formën ligjore dhe zyrën qendrore të shoqërisë. Këto të dhëna renditen në Nenin 32 (a), (b), (e) të ligjit për QKR-në, dhe në bazë të Nenit 6 të LSHT-së, këto të dhëna duhet përfshihen edhe në statut. Po kështu, Neni 35 i ligjit për QKRnë parashikon që për regjistrimin fillestar të SHPK-së është i detyrueshëm edhe njoftimi i vlerës së kapitalit themeltar të nënshkruar, numri i pjesëve të kapitalit, vlera nominale e secilës pjesë, pjesëmarrja në kapital, vlera dhe lloji i kontributeve të secilit ortak, si dhe informacioni nëse kapitali fillestar i nënshkruar është paguar ose jo. Përsëri, Neni 6 i LSHT-së kërkon që këto të dhëna të përfshihen në statut. Ajo që të gjitha këto të dhëna kanë të përbashkët është se ligji nuk ka mundësi të parashikojë një rregull të përgjithshëm për to. Ato duhet të vendosen domosdoshmërisht nga ortakët /aksionarët themelues në varësi të shoqërisë konkrete që dëshirojnë të themelojnë. E njëjta gjë zbatohet edhe për objektin e shoqërisë, në rast se përcaktohet (Neni 32 (f) i Ligjit për QKR-në; (shih II.1.), dhe për kohëzgjatjen e shoqërisë, nëse përcaktohet (Neni 32) (g) i Ligjit për QKRnë (shih VI.1.).
102 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Si lidhet kjo ide me çështjen tashmë të përmendur që shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite dhe SHPK-të mund të regjistrohen dhe të bëhen persona juridikë duke depozituar kërkesën pa statutin me shkrim, në bazë të Nenit 28 (4) të Ligjit për QKR-në? Kjo dispozitë, e cila përmendet në Nenin 6 të LSHT-së, bazohet në idenë se të gjitha këto të dhëna do të ndodhen në formularin e plotësuar për regjistrimin fillestar, gjë që, për këtë arsye, mund të zëvendësojnë statutin e shoqërisë. Megjithatë, në bazë të Nenit 26 (3) të ligjit për QKR-në, aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet “nga të gjithë ortakët e një shoqërie kolektive, të gjithë ortakët “e pakufizuar” të një shoqërie komandite, të gjithë administratorët e një SHPK-je, ....apo nga çdo person i autorizuar nga personat e përmendur më sipër“. Nga kjo rrjedh se, përveç rastit të shoqërisë kolektive, personat që kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për regjistrim, nuk janë të njëjtët persona që lidhin kontratën konstitutive që pikësëpari themelon shoqërinë dhe të cilët nëpërmjet kësaj përcaktojnë të dhënat e përmendura në lidhje me shoqërinë konkrete. Ose, për ta shprehur të njëjtën ide me fjalë të tjera: para se administratorët e SHPK-së të mund të regjistrojnë emrin, formën ligjore dhe zyrën qendrore të shoqërisë, si dhe të dhënat lidhur me kapitalin e shoqërisë, ortakët themelues – jo administratorët – duhet të marrin vendim për këto të dhëna. Në mënyrë interesante Neni 28 (4) i Ligjit për QKR-në bën fjalë për persona të tjerë përveç atyre që paraqesin kërkesën për regjistrimin fillestar. Fjalia e fundit parashikon: “Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e mësipërme, e nënshkruar sipas rastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të veprojnë në emër e për llogari të tyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë.” Megjithatë, nuk është e qartë nëse fjalët “e nënshkruar nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të veprojnë në emër e për llogari të tyre” ka të bëjë vetëm me “deklaratën” (e përmendur në fjalinë më përpara) “për njohjen, pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për organizimin dhe funksionimin e llojit të shoqërisë që regjistrohet”, ose nëse këto fjalë kanë të bëjnë edhe me “aplikimin për regjistrimin fillestar”, në të cilin rast Neni 28 (4) i ligjit për QKR-në i largohet rregullit në Nenin 26 (3) të ligjit për QKR-në. Në dritën e vlerësimeve të përgjithshme mbi natyrën e kontratës konstitutive, konsiderojmë se ky interpretim i fundit është i saktë. Në rast se shoqëria kolektive, shoqëria komandite ose SHPK-ja regjistrohen në bazë të Nenit 28 (4) të ligjir për QKR-në, pa një statut të veçantë me shkrim, të gjithë ortakët e shoqërisë (përfshirë të gjithë ortakët e kufizuar në rastin e shoqërisë komandite) dhe të gjithë ortakët e SHPK-së duhet edhe ata ta nënshkruajnë kërkesën aplikimin, sepse ky aplikim përmban të dhënat e mësipërme që në thelb janë pjesë e kontratës konstitutive.
Formimi dhe regjistrimi i Shoqërisë Tregtare 103
Nga pikëpamja thjesht burokratike nuk ka shumë rëndësi nëse ortakët nënshkruajnë një letër me titullin “statuti” apo nëse nënshkruajnë një letër me titullin “kërkesë”. Por për zbatimin e mëtejshëm të rregullave që përcaktojnë ndryshimet e statutit, kjo gjë ka vërtet rëndësi. Megjithëse në regjistrimin fillestar nuk ka pasur nsonjë dokument të veçantë me titullin “statuti”, ndryshimi i mëvonshëm i çdonjërës prej të dhënave në kërkesë, që në thelb është pjesë e kontratës konstitutive, teknikisht është ndryshim i statutit që rregullohet me dispozita përkatëse në LSHT, në mënyrë të veçantë dispozita për shumicën e votave në Nenin 87 (1) të LSHT-së (shih IV.3.1.). Për më tepër, në rast se ortakët e SHPK-së më vonë vendosin që duan një statut me rregulla të administrimit të brendshëm të shoqërisë, të cilat shmangen nga rregulli i përgjithshëm në LSHT, edhe kjo përbën ndryshim të statutit (ekzistues), që mund të vendoset me shumicën e tre të katërtave, sipas Nenit 87 (1) të LSHT-së.113 4.
Pavlefshmëria e shoqërive tregtare
Çështja e pavlefshmërisë së shoqërive tregtare kohët e fundit ka krijuar një farë interesi në radhët e juristëve shqiptarë, si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Apelit të Korçës, i cili analizon, ndër të tjera, çështjen e pavlefshmërisë së shoqërisë. Megjithatë, në bazë të ligjit të ri, kjo çështje nuk mund të lindë më, pasi LSHT-ja qëllimisht nuk ka përfshirë asnjë dispozitë për këtë çështje, kështu që koncepti i “pavlefshmërisë së shoqërisë” është shfuqizuar plotësisht. Megjithatë, ligji për QKR-në ende përmban dy dispozita, Nenin 48 (1) dhe Nenin 51(1), që kanë të bëjnë me pavlefshmërinë e personave juridikë, por këto dispozita nuk janë më koherente me aktualitetin me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për shoqëritë tregtare.
113) Ndërsa një vendim i njëjtë në shoqërinë kolektive ose shoqërinë komandite do të kërkonte miratim të njëzëshëm (shih më lart).
104 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
V.
ORGANET E SHOQËRISË DHE MIRËADMINISTRIMI I SHOQËRIVE TREGTARE
Në këtë kapitull do të përvijojmë çështjet që kanë të bëjnë me organet e shoqërisë dhe mirëadministrimin e shoqërive tregtare (“corporate governance”). Çështjet e trajtuara janë kryesisht pasojë e administrimit të centralizuar (ose ndarjes së pronësisë mbi shoqërinë nga kontrolli mbi të). Prandaj problemet e trajtuara në këtë kapitull lidhen kryesisht me SHA-të dhe SHPK-të. Për këtë arsye, ne do ta kufizojmë përshkrimin në këto dy forma ligjore. 1.
Administrimi i centralizuar – ndarja e pronësisë nga kontrolli
1.1
Përfitimet nga administrimi i centralizuar
Siç është nënvizuar tashmë (shih II.1. më lart), për të kryer aktivitetin e tyre tregtar kryesisht për lidhjen e kontratave, shoqëritë – si persona juridikë – duhet të mbështeten në veprimet e personave fizikë. Pyetja që lind nga kjo është nëse të gjithë ortakët (aksionarët) e shoqërisë duhet të përfshihen në proçesin e vendim-marrjes, apo nëse kompetencat për të vepruar në emër të shoqërisë duhet t’i delegohen një organi të specializuar administrues, anëtarët e të cilit nuk nevojitet aspak të jenë ortakë /aksionarë. Administrimi i vogël, i centralizuar dhe i specializuar ka përparësitë e veta. Së pari, vendimet e organit të administrimit, të paktën ato në rrjedhën normale të aktivitetit, zakonisht duhet të merren brenda një kohe të shkurtër. Rregulli që vendimi të përfshijë të gjithë aksionarët jo vetëm do të zgjaste shumë, por do të impononte edhe shpenzime të tjera shumë të mëdha ndaj shoqërisë (për shembull, shpenzimet e mbajtjes së asamblesë së përgjithshme). Prandaj, përdorimi i administrimit të centralizuar ul shpenzimet e veprimeve juridike dhe rrit efikasitetin e administrimit të shoqërisë. Sigurisht, kjo vlen vetëm për shoqëritë e mëdha me shumë ortakë/aksionarë dhe mund të mos vlejë për shoqëritë e vogla (sidomos shoqëritë me një ortak të vetëm). Në të njëjtën kohë, centralizimi i administrimit i mundëson shoqërisë tregtare të grumbullojë kapital nga një numër i madh investitorësh pa humbur aftësinë e saj për të zhvilluar aktivitet tregtar të suksesshëm. Krahas kësaj, delegimi i autoritetit vendim-marrës tek një organ i centralizuar administrimi (domethënë, administratorët e SHPK-së ose këshilli i administrimit i SHA-së) i mundëson shoqërisë të administrohet nga një grup njerëzish më profesionistë dhe ekspertë (administratori), pavarësisht nga struktura e ortakëve /aksionarëve.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 105
Edhe sikur një vendim i ortakëve /aksionarëve të mund të merrej në kohën e duhur, kjo nuk do të thotë se ata janë gjithashtu të aftë për të marrë vendime të caktuara rreth aktivitetit tregtar. Kjo të shpie në një përparësi tjetër të administrimit të specializuar: I mundëson shoqërisë tregtare të grumbullojë kapital aksionar nga njerëz që nuk kanë njohuri profesionale rreth aktivitetit tregtar të shoqërisë. Nga ana tjetër, ai u jep investitorëve mundësinë t’i shpërndajnë fondet e tyre në një larmi të gjerë shoqërish tregtare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kjo shpërndarje e investimit mundëson që investitorët t’i shpërndajnë risqet që lidhen me çdo investim, po kështu rrit gadishmërinë për t’u ofruar kapital aktiviteteve tregtare (kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e veprimeve tregtare me shumë risk). Duke rritur financimin e kapitaleve të veta, administrimi i centralizuar gjithashtu i shërben edhe një objektivi të rëndësishëm makro-ekonomik. Të paktën për shoqëritë me një numër të madh ortakësh /aksionarësh, lënia në dorën e këtyre të fundit autoritetin për të marrë të gjitha vendimet lidhur me aktivitetin tregtar, ka të ngjarë të shkaktojë problemin e veprimit kolektiv (collective action). Vendim-marrja nga ortakët /aksionarët u imponon atyre shpenzime, sepse ata duhet të sigurojnë dhe të analizojnë informacionin e nevojshëm për të marrë vendimet e tyre. Megjithatë, vendim-marrësit racionalë do të përpiqen të marrin një vendim të mirëinformuar nëse mendojnë se përfitimet e kësaj do t’i tejkalojnë shpenzimet e vendim-marrjes.114 Në shoqërinë me strukturë pronësie tejet të shpërndarë, është e mundur që logjikisht secili nga ortakët /aksionarët të presë që shpenzimet për vendim-marrjen e mirë-informuar të tij nuk do të kompensohen për shkak të vlerës së vogël të pjesës së tij në shoqëri. Në vend të kësaj, ortakët /aksionarët do të parapëlqejnë të mbështeten tek ortakët/ aksionarët e tjerë dhe kështu të përfitojnë nga përpjekjet e tyre për vendimmarrje (domethënë, pa u lodhur “free-ride”). Meqënëse ky vlerësim mund të vlejë për çdo ortak /aksionar më vete, ata do të tërhiqeshin në mënyrë kolektive nga marrja e vendimeve të mirë-informuara. Për dallim, administrimi i centralizuar mundëson që shpenzimet e administrimit dhe të informimit të mbahen në nivelin më të ulët dhe t’u shpërndahen në mënyrë të barabartë të gjithë ortakëve /aksionarëve115, që shpesh është zgjidhja më e efektshme e këtij problemi të veçantë të veprimit kolektiv në shoqëritë e mëdha. Ligji shqiptar parashikon struktura të administrimit të centralizuar për SHPK-të dhe SHA-të. Në dallim me dispozitat që rregullojnë shoqëritë 114) Zakonisht kjo dukuri quhet “apati racionale”. 115) Në marrëdhënie me kuotën/aksionet e secilit ortak/aksionar .
106 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
kolektive dhe shoqëritë komandite, anëtarëve të organeve të administrimit (adminitratorët) nuk u kërkohet të jenë ortakë (aksionarë) të shoqërisë. 1.2
Konflikti i përfaqësuar – përfaqësues që rrjedh nga ndarja e pronësisë nga kontrolli – probleme dhe zgjidhje të mundshme
Megjithatë, administrimi i centralizuar nuk sjell vetëm përfitime por përmban edhe rreziqe të caktuara për ortakët/aksionarët e shoqërisë tregtare. Delegimi i vendim-marrjes tek një organ anëtarët e të cilit nuk janë (domosdoshmërisht) ortakë/aksionarë të shoqërisë, qartazi krijon rrezikun që interesat e administratorëve të përplasen me ato të ortakëve /aksionarëve. Ky konflikt potencial i interesave përmendet me emrin ‘konflikti i përfaqësuar-përfaqësues (“principal-agent conflict”), pasojë e ndarjes së pronësisë së kompanisë [ortakët/aksionarët si të përfaqësuar, (principal)] dhe kompetencave të kontrollit të aktivitetit tregtar të shoqërisë [administratorët si përfaqësues (agents) ]. Fjala ‘përfaqësues, (“agent”) përdorur këtu nuk duhet të merret në kuptimin ligjor, por më gjerësisht si përshkrimi i situatës në të cilën sjellja e një personi (agjentit) ka ndikim të menjëhershëm në situatën ekonomike të një personi tjetër (porositësit). Ndërsa interesi i ortakut /aksionarit është të rrisë sa më shumë fitimet e shoqërisë, administratorët shpesh përpiqen të rrisin sa më shumë shpërblimin dhe kompetencat e tyre – dy synime të cilat jo domosdoshmërisht sjellin të njëjtën sjellje tregtare. Për shembull, kompetenca dhe statusi social i administratorëve varen në shkallë të madhe nga përmasat e dukshme të shoqërisë së administruar – dhe shumë më pak nga aftësia fitim-prurëse e kësaj shoqërie. Kjo ide mund të shpjerë në atë që ekonomistët e quajnë “ndërtim i perandorisë” (“empire building”), domethënë, dëshira e administratorëve për ta zgjeruar aktivitetin tregtar të shoqërisë pa e parë me sy kritik pasojat që sjell kjo rritje në vlerën ose aftësinë fitim-prurëse të kësaj shoqërie. Në mënyrë të ngjashme, administratorët mund të mos kenë dëshirë të ndërmarrin rreziqe të caktuara të aktivitetit tregtar, madje edhe në rast se do të ishte e qartë që kjo do të ishte në interes të ortakëve/aksionarëve. Edhe një rrezik i vogël për të humbur pozitën si administratorë mund të mjaftojë si motiv që administratorët të mos hyjnë në një transaksion të caktuar tregtar, megjithëse ky veprim ofron efekte pozitive për pasurinë e ortakut/aksionarit (domethënë, të ardhurat e pritura e tejkalojnë riskun), por nuk ofron të njëjtat efekte pozitive edhe për administratorët (veçanërisht, efekte në shpërblimin e tyre). Krahas kësaj, delegimi i kompetencës së vendim-marrjes tek administratorët e shoqërisë mund të shkaktojë një rrezik tjetër më “themelor”: ad-
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 107
ministratorët mund të tundohen t’i drejtojnë pasuritë e shoqërisë drejt vetvetes, veçanërisht duke lidhur kontrata me shoqërinë në kushte veçanërisht të favorshme ‘veprim me vetveten” ( (“self dealing”), për shembull, duke blerë tokë nga shoqëria me një çmim pajustifikueshmërisht të ulët). Përveç kësaj, administratorët mund edhe të tundohen të përfitojnë për veten e tyre nga mundësitë për fitim, që u dalin gjatë ushtrimit të funksionit të tyre (të ashtuquajtura ”mundësitë e ofruara nga shoqëria’ (“corporate oportunities”), në vend që t’i përdorin këto mundësi në emër të shoqërisë. Për t’i zgjidhur (ose të paktën për t’i kufizuar) këtë mori problemesh, ligji për shoqëritë tregtare duhet të parashikojë zgjidhje për të siguruar që sjellja e administratorëve të përputhet më mirë me interesat e ortakëve/ aksionarëve. Në veçanti, ligji për shoqëritë tregtare duhet të vendosë detyrime mbi administratorët për të treguar respekt ndaj rolit të tyre si “agjentë” ose të besuar. Po kështu, ligji për shoqëritë tregtare duhet t’u mundësojë ortakëve /aksionarëve të monitorojnë efektivisht sjelljen e administratorëve dhe të kufizojnë veprime që duken veçanërisht të rrezikshme, të tilla si transaksione ndërmjet anëtarëve të organit administrues dhe shoqërisë, që prej fillimit. Gjithashtu, kur vendimet dihet se kanë ndikim të rëndësishëm mbi interesat e ortakëve/aksionarëve (për shembull, ndryshimet në përbërje, aktin e themelimit, zmadhimi i kapitalit, bashkimet e shoqërive) dhe shpenzimet e vendim-marrjes nga ortakët/aksionarët mund të konsiderohen se do të mbulohen, ligji për shoqëritë tregtare duhet të kërkojë përfshirjen e ortakëve /aksionarëve në vendim-marrje. Kësisoj, pjesët në vijim në këtë kapitull nuk duhet të shihen vetëm si një përshkrim i strukturës organizative të shoqërisë, por edhe si përshkrim i strategjive që parashikon ligji për shoqëritë tregtare, për zgjidhjen e problemeve që lindin nga konflikti i përfaqësuar– përfaqësues (principal-agent).
2.
Administrimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar
Në bazë të Nenit 95 (1) të LSHT-së çdo SHPK duhet të emërojë të paktën një administrator, i cili është përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë kundrejt palëve të treta. Të gjithë administratorët duhet të jenë persona fizikë.116 Siç u përmend më lart, administratorët nuk lypset të jenë ortakë të shoqërisë. Megjithatë, në praktikë shpesh ndodh kështu, veçanërisht në shoqëritë e vogla ose të mesme. 116) Nënvizojmë se situata është e ndryshme për shoqëritë kolektive dhe shoqëritë komandime, sepse çdo anëtar, që mund të përfshijë edhe personat juridikë, ka të drejtën e administrimit dhe të përfaqësimit të shoqërisë.
108 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2.1
Kush mund të jetë administrator?
Lidhur me personat që mund të emërohen si administratorë ka shumë pak kufizime: •
•
Neni 13(1) i LSHT-së nuk lejon që personat e dënuar në bazë të Neneve 163 deri në 170/ a të Kodit Penal të administrojnë shoqëri tregtare “deri në 5 vjet pas dënimit”.117 . Nga vetë formulimi i kësaj dispozite kuptohet se një dënim përkatës nuk e përjashton automatikisht një person të bëhet administrator, përderisa dikush duhet të përcaktojë kohëzgjatjen e përjashtimit, e cila mundet gjithashtu të jetë më pak se 5 vjet (deri në) 118 . Skualifikimi apo përjashtimi i mësipërm sipas Nenit 13(1) të LSHTsë për rrjedhojë duhet të urdhërohet nga gjykata penale kompetente gjatë dënimit.119 Në varësi të rezikshmërisë së krimit, gjykata duhet të vendosë edhe për kohëzgjatjen e përjashtimit.120 Kufizime të mëtejshme në lidhje me personat që mund të emërohen administratorë, mund të gjendet në Nenin 95 (2) të LSHT-së. Sipas këtyre dispozitave, një person nuk mund të veprojë si administrator i shoqërisë mëmë dhe njërës prej shoqërive të kontrolluara të saj në të njëjtën kohë.121
Këto kufizime qartazi synojnë të zvogëlojnë konfliktet e mundshme të interesave ndërmjet shoqërive që formojnë një grupim shoqërish. Megjithatë, kreditorët dhe ortakët në pakicë të shoqërive të kontrolluara gjithsesi mbrohen nga një numër dispozitash në lidhje me grupimet e shoqërive, sidomos nga detyrimi në Nenin 208 (1) të LSHT-së, që i kërkon shoqërisë mëmë të kompensojë shoqërinë e kontrolluar të saj për humbjet vjetore. Në rast se, pas kësaj, ligji nuk lejon që një person të veprojë si administrator në shoqërinë mëmë dhe shoqëritë e kontrolluara në të njëjtën kohë, shtrohet pyetja nëse kjo nuk e tejkalon pikësynimin apo jo dhe praktikisht e bën jofunksional konceptin e grupimeve të shoqërive. Megjithatë është e rëndësishme të nënvizohet se edhe kur një person është emëruar administrator në kundërshtim me ndonjërën prej dispozitave të mësipërme, prapëseprapë ai do të jetë në gjëndje ta përfaqësojë shoqërinë përpara të tretëve, siç parashikon Neni 12 (4) i LSHT-së. 117) Kjo dispozitë vlen edhe për SHA-të. 118) Sipas mendimit tone, mund të rezultonte shumë praktike, nëse prokurori përgjegjës për ekzekutimin dënimit të depozitonte paraprakisht në QKR përjashtimin përkatës. 119) Përjashtimi është “dënim suplementar” sipas Nenit 30 (1) të Kodit Penal; 120) Që luhatet nga 1 muaj deri në 5 vjet; shih Nenin 40 (2) të Kodit Penal. 121) Për përkufizimet e shoqërive mëmë dhe shoqërive të kontrolluara shih Nenin 207 të LSHT-së.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 109
Përjashtimet zbatohen vetëm kur se i treti ka pasur dijeni për parregullsinë, apo në bazë të rrethanave të qarta dhe objektive nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të. Kjo vlen edhe në lidhje me shkeljen e Nenit 95 (2) të LSHT-së, pamvarësisht formulimit të kësaj dispozite e cila parashikon se: “Çdo emërim i bërë në kundërshtim me këto dispozita është i pavlefshëm.” Neni 21 (3) i Ligjit nr 9723 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit” e vërteton ketë ide. Dallimi i rreptë ndërmjet dispozitave që rregullojnë emërimin e administratorëve, nga njëra anë, dhe rregullave lidhur me përfaqësimin e shoqërisë para të tretëve, nga ana tjetër, duhet të shihet si shprehje e konceptit të “mbrojtjes së përgjithësuar të të tretit”, i mishëruar në LSHT.122
2.2
Emërimi dhe shkarkimi i administratorëve
a)
Emërimi i administratorëve
Administratorët emërohen me vendim të asamblesë së përgjithshme. Kjo e drejtë zgjedhjeje me votim është një instrument kontrolli vendimtar; ajo e vë theksin në marrëdhënien themelore i përfaqësuar– përfaqësues (principalagent) ndërmjet administratorëve dhe ortakëve si pronarë të shoqërisë. E rëndësishme është të nënvizohet se emërimi (si dhe shkarkimi) i administratorit ka të bëjë vetëm me statusin e tij si organ i shoqërisë; ai nuk prek (domosdoshmërish) kontratën e shërbimit (nëse ka) ndërmjet shoqërisë dhe administratorit. Siç tregon qartë Neni 95 (6), marrëdhëniet kontraktore ndërmjet administratorit dhe shoqërisë rregullohen nga e drejta civile e përgjithshme dhe jo nga ligji për shoqëritë tregtare. Zgjedhja me votim kërkon një shumicë të zakonshme votash; megjithatë statuti i shoqërisë mund të parashikojë një kuorum më të lartë.123 Nga detyrat e administratorëve rrjedh se emërimi është i vlefshëm vetëm në rast se personi i zgjedhur me votim e pranon emërimin e tij.124
122) Shih Kapitullin II.2. më lart. 123) Shih Nenin 87 (2) të LSHT-së. 124) Kjo buron gjithashtu nga fjalia e dytë në Nenin 95 (1) të LSHT-së, sepse emërimi ka efekt ligjor vetëm pas regjistrimit të tij në QKR dhe administratori duhet të marrë pjesë në procesin e regjistrimit.
110 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Ligji nuk përmban asnjë rregull lidhur me emërimin e administratorëve të parë. Megjithatë, nga detyrimi për të paraqitur emrat e administratorëve të SHPK-së bashkë me regjistrimin e shoqërisë, mund të nënkuptohet se ata duhet të përcaktohen nga statuti.125 Në bazë të Nenit 95 (1) të LSHT-së, statuti mund të përcaktojë rregullat për “emërimin” e administratorëve. Gjithsesi, nuk është e qartë nëse rregulla të tilla arrijnë aq sa i japin të drejtë një ortaku të vetëm të emërojë një administrator pa votimin e asamblesë së përgjithshme. Ekziston, për mendimin tonë, një dozë mospërputhjeje midis një të drejte të tillë dhe Nenit 95 (6) të LSHT-së, i cili deklaron çdo kufizim mbi të drejtën për të shkarkuar, si të paligjshëm. Nëse administratorët mund të shkarohen në çdo rast nga asambleja e përgjithshme me shumicë të thjeshtë, vendosja në statut e së drejtës për një ortak në pakicë për të emëruar administratorët, nuk do të kishte kuptim, sepse të drejta të tilla do të kishin vlerë vetëm për ortakët në pakicë gjithsesi. 126 Megjithatë, për mendimin tonë, është e mundur të sanksionohen të drejta vetoje për disa ortakë të caktuar në pakicë apo të parashikohen rregulla të veçanta ne lidhje me proçeduren e zgjedhjes me votim në statut. Në bazë të Nenit 95 (1) të LSHT-së, emërimi i administratorëve sjell pasoja (për të tretët) vetëm pas regjistrimit në QKR127. Gjithsesi, kjo ka të bëjë në radhë të parë me përfaqësimin e shoqërisë para të tretëve dhe nuk do të thotë që emërimi nuk mund të ketë efekte të caktuara ligjore në marrëdhënien ndërmjet administratorit dhe shoqërisë. Ligjit i mungojnë dispozitat në lidhje me rastin kur një SHPK nuk ka fare administrator. Kjo gjë, për shembull mund të ndodhë shumë lehtësisht, nëse administratori i vetëm shkarkohet me shumicë të thjeshtë (shih. pika b. më poshtë), por nuk mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet ortakëve për mënyrën e zgjedhjes së administratorit të ri.128 Mungesa e një organi përfaqësues i heq shoqërisë aftësinë e saj për të ndërmarrë veprime (shih. II. 1 dhe 2 më lart), gjë e cila jo vetëm mund të jetë me rrezik për vetë ortakët e shoqërisë, por gjithashtu paraqet një kërcënim tek kreditorët e shoqërisë.129 125) Kjo parashikohet shprehimisht në nenin 115 (1) të LSHT-së për SH-të. 126) Gjithësesi, një dispozitë e tillë mund të jetë e dobishme në një shoqëri me dy ortakë, ku secili ortakmban 50% të të drejtave të votës. 127) Regjistrimi sipas Nenit 43 (1) të ligjit nr. 9723 “Për QKR-në”. 128) Kjo situate ka shumv gjasa të krijohet, nëse statute parashikon një shumicë më të lartë (p.sh. tre të katërtat) për zgjedhjen me votim të administratorëve. 129) Më normalisht, kreditorët nuk as munden as të njoftojnë shoqërinë për ndonjë të drejtë që ata kanë, pasi nuk ekziston askush i cili mund të përafaqësojë shoqërinë “në mënyrë passive”.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 111
Neni 191 (2) I LSHT-së rregullon një një situatë të ngjashme, e cila mund të krijohet gjatë proçesit të prishjes së një shoqërie, nëse ortakët e SHPK-së nuk arrijnë të emërojnë një likujdues. Në këtë rast, çdo person i interesuar (ku përfshihen ortakët si dhe kreditorët e shoqërisë) mund të kërkojë gjykatën që të caktojë një të likujdues.130 Sipas këndvështrimit tonë, kjo dispozitë mund të zbatohet përputhshmërisht në ato raste kur ortakën nuk arrijnë që të emërojnë një administrator. b)
Shkarkimi i administratorëve
Asamblea e përgjithshme mund t’i shkarkojë në çdo kohë administratorët e një SHPK-je. Ashtu si në rastin e emërimit, shkarkimi në vetvete nuk ndikon në marrëdhëniet kontraktore ndërmjet shoqërisë dhe administratorit. Në veçanti, të drejtat për dëmshpërblim në bazë të kontratës së shërbimit me administratorin nuk ndikohen nga shkarkimi dhe janë objekt i dispozitave të së drejtës civile të përgjithshme. Sipas Nenit 95 (6) të LSHT-së, shkarkimi kërkon një votim me shumicë të thjeshtë. LSHT-ja lejon për një shkarkim të administratorit pa shkaqe. Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme të ekzistojë një shkelje e detyrimeve nga ana e administratorit dhe as ndonje arsye e rëndësishme për shkarkimin, ortakët apo aksionarët mund të ushtrojnë lirisht të dejtat e tyre. E drejta e shumicës së thjeshtë për të hequr një administrator nuk mund të përjashtohet apo të kufizohet nga statuti. Në veçanti, kjo do të thotë që rregulli i shumicës në statut nuk mund të ndryshohet (për shembull, duke vendosur një prag më të lartë). Kjo dispozitë synon mbrojtjen e të drejtave të ortakëve dhe përpiqet që të mos i lejojë administratorët të bëhen tepër të fuqishëm, kështu duke theksuar nocionin e “përparësisë së ortakëve/ aksionarëve” në ligjin shqiptar për shoqëritë. Gjithsesi, mbrojtja e të drejtave të ortakëve nga pushtetet e tepërta të administratorëve përbën një shqëtësim real vetëm në shoqëritë me një strukturë pronësie të shpërndarë – një situatë që do të ndoshë rrallë përsa i përket SHPK-ve. Nga ana tjetër, kur një shoqëri ka vetëm pak ortakë duhet të kihet parasysh se vendosja e një kushti për një shumicë më të lartë në statut më normalisht do të mbrojë ortakët e pakicës të cilët ë cilët dëshirojnë të marrin pjesë në administrmin e shoqërisë nga një heqje (mundësisht e pajustifikuar) e administratorët “e tyre” nga ortakët e shumicës. Duke u dhënë të drejtën për të shkarkuar administratorët vetëm ortakëve në shumicë, Neni 95 (6) i LSHT-së, kësisoj, mund të bjerë ndesh me synimin për mbrojtjen e ortakëve në pakicë. Kjo 130) Shih VI.3.1 më poshtë.
112 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
është veçanërisht e vërtetë, për shkak se dispozita ndalon edhe kufizimet kontraktore (p.sh.në formën e një marrëveshje ndërmjet ortakëve) të kësaj të drejte. Në rrethana të caktuara, ortakët përjashtohen me ligj nga votimi në asamblenë e përgjithshme (V.4.3.b) më poshtë). Kjo shtron pyetjen nëse administratori i cili është gjithashtu edhe ortak, mund t’i ushtrojë të drejtat e tij të votimit në rastin kur asambleja e përgjithshme vendos mbi shkarkimin e tij. Për mendimin tonë, administratori që zotëron kuota në shoqëri, nuk kufizohet për për të votuar kundër shkarkimit të tij, sepse asnjë prej kritereve të Nenit 89 të LSHT-së nuk përmbushet. Kjo gjithashtu krijon problemin që ortakët e pakicës nuk do të jenë kurrë në gjendje të shkarkojnë një ortak të shumicës që vepron si administrator i shoqërisë. LSHT-ja nuk lejon për një heqjen të një administratori me anë të një vendimi gjykate, i cili është (apo dyshohet të jetë) në shkelje të detyrave të tij. Në vënd të kësaj, ortakët e pakicës duhet të shfrytëzojnë mjete të tjera ligjore, si për Shembull përgjegjësinë e administratorit (shih. V.2.5) dhe të drejtën e tyre për t’u larguar nga shoqëria (shih. VI.1.4.a). Për mendimin tonë, shkarkimi sjell pasoja të menjëhershme pas votimit; për rrjedhojë, regjistrimi në QKR ka vetëm vlerë deklarative. Sigurisht, kjo nuk e cënon aftësinë e administratorit për ta përfaqësuar shoqërinë para të tretëve, për sa kohë që nuk është bërë regjistrimi në QKR, por vetëm të drejtën e tij për ta bërë këtë (shih. II.2 më lart). 2.3
Shpërblimi i administratorëve
Siç u nënvizua, emërimi i administratorit nuk lidhet drejtpërdrejt me kontratën e shërbimit me administratorin. Në përgjithësi, kontrata të tilla shërbimi rregullohen nga e drejta civile. Megjithatë, dy çështje që ngrihen nga marrëdhënia kontraktore ndërmjet shoqërisë dhe administratorëve të saj, kanë rëndësi të veçantë për ligjin për shoqëritë tregtare: Së pari, duhet të përcaktohet se kush është i autorizuar pë të përfaqësuar shoqërinë kur kjo e fundit lidh kontratë me administratorin. Së dyti, LSHT-ja gjithashtu përmban dispozita edhe lidhur me shpërblimin e administratorëve. a)
Përfaqësimi i shoqërisë tregtare
Të drejtën për të vendosur masën e shpërblimit të administratorëve, Neni 81 (1) (d) i LSHT-së ia jep asamblesë së përgjithshme. Për mendimin tonë, nuk është plotësisht e qartë nëse kjo dispozitë i jep asamblesë së përgjithshme edhe kompetencën për ta përfaqësuar shoqërinë në lidhjen e një kontratë
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 113
shërbimi me administratorët, apo kërkon vetëm miratimin e brendshëm të asamblesë së përgjithshme si parakusht për lidhjen reale të kontratës nga ana e administratorëve (të tjerë). Ne më shumë do të mbështesnim mendimin e dytë për dy arsye. Së pari, sipas Nenit 13 (2) (b) të LSHT-së, një person i autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë tregtare (që përfshin administratorin) nuk mund të lidhë kontrata me shoqërinë (që përfshin kontratën e shërbimit që parashikon të drejtat ligjore të administratorit: rrogën, shpërblimet, pensionin etj.), përsa kohë kontrata nuk është miratuar nga të gjithë ortakët apo nga ortakët e tjerë, në rastin e SHPK-ve (pas deklarimit të kushteve të kontratës së shërbimit). Ky miratim sipas Nenit 13 (2) (b) të LSHT-së është i nevojshëm pamvarësisht faktit se kush e përfaqëson shoqërinë; dispozita nuk është e kufizuar në (por sigurisht mbulon) rastet kur administratori realisht përfaqëson shoqërinë kur lidh kontratën e shpërbimit. Nga ana tjetër Neni 81 (1) (d) i LSHT-së dhe Neni 97 (1) i LSHT-së shprehin qartë se shpërblimi i adminstratorëve vendoset nga një vendim i zakonshëm (d.m.th. me shumicë të thjeshtë) i asmablesë së përgjthshme. Për rrjedhojë, zbatimi i Nenit 13 (2) (b) të LSHT-së për lidhjen e marrëveshjeves së shërbimit ndërmjet shoqërisë dhe administratorit të saj do ta bënte tërësinë e rregullave që rregullojnë shpërblimin të pakuptimtë. Në kushte teknike ne do të argumentonim se Nenet 81 (1) d) dhe 97 (1) të LSHT-së janë rregullat më specifike, dhe për rrjedhjojë prevalojnë mbi parimin e përgjithshëm të përcaktuar në Nenin 13 (2) b) të LSHT-së. Së dyti, ky rezultat mbështetet gjithashtu nga rregullat në lidhje me caktimin e administratorit. Siç u theksua më lart, asambleja e përgjithshme i cakton administratorët me shumicë të thjeshtë .131 Nuk duket që të jetë një zgjidhje praktike t’i jepet mundësia çdo ortaku të një SHPK-je që të bllokojë efektivisht lidhjen e kontratës së shërbimit me administratorin e caktuar. Për më tepër, rregulli i ashpër në Nenin 13 (2) të LSHT-së justifikohet pjesërisht nga avantazhi i informacionit që normalisht një administrator do të ketë përkundrejt ortakëve/aksionarëve të shoqërisë si pasojë e një përfshirje të përditshme në aktivitetin tregtar të shoqërisë, gjë e cila e kufizon aftësnë e ortakëve /aksionarëve për të vlerësuar rreziqet dhe përfitimet e transaksionit të propozuar. Kjo tregohet gjithashtu nga theksi mbi publikimin “natyrës dhe qëllimit” të interesit të administratorit (shih II.2.6 më lart). Për sa i përket kontratës së shërbimit, situata duket e ndryshme në këtë drejtim, pasi “natyra dhe qëllimi” i interesit të administratorit është e dukshme për ortakët /aksionarët dhe informacioni i rëndësishëm për 131) Përveç kur parashikohet ndryshe nga statuti;
114 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
vlerësimin e kushteve të propozuara të kontratës janë njësoj të dispozueshme për administratorët dhe ortakët/aksionarët. Së fundmi, edhe përsa i përket proçesit gjyqësor kundër administratorëve, LSHT-ja lejon një shumicë të thjeshtë që të vendosë për përfaqësimin e shoqërisë, efektivisht duke i dhënë shumicës të drejtën për të vendosur mbi sjelljen e shoqërisë në proçesin gjyqësor dhe për të hyrë në zgjidhje me pajtim me administratorin. Një situatë e tillë duket të përfshijë shumë më tepër problematike se sa lidhja fillestare e kontratës së shërbimit, e cila gjithashtu sygjeron mos-zbatimin e Nenit 13 (2) të LSHT-së përsa i përket kontratave të shërbimit. Për rrjedhojë, ne konkludojmë se shoqëria përfaqësohet nga asambleja e përgjithshme përkundrejt administratorëve dhe duke bërë kështu, merr vendimet e saj me një shumicë të thjeshtë. Neni 13 (2) i LSHT-së është rrjedhojë nuk zbatohet në rastin e lidhjes së kontratës së shërbimit me administratorin. b)
Caktimi i shpërblimit të administratorëve
Siç u përmend Neni 97 i LSHT-së përmban dispozita për shpërblimin e administratorëve. Ai bën dallimin ndërmjet shpërblimit të administratorit dhe shtesave (të tjera) që jepen atij, ku rroga ka të bëjë me pjesën “fikse” të shpërblimit të administratorit, dhe përfitimet përbëjnë një pjesë të shpërblimit që varet nga rezultati i punës së administratorit. Për sa i përket rrogës, Neni 97 (2) vetëm shpall që ai duhet të jetë i përshtatshëm duke patur parasysh detyrat e administratoreve dhe gjendjen financiare të shoqërisë. Dispozita nuk synon vendosjen e standardeve të unifikuara për rroga të përshtatshme për administratorët, sepse kjo do të ishte e vështirë të arrihej po të nisemi nga larmia e aktiviteteve tregtare në të cilat përfshihen SHPK-të. Neni 97 i LSHT-së kërkon miratimin e ortakëve për të gjitha përfitimet që u jepen administratorëve. Një sistem i përshtatshëm shpërblimi, veçanërisht në lidhje me përfitimet e varura nga rezultatet e punës, është një mekanizëm i rëndësishëm për mirëadministrimin e shoqërisë (corporate governance). Lidhja e shpërblimit të administratorëve me fitimet e shoqërisë ndihmon në përputhjen e interesave të administratorëve me interesat e ortakëve dhe, për rrjedhojë, zvogëlon konfliktin i përfaqësuar – përfaqësues (principal agent) si pasojë e ndarjes që ekziston ndermjet pronësisë dhe kontrollit të shoqërisë.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 115
Një çështje tjetër e rëndësishme e trajtuar në Nenin 97 (3) të LSHT-së është e drejta e asamblesë së përgjithshme për të zvogëluar shpërblimin që u është caktuar administratorëve, në rast se gjendja financiare e shoqërisë po përkeqësohet rëndë. Kjo e drejtë e njëanshme për të zvogëluar përfitimet e dhëna sipas një kontrate ligjore, është shumë problematike. Për mendimin tonë, ushtrimi i së drejtës së asamblesë së përgjithshme sipas Nenit 97 (3) të LSHT-së në përgjithësi duhet të kufizohet në situatat kur përkeqësimi i gjendjes financiare të shoqërisë i bën qartësisht të papërshtatshme përfitimet e përcaktuara më parë për tu dhënë. Ky normalisht do të ishte rasti nëse degradimi i gjëndjes financiare të shoqërisë do të vinte si pasojë e ngjarjeve të rralla (apo edhe të paparashikueshme); për mendimin tonë, kjo mund të vlerësohet vetëm nga një këndvështrim nga situata përpara ngjarjes (ex ante). Në bazë të Nenit 97 (4) të LSHT-së, kriteret e shpërblimit, shpërblimi individual dhe efekti vjetor i shpërblimit të administratorëve në strukturën e kostove të shoqërisë tregtare publikohen së bashku me pasqyrat financiare vjetore. Duke pasur parasysh miratimin e detyrueshëm të paketës së shpërblimit të administratorëve nga ortakët/askionarët , vlera e dispozitës së publikimit do të kufizohet efektivisht vetëm në tregimin ortakëve/aksionarëve efektin real të përfitimeve shtesë mbi të cilat ata vendosin. 2.4
Të drejtat dhe detyrimet e administratorëve
a)
Drejtimi i aktivitetit të SHPK-së
Ligji, në radhë të parë, i detyron (dhe u jep tagra) administratorëve për të përfaqësuar shoqërinë dhe për të administruar aktivitetin e saj tregtar. Ky detyrim përfshin të gjitha veprimet që duhet të kryhet dhe të gjitha vendimet që duhet të merren gjatë aktiviteteve të shoqërisë, përveç rastit kur ato i janë caktuar një organi tjetër të shoqërisë132. Ai përfshin edhe kontabilitetin dhe mbajtjen e librave kontabël, si dhe detyrimin për të informuar ortakët për ecurinë e shoqërisë.133 Për mendimin tonë, asambleja e përgjithshme nuk ka të drejtë t’u japë administratorëve udhëzime ligjërisht detyruese lidhur me veprime të caktuara tregtare, me përjashtim të rastit kur statuti parashikon kështu shpre-
132) D.m.th. asambleja e përgjithshme apo, në rastin e SHA-ve, këshilli i administrimit/ mbikqyrës. 133) Shih Nenin 95 (3) dhe Nenin 158 (3) të LSHT-së.
116 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
himisht.134 Kjo rrjedh nga Neni 82 (8) i LSHT-së: Kjo dispozitë merret me veprimet që konsiderohen veçanërisht të rëndësishme nga këndvështrimi i ortakëve. Edhe në këto raste veçanërisht “delikate”, ligji i jep asamblesë së përgjithshme vetëm të drejtën të miratojë vendime “këshilluese” (domethënë, jo detyruese) si një rregull i përgjithshëm. b)
Detyrat e administrimit
Siç u nënvizua, rreziqet e administrimit të centralizuar duhet të shmangen edhe duke përcaktuar detyrat the (dhe përgjegjësitë e organit administrues). Përkufizimet e të drejtave dhe detyrimeve të administrimit mund të gjenden kryesisht në Nenet 14 deri në 18, Nenin 95, Nenin 98 (SHPK-të) dhe Nenin 158, Nenin 163 (SHA-të) të LSHT-së. Detyrat e ngarkuara administratorëve të SHPK-ve janë identike me detyrat e anëtarëve të këshillit të administrimit, administratorëve dhe anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të SHA-ve. Prandaj në këtë kapitull do të diskutojmë për detyrat në rastin e SHPK-ve dhe të SHA-ve së bashku. Meqënëse ligji përdor interesat e shoqërisë si pikë qëndrore referimi për vlerësimin e veprimeve të administratorit, duket e logjikshme që detyrat e administrimit të shihen si detyrim para shoqërisë tregtare (dhe jo ortakëve/ aksionarëve individualë të saj) dhe se në përgjithësi ato mund të ekzekutohen vetëm nga shoqëria tregtare.135 Detyrat e administrimit mund të ndahen në dy kategori të gjera: detyrimi besnikërisë dhe detyrimi i profesionalizmit dhe kujdesit. i)
Detyrimi i besnikërisë
Neni 98 (1) (a) dhe Neni 163 (1) (a) të LSHT-së përkufizojnë detyrimin kryesor të besnikërisë që i ngarkohet organit të administrimit të shoqërisë: Ata detyrohen “të kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara në ligj ose në statut në mirëbesim e në interesin më të mirë të shoqërisë në tërësi”. Neni 98 (1) (a) i LSHT-së dhe Neni 163 (1) (a) i LSHT – duhet të shihen në dritën e përkufizimit të përgjithshëm të detyrimit të besnikërisë në Nenin 14 (1) të LSHT-së, i cili shprehimisht i urdhëron organin administrues të “marrë parasysh interesat e shoqërisë dhe të […] ortakëve /aksionarëve.” Për më 134) Megjithatë, asambleja e përgjithshme mund të vendosë politika të përgjithshme tregtare që duhet të zbatohen nga administratorët; shih Nenin 81 (1) (a). 135) E njëjta gjë është e vërtetë edhe kur ligji parashikon mundësinë për ekzekutimin e këtyre të drejtave me kërkesë të aksionarëve në pakicë; në këtë rast përsëri paditë ngrihen në emër të shoqërisë;
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 117
tepër, në bazë të Nenit 14 (2) të LSHT-së, administratorët – në përgjithësi – janë të detyruar t’i trajtojnë të gjithë ortakët / aksionarët në mënyrë të barabartë. Këto rregulla të përgjithshme përbëjnë veçoritë thelbësore të detyrimit të besnikërisë dhe duhet të kuptohen si pasojë e drejtpërdrejtë e rolit të administratorit si “përfaqësues” (agent) përkundrejt shoqërisë dhe ortakëve/ aksionarëve të saj. Kështu, detyrimi i besnikërisë e detyron organin administrues të veprojë në mirëbesim (‘bona fide’), që në radhë të parë do të thotë që administratori duhet të besojë në mënyrë të arsyeshme se ai po vepron në interesin më të mirë të shoqërisë, kur merr vendime në lidhje me administrimin. Detyrimi i besnikësirë për rrjedhojë është shumë subjektiv, pasi një administrator i cili ndershmërisht (dhe në mënyrë të arësyshme) duke besuar se po vepron në interesin më të mirë të shoqërisë nuk do të jetë normalisht në shkelje të tij. Detyrimi i besnikërisë gjithashtu në mënyrë të nënkuptuar ndalon pjesëtarët e administrimit të nxjerrin fitime personale kur ushtrojnë funksionin e administrimit dhe nuk i lejon ata të përfshihen në veprimtari që shpien në konflikt interesash (shih II.2.6 më lart). Neni 98 (1) (a) i LSHT-së dhe Neni 163 (1) (a) i LSHT-së parashikojnë shprehimisht se veprimi në interesin më të mirë të shoqërisë përfshin edhe ndikimin e aktiviteteve të saj mbi mjedisin. Krahas kësaj, Neni 14 (1) i LSHT-së duket se bën dallim ndërmjet interesave të shoqërisë dhe interesave të ortakëve /aksionarëve të saj dhe referimi tek interesat e “shoqërisë në tërësi” dukshëm kërkon të integrojë në LSHT konceptin e “përgjegjësisë sociale të shoqërisë” (“corporate social responsibility”). Kjo do të thotë që interesat e shoqërisë si një e tërë, që duhet të merren parasysh nga administratorët, nuk duhet të përputhen gjithmonë me interesat e përbashkuara të ortakëve /aksionarëve të saj, sepse duhet të merren gjithashtu parasysh edhe interesat e grupeve të tjera të interesit (stakeholders). Gjithsesi, ligji nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes kyçe, se interesat e kujt duhet të kenë epërsi në rast konflikti të interesave të kundërta të këtyre dy njësive të ndryshme. Kjo lë aspekte të rëndësishme të konceptit të “përgjegjësisë sociale të shoqërisë” në duart e gjykatave për t’u vendosur. Kompetencat e zgjeruara që LSHT-ja u jep ortakëve /aksionarëve të shoqërisë mund të sygjeronin se, gjithsesi një përparësi e intereave të ortakëve/aksionarëve do të evoluojë në praktikë.
118 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
ii)
Detyrimi i kujdesit dhe profesionalizmit
Ligji përkufizon edhe detyrimin e profesionalizmit dhe të kujdesit nga ana e administratorëve. Në përmbushjen e detyrimeve të tyre, anëtarët e organit administrues të shoqërisë janë të detyruar të ushtrojnë kujdes dhe profesionalizëm të arsyeshëm në përmbushjen e funksioneve të tyre136. Sipas Nenit 98 (1) (a) dhe 163 (1) të LSHT-së, anëtarët e organit të administrimit duhet të “realizojnë detyrat e tyre të përcaktuara nga ligji apo nga statuti në mirëbesim dhe në interesin më të mirë të shoqërisë në tërësi “.Neni 98 (1) (dh) dhe 163 (1) (dh) të LSHT-së parashikojnë shprehimisht se detyrimin e administratorëve “për të ushtruar kujdesin dhe vëmëndjen e duhur në ushtrimin e funksioneve të tyre”.137 Në bazë të Nenit 98 (2) dhe Nenit 163 (1) të LSHT-së, anëtarët e administratës së shoqërisë tregtare duhet të “veprojnë në mirëbesim në bazë të një hetimi dhe informacioni të arsyeshëm të lidhur gjithashtu në mënyrë racionale me qëllimet e shoqërisë tregtare”. Personat e ngarkuar për administrimin e shoqërisë i detyrohen shoqërisë përmbushjen e funksionit të tyre me atë aftësi që mund të pritet nga një administrator i arsyeshëm.138 Në kundërshtim me detyrimin e besnikërisë, detyrimi i kujdesit dhe profesionalizmit për rrjedhojë përfshin një standart “objektiv” nëpërmjet të cilit duhet të vlerësohen veprimet e administratorëve. 2.5
Përgjegjësia e administratorëve
a)
Vlerësime të përgjithshme
Në bazë të Nenit 98 (2)-(4) të LSHT-së, administratori mund të shpallet përgjegjës në rast se nuk u përmbahet detyrimeve të vendosura ndaj tij nga ligji. Kjo do të thotë që administratori duhet ta dëmshpërblejë shoqërinë për çdo dëm që i ka ardhur asaj si pasojë e shkeljes nga ana e tij të detyrimeve ose standardeve të kujdesit. Përgjegjësia ekziston vetëm ndaj shoqërisë. Në rast se shkelja është kryer nga disa administratorë, ata përgjigjen bashkarisht dhe në mënyrë solidare. 136) Shih Nenin 98 (6) dhe Nenin 163 (6) të LSHT-së. 137) Neni 98 (1) (dh) i LSHT-së. Formulimi i Nenit 163 (1) (dh) i LSHT-së ka vetëm shumë pak ndryshim, që u kërkon administratorëve dhe anëtarëve të këshillit të “ushtrojnë kujdesin dhe profesionalizmin e duhur në ushtrimin e detyrave të tyre”. 138) E njëjta gjë vlen mutatis mutandis (përshtatshmërisht) për administratorët ose anëtarët e këshillit mbikëqyrës të SHA-së.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 119
Neni 98 (3) i LSHT-së ia ngarkon barrën e provës administratorit; për rrjedhojë është administratori ai që duhet të provojë se ai ka përmbushur detyrat që ai i detyrohet shoqërisë. Neni 98 (4) i LSHT-së rendit disa veprime juridike veçanërisht të rëndësishme që – në rast se kryhen në kundërshtim me ligjin – e bëjnë administratorin përgjegjës. Si pasojë e standardit objektiv të kujdesit të përmendur më lart, përgjegjësia nuk mund të shmanget duke provuar se “është vepruar në mirëbesim”. Veprimet të renditura në Nenin 98 (4) të LSHT-së janë: a) b) c) ç)
u kthejnë ortakëve kontributet; u paguajnë ortakëve interesa apo dividendë; u shpërndajnë aktivet shoqërisë; lejojnë që shoqëria të vazhdojë veprimtarinë tregtare, kur, në bazë të gjendjes financiare, duhej të parashikohej që shoqëria nuk do të kishte aftësi paguese për të shlyer detyrimet; d) japin kredi.
b)
Ekzekutimi i përgjegjësisë së administratorëve
Vendimi për të ekzekutuar paditë kundër administratorit merret nga asambleja e përgjithshme (Neni 81 (1) (g) i LSHT-së). Kjo kërkon shumicë të thjeshtë votash. Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se administratori i cili (drejtpërdrejt ose tërthorazi) është edhe ortak /aksionar i shoqërisë, nuk mund ta ushtrojë të drejtën e tij të votimit në rast se asambleja e përgjithshme vendos nëse ndaj tij duhet ngritur padi.139 Paditë duhet të ngrihen brenda 3 viteve pas zbulimit të shkeljes së detyrimit. Në rast se asambleja e përgjithshme refuson të ngrejë padi kundër administratorëve, aksionarët që zotërojnë të paktën 5% të votave si dhe kreditorët e shoqërisë prapëseprapë mund të hapin proçes gjyqësor.140 Aksionarët dhe kreditorët mund t’i drejtohen gjykatës dhe t’i kërkojnë të hapë proçes gjyqësor, gjithashtu edhe në rast se asambleja e përgjithshme nuk merr ndonjë vendim brënda 60 ditëve. Megjithatë, e rëndësishme është të kemi parasysh se kërkesat nga aksionarët në pakicë bëhen në emër të shoqërisë, dhe dëmshpërblimet e mundshme për tu paguar nga ana e administratorëve në çdo rast janë të drejta që i përkasin shoqërisë. 139) Shih Nenin 89 (1) (c) të LSHT-së. 140) Shih Nenin 92 (2) dhe Nenin 92 (6) LSHT, të cilët zbatohen në lidhje me paditë e ngritura kundër administratorëve në bazë të Nenit 98 (5).
120 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Si garanci kundër kërkesave abuzive të kreditorëve, Neni 91 (6) i LSHTsë parashikon përgjegjësinë penale të kreditorëve të cilët kërkesat në bazë të Nenit 92 (2) të LSHT-së i bëjnë në keqbesim (domethënë duke e ditur se një padi e vlefshem ligjërisht nuk ekziton kundër administatorit). Prapëseprapë, duket problematike që çdo kreditor, pavarësisht nga vlera e detyrimit ndaj tij, mund të ngrejë padi kundër anëtarëve të organit administrues së shoqërisë në bazë të Nenit 92 (2) të LSHT-së. 3.
Administrimi i shoqërive aksionare
3.1
Vlerësime të përgjithshme
SHPK-të janë krijuar kryesisht për shoqëritë që zhvillojnë aktivitete tregtare të vogla ose të mesme me vetëm pak ortakë. Për dallim, SHA-të ofrojnë një kuadër të qëndrueshëm organizativ për shoqëritë që zhvillojnë veprimtari mjaft të mëdha tregtare dhe/ose kanë një numër të madh aksionarësh. Pjesa në vijim të këtij kapitulli do të japë një vështrim të përgjithshëm të administrimit të SHA-ve. Një veçori themelore e SHA-së është mundësia për t’ia ofruar aksionet e veta publikut të gjerë141 dhe kështu ta grumbullojë kapitalin e vet nga një bazë e gjerë investitorësh. Rregullat e posaçme lidhur me ofrimin e aksioneve publikut të gjerë nuk përmbahen në LSHT por në ligjin “Për Titujt”.142 LSHT-ja ofron dy grupe të ndryshme rregullash për organizimin e SHA-së: sistemin me një nivel dhe sistemin me dy nivele, të cilat do të diskutohen veç e veç. Lidhur me strukturën me dy nivele, LSHT-ja parashikon dy nëngrupe të ndryshme rregullash. Tabela e mëposhtme jep një vështrim të përgjithshëm të organeve administruese të SHA-së brënda strukturave të ndryshme të parashikuara nga LSHT-ja. Sistemi me një nivel
Sistemi me dy nivele “Modeli gjerman”
Sistemi me dy nivele “Modeli italian”
Organet administrative
Këshilli i administrimit, Administratorët
Këshilli mbikëqyrës, Administratorët
Këshilli mbikëqyrës, Administratorët
Zgjedhja me votim e anëtarëve të këshillit
Asambleja e përgjithshme (Këshilli i administrimit)
Asambleja e përgjithshme (Këshilli mbikëqyrës)
Asambleja e përgjithshme (Këshilli mbikëqyrës)
141) Oferta publike i kuotave nuk lejohet për SHPK-të; shih nenin 68 (3) të LSHT-së. 142) Shih Nenin 27 të Ligjit për Titujt.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 121 Përbërja e këshillit
Administratorët ekzekutivë dhe joekzekutivë (Këshilli i administrimit)
Administratorët joekzekutivë (Këshilli mbikëqyrës)
Administratorët joekzekutivë (Këshilli mbikëqyrës)
Organi përfaqësues
Administratorët
Administratorët
Administratorët
Zgjedhja e organit përfaqësues
Këshilli i administrimit
Këshilli mbikëqyrës
Asambleja e përgjithshme
Siç u deklarua më lart, detyrimi i besnikërisë i administratorëve, anëtarëve të këshillit të administrimit dhe anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të SHAsë është në thelb i njëjtë me detyrimin e besnikërisë të administratorëve të SHPK-së, prandaj ne do të përqendrohemi në radhë të parë në aspektet organizative të dy modeleve të SHA-ve, të parashikuara nga LSHT-ja. 3.2
Sistemi me një nivel
LSHT-ja rregullon sistemin me një nivel të organizimit të SHA-së në nenet 154 e në vijim. Në sistemin me një nivel, organi administrues qëndror është këshilli i administrimit. Në mënyrë tipike, këshilli i administratorëve ndërthur funksione administruese dhe mbikëqyrëse,143 edhe pse administratorët nuk janë domosdoshmërisht anëtarë të këshillit të administrimit. Normalisht këshilli përbëhet nga anëtarë administrues [ekzekutiv (excecutive)] dhe ata joekzekutiv (non-executive). Duket qartë se struktura organizative që parashikon LSHT-ja për sistemin me një nivel, është modeluar sipas së drejtës angleze për shoqëritë tregtare. Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në administrimin e shoqërive tregtare në BE,144 ligji i kushton vëmendje të posaçme përbërjes së këshillit, veçanërisht përsa i përket pamvarësisë së anëtarëve jo ekzekutivë të këshillit. a)
Caktimi dhe shkarkimi i anëtarëve të këshillit të administrimit
Anëtarët e këshillit të administrimit zgjidhen me votim nga asambleja e përgjithshme145. Kjo zgjedhje kërkon një shumicë të zakonshme votash; megjithatë, statuti i shoqërisë mund të parashikojë një shumicë më të lartë. 143) Shih nenin 134 (1) (a) të LSHT-së. 144) Për shembull, Rekomandimi i Komisionit i datës 15 shkurt 2005 për rolin e administratorëve joekzekutivë ose mbikëqyrës të shoqërive të listuara dhe për komitetet e këshillit “mbikëqyrës”, OJ L 52, 25.2.2005, p. 51-63. 145) Shih nenin Art 155 (2) të LSHT-së.
122 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Këshilli i administrimit përbëhet nga të paktën tre persona fizikë, dhe nuk duhet të përbëhet nga më shumë se 21 anëtarë. Anëtarët e këshillit të parë të administrimit duhet të specifikohen në statutin e shoqërisë (Neni 115 (1) i LSHT-së).146 Në bazë të Nenit 158 (1) të LSHT-së, shumica e anëtarëve të këshillit duhet të konsitojë prej anëtarëve jo-ekzekutivë të pavarur. Një person është i pavarur nëse ai është i lirë nga konfliktet e interesave sipas përkufizimit në Nenin 13 (3) të LSHT-së,147 i cili veçanërisht përjashton personat që kanë marrëdhënie financiare me shoqërinë, si dhe personat që përfshihen në veprimtari që kanë të ngjarë ta cënojnë gjykimin e tyre në kundërshtim me interesat e shoqërisë. Ndërsa një kusht i tillë duket i përshtatshëm për shoqëritë me një strukturë pronësie të shpërndarë, mund të provohej si një nxitje e fortë për të operuar në formën ligjore të një SHPK-je më shumë se sa të një SHA-je than në rastin e një shoqëri ngushtësisht të zotëruar. Për më tepër Neni 156 (2) (b) i LSHT-së i ndalon një personi që të jetë anëtar i këshillit, nëse ai është administrator i një shoqërie e cila ështe shoqëri mëme apo shoqëri e kontrlluar në raport me ketë shoqëri. Ndërsa është në përputhje me praktikën më të mirë evropiane të ndalosh një administrator të një shoqërie të kontrolluar të veprojë si anëtar jo ekzekutiv i këshillit të administrimit (mbikqyrës) në shoqërinë mëmë, të ndalosh administratorin e shoqërisë mëmë të mbikqyrë administrmin e shoqërisë së kontrolluar duke shërbyer si anëtar i këshillit nuk duket të jetë fare e nevojshme.148 Më tepër ky kufizim përbën një pengesë serioze për administrimin efektiv të grupimeve të shoqërive. Statuti mund të vendosë të drejtën e emërimit për aksionarët në pakicë të cilët së bashku përfaqësojnë 5% të votave;149 në këtë rast një anëtar zgjidhet me votim si anëtar i këshillit të administrimit me vendim të posaçëm. Kjo mundëson përfaqësimin e aksionarëve në pakicë në këshillin e administrimit. Asambleja e përgjithshme mundet në çdo kohë t’i shkarkojë anëtarët e këshillit të administrimit me shumicë të thjeshtë.150 Kjo e drejtë nuk mund të hiqet as me rregullim statutor dhe as kontraktor. Dispozita përputhet 146) Ndërsa LSHT-ja kërkon vetëm një dokument formimi (domethënë statutin), ai nuk përjashton ndarjen në dy ose më shumë dokumente (shih kapitullin IV.3. më lart; Komentari Neni 6). Kësisoj, anëtarët e këshillit të parë të administrimit mund të emërohen dhe në një dokument të veçantë. 147) Shih Nenin 155 (4) të LSHT-së. 148) Kufizime të ngjashme zbatohen për administratorët; shih Nenin 158 (2) të LSHT-së. 149) Statuti mund të parashikojë prag më të ulët; shih Nenin 155 (3) të LSHT-së. 150) Shih Nenin 157 (1) të LSHT-së.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 123
me Nenin 95 (6) të LSHT-së; (shih. V.2.2.b ) më sipër për një diskutim të problemeve që lindin për rrjedhojë. b)
Të drejtat dhe detyrat e këshillit të administrimit
Të drejtat dhe detyrat që i ngarkohen këshillit të administrimit mund të gjenden kryesisht në Nenin 154 të LSHT-së. Detyra e këshillit të administrimit si organ qendror në SHA-të e sistemit me një nivel mund të ndahet në dy aspekte: Pjesëmarrja në vendim-marrjen administruese dhe në mbikëqyrjen e administratorëve. Të drejtat dhe detyrat që lindin nga funksioni i dytë, përputhen thelbësisht me ato të këshillit mbikëqyrës të SHA-ve me dy nivele, ndërkohë që është pjesëmarrja e këshillit të administrimit në administrim, ajo që përbën dallimin vendimtar ndërmjet sistemit me një nivel dhe sistemit me dy nivele. i)
Përfshirja e këshillit të administrimit në vendim-marrjen administruese
Për sa i përket pjesëmarrjes së këshillit të administrimit në administrimin e shoqërisë, kompetenca qendrore mund të gjendet në Nenin 154 (1) (a) të LSHT-së. Kjo dispozitë e autorizon këshillin e administrimit t’i japë “administratorëve direktiva për zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë”. Prandaj, kjo dispozitë parashikon pjesëmarrjen e këshillit të administrimit në procesin e vendim-marrjes administruese për sa kohë ekziston një ndikimit më i gjerë strategjik në aktivitetin tregtar të shoqërisë. Megjithatë, vetë politikat e aktivitetit tregtar përcaktohen nga asambleja e përgjithshme.151 Pyetja e natyrshme që lind nga neni 154 (1) (a) i LSHT-së, është nëse e drejta e këshillit të administrimit për t’u dhënë “direktiva” administratorëve përbën kopetencen për t’u dhënë administratorëve urdhëra ligjërisht të detyrueshme. Për mendimin tonë, përgjigjja ndaj pyetjes së mësiperme ëshë po, të paktën në rastet kur direktivat e këshillit bartin implikime për orientimin strategjik të shoqërisë. Megjithatë, duke iu referuar formulimit të Nenit 154 (1) (a) të LSHT-së, ne besojmë se nuk ekziston e drejta (apo detyrimi) për të dhënë urdhëra lidhur me vendimet e përditshme të “zakonshme” për aktivitetin tregtar, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për politikat tregtare të shoqërisë; këto vendime mbeten ekskluzivisht kompetencë e administratorëve.152 151) Shih Nenin 135 (2) (a) të LSHT-së. 152) Megjithatë, kjo nuk do të shpinte në përfundimin se administratorët në të vërtetë do të kenë mundësinë të shpërfillin mendimin e këshillit në lidhje me këto vendime për aktivitetin tregtar. Këshilli mund t’i shkarkojë administratorët në çdo kohë, edhe pa një arsye të fortë (shih V.3.2.d) më poshtë). Prandaj
124 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Kompetencat e tjera lidhur me rolin e këshillit të administrimit në vendimmarrjen e administrimit mund të gjenden në Nenin 154 (1) (gj) dhe (k) të LSHT-së: Në bazë të Nenit 154 (1) (gj) të LSHT-së, vendimi nga këshilli i administrimit është i nevojshëm në rast se administratorët dëshirojnë të marrin përsipër detyrime financiare153 me vlerë më të lartë se 5% të aktiveve të shoqërisë. 154 Megjithatë, është e rëndësishme të nënvizohet se ky kufizim është vetëm një rregull i administrimit të brendshëm dhe nuk e kufizon kompetencën e administratorëve për të përfaqësuar shoqërinë.155 Neni 154 (1) (k) i LSHT-së i jep këshillit të administrimit kompetencën “të vendosë mbi krijimin e bashkëpunimeve tregtare afatgjata dhe propozimin e politikave, për themelimin e shoqërive tregtare ose të grupeve të reja“. Për mendimin tonë, dispozita duhet parë si shprehje dhe specifikim i rregullit të përgjithshëm të parashtruar në Nenin 154 (1) (a) të LSHT-së. Ajo gjithashtu shpreh edhe funksionin e këshillit të administrimit si këshillues i administratorëve. Në veçanti, pëlqimi i këshillit të administrimit kërkohet në lidhje me këto veprime: • • •
•
përvetësimi i një aksionit kontrollues në një shoqëri tjetër;156 ushtrimi i një ndikimi vendimtar në një shoqëri tjetër;157 pjesëmarrja në formimin e një shoqërie të re, edhe në rast se sasia e kapitalit të nënshkruar prej saj (si themeluese), nuk e bën atë një ortake/ aksionare kontrolluese të kësaj shoqërie. Krijimin e bashkëpunimeve afatgjata tregtare; për mendimin tonë kjo kompetencë ka të bëjë vetëm me marrëveshjet tregtare që kanë ndikim në orientimin e përgjithshëm strategjik të shoqërisë.
153) 154) 155) 156) 157)
administratorët normalisht mund të priten t’u përmbahen direktivave të këshillit edhe në këto raste. Huatë, emetimi i obligacioneve, emetimi i instrumenteve të tjera të borxhit. Pragu prej 5% është llogaritur mbi bazën e deklaratës së fundit të çertifikuar të pasqyrave financiare. Shih II.2.4 më lart. Lidhur me Nenet 207 e në vazhdim të LSHT-së. Kjo vlen për çdo blerje të më shumë se 30% të të drejtave të votës të një shoqërie tjetër. Shih kapitullin VIII.2.2. për të dhëna të tjera. Shih VIII.2.1 për të dhëna të tjera.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 125
ii)
Funksioni mbikëqyrës i këshillit të administrimit
Krahas përfshirjes së tij në disa aspekte (veçanërisht të rëndësishme) të vendim-marrjes administruese, detyra kryesore e këshillit të administrimit është mbikëqyrja e sjelljes së administratorëve në drejtimin e veprimtarisë tregtare të shoqërisë. Detyrat kryesore të këshillit të administrimit lidhur me funksionin mbikëqyrës të tij përcaktohen në Nenin 154 (1) (b) deri në (g) dhe (i) të LSHT-së. Mbi të gjitha, këshilli i administrimit duhet të monitorojë dhe të mbikëqyrë implementimin e politikave tregtare të shoqërisë nga ana e administratorëve.158 Si rrjedhojë e kesaj detyre, këshilli i administrimit ka kompetencën të emërojë dhe të shkarkojë administratorët159 dhe të propozojë skemën e përfitimeve që u jepen atyre.160 Detyra e mbikëqyrjes përfshin edhe përgjegjësinë e përgjithshme për të siguruar zbatimin nga shoqëria të ligjeve në fuqi dhe të standardeve të kontabilitetit. Për më tepër, këshilli i administrimit duhet të shqyrtojë librat kontabël të shoqërisë (regjistrat e kontabilitetit); gjithashtu, ai duhet të miratojë deklaratën vjetore të llogarive dhe raportin e ecurisë, përpara se ato t’i paraqiten asamblesë së përgjithshme. Megjithatë, përgatitja e këtyre dokumenteve është përgjegjësi e administratorëve. Po kështu, këshilli i administrimit duhet të sigurojë që auditimi vjetor i librave të shoqërisë të kryhet nga një audit i pavarur. Detyrime të tjera, të parashikuara në Nenin 154 (1) (c) dhe (2) të LSHT-së, përfshijnë: •
•
të përgatisë, me kërkesë të asamblesë së përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, t’i rekomandojë asaj vendime të nevojshme për t’u marrë, si dhe të zbatojë këto vendime; të thërrasë asamblenë e përgjithshme, sa herë që konsiderohet e nevojshme për interesin e shoqërisë, sidomos në rastet e parashikuara në nenin 136 (3) deri në (5) të këtij ligji.
Në bazë të Nenit 154 (1) (i) të LSHT-së, statuti mund të përcaktojë detyrime të tjera për anëtarët e këshillit të administrimit.
158) Neni 154 (1) (b) i LSHT-së. 159) Shih c) më poshtë. 160) Shpërblimi i administratorëve duhet të miratohet nga asambleja e përgjithshme: Neni 160 (1) i LSHT-së.
126 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
c)
Organizimi i brendshëm i këshillit të administrimit
Neni 162 i LSHT-së përmban rregulla për proçesin e vendim-marrjes në këshillin e administrimit; statuti mund të parashikojë edhe rregulla të tjera. Gjithashtu, vetë këshilli i administrimit mund të vendosë rregullore që përcaktojnë organizimin e brendshëm të tij. Vendosja e rregulloreve dhe ndryshimi i tyre kërkon miratim unanim nga të gjithë anëtarët e këshillit.161 Në bazë të Nenit 162, vendimet e këshillit të administrimit janë të vlefshme, nëse në proçesin e vendimmarrjeve janë të pranishëm më shumë se një e dyta e anëtarëve. Vendimet merren me shumicë votash të anëtarëve pjesëmarrës; statuti mund të caktojë një rregull tjetër të ndryshëm dhe dhe kështu edhe për një shumicë më të lartë.162 Këshilli duhet të zgjedhë një kryetar dhe nënkryetar.163 Kryetari i këshillit të administrimit nuk duhet të jetë administrator në të njëjtën kohë.164 Gjithsesi, nuk është e nevojshme një krytari të jetë një anëtar i pavarur i këshillit të administrimit.Vota e tij mbizotëron në rastet kur ka barazi votash.165 d)
Administratorët në sistemin me një nivel
Në sistemin me një nivel, administratorët emërohen nga këshilli i administrimit. Vetëm personat fizikë mund të emërohen si administratorë. Administratorët mund të jenë anëtarë të këshillit të administrimit në të njëjtën kohë, por ky nuk është kusht i domosdoshëm. Çdo SHA duhet të emërojë të paktën një administrator (Neni 158 (1) i LSHT-së). Kohëzgjatja e mandatit të administratorëve duhet të përcaktohet nme statut, megjithatë, nuk duhet të kalojë tre vjet.166 Gjithashtu lejohet edhe rizgjedhja me votim e administratorëve pas përfundimit të mandatit të tyre. Këshilli i administrimit mund t’i shkarkojë administratorët në çdo kohë. E drejta për të shkarkuar administratorin nuk kufizohet në rastet kur 161) Shih Nenin 161 (1) të LSHT-së. 162) Për mendimin tonë, shumica e kërkuar mund të përcaktohet edhe nga rregulloret e këshillit të administrimit. 163) Shih Nenin 161 (2) LSHT-së. 164) Kjo mund të shihet me shumw gjasa si reagim ndaj skandaleve të kohëve të fundit me shoqëritë në Europë dhe SHBA; 165) Neni 155 (1) i LSHT-së kërkon që këshilli i administrimit të përbëhet nga një numër tek anëtarësh. Megjithatë, është e mundur që në një mbledhje të veçantë të këshillit të marrin pjesë një numër çift anëtarësh. 166) Shih Nenin 158 (1) të LSHT-së. Për mendimin tonë, afati maksimal prej tre vjetësh duhet të shërbejë edhe si rregull i përgjithshëm në rast se statuti nuk përmban një dispozitë të tillë përcaktuese.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 127
administratori ka shkelur detyrimet e tij apo kur ekziston ndonjë shkak tjetër për shkarkimin. Megjithatë, anëtarët e këshillit të administrimit janë të detyruar t’u përmbahen detyrimeve të besnikërisë që janë vendosur mbi ta. Ashtu si në vendimet e tjera, ata duhet të veprojnë në mirëbesim dhe në interesin më të mirë të shoqërisë. Të drejtat dhe detyrimet e administratorit në SHA janë shumë të ngjashme me ato të administratorit në SHPK-të (shih. V.2.4 më lart). Për rrjedhojë është detyrë kryesore e administratorit që të përfaqësojë shoqërinë, si dhe të administrojë aktivitetin e saj tregtar. Ky detyrim përfshin të gjitha veprimet dhe vendimet që lypset të merren gjatë aktivitetit tregtar të shoqërisë, për sa kohë marrja e një vendimi të caktuar nuk i është ngarkuar këshillit të administrimit167 me ligj ose statut. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se në SHA-në që ndjekin modelin e sistemit me një nivel, statuti nuk duhet t’u caktojë administratorëve ato të drejta dhe detyrime të cilat ligji ia ngarkon këshillit të administrimit.168 3.3
Tiparet dalluese të sistemit me dy nivele
Funksionet administruese të SHA-ve me dy nivele ndahen ndërmjet dy organeve të ndryshme: administratorëve dhe këshillit mbikëqyrës. Në bazë të Nenit 166 (2) të LSHT-së, rregullat për funksionet mbikëqyrëse të këshillit të administrimit zbatohen edhe nga këshilli mbikëqyrës. Siç u përmend edhe më lart, LSHT-ja ofron dy variante të ndryshme të strukturës me dy nivele, të cilat, për shkak të rrënjëve krahasuese të tyre, mund të quhen edhe “modeli gjerman” dhe “modeli italian”, përkatësisht. Dallimi ndërmjet këtyre dy modeleve ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes së administratorëve. a)
Emërimi dhe shkarkimi i anëtareve të këshillit mbikëqyrës
Ngjashmërisht me anëtarët e këshillit të administrimit në sistemin me një nivel, anëtarët e këshillit mbikëqyrës zgjidhen me votim nga asambleja e përgjithshme.169 Zgjedhja me votim kërkon një shumicë të zakonshme të votave.170 Në bazë të Nenit 115 (1) të LSHT-së, anëtarët e parë të këshillit mbikëqyrës duhet të përcaktohen në statut. Këshilli mbikëqyrës duhet 167) Ose, në raste të veçanta, asamblesë së përgjithshme. 168) Shih Nenin 158 (4) të LSHT-së. 169) Regulli në lidhje me të drejtat e emërimit të ortakëve në pakicë (shih V.3.2.a më lart) zbatohen gjithashtu për anëtarët e këshillit mbikqyrës. 170) Megjithatë, statute mund të parashikojë shumicë më të madhe;
128 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
të përbëhet të paktën nga tre persona (fizikë) dhe numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit mbikëqyrës nuk duhet të jetë më tepër se 21. Administratorët nuk mund të jenë edhe anëtarë të këshillit mbikëqyrës në të njëjtën kohë, gjë që thekson ndarjen e funksioneve administrative nga ato mbikëqyrëse në modelin me dy nivele.171 Sipas Nenit 167 (4) (a) të LSHT-së, shumica e anëtarëve të këshillit mbikqyrës duhet të jenë të pavarur, pavarësi kjo e prezumuar në kuptim të Nenit 13 (3) të LSHT-së. Përveç këtij kushti, Neni 167 (3) i LSHT-së u ndalon administratorëve të shoqërisë mëmë apo të kontrolluar që të ushtrojnë funksionin e anëtarit të këshillit mbikqyrës. Ndërsa kufizimi i mundësisë për tu bërë i tillë për administratorin e shoqërisë së kontrolluar qartësisht ka kuptim,172 për mendimin tonë, nga ana tjetër, nuk ekziston asnjë justifikim për të kufizuar të drejtën e shoqërisë mëmë për të mbikqyrur shoqëritë e saj të kontrolluara duke i pasur administratorët e saj në këshillin e mbikqyrës të këtyre të fundit. Asambleja e përgjithshme mund t’i shkarkojë anëtarët e këshillit mbikqyrës në çdo kohë me shumicë të thjeshtë.173 b)
Emërimi dhe shkarkimi i administratorëve
Brenda strukturës me dy nivele, LSHT-ja parashikon dy mënyra të ndryshme për emërimin e administratorëve. Zgjedhja e bërë ndërmjet këtyre dy sistemeve duhet të përcaktohet në statutin e shoqërisë.174 Në bazë të “modelit gjerman”, administratorët emërohen dhe shkarkohen nga këshilli mbikëqyrës. Në këtë drejtim, modeli gjerman është i ngjashëm me sistemin me një nivel, ku administratorët emërohen dhe shkarkohen nga këshilli i administrimit.175 Për dallim, i ashtuquajturi “modeli italian”176 parashikon zgjedhjen e administratorëve me votim nga asambleja e përgjithshme. Në këtë rast, të dy 171) Shih Nenin 167 (4) të LSHT-së. 172) Kjo do të vinte në kundërshtim me strukturën hierarkike të grupimit të shoqërive, nëse administratori i shoqërisë së kontrolluar, në të njëjtën kohë, do të mbikëqyrte, menaxhimin e shoqërisë mëmë. 173) Shih Nenin 157 (1) të LSHT-së; kjo e drejtë mund të hiqet me statut ose marrëveshje. 174) Shih Nenin 167 (2) të LSHT-së. Për habi nuk ka rregull të përgjithshëm në lidhje me këtë. 175) Shih Cf. V.3.2.d). 176) Ky sistem përputhet me modelin Italian të administrimit të brendshëm të SHAve; shih Komentarin, Neni 134.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 129
organet administrative zgjidhen dhe shkarkohen me votim të drejtpërdrejt nga aksionarët, gjë e cila qartazi forcon rolin e asamblesë së përgjithshme. Përsa u përket rregullave proçeduriale të votimit, dispozitat që merren me emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administrimit zbatohen përkatësisht për zgjedhjen dhe shkarkimin e administratorëve brenda variantit italian të sistemit me dy nivele. c) Ndarja e kompetencave ndërmjet këshillit mbikëqyrës dhe administratorëve Neni 166 (1) i LSHT-së përmban rregullin e përgjithshëm lidhur me shpërndarjen e funksioneve në sistemin me dy nivele. Sipas kësaj dispozite, administratorët drejtojnë shoqërinë dhe marrin vendime për mënyrën e vënies në zbatim të politikave tregtare, ndërsa këshilli mbikëqyrës mbikqyr zbatimin e këtyre politikave dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin. Funksionet që i ngarkohen këshillit mbikëqyrës, përputhen me funksionet mbikëqyrëse të këshillit të administrimit të përshkruara më lart (shih. V.3.2.b) ii.). Megjithatë këshilli mbikëqyrës nuk merr pjesë në vendim-marrjen administrative. Kësisoj, Neni 154 (1) (a), (gj) dhe (k) i LSHT-së nuk zbatohet për anëtarët e këshillit mbikëqyrës. Për rrjedhojë, këshilli mbikëqyrës nuk ka autoritetin t’u japë urdhëra ligjërisht detyrues administratorëve, por kufizohet në monitorimin dhe mbikëqyrjen e implementimit të politikave të veprimtarisë tregtare të përcaktuara nga asambleja e përgjithshme. Përsa u përket administratorëve, të drejtat dhe detyrimet përputhen me situatën e përshkruar për sistemin me një nivel (shih. V.3.2.d. më lart). Megjithatë, funksionet e përcaktuara në Nenin 154 (1) (a), (gj) dhe (k) të LSHT-së përfshihen edhe brenda përgjegjësisë së administratorëve, në bazë të Nenit 167 (2) të LSHT-së.177 Normalisht vendimet e marra nga administratorët nuk kërkojnë miratimin e këshillit mbikëqyrës. Përjashtimet mund të gjenden në Nenin 13 dhe Nenin 154 (e) të LSHT-së lidhur me veprimet me palët e lidhura dhe miratimin e deklarates vjetore të llogarive të shoqërisë. Statuti mund të kërkojë miratimin e këshillit mbikëqyrës në raste të tjera. Megjithatë, për mendimin tonë, kjo nuk duhet të shkojë deri në ngarkimin e funksioneve administruese këshillit mbikëqyrës. 177) Citimi i Nenit 154 (1) (a) të LSHT-së në Nenin 167 të LSHT-së bën të qartë se këshilli mbikëqyrës nuk ka të drejtë të japë direktiva të tilla. Sigurisht nuk do të kishte kuptim të parashikohej që administratorëve kanë të drejtë t’i japin direktiva vetevetes.
130 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3.4
Përgjegjësia e Administratorëve
Rregullat për përgjegjësinë e administratorëve, të anëtarëve të këshillit të administrimit dhe të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të SHA-ve janë kryesisht të njëjta me ato të përgjegjësisë së administratorëve të SHPK-ve (shih. V.2.3). Megjithatë, disa rregulla meritojnë vëmendje të posaçme. •
•
Në bazë të Nenit 164 të LSHT-së, anëtarët e këshililt të administrimit dhe administratorët përgjigjen në mënyrë solidare “për vërtetësinë e të gjitha pasqyrave financiare, dhe informacioneve të tjera vendimtare të veprimtarisë së organizimit të shoqërisë, si ato vijuese, por pa u kufizuar në to, informacionin për sistemin e menaxhimit të riskut të shoqërisë, prospektet e veprimtarisë, planet e investimeve, burimet teknike, organizative dhe burimet, strukturat e praktikat e miradministrimit të shoqërisë“. Administratorët kanë detyrimin për të dëmshpërblyer shoqërisë dëmet e shkaktuara asaj. Megjithatë, duhet nënvizuar se dëmi që rezulton nga raportimi i parregullt financiar, normalisht nuk i shkakohet shoqërisë por palëve të tjera të përfshira (veçanërisht kreditorëve). Për më tepër, dispozita duhet nuk duhet të lexohet sikur kërkon anëtarëve të këshillit të administrimit që efektivisht të “guarantojnë” saktësinë e informacionit të përmendur. Referimi tek Neni 163 (3) i LSHT-së e bën të qartë se përgjegjësia ekziston vetëm kur anëtari i këshillit nuk mund të provojë përmbushjen e detyrimit të kujdesit që ai i detyrohet shoqërisë. Neni 167 (6) i bën administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit dhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga administratorë të tjerë, në rast se ata kishin pasur dijeni për një shkelje të detyrimeve nga një anëtar tjetër i këshillit mbikqyrës apo një administrator tjetër dhe nuk e kanë njoftuar asamblene e përgjithshme në lidhje me këtë. Përgjegjësia lind gjithashtu edhe nëse anëtarët e këshillit mbikqyrës nuk arrijnë të zbulojnë një shkelje të tillë për shkak të neglizhencës në ushtrimin e detyrave të tyre mbikqyrëse.178 Përgjegjësia e mundet gjthashtu të bazohet në rregulla të pergjithshme të përshkruara më sipër, pasi është e qartë që anëtarët e këshillit kanë detyrimin e kujdesit ndaj shoqërisë kur ushtrojnë detyrat e tyre (mbikqyrësie).
178) Projekt ligji original përmbante rregulla të ngjashme për anëtarit e këshillit të administrimit në sistemin me një nivel. Ndryshimet e bëra në parlament i shfuqizuan këto rregulla (shih Nenin 163 (4) të LSHT-së), gjë e cila krijon ndryshime të pajustifikuara në rregjimet e përgjegjësisë të zbatueshme për anëtarët e këshillit të administrimit dhe anëtarët e këshillit mbikqyrës përkatësisht.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 131
•
3.5
Neni 163 (4) i LSHT-së përcakton përgjegjësinë e administratorëve dhe anëtarëve të këshillit të administrimit të shoqërisë, në rast se ata shkelin rregulla të veçanta të ruajtjes së kapitalit, të zbatueshme për SHA-të. Administratorët përgjigjen bashkarisht dhe në mënyrë solidare para shoqërisë. Pjesëmarrja e punëmarrësve
Sipas Nenit 21 të LSHT-së, përfaqësuesi ligjor i shoqërisë aksionare dhe Këshilli i Punëmarrësve mund të emërojnë persona për të përfaqësuar punëmarrësit në nivel Këshilli. Normalisht, roli i saktë e përfaqësuesve të punëmarrësve varion sipas strukturës së këshillit të shoqërisë. Në mënyrë surprizuese dhe sipas Nenit 21, vendimi nëse këta përfaqësues mund të emërohen nuk është në duart e ortakëve /aksionarëve, por të administratorëve. Kjo i jep një diskrecion të gjërë administratorëve. Kjo rëndohet edhe më shumë nga fakti se ligji nuk përmban ndonjë numër maksimal për përfaqësues të tillë. Gjithsesi, për sistemi me dy nivele Neni 167 (4) i LSHT-së sanksionon se vendimi mbi përfqësimin e punëmarrësve në këshillin mbikqyrës duhet të bëhet në statutin e shoqërisë. Është e paqartë se si kjo duhet të ndërveprojë me Nenin 21. Mund të këtë kuptimin se në sistemin me një nivel vendimi merret nga administratorët, ndërsa në atë me dy nivele jo. Kjo do të çonte në rezultatin e diskutueshëm që ortakët /aksionarët të vendosin për përfaqësimin e punëmarrësve në këshillin mbikqyrës, por jo në këshillin më të fuqishëm të administratorëve. 4.
Kontrolli nga ana e aksionarëve
4.1
Asambleja e përgjithshme si organ i shoqërisë
Siç u theksua më lart, centralizimi i administrimit të SHPK-ve dhe SHA-ve shpie në delegimin e kompetencave nga aksionarët (“të përfaqësuarit”) tek administrata (“përfaqësuesit ”) nga pikëpamja ekonomike. Për shkak se janë aksionarët ata që bartin rrezikun ekonomik nga aktiviteti i shoqërisë,179 ligji për shoqëritë tregtare duhet t’u ofrojë atyre të drejta monitorimi kundrejt organeve administrative. Për më tepër, jo të gjitha vendimet e administrimit u delegohen organeve administrative; krahas caktimit të të drejtave thjesht monitoruese, ligji për shoqëritë tregtare 179) Shih III.1.
132 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
vërtet i përfshin aksionarët në vendime të caktuara të lidhura me aktivitetin tregtar të shoqërisë. Pikësëpari, vendim-marrja nga aksionarët do të thotë ushtrim i të drejtave të votimit në asamblenë e përgjithshme. Asambleja e përgjithshme është kuvendi i të gjithë ortakëve/aksionarëve të shoqërisë (SHPK ose SHA). Ndonjëherë ajo quhet “organi më i lartë” i shoqërisë për shkak të kompetencave të saj për të përcaktuar statutin dhe, gjithashtu, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të gjitha emërimet në organet administrative në fund të fundit dalin nga vendimet e aksionarëve. Megjithatë, ligjvënësit e LSHT-së kanë synuar të largohen nga struktura rreptësisht hierarkike e shpërndarjes tradicionale të kompetencave ndërmjet asamblesë së përgjithshme dhe organeve administrative, në favor të një qasjeje më fleksibël.180 Sidoqoftë, LSHT-ja në përgjithësi i cakton një pozitë të fortë asamblesë së përgjithshme.181 Në raste të veçanta, kompetenca për të përfaqësuar shoqërinë në gjykatë dhe në proçedime të tjera i ngarkohet asamblesë së përgjithshme, në vend të administratorëve, veçanërisht për të ekzekutuar përgjegjësitë e organeve të tjera të shoqërisë; kjo diskutohet më hollësisht në kapitullin II.2 më lart. 4.2
Thirrja e asamblesë së përgjithshme
Asambleja e përgjithshme duhet të mblidhet të paktën një herë në vit (asambleja e përgjithshme e zakonshme). Për më tepër, asambleja e përgjithshme duhet të thirret në rastet e përcaktuara me ligj, në statut dhe sa herë që thirrja është e nevojshme për të mbrojtur interesat e shoqërisë.182 a)
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
Në SHPK-të, administratorët janë përgjegjës për thirrjen e asamblesë së përgjithshme.183 Në bazë të Nenit 83 të LSHT-së, mbledhja e asamblesë së përgjithshme duhet të njoftohet me letër drejtuar të gjithë ortakëve. Në vend të kësaj, statuti mund të lejojë njoftimin me postë elektronike/e-mail. Letra ose njoftimi elektronik duhet t’u shpërndahen të gjithë aksionarëve jo më vonë se 7 ditë para datës së caktuar të mbledhjes; po kështu, ajo duhet të përfshijë rendin e ditës të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme. 180) 181) 182) 183)
Shih Komentarin, Neni 81 dhe Neni 135. Të drejtat e asamblesë së përgjithshme përshkruhen në kapitullin V.4.4më poshtë. Shih Nenet 82 (1) dhe 136 (1) të LSHT-së. Shih Nenin 82 (2) të LSHT-së.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 133
Në rast se njoftimi i mbledhjes nuk është bërë në përputhje me këto rregulla, asambleja e përgjithshme nuk mund të marrë ligjërisht asnjë vendim. Sidoqoftë, vendimet që gjithsesi janë marrë mund të kundërshtohen në gjykatë; megjithatë, LSHT-ja nuk përcakton rregulla të posaçme lidhur me këto kundërshtime.184 Neni 83 (2) i LSHT-së parashikon një përjashtimin nga kushti i njoftimit, në rast se të gjithë aksionarët e shoqërisë bien dakord për këtë. Krahas mbledhjes së zakonshme vjetore të saj, asambleja e përgjithshme duhet të thirret edhe në këto raste të vecanta: •
•
Nëse, llogaritë vetore apo të brëndshme sygjerojnë apo tregojnë se ekziston një rrezik që aktivet e shoqërisë nuk do të mbulojnë detyrimet e saj të maturuara brënda tre muajve të ardhshëm (Neni 82 (3) i LSHT-së). Në këtë rast, investimi i ortakëve është i rrezikuar. Prandaj atyre duhet t’u jepet mundësia të vendosin se çfarë masash duhet të merren (p.sh. zmadhimi i kapitalit, prishja e shoqërisë tregtare). Nëse administratorët planifikojnë të disponojnë aktivet me vlerë më tepër se 5% të aktiveve të shoqërisë sipas llogarive të fundit financiare të çertifikuara (Neni 82 (4) i LSHT-së). Fillimisht projektligji përcaktonte kufirin përkatës nga këndvështrimi i xhiros vjetore të shoqërisë. Duke parë totalin e aktiveve të shoqërisë rregulli i fundit është padyshim më i përshtatshëm. Rregulli synon të përfshijë aksionarët në vendim-marrjen administrative, në rastet kur ndërmerren veprime veçanërisht të rëndësishme, të cilat potencialisht rrezikojnë interesat financiare të ortakëve. Siç u diskutua më lart (shih. V.1.1), administrimi i centralizuar, ndër të tjera, përpiqet të shmangë shpenzimet për vendim-marrjen e shpeshtë nga ana e ortakëve. Prandaj është veçanërisht e rëndësishme të vendoset një prag i përshtatshëm për këto rregulla, me qëllim që të shmanget humbja e një pjese të përfitimeve të siguruara nga centralizimi i funksioneve të administrimit. Për mendimin tonë, pragu 5% duket shumë i ulët nga ky këndvështrim sepse, në varësi të natyrës së veprimtarisë tregtare të shoqërisë, mund të lindë nevoja për mbledhje të shpeshta të asamblesë së ortakëve.185 Krahas kësaj, Neni 82 (6) i LSHT-së kërkon një ekspert kontabël të pavarur për të raportuar përpara asamblesë së përgjithshme, gjë që kërkon shpenzime shtesë.186
184) Shih V.4.6 më poshtë. 185) Me sa duket statuti nuk mund të parashikojë prag më të lartë. 186) Ky rregull nuk zbatohet për shoqëritë me një ortak të vetëm.
134 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
•
Në rast se shoqëria, brenda 2 viteve të para pas regjistrimit të saj, propozon të blejë nga një ortak pasuri, që kanë vlerë më të lartë se 5% të aktiveve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara (Neni 82 (5) i LSHT-së). Në radhë të parë, ky rregull synon të parandalojë shmangjen ndaj rregullave lidhur me grumbullimin e kapitalit 187 gjithsesi në të njëjtën kohë, ai gjithashtu ka pqë qëllim të mbrojë interesat financiare të ortakëve të pakicës. Pasoja kryesore e këtij veprimi mund të shihet përkatësisht në Nenin 82 (6) të LSHT-së, i cili kërkon që një ekspert kontabël i pavarur t’i paraqesë raport asamblesë të përgjithshme lidhur me këtë veprim.188
Në këto raste të veçanta, asambleja e përgjithshme mund të miratojë një “vendim këshillues” lidhur me veprimin e propozuar. Siç u nënvizua më lart, administratorët nuk janë ligjërisht të detyruar t’i përmbahen këtij vendimi. Administratorët të cilët nuk zbatojnë detyrimin e tyre për të thirrur asamblenë e përgjithshme, mbajnë përgjegjegjësi para shoqërisë për çdo dëm të shkaktuar. Kërkesa nga një pakicë ortakësh (Neni 84 i LSHT-së). Neni 84 i LSHT-së përmban një të drejtë të veçantë për ortakët në pakicë për të kërkuar thirrjen e asamblesë së përgjithshme nga administratorët. Për të gëzuar këtë të drejtë, ortakët duhet të përfaqësojnë të paktën 5% të numrit të përgjithshëm të votave në shoqëri; statuti mund të parashikojë një prag edhe më të ulët. Kërkesa mund të bëhet me shkrim dhe duhet të përmbajë arsyet dhe objektivat që kërkohet të arrihen. Në rast se kërkesa nuk përmbushet, ortakët kërkues kanë të drejtë ta thërrasin vetë asamblenë e përgjithshme. Në mënyrë alternative, aksionarët ose mund t’i kërkojnë gjyaktës të lëshojë një urdhër që deklaron se administratorë do të jenë në shkelje të detyrimit të besnikërisë në rast se nuk e pranojnë kërkesën e aksionarëve brenda 15 ditëve,189 ose ti kërkojnë shoqërisë të blejë kuotat e tyre. Megjithatë, ligji nuk përcakton një çmim minimal që duhet të paguhet për kuotat e ortakëve në pakicë, gjë që vë në pikëpyetje mbrojtjen që kjo e drejtë e shitjes (sell-out right) u ofron ortakëve në pakicë.
187) Shih III.2.3 më lart. 188) Ky raport duhet të përgatitet edhe në shoqëritë me një ortak të vetëm, sepse rregulli ka të bëjë edhe me interest e palës së tretë (domethënë, të kreditorëve). 189) Dhe kështu mban përgjegjësi për çdo dëm të shkaktuar.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 135
b)
Shoqëria aksionare
Ashtu si edhe në rastin e SHPK-së, edhe SHA-ja duhet ta thërrasë asamblenë e përgjithshme të zakonshme të paktën një herë në vit. Përveç kësaj një asamble e përgjithshme e jashtëzakonshme duhet të mblidhet në rastet e përcaktuara me ligj, në statut dhe sa herë që mbledhja është e nevojshme për të mbrojtur interesat e shoqërisë.190 Për thirrjen e asamblesë së përgjithshme në radhë të parë përgjigjen administartorët.191 Neni 137 (1) i LSHT-së kërkon që asambleja e përgjithshme të njoftohet me letër drejtuar të gjithë aksionarëve, si në rastin e SHPK-së. Megjithëse, në bazë të Nenit 119 (1) të LSHT-së, shoqëria do të ketë informacionin e nevojshëm për ta bërë këtë, kjo metodë thirrjeje duket pak a shumë e ndërlikuar dhe e kushtueshme, veçanërisht në rastin e shoqërive me një numër të madh aksionarësh. Statuti mund të parashikojë thirrjen me postë elektronike/e-mail, por nuk është e sigurtë nëse shoqëria do të arrijë të kontaktojë secilin aksionar në këtë mënyrë. Krahas kësaj, nëse letrat ose mesazhet elektronike nuk i dorëzohen në mënyrë të rregullt secilit marrësi, mund të lindin probleme. Duke pasur parasysh një numër potencialisht të madh të aksionarëve, për mendimin tonë, për rrjedhojë do të ishte e preferueshme, që ligji të parashikonte mundësinë që shoqëria të përpilojë në statutin e saj metoda të ndryshme për thirrjen e asamblesë së përgjithshme.192 Letra ose mesazhi elektronik duhet t’u dorëzohen të gjithë aksionarëve jo më vonë se 21 ditë para datës së caktuar të mbledhjes se asamblesë së përgjithshme. Njoftimi mbi datën e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme dhe axhenda e saj duhet gjithashtu të postohen në faqen e interentit të shoqërisë. Në rast se thirrja nuk realizohet në përputhje me Nenin 137 (1) të LSHT-së, asambleja e përgjithshme nuk mund të miratojë asnjë vendim, përveç rasteve kur të gjithë aksionarët e shoqërisë bien dakord për këtë. LSHT-ja rregullon rastet kur asambleja e përgjithshme thirret në mbledhje të posaçme, gjerësisht në linjë me rregullat e zbatueshme për SHPK-të. Në bazë të Nenit 136 (3) të LSHT-së, asambleja e përgjithshme duhet të thirret nëse, sipas bilancit vjetor apo raporteve të ndërmjetme financiare, rezulton apo parashikohet qartë se humbjet arrijnë në një vlerë të barabartë me 50 % të kapitalit të regjistruar ose që aktivet e shoqërisë nuk mbulojnë detyrimet, që janë të kërkueshme brenda 3 muajve në vijim. Rregulli ndryshon nga Neni 82 (3) i LSHT-së sepse asambleja e përgjithshme e SHA-së duhet 190) Shih Nenin 136 (1) të LSHT-së. 191) Shih Nenin 136 (2) të LSHT-së. 192) Për shembull, publikimi në gazetë ose në faqen e internetit të shoqërisë.
136 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
të thirret edhe në rast se gjysma e kapitalit të regjistruar është “konsumuar” nga humbjet. Ky detyrim për të thirrurr asamblenë e pvrgjithshme bazohet në Nenin 17 të Direktivës së Dytë. Në këtë kontekst termi “humbje” do të thotë humbje përplotësuese (kumulative). Neni 136 (4) dhe (5) i LSHT-së përmban dispozita paralele me ato të Nenit 82 (4) dhe (5) të LSHT-së; shih a) më lart. Për sa u përket këtyre veprimeve në SHA, edhe në këto raste asambleja e përgjithshme mund të marrë vetëm “vendime këshilluese”. Kërkesa nga aksionarë në pakicë (Neni 139 i LSHT-së). Neni 139 i LSHTsë përmban një të drejtë të vecantë u mundëson aksionarëve të pakicës të kërkojnë thirrjen e asamblesë së përgjithshme, i cili përputhet gjerësisht me Nenin 84 të LSHT-së (shih. a) më lart). Në përpjekje për të implementuar Direktivën për të Drejtat e Aksionarëve,193 ligji i lejon aksionarët të paraqesin kërkesa për të përfshirë çështje të caktuara në rendin e ditës të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme; në pajtim me këtë direktivë, këto kërkesa duhet të paraqiten jo më vonë se 8 ditë para mbledhjes. Thirrja e asamblesë së përgjithshme me kërkesë të aksionarëve të pakicës është përgjegjësi e të gjitha organeve administrative të SHA-së. 4.3
Votimi i ortakëve/aksionarëve
a)
E drejta e votës
Çdo ortak /aksionar ka të drejtë të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme dhe të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Në përgjithësi, ortakët /aksionarët mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sipas vullnetit të tyre. Megjithatë, ekzistojnë disa kufizime të kësaj të drejte, të cilat do të trajtohen në kapitullin tjetër (shih b). Neni 88 (1) dhe Neni 147 i LSHT-së parashikojnë që çdo aksion bart të drejtën e një vote. Megjithëse përkufizimet e kuotës për SHPK-të dhe aksionit për ShA-të janë përkatësisht të ndryshme, këto dy dispozita në fakt shpien në të njëjtin rezultat nëse interpretohen saktë (shih III.5.2 më lart). Kjo do të thotë që, për sa kohë që me statut nuk është zgjedhur një shpërndarje tjetër e të drejtave të votës, çdo ortak/aksionar gëzon një të drejtë vote që i korrespondojnë vlerës nominale të kuotës/aksioneve të tij.194 193) Direktiva 2007/36/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 11 korrik 2007 për ushtrimin e të drejtave të caktuara të aksionarëve në shoqëritë e listuara, OJ L 184, 14.7.2007, f. 17-24. 194) Megjithatë, mbetet e paqartë se deri ku statuti mund të shmanget nga ky rregull i përgjithshëm i shpërndarjes së të drejtave të votimit në radhët e aksionarëve. Të paktën për SHA-të një kufizim mund të burojë nga Neni 149 (4) i LSHT-së:
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 137
Ortakët/aksionarët nuk janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme. Ata mund të autorizojnë një person tjetër195 për t’i përfaqësuar ata në asamblenë e përgjithshme. Një autorizim i tillë mund të jepet vetëm për një mbledhje të asamblesë së përgjithshme.196 Për të garantuar ndarjen e kompetencave midis organeve të ndryshme të shoqërisë, administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit dhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës nuk mund të përfaqësojnë ortakë/aksionarë të tjerë në asamblenë e përgjithshme.197 Megjithatë është e rëndësishme të nënvizohet se përgjithësisht kjo nuk e ndalon një administrator ose anëtar të këshillit të administrimit të ushtrojë të drejtën e votës që i buron nga aksionet e veta. b)
Përjashtimi i së drejtës së votës dhe detyrimi i besnikërisë
Siç u përmend më lart, liria e ortakëve/aksionarëve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës i nënshtrohet disa kufizimeve. Këto mund të ndahen në dy kategori të ndryshme. Së pari, Nenet 89 dhe 148 të LSHT-së përcaktojnë rastet kur ortakët ose aksionarët përjashtohen me ligj nga e drejta për të ushtruar të drejtat e tyre të votës në SHPK-të dhe SHA përkatësisht; rregullat janë të njëjta për SHPK-të dhe SHA-të. Në bazë të Neneve 89 (1) dhe 148 (1) të LSHT-së, ortaku ose aksionari nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të votës, në rast se asambleja e përgjithshme vendos për: a) b) c) ç)
vlerësimin e veprimtarisë së tij; shuarjen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij; ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria; dhënien ose jo të përfitimeve të reja.
Ky rregull duhet të shihet si shprehje e parimeve të përcaktuara në Nenin 14 (1) të LSHT-së. Ai synon të mos e lejojë ortakun ose aksionarin të hedhë votën e tij në një situatë ku pajtueshmëria me parimet e pëcaktuara në Sipas kësaj dispozite, zotëruesve të aksioneve pshiherenciale pa të drejtë vote duhet t’u jepen të drejta vote në rast se pshiherenca është anuluar. Kjo tregon se përjashtimi i të drejtës të votës është i pranueshëm vetëm në rast se aksionarët e interesuar marrin në këmbim të drejta pshiherenciale në fitimet vjetore. 195) Ky mund të jetë aksionar ose palë e tretë; shih Nenin 85 (1) të LSHT-së. 196) Ky rregull qartazi u jep zgjidhje shqetësime të lidhura në mënyrë tipike me shoqëritë aksionare, ku bankat ose institucione të tjera financiare merrnin autorizime të përgjithshme me vlerë të pakufishme; duket se kufizimi është i ekzagjeruar në lidhje me aksionarët e SHPK-së. 197) Shih Nenin 85 (2) të LSHT-së (SHPK) dhe Nenin 140 (2) të LSHT-së (SHA).
138 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Nenin 14 (1) të LSHT-së duket jorealiste që në fillim, për shkak të një konflikti të dukshëm interesash.198 Përjashtimi nga e drejtat e votës nuk kufizohet vetëm në rastet kur vetë ortaku ose aksionari është subjekt i vendimit të asamblesë së përgjithshme. Dispozita zbatohet njësoj në rast se kuotat ose aksionet zotërohen nga një shoqëri tregtare, ortaku ose aksionari maxhoritar i së cilës është personi i përmendur në Nenet 89 ose 148 (1) (a) deri në (ç) të LSHT-së.199 Për anëtarët e familjes së këtij personi mund të zbatohen kufizime të mëtejshme. Megjithatë, në përgjithësi është e pamundur të përcaktohet me saktësi grupi i njerëzve të cilët i nënshtrohen këtij kufizimi.200 Krahas rasteve të parashikuara në Nenet 89 dhe 148 të LSHT-së, kufizime shtesë ndaj lirisë së ortakëve ose aksionarëve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës mund të burojnë drejtpërdrejt nga Neni 14 (1) i LSHT-së. Këto “kufizime të qenësishme” mund të shkojnë edhe përtej dispozitës për përjashtimin nga e drejta e votës sepse, në varësi të situatës, mund të ekzistojë edhe detyrimi për ta ushtruar të drejtën e votës në një mënyrë që bie ndesh me interesat e ushtruesit (kundrejt mosvotimit fare). 4.4
Kompetencat dhe të drejtat e asamblesë së përgjithshme
Meqënëse ortakët /aksionarët janë pronarë të shoqërisë dhe marrin përsipër riskun ekonomik të aktivitetit të saj, ligji për shoqëritë tregtare natyrisht e ngarkon asamblenë e përgjithshme me marrjen e vendimeve që kanë të ngjarë të kenë ndikim domethënës në interesat (financiare) të aksionarëve. Kompetencat që i jepen asamblesë së përgjithshme, janë të dyfishta: disa kompetenca parashikojnë pikë së pari të drejta monitorimi të ortakëve/ aksionarëve kundrejt administratorëve,201 disa të tjera parashikojnë kryesisht të drejta të administrimit dhe drejtimit të brendshëm, duke i lejuar aksionarët të marrin pjesë në vendim-marrjen administruese. Për të qenë në gjendje të ushtrojë sa me efektivitet të drejtat e tij, është themelore që ortaku/aksionari të sigurojnë informacionin e nevojshëm nga anëtarët përgjegjës për administratimin e shoqërisë. Prandaj, në bazë të Nenit 15 të LSHT-së, personat përgjegjës për administrimin duhet t’i 198) Ky përjashtim zbatohet përkatësisht për aksionarin e përfaqësuar nga një person i autorizuar prej tij, sigurisht. 199) Shih Komentarin, Neni 89 dhe Neni 148. 200) Problemi lidhet me çështjen kur duhet të shpërfillet personaliteti juridik i veçantë i shoqërisë nga ligji (“heqja e petkut të shoqërisë”); Shih II.1 dhe II.3 më lart. 201) E drejta e përgjithshme për të monitoruar sjelljen e administratorëve parashikohet në nenin 81 (1) (dh) për SHPK-të. Për sa u përket SHA-ve, kjo e drejtë ushtrohet kryesisht nëpërmjet këshillit mbikëqyrës ose këshillin e administrimit.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 139
mbajnë aksionarët të informuar për ecurinë e shoqërisë. Statuti nuk mund ta kufizojë të drejtën e ortakëve/aksionarëve për informim. Të drejtat e asamblesë së përgjithshme parashikohen në Nenet 81 dhe 135 të LSHT-së. Një e drejtë kryesore që i jepet asamblesë së përgjithshme është e drejta për të ndryshuar statutin, që është kushtetuta e shoqërisë.202 Duke vepruar kështu, ortakët/aksionarët jo vetëm mund të jenë arkitektë të sistuatës së marrëdhënieve juridike mes njëri-tjetrit, por në një masë të madhe edhe të ndryshojnë shpërndarjen e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme të shoqërisë. Kësisoj, ortakët/aksionarët mund t’i zgjerojnë kompetencat e tyre brenda strukturës së shoqërisë duke ndryshuar (ose duke hartuar) statutin. Autoriteteti për të ndryshuar statutin përbën si të drejtën e monitorimi ex-ante (paraprak), ashtu edhe një instrument të përfshirjes së ortakëve/aksionarëve në vendim-marrjen administruese. Një e drejtë tjetër themelore që LSHT-ja i jep asamblesë së përgjithshme, si në rastin e SHPK-ve ashtu dhe të SHA-ve, është kompetenca e përcaktimit të politikave tregtare të shoqërisë. Kjo kompetencë është e një rëndësie të madhe për shpërndarjen e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme të shoqërisë; duke vendosur për politikat e veprimtarisë tregtare, aksionarët vendosin efektivisht për parametrat themelorë brenda të cilave administrata duhet ta drejtojë shoqërinë.203 Duke qenë pronarë të shoqërisë, ortakët/aksionarët vendosin edhe për shpërndarjen e fitimeve të shoqërisë dhe për ndryshimet në kapitalin e vet të shoqërisë. Këto kompetenca shprehin të drejtat ligjore financiare të aksionarëve kundrejt shoqërisë.204 Siç u theksua më lart, asambleja e përgjithshme ka edhe autoritetin të emërojë dhe të shkarkojë anëtarët e organeve të shoqërisë. Tërësia e rregullave që japin këto kompetenca, diskutohet hollësisht më lart (krahaso me V.2.1 dhe V.3.1 e në vijim). Krahas kësaj, aksionarët duhet të miratojnë shpërblimet e anëtarëve të organeve administruese.205 Një kompetencë tjetër e rëndësishme ekziston në lidhje me përgjegjësinë ligjore të administratorëve: sipas nenit 81 (1) (g) të LSHT-së asambleja e përgjithshme ka kompetencën për të vendosur mbi përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë dhe në proçedime të tjera gjyqësore kundër administratorëve, anëtarëve të këshillit të administrimit ose të këshillit mbikëqyrës.206 202) 203) 204) 205) 206)
Shih IV.3. Shih Nenin 81 (1) (a) dhe Nenin 135 (2) (a) të LSHT-së. Shih kapitullin III më lart. Shih Nenin 81 (1) (d) dhe Nenin 135 (2) (d) të LSHT-së. Shih II.2.5 më lart.
140 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Kompetencat e tjera të asamblesë së përgjithshme përfshijnë miratimin e pasqyrave financiare vjetore,207 emërimin dhe shkarkimin e ekspertëve kontabël të shoqërisë,208 si dhe vendimet lidhur me ristrukturimet e shoqërisë dhe prishjen e shoqërisë.209 4.5
Rregullat për shumicat dhe kuorumet
Vendimet e asamblesë së përgjithshme normalisht merren me shumicë të thjeshtë, të votave të ortakëve/aksionarëve pjesëmarrës. Rregullat për shumicën e kërkuar për vendimet e asamblesë së përgjithshme mund të ndryshohen me statut. Në lidhje me vendimet veçanërisht të rëndësishme, LSHT-ja kërkon që vendimet të merren nga një shumicë prej tre të katërtat e votave (shumica e cilësuar). Statuti mund vetëm ta zëvendësojë shumicën prej tre të katërtash me një regull për një shumicë më të lartë. Këto raste përcaktohen në Nenet 87 (1) dhe 145 (1) të LSHT-së, dhe kanë të bëjnë me këto vendime: • • • •
në lidhje me ndryshimin e statutit zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të nënshkruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë.
Siç u përmend më lart, rregullat për shumicën llogariten kundrejt numrit të përgjithshëm të votave të pjesëmarrësve në votim. Neni 86 dhe neni 144 i LSHT-së përmbajnë rregulla lidhur me kuorumet në asamblenë e përgjithshme. Këto dispozita synojnë sigurimin e një shkalle të caktuar legjitimiteti të vendimit të asamblesë së përgjithshme, duke vendosur pragje minimale pjesëmarrjeje: Vendimet e marra në asamblenë e përgjithshme janë të vlefshme vetëm nëse se përfaqësohen në mbledhjen e asamblesë të paktën 30% e aksioneve/kuotave të nënëshkruara votuese. Në rastin e vendimeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar, niveli minimal i pjesëmarrjes vendoset në 50%. Duke marrë parasysh që vendimet për shpërndarjen e fitimeve kërkojnë një shumicë të kualifikuar, kjo do të thotë që, në thelb, çdo asamble e përgjithshme e zakonshme i nënshtrohet këtij pragu më të lartë prej 50%. Ky nivel pjesëmarrjeje mund të dalë që është shumë i lartë, në rast se pronësia e kuotave/aksioneve është mjaft e shpërndarë, sidomos në rastin e shoqërive të listuara. 207) Shih nenin 81 (1) (e) dhe nenin 135 (2) (dh) të LSHT-së. 208) Shih nenin 81 (1) (ç) dhe nenin 135 (2) (ç) të LSHT-së. 209) Shih nenin 81 (1) (gj) dhe nenin 135 (2) (h) të LSHT-së.
Organet dhe mirëadministrimi i Shoqërive Tregtare 141
Në rast se nuk realizohet kuorumi i kërkuar, asambleja e përgjithshme duhet të thirret përsëri. Megjithatë, të njëjtat kuorume zbatohen edhe për asamblenë e përgjithshme të rithirrur.210 4.6
Bërja e pavlefshme e vendimeve të ortakëve/aksionarëve
LSHT-ja nuk përmban ndonjë dispozitë lidhur me pavlefshmërinë e një vendimi të ortakëve/aksionarëve, ose të drejtën për të kundërshtuar një vendim të tillë në gjykatë, me shkakun se ky vendim ka shkelur ligjin ose statutin. E njëjta gjë zbatohet edhe kur vendimi i ortakëve/aksionarëve është marrë në shkelje të detyrimit të besnikërisë, që ata kanë ndaj njëritjetrit në bazë të Nenit 14 të LSHT-së, i cili e kufizon të drejtën e votës të ortakëve/aksionarëve të shumicës. Neni 92 dhe Neni 151 i LSHT-së nuk e trajtojnë këtë çështje sepse kanë të bëjnë vetëm me anulimin e vendimeve të paligjshme të administratorëve. Ne besojmë se mungesa e një dispozitë lidhur me vendimet e paligjshme të ortakëve/aksionarëve mund të shpjerë në probleme të mëdha kryesisht për mbrojtjen e ortakëve/aksionarëve të pakicës. Për fat të keq ne nuk jemi në gjendje të japim një shpjegim përse legjislatori ka vendosur që këto dispozita nuk janë të nevojshme. Mendohet se disa prej këtyre problemeve mund të zgjidhen duke zbatuar Nenin 93 të LSHT-së, ku parashikohet që ortaku, i cili pengohet të ushtrojë të drejtat që i rrjedhin nga zotërimi i kuotës së shoqërisë, ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit apo shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Megjithatë, ne nuk besojmë që të gjitha problemet e vendimmarrjes së paligjshme të ortakëve/aksionarëve mund të zgjidhen sipas kësaj dispozite. Në rastin e Nenit 93 të LSHT-së, ligji parashikon shprehimiisht që padia mund të ngrihet brënda 3 vjetëve nga çasti i cenimit. Ndokush mund të vlerësonte që ky afat kohor të zbatohej edhe për padi të tjera që kundërshtojnë vendime të paligjshme të ortakëve/aksionarëve. Megjithatë, periudha tre vjeçare duket mjaft e gjatë dhe kjo mund të shkaktojë pasiguri ligjore të stërzgjatur, që mund të paralizojë aktivitetin e shoqërisë. Për më tepër, mbeten pa u zgjidhur çështje të tjera të rëndësishme ligjore, si ato për hapjen e procçedurave gjyqësore në gjykatë, në rast se paligjshmëria e vendimit të ortakëve/aksionarëve nuk mund të barazohet me shkeljen e një të drejte të veçantë të një ortaku/aksionari të caktuar.
210) Shih Komentarin, neni 144.
142 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
4.7
Hetimi i posaçëm
Në bazë të Nenit 91 dhe Nenit 150 të LSHT-së, asambleja e përgjithshme mund të vendosë nisjen e një hetimi të posaçëm për parregullsitë përgjatë veprimeve të themelimit të shoqërisë dhe të ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Asambleja e përgjithshme vendos për nisjen këtij hetimi me shumicë të thjeshtë.211 Hetimi i posaçëm duhet të kryhet nga një ekspert kontabël i pavarur, i cili emërohet nga asambleja e përgjithshme. Dispozita në radhë të parë synon të identifikojë pretendimet për kompensim kundër anëtarëve të organeve administrative dhe ortakëve/aksionarëve. Bazuar mbi pretendimin se ekzistojnë dyshime serioze të shkeljes së ligjit ose të statutit, nisja e hetimeve të posaçme dhe emërimi i një eksperti kontabël të posaçëm mund të kërkohen edhe nga ortakët/aksionarët e pakicës, të cilët përfaqësojnë të paktën 5% të votave, si dhe nga kreditorët e shoqërisë. Hetimi i posaçëm duhet të kërkohet brenda 3 vjetëve nga data kur mendohet se është kryer parregullsia. Në rast se asambleja e përgjithshme nuk pranon të nisë një hetim të posaçëm, ortakët/aksionarët ose kreditorët kërkues mund t’i kërkojnë gjykatës të nisë një hetim të tillë; e njëjta gjë zbatohet në rast se asambleja e përgjithshme nuk merr asnjë vendim brenda 60 ditëve. Statuti nuk duhet ta kufizojë ose ta përjashtojë të drejtën e aksionarëve ose të kreditorëve për hetim të posaçëm. Kjo e drejtë e pakicës është ndoshta mjeti më i rëndësishëm i përfshirë në Nenet 91 dhe 150 të LSHT-së, veçanësrisht pasi nuk ka mundësi për ortakët/aksionarët e pakicës të kërkojnë një një shkarkim të urdhëruar nga fjykata të një administatori (shih. V.2.2 më lart). Si garanci kundër kërkesave abuzive të kreditorëve, Neni 91 (6) dhe Neni 150 (6) i LSHT-së parashikojnë përgjegjësi penale për kreditorët që paraqesin në keqbesim kërkesa të tilla. Siç është përmendur tashmë në lidhje me përgjegjësinë e administratorëve, duket problematike që edhe një kreditor i vetëm, pavarësisht nga vlera që shoqëria tregtare i detyrohet atij, mund të paraqesë kërkesë për një hetim të tillë të posaçëm.
211) Zbatohen përjashtimet e të drejtës së votës; shih V.4.3.b) më lart.
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 143
VI.
MBARIMI I ANËTARËSISË DHE MBARIMI I SHOQËRISË
1.
Largimi dhe përjashtimi i ortakut
1.1
Vlerësime të përgjithshme
Përsa i përket SHPK-ve (dhe jo SHA-ve) LSHT-ja parashikon mundësinë e largimit (Neni 101 i LSHT-së) apo përjashtimit (Neni 102 i LSHT-së) të një ortaku nga shoqëria tregtare. Të dyja këto dispozita kanë disa elementë të përbashkët strukturorë, siç mund të shihet nga Neni 103 i LSHT-së, përsa i përket pasojave ligjore të largimit dhe përjashtimit dhe përveç kësaj ato kanë elementë të tjerë të përbashkët të cilat dalin në pah nga një interpretim i duhur i Nenit 101 dhe 102 të LSHT-së. Në mënyrë të rëndësishme, e drejta e ortakëve për tu larguar nga shoqëria si dhe e drejta e shoqërisë për të përjashtuar një ortak nuk mund të kufizohen nga statuti (Neni 103 (2) i LSHT-së). 1.2
Shkaqet për largim dhe përjashtim
Një nga elementët e përbashkët të Neneve 101 dhe 102 të LSHT-së është se të dyja dispozitat bazohen mbi të njëjtin parim se përfundimi i ortakërisë (Neni 103 (1) i LSHT-së) presupozon shkaqe të arsyeshme. Neni 101 i LSHT-së e shpreh këtë qartë në titullin e dispozitës, megjithëse fjalëzimi i paragrafit të parë nuk e sjell këtë element në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithsesi, në fund të paragrafit të parë, dispozita përmban një cilësim të rëndësishëm që çdo shkak tjetër për tu larguar nga ana e ortakut duhet të jetë i tillë që të “bëjë të paparanueshme vazhdimin e ortakërisë për ortakun”. Ndryshe, Neni 102 i LSHT-së në mënyrë të dukshme i referohet “shkaqeve të arsyeshme” në paragrafet 1 dhe 2 (megjithëse jo në titullin e tij). Nga ana tjetër, ajo që mungon në Nenin 102 të LSHT-së është ideja e shprehur se sjellja e ortakut që duhet të përjashtohet duhet të jetë e tillë që të “bëjë të papranueshme vazhdimin e ortakërisë” për ortakët e tjerë dhe për rrjedhojë të justifikojë përjashtimin. Ne parashtrojmë se shkaqet e ndryshme për largimin apo përjashtimin të rradhitura në Nenin 101 dhe 102 të LSHT-së, respektivisht, duhet të kuptohen në zbatim të parimit bazë se largimi apo përjashtimi justifikohen vetëm në rast se ekziston një shkak i arsyeshëm i cili e bën të papranueshme për ortakun i cili dëshiron të largohet ose për ortakët e tjerë në rastin e përjashtimit. Shkaqet specifike të përmendura në dy dispozitat janë të rëndë-
144 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
sishme pasi ato ilustrojnë dhe sqarojnë se çfarë mund të konsiderohet si shkak i arsyeshëm, por ato nuk duhet të lexohen në mënyrë të izoluar nga njëra tjetra. Ne jemi koshientë që formulimi i dispozitës nuk duket se e mbështet një konkluzion të tillë në vështrim të parë; gjithsesi, për mendimin tonë një arsyetim praktik e bën jo shume të besueshme që ligjvënësi shqiptar ka synuar një interpretim të dispozitës sipas të cilit largimi apo përjashtimi do të ishin të mundur vetëm për një shkelje të vogël nga shoqëria apo nga ortaku. Marrim shembullin e mëposhtëm: Sipas Nenit 102 (2) (b) të LSHT-së, një ortak mund të përjashtohet, veçanërisht, nëse ai me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin apo detyrime të parashikuara nga ligji. Sigurusht, jo çdo shkelje me dashje e statutit apo ligjit justifikon përjashtimin. Nëse dispozita e shkelur e statutit është shumë e parëndësishme/ose askush nuk ka pësuar ndonjë dëm si pasojë e kësaj shkelje, përse kjo duhet të justifikojë një masë kaq ekstreme siç është përjashtimi i ortakut? Si të gjitha shkaqet e largimit apo përjashtimit, kjo është zbutur nga rregulli se largimi apo përjashtimi është i justifikuar vetëm nëse sjellja e kundërshtuar përbën një shkak të arsyeshëm që e bën të papranueshme vazhdimin e ortakërisë. Me këtë parim në mendje, çdokush mund të rifromulojë Nenin 101 (1) të LSHT-së mbi shkaqet e largimit si në vijim: “(1) Një ortak mund të largohet nga shoqëria nëse ekziston një shkak i arsyeshëm i cili e bën të papranueshme vazhdimin e ortakërisë për vetë atë, veçanërisht: a) nëse ortakët e tjerë të shoqërisë i kanë shkaktuar atij dëm me veprimet e tyre, b) nëse ortaku është parandaluar nga ushtrimi i të drejtave të tij në shoqëri, c) nëse shoqëra i ka ngarkuar atij detyrime të paarsyeshme.” Kësisoj, dikush mund të riformulojë Nenin 102 (1) dhe (2) të LSHT-së mbi shkaqet e përjashtimit si në vijim: “(1) Asambleja e përgjithshme mund të marrë një vendim të zakonshëm duke i t’i kërkuar gjykatës kompetente të përjashtojë një ortak nëse ky i fundit nuk arrin të realizojë një kontribut siç kërkohet nga statuti ose nëse ekziston një shkak tjetër i arsyeshëm që e bën vazhdimin e ortakërisë të papranueshme për ortakët e tjerë. (2) Një shkak tjetër i tillë i arsyeshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të përfshijë, port ë mos kufizohet në to, rastet në të cilat një ortak: a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë;
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 145
b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj; c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë. 1.3
Proçedurë
a)
Largimi
Në rastin e largimit të një ortaku vetë ai duhet të marrë iniciativën duke e njoftuar shoqërinë me shkrim, si dhe duke parashtruar shkaqet e largimit, (Neni 101 (2) i LSHT-së). Me marrjen e njoftimit të tij administratori duhet menjëherë të mbledhë asamblenë e përgjithshme “në mënyrë që ajo të vendosi nëse ortakut do t’i likujdohet kuota, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme” (Neni 101 (3) i LSHT-së). Ne parashtrojmë se, në zbatim të Nenit 89 (1) të LSHT-së, ortaku që largohet nuk ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme.212 Nëse asambleja e përgjithshme pranon largimin, dhe bie dakort me ortakun që largohet për shumën e kompensimit për kuotën e tij, nuk do të ketë proçes gjyqsor. Nga ana tjetër, në bazë të Nenit 103 (1) të LSHT-së, “ të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen në datën e largimit“, që prezumohet se do të thotë që largimi sjell pasoja në atë ditë. Ligji vetë nuk specifikon ndonjë rregull të përgjithshëm se kur kompesimi bëhet i kërkueshëm, kështu që palët këshillohen shumë që të përfshijnë këtë në marrëveshjen ndërmjet ortakut që largohet dhe asamblesë së përgjithshme. Ligji gjithashtu parashikon edhe proçedurën që ndiqet në rastet kur ortaku që largohet dhe asambleja e përgjithshme nuk arrijnë një marrëveshje. Ekzistojnë tre arsye që të lindë kjo situatë. Në rastin e parë të parë kur nuk zhvillohet asnjë mbledhje e asamblesë së përgjithshme apo kur kjo e fundit nuk merr asnjë vendim të vlefshëm (p.sh. për arsye se mungon kuorumi i nevojshëm). Në rastin e dytë kur asambleja nuk njeh pretendimin e ortakut se ekziston një shkak i arsyeshëm për largimin e tij. Në secilën prej këtyre situatave, Neni 101 (4) i LSHT-së i jep mundësi ortakut që largohet të iniciojë një proçes përpara gjykatës kompetente duke i kërkuar shoqërisë shlyerjen si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme. Në këtë rast, sipas 212) Shih Nenin 89 (1) (b) të LSHT-së: “i shkarkuar nga detyrimet”, dhe Neni 89 (1) (ç) i LSHT-së: “i jepet ndonjë përfitim i ri” (kundrejt kompensimit të kuotës së tij).
146 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Nenit 103 (1) të LSHT-së, largimi sjell pasoja kur gjykata merr vendim përfundimtar në lidhje me largimin. Në një rast të tretë (dhe në praktikë më i rëndësishmi), asambleja e përgjithshme pranon që ekziston një shkak i arsyeshëm për largimin, por kundërshton shumën e kompensimit të kërkuar nga ortaku për vlerën e kuotës së tij. Ne parashtrojmë se Neni 101 (4) i LSHT-së duhet të zbatohet edhe në këtë rast ndonëse ky rast nuk përmendet shprehimisht në dispozitë; në të kundërt do të ishte shume e lehtë për ortakët e tjerë të pengonin ortakun që largohet të ushtronte të drejtën e tij për t’ju drejtuar gjykatës për të njohjen e largimit si si të tillë, dhe në të njëjtën kohë për caktimin e një kompensimi të përshtatshëm, dhe kështu të frustronin motivet ekonomike të largimit. b)
Përjashtimi
Në rastin e përjashtimit të një ortaku nga shoqëria, iniciativa duhet të merret nga ortakët e tjerë ose nga administratorët213 e shoqërisë. Si një hap i parë formal duhet të thirret asambleja e përgjithshme Neni 82 (2), 83, 84 i LSHT-së ACL për të marrë një vendim mbi bërjen e kërkesës për përjashtimin e ortakut. Në përputhje me Nenin 87 (2) të LSHT-së, ky vendimi për përjashtimin e një ortaku kërkon një shumicë të thjeshtë votash të ortakëve pjesmarrës. Fatkeqësisht, ligji nuk shprehet nëse ortaku për të cilin do të merret vendim ka të drejtë të marrë pjesë vetë në votim apo jo. Asnjë nga shkaqet për përjashtimin e së drejtës së votës të renditura në Nenin 89 (1) të LSHT-së nuk i referohet këtij rasti në mënyrë direkte. Gjithsesi, të lejosh ortakun e interesuar të votojë kundër përjashtimit të tij qartësisht e bën më të vështirë për shoqërinë që të “heqë qafe“ një ortak edhe nëse përjashtimi i tij do të ishte tërësisht i justifikuar nga sjellja e tij, dhe e bën praktikisht të pamundur të përjashtosh një ortak maxhoritar. Për shkaqe politikash, për rrjedhojë, mund të konsiderohet zgjerimi i Nenit 89 (1) të LSHT-së ku të përfshihet edhe situata kur asambleja e përgjithshme vendos në lidhje me përjashtimin. Vendimi i asamblesë së përgjithshme është vetëm një hap drejt përjashtimit. Proçedura për përjashtimin gjithmonë kërkon në vendim gjyqësor, siç shprehet Neni 102 (1) i LSHT-së që “asambleja e përgjithshme mund (ka të drejtë) t’i kërkojë gjykatës të përjashtojë një ortak“. Në bazë të kësaj Neni 103 (1) i LSHT-së parashikon se, “të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen’, domethenë që largimi sjell pasoja, kur gjykata jep vendim përfundimtar në lidhje me përjashtimin. Gjithsesi, ekziston një mënyrë për të kursyer shpenzimet në lidhje me këto proçedura, 213) Shih Nenin 82 (2) të LSHT-së për të drejtën për të thirrur asamblenë e përgjithshme.
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 147
nëse ortaku i interesuar pranon se ai nuk do të jetë në gjëndje ti rezistojë një përjashtimi të tillë dhe mund të arrijë një marrëveshje me shoqërinë për të ndjekur proçedurën e largimit.
1.4
Kompensimi për kuotat e ortakut
a)
Largimi
Në lidhje me të drejtën e një ortaku për tu larguar nga shoqëria nëse ekziston një shkak i arsyeshëm që e bën të papranueshme vazhdimin e ortakërisë për ortakun, duket e qartë se kjo e drejtë duhet të shkojë krah për krah me të drejtën për tu kompensuar për vlerën e kuotës të cilën ortaku e dorëzon me largimin e tij; në të kundërt e drejta për tu larguar nuk do të kishte asnjë dobi. Gjithsesi, LSHT-ja është shumë i paqartë përsa i përket detajeve të këtij kompensimi për vlerën e kuotës, kompensim të cilin Neni 101 (3) dhe (4) ne mënyrë të padobishme e quajnë “likuidim të kuotës”. Në kuadrin e një personaliteti juridik të ndarë të shoqërisë (shih. II.1.), ky “likuidim i kuotës” nuk mund të nënkuptojë likuidimin total (apo të pjesshëm) të shoqërisë, dhe prej kësaj rrjedh se ortaku që largohet nuk mund të kërkojë kuotën e tij në aktivet e shoqërisë, tek e cila ortaku nuk ka asnjë të drejtë. Nga ana tjetër, “likuidim i kuotave” do të thotë se ortaku ka të drejtë të marrë vlerën e kuotës së tij në para kesh. Gjithsesi, kjo ngre pyetjen tjetër: Kush duhet ti sigurojë këto para? Në fund të fundit, largimi i një ortaku me një kuotë të madhe kërkon një shumë të madhe parash kesh. Në shumicën e rasteve, një biznes aktiv nuk mban rezerva të mëdha parash në kesh, pasi investimet e parave kesh kanë prirjen të jenë një investim jo produktiv i kapitalit të ortakëve (shih. III.1.). Një mundësi të do të ishte tu kërkojë ortakëve të tjerë të blinin dhe merrnin kuotën e ortakut që largohet. Por ky qartësisht nuk është kursi i veprimit që parashikon Neni 103 (1) i LSHT-së, i cili flet për shuarjen e së drejtës së ortakërisë me tepër se sa për transferimin e kësaj të drejte tek ortakët e tjerë. Për rrjedhojë e drejta e ortakut për tu kompensuar për vlerën e kuotës së tij në të vërtetë i drejtohet shoqërisë, dhe mund ta detyrojë atë që të likujdojë disa prej aktiveve të saj, në mënyrë që rrisë sasinë e parave gjëndje. Në këtë kontekst, pyetja se kur behet i kërkueshëm kompensimi (më lart VI.1.3.(a)) merr një rëndësi shumë të madhe, pasi nevoja për të grumbulluar sasi të madhe parash kesh jashtë kursit të zakonshëm të biznesit mund të shkaktojë përçarje serioze në veprimtarinë e shoqërisë dhe mundet deri edhe ta çojë atë në një gjendje falimentimi, përsa kohë nuk gjendet një argument ligjor për ta shtyrë në kohë pretendimin e ortakut.
148 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Kjo sjell në diskutim kufizimin e shpërndarjeve Neni 77 i LSHT-së. Nëse, siç ne e diskutuam në kapitullin III,214 Neni 77 i LSHT-së zbatohet për të gjitha shpërndarjet e aktiveve nga shoqëria tek një prej ortakëve të saj, dhe ajo gjithashtu përfshin kompensimin për vlerën e kuotave, për të cilat ortaku ka të drejtë në rastin e një largimi të justifikuar sipas Nenit 101 të LSHT-së. Për rrjedhojë çdo pagesë i nënshtrohet kushteve të Nenit 77 të LSHT-së, për tu plotësuar, kryesisht që aktivet e shoqërisë do të mbulojnë totalisht detyrimiet e saj, dhe se shoqëria do të ketë aktive të qarkullueshme të mjaftueshme për të paguar detyrimet të cilat bëhen të kërkueshme brenda 12 muajve të ardhshëm (gjë e cila duhet të vërtetohet me anë të një çertifikate të aftësisë paguese të lëshuar nga administratorët). Në rast se shoqëra nuk është në gjëndje t’i plotësojë këto kushte totalisht për të gjithë shumën e kompensimit për vlerën e kuotës së ortakut që largohet, e vetmja zgjidhje e mundshme është që kompensimi të bëhet me këste brënda një periudhe kohore– me riskun për ortakun që largohet që shoqëria do të falimentojë gjatë kësaj kohe, por kjo është një pasojë e funksionit të mbrotjes së kreditorëve të Nenit 77 të LSHT-së. Kompensimi për vlerën e kuotës së ortakut duhet të dallohet nga lloje të tjera të shpërblimit të përmendura në Nenin 101 të LSHT-së. Sipas Nenit 101 (5) të LSHT-së, nëse një ortak i një shoqërie i shkakton dëm shoqërisë nëpërmjet largimit të tij për shkak të mungesës së shkaqeve të arsyeshme, ai duhet të dëmshpërblejë shoqërinë për këtë dëm. Meqënëse pa një shkak të arsyeshëm nuk mund të kemi një largim të vlefshëm dëmi i parashikuar nga ky paragraf mund të lidhet vetëm me shpenzimet që kryen shoqëria në proçesin e mbrojtjes së saj me sukses kundër justifikueshmërisë së pretenduar të largimit. Në mënyrë të argumentueshme, kjo përfshin shpenzimet e bëra për këshillimin ligjor dhe zhvillimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme sipas Nenit 101 (3) të lSHT-së. Shpenzimet e proçesit gjyqësor sipas Nenit 101 (4) të lSHT-së mund të kërkohen vetëm me anë të dëmshpërblimit sipas Nenit 101 (5) të LSHT-së objekt i rregullave mbi shpenzimet e palëve në Kodin e Procedurës Civile. Në mënyrë të imagjinueshme, shoqëria mundet edhe të rekuperojë dëmshpërblimin për dëmet e shkatuara nga mundësitë e humbura të biznesit, p.sh. fitimet e munguara të një projekti të lënë në mes, në rrethana të veçanta kur njoftimi nga ortaku për qëllimin e tij për tu larguar (pa shkaqe të arsyeshme) ka bërë që negociatat të dështojnë.
214) Shih III.2.3. (c).
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 149
Sipas Nenit 101 (6) të LSHT-së, ortaku që largohet mund të kërkojë kompensim bashkarisht dhe solidarisht nga ana e ortakëve për çdo dëm të shkaktuar atij nga shoqëria apo ortakët e tjerë që çuan në largimin e tij. Ky dëmshpërblim është i kërkueshëm përveç kompensimit për vlerën e kuotës së ortakut, por të dy llojet e kompensimit nuk duhet të çojnë në një ndreqje të dyfishtë të të njëjtit dëm. Kjo mund të ishte rasti nëse vlerësimi i kuotës llogarit shumën e shpërblimit ndaj shoqërisë për llogari të një dëmi të shkaktuar nga një ortak tjetër. Shembull: A dhe B zotërojnë respektivisht 75% dhe 25%, të kuotave të shoqërisë X. Vlera e biznesit e llogaritur në bazë të vazhdueshmërisë së aktivitetit tregtar të tij është 100 milionë lekë. (Vëreni se vlera nominale e kuotave A apo B është totalisht e parëndësishme për të llogaritur ndonjë kompensim të pagueshëm sipas nenit 101 të LSHT-së.) A-ja angazhohet në konkurrencë të ndaluar me biznesin e shoqërisë X dhe i shakaton asaj dëm me pasoja që zgjasin në marrëdheniet e saj të biznesit. Si rezultat i kësaj, vlera e llogaritur mbi bazën e vazhdueshmërisë së aktivitetit tregtar është 80 milion lekë. Nëse sjellja e A-së do të kishte shkelur detyrimet e tij të besnikërisë ndaj shoqërisë X sipas nenit 14 të LSHT-së, shoqëria do të kishte kërkuar nga A-ja një dëmshpërblim në vlerën prej 20 milion lekësh. Nëse ky pretendim merret parasysh për të vendosur vlerën e kuotës së B-së në shoqëri (siç duhet të jetë sipas mendimit tonë), B-ja ka të drejtë për kompensim për vlerën e kuotës së tij që arrin 25% të 100 milion lekëve. Në këtë rast, nuk ka arsye për B-në pë të marrë kompensim tjetër nga A-ja apo nga shoqëria X sipas nenit 101 (6) të LSHT-së. b)
Përjashtimi
Sic u shpjegua më lart, llogjika për përjashtimin është dëshira e legjitimuar e ortakëve të tjerë për t’i ndërprerë lidhjet me një ortak të caktuar në rastin kur vazhdimi i ortakërisë me këtë person është bërë e pamundur për ortakët e tjerë. Ky mund të jetë rezultati por jo domosdoshmërisht rezultat i disa gabimeve të rënda nga ana e ortakut që duhet përjashtuar. Një Shembull, ku përjashtimi mund të justifikohet, është kur të gjithë ortakët kanë rënë dakort të luajnë një rol aktiv në administrimin e aktivitetit tregtar, por njëri prej tyre më vonë bëhet i paaftë për të marrë pjesë në këtë administrimi për shkak të probleme serioze me shëndetin e tij; përjashtimi mund të jetë i mundur në jnërast të tillë, pasi lista e shkaqeve të paraqitur në Nenin 102 (2) të lSHT-së nuk është ezauruese. Ky shembull tregon se shkaku i përjashtimin nuk justifikon në asnjë mënyrë zhveshjen e ortakut nga e drejta mbi kuotën e tij në shoqëri pa ndonjë kompensim për të.
150 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Megjthatë ky është ekzakësisht rezultati sipas Nenit 102 të LSHT-së. Ndërsa Neni 102 (4) i LSHT-së i jep shoqërisë një të drejtë për shbërblim e dëmit të pësuar nga veprimet që kanë sjellë përjashtimin, Neni 102 (6) i LSHT-së në pjesën e parë të fjalisë i mohon ortakut të drejtën për kompensim për vlerën e kuotës së tij në rastin e një përjashtimi të justifikuar. Megjithatë, dispoziata në vazhdim në pjesën tjetër të së njëjtës fjali, kur parashikon se ortaku ka të drejtë të kompensojë (kompensim detyrimesh) çdo shumë, që do të kishte të drejtë ta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës, me dëmin e kërkuar nga shoqëria nëse kjo e fundit ngre padi ndaj tij për shpërblim dëmi, nuk e riparon këtë padrejtësi, por më keq, favorizon një ortak i cili ka qënë aq brutal sa i ka shkaktuar një dëm shumë të madh shoqërisë duke krijuar shumë motivime perverse për një ortak i cili rrezikohet të përjashtohet. Shembull: A dhe B zotërojnë respektivisht 75% dhe 25%, të kuotave të shoqërisë X. Vlera e biznesit e llogaritur në bazë të vazhdueshmërisë së aktivitetit tregtar të tij është 100 milionë lekë. Në bazë të kësaj kuota e B-së në shoqërinë X është 25 milion lekë. B-ja angazhohet në konkurrencë të ndaluar me biznesin e shoqërisë X dhe shkakton dëme që sjellin pasoja që zgjasin për marrëdhëniet tregtare të shoqërisë. Si pasojë, vlera biznesit e llogaritur në bazë të vazhdueshmërisë së aktivitetit tregtar të tij bie në (a) 80 milion lekë/(b) 60 milion lekë, ndërsa fitimi i B-së nga biznesi i aktivitetit të konkurrencës arrin në shumën (a) 20 milion lekë / (b) 40 milion lekë. Duke prezumuar se sjellja e B-së ka shkelur detyrimet e tij të besnikërisë ndaj shoqërisë X sipas nenit 14 të LSHT-së, shoqëria ka një pretendim për dëmshpërblim ndaj B-së në vlerën prej (a) 20 milion lekësh / (b) 40 milion lekësh. Sipas nenit 102 të LSHT-së, B-ja mund të kompensojë (kompensim detyrimesh) këtë dëmshpërblim (që duhet të paguajë ai) kundrejt vlerë së kuotës së tij (me vlerë 25 milion, nëse dëmshpërblimi nga B-ja tek shoqëria X merret parasysh). Rezultati më rastin (a) është se B-ja mund të mbajë 20 milion lekë si pasojë e kompensimit (të detyrimeve), por pëson një humbje neto prej 5 milion lekësh, sepse vlera e kuotës së tij të humbur nuk mbulohet plotësisht nga kompensimi (kompensim detyrimesh) me detyrimin e tij për të paguar dëmshpërblim. A-ja, nga ana tjetër, ka fituar një shumë neto prej 5 milion lekësh, sepse ai tani zotëron të vetmen kuotë në shoqërinë X, biznesi i së cilës vlen 80 milion lekë (pas aktivitetit të dëmshëm të B-së), ndërsa më parë, kuota origjinale e A-së prej 75% në shoqërinë X (përpara aktivitetit të dëmshëm të B–së ) vlente vetëm 75 milion lekë. Përjashtimi ka çuar në një transferim të vlerës nga B-ja tek A-ja në shumën prej 5 milion lekësh. Por rezultati nuk mund të justifikohet për shkaqe të “dënimit“ për sjelljen e B-së, siç tregohet nga rasti (a) i ndryshëm nga rasti (b). Rezultati
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 151
në rastin (b) është se B-ja duhet të paguajë 15 milion lekë si dëmshpërblim shoqërisë, duke e marrë të gjithë vlerën e shoqërisë X në duart e A–së në 75 milion lekë (60 milion lekë vlera e biznesit pas aktivitetit dëmtues të B-së plus 15 milion lekë si shpërblim nga B-ja). B-ja, nga ana tjetër, mund të mbajë 25 milion lekë si pasojë e kompensimit të detyrimit, i cili përfaqëson vlerën e plotë të kuotës së tij në shoqërinë X. “Dënimi” i supozuar për B-në zhduket, nëse B-ja sillet në mënyrë aq brutale sa shkakton një dëm kaq të madh shoqërisë i cili brazohet me vlerën e kuotës së tij në shoqëri. Mesazhi është i qartë: Menjëherë sapo B-ja mëson rreth qëllimit të A-së për ta përjashtuar atë nga shoqëria, B-ja ka çdo motiv të mundshëm që të intensifikojë aktivitetitet e tij dëmtuese kundër shoqërisë X në mënyrë që të mbrojë interesin e tij personal. 2.
Prishja
Rregullat lidhur me prishjen e SHPK-ve (Nenet 99 e në vijim të LSHT-së) dhe të SHA-ve (Nenet 187 e në vijim të LSHT-së) janë kryesisht, ndonëse jo plotësisht, të njëjta dhe, për këtë arsye, mund të diskutohen së bashku. Në të dyja rastet, ligji rendit këto arsye për prishjen e shoqërisë: 1. 2. 3. 4.
përfundimi i kohëzgjatjes për të cilën u themelua shoqëria; vendimi i asamblesë së përgjithshme për të prishur shoqërinë; hapja e proçedurës së falimentimit; shoqëria nuk kryer asnjë aktivitet tregtar për dy vjet dhe nuk ka njoftuar për statusin e saj joaktiv në përputhje me Nenin 43 (3) të ligjit për QKR-në 5. vendim gjykate 6. arsye të tjera të parashikuara në statut. Dispozita që sanksionon se shoqëria themelohet vetëm për një kohëzgjatje të caktuar, në përfundim të së cilës ajo prishet automatikisht, duhet të përfshihet në statutin e shoqërisë dhe të regjistrohet përkatësisht (Neni 32 (1) (g) i ligjit për QKR-në). Kësisoj, si rregull i përgjithshëm, shoqëritë themelohen për një kohë të pacaktuar. Vendimi i asamblesë së përgjithshme për të prishur shoqërinë kërkon shumicën e kualifikuar prej tre të katërtash të votave të ortakëve/ aksionarëve; statuti mund të vendosë një shumicë më të lartë, por jo më të ulët (Neni 87 (1) dhe Neni 145 (1) i LSHT-së). Hapja e proçedurës së falimentimit ndodh me urdhër të gjykatës që vendos në lidhje me hapjen e proçedurës së falimentit në bazë të Nenit 26 të Ligjit “Për Falimentimimin”.215 Në Nenin 19 (3) të Ligjit për falimentimin 215) Ligji nr. 8901, i datës 23 maj 2002, i ndryshuar me ligjin nr.9919 i dates 19 maj 2008, për falimentimin.
152 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
parashikohet një shkak tjetër për prishjen e shoqërisë, që nuk përmendet shprehimisht në listat e renditura në Nenin 99 dhe 187 të LSHT-së, domethënë, që shoqëria prishet edhe për shkak të një vendimi përfundimtar të gjykatës, që nuk e pranon fillimin e proçedurës së falimentimit kur vërtetohet se pasuria e debitorit është e pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të vetë kësaj proçedure. Neni 99 dhe Neni 187 (1) i LSHT-së lënë të hapur mundësinë që gjykata ta prishë shoqërinë për ndonjë arsye tjetër krahas asaj të paaftësisë paguese, ndonëse LSHT-ja nuk përcakton arsye konkrete që do ta lejonin gjykatën të merrte këtë vendim. Këto arsye mund të përmenden në vendime të tjera, por pasoja ligjore që vendimi i gjykatës nënkupton prishjen e shoqërisë duhet të deklarohet qartë në vendimin përkatës. Neni 187 (2) i LSHT-së deklaron se zvogëlimi i numrit të aksionarëve deri në një aksionar të vetëm nuk shpie në prishjen e shoqërisë dhe se zbatohet Neni 114 (2) i LSHT-së. Në Nenin 99 të LSHT-së mungon dispozita paralele, megjithëse SHPK-ja me një ortak të vetëm lejohet shprehimisht nga Neni 3 (1) i LSHT-së dhe megjithëse Neni 114 (2) i LSHT-së ka një paralele në Nenin 71 (1) të LSHT-së. Nga Neni 71 (2) i LSHT-së rrjedh kuptueshëm se zvogëlimi i numrit të ortakëve në një ortak të vetëm nuk shpie në prishjen e shoqërisë. Neni 100 i LSHT-së parashikon që administratorët e regjistrojnë prishjen në QKR, në pajtim me Nenin 43 të Ligjit për QKR-në. Në rastin e prishjes me vendim gjykate, gjykata ia përcjell vendimin QKR-së për regjistrim, në pajtim me Nenin 45 të ligjit për QKR-në. Neni 188 i LSHT-së përdor formulim të ndryshëm për të thënë në thelb të njëjtën gjë. Ne nuk shohim ndonjë arsye përse duhet të ketë dallim në përmbajtje ndërmjet dispozitave (përveç dallimit ndërmjet SHPK-së dhe SHA-së për sa i përket organit kompetent). Detyrimi i gjykatës për ta përcjellë vendimin për regjistrim në pajtim me Neni 45 të ligjit për QKR-në zbatohet, në veçanti, kur gjykata hap proçedurë falimentimi në bazë të Nenit 26 të ligjit për falimentimit, dhe po kështu kur gjykata nuk pranon ta hapë proçedurën e falimentimit në bazë të Nenit 19 të ligjit për falimentimin. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se prishja e shoqërisë tregtare në kuptim të Nenit 99 dhe Nenit 187 të LSHT-së nuk i jep fund personalitetit juridik të shoqërisë. Shoqëria vazhdon të ekzistojë si person juridik edhe gjatë procedurës së likuidimit (Neni 104, Nenet 190 deri në 205 të LSHTsë) si dhe gjatë çdo proçedure falimentimi. Personaliteti juridik i shoqërisë përfundon vetëm me çregjistrimin e shoqërisë nga regjistri (Nenet 202, 204 të LSHT-së; Neni 53 i ligjit për QKR-në).
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 153
3.
Likuidimi i shoqërive me aftësi paguese
3.1
Proçedura e rregullt e likuidimit
Prishja e SHPK-së ose e SHA-së vijon me proçedurën e likuidimit në pjesën VI, Nenet 190-205 të LSHT-së, përsa kohë nuk është hapur proçedura e falimentimit. Organi kryesor i shoqërisë gjatë likuidimit është likuiduesi, i cili zë vendin e administratorit/administratorëve. Të drejtat dhe detyrimet e administratorit i transferohen likuiduesit me emërimin e tij (Neni 196 (1) i LSHT-së), kështu që ky transferim nuk varet nga regjistrimi – më pas – i likuiduesit në QKR. Veprimi i fundit i administratorëve është të paraqesin emrin e likuiduesit dhe autoriteti i tij për të përfaqësuar shoqërinë bashkë me dokumentat përkatëse për regjistrim, në pajtim me Nenin 43 të ligjit për QKRnë (megjithëse një zgjidhje më e logjikshme do të ishte që këtë ta bënte vetë likuiduesi). Likuiduesi emërohet nga asambleja e përgjithshme; në rast se asambleja e përgjithshme nuk arrin të emërojë likuidues brenda 30 ditëve pas prishjes, çdo person i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës për të caktuar një likuidues (Neni 191 (2) i LSHT-së). Çdo person i interesuar ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës zëvendësimin e likuiduesit të emëruar nga asambleja e përgjithshme, nëse paraqet arsye të mjaftueshme që objektiva e likuidimit mund të cenohet nga likuiduesi i emëruar; kërkesa drejtuar gjykatës duhet të depozitohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e emërimit të likuiduesit nga asambleja e përgjithshme (Neni 191 (3) i LSHT-së).216 Në rast se shoqëria prishet me vendim gjykate, likuiduesin e emëron gjykata (Neni 192 i LSHT-së). P.sh. ky është rasti kur gjykata në bazë të Nenit 19 (3) të ligjit për falimentimin nuk pranon hapjen e proçedurës së falimentimit për shkak se aktivet/pasuria e shoqërisë është e pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të proçedurës së falimentimit. 217. Likuiduesi përjashtohet dhe zëvendësohet në të njëjtën mënyrë në të cilën është emëruar (Neni 193 (1) i LSHT-së). Detyra themelore e likuiduesit është mbyllja e veprimtarisë tregtare të 216) Nënvizojmë se emërimi nga Asambleja e Përgjithshme si i tillë nuk bëhet publik. Mund të ishte mirë të ekzistonte një rregull që i lejon ata jashtë shoqërisë, sidomos kreditorët, ta ushtrojnë këtë të drejtë brenda 30 ditëve pas publikimit të emërimit. 217) Nga ana tjetër, nëse shoqëria prishet me anë të një vendimi të gjykatës për hapjen e proçedurës së falimentimit, gjykata cakton një administrator të falimentimit sipas Nenit 43 të Ligjit për Falimentimin, dhe jo një likujdator sipas Nenit 192 të LSHT-së.
154 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
shoqërisë duke mbledhur të drejtat e shoqërisë (që ajo ka kundrejt të tretëve përfshirë ortakët/aksionarët e saj), kontributet e pashlyera, shitjen e aktiveve të mbetura të shoqërisë dhe shlyerjen e kreditorëve (Neni 197 (1) i LSHT-së). Likuiduesi mund të kryejë veprime juridike të reja tregtare me qëllim përfundimin e veprimeve juridike ekzistuese (Neni 197 (2) i LSHTsë). Likuiduesi është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në kuptimin e Nenit 12 të LSHT-së (shih II.2.). Nëse ka disa likuidues, likuiduesit i ushtrojnë bashkërisht të drejtat dhe detyrimet, përveç rastit kur akti i emërimit të tyre parashikon që ata të veprojnë edhe veçmas njëri-tjetrit. Gjithnjë likuiduesit mund të autorizojnë njërin prej tyre të kryejë veprime të një kategorie të veçantë (Neni 196 (2) i LSHT-së). Proçedura e likuidimit realizohet në fund të fundit për të mirën e ortakëve/ aksionarëve të shoqërisë si pretenduesit e mbetur, në kuptimin që ata kanë të drejtë të marrin pasurinë e mbetur pasi të jenë paguar të gjithë kreditorët, çka do të thotë që pretendimet e kreditorëve kanë përparësi. Kjo radhë përparësish mund të shihet nga një numër dispozitash: 1. Në bazë të Nenit 195 të LSHT-së, likuiduesi duhet të ftojë kreditorët e shoqërisë për të depozituar pretendimet e në lidhje me prishjen e shoqërisë tregtare. Shoqëria e publikon dy herë këtë njoftim, me një interval prej 30 ditësh, në faqen e saj në internet, nëse ka, si dhe në faqen e internetit të QKR-së. Në njoftim duhet deklaruar se pretendimet duhet të depozitohen brënda 30 ditëve nga data e njoftimit të fundit. 2. Në bazë të Nenit 197 (3) LSHT, nëse, në bazë të padive të ngritura nga kreditorët, siç përmëndet në Nenin 195,218 likuiduesit vërejnë se pasuria e shoqërisë tregtare, përfshirë kontributet e pashlyera, nuk është e mjaftueshme për pagesën e këtyre pretendimeve, likuiduesit detyrohen ta pezullojnë proçedurën e likuidimit dhe t’i kërkojnë gjykatës përkatëse nisjen e proçedurave të falimentimit. 3. Në bazë të nenit 199, likuiduesit nuk mund t’ua shpërndajnë aktivet e mbetura ortakëve/aksionarëve përpara përfundimit të afatit 3-mujor nga publikimi i njoftimit të dytë që kreditorët të paraqesin pretendimet e tyre. Nëse një kreditor i shoqërisë, për të cilin likuiduesi është në dijeni, nuk i kërkon të drejtat e veta, shuma përkatëse që i detyrohet atij, duhet të depozitohen pranë gjykatës, ndërsa mallrat depozitohen në një magazinë shtetërore të posaçme. Nëse një detyrim nuk mund të shlyhet menjëherë ose nëse është i debatueshëm, aktivet mund t’u shpërndahen ortakëve/ aksionarëve vetëm nëse kreditorit i është dhënë garanci e përshtatshme. 218) Referenca lidhur me nenin 194 në Nenin 197 (3) të LSHT-së qartazi është gabim.
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 155
Neni 201 (1) i LSHT-së parashikon që, “pas shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve, likuiduesi u shpërndan ortakëve apo aksionarëve aktivet e mbetura“ sipas të drejtave që ata kanë në ndarjen e fitimeve, në mënyrë të barabartë, “sipas të drejtave që ata kanë në ndarjen e fitimeve, me përjashtim të rastit kur statuti parashikon radhë preference“. Kujtojmë se kthimi i pasurive që i janë dhënë shoqërisë me qira nga ortakët/aksionarët në bazë të Nenit 201 (2) të LSHT-së, nuk janë objekt i shlyerjes më parë të detyrimeve të shoqërisë ndaj kreditorëve, sepse këto pasuri nuk i përkasin shoqërisë, dhe kreditorët nuk kanë të drejtë që të drejtat e tyre të përmbushen nga këto pasuri. Për sa u përket të dhënave lidhur me raportin e likuiduesit, shkarkimin dhe shpërblimin e tij, shih Nenin 200 të LSHT-së. 3.2
Proçedura e thjeshtëzuar e likuidimit
Proçedura e thjeshtëzuar e likuidimit në bazë të Nenit 204 të LSHT-së ndryshon nga proçedura e rregullt në atë që nuk është nevoja e emërimit të një likuiduesi. Megjithatë, proçedura e thjeshtëzuar e likuidimit nuk duhet t’i largohet rregullit themelor të radhës së përparësive sipas të cilit ortakët/ aksionarët e shoqërisë kanë të drejtën e të marrin aktivet e shoqërisë vetëm pasi të jenë shlyer të gjithë kreditorët. Neni 204 (1) i LSHT-së e lejon proçedurën e thjeshtëzuar nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët/ aksionarët dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve dhe punëmarrësve janë përmbushur. Ajo që nevojitet është pikërisht vendimi unanim i të gjithë ortakëve/aksionarëve – jo vetëm i shumicës prej tre të katërtave, që është e mjaftueshme për vendimin për prishjen vullnetare – dhe, së dyti, deklarata të njëjta nga secili ortak ose aksionar se janë përmbushur të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve dhe punëmarrësve. Nuk është krejtësisht e qartë se çfarë duhet të ndodhë me këto deklarata; siç merret me mend, ato duhet t’i paraqiten QKR-së si dokumenta mbështetëse, në pajtim me Nenin 43 (3) (d) të ligjit për QKR-në. Megjithatë, ajo që mbetet e paqartë, ka të bëjë me sanksionet në rast se deklarata se janë shlyer të gjitha detyrimet e shoqërisë del që është e pasaktë. Neni 225 i Ligjit Model për Shoqëritë (LMSH-së), nga i cili është huazuar kjo proçedurë e thjeshtëzuar apo përmbledhëse e likuidimit, trajton shprehimisht këtë problem: Së pari, si një masë parandaluese, gjykata mund të kërkojë prova në lidhje me vërtetësinë e deklaratës dhe të kërkojë garanci për detyrimet ndaj kreditorëve. Me sa duket, kjo nuk u përfshi në ligjin shqiptar.
156 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Së dyti, LMSH deklaron që ortakët / aksionarët përgjigjen bashkarisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë për një periudhë tre vjeçare pas datës së çregjistrimit të shoqërisë nga regjistri. Dispozita që parashikon pikërisht këtë ende përfshihej në projektitn ligjin e dytë të Nenit 204 (3) të LSHT-së. Megjithatë, në tekstin e miratuar nga kuvendi, Neni 204 (3) i LSHT-së tani disponon: ‘Administratorët janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga shkelja e detyrave të tyre gjatë likuidimit të thjeshtëzuar. Përveç administratorëve, ortakët apo aksionarët e shoqërisë përgjigjen në mënyrë solidare deri në shumat e marra’. Ky ndryshim krijon një mori pikëpyetjesh të tjera për të cilat Komentari nuk ofron asnjë përgjigje: A varet përgjegjësia e ortakëve ose e aksionarëve ‘përvec“ asaj të administratorëve gjithashtu varet nga shkelja e detyrave? A përcaktohet vlera për të cilën ortakët ose aksionarët janë përgjegjës, gjithashtu duke ju referuar ndonjë dëmi të shkaktuar, apo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë për detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve të saj? Duket e preferueshme të prezumohet se përgjegjësia mbulon të gjitha detyrimet e shoqëris pamvarësisht lidhjes shkak pasojë dhe deri në shumat e marra; ky kufizim duket të tregojë se një shkelje e detyrimeve nuk është parakusht për përgjegjësinë. 4.
Falimentimi
4.1
Shkaqet për hapjen e proçedurës së falimentimit
Shkaqet për hapjen e proçedurës së falimentimit renditen në Nenin 13 të Ligjit për Falimentimin. Për shkak se të gjitha llojet e shoqërive në bazë të LSHT-së janë persona juridikë, të tre shkaqet për hapjen e proçedurës së falimentimit janë të zbatueshme për çdo lloj shoqërie: 1. ‘gjendja e paaftësisë paguese’ sipas përkufizimit në Nenin 13 (2) të ligjit për falimentimin: Debitori vlerësohet i paaftë për të paguar nëse nuk është në gjendje të paguajë detyrimet e tij në datën e maturimit të tyre. Paaftësia paguese prezumohet se ekziston nëse debitori nuk kryen pagesat. 2. ‘gjendja e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt’, sipas përkufizimit në Nenin 13 (3) të Ligjit për Falimentimin: Debitori ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt, kur ai nuk do të jetë në gjendje të paguajë ose të shlyejë detyrimet që ka në datën e maturimit. Praktika në Gjermani, nga ku është huazuar ligji shqiptar mbi falimentimin tregon se ky shkak është më pak i rëndësishmi nga tre shkaqet për hapjen e proçedurave të falimentimit.
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 157
3. ‘mbingarkesa me borxhe’ sipas përkufizimit në nenin 13 (4) të ligjit për falimentimin: Ky është një përkufizim i ndërlikuar që ndërthur dy kritere: Së pari, nevojitet ekzistenca e “gjendjes ku vërtetohet se pasuritë e tij nuk mbulojnë detyrimet ndaj të tretëve.” Së dyti, në bazë të rrethanave, “nuk është më mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë.” Të dyja testet veprojnë në mënyrë përplotësuese, domethënë, ‘mbingarkesa me borxhe’ si shkak për të hapur proçedurën e falimentimit ekziston vetëm nëse plotësohen të dyja kushtet. Si lidhet kjo me ‘vlerësimin e pasurive’ që përmendet edhe në tekst? Ky vlerësim nuk duket se është pjesë e testit të dytë, sepse është e vështirë të shihet se si një vlerësim i bazuar tek pasuritë mund të na japë një parashikim për vazhdimësinë e veprimtarive tregtare. Mundësia më e madhe për të kuptuar kuptuar këtë fjali, është se ajo kërkon një radhë të caktuar kronologjike në të cilën duhet të kryhen të dy testet. Megjithatë, jo gjithnjë kryerja e vlerësimit të këtyre pasurive është e logjikshme, sepse vlerësimi në vetvete është i kushtueshëm dhe kërkon shumë kohë, në rast se është e qartë se perspektiva e veprimtarisë tregtare është pozitive; ne mendojmë se formulimi i d ispozitës nuk duhet të lexohet duke i qëndruar besnik vetëm fjalëve, por se është njosoj e mundur të fillohet njëherë me analizën e prespektivës së biznesit në të ardhmen (e cila e sjell legjislacionin shqiptar në linjë me praktikën ndërkombëtare). Ndoshta mënyra më e mirë për të interpretuar fjalët ‘pas vlerësimit të pasurive’ është se ato bëjnë një interpretim të testit të parë sipas të cilit pamundësia e pasurive për të shlyer detyrimet duhet të vërtetohet jo thjesht nëpërmjet bilancit, por nëpërmjet një ushtrimi të veçantë vlerësimi që duhet të kryhet në kuadrin e kësaj dispozite. Qëllimi është të përcaktohet nëse, në rast likuidimi të veprimtarisë tregtare të debitorit, kreditorët kanë të ngjarë të pësojnë një mosshlyerje të detyrimeve ndaj tyre. Nga ky qëllim rrjedh se aktivet nuk duhet të vlerësohen në bazë të vlerës aktuale të saj, që është vlerësimi normal në bilanc, por në bazë të “vlerës së tyre në prishje apo ‘vlerës së tyre në likuidim’, që mund të jetë e ndryshme. Në bazë të Nenit 13 (5), Këshilli i Ministrave cakton kriteret dhe mënyrat e përllogaritjes së treguesve ekonomikë të kontabilitetit, mbi të cialt bazohen proçedurat e falimentit. 4.2
Hapja e proçedurave të falimentimit
Neni 14 (1) Ligjit “Për Falimentimin” përcakton se kush mund ti kërkojë gjykatës hapjen e proçedurës së falimentimit. Sipas kësaj dispozite, çdo kreditor i shoqërisë mund të kërkojë hapjen e proçedurës së falimentimit, por vetëm mbi shkaqet e parashikuara në Nenin 13 (2) dhe (4), dhe jo
158 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Nenin 13 (3). Për më tepër vetë shoqëria, si “debitori” në terminologjinë e Ligjit për Falimentimin, mund të kërkojë hapjen e proçedurës së falimentit në bazë të një prej shkaqeve të parashikuara në Nenin 13 (2), (3) dhe (4). Në rast se debitori është person juridik, kërkesa drejtuar gjykatës përbën një akt përfaqësimi, që normalisht duhet të kryehet nga organi kompetent që vepron si përfaqësues ligjor i shoqërisë në pajtim me rregullat e zbatueshme të ligjit për shoqëritë tregtare (Nenet 12, 38, 61, 96, neni 158 (3) numër 2, Neni 167 (2) lidhur me nenin 158 (3) numër 2; më lart II.2.). Megjithatë, Neni 16 (1) i Ligjit për Falimentimin përmban një rregull të posaçëm, që i jep të drejtën ‘anëtarëve të organit drejtues’ ose ‘likuidatorit’ për t’i paraqitur kërkesë gjykatës. Sipas ligjit gjerman, në bazë të të cilit kjo dispozitë duket se është modeluar (së bashku me gjithë ligjin për Falimentimin), kjo dispozitë duhet interpretuar se i jep të drejtë çdo anëtari individual të organit përfaqësues dhe çdo likuiduesi të vetëm, ndonëse ky person nuk mund ta përfaqësojë shoqërinë i vetëm në rrethana të tjera, sipas rregullave të zbatueshme të ligjit për shoqëritë tregtare. Kjo e drejtë, e cila duhet të ushtrohet në emrin e shoqërisë dhe jo në emrin personal të administratorit ose të likuiduesit, ekziston krahas mundësisë që kërkesa drejtuar gjykatës të bëhet formalisht nga organi kompetent që vepron si përfaqësues ligjor i shoqërisë. Nëse kërkesa nuk paraqitet kolektivisht nga anëtarët e organit drejtues, ajo do të pranohet vetëm, kur shkaqet e paraqitura për hapjen e proçedurës së Falimentimit janë të mjaftueshëm dhe bindëse; gjykata e Falimentimit duhet të dëgjojë anëtarët e tjerë të organit drejtues mbi këtë çështje (Neni 16 (3) i Ligjit për Falimentimin). Ndërsa Neni 16 (1) i Ligjit për Falimentimin merret vetëm me të drejtën e çdo administratori për të kërkuar hapjen e një proçedure Falimentimi në emër të shoqërisë (Neni 16 (2) i Ligjit për Falimentimin e quan shprehimisht detyrim të çdo anëtari të organit drejtues të një personi juridik të kërkojë hapjen e menjëhershme të proçedurës së Falimentimit, por jo më vonë se 21 ditë nga data kur personi juridik është në gjendje paaftësie paguese, ndonëse ky detyrim lind vetëm kur shoqëria arrin në gjendjen e mbingarkesës me borxhe sipas përkufizimit në Nenin 13 (4) të Ligjit për Falimentimin. Edhe ky detyrim është marrë nga ligji gjerman – vetëm se në Gjermani detyrimi është njësoj i zbatueshëm kur shoqëria arrin në gjendjen e ‘paaftësisë paguese’ (zahlungsunfähig)219. Pyetja që ngrihet është përse në Shqipëri ky detyrim duhet të zbatohet vetëm në rastet e ‘mbingarkesës me borxhe’ sipas përkufizimit në Nenin 13 (4) të ligjit për falimentimin, por jo në rastet e ‘gjendjes së paaftësisë paguese’ sipas përkufizimit në 219) Detyrimi gjerman për të kërkuar hapjen e proçedurës së falimentimit nuk zbatohet në rastin e ‘paaftësisë paguese në të ardhmen”.
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 159
Nenin 13 (2) të ligjit për fsalimentimin? Mund të argumentohet se ‘gjendja e paaftësisë paguese’, domethënë, paaftësia për të shlyer borxhet në datën e maturimit, normalisht është më e thjeshtë për t’u zbuluar për kreditorët se sa ‘mbingarkesa me borxhe’, kështu që kreditorët kanë më shumë gjasa ta marrin vetë këtë nismë dhe të mos u lypset të mbështeten në nismën e administratorëve për hapjen e procedurës së falimentimit. Për më tepër, në praktikë çështja mund të mos jetë aspak e rendë, sepse shoqëria që është në gjendjen e paaftësisë paguese, domethënë, e paaftë për të shlyer detyrimet e saj në kohën e maturimit, në shumicën e rasteve do të jetë edhe e mbingarkuar me borxhe (ndonëse nuk është automatikisht kështu, dhe të dy kriteret duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur). Në rast se mund të tregohet se shoqëria ishte e mbingarkuar me borxhe në një moment të caktuar, administratorët që nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre për të kërkuar hapjen e proçedurës së falimentimit brenda 21 ditëve pas këtij momenti, do të mbajnë personalisht përgjegjësi për shlyerjen e kreditorëve për çdo humbje të shkaktuar për shkak të mosparaqitjes së kërkesës brenda këtij afati 21 –ditor, (d.m.th. mbingarkesa me borxhe plus 21 ditë). Detyrimi i anëtarëve të organit drejtues, sipas Nenit 16 (2) të Ligjit për Falimentimin, për të kërkuar hapjen e proçedurës së falimentimit krijon një marrëdhënie problematike me dispozitat në Nenet 98 (4) (ç) dhe 163 (4) (dh) të LSHT-së. Në bazë të dispozitave të fundit, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit janë të detyruar të zhdëmtojnë shoqërinë në rast se e kanë lënë shoqërinë të vazhdojë veprimtarinë tregtare, kur në dritën e situatës financiare, duhet të ishte parashikuar që shoqëria do të ishte e paaftë të paguante borxhet e saj. Këtu, ligji nuk përcakton ndonjë periudhë (p.sh. 21 ditë, si në Nenin 16 (2) të Ligjit për Falimentimin), gjatë së cilës administratorët mund të zhvillonë një zgjidhje për krizën financare pa rezikuar përgjegjësinë personale, por duket se përgjegjësia e tyre fillon menjëherë në momentin kur ata duhet të kenë zbuluar gjëndjen e paaftësisë paguese. Për më tepër, të gjitha dispozitat që thjesht i bëjnë administratorët përgjegjës për të dëmshpërblyer ndonjë dëm të shkaktuar nga mos arritja për t’iu përgjigur siç duhet paaftësië paguese të shoqërisë duket të jetë marrë nga përgjegjësia shumë më e gjërë në Nenin 16 (1) (c) të LSHT-së, e cila i bën administraotët dhe anëtarët e këshillit të administrimit përgjegjës për të gjitha detyrimet e shoqërisë, nësë ata kanë pasur dijeni apo duhet të kishin pasur dijeni për gjëndjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, por përsëri nuk arritën të merrnin hapat e nevojshëm për të siguruar që shoqëria të kishte kapitale të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet e marra përsipër ndaj palëve të treta (më lart, II.3.3.c). Është për të ardhur keq që as LSHT-ja as Ligji për Falimentimin
160 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
nuk përmbajnë një përcaktim të qartë nga ana e legjislatorit se si është menduar që të dy ligjet të funksionojnë së bashku në këtë drejtim. Ndryshimi i fundit i 2008–ës i Ligjit për Falimentimin e ka koklavitur këtë ligj edhe më shumë. Sipas fjalisë së re të dytë në Nenin 16 (1) të Ligjit për Falimentimin, ortakët/aksionarët e një shoqërie të cilët, gjatë aktivitetit të saj, kanë qënë në dijeni të paaftësisë paguese të shoqërisë dhe nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë në gjykatë për hapjen e proçedurës së falimentimit, brënda një afati kohor prej 3 muajve, nga dita kur ata kanë marrë dijeni, janë personalisht përgjegjës dhe dënohen nga ana e autoriteteve fiskale me gjobë. Gjithsesi, askund në Nenin 14 apo 16 ligji i falimentimit nuk përmend të drejtën e ortakëve/aksionarëve të një shoqërie për të drejtën të bërë një kërkesë të tillë. Një e drejtë e tillë mundet tani të konsiderohet si e nënkuptuar në dispozitën e re, pasi çdo interpretim tjetër do ta bënte të pamundur për ortakët apo aksionarët e shoqërisë të shmangnin përgjegjësinë. Për më tepër, dispozita përsa i përket vetë përgjegjësisë është vetë çdo gjë por veç e qartë jo. Për çfarë janë ortakët apo aksionarët përgjegjës? A janë ata përgjegjës për të gjitha detyrimet e shoqërisë? Ndoshta këndvështrimi më i mirë është se, në mënyrë të ngjashme me përgjegjësinë e anëtarëve të organit drejtues në bazë të Nenit 16 (2) të Ligjit për Falimentimin, përgjegjësia e ortakëve/ sipas fjalisë së dytë të Nenit 16 (1) gjithashtu ka të bëjë vetëm me humbjen e pësuar nga kreditorët pas kohës kur ortakëve apo aksionarëve u lindi detyrimi të kërkojnë hapjen e janë proçedure falimentimi, (d.th.m paaftësi paguese plus 3 muaj). Nga ana tjetër, Neni 16 (1) (c) I LSHT-së e shtirn përgjegjësinë e pakufizuar për detyrimet e shoqërisë gjithashtu edhe për ortakët/ aksionarët e shoqërisë të cilët e dinin apo duhet ta kishin ditur për gjëndjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, por nuk kanë marrë hapat e nevojshëm për të siguaruar që shoqëria të kishte kapitale të nevojshme për të përmbushur detyrimet e saj ndaj palëve të treta. 4.3
Roli i veçantë i autoriteteve tatimore
Një tipar i veçantë i ligjit shqiptar është roli i fortë (teorikisht) i autoriteteve tatimore, përsa i përket fillimit të proçedurave të falimentimit. Në sisteme të krahasueshme të Ligjit për Falimentimin, autoritetet tatimore (dhe shërbimet e sigurimeve shoqërore) kanë të drejtë që të kërkojnë hapjen e proçedurës së falimentimit nëse ata janë kreditorë; ne prezumojmë se ligji shqiptar nuk ndryshon në këtë aspekt. Por ai shkon më larg akoma. Në përputhje me fjalinë e dytë në Nenin 14 (1) të Ligjit për Falimentimin, autoritetet tatimore kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e procedurës së falimentimit
Mbarimi i anëtarësisë dhe mbarimi i shoqërisë 161
nëse ekziston një a “bilanc me humbje” për një periudhë 3 vjeçare. Në një vështrim të parë, kjo mund të kuptohet sikur krijon një shkak tjetër për hapjen e proçedurave të falimentimit në çdo rast kur një shoqëri ka pësuar një humbje në bilanc për 3 vjet njëri pas tjetrit, edhe nëse shoqëria nuk është e falimentuar në bazë të çdonjërit prej shkaqeve materiale të falimentimit në Nenin 13 të Ligjit për Falimentimin. Gjithsesi, neni 15 i Ligjit për Falimentimin përmban vetëm rregulla përsa i përket së drejtës për të kërkuar fillimin e proçedurës së falimentimit. Sipas një leximi tjetër më të mundshëm, fjalia e dytë në Nenin 14 (1) vetëm do të thotë se autoritetet tatimore mund të kërkojnë hapjen e proçedurave të falimentimit dhe gjykata nuk mund të rëfuzojë kërkesën mbi bazën se autoritetet tatimore nuk kanë të drejtë të fillojnë proçedurat pasi ato nuk janë kreditore. Në zbatim të nenit 6 të Ligjit për Falimentimin, gjykata më pas do të hetojë të gjitha rrethanat të lidhura me proçedurën e falimentimit. Gjithsesi, në fund të këtij hetimi, gjykata do të vendosë mbi themelin e kërkesës vetëm duke ju referuar Nenit 13 (2) dhe (4), kështu që gjykata nuk do të hapë procedurën e falimentimit për sa kohë shoqëria nuk është në gjëndjen e paaftësisë për të paguar borxhet e saj në datën e maturimit të tyre apo nuk është në gjëndjen e mbingarkesës me borxhe. Duket se ligji pë falimentimin shihet nga ligj-vënësi si një mekanizëm për të luftuar evazionin fiskal duke zëvëndësuar administratorët me një likuidues të caktuar nga gjykata, (gjë që ndodh kur shoqëria kalon në statusin e falimentimit). Autoritetet tatimore mund të (kërkojnë) hapjen e proçedures së falimentimit edhe nëse pozicioni i tyre si kreditor nuk është i qartë, për sa kohë shoqëria është teknikisht e falimentuar. Por nuk është qëllimi i Ligjit për Falimentimin të ndihmojë zbatimin e legjislacionit tatimor. Dispozita të ngjashme ndodhen edhe në Nenin 104 të Ligjit nr. 9920 te datës 9 maj 2008 “Për Proçedurat Tatimore”. Paragrafi 1 i dispozitës dsiponon si më poshtë: Administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e proçedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare: a) 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga QKR; b) detyrimi tatimor i të cilëve është deklaruar i pambledhshëm; c) që deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht; ç) nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji; d) kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.
162 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Ne nuk arrijmë që të kuptojmë përmbjajten dhe qëllimin e kësaj dispozite; përsëri ne dyshojmë nëse këto janë shkaqe të ndryshme për hapjen e proçedurës së falimentimit, apo (me sa duket mundësia më e madhe) nëse dispozita është e zbatueshme kur autoritetet tatimore nuk janë kreditore. Përvec kësaj është plotësisht qartë nëse numuri c) ka të njëjtin kuptim si Neni 14 (1) i ligjit për falimentimin. Së fundmi, ne nuk kuptojmë se cila është marrëdhënia e saktë ndërmjet mungesës së aktivitetit sipas pikës ç) dhe paaftësisë paguese e kuptuar si paaftësia për të paguar borxhet. Ndryshimi i vitit 2008 i ligjit për falimentimin shtoi një paragraf të ri 1/1 në Nenin 14. Kjo dispozitë krijon një detyrim për autoritetet tatimore “për të bërë kërkesë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për hapjen e proçedurës së falimentimit” brënda 30 ditësh nga marrja dijeni i paaftësisë për të paguar të debitorit. Kjo dispozitë nuk krijon ndonë komplikim të ri të në lidhje me Nenin 14 (1) të ligjit për falimentimin, pasi është e qartë nga gjuha që përdor paragrafi i dytë se autoritetet tatimore kanë të drejtë të bëjnë kërkesë ne gjykatë “nëse dispozitat e këtij ligji” u japin atyre të drejtën që të bëjnë kështu. Ky është rasti kur, sipas fjalisë së parë të Nenit 14 (1), kur autoritetiti tatimor është vetë kreditor io shoqërisë, (pa dyshim një rast i shpeshtë në praktikë), apo nëse zbatohet fjalia e dytë e Nenit 14 (1). Ne nuk e dimë nëse Neni 104 (1) (d) i ligjit për proçedurat tatimore e kufizon të drejtën e autoriteteve tatimore të (kërkojnë ) hapjen e proçedurës së falimentimit në krahasim me çdo kreditor tjetër (në rastin kur ato janë vetë kreditore) (shih Nenin 14 (1) të ligjit për falimentimin) vetëm në rastet kur borxhi ka qënë i papaguar për të paktën dy vjet. Një dispozitë e ngjashme, por më problematike është parashikuar në Nenin 104 (3) të Ligjit për Proçedurat Tatimore: “Mosfillimi i proçedurës së falimentimit të tatimpaguesve, shoqëri tregtare, brënda gjashtë muajve nga verifikimi i njërit prej kushteve të parashikuara në pikën 1 të këtij Neni, nga nëpunësit e administratës tatimore, që verifikojnë apo kanë për detyrë të verifikojnë faktin juridik, përbën shkelje disiplinore“. Kjo normalisht duet të krijojë një shtysë për nënpunësit publik në administratën tatimore për të hapur proçedurat e falimentimit. Gjithsesi, nxitja nuk është e lidhur me shoqëritë e falimentuara pasi Neni 13 i Ligjit për Falimentimin nuk përmëndet, por vetëm dispozita e veçantë në ligjin për proçedurat tatimore i paraqitur më sipër. Me fjalë të tjera: dispozita do të shkaktojë që nënpunësit e administratës tatimore të kërkojnë hapjen e proçedurës së falimentimit për shoqëritë që nuk kanë falimentuar, por jo për shoqëritë e falimentuara.
Riorganizimi i Shoqërive 163
VII.
RIORGANIZIMI I SHOQËRIVE
Riorganizimet e shoqërive kanë kuptim vetëm nëse krijojnë vlerë. Kjo do të thotë që, në përgjithësi, një bashkim i shoqërive realizohet në rast se subjekti i bashkuar pritet të ketë vlerë më të madhe se shuma e pjesëve të tij.220 Ndarja ndjek logjikën e kundërt, me idenë se pjesët e shoqërisë mund të vlejnë më shumë të ndara se sa po të bashkohen në një aktivitet tregtar. Transformimi i një shoqërie, nga ana tjetër, i jep rëndësi faktit që forma e organizimit të një SHPK-je apo SHA-je, respektivisht, mund të mos jetë ende mënyra më efikase për të rregulluar aktivitetet tregtare të shoqërisë, p.sh. pas një takeover për një SHA. Për shkak se dispozitat e LSHT-së (Nenet 214 e në vijim) janë synuar të jenë kryesisht në të njëjtën linjë me legjislacionin evropian, referenca në direktivat evropiane bëhen pikësëpari kur LSHT-ja shmanget nga acquis-i. 1.
Bashkimet e shoqërive
1.1
Direktiva e tretë dhe rregullimi në LSHT
Në të drejtën evropiane për shoqëritë tregtare, bashkimet e shoqërive trajtohen nga Direktiva e Tretë.221 Direktiva e Tretë zbatohet vetëm për bashkimet e dy ose më shumë shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar (d.m.th. SH-të, shoqërive aksionare), ku të gjitha shoqëritë e përfshira rregullohen në bazë të së drejtës së brëndshme të të njëjtit shteti anëtar. Megjithatë, shtetet anëtare mund të zgjedhin të zbatojnë rregullat e direktivës edhe për shoqëritë private me përgjegjësi të kufizuar (d.m.th SHPKtë), dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të veprojnë kështu. Direktiva synon veçanërisht mbrojtjen e aksionarëve dhe të kreditorëve të përfshirë në bashkimin e shoqërive. Me qëllim që të sigurojë për marrjen e vendimeve të mirë-informuara nga ana e aksionarëve, direktiva përmban rregulla në lidhje me përgatitjen e bashkimit të shoqërive (për shembull, hartimi i kushteve të bashkimit të shoqërive nga organet administruese të shoqërive) dhe vendimet e aksionarëve.222 220) Shembujt praktikë që dalin, shpesh lidhen me shkurtimin e shpenzimeve (për shembull, nevoja e një sistemi kompjuterik në vend të dy sistemeve) ose fitimin e një pozite më të mirë në treg (‘ekonomitë e operacioneve të mëdha’); në këtë rast mund të ketë përplasje me dispozitat e rregulloreve për mbrojtjen e konkurrencës, të cilat janë jashtë objektit të studimit të këtij doracaku; shih Nenin 214 (4) të LSHT-së. 221) Direktiva e Tretë e Këshillit, 78/855K kufizuar, OJ L 295, 20.10.1978, f. 36-43. 222) Një amendamenti i kohëve të fundit i Direktivës së Tretë me Direktivën 2007/63/
164 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Ligji shqiptar i trajton bashkimet e shoqërive në Nenet 215-226 të LSHT-së, të cilat implementojnë pjesën më të madhe të Direktivës së Tretë. Rregullat në Nenet 215 e në vijim të LSHT-së janë të zbatueshme si për SHA-të ashtu dhe për SHPK-të. 1.2
Funksionimi i një bashkimi shoqërish
Bashkimi i shoqërive është një veprim juridik ku një a më shumë shoqëri (shoqëritë e përthithura) i transferojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e tyre në një shoqëri tjetër (shoqëria përthithëse) dhe pastaj pushojnë së ekzistuari, pa shkuar në likuidim. Në shkëmbim të aktiveve (neto) të marra, shoqëria përthithëse u emeton aksione aksionarëve të shoqërisë së përthithur/ shoqërive të përthithura. Bashkimet e shoqërive duhet të miratohen me shumicën e votave të aksionarëve të të dyja shoqërive. Ky veprim ndryshon nga marrja e aksioneve të një shoqërie nga një shoqëri tjetër, jo vetëm sepse shoqëria e përthithur pushon së ekzistuari, por edhe sepse, si rezultat e këtij veprimi, shoqëria përthithëse trashëgon pozitën juridike të shoqërisë së përthithur. 1.3
Çështjet kryesore që lindin në kuadrin e bashkimit të shoqërive
Bashkimi i shoqërive prek kryesisht dy grupe të rëndësishme interesi të shoqërive të përfshira: ortakë/aksionarët dhe kreditorët e shoqërive. Ortakët apo aksionarët më zakonisht kundërshtojnë bashkimin në një nga rastet e mëposhtme: •
•
•
Ata dyshojnë mbi drejtësinë e vlerësimit relativ (d.m.th ata mendojnë se raporti i këmbimit të kuotave/aksioneve është i padrejtë në disfavorin e tyre).223 Në praktikë, kjo arsyeja kryesore për kundërshtimin e bashkimit nga ortakët/aksionarët. Ata dyshojnë mbi llogjikën ekonomike të bashkimit të propozuar dhe mendojnë se shoqëria e tyre do të operonte më mirë pa ndërthurjen e aktiviteteve tregtare të dy shoqërive. Kjo esencialisht përbën një variacion të arësyes së parë të dhënë; gjithësesi, në këtë situatë një raport “korrekt” këmbimi, nuk mund të gjëndet, pasi bashkimi më tepër shkatërron sesa krijon vlerë. Ata munden gjithashtu t’u trëmben pasojave negative të bashkimit që
EC trajton lehtësime të caktuara në rregullat procedurale në rastin kur bien dakord të gjithë aksionarët e prekur. 223) Rëndësia si dhe funksionimi i raportit “të drejtë” të këmbimit të kuotave/aksioneve do të diskutohet menjëherë në vazhdim.
Riorganizimi i Shoqërive 165
do të sjellin si pasojë edhe ndryshime në shpërndarjen e të drejtave të votës ndërmjet ortakëve/aksionarëve, p.sh., nëse një ortak në pakicë zotëron 6% në shoqërinë përthithëse, por si rezultat i bashkimit, kuota/ aksioni i tij do të zbehet (=zvogëlohet) në 3%. a)
Raporti i këmbimit të aksioneve/kuotave (share exhange ratio)
Si pasojë e domosdoshme e bashkimit të shoqërive, të gjithë aksionarët e shoqërive që bashkohen përfundojmë me zotërim të aksioneve në shoqërinë përthithëse: Ortakët/aksionarët e shoqërisë së përthithur (ose shoqërive të përthithura) marrin aksione të shoqërisë përthithëse në këmbim të aksioneve të tyre në shoqërinë e përthithur (apo shoqëritë e përthithura). Kjo normalisht shtron pyetjen se si do të përcaktohet një raport sa më i drejtë dhe i arsyeshëm i këmbimit të kuotave/aksioneve. Nga këndvështrimi i ortakëve/aksionarëve është shumë e rëndësishme që bashkim i shoqërive të realizohet në bazë të një raporti të drejtë dhe të arsyeshëm të këmbimit të kuotave/aksioneve. Të kërkesat ligjore në proçesin e bashkimit të shoqërive duhet në rradhë të parë të kuptohen si mjete drejt objektivit përfundimtar të sigurimit të një raporti të drejtë dhe të arsyeshëm të këmbimit të kuotave/aksioneve. Instrumentet kryesore janë: • • • •
Informimi i ortakëve/aksionarëve para bashkimit të shoqërisë (shih. Nenin 216 të LSHT-së; Nenet 5 e në vijim të direktivës së tretë), vlerësimi nga ekspertë të pavarur (shih. Neni 217 të LSHT-së; Neni 10 i Direktivës së Tretë), kushti i miratimit nga ana e ortakëve/aksionarëve me shumicë të cilësuar të votave (shih. Neni 218 të LSHT-së; Neni 7 i Direktivës së Tretë), dhe të drejtën e shitjes (duke dale nga shoqëria) (sell out right) për ortakët/ aksionarët në pakicë, të cilët mund të kërkojnë që kuota/aksionet e tyre të blihen nga shoqëria me çmimin e tregut (shih Nenin 223 të LSHT-së).
Kjo dispozita e fundit nuk e kufizon shumën e pagesës në para kesh nga shoqëria në maksimumin prej 10%, siç e kërkon direktiva e tretë (shih Nenin 3 (1) të Direktivës së Tretë) dhe për këtë arsye duket se nuk përputhet plotësisht me rregullat evropiane. Krahas kësaj, ndërsa kjo dispozitë mund të pajtohet me ndalimin e përgjithshëm ndaj kthimit të kontributeve në Nenin 126 të LSHT-së, sepse Neni 126 i LSHT-së bën një përjashtim për rastet e parashikuara shprehimisht në ligj, përgjithësimi i këtij përjashtimi është i papajtueshëm me Nenin 15 të Direktivës së Dytë, e cila lejon kthimin e kapitalit vetëm në rrethana shumë të kufizuara (shih III.2.3 më lart).
166 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Në lidhje me SHPK-të, kufizimet e përgjithshme ndaj kthimit të kontributeve kapitale rregullohen në Nenin 77 të LSHT-së. Ndryshe nga Neni 126 i LSHT-së, ky rregull nuk parashikon përjashtim të përgjithshëm për rastet e parashikuara në ligj. Në bazë të Nenit 77 të LSHT-së, shoqëria mund t’u shpërndajë fitime ortakëve vetëm nëse, pas pagimit të dividendit, aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet e saj, dhe nëse shoqëria ka aktive të qarkullueshme të mjaftueshme për të shlyer detyrimet që bëhen të kërkueshme brenda 12 muajve në vazhdim pas shpërndarjes. Sipas një interpretimi pikë për pikë të ligjit, mund të hamendësohet se e drejta e ortakëve të SHPK-së që du blihen kuotat (bought out), (në rastet e bashkimit) në bazë të Nenit 223, i nënshtrohet zotërimit të aktiveve likuide të mjaftueshme, në pajtim me Neni 77 (1). Ky rezultat vështirë të arsyetohet, sepse kjo mund të jetë e vetmja dispozitë mbrojtëse e ortakëve/aksionarëve të pakicës kundër një abuzimi me pushtetin nga ana e ortakëve/aksionarëve të shumicës, krahas mundësisë që ortakët/aksionarët e pakicës mund ta kundërshtojnë bashkimin e shoqërive me argumentin se shumica ka vepruar në shkelje të detyrimit të besnikërisë sipas Neni 14 (1) të LSHT-së (ky problem i fundit trajtohet më hollësisht në kapitullin V.4.3.b më lart) Për t’i shmangur këto probleme, sigurisht këto kuota/aksione mund të bliheshin përsëri jo nga shoqëria, por nga njëri prej ortakëve/aksionarëve kryesorë të saj. Megjithëse ligji nuk e përjashton këtë zgjidhje në bazë kontraktore, ai as e parashikon atë si rregull të përgjithshëm. Neni 223 (1) i LSHT-së parashikon një të drejtë tjetër për ortakët/ aksionarët që kundërshtojnë bashkimin: Si një alternativë të së drejtës për të shitur kuotat/ aksionet e për të dalë (sell-out right), ortakët/aksionarët kanë gjithashtu të drejtë që të kërkojnë që “shoqëria përthithëse të këmbejë aksionet e tyre me përparësi pa të drejtë vote, me aksione me të drejtë vote.” Tani do të kalojmë tek detajet teknike të të përcaktimit të raportit të këmbimit të kuotave/ aksioneve. Shembulli i thjeshtëzuar i mëposhtëm tregon rëndësinë e vlerësimit si hapi i parë i domosdoshëm i përcaktimit të raportit të këmbit të kuotave/aksioneve: •
•
Dy shoqëri aksionare, “SHA A” dhe “SHA B” vendosin të bashkohen. Për t’i thjeshtuar gjërat, le ta zëmë se i vetmi aktiv i SHA-së A është një depozitë bankare në shumën 3,000,000 lekë, dhe ajo nuk ka pasive (3,000,000 lekët përbëhen nga kontributet e aksionarëve dhe fitimet e pashpërndara të SHA-së A). SHA-ja B zotëron letra me vlerë tregu 5,000,000 lekë dhe ka pasive (një hua bankare) në shumën 2,000,000 lekë, kështu që vlera neto e aktivit të saj është 3,000,000 lekë, e njëjtë me atë të SHA-së A.
Riorganizimi i Shoqërive 167
Pavarësisht nga lloji i bashkimit të shoqërive (shih VII.1.4), vlera neto e pasurisë së bashkuar të të dy shoqërive arrin shumën 6,000,000 lekë, kurse shoqëria përthithëse do të zotërojë aktive (bruto) në vlerën prej 8,000,000 lekë (3,000,000 llogaria bankare + 5,000,000 lekë letra me vlerë) dhe pasive në vlerën 2,000,000 lekë (huaja bankare). Për rrjedhojë, një raport i drejtë dhe i arsyeshëm i këmbimit të aksioneve, duhet të garantojë që aksionarët e SHA-së A dhe SHA-së B të zotërojnë interes të barabartë në shoqërinë e bashkuar (shoqërinë përthithëse), në kuptimin që, pasi të ketë përfunduar procesi, aksionarët e SHA-së A dhe SHA-së B duhet të kenë secili (total) 50% të aksioneve në atë shoqëri. Përndryshe, si aksionarët e SHA-së A ashtu dhe aksionarët e SHA-së B kuptohet që do të humbisnin duke kryer këtë veprim. Ky rezultat nuk varet nga mënyra se si realizohet bashkimi i shoqërive, domethënë, nëse njëra prej dy shoqërive përthith aktivet e shoqërisë tjetër (bashkimi i shoqërive me përthithje, shih VII.1.4.a) më poshtë), ose nëse aktivet e të dy shoqërive transferohen në shoqërinë e re (bashkimi i shoqërive nëpërmjet themelimit të një shoqërie të re, shih VII.1.4.b) më poshtë). Ekzistojnë ndryshime të vogla përsa i përket përket raportit të këmbimit të kuotave/aksioneve, në rastet e bashkimit të shoqërive me përthithje dhe bashkimet e shoqërive me themelimin e një shoqërie të re kanë dallime të vogla për sa do të shpjegohet në kapitujt vijues. Në praktikë, vlerësimi i nevojshëm për të përcaktuar një raport të drejtë dhe të arsyeshëm të këmbimit të kuotave/aksioneve sigurisht është shumë më i vështirë se shembulli ynë i thjeshtuar: Vlera e një shoqërie që zhvillon veprimtari tregtare aktive normalisht nuk mund të përcaktohet thjesht duke mbledhur vlerat e sendeve të zotëruara nga kjo shoqëri dhe duke zbritur detyrimet e kësaj shoqërie. Në vend të kësaj, vlera e shoqërisë tregtare – në bazë të teorisë së investimit – paratë e pritshme që ajo do të gjenerojë në të ardhmen (future cash-floës). Meqenëse e ardhmja është gjithnjë e pasigurtë, kjo metodë vlerësimi domosdo krijon hapësirë të konsiderueshme për debat dhe jo rrallë shpie në një mori vlerësimesh të mundshme, të cilat mund të jenë të gjitha të arsyetueshme (shih Nenin 217 (2) të LSHT-së: “Deklarata [e ekspertëve] […] duhet të tregojë vlerat në të cilat është arritur duke përdorur secilën metodë dhe duhet të japë mendim në lidhje me rëndësinë relative që i jepet secilës prej këtyre metodave në arritjen tek vlera e vendosur”). Është shumë e rëndësishme të kuptohet se vlerësimi nuk është shkencë e ekzakte dhe se ai nuk mund të nxjerrë një rezultat të vetëm të saktë.
168 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Për më tepër sic është treguar tashmë më sipër, llogjika e një bashkimi shpesh është krijimi i vlerës. Kjo do të thotë se vlera e kombinuar e shoqërive që janë bashkuar e tejkaloh vlerën e shtuar të shoqërive të ndara. Vlera e shtuar mundet për Shembull të jetë një rrjedhojë e kurzimit të shpenzimeve nag shoqëria përvetësuese. Ky aspekt, që është që edhe vlerësimi më i mirë i vlerave të shoqërive rë përfshira nuk con domosdoshmërisht në në vlerën e entitetit të kombinuar, nuk do të zgjidhet në shëmbujt më poshtë. Mjafton të vëmë re se në këtë fazë se vlera e krijuar përgjatë proçesit të bashkimit normalisht do të jetë gjithashtu një shqetësim në proçesin e caktimit vendosjes së raprtit të drejtë të këmbimit të aksionit. b)
Mbrojtja e kreditorëve
Një çështje tjetër thelbësore që lind në lidhje me bashkimin e shoqërive, është pasoja e këtij bashkimi tek kreditorët e shoqërive të përfshira. Në pamje të parë mund të besohet se kjo është veçanërisht e rëndësishme për kreditorët e shoqërisë së përthithur, sepse këta kreditorë humbasin debitorin fillestar të tyre. Detyrimet e shoqërisë së përthithur i transferohen shoqërisë përthithëse, e cila tani bëhet pasardhëse e shoqërisë së përthithur në marrëdhëniet e saj me të tretët. Tani kreditorët e shoqërisë së përthithur kanë pretendimet e tyre kundrejt shoqërisë përthithëse. Megjithatë, ata nuk kanë rënë dakord për këtë përthithje. Megjithëse të gjitha pasuritë e debitorit fillestar (shoqërisë së përthithur) të kreditorit i kanë kaluar debitorit të ri të saj (shoqëria përthithëse), kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se risku i kreditorit nuk ka ndryshuar (domethënë, është përkeqësuar) nga pikëpamja ekonomike. Në shembullin e dhënë më lart, kreditori i SH-së B (banka) normalisht pritet që të ketë asgjë kundër bashkimit të propozuar të shoqërive, sepse bashkimi i të dy shoqërive vetëm sa do t’i rrisë aktivet e disponueshme për kthimin e huasë bankare dhe asnjë kreditor tjetër nuk do të ketë pretendime kundër shoqërisë përthithëse. Megjithatë, nuk ndodh patjetër kështu. Përfytyroni bashkimin e një shoqërie me aftësi të lartë paguese dhe mjaft fitim-prurëse (SHA X) me një shoqëri që tashmë e ka humbur pjesën më të madhe të kapitalit të vet të saj gjatë veprimtarisë tregtare, dhe ka një sasi të madhe kapitali borxh (SHA Y). Bashkimi i këtyre dy shoqërive qartazi do të ishte në interes të kreditorëve të SHA-së Y, pasi rreziku i humbjes së një pjese të parave ose të gjitha parave që i janë dhënë hua SHA-së Y, zvogëlohet ndjeshëm. Megjithatë, nga këndvështrimi i kreditorëve të SHAsë X, bashkimi i të gjitha aktiveve dhe pasiveve të dy shoqërive kuptohet që është më pak tërheqës.
Riorganizimi i Shoqërive 169
Kjo ilustron gjithashtu që – nga pikëpamja ekonomike – nuk përbën pothuajse asnjë dallim nëse dikush është kreditor i shoqërisë përthithëse (dhe, kësisoj, debitori i saj mbetet i njëjti person juridik) ose kreditor i shoqërisë së përthithur (që pushon së ekzistuari, kështu që kreditori ballafaqohet me një debitor të ri). Rreziqet për kreditorët janë të pavarura nga ‘kahu i bashkimit të shoqërive’. Për rrjedhojë, neni 221 i LSHT-së, që merret me mbrojtjen e kreditorëve të shoqërive që bashkohen, nuk bën dallim ndërmjet kreditorëve të shoqërisë së përthithur dhe kreditorëve të shoqërisë përthithëse, por vetëm bën fjalë për kreditorët e shoqërive të përfshira. Neni 13 i drektivës së tetë u jep të drejtën kreditorëve “të sigurojnë garanci të mjaftueshme kur gjendja financiare e shoqërive që bashkohen e bën këtë mbrojtje të nevojshme dhe kur këta kreditorë nuk i kanë tashmë këto garanci”. Megjithatë, Neni 221 nuk përmban ndonjë kufizim në lidhje me këtë të drejtë të këtyre kreditorëve. Me paraqitjen e pretendimeve të tyre me shkrim, kreditorëve u jepet e drejta e pakushtëzuar të sigurojnë garanci të mjaftueshme nga shoqëria për këto pretendime. Kjo e drejtë u jepet atyre pavarësisht nëse gjendja financiare në fakt është përkeqësuar për kreditorët si pasojë e bashkimit të shoqërive. Duke iu kthyer shembullit tonë më lart, kreditorët e SHA-së X kuptohet që kanë interes logjikshëm të marrin garanci të mjaftueshme, sepse për ta aftësia paguese e debitorit të tyre përkeqësohet. Për dallim, kreditorët e SHA-së Y tashmë e kanë pasur një debitor ‘të keq’ para bashkimit të shoqërive; vetë bashkimi i shoqërive e përmirëson pozitën e tyre. Sidoqoftë, ata kanë të drejtën shtesë të marrjes të garancive në bazë të nenit 221 të LSHT-së.
1.4
Dy llojet e bashkimeve të shoqërive
Direktiva e Tretë bën dallimin ndërmjet “bashkimeve me përthithje” (kapitulli II i Direktivës) dhe “bashkimeve me krijimin e një shoqërie të re” (kapitulli III i direktivës). Përkufizimet e këtyre dy lloj bashkimesh mund të gjenden edhe në Nenin 215 të LSHT-së. Meqenëse dy llojet e bashkimeve të shoqërive janë shumë të përafërta në drejtim të pasojave dhe problemeve ligjore, ne do të fillojmë me një përshkrim më të hollësishëm të ‘bashkimit me përthithje’ dhe pastaj do të diskutojmë problemet e veçanta që lindin nga lloji i dytë i bashkimit, domethënë, bashkimin me krijimin e një shoqërie të re.
170 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
a)
Bashkimi me përthithje
Bashkimi me përthithje është një veprim me anën e të cilit një ose më shumë shoqëri i kalojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e tyre në një shoqëri ekzistuese, e cila u emeton kuota/aksione ortakëve/aksionarëve të cilët më parë zotëronin kuota/aksione në shoqërinë e përthithur. Kjo rregullohet me Nenet 216-225 të LSHT-së. Shembull: Përfytyroni dy shoqëri aksionare, Albanian Gas ShA dhe Albanian Oil ShA. Nëse vendoset që Albanian Oil ShA të bashkohet duke u përfshirë ‘brenda në’ Albanian Gas ShA, rezultati do të jetë një Albanian Gas ShA ‘e zgjeruar’, që bashkon të aktivet dhe pasivet e të dyja shoqërive. Ta zëmë se Albanian Gas ShA është thelbësisht (katër herë) ‘më e madhe’ (domethënë, vlera e shoqërisë është thelbësisht më e lartë) se Albanian Oil ShA. Pasojat e bashkimit të shoqërive për aksionarët tregohen në këtë tabelë:
Bashkimi me përthithje Struktura e shoqërive para bashkimit: Aksionari A
75%
Të gjithë aksionarët e tjerë
Aksionari B
25%
Albanian Gas ShA
75% Kahu i bashkimit të shoqërive
Të gjithë aksionarët e tjerë 25%
Albanian Oil ShA
Vlerësimi: Albanian Gas: 400,000,000 Albanian Oil: 100,000,000 Struktura e shoqërive pas bashkimit: Aksionet e sapo-emetuara
Aksionari A
60%
aksionarët e tjerë të Gas ‘të vjetër’ 20%
Aksionari B
15%
Albanian Gas ShA (pas bashkimit)
aksionarët e tjerë ish ak. të OIL 5%
Riorganizimi i Shoqërive 171
Siç është treguar tashmë (shih VII.1.3.a)) më lart), vlerësimi i drejtë i shoqërive të përfshira është hapi i parë i caktimit të raportit të drejtë të këmbimit të kuotave/aksioneve. Qëllimi i tij është të garantojë që, pas përfundimit të bashkimit, të gjithë aksionarët të marrin aksione vlera e të cilave është e barabartë me vlerën e aksioneve të mëparshme të tyre. Siç mund të shihet më lart, emetimi i aksioneve të reja nga shoqëria përthithëse (Albanian Gas ShA) është në linjë me vlerësimin e të dyja shoqërive: aksionarët ‘e vjetër’ të Albanian Gas ShA-së zotërojnë në total një interes prej 4/5 (80%) të Albanian Gas ShAsë pas bashkimit, ndërsa ish aksionarët e Albanian Oil ShA-së zotërojnë 1/5 (20%) të Albanian Gas ShA-së pas bashkimit. Për të mbërritur në këtë pikë, kur vendoset raporti i këmbimit të aksioneve, duhet të merret parasysh jo vetëm vlera relative e të dy shoqërive, por edhe numri i aksioneve të emetuara nga të dy shoqëritë. Për shembull, në rast se, Albanian Gas ShA kishte emetuar 2,000,000 aksione para bashkimit dhe Albanian Oil ShA kishte emetuar 1,000,000 aksione, vlera e çdo aksioni të Albanian Gas ShA-së është 200 lekë, ndërsa vlera e çdo aksioni në Albanian Oil ShA është 100 lekë. Nga kjo rrjedh se dy aksione në Albanian Oil ShA para bashkimit kanë të njëjtën vlerë me atë të një aksioni të Albanian Gas ShA-së para bashkimit, dhe nga kjo vlerë relative e aksioneve, raporti i këmbimit të aksioneve duhet të llogaritet në 2:1. Kjo do të thotë që aksionarët e Albanian Oil ShA-së marrin një aksion të Albanian Gas ShA-së për çdo dy aksione të Albanian Oil ShA-së që zotërojnë, ndërsa aksionarët ‘e vjetër’ të Albanian Gas ShA-së i mbajnë aksionet e tyre. Albanian Gas ShA duhet të emetojë 500,000 aksione (1 milion pjesëtuar me dy), dhe numri i përgjithshëm i aksioneve të emetuara do të rritej në 2,500,000 – që përputhet me vlerësimin e dhënë më lart. Çdo aksion e Albanian Gas ShA-së ‘të zgjeruar’ (domethënë, pas bashkimit) ende ka vlerën 200 lekë (5,000,000 pjesëtuar me dy). Prandaj, bashkimi i shoqërive nuk ka ndikim në vlerën e aksioneve të Albanian Gas ShA-së. Kjo tregon se vlera nominale e aksioneve nuk është themelore në përcaktimin e raportit të këmbimit të aksioneve.224 Raporti i këmbimit të kuotave/aksioneve, bashkë me kushtet e tjera të bashkimit të shoqërive, duhet të shqyrtohet nga ekspertë kontabël të pavarur (shih. neni 10 i direktivës së tretë dhe Nenin 217 i LSHT-së). Këta ekspertë kontabël duhet të përpilojnë një raport me shkrim drejtuar aksionarëve. 224) Kjo, sigurisht, është e vërtetë vetëm nëse të gjitha shoqëritë kanë kuota/aksione me të njëjtën vlerë nominale.
172 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Pozita juridike e kreditorëve të Albanian Gas ShA nuk ndryshon (megjithëse pozita ekonomike e tyre mund të ndryshojë ndjeshëm, siç u përshkrua më lart). Nga ana tjetër, kreditorët e Albanian Oil ShA e humbasin debitorin e tyre, pasi Albanian Oil ShA nuk ekziston më si subjekt juridik me përfundimin e veprimit të bashkimit. Gjithsesi, Albanian Gas ShA vepron si pasardhës ligjor i saj, kështu që kreditorët e dikurshëm të Albanian Oil ShA tani kanë ndaj Albanian Gas ShA-së të njëjtat të drejta që kishin ndaj Albanian Oil ShA-së. b)
Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re
Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re është veprim me anën e të cilit dy ose më shumë shoqëri i kalojnë të gjitha aktivet dhe pasivet e tyre në një shoqëri të re të sapo-krijuar, e cila u emeton kuota/aksione ortakëve/ aksionarëve të shoqërive të përthithura. Kjo formë bashkimi rregullohet nga Neni 226 të LSHT-së, i cili në thelb i referohet dispozitave për bashkimet me përthithje. Siç është treguar tashmë, bashkimet me krijimin e një shoqërie të re janë shumë të përafërta me bashkimet me përthithje, përveç se shoqëria përthithëse nuk ekzistonte përpara bashkimit. Po të marrim shembullin më lart (shih. a), Albanian Gas ShA dhe Albanian Oil ShA mund të vendosin të bashkohen edhe duke krijuar një shoqëri të re (‘Albanian Oil & Gas e Re’). Me këtë modifikim, ky veprim bashkimi mund të ilustrohet siç tregohet në tabelën më poshtë. Kjo tregon se struktura e shoqërive pas bashkimit është pothuajse e njëjtë me veprimin e përshkruar më lart (shih. a), me përjashtim të identitetit juridik të shoqërisë përthithëse. Si Albanian Gas ShA ashtu dhe Albanian Oil ShA pushojnë së ekzistuari si pasojë e bashkimit, dhe të gjitha aktivet dhe pasivet e mëparshme të tyre tani kalohen tek dhe Albanian Gas & Oil ShA e Re dhe, për rrjedhojë, zotërohen prej saj. Një modifikim tjetër duhet bërë në lidhje me raportin e këmbimit të aksioneve. Siç u nënvizua, shpërndarja e aksioneve në shoqërinë e re duhet të pasqyrojë vlerat relative të shoqërive që bashkohen (4 milionë lekë dhe 1 milion lekë në shembullin tonë). Kështu, 20% e aksioneve do t’u caktohen aksionarëve të ish Albanian Oil ShA-së, kurse 80% e aksioneve do t’u caktohen aksionarëve të ish Albanian Gas ShA-së. Megjithatë, meqenëse shoqëria përthithëse është shoqëri e re e formuar gjatë bashkimit, numri i përgjithshëm i aksioneve të emetuara mund të vendoset në çfarëdo numri (të arsyeshëm).
Riorganizimi i Shoqërive 173
Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re Struktura e shoqërive para bashkimit: Aksionari A
75%
Të gjithë aksionarët e tjerë
Aksionari B
25%
75%
Albanian Gas ShA
Të gjithë aksionarët e tjerë 25%
Albanian Oil ShA Kahu i bashkimit
Shoqëria e re aksionare Struktura e shoqërive pas bashkimit: Aksionet/kuotat e reja të
Aksionari A
60%
Ish aksionarët e tjerë të Gas 20%
emetuara
Aksionari B
15%
Ish aksionarët e tjerë të Oil 5%
Albanian Gas & Oil ShA e Re
Në shembullin tonë, numri i përgjithshëm i aksioneve të emetuara nga Albanian Gas & Oil ShA e Re do të jetë 5,000,000. Kështu, 1 milion aksione u caktohen aksionarëve të ish Albanian Oil ShA, kurse 4 milionë aksione u caktohen aksionarëve të ish Albanian Gas ShA. Kjo bën të qartë gjithashtu që tani na nevojiten dy raporte të ndryshme të këmbimit të aksioneve: aksionarët e Albanian Oil ShA do të jenë në gjendje ta këmbejnë një aksion të tyre për çdo aksion të shoqërisë së re (raporti i këmbimit 1:1),225 ndërsa raporti i këmbimit të aksioneve për aksionarët e Albanian Gas ShA do të duhet të vendoset në 1:2, duke u caktuar atyre dy aksione të Albanian Gassë & Oil ShA-së e Re për çdo aksion që zotërojnë në Albanian Gas ShA. I njëjti efekt ekonomik mund të arrihet në rast se numri i aksioneve është 10 milionë, ndër të cilat 2 milionë u shkojnë aksionarëve të Albanian Oil ShA dhe 8 milionë u shkojnë aksionarëve të Albanian Gas ShA. Si rrjedhojë, raportet e këmbimit të aksioneve do të ishin 1:2 për aksionarët e Albanian Oil ShA dhe 1:4 për aksionarët e Albanian Gas ShA. 225) Duke supozuar se Albanian Oil ka emetuar 1,000,000 aksione, shih.a)
174 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2.
Ndarja e shoqërive tregtare
2.1
Direktiva e Gjashtë dhe rregullimi në LSHT
Në të drejtën evropiane për shoqëritë tregtare, ndarja e shoqërive tregtare trajtohet nga direktiva e gjashtë e këshillit.226 Direktiva përmban rregullat për ndarjen e shoqërive publike (domethënë, SHA-ve). Megjithatë, shtetet anëtare mund të zgjedhin t’i zbatojnë rregullat e kësaj direktive edhe për shoqëritë private me përgjegjësi të kufizuar(d.m.th. SHPK-ve), dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur pikërisht këtë. Direktiva nuk i detyron shtetet anëtare ta lejojnë ndarjen e SHA-ve; megjithatë, në rast se shtetet anëtare parashikojnë mundësinë e ndarjeve, rregullat duhet të jenë në pajtim me dispozitat e Direktivës. Rregullat proçedurale për ndarjen e shoqërive tregtare janë shumë të ngjashme me ato për bashkimin e shoqërive. Direktiva është e zbatueshme vetëm në ndarjen e shoqërive brenda një shteti anëtar;227 ndarjet ndërkufitare nuk përfshihen në fushën e veprimit të Direktivës. Qëllimi i Direktivës është të mbrojë interesat e aksionarëve (në pakicë) dhe të kreditorëve dhe të garantojë vendime të mirë-informuara nga aksionarët e përfshirë. Ashtu si me Direktivën për Bashkimin e Shoqërive, ndryshimet e Direktivës së Gjashtë mbi ndarjet nga Direktiva 2007/63/EC nuk janë transpozuar ende në LSHT. Ligji shqiptar në thelb i rregullon ndarjet e shoqërive duke iu referuar përgjithësisht rregullave për bashkimet e shoqërive. Dispozitat e posaçme që merren me ndarjet e shoqërive mund të gjenden vetëm në Nenin 227 të LSHT-së. Me anë të kësaj teknike, dhe për shkak të ngjashmërisë së rregullave evropiane për bashkimet e shoqërive me rregullat për ndarjet e shoqërive, implementimi i direktivës për ndarjet e shoqërive është arritur vetëm për dispozitat kryesore të saj. LSHT-ja lejon si ndarjet e SHA-ve ashtu dhe ndarjet e SHPK-ve. Paragrafi në vijim do të japë vetëm një paraqitje të shkurtër të funksionimit të ndarjeve. Pjesa më e madhe e problemeve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me raportin e këmbimit të kuotave/aksioneve, informimin e ortakëve/ aksionarëve dhe mbrojtjen e kreditorëve, përputhen në masë të gjerë me dispozitat që rregullojnë bashkimet e shoqërive (shih.VII.1 më lart). 226) Direktiva e Gjashtë e Këshillit, 82/891/EEC datë 17 dhjetor 1982 për ndarjen e shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar, OJ L 378, 31.12.1982, f. 47-54. 227) Kjo do të thotë që shoqëria që do të ndahet dhe shoqëritë që përthithin aktivet, zbatojnë të gjitha ligjin për shoqëritë tregtare të një shteti anëtar.
Riorganizimi i Shoqërive 175
2.2
Funksionimi i ndarjeve të shoqërive tregtare
Ndërsa bashkimi i shoqërive bashkon aktivet e dy (a më shumë) shoqërive, ndarja mund të përdoret për të arritur pikërisht të kundërtën: Me anë të ndarjes, aktivet e një shoqërie ndahen dhe kalohen në dy ose më shumë shoqëri ekzistuese ose shoqëri të reja (shoqëri përthithëse). Megjithëse rezultatet e bashkimit dhe të ndarjes së shoqërive janë të kundërta në kuptimin ekonomik, ndërmjet bashkimeve dhe ndarjeve të shoqërive ka ngjashmëri të dukshme për sa u përket pasojave ligjore. Ndarjet, por dhe bashkimet e shoqërive, shpien në transferimin e aktiveve nga një shoqëri në tjetrën; për më tepër, dhe të paktën sipas ligjit shqiptar, shoqëria e ndarë pushon së ekzistuari pa shkuar në likuidim. Ashtu si me bashkimet e shoqërive, shoqëritë përthithëse emetojnë kuota/aksione për ish ortakët/aksionarët e shoqërisë së ndarë, në këmbim të aktiveve të marra. Dallimi kryesor ndërmjet transferimit të aktiveve që rezultojnë nga bashkimi i shoqërive dhe transferimit të aktiveve gjatë ndarjes, qëndron në faktin se aktivet e shoqërisë së ndarë nuk kalohen në një shoqëri përthithëse në tërësinë e tyre; në vend të kësaj, aktivet e shoqërisë së ndarë ndahen dhe kalohen në një a më shumë shoqëri të tjera. Ndarja e aktiveve të shoqërisë realizohet në bazë të marrëveshjes së ndarjes (shih. Nenin 227 (4) (a) të LSHT-së). 2.3
Llojet e ndarjeve të shoqërive tregtare
LSHT-ja parashikon lloje të ndryshme ndarjesh të shoqërive tregtare. Së pari mund të bëhet një dallim lidhur me shoqërinë përthithëse: një ndarje mund të shpjerë në kalimin e aktiveve të një shoqërie në dy (ose më shumë) shoqëri ekzistuese, ose mund të rezultojë në kalimin e aktiveve tek një ose më shumë shoqërie ekzistuese apo që formohen rishtazi gjatë ndarjes. Lloji i parë i ndarjes mund të shihet edhe si ndërthurje e dy fazave të riorganizimit: ndarja me kalim të pasurisë në shoqërinë e sapo-themeluar, e ndjekur nga bashkimi i shoqërisë së re të sapo-formuar (si shoqëria e përthithur) me një shoqëri ekzistuese (shoqëria përthithëse). Për pasojë, ortakët/aksionarët e shoqërisë së ndarë marrin një pjesë, jo të gjitha kuotat/ aksionet e shoqërisë përthithëse, në këmbim të aktiveve që kalohen, në rast se aktivet kalohen tek shoqëritë ekzistuese. Në rast se pasuria e shoqërisë së ndarë kalohet tek një shoqëri e re e sapoformuar, ortakët/aksionarët e shoqërisë së ndarë natyrisht marrin të gjitha kuotat/aksionet e shoqërisë së re të sapo-formuar.
176 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Tabela më poshtë tregon shembuj të një ndarjeje me kalimin e pasurisë tek shoqëritë e sapo-krijuara, si dhe tek shoqëritë ekzistuese:
Ndarja Trensferimi tek shoqëri të sapo-krijuara
Transferimi tek shoqëritë ekzistuese
Aksionarët e ShA-së A
Aksionarët e ShA-së A
ShA X (e sapo-formuar)
Pjesë e aktiveve
ShA Y (e sapo-formuar)
Aksione
Pjesë e aktiveve
Aksione
Aksione
ShA A (që do të ndahet)
ShA A (që do të ndahet) Pjesë e aktiveve
Pjesë e aktiveve
ShA E (ShA ekzistuese)
Aksionarët e
Ish aksionarët e ShA-së A
vjetër të ShA-
Ish aksionarët e ShA-së A
së E 100%
ShA F (ShA ekzistuese)
Struktura pas ndarjes:
Struktura pas ndarjes:
ShA X (e sapo-formuar)
Aksione
(100%)
(100%)
Aksionarët e vjetër të ShAsë F
100%
ShA Y (e sapo-formuar)
ShA E (ShA ekzistuese)
ShA F (ShA ekzistuese)
Krahas dallimit lidhur me shoqërinë përthithëse, mund të dallohen edhe ndarjet sipas mënyrës në të cilën kuotat/aksionet në shoqërinë përthithëse u ndahen ish aksionarëve të shoqërisë së ndarë. Kuotat/aksionet mund të ndahen ose në përpjesëtim me kuotat/aksionet në shoqërinë e ndarë (ndarja përpjesëtimore) ose duke iu shmangur përpjesëtimit (ndarja jo përpjesëtimore). Tabela në vijim tregon shembuj të thjeshtëzuar të ndarjeve përpjesëtimore dhe jo përpjesëtimore. Prezumohet se shoqëria që do të ndahet, ka dy aksionarë, ku secili zotëron 50% të aksioneve. Gjithashtu shoqëritë përthithëse janë të sapo-formuara. Çuditërisht , LSHT-ja nuk i parashikon ndarjet ku shoqëria që do të ndahet, vazhdon të ekzistojë. Në vend të kësaj, Neni 227 (1) kërkon që shoqëria që ndahet të pushojë së ekzistuari. Kjo do të thotë që e ashtuquajtura “shkëputje” (spin-off), që është forma më e kryesore e ndarjes në shumicën e shteteve anëtare, nuk parashikohet shprehimisht nga ligji shqiptar.
Riorganizimi i Shoqërive 177
Ndarja Ndarja jo përpjesëtimore
Aksionari A
Aksionari A 50%
50%
ShA A (që do të ndahet) Pjesë e aktiveve
Pjesë e aktiveve
ShA X
Aksione
50%
Emeton aksione
Emeton aksione
Aksionari B
Aksionari B 50%
ShA A (që do të ndahet) Një pjesë e pasurisë
ShA E
Një pjesë e pasurisë
Aksione
Ndarja përpjesëtimore
ShA F
ShA Y
Struktura pas ndarjes:
Struktura pas ndarjes:
Aksionari A Aksionari B
50%
50%
ShA X
50% 50%
ShA Y
Aksionari A
Aksionari B
100%
100%
ShA E
ShA F
Gjithsesi, duket se të paktën në disa gjykata dhe mbi bazën e ligjit të vjetër për shoqëritë një veprim i tillë ka qënë i mundur me anë të një interpretimi të zgjeruar të rregullave të vjetra mbi riorganizmin e shoqërive; ne do të rekomandonim shumë fort që kjo qasje të vazhdohej. Nga një këndvështrim i sigurisë ligjore, do të ishte sigurisht e këshillueshme që të adoptoheshin dispozitat në LSHT për të parashikuar një veprim të tillë, megjithëse qasja kufizuese në LSHT është plotësisht në linjë me Direktivën e Gjashtë.
3.
Përshkrim i shkurtër i Direktivës mbi Bashkimet Ndërkufitare të Shoqërive, (Direktiva e Dhjetë)
Direktiva për Bashkimet Ndërkufitarë të Shoqërive thjeshtëson bashkimet ndërkufitare si të shoqërive publike (d.m.th SHA-ve) ashtu dhe atyre private (d.m.th. SHPK-ve). Pa këtë direktivë, bashkimet ndërkufitare të shoqërive do të ishte e vështirë për tu arritur, sepse ligje të ndryshme kombëtare mund ta trajtojnë këtë bashkim si likuidim, që shpesh gjeneron pasoja ndaluese tatimore, dhe krijon probleme domethënëse në të drejtën për shoqëritë tregtare.
178 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Direktiva i detyron shtetet anëtare të mundësojnë bashkimet ndërkufitare të shoqërive tregëtare. I vetmi kusht është që bashkimi ndërmjet këtyre llojeve të shoqërive të jetë i mundur në bazë të ligjeve kombëtare të shteteve anëtare përkatëse. Bashkimet ndërkufitare të shoqërive rregullohen në mënyrë të ngjashme me bashkimet e shoqërive brenda vendit. Megjithatë, disa dispozita të veçanta merren me hyrjen në fuqi të bashkimit ndërkufitar të shoqërive dhe regjistrimeve të bashkimit në qendrat e regjistrimit të shteteve anëtare të përfshira. Direktiva nuk parashikon një të drejtë daljeje (dhe për t’ju blerë aksionet) (exit right) për aksionarëve shoqëria e të cilëve pushon së ekzistuari si pasojë e bashkimit. Për shkak se zbatimi i efektshëm i rregullave të direktivës mund të arrihet vetëm nëse zbatohen rregulla të ngjashme në të gjitha juridiksionet e përfshira, e cila varet nga anëtarësimi i Shqipërisë si shtet anëtar i BE-së, kështu për momentin kjo nuk ka rëndësi për ligjin shqiptar. Prandaj, Nenet 214 e në vijim zbatohen vetëm për bashkimin e shoqërive shqiptare. 4.
Shndërrimi i SHPK-ve dhe SHA-ve
4.1
Funksionimi dhe pasojat ligjore
Neni 228 e në vijim trajton rregullon shndërrimin e SHA-ve dhe SHPK-ve. Me anë të shndërrimit një SHA-ja mund të transformohet në një SHPK dhe anasjelltas.228 Ndryshe nga bashkimet dhe ndarjet, shndërrimet nuk përfshijnë as krijimin e një shoqërie të re dhe as likuidimin e një shoqërie ekzistuese. Me anë të shndërrimit një shoqëri thjesht ndryshon formën e saj ligjore pa e humbur identitetin e saj. Kështu, shoqëria e shndërruar nuk “ndjek pozicionin ligjor” të shoqërisë ekzistuese; pamvarësisht ndryshimit të formës së saj ligjore, shoqëriae ruan identitetin e saj ligjor.229 Pasojat ligjore të shndërrimit janë përshkruar në Nenin 229 (8) të LSHTsë: me regjistrimin e saj, shoqëria vazhdon të ekzistojë në formën ligjore të zgjedhur, ndërsa të gjithë ortakët/ askionarët e saj qëndrojnë me të njëjtën cilësi (ortakë/aksionarë) në raport me shoqërinë e shndërruar.230 228) Shih Nenin 228 (1) a). 229) Shih Nenin 228 (2): “Shndërrimi nuk sjell pasoja mbi të drejtat e detyrimet, që shoqëria ka marrë përsipër ndaj të tretëve.” 230) Kjo është e vërtetë për sa kohë ortakët/ nuk ushtrojnë të drejtën e tyre për tu larguar; shih. a) më poshtë.
Riorganizimi i Shoqërive 179
Gjithashtu, të drejtat e palëve të treta përsa i përket kuotave/ aksioneve të zotëruara nga ortakët/ aksionarët vazhdojnë të ekzistojnë në lidhje me kuotat aksionet e reja. Ky rregull i fundit garanton që të drejtat e palëve të treta, sidomos pengjet, jepen automatikisht në paketën “e re” të të drejtave të anëtarësisë. Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si LSHT-ja i rregullon marrëdhëniet juridike ndërmjet ortakëve/aksionarëve në SHPK dhe SHA. Për më tepër, marrëdhëniet juridike ndërmjet shoqërisë tregtare dhe kreditorëve të saj gjithashtu ndryshojnë ndërmjet SHAve dhe SHPK-ve, gjë që pikë së pari burnë nga konceptet e ndryshme të grumbullimit dhe ruajtjes së kapitalit (shih III.2. më lart). Merrni si shembull rregullat e ndryshme për zmadhimin e kapitalit për SHA-të dhe SHPK-të231: Ndërsa aksionarët e SHA-së kanë të drejtë të nënshkruajnë/ subscribe aksione të sapo-emetuara në përpjesëtim me përqindjen e mëparshme të aksioneve të tyre në rastin e zmadhimit të kapitalit,232 këto rregulla nuk ekzistojnë për SHPK-të. Kësisoj, aksionari në pakicë i SHA-së që do të shndërrohet në SHPK, mundet, në varësi të vlerës së aksionit të tij (për shembull, 20%), të pësojë një përkeqësim të pozitës së tij përkundrejt shoqërisë tregtare dhe bashkë-aksionarëve të tjerë. Në të njëjtën mënyrë, për sa u përket SHPK-ve, LSHT-ja nuk përmban asnjë ndalim të përgjithshëm mbi kthimin e kontributeve, ndërsa këto rregulla ekzistojnë për SHA-të.233 Për këtë arsye, shndërrimi nga SHA në SHPK mund të shkaktojë që kreditori të përballet me rreziqe shtesë, për të cilat nuk kishte dijeni kur hyri në marrëdhënie financiare me shoqërinë tregtare. Këto ndryshime bëjnë të nevojshme të parashikohen mekanizma të caktuar proçeduralë për të garantuar që pozita e palëve të përfshira në shoqërinë tregtare234 të mos përkeqësohet si pasojë e shndërrimit. Pikësynimi kryesor i rregullave proçedurale të parashikuara në Nenin 229 të LSHT-së është të garantojë pikërisht këtë rezultat.
231) Ose, në vend të kësaj, mungesa e rregullave për SHPK-të kundrejt rregullave të parashikuara për SHA-të; shih III.4 më lart. 232) Gjë që mund të ketë vlerë themelore për aksionarin në pakicë. 233) Shih III.2.3 më lart për hollësi të mëtejshme. 234) Domethënë, ortakët/aksionarët, zotëruesit obligacioneve të konvertueshme, kreditorë të tjerë, në veçanti.
180 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
4.2
Rregullat proçedurale
a)
Vendim-marrja dhe mbrojtja e ortakëve/aksionarëve
Për të bërë të mundur shndërrimin e një shoqërie është e domosdoshme dhënia e miratimit nga asambleja e përgjithshme. Votimi kërkon një shumicë prej tre të katërtash.235 Statuti mund të parashikojë si kusht një shumicë më të lartë, por jo më të ulët.236 Përpara mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, administratorët duhet të hartojnë një raport ku të shpjegohen “shkaqet ligjore dhe ekonomike të shndërrimit të propozuar”. Edhe pse ligji nuk e ka parashikuar këtë shprehimisht, vendimi i asamblesë së përgjithshme nuk kufizohet vetëm në ekzekutimin e shndërrimit si të tillë, por duhet të përfshijë edhe votimin për ndryshimin (thelbësor) të statutit të shoqërisë tregtare në shndërrim e sipër. Kjo buron nga nevoja për të implementuar në statut strukturën organizative të formës së shoqërisë tjetër tregtare. Për mendimin tonë, statuti i ri i propozuar duhet të përfshihet në raportin e administratorëve. Ky mendim mbështetet edhe nga përmbajtja që duhet të ketë raporti i administratorëve, sepse ky dokument duhet të përshkruajë edhe “vështirësitë e veçanta të vlerësimit, të cilat janë hasur”. Me këtë kuptojmë se bëhet fjalë për ndryshimet në të drejtat e ortakëve / aksionarëve dhe probleme të ngjashme. Në fund të fundit, një “vlerësim” në kuptimin e zakonshëm të fjalës nuk nevojitet, sepse përqindja relative e pjesëmarrjes së çdo ortaku / aksionari në shoqërinë tregtare mbetet e pacenuar nga shndërrimi. Për të raportuar për zgjidhjet e gjetura të këtyre vështirësive të “vlerësimit”, hartuesit e raportit duhet të kenë të paktën një projekt paraprak të statutit të ri. Në bazë të rregullit të përgjithshëm të parashikuar në Nenin 218 (2), shndërrimi kërkon edhe një votim të posaçëm nga çdo kategori aksionarësh të drejtat e të cilëve preken nga ky veprim.237 Megjithatë, instrumenti më i fortë i mbrojtjes së ortakëve/aksionarëve mund të gjendet në Nenin 229 (5) të LSHT-së. Duke iu referuar rregullave për bashkimin e shoqërive tregtare, kjo dispozitë i jep të drejtën e largimit (t’i blihen aksionet nga shoqëria) (exit right) çdo ortaku/aksionari që e kundërshton shndërrimin. Çdo ortak aksionar që e kundërshton shndërrimin mund t’i kërkojë shoqërisë tregtare të blejë aksionet e tij me çmimin e tregut. Meqenëse në Shqi235) Shih Nenin 229 (2) të LSHT-së. 236) Shih Nenin 145 (1) të LSHT-së, që i shiherohet “riorganizimit […] të shoqërisë” 237) Shih Nenin 229 (2) të LSHT-së.
Riorganizimi i Shoqërive 181
përi nuk ka ende bursë, shpesh çmimi i tregut nuk ekziston. Në këtë rast, çmimi duhet të vendoset nga një ekspert i pavarur, i emëruar nga gjykata me kërkesë të ortakut/aksionarit. Ortakët/aksionarët që nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme mund ta paraqesin kundërshtimin e tyre ndaj shndërrimit deri në 60 ditë pas një shpallje të posaçme.238 Në mënyrë alternative, aksionarët/ortakët mund t’i kërkojnë shoqërisë tregtare t’i shkëmbejnë aksionet e tyre me përparësi pa të drejtë vote kundrejt aksioneve me të drejtë vote.239 b)
Mbrojtja e kreditorëve
Për sa i përket mbrojtjes së kreditorëve, dispozitat për shndërrimin bëjnë një referencë të përgjithshme tek rregullat për bashkimin e shoqërive tregtare (veçanërisht Neni 221 i LSHT-së). Megjithatë, kjo referencë e përgjithshme i kushton pak vëmendje faktit se, në dallim nga bashkimi i shoqërive tregtare, shndërrimi nuk sjell as ndonjë ndryshim të aktiveve dhe as të detyrimeve të shoqërisë tregtare, dhe shoqëria tregtare vazhdon të ekzistojë si i njëjti person juridik. Siç u përmend më lart, rreziku i vërtetë i kreditorëve të shoqërisë tregtare qëndron në regjimet e ndryshme të ruajtjes së kapitalit dhe rregullat e ndryshme të shpërndarjes ndërmjet SHA-së dhe SHPK-së. Për t’i eleminuar rreziqet e mundshme që lidhen me ndryshimin e formës ligjore, për shembull, dispozitat që urdhërojnë vazhdimin e zbatueshmërisë së rregullave të ruajtjes së kapitalit të SHA-ve, mund të kishin qenë më të përshtatshme. Referenca në Nenin 221 të LSHT-së sjell si pasojë të drejtën e pakushtëzuar të çdo kreditori të vetëm për të siguruar, me paraqitjen e pretendimit të tij me shkrim, garanci të mjaftueshme për këto pretendime nga shoqëria tregtare. Tashmë kemi theksuar se kjo e drejtë e tejkalon qëllimin e vet në lidhje me bashkimin e shoqërive tregtare;240 ajo duket edhe më e papërshtatshme për sa i përket shndërrimit të tyre. Në fund të fundit, situata financiare e shoqërisë tregtare nuk mund të përkeqësohet si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj forme të riorganizimit të shoqërive tregtare.241
238) 239) 240) 241)
Shih Nenin 229 (3) të LSHT-së. Shih Nenin 223 (1) të LSHT-së. Shih VII.1.3.b) më lart. Ndërsa kjo mund të ndodhë pa dyshim si pasojë e bashkimit ose ndarjes së shoqërive tregtare.
182 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
VIII. GRUPIMET E SHOQËRIVE 1.
Vlerësime të përgjithshme
Pjesa VII e LSHT-së242 përmban dispozita lidhur me grupimet e shoqërive. Brenda kuptimit të LSHT-së, dy shoqëri formojnë një grupim kur një shoqëri ose zotëron të paktën 30% të të drejtave të votimit në shoqërinë tjetër (grupi influencues) (equity group),243 ose kur një shoqëri “sillet e vepron rregullisht, sipas orientimeve dhe udhëzimeve” të një shoqërie tjetër (grupi kontrollues). Sigurisht, ndërsa është e mundur që një shoqëri të ketë përqindje të madhe kuotash/aksionesh në një shoqëri tjetër, thjesht sepse e vlerëson këtë si një investim të mirë, blerja e përqindjes kontrolluese të kuotave/aksioneve në një shoqëri tjetër zakonisht ndjek një llogjikë biznesi që përfshin një farë shkalle administrimi të centralizuar grupi nga ana e shoqërisë mëmë mbi shoqëritë e saj të kontrolluara. Krijimi i grupimeve të shoqërive, krahasuar me alternativën ku një shoqëri administron të gjitha veprimet tregtare, sjell një sërë përfitimesh. Sapo që shoqëria arrin një madhësi të caktuar, mund të rezultojë se është shumë praktike që pjesë të ndryshme të aktiviteteve tregtare të organizohen në formën shoqërive të ndara, për të përcaktuar fusha të qarta të përgjegjësisë për administratorët e shoqërive të ndryshme të grupimit. Personaliteti i veçantë juridik me të cilin vishen këto shoqëri, kufizon edhe problemet e mundshme lidhur me abuzimin me të drejtën e përfaqësimit në një shoqëri të madhe, sepse kjo nuk kërkon që çdo person i vetëm, i cili vepron brenda sferës së përgjegjësisë së tij, të ketë autoritetin për të përfaqësuar të gjithë subjektin juridik. Për sa i përket financave të shoqërisë, administrimi i veprimtarisë tregtare në formën e një grupi shoqërish lejon grumbullimin e kapitalit aksionar nga të tretët (aksionarët në pakicë) në lidhje me pjesë të caktuara të aktivitetit tregtar, megjithëse lypset të jemi të vetëdijshëm për rreziqet ndaj aksionarëve në pakicë, të cilat lindin nga administrimi i centralizuar në nivel grupi. Një përparësi tjetër e mundshme, zakonisht e lidhur me funksionimin e veprimtarisë tregtare në formën e grupimit të shoqërive, është mundësia për ta kufizuar përgjegjësinë në pjesë të caktuara – veçanërisht të rrezikshme – të aktivitetit tregtar. Megjithatë, LSHT-ja e kufizon 242) Nenet 207 deri në 212 të LSHT-së. 243) Shih Nenin 207 (2) të LSHT-së. Grupi influencues ekziston edhe kur një shoqëri nuk ka të drejta të posaçme për të emëruar anëtarët e organeve të një shoqërie tjetër; shih VIII.2.2. më poshtë.
Grupimet e Shoqërive 183
në një shkallë të madhe mundësinë për ta përdorur këtë përparësi (shih më poshtë). Për të përfituar nga avantazhet e organizimit të një aktiviteti tregtar në formën e një grupimi shoqërish, duhet të sigurohet që shoqëria mëmë mundet– të paktën në një farë niveli – të ushtrojë influencë efektive mbi të gjithë grupimin e shoqërive. Kjo normalisht mund të arrihet duke lejuar anëtarët e administrimit të shoqërisë mëmë që të shërbejnë si anëtarë të një organi administrativ të një shoqërie të kontrolluar. Gjithsesi, sic u tregua më sipër (shih V.2.1 dhe V.3.2), qasja e LSHT-së është shumë kufizuese në këtë drejtim. Ta zhvillosh një aktivitet tregtar si një grup i efektshëm dhe efikas kërkon politika tregtare në nivel grupi. Ndërsa shoqëritë e ndryshme të grupit funksionojnë si njësi të ndara në administrimin e përditshëm, ku administratorët përkatës të tyre kanë përgjegjësitë përkatëse, shoqëria mëmë – më saktë: organet e saj– kanë për detyrë të zhvillojë dhe të zbatojë politika strategjike të biznesit (Neni 81 (1) (a), Neni 135 (1) (a), Neni 154 (1) (a) të LSHT-së), të cilat janë të nevojshme për arritjen e integrimit ekonomik të grupimit. Kjo do të kërkojë që shoqëritë e ndryshme brenda grupimit të mbajnë parasysh dhe të veprojnë në përputhje me interesat e grupimit, mbi interesat e shoqërisë së veçantë, me qëllim që të rrisin në maksimum fitimet e grupimit, gjë që jo gjithmonë përputhet me qëllimin për të rritur në maksimum fitimet e asaj shoqërie të veçantë. Kjo krijon një konflikt të dukshëm me detyën e administratorëve për të administruar një shoqëri në interesin më të mirë të pikërisht vetë asaj shoqërie. Problemet kryesore që lindin në kuadrin e grupimeve të shoqërive, janë pasojat që vendim-marrja në nivel grupimi mund të sjellë mbi shoqëritë e grupimit, mbi aksionarët (në pakicë) të tyre dhe mbi kreditorët e tyre. Dispozitat e Neneve 207 deri më 212 të LSHT-së synojnë zgjidhjen e këtyre problemeve. 2.
Grupet kontrolluese dhe grupet influencuese
LSHT-ja dallon dy lloje grupimesh, me tërësi rregullash të ndryshme të zbatueshme për shoqëritë që e përbëjnë atë grupim. Neni 207 (1) i LSHTsë përkufizon të ashtuquajturin “grup kontrollues”, kurse Neni 207 (2) i LSHT-së përkufizon të ashtuquajturin “grup influencues”.
184 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2.1
Grupet kontrolluese
a)
Përkufizim
Në bazë të Nenit 207 (1) të LSHT-së, grupi kontrollues vlerësohet të ekzistojë kur një shoqëri (shoqëria e kontrolluar) sillet e vepron rregullisht, sipas orientimeve dhe udhëzimeve të një shoqërie tjetër (shoqëria mëmë). Koncepti i “grupit kontrollues” është ndikuar nga ligji gjerman (“Konzernrecht”), dhe mbështetet në konceptin e “influencës kontrolluese” (faktike). Ndonëse marrëdhënia shoqëri mëmë–shoqëri e kontrolluar e parashikuar nga Neni 207 (1) i LSHT-së zakonisht do të bazohet në zotërimin e shumicës së kuotave/aksioneve nga ana e shoqërisë mëmë në shoqërinë e kontrolluar, ligji nuk kërkon aspak si kusht që shoqëria mëmë të zotërojë kuota/aksione të shoqërisë së kontrolluar. Ndikimi kontrollues mund të lindë edhe nga një marrëdhënie kontraktore ose nga një varësi ekonomike e pastër, për shembull. Megjithatë, për të pasur një cilësim si grup kontrollues nuk mjafton që shoqëria mëmë të ketë vetëm mundësinë për të ushtruar ndikim kontrollues mbi shoqërinë e kontrolluar të saj; por ndikimi duhet të ushtrohet faktikisht nga shoqëria mëmë. Prapëseprapë, për mendimin tonë, rëndësia e pasojave ligjore që rrjedhin nga kualifikimi si grup kontrollues dhe pasiguria ligjore e që rrjedh nga ekzistenca e kritereve relativisht të paqarta në Nenit 207 (1) të LSHT-së, mund të shpien në probleme të mëdha praktike në zbatimin e dispozitave përkatëse. b)
Pasojat ligjore të grupeve kontrolluese
Neni 208 i LSHT-së përcakton pasojat ligjore të zbatueshme për grupet e kontrolluese. Këto pasoja duhet të karakterizohen si të ashpra nga këndvështrimi i shoqërisë mëmë; kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me faktin se shoqëritë mund të kualifikohen se formojnë një grup kontrollues edhe kur mëma nuk zotëron asnjë kuotë/ aksion në shoqërinë e kontrolluar të saj. i)
Kompensimi për humbjet vjetore, të drejtat e kreditorëve
Pasoja ligjore më e rëndësishme për grupet kontrolluese ndodhet në Nenin 208 (1) të LSHT-së. Kjo dispozitë kërkon që shoqëria mëmë të kompensojë shoqërinë e kontrolluar për humbjet vjetore të saj. Për mendimin tonë, ky detyrim i shoqërisë mëmë është shumë problematik.
Grupimet e Shoqërive 185
Qartazi kuptohet se dispozita synon mbrojtjen e kreditorëve dhe të aksionarëve në pakicë të shoqërisë së kontrolluar. Por duke vepruar kështu, dispozita, për mendimin tonë, haptazi e tejkalon objektivin e saj. Detyrimi për të mbuluar të gjitha humbjet e shoqërisë së kontrolluar, pavarësisht nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet këtyre humbjeve dhe integrimit në grupimin, efektivisht eliminon përgjegjësinë e kufizuar për sa u përket shoqërive në grup, sepse risku i aktivitetit tregtar që materializohet në humbjet e shoqërisë së kontrolluar do të zhvendoset gjithnjë drejtpërdrejt tek shoqëria mëmë. Po kështu mbetet e paqartë përse ortakët/aksionarët në pakicë të shoqërisë së kontrolluar duhet të kenë të drejtën ligjore për të marrë pjesën e tyre në fitimet e shoqërisë, por në të njëjtën kohë të kenë të eleminuar riskun për humbjen e investimit të tyre, i cili parashikohet të mbulohet nga detyrimi i shoqërisë mëmë për t’i kompensuar ata për të gjitha humbjet e pësuara. Mbi të gjitha, dispozita eliminon një arsye të rëndësishme dhe ligjore për strukturimin e aktivitetit tregtar në formën e grupimeve të shoqërive. Për më tepër, ne dyshojmë se Neni 208 (1) i LSHT-së nuk është i pajtueshëm me të drejtën evropiane për shoqëritë tregtare. Direktiva e Dymbëdhjetë244 u kërkon të gjitha shteteve anëtare të mundësojnë krijimin e një shoqërie (private) me përgjegjësi të kufizuar vetëm me një ortak të vetëm. Megjithatë, në rast se ortaku i vetëm është vetë shoqëria, të dyja shoqëritë trajtohen si grup kontrolli në bazë të ligjit shqiptar, që si pasojë eliminon në një shkallë të lartë përgjegjësinë e kufizuar të shoqërisë mëmë dhe pengon qëllimin që tenton të arrijë direktiva. E drejta e shoqërisë së kontrolluar për të përfituar kompensim për humbjet vjetore të saj, shoqërohet me të drejtën e kreditorëve të shoqërisë së kontrolluar për t’i kërkuar shoqërisë mëmë të ofrojë garanci për të drejtat e tyre në çdo kohë. Kjo e përforcon më tej nocionin që, brenda një grupi kontrolli, shoqëria mëmë në fakt do të jetë përgjegjëse për shoqëritë individuale në grup. ii)
E drejta e shitjes (për të dalë dhe për të shitur aksionet) (sell out right)
Në bazë të Nenit 208 (2) të LSHT-së, ortakët apo aksionarët e shoqërisë së kontrolluar kanë të drejtë t’i kërkojnë në çdo çast shoqërisë mëmë t’u blejë kuotat, aksionet apo obligacionet e zotëruara prej tyre në shoqëri. Dispozita synon të mbrojë ortakët/aksionarët në pakicë të shoqërisë së 244) Direktiva e dymbëdhjetë e Këshillit për të Drejtën për Shoqëritë Tregtare, 89/667/EEC datë 21 dhjetor 1989 mbi shoqëritë private me përgjegjësi të kufizuar të formuara nga një ortak i vetëm, OJ L 395, 30.12.1989, f. 40-42.
186 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
kontrolluar, por në fakt ngërthen një mori problemesh të tjera në ligjin për grupimet e shoqërive. Së pari, nga këndvështrimi i shoqërisë mëmë, detyrimi për të blerë kuotat/ aksionet e ortakëve/aksionarëve në pakicë mund të përbëjë një barrë financiare të rëndë dhe të vazhdueshme për të, pasi ajo duhet të mbajë mjete monetare të mjaftueshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur kërkesës nga një a më shumë aksionarë të saj në pakicë. Por vetë qëllimi i shoqërisë tregtare është ta investojë aktivet e veta të qarkullueshme (likuiditete) në aktivitet tregtar dhe jo ta mbajë si mjete monetare shtesë. Efektivisht, sipas Nenit 208 (2) i LSHT-së nuk ka kuptim të grumbllosh kapital në nivelin e shoqërive të kontrolluara. Së dyti, nga këndvështrimi i aksionarëve në pakicë, çështja më e rëndësishme mbetet e hapur: dispozita nuk e përcakton çmimin që duhet paguar për shitjen e kuotave/aksioneve. Në rast se kjo do të thoshte se çmimi mund të vendoset nga shoqëria mëmë sipas vullnetit të saj, kjo efektivisht do ta bënte të pavlerë të drejtën e shitjes të parashikuar në Nenin 208 (2) të LSHT-së. Mund të supozohet se– në mungesë të një dispozite konkrete që rregullon çmimin (minimal) që duhet të ofrohet nga shoqëria mëmë – atëherë duhet të përcaktohet një “çmim i drejtë”, për shembull nëpërmjet vlerësimit të shoqërisë nga një ekspert kontabël i pavarur. Por është e paqartë se si e drejta e shitjes ( sell-out right) në Nenin 208 (2) të LSHT-së dhe e drejta e shitjes (sell-out right) e parashikuar në Nenin 212 të LSHT-së lidhen me njëra-tjetrën. Kjo e fundit zbatohet vetëm nëse shoqëria mëmë zotëron 90% ose më shumë të kuotave/aksioneve të shoqërisë së kontrolluar,245 rast në të cilin ligji urdhëron që shoqëria mëmë t’i blejë kuotat/aksionet e ortakëve/ aksionarë në pakicë të shoqërisë së kontrolluar “me çmimin e tregut”. Ndërsa, duke bërë një interpretim pikë për pikë të të dy dispozitave, mund të konkludohej se e drejta e shitjes në bazë të Nenit 208 (2) të LSHT-së i lejon shoqërisë mëmë të ofrojë një çmim edhe poshtë çmimit të tregut, kur nuk përmbushen kushtet më të kufizuara për zbatimin e Neni 212 të LSHT-së. Për mendimin tonë nuk duhet prezumuar se ligj-vënësit vërtet synonin të krijonin një rezultat të tillë, sepse në këtë rast kjo e drejtë do të ishte e pavlerë automatikisht. Prandaj, ne prezumojmë se të drejtat që u jepen ortakëve/aksionarëve në pakicë në bazë të Nenit 212 të LSHT-së, 245) Dispozita është modeluar lirshëm sipas së drejtës së shitjes të parashikuar nga Direktiva për blerjen e një shoqërie (Direktiva 2004/25/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 21 prill 2004 mbi tenderët për blerjen e një shoqërie, OJ L 142, 30.4.2004, f. 12-23.
Grupimet e Shoqërive 187
përfshihen në Nenin 208 (2) të LSHT-së, dhe se të dyja dispozitat kërkojnë që shoqëria mëmë të ofrojë të paktën çmimin aktual të tregut për kuotat/ aksionet e tyre. (nëse ky çmim mund të përcaktohet). 2.2
Grupet influencuese
a)
Përkufizim
Bazuar në Nenin 207 (2) të LSHT-së, grupi influencues ekziston në rast se një shoqëri (shoqëria mëmë), në bazë të pjesës së kapitalit të zotëruar në një shoqëri tjetër ose në bazë të një marrëveshjeje me atë shoqëri, ka të drejtë të emërojë të paktën 30 % të administratorëve, të anëtarëve këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të saj, apo kur ajo zotëron të paktën 30 % të totalit të votave në asamblenë e përgjithshme, atëherë kjo shoqëri vlerësohet si shoqëri mëmë e shoqërisë tjetër, ndërsa shoqëria tjetër vlerësohet shoqëri e kontrolluar. Pragu prej 30% i referohet dhe përbën një përafrim me Direktivën e BE-së për përvetësimin e një shoqërie nga një shoqëri tjetër (takeover directive) në disa shtete anëtare (p.sh., në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar), e cila kërkon që, një subjekt që e kalon pragun 30%, të bëjë ofertë për të blerë të gjitha aksionet e tjera të një SHA-je të listuar në tregun e bursës.246 Nisur nga kjo referencë, pragu prej 30% duket se ka të bëjë me totalin e votave që ekzistojnë në shoqërinë ekzistuese. Prandaj, për mendimin tonë, nuk është e mjaftueshme, në rast se shoqëria mëmë ka 30% të votave të pranishme ose të përfaqësuara në asamble e përgjithshme të caktuar. Megjithëkëtë, pragu 30% nuk duhet se është i përshtatshëm në këtë kontekst. E drejta për blerjen e një shoqërie zbatohet vetëm për shoqëritë publike (d.m.th. shoqëritë aksionare) të listuara në bursë. Pragu 30% i kushton rëndësi faktit që shpesh vetëm një pjesë e vogël e aksionarëve në pakicë e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në asamblenë e përgjithshme; për pasojë, 30% e votave në një shoqëri të tillë normalisht do të ishin të mjaftueshme që një aksionar (që zotëron 30% të votave) të dominonte asamblenë e përgjithshme. Megjithatë, nuk vlen e njëjta gjë lidhur me shoqëritë (private) me përgjegjësi të kufizuar ku në asamblenë e përgjithshme marrin pjesë shumë ortakë ose të gjithë ortakët. Për mendimin tonë, ideja e përgjithësuar se një ortak/ aksionar mund të ushtrojë kontroll të efektshëm mbi shoqërinë me 30% të kuotave/aksioneve, duket tepër e gjerë. 246) Komentari, vërejtje të përgjithshme për pjesën VII të LSHT-së.
188 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
b)
Pasojat ligjore të grupeve influencuese
Për sa u përket grupeve influencuese, pasojat ligjore të marrëdhënies shoqëri mëmë – shoqëri e kontrolluar janë shumë më pak të ashpra nga këndvështrimi i shoqërisë mëmë se sa në rastin e grupeve kontrolluese. Neni 209 i LSHT-së përcakton detyrimin e besnikërisë që lind brenda grupit influencues. Me anë të kësaj, ligji kërkon të baraspeshojë interesat e ndryshme brenda një grupimi shoqërish. Në bazë të Nenit 209 (1) të LSHTsë, përfaqësuesit e e shoqërisë mëmë duhet të marrin parasysh interesat e shoqërisë mëmë,247 interesat e “grupimit të shoqërive në tërësi” dhe interesat e shoqërisë së kontrolluar. Për më tepër, Neni 209 (3) i LSHTsë detyron përfaqësuesit e shoqërisë mëmë të veprojnë në interesin me të mirë të shoqërisë së kontrolluar, duke i vendosur menaxhimit të shoqërisë mëmë efektivisht detyrimet e besnikërisë së administrimit të shoqërisë së kontrolluar. Kundrejt sfondit të detyrimit të përgjithshëm të besnikërisë së administratorit (shih. V.2.2.b), dispozita në nenin 209 (1) dhe (3) të LSHT-së duhet të kuptohen se i kërkojnë organit administrues të shoqërisë mëmë të marrë parasysh jo vetëm interesat e shoqërisë mëmë, edhe interesin e shoqërive të kontrolluara edhe të grupit në tërësi. Megjithatë, ajo që mbetet pa përgjigje është pyetja se interesat e kujt duhet të mbizotërojnë në rastin e një konflikti interesash. Përgjigja në pamje të parë mbetet të vendoset nga gjykatat rast pas rasti. Neni 209 (2) i LSHT-së parashikon përgjegjësinë e përfaqësuesit të shoqërisë mëmë, në rast se ai merr vendim që “administratorët e pavarur nuk do ta kishin marrë”. Kjo dispozitë synon kufizimin e ndikimit të njëanshëm mbi shoqërinë e kontrolluar dhe e bën shoqërinë mëmë dhe administratorët e shoqërisë mëmë (direct) përgjegjës përkundrejt shoqërisë së kontrolluar, nëse ushtrimi i influencës së shoqërisë mëmë është dukshëm në dëm të interesave të shoqërisë së kontrolluar – edhe kur veprojnë brënda kompetencave normalisht të dhëna një ortaku/aksinari me ligj. Gjithsesi dispozita nuk është e zbatueshme për çdo vendim që është i pafavorshëm për shoqërinë e kontrolluar; vlerësimi i veprimeve të shoqërisë mëmë duhet gjithashtu të marrë parasysh përparësi nga anëtarësimi i shoqërisë së kontrolluar në grupim, që mund të jenë më të mëdha kundrejt disavantazheve të mundshme që burojnë nga një vendim i marrë në interesin e grupimit (apo shqërisë mëmë). 247) Ky detyrim tashmë buron nga dispozitat e përgjithshme për detyrimin e besnikërisë të administratorëve të shoqërisë.
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 189
IX.
E DREJTA EVROPIANE PËR SHOQËRITË TREGTARE
1.
Dispozitat përkatëse të traktatit
1.1
Qëllimet dhe parimet të komunitet me rëndësi të drejtpërdrejtë për të drejtën për shoqëritë tregtare
Një ndër liritë themelorë të së drejtës së Komunitetit është liria e vendosjes. Kjo ka qënë që ne fillim pjesë e Traktatit të Parë të Romës, që krijoi Komunitetin Ekonomik Evropian në vitin 1957, dhe që nga ajo kohë është sanksionuar nga Neni 43 i KE-së siç është sot në fuqi.248 Liria e vendosjes ndalon kufizimet në lirinë e vendosjes së shtetasve të një shteti anëtar në territorin e një shteti tjetër anëtar (liria parësore e vendosjes). Për më tepër, ajo ndalon kufizimet në krijimin e agjensive, degëve ose shoqërive të kontrolluara nga shtetasit e një shteti tjetër anëtar të vendosur në territorin e cilitdo shteti anëtar (liria dytësore e vendosjes). Në bazë të Neni 48 të traktatit të KE-së,249 shoqëritë ose firmat e krijuara në pajtim me ligjin e një shteti anëtar dhe që kanë zyrën e tyre të regjistruar, administratën qëndrore ose zyrën qëndrore të aktivitetit tregtar brënda Komunitetit, duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si personat fizikë të cilët janë shtetas të shteteve anëtare. Në këtë kontekst, ‘shoqëri ose firma’ do të thotë shoqëritë ose firmat e formuara në bazë të së drejtës civile dhe tregtare, përfshirë shoqatat kooperative, dhe persona të tjerë juridikë të rregulluar në bazë të së drejtës publike ose private, përveç atyre që janë jofitimprurëse. Në vitin 1986, Akti Unik Evropian ndryshoi Traktatin e Romës dhe përfshiu qëllimin e ri të krijimit në mënyrë progresive të tregut të brendshëm, që përfshin një zonë pa kufij të brendshëm në të cilën sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit (Neni 14 i Traktatit të KE-së). 1.2
Kompetencat e Komunitetit për të miratuar legjislacion dytësor me rëndësi të drejtpërdrejtë për të drejtën për shoqëritë tregtare
Traktati i Romës që në fillim përmbante një dispozitë, e cila që nga ajo kohë është neni 44 i Traktatit të KE-së.250 Kjo dispozitë i jep mundësi Komunitetit që të miratojë direktiva me synim arritjen e lirisë së vendosjes. Në veçanti, 248) Fillimisht Neni 52 i Traktatit të KE-së. 249) Fillimisht Neni 58 i Traktatit të KE-së. 250) Fillimisht Neni 54 i Traktatit të KE-së.
190 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 44 (2) (g)251 kërkon që Komuniteti të veprojë ‘duke bashkërenduar në shkallën e nevojshme ato garanci të cilat, për mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerëve, kërkohen nga shtetet anëtare të shoqërive ose firmave brenda kuptimit të paragrafit të dytë të Nenit 48, duke pasur si qëllim bërjen e këtyre garancive të barasvlershme në të gjithë Komunitetin’. Për më tepër, Akti Unik Evropian i ka dhënë Komunitetit një kompetencë të mëtejshme për: ‘të përcaktuar masat për përafrimin e dispozitave të parashikuara me anë të ligjit, të rregulloreve apo veprimeve administrative në shtetet anëtare, që kanë si objekt të tyre ngritjen dhe funksionimin e tregut të brendshëm’. Të dyja dispozitat janë shfrytëzuar për të miratuar legjislacion dytësor evropian në fushën e së drejtës për shoqëritë tregtare. Në të dy rastet, proçedura legjislative që duhet të zbatohet është ‘procedura e bashkëvendosjes” në Nenin 251 të Traktatit të KE-së. Kjo proçedurë kërkon që Komisioni t’i paraqesë propozim Këshillit dhe Parlamentit Evropian, dhe këta dy të fundit veprojnë si organe të përbashkëta legjislative; Këshilli vendos me shumicë të kualifikuar. 2.
Evolucioni i së drejtës evropiane për shoqëritë tregtare
Jo shumë kohë pas krijimit, Komunitetit Ekonomik Evropian ndërmori realizimin e programit ambicioz të harmonizimit të së drejtës për shoqëritë tregtare në bazë të Nenit 54 (3) (g) – tani Neni 44 (2) (g) – të Traktatit të KEsë, që shihej si parakusht për t’u mundësuar shoqërive tregtare përfitim të plotë nga liria e vendosjes. Kjo ndërmarrje e një shkallë të gjerë solli një sërë Direktivash të dallueshme me numra – duke nisur me direktivën e parë të miratuar në vitin 1968 dhe duke shkuar deri tek direktiva e dymbëdhjetë e miratuar në vitin 1989. Që në fillim, programi u përqendrua në SHPK-të, të cilat terminologjia e BE-së i ndan në “ private limited-liability companies“ (e përafërt me SHPK-të), dhe “public limited-liability companies” (e përafërt me SHA-të me terminologjinë e re shqiptare). Për dallim, partneritetet (shoqëritë kolektive dhe shoqëritë komandite) japë prekur vetëm shumë pak nga e drejta evropiane për shoqëritë tregtare, kryesisht, në fushën e kontabilitetit, dhe vetëm kur këto shoqëri kanë SHPK ose SHA si ortake të tyre. Disa masa të rëndësishme harmonizimi, veçanërisht Direktiva e Parë për çështjet e statusit të shoqërive tregtare dhe regjistrimit të tyre, dhe 251) Fillimisht Neni 54 (3) (g) i Traktatit të KE-së.
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 191
Direktiva e Katërt dhe Direktiva e Shtatë lidhur me kontabilitetin, zbatohen për të dyja llojet e shoqërive, për SHPK-të dhe për shoqëritë aksionare. Megjithatë, programi i plotë i harmonizimit u planifikua të përfshinte vetëm SHA-të sepse, në vitet 1960, kur u konceptua programi, u mendua se veprimtaritë ekonomike ndërkufitare do të realizoheshin kryesisht nga ndërmarrje të mëdha të organizuara në këtë formë – një ndër keqgjykimet e shumta në lidhje me zhvillimet e ardhme. Nga fundi i viteve 1980, u bë e qartë se programi fillestar i harmonizimit kishte ngecur në vend. Dy prej elementeve qendrore të tij, domethënë, Direktiva e Pestë për strukturën e shoqërisë tregtare dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e këshillave të shoqërisë në shoqëritë aksionare, dhe Direktiva e Nëntë për grupet e shoqërive tregtare, nuk janë miratuar asnjëherë sepse shtetet anëtare nuk kanë arritur të bien dakord për shumicën e domosdoshme kualifikuese në Këshill. Edhe bisedimet për direktivën për blerjen e shoqërive tregtare, që ishte propozuar nga Komisioni në vitin 1988, për t’u bërë direktiva e trembëdhjetë e së drejtës për shoqëritë tregtare, u bllokuan për shkak të mosmarrëveshjeve. Për më tepër, ndërsa Akti Unik Evropian i vitit 1986 kishte rritur kompetencat legjislative të Komunitetit, lavjerrësi politik lëvizi në drejtim të kundërt me Traktatin e Mastrihtit të vitit 1992, që futi parimin e subsidiaritetit dhe e bëri më të vështirë justifikimin e projekteve për shkallë të gjerë harmonzimi. Kjo situatë u bë e njohur si ‘kriza e së drejtës evropiane për shoqëritë tregtare’, që zgjati më shumë se dhjetë vjet. Tabela kronologjike më poshtë tregon se nga viti 1989 deri në vitin 2000 nuk u miratua asnjë masë harmonizimi. Momenti i kthesës erdhi me krizën e tregjeve financiare që pasoi plasjen e tullumbaces së shoqërive të Internetit në vitin 2001. Në Shtetet e Bashkuara, kjo solli një dallgë të madhe në rregullat federale për shkak të një ligji të njohur me emrin Sarbanes-Oxley-Act. Edhe në Evropë Komisioni pikasi mundësinë për t’u kthyer përsëri në lojë. Në Maj të vitit 2003, ai publikoi një dokument me titull “Modernizimi i së Drejtës për Shoqëritë Tregtare dhe Përmirësimi i Drejtimit të Shoqërive në Bashkimin Evropian”,252 që propozoi një shtytje për legjislacion të ri evropian. Por karakteri i këtij programi ishte i ndryshëm nga programi i mëhershëm i harmonizimit. Me vetëm pak përjashtime, masat e miratuara që nga ajo kohë kanë të bëjnë vetëm me shoqëritë e listuara, domethënë, me shoqëritë aksionare, aksionet e të cilave tregtohen në një treg të rregullt si, për shembull, në bursë. Ideja historike e një harmonizimi të përgjithshëm sistematik të së drejtës për shoqëritë aksionare, u braktis. 252) COM (2003) 284 përfundimtar, numri CELEX 52003DC0284.
192 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3.
Legjislacioni dytësor – Acquis-i për të drejtën e shoqërive tregtare
3.1
Masat e miratuara në rend kronologjik:
1. Direktiva e Parë e Këshillit 68/151/EEC, datë 9 mars 1968, për bashkërendimin e garancive që, për mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerëve, kërkohen nga shtetet anëtare të shoqërive tregtare brenda kuptimit të paragrafit të dytë të nenit 58 të Traktatit, me synimin që këto garanci të bëhen të barasvlershme në të gjithë Komunitetin (OJ L 65, 14.3.1968, f. 8-12), e amenduar me Direktivën 2003/58/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15.7.2003 (OJ L 221, 4.9.2003, f. 13-16) 2. Direktiva e Dytë 77/91/EEC e Këshillit, datë 13 dhjetor 1976, për bashkërendimin e garancive që, për mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerëve, kërkohen nga shtetet anëtare të shoqërive tregtare brenda kuptimit të paragrafit të dytë të Nenit 58 të Traktatit, në lidhje me themelimin e SHA-ve dhe ruajtjen dhe ndryshimin e kapitalit të tyre, me synimin që këto garanci të bëhen të barasvlershme në të gjithë Komunitetin (OJ L 26, 31.1.1977, f. 1-13), e amenduar me direktiva e Këshillit 92/101/EEC, datë 23.11.1992 (OJ L 347, 28.11.1992, f. 64-66) dhe nga Direktiva 2006/68/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 6.9.2006 (OJ L 264, 25.9.2006, p. 32-36) 3. Direktiva e Katërt 78/660/EEC e Këshillit, datë 25 korrik 1978, e bazuar në Nenin 54 (3) (g) të Traktatit për llogaritë vjetore të llojeve të caktuara të shoqërive tregtare (OJ L 222, 14.8.1978, f. 11-31) (e amenduar) 4. Direktiva e Tretë 78/855/EEC e Këshillit, datë 9 tetor 1978, bazuar në Nenin 54 (3) (g) të Traktatit lidhur me bashkimet e SHA-ve (OJ L 295, 20.10.1978, f. 36-43), e ndryshuar me Direktivën 2007/63/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 nëntor 2007, që amendon direktivat 78/855/EEC dhe 82/891/EEC të Këshillit, lidhur me rregullin e raportit të ekspertit të pavarur me rastin e bashkimit ose ndarjen e SHA-ve (OJ L 300, 17.11.2007, f. 47-48) 5. Direktiva e Gjashtë 82/891/EEC e Këshillit, datë 17 dhjetor 1982, e bazuar në nenin 54 (3) (g) të Traktatit, lidhur me ndarjen e SHA-ve (OJ L 378, 31.12.1982, f. 47-54),
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 193
e ndryshuar me Direktivën 2007/63/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 nëntor 2007 që amendon direktivat 78/855/EEC dhe 82/891/EEC të Këshillit lidhur me rregullin e raportit të ekspertit të pavarur me rastin e bashkimit ose ndarjes së SHA-ve (OJ L 300, 17.11.2007, f. 47-48) 6. Direktiva e Shtatë 83/349/EEC e Këshillit, datë 13 qershor 1983, e bazuar në nenin 54 (3) (g) të Traktatit për llogaritë e konsoliduara (OJL 193, 18.7.1983, f. 1-17) (e ndryshuar) 7. Rregullorja (EEC) Nr. 2137/85 e Këshillit, datë 25 korrik 1985, për Grupimin Ekonomik Evropian të Interesit (EEIG) (OJ L 199, 31.7.1985, f. 1-9) 8. Direktiva e Njëmbëdhjetë 89/666/EEC e Këshillit, datë 21 dhjetor 1989, lidhur me rregullat e publikimit të informacionit përsa i përket degëve të hapura në një shtet anëtar nga lloje të caktuara shoqërish të rregulluara me ligjin e një shteti tjetër anëtar (OJ L 395, 30.12.1989, f. 36-39) 9. Direktiva e Dymbëdhjetë e Këshillit, për të drejtën për shoqëritë tregtare, 89/667/EEC, datë 21 dhjetor 1989, për SHPK-të me një ortak të vetëm (OJ L 395, 30.12.1989, f. 40-42) 10. Rekomandimi i Komisionit, datë 15 nëntor 2000, për sigurimin e cilësisë për auditimin e detyrueshëm në Bashkimin Evropian: rregullat minimale (OJ L 91, 31.3.2001, f. 91-97) 11. Rekomandimi i Komisionit, datë 30 maj 2001, për njohjen, matjen dhe publikimin e çështjeve mjedisore në llogaritë vjetore dhe raportet vjetore të shoqërive tregtare (OJ L 156, 13.6.2001, f. 33-42) 12. Rregullorja (EC) Nr. 2157/2001 e Këshillit, datë 8 tetor 2001, për statutin e një shoqërie tregtare evropiane (SE) (OJ L 294, 10.11.2001, f. 1-21) 13. Direktiva 2001/86/EC e Këshillit, datë 8 tetor 2001, që plotëson statutin e një shoqërie tregtare evropiane në lidhje me përfshirjen e të punësuarve (OJ L 294, 10.11.2001, f. 22-32) 14. Rekomandimi i Komisionit i datës 16 Maj 2002 — Pavarësia e detyrueshme e ekspertëve kontabël në BE: një tërësi parimesh themelore (OJ L 191, 19.7.2002, f. 22-57)
194 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
15. Rregullorja (EC) nr. 1606/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 19 korrik 2002, për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (OJ L 243, 11.9.2002, f. 1-4) (siç është ndryshuar) 16. Rregullorja e Këshillit (EC) Nr. 1435/2003, datë 22 korrik 2003, për Statutin për Shoqërinë Evropiane të Bashkëpunimit (ShEB) (OJ L 207, 18.8.2003, f. 1-24) 17. Direktiva 2003/72/EC e Këshillit, datë 22 korrik 2003, që plotëson Statutin për Shoqërinë Evropiane të Bashkëpunimit në drejtim të përfshirjes së të punësuarve (OJ L 207, 18.8.2003, f. 25-36) 18. Rekomandimi i Komisionit i datës 14 dhjetor 2004, që nxit regjimin e përshtatshëm për shpërblimin e administratorëve të shoqërive të listuara (OJ L 385, 29.12.2004, f. 55-59) 19. Direktiva 2004/25/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 21 prill 2004, mbi tenderat për blerjen e një shoqërie tregtare (OJ L 142, 30.4.2004, f. 12-23) 20. Rekomandimi i Komisionit i datës 15 shkurt 2005 për rolin e administratorëve jo-ekzekutivë ose mbikëqyrës të shoqërive të listuara dhe për komitetet e këshillit (mbikëqyrës) (OJ L 52, 25.2.2005, f. 51-63) 21. Direktiva 2005/56/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 tetor 2005, për bashkimet ndërkufitare të SHPK-ve (OJ L 310, 25.11.2005, f. 1-9) 22. Direktiva 2006/43/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 17 maj 2006, për kontrollet e detyrueshme të llogarive vjetore dhe llogarive të konsoliduara, që ndryshon Direktivat 78/660/EEC dhe 83/349/EEC të Këshillit dhe shfuqizon Direktivën 84/253/EEC të Këshillit (OJ L 157, 9.6.2006, f. 87-107) (siç është ndryshuar) 23. Direktiva 2007/36/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 11 korrik 2007, për ushtrimin e të drejtave të caktuara të aksionarëve në shoqëritë e listuara (OJ L 184, 14.7.2007, f. 17-24) 24. Rekomandimi i Komisionit i datës 6 Maj 2008 në sigurimin e jashtëm për auditorët ligjorë dhe firmat e auditimit që auditojnë entitete me interes publik (OJ L 120, 7.5.2008, p. 20-24)
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 195
25. Rekomandimi i Komisionit i datës 5 qershor 2008 në lidhje me kufizimin përgjegjësive civile të auditëve ligjorë dhe firmave të auditimit (OJ L 162, 21.6.2008, p. 39-40) 26. Rregullorja e Komisionit (EC) nr. 1126/2008 e datës 3 Nëntor 2008 që adopton standarte ndërkombëtare të caktuara të kontabilitetit në përputhje me Rregulloren (EC) nr. 1606/2002 të Parlamentit evropian dhe të Këshillit (OJ L 320, 29.11.2008, p. 1-481) (që zëvendëson Regullorene Komisionit (EC) nr. 1725/2003) (siç është ndryshuar)
3.2
Karakterizim i shkurtër dhe referenca në masat shqiptare të implementimit:
Për një vështrim të përgjithshëm sistematik, masat e renditura më lart mund të grupohen së bashku në këtë mënyrë: a. Disa Direktiva të programit fillestar të harmonizimit kanë të bëjnë me statusin juridik dhe regjistrimin e shoqërive tregtare, të cilat janë çështje që trajtohen në të gjitha ligjet kombëtare për shoqëritë tregtare dhe po kështu edhe në Ligjin e ri shqiptar “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Thelbi i këtyre rregullave mund të gjendet në direktivën e parë 68/151/EEC [pikat 1; krahaso IV.2]; kjo plotësohet me Direktivën e Njëmbëdhjetë 89/666/EEC lidhur me rregullat e publikimit për sa i takon degëve të hapura në një shtet anëtar nga shoqëri tregtare të rregulluara me ligjin e një shteti tjetër anëtar [pika 8]. Të dyja direktivat zbatohen për SHPK-të dhe SHA-të. Direktiva e Dytë e Këshillit, 77/91/ EEC [pika 2], përmban rregulla të tjera shtesë publikimi për shoqëritë aksionare. Megjithatë, pjesa kryesore e direktivës së dytë i kushtohet ngritjes dhe ruajtjes së kapitalit të regjistruar, përfshirë zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitalit (shih III.3. dhe 4.). Një masë e vogël por me rëndësi të madhe praktike është direktiva e dymbëdhjetë 89/667/EEC [pika 9], e cila u kërkon të gjitha shteteve anëtare të bëjnë të mundur themelimin e SHPK-ve me një ortak të vetëm (shih II.4.). b. Një tjetër funksion themelor që mund të gjendet në të gjitha ligjet kombëtare për shoqëritë tregtare, është rregullimi i punëve të brendshme të shoqërisë tregtare, shpesh i përmendur me termin ‘drejtimi i shoqërisë”. Ligji për shoqëritë tregtare duhet të parashikojë rregulla për vendimmarrjen e aksionarëve ose të ortakëve, për emërimin e organeve administruese, për konfliktet e interesave etj. Për një kohë të gjatë, BE-ja
196 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
nuk ndërhyri aspak në ligjet kombëtare në këtë fushë, sepse direktiva e Pestë për strukturën e shoqërisë tregtare dhe tagrat dhe përgjegjësitë e bordeve drejtuese në shoqëritë aksionare, doli se ishte e papranueshme për shtetet anëtare në dritën e traditave të ndryshme të tyre në këtë fushë. Që prej plan-veprimit të majit 2003 për ‘Modernizimin e së drejtës për shoqëritë tregtare dhe përmirësimin e drejtimit të shoqërive tregtare në Bashkimin Evropian’, BE-ja ka miratuar dy rekomandime jo-detyruese lidhur me drejtorët/ anëtarët e bordit të shoqërive të listuara [pikat 18, 20] dhe – më e rëndësishmja – direktivën 2007/36/ EC për ushtrimin e të drejtave të caktuara të aksionarëve në shoqëritë e listuara [pika 23]. Në një kuptim më të gjerë, direktiva 2004/25/EC për Tenderat për Blerjen e një Shoqërie Tregtare [pika 19], që gjithashtu zbatohet vetëm për shoqëritë e listuara, ka të bëjë gjithashtu edhe me drejtimin e shoqërisë tregtare. Në mungesë të shoqërive të listuara, këto masa për momentin nuk kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për ligjin shqiptar për shoqëritë tregtare. Nuk ka masa – dhe as planë për të vendosur masa në të ardhmen – për sa u përket punëve të brendshme të SHA-ve te palistuara ose SHPK-ve. c. Proçedurat për ristrukturimin e shoqërive tregtare, që përfshijnë bashkimet (Direktiva 78/855/EEC [pika 4], direktiva 2005/56/EC [pika 21) dhe ndarjet e shoqërive tregtare (direktiva 82/891/EEC [pika 5]), mund të shihen si kategori më vete, jashtë thelbit të së drejtës për shoqëritë tregtare. Këto dispozita nuk kanë të njëjtën rëndësi në të gjitha shtetet anëtare, sepse disa sisteme juridike parapëlqejnë mekanizma alternative që nuk përfshihen në këto direktiva. Nënvizojmë që direktiva 2005/56/EC për bashkimet ndërkufitare të shoqërive zbatohet për SHPK-të dhe SHA-të, ndërsa dy direktivat e tjera zbatohen vetëm për shoqëritë aksionare, megjithëse shtetet anëtare janë të lira të miratojnë dispozita analoge edhe për SHPK-të s, siç është rasti në Pjesën IX të LSHT-së). Thelbi i këtyre direktivave dhe i dispozitave shqiptare bazuar në to shpjegohet në kapitullin 7. d. Edhe masat lidhur me kontabilitetin dhe auditimin formojnë një grup më vete në dritën e natyrës së specializuar dhe tejet teknike të kësaj fushe. Ky grup masash përfshin Direktivën e Katërt 78/660/EEC [pika 3] dhe Direktivën e Shtatë 83/349/EEC [pika 6] nga programi fillestar i harmonizimit, Rregullorja Kornizë (EC) Nr. 1606/2002 për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, bashkë me Rregulloren (EC) No 1126/2008 të Komisionit, që vendos standarde të caktuara ndërkombëtare të kontabilitetit në pajtim me atë Rregullore (një dokument voluminoz prej 480 faqesh!) [pikat 15, 26], direktivën e
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 197
re 2006/43/EC për kontrollet e detyrueshme të llogarive vjetore dhe të llogarive të konsoliduara [pika 22], që zëvendëson Direktivën e Tetë 84/253/EEC nga programi fillestar i harmonizimit, si dhe një sërë rekomandimesh jodetyruese [pikat 10, 11, 14,24,25]. e. Deri tani BE-ja ka krijuar tre forma shoqërie mbikombëtare: Grupimi Evropian Ekonomik i Interesit (EEIG) [pika 7], që ka pasur ndikim të kufizuar praktik, dhe më rishtazi, Shoqëria Evropiane (SE) [pikat 12 & 13] dhe Shoqëria Bashkëpunuese Evropiane (SCE) [pikat 16 & 17]. Në secilin rast, themelimi e shoqërisë rregullohet me një rregullore që është drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare, por nuk zbatohet për Shqipërinë sa kohë që ajo nuk është shtet anëtar. Për rrjedhojë, çështja e implementimit nuk lind në rastin e Shqipërisë në këtë fazë. Për këtë arsye, këto lloje shoqërish nuk janë trajtuar më tej në këtë manual. 4.
Praktika e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për lirinë e vendosjes -lëvizja ndër-kufitare
Po t’u hedhim një vështrim direktivave të së drejtës për shoqëritë tregtare të miratuara deri në vitin 1989, bëhet e qartë se programi i legjislacionit dytësor i bazuar në Nenin 54 (3) (g) të Traktatit të KE-së, ishte i preokupuar me përafrimin e ligjeve kombëtare për shoqëritë tregtare në kuptimin e krijimit të rregullave ligjore të njëtrajtshme edhe në situata krejtësisht kombëtare.253 Logjika e kësaj qasjeje ishte të zvogëloheshin mospërputhjet para-ekzistuese ndërmjet ligjeve për shoqëritë tregtare të shteteve anëtare në pikën ku, në fund të fundit, ligjet do të ishin kaq të përafërta sa nuk do të përbënte më shumë problem nëse ndokush do të merrej me shoqëritë në shtetin e vet anëtar apo në një shtet tjetër anëtar. Dobësia e kësaj qasjeje rezultoi nga dy faktorë: së pari, programi i përfshiu vetëm pjesërisht SHPKtë, ndonëse shumica dërrmuese e shoqërive tregtare në Evropë vepronin në këtë formë ligjore. Së dyti, programi nuk ishte plotësisht i arrirë as për shoqëritë aksionare. Pas dekadash përpjekjesh për harmonizim, veprimtaritë tregtare ndërkufitare vazhdonin të përballeshin me mospërputhje të ndjeshme të ligjeve kombëtare për shoqëritë tregtare, madje më tepër në lidhje me disa prej funksioneve themelore të së drejtës për shoqëritë tregtare, ndërsa BE-ja i kishte kushtuar pak vëmendje fraksioneve dhe prob253) E vetmja masë e drejtuar posaçërisht tek situatat ndërkufitare ishte direktiva e njëmbëdhjetë 89/666/EEC lidhur me rregullat e publikimit të degëve të hapura në një shtet anëtar nga lloje të caktuara shoqërish të rregulluara me ligjin e një shteti tjetër.
198 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
lemeve të veçanta që rezultonin nga përballja e sistemeve dhe traditave të ndryshme kombëtare për rregullimin e shoqërive tregtare. Më e rëndësishmja, një numër jo i vogël shtetesh anëtare vazhdonin të zbatonin një rregull të së drejtës ndërkombëtare private të njohur me termin ‘teoria e selisë reale” (‘theory of the real seat’). Në bazë të këtij rregulli, zotësia juridike e shoqërisë përcaktohet në bazë të ligjit të zbatueshëm në vendin ku është vendosur qendra reale e administrimit, ose zyra qëndrore, e saj përkundrejt “teorisë së themelimit” (incorporation theory), sipas së cilës cilësia juridike e shoqërisë përcaktohet në pajtim me të drejtën e shtetit anëtar ku shoqëria është themeluar. 254 Efekti i ‘teorisë së selisë reale” është të përjashtojë zgjedhjen e ligjit për tregtarët që dëshirojnë të formojnë një shoqëri. Në rast se qendra e administrimit është faktor i dhënë në kuadrin e aktiviteteve tregtare, shoqëria duhet të formohet në pajtim me ligjin për shoqëritë tregtare që zbatohet në vendin ku ndodhet qendra e administrimit të shoqërisë, përndryshe ajo nuk do të fitojë statusin e personit juridik atje. Për dallim, ‘teoria e themelimit’ nuk kërkon ndonjë lidhje të vërtetë të aktiviteteve tregtare të shoqërisë me shtetin e themelimit, duke lejuar atë që quhet ‘shoqëritë -në letër’ për shkak se e vetmja prani e shoqërisë në shtetin e themelimit është krejtësisht formale, si për shembull, adresa e zyrës së një avokati ose agjentit të themelimit të shoqërisë. Në këto rrethana, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) e mori në dorë situatën. 4.1
Çështja #1: Centros
Në vitin 1999, Gjykata gjykoi një çështje që përgjithësisht njihet me emrin e shoqërisë së përfshirë si çështja ‘Centros’.255 Në këtë çështje, dy persona dëshironin të ngrinin një aktivitet tregtar në Danimarkë në formën ligjore të një shoqërie të themeluar të bazë të së drejtës së Mbretërisë së Bashkuar (Britanisë së Madhe). Qëllimi i deklaruar i tyre ishte të shmangnin ligjin danez për shoqëritë tregtare, i cili kërkonte një minimum kapitali të nënshkruar për themelimin e një SHPK-je, ndërsa ligji anglez lejon themelimin e një shoqërie të tillë vetëm me një kapital të nënshkruar simbolik, që mund të jetë edhe vetëm një sterlinë. Pas regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar, shoqëria bëri kërkesë për regjistrimin e një dege në Danimarkë. Autoritetet daneze nuk pranuan ta regjistrojnë degën, ndër të tjera, me arsyetimin se Centros nuk bënte tregti në Mbretërinë e Bashkuar dhe në 254) Përsa i përket pozicionit të ligjit shqiptar shih. I.5. 255) Referenca e plotë: ECJ 9.3.1999, C-212/97, Centros Ltd k Erhvervs – og Selskabsstyrelsen, Europian Court Reports 1999 I-1459.
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 199
fakt nuk po kërkonte të ngrinte një degë, por një vendosje kryesore të saj në Danimarkë, duke i shmangur rregullave ligjore kombëtar daneze lidhur kapitalin minimal. GJED-ja e hodhi poshtë këtë argument; fragmenti kyç i vendimit shprehet kështu : ‘Fakti që një shtetas i një shteti anëtar që dëshiron të ngrejë një shoqëri tregtare, zgjedh ta formojë atë në shtetin anëtar ku rregullat ligjore për shoqëritë tregtare i duken më pak kufizuese, dhe të ngrejë degë në shtete të tjera anëtare, në vetvete nuk mund të përbëjë një abuzim me të drejtën e vendosjes. E drejta për të themeluar një shoqëri në pajtim me ligjin e një shteti anëtar, dhe për të ngritur degë në shtete të tjera anëtare, është e qenësishme për ushtrimin, në një treg të vetëm, të lirisë së vendosjes të garantuar nga Traktati. 4.2
Çështja #2: Überseering
Jo shumë kohë pas vendimit për çështjen ‘Centros’, një gjykatë gjermane dërgoi një çështje në GJED, të njohur me emrin ‘Überseering’ (shpesh të hasur me emrin ‘Uberseering’).256 Çështja kishte të bënte me një shoqëri, Überseering, e cila ishte themeluar në mënyrë të vlefshme, sipas ligjit të Hollandës. Në vitin 1990, shoqëria bleu një tokë në Gjermani dhe në vitin 1992 ajo pajtoi një shoqëri tjetër (NCC) për rinovimin e një garazhi dhe moteli në atë vend. Në vitin 1994, të gjitha aksionet në Überseering u blenë nga dy shtetas gjermanë, gjë që solli transferimin në Gjermani të qendrës së administrimit të shoqërisë. Për pasojë, Überseering e paditi NCC-në për shkelje të kontratës në një gjykatë gjermane, dhe lindi çështja themelore nëse, në bazë të ligjit gjerman, i cili zbatonte ‘teorinë e selisë reale”, Überseering do të njihej si person juridik. Nisur nga fakti që fillimisht Überseering ishte themeluar dhe vazhdonte e regjistruar në Hollandë, ligji gjerman do ta njihte shoqërinë si person juridik vetëm për sa kohë që qendra e saj e administrimit saj ishte në Hollandë, ndërsa shoqëria e humbiste statusin e saj si person juridik nga pikëpamja e ligjit gjerman sapo që ajo e transferonte qendrën e saj të administrimit në Gjermani. Megjithatë, GJED-ja vërejti se ky rezultat ishte i papajtueshëm më lirinë e vendosjes të garantuar nga Traktati i KE-së. Për më tepër, GJED-ja mbrojti qëndrimin që Überseering-u, duke qenë e themeluar në mënyrë të ligjshme në Hollandë, kishte të drejtë të ushtronte lirinë e saj të vendosjes në Gjermani ‘si shoqëri e themeluar në bazë të ligjit hollandez edhe pas blerjes së të gjitha aksioneve të saj nga shtetasit gjermanë që banonin në 256) GJED 5.11.2002, C-208/00, Überseering BV v NCC Nordic Construction Shoqëria Baumanagement GmbH, Raporte të Gjykatës Evropiane 2002 I-9919.
200 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Gjermani, ‘sepse kjo nuk ka shkaktuar pushimin së ekzistuari si person juridik të Überseering-ut në bazë të ligjit hollandez’. 4.3
Çështja #3: Inspire Art
Rasti i tretë me peshë në kuadrin e lirisë së vendosjes dhe ndikimit të tij në ligjet kombëtare për shoqëritë tregtare ka të bëjë me një shoqëri me emrin ‘Inspire Art’,257 që ishte e themeluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe dëshironte të ushtronte veprimtari tregtare në Hollandë. Situata e përgjithshme ndërmjet këtyre dy shteteve anëtare është se ato zbatojnë të dyja ‘teorinë e themelimit’ në të drejtat ndërkombëtare private të tyre, kështu që çështja nuk kishte të bënte me mosnjohjen e personalitetit juridik, sepse e drejta hollandeze e kishte njohur ekzistencën e ‘Inspire Art’ si shoqërie e formuar në bazë të së drejtës angleze. Megjithatë, Hollanda kishte një ligj të veçantë që e zbatonte për të ashtuquajturat ‘shoqëritë pseudo-të huaja’, domethënë, shoqëritë që janë themeluar jashtë vendit, megjithëse veprimtarinë tregtare të tyre e kryejnë plotësisht ose pothuajse plotësisht në Hollandë dhe nuk kanë ndonjë lidhje të vërtetë me shtetin ku janë themeluar. Ndër të tjera, ky ligj u kërkonte këtyre shoqërive të zbatonin rregullat hollandeze për kapitalin minimal, kapitalin e regjistruar dhe kapitalin themeltar të paguar dhe për pasqyrat financiare vjetore të shoqërisë. Për më tepër, si sanksion për mospërmbushje të këtyre detyrimeve, ligji hollandez i bënte administratorët personalisht përgjegjës për detyrimet e shoqërisë. Përsëri, GJED-ja vendosi që këto rregulla kombëtare janë të papajtueshme me lirinë e vendosjes. Veçanërisht, sipas GJED-së, fakti që një shoqëri i kryen aktivitetet e saj krejtësisht ose pothuajse krejtësisht në një shtet anëtar të ndryshëm nga shteti anëtar ku është themeluar, nuk e privon shoqërinë nga e drejta për të shfrytëzuar lirinë e vendosjes të garantuar nga Traktati, përveç rastit kur vërtetohet ekzistenca e ndonjë abuzimi rast pas rasti. 4.4
Çështja #4: Cartesio
Në Dhjetor të vitit 2008 GjED vendosi në lidhje me një çështje tjetër në lidhje me marrëdhënien ndërmjet shoqërive kombëtare dhe lirisë së vendosjes, dhe ky vendim mund të sinjalizojë një kthim pas nga pozicioni shumë liberal i GjED-së në rastet e mëparshme. Shoqëria ishte themeluar në Hungari dhe dëshirontë të lëviste “qëndrën” e saj në Itali, por gjykata hungareze refuzoi që ta regjistronte këtë ndryshim. GjED-ja konsideroi 257) ECJ 30.9.2003, C-167/01, Kamer van Koophandel en Fabrieken voor Amsterdam k Inspire Neni Ltd, Raporte të Gjykatës Evropiane 2003 I-10155
E drejta Evropiane për Shoqëritë Tregtare 201
se një Shtet Anëtar ka kompetencën që të përkufizojë faktorin lidhës të kërkuar të një shoqërie nëse duhet të konsiderohet si e themeluar sipas ligjit të atij Shteti Anëtar dhe atë të kërkuar nëse shoqëria duhet të jetë në gjendje më pas t’a ruajë këtë status. Kjo kompetencë përfshin mundësinë për këtë Shtet Anëtar për të mos lejuar një shoqëri që rregullohet nga ligji i saj të ruajë këtë status nëse shoqëria synon të riorganizojë vetveten në një Shtet tjetër Anëtar duke e transferuar qëndërn e saj në territorrin e këtij të fundit, dhe në këtë mënyrë duke e ndërpresë faktorin lidhës të kërkuar sipas ligjit kombëtar të Shtetit Anëtar të themelimit. Pasoja e këtij vendimi është që një Shtet Anëtar mund të zbatojë teorinë e “selisë reale” për shoqërtë e themeluara sipas ligjit të saj. Gjithsesi, në një pjesë të vecantë të vendimit (obiter dictum), GjED-ja e cilëson këtë rezultat duke thënë se një Shtet Anëtar i cili zbaton teorië e “selisë reale“ nuk mundet për rrjedhojë të pengojë një shoqëri të themeluar sipas ligjeve të saj të lëvizë drejt një shteti tjetër me një ndryshim përsa i përket ligjit kombëtar të zbatueshëm, nëse në rastin e fundit shoqëria shndërrohet në një lloj shoqërie e cila rregullohet nga ligji i Shtetit Anëtar drejt të clilit ajo ka lëvizur. 4.5
Pasojat për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe Lëvizjen e Shoqërive Tregtare
Për të analizuar pasojat e praktikës gjyqsore të GJED-së, është me vend të bëhet dallimi ndërmjet dy këndvështrimeve, të cilat mund të përshkruhen si ‘lëvizja e shoqërive nga jashtë-brenda’ dhe ‘lëvizja e shoqërive nga brenda- jashtë’. Lëvizja nga jashtë-brenda e sheh situatën nga pikëpamja e shtetit anëtar pritës në të cilin shoqëria lëviz qendrën e saj të administrative. Ajo përputhet me situatën faktike në çështjen Überseering. Në bazë të rregullave tradicionale të së drejtës ndërkombëtare private, një shtet anëtar që zbaton teorinë e selisë reale do ta kishte mohuar ekzistencën ligjore të shoqërisë (në këtë rast), dhe nga vendimi i GJED-së në çështjen Überseering rrjedh drejtpërdrejt se teoria e selisë qendrore është e papajtueshme me lirinë e vendosjes në këtë drejtim. Për dallim, lëvizja nga brenda-jashtë e sheh situatën nga pikëvështrimi i shtetit anëtar të origjinës, domethënë, të shtetit anëtar ku është themeluar shoqëria. Në rast se ky shtet anëtar zbaton teorinë e selisë reale, atëherë ai ende mund t’i kërkojë shoqërisë ta ketë qendrën e saj të administrimit ose selinë e saj në territorin kombëtar të tij, përsa kohë shoqëria dëshirton të rregullohet nga ligji i këtij Shteti Anëtar dhe nuk kërkon të shndërrohet në një formë shoqërie të një Shteti tjetër Anëtar; në këtë aspekt, teoria e selisë
202 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
qendrore nuk është përcaktuar me vendim si e papajtueshme me lirinë e vendosjes. Rezultati i përgjithshëm është se hapësira e lëvizjes ndërkufitare të gëzuar nga shoqëria e themeluar sipas ligjit të një shteti anëtar, varet nga fakti nëse shteti anëtar i themelimit zbaton teorinë e themelimit (duke lejuar më shumë lëvizshmëri ndërkufitare) apo teorinë e selisë reale (duke lejuar më pak lëvizshmëri ndërkufitare). Ndërsa Neni 50 i MSA-së -së vendos kufizime në drejtim të vendosjes së diskriminimeve të reja kundër shoqërive të BE-së, si dhe vendos kërkesa për lehtësimin vendosjes dhe operimit të shoqërive, degëve dhe shoqërive të kontrolluara të BE-së, Shqipëria nuk e gëzon ende lirinë e vendosjes. Për momentin, praktika gjyqësore e GJED-së nuk ka efekt detyrues të drejtpërdrejtë në lidhje me lëvizjen nga jashtë-brenda të shoqërive të huaja që kërkojnë të vendosin qendrën e tyre të administrimit në territorin shqiptar, dhe çështja mbetet brenda vullnetit të legjislatorit shqiptar. Pozicioni aktual i ligjit shqiptar diskutohet në Kapitullin I.5.
203
204 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 205
LIGJ Nr.9901, datë 14.4.2008 PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: PJESA I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME TITULLI I DISPOZITA TË ZBATUESHME PËR TREGTARIN DHE SHOQËRITË TREGTARE
Neni 1 Objekti i ligjit, përkufizime, regjistrime të detyrueshme 1. Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare. Shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara dhe shoqëritë aksionare. 2. Tregtarët dhe shoqëritë tregtare regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar. 3. Tregtarët dhe shoqëritë tregtare mbajnë libra kontabël, hartojnë e publikojnë të dhënat financiare dhe raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë, përfshirë dhe raportet e kontrollit të ekspertëve kontabël të autorizuar në përputhje me ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare. 4. Nëse nuk parashikohet ndryshe, gjykata e përmendur në këtë ligj është seksioni tregtar i gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës, sipas dispozitave të neneve 334 deri në 336 të Kodit të Procedurës Civile. 5. Dispozitat, që kërkojnë dhënie informacioni në faqen e shoqërisë në internet, mund të zbatohen nëpërmjet krijimit të një lidhjeje informatike të
206 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
drejtpërdrejtë me faqen në internet, ku Qendra Kombëtare e Regjistrimit publikon informacionin për tregtarin apo shoqërinë përkatëse. 6. Në kuptim të këtij ligji, shprehjet në njëjës përfshijnë ato në shumës e anasjelltas, me përjashtim të rastit kur sipas kontekstit të dispozitës rezulton ndryshe. Përemri vetor “ai” përfshin edhe përemrin vetor “ajo” dhe përemri vetor “atë” i nënkupton të dyja gjinitë, me përjashtim të rastit kur sipas kontekstit të dispozitës rezulton ndryshe.
Neni 2 Tregtari 1. Tregtari është personi fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil, i cili ushtron veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm. 2. Personi fizik, i cili ushtron një profesion të pavarur (si avokat, noter, kontabilist, mjek, inxhinier, arkitekt, artist etj.), vlerësohet tregtar, nëse një ligj i posaçëm i ngarkon këtë status. 3. Personi fizik, i cili ushtron veprimtari bujqësore, blegtorale, pyjore e të ngjashme, vlerësohet tregtar, nëse veprimtaria e tij përqendrohet kryesisht në përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale, pyjore (agrobiznes). 4. Personi fizik, veprimtaria ekonomike e të cilit, për shkak të vëllimit të tij, nuk kërkon një organizim të zakonshëm tregtar (tregtar i vogël), nuk vlerësohet tregtar e nuk i nënshtrohet këtij ligji. Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për ekonominë, me urdhër të përbashkët, miratojnë pragjet e vëllimit të veprimtarisë, në bazë të të cilave lind detyrimi i regjistrimit si tregtar. 5. Tregtari regjistrohet sipas neneve 28 pika 1 dhe 30 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Nëse tregtari ka krijuar një faqe në internet, të gjitha të dhënat e njoftuara pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit publikohen në këtë faqe. 6. Tregtari është i detyruar të ndjekë parimet e ndershmërisë profesionale, të zbatueshme në mjedisin tregtar, ku ai vepron. Tregtari, për detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet personalisht me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshirë pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të drejtë apo pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet në para. 7. Tregtari e humbet statusin e tij kur pushon ushtrimin e veprimtarisë ose kur është i detyruar ta pushojë atë. Në një rast të tillë ai çregjistrohet nga regjistri, në përputhje me nenet 48 deri në 53 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 207
Neni 3 Shoqëritë tregtare 1. Shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare mund të themelohen edhe vetëm nga një person fizik dhe/ose juridik (shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm). 2. Shoqëritë tregtare duhet të regjistrohen sipas nenit 22 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, si dhe neneve në vijim, sipas formës përkatëse të shoqërisë tregtare. 3. Shoqëritë tregtare fitojnë personalitetin juridik në datën kur kryhet regjistrimi i tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Shoqëritë përgjigjen me të gjitha aktivet e tyre për detyrimet, që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara.
Neni 4 Emrat e regjistruar dhe emërtimet tregtare 1. Tregtari dhe shoqëritë tregtare e ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën emrin e regjistruar. Emri i tregtarit është emri i tij, sipas nenit 5 të Kodit Civil, i regjistruar në përputhje me nenin 30 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Emri i shoqërisë tregtare duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 23 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Tregtari dhe shoqëritë tregtare mund të përdorin dhe emërtime tregtare, si dhe shenja të tjera dalluese të veprimtarisë dhe i regjistrojnë këto në përputhje me nenin 44 pika 1 shkronja “a” të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 3. Emri i tregtarit ndiqet nga shtojca “tregtar i regjistruar” ose shkurtimi përkatës “TR”. Emri i shoqërisë kolektive duhet të ndiqet nga shtojca “shoqëri kolektive” ose shkurtimin “SHK”. Emri i shoqërisë komandite duhet të ndiqet nga shtojca “shoqëri komandite” ose shkurtimin “SHKM”. Emrat e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe të shoqërive aksionare përmbajnë shkurtimet, të cilat tregojnë se janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar “SHPK” ose shoqëri aksionare “SHA”.
208 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 5 Transferimi i emrave dhe i përgjegjësisë 1. Personi, të cilit i transferohet veprimtaria e një tregtari ose e një shoqërie tregtare, mund të vijojë të përdorë emrin e regjistruar apo shenjat e tjera dalluese të veprimtarisë, me ose pa një shtesë, që tregon ndërrimin e pronësisë, nëse titullari i mëparshëm i veprimtarisë apo trashëgimtarët e tij e miratojnë këtë përdorim. 2. Nëse emri i regjistruar apo shenjat e tjera dalluese të veprimtarisë vijojnë të përdoren, titullari i ri i veprimtarisë trashëgon të gjitha detyrimet tregtare të titullarit të mëparshëm. Marrëveshjet, që përcaktojnë ndryshe nga sa më sipër, nuk mund t’i kundrejtohen palëve të treta, edhe nëse janë bërë publike, me përjashtim të rastit kur tregtari ose shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për marrëveshjen, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të. TITULLI II THEMELIMI I SHOQËRISË TREGTARE
Neni 6 Statuti Statuti i shoqërisë tregtare përmban të dhënat e përcaktuara në nenet 32 deri në 36 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Paragrafi i katërt i nenit 28 të ligjit të sipërpërmendur mbetet i zbatueshëm.
Neni 7 Objekti i ligjshëm Shoqëria tregtare mund të ushtrojë çdo veprimtari, e cila nuk ndalohet me ligj.
Neni 8 Zyra qendrore 1. Nëse nuk parashikohet ndryshe në statut, zyra qendrore e shoqërisë tregtare është vendi, ku zhvillohet pjesa kryesore e veprimtarisë së saj tregtare. 2. Nëse zyra qendrore ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, shoqëritë tregtare u nënshtrohen dispozitave të këtij ligji.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 209
Neni 9 Degët dhe zyrat e përfaqësimit 1. Personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë mund të vendosin hapjen e degëve dhe/ose të zyrave të përfaqësimit të shoqërisë. 2. Degët janë vende të ushtrimit të veprimtarisë tregtare dhe kanë të njëjtin personalitet juridik me shoqërinë. Ato veprojnë në mënyrë të qëndrueshme, organizohen dhe administrohen më vete dhe ushtrojnë veprimtari me palë të treta, në emër të shoqërisë. 3. Zyrat e përfaqësimit janë vende të veprimtarisë tregtare të shoqërisë dhe kanë të njëjtin personalitet juridik me shoqërinë. Zyrat e përfaqësimit nuk kanë si qëllim krijimin e të ardhurave, por nxitjen e veprimtarisë së shoqërisë. Këto zyra mund të lidhin marrëveshje në emër e për llogari të saj. 4. Nëse degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive shqiptare krijojnë faqe interneti, ato duhet të publikojnë numrin unik të identifikimit të shoqërisë në këtë faqe interneti. 5. Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen sipas kërkesave të neneve 26 pika 4, 28 pika 5 dhe 37 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 6. Dega vepron nën emrin e regjistruar të shoqërisë tregtare, si dhe nën emrin e saj. Neni 10 Përgjegjësia e themeluesve 1. Personat që veprojnë në emër të shoqërisë, përpara se kjo të fitojë personalitetin juridik, përgjigjen personalisht në mënyrë të pakufizuar e solidare për veprimet e kryera në emër të saj. Me fitimin e personalitetit juridik, të drejtat e detyrimet që rrjedhin nga këto veprime i kalojnë shoqërisë. 2. Themeluesit japin kontributet e tyre në shoqëri, në para ose në natyrë, sipas mënyrave e afateve të parashikuara në statut dhe kryejnë formalitetet e themelimit sipas kërkesave të këtij ligji dhe të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Themeluesit përgjigjen ndaj shoqërisë personalisht e në mënyrë solidare për dëmet e shkaktuara nga mospërmbushja e këtyre detyrimeve apo nga përmbushja e tyre përtej afateve përkatëse. 3. Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë mund të ngrejë padi në gjykatën përkatëse për dëmin e shkaktuar nga mospërmbushjet e detyrimeve, sipas pikës 2 të këtij neni. Në rast mosveprimi të përfaqësuesit ligjor brenda 90 ditëve nga marrja dijeni e mospërmbushjes, padia mund të ngrihet përkatësisht nga një ortak i shoqërisë kolektive ose komandite, nga një numër ortakësh të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar apo aksionarësh të një shoqërie
210 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
aksionare, të cilët zotërojnë jo më pak se 5 për qind të tërësisë së votave në asamblenë e shoqërisë. Padia mund të ngrihet, gjithashtu, nga çdo kreditor i shoqërisë tregtare. Ortakët, aksionarët ose kreditorët duhet të respektojnë procedurat e neneve 91, 92, 150 e 151 të këtij ligji. Paditë duhet të ngrihen brenda 3 viteve pas regjistrimit të shoqërisë tregtare.
Neni 11 Të dhënat në korrespondencat dhe dokumentet e tjera të veprimtarisë 1. Të gjitha shkresat, formularët e urdhrave apo çdo dokument tjetër korrespondence, nxjerrë nga shoqëria, degët apo zyrat e përfaqësimit, nëpërmjet përdorimit të letrës ose mjeteve elektronike, të cilat u drejtohen palëve të treta, duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme: a) numrin unik të identifikimit; b) formën ligjore të shoqërisë; c) vendndodhjen e selisë së regjistruar dhe të zyrës qendrore të saj; ç) të dhëna nëse shoqëria është në likuidim. Nëse shoqëria ka faqe interneti, këto të dhëna duhet të pasqyrohen aty. Edhe në këtë rast zbatohet pika 5 e nenit 1 të këtij ligji. 2. Shoqëria përgjigjet për vërtetësinë e të dhënave të deklaruara sipas pikës 1 të këtij neni. Nxjerrja e shkresave, formularëve e urdhrave apo e çdo dokumenti tjetër korrespondence, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 15 000 lekë. Kur kundërvajtja administrative e parashikuar në këtë pikë konstatohet gjatë një kontrolli të organizuar nga administrata tatimore, sanksioni ekzekutohet nga kjo administratë. TITULLI III PËRFAQËSIMI Neni 12 Përfaqësuesit ligjorë 1. Shoqëritë tregtare përfaqësohen sipas rregullave të përcaktuara nga ky ligj dhe dispozitave të statutit. Përfaqësimi ligjor i shoqërisë është i vlefshëm për çdo veprim gjyqësor apo jashtëgjyqësor. 2. Përfaqësuesit ligjorë zbatojnë të gjitha kufizimet e tagrave të përfaqësimit, të përcaktuara në statut apo të miratuara nga organet përkatëse të shoqërisë. Me përjashtim të rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për kufizimin, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 211
kishte pasur dijeni për të, kufizimi i kompetencave nuk mund t’i kundrejtohet palëve të treta, edhe nëse këto kufizime janë bërë publike në mënyrë të ndryshme nga ato të parashikuara nga ligji nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Publikimi i kufizimit nëpërmjet publikimit të vendimeve të organit përkatës të shoqërisë apo statutit nuk përbën provë të mjaftueshme për dijeninë e të tretëve, nëse ky kufizim është bërë publik në mënyrë të ndryshme nga ato të parashikuara nga ligji për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. 3. Veprimet e kryera nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë janë të detyrueshme për shoqërinë edhe nëse këto tejkalojnë objektin e saj, me përjashtim të rastit kur këto veprime shkojnë përtej tagrave të përfaqësimit që u jep ligji apo lejon t’u jepen përfaqësuesve. Këto veprime nuk janë detyruese për shoqërinë nëse shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni se akti tejkalon objektin e saj, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të. Publikimi nëpërmjet ndryshimit të statutit nuk përbën provë të mjaftueshme për dijeninë e të tretëve, nëse ky ndryshim është bërë publik në mënyrë të ndryshme nga ato të parashikuara nga ligji për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. 4. Çdo parregullsi në emërimin e përfaqësuesit ligjor nuk përjashton apo kufizon përgjegjësinë e shoqërisë ndaj palëve të treta, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për parregullsinë, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të.
Neni 13 Ndalimi, konflikti i interesit dhe personat e lidhur 1. Personat, që janë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale, të parashikuara në kreun III të pjesës së posaçme të Kodit Penal, për një afat deri në 5 vjet nga data e këtij dënimi, nuk mund të mbajnë funksionet e përfaqësuesit ligjor të një shoqërie tregtare, nuk mund të jenë anëtarë të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës dhe as përfaqësues të aksionarëve në asamblenë e përgjithshme. 2. Personi i autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë tregtare nuk mund të lidhë kontrata apo të hyjë në marrëdhënie të tjera me shoqërinë tregtare, nëse kjo nuk deklaron kushtet e veprimit, si dhe natyrën e objektin e interesit të tij e veprimi nuk autorizohet, paraprakisht, prej: a) të gjithë ortakëve të tjerë, në rastin e një shoqërie kolektive apo komandite; b) të gjithë ortakëve ose të gjithë ortakëve të tjerë, në rastin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar;
212 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
c) këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, në rastin e administratorëve të shoqërive aksionare; ç) këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, në rastin e anëtarëve të këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës në shoqëritë aksionare. Çdo miratim paraprak dhe i përgjithshëm njoftohet për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. 3. Miratimi i parashikuar në pikën 2 të këtij neni jepet, gjithashtu, për çdo kontratë apo marrëdhënie tjetër, që shoqëria lidh me një palë të tretë, e cila ka marrëdhënie personale apo financiare me personat e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë, apo me palë të treta, marrëdhëniet e të cilave me personat e mësipërm janë të tilla që, në mënyrë të arsyeshme, mund të ndikojnë vendimmarrjen e tyre në kundërshtim me interesat e shoqërisë. Personat në vijim prezumohen të kenë një apo më shumë nga interesat e mësipërm me personat e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë: a)bashkëshorti/bashkëshortja, prindërit, vëllezërit ose motrat e bashkëshortit/ bashkëshortes; b) fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët e fëmijëve ose bashkëshorti/bashkëshortja e personave të mësipërm; c) personat e lidhur me personin e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë. Persona të lidhur janë: të paralindurit apo të paslindurit, të afërmit në vijë të tërthortë të shkallës së dytë, birësuesi ose i birësuari, i afërmi i shkallës së parë i bashkëshortit/bashkëshortes; ç) një person, që banon me personin e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë. 4. Personat, të cilët kërkojnë miratim për një transaksion, sipas pikave 2 e 3 të këtij neni, nuk mund të marrin pjesë në votimin për miratimin e veprimit e nuk llogariten në kuorum. 5. Aksionarët njoftohen për miratimin e dhënë sipas pikave 2 e 3 të këtij neni, si dhe për kushtet e veprimit e natyrën e objektin e interesit. Brenda 6 muajve nga njoftimi, asambleja mund t’i kërkojë gjykatës të shpallë veprimin juridik si të pavlefshëm, në rastet kur miratimi është dhënë me shkelje të rëndë të ligjit apo statutit. Dispozitat e nenit 151 të këtij ligji mbeten të zbatueshme. 6. Çdo veprim që kërkon miratim, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij neni, publikohet në pasqyrat financiare dhe raportet e ecurisë së veprimtarisë, së bashku me kushtet e veprimit, si dhe natyrën e objektin e interesit të personave të përfshirë. 7. Një person, i cili është, njëkohësisht, administrator dhe ortak apo aksionar i vetëm i shoqërisë, nuk mund të lidhë kontrata huaje apo garancie me shoqërinë. Kontratat e tjera të lidhura midis këtij personi dhe shoqërisë regjistrohen
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 213
në një procesverbal, i cili bëhet në zyrën qendrore të shoqërisë. Mospërmbushja e këtij detyrimi përbën kundërvajtje administrative dhe administratori dënohet me gjobë deri në 15 000 lekë. Kur kundërvajtja administrative e parashikuar në këtë pikë konstatohet gjatë një kontrolli të organizuar nga administrata tatimore, sanksioni ekzekutohet nga kjo administratë. TITULLI IV PARIMI I DETYRIMIT TË BESNIKËRISË
Neni 14 Parimet 1. Gjatë ushtrimit të të drejtave, ortakët dhe aksionarët veprojnë, duke marrë parasysh interesat e shoqërisë dhe të ortakëve apo të aksionarëve të tjerë. I njëjti detyrim zbatohet edhe për administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga ky ligj ose nga statuti, në rrethana të njëjta, ortakët dhe aksionarët gëzojnë të njëjtat të drejta, kanë të njëjtat detyrime e trajtohen në mënyrë të barabartë.
Neni 15 E drejta e informimit 1. Personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë informojnë të gjithë ortakët apo aksionarët për ecurinë e veprimtarisë së shoqërisë tregtare dhe, me kërkesën e tyre, duhet t’u vënë në dispozicion llogaritë vjetore, përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen dhe ecurinë e veprimtarisë së shoqërisë tregtare, raportet e organeve drejtuese apo të ekspertëve kontabël të autorizuar, si dhe çdo dokument tjetër të brendshëm të shoqërisë, me përjashtim të atyre të përcaktuar në nenin 18 të këtij ligji. Ky detyrim mund të përmbushet edhe duke e vendosur këtë informacion në faqen e internetit të shoqërisë tregtare dhe duke informuar për këtë personat, të cilët e bëjnë kërkesën. Në të kundërt, këto dokumente duhet të vihen në dispozicion, për shqyrtim, pranë zyrës qendrore të shoqërisë tregtare. 2. Çdo dispozitë e statutit, që ndalon ose kufizon ushtrimin e të drejtave të përmendura në pikën 1 të këtij neni, është e pavlefshme. 3. Nëse personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë nuk japin informacionin e kërkuar, sipas pikës 1 të këtij neni, ortakët, anëtarët ose aksionarët e interesuar, brenda 30 ditëve pas refuzimit, mund t’i kërkojnë gjykatës kompetente të urdhërojë përmbaruesit gjyqësorë të ekzekutojnë kërkesën e ortakut apo aksionarit, duke i dorëzuar këtyre të fundit informacionin dhe
214 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
dokumentet që personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë nuk kanë dhënë. Mosdhënia e informacioneve të kërkuara, sipas këtij neni, brenda 7 ditëve nga data e marrjes dijeni për kërkesën, vlerësohet refuzim.
Neni 16 Abuzimi me detyrën dhe formën e shoqërisë 1. Ortakët, aksionarët e shoqërisë tregtare, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit, që kryejnë një apo më shumë nga veprimet ose mosveprimet vijuese, përgjigjen personalisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë, me të gjithë pasurinë e tyre nëse: a) abuzojnë me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme; b) trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre; c) në çastin kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, nuk marrin masat e nevojshme, për të siguruar që shoqëria, në varësi të llojit të veprimtarisë së ushtruar, të ketë kapitale të mjaftueshme, për të përmbushur detyrimet e marra përsipër ndaj palëve të treta. 2. Palët e treta nuk mund të ngrenë padi për përmbushjen e detyrimeve, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse shoqëria provon se i treti kishte pasur dijeni për abuzimin apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të. Padia duhet të ngrihet brenda 3 vjetëve nga kryerja e shkeljes.
Neni 17 Ndalimi i konkurrencës 1. Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite, ortakët dhe administratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë të punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e parë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e tregtarit për të ushtruar veprimtari në këtë sektor. 2. Statuti mund të parashikojë që ndalimi i përmendur në pikën 1 të këtij neni të shfuqizohet nëpërmjet një autorizimi të posaçëm, të dhënë nga ortakët, sipas dispozitave të nenit 36 të këtij ligji, apo nga asambleja e përgjithshme me tre të katërtat e votave, sipas dispozitave të neneve 87 apo 145 të këtij ligji. 3. Statuti mund të parashikojë, gjithashtu, se ndalimi i përmendur në pikën 1 të këtij neni, të mbetet në fuqi edhe pas humbjes së cilësive apo statusit
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 215
të përmendur në të, por jo për një periudhë më të gjatë se një vit pas humbjes së kësaj cilësie. 4. Nëse ndonjëri prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni shkel ndalimin e konkurrencës, shoqëria mund: a) ta përjashtojë atë nga shoqëria apo ta shkarkojë nga detyra; b) të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë konkurruese; c) të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit. 5. Shoqëria, si alternativë të ngritjes së padisë për shpërblimin e dëmit, mund t’i kërkojë secilit prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni: a) të pranojë se transaksionet e kryera për llogari të tij të kalohen për llogari të shoqërisë; b) t’i transferojë shoqërisë të gjitha përfitimet që ka marrë nga kryerja e veprimeve për llogari të personave të tretë; c) t’i transferojë shoqërisë të gjitha të drejtat e kreditë, që kanë rrjedhur nga kryerja e veprimeve për llogari të personave të tretë. 6. Padia për ushtrimin e të drejtave të shoqërisë ngrihet brenda 3 viteve nga data e kryerjes së shkeljes. Për ngritjen e padisë ndaj personave të sipërpërmendur zbatohen, gjithashtu, dispozitat e pikës 3 të nenit 10 të këtij ligji.
Neni 18 Sekreti tregtar 1. Sekreti tregtar është një e dhënë e vlerësuar nga shoqëria si informacion i brendshëm apo dokument, që shoqëria mbron në mënyra të përshtatshme, i cili, nëse do t’u përhapej personave të paautorizuar, do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm të interesave tregtarë të shoqërisë. 2. Nuk përbën sekret tregtar informacioni, që duhet të bëhet publik në bazë të ligjit, që lidhet me shkeljen e ligjit, apo që duhet të publikohet në bazë të praktikave të mira tregtare e parimeve të etikës tregtare. Përhapja e këtij informacioni vlerësohet e ligjshme, nëse nëpërmjet këtij akti synohet të mbrohet interesi publik. 3. Administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit, të këshillit mbikëqyrës, anëtarët e këshillit të punëmarrësve, si dhe përfaqësuesit e punëmarrësve përgjigjen ndaj shoqërisë për dëmin e shkaktuar nga përhapja e sekreteve tregtare, për të cilat kanë dijeni, për shkak të kryerjes së funksioneve të tyre në shoqëri. 4. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligje të posaçme, padia për ushtrimin e të drejtave të shoqërisë duhet të ngrihet brenda 3 viteve nga data e kryerjes së shkeljes. Për ngritjen e padisë ndaj personave të sipërpërmendur zbatohen, gjithashtu, dispozitat e pikës 3 të nenit 10 të këtij ligji.
216 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
TITULLI V PJESËMARRJA E PUNËMARRËSVE
Neni 19 Këshilli i punëmarrësve Punëmarrësit e një shoqërie tregtare, e cila ka më shumë se 50 punëmarrës, krijojnë këshillin e punëmarrësve, me mandat maksimal prej 5 viteve . Funksionet e një shoqërie tregtare, e cila ka mbi 20 punëmarrës, por më pak se 50, kryhen nga një përfaqësues, për çdo 10 punëmarrës, i cili zgjidhet me votim të fshehtë nga asambleja e punëmarrësve të shoqërisë. Asambleja e punëmarrësve zgjedh një përfaqësues të ri, për çdo 20 punëmarrës shtesë të shoqërisë. Në çdo rast, këshilli i punëmarrësve nuk mund të këtë më shumë se 30 anëtarë. Këshilli mund të nxjerrë rregullore të brendshme, për të organizuar procedurat e veta.
Neni 20 Të drejtat dhe detyrimet e këshillit të punëmarrësve 1. Këshilli i punëmarrësve monitoron zbatimin e ligjeve, të kontratave kolektive dhe dispozitave të statutit dhe përfaqëson interesat e punëmarrësve të shoqërisë. Këshilli merr pjesë në vendimmarrjen për shfrytëzimin e fondeve të posaçme dhe të aktiveve të tjera të shoqërisë, të parashikuara në kontratat kolektive dhe në statut, si dhe për shpërndarjen e pjesës së fitimeve, që asambleja e përgjithshme vendos t’ia shpërndajë punëmarrësve. 2. Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë e mban këshillin e punëmarrësve të informuar për veprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të veçantë për efektet e politikat e shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë, ndarjen e mundshme të fitimeve, ndryshimin e statusit, sistemin e pensioneve të shoqërisë, ristrukturimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në shoqëri të tjera. Përfaqësuesi ligjor, me kërkesën e këshillit të punëmarrësve, paraqet gjendjen e llogarive, përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë së shoqërisë tregtare, raportet e këshillit mbikëqyrës apo të ekspertëve kontabël të autorizuar. Ky detyrim mund të përmbushet edhe duke e shpallur këtë informacion në faqen e internetit të shoqërisë tregtare dhe duke e informuar për këtë këshillin e punëmarrësve. Në të kundërt, mund të kërkohet që përgjigjet të jenë me shkrim, duke përdorur edhe mjete të komunikimit elektronik. 3. Këshilli i punëmarrësve, gjithashtu, mund të informojë veten drejtpërdrejt për performancën e shoqërisë tregtare dhe të këqyrë librat e dokumentet e shoqërisë, duke u dhënë mendime dhe sugjerime organeve drejtuese
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 217
për çështjet e përmendura në pikën 2 të këtij neni. Përfaqësuesi ligjor e informon këshillin e punëmarrësve për arsyet e mospranimit të mendimeve dhe të sugjerimeve të këtij këshilli. 4. Statuti nuk mund ta pengojë apo kufizojë ushtrimin e të drejtave të përmendura në pikat 2 e 3 të këtij neni, me përjashtim të rasteve kur është rënë dakord ndërmjet përfaqësuesit ligjor dhe këshillit të punëmarrësve për një sistem ekuivalent informimi. Nëse përfaqësuesi ligjor nuk pranon të japë informacionet, sipas pikave 2 e 3 të këtij neni, këshilli i punëmarrësve, brenda 2 javëve pas refuzimit, mund t’i drejtohet gjykatës përkatëse për të marrë një vendim detyrues për informimin. 5. Këshilli i punëmarrësve i raporton asamblesë së punëmarrësve të shoqërisë për veprimtaritë e veta të paktën dy herë në vit ose sa herë e kërkon shumica e punëmarrësve. 6. Kostot e zgjedhjes dhe të funksionimit të këshillit mbulohen nga shoqëria tregtare.
Neni 21 Pjesëmarrja e punëmarrësve në administrimin e shoqërive aksionare Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë tregtare dhe këshilli i punëmarrësve mund të bien dakord që ky të emërojë persona për të përfaqësuar punëmarrësit në nivelin e administrimit.
218 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
PJESA II SHOQËRITË KOLEKTIVE TITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 22 Përkufizimi Një shoqëri është shoqëri kolektive nëse regjistrohet si e tillë, e kryen veprimtarinë tregtare nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e ortakëve përpara kreditorëve është e pakufizuar.
Neni 23 Regjistrimi 1. Shoqëria kolektive regjistrohet në përputhje me nenet 26, 28, 32 e 33 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Nëse shoqëria kolektive ka krijuar një faqe interneti, të dhënat, të cilat i raportohen Qendrës Tregtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar. TITULLI II MARRËDHËNIET NDËRMJET ORTAKËVE
Neni 24 Liria kontraktore Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve rregullohen nga statuti. Nenet 25 deri në 36 të këtij ligji zbatohen vetëm në rastin kur në statut nuk parashikohet ndryshe.
Neni 25 Kontributet 1. Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/të paluajtshme, të drejta, krah pune dhe shërbime). Kontributet e ortakëve janë të barabarta. 2. Ortakët e shoqërisë kolektive i vlerësojnë kontributet në natyrë, duke i shprehur vlerat e tyre në para, me anë të një marrëveshjeje të ndërsjellë me njëri-tjetrin. Nëse nuk arrihet marrëveshja, secili prej ortakëve mund
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 219
t’i drejtohet gjykatës përkatëse për të caktuar, me një vendim detyrues, një ekspert vlerësues. Raporti i ortakëve ose i ekspertit për vlerësimin e kontributeve i dorëzohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit së bashku me të dhënat e tjera, të kërkuara për regjistrim.
Neni 26 Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar Gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre, ortakët përgjigjen ndaj shoqërisë kolektive për të gjitha dëmet e shkaktuara me dashje ose me pakujdesi të rëndë.
Neni 27 Rimbursimi i shpenzimeve Të gjithë ortakët kanë të drejtë t’i kërkojnë shoqërisë kolektive rimbursimin e shpenzimeve, që kanë bërë gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë, të cilat janë të nevojshme, duke pasur parasysh rrethanat e veprimtarisë.
Neni 28 Vonesa në pagimin e kontributeve Ortakët, të cilët: a) nuk i paguajnë shoqërisë kontributin në para ose në natyrë brenda afatit të përcaktuar në statut; b) nuk i kalojnë në kohën e duhur shoqërisë paratë e arkëtuara në emër të saj; c) marrin para nga shoqëria pa qenë të autorizuar; detyrohen të paguajnë interes mbi vlerat që detyrohen, duke nisur nga data kur duhet të kishin derdhur kontributin, të kishin bërë kalimin ose nga data, në të cilën kanë marrë paratë.
Neni 29 Rritja ose zvogëlimi i vlerës së kontributit 1. Ortaku nuk është i detyruar ta rrisë vlerën e kontributit të vet mbi shumën, për të cilën është rënë dakord, ose ta shtojë atë, nëse ky kontribut është zvogëluar nga humbjet. 2. Ortaku nuk mund ta zvogëlojë vlerën e kontributit të vet, pa miratimin e ortakëve të tjerë.
220 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 30 Disponimi i pjesëve 1. Ortaku nuk mund të heqë dorë, të transferojë apo të vendosë barrë mbi të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut (pjesa) në shoqëri, pa miratimin e ortakëve të tjerë. 2. Të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut (pjesa) në shoqërinë kolektive, mund t’u transferohen, pa asnjë kufizim, ortakëve të tjerë.
Neni 31 Administrimi 1. Të gjithë ortakët kanë të drejtë ta administrojnë veprimtarinë tregtare të shoqërisë kolektive, duke vepruar si administratorë. 2. Nëse, në mbështetje të statutit, i është ngarkuar administrimi një apo disa prej ortakëve, ortakët e tjerë përjashtohen nga administrimi.
Neni 32 Administrimi nga më shumë se një ortak 1. Nëse e drejta për administrimin u është dhënë të gjithë ortakëve ose vetëm disave prej tyre, secili prej administratorëve ka të drejtë të veprojë në mënyrë të pavarur, me përjashtim të rasteve kur veprimet e tyre kundërshtohen nga administratorët e tjerë. 2. Nëse statuti parashikon që administratorët mund të veprojnë vetëm në mënyrë të përbashkët, atëherë për çdo veprim kërkohet miratimi i të gjithë administratorëve, me përjashtim të rasteve kur vonesa në kryerjen e veprimit mund t’i shkaktojë dëm shoqërisë. 3. Nëse statuti parashikon që një administrator është i detyruar t’u bindet udhëzimeve të një administratori tjetër, kur këto udhëzime konsiderohen të papërshtatshme, ai njofton administratorët e tjerë për të marrë një vendim të përbashkët për kryerjen e veprimit, me përjashtim të rasteve kur vonesa në kryerjen e veprimit mund t’i shkaktojë dëm shoqërisë.
Neni 33 Objekti i administrimit 1. E drejta për administrim përfshin kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ushtrimin e zakonshëm të veprimtarisë tregtare të shoqërisë. 2. Veprimet, të cilat tejkalojnë objektin e kompetencës së përmendur në pikën 1 të këtij neni, kërkojnë miratimin e të gjithë ortakëve.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 221
Neni 34 Kalimi i të drejtave të administrimit Ortaku, me miratimin e gjithë ortakëve të tjerë, mund t’i kalojë një palë të tretë të drejtat e administrimit të shoqërisë.
Neni 35 Njoftimi i dorëheqjes dhe heqja e të drejtave për administrim 1. Administratori mund të japë dorëheqjen nga detyrat e tij, për shkaqe të arsyeshme, duke bërë njoftim paraprak, në një kohë të përshtatshme, për të mundësuar vazhdimin e veprimeve nga administratorët e tjerë, me përjashtim të rasteve kur dorëheqja e menjëhershme vlerësohet e justifikuar për një arsye të rëndësishme. 2. E drejta për administrim mund t’i hiqet ortakut me vendim të gjykatës përkatëse, me kërkesë të ortakëve të tjerë, nëse kjo justifikohet nga shkaqe të arsyeshme, përfshirë shkeljen e rëndë të detyrave të administratorit ose paaftësinë për t’i përmbushur ato në mënyrë të rregullt.
Neni 36 Marrja e vendimeve nga ortakët 1. Nëse vendimet duhet të merren nga ortakë nominalisht të përcaktuar, atëherë është i nevojshëm miratimi i të gjithëve, me përjashtim të rasteve kur ndonjëri prej tyre është në konflikt interesi me çështjen në shqyrtim. 2. Kur statuti lejon marrjen e vendimeve me shumicë votash, kjo shumicë duhet të jetë një shumicë e thjeshtë.
Neni 37 Humbja dhe fitimi 1. Në fund të çdo viti financiar, shoqëria përgatit pasqyrat vjetore financiare, ku përcaktohen fitimi dhe humbja, si dhe pjesa që i përket në to secilit ortak. 2. Secili ortak ka të drejtë të përfitojë pjesë të barabartë të fitimeve dhe është i detyruar të marrë pjesë, në mënyrë të barabartë, në mbulimin e humbjeve që rrjedhin nga veprimtaria.
222 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
TITULLI III MARRËDHËNIET NDËRMJET ORTAKËVE DHE TË TRETËVE
Neni 38 Përfaqësimi i shoqërisë kolektive 1. Secili ortak ka të drejtë të përfaqësojë shoqërinë në marrëdhënie me të tretët, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut. 2. Nëse ortakët e përfaqësojnë shoqërinë bashkërisht, deklaratat, të cilat i drejtohen shoqërisë, mund t’i adresohen njërit prej ortakëve, me të drejtë përfaqësimi. Administratorët, të cilët kanë të drejtë ta përfaqësojnë shoqërinë në mënyrë të përbashkët, mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve apo kategorive të caktuara veprimesh. 3. Çdo përjashtim i ortakëve nga e drejta e përfaqësimit, çdo vendim për përfaqësim të përbashkët apo çdo ndryshim në të drejtat e një ortaku për përfaqësim njoftohen për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 39 Njoftimi i dorëheqjes dhe heqja e të drejtave për përfaqësim 1. Përfaqësuesi i shoqërisë mund të japë dorëheqjen nga detyrat e tij, nëpërmjet një njoftimi paraprak, dhënë në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh mundësitë e përfaqësuesve të tjerë, për të vijuar veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi i dorëhequr. 2. Ortakut mund t’i hiqet tagri i përfaqësimit me vendim të gjykatës përkatëse, me kërkesë të ortakëve të tjerë, veçanërisht në rastet e shkeljes së rëndë të detyrave të përfaqësimit apo të paaftësisë, për t’i përmbushur ato në mënyrë të rregullt.
Neni 40 Përgjegjësia personale e ortakëve 1. Ortakët përgjigjen personalisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë me të gjitha pasuritë e tyre. Çdo marrëveshje, në kundërshtim me këtë dispozitë, nuk prodhon efekte ndaj palëve të treta. 2. Kreditori personal i ortakut mund të ekzekutojë kreditë, që ka ndaj këtij të fundit, duke ekzekutuar kreditë që ortaku ka ndaj shoqërisë, si dhe pjesën që ky ortak zotëron në shoqëri. Kreditori mund të kërkojë ekzekutimin e kredive, në përputhje me nenet 581 deri në 588 të Kodit të Procedurës Civile.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 223
Neni 41 Prapësimet Nëse një kreditor ngre padi ndaj një ortaku për detyrimet e shoqërisë, atëherë ortaku mund të mbrohet duke ngritur ndaj kreditorit prapësime, që i përkasin personalisht ortakut, si dhe ato që i përkasin shoqërisë.
Neni 42 Përgjegjësia e ortakut të ri Personi, që fiton cilësinë e ortakut në një shoqëri kolektive ekzistuese, merr përsipër detyrimet e shoqërisë, përfshirë këtu edhe detyrimet që ekzistonin përpara se ai ta fitonte këtë cilësi. Çdo marrëveshje në kundërshtim me këtë dispozitë nuk prodhon efekte ndaj palëve të treta.
TITULLI IV PRISHJA E SHOQËRISË KOLEKTIVE DHE LARGIMI I ORTAKËVE
Neni 43 Shkaqet e prishjes së shoqërisë Shoqëria kolektive prishet: a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar; b) me vendim të ortakëve; c) me hapjen e procedurave të falimentimit; ç) me vendim gjykate; d) nëse nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk ka njoftuar pezullimin e veprimtarisë, sipas pikës 3 të nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”; dh) në raste të tjera, të parashikuara në statut.
Neni 44 Largimi i ortakut Përveç rastit kur statuti parashikon ndryshe, ngjarjet e mëposhtme nuk kanë si pasojë prishjen e shoqërisë, por largimin e ortakut: a) vdekja e një ortaku; b) hapja e procedurave të falimentimit ndaj një ortaku; c) njoftimi i ortakut për largim nga shoqëria;
224 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
ç) njoftimi i kreditorit personal të ortakut në rrethanat e përshkruara në nenin 46 të këtij ligji; d) vendim i ortakëve të tjerë; dh) raste të tjera të parashikuara në statut.
Neni 45 Njoftimi i ortakut për largim nga shoqëria Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, nëse shoqëria është themeluar për një kohëzgjatje të papërcaktuar, secili ortak mund të largohet nga shoqëria, duke njoftuar me shkrim ortakët e tjerë 6 muaj përpara. Në raste të justifikuara mund të zbatohet një njoftim me afat më të shkurtër.
Neni 46 Njoftimi nga kreditori personal i ortakut Nëse kreditori personal i ortakut nuk ka arritur të ekzekutojë kreditë e tij ndaj këtij të fundit, në bazë të një vendimi gjyqësor, atëherë, brenda 6 muajve nga kërkesa, kreditori ka të drejtë t’i kërkojë shoqërisë likuidimin e pjesës që zotëron ortaku në shoqëri. Dispozitat e pikës 2 të nenit 40 të këtij ligji mbeten të zbatueshme edhe në këtë rast.
Neni 47 Prishja e shoqërisë me vendim gjykate Shoqëria mund të prishet me vendim gjykate për shkaqe të arsyeshme, në bazë të padisë së ngritur nga një ortak e, në mënyrë të veçantë, nëse njëri prej ortakëve, me dashje ose si pasojë e pakujdesisë së rëndë, nuk ka kryer detyrat e caktuara në statut, apo nëse kryerja e këtyre detyrave është bërë e pamundur.
Neni 48 Përjashtimi i ortakut Në rrethanat e parashikuara në nenin 47 të këtij ligji, gjykata, në bazë të padisë të ngritur nga një ortak, mund të vendosë të përjashtojë ortakun përgjegjës dhe të mos vendosë prishjen e shoqërisë.
Neni 49 Ndarja e pjesës së ortakut që ikën 1. Pjesa e secilit ortak, që largohet nga shoqëria kolektive, ndahet në
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 225
mënyrë proporcionale ndërmjet ortakëve të mbetur, me përjashtim të rasteve kur largimi është pasojë e falimentimit, njoftimit të kreditorit apo për raste të tjera të parashikuara në statut. Ortakët e mbetur janë të detyruar t’i paguajnë ortakut të larguar, kreditorëve apo trashëgimtarëve të tij, në përputhje me rregullat e trashëgimisë, vlerën që ai do të kishte përfituar nëse shoqëria do të ishte prishur në çastin e daljes së tij, duke pasur parasysh edhe veprimet ende të papërfunduara. 2. Nëse vlera e aktiveve të shoqërisë nuk është e mjaftueshme për të përballuar të gjitha detyrimet e saj, ortaku që largohet apo trashëgimtarët e tij, në përputhje me rregullat e trashëgimisë, përgjigjet për diferencën, në përpjesëtim me pjesën e humbjeve të shoqërisë, që i takojnë. 3. Në rast përjashtimi, sipas nenit 48 të këtij ligji, ortakët mund të zbresin nga shuma e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, vlerën e dëmit të mundshëm, që shoqëria ka pësuar nga mospërmbushjet e ortakut.
Neni 50 Procedura për rastet kur mbetet vetëm një ortak 1. Kur, për çfarëdo arsye, shoqëria kolektive mbetet me një ortak të vetëm, atëherë ai është i detyruar që, brenda 6 muajve nga ngjarja e këtij fakti, të marrë masat e nevojshme për ta përshtatur shoqërinë me kërkesat e këtij ligji, apo në mënyrë alternative t’i kalojë veprimtarinë e saj një shoqërie të themeluar rishtazi, që pranon ekzistencën e një ortaku të vetëm ose të vazhdojë ushtrimin e veprimtarisë duke u regjistruar si tregtar. 2. Nëse brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, ortaku i mbetur nuk regjistron një prej veprimeve si më sipër në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, shoqëria kolektive vlerësohet e prishur dhe likuidohet sipas dispozitave të këtij ligji. Çdo person i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës për të konstatuar prishjen e shoqërisë.
Neni 51 Vazhdimi i shoqërisë nga trashëgimtarët 1. Shoqëria kolektive vazhdon ta ushtrojë veprimtarinë me trashëgimtarët e ortakut të vdekur, nëse lejohet në statut dhe pranohet nga trashëgimtarët. 2. Trashëgimtarët mund të ushtrojnë të drejtën e përmendur në pikën 1 të këtij neni, brenda 30 ditëve nga data, në të cilën gjykata përkatëse, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, lëshon dëshminë e trashëgimisë.
226 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 52 Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Të gjithë ortakët janë të detyruar të njoftojnë Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, për aktet, faktet e prishjes dhe largimit të ortakëve. Nëse prishja bëhet me vendim gjykate, gjykata ia njofton vendimin Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për regjistrim, sipas nenit 45 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. TITULLI V LIKUIDIMI I SHOQËRISË KOLEKTIVE
Neni 53 Likuidimi i shoqërisë kolektive në gjendjen e aftësisë paguese Prishja e shoqërisë kolektive në gjendjen e aftësisë paguese ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit, sipas neneve 190 deri 205 të këtij ligji.
Neni 54 Parashkrimi i padive ndaj një ortaku 1. Me përjashtim të rasteve kur padia ndaj shoqërisë kolektive ka një afat parashkrimi më të shkurtër, paditë ndaj një ortaku për detyrimet e shoqërisë kolektive ngrihen brenda 3 vjetëve pas prishjes së saj. 2. Parashkrimi nis në datën kur është regjistruar prishja e shoqërisë. 3. Nëse detyrimi ndaj shoqërisë kolektive bëhet i kërkueshëm pas regjistrimit të prishjes, parashkrimi nis në datën kur detyrimi bëhet i kërkueshëm. 4. Ndërprerja e parashkrimit për detyrimet e shoqërisë kolektive zbatohet edhe ndaj personave, që kanë pasur cilësinë e ortakut në çastin e prishjes.
Neni 55 Parashkrimi në rastin e largimit të ortakut Ortaku i larguar nga shoqëria përgjigjet për detyrimet e shoqërisë që kanë lindur përpara largimit të tij, nëse këto detyrime kanë lindur përpara 3 viteve nga data e këtij largimi. Parashkrimi nis në datën e regjistrimit të largimit të ortakut.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 227
PJESA III SHOQËRIA KOMANDITE
Neni 56 Përkufizimi 1. Shoqëri komandite është shoqëria, në të cilën përgjegjësia e të paktën njërit prej ortakëve është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, ndërsa përgjegjësia e ortakëve të tjerë nuk është e kufizuar. Ortaku, përgjegjësia e të cilit është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, quhet ortak i kufizuar. Ortaku, përgjegjësia e të cilit nuk është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, quhet ortak i pakufizuar. Ortaku i pakufizuar ka statusin e ortakut të shoqërisë kolektive. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, dispozitat që rregullojnë shoqërinë kolektive janë të zbatueshme edhe për shoqërinë komandite.
Neni 57 Regjistrimi 1. Shoqëria komandite regjistrohet sipas neneve 26, 28, 32 e 34 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Nëse shoqëria komandite ka krijuar faqe të saj në internet, të dhënat që i njoftohen për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.
Neni 58 Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve rregullohen nga nenet 59 deri 61 të këtij ligji. Statuti mund të parashikojë ndalimin e konkurrencës, sipas nenit 17 të këtij ligji, edhe për ortakët e kufizuar. Neni 59 Administrimi 1. Veprimtaria tregtare e shoqërisë komandite administrohet nga një ose më shumë ortakë të pakufizuar. Ortakët e kufizuar nuk kryejnë veprime administrimi. 2. Një ortak i kufizuar nuk mund të kundërshtojë veprimet e administrimit të ortakut të pakufizuar, me përjashtim të rasteve kur ai kryen një veprim, që shkon përtej veprimtarisë të zakonshme të shoqërisë.
228 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 60 Përballimi i humbjeve Ortaku i kufizuar përballon humbjet e shoqërisë deri në vlerën e pjesës së tij në kapital dhe vlerën e kontributeve ende të pashlyera.
Neni 61 Ndalimi i përfaqësimit ligjor Ortaku i kufizuar nuk mund të veprojë si përfaqësues ligjor i shoqërisë komandite.
Neni 62 Përgjegjësia e ortakëve të kufizuar 1. Ortaku i kufizuar përgjigjet personalisht ndaj kreditorëve të shoqërisë kolektive deri në vlerën e kontributeve të pashlyera. Ortaku i kufizuar nuk përgjigjet për detyrimet e shoqërisë, në rastin kur ka shlyer të gjitha kontributet e tij. 2. Rritja e paregjistruar e një kontributi të regjistruar prodhon efekte ndaj kreditorëve, vetëm nëse shoqëria ka njoftuar kreditorin për këtë rritje, ose nëse rritja është publikuar në mënyrë të zakonshme. 3. Marrëveshjet ndërmjet ortakëve, që përjashtojnë ortakun e kufizuar nga detyrimi për të shlyer kontributet, apo që shtyjnë afatin e shlyerjes së këtyre kontributeve, nuk prodhojnë efekte ndaj kreditorëve. 4. Zvogëlimi i kontributeve nuk prodhon efekte ndaj kreditorëve, për sa kohë ky zvogëlim nuk është regjistruar, me përjashtim të rastit kur kreditori kishte dijeni për këtë zvogëlim. Zvogëlimi i kontributeve, edhe nëse është i regjistruar, nuk prodhon efekte ndaj kreditorëve, detyrimet e të cilëve kishin lindur përpara regjistrimit të këtij zvogëlimi. 5. Nëse shoqëria i kthen ortakut të kufizuar kontributet e dhëna, ortaku i kufizuar përgjigjet ndaj kreditorëve sikur kontributi të mos ishte paguar ndonjëherë. I njëjti parim zbatohet edhe në rastet kur ortaku i kufizuar tërheq një pjesë të fitimit dhe pjesa e tij në shoqëri bëhet më e vogël se kontributi i marrë përsipër. 6. Ortaku i kufizuar nuk është i detyruar t’i kthejë fitimet, të cilat i ka marrë në mirëbesim, në bazë të pasqyrave financiare, të përgatitura në mirëbesim.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 229
Neni 63 Regjistrimi i ndryshimeve të kontributit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Ortakët duhet t’i njoftojnë për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të gjitha rritjet ose zvogëlimet e kontributit të një ortaku të kufizuar, sipas pikës 1 të nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.
Neni 64 Përgjegjësia nga perceptimi i cilësive ligjore 1. Ortaku i kufizuar përgjigjet si ortak i pakufizuar, nëse emri i tij është përfshirë, me pëlqimin e tij, në emrin e regjistruar të shoqërisë. 2. Ortaku i kufizuar, që ka lidhur me një palë të tretë një marrëveshje në cilësinë e agjentit të autorizuar të shoqërisë, por pa u cilësuar si i tillë, përgjigjet për këtë veprim si të ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të rastit kur provon se i treti kishte dijeni për faktin se ortaku vepronte si agjent i autorizuar apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishte si të mos ishte në dijeni. 3. Ortaku i kufizuar përgjigjet për detyrimet e shoqërisë si të ishte ortak i pakufizuar, nëse ai vepron në kundërshtim me parashikimin e fjalisë së dytë të pikës 1 të nenit 59 të këtij ligji. Neni 65 Përgjegjësia përpara regjistrimit Kur themeluesit e shoqërisë komandite marrin përsipër detyrime për veprimtarinë tregtare të shoqërisë, përpara se shoqëria të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ortaku i kufizuar, që pranon të marrë përsipër këto detyrime, përgjigjet si të ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të rastit kur provon se pala e tretë kishte dijeni për kufizimet e përgjegjësisë së tij, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishte si të mos ishte në dijeni.
Neni 66 Përgjegjësia e një ortaku të ri të kufizuar Ortaku i kufizuar, i cili fiton këtë cilësi në një shoqëri komandite ekzistuese, përgjigjet sipas dispozitave të nenit 62 të këtij ligji, për detyrimet e shoqërisë, që kanë lindur përpara fitimit të kësaj cilësie.
230 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 67 Largimi i ortakëve 1. Shoqëria komandite nuk prishet për shkak të vdekjes apo të prishjes së një ose më shumë prej ortakëve të kufizuar. 2. Nëse të gjithë ortaket e pakufizuar largohen nga shoqëria, atëherë shoqëria kolektive prishet dhe likuidohet sipas dispozitave të këtij ligji. 3. Nëse largohen të gjithë ortakët e kufizuar, atëherë veprimtaria tregtare e shoqërisë komandite mund të vazhdojë të ushtrohet në formën e një shoqërie kolektive apo, nëse mbetet vetëm një ortak i pakufizuar, veprimtaria mund të ushtrohet me statusin e tregtarit. 4. Ndryshimet e përmendura në pikat 1 e 3 të këtij neni duhet t’i njoftohen për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 5. Prishja e shoqërisë komandite në gjendjen e aftësisë paguese ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit, sipas neneve 190 deri 205 të këtij ligji.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 231
PJESA IV SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUARA TITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 68 Përkufizimi 1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. 2. Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. 3. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të ofrojnë kuotat e tyre si mjete investimi për publikun e gjerë. 4. Me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve mund të përcaktohen në statutin e shoqërisë. 5. Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/të paluajtshme apo të drejta). Statuti përcakton mënyrat e shlyerjes së kontributeve. 6. Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar i vlerësojnë kontributet në natyrë në marrëveshje të ndërsjella me njëri-tjetrin dhe i shprehin vlerat e tyre në para. Nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje, secili prej ortakëve mund t’i drejtohet gjykatës përkatëse, për të ngarkuar një ekspert vlerësues, me një vendim me efekt detyrues. Raporti i ortakëve ose i ekspertit për vlerësimin e kontributeve i dorëzohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me të dhënat e tjera të kërkuara për regjistrim.
Neni 69 Regjistrimi 1. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar regjistrohet sipas neneve 26, 28, 32 e 35 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Nëse shoqëria tregtare ka krijuar një faqe të saj në internet, të dhënat që i njoftohen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.
232 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 70 Kapitali minimal Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të ketë një kapital më të vogël se 100 lekë. Neni 71 Shoqëria me ortak të vetëm 1. Nëse shoqëria mbetet me një ortak, atëherë ortaku i vetëm detyrohet ta regjistrojë këtë fakt, sipas nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007. Nëse ortaku i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherë ai përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër. 2. Nga çasti i regjistrimit të ndryshimit, sipas pikës 1 të këtij neni, shoqëria tregtare vijon si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me ortak të vetëm. TITULLI II KUOTAT DHE KALIMI I KUOTAVE
Neni 72 Zotërimi i kuotave 1. Kuota e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të zotërohet nga një ose më shumë persona. 2. Në rastin kur një kuotë e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga më shumë se një person, në marrëdhënie me shoqërinë këta persona trajtohen si një ortak dhe të drejtat e tyre ushtrohen, nëpërmjet një përfaqësuesi të përbashkët. Këta persona përgjigjen personalisht dhe në mënyrë solidare për detyrimet që lindin nga zotërimi i kuotës. 3. Personat që zotërojnë një kuotë të kapitalit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, merren vesh ndërmjet tyre për ndarjen e të drejtave e të detyrimeve, që rrjedhin nga kjo kuotë. Këto të drejta e detyrime mund të ndahen në mënyrë të barabartë ose jo. 4. Veprimet e shoqërisë ndaj kuotës së zotëruar nga më shumë se një person krijojnë pasoja ndaj të gjithë zotëruesve të saj edhe nëse veprimi i shoqërisë i drejtohet vetëm njërit prej zotëruesve. 5. Shoqëria tregtare mund të lëshojë një certifikatë për të vërtetuar zotërimin e kuotës së kapitalit. Kjo certifikatë lëshohet në emër të personit apo të personave, që zotërojnë kuotën dhe nuk përbën letër me vlerë. 6. Nëse personat që zotërojnë një kuotë nuk arrijnë një marrëveshje, sipas pikës 3 të këtij neni, atëherë zbatohen dispozitat e Kodit Civil për bashkëpronësinë.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 233
Neni 73 Mënyrat e fitimit dhe kalimit të kuotave 1. Kuotat e kapitalit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar e të drejtat që rrjedhin prej tyre mund të fitohen apo kalohen nëpërmjet: a) kontributit në kapitalin e shoqërisë; b) shitblerjes; c) trashëgimisë; ç) dhurimit; d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj. 2. Në rastin e kalimit të kuotave me kontratë, kontrata duhet të bëhet me shkrim. 3. Statuti mund të kushtëzojë kalimin e kuotave, veçanërisht duke përcaktuar miratimin e shoqërisë ose të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo të ortakëve të tjerë.
Neni 74 Pasojat e kalimit të kuotave 1. Personi që kalon kuotën dhe ai që e fiton atë përgjigjen në mënyrë solidare ndaj shoqërisë për detyrimet që rrjedhin nga zotërimi i kuotës, nga çasti i kalimit të kuotave, deri në çastin e regjistrimit të kalimit, sipas pikës 2 të këtij neni. 2. Shoqëria regjistron kalimin e kuotës, sipas nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Regjistrimi i kalimit të kuotave ka efekt deklarativ.
Neni 75 Pjesëtimi i kuotave dhe transferimi i tyre 1. Me përjashtim të rasteve kur kjo është e ndaluar nga statuti, kuotat mund të pjesëtohen për shkak të kalimit të tyre. 2. Dispozitat e nenit 73 të këtij ligji për kalimin e kuotave zbatohen edhe për kalimin e pjesëve të kuotave.
234 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
TITULLI III MARRËDHËNIET NDËRMJET SHOQËRISË DHE ORTAKËVE
Neni 76 Shpërndarja e fitimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, ortakët kanë të drejtë të ndajnë pjesën e fitimit të deklaruar në pasqyrat financiare të shoqërisë. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, fitimi u shpërndahet ortakëve në raport me kuotat e zotëruara.
Neni 77 Kufizimet e shpërndarjeve, certifikata e aftësisë paguese 1. Shoqëria mund t’u shpërndajë fitime ortakëve, vetëm nëse pas pagimit të dividendit: a) aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet e saj; b) shoqëria ka aktive likuide të mjaftueshme për të shlyer detyrimet që bëhen të kërkueshme brenda 12 muajve në vazhdim. 2. Administratorët lëshojnë një certifikatë të aftësisë paguese, e cila konfirmon shprehimisht se shpërndarja e propozuar e dividentëve përmbush kërkesat e pikës 1 të këtij neni, ndërsa kur gjendja e shoqërisë tregon se shpërndarja e propozuar e dividendëve nuk i përmbush këto kritere, administratorët nuk mund ta lëshojnë këtë certifikatë. 3. Administratorët përgjigjen ndaj shoqërisë për vërtetësinë e certifikatës së aftësisë paguese.
Neni 78 Përgjegjësia personale për shpërndarjet e ndaluara 1. Administratorët, të cilët nga pakujdesia lëshojnë një certifikatë të pasaktë të aftësisë paguese, sipas pikës 2 të nenit 77 të këtij ligji, përgjigjen personalisht përpara shoqërisë për kthimin e dividendëve të shpërndarë. 2. Ortakët, që kanë marrë nga shoqëria dividendë, përgjigjen personalisht ndaj shoqërisë për kthimin e dividendëve, që u janë shpërndarë kur nuk është lëshuar certifikata e aftësisë paguese, ose kur, pavarësisht lëshimit të certifikatës, këta ortakë kanë pasur dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, sipas pikës 1 të nenit 77 të këtij ligji, ose në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishin pasur dijeni për këtë gjendje.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 235
Neni 79 Rikthimi i shpërndarjeve të ndaluara 1. Paditë e shoqërisë, siç parashikohet në nenin 78 të këtij ligji, mund të ngrihen edhe sipas pikës 3 të nenit 10 të këtij ligji. 2. Parashkrimi i padive, sipas pikës 1 të këtij neni, nis në datën kur është kryer shpërndarja e ndaluar.
Neni 80 Anulimi i kuotave nga shoqëria 1. Statuti mund të parashikojë të drejtën e shoqërisë për të anuluar një kuotë. Në këto raste statuti duhet të parashikojë shkaqet e procedurat për anulimin e likuidimin e kuotës. 2. Kuota mund të anulohet në çdo rast me miratimin e ortakut përkatës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga statuti. 3. Të drejtat e detyrimet, që i rrjedhin ortakut nga zotërimi i kuotës, shuhen me anulimin e saj.
TITULLI IV ORGANET E SHOQËRISË KREU I ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
Neni 81 Të drejtat dhe detyrimet 1. Asambleja e përgjithshme është përgjegjëse për marrjen e vendimeve për shoqërinë për çështjet e mëposhtme: a) përcaktimin e politikave tregtare të shoqërisë; b) ndryshimet e statutit; c) emërimin e shkarkimin e administratorëve; ç) emërimin e shkarkimin i likuiduesve dhe të ekspertëve kontabël të autorizuar; d) përcaktimin e shpërblimeve për personat e përmendur në shkronjat “c” dhe “ç” të kësaj pike; dh) mbikëqyrjen e zbatimit të politikave tregtare nga administratorët, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë se veprimtarisë;
236 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
e) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; ë) zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitalit; f) pjesëtimin e kuotave dhe anulimin e tyre; g) përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë dhe në procedimet e tjera ndaj administratorëve; gj) riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë; h) miratimin e rregullave procedurale të mbledhjeve të asamblesë; i) çështje të tjera të parashikuara nga ligji apo statuti. 2. Asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e përcaktuara në shkronjat “e” dhe “ë” të pikës 1 të këtij neni, pas marrjes dhe shqyrtimit të dokumenteve përkatës. 3. Nëse shoqëria zotërohet nga një ortak, të drejtat dhe detyrimet e asamblesë së përgjithshme ushtrohen nga ortaku i vetëm. Të gjitha vendimet e marra nga ortaku i vetëm regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund të ndryshohen ose të fshihen. Duhen regjistruar në veçanti, por pa u kufizuar në to, vendimet për: a) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; b) shpërndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve; c) investime; ç) vendimet për riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. Vendimet e paregjistruara në regjistrin e vendimeve janë absolutisht të pavlefshme. Shoqëria nuk mund t’i kundrejtojë pavlefshmërinë të tretit, që ka fituar të drejta në mirëbesim, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për pavlefshmërinë, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të.
Neni 82 Mbledhja e asamblesë së përgjithshme 1. Asambleja e përgjithshme mblidhet në rastet e përcaktuara nga ky ligj, nga ligje të tjera ose nga dispozitat e statutit dhe sa herë që mbledhja është e nevojshme për të mbrojtur interesat e shoqërisë. Mbledhja e zakonshme e asamblesë së përgjithshme thirret të paktën një herë në vit. 2. Asambleja e përgjithshme thirret nga administratorët apo ortakët e përcaktuar sipas nenit 84 të këtij ligji. 3. Asambleja e përgjithshme thirret nëse, sipas bilancit vjetor apo raporteve të ndërmjetme financiare, rezulton ose ekziston rreziku që aktivet e shoqërisë nuk i mbulojnë detyrimet e kërkueshme brenda 3 muajve në vazhdim.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 237
4. Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria propozon të shesë apo të disponojë në mënyrë tjetër aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. 5. Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria, brenda 2 viteve të para pas regjistrimit të saj, propozon të blejë nga një ortak pasuri, që kanë vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. 6. Në rastet e parashikuara në pikat 3 e 5 të këtij neni, asamblesë së përgjithshme i paraqitet një raport nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur. 7. Dispozitat e pikës 6 të këtij neni nuk zbatohen nëse blerjet, sipas pikave 4 e 5 të këtij neni, kryhen në bursë ose janë pjesë e veprimeve të përditshme të shoqërisë dhe bëhen në kushte normale tregu. Gjithashtu, këto dispozita nuk zbatohen në rastin kur shoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm. 8. Në rastet e parashikuara në pikat 3 deri në 5 të këtij neni, asambleja e përgjithshme mund të miratojë një rezolutë këshilluese, duke miratuar apo bërë vërejtje për veprimtarinë e administratorëve.
Neni 83 Mënyra e thirrjes 1. Asambleja e përgjithshme thirret nëpërmjet një njoftimi me shkresë ose, nëse parashikohet nga statuti, me njoftim nëpërmjet postës elektronike. Njoftimi me shkresë apo me mesazh elektronik duhet të përmbajë vendin, datën, orën e mbledhjes dhe rendin e ditës e t’u dërgohet të gjithë ortakëve, jo më vonë se 7 ditë përpara datës së parashikuar për mbledhjen e asamblesë. 2. Kur asambleja e përgjithshme nuk është thirrur sipas pikës 1 të këtij neni, ajo mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse të gjithë ortakët janë dakord, për të marrë vendime, pavarësisht parregullsisë.
Neni 84 Kërkesa nga ortakët e pakicës 1. Ortakët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në asamblenë e përgjithshme të shoqërisë, apo një pjesë më të vogël të parashikuar në statut, mund t’i drejtojnë administratorëve një kërkesë me shkrim, përfshirë postën elektronike, për të thirrur asamblenë e përgjithshme dhe/ose përfshirjen e çështjeve të posaçme në rendin e ditës. Kërkesa duhet të përmbajë arsyet, objektivat dhe çështjet, për të cilat asambleja duhet të
238 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
marrë një vendim. Nëse kërkesa refuzohet, këta ortakë kanë të drejtë ta thërrasin asamblenë dhe të caktojnë çështjet e rendit të ditës, në përputhje me pikën 1 të nenit 83 të këtij ligji. 2. Nëse, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, asambleja e përgjithshme nuk thirret, ose çështja e kërkuar prej këtyre nuk futet në rendin e ditës, secili prej ortakëve, që kanë bërë kërkesën, ka të drejtë: a) të ngrejë padi në gjykatë, për të deklaruar shkeljen e detyrimit të besnikërisë, nëse administratorët nuk përmbushin kërkesat e ortakëve brenda 15 ditëve; b) t’i kërkojë shoqërisë blerjen e kuotave, të zotëruara prej tyre. 3. Në rastet kur rendi i ditës ndryshohet, sipas parashikimeve të pikave 1 e 2 të këtij neni dhe thirrja i është njoftuar ortakëve, administratorët njoftojnë përsëri rendin e ditës, të ndryshuar, në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 83 të këtij ligji. 4. Përfaqësuesi i autorizuar është i detyruar të deklarojë çdo fakt apo rrethanë, të tillë që, sipas gjykimit të ortakut të përfaqësuar, rrezikon të ndikojë në vendimmarrjen e përfaqësuesit për interesa të tjerë të ndryshëm nga ata të ortakut të përfaqësuar.
Neni 85 Përfaqësimi në asamble 1. Ortaku mund të përfaqësohet në asamblenë e përgjithshme, në bazë të një autorizimi nga një ortak tjetër apo nga një person i tretë. 2. Administratorët e shoqërisë nuk mund të veprojnë si përfaqësues të ortakëve në asamblenë e përgjithshme. 3. Autorizimi mund të jepet vetëm për një mbledhje të asamblesë së përgjithshme, e cila përfshin edhe mbledhjet vijuese me të njëjtin rend dite.
Neni 86 Kuorumi 1. Në rastin e marrjes së vendimeve, që kërkojnë një shumicë të zakonshme, asambleja e përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse marrin pjesë ortakët me të drejtë vote, që zotërojnë më shumë se 30 për qind të kuotave. Në rastin kur asambleja e përgjithshme duhet të vendosë për çështje, të cilat kërkojnë shumicë të kualifikuar, sipas nenit 87 të këtij ligji, ajo mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse ortakët që zotërojnë më shumë se gjysmën e numrit total të votave janë të pranishëm personalisht, votojnë me shkresë, apo mjete elektronike, sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 88 të këtij ligji.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 239
2. Nëse asambleja e përgjithshme nuk mund të mblidhet për shkak të mungesës së kuorumit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, asambleja mblidhet përsëri jo më vonë se 30 ditë, me të njëjtin rend dite.
Neni 87 Marrja e vendimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë, asambleja e përgjithshme vendos me tri të katërtat e votave të ortakëve pjesëmarrës, siç përcaktohet në pikën 1 të nenit 86 të këtij ligji, për ndryshimin e statutit, zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në statut, për çështjet e tjera të renditura në nenin 81 të këtij ligji, asambleja e përgjithshme vendos me shumicën e votave të ortakëve pjesëmarrës. 3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, vlefshmëria e vendimeve, që përcaktojnë detyrime shtesë mbi ortakët, apo vendimet që kufizojnë të drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj ose në statut, kushtëzohet nga miratimi i ortakut përkatës.
Neni 88 E drejta e votës 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, çdo kuotë jep të drejtën e një vote. 2. Statuti mund të parashikojë për ortakët, që nuk janë të pranishëm, mundësinë e pjesëmarrjes në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme me mjete të ndryshme komunikimi, përfshirë mjetet elektronike, me kusht që të garantohet identifikimi i ortakëve. 3. Mjetet elektronike përfshijnë, por pa u kufizuar në to: a) transmetimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në kohë reale; b) komunikimin e ndërsjellë në kohë reale, i cili u mundëson ortakëve të shprehen për mbledhjen e asamblesë së përgjithshme nga një vendndodhje tjetër; c) mekanizma, që mundësojnë procesin e votimit, përpara apo gjatë mbajtjes së mbledhjes së asamblesë se përgjithshme, pa qenë nevoja të caktohet një përfaqësues i autorizuar, për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje. 4. Përdorimi i mjeteve elektronike, për t’u mundësuar ortakëve të marrin pjesë në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, bëhet me kushtin që të merren masat teknike të nevojshme për të garantuar identifikimin e ortakëve dhe sigurinë e komunikimeve elektronike, deri në atë masë që ky përdorim
240 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
të jetë proporcional me arritjen e këtyre qëllimeve. 5. Ortakët kanë të drejtën, që u njihet nga ky ligj apo statuti, për të marrë unanimisht çdo vendim, me kusht që kjo marrëveshje të bëhet me shkrim.
Neni 89 Përjashtimi nga e drejta e votës 1. Ortaku nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës nëse asambleja e përgjithshme merr vendim për: a) vlerësimin e veprimtarisë së tij; b) shuarjen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij; c) ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria; ç) dhënien ose jo të përfitimeve të reja. 2. Kur ortaku përfaqësohet nga një përfaqësues i autorizuar, i autorizuari vlerësohet të jetë në të njëjtin konflikt interesi, ashtu si dhe ortaku, të cilin përfaqëson.
Neni 90 Procesverbalet e mbledhjes së asamblesë 1. Të gjitha vendimet e asamblesë së përgjithshme duhet të regjistrohen në procesverbal. Administratorët përgjigjen për ruajtjen e kopjeve të procesverbaleve të mbledhjeve të asamblesë së përgjithshme. 2. Procesverbali duhet të përmbajë datën e vendin e mbledhjes, rendin e ditës, emrin e kryetarit e të mbajtësit të procesverbalit, rezultatet e votimit. 3. Procesverbalit i bashkëlidhet edhe lista e pjesëmarrësve, si edhe akti i thirrjes së asamblesë së përgjithshme. 4. Procesverbali i mbledhjes nënshkruhet nga kryetari dhe nga mbajtësi i procesverbalit. 5. Nëse shoqëria ka publikuar një faqe në internet, administratorët, jo më vonë se 15 ditë nga data e mbledhjes, janë të detyruar të publikojnë kopje të procesverbalit të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në këtë faqe.
Neni 91 Hetimet e posaçme 1. Asambleja e përgjithshme mund të vendosë nisjen e një hetimi të posaçëm për parregullsitë përgjatë veprimeve të themelimit të shoqërisë apo të ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Hetimi kryhet nga një ekspert i pavarur i fushës. 2. Ortakët që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në asamblenë e shoqërisë, apo një vlerë më të vogël të parashikuar në statut dhe/
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 241
ose cilido kreditor i shoqërisë mund t’i kërkojnë asamblesë së përgjithshme emërimin e një eksperti të pavarur të fushës, kur ka dyshime të bazuara për shkelje të ligjit ose të statutit. Ortakët apo kreditorët e shoqërisë së përcaktuar më sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit nga asambleja për emërimin e ekspertit të pavarur, mund t’i kërkojnë gjykatës emërimin e këtij eksperti. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa e ortakëve vlerësohet e refuzuar. 3. Kur asambleja e përgjithshme ka emëruar një ekspert të fushës për kryerjen e hetimit të posaçëm dhe kur për këtë emërim ka dyshime të bazuara për të besuar se eksperti mund të mos realizojë hetimin e posaçëm në mënyrën e duhur, ortakët ose kreditorët e përmendur në pikën 2 të këtij neni mund t’i kërkojnë gjykatës zëvendësimin e tij. 4. Kur gjykata pranon kërkesat e përmendura në pikat 2 e 3 të këtij neni, shoqëria tregtare përballon kostot e emërimit dhe të shpërblimit të ekspertit të emëruar për kryerjen e hetimit të posaçëm. 5. E drejta për të kërkuar hetim të posaçëm, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, duhet të ushtrohet brenda 3 vjetëve nga data e regjistrimit të shoqërisë tregtare, kur hetimi ka si objekt parregullsitë e procesit të themelimit, si dhe brenda 3 vjetëve nga data e veprimit, që konsiderohet i parregullt, kur hetimi ka si objekt parregullsitë e ushtrimit të veprimtarisë tregtare. 6. Kreditori, që në keqbesim paraqet një kërkesë, sipas pikës 2 të këtij neni, përgjigjet në përputhje me nenin 34 të Kodit të Procedurës Civile.
Neni 92 Shfuqizimi i vendimeve të parregullta dhe dëmshpërblimi 1. Asambleja e përgjithshme ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës përkatëse shfuqizimin e vendimeve të administratorëve, kur këto përbëjnë shkelje të rëndë të ligjit ose të statutit. 2. Ortakët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në asamblenë e shoqërisë, ose një vlerë më të vogël të parashikuar në statut, apo secili prej kreditorëve të shoqërisë mund t’i kërkojnë asamblesë së përgjithshme ngritjen e padisë si më sipër. Ortakët apo kreditorët e shoqërisë së përcaktuar më sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit nga asambleja për ngritjen e padisë, kanë të drejtë të ngrenë padi drejtpërdrejt përpara gjykatës kompetente për shfuqizimin e vendimit të administratorëve. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim, brenda 60 ditëve nga data e kërkesës, kërkesa e ortakëve apo kreditorëve vlerësohet e refuzuar. 3. Në rastet kur shoqëria ngre padi si më sipër, ajo merr pjesë në gjykim me anë të një përfaqësuesi të posaçëm, të caktuar nga asambleja e përgjithshme.
242 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
4. Ortakët ose kreditorët e përmendur në pikën 2 të këtij neni mund t’i kërkojnë gjykatës zëvendësimin e përfaqësuesit të posaçëm, kur ka dyshime të bazuara se përfaqësuesi i emëruar nga asambleja e përgjithshme mund të mos ngrejë e ndjekë padinë në interesin më të mirë të shoqërisë. Nëse gjykata e pranon këtë kërkesë, kostot e emërimit dhe të shpërblimit të përfaqësuesit përballohen nga shoqëria. 5. Gjykata vendos shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të administratorëve, nëse këta nuk merren vesh, me pajtim, me përfaqësuesin e posaçëm për korrigjimin e pasojave të vendimit, brenda 30 ditëve nga data e emërimit të këtij përfaqësuesi. Të drejtat e palëve të treta mbeten të pacenuara, në përputhje me pikën 3 të nenit 12 të këtij ligji. 6. Ortakët në pakicë dhe kreditorët e përcaktuar më sipër kanë të drejtat e parashikuara në pikat 2 e 4 të këtij neni, edhe në rastin kur asambleja e përgjithshme nuk merr vendim, ose refuzon të vendosë për kërkesën e tyre për ngritjen ndaj administratorëve të padisë, me objekt shpërblimin e dëmit të pësuar nga shoqëria, si vendim i paligjshëm, apo për ngritjen e padive të tjera që parashikon ky ligj ose statuti ndaj administratorëve apo ortakëve. 7. Dispozita e paragrafit të gjashtë të nenit 91 të këtij ligji zbatohet edhe për këto padi.
Neni 93 Të drejtat e lidhura me kuotën Ortaku, që pengohet të ushtrojë të drejtat që i rrjedhin nga zotërimi i kuotës së shoqërisë, ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit apo shpërblimin e dëmit të shkaktuar, si pasojë e cenimit të këtyre të drejtave. Kjo e drejtë parashkruhet brenda 3 vjetëve nga çasti i cenimit.
Neni 94 Ndalimi i kufizimeve 1. Janë të pavlefshme dispozitat e statutit, që kufizojnë ose përjashtojnë ndonjë nga të drejtat e ortakëve ose të kreditorëve, sipas përcaktimeve të bëra në nenet 91, 92 e 93 të këtij ligji, si dhe dispozitat, që parashikojnë kufizime të përgjithshme të veprimeve të përcaktuara në këto nene. 2. Vendimet e asamblesë së përgjithshme nuk mund të cenojnë të drejtën e ortakëve ose të kreditorëve për të kryer veprimet e parashikuara në nenet 91, 92 e 93 të këtij ligji.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 243
KREU II ADMINISTRATORËT Neni 95 Emërimi, shkarkimi, të drejtat dhe detyrimet 1. Asambleja e përgjithshme emëron një ose më shumë persona fizikë si administratorë të shoqërisë. Afati i emërimit, i cili caktohet në statut, nuk mund të jetë më i gjatë se 5 vjet, me të drejtë ripërtëritjeje. Emërimi i administratorëve prodhon efekte pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Statuti mund të vendosë rregulla të posaçme për emërimin e administratorëve. 2. Administratorët e një shoqërie tregtare mëmë, sipas përcaktimit të nenit 207 të këtij ligji, nuk mund të emërohen si administratorë të një shoqërie të kontrolluar e anasjelltas. Çdo emërim i bërë në kundërshtim me këto dispozita është i pavlefshëm. 3. Administratorët kanë të drejtë e detyrohen të: a) kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë, duke zbatuar politikat tregtare, të vendosura nga asambleja e përgjithshme; b) përfaqësojnë shoqërinë tregtare; c) kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të shoqërisë; ç) përgatisin dhe nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, i paraqesin këto dokumente përpara asamblesë së përgjithshme për miratim; d) krijojnë një sistem paralajmërimi në kohën e duhur për rrethanat, që kërcënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe ekzistencën e shoqërisë; dh) kryejnë regjistrimet dhe dërgojnë të dhënat e detyrueshme të shoqërisë, siç parashikohet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; e) raportojnë përpara asamblesë së përgjithshme në lidhje me zbatimin e politikave tregtare dhe me realizimin e veprimeve të posaçme me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e shoqërisë tregtare; ë) kryejnë detyra të tjera të përcaktuara në ligj dhe në statut. 4. Në rastet e parashikuara nga pikat 3 e 5 të nenit 82 të këtij ligji, administratorët janë të detyruar të thërrasin asamblenë e përgjithshme. 5. Nëse asambleja e përgjithshme emëron më shumë se një administrator, ata e administrojnë bashkërisht shoqërinë. Statuti ose rregulloret e tjera, të miratuara nga asambleja e përgjithshme, mund të parashikojnë ndryshe. 6. Asambleja e përgjithshme mund të shkarkojë administratorin në çdo
244 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
kohë me shumicë të zakonshme. Statuti apo marrëveshje të tjera nuk mund të përjashtojnë apo kufizojnë këtë të drejtë. Paditë, që lidhen me shpërblimin e administratorit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 96 Përfaqësimi 1. Kufizimet e tagrave të përfaqësimit të administratorëve i kundrejtohen palëve të treta, në përputhje me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 2. Administratorët, që përfaqësojnë bashkërisht shoqërinë tregtare, mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve të caktuara apo për kryerjen e disa kategorive të caktuara veprimesh. Njoftimet e drejtuara secilit prej administratorëve janë të vlefshme e detyruese për shoqërinë. 3. Tagrat e përfaqësimit të administratorëve dhe çdo ndryshim i tyre njoftohen për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 97 Shpërblimi 1. Shpërblimit bazë të administratorëve mund t’i bëhen shtesa, që mund të jenë përqindje në fitim ose të ngjashme. Shpërblimet e administratorëve përcaktohen me vendim të zakonshëm të asamblesë së përgjithshme. 2. Shpërblimi, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të jetë i përshtatshëm dhe në përputhje me detyrat e administratorëve dhe gjendjen financiare të shoqërisë. 3. Nëse shoqëria është në vështirësi financiare, asambleja e përgjithshme mund të vendosë reduktimin e shpërblimit të administratorëve në masën e përshtatshme. 4. Kriteret e shpërblimit, shpërblimi individual dhe efekti vjetor i shpërblimit të administratorëve në strukturën e kostove të shoqërisë tregtare publikohen së bashku me pasqyrat financiare vjetore.
Neni 98 Detyrimi i besnikërisë dhe përgjegjësia 1. Përveç sa është parashikuar në dispozitat e përgjithshme të detyrimit të besnikërisë, sipas neneve 14, 15, 17 e 18 të këtij ligji, administratorët detyrohen: a) të kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara në ligj ose në statut në mirëbesim e në interesin më të mirë të shoqërisë në tërësi, duke i kushtuar vëmendje të
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 245
veçantë ndikimit të veprimtarisë së shoqërisë në mjedis; b) të ushtrojnë kompetencat që u njihen në ligj ose në statut vetëm për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në këto dispozita; c) të vlerësojnë me përgjegjësi çështjet, për të cilat merret vendim; ç) të parandalojnë dhe mënjanojnë rastet e konfliktit, prezent apo të mundshëm, të interesave personalë me ata të shoqërisë; d) të garantojnë miratimin e marrëveshjeve sipas dispozitave të pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji; dh) të ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizmin dhe kujdesin e nevojshëm. 2. Administratorët, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, përgjigjen ndaj shoqërisë për çdo veprim ose mosveprim, që lidhet në mënyrë të arsyeshme me qëllimet e shoqërisë tregtare, me përjashtim të rasteve kur, në bazë të hetimit dhe vlerësimit të informacioneve përkatëse, veprimi ose mosveprimi është kryer në mirëbesim. 3. Nëse administratorët veprojnë në kundërshtim me detyrat dhe shkelin standardet profesionale, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, janë të detyruar t’i dëmshpërblejnë shoqërisë dëmet, që rrjedhin nga kryerja e shkeljes, si dhe t’i kalojnë çdo fitim personal që ata apo personat e lidhur me ta kanë realizuar nga këto veprime të parregullta. Administratorët kanë barrën e provës për të vërtetuar kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë të rregullt e sipas standardeve të kërkuara. Kur shkelja është kryer nga më shumë se një administrator, ata përgjigjen ndaj shoqërisë në mënyrë solidare. 4. Në mënyrë të veçantë, por pa u kufizuar në to, administratorët janë të detyruar t’i dëmshpërblejnë shoqërisë dëmet e shkaktuara, nëse, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, kryejnë veprimet e mëposhtme: a) u kthejnë ortakëve kontributet; b) u paguajnë ortakëve interesa apo dividendë; c) u shpërndajnë aktivet shoqërisë; ç) lejojnë që shoqëria të vazhdojë veprimtarinë tregtare, kur, në bazë të gjendjes financiare, duhej të parashikohej që shoqëria nuk do të kishte aftësi paguese për të shlyer detyrimet; d) japin kredi. 5. Dispozitat e pikës 6 të nenit 92 të këtij ligji zbatohen edhe për paditë, që rrjedhin nga paragrafët e këtij neni. Këto padi duhet të ngrihen brenda 3 vjetëve nga kryerja e shkeljes apo nga zbulimi i saj.
246 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
TITULLI V PRISHJA E SHOQËRISË, LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ORTAKËVE KREU I PRISHJA E SHOQËRISË
Neni 99 Shkaqet e prishjes së shoqërisë Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar prishet: a) kur mbaron kohëzgjatja e parashikuar në themelimin e saj; b) me vendim të asamblesë së përgjithshme; c) me hapjen e procedurave të falimentimit; ç) nëse nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk është njoftuar pezullimi i veprimtarisë në përputhje me pikën 3 të nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”; d) me vendim të gjykatës; dh) për arsye të tjera, të parashikuara në statut.
Neni 100 Regjistrimi i shpërbërjes Administratorët regjistrojnë prishjen e shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Nëse prishja e shoqërisë bëhet me vendim gjykate, gjykata, në përputhje me nenin 45 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” ia njofton vendimin Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve për regjistrim. KREU II LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ORTAKËVE
Neni 101 Largimi і ortakut për shkaqe të arsyeshme 1. Ortaku mund të largohet nga shoqëria nëse ortakët e tjerë ose shoqëria kanë kryer veprime në dëm të tij, nëse është penguar të ushtrojë të drejtat e tij, nëse shoqëria i ka ngarkuar detyrime të paarsyeshme apo për shkaqe të tjera, që e bëjnë të pamundur vazhdimin e ortakërisë. 2. Ortaku që kërkon largimin, duhet të njoftojë shoqërinë me shkrim, si dhe të parashtrojë shkaqet e largimit.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 247
3. Administratorët duhet të thërrasin mbledhjen e asamblesë së përgjithshme menjëherë pasi të kenë marrë dijeni për njoftimin e largimit, sipas pikës 2 të këtij neni, për të vendosur nëse ortakut do t’i likuidohet kuota, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme. 4. Ortaku ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë ndaj shoqërisë për likuidimin e kuotës, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme, nëse pas njoftimit të largimit asambleja e përgjithshme nuk mblidhet apo nuk і njeh si të arsyeshme shkaqet e largimit dhe likuidimin e kuotës. 5. Ortaku që kërkon largimin nga shoqëria, detyrohet ta dëmshpërblejë shoqërinë për dëmet e shkaktuara, nëse rezulton se largimi është kryer në bazë të shkaqeve të paarsyeshme. 6. Ortaku që largohet ka të drejtë të ngrejë padi ndaj shoqërisë dhe/ ose ortakëve të tjerë që shkaktuan largimin e tij dhe të kërkojë ndaj tyre, në mënyrë solidare, shpërblimin e dëmit të pësuar.
Neni 102 Përjashtimi i ortakut 1. Në bazë të një vendimi të zakonshëm, asambleja e përgjithshme mund t’i kërkojë gjykatës përjashtimin e ortakut, nëse ai nuk ka shlyer kontributin e tij, sipas parashikimeve të statutit ose nëse ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për këtë përjashtim. 2. Konsiderohen shkaqe të arsyeshme për përjashtimin e ortakut, sipas pikës 1 të këtij neni, por pa u kufizuar në to, rastet kur ortaku: a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë; b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj; c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë. 3. Gjatë procedurës së përjashtimit të ortakut, me kërkesë të paditësit, gjykata mund të marrë një masë për sigurimin e padisë, duke pezulluar të drejtën e votës së ortakut, që kërkohet të përjashtohet, si dhe të drejtat e tjera, që rrjedhin nga zotërimi i kuotës së shoqërisë, kur ajo e vlerëson këtë masë si të nevojshme dhe të justifikuar. 4. Shoqëria ka të drejtë t’i kërkojë ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit të pësuar nga veprimet, që kanë sjellë përjashtimin. 5. Ortaku ka të drejtë t’i kërkojë shoqërisë shpërblimin e dëmit të pësuar, nëse kërkesa për përjashtim nuk është e bazuar.
248 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
6. Ortaku nuk ka të drejtë t’i kërkojë shoqërisë likuidimin e kuotës, nëse ai përjashtohet për shkaqe të arsyeshme, por, nëse shoqëria ngre ndaj tij padi për shpërblim dëmi, ortaku ka të drejtë të kompensojë çdo shumë, që do të kishte të drejtë ta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës, me dëmin e kërkuar nga shoqëria.
Neni 103 Pasojat e largimit dhe përjashtimit 1. Të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen në datën e largimit ose të vendimit të formës së prerë të gjykatës për largimin ose përjashtimin. 2. Statuti nuk mund të përjashtojë apo të kufizojë të drejtën e ortakut për t’u larguar nga shoqëria dhe të drejtën e shoqërisë për të përjashtuar ortakun.
Neni 104 Likuidimi në gjendjen e aftësisë paguese Me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi, prishja e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, sipas neneve 190 deri në 205 të këtij ligji. PJESA V SHOQËRITË AKSIONARE TITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME DHE THEMELIMI
Neni 105 Përkufizimi dhe llojet 1. Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara. 2. Shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me ofertë, private apo publike, në përputhje me dispozitat e ligjit për titujt.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 249
Neni 106 Regjistrimi 1. Shoqëritë aksionare regjistrohen sipas neneve 26, 28, 32 e 36 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Nëse shoqëria krijon një faqe të saj në internet, të dhënat, të cilat regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.
Neni 107 Kapitali minimal 1. Shoqëria aksionare me ofertë private nuk mund të ketë një kapital më të vogël se 2 000 000 lekë. 2. Shoqëria aksionare me ofertë publike nuk mund të këtë një kapital më të vogël se 10 000 000 lekë.
Neni 108 Llojet e kontributeve Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para apo në natyrë (pasuri të luajtshme apo të paluajtshme ose në të drejta të vlerësueshme në para). Kontributet e aksionarëve nuk mund të jenë në punë apo në shërbime.
Neni 109 Vlera nominale dhe emetimi i aksioneve 1. Çdo aksion ka të njëjtën vlerë nominale. 2. Aksionet nuk mund të emetohen përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Aksionet e emetuara më parë janë të pavlefshme. Themeluesit përgjigjen në mënyrë solidare për dëmet e shkaktuara ndaj zotëruesve të aksioneve, me emetim të parakohshëm. 3. Të drejtat e lidhura me aksionet nuk mund të transferohen përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 110 Vlera e aksioneve të emetuara 1. Vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të emetuara nuk mund të jetë më e vogël se kapitali i regjistruar i shoqërisë. Rrjedhimisht, shoqëria nuk mund të emetojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim nën vlerën e tyre nominale.
250 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2. Shoqëria mund të emetojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim më të lartë se vlera e tyre nominale.
Neni 111 Kostot e themelimit 1. Themeluesit mund t’i kërkojnë shoqërisë rimbursimin e kostove të themelimit, deri në vlerën më të lartë, të parashikuar në statut. 2. Kostot e themelimit u paguhen themeluesve nga fitimet, që realizon shoqëria. Përveç se kur parashikohet ndryshe në statut, aksionarët mund të vendosin që rimbursimi i kostove të themelimit të këtë përparësi gjatë shpërndarjes së fitimeve. Neni 112 Kontributet në natyrë 1. Kur aksionarët japin kontribute në natyrë, këto kontribute duhet të vlerësohen përpara regjistrimit të shoqërisë nga një apo disa ekspertë të caktuar nga gjykata përkatëse. Këta ekspertë janë persona fizikë apo juridikë, të licencuar sipas dispozitave të posaçme, me kompetenca teknike të nevojshme për kryerjen e këtyre vlerësimeve. 2. Raporti i vlerësimit të ekspertëve duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm të kontributeve në natyrë, si dhe në të duhet të përcaktohen metodat e vlerësimit që janë zbatuar dhe të shprehet nëse vlera e llogaritur, sipas kësaj metode, i korrespondon të paktën vlerës nominale të aksionit dhe, kur është rasti, edhe primit më të lartë të emetimit të aksionit. 3. Aktivet, kuotat apo aksionet e një shoqërie ekzistuese mund të jepen si kontribut në një shoqëri aksionare, vetëm nëse shoqëria, që jep kontributin, ka të paktën 2 vite që është e regjistruar. Në këtë rast, së bashku me raportin e përmendur në pikën 2 të këtij neni, paraqiten edhe pasqyrat financiare të dy viteve të fundit të shoqërisë në fjalë, si edhe dokumentet për vlerësimin e saj. 4. Raporti i vlerësimit, i përmendur në paragrafët e mësipërm të këtij neni e sipas rastit dhe dokumentet e tjera dorëzohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit së bashku me aplikimin për regjistrim. 5. Dispozitat e mësipërme zbatohen, gjithashtu, edhe kur shoqëria, brenda 2 vjetëve pas themelimit blen pasuri ose të drejta nga një prej themeluesve. Neni 113 Shlyerja dhe kalimi i kontributeve përpara regjistrimit 1. Aksionet e nënshkruara me kontribut në para duhet të shlyhen përpara regjistrimit të shoqërisë, të paktën në një të katërtën e vlerës së tyre nominale.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 251
Shumat që mbeten shlyhen në një ose më shumë këste, sipas vendimit të organeve të administrimit të shoqërisë. Vlerat më të larta, sipas pikës 2 të nenit 110 të këtij ligji, duhet të shlyhen plotësisht. 2. Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhet të kalohen tërësisht përpara regjistrimit. 3. Themeluesit, të cilët nuk shlyejnë apo kalojnë kontributet e tyre brenda afateve të përcaktuara më sipër, përgjigjen ndaj shoqërisë, në përputhje me përcaktimet e neneve 10 pikat 2 e 3 dhe 124 të këtij ligji.
Neni 114 Dispozitat e posaçme për shoqëritë me aksionar të vetëm 1. Nëse përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit themeluesi i vetëm nuk ka shlyer apo kaluar tërësisht kontributet e tij në para ose natyrë, atëherë ai duhet garantojë shlyerjen e kontributit, nëpërmjet një garancie bankare, me vlerë të njëjtë me kontributin e nënshkruar me afat vlefshmërie jo më shumë se njëvjeçar e t’ia paraqesë këtë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit së bashku me aplikimin për regjistrim. Nëse në përfundim të afatit njëvjeçar të garancisë bankare aksionari nuk i deklaron bankës shlyerjen tërësisht të kontributit të parashikuar në statut, shuma e garancisë bankare kalon automatikisht për llogari të shoqërisë për shlyerjen e kapitalit. 2. Kur numri i aksionarëve bie në një, aksionari i vetëm duhet t’i njoftojë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit zvogëlimin e numrit të aksionarëve, si dhe emrin e tij. Nëse aksionari i vetëm nuk e përmbush këtë detyrim, ai përgjigjet personalisht, në mënyrë të pakufizuar, për detyrimet që shoqëria ndërkohë ka marrë përsipër.
Neni 115 Procedura e themelimit 1. Shoqëritë aksionare, pas miratimit të statutit nga themeluesit, themelohen në përputhje me dispozitat e nenit 106 të këtij ligji. Në statut përcaktohen administratorët e parë dhe anëtarët e parë të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës. Detyra e këtyre personave përfundon në datën e mbledhjes së parë të asamblesë së përgjithshme. 2. Kontributet në para, sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji, shlyhen në një llogari bankare, të përcaktuar sipas parashikimeve të statutit. Shoqëria, së bashku me aplikimin për regjistrim, depoziton pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dokumentin bankar, që vërteton shlyerjen e kontributit në para.
252 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Përfaqësuesi i shoqërisë mund të tërheqë fondet e mbledhura nga kontributet në para vetëm pas regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. TITULLI II AKSIONET
Neni 116 Llojet dhe kategoritë e aksioneve 1. Aksionet mund të jenë të zakonshme ose aksione me përparësi. Aksionet e zakonshme u japin zotëruesve të tyre tagër për të ushtruar në asamblenë e përgjithshme të drejtat e aksionarit dhe për të përfituar pjesë të fitimeve dhe të shpërndarjes së pasurive të mbetura pas likuidimit, në raport me pjesën e kapitalit që aksionet e tyre përfaqësojnë. Aksionet me përparësi u japin zotëruesve të tyre tagrin që nga ndarja e dividendëve të vendosur nga asambleja e përgjithshme të përfitojnë një shumë të caktuar ose një përqindje të caktuar të vlerës nominale të aksioneve të tyre, përpara shpërndarjes së fitimeve, në favor të aksionarëve të zakonshëm, përparësi në ndarjen e pasurive të shoqërisë, të mbetura pas likuidimit dhe të drejta të tjera të përcaktuara me ligj apo në statut. 2. Shënimi në statut i përparësive, që rrjedhin nga zotërimi i këtyre aksioneve, prezumohet shterues. 3. Aksionet, që japin të njëjtat të drejta, përbëjnë aksione të së njëjtës kategori (aksione të zakonshme, aksione me përparësi, aksione me të drejtë vote dhe aksione pa të drejtë vote).
Neni 117 Mënyrat e fitimit dhe kalimit të aksioneve 1. Aksionet e një shoqërie aksionare dhe të drejtat, që rrjedhin prej tyre, mund të fitohen apo kalohen nëpërmjet: a) kontributit në kapitalin e shoqërisë, në çastin e formimit të shoqërisë; b) shitblerjes; c) trashëgimisë; ç) dhurimit; d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj. 2. Aksionet e të drejtat e fituara si më sipër nuk mund të ushtrohen ndaj asnjë personi apo ndaj shoqërisë, përpara se veprimi të jetë regjistruar në regjistrin e posaçëm të aksioneve, që mban shoqëria, në përputhje me pikën 1 të nenit 119 të këtij ligji.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 253
Neni 118 Akti i emetimit të aksioneve 1. Akti i emetimit të aksioneve hartohet në çastin e emetimit fillestar të aksioneve dhe përmban të dhënat e përcaktuara në nenin 36 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Në rastin e ofertës private apo publike të aksioneve, akti i emetimit të aksioneve duhet të ndjekë, gjithashtu, procedurat e përcaktuara në ligjin për titujt. 3. Shoqëria lëshon certifikatën e aksionit me shpenzimet e aksionarit që e kërkon atë. Vendimi për lëshimin e certifikatës merret nga themeluesit apo nga asambleja.
Neni 119 Regjistrimi i aksioneve 1. Shoqëritë aksionare mbajnë një regjistër të posaçëm, ku regjistrohen të dhënat e zotëruesve të aksioneve të shoqërisë, si: emri e mbiemri i aksionarit, apo emri i regjistruar, nëse është person juridik, vlera nominale e aksionit, adresa e banimit apo zyra qendrore e aksionarit dhe data e kryerjes së regjistrimit. 2. Personat e regjistruar sipas pikës 1 të këtij neni, prezumohen si aksionarë të shoqërisë me të drejta të plota si për marrëdhëniet me shoqërinë, ashtu dhe ndaj të tretëve. 3. Administratorët janë përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të aksioneve të shoqërisë e detyrohen të lejojnë aksesin në informacionet e regjistrit ndaj çdo aksionari apo çdo personi tjetër që e kërkon. Informacioni i regjistrit të aksioneve duhet të publikohet në faqen e shoqërisë në internet. Shoqëria mund të lejojë regjistrimin on-line të të dhënave, që duhen regjistruar sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Dispozitat e seksioneve IV, VII e VIII të kreut III të pjesës së posaçme të Kodit Penal zbatohen për parregullsitë e emetimit të aksioneve, si dhe për parregullsitë e kryerjes së regjistrimeve e të mbajtjes së regjistrit të aksioneve. 5. Përcaktimet e pikave 1, 2 e 3 të këtij neni nuk cenojnë detyrimin e shoqërisë për njoftimin e listës së aksionarëve, në përputhje me pikën 4 të nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe detyrimin për të regjistruar aksionet, në përputhje me dispozitat e ligjit për titujt.
254 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 120 Kushtet për kalimin e aksioneve Statuti mund të parashikojë që kalimi i aksioneve të kushtëzohet nga pëlqimi i organeve drejtuesve të shoqërisë dhe/ose nga e drejta e parablerjes, në favor të aksionarëve të tjerë.
Neni 121 Zotërimi i përbashkët i aksioneve 1. Një aksion i shoqërisë mund të zotërohet nga një apo më shumë persona. Personat që zotërojnë në mënyrë të përbashkët një aksion, në marrëdhënie me shoqërinë, ushtrojnë të drejtat e aksionarit, nëpërmjet një përfaqësuesi të përbashkët. 2. Personat që zotërojnë një aksion në mënyrë të përbashkët, përgjigjen në mënyrë solidare për detyrimet, që rrjedhin nga zotërimi i aksionit. 3. Personat që zotërojnë një aksion, merren vesh ndërmjet tyre për ndarjen e të drejtave e të detyrimeve, që rrjedhin nga ky aksion. Këto të drejta e detyrime mund të ndahen në mënyrë të barabartë ose jo. 4. Veprimet e shoqërisë ndaj aksionit të zotëruar nga më shumë persona krijojnë pasoja ndaj të gjithë zotëruesve të tij, edhe nëse veprimi i shoqërisë i drejtohet vetëm njërit prej zotëruesve. 5. Dispozitat e Kodit Civil mbi bashkëpronësinë janë të zbatueshme kur nuk parashikohet ndryshe në marrëveshjen e lidhur, në përputhje me pikën 3 të këtij neni.
Neni 122 Të drejtat e votës 1. Çdo aksion i zakonshëm i jep zotëruesit të tij të drejta vote në raport proporcional me pjesën e kapitalit që përfaqëson aksioni. 2. Aksionet me përparësi mund të emetohen pa të drejta vote. Në këtë rast, aksionet me përparësi nuk mund të përfaqësojnë më shumë se 49 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë. 3. Ndalohet emetimi i aksioneve, të cilat i japin zotëruesit të tyre më shumë të drejta vote, në raport me pjesën e kapitalit, që aksioni përfaqëson.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 255
TITULLI III MARRËDHËNIET LIGJORE NDËRMJET SHOQËRISË DHE AKSIONARËVE
Neni 123 Detyrimi për të paguar kontributet Aksionarët shlyejnë vlerën nominale të aksionit apo çmimin më të lartë të emetimit në llogarinë e shoqërisë dhe kalojnë kontributin në natyrë, në përputhje me specifikat e vetë kontributit apo me mënyrat e parashikuara në statut. Dispozitat e neneve 112 e 113 të këtij ligji zbatohen edhe për detyrimet e themeluesve.
Neni 124 Pasojat e vonesës së shlyerjes 1. Aksionari detyrohet t’i paguajë shoqërisë një kamatëvonesë prej 4 për qind në vit të shumës së pashlyer të kontributit në para, duke nisur nga data kur detyrimi bëhet i kërkueshëm, sipas këtij ligji apo sipas statutit. Shoqëria mund të kërkojë dëmshpërblim shtesë të shkaktuar nga vonesa në shlyerjen e kontributit në para. Statuti mund të parashikojë pagesa të mëtejshme, nëse ky detyrim nuk përmbushet në afat. 2. Shoqëria mund të caktojë një afat 30-ditor për shlyerjen e kontributit për aksionarët, që nuk e kanë kryer pagesën brenda afateve të parashikuara, sipas këtij ligji apo sipas statutit. Nëse këta aksionarë nuk përmbushin detyrimin e shlyerjes së kontributit brenda këtij afati, atëherë ata humbasin të drejtën e pjesëmarrjes në asamblenë e përgjithshme dhe aksionet e zotëruara prej tyre nuk merren parasysh në llogaritjen e kuorumit. E drejta për të përfituar dividendë, si dhe çdo e drejtë tjetër e lidhur me aksionin pezullohet. 3. Nëse aksionari nuk shlyen kontributet në para, brenda 3 muajve nga përfundimi i afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, shoqëria mund të zvogëlojë kapitalin për vlerën e kontributit të pashlyer e të anulojë aksionin, sipas nenit 186 të këtij ligji.
Neni 125 Ndalimi i faljes së detyrimit mbi kontributet 1. Shoqëria nuk mund t’i falë detyrimin për të shlyer kontributet në para apo kalimin e kontributeve në natyrë të nënshkruara nga aksionarët, si dhe detyrimet e tjera, që rrjedhin nga mospërmbushja e detyrimit për shlyerje apo kalim të kontributit.
256 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2. Aksionarët nuk mund të kompensojnë të drejtat, që mund të kenë ndaj shoqërisë me detyrimin për shlyerjen apo kalimin e kontributit të nënshkruar, si dhe nuk mund t’i japin shoqërisë një kontribut të rënduar me barrë. 3. Shoqëria mund të çlirojë aksionarët nga detyrimi për të shlyer kontributet në para apo kalimi i kontributeve në natyrë vetëm nëpërmjet zvogëlimit të zakonshëm të kapitalit, në përputhje me nenet 181, 182, 183 e 184 të këtij ligji, në përpjesëtim me vlerën, me të cilën kapitali zvogëlohet. Çlirimi nga këto detyrime mund të kryhet edhe nëpërmjet anulimit të aksioneve, në përputhje me nenin 186 të këtij ligji.
Neni 126 Ndalimi i kthimit të kontributeve Me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj, kontributet nuk mund t’u kthehen aksionarëve.
Neni 127 Rezerva ligjore dhe rezervat e tjera 1. Nga fitimi pas tatimit, i realizuar gjatë vitit financiar paraardhës, duke zbritur shpenzimet, shoqëria duhet të kalojë në rezervën ligjore, të paktën 5 për qind të kësaj vlere, derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me 10 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuar në statut. 2. Statuti mund të parashikojë krijimin e rezervave të tjera nga fitimet vjetore. 3. Shoqëria llogarit e ndan dividendët, vetëm pasi nga fitimi vjetor të jenë zbritur shumat e caktuara për rezervat e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni.
Neni 128 Deklarimi i dividendit 1. Dividendi është pjesa që i takon secilit aksionar nga vlera e fitimeve vjetore, e cila vendoset të shpërndahet nga asambleja e përgjithshme. 2. Fitimet vjetore llogariten në përputhje me parimet e përcaktuara nga ligji nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”. 3. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon ndryshe, dividendi shpërndahet mes aksionarëve, në raport me vlerën e kapitalit të regjistruar, që aksionet e secilit aksionar përfaqësojnë.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 257
4. Në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, asambleja e përgjithshme mund të vendosë që shoqëria të mos shpërndajë dividendë ose që fitimi vjetor të mos u paguhet aksionarëve, që zotërojnë aksione të kategorive të veçanta, por këto shuma të përdoren për qëllime të tjera. Të drejtat e aksionarëve, sipas parashikimeve të statutit, mund të ndryshohen vetëm nëpërmjet një vendimi të marrë me tre të katërtat e votave, sipas përcaktimit të nenit 145 të këtij ligji.
Neni 129 Rikthimi i pagesave të paligjshme Aksionarët detyrohen t’i kthejnë shoqërisë të gjitha shumat e përfituara nga ajo në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. Këtu përfshihet dividenti, nëse aksionari kishte dijeni apo nuk kishte si të mos ishte në dijeni që dividenti apo përparësitë e tjera ishin marrë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. Padia për rikthimin e përfitimeve, sipas këtij neni, parashkruhet brenda 3 vjetëve nga data e kryerjes së pagesës së parregullt.
Neni 130 Shpërblimi për transaksionet ndërmjet shoqërisë dhe aksionarëve Me përjashtim të veprimeve, që lidhen me kontributin në kapital, shpërblimi i përfituar nga aksionari, në bazë të një veprimi ekonomik të kryer me shoqërinë, nuk mund të jetë më i lartë se vlera normale, që ka tregu në atë çast për veprime ekonomike të ngjashme.
Neni 131 Mosshlyerja e kredisë 1. Kur aksionari i jep hua shoqërisë, duke zbatuar kushte më pak të favorshme nga kushtet normale të tregut dhe nëse shoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese, atëherë aksionari nuk ka të drejtë të kërkojë rikthimin e huasë, kur ky veprim do të kishte si pasojë reduktimin e kapitaleve të veta të shoqërisë, nën vlerën e kapitalit të saj minimal. 2. Nëse një i tretë i ka dhënë shoqërisë hua, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni dhe rikthimi i huasë është garantuar nga aksionari, atëherë i treti, në rastet kur shoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese, mund t’i kërkojë shoqërisë vetëm rikthimin e shumës, që nuk ka mundur ta ekzekutojë nga garancia e aksionarit.
258 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Pikat 1 e 2 të këtij neni zbatohen edhe për veprimet e tjera të aksionarit apo palëve të treta, nëse, nga pikëpamja ekonomike, janë të ngjashme me marrëveshjet e huasë, të parashikuara në këto pika.
Neni 132 Përgjegjësia për kreditë e shlyera 1. Kur në rastet e përmendura në nenin 131 të këtij ligji, shoqëria, gjatë një periudhe 1-vjeçare përpara datës së hapjes së procedurave të falimentimit, i ka kthyer aksionarit huanë, atëherë aksionari, të cilit i është rikthyer huaja, apo i cili ka dhënë garanci duhet t’i rikthejë shoqërisë shumat e huasë, që janë paguar prej saj. Aksionari përgjigjet deri në vlerën e garancisë, në çastin kur huaja është kthyer. Aksionari nuk përgjigjet për këto shuma, kur kolaterali i dhënë si garanci, i kalohet shoqërisë për pagesën e huasë. 2. Pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për veprimet e tjera të aksionarit apo të palëve të treta, nëse nga pikëpamja ekonomike janë të ngjashme me marrëveshjet e huasë, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
Neni 133 Ndalimi i nënshkrimit e blerjes së aksioneve 1. Shoqëria nuk mund të nënshkruajë aksionet e veta. Blerja e aksioneve të veta nga shoqëria lejohet vetëm në rastet e parashikuara nga ky ligj. 2. Një shoqëri e kontrolluar nuk mund të nënshkruajë ose të blejë aksionet e shoqërisë mëmë. 3. Nëse gjatë procedurës së themelimit apo të rritjes së kapitalit, një i tretë, në kundërshtim nga sa më sipër, ka nënshkruar ose ka blerë aksionet për llogari të një shoqërie, apo të një shoqërie të kontrolluar, sipas pikës 2 të këtij neni, atëherë ai vlerësohet se i ka nënshkruar apo blerë ato për llogari të tij. 4. Aksionet e fituara, sipas pikës 1 të këtij neni, brenda një viti nga data e fitimit, duhet të shiten nga shoqëria ose të anulohen, sipas nenit 186 të këtij ligji dhe çregjistrohen nga regjistri i aksioneve. 5. Shoqëria nuk mund të ushtrojë, për aksionet e veta, të drejtat që sipas ligjit rrjedhin nga zotërimi i tyre.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 259
TITULLI IV ORGANET E SHOQËRISË
Neni 134 Organet dhe publikimi 1. Organet e shoqërive aksionare janë: a) asambleja e përgjithshme; dhe, në varësi të dispozitave të statutit, b) këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron, njëkohësisht, funksione administrimi e mbikëqyrjeje, të veprimtarisë së shoqërisë (sistemi me një nivel); c) këshilli mbikëqyrës dhe një apo më shumë administratorë, ku funksionet e administrimit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre 2 organeve (sistemi me dy nivele). Në këtë rast, sipas parashikimeve të statutit, administratorët mund të caktohen e shkarkohen nga asambleja e përgjithshme apo nga këshilli mbikëqyrës. 2. Shoqëritë aksionare, në raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe pasqyrat financiare vjetore duhet të përshijnë një dokument shpjegues, ku trajtohen e shpjegohen parimet e rregullat e miradministrimit dhe të drejtimit të brendshëm të shoqërisë dhe praktikat, që ndiqen prej saj, në zbatim të dispozitave të këtij ligji. Deklarata e miradministrimit të shoqërisë duhet të përmbajë një profil të administratorëve dhe të anëtarëve të këshillave, si dhe të shpjegojë elementet e faktet, për të cilat këta individë janë të kualifikuar për të kryer detyrat, që i janë caktuar nga shoqëria. Kjo deklaratë vendoset edhe në faqen e internetit të shoqërisë. KREU I ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
Neni 135 Të drejtat dhe detyrimet 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, e në veçanti nga dispozitat e nenit 148 të këtij ligji, të drejtat e aksionarëve, për çështjet e lidhura me veprimtaritë e funksionimin e shoqërisë, ushtrohen nëpërmjet asamblesë së përgjithshme. 2. Asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e mëposhtme të shoqërisë: a) përcaktimin e politikave tregtare;
260 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
b) ndryshime të statutit; c) emërimin e shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administrimit (sistemi me një nivel) dhe (në sistemin me dy nivele) të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës e, kur parashikohet në statut, emërimin dhe revokimin e administratorëve; ç) emërimin e shkarkimin e likuiduesve dhe të ekspertëve kontabël të autorizuar; d) miratimin e skemës së shpërblimeve për personat e përmendur në shkronjat “c” e “ç” të kësaj pike; dh) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; e) shpërndarjen e fitimeve vjetore; ë) zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar; f) pjesëtimin e aksioneve dhe anulimin e tyre; g) ndryshime në të drejtat, që lidhen me aksione të llojeve e kategorive të veçanta; gj) përfaqësimin e shoqërisë në gjykimet ndaj organeve të administrimit; h) riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë; i) miratimin e rregullave procedurale të mbledhjeve të saj; j) çështje të tjera të parashikuara shprehimisht nga ligji apo statuti. 3. Asambleja e përgjithshme merr vendime pas shqyrtimit të dokumenteve përkatëse, së bashku me raportin e këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës dhe raportin e ekspertit kontabël të autorizuar. 4. Nëse shoqëria zotërohet nga një aksionar, të drejtat dhe detyrimet e asamblesë së përgjithshme ushtrohen nga aksionari i vetëm. Të gjitha vendimet e marra nga aksionari i vetëm regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund të ndryshohen ose të fshihen. Duhen regjistruar në veçanti, por pa u kufizuar në to, vendimet e mëposhtme: a) miratimi i pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; b) shpërndarja e fitimeve vjetore dhe mbulimi i humbjeve; c) zmadhimi ose zvogëlimi i kapitalit; ç) vendimet për investime; d) riorganizimi dhe prishja e shoqërisë. Vendimet e paregjistruara në regjistrimin e vendimeve janë absolutisht të pavlefshme. Shoqëria nuk mund t’i kundrejtojë pavlefshmërinë të tretit, që ka fituar të drejta në mirëbesim, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për pavlefshmërinë apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 261
Neni 136 Mbledhja e asamblesë së përgjithshme 1. Asambleja e përgjithshme mblidhet në rastet e përcaktuara nga ky ligj, nga ligje të tjera ose nga dispozitat e statutit dhe sa herë që mbledhja është e nevojshme për të mbrojtur interesat e shoqërisë. Mbledhja e zakonshme e asamblesë së përgjithshme thirret të paktën një herë në vit. 2. Asambleja e përgjithshme thirret nga administratorët dhe, në rastet e parashikuara nga ky ligj, nga anëtarët e këshillit të administrimit, të këshillit mbikëqyrës apo nga aksionarët e përcaktuar sipas nenit 139 të këtij ligji. 3. Asambleja e përgjithshme duhet të thirret nëse, sipas bilancit vjetor apo raporteve të ndërmjetme financiare, rezulton apo parashikohet qartë se humbjet arrijnë në një vlerë të barabartë me 50 për qind të kapitalit të regjistruar ose që aktivet e shoqërisë nuk mbulojnë detyrimet, që janë të kërkueshme brenda 3 muajve në vijim. 4. Asambleja e përgjithshme duhet të thirret, kur shoqëria propozon të shesë apo të disponojë aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. Pika 4 e nenit 13 të këtij ligji zbatohet në rastin kur veprimet sipas kësaj pike do të kryhen me personat e përmendur në pikat 2 dhe 3 të nenit 13 të këtij ligji. 5. Asambleja e përgjithshme duhet të thirret, kur shoqëria, brenda 2 viteve të para pas regjistrimit, propozon të blejë, nga një aksionar, pasuri që kanë vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. 6. Në rastet e parashikuara në pikat 3 deri 5 të këtij neni, asamblesë së përgjithshme i paraqitet një raport nga një ekspert kontabël i autorizuar i pavarur. 7. Dispozita e pikës 6 të këtij neni nuk zbatohet nëse blerjet, sipas pikave 4 dhe 5 të këtij neni, kryhen në bursë apo janë pjesë e veprimeve të përditshme të shoqërisë dhe bëhen në kushte normale tregu. 8. Në rastet e parashikuara në pikat 3 deri 5 të këtij neni, asambleja e përgjithshme mund të miratojë një rezolutë këshilluese, duke miratuar apo kritikuar veprimtarinë e organeve administrative.
Neni 137 Mënyra e thirrjes 1. Asambleja e përgjithshme thirret nëpërmjet një njoftimi me shkresë ose, nëse parashikohet nga statuti, me njoftim, nëpërmjet postës elektronike. Njoftimi me shkresë apo me mesazh elektronik dhe rendi i ditës u dërgo-
262 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
hen të gjithë aksionarëve, jo më vonë se 21 ditë përpara datës së parashikuar për mbledhjen e asamblesë. 2. Ky njoftim duhet të përmbajë, gjithashtu: a) emrin e shoqërisë, selinë e regjistruar, vendin dhe orën e mbledhjes së asamblesë; b) një sqarim të hollësishëm të procedurave, që duhet të ndiqen nga aksionarët, për të marrë pjesë dhe votuar në asamble, e cila duhet të përfshijë: i) të drejtat e aksionarëve, sipas nenit 139 të këtij ligji; ii) procedurat e votimit me prokurë, formularë të posaçëm, për t’u përdorur gjatë votimit me prokurë dhe mjetet elektronike, me të cilat shoqëria do të pranojë njoftimin e përfaqësuesve të autorizuar; iii) procedurat për votimin, me mjete elektronike apo me korrespondencë; c) informacion për vendin e mënyrat për të marrë në formë të plotë dokumentet dhe projektvendimet e përcaktuara në pikat 1 e 2 të nenit 138 të këtij ligji; ç) adresën e faqes së internetit të shoqërisë, ku mund të merret informacioni i përcaktuar në këtë nen. Njoftimi i thirrjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, së bashku me rendin e ditës, vendosen edhe në faqen e internetit të shoqërisë. 3. 21 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e asamblesë, përfshirë këtu ditën e mbledhjes, shoqëria duhet t’u vërë në dispozicion aksionarëve në faqen e saj në internet, të paktën informacionin vijues: a) informacionin sipas pikave 1 e 2 të këtij neni; b) numrin total të aksioneve dhe të drejtave të votës që u përkasin këtyre aksioneve në datën e njoftimit të thirrjes së mbledhjes, përfshirë shumat totale për çdo kategori aksionesh, kur kapitali i shoqërisë ndahet në dy apo më shumë kategori aksionesh; c) çdo dokument që do t’i vihet në dispozicion asamblesë së përgjithshme. 4. Në rastin kur shoqëria aksionare ka shumë aksionarë, thirrja e mbledhjes së asamblesë se përgjithshme mund t’u njoftohet aksionarëve edhe nëpërmjet botimit të informacioneve si më sipër në një gazetë të përditshme me shpërndarje në të gjithë vendin.
Neni 138 Rendi i ditës 1. Rendi i ditës, që njoftohet sipas nenit 137 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe vendimet e propozuara për çdo çështje. 2. Nëse asambleja e përgjithshme duhet të vendosë për ndryshimin e statutit, teksti i ndryshimeve duhet të njoftohet së bashku me rendin e ditës. 3. Administratorët duhet t’i përgjigjen, me shkrim, çdo kërkese me
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 263
shkrim për sqarim për rendin e ditës, dërguar nga aksionarët jo më vonë se 8 ditë përpara datës së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme. 4. Kur asambleja e përgjithshme nuk është thirrur sipas formaliteteve të këtij neni dhe të nenit 137 të këtij ligji, ajo mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse të gjithë aksionarët janë të pranishëm dhe shprehen dakord për të marrë vendime, pavarësisht parregullsisë.
Neni 139 Mbledhja e asamblesë së përgjithshme dhe rendi i ditës, i kërkuar nga aksionarët e pakicës 1. Aksionarët, të cilët zotërojnë aksione, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë ose një përqindje më të vogël, të parashikuar në statut, mund t’u drejtojnë administratorëve një kërkesë me shkrim, përfshirë komunikimin me postë elektronike, për të thirrur asamblenë e përgjithshme dhe/ose, jo më vonë se 8 ditë përpara datës së mbledhjes së asamblesë, të kërkojnë përfshirjen e çështjeve të caktuara në rend të ditës. Në kërkesë duhet të jepen arsyet dhe objektivat, si edhe çështjet për të cilat duhet të marrë vendime asambleja e përgjithshme. Nëse kërkesa nuk është pranuar, këta ortakë kanë të drejtë të thërrasin asamblenë e përgjithshme e të vendosin çështje në rendin e ditës, në përputhje me pikën 1 të nenit 137 të këtij ligji. 2. Nëse asambleja e përgjithshme, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, nuk thirret, ose çështja e kërkuar prej këtyre nuk përfshihet në rendin e ditës, secili prej aksionarëve, që kanë bërë kërkesën, ka të drejtë: a) të ngrejë padi në gjykatë për të deklaruar shkeljen e detyrimit të besnikërisë, nëse organet drejtuese nuk përmbushin kërkesat e tyre brenda 15 ditëve; b) t’i kërkojnë shoqërisë blerjen e aksioneve të zotëruara prej tyre, sipas nenit 133 të këtij ligji. 3. Në rastet kur rendi i ditës ndryshohet, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni dhe thirrja u është njoftuar ortakëve, administratorët njoftojnë përsëri rendin e ditës, në të njëjtat mënyra, me të cilat është kryer njoftimi i parë.
Neni 140 Përfaqësimi në asamble 1. Një aksionar mund të përfaqësohet në asamblenë e përgjithshme, në bazë të një autorizimi nga një aksionar tjetër apo nga një person i tretë. 2. Administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës nuk mund të veprojnë si përfaqësues të aksionarëve në asamblenë e përgjithshme.
264 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Autorizimi mund të jepet vetëm për një mbledhje të asamblesë së përgjithshme, e cila përfshin edhe mbledhjet vijuese me të njëjtin rend dite. 4. Përfaqësuesi i autorizuar është i detyruar të deklarojë çdo fakt apo rrethanë, të tillë që, sipas gjykimit të aksionarit të përfaqësuar, rrezikon të ndikojë në vendimmarrjen e përfaqësuesit për interesa të tjerë të ndryshëm nga ata të aksionarit përfaqësuar.
Neni 141 Pjesëmarrja në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme 1. Statuti apo asambleja e përgjithshme mund të përcaktojë rregulla për procedurat e mbajtjes dhe pjesëmarrjen në asamble. Këto rregulla miratohen nga asambleja e përgjithshme me shumicën e tre të katërtave të kapitalit, të përfaqësuar në mbledhje, sipas nenit 145 të këtij ligji. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut apo në rregullat e miratuara më sipër, asambleja e përgjithshme cakton një kryetar. 3. Gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme përgatitet lista e aksionarëve të pranishëm dhe të përfaqësuesve të tyre, ku shënohen emrat dhe adresat e secilit, së bashku me numrin e aksioneve, numrin e votave, që këto aksione japin, vlerën nominale të aksioneve, si dhe llojin apo kategorinë e tyre, të zotëruara nga secili pjesëmarrës. Kjo listë u vihet në dispozicion aksionarëve dhe përfaqësuesve të tyre dhe nënshkruhet prej tyre. 4. Aksionarët, nëpërmjet një marrëveshjeje unanime me shkrim, mund të vendosin që çdo vendim, që ata kanë të drejtë të marrin sipas këtij ligji apo statutit të shoqërisë, të merret në mënyrë unanime.
Neni 142 Pjesëmarrja me mjete komunikimi elektronike 1. Statuti mund të parashikojë për aksionarët, që nuk janë të pranishëm, mundësinë e pjesëmarrjes në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme me mjete të ndryshme komunikimi, përfshirë mjetet elektronike, me kusht që të garantohet identifikimi i ortakëve. 2. Mjetet elektronike përfshijnë, por pa u kufizuar në to: a) transmetimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në kohë reale; b) komunikimin e ndërsjellë, i cili u mundëson ortakëve të shprehen në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme në kohë reale, nga një vendndodhje tjetër; c) mekanizma, që mundësojnë procesin e votimit, përpara apo gjatë mbajtjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, pa qenë nevoja të caktohet një përfaqësues i autorizuar për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 265
3. Përdorimi i mjeteve elektronike, për t’u mundësuar aksionarëve marrjen pjesë në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, bëhet me kusht që të merren masat teknike, të nevojshme për të garantuar identifikimin e tyre dhe sigurinë e komunikimeve elektronike deri në atë masë që ky përdorim të jetë proporcional me arritjen e këtyre qëllimeve.
Neni 143 Procesverbalet e mbledhjeve të asamblesë 1. Të gjitha vendimet e asamblesë së përgjithshme duhet të regjistrohen në procesverbal. Administratorët janë përgjegjës për ruajtjen e procesverbaleve. 2. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat vijuese: datën e mbledhjes, vendin e mbledhjes, rendin e ditës, emrin e kryetarit dhe të mbajtësit të procesverbalit, rezultatet e votimit, vendimet e marra, qëndrimin e kryetarit për vendimmarrjen, si dhe të aksionarëve, që janë shprehur kundër. 3. Procesverbalit i bashkëlidhen edhe lista e pjesëmarrësve dhe dokumentacioni i thirrjes së asamblesë së përgjithshme. 4. Procesverbali dhe lista e pjesëmarrësve duhet të nënshkruhen nga kryetari dhe nga mbajtësi i procesverbalit. 5. Jo më vonë se 15 ditë nga data e mbledhjes, administratorët janë të detyruar të publikojnë kopje të procesverbalit të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në faqen e internetit të shoqërisë.
Neni 144 Kuorumi 1. Në rastin e çështjeve, që vendosen me shumicë të zakonshme, asambleja e përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme, vetëm nëse janë të pranishëm ose të përfaqësuar aksionarët, që zotërojnë më shumë se 30 për qind të aksioneve, me të drejtë vote. Kur asambleja duhet të vendosë për çështje, të cilat kërkojnë shumicë të kualifikuar, sipas nenit 145 të këtij ligji, asambleja e përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme, vetëm nëse aksionarët, që zotërojnë më shumë se gjysmën e numrit total të aksioneve me të drejtë vote, apo përfaqësuesit e tyre, marrin pjesë në votim personalisht ose votojnë me shkresë apo me mjete elektronike, sipas parashikimeve të nenit 142 të këtij ligji. 2. Nëse asambleja e përgjithshme nuk mund të mblidhet për shkak të mungesës së kuorumit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, asambleja mblidhet përsëri jo më vonë se 30 ditë, me të njëjtin rend dite.
266 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Neni 145 Marrja e vendimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë, asambleja e përgjithshme vendos me tre të katërtat e votave të aksionarëve, që marrin pjesë në votim, sipas parashikimeve të pikës 1 të nenit 144 të këtij ligji, në lidhje me ndryshimin e statutit, zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në statut, asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e tjera, të renditura në nenin 135 të këtij ligji, me shumicën e votave të aksionarëve, që marrin pjesë. 3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, vlefshmëria e vendimeve, që përcaktojnë detyrime shtesë mbi aksionarët apo vendimet, që kufizojnë të drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj, në statut apo në vendime të tjera, kushtëzohet nga miratimi i aksionarit përkatës.
Neni 146 Mënyra e votimit 1. Nëse nuk parashikohet ndryshe nga ky ligj ose nga statuti, asambleja e përgjithshme merr vendimet, nëpërmjet votimit të hapur. 2. Për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administrimit ose, sipas rastit, të këshillit mbikëqyrës apo administratorëve, asambleja e përgjithshme vendos me votim të fshehtë, nëse kjo mënyrë votimi kërkohet nga aksionarët, të cilët zotërojnë një numër aksionesh, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë.
Neni 147 E drejta e votës Në përputhje me dispozitat e pikës 1 të nenit 122 të këtij ligji, çdo aksion mbart të drejtën e një vote.
Neni 148 Përjashtimi nga votimi 1. Aksionari nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës, nëse asambleja e përgjithshme duhet të marrë vendim për: a) vlerësimin e veprimtarisë së tij;
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 267
b) faljen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij; c) ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria; ç) dhënien ose jo të përfitimeve të reja. 2. Në rastet kur aksionari përfaqësohet me autorizim, ky ndalim zbatohet edhe për personin e autorizuar.
Neni 149 Aksionet me përparësi, pa të drejtë vote 1. Aksionet me përparësi, pa të drejtë vote, gëzojnë të gjitha të drejtat e tjera, që rrjedhin prej zotërimit të tyre, sipas këtij ligji. 2. Efektet e vendimit të asamblesë së përgjithshme për anulimin, kufizimin ose cenimin e të drejtave të përparësisë së këtyre aksioneve kushtëzohen nga pëlqimi i aksionarëve, që i zotërojnë ato. 3. Miratimi, sipas pikës 2 të këtij neni, merret gjatë një mbledhjeje të posaçme, vlefshmëria e së cilës kushtëzohet nga prania e aksionarëve, të cilët zotërojnë më shumë se 1/2 e pjesës së kapitalit të shoqërisë, që përfaqësohet nga aksione me përparësi. Vendimi i posaçëm për këto çështje merret me miratimin e 3/4 të aksionarëve, që zotërojnë aksionet me përparësi, të pranishëm apo të përfaqësuar në mbledhje. Statuti nuk mund të ndryshojë këtë shumicë, apo të caktojë kushte ose procedura të tjera, të detyrueshme për t’u ndjekur për këtë çështje. 4. Nëse përparësia anulohet, atëherë këto aksione rifitojnë të drejtën e votës.
Neni 150 Hetimet e posaçme 1. Asambleja e përgjithshme mund të vendosë të nisë një hetim të posaçëm për parregullsitë në veprimet e themelimit të shoqërisë dhe të ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Hetimi kryhet nga një ekspert i pavarur i fushës. 2. Aksionarët, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në asamblenë e shoqërisë apo një vlerë më të vogël të parashikuar në statut dhe/ose kreditorët e shoqërisë, të cilët pretendojnë se shoqëria ka ndaj tyre detyrime në një vlerë jo më të vogël se 5 për qind të kapitalit të regjistruar, mund t’i kërkojnë asamblesë së përgjithshme emërimin e një eksperti të pavarur të fushës, kur ka dyshime të bazuara për shkelje të ligjit ose të statutit. Aksionarët apo kreditorët e shoqërisë së përcaktuar më sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit nga asambleja për emërimin e ekspertit të pavarur, mund t’i kërkojnë gjykatës emërimin e këtij eksperti. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim brenda 60 ditëve nga data e kërkesës, kërkesa e aksionarëve apo kreditorëve vlerësohet e refuzuar.
268 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Kur asambleja e përgjithshme ka emëruar një ekspert të fushës për kryerjen e hetimit të posaçëm, aksionarët ose kreditorët e përmendur në pikën 2 të këtij neni mund t’i kërkojnë gjykatës zëvendësimin e ekspertit, kur ekzistojnë dyshime të bazuara se eksperti mund të mos realizojë hetimin e posaçëm në mënyrën e duhur. 4. Kur gjykata pranon kërkesat e përmendura në pikat 2 e 3 të këtij neni, shoqëria tregtare përballon kostot e emërimit dhe të shpërblimit të ekspertit të emëruar për kryerjen e hetimit të posaçëm. 5. E drejta për të kërkuar hetim të posaçëm, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, duhet të ushtrohet brenda 3 vjetëve nga data e regjistrimit të shoqërisë tregtare, kur hetimi ka si objekt parregullsitë e procesit të themelimit dhe brenda 3 vjetëve nga data e veprimit, që konsiderohet i parregullt, kur hetimi ka si objekt parregullsitë e ushtrimit të veprimtarisë tregtare. 6. Kreditorët që, në keqbesim, paraqesin kërkesa, sipas pikës 2 të këtij neni, përgjigjen në përputhje me nenin 34 të Kodit të Procedurës Civile.
Neni 151 Shfuqizimi i vendimeve të parregullta dhe dëmshpërblimi 1. Asambleja e përgjithshme ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës kompetente shfuqizimin e vendimeve të administratorëve e, sipas rastit, të këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës, kur këto vlerësohen si shkelje të rënda të ligjit ose të statutit. 2. Aksionarët, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në asamblenë e shoqërisë apo një vlerë më të vogël, të parashikuar në statut dhe/ose kreditorët e shoqërisë, të cilët pretendojnë se shoqëria ka ndaj tyre detyrime në një vlerë jo më të vogël se 5 për qind të kapitalit të regjistruar, mund t’i kërkojnë asamblesë së përgjithshme ngritjen e padisë si më sipër. Aksionarët apo kreditorët e shoqërisë, të përcaktuar me sipër, brenda 30 ditëve pas refuzimit nga asambleja për ngritjen e padisë, kanë të drejtë të ngrenë padi drejtpërdrejt përpara gjykatës përkatëse për shfuqizimin e vendimit të administratorëve. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim brenda 60 ditëve nga data e kërkesës, kërkesa e aksionarëve apo e kreditorëve vlerësohet e refuzuar. 3. Në varësi të organit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, vendimi i të cilit paditet për shfuqizim, asambleja e përgjithshme merr pjesë në gjykim me anë të administratorëve, me anë të këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës. Shoqëria mund të marrë pjesë në gjykim edhe nëpërmjet një përfaqësuesi të posaçëm, të caktuar nga asambleja e përgjithshme. 4. Aksionarët e pakicës ose kreditorët e përmendur në pikën 1 të këtij neni mund t’i kërkojnë gjykatës zëvendësimin e përfaqësuesit të posaçëm, që nuk
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 269
bën pjesë në organet e përmendura në pikën 3 të këtij neni, kur ekzistojnë dyshime të bazuara se përfaqësuesi i emëruar nga asambleja e përgjithshme mund të mos ngrejë e ndjekë padinë në interesin më të mirë të shoqërisë. Nëse gjykata e pranon këtë kërkesë, kostot e emërimit dhe të shpërblimit të përfaqësuesit përballohen nga shoqëria. 5. Gjykata vendos shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të ankimuar, nëse organi, që ka nxjerrë aktin e paditur, nuk merret vesh me pajtim me personin, që përfaqëson shoqërinë, sipas pikave 3 ose 4 të këtij neni, për korrigjimin e pasojave të vendimit, brenda 30 ditëve nga data e emërimit të këtij përfaqësuesi. Të drejtat e palëve të treta mbeten të pacenuara, në përputhje me pikën 3 të nenit 12 të këtij ligji. 6. Aksionarët në pakicë dhe kreditorët e përcaktuar më sipër kanë të drejtat e parashikuara në pikat 2 e 4 të këtij neni, edhe në rastin kur asambleja e përgjithshme nuk merr vendim ose refuzon të vendosë për kërkesën e tyre për ngritjen e padisë ndaj administratorëve apo anëtarëve të këshillave, me objekt shpërblimin e dëmit të pësuar nga shoqëria, si pasojë e vendimit të paligjshëm, apo për ngritjen e padive të tjera, që parashikon ky ligj ose statuti ndaj administratorëve ose anëtarëve të këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës. 7. Dispozita e pikës 6 të nenit 150 të këtij ligji zbatohet edhe për paditë e parashikuara në këtë nen.
Neni 152 Të drejtat e lidhura me aksionin Aksionari, që pengohet të ushtrojë të drejtat, të cilat rrjedhin nga zotërimi i aksionit të shoqërisë, ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit apo të kërkojë dëmshpërblim. Padia duhet ngritur brenda 3 vjetëve pas pengimit të ushtrimit të së drejtës.
Neni 153 Ndalimi i kufizimeve 1. Janë të pavlefshme dispozitat e statutit, që kufizojnë ose përjashtojnë ndonjë nga të drejtat e aksionarëve ose të kreditorëve, sipas përcaktimeve të përmendura në nenet 150, 151 e 152 të këtij ligji, si dhe dispozitat, që parashikojnë kufizime të përgjithshme të veprimeve, të përcaktuara në këto nene. 2. Vendimet e asamblesë së përgjithshme nuk mund të cenojnë të drejtën e aksionarëve ose të kreditorëve për të kryer veprimet e parashikuara në nenet 150, 151 e 152 të këtij ligji.
270 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
KREU II KËSHILLI I ADMINISTRIMI. SISTEMI ME NJË NIVEL
Neni 154 Të drejtat dhe detyrimet 1. Këshilli i administrimit ka këto të drejta dhe përgjegjësi: a) të japë direktiva për administratorët për zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë; b) të kontrollojë e të mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë nga administratorët; c) të përgatisë, me kërkesë të asamblesë së përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, t’i rekomandojë asaj vendime të nevojshme për t’u marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë; ç) të thërrasë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat e shoqërisë; d) të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit; dh) të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë; e) të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, si dhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga administratorët. Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë e anëtarët e këshillit të administrimit për t’iu paraqitur asamblesë së përgjithshme, së bashku me një raport të këshillit të administrimit për miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar; ë) të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur e raporti i auditimit, drejtuar asamblesë së përgjithshme, t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të këshillit e administratorëve. Raporti i këshillit të administrimit, përmendur në shkronjën “e” të kësaj pike, duhet të përmbajë edhe mendimin për raportin e auditimit; f) të emërojë dhe të shkarkojë administratorët, të ndajë kompetencat ndërmjet tyre; g) të përcaktojë shpërblimin e administratorëve; gj) të miratojë marrjen përsipër të detyrimeve me vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare, të certifikuara, nëpërmjet nënshkrimit të huave apo emetimit të obligacioneve apo instrumenteve të tjera të borxhit; k) të vendosë krijimin e bashkëpunimeve tregtare afatgjata dhe propozimin e politikave, për themelimin e shoqërive tregtare ose të grupeve të reja;
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 271
i) të kryejë veprimet e tjera, të përcaktuara në ligj dhe në statut. 2. Në rastet e parashikuara në pikat 3, 4 e 5 të nenit 136 të këtij ligji, këshilli i administrimit duhet të thërrasë menjëherë asamblenë e përgjithshme, për të shqyrtuar nëse shoqëria duhet të prishet ose për marrjen e masave të tjera të nevojshme e të përshtatshme.
Neni 155 Numri, emërimi dhe përbërja e këshillit të administrimit 1. Këshilli i administrimit përbëhet nga të paktën tre apo një numër më i madh, por jo më shumë se 21 anëtarë. Anëtarët janë individë, shumica e të cilëve duhet të jenë të pavarur dhe të ndryshëm nga administratorët e shoqërisë. 2. Anëtarët e këshillit të administrimit zgjidhen nga asambleja e përgjithshme me shumicën e kërkuar në pikën 2 të nenit 145 të këtij ligji, duke zbatuar afatin e emërimit, të përcaktuar në statut, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 3 vjet. Anëtarët e këshillit të administrimit mund të rizgjidhen. 3. Statuti mund të parashikojë që aksionarët, të cilët zotërojnë së bashku një numër aksionesh, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind ose një vlerë më të vogël të kapitalit të regjistruar, të kenë të drejtën të emërojnë një anëtar të këshillit të administrimit me një vendim të posaçëm. Anëtarët e zgjedhur në këtë mënyrë nuk mund ta rrisin numrin e anëtarëve të këshillit të administrimit mbi numrin maksimal prej 21 anëtarësh. 4. Anëtarë të pavarur të këshillit të administrimit vlerësohen personat, të cilët nuk kanë konflikt interesash, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji.
Neni 156 Zgjedhshmëria e kufizuar 1. Anëtarët e këshillit të administrimit mund të zgjidhen nga radhët e aksionarëve dhe punëmarrësve të shoqërisë tregtare, si edhe nga radhët e individëve të tjerë, jashtë shoqërisë. 2. Një individ nuk mund të zgjidhet si anëtar i këshillit të administrimit, nëse ai, njëkohësisht, është: a) anëtar i këshillit të administrimit ose i këshillit mbikëqyrës në 2 shoqëri të tjera, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë; b) është administrator i një shoqërie mëmë ose i një shoqërie të kontrolluar të shoqërisë; c) është administrator i një shoqërie tjetër, e cila ka si administrator ose anëtar të këshillit të administrimit një anëtar të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së parë.
272 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Çdo emërim, i bërë në kundërshtim me pikën 2 të këtij neni, është absolutisht i pavlefshëm. Të drejtat e palëve të treta mbrohen sipas nenit 12 të këtij ligji. 4. Anëtarësimi në këshillin mbikëqyrës apo këshillin e administrimit të shoqërive të tjera të një grupi vlerësohet si anëtarësim vetëm në një bord. 5. Individët, që kandidojnë për t’u emëruar si anëtarë të këshillit të administrimit detyrohen të informojnë menjëherë shoqërinë për çdo konflikt interesi e anëtarësie në këshillat e shoqërive të tjera.
Neni 157 Shkarkimi 1. Asambleja e përgjithshme mund të shkarkojë, në çdo kohë, një anëtar të këshillit të administrimit, me shumicë të thjeshtë votash. Kjo e drejtë nuk mund të përjashtohet nga statuti apo me marrëveshje. Paditë, që lidhen me shpërblimin e anëtarit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. 2. Anëtari i këshillit të administrimit, i cili është zgjedhur në përputhje me pikën 3 të nenit 155 të këtij ligji, mund të shkarkohet me vendim të aksionarëve të pakicës, që e ka zgjedhur. Kur kushtet e parashikuara në statut për këtë emërim të veçantë nuk janë më në fuqi, asambleja e përgjithshme mund ta shkarkojë anëtarin në fjalë me shumicë të thjeshtë votash. 3. Këshilli i administrimit, me shumicë të thjeshtë votash, mund t’i kërkojë gjykatës përkatëse të shkarkojë një anëtar, nëse ai ka shkelur detyrat e parashikuara në pikën 3 të nenit 163 të këtij ligji.
Neni 158 Administratorët 1. Këshilli i administrimit emëron një ose më shumë persona fizikë si administratorë të shoqërisë, për një afat të përcaktuar në statut, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 3 vjet. Administratorët e shoqërisë mund të rizgjidhen. Anëtarët e këshillit të administrimit mund ta kryejnë detyrën e administratorit për sa kohë shumica e anëtarëve të këshillit të administrimit janë anëtarë të pavarur, që nuk kryejnë këtë detyrë. Emërimi prodhon pasoja pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe të drejtat e të tretëve mbrohen sipas nenit 12 të këtij ligji. Statuti mund të vendosë rregulla të posaçme për emërimin. 2. Administratori i një shoqërie mëmë nuk mund të zgjidhet si administrator i një shoqërie të kontrolluar dhe anasjelltas. Administratori i një shoqërie mëmë nuk mund të jetë kryetar i këshillit të administrimit të një
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 273
shoqërie të kontrolluar dhe administratori i një shoqërie të kontrolluar nuk mund të jetë kryetar i këshillit të administrimit të shoqërisë mëmë. Çdo emërim i bërë në kundërshtim me këto dispozita është absolutisht i pavlefshëm. Të drejtat e të tretëve mbrohen sipas nenit 12 të këtij ligji. 3. Administratorët kanë të drejtë dhe detyrohen: a) të kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë; b) të përfaqësojnë shoqërinë tregtare; c) të kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të shoqërisë; ç) të përgatisin dhe të nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin këshillit të administrimit për miratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t’u paraqitur më pas për miratim nga asambleja e përgjithshme; d) të krijojnë një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, që kërcënojnë ekzistencën e shoqërisë; dh) të kryejnë regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë, sipas parashikimeve të këtij ligji apo të ligjeve të tjera; e) të raportojnë përpara këshillit të administrimit për zbatimin e politikave tregtare dhe, me realizimin e veprimeve me rëndësi të veçantë, për veprimtarinë e shoqërisë; ë) të kryejnë detyra të tjera, të përcaktuara në ligj dhe në statut. 4. Detyrat, që i cakton ligji këshillit të administrimit, nuk mund t’u delegohen administratorëve. 5. Në rastet e parashikuara në pikat 3, 4 e 5 të nenit 136 të këtij ligji, administratorët duhet të informojnë menjëherë kryetarin e këshillit të administrimit. 6. Nëse shoqëria emëron më shumë se një administrator, ata e administrojnë shoqërinë në mënyrë të përbashkët. Statuti ose rregulloret, të miratuara nga këshilli i administrimit, mund të parashikojnë ndryshe. 7. Këshilli i administrimit mund t’i shkarkojë administratorët në çdo kohë. Paditë, që lidhen me shpërblimin e anëtarit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 159 Përfaqësimi 1. Kufizimet e tagrave të përfaqësimit të administratorëve mund t’u kundrejtohen palëve të treta, në përputhje me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji.
274 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2. Administratorët, të cilët kanë të drejtë ta përfaqësojnë shoqërinë tregtare në mënyrë të përbashkët, mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve të caktuara apo për kryerjen e disa kategorive të caktuara veprimesh. Njoftimet e drejtuara secilit prej administratorëve janë të vlefshme dhe detyruese për shoqërinë. 3. Tagrat e përfaqësimit të administratorëve dhe çdo ndryshim i tyre regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 160 Shpërblimi 1. Anëtarët e këshillit të administrimit mund të përfitojnë pagë bazë e shpërblime shtesë, përfshirë këtu pjesë nga fitimi i shoqërisë apo të drejta opsioni mbi aksionet e shoqërisë. Paga e administratorëve mund të shtohet me shpërblime shtesë. Skema e këtyre shpërblimeve përgatitet nga këshilli i administrimit dhe miratohet nga asambleja e përgjithshme. 2. Në përputhje me skemën e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe me gjendjen financiare të shoqërisë, shpërblimet individuale përcaktohen nga këshilli i administrimit dhe duhet të pasqyrojnë, në mënyrë përshtatshme, ndarjen e detyrave ndërmjet anëtarëve, që mbajnë detyrën e administratorëve dhe anëtarëve të pavarur, që nuk janë administratorë. 3. Nëse shoqëria është në vështirësi financiare, asambleja e përgjithshme mund të vendosë reduktimin, në masën e përshtatshme, të shpërblimeve, sipas pikës 2 të këtij neni. 4. Skema e shpërblimeve, e përmendur në pikën 1 të këtij neni, shpërblimet individuale, që u jepen administratorëve e anëtarëve të pavarur, që nuk janë administratorë, së bashku me një raport për efektin vjetor të këtyre skemave mbi pasurinë e shoqërisë, publikohet së bashku me pasqyrat financiare vjetore, sipas shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 154 të këtij ligji.
Neni 161 Rregulloret, kryetari dhe komitetet e posaçme 1. Statuti ose këshilli i administrimit mund të përcaktojnë rregullore për procedurën e funksionimit të mbledhjeve të këshillit, si dhe të marrjes së vendimeve. Vendimet e këshillit të administrimit për këto rregullore merren në mënyrë unanime. 2. Këshilli i administrimit duhet ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e tij, në përputhje me dispozitat e statutit. Nënkryetari ushtron tagrat e kryetarit, kur ky i fundit është në pamundësi për t’i kryer ato personalisht. Një administrator nuk mund të zgjidhet kryetar i këshillit të administrimit.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 275
3. Zhvillimi i mbledhjeve të këshillit të administrimit regjistrohet në një procesverbal, i cili nënshkruhet nga kryetari. Procesverbali përmban vendin dhe datën e takimit, emrat e pjesëmarrësve, rendin e ditës, një përshkrim për çështjet e diskutuara e vendimet e marra. Parregullsitë për mbajtjen e procesverbalit nuk kanë si pasojë pavlefshmërinë e vendimeve të marra. Secili anëtar ka të drejtë të marrë një kopje të procesverbalit. 4. Këshilli i administrimit mund të krijojë komitete të posaçme, të përbëra nga anëtarët e vet, për të përgatitur mbledhjet apo vendimet ose për të mbikëqyrur vënien në zbatim të vendimeve të këshillit, sidomos ato të lidhura me veprimtarinë e administratorëve, shpërblimin e tyre dhe auditimin e librave e të regjistrimeve kontabël. Secili komitet duhet të përbëhet në shumicën e vet nga anëtarë të pavarur, që nuk janë administratorë.
Neni 162 Marrja e vendimeve 1. Vendimet e këshillit të administrimit vlerësohen të vlefshme, nëse në procesin e vendimmarrjeve janë të pranishëm më shumë se një e dyta e anëtarëve. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm dhe kur për një çështje ka barazim votash, vota e kryetarit mbizotëron. 2. Vendimet e këshillit të administrimit mund të merren sipas përcaktimeve të statutit apo të rregulloreve të këshillit, duke shprehur votën me shkresë, me telefon apo me mjete të tjera të komunikimit elektronik, me përjashtim të rasteve kur një anëtar i këshillit ka kundërshtime për këtë mënyrë vendimmarrjeje. 3. Përjashtimet nga e drejta e votës, sipas nenit 148 të këtij ligji, zbatohen edhe për anëtarët e këshillit të administrimit.
Neni 163 Detyrimi i besnikërisë dhe përgjegjësia 1. Përveç sa parashikohet në nenet 14, 15, 16, 17 e 18 të këtij ligji për detyrimin e besnikërisë, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit detyrohen: a) të kryejnë detyrat e tyre, të përcaktuara në ligj ose në statut, në mirëbesim e në interesin më të mirë të shoqërisë, në tërësi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndikimit të veprimtarisë së saj në mjedis; b) të ushtrojnë kompetencat, që u njihen në ligj ose në statut, vetëm për arritjen e qëllimeve, të përcaktuara në këto dispozita; c) të vlerësojnë në mënyrë të përshtatshme çështjet, për të cilat merret vendim;
276 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
ç) të parandalojnë dhe të mënjanojnë rastet e konfliktit, të pranishme apo të mundshme, të interesave personalë me ata të shoqërisë; d) të garantojnë miratimin e marrëveshjeve, sipas pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji; dh) të ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizmin dhe kujdesin e nevojshëm. 2. Administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit përgjigjen ndaj shoqërisë për çdo veprim ose mosveprim, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, me përjashtim të rasteve kur veprimi ose mosveprimi është kryer në mirëbesim, në bazë të hetimit e vlerësimit të mjaftueshëm të informacioneve dhe lidhet, në mënyrë të arsyeshme, me qëllimet e shoqërisë tregtare. 3. Administratorët apo anëtarët e këshillit të administrimit, që veprojnë në kundërshtim me detyrat dhe shkelin standardet e kujdesit, të përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni, janë të detyruar t’i shpërblejnë shoqërisë dëmet, që rrjedhin nga shkeljet, si dhe t’i kalojnë çdo fitim personal që ata apo personat e lidhur me ta kanë realizuar nga këto veprime të parregullta. Administratorët apo anëtarët e këshillit të administrimit kanë barrën e provës, për të vërtetuar kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë të rregullt e sipas standardeve të kërkuara. Kur shkelja është kryer nga më shumë se një administrator dhe/ose anëtar i këshillit të administrimit, ata përgjigjen ndaj shoqërisë në mënyrë solidare. 4. Në mënyrë të veçantë, por pa u kufizuar në to, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit janë të detyruar t’i shpërblejnë shoqërisë dëmet e shkaktuara, nëse, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, kryejnë veprimet e mëposhtme: a) u kthejnë aksionarëve kontributet; b) u paguajnë aksionarëve interesa apo dividendë; c) nënshkruajnë, blejnë, pranojnë si garanci apo anulojnë aksionet e shoqërisë; ç) emetojnë aksione përpara kalimit të kontributit në natyrë apo shlyerjes së vlerës nominale ose me çmim më të lartë; d) shpërndajnë aktivet e shoqërisë; dh) lejojnë që shoqëria të vazhdojë veprimtarinë tregtare, kur, në bazë të gjendjes financiare, duhej të ishte parashikuar se shoqëria nuk do të kishte aftësi paguese, për të shlyer detyrimet; e) në rast të zmadhimit të kapitalit, emetojnë aksione përpara përmbushjes së kushteve apo kur kontributi nuk është kaluar sipas kërkesave të nenit 123 të këtij ligji; ë) kryejnë pagesa në favor të anëtarëve të këshillit të administrimit apo administratorëve; f) japin kredi. 5. Dispozitat e pikës 6 të nenit 151 të këtij ligji zbatohen edhe për paditë,
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 277
që rrjedhin nga pikat 3 e 4 të këtij neni. Këto padi duhet të ngrihen brenda 3 vjetëve nga kryerja e shkeljes apo zbulimi i saj.
Neni 164 Përgjegjësia solidare e këshillit të administrimit dhe e administratorëve Anëtarët e këshillit të administrimit dhe administratorët përgjigjen në mënyrë solidare për vërtetësinë e të gjitha pasqyrave financiare, të publikimeve të detyrueshme dhe informacioneve të tjera kryesore të veprimtarisë së organizimit të shoqërisë, si ato vijuese, por pa u kufizuar në to, informacionin për sistemin e menaxhimit të riskut të shoqërisë, prospektet e veprimtarisë, planet e investimeve, burimet teknike, organizative dhe burimet, strukturat e praktikat e miradministrimit të shoqërisë. Pikat 3 e 5 të nenit 163 të këtij ligji zbatohen edhe për parashikimet e këtij neni.
Neni 165 Kërkesa për mbikëqyrje të veçantë 1. Aksionarët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit bazë ose një përqindje më të vogël, të parashikuar në statut, apo kreditorët e shoqërisë, pretendimet e të cilëve ndaj saj janë të paktën sa 5 për qind e kapitalit të regjistruar, mund t’i kërkojnë këshillit të administrimit të kryejë mbikëqyrje të veçantë për çështje të posaçme, sidomos kur merret në shqyrtim ligjshmëria e veprimeve të administratorëve. 2. Nëse këshilli i administrimit nuk e përmbush kërkesën e përmendur në pikën 1 të këtij neni, brenda 30 ditëve, aksionarët dhe kreditorët në fjalë mund të nisin procedurën e parashikuar në nenin 150 të këtij ligji. KREU III ADMINISTRATORËT DHE KËSHILLI MBIKËQYRËS, SISTEMI ME DY NIVELE
Neni 166 Dispozita në zbatim 1. Në sistemin e administrimit me dy nivele, administratorët drejtojnë shoqërinë dhe marrin vendime për mënyrën e vënies në zbatim të politikave tregtare, ndërsa këshilli mbikëqyrës, në cilësinë e organit mbikëqyrës, këqyr vënien në zbatim të këtyre politikave dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin.
278 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2. Në përputhje me rregullin e përgjithshëm për ndarjen e kompetencave dhe të funksioneve, sipas pikës 1 të këtij neni, dispozitat e neneve 154 deri në 165 të këtij ligji gjejnë zbatim edhe për marrëdhëniet ndërmjet administratorëve dhe anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, ku funksionet e këtij këshilli, në përputhje me nenin 167 të këtij ligji, u korrespondojnë funksioneve mbikëqyrëse të këshillit të administrimit.
Neni 167 Përbërja, të drejtat e detyrimet e këshillit mbikëqyrës dhe administratorët 1. Këshilli mbikëqyrës është përgjegjës për të gjitha funksionet e përcaktuara në pikat 1, shkronjat “b” deri në “g” e “і” dhe 2 të nenit 154 të këtij ligji. 2. Në bazë të parashikimeve të statutit, administratorët mund të emërohen dhe shkarkohen, në përputhje me pikat 1 e 2 të nenit 158 të këtij ligji, nga asambleja e përgjithshme apo nga këshilli mbikëqyrës. Së bashku me funksionet e pikave 3, 4 e 5 të nenit 158 të këtij ligji, administratorët kanë të drejtë e duhet të kryejnë edhe funksionet e përcaktuara në shkronjat “a”, “gj”, “h” e “і” të pikës 1 të nenit 154 të këtij ligji. Me përjashtim të rastit të parashikuar nga neni 13 dhe nga shkronja “e” e pikës 1 të nenit 154 të këtij ligji, veprimet e administratorëve u nënshtrohen miratimit nga këshilli mbikëqyrës vetëm nëse kjo parashikohet shprehimisht në statut. 3. Nuk mund të zgjidhen anëtarë të këshillit mbikëqyrës administratorët e shoqërisë administratorët e shoqërive të tjera të të njëjtit grup, si dhe personat e lidhur me personat e mësipërm, sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji. 4. Parashikimet e neneve 155 e 157 të këtij ligji zbatohen edhe për numrin e anëtarëve, emërimin, përbërjen dhe shkarkimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, me përjashtimet vijuese: a) anëtarët e këshillit nuk duhet të kryejnë funksione administrimi dhe shumica e tyre duhet të jenë të pavarur; b) statuti mund të parashikojë që disa prej tyre mund të zgjidhen dhe/ ose shkarkohen nga punëmarrësit e shoqërisë. 5. Nenet 160, 161 dhe 162 të këtij ligji zbatohen edhe për shpërblimin, organizimin e brendshëm dhe marrjen e vendimeve nga këshilli mbikëqyrës. 6. Anëtarët e këshillit mbikëqyrës përgjigjen për dëmet e shkaktuara nga shkelja e detyrave të tyre dhe standardit të kujdesit, të përcaktuara në pikat 1, 2 e 3 të nenit 163 të këtij ligji. Për shkeljet e kryera nga administratorët, sipas parashikimeve të pikës 4 të nenit 163 të këtij ligji, anëtarët e këshillit mbikëqyrës janë përgjegjës, kur nuk njoftojnë asamblenë e përgjithshme,
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 279
edhe pse kanë dijeni për këto shkelje, apo kur nuk і kanë zbuluar ngaqë funksioni i mbikëqyrjes, sipas kërkesave të këtij ligji, nuk është kryer në mënyrë korrekte e sipas standardeve të kërkuara. TITULLI V ZMADHIMI I KAPITALIT KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 168 Kushtet për të gjitha format e zmadhimit të kapitalit 1. Me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 176 të këtij ligji, zmadhimi i kapitalit kryhet me vendim të asamblesë së përgjithshme, në përputhje me pikën 1 të nenit 145 të këtij ligji. 2. Kur zmadhimi i kapitalit ndryshon të drejtat, që rrjedhin nga zotërimi i një kategorie aksionesh, vlefshmëria e vendimit të asamblesë së përgjithshme i nënshtrohet pëlqimit të aksionarëve të prekur, i cili duhet të përmbushë kërkesat formale të pikës 3 të nenit 149 të këtij ligji. 3. Kapitali i regjistruar nuk mund të zmadhohet, nëse nuk janë shlyer ende kontributet për aksionet e nënshkruara më parë. 4. Dispozitat e këtij ligji për nënshkrimin, shlyerjen e kalimin e kontributeve për aksionet, e, në veçanti, nenet 107 deri në 114 dhe 123 deri në 133 zbatohen edhe për rastin e zmadhimit të kapitalit.
Neni 169 Regjistrimi dhe publikimi i rritjes së kapitalit 1. Administratorët detyrohen të njoftojnë për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit vendimin për zmadhimin e kapitalit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Vendimi publikohet edhe në faqen e internetit të shoqërisë tregtare. 2. Aplikimi për regjistrimin e vendimit të përmendur në pikën 1 të këtij neni shoqërohet me raportin e ekspertit të autorizuar, ku verifikohet vlera e kontributeve në natyrë, sipas nenit 113 të këtij ligji. 3. Pas realizimit të zmadhimit të kapitalit, administratorët i njoftojnë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit realizimin e këtij veprimi. Informacioni shoqërues duhet të përfshijë listën e personave, që kanë nënshkruar aksionet, së bashku me shumat e paguara. Kjo listë nënshkruhet nga administratorët.
280 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
4. Zmadhimi i kapitalit bëhet efektiv në datën e regjistrimit të realizimit të tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 170 Ndalimi i emetimit të aksioneve Përpara se zmadhimi i kapitalit të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, aksionet e reja nuk mund të emetohen dhe të drejtat e lidhura me to nuk mund të transferohen. Aksionet e emetuara në kundërshtim me këtë dispozitë janë të pavlefshme. Personat, që kryejnë shkeljen, përgjigjen ndaj nënshkruesve në mënyrë solidare për dëmet e shkaktuara nga një emetim i pavlefshëm.
Neni 171 Fillimi i pjesëmarrjes në ndarjen e fitimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në vendimin e emetimit, aksionet e reja marrin pjesë në fitimet e të gjithë vitit financiar, në të cilin është marrë vendimi për këtë zmadhim. 2. Vendimi për zmadhimin e kapitalit mund të parashikojë, që aksionet e reja të marrin pjesë nga fitimet e vitit financiar, që i paraprin vitit, në të cilin është marrë vendimi për këtë zmadhim.
Neni 172 Zmadhimi i kapitalit dhe shoqëria me aksionar të vetëm Shoqëria me aksionar të vetëm mund t’ua ofrojë aksionet e reja personave të tretë e të kthehet në një shoqëri me shumë aksionarë. Ky ndryshim i njoftohet për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. KREU II ZMADHIMI I KAPITALIT ME EMETIM TË AKSIONEVE TË REJA
Neni 173 Kushtet Kapitali i regjistruar i shoqërisë mund të zmadhohet duke emetuar aksione rishtazi, kundrejt kontributeve të reja.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 281
Neni 174 E drejta e parablerjes 1. Aksionarët e shoqërisë kanë të drejtën e parablerjes për aksionet e emetuara rishtazi, në përpjesëtim me pjesën e kapitalit të regjistruar, që përfaqësojnë aksionet e zotëruara prej tyre. Kjo e drejtë duhet të ushtrohet jo më vonë se 20 ditë pas publikimit të parashikuar në nenin 169 të këtij ligji. 2. Të drejtat e përmendura në pikën 1 të këtij neni mund të kufizohen ose të përjashtohen nga vendimi i asamblesë së përgjithshme për zmadhimin e kapitalit. Administratorët duhet t’i paraqesin asamblesë së përgjithshme një raport, ku të jepen arsyet për kufizimin ose përjashtimin e këtyre të drejtave dhe ku të justifikohet çmimi i emetimit të propozuar. Ky vendim mund të merret vetëm nëse kufizimi ose përjashtimi i të drejtave është publikuar më parë në hapësirën në internet të shoqërisë dhe njoftuar për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. KREU III ZMADHIMI I KUFIZUAR I KAPITALIT
Neni 175 Kushtet për zmadhimin e kufizuar të kapitalit 1. Asambleja e përgjithshme mund të vendosë që zmadhimi i kapitalit të kryhet me emetim të aksioneve të reja, për t’u nënshkruar vetëm nga aksionarët ekzistues. 2. Zmadhimi i kufizuar i kapitalit mund të kryhet vetëm me miratimin unanim të të gjithë aksionarëve. KREU IV ZMADHIMI I AUTORIZUAR
Neni 176 Kushtet për zmadhimin e autorizuar të kapitalit 1. Statuti ose një vendim i asamblesë së përgjithshme për ndryshime në statut mund t’u japë administratorëve të drejtën për të kryer, brenda një afati 5-vjeçar nga regjistrimi i shoqërisë, zmadhim të kapitalit me emetim të aksioneve të reja, për një vlerë maksimale të përcaktuar (kapital i autorizuar). Vlera e zmadhimeve të autorizuara nuk mund të jetë më e madhe se gjysma e kapitalit të regjistruar të shoqërisë në datën në të cilën merret vendimi për zmadhimin e autorizuar.
282 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2. Në statut mund të parashikohen kushte të tjera e, në veçanti, kushti që nëse administratorët vënë në zbatim autorizimin e zmadhimit, të gjitha ose disa nga aksionet e emetuara mund ose duhet t’u jepen punëmarrësve të shoqërisë apo punëmarrësve të shoqërive të tjera, pjesë të një grupi. KREU V ZMADHIMI I KAPITALIT ME AKTIVE TË SHOQËRISË
Neni 177 Kushtet 1. Pas miratimit të bilancit të vitit paraardhës, asambleja e përgjithshme mund të vendosë ta zmadhojë kapitalin e regjistruar, duke kaluar në kapitalin bazë rezervat e disponueshme dhe fitimet e pashpërndara. 2. Pjesa e rezervave, që shkon përtej 1/10 së kapitalit të regjistruar ose përtej një vlere më të lartë të rezervës së përcaktuar në statut, si dhe fitimet e pashpërndara mund të kalohen në kapitalin fillestar. 3. Rezervat dhe fitimi i pashpërndarë nuk mund të kalohen në kapitalin bazë, nëse bilanci i vitit paraardhës rezulton me humbje.
Neni 178 Regjistrimi dhe publikimi i zmadhimit të kapitalit me aktivet e shoqërisë 1. Regjistrimi i vendimit për zmadhimin e kapitalit, sipas nenit 177 të këtij ligji, duhet të shoqërohet nga bilanci, në bazë të të cilit është zmadhuar kapitali, nga konfirmimi i ekspertit kontabël të autorizuar dhe pasqyra e fundit e të ardhurave dhe e shpenzimeve. Aplikimi duhet të përfshijë edhe një deklaratë të administratorëve, sipas së cilës vërtetohet se gjendja e aktiveve të shoqërisë është e tillë që, nëse vendimi për zmadhim do të ishte marrë në datën e aplikimit për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, zmadhimi do të ishte ende i mundur. 2. Njoftimi për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit duhet të përcaktojë se zmadhimi i kapitalit është kryer me kalimin e rezervave të shoqërisë ose me fitimin e pashpërndarë.
Neni 179 Shpërndarja proporcionale e aksioneve të emetuara rishtazi Aksionarët kanë të drejtë të zotërojnë aksionet e emetuara rishtazi në përpjesëtim me aksionet e tyre, përpara rritjes së kapitalit. Çdo vendim i asamblesë së përgjithshme, që bie ndesh me këtë dispozitë, është i pavlefshëm.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 283
KREU VI OBLIGACIONET E KONVERTUESHME DHE ATO ME PJESËMARRJE NË FITIM
Neni 180 Obligacionet e konvertueshme dhe ato me pjesëmarrje në fitim 1. Asambleja e përgjithshme mund të emetojë obligacione, që u garantojnë zotëruesve të tyre të drejtën për t’i konvertuar në aksione apo të drejtën e parablerjes së aksioneve, të cilat quhen obligacione të konvertueshme, si dhe obligacionet, që u japin zotëruesve të drejtën e marrjes pjesë në fitim, të cilat quhen obligacione me pjesëmarrje në fitim. 2. Asambleja e përgjithshme mund të autorizojë këshillin e administrimit (në sistemin me një nivel) apo administratorët (në sistemin me dy nivele), që brenda një periudhe prej 5 vitesh dhe sipas kushteve përkatëse, të emetojnë obligacionet e përmendura në pikën 1 të këtij neni. Organi administrativ përkatës i njofton Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për regjistrim dhe publikim, vendimin e përmendur në pikën 1 të këtij neni. 3. Obligacionet me pjesëmarrje në fitim mund të ofrojnë përparësi në shpërndarjen e fitimeve, siç parashikohet në pikën 1 të nenit 116 të këtij ligji, për aksionet me përparësi. 4. Aksionarët gëzojnë për obligacionet e konvertueshme dhe ato me pjesëmarrje në fitim të njëjtat të drejta, që ky ligj u njeh atyre për parablerjen në rastin e emetimit të aksioneve të reja.
TITULLI VI ZVOGËLIMI I KAPITALIT KREU I ZVOGËLIMI I ZAKONSHËM I KAPITALIT
Neni 181 Kushtet 1. Kapitali i regjistruar i shoqërisë mund të zvogëlohet me vendim të asamblesë së përgjithshme, në përputhje me përcaktimet e pikës 1 të nenit 145 të këtij ligji. 2. Nëse zvogëlimi ndryshon të drejtat e një kategorie të caktuar aksionesh, vlefshmëria e tij kushtëzohet nga pëlqimi i aksionarëve përkatës, i cili duhet të përmbushë kërkesat formale të pikës 3 të nenit 149 të këtij ligji.
284 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Zvogëlimi i kapitalit realizohet nëpërmjet zvogëlimit të vlerës nominale të aksioneve. 4. Kapitali i regjistruar mund të zvogëlohet nën vlerat minimale, të parashikuara në nenin 107 të këtij ligji, vetëm në rastin kur zvogëlimi shoqërohet me një zmadhim të njëkohshëm të kapitalit.
Neni 182 Regjistrimi dhe publikimi i vendimit Vendimi për zvogëlimin e kapitalit i njoftohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për regjistrim nga administratorët, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Ky vendim duhet të publikohet edhe në faqen e internetit të shoqërisë.
Neni 183 Mbrojtja e të drejtave të kreditorëve 1. Kreditorët, pretendimet e të cilëve janë ngritur përpara datës së publikimit të vendimit për zvogëlimin e kapitalit, kanë të drejtë të marrin garanci të mjaftueshme nga shoqëria për kreditë, që nuk ishin bërë të kërkueshme përpara datës së publikimit të vendimit. Kjo e drejtë mund të ushtrohet vetëm nëse kreditorët kërkojnë garancinë brenda 90 ditëve, pas datës së publikimit. 2. Përpara përfundimit të afatit të përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe përpara se kreditorët përkatës të jenë shlyer apo të kenë marrë garanci të mjaftueshme, shoqëria nuk mund të kryejë pagesa në favor të aksionarëve ose falje të detyrimeve për të shlyer kontributet, si pasojë e zvogëlimit të kapitalit.
Neni 184 Regjistrimi dhe publikimi i zvogëlimit të kapitalit 1. Administratorët njoftojnë Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për zvogëlimin e kapitalit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Kapitali quhet i zvogëluar, duke filluar nga çasti i regjistrimit të vendimit.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 285
KREU II ZVOGËLIMI I THJESHTËZUAR I KAPITALIT
Neni 185 Kushtet 1. Zvogëlimi i kapitalit për mbulimin e humbjeve, si dhe transferimi i fondeve te rezervat kryhen nëpërmjet një procedure të thjeshtuar. 2. Nenet 181, 182 e 184 të këtij ligji janë të zbatueshme edhe për rastin e zvogëlimit të thjeshtuar të kapitalit. KREU III ZVOGËLIMI I KAPITALIT ME ANULIM AKSIONESH
Neni 186 Kushtet 1. Kapitali mund të zvogëlohet edhe nëpërmjet anulimit të aksioneve. 2. Anulimi i aksioneve lejohet vetëm: a) kur ky veprim është i pranuar nga statuti apo nga një vendim, që ndryshon statutin, i cili është marrë përpara nënshkrimit të aksioneve, që do t’i nënshtrohen anulimit; b) në përputhje me nenin 133 të këtij ligji; c) nëse aksionarët, që i zotërojnë këto aksione, pranojnë anulimin. Parashikimi i statutit nuk është i nevojshëm nëse aksionarët përkatës japin pëlqimin. 3. Anulimi i aksioneve duhet të përmbushë kërkesat e zvogëlimit të zakonshëm të kapitalit. Në këtë rast, vendimi i asamblesë zëvendësohet me vendimin e administratorëve. 4. Pagesa e vlerës së aksioneve të anuluara, në favor të aksionarëve, kryhet në përputhje me dispozitat e nenit 183 të këtij ligji. 5. Dispozitat për zvogëlimin e zakonshëm të kapitalit nuk janë të zbatueshme, nëse aksionet, kontributet e të cilave janë shlyer tërësisht, i kalohen shoqërisë pa kundërshpërblim. 6. Vendimi i zvogëlimit të kapitalit i njoftohet për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit nga administratorët, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Kapitali zvogëlohet, duke filluar nga çasti i regjistrimit të vendimit.
286 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
TITULLI VII PRISHJA E SHOQËRISË
Neni 187 Shkaqet e prishjes së shoqërisë 1. Shoqëria aksionare prishet: a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar; b) me vendim të asamblesë së përgjithshme; c) me hapjen e procedurave të falimentimit; ç) nëse nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk është njoftuar pezullimi i veprimtarisë, në përputhje me pikën 3 të nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”; d) me vendim gjykate; dh) për arsye të tjera të parashikuara në statut. 2. Zotërimi i të gjitha aksioneve në një dorë të vetme nuk ka si pasojë prishjen e shoqërisë. Në këtë rast janë të zbatueshme dispozitat e pikës 2 të nenit 114 të këtij ligji.
Neni 188 Regjistrimi i prishjes së shoqërisë 1. Administratorët janë të detyruar të regjistrojnë prishjen e shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Nëse prishja bëhet me vendim gjykate, gjykata regjistron vendimin e prishjes ex officio.
Neni 189 Likuidimi në gjendjen e aftësisë paguese Me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi, prishja e shoqërisë aksionare ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, sipas neneve 190 deri në 205 të këtij ligji.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 287
PJESA VI LIKUIDIMI NË GJENDJEN E AFTËSISË PAGUESE TITULLI I LIKUIDIMI I ZAKONSHËM NË GJENDJEN E AFTËSISË PAGUESE
Neni 190 Dispozita të përgjithshme 1. Prishja e shoqërive tregtare ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi. 2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë titull, dispozitat e zbatueshme për shoqëritë, që nuk janë prishur, zbatohen edhe për shoqëritë në likuidim e sipër. 3. Nenet 191 deri në 203 të këtij ligji parashikojnë rregullat për procedurën e zakonshme të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese për të gjitha llojet e shoqërive. Këto shoqëri likuidohen me procedurë të thjeshtëzuar, në përputhje me nenet 204 dhe 205 të këtij ligji.
Neni 191 Emërimi i likuiduesve 1. Në shoqëritë kolektive dhe komandite, likuidimi kryhet nga të gjithë ortakët apo nga një likuidues i emëruar në mënyrë unanime prej tyre. Në rastin kur një ortak ka më shumë se një trashëgimtar, trashëgimtarët emërojnë një përfaqësues të përbashkët. Nëse ortakët nuk i njoftojnë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit faktin se të gjithë ortakët do të jenë likuidues apo nuk emërojnë likuiduesin brenda 30 ditëve nga data e prishjes, atëherë çdo person i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës për të caktuar një likuidues. 2. Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare, likuidimi kryhet nga likuiduesit e emëruar nga asambleja e përgjithshme. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim për emërimin e likuiduesve, brenda 30 ditëve pas prishjes, çdo person i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës, për të caktuar një likuidues. Dispozitat e pikës 6 të nenit 91 të këtij ligji janë të zbatueshme edhe për këtë rast. 3. Çdo person i interesuar, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës zëvendësimin e likuiduesit, sipas vendimit të ortakëve, në përputhje me pikën 1 të këtij neni apo të asamblesë, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, nëse paraqet arsye të mjaftueshme për të dyshuar se likuidimi i rregullt i shoqërisë mund të cenohet nga likuiduesit e emëruar si më sipër.
288 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
Kërkesa duhet të depozitohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e caktimit të likuiduesit.
Neni 192 Emërimi i likuiduesve nga gjykata Gjykata emëron likuiduesin, në rastet kur shoqëria tregtare prishet me vendim gjykate.
Neni 193 Shkarkimi i likuiduesve 1. Likuiduesit shkarkohen dhe zëvendësohen me të njëjtat kushte, të parashikuara në dispozitat për emërimin e tyre. 2. Paditë, që lidhen me shpërblimin e likuiduesit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 194 Regjistrimi pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit 1. Administratorët e shoqërisë i njoftojnë për regjistrim, Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të dhënat e likuiduesve të parë dhe tagrat e tyre, për të përfaqësuar shoqërinë, së bashku me dokumentet përkatëse, sipas nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Likuiduesit depozitojnë nënshkrimin e tyre. Likuiduesit i njoftojnë, gjithashtu, Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për regjistrim çdo ndryshim për identitetin dhe tagrat e tyre të përfaqësimit. Emërimi i likuiduesve nga gjykata regjistrohet ex officio, sipas nenit 45 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. 2. Me hapjen e procedurave të likuidimit, emri i regjistruar i shoqërisë aksionare ndiqet nga shënimi “në likuidim”.
Neni 195 Ftesa për kreditorët Likuiduesit duhet të ftojnë kreditorët e shoqërisë për të depozituar pretendimet e tyre për prishjen e saj. Shoqëria e publikon dy herë këtë njoftim, me një interval prej 30 ditësh, në faqen e saj në internet, nëse ka, si dhe në faqen e internetit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Në njoftim duhet deklaruar se pretendimet duhet të depozitohen brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të fundit.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 289
Neni 196 Administrimi nga likuiduesit 1. Likuiduesi merr përsipër të drejtat dhe detyrimet e administratorëve nga data e emërimit të tij. 2. Nëse shoqëria emëron më shumë se një likuidues, përveçse kur akti i emërimit parashikon se ata veprojnë veçmas njëri-tjetrit, likuiduesit ushtrojnë bashkërisht të drejtat e detyrimet sipas këtij ligji. Likuiduesit mund të autorizojnë njërin prej tyre të kryejë veprime të një kategorie të posaçme. 3. Kufizimet e tagrave të likuiduesve u kundrejtohen të tretëve, në përputhje me përcaktimet e pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji. 4. Likuiduesi u nënshtrohet mbikëqyrjes së ortakëve të tjerë, asamblesë së përgjithshme, këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës. 5. Për likuiduesit nuk zbatohet neni 17 i këtij ligji.
Neni 197 Të drejtat e detyrimet e likuiduesit 1. Detyra e likuiduesve është mbyllja e të gjitha veprimeve të shoqërisë, mbledhja e kredive të paarkëtuara dhe e kontributeve të pashlyera, shitja e pasurive të shoqërisë dhe shlyerja e kreditorëve duke respektuar radhën e referimit, sipas nenit 605 të Kodit Civil. 2. Likuiduesi mund të kryejë edhe veprime të reja tregtare, për mbylljen e një veprimi të papërfunduar. 3. Nëse, në bazë të padive të ngritura nga kreditorët, sipas nenit 194 të këtij ligji, likuiduesit vërejnë se pasuria e shoqërisë tregtare, përfshirë kontributet e pashlyera, nuk është e mjaftueshme për pagesën e këtyre pretendimeve, likuiduesit detyrohen ta pezullojnë procedurën e likuidimit e t’i kërkojnë gjykatës përkatëse nisjen e procedurave të falimentimit. 4. Në shoqërinë kolektive e komandite, ortakët përgjigjen për detyrimet e shoqërisë, në përputhje me përgjegjësitë, që ky ligj i cakton secilit, për mbulimin e humbjeve. Nëse një ortak nuk shlyen pjesën e humbjeve që i takon, atëherë ortakët e tjerë detyrohen të paguajnë pjesën e tij në raport me pjesët që secili zotëronte në shoqëri. Ortakët, që kanë shlyer pjesën e ortakut mospërmbushës, kanë ndaj tij të drejtën e regresit.
Neni 198 Bilancet Likuiduesi përgatit një bilanc të gjendjes së shoqërisë në çastin e hapjes së likuidimit dhe një bilanc përfundimtar në çastin e mbylljes së këtyre
290 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
procedurave. Nëse procedura e likuidimit zgjat më shumë se një vit, likuiduesi përgatit, gjithashtu, pasqyrat financiare vjetore të shoqërisë. Bilancet në shoqërinë kolektive dhe komandite miratohen nga ortakët e tjerë, ndërsa në shoqëritë aksionare apo nga ato me përgjegjësi të kufizuar miratohen nga asambleja e përgjithshme.
Neni 199 Mbrojtja e kreditorëve 1. Likuiduesit nuk mund të shpërndajnë aktivet e mbetura përpara përfundimit të afatit 3-mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre. 2. Nëse një kreditor i shoqërisë, për të cilin likuiduesi është në dijeni, nuk kërkon të drejtat e veta, shumat përkatëse depozitohen pranë gjykatës, ndërsa mallrat depozitohen në një magazinë me shpenzimet e kreditorit. Rregullat e përgjithshme për kontratën e depozitës janë të zbatueshme. 3. Nëse një detyrim nuk mund të shlyhet menjëherë ose nëse është i debatueshëm, aktivet mund të shpërndahen vetëm nëse kreditorit i është dhënë garanci e përshtatshme.
Neni 200 Raporti i likuiduesit, shpërblimi dhe shkarkimi 1. Pas shlyerjes së detyrimeve të shoqërisë ndaj kreditorëve dhe shpërblimit të likuiduesit, së bashku me rimbursimin e shpenzimeve të këtij të fundit për kryerjen e detyrave, aktivet e mbetura u shpërndahen ortakëve ose aksionarëve. 2. Pas shlyerjes së detyrimeve të shoqërisë ndaj kreditorëve, likuiduesit u paraqesin ortakëve të tjerë të shoqërisë kolektive e komandite apo asamblesë së përgjithshme një raport për procedurën e likuidimit, për detyrimet e shlyera dhe për shpërblimin e tij. 3. Nëse ortakët e tjerë në shoqërinë kolektive e komandite apo asambleja e përgjithshme miratojnë raportin, likuiduesit lirohen nga detyra dhe përfitojnë shpërblimin e përcaktuar në raport. 4. Nëse raporti nuk miratohet, likuiduesit mund t’i drejtohen gjykatës me kërkesën për ta shkarkuar nga detyra, si pasojë e përmbushjes në mënyrën e duhur të detyrave. 5. Pas shkarkimit të likuiduesit nga gjykata, ai ka të drejtë të përfitojnë shpërblimin e përcaktuar në raport.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 291
Neni 201 Shpërndarja e aktiveve 1. Pas shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve, likuiduesi u shpërndan ortakëve apo aksionarëve aktivet e mbetura, sipas të drejtave që ata kanë në ndarjen e fitimeve, me përjashtim të rastit kur statuti parashikon radhë preference. 2. Pasuritë, që i janë dhënë shoqërisë me qira apo në përdorim, me çfarëdo titulli u kthehen ortakëve apo aksionarëve. Ortakët apo aksionarët nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit në rast shkatërrimi, dëmtimi apo uljeje të vlerës së pasurisë, nëse kjo nuk varet nga veprimi apo mosveprimi i shoqërisë ose і personave, që kanë vepruar në emër të saj.
Neni 202 Përfundimi i likuidimit Pas shpërndarjes së aktiveve të mbetura, likuiduesi e njofton Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për përfundimin e likuidimit dhe kërkon çregjistrimin e shoqërisë, në përputhje me seksionin V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.
Neni 203 Përgjegjësia e likuiduesit 1. Veprimtaria e likuiduesit nuk mund të kundërshtohet pas çregjistrimit të shoqërisë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. 2. Likuiduesit përgjigjen ndaj kreditorëve për dëmet e shkaktuara gjatë procedurës së likuidimit, në përputhje me dispozitat që rregullojnë përgjegjësinë e administratorëve. Nëse ka disa likuidues, ata përgjigjen në mënyrë solidare. Krahas likuiduesve, ortakët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe aksionarët përgjigjen ndaj kreditorëve të shoqërisë në mënyrë solidare deri në vlerën që u është shpërndarë. Kreditorët, të cilët nuk kanë depozituar pretendimet e tyre në afat, sipas nenit 194 të këtij ligji, apo kreditorët, për të cilët likuiduesi nuk ka qenë dhe nuk mund të kishte qenë në dijeni, nuk kanë të drejtë të ngrenë padi, sipas fjalisë së parë dhe të dytë të kësaj pike. 3. Paditë e përmendura në pikën 2 të këtij neni duhet të ngrihen brenda 3 viteve pas çregjistrimit të shoqërisë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
292 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
TITULLI II LIKUIDIMI I THJESHTËZUAR
Neni 204 Kushtet dhe procedura 1. Shoqëria tregtare mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. 2. Administratorët, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, njoftojnë për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit vendimin për likuidimin e shoqërisë, nëpërmjet procedurës së thjeshtëzuar. 3. Administratorët janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga shkelja e detyrave të tyre gjatë likuidimit të thjeshtëzuar. Përveç administratorëve, ortakët apo aksionarët e shoqërisë përgjigjen në mënyrë solidare deri në shumat e marra. 4. Paditë, sipas pikës 3 të këtij neni, duhet të ngrihen brenda 3 viteve nga data e çregjistrimit të shoqërisë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Neni 205 Fshirja pas likuidimit të shkurtuar Dispozitat e parashikuara në nenin 202 të këtij ligji zbatohen edhe në rastin e përfundimit të likuidimit të thjeshtëzuar.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 293
PJESA VII GRUPIMI I SHOQËRIVE
Neni 206 Detyrimi për informim Sa herë që një person fiton ose kalon aksione të një shoqërie aksionare e, si pasojë e këtij veprimi, numri përgjithshëm i votave të zotëruara në asamblenë e përgjithshme bëhet, përkatësisht, më i madh apo më i vogël se 3 për qind, 5 për qind, 10 për qind, 15 për qind, 20 për qind, 25 për qind, 30 për qind, 50 për qind ose 75 për qind, ky person, brenda 15 ditëve nga kryerja e veprimit, është i detyruar t’ia njoftojë këtë veprim me shkrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 207 Mëma dhe shoqëritë e kontrolluara 1. Vlerësohet se ekziston një marrëdhënie mëmë-shoqëri e kontrolluar, kur një shoqëri tregtare sillet e vepron rregullisht, sipas orientimeve dhe udhëzimeve të një shoqërie tjetër. Ky kontroll quhet grup kontrollues. 2. Kur një shoqëri, në bazë të pjesës së kapitalit të zotëruar në një shoqëri tjetër ose në bazë të një marrëveshjeje me atë shoqëri, ka të drejtë të emërojë të paktën 30 për qind të administratorëve, të anëtarëve këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të saj, apo kur ajo zotëron të paktën 30 për qind të totalit të votave në asamblenë e përgjithshme, atëherë kjo shoqëri vlerësohet si mëmë e shoqërisë tjetër, ndërsa shoqëria tjetër vlerësohet shoqëri e kontrolluar. Ky kontroll quhet grup influencues. 3. Të drejtat e mëmës mbi shoqërinë e kontrolluar, të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, vlerësohen të tilla edhe në rastin kur këto të drejta ushtrohen nëpërmjet një shoqërie tjetër, të kontrolluar nga mëma apo nga një person i tretë, që vepron për llogari të kësaj shoqërie tjetër apo për llogari të vetë shoqërisë mëmë. 4. I treti prezumohet se vepron për llogari të shoqërisë mëmë, nëse ai përfshihet në përcaktimet e pikave 2 e 3 të nenit 13 të këtij ligji.
Neni 208 Pasojat e ekzistencës së grupit kontrollues 1. Nëse ekziston një marrëdhënie mëmë-shoqëri e kontrolluar, sipas përkufizimit të pikës 1 të nenit 207 të këtij ligji, shoqëria mëmë detyrohet të mbulojë humbjet vjetore të shoqërisë së kontrolluar.
294 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
2. Ortakët apo aksionarët e shoqërisë së kontrolluar kanë të drejtë t’i kërkojnë në çdo çast mëmës t’u blejë kuotat, aksionet apo obligacionet e zotëruara prej tyre në shoqëri. 3. Kreditorët e shoqërisë së kontrolluar kanë të drejtë t’i kërkojnë në çdo çast mëmës t’i ofrojë garancitë e mjaftueshme për kreditë e tyre shoqërisë së kontrolluar. 4. Kreditorë të shoqërisë së kontrolluar vlerësohen personat, që kanë pësuar dëme nga veprimet e shoqërisë së kontrolluar, pavarësisht vendit të regjistrimit të kësaj të fundit.
Neni 209 Detyrimi i besnikërisë në grupin influencues 1. Nëse ekziston një marrëdhënie mëmë-shoqëri e kontrolluar, sipas përcaktimit të pikës 2 të neni 207 të këtij ligji, përfaqësuesit e mëmës duhet të veprojnë, duke marrë parasysh: a) çdo detyrim të shoqërisë mëmë, sipas neneve 14, 15, 16, 17 e 18 të këtij ligji, apo në rastin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, sipas nenit 98 të këtij ligji dhe në rastin e një shoqërie aksionare, sipas nenit 163 të këtij ligji; b) pasojat dhe përfitimet që një vendimmarrje ka për grupin në tërësi; c) interesin e shoqërisë së kontrolluar. 2. Përfaqësuesit e shoqërisë mëmë vlerësohen se kanë shkelur detyrimin e besnikërisë, nëse administratorët e pavarur, duke pasur parasysh sa më sipër, nuk do të kishin marrë atë vendim. 3. Përfaqësuesit e shoqërisë mëmë detyrohen të veprojnë në përputhje me dispozitat, që rregullojnë detyrimin e besnikërisë ndaj shoqërisë së kontrolluar, përfshirë detyrimin për të vepruar në interesin më të mirë të kësaj të fundit.
Neni 210 Përgjegjësia për dëmin 1. Kur përfaqësuesi і shoqërisë mëmë ka shkelur detyrimin e besnikërisë, sipas nenit 209 të këtij ligji, kjo shoqëri, në emër të së cilës përfaqësuesi ka vepruar, detyrohet të shpërblejë dëmin që ka shkaktuar në këtë rast. 2. Në rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, anëtarët e organeve administrative të mëmës janë përgjegjës, në mënyrë solidare, për dëmin e shkaktuar. 3. Anëtarët e organeve administrative të shoqërisë së kontrolluar, që shkelin detyrimin e besnikërisë, përgjigjen në mënyrë solidare, së bashku me personat e përcaktuar më sipër.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 295
Neni 211 Padia për shpërblimin e dëmit 1. Nëse shoqëria e kontrolluar nuk ka nisur procedurat e nevojshme për shpërblimin e dëmit brenda 90 ditëve, pasi dëmi i përmendur në pikën 1 të nenit 209 është bërë i dukshëm, padia e shoqërisë së kontrolluar mund të ngrihet kur: a) shoqëria e kontrolluar është shoqëri, kolektive apo komandite, nga secili ortak; b) shoqëria e kontrolluar është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, nga ortakët, që zotërojnë të paktën 5 për qind të totalit të votave në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme apo një vlerë më të vogël, të përcaktuar në statut, si dhe çdo kreditor i shoqërisë. Në këtë rast zbatohen dispozitat e pikës 6 të nenit 91 të këtij ligji; c) shoqëria e kontrolluar është shoqëri aksionare, nga aksionarët që zotërojnë aksione, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të regjistruar ose një vlerë më të vogël, të parashikuar në statut, dhe/ose kreditorët e saj, të cilët pretendojnë ndaj shoqërisë detyrime në një vlerë jo më të vogël se 5 për qind të kapitalit të regjistruar. 2. Paditë si më sipër duhet të ngrihen brenda 3 viteve nga data kur është vënë re dëmi. 3. Kreditorë të shoqërisë së kontrolluar vlerësohen edhe ata persona, që kanë pësuar dëme nga veprimet e shoqërisë së kontrolluar, pavarësisht vendit të regjistrimit të kësaj të fundit.
Neni 212 E drejta e shitjes Nëse mëma zotëron 90 për qind ose më shumë të pjesëve, aksioneve apo kuotave të shoqërisë së kontrolluar, zotëruesit e pjesëve, aksioneve apo kuotave të mbetura kanë të drejtë t’i kërkojnë mëmës t’ua blejë këto me çmimin e tregut, brenda 6 muajve nga kërkesa.
296 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
PJESA VIII SHOQËRIA SHTETËRORE
Neni 213 Dispozitat e zbatueshme 1. Shoqëria shtetërore është një shoqëri tregtare, e cila zhvillon veprimtari tregtare, me interes të përgjithshëm ekonomik, aksionet e së cilës zotërohen drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë nga pushteti qendror, pushteti vendor apo nga shoqëri, ku këto pushtete veprojnë si mëmë, sipas përkufizimit të nenit 207 të këtij ligji. 2. Themelimi, organizimi e funksionimi i shoqërisë shtetërore u nënshtrohen dispozitave të këtij ligji. PJESA IX RIORGANIZIMI I SHOQËRIVE ME PËRGJEGJËSI TE KUFIZUAR DHE І SHOQËRIVE ANONIME
Neni 214 Dispozita të përgjithshme 1. Dispozitat e kësaj pjese janë të zbatueshme vetëm për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare. 2. Një shoqëri mund të riorganizohet nëpërmjet bashkimit me një shoqëri tjetër, nëpërmjet ndarjes në dy apo më shumë shoqëri të tjera ose nëpërmjet shndërrimit të formës ligjore. 3. Shoqëritë mund të riorganizohen vetëm pasi kanë qenë të regjistruara për të paktën një vit. 4. Bashkimi i shoqërive kryhet në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e konkurrencës. TITULLI I BASHKIMI
Neni 215 Përkufizimi Dy ose më shumë shoqëri mund të bashkohen nëpërmjet: 1. Kalimit të të gjitha aktiveve e pasiveve të njërës ose më shumë prej shoqërive, që quhen shoqëritë e përthithura, të një shoqëri tjetër ekzistuese, e quajtur shoqëria përthithëse, në këmbim të aksioneve apo kuotave të kësaj shoqërie. Ky proces quhet bashkim me përthithje.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 297
2. Themelimit të një shoqërie të re, tek e cila kalohen të gjitha aktivet e pasivet e shoqërive ekzistuese, që bashkohen në këmbim të aksioneve apo kuotave të shoqërisë së re. Ky proces quhet bashkim me krijim i një shoqërie të re. KREU I BASHKIMI ME PËRTHITHJE
Neni 216 Marrëveshja dhe raporti i bashkimit 1. Përfaqësuesit ligjorë të shoqërive, të cilat marrin pjesë në bashkim, hartojnë një projektmarrëveshje me shkrim, ku përcaktohen të paktën: a) emrat e regjistruar dhe selitë e shoqërive, që marrin pjesë në bashkim; b) pranimi i palëve për kalimin e pasurive të secilës shoqëri që përthithet, në këmbim të aksioneve apo kuotave të shoqërisë përthithëse; c) raporti i këmbimit të aksioneve apo kuotave dhe çdo shumë e pagueshme në para; ç) kushtet e ndarjes së aksioneve apo kuotave në shoqërinë përthithëse; d) të drejtat, që rrjedhin nga aksionet e shoqërisë përthithëse; dh) të drejtat, që shoqëria përthithëse u njeh zotëruesve të aksioneve, kuotave apo të drejtave të veçanta të shoqërive të përthithura apo çdo mase tjetër në favor të tyre; e) përparësitë e veçanta, që u jepen administratorëve, anëtarëve të këshillit të administrimit, këshillit mbikëqyrës apo ekspertëve kontabël të autorizuar; ë) pasojat që bashkimi do të ketë ndaj punëmarrësve e përfaqësuesve të tyre, si dhe masat e propozuara për to. 2. Përfaqësuesit ligjorë të secilës prej shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, hartojnë një raport të hollësishëm, ku shpjegohet marrëveshja e bashkimit dhe përshkruhen bazat ligjore dhe ekonomike për të e, në veçanti, raporti i këmbimit të aksioneve, kuotave apo të drejtave të veçanta. Në raport përshkruhen edhe vështirësitë e veçanta të vlerësimit, të cilat janë hasur. Raporti duhet të përshkruajë edhe pasojat e këtij bashkimi mbi punëmarrësit e shoqërive pjesëmarrëse. 3. Çdo shoqëri, që merr pjesë në bashkim, jo më vonë se 1 muaj përpara datës së caktuar për mbledhjen e asamblesë, për vendimin e përcaktuar në nenin 218 të këtij ligji, depoziton pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe publikon në faqen e internetit të shoqërisë, nëse ka, projektmarrëveshjen dhe raportin e bashkimit, sipas pikës 2 të këtij neni, ndërsa pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë e dokumentet publikohen, në mënyrë të detyrueshme, për të paktën tri vitet e fundit.
298 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
4. Shoqëritë që përmbushin kërkesën e pikës 3 të nenit 214 të këtij ligji, por që kanë qenë të regjistruara për më pak se tre vjet, paraqesin dokumentacionin, sipas pikës 3 të këtij neni, vetëm për vitet që kanë qenë të regjistruara.
Neni 217 Raporti i ekspertëve 1. Përfaqësuesit ligjorë të shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, caktojnë ekspertë të pavarur të licencuar të fushave të ndryshme, për të vlerësuar kushtet e projektmarrëveshjes së bashkimit. Ekspertët mund të caktohen për secilën shoqëri ose në mënyrë të përbashkët për të gjitha shoqëritë, që marrin pjesë në bashkim. Ata caktohen nga gjykata përkatëse, nëse kjo kërkohet nga përfaqësuesit ligjorë. 2. Ekspertët hartojnë një raport me shkrim, ku duhet të deklarojnë, ndër të tjera, nëse, sipas mendimit të tyre, raporti i këmbimit të aksioneve/kuotave është i drejtë dhe i arsyeshëm. Në deklaratë ekspertët duhet të shprehen, në veçanti: a) për metodën ose metodat e përdorura për të arritur në raportin e propozuar të këmbimit të aksioneve/kuotave; b) nëse kjo metodë apo këto metoda janë të përshtatshme për rastin në fjalë, duke treguar vlerat e arritura përmes përdorimit të metodës/metodave dhe të japin një mendim për rëndësinë relative të secilës metodë, për të arritur në vlerën e vendosur; c) për vështirësitë e veçanta të vlerësimit, të cilat janë hasur. 3. Ekspertët kanë të drejtë të marrin nga shoqëritë që bashkohen të gjithë informacionin dhe dokumentet përkatëse, si dhe të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme. 4. Raporti i ekspertëve depozitohet pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe publikohet në faqen e internetit, nëse ka, të shoqërive që marrin pjesë në bashkim, të paktën një muaj përpara datës së caktuar për mbledhjen e asamblesë, në lidhje me vendimin e përcaktuar në nenin 218 të këtij ligji. 5. Përfshirja e ekspertëve, sipas pikave 1, 2, 3 e 4 të këtij neni, mund të përjashtohet nëse të gjithë aksionarët/ortakët e shoqërive që bashkohen japin miratimin.
Neni 218 Miratimi i marrëveshjes së bashkimit 1. Projektmarrëveshja e bashkimit prodhon efekte vetëm pasi të jetë miratuar nga ortakët apo aksionarët e të gjitha shoqërive, që marrin pjesë
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 299
në bashkim. Projektmarrëveshja e bashkimit miratohet, përkatësisht, në përputhje me shumicën e parashikuar në pikën 1 të nenit 87 dhe pikën 1 të nenit 145 të këtij ligji. 2. Kur nga projektmarrëveshja e bashkimit preken të drejtat e aksionarëve/ortakëve të veçantë apo të drejtat, që rrjedhin nga aksione të kategorive të veçanta, atëherë projektmarrëveshja i nënshtrohet, sipas rastit, miratimit të ortakëve apo aksionarëve të prekur, ose një votimi të veçantë, i cili merret me shumicën e tre të katërtave të votave të secilës kategori aksionesh të prekura. 3. Secili aksionar apo ortak i shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, ka të drejtë të shqyrtojë dokumentet, në bazë të të cilave kryhet bashkimi, në përputhje me nenin 15 të këtij ligji. Aksionarët apo ortakët mund të kërkojnë informacione për bashkimin gjatë takimit të asamblesë së përgjithshme.
Neni 219 Zmadhimi i kapitalit Zmadhimi i kapitalit të regjistruar të shoqërisë përthithëse, që kryhet në kuadër të bashkimit, nuk u nënshtrohet parashikimeve që lidhen me: a) ndalimin e zmadhimit derisa të kryhen pagesat e pashlyera për kuotat/ aksionet e nënshkruara më parë; b) kushtet për nënshkrimin e kuotave/aksioneve të reja; c) të drejtat e parablerjes nga aksionarët/ortakët të aksioneve/kuotave të reja.
Neni 220 Regjistrimi, publikimi dhe pasojat 1. Përfaqësuesit ligjorë të shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, njoftojnë bashkimin për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me marrëveshjen e bashkimit, procesverbalin e asamblesë për miratimin e bashkimit, si dhe procesverbalin për miratimin e ortakëve/aksionarëve të veçantë. Sipas rastit, informacioni i lartpërmendur publikohet edhe në faqen e internetit të shoqërive, nëse ka. 2. Nëse kapitali i regjistruar i shoqërisë përthithëse rritet, në kuadër të bashkimit, vlera e zmadhimit njoftohet së bashku me bashkimin. 3. Regjistrimi i bashkimit të shoqërive pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit: a) ka pasojë kalimin te shoqëria përthithëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që përthithet. Ky transferim ka pasoja si në marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, ashtu edhe te palët e treta;
300 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
b) bën që aksionarët apo ortakët e shoqërisë së përthithur të bëhen aksionarë apo ortakë të shoqërisë përthithëse; c) bën që shoqëria që përthithet të vlerësohet e prishur, ndaj çregjistrohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, pa kaluar në procesin e likuidimit. Neni 221 Mbrojtja e kreditorëve 1. Nëse kreditorët e një shoqërie, që merr pjesë në një bashkim, brenda 6 muajve nga publikimi i projektmarrëveshjes së bashkimit, sipas nenit 220 të këtij ligji, paraqesin me shkrim titullin dhe vlerën e pretendimeve të tyre, shoqëria duhet t’u japë garanci të mjaftueshme për kreditë e tyre. Garanci e mjaftueshme për kreditorët vlerësohet deklarata me shkrim, e dhënë nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, ku pranohet se pasuritë e shoqërive do të administrohen në mënyrë të veçuar deri në përmbushjen e detyrimeve të të gjithë kreditorëve. Nëse kjo garanci nuk jepet nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërive, kreditorët mund t’i kërkojnë gjykatës të urdhërojë lëshimin e garancive të mjaftueshme apo anulimin e vendimit të bashkimit. 2. Kreditorët e siguruar të procedurës së falimentit nuk kanë të drejtë të kërkojnë garancinë e përmendur në pikën 1 të këtij neni. 3. Përfaqësuesit ligjorë të shoqërive që bashkohen, përgjigjen në mënyrë solidare për të gjitha dëmet e shkaktuara kreditorëve, si pasojë e pasaktësisë së deklaratës së përmendur në fjalinë e dytë të pikës 1 të këtij neni.
Neni 222 Mbrojtja e zotëruesve të të drejtave të veçanta Shoqëria përthithëse detyrohet t’u garantojë zotëruesve të obligacioneve të konvertueshme e të aksioneve me përparësi të njëjtat të drejta, që këta gëzonin në shoqërinë e përthithur.
Neni 223 Mbrojtja e të drejtave të ortakëve dhe aksionarëve 1. Kur aksionarët apo ortakët e shoqërive që bashkohen nuk kanë dhënë pëlqimin për bashkim, atëherë këta kanë të drejtë të kërkojnë nga shoqëria blerjen me vlerë tregu të aksioneve apo kuotave të zotëruara të tyre nga shoqëria që rezulton nga bashkimi, apo në rast mosmarrëveshjesh, me çmimin e përcaktuar nga një ekspert vlerësues i pavarur, i emëruar nga
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 301
gjykata me kërkesë të këtyre aksionarëve apo ortakëve. Në mënyrë alternative, aksionarët mund të kërkojnë që shoqëria përthithëse të këmbejë aksionet e tyre me përparësi pa të drejtë vote, me aksione me të drejtë vote. Janë të zbatueshme dispozitat e Kodit të Procedurës Civile për kundërshtimet e palëve gjatë procesit të ekspertimit. 2. Të drejtat e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni duhet të ushtrohen brenda 60 ditëve nga data e publikimit të bashkimit për shoqërinë përthithëse, sipas nenit 220 të këtij ligji.
Neni 224 Përgjegjësia e organeve të administrimit, të organeve mbikëqyrëse dhe ekspertëve 1. Administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit apo këshillit mbikëqyrës të shoqërisë përthithëse përgjigjen solidarisht, bashkë me shoqërinë përthithëse, për dëmet që ortakët, aksionarët dhe kreditorët e shoqërive, që marrin pjesë në bashkim, kanë pësuar nga ky veprim, me përjashtim të rasteve kur ata provojnë se i kanë përmbushur rregullisht detyrimet ligjore, të lidhura me vlerësimin e pasurive të shoqërive dhe me procedurat e përsosjes së marrëveshjes së bashkimit. 2. Administratorët, anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së përthithur, si dhe ekspertët e pavarur të licencuar, të angazhuar në vlerësimin e bashkimit, përgjigjen për të njëjtat shkaqe e me të njëjtat kushte, sipas pikës 1 të këtij neni. 3. Në të dyja rastet, paditë si më sipër duhen ngritur brenda 3 vjetëve nga data e regjistrimit të bashkimit të shoqërisë përkatëse.
Neni 225 Bashkimi me përthithje në raste të veçanta 1. Kur të paktën 90 për qind e kapitalit të regjistruar të një shoqërie aksionare kontrollohet nga mëma, bashkimi me përthithje ndërmjet këtyre shoqërive mund të kryhet pa miratimin e asamblesë së përgjithshme të shoqërisë mëmë, me përjashtim të rasteve kur aksionarët ose ortakët e shoqërisë mëmë, që zotërojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të saj, të regjistruar, apo të numrit të përgjithshëm të votave, kërkojnë thirrjen e asamblesë së përgjithshme për miratimin e bashkimit. 2. Kur mëma zotëron 100 për qind të aksioneve, shoqëria mëmë përthithëse nuk detyrohet të përmbushë kushtet e përcaktuara në nenet 216 pika 1 shkronjat “b”, “c” e “ç”, e 2 dhe 217 të këtij ligji. Gjithashtu, në këtë rast nuk zbatohen as dispozitat e nenit 224 të këtij ligji.
302 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
3. Dispozitat e neneve 206 deri në 212 të këtij ligji zbatohen edhe ndaj bashkimeve, sipas parashikimeve të këtij neni. KREU II BASHKIMI ME KRIJIMIN E NJË SHOQËRIE TË RE
Neni 226 Dispozitat e zbatueshme 1. Dispozitat e neneve 216 deri në 225 të këtij ligji zbatohen edhe në rastin e bashkimit me themelim të një shoqërie të re. Shoqëria e themeluar rishtazi vlerësohet si shoqëri përthithëse. 2. Shoqëria e krijuar rishtazi nga bashkimi u nënshtrohet dispozitave të këtij ligji për themelimin e shoqërisë. TITULLI II NDARJA
Neni 227 Përkufizimi, dispozitat e zbatueshme 1. Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose me shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi. Shoqëria që ndahet, vlerësohet e prishur. 2. Për ndarjen e shoqërisë zbatohen përkatësisht dispozitat e neneve 216 deri në 225 të këtij ligji. 3. Shoqëritë, që fitojnë pasuritë e shoqërisë që ndahet, quhen shoqëri pritëse dhe përgjigjen në mënyrë solidare për detyrimet e kësaj të fundit. 4. Regjistrimi i ndarjes së shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka si pasojë: a) kalimin te shoqëritë pritëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që ndahet, në përputhje me raportin e ndarjes, të përcaktuar në marrëveshjen e ndarjes. Ky kalim sjell pasoja për marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, si dhe për palët e treta; b) bërjen e aksionarëve/ortakëve të shoqërisë që ndahet aksionarë apo ortakë të një ose më shumë shoqërive pritëse, në përputhje me raportin e ndarjes, përcaktuar në marrëveshjen e ndarjes; c) vlerësimin e shoqërisë që ndahet si e prishur dhe çregjistrimin e saj nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” pa kryerjen e likuidimit.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 303
TITULLI III SHNDËRRIMI
Neni 228 Dispozita të përgjithshme 1. Një shoqëri tregtare mund ta ndryshojë formën e vet ligjore, nëpërmjet shndërrimit, si më poshtë: a) shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe anasjelltas; b) një shoqëri aksionare e me ofertë private mund të shndërrohet në një shoqëri aksionare me ofertë publike dhe anasjelltas, nëse përmbushen kërkesat e këtij ligji të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe të ligjit për titujt. 2. Shndërrimi nuk sjell pasoja mbi të drejtat e detyrimet, që shoqëria ka marrë përsipër ndaj të tretëve.
Neni 229 Procedura 1. Administratorët e shoqërisë, që shndërrohet, hartojnë një raport të hollësishëm, ku shpjegohen bazat ligjore dhe ekonomike të shndërrimit të propozuar. Në raport përshkruhen edhe vështirësitë e veçanta të vlerësimit, të cilat janë hasur. Raporti duhet të përshkruajë edhe efektin, që do të ketë shndërrimi te punëmarrësit e shoqërisë. 2. Vendimi për shndërrimin e shoqërisë duhet të merret nga asambleja e përgjithshme, me një shumicë prej tre të katërtave. Nëse shndërrimi ka si pasojë ndryshimin e të drejtave dhe të detyrimeve të veçanta të aksionarëve apo ortakëve, atëherë vlefshmëria e vendimit për shndërrim i nënshtrohet miratimit të aksionarëve apo ortakëve të prekur. Pika 2 e nenit 218 të këtij ligji është e zbatueshme. 3. Administratorët thërrasin të gjithë aksionarët apo ortakët, që nuk ishin të pranishëm apo të përfaqësuar në mbledhjen e asamblesë, që ka vendosur shndërrimin, duke u kërkuar të deklarojnë me shkrim nëse e pranojnë apo jo shndërrimin e shoqërisë, sipas vendimit përkatës. Thirrja e aksionarëve apo ortakëve bëhet me shpallje, e cila publikohet pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe në faqen e internetit të shoqërisë, nëse ka, dy herë, me interval të ndërmjetëm prej jo më pak se 15 ditëve dhe jo më shumë se 30 ditësh. Aksionarët/ortakët e thirrur duhet të depozitojnë në selinë e shoqërisë deklaratën me shkrim brenda 60 ditëve nga publikimi i fundit i thirrjes.
304 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare
4. Publikimi i shpalljes së përmendur në pikën 3 të këtij neni nuk është i detyrueshëm, kur në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme kanë qenë të pranishëm ose të përfaqësuar të gjithë aksionarët/ortakët apo kur mbledhja e asamblesë së përgjithshme u ishte njoftuar individualisht aksionarëve/ ortakëve në mungesë. Në rastin e fundit, afati 60-ditor nis nga data e marrjes së njoftimit të mbledhjes. Miratimi i shndërrimit vlerësohet i dhënë nëse aksionarët/ortakët nuk e deklarojnë qëndrimin e tyre me shkrim brenda afatit të caktuar. 5. Për mbrojtjen e kreditorëve, zotëruesve të të drejtave të veçanta dhe titullarëve të interesave, të cilët e kundërshtojnë shndërrimin, zbatohen përkatësisht nenet 221, 222 e 223 të këtij ligji. 6. Për përgjegjësitë ligjore të përfaqësuesve ligjorë dhe të anëtarëve të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë në shndërrim për dëmet e shkaktuara nga shkelja e detyrave të tyre, gjatë kryerjes së shndërrimit, zbatohen, përkatësisht, dispozitat e nenit 224 të këtij ligji. 7. Shndërrimi njoftohet për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me vendimin e shndërrimit, procesverbalin e asamblesë së përgjithshme për vendimin e shndërrimit, dokumentet e vendimit të aksionarëve të veçantë dhe të aksionarëve, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e asamblesë. Sipas rastit, informacioni i lartpërmendur vendoset edhe në faqen e internetit të shoqërisë. 8. Regjistrimi i shndërrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit bën që: a) shoqëria që shndërrohet, të vazhdojë të ekzistojë në formën ligjore, të përcaktuar në vendimin e shndërrimit; b) aksionarët/ortakët e shoqërisë që shndërrohet, të marrin pjesë në shoqëri, sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj, për formën e re të shoqërisë; c) të drejtat e personave të tretë për aksionet e shoqërisë që transformohet, të vazhdojnë të zbatohen edhe për aksionet e shoqërisë së shndërruar.
Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare 305
PJESA X DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE
Neni 230 Vijimi i funksionimit dhe detyrimi për përshtatje 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shoqëritë tregtare ekzistuese do të vazhdojnë funksionimin, sipas mënyrës dhe kushteve, që kanë qenë të vlefshme në çastin e regjistrimit të tyre. 2. Shoqëritë tregtare, që kanë ekzistuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruara të përshtatin organizimin dhe funksionimin e tyre, sipas dispozitave të këtij ligji, brenda 3 vjetëve pas hyrjes së tij në fuqi. 3. Shoqëritë tregtare, të cilat nuk përshtaten me dispozitat e këtij ligji, sipas pikës 2 të këtij neni, vlerësohen të prishura dhe çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit pas përfundimit të procedurës së zbatueshme të likuidimit.
Neni 231 Zbatimi i këtij ligji dhe procedurat në vijim Dispozitat e këtij ligji zbatohen për procedurat e themelimit ose të ndryshimit të një themeluesi, aksionari apo ortaku të shoqërisë, për procedurat e zgjedhjes së organeve, të miratimit të rregulloreve apo statutit dhe për procedura të tjera organizative, të nisura në çastin e hyrjes në fuqi të ligjit.
Neni 232 Shfuqizime Ligjet nr.7632, datë 4.11.1992 “Për pjesën e përgjithshme të Kodit Tregtar”, nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” dhe nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit” shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Neni 233 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5694, datë 5.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
306 Ligji Shqiptar për Shoqëritë Tregtare