Lasgushi më ka thënë [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

etraq Kolevica

a sg u sh i më k a thënë

••#

PETRAQ KOLEVICA

LASGUShl MË KA THËMË... (SHËNIME NGA BISEDAT ME LASGUSH PORADECIN)

SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI-

Redaktore; Frida Idrizi

Kopertina: Besnik Trungu

PËRMBAJTJA Faqe — HYRJE ................................................ » — Lasgushi në kujtimet e v e t a .................. » — Lasgushi për artin dhe poezinë ....... » — Pranë poetit ............................................. » — «Kamadeva» ......................................... » — Lasgushi njeri ......................................... » — Të tjerët për Lasgushin ...................... »

5 15 67 149 175 189 209

:.M.

j

f-

HYRJE Kam bërë një gabim që letërsia dhe kultura shqiptare s’duhet të ma falin. Pata miqësi pothuaj dhjetëvjeçare me Mitrush Kutelin. Ai-mjeshtër i njohur, në moshë të pjekur. Unë — një djalosh i ri që vraponte pas muzave, por që ai, me zemrën e tij të madhe, gjithmonë më ngrinte e më vinte pranë, në vendin e shokut. Kam kaluar plot orë të bukura e të vlefshme, në atë dhomën e tij të vogël me një tavolinë në mes përplot me libra dhe me makinën e shkrimit... Tek ajo dhomë gjendej edhe për mua, përherë. një karrige e lirë. Vija shpesh. Me aq sa gjykoja atëherë edhe rezervohesha në vizitat, se e dija që do t’i merrja nga koha e vlefshme, kohë që do t’ia hante pastaj natës dhe gjumit. Megjithatë, dëshira e zjarrtë e zemrës për të qenë pranë tij, për ta dëgjuar, ma mundte gjithmonë arsyetimin e ftohtë, se kush e kapërcente prakun e asaj dhome të vogël, kur dilte që atje, dilte me krahë! Ai njeri i lodhur nga jeta, i plakur pa kohë, i ngarkuar pa masë me punë e i sëmurë, ku e 5

gjente tërë atë forcë për t’i frymëzuar të tjerët me idealin e madh të punës krijuese? Pa le sa madhështore dhe e shndritshme bëhej ajo dhomë e vogël kur rastiste të vinte aty plaku i urtë, patriarku i pedagogëve të Shqipërisë, profesor S. Papakristo, që sillte me vete të gjallë, të tërë botën e bukur dhe heroike të lashtësisë greke! I lumtur jam që kam jetuar disa nga çastet e ritit solemn në atë tempull të kufturës... Në atë dhomën e vogël në dimër, apo nën hijen e manit të bardhë në oborr, në verë, kur i dërgonte fëmijët në Pogradec, rrinim e bisedonim gjatë. Po më mirë të them: ai rrëfente e unë dëgjoja. Rrëfente duke pirë kamomil e lule bliri dhe një grusht me barna për të ulur tensionin arterial, por nënqeshja nuk i hiqej nga buza dhe zërin e kish gjithmonë të butë e të ëmbël. Ato biseda ishin vetë bota e artit, por nga gjithë sa kam dëgjuar prej gojës së tij, nga shprehjet, nga tregimet e larmishme, ku dilte në pah kultura e gjerë, thellësia e mendimit, humori i hollë, atdhedashuria e madhe, zemërbutësia e tii e pashoqe, nga gjithë këto s’kam mbajtur asnjë shënim. Ja! Këtë gabim kam bërë. Isha i ri. kujtesën e kisha të patronditur, mbi të giitha s’e prisja ta humbisnim Mitrushin aq shpejt. Me Lasgushin ndodhi ndrvshe. U njoha me të në atë vit që pata njohur Mitrushin, por atëherë Lasgushi m’u duk shumë 6

plak dhe i sëmurë. Frika e humbjes së tij të shpejtë ma rriti dëshirën të mbaja shënime nga bisedat me të dhe të ruaja korrespondencën që, nëpërmjet tyre, ndonjëherë, të hidhja një dritë më të qartë mbi këtë figurë të dashur e të veçantë të poezisë sonë. Vit pas viti u grumbulluan plot bukurira të cilat po i rendit sot para jush i bindur se s’do të kaloni përmes tyre si vizitorë të ftohtë.

*

* *

Si gjithë të rinjtë e kohës sime, që i joshte muza, edhe unë, vjershat e Lasgushit i dija përmendësh që në vitet e para të gjimnazit. Shpesh ngjitesha lart, në dhomë, në katin e dytë dhe i lexoja me zë që të më ngopnin. Në atë kohë, në Korçë, unë nuk e dija rronte e s’rronte Lasgushi. Disa fragmente të përkthimit prej tij të «Eugjen Onieginit»-, që u botuan në «Literatura jonë» (Nr. 1/1952) më entusiazmuan se më thanë që ai rronte dhe ma shtuan dëshirën për ta njohur, po ku? Si? Një shoku im atëherë kishte dëgjuar nga të tjerë dhe më tregonte se Lasgushi na qënkësh me flokë të bardhë, se na mbajtka një kostum të bardhë e bastun dhe se s’pranoka të përkthejë më shumë se një varg në ditë. Mirë bën — thoshim ne — prandaj e paska Dërë kaq të bukur letrën e Tatjanës! Me këto të dhëna unë e ndërtoja në ima7

gjinatën time, ashtu si më pëlqente, figurën e Lasgushit. U bënë gati tridhjet vjet njohje me Lasgushin, por sa herë mbyll sytë dhe përpiqem ia kujtoj, gjithmonë më del përpara jo pamja e vërtetë, por ajo i'igurë imagjinare, e idealizuar, e përfytyrimit tim të atëhershëm. Sa mirë! Kështu i kujtofshi dhe ju njerëzit e dashur, të idealizuar! Jo të rënuar e të dërmuar nga pleqëria, sëmundjet dhe brengat. Për shumë vite Lasgushi më mbeti i dashur e i atert me vargjet, ndërsa si njeri, i mbështjellë me një aureolë të shndritshme adhunmi, ishte i largët po aq sa dhe Fan Noli. Pesë vjetët që kalova në Institutin Pohteknik, në mes të mësimeve dhe vizatimeve inxhinierike, u rrukullisën rrëmbimthi si një masë amorfe ngjyrë hiri. Herë-herë kjo masë e hirtë ndriçohej kur muza më zgjonte e më vinte të thurja poezi, por edhe ajo muzë ishte e drojtur dhe s’guxoi të më fuste nëpër dyert e rretheve letrare të kryeqytetit. Lasgushin e njoha në vjeshtën e vitit 1958. Kisha mbaruar Fakultetin e inxhinierisë, kisha grisur fletoren me poezitë e mia, të para dhe sa pata filluar përkthimin e «Demonit». Punë, plot. Ëndrra, plot. Dëshira, plot. Entuziazëm, plot. Këtyre iu shtua edhe një gëzim. Gëzim i përzjerë me dhimbje. Kjo, ishte njohja me Lasgushin. Po këtë më saktë do ta përshkruanin fjalët e . Hëlderlinit: «0, es war ein liëbes Bild, 8

gewebt von Grdsse und Leiden!»y (O, ishte një pamje e dashur, e endur prej madhështie e dhimbje!). Lasgushi atëherë ishte i sëmurë, me moshë të madhe, me dy fëmijë të vegjël. Bisedat tona të para ishin të përgjithshme, të zakonshme, degë më degë, pa interes. Mua më pengonte respekti, drojtja. Atë — mosnjohja. Pas pak kohe Lasgushi shkoi për kurim në Sanatoriumin ekstra-pulmonar në Vlorë. hfdarja nuk zgjati shumë. Rasti e solli ta rrihja shpesh rrugën e Vlorës, madje ndenja disa muaj me punë atje. Në Sanator12 Lasgushi ishte në një dhomë në katin e dytë, bashkë me tre të sëmurë të tjerë. Rrinte në një shtrat hekuri pranë portës. Nga të sëmurët kishte miqësi më shumë me Fatoshin, një qënie njerëzore të vogël, të pakët, kurrim por të dashur dhe me sjellje-fism'ke. Ai merrej me pikturë dhe më kujtonte Lë Tulus-Lotrekun (Le Toulouse-Lautrec). Lasgusbi / *«* ^ ,u o -

^ >* *Vr '.4 } -^'" - K.

^ u -A * 1* < t*r

AM i.

f'

*«,* }>S4

^ -' — *’ *• •***‘'4 *• ^-» " v / i —■ '

J

Lasgushi

i^xt ap.,\y*»v

♦ >