127 36 11MB
Albanian Pages 316
GJERAK KARAISKAJ
PESË MIJË VJET FORTIFIKIME NË SHQIPËRI
SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI»
Redaktor: JANI TOÇKA
«.... që nga kohërat e Ninevisë dhe të Babilonisë deri në fund të mesjetës muret prej guri ndër kombet e qytetëruara ishin i vetmi mjet fortifikimi» F. ENGELS
H Y R J E
Në fushën e fortifikimeve, studimet që kanë bërë të mundur një trajtim përgjithësues të kësaj teme janë kryer thuajse tërësisht mbas Çlirimit nga studiuesit shqiptarë. Kushtet shumë të favorshme të krijuara gjatë pushtetit popullor, me kujdesin e vazhdueshëm të Partisë dhe shokut Enver Hoxha, për studimin dhe vlerësimin. e trashëgimisë arkitektonike të së kaluarës, bënë të mundur që brenda një kohe relativisht të shkurtër, të gjurmohet një numër i madh ndërtimesh mbrojtëse, të grumbullohet një material i gjere dokumentar dhe të publikohen një sërë artikujsh që trajtojnë këto probleme. Deri para Çlirimit dihej fare pak mbi fortifikimet prehistorike dhe antike të vendit tonë. Arkeologë të huaj, që janë marrë përciptas me këtë problem, ua atribuonin ndërtimet e fortifikimeve antike ilire mjeshtrave grekë, gjë që vinte jo vetëm nga mungesa e materialit dhe e gërmimeve arkeologjike sistematike, por kryesisht nga metodologjia e gabuar shkencore, që mbështetej në teorinë e «importimit të fenomeneve kulturore» dhe të ndarjes në «popuj krijues» dhe «përvetësues». Për sa u përket fortifikimeve mesjetare, studimet për to në të kaluarën janë jo vetëm të pakta, por vuajnë dhe nga mungesa e kompetencës. Për këtë arsye, në ato studime të pakta që kemi trashëguar për këtë fushë nuk bëhet fjalë pothuajse aspak për arkitekturën e këtyre ndërtimeve, por vetëm sa radhiten të dhënat historike për to. Një gjini krejt e palëvruar ka qenë ajo e fortifikimeve të shek. XVIII-XIX, që lidhen me periudhën e krijimit dhe fuqizimit të pashallëqeve të mëdha shqiptare. Këto ndërtime janë parë me përbuzje nga studiuesit e huaj dhe janë konsideruar anakronike dhe të padenja për t'u studiuar. Studimet shqiptare dhe materiali i mbledhur, sidomos në dy dekadat e fundit, tregojnë se në artin e fortifikimit vendi ynë jo vetëm nuk qëndron mbrapa vendeve të tjera, po ai paraqitet me tiparet e veta të veçanta, që krahas përpunimit krijues të ndikimeve të jashtme, dha dhe kontributin e vet në thesarin e përbashkët të arkitekturës së popujve të Ballkanit. Në këtë punim, duke u mbështetur në metodologjinë marksiste-leniniste, fortifikimet nuk janë parë të izoluara, vetëm si vepra ndërtimi dhe mbrojtëse, por në radhë të parë këto fenomene arkitektonike janë parë si refleks i kushteve ekonomiko-shoqërore, të formacioneve të ndryshme të shoqërisë në vendin tonë. 5
Fortifikimet më të hershme në vendin tonë i përkasin neolitit të vonë, rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Në këtë permdhë hasen fortifikime me ledhe guri e druri, si në Kamnik të Kolonjës dhe Maliq. Por përhapjen më të madhe ato e patën gjatë periudhës së vonë të bronzit dhe të hekurit të hershëm (1500-500 p.e.r.). Ky fenomen është i lidhur me diferencimin shoqëror dhe lindjen e shoqërisë me klasa. Në këtë periudhë konsolidohen fedaratat fisnore dhe lufta për grabitje midis fiseve apo federatave bëhet një fenomen i zakonshëm. Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik për ilirët. Tipari më dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe nga alo paraardhëse, janë muret e fuqishme të ndërtuara me gurë të mëdhenj të palatuar, që rrethonin krejt vendbanimin ose pjesët me mbrojtje natyrore më të dobët. Teknika e re u jepte një qëndrue-shmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Trashësia e tyre ishte 2-4 m, ndërsa lartësia mbi 4 m. Fortifikimet vendoseshin gjithmonë në pika strategjike, pranë rrugëve natyrore dhe luginave që përshkojnë territorin e vendit tonë apo të krahinave të tjera të banuara dikur nga ilirët. Për sa i përket formulimit planimetrik, fortifikimet prehistorike varen shumë nga terreni ku janë ngritur, që ka kushtëzuar dhe format e ndryshme të tyre. Por vendbanimet e mbrojtura, me shumë mure rrethuese, janë në këtë kohë një tipar karakteristik për fortifikimet e hershme ilire. Ato i gjejmë kudo në territorin e Ilirisë me nga dy deri në pesë rrethime, në një kohë kur në Greqi, vetëm pas shek. VII ose VI p.e.r., fillojnë të rrethohen me mure shtrirjet e vendbanimeve jashtë mbrojtjeve fillestare të tyre. Në një shkallë më të zhvilluar të shoqërisë prehistorike lindin sisteme fortifikimi për krahina të tëra, duke krijuar në këtë mënyrë një rezistencë të organizuar kundrejt një armiku të jashtëm. Gjatë shek. V-IV p.e.r., në një pjesë të vendbanimeve të fortifikuara, që vazhdojnë të jetojnë nga periudha e parë e hekurit, zhvillohet jeta qytetare. Lindin edhe qytete të reja, fizionomia e të cilave përcaktohet nga marrëdhëniet skllavopronare që zotërojnë në jetën e Ilirisë në këtë kohë. Jeta qytetare me kërkesat e saj të veçanta përcaktoi dhe pamjet e ndryshme të qyteteve dhe fortifikimeve antike, në krahasim me qendrat e fortifikuara të rendit fisnor. Muret mbrojtëse të qyteteve me gurë të latuar me kujdes në formë poligonale, trapezoidale apo katërkëndëshe ishin një shfaqje e fuqisë ekonomike dhe e nivelit kulturor të qytetit. Për herë të parë lindin në fortifikime kullat, perfeksionohet mbrojtja e hyrjeve, muret bëhen më të larta dhe pajisen me parapete dhe bedena, ndërsa kullat me frëngji. Pushtimi romak ndërpreu për një kohë zhvillimin normal të jetës ekonomike, politike dhe kulturore të Ilirisë. Rrënohet një numër i madh qytetesh të fortifikuara dhe kështjellash, sidomos në Epir. Fortifikimet kufizohen vetëm në disa nga qytetet kryesore të bregdetit, si Butrinti, Apolonia, Durrësi, Lezha etj. iNë teknikën e ndërtimit të mureve mbrojtëse futen elemente të reja, si llaçi për lidhjen e gurëve dhe tulla e pjekur. Shthurja e sistemit skllavopronar dhe dyndjet e popujve në shek. IV-VI, sjellin si pasojë një shtim të aktivitetit ndërtimor në drejtim të fortifikimeve. Fortifikohen në fillim qendrat e banuara pranë rrugëve 6
kryesore dhe qytetet më të rëndësishme. Ndërtohen gjithashtu kështjella të vogla, që bënin pjesë në sistemin fortifikues të qyteteve të mëdha dhe të rrugëve kryesore të komunikacionit. Ky aktivitet ndërtimor mori një përpjesëtim më të madh sidomos në shek VI, në kohën e sundimit të perandorit me origjinë ilire, Justinianit I. Një zhvillim të dukshëm pati arkitektura ushtarake edhe gjatë mesjetës së hershme dhe asaj të zhvilluar. Ecurinë e saj mund ta ndajmë në dy etapa kryesore, e para që përfshin shek. VII-XIII dhe e dyta shek. XIV-XV. Në periudhën e parë, fortifikimet shqiptare kishin arritur një shkallë të lartë zhvillimi. Mjafton të përmendim se ndërsa në vendin tonë, në shek. IX-XI kishte kështjella të fuqishme, me mure guri dhe qytete të mëdha të fortifikuara, si Durrësi, Berati, Kanina, Lezha, Himara etj., në Evropën Perëndimore vazhdonin të përdoreshin fortesat prej druri. Mjaft elemente të fortifikimeve, që u përhapën nga kryqtarët në Evropë gjatë shek. XII-XIII, i hasim në fortifikimet tona në një periudhë më të hershme. Por edhe pas shfaqjes së artilerisë dhe kalimit të qendrës së gravitetit nga Lindja në Perëndim, ato ndoqën hap pas hapi përparimet e artit të fortifikimit, qc kushtëzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe mënyrave të sulmit. Zhvillimi i mëtejshëm i fortifikimeve shqiptare pas shek. XV u ndërpre nga pushtimi turk. Në periudhën e parë të pushtimit turk, për vendo'sjen e garnizoneve të pushtuesit u përdor një pjesë e mirë e kalave të vjetra ekzistuese, ndërsa kalatë e tjera, që u gjykuan të papërshtatshme, u prishën, për të mos u kthyer në qendra rezistence të popullsisë kryengritëse. Në radhë të parë, u shfrytëzuan kalatë e qyteteve, të cilat u kthyen më vonë në qendra administrativo-ushtarake, të vilajeteve si dhe disa kështjella që kishin rëndësi të veçantë strategjike. Duke shfrytëzuar kalatë e vjetra dhe duke ndërtuar edhe të reja, turqit krijuan në Shqipëri, që ishte një qendër e vazhdueshme kryengritjesh, një sistem të tërë fortifikimesh, ku vendin kryesor e zinin kalatë ekzistuese. Në ndërtimin e kalave morën pjesë, me punë të detyruar e teknikë, dhe punëtorë vendas. Në ndonjë rast ato janë projektuar edhe nga arkitektë me origjinë shqiptare, siç është kalaja e Vlorës e projektuar nga arkitekt Sinani. e cila është një nga arritjet më të shquara të arkitekturës ushtarake osmane. Shthurja e regjimit feudal-ushtarak, që kishte filluar në Shqipëri që nga fillimi i shek. XVII, solli si pasojë dobësimin e pushtetit turk dhe shthurjen e administratës shtetërore. Kjo u dha rast feudalëve të fuqishëm shqiptarë që të fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikisht dhe dalngadalë të kthehen në sundimtarë autonomë të territoreve të mëdha apo të vogla, të quajtura pashallëqe, të cilat zëvendësuan ndarjen e vjetër administrative të sanxhaqeve. Kjo periudhë karakterizohet nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme midis feudalëve shqiptarë dhe sulltanit, në të cilat morën pjesë dhe masat e gjera të popullit, që aspironin çlirimin kombëtar, midis vetë feudalëve si dhe midis feudalëve nga njëra anë dhe shtresave të varfëra dhe të shtypura të qytetarëve dhe fshatarëve në anën tjetër. Luftërat feudale morën përpjesëtime më të mëdha sidomos në pashallëqet e Shkodrës, Beratit dhe Janinës, të cilat shërbyen edhe si bërthamë për krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Në funk7
sion të kësaj gjendjeje ishin ngritur dhe fortifikimet. Zakonisht, në qytetin kryesor të pashallëkut, ku ishte dhe rezidenca e sundimtarit, vërehen gjurmët më të rëndësishme të ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe. Ato i takojmë në kalanë e Shkodrës, Beratit, Peqinit etj. Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve, u dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena, i cili nga fundi i sundimit të tij mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur me kryeqendër Janinën, që përfshinte Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut dhe zinte një pjesë të tokave të Maqedonisë e të Greqisë. Veç kalave, që ai ndërtoi jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë, si në Janinë, Prevezë, Artë, Sul etj., Aliu ngriti shumë fortifikime edhe brenda territorit të sotëm të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme, si në Tepelenë, Gjirokastër, Shën-Triadhë, Butrint, Mahalla, Libohovë, Shën-Vasi, Porto-Palermo dhe Berat. Me ndërtimet ushtarake të tij, Aliu diti t'u kundërvihet përparimit të mjeteve dhe mënyrave të sulmit të armiqve të tij të mundshëm. Këtë e treguan ato fortifikime, të cilat në përpjekjet me pushtuesit osmanë u rezistuan rrethimeve të gjata dhe sulmeve të egra të armiqve. Qëllimi i këtij punimi është që të ndiqet zhvillimi i artit të fortifikimit në Shqipëri, që nga kohët më të lashta deri afër kohës sonë. Këtë evolucion e kemi ilustruar me shembuj tipikë, duke vlerësuar njëkohësisht edhe anën sasiore të këtij problemi, që lidhet me shpërndarjen e fortifikimeve në kohë. Ndërtimet mbrojtëse janë parë kryesisht në pikëpamje ushtarake si fortesa, pa u lënë mënjanë teknika e ndërtimit, edhe kur kjo e fundit nuk lidhej me qëndrueshmërinë e mureve, por më tepër kishte karakter estetik. Në anën tjetër, jemi përpjekur që gjithë këto aspekte t'i inkuadrojmë në kontekstin historik, i cili shpesh ka kushtëzuar në një masë të madhe zgjidhjen dhe tiparet e këtyre ndërtimeve. Autori ka vrojtuar në vend shumicën e fortifikimeve, ndërsa një pjesë e tyre janë studiuar prej tij, por ai është mbështetur edhe në një sërë artikujsh të studiuesve shqiptarë si të F. Prendit e M. Korkutit për fortifikimet prehistorike; të prof. S. Islamit, N. Cekës. Dh. Budinës e K. Zhekut për antikitetin; të A. Baçes, S. Anamalit e D. Komatës për fortifikimet mesjetare, etj; të E. Rizës e P. Thomos për banesat e fortifikuara dhe kullat e shek. XVII-XVIII etj. Disa vështirësi, që lidhen me materialin që kemi pasur në dispozicion, si dhe me nivelin e ndryshëm të studimeve për fusha të veçanta, kanë bërë që jo të gjithë kapitujt të kenë një shtrirje të barabartë në prekjen e problemeve dhe në nxjerrjen e përfundimeve përkatëse. Gjithashtu janë lënë jashtë këtij punimi, për mungesë të dhënash e studimesh, ndërtime mbrojtëse shqiptare nga krahinat e Kosovës, Çamërisë si dhe fortifikime të tjera të ndërtuara nga Ali pashë Tepelena, jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë. Interpretimet e ndryshme nga studiuesit e tjerë, për të mos cënuar rrjedhshmërinë e leximit, janë dhënë në shënimet. Për të dalë më qartë përhapja dhe rëndësia e ndërtimeve mbrojtëse, janë shqyrtuar edhe kategori të tjera, mjaft që ato të kenë pasur karakter mbrojtës, si banesat dhe manastiret e fortifikuara. Gjithashtu, kapitulli i fundit mbi armët dhe rrethimet do të bëjë më të lehtë të kuptuarit e kësaj teme. Ilustrimet, skicat dhe fotografitë janë marrë kryesisht nga artikujt e cituar në këtë punim, ndërsa vizatimet janë punuar nga F. Zarshati. 8
Kapitulli I
FORTIFIKIME NGA VITET 2800 DERI RRETH 500 P.E.R.
Që në kohët e hershme të shoqërisë njerëzore, sulmet e vazhdueshme të fiseve për grabitje apo për zgjerimin e një territori, i kishin detyruar banorët e lashtë të vendit tonë të kujdeseshin për mbrojtjen e vendbanimit të tyre. Si kudo në Evropën Qendrore e Jugore, edhe tek ne, fortifikimet më të vjetra arrijnë deri në neolit. Prej tyre njohim dy tipa me ledhe gurësh dhe druri. Të parin e ndeshlm mbi kodra me formacion shkëmbor, ndërsa të dytin, në terrene fushore të pasura me pyje, ku mungonte guri për ndërtim. Në të dy rastet, këto fortifikime janë dëshmi e vendbanimeve të qëndrueshme të banorëve neolitikë të vendit tonë, të cilët, siç rezulton nga gërmimet arkeologjike, merreshin kryesisht me bujqësi. blegtori dhe gjueti, rrisnin gjedhin e bagëtitë e imëta, mbillnin grurin dhe ishin mjeshtra të vërtetë në prodhimin e qeramikës. Fortifikimi më i hershëm 1 me ledhe guri është zbuluar në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës ). Ai rrethonte një vendbanim të vogël, mbi një kodër shkëmbore, në të hyrë të fshatit, të cilën vendasit e quajnë «Shkëmbi i Kamnikut». Nga gërmimet arkeologjike në vitet 1969-1970 u zbulua një ledh mbrojtës, në anë të kodrës. Ai ishte ndërtuar me gurë të thyer, të vendosur grumbull mbi njëri-tjetrin, pa kurrfarë lidhjeje midis tyre dhe pa krijuar faqe anësore. Gjerësia maksimale e këtij ledhi ishte 1.70 m, ndërsa lartësia e ruajtur 0.40 m. Ledhi lidhet kronologjikisht me shtresën kulturore më të hershme të vendbanimit duke i përkitur kështu fazës së fundit të neolitit të vonë, pra rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Tipi tjetër i fortifikimit na u bë i njohur nga gërmimet arkeologjike në 1) F. Prendi. Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës (Germime të vitit 1970), Iliria I, 1971, f 13.
9
Maliq të Korçës2), ku midis të tjerave u zbulua një vendbanim palafit. Banesat në këtë vendbanim kanë qenë ndërtuar mbi një platformë druri, që mbështetej mbi shtylla të futura pjesërisht në tokë. Krejt vendbanimi ishte rrethuar nga një ledh i ndërtuar me dy radhë trarësh të çarë në mes e të ngulur në tokë që vendoseshin ngjitur, bri njëri-tjetrit, ndërsa hapësira e krijuar midis këtyre radhëve ishte mbushur me dhe të ngjeshur (fig. 1). Në këtë mënyrë ledhi arrinte një gjerësi prej 0.70-0.80 m dhe rrethonte një sipërfaqe në formë eliptike, siç është gjykuar nga zbulimi i dy skajeve të rrumbullakosura të tij. Ky vendbanim i fortifikuar Fig. 1 — Maliq, Korçë. Fortifikim është datuar prej lëndës arkeme ledh prej druri. ologjike të gjetur në të, në periudhën e eneolitit rreth viteve 2600 p.e.r. Nga ledhet prej gurësh dhe trungjesh, të ndërtuar për të krijuar një pengesë të çfarëdoshme. kalohet në ndërtimin e mureve të vërteta mbrojtëse prej guri, që ishin më të qëndrueshme dhe që arrinin lartësi të mëdha e për pasojë, e bënin mësymjen shumë më të vështirë. Ky evolucion, pa hequr dorë nga ledhet, mund të ketë ndodhur në vendin tonë që nga fundi i bronzit të mesëm dhe u kristalizua në periudhën e vonë të bronzit dhe sidomos gjatë periudhës së hershme të hekurit, pasi në këto periudha muret e gurit i gjejmë të formuara plotësisht. Këtë e vërtetojnë rezultatet e përfituara nga 3gjurmimet në vendbanimin e fortifikuar të Dedejanit (rrethi i Përmetit ). Fortifikimi i Dedejanit rrethon pjesën e pambrojtur të një kodre të ulët, e cila nga njëra anë bie me faqe të thiktë shkëmbore. Muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 1 ha dhe formojnë disa ndarje, të cilat rrethojnë tarraca që zbresin gjatë shpatit të butë të kodrës, ku janë dalluar gjurmë banesash me mure guri. Muret mbrojtëse kanë një gjerësi prej 1 . 8 0 - 3 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar të përmasave të vogla dhe mesatare, gjatësia e të cilëve nuk i kalon 0.40-0.50 m. Faqja e jashtme e murit bie me pjerrësi mbi terrenin. Ndarjet e veçanta të fortifikimit, që rrethojnë pjesën e sipërme të kodrës dhe dy tarracat poshtë saj. lidhen midis tyre me hyrje të ngushta 0.80-1.0 m. Po kësaj periudhe i përkasin në vendin tonë edhe dy fortifikime me ledhe guri. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Gradishtën e Symizës (rrethi i Korçës), në kërkim të murit rrethues, gjatë konturit natyror të kodrës, doli kudo një linjë gurësh mesatarë e të vegjël të hedhur pa rregull dhe që nuk krijonin ndonjë faqe anësore. Ledhi nuk e kalonte gjerësinë 1.5 m dhe lidhej me shtresën më të hershme të vendbanimit, që datohet në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p.e.r.). Të njëjtën teknikë e takojmë edhe në kalanë e Marshejt (rrethi i 2) F. Prendi. La civilisation prehistorique de Maliq. Studia Albanica, 1, 1966, f. 256. 3) N. Bodinaku. Kontribut për hartën arkeologjike të rrethit të Përmetit. Sesion shkencor mbi rezultatet e gërmimeve arkeologjike për vitm 1978. Tiranë 1978, Iliria 7. Nga sondazhet e kryera gjatë vitit 1978 në këtë vendbanim prej N. Bodinakmt, muri rrethues u datua në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p.e.r.)
10
a
Fig. 2 — Marshej, Shkodër. a. Pamje e kodrës së Marsheit b. Muri i periudhës së dytë të ndërtimit. c. Trakt muri me ledh guri. d. Pjesë nga muri i periudhës së dytë të ndërtimit. b
c
d
Shkodrës 4 ) (Fig. 2). Kjo e fundit ndodhet mbi një kodër shkëmbore me faqe mjaft të pjerrëta pranë fshatit Marshej. Nga veriu, kodra lidhet nëpërmjet një qafe të lartë me vargun e kodrave fqinje. Mbi majën e saj ndodhet një shesh i vogël me përmasa 50 x 60 m, ku nuk mungojnë grumbuj shkëmbinjsh të veçuar që ngrihen deri në lartësinë e shtatit të njeriut. Kjo sipërfaqe rrethohet nga një ledh sipas një planimetrie eliptike. Ai nuk është ndërtuar mbi konturet e platformës së kodrës, por disa metra më poshtë, në shpatet e pjerrëta të saj. Ledhi ndjek një linjë të valëzuar, vazhdon gjatë gjithë gjatësisë dhe është ndërtuar me gurë të vegjël dhe mesatarë të hedhur pa rregull njëri mbi tjetrin (Fig. 2c). Vende-vende midis shkëmbinjve janë hedhur gurë për të plotësuar boshllëqet, ndërsa hyrja formohet nga faqja e një shkëmbi dhe skaji i ledhit. Qafa, që lidh këtë kodër me kodrat fqinje, mbyllet në anën e kalueshme më lehtë nga një mur i drejtë me gjatësi 90 m, i ndërtuar me një teknikë më të përparuar (Fig. 2b). Ai ka një gjerësi prej 2.70 m, përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë të papunuar, pa ndonjë mjet lidhës dhe prej brendësisë që mbushet me gurë më të vegjël. Ky mur i përket një periudhe të dytë ndërtimi. Kështjella e Marshejt është i vetmi fortifikim, ku na shfaqen të dalluara qartë dy teknika prehistorike: ajo me ledhe dhe ajo me mure guri, ku ruhet thuajse i plotë një fortifikim i tipit të parë. Megjithëse nuk janë kryer akoma gërmime arkeologjike në këtë vendbanim, teknika dhe ekzistenoa e dy periudhave të ndërtimit të çon në përfundimin se fortifikimi me ledhe duhet t'i përkasë periudhës së bronzit. Materiale të bronzit të vonë dhe të fillimit të hekurit ka dhënë dhe një vendbainim tjetër i fortifikuar po në rrethin e Shkodrës, 'kalaja e 5 Gajtanit ) (Fig 3) ku muri prej guri, si element mbrojtës, është formuar plotësisht. Muri është ruajtur në anën më pak të mbrojtur nga natyra e platformës së kodrës me një gjatësi prej 90 m. Lartësia maksimale e ruajtur ëshFig. 3 — Gajtan, Shkodër. Planimetë 2.40 m. ndërsa trashësia 3.50 m. tria e kalasë. Ai formohet nga dy faqet dhe nga mbushja midis tyre. Faqet janë ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë, të papunuar, të cilët krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre. 4) Kalanë e Marshejt e ka përshkruar dhe arkeologu austriak K. Prashniker. Ky nuk e ka dalluar fortifikimin me ledhe, dhe përveç murit që mbyllte qafën, të cilën e përmendëm më sipër, ai supozon edhe një mur që bllokonte anën e kundërt të kësaj qafe, i cili kalonte mbi dy majat e kodrave që e krijojnë atë derisa bashkohej me murin e pënmendur. (C. Praschniker, A. Schober. Archaologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Wien 1919, 89). 5) S. Islami — H. Ceka. Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë. Konferenca I e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1965.
13
Përmasat maksimale të një blloku arrijnë deri në 1.5 m gjatësi dhe 1 m lartësi. Në këtë fortifikim ruhet dhe një hyrje e thjeshtë që krijohet nga ndërprerja e murit. Ajo ka një gjerësi prej 1.80 m dhe një korridor sa gjerësia e murit. Fortifikimi i Gajtanit me muret e tij të fuqishme tregon për një hap të rëndësishëm përpara në raport me ndërtimet pararendëse dhe shënon si epokë fillimet e periudhës së hershme të hekurit. Në periudhën e hershme të hekurit diferencimi shoqëror kishte bërë hapa përpara në krahasim me periudhën e bronzit, gjë që solli si pasojë shtimin e konflikteve dhe lakminë gjithnjë e më të madhe të një grupi njerëzish për t'u pasuruar në kurriz të të tjerëve. Konsolidohen federatat fisnore dhe lufta për grabitje midis fiseve apo federatave bëhet një fenomen i zakonshëm. Kjo dukuri gjen mbështetje të plotë nga të dhënat arkeologjike. Ndërsa në periudhën e bronzit vendosja e armëve në varre ishte një shfaqje sporadike, në periudhën e hershme të hekurit, u bë një fenomen i zakonshëm. Nuk është e rastit që pikërisht në këtë periudhë kemi një intensrfikim të fortifikimeve dhe një përparlm të teknikës së ndërtimit të tyre, madje dhe të krijimit të sistemeve të fortifikimit për krahina të veçanta, që i përgjigjen nga pikëpamja e zhvillimit shoqëror konsolidimit të federatave fisnore. Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik i ilirëve. Tipar dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe janë muret e fuqishme prej gurësh të mëdhenj, të ndërtuar në të shumtën e rasteve në mënyrën e përshkruar për kalanë e Gajtanit. Mungojnë kullat dhe në përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar një mbrojtje anësore. Deri diku, në disa raste këtë rol e luajnë valëzimet e çrregullta të linjës së mureve. Hyrjet janë të thjeshta, të formuara nga ndërprerja e murit rrethues; i vetmi kujdes për ruajtjen e tyre është vendosja në vende me mbrojtje natyrore ose në shumë raste, rruga për në hyrje kalon nga një largësi e konsiderueshme bri murit rrethues, duke qenë kështu nën kontrollin e mbrojtësve që qëndronin mbi të. Këto janë karakteristikat më të përgjithshme të fortifikimeve të periudhës së parë të hekurit (v. 1200-500 p.e.r.). Por shpesh ato dallohen midis tyre nga forma planimetrike në përshtatje me terrenin, nga teknika e ndërtimit dhe nga disa elemente të fortifikimit, të cilat së bashku bëjnë të mundur të vendoset një kronologji e përafërt dhe të ndiqet deri diku evolucioni i tyre. Format më të thjeshta të fortifikimeve me mure guri janë ato, kur muri mbrojtës rrethon vetëm pjesën më pak të mbrojtur të kodrës, duke lënë të pafortifikuar pjesë të tjera të saj me mbrojtje natyrore të mjaftueshme, siç janë për shembull pjesët shkëmbore, që bien me pjerrësi apo thik mbi terrenin. Ekzemplarë të tillë ndodhen me shumicë. Një nga tipat më përfaqësues, në të cilin janë kryer dhe gërmime arkeologjike, është fortifikimi mbi shpellën e Trenit në rrethin e Korçës. Ky është ndërtuar mbi m'ë kndër. që ngrihet vetëm 6-8 m mbi nivelin e fushës'. Një mur 90 m i lartë dhe 3.50 m i gjerë rrethon anën më pak të mbrojtur të kësaj kodre, ndërsa pjesa tjetër e kodrës, më e larta, përfundon me një faqe të pjerrët shkëmbore, që bie mbi kanalin e Ventrokut. Muri është ndërtuar me gurë të papunuar, të lidhur në të thatë 14
dhe është datuar nga lënda arkeologjike e zbuluar gjatë gërmimit, në fillimin e epokes së hekurit.6) Sisteme të ngjashme fortifikimi me atë të Trenit, por të ngritura mbi lartësi mjaft më të mëd'ha janë hetuar dhe në krahina të tjera të 7 vendit tonë, siç janë kalaja e Ganjollës ) në rrethin e Shkodrës, kalaja e qytetit, Maja e Shënmërisë8) dhe kalaja e Bodinit9) në rrethin e Elbasanit etj. Një formë të veçantë planimetrike përfaqëson Marshej, ku një mur i drejtë mbyllte në trajtën e një dige pjesën më pak të mbrojtur të qafës midis dy kodrave. Një nga format mbizotëruese të fortifikimeve është ajo rrethore e më tepër ovale, ku muri rrethon konturin natyror të kodrave me shpate të baraspjerrëta ose platformat natyrore, që ndodhen mbi to. Shembulli më tipik është kalaja e Bilishtit. Ajo ndodhet mbi një kodër në verilindje të qytetit me të njëjtin emër, e cila ka formën e një kupole me pjerrësi pothuaj të barabartë nga të gjitha anët. Muri mbrojtës rrethon në pjesën më të lartë të saj një sipërfaqe eliptike, me gjatësi 120 m dhe gjerësi 60 m (fig. 4a). Qeramika e mbledhur në sipërfaqe nuk shkon më vonë nga periudha e hershme e hekurit (1200-800 p.e.r.)10). Forma të ngjashme planimetrike paraqesin dhe kalaja e Kakaçit dhe Gjonomadhit (rrethi i Korçës) 11 (Fig. 4d), kalaja e Hollmit (rrethi i Ersekës) ) etj. Në këtë të fundit, muri mbrojtës rrethon një sipërfaqe me trajtë eliptike, ku përfshihet pjesa e sipërme e një kodre me dy maja të ndara nga një qafë e lartë. Në disa raste, pjesa më e mbrojtur e platformës së kodrës së rrethuar nga muret ndahej nga një mur tërthor, i cili krijonte njëfarë akropoli, që shërbente si vend strehim i fundit dhe njëkohësisht si vendbanim i aristokracisë fisnore. Dy fortifikime të tilla që kanë edhe njëfarë dallimi nga formulimi planimetrik janë: kalaja e Bellovodës (Fig. 5a,b,c) dhe e Podgories (Fig 5 d). Në kalanë e Bellovodës, muri mbrojtës rrethon konturin natyror të platformës së një kodre shkëmbore, pjesa më e lartë e së cilës ndahet nga një mur tërthor, që kufizon një sipërfaqe të vogël. Teknika e ndërtimit të murit është e njëllojtë me atë të fortifikimeve të përmendura më sipër: ai ka një gjerësi prej 3.20-3.40 m dhe ruhet në lartësi prej 1 m. Kalaja e Podgories, e thirrur nga vendasit «Qyteti në Podgorie», ndodhet mbi vargun e kodrave që shënojnë skajin më verior të fushës së Korçës. Maja e kodrës përfundon me një platformë të përzgjatur, konturet e së cilës i rrethonte një mur me gurë të papunuar me gjerësi 2 m. Gjurmët e një hyrjeje me gjerësi 1.5 m janë konstatuar në anën jugore. Pjesa e ndarë, «Akropoli», ndodhet 6) M. Korkuti. Vendbanimi prehistorik i Trenit. Konferenca II e Studimeve Albanologjike, vëll. II. Tiranë 1969, 276. 7) M Korkuti. Rreth vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit në territorin e Shqipërisë. St. Hist. 3.1973, 110. 8) N. Ceka — A. Baçe. Vrojtime arkeologjike në rrethin e Pogradecit, luginën e Devollit e të Shkumbinit. Monumentet, 3. 1972, 209-210. 9) N. Ceka. Gjurmime arkeologjie në krahinën e Elbasanit. Buletini arkeologjik, 1968, 108. 10) Gj. Karaiskaj, P. Lera. Fortifikimet e periudhës së parë të hekurit në rrethin e Korçës. Kuvendi i I i studimeve Ilire (Tiranë, 15-20 Shtator 1972). Tiranë 1974 f. 266. 11) S. Aliu. Rezultatet e gërmimeve në Kodrën e Hollmit — Kolonjë. Materiale të sesionit arkeologjik (Tiranë 2-3/X/1979), bot. Tiranë 1968, 30-39.
15
a
b
c
d
Fig. 4
e
a. Bilisht, Korçë. Pamje e kodrës së kalasë. b. Trakt muri i kalasë së Bilishtit. c. Planiimetria e kalasë së Bilishtit. d. Gjonomadh, Korçë. Pamje e kodrës së Kalasë. e — Trakt muri i kalasë së Gjonomadhit. f — Planimetria e kalasë së Gjonomadhit. f
a
b Fig. 5
d
a — Bellovodë, Korçë. Pamje e kodrës së kalasë. b — Pjesë muri në kalanë e Bellovodës. c — Planimetria e kalasë së Bellovodës. d — Podgorie, Korçë. Planimetria e kalasë.
2-61
c
në skajin më të mbrojtur nga natyra të platformës, ku një pjesë shkëmbore e aksidentuar nuk ka pasur nevojë për mure mbrojtëse. Ndryshe nga Bellovoda, këtu Akropoli nuk krijohet nga një ndarje me mur e një pjese të fortifikimit, por fonmon një rrethim të pavarur. Një zgjidhje tjetër planimetrike e fortifikimeve me akropol është ajo, kur muret rrethuese formojnë rrathë koncentrikë. Rrethimi i parë zë majën e kodrës, ndërsa tjetri më i madh shpatet e saj. Shembuj të këtij tipi kemi: kalanë e Hadërajt (rrethi i Vlorës) kalanë e Lumalasit 12 (rrethi i Korçës ) dhe deri diku kalanë e Bllacës (rrethi i Pograde13 cit ), e cila ngrihet mbi një kodër me dy maja të mbrojtura nga fortifikime të pavarura, që përfshihen në një rrethim të madh të përbashkët. Kemi edhe fortifikime të ndërtuara në shpatin e një kodre. Kjo ndodh atëherë, kur njëra faqe e kodrës bie me pjerrësi të butë dhe krijohen shpesh tarraca të përshtatshme për banim, ndërsa ana e kundërt e thepisur, në të shumtën e rasteve, i besohet mbrojtjes natyrore. Këto lloj fortifikimesh i takojmë gjithmonë me dy ose më shumë rrethime. Muret krijojnë gjysmërrathë, që pasojnë njëri-tjetrin mbi një bazë të përbashkët ose krijohen ndarje të ndryshme në përshtatje me terrenin dhe nevojat e herëpashershme të mbrojtësve. Duke u nisur nga forma më e thjeshtë te më e ndërlikuara mund të përmendim sipas radhës kalanë e Drishtit (rrethi i Shkodrës), qytezën e Karos (rrethi i 14 Vlorës ) dhe kalanë e Trajanit (rrethi i Korçës). Në kalanë e Drishtit vetëm pak gjurmë janë ruajtur nga ndërtimet prehistorike. Një mur me gurë të papunuar, me gjerësi mbi 2 m, rrethonte majën e kodrës, (Fig. 6 a ) duke zënë një sipërfaqe pak më të madhe nga ajo e kështjellës mesjetare, ndërsa muri tjetër ndiqte linjën e kontureve të shpatit, duke u përputhur me murin mesjetar. (Fig. 6b) Qyteza e Karos ndodhet në veri të fshatit Qeparo, mbi një majë shkëmbore me lartësi 450 m mbi nivelin e detit. Ana perëndimore e kodrës përfundon me një humnerë, e cila krijon një mbrojtje natyrore mjaft të sigurt. Me pjerrësi të madhe bien dhe dy shpatet e tjera. Fortifikimi përbëhet nga tri harqe muresh, që zënë shpatin lindor me ekstreme në bazën e greminës. Harku më i madh ka një gjatësi prej 370 m, ndërsa më i vogli 30 m dhe diametër 10 m. Trashësitë e mureve, nga rrethimi më i madh tek më i vogli janë respektivisht 3 m, 2 m dhe 2-3 m. Të tria pjesët e fortifikimit komunikojnë me hyrje të thjeshta njëra me tjetrën. Të tria hyrjet janë vendosur nga ana jugore e kodrës. Kalaja e Trajanit (Fig. 7). paraqet tipin më të ndërlikuar me shumë rrethime, që zë njëkohësisht një sipërfaqe mjaft të madhe. Ajo ngrihet mbi një kodër 400 m të lartë në afërsi të fortifikimit mbi shpellën e Trenit. Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thik mbi liqenin e Prespës së Vogël. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera, me përjashtim të anës jugperëndimore, ku ka mjaft tarraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim. Një sipërfaqe e sheshtë ndodhet edhe në pjesën më të lartë të kodrës, e cila është rrethuar me mure të lidhura me 12) Zh. Andrea, Rezultatet e kërkimeve informative në rrethin e Korçës. Buletin arkeologjik, 1968, 131. 13) N. Ceka - A. Baçe. Vep. cit. 205. 14) J. Koçi. Qyteza e Karos (Qeparo). Buletini arkeologjik 3, 1971, 181-183.
18
Fig. 6 a — Drisht, Shkodër. Trakt muri prehistorik. b — Gjurmë prehistorike në muret mesjetare.
a
b
llaç që ndjekin trasenë e mureve të vjetra. Ashtu si në kalanë e Bellovodës dhe Podgories, pjesa më e lartë e platformës nga veriperëndimi është ndarë nga një mur tërthor, që veçon një sipërfaqe mjaft të vogël. Tre rrathë të tjerë muresh, të dallueshëm qartë, prej të cilëve njëri ka mbetur i papërfunduar, përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës. Vetëm buza veriperëndimore. e saj, krejt shkëmbore dhe e pangjitshme, është lënë e pafortifikuar. Muret kanë një trashësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar, gjatësia e të cilëve në faqet anësore shkon nga 6 0 - 1 . 2 0 m. Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, më të mëdha në territorin e Ilirisë. Ai përfshin brenda mureve, që kanë gjatësi të përgjithshme prej 3 km, një sipërfaqe prej 22 ha. Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Në anën jugore të kalasë ngrihet një kodër, që lidhet me të parën me një qafë, e cila shërben si rrugë kalimi për t'u ngjitur në kala nga ana juglindore. Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m, i cili kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mespërmes. Ky mur, i njohur me emrin «Muri i Mokut», mund të jetë ndërtuar në një periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjë sulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë (Fig. 7 e ) Vendbanime të fortifikuara të një madhësie të tillë kanë lindur në një stad më të zhvilluar të shoqërisë prehistorike, kur nevoja, gjithmonë në rritje, për t'u mbrojtur i detyronte njerëzit të grumbulloheshin me shumicë në disa pika, për të siguruar një mbrojtje më të efektshme. Fortifikimi i Trajanit, siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij, është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. Fortifikimi i platformës së sipërme, që është kryer në fazën e parë, paraqet një tip të ngjashëm me kalanë e Podgories (muri 5.4). Në një periudhë të dytë është fortifikuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës (muri 3) për aq sa kërkonin nevojat për mbrojtje të asaj periudhe. duke përfshirë në të një pjesë të popullsisë që banonte në shpatin e kodrës. Periudhës së tretë i përket muri i madh rrethues (muri 1), brenda të cilit përfshihej një pjesë e konsiderueshme e faqes së kodrës, ndërsa muri tjetër (muri 2) i periudhës së fundit, i papërfunduar, synonte të krijonte një ndarje të re të brendshme, që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues. Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një tipar karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme. Në Greqi ato kufizoheshin zakonisht në majën e kodrës, duke luajtur rolin e një akropoli. Madje «edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapur përtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare, muret rrallë qenë shtrirë për të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. VII ose filli15 mit të shek. VI p.e.r.» ) Shembujt e vendbanimeve të mbrojtura nga disa radhë muresh, në territoret e Ilirisë janë të shumtë dhe i gjejmë kudo si në Ilirinë e Jugut, krahinat qendrore dhe ato veriore. Midis tyre të tërheq vëmendjen vendbanimi i fortifikuar i Stiçnas në Slloveni16). Ai zë një sipërfaqe të përafërt me atë të Trajanit (23 ha) dhe formohet nga 15) F. E. Winter. Greek fortifications. Toronto 1971, 106. 16) «Colloque International». Mostar, Sarajevo 1975, 59-71.
20
7a
7b
d
c
Fig. 7 a — Trajan, Korçë. Pamje e kodrës së kalasë nga ana perëndimore. b — Pamje nga ana lindore e kalasë. c — Pjesa e sipërme e kalasë të Trajanit. d — Pjesë muri. e — Muri i Mokut. f — Planimetria e kalasë të Trajanit.
e
f
Fig. 8 Ventrok, Korçë. Kalaja prehistorike.
tri radhë muresh, prej të cilëve një mur tërthor e ndan fortifikimin në dy pjesë; brenda njërës prej tyre ndodhet dhe një ndarje tjetër që zë vendin më të lartë. Po ajo që ka më tepër rëndësi është se nga gërmimet arkeologjike ka dalë qartë se fortifikimi në Stiçnas është konceptuar dhe projektuar që në fillim në gjithë madhësinë e tij dhe datohet rreth fundit të shek. VIII p.e.r. Në kalanë e Trajanit nuk janë kryer gërmime arkeologjike; objekte të gjetura në afërsi, që me sa duket i përkasin një tume, datohen në shek. VIII-VII p.e.r. Gërmimet arkeologjike që do të kryhen në të ardhmen në këtë kala, do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishme paraurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvillimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve, të cilët nuk kanë munguar të përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë, që në shek. VI-V p.e.r. Një tip tjetër fortifikimi, që radhitet në ndërtimet mbrojtëse me mure guri, është ai me «tumula kufizuese» në Ventrok (Fig. 8). Kalaja e Ventrokut ndodhet rreth 300 m në perëndim të fortifikimit mbi 23
shpellën e Trenit, e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me formë të përzgjatur, që shkëputet nga vargu i kodrave më të larta në veri të saj. Në këtë fortifikim të tërheqin më tepër vëmendjen dy pirgje të krijuara artificialisht, të ndërtuara me gurë të vegjël e dhe, të cilët në bazën e tyre rrethohen nga një mur i thatë në lartësinë e dy deri në tri radhë gurësh. Njëri prej tyre ndodhet në ekstremin verior të kodrës, atje ku ajo, nëpërmjet një qafe, lidhet me kodrën fqinje. Pirgu tjetër ndodhet në mesin e kalasë, duke e ndarë atë në dy pjesë, që komunikojnë me vështirësi me njëra-tjetrën. Ky element mbrojtës, që takohet për herë të parë në vendin tonë, është mjaft i përhapur dhe i njohur në fortifikimet e krahinave veriore dhe qendrore të Ilirisë. Këto objekte arkitektonike kanë tërhequr për një kohë të gjatë vëmendjen e studiuesve. Ata i kanë quajtur me emra të ndryshëm, sipas rolit që i atribuonin si p.sh. «Tumula mbrojtëse», duke parashikuar në radhë të parë rolin e tyre strategjik fortifikues, ose «tumula kufizuese», duke pasur parasysh funksionin e tyre ndarës të kodrës së fortifikuar nga mali apo kodra mëmë. Ekziston edhe mendimi që këto 17 «Tumula» të kenë pasur një karakter të theksuar kulti ). (Duke pasur parasysh për kalanë e Ventrokut funksionin e tyre mbrojtës dhe njëkohësisht ndarës kemi parapëlqyer për këtë objekt arkitektonik termin «tumula kufizuese»). Në qoftë se në Bosnje-Hercegovinë karakteri i këtyre ndërtimeve18nuk është përcaktuar përfundimisht ose u atribuohen disa funksione ), në rajonin qendror të Japodëve (Kroaci) karakteri i tyre mbroj19 tës është krejtësisht i dokumentuar ). Ato vendoseshin në hyrjet e gradinave, shpesh në çifte dhe lidheshin me skajet e mureve mbrojtëse, ose në pjesët më pak të mbrojtura nga terreni; zëvendsonin një mur apo një digë mbrojtëse. Në një prerje që i është bërë një «tumule» është konstatuar që ajo ishte ndërtuar nga një shtresë dheu me lartësi 2 m, mbi të cilën qe hedhur një shtresë Gurësh 0.5 m e trashë. Disa elemente, që tregojnë për një zhvillim të 20mëtejshëm të sistemeve mbrojtëse prehistorike. i takojmë në Akrolis (Fig. 9a, b, c, d) dhe në fortifikimin më të hershëm të Butrintit. Këtu ndeshemi për herë të parë në kthesa pak a shumë me kënde të drejta të linjës së mureve, që kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje anësore. Në Akrolis, i cili ngrihet mbi majën e një kodre të lartë shkëmbore në lindje të qytetit të Lezhës, ndeshemi me dy kthesa të tilla muresh, ndërsa në Akropolin e Butrintit, ato pak gjurmë që janë ruajtur nga muri prehistorik, i përkasin pikërisht një kthese kënddrejtë, që bën linja e këtij muri. Këtu, përveç ngjashmërisë që vërejmë nga kjo pikëpamje me Akrolisin, konstatojmë edhe një përparim në teknikën e ndërtimit. Tek gurët që formojnë faqen e jashtme vërebet një përpunim i lehtë për të arritur një përputhje më të mirë të tyre nga ajo e gurëve natyrorë, gjë që nuk e takojmë në fortifikimet e për17) «Nase Starine», 2, 1954, 87-98. 18) A. Benac. «Colloque International», «Agglomerations fortifiees Illyriènès». Sarajevo 1975, 81-91. 19) R Drechsel - Bizic. Colloque Intr. Sarajevo 1975, 71-79. 20) F. Prendi, K. Zheku. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. Monumentet 2, 1971, 8. 24
a
b
Fig. 9 a. Pamje e kodrave të Lisit dhe Akrolisit. b. Pjesë muri nga Akrolisi. c. Akrolisi. Planimetria. d. Akrolisi dhe Lisi. Planimetria.
c
d
f
Fig. 9e — Mbolan, Berat. Trakt muri i kalasë prehistorike. Fig. 9f — Planimetria e kalasë së Mbolanit. e
shkruara deri tani21). Fortifikimet me trase të dhëmbëzuar i përkasin një periudhe më të vonshme. Në Greqi ky element u shfaq për herë të parë në shek. VIII-VII p.e.r. dhe u përdor gjerësisht në fortifikime vetëm gjatë shek. V22). Shek. VI-V p.e.r. i përkasin dhe objektet arkeologjike më të hershme të zbuluara deri tani në Butrint. Një evolucion të mëtejshëm të fortifikimeve të kësaj periudhe e sho23 him te kalaja e Mbolanit (rrethi i Beratit ) (Fig 9 e, f) Nga formulimi planimetrik dhe disa elemente të fortifikimit, ajo paraqet një fazë tranzitore midis periudhës së parë dhe të dytë të hekurit. Me fortifikimet e periudhës së parë të hekurit atë e lidh teknika e ndërtimit me gurë të papunuar dhe mungesa e kullave, ndërsa me periudhën e dytë, kthesat me kënde të drejta për të mbrojtur hyrjet ose për të ndryshuar drejtimin e murit, ndjekja e linjave të drejta të mureve, dhe së fundi një përpunim i trashë i faqeve të jashtme të gurëve. Kalaja e Mbolanit ngrihet mbi një kodër midis fshatrave Sinjë dhe Arpaxhias të rrethit të Beratit. Pjesa e sipërme e kodrës përfundon me një sipërfaqe të sheshtë mjaft të përshtatshme për banim, konturet e së cilës rrethohen nga një mur me gjatësi 660 m, që përfshin një sipërfaqe prej rreth 3 ha. Në qendër të kalasë, në pjesën më të ngritur të saj, ndodhet Akropoli, që ka një formë katërkëndëshe me një qoshe të prerë për të krijuar mundësinë e flankimit të hyrjes. Duke u nisur nga dy qoshe të këtij katërkëndëshi, zbresin dy mure të drejta, deri tek muri rrethues kryesor dhe krijohet kështu një ndarje 21) Klasifikimin e fortifikimeve të periudhës së parë të hekurit, sipas teknikës së ndërtimit, me gurë natyrorë dhe pak të përpunuar e ka bërë K Zheku Iliria 7 (në shtyp). 22) R. L. Scranton, Greek Walls, Cambridge 1941, 149-158. 23) N. Ceka Monumente antike dhe mesjetare në luginën e Osumit Monumentet 5-6, 1973, 121-123.
26
e tretë, e cila komunikon nëpërmjet një porte me gjerësi 4.00 m me pjesën tjetër të kalasë. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të shtresëzuar, ku gjatësia e një guri arrin nganjëherë deri në 1 m dhe lartësia nuk e kalon 0.20 m. Gjerësia e murit rrethues të platformës është 1.40 m, ndërsa e mureve të brendshme ndarës 2.30 m. Një kufiri të tillë kohor i për9h ket edhe kalaja e Kalivosë (rrethi 24 i Sarandës ) (Fig. 9 g, h). Kjo Fig. 9g — Kalivo, Sarandë. Pjesë ndodhet në një kodër të lartë, e muri nga kalaja prehistorike. cila laget në tri anë nga liqeni i Fig. 9h — Planimetria e kalasë së Butrintit. Nga veriu dhe perëndiKalivosë. mi ajo bie thik mbi liqen, prandaj nuk është parë e nevojshme të ndërtohen mure mbrojtëse në këto anë. Muri mbrojtës, që rrethon pjeset e tjera të kodrës, është ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh pak të përpunuar, por që nuk puthiten mirë me njëri-tjetrin, ashtu si dhe muret më të nershme të Butrintit. Blloqet e gurëve kanë një gjatësi që lëviz nga 0.60-1.80 m dhe lartësi 0.40-1.00 m. Muret ruhen në një lartësi maksimale prej 4 m dhe po kaq është trashësia e tyre. Në këtë fortifikim janë zbuluar dy hyrje, njëra prej të cilave ka një gjerësi prej 24) Dh. Budina. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe pellgut të Delvinës. Iliria I, Tiranë, 1971, 324-325.
27
Fig. 9k — Zvezdë, Korçë. Muri prehistorik.
2.50 m dhe mbrohet nga një korridor i brendshëm i krijuar nga dy mure paralele, në të cilin të çojnë një palë shkallë. Hyrja tjetër është pajisur gjithashtu me shkallë dhe ka një gjerësi prej 1.80 m. Kalaja e Kalivosë akoma nuk është eksploruar plotësisht, por nga të dhënat që disponohen, del qartë se ajo paraqet një shkallë më të lartë zhvillimi nga fortifikimet e tjera prehistorike, pararendëse, jo vetëm nga teknika e ndërtimit me gurë gjysmë të punuar, por edhe nga mënyra e mbrojtjes së hyrjeve dhe ekzistenca e shkallëve. Një tip fortifikimi të një destinacioni të veçantë përfaqëson muri pengues në Zvezdë, (Fig 9k), i cili kishte një karakter thjesht strategjik. Ai mbyll qafën e Zvezdës, e cila krijon një rrugë komunikimi midis fushës së Korçës dhe territoreve, që shtrihen pranë liqenit të Prespës së Madhe si dhe me Maqedoninë. Muri zbret nga të dy shpatet e kodrave përbri rrugës, duke bllokuar dhe këtë të fundit. Ai ka një gjatësi prej 550 m dhe gjerësi 2.20-3m, i ndërtuar me gurë të papunuar të përmasave të vogla dhe mesatare, të vendosur në të thatë. Thuajse në mesin e murit dallohet një linjë gurësh më të mëdhenj, që e përshkon atë në drejtim gjatësor. Në mos qoftë kjo një veçori e teknikës së ndërtimit, kemi të bëjmë me një fazë të dytë ndërtimi që ka pasur qëllim të shtojë trashësinë e murit, veprim që është kryer në anën e brendshme të tij. Kjo tregon se ky mur ka qenë i nevojshëm për një periudhë të gjatë kohe dhe i është nënshtruar riparimeve të herëpashershme. Fundi i kësaj periudhe mund të konsiderohet mesi i shek. IV p.e.r., kur midis «dy liqeneve» kalonte kufiri me Maqedoninë dhe kjo e fundit me Filipin e II ishte kthyer në një fuqi ekspansioniste. Mure pengues, me destinacion të ngjashëm me atë të Zvezdës, të ndërtuar me gurë të papunuar, i takojmë edhe në Greqinë kontinentale. Ata datohen zakonisht nga shek. VIII-VI p.e.r. Të tillë janë: muri i Lokrianëve në Termopile, muri Demë në Epano Liossia, i Istmit të Korintit etj. Në periudhën helenistike vazhdojnë të ndërtohen mure të tilla, siç është në vendin tonë muri i Demës në gadishullin e Ksamilit. Nuk ka dyshim se xnuri i Zvezdës përfaqëson shembullin më të hershëm të këtij lloji ndërtimi në vendin tonë dhe ndoshta edhe në territoret e tjera të Ilirisë. Me ndërtimin e murit të Zvezdës u plotësua sistemi i fortifikimit për gjithë krahinën, në pellgun e Korçës. Ai vetë është dëshmi e pranisë së këtij sistemi. Kjo etapë i përgjigjet më tepër periudhës së krijimit të federatave fisnore, të oilat u krijuan së pari nga fiset e enkelejve dhe taulantëve që në shek. VII p. e. r. Tani qëllimi kryesor nuk ishte mbrojtja e një vendbanimi nga fqinji më i afërt, por i një grupi vendbanimesh, që kanë krijuar një rezistencë të organizuar kundrejt një armiku të jashtëm. Kjo vërtetohet edhe nga prania e vendbanimeve të pafortifkuara brenda këtij rrethi fortifikimesh, siç janë në. fushën e Korçës, Barçi dhe Kuçi i Zi, por këto të fundit janë më të pakëta, pasi vendbanimi i fortifikuar, ishte bërë vendbanimi më karakteristik në këtë periudhë. Sistemet e fortifikimit për rajone të veçanta janë të njohura edhe në krahinat qendrore dhe veriore të Ilirisë. Rrafshnalta e Glasinacit (Bosnje), e cila ka një mbrojtje të fuqishme natyrore, rretbohet dhe nga një zinxhir sistematik fortifikimesh dhe vendbanimesh të I'ortifikuara, që zënë pikat dominuese, mbyllin vendkalimet dhe grykat e 29
luginave25). Deri sot në këtë krahinë janë26 gjurmuar 47 fortifikime ose vendbanime të fortifikuara prehistorike ). Në Slloveni dhe Kroaci janë hetuar disa sisteme fortifikimesh, që grupohen rreth pllajash të mëdha. Fortifikimet janë vendosur në pika dominuese ose me rëndësi strategjike, ku midis tyre takohen edhe mure penguese. Këto sisteme kanë luajtur një rol me rëndësi për mbrojtjen e këtyre krahinave edhe gjatë luftërave kundër ushtrive pushtuese romake.27) Interesant është dhe sistemi i fortifikimit rreth pllajës së Duvnos (Bosnjë) në territorin e banuar nga fisi ilir i dalmatëve ku janë vendosur 37 fortifikime. Një pjesë e lokaliteteve të fortifikuara këtu shërbenin si vendvrojtime dhe shtriheshin në zonën periferike të fortifikimeve, ndërsa «tumulat kufizuese», si elemente përbërëse të një pjese të mirë të fortifikimeve, janë vendosur zakonisht në anët e jashtme të pllajës, duke treguar me pozicionin e tyre drejtimin e mbrojtjes për çdo fortifikim. Fortifikimet me ledhe dheu, në vendin tonë deri sot, përfaqësohen nga një shembull i vetëm, i ndodhur pranë fshatit Shuec të rrethit të Korçës. Ai njihet nga banorët pranë tij me emrin «Gradishta e Shuecit» (Fig. 9 1). Gradishta e Shuecit është ndërtuar mbi një kodër të vogël shkëmbore, që shkëputet në formën e një gjuhe prej terrenit kodrinor pranë saj, dhe laget pjesërisht nga liqeni i Prespës së Vogël. Vetëm faqja që sheh nga liqeni, e cila zë vetëm një pjesë të sipërfaqes së gjithë kodrës, është rrethuar nga një ledh me gjatësi 600 m. Ledhi është ndërtuar me gurë të thyer të dimensioneve të vogla të përzier me çakëll dhe me dhe. Në prerje ai ka formën e një trapezi me bazën e poshtme 10-llm, të sipërmen 3 m dhe lartësi 2 m. Hyrja 2.5 m e gjerë është e thjeshtë dhe formohet nga ndërprerja e ledhit, por ajo është vendosur në një pozicion të mbrojtur nga natyra. Për të shkuar deri tek ajo ke në dispozicion një rrip toke të ngushtë, që kufizohet nga njëra anë prej rënies shkëmbore mbi liqen dhe nga ana tjetër prej vetë ledhit të Gradishtës. Lartësia e vogël e këtij të fundit presupozon ekzistencën e një sistemi palisadash mbi të, për të garantuar mbrojtjen. Brenda rrethimit nuk është gjetur qeramikë, që të vërtetojë praninë e jetës së vazhdueshme. Për këtë arsye mendohet që Gradishta të ketë shërbyer si vend strehimi, vetëm në raste rreziku për banorët e vendosur në fushë, në rrëzë të saj, ku gjenden me shumicë fragmente qeramike të periudhës së hershme të hekurit si dhe dy kodërvarre, në njërin prej të cilëve është gjetur një byzylyk bronzi, që datohet në vitet 800-700 p.e.r. Gradishta e Shuecit ashtu si dhe fortifikimi i Vëntrokut shënojnë kufirin më jugor të tipave që përfaqësojnë; shembuj të ngjashëm nuk gjejmë në Greqi, ndërsa fortifikimet prej ledhesh, si ato të Gradishtës së Shuecit, kanë një përhapje të gjerë edhe përtej territoreve veriore të Ilirisë, deri në Angli. Si nga teknika e ndërtimit të ledhit ashtu edhe nga pajisja me palisada, Gradishta e Shuecit ka shembuj të shumtë në temtoret qen25) W. M. B. H. Wien, 1893, 65. 26) Collogue International, Mostar 1975 27) «Sudostforschungen», 15, 1956, 41-48. 30
Fig. 9l - Korçë. Gradishta e Shuecit pranë liqenit të Prespës së Vogël.
drore dhe veriore të Ilirisë. Në këto të fundit kjo traditë u ruajt për një kohë të gjatë, deri në pushtimin romak, gjë që mund të kuptohet lehtë nga një pasazh i Appianit, i cili përshkruan betejën e Augustit, për të marrë qytetin Metul, kryeqytet i japodëve, ku thuhet midis të tjerave se «Romakët zunë murin e braktisur dhe e dogjën» (Illyr. 19). Gjithashtu, në territorin e japodëve janë të përhapura fortifikimet të quajtura «binjake», ku dy maja të së njëjtës kodër fortifikohen më vete, ashtu siç ndodh edhe në kalanë e Bllacës (rrethi i Pogradecit), që përbën ndoshta dhe kjo kufirin jugor të këtij tipi fortifikimesh. Për sa i përket shtrirjes planimetrike të fortifikimeve prehistorike, përveç shumicës së formave të përmendura më sipër për fortifikimet e vendit tonë, të cilat në të shumtën e rasteve kushtëzohen nga konturet e vetë terrenit në krahinat qendrore dhe veriore të Ilirisë, do të ndeshim dhe forma të tjera të konceptuara nga vetë ndërtuesit. Të tilla janë disa fortifikime me forma të rregullta gjeometrike si katërkëndëshe, trapezoidale, rombike etj. Më të shpeshta janë format e rregullta rrethore, ovale dhe gjysmërrethore. Format e rregullta gjeometrike janë karakteristike sidomos për fortifikimet rreth pllajës së Glasinacit dhe përgjithësisht në terrene të ulëta kodrinore, ku mungojnë formacionet gëlqerore. Këto fortifikime zakonisht kanë përmasa të vogla dhe rrallëherë arrijnë përmasat e fortifikimeve të krahinave veriperëndimore të Ilirisë. Një nga elementet përbërëse kryesore të fortifikimeve prehistorike janë hyrjet. Në shumicën e rasteve, çdo fortifikim ka vetëm një hyrje ose nga një hyrje për çdo ndarje, kur ai përbëhet nga dy ose më shumë rrethime. Numri i paktë i hyrjeve tregon se ato ishin pika delikate dhe paraqitnin probleme për mbrojtësit, po kështu paraqitnin edhe vështirësi teknike, veçanërisht për mbulimin e tyre. Shumica e hyrjeve jarië të ngushta 1.2 deri 1.80 m. Të pakëta janë rastet kur gjerësia e hyrjeve arrin në 2.50 m e më tepër si në Kalivo e Mbolan, fortifikimet e të cilëve i përkasin një periudhe më të vonë. Një përjashtim bën Gradishta e Shuecit (2.50), e cila është ndërtuar me një teknikë tjetër. Brenda diapazonit të parë (1.20-1.80 m) ndryshimet e gjerësive të hyrjeve vareshin kryesisht nga nevojat dhe mjetet e komumkimit, ndërsa për grupin e dytë edhe nga mundësitë teknike për zgjidhjen e mbulesës së tyre. Nuk dihet me saktësi se sa ka qenë lartësia e mureve prehistorike, por po ta gjykojmë nga traktet më të larta të ruajtura deri sot në Kalivo (4 m) dhe Dors (mbi 3 m) (Fig 9 m). mund të mendohet se hyrjet kanë qenë të mbuluara dhe të pajisura me porta të forta druri. Për fortifikimet prehistorike me mure guri nuk ekziston asnjë e dhënë për të na treguar se në çfarë mënyre kanë qenë mbuluar hyrjet e tyre. Por në njëfarë mënyre kjo mund të arrihet me anë të retrospektivës dhe të krahasimit me portat e fortifikimeve prehistorike të botës mesdhetare. Po t'u referohemi ndërtimeve megalitike, që në kohët më të lashta, do të shohim dy zgjidhje kryesore në konstruksionin e hyrjeve: me arkitra, prej blloqesh guri monolit të papunuar ose pak të punuar në vendet e mbështetjes dhe me hark të rremë. Takohet gjithashtu dhe një konstruksion i përzier, ku mbi arkitraun ndodhet një hark shkarkues me majë28). Por nuk përjashtohet mundësia 28) «Colloque Inter.» Sarajevo 1975, 299-300. 32
Fig. 9m — Dors, Tiranë. Trakt muri prehistorik.
që të ketë pasur dhe hyrje pa konstruksion mbules sidomos kur muret qenë të ulëta. Kjo mund të thuhet më me siguri për fortifikimet me ledhe, ku konstatohen hyrje mjaft të gjera. Një shqetësim tjetër për ndërtuesit prehistorikë ishte dhe mënyra e mbrojtjes së tyre. Për këtë shfrytëzohej terreni ose arrihej nëpërmjet vetë mënyrës së ndërtimit të hyrjeve. Ka edhe raste, ku për mbrojtjen e hyrjeve nuk është treguar ndonjë kujdes i veçantë ose janë shfrytëzuar të dy mundësitë e para. Shumica e hyrjeve i përket grupit të parë. Ato ndërtoheshin në pjesët më të rrëpirëta të terrenit, ku sulmuesit detyroheshin të bënin një pjesë të rrugës, bri murit rrethues si në Gajtan, Shuec dhe në qytezën e Karos. Në dy raste hyrjet janë të mbrojtura nga një korridor i brendshëm, që kufizohet nga dy mure paralele në të dy anët e portës, të cilët mund të krijojnë kënde të drejta me murin rrethues (Kalivo) ose të kenë formë të harkuar (Akropoli i Zgërdheshit29). Dhe së fundi, mund të përmendim hyrjen e Akropolit të kalasë së Mbolanit, e cila mbrohet nga një dalje kënddrejtë e murit që bie në krahun e djathtë të zbuluar (të pambrojtur me mburojë) të sulmuesve, sipas 29) S. Islami. Qyteti ilir në Zgërdhesh. Monumentet, 1. 1971. 23-39.
3-61
33
rregullave të strategjisë antike. Tipi i fundit i portave gjen një përhapje të gjerë dhe përsoset në fortifikimet e kohëve më të vona. Një tip interesant përfaqëson hyrja e kalasë së Dedejanit. Për t'u futur brenda këtij vendbanimi të fortifikuar, duhet të pënshkosh më parë një korridor të ngushtë e të gjatë, që krijohet midis dy mureve rrethuese të tarracave, të cilat megjithëse janë ndërtuar në të njëjtën lartësi, të pjerrësisë së shpatit të kodrës, rrethohen secila me nga një mur të veçantë. Një larmi formash dhe mënyrash mbrojtjeje të hyrjeve i hasim në fortifikimet prehistorike të krahinave qendrore dhe veriore të Ilirisë, ku mbizotërojnë fortifikimet me ledhe. Ajo që të bie në sy më tepër në këto ndërtime mbrojtëse janë përmasat e mëdha të hyrjeve, që arrijnë deri në 5 m. Është e kuptueshme që në raste të tilla ato nuk kishin ndonjë konstruksion mbulese ose ajo ka qenë prej druri. Për sa i përket mënyrave kryesore të mbrojtjes, ato mund t'i gruponim si vijon: 1) Hyrje të thjeshta, që krijohen nga ndërprerja vertikale e ledhit apo e murit rrethues. Këto mund t'i takojmë në disa variante, duke filluar nga një deri në tri radhë hyrjesh, që pasojnë njëra-tjetrën në të njëjtin drejtim. Për këtë ndërtoheshin ledhe ndihmëse përpara ledhit kryesor. 2) Hyrje oblike, ku ledhi ndërpritet pjerrtas për të krijuar një korridor të mbrojtur sa më të gjatë. 3) Hyrje tangenciale ose anësore. Këto krijohen nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit apo ledhit, midis të cilave krijohet një korridor. 4) 30 Hyrje të mbrojtura nga një krah nga zgjatimi anësor i ledhit në njërin drejtim, kur këtë e lejonte terreni. Një variant të zhvilluar të këtij tipi e takojmë në fortifikimin e Debelobrdos në Glasinac, ku kemi një kombinim të hyrjeve me mbrojtje në një krah me hyrjen tangjentore. Këtu, për mbrojtjen e hyrjes shërben jo vetëm zgjatimi anësor i njërit nga ledhet, por dhe një korridor shumë i gjatë e i përkulur, i cili krijohet nga muri rrethues dhe një mur i brendshëm, thuajse paralel me të parin, i cili zë fill nga njëra anë e hyrjes. Ky mur i dytë shërbente edhe për ta mbrojtur më mirë krejt vendbanimin nga kjo anë me mbrojtje natyrore më të dobët. 5) Një tip tjetër përbëjnë hyrjet e mbrojtura nga tumula kufizuese ose nga një zgjerim (trashje) i dy skajeve të ledhit, që kufizojnë hyrjet. Në këtë rast, tumulat kufizuese luajnë deri diku rolin e kullave dhe të kujtojnë hyrjet e mbrojtura nga dy kulla anësore të përdorura gjerësisht në antikitet dhe mesjetë. Dhe së fundi po përmendim hyrjen e fortifikimit të Bjelosaliqit në Glasinac, e cila mbrohet nga dy zgjatime anësore të jashtme dhe dy të brendshme të ledhit, duke krijuar midis tyre një oborr të fortifikuar. Megjithëse me një teknikë më primitive nga fortifikimet me mure guri, këto ndërtime mbrojtëse me ledhe të tërheqin vëmendjen për konceptin e përparuar për kohën, lidhur me mbrojtjen e një pike kaq delikate, siç janë hyrjet në fortifikimet e të gjifha kohëve. Në ndërtimet më të hershme me ledhe ose me mure guri të vendit tonë (neolit-bronz), gurët janë të dimensioneve të vogla, ledhet nuk arrijnë një gjerësi më të madhe se 1.70 m, ndërsa muret me gurë e kalojnë këtë masë. Në vazhdim të periudhës së parë të hekurit, vihet 30). Wien 1892 W. M. B. H. (Tab. II, 1), 40.
34
re në përgjithësi një rritje e trashësisë së mureve dhe e vetë gurëve të përdorur për ndërtimin e faqeve të tyre. Kjo teknikë e re i jepte një qëndrueshmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Përmasat mesatare të gurëve të përdorur për ndërtimin e faqeve të mureve gjatë periudhës së parë të hekurit janë rreth 1 m gjatësi dhe 50-60 cm lartësi, por në raste të veçanta gjatësia e tyre i kalon 2 m. Shumica e fortifikimeve ka një gjerësi muresh prej 3-3.5 m; mjaft prej tyre 2-3 m dhe në dy raste takojmë mure me gjerësi 1.40 m dhe 4 m. Në vartësi nga formacionet shkëmbore të shtresëzuara, lartësia e gurëve disa herë është mjaft e vogël (0.20 m). Gurët e faqeve krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre dhe shpesh janë përdorur gurë më të vegjël për plotësimin e këtyre boshllëqeve. Zakonisht muret janë me faqe vertikale, por ka dhe raste si në Kalanë e Dedejanit, Vëntrokut, Kalivosë dhe Mbolanit, kur ato e kanë faqen e jashtme të pjerrët. Ky fakt nuk ka ndonjë rëndësi kronologjike, pasi këtë veçori e takojmë si në fortifikimet më të hershme të kësaj periudhe ashtu edhe tek më të vonat. Dallimin kryesor, për sa i përket teknikës së ndërtimit, e shohim ndërmjet mureve me gurë krejt të papunuar dhe atyre pak të punuar, të cilët krijojnë një puthitje më të mirë. Teknika e fundit tregon për një koncept të ri në ndërtimin e mureve si dhe për përsosjet e veglave të punës. Më e rëndësishmja është që këtë teknikë e takojmë në fortifikime, të cilat dhe nga elemente të tjera të ndërtimit datohen në një periudhë më të vonë, siç janë muret e hershme të Butrintit, kalaja e Kalivosë dhe e Mbolanit. Megjithatë teknika me gurë të papunuar zë një diapazon kohor mjaft më të gjerë nga kjo e fundit. Kjo vjen si pasojë e kushteve ekonomike të veçanta të vendbanimeve të ndryshme, të cilat bëjnë që këto dy teknika jo vetëm të bashkëjetojnë, por nganjëherë, teknika me gurë të papunuar të përdoret dhe në kohë më të vona, nga e para. Teknika e ndërtimit të fortifikimeve të Ilirisë Qendrore dhe Jugore. paraqet një sërë veçorishë nga ajo e Ilirisë së Jugut. Krahas ndërtimeve me mure guri, në këto zona takohen më shpesh fortifikimet me ledhe. Ledhet ndërtoheshin me dhe, zhavorr me dhe gurë të vegjël të ngjeshur mirë (Glasinac), ose me gurë të vegjël e të mëdhenj të hedhur mbi njëri-tjetrin pa ndonjë rregull dhe nganjëherë me gurë të përzier me pak dhe. Nganjëherë ledhet kishin një bazë mjaft të gjerë dhe mbi to mendohet të ketë pasur palisada. Një teknikë interesante paraqesin muret e disa fortifikimeve në Slloveni, ku ato me gjerësi rreth 5 m të ndërtuara me gurë të papunuar, përforcoheshin me trarë druri të vendosur vertikalisht në faqet e murit, të cilët lidheshin me sa duket me breza horizontalë. Në fortifikimin e Stiçnas trarët vendoseshin në largësi të rregullta çdo 3.40 m. Evolucionin e fortifikimeve prehistorike të vendit tonë mund ta shohim në tri drejtime kryesore: në teknikën e ndërtimit, formulimin planimetrik dhe konstruksionin e hyrjeve. Sidomos kur kemi të bëjmë me kombinimin e disave nga këto elemente që i përkasin një shkalle më të lartë zhvillimi, në mungesë të dhënash arkeologjike të sigurta, jemi të prirur të datojmë disa fortifikime si Butrinti, Kalivoja dhe Mbolani, në shekujt e fundit të periudhës së parë të hekurit (rreth viteve 700-500 p.e.r.). 35
Për sa i përket destinacionit, fortifikimet mund t'i ndajmë në vendbanime të fortifikuara, ku përfshihen shumica e fortifikimeve në trojet shqiptare, në vendstrehime, të cilat përdoren vetëm në raste rreziku dhe në ndërtime thjesht strategjike, si muri i Zvezdës. Po të përfshijmë në këtë klasifikim edhe fortifikimet e krahinave të tjera të Ilirisë, do të ndeshim fortifikime që shërbenin për vrojtim, madje ka mendime që një pjesë e tyre përdoreshin për mbylljen e bagëtisë në raste rreziku. si edhe për qëllime kulti31).
31) W. M. B. H. 1884. 53-55, Shtipčevic. Gli Iliri Milano, 1966, 102-108, Coll. Intern. Mostar 1975. 320.
36
Kapitulli II
FORTIFIKIME NGA VITET 500 DERI 168 P . E . R . Periudha e lindjes dhe e zhvillimit të qyteteve ilire.
Periudha që përfshin shek. V deri në shek. II p.e.r. është quajtur «Periudha qytetare ilire». Ajo lidhet me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve ilire dhe epirote, proces që u arrit në sajë të zhvillimit të brendshëm ekonomik të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit. Lindja dhe zhvillimi i qytetit antik në territorin e Shqipërisë është i lidhur padyshim me lulëzimin e rendit skllavopronar. Vetëm shfrytëzimi i punës së skllavit bëri të mundur të realizoheshin ndërtime gjigante për nivelin e atëhershëm të forcave prodhuese, siç janë muret rrethuese të qyteteve dhe në përgjithsi fortifikimet e asaj periudhe. Zhvillimi i mëtejshëm i mjeteve dhe metodave të sulmit, siç ishte për shembull përdorimi i «deshëve» për shkatërrimin e portave dhe të mureve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kërkesat estetike të shoqërisë skllavopronare, bënë që të ndryshojë teknika e ndërtimit të mureve për t'i bërë ato më të qëndrueshme dhe njëkohësisht më të bukura. Udhëtarit, që i afrohej qytetit, i binin në sy më parë se tempujt dhe ndërtimet e tjera shoqërore, muret rrethuese dhe portat e qytetit. Me madhështinë e tyre, përveç lakmisë, ato i ngjallnin kundërshtarit frikë. Disa elemente të reja arkitektonike, që lindën për herë të parë në këtë periudhë, si kullat, bedenat, portat rreshqitëse etj. janë të lidhura me përfeksionimin e mënyrave të mbrojtjes. Ashtu si dhe në fortifikimet prehistorike, zgjedhja e terrenit kishte një rëndësi të dorës së parë. Fortifikimi duhet të ishte i siguruar në 37
sa më shumë anë nga mbrojtja natyrore, duhet të ishte pranë një rruge kryesore apo të dorës së dytë dhe së fundi të ishte pranë bazës së tij ekonomike. Madje shumë fortifikime të periudhës qytetare janë vazhdim i atyre të periudhës së parë të hekurit (shek. XII-V p.e.r.). Mjaft të përmendim rastet, kur muret e ndërtuara me gurë të latuar mbështeten mbi mure prehistorike apo janë vazhdim i tyre, si në Butrint, Symizë, Zgërdhesh, Dorës, Lis, etj. Por shumë fortifikime të periudhës qytetare janë ngulime të reja ose që kanë në bazë të tyre një vendbanim të pafortifikuar të periudhës së parë të hekurit. Fortifikimet e kësaj periudhe mund të ndahen në mure rrethuese qytetesh, kështjella, kulla të veçuara dhe mure penguese. Qytetet e para mund të kenë përdorur për mbrojtje mure të ndërtuara me gurë të papunuar si ato të periudhës së parë të hekurit, por me kohë, me zhvillimin e ekonomisë skllavopronare dhe rritjen e nivelit të forcave prodhuese të vetë qyteteve, teknika e ndërtimit të mureve mbrojtëse u përmirësua. Gurët, që formonin faqet e këtyre mureve, gdhendeshin me kujdes, duke u dhënë forma poligonale, trapezoidale ose drejtkëndëshe, me qëllim që të puthiteshin mirë me njëri-tjetrin për t'i rezistuar goditjes së makinave gurhedhëse dhe deshëve. Në këtë kohë lindën kullat, që shërbenin për të kontrolluar dhe mbrojtur muret midis tyre (kurtinat) nëpërmjet goditjeve nga anët, ndërsa sistemi mbrojtës i hyrjeve u perfeksionua së tepërmi. Qytetet e fortifikuara zinin nganjëherë sipërfaqe të konsiderueshme, që kapnin 20-40 ha, ndërsa gjatësia e mureve mbrojtëse arrinte nga 2 deri 4 km. Niveli teknik dhe estetik i këtyre ndërtimeve dëshmon për ekzistencën e arkitektëve dhe teknikëve të aftë për zgjidhjen e detyrave të ndërlikuara që u nxirrnin përpara ndërtimet mbrojtëse. Kjo veprimtari u favorizua nga mundësitë organizative e materiale të një shoqërie skllavopronare në zhvillim, nga rrethanat politike dhe nga fuqizimi gjatë kësaj kohe i shtetit ilir. Duke bërë një klasifikim të qyteteve të fortifikuara ilire, sipas shtrirjes planimetrike të linjave 1 mbrojtëse të tyre, janë dalluar tre tipa qytetesh ). Tipin e parë e përbëjnë ato qytete që kanë një akropol në majë të një kodre, ndërsa qyteti shtrihet në shpatet e saj. Në raste të tjera, si në Lis e Zgerdhesh, qyteti shtrihej në njërin shpat të kodrës dhe përbëhej nga akropoli në majë dhe qyteti i poshtëm, që ishte i rrethuar gjithashtu me mure mbrojtëse. Një tip tjetër përbënin qytetet, si Dimali, Margëlliçi, Irmaj etj., që u ngritën mbi kodra, të cilat kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë dhe rrethoheshin me një mur të vetëm pa pasur akropol. Një rrugë të veçantë zhvillimi ndoqi Klosi (Nikae) qytetarët e të cilit pasi u zgjerua mjaft qyteti, u shpërngulën në një kodër përbri, vetëm 15' larg së parës, në Bylis ku krijuan një lagje apo më mirë një qytet të ri të fortifikuar, duke krijuar kështu një «dyqytet». 1) S. Islami. Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare në Iliri, Iliria II, 1972, 15.
38
Këtij shembulli duhet t'i shtojmë Beratin (Antipatrea) me Goricën1). Si duket, me zgjerimin e qytetit antik të Beratit u banua dhe u fortifikua kodra e Goricës, që ndodhet në anën tjetër të lumit. Këto ngulime të reja të fortifikuara, si Bylisi dhe Gorica, janë krijuar në një periudhë kur ishte e rezikshme të qëndroje i pambrojtur jashtë mureve të kalasë. Nga ana tjetër, në pikëpamje ushtarake, një vendosje e tillë e fortifikimeve e vështirësonte rrethimin nga kundërshtari dhe të dy fortifikimet mund të ndihmonin në një rast të tillë njëri-tjetrin me kundërsulme. Rastin më kuptimplotë e kemi në simbiozën Lis-Akrolis. Akrolisi, i ndërtuar mbi një kodër të lartë e me shpate të pjerrëta, praktikisht e papushtueshme, është zanafilla e qytetit antik të Lisit. Aty ekzistonte që më parë një vendbanim i fortifikuar prehistorik, zhvillimi i të cilit çoi në lindjen e qytetit të Lisit. Megjithëse Akrolisi e kishte kryer detyrën e tij të zanafillës, ai u rifortifikua në kohën antike për të shërbyer si një akropol i veçuar dhe më tepër si një post ushtarak. Aq i rëndësishëm ishte ky akropol për qytetin e Lisit saqë Filipi V i Maqedonisë, kur u ndodh me ushtrinë e tij në rrëzë të malit të Shelbuemit dhe ngriti sytë përpjetë për të parë kështjellën, humbi çdo shpresë për ta pushtuar atë (Polyb. VIII, 13,3). Përveç qyteteve të fortifikuara kishte dhe shumë kështjella që rrethonin sipërfaqe më të vogla, kryesisht me karakter ushtarak. Qytetet në të shumtat e rasteve ndërtoheshin mbi kodra, që zinin një pozitë qendrore në krahinën. që zotëronin. Ato dominonin një fushë pjellore, një zonë blegtorale, apo të pasur me miniera, si Damastioni. Ndërsa kështjellat zinin shpesh pika kyçe në rrugët që të çonin për në qendrat kryesore, ose rrethonin këto të fundit. Një nga këto rrugë ishte ajo që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, e quajtur më vonë Egnatia si dhe degëzimet e saj, rrugët që përshkonin luginën e Devollit, Osumit etj. Një funksion të ngjashëm kryenin edhe kullat e veçuara, të cilat deri sot janë hetuar në territorin e Koinonit (lidhje fisnore) të prasaibëve, rreth Butrintit. Një tip tjetër fortifikimesh ishin muret penguese, që mbyllnin nga ana e tokës pjesën më të ngushtë të një gadishulli, ku ndodhej qyteti apo territori i një fisi. I tillë është muri i Demës në gaditshullin e Ksamilit në Butrint. Fortesa të tilla të vogla, kulla apo mure penguese ishin shpeshherë në funksion të uniteteve të lashta etnografike apo fiseve, që shtriheshin në territore gjeografike me kufij pak a shumë të qartë natyrorë, si Koinoni i amanteve2), prasaibeve3) etj. Shkodra, një nga qytetet e fortifikuara të kësaj periudhe (fig. 10), ka qenë kryeqytet i shtetit të ardianëve në kohën e sundimit të Gentit. Livi thotë se Shkodra ishte vendi më i fortë i labeatëve, i vështirë për t'u afruar dhe se mbrojtësit e qytetit do t'i kishin prapsur romakët dhe do të kishin bërë që ata të dështonin, po të kishin mbyllur portat dhe po të kishin qëndruar për të ruajtur muret dhe 1) Sh. Mane. Disa qendra të fortifikuara në rrethin e Beratit. Buletini arkeologjik, 5. 2) N. Ceka. Qendrat e fortifikuara të amantëve. Monumentet 10, 1975. 21-52. 3) N. Ceka. Fortifikimi antik i Butrintit dhe i territorit të prasaibëve. Monumentet 12, 1976, 27-39.
39
Fig. 10 — Pamje e kalasë së Shkodrës.
Fig. 11 — Trakt i murit ilir.
Fig. 12
kullat1). Por nga kalaja e dikurshme ilire ruhen vetëm pak gjurmë në bazat e mureve mesjetare pranë hyrjes (fig. 11). Në afërsi të Shkodrës ndodhej qyteti i fortifikuar i Lisit. Muret rrethuese të Lisit2) (fig. 12) përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha, duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut lë majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të sipërmin dhe të poshtmin. Muret kanë një trashësi 3, 20-3, 50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60m — 1,60 m dhe lartësi 0,30 — 0, 60 m. Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar, e punuar ashpër me çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Stilet e ndryshme të ndërtimit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyre dhe janë të njëkohshëm (fig. 13) 1) Livi. XLIV, Garnizoni ilir që mbronte kalanë, në vend që të qëndronte në mbrojtje e zhvilloi luftën në fushë të hapur. 2) F. Prendi, K. Zheku. Qyteti ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit tëtij. Iliria II. 1972, 215-244.
41
Fig. 13. Lis. Mur trapezoidalo-poligonal.
Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjës së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3-4 m, duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshin përgjithësisht nga kulla anësore. Porta instalohej në thellësi të një korridori, që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit. Ajo ishte dykanatëshe, e siguruar nga brenda me një tra, që lëvizte horizontalisht (katarah). Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë më tepër karakterin e bastioneve, duke qenë të mbushura përbrenda me gurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Kullat kanë forma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rru42
mbullakët. Ato kanë një gjerësi ballore 6-10, 5m dhe projektohen nga muret 5,5x8 m, të vendosura zakonisht 40-50 m larg njëra tjetrës. Përveç kullave, për të kontrolluar kurtinat janë përdorur edhe kthesa muresh sidomos në terrene me pjerrësi të theksuar. Nga gërmimet akeologjike, muret rrethuese të Lisit, kur ai kishte marrë fizionominë e vërtetë të një qyteti antik, janë datuar në fund të shek. IV — fillimi i shek. III p.e.r., duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në fillim të shek. IV nga Dionisi 1 plak i Sirakuzës ). Pesë milje në jug të Lisit ndodhej një qytet i vogël, i fortifikuar apo kështjellë, Basanda, i cili, në periudhën e Fig. 14. Kavajë, Durrës. Kalaja e Zig-Xhaluftës III iliro-romake, ishte fajt. në aleancë me romakët dhe për këtë arsye u rrethua nga ushtria e Gentit (LIVI, XLIV, 30, 90). Me gjithë përpjekjet për lokalizimin e këtij qyteti të fortifikuar 2 nuk janë arritur rezultate pozitive ). E vetmja qendër e fortifikuar e kësaj periudhe në afërsi të Lisit ndodhet në Laç, por distanca është më e madhe nga ajo e dhënë nga Livi. Në Shqipërinë e Mesme bregdetare qyteti më i madh i fortifikuar ishte Durrësi, por nga muret e periudhës antike sot nuk ruhet asnjë gjurmë. Në pastokën e Durrësit shtriheshin qytete më të vogla dhe kështjella, ndërsa një varg kështjellash ishin ndërtuar gjatë rrugës nëpër luginën e Shkumbinit, që ishte arteri kryesor, që lidhte këtë qendër të rëndësishme tregtare me Maqedoninë dhe krahinat e tjera të brendshme. Sipas fjalëve të Strabonit, gjeograf grek i shek. I p.e.r., Durrësi ishte «vendi më i përshtatshëm për tregtinë midis popujve të Ilirisë dhe Maqedonisë» (VI, 8). Kështjella më e afërt me Durrësin që duhet të ketë qenë dhe në funksion të mbrojtjes së këtij qyteti nga ana jugore, është fortifikimi në 1) F. Prendi - K. Zheku. liria II. 242. 2) K. Prashniker e vendos këtë qytet mbi kodrën e Pllanës në breg të lumit Mat (Archäologiche Ferschungen.... 84), por në këtë vend dhe në afërsi të saj nuk ka asnjë gjurmë arkeologjike, që të mbështesë këtë supozim. (Shih S. Islami. Shteti ilir në luftërat kundër Romës. Iliria III, 1974, 40). 43
Fig. 15 a. Tiranë. Kalaja e Persqopit.
b. pamje e bastionit.
fshatin Zig-Xhafaj (fig. 14). 4-5 km në verilindje të Kavajës1). Kalaja ka pasur formën e një trapezi të çrregullt me gjatësi mesatare 400 m dhe gjerësi 100 m. Nga muri rrethues, i ndërtuar me gurë të punuar në forma drejtkëndëshe, me përmasa që arrijnë deri në 1,40 m gjatësi dhe 0,40 m lartësi, ruhen vetëm pak gjurmë në anën lindore. Objektet arkeologjike të zbuluara në këtë vendbanim datohen në shek. III p. e. r. Në shpinë të Durrësit ndodheshin gjithashtu kalaja e Dorësit, e Persqopit dhe e Zgërdheshit (Albanopolis?). Nga kalaja e Persqopit, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës2). Bastioni (fig. 15) projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka një gjerësi ballore prej 58 m, lartësia e tij ruhet deri në 7 m dhe përbëhet nga 10 rreshta gurësh me lartësi 0,80 — 1 m, ndërsa gjatësia e tyre më e madhe arrin deri në 2.35 m. Muret e këtij fortifikimi janë ndërtuar në një mënyrë të veçantë. Ato formohen nga një mur i jashtëm 2 m i gjerë dhe nga një i brendshëm me gjerësi 1 m, të cilët lidhen midis tyre me mure tërthorë. Muret tërthorë dalin në anën e jashtme në formë pllastrash, që projektohen 0.45 — 0,50 m në çdo 5-6 m largësi. Boshllëqet që krijohen midas këtij sistemi muresh të kryqëzuar janë mbushur me gurë të hedhur të ngjeshur me dhe. Në këtë mënyrë, gjerësia e murit të qytetit arrin rreth 6 m. Rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit (Albanopolis3) shtrihen në shpatin e një kodre, që gjendet disa kilometra në jugperëndim të Krujës (fig. 16). Muret rrethuese krijojnë një planimetri në formën e një trekëndëshi që i përgjigjet konturit natyror të faqes perëndimore të kodrës (fig. 17). Nga dy anë, në veri dhe në jug, kodra kufizohet prej përrenjsh, që kanë krijuar buzë të thepisura shkëmbore, ndërsa nga lindja ajo lidhet nëpërmjet një qafe të lartë me një kodër fqinje, duke e berë këtë anë të ketë një mbrojtje më të dobët natyrore. Pikërisht këtu, për të kompensuar këtë dobësi, janë ndërtuar dy kulla fare pran njëra-tjetrës. Ashtu si Lisi, qyteti ndahet në dy pjesë prej një muri tërthor. Në këtë mur, i cili përshkohej nga një hyrje për në akropol, ruhen dy kulla drejtkëndëshe dhe një gjysmërrethore. Qyteti i poshtëm kufizohet nga perëndimi nga një mur, që ndiqte rrëzën e shpatit të kodrës. Muri ishte i pajisur me kulla katërkëndëshe (fig. 19) të vendosura çdo 29 m largësi. Pranë njërës prej tyre ndodhej një hyrje e ngushtë, në të cilën ngjiteshe me shkallë dhe shërbente për këmbësorë. Portat kryesore ndodheshin në të dy krahët anësorë të shpatit të kodrës. Në to të çonin rrugë të ndërtuara bri murit rrethues, të cilat në krahun tjetër kufizoheshin nga pjerrësi të thepisura shkëmbore, 1) Fortifikimi në Zig-Xhafaj është zbuluar për herë të parë nga L. Hezej (Operations mititaires de Jules Caésar Paris 1866), por studimi më i plotë i tij është bërë kohët e fundit nga H. Myrto. (Mbi disa qendra arkeologjike ndërmjet Kavajës dhe Durrësit. Monumentet 7-8, 247-258). 2) F. Miraj. Muret antike të Persqopit. Monumentet 2, 1971, 153-154. 3) S. Islami. Qyteti ilir në Zgërdhesh. Iliria II. 1972. 195-208. 45
16
18
19
Fig. 16. Zgërdhesh, Krujë. Pamje e kodrës së qytetit ilir. Fig. 17. Planimetria e kalasë. Fig. 18. Trakt muri me rustika. Fig. 19. Kullë e periudhës të parë të ndërtimit.
17
duke vështirësuar kështu arritjen e kundërshtarit, i cili ndodhej nën breshërinë e shigjetave dhe të armëve të tjera të mbrojtësve, që qëndronin mbi mur. Brenda mureve rrethuese të qytetit, që përfshinin një territor prej 10 ha, janë konstatuar gjurmë të shumta muresh tarracimi, që shërbenin për të krijuar parcela të sheshta për sistemimin e banesave dhe ndërtimeve shoqërore. Rrugë të brendshme lidhnin pjesë të ndryshme të qytetit me hyrjet, ndërsa shkallë të gdhendura në shkëmb lehtësonin ngjitjen. Në fortifikimet e Zgërdheshit ruhen tri periudha ndërtimi, që i përgjigjen etapave kryesore të historisë së qytetit. Periudhës I i përkiste muri i vjetër i Akropolit, i ndërtuar me gurë të thyer ose pak të përpunuar. Në periudhën e dytë, qyteti pati zgjerimin më të madh, duke përfshirë brenda mureve edhe qytetin e poshtëm. Teknika e ndërtimit të këtyre mureve të ndërtuara me blloqe katërkëndëshe, të punuara me kujdes, tregojnë se kemi të bëjmë me kohën e lulëzimit më të madh të qytetit (fig. 19). Në periudhën e tretë janë përdorur blloqe gurësh të punuara me rustika, ku pjesa qendrore e faqes së jashtme të blokut është lënë siç ka dalë nga gurorja ose është punuar ashpër me çekiç, ndërsa anash saj ndodhet një shirit i punuar rrafsh me gjerësi 5-7 cm (fig. 18) Duke u mbështetur në të dhënat e gërmimeve arkeologjike si dhe në ngjarjet historike, këto periudha janë datuar respektivisht, në 1 shek. VI- p.e.r. në shek. III p.e.r. dhe në fundin e shek. III p.e.r. ) Për t'u përmendur janë dhe fortifikimet antike që shtriheshin 2 gjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit ). Kjo luginë ka qenë një nga rrugët më të përshtatshme natyrore për komunikimin ndërmjet pjesës bregdetare të Ilirisë se Jugut dhe brendësisë së Ballkanit. Ky fakt, që lidhet me zhvillirain e tregtisë, ishte një nga faktorët, i cili në shek. IV-III p.e.r bëri që një pjesë e vendbanimeve të fortifikuara buzë rrugës të kthehen në qendra qytetare si dhe të krijohen qendra të reja me karakter zejtaro-tregtar. Të tilla ishin «Shkëmbi i Shenlliut», që rrethohet me një mur prej gurësh të punuar (fig 20, a, b, c, d), kalaja e Saragut ne afërsi të Peqinit, kalaja në kodrën e malit përballë Saragut, në anën tjetër të Shkumbinit etj. Në degëzimin e rrugës së Shkumbinit, që kalonte nëpër faqen perëndimore të qafës së Kërrabës, ndodhet kulla e Graoenit, që ka qenë më tepër një post vrojtimi. Ndërsa në qendër të krahinës së Shpatit gjendet kalaja e Valshit. Në kështjellat e ndërtuara gjatë luginës së Shkumbinit «duket se kemi edhe një veprimtari të organizuar, që ka të bëjë me marrjen e masave nga ana e 3 shtetit ilir kundër invazionit të shtetit maqedon të kohës së diadokëve» ). Në zonën bregdetare në jug të Durrësit ndodhet qyteti i madh i 1) S. Islami. Vep. Cit. 204-206. Ndryshe nga autori i këtij studimi, mendoj që akropoli në periudhën e hershme të tij nuk ka pasur kulla dhe se kullat e shtuara më vonë i përkasin një periudhe të katërt ndërtimi, kur qyteti shkonte drejt rënies së plotë si rezultat i luftërave iliro-romake. Për sa i përket datimit të mureve të periudhës I të akropolit dhe hyrjes së tij, shih kap. I të këtij libri. 2) N. Ceka. L. Papajani. Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antike Monumentet 1, 1971, 43-59. N. Ceka. Vështrim arkeologjik mbi rrethin e Elbasanit. Monumentet 3 1972 3) N. Ceka Vështrim 11.
48
b
a
Fig. 20. a. Elbasan. Fortifikimi në Shkëmbin e Shënlliut. b. Planimetria e fortifikimit. c, d, Pjesë muri.
c
d
Fig. 21. Apoloni, Fier. Planimetria e qytetit antik.
Apolonisë,15) koloni helene, i cili me muret e tij mbrojtëse me gjatësi 4500 m rrethonte një sipërfaqe prej 130 ha (fig. 21). Qyteti ndahej në disa pjesë nga linja muresh të brendshme; po në këtë mënyrë ndahej dhe akropoli. Muri i shek. V p.e.r. ka qenë ndërtuar me blloqe guri drejtkëndëshe të punuara jo me aq kujdes. Nga ndërtimet e vjetra mbrojtëse të Apolonisë janë ruajtur vetëm pak gjurmë, pasi duke u ndodhur në një zonë ku mungonte guri për ndërtim, ato iu nënshtruan një grabitjeje disa shekullore. Në shpinë të Apolonisë ndodheshin dy fortifikime të rëndësishme ilire Bylisi (fig. 22 a, b) dhe Klosi (fig. 23 a, b), që ishin si dy lagje të veçuara të të njëjtit qytet. Në zonën bregdetare në jug të Apolonisë dhe në shpinë të Orikumit, një qytet tjetër koloni,16 shtrihej territori i fisit të amantëve, me qendrat e tij të fortifikuara ). Qendra e këtij fisi ishte Amantia. Që nga Vjosa deri në malet Akrokeraune, ku shtrihej territori, i këtij fisi, ndodheshin një sërë kështjellash dhe qytetesh të fortifikuara. Lugina, qafa dhe vendkalime të tjera natyrore lidhnin zonat e brendshme malore me bregdetin. Në bregdet ose në një pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut, ishin kalaja e Treportit, (skelë) e Kaninës, e Himarës (Himera) dhe qyteza e Borshit. Më në brendësi ndodheshin kalaja e Mavrovës (Opympa), Amantia dhe 15) C. Praschniker, A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Wien 1919, 69-71. H. Ceka. Muri rrethues i Apolonisë. B. T. SH. seria Shk. shoq. 1963, 3, 117-156. 16) N. Ceka. Vep. Cit. 21.
50
Qyteza e Ceries. Kjo e f u n d i t zotëronte një zonë blegtorale dhe kontrollonte rrugën, që lidhte territorin Amant me Kaoninë. Amantia ndodhet mbi një kodër shkëmbore, që shkëputet nga mali i Tartarit dhe kontrollonte rrugën që lidhte bregdetin me zonat e brendshme dhe Epirin, duke kaluar për në qafën e Sevasterit (fig. 24). Qyteti zinte pllajën shkëmbore të kodrës, duke përfshirë një sipërfaqe prej 13 ha (fig. 25). Jashtë mureve ndodhej në njërën anë stadiumi dhe një lagje e vogël, ndërsa në anën tjetër tempulli dhe varret monumentale. Muri mbrojtës qarkon krejt rrafshin e përzgjatur të pllajës së kodrës dhe është i pajisur me kulla të cekëta drejtkëndëshe. Në qytet të futnin gjashtë hyrje, të cilat nuk ishin të një shkalle nga rëndësia. Në muret mbrojtëse janë hetuar dy periudha ndërtimi: në periudhën e dytë përveç rindërtimit të mureve u realizua dhe një shtesë e tyre në anën lindore me muraturë blloqesh drejtkëndëshe, të vendosura në rreshta paralele me lartësi të barabarta (izodomike). Periudha e parë e ndërtimit është realizuar me blloqe guri të prera 51
Fig. 22. a. Bylis (Hekal), Fier. Pamje e mureve të qytetit. b. Planimetria e qytetit.
Fig. 23. a. Nikae (Klos), Fier. Trakt i murit rrethues. b. Planlmetria e qytetit.
në forma poligonale dhe trapezoidale, të cilat, si në Lezhë, janë ndërthurur me njëra-tjetrën, (fig. 26) duke qenë në këtë mënyrë të njëkohshme. Ndryshe nga fortifikimet e Lisit, këtu faqet e jashtme të gurëve janëpunuar rrafsh (fig. 27). Gjerësia e mureve është 2,70 m. Muret e periudhës së parë formohen nga dy këmisha anësore dhe mbushja me gurë të vegjël të papunuar, ndërsa ato të periudhës së dytë janë ndërtuar krejtësisht nga gurë të punuar, që vendosen në mënyrë të alternuar në rreshta tërthor dhe gjatë murit. Në vendet ku terreni është i pjerrët, për të rritur qëndrueshmërinë e murit janë përdorur pilastra të vendosura çdo 1,90 m largësi. (fig. 28) Për të krijuar efekte estetike, anët e gurëve janë prerë pjerrtas, duke theksuar në këtë mënyrë fugat. Po kësaj periudhe i takon dhe një teknikë tjetër, ku muret janë ndërtuar nga dy parete anësore me gurë të punuar dhe 52
24
27
25
26
Fig. 24. Amantia, (Plloçë-Vlorë). Pamje e kodrës së qytetit. Fig. 25. Planimetria e kalasë. Fig. 26. Mur trapezoidal — poligonal (Amantia). Fig. 27. Mur poligonal. (Amantia). Fig. 28. Mur drejtkëndësh me pilastra (Amantia).
28
mbushja me gurë të papunuar, por të dy paretet lidhen me blloqe tërthore të vendosura çdo 2,60 m. Gjerësia e murit në këto pjesë është 2,50 m. Nga kjo periudhë, paraqet interes njëra nga hyrjet, e cila ruhet më e plotë. Hyrja kishte një korridor me gjerësi 2,70 m dhe gjatësi 5,30 m, ndërsa pjesa e portës mbulohej me një hark gjysmërrethor, që përbën një nga shembujt e paktë të ruajtur të këtij lloj ndërtimi Fig. 29. Portë në Amantia. (fig. 29). Në pjesën e fundit të korridorit vendosej një portë e dytë, ku ashtu si në Bylis, hyrja kontrolloh-ej nga një kullë katërkëndëshe me dalje 3,70 m dhe gjerësi ballore 8,55 m. Kjo ndahej në dy ambiente. Me qemer cilindrik është mbuluar dhe një nga hyrjet e tjera të fortifikimit. I dyti nga madhësia ndër qytetet e amantëve është «kalaja e Mavrovës» e identifikuar me Olympen17). Kalaja është ndërtuar mbi një kodër me dy maja mbi bregun e djathtë të lumit të Shushicës. Maja më e lartë e kodrës kishte një rrethim në vete, që formonte «Akropolin», ndërsa muri i qytetit qëndronte më poshtë dhe rrethonte krejt kodrën. Nga akropoli ruhet një kullë me gjerësi 6.60 m e ndërtuar me blloqe trapezoidale 0.80 — 1,90 m të gjatë dhe 0,80 m të lartë. Muret e kullës janë ndërtuar mbi një xokol, që formohet nga dalja më jashtë e blloqeve të bazës. Muri i rrethimit të poshtëm ka pasur një gjerësi prej 3,30 m dhe është ndërtuar me blloqe drejtkëndëshe dhe trapezoidale të vendosura në rreshta të rregullt, me lartësi 0,53-0,60 m (fig. 30). Teknika e ndërtimit të dy mureve të përmendura të Mavrovës ndryshon nga njëra tek tjetra, prandaj është menduar se fillimisht kalaja zinte vetëm majën më të lartë, ndërsa më 18 vonë, me zgjerimin e qytetit, kjo pjesë mbeti në funksion të akropolit ). Një nga arteriet e rëndësishme rrugore në antikitet ishte dhe lugina e Osumit. Gjatë kësaj lugine ndodhen një sërë vendbanimesh të fortifikuara ilire, si kalaja e Mbolanit, në rrethin e Beratit, rrethi i Kalasë ose Gradishta në veriperëndim të fshatit Prishtë të rrethit të 19 Skraparit, Gradishta e Peshtanit etj. ) Por qyteti më i rëndësishëm i fortifikuar ka qenë Antipatrea (Be17) Në fushatën e gërmimeve të vitit 1979, të drejtuara nga B. Dautaj, u gjet një vulë qeramike, që mbante emrin e qytetit. Raportet e gërmimit janë akoma të pabotuara. 18) N. Ceka, Vep. Cit, 40. 19) Për fortifikimet në Luginën e Osumit shih: N. Ceka. Monumente antike dhe mesjetare në luginën e Osumit, Monumentet 5-6, 1973, 121-137.
55
Fig. 30. Kalaja e Mavrovës, Vlorë. Trakt i murit rrethues.
Fig. 31. Kalaja e Beratit, pamje e kodrës.
r a t i 2 0 ) (fig. 31), i cili zë dhe pikën më të rëndësishme strategjike në skajm perëndimor të kësaj lugine, duke sunduar këtu një grykë të ngushtë, në kufi të zonës malore dhe fushës së Myzeqesë. Periudhës ilire i përkasin disa fragmente kullash dhe muresh. Ato të lënë të Kuptosh që muret ilire ndiqnin të njëjtën linjë, që ndjekin muret mesjetare te ruajtura deri sot, duke rrethuar një sipërfaqe prej 11 ha, që 20) C. Praschbiker - A. Schober. Arkaologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919. A. Baçe. Qyteti i fortifikuar i Beratit, Mon. 2, 1971, 43-62.
56
zë krejt platformën e sipërme të kodrës shkëmbore, mbi të cilën është ndërtuar ky fortifikim. Traktet më të plota ruhen pranë hyrjes kryesore të kalasë (fig. 32), ku dallohen qartë dy periudha ndërtimi, të përfaqësuara nga dy stile të ndryshme. E para është realizuar me blloqe drejfkëndëshe, me faqe të punuara ashpër me çekiç dhe deri diku të gufmuara, ndërsa e dyta, me blloqe drejkëndëshe të puFig. 32. Trakt muri ilir në hyrjen kryesore nuara rrafsh. Hyrja përshkon (Berat). një kullë katërkëndëshe me gjatësi 9,80 m dhe ndahet në dy pjesë (fig. 33). Korridori i parë shërbente për zvogëlimin e numrit të sulmuesve, ndërsa korridori i dytë ishte pajisur me dy porta. Antipatrea (Berati) kishte përreth dhe një sërë kështjellash, në kufi me Maqedoninë; tri prej tyre: Koragu, Gerunti dhe Orgesi, të paidentifikuara deri sot, u pushtuan në vitin 200 p.e.r. nga legati romak Luc Apusti, para se ky të arrlnte pranë mureve të Antipatreas. Paria e qytetit nuk pranoi të dorëzonte fortesën pa Fig. 33. Hyrja kryesore (Berat). luftë, sepse, siç dëshmon Livi, ata «kishin besim tek madhësia e qytetit, tek muret dhe tek pozita e tij (XXXI, 27, 3) Pas pushtimit të qytetit, Legati romak, pasi i vrau të gjithe banoret nga 16 vjeç e lart, lëshoi ushtrinë në plaçke, prishi muret dhe i vun zjarrin qytetit (Livi, XXXI, 27,4). Kjo e dhënë, megjithëse e ekzagjeruar, pasi gërmimet arkeologjike kanë treguar se jeta ka vazhdua pa ndërprerje në këtë periudhë në Berat, tregon megjithatë per qendresën heroike të banorëve të qytetit, që e çuan Luc Apustin të marrë masa të jashtëzakonshme, për të mos inkurajuar dhe në kështjella e qytete të tjera një qëndresë të tillë. Në perëndim të Beratit, në Malësinë e Shpiragut ndodhet qyteti antik i Dimalit, ndërsa në jugperëndim të tij, qyteti i Margëlliçit dhe qytezat e Mbolanit dhe të Cfirit. 57
Dimali21) ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftërat iliroromake. Në vitin 219 p.e.r. Demeter Fari kishte vendosur një garnizon në Dimal, i cili konsiderohej «si një qytet që s'e merrte dot dora e armikut (Polyb. III, 18,3,4). Ushtritë romake të komanduara nga Luc Emili mundën ta shtien në dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur me shumicë mjete sulmi. Në vitin 205 p.e.r., Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake (Liv. XXIX, 12), por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve. Në kushtet e paqës, që ju parashtruan Filipit V nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, por prej tyre sot ruhen vetëm gjurmë fare të pakta; ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejtkëndëshe, që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol. I mbushur me fortifikime ka qenë edhe territori i Epirit të Veriut, midis të cilëve Foinike (Finiqi) ishte qyteti më i pasur, më i fortifikuar dhe më i fuqishëm në gjithë Epirin23). Finiqi shtrihet mbi platforrnën e një kodre të përzgjatur, rreth 2 km dhe me gjerësi rreth 420 m (fig. 34). Fortifikimet ndahen në tri grupe kryesore, që i përgjigjen dhe konfiguracionit të terrenit në rrafshin e sipërm të kodrës. Akropoli zë një gjatësi prej 650 m, duke filluar nga skaji lindor. Pas tij vazhdon dhe për 500 m zgjerimi i akropolit. Një mur i gjatë mbronte anën jugore të kodrës, duke përfshirë kështu pjesën kryesore të qytetit të fortifikuar, ndërsa një mur i katërt, më i gjati, rrethonte krejt konturin natyror të plaformës së kodrës me një gjatësi prej 5 km. Gjerësia e mureve është 3,10 m. I gjithë ky sistem fortifikimi nuk u realizua në një kohë, por edhe pas përfundimit të tij pati riparime të pjesshme të mureve. Këto periudha të ndryshme ndërtimi pasqyrohen në stilet e murëzimit dhe në teknikën e përdorur për ndërtimin e tyre. Kështu kemi mure të stilit trapezoidal (fig. 35) dhe drejtkëndësh. Nga këto të fundit, faza më e vonë është realizuar me blloqe me përmasa më të vogla. Në muret me blloqe drejtkëndëshe janë përdorur dy teknika ndërtimi. Disa mure janë përforcuar nga pilastra (0,60 x 0,80 m) të vendosura çdo 3 m largësi, ndërsa në disa të tjera janë përdorur blloqe tërthore, që lidhin dy faqet e jashtme të murit. Në krejt fortifikimin për mbrojtjen anësore të kurtinave si dhe në Butrint janë përdorur bastionet, dalje drejtkëndëshe të mureve, të cekta, por me ballë të gjerë. të cilat nuk e kalojnë lartësinë e kurtinave dhe janë të mbushura në pjesën e brendshme. Në fortifikimet e Finiqit të bien në sy disa trakte muresh të ndërtuara me blloqe drejtkëndëshe gjigante (fig. 36), ku 21) C. Praschniker. Muzakhia und Malakastra. Wien 1919, 103 e vazhdim. B. Dautaj. Zbulimi i qytetit ilir Dimal. Iliria II, 1972, 135-142. Identifikimi i qytetit Dimal me kalanë e Krotinës është bërë nga B. Dautaj, që u mbështet për këtë identifikim në zbulimin e katër fragmenteve tjegullash me mbishkrimin Dimaλλitan (dimalitan). 22) B. Dautaj. Vep. Cit. 135. 23) Polyb., II, 6, 8, 9.
58
34
35
Fig. 34. Foinike (Finiq, Sarandë). Planimetria e fotifikimeve të qytetit antik. Fig. 35. Mur trapezoidal (Foinike). Fig. 36. Mur drejtkëndësh me blloqe të mëdha (Foinike).
36
Fig. 37. Butrint, Sarandë. Planimetria e qytetit antik. Fig. 38. Mur poligonal i hershëm në akropol (Butrint). Fig. 39. Mur trapezoidal i rreshtur (Butrint).
37 38
39
përmasat e një guri arrijnë gjatësinë 3,20 m, lartësinë 2,20 m dhe trashësi 1,60 m24). Në jugperëndim të Finiqit shtrihej temtori i koinonit të prasaibëve, që veçohej nga pjesa tjetër e Kaonisë nga mali i Milesë. Qendra kryesore e këtij territori ishte Butrinti (Buthrot). Rreth Butrintit shtriheshin dhe një sërë forifikimesh të tjera si Çuka e Ajtoit, Vagalati, Malathrea, Katoajtoj etj.25) Qyteti antik i Butrintit, (fig. 37), i vendosur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, kishte një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur në dy anë nga liqeni i Butrintit dhe në njërën prej kanalit të Vivarit, i cili siguronte njëkohësisht edhe lidhjen me detin, duke e kthyer qytetin në një skelë. Në fillim, fortifikimi i Butrintit përfshinte vetëm pjesën më të lartë të kodrës që kishte një sipërfaqe rreth 0,4 ha. Muri prehistorik me gurë të papunuar, që formonin boshllëqe të konsiderueshme në vendosjen midis tyre, u rindërtua me një teknikë më të përparuar, me blloqe me përmasa të mëdha, që i kalojnë 2 m në gjatësi dhe 1 m në lartësi, të prera në forma poligonale dhe më tepër trapezoidale (fig. 38). Fundi i shek. V ose gjysma e parë e shek. IV do të ishte koha më e 26 mundshme e ndërtimit të këtij muri ). Nga fundi i shek. IV ose shek. III p.e.r., Butrinti u rrethua me një rreth të ri muresh, (fig. 39), duke e zgjeruar mjaft territorin e mbrojtur nga të gjitha anët e fortifikimit të vjetër, duke i lënë këtij të fundit funksionin e akropolit. Muret e ndërtuara rishtas kishin një gjatësi prej 870 m dhe përfshinin një sipërfaqe prej rreth 4 ha. Në vend të kullave janë përdorur dalje drejtkëndëshe në formë bastioni; rolin e tyre e luanin dhe kthesat në formë dhëmbësharre, që ndiqte linja e murit. Me interes të veçantë. për zgjidhjen komstruktivo-planimetrike dhe për shkallën e ruajtjes së tyre janë hyrjet. Qyteti përshkohej prej 6 hyrjesh, prej të cilave dy janë ruajtur në gjendje mjaft të mirë: «Porta e liqenit» (Skea) nga lindja dhe «Porta e luanit» nga veriu. «Porta e liqenit» (fig. 40) formohet nga një korridor i ngushtë 1,50 m me gjatësi 5.25 m, ndërsa lartësia e portës është 5 m. Korridori është mbuluar me 24) L. M. Ugolini, pa dhënë ndonjë argument bindës, i ndan muret e Finiqit në 4 faza, dhe e daton fazën e I rreth v. 450 p.e.r., të dytën menjëherë pas kësaj, të tretën rreth mesit të shek. IV p. e. r. ose më vonë. Ndërsa N.G.L. Hammond. duke u mbështetur në rrethanat historike, përcakton një kronologji të re për muret e Finiqit. Ai konsideron si fazë të parë muret me blloqe masive dhe i daton midis viteve 325-300 p.e.r. (Epirus, Oxford 1967, 713-716). 25) N. Ceka. Fortifikimi antik i Butrinitit dhe i territorit të prasaibëve. Monumentet 12, 1976. 26) L. M. Ugolini e daion këtë periudhë ndërtimi para fundit të shek. V p.e.r. (L'acropoli di Butrinto, Roma 1942, 26-44), ndërsa N. Ceka para gjysmës së parë të shek. IV, kur datohet sipas tij, me siguri muri respektiv i Amanties (Vep. cit., 29). Por në fakt muri poligonal i akropolit të Butrintit vjen pas një faze të murit prehistorik, i cili për disa arsye teknike, si kthesat kënddrejta të linjës së mureve, përpunimi i përciptë i gurëve dhe së fundi duke u mbështetur në vetë materialin arkeologjik më të hershëm të zbuluar në Butrint, datohet në shek. VI-V p.e.r, prandaj nuk do të ishte i pranueshëm mendimi për një rindërtim masiv të mureve të akropolit, menjëherë pas ndërtimit fillestar të tij (shih për periudhën e parë të mureve të akropolit. Fortifikimet prehistorike në Shqipëri. Monumentet 14, si dhe kapitullin I të këtij botimi).
61
Fig. 40. Butrint, Sarandë. Porta e Liqenit (Skea).
arkitrarë; për lehtësimin e peshës së tyre në boshllëk, skajet e arkitrave mbështeten mbi mensola (ancakë) të profiluara, që dalin konsol në të dy anët e korridorit të portës (fig. 41). Porta mbrohej nga një dalje 2 m e murit, në të majtë të saj, që formon në vazhdim një bastion me ballë rreth 20 m. Një zgjidhje të ngjashme konstruktive ka dhe «Porta e luanit» (fig. 42). Ajo formohet nga spostimi i dy krahëve paralelë të mureve rrethuese, duke krijuar kështu nië hyrje të tipit tangencial. Korridori është i një shkalle më të zhvilluar se i «Portës së liqenit», duke qenë më i gjerë (2,15 m) dhe më i shkurtër (2.90 m). Mbulesa është realizuar edhe këtu me arkitrarë guri moFig. 41. Porta e Liqenit. Konstruknolitë të mbështetur mbi ancakë. sioni i mbulesës. Brenda trashësisë së murit, për lehtësimin e peshës, ishte krijuar një sistem i dyfishtë arkitrarësh, që krijonin boshllëk midis tyre mbasi arkitrarët e dytë mbështeteshin mbi trarë tërthorë, të vendosur mbi të parët. Hapësira midis dy radhëve të arkitrarëve kishte seksionm e nië trapezi, duke ja kaluar kështu një pjesë të ngarkesës së berthames së murit, mureve anësore të Portës27). Arkitrau i jashtëm i portes, ku është gdhendur në reliev një luan që shqyen kokën e një kau, eshte më i ulët nga arkitrarët e korridorit. Me një fjalë, për sa i përket anës konstruktive, ai është një arkitra fals, kështu që sulmuesit, të cilët me deshë goditnin arkitraun e portës për të shembur pjesën e murit mbi të, pasi të kryenin një punë të tillë, do të zhgënjeheshin, duke u ndeshur me arkitraun e vërtetë. «Porta e luanit» është rindërtuar pothuajse krejtësisht në një periudhë të dytë, kur u ndërtua dhe një portë tjetër në anën jugore të qytetit e njohur me emërtimin «Porta me kulla» (fig. 43). Më përfaqësuese për periudhën kryesore të ndërtimeve mbrojtëse të Butrintit mbetet «Porta e liqenit» dhe muret bri saj. «Porta e liqenit» ruan disa elemente, që kanë rëndësi për të përcaktuar kohën e ndërtimit të saj dhe për pasojë të krejt mureve të kësaj periudhe ndërtimi. Ancakët e profiluar lindin vonë në fortifikimet antike, megjithëse në origjinë ato janë zhvillim i blloqeve që dalin në mënyrë progresive mbi njëri-tjetrin, për të krijuar qemerin e rremë. Në gjysmën e dytë të shek. IV takojmë ancakë të profiluar ashpër në Selinunt dhe në Heraklea mbi Latmos, por përafëritë më të plota dhe 27) K. Zheku. Restaurimi i Portës së luanit - Butrint. Monumentet 1, 1971, 81.
63
Fig. 42. Butrint, Sarandë. Porta e Luanit.
a
Fig. 43. a. Butrint, Sarandë. Porta me kulla. b. Planimetria. c. Rikonstruksioni. b c
5 - 61
shembujt më të sigurtë i ndeshim që nga mesi i shekullit III p e r deri 28 ne shfaqjet më të shpeshta, rreth mesit të shek II p.e.r. ) Fundi i shek. IV fillimi i shek. III p.e.r. nuk bie në kundërshtim as edhe me datimin e teknikës së ndërtimit. Muret e kësaj faze ndërtimi të fortifikimeve të Butrintit 3.80 m të gjerë, mund të cilësohen si të tipit «trapezoidal i rreshtuar», ku radhët e blloqeve nuk formoinë rreshta paralelë për shkak të shkallëzimeve që janë zbatuar për të futur në një rresht blloqe guri me lartësi të ndryshme29). Faqet e jashtme të murit lidhen në brendësi me mure tërthore, ndërsa blloqet e gurëve janë përpunuar nga jashtë ashpër me çekiç, duke theksuar kështu fortësinë e mureve dhe të kullave dhe duke i dhënë krejt fortifikimit një pamje monumentale. Fortifikimi i Butrintit pati dhe një fazë tjetër zgjerimi; tani muri i ri përfshin edhe një copë tokë nga terreni i sheshtë në jug të akropolit; brenda mureve mbrojtëse u përfshi teatri, i cili është gjithashtu një ndërtim i kësaj kohe. Teknika e ndërtimit të murit të ri ndryshon, blloqet e gurëve janë vendosur në rreshta paralelë, ndërsa në disa pjesë të murit janë përdorur pilastrat, të cilat dalin në pjesën e brendshme (fig. 44). Porta me kulla, që është e kësaj periudhe, mbrohet nga dy kulla anësore, njëra prej tyre ka në plammetri formën e Fig. 44. Butrint, Sarandë. Mur drejtkëndësh shkronjës U, ndërsa tjetra ëshme pilastra. të katërkëndëshe. Këto ndërtime, sipas mendimit të disa studiuesve, i përkasin fundit të shek. III p,e.r. Po ta lidhim këtë fazë me rrezikun e invazionit romak (periudha e luftës II iliro-romake), kur siç dihet Epiri pësoi shkatërrime të mëdha ato mund të jenë edhe më të vona, deri nga e treta e parë e shek. II p.e.r. 28) L. Beschi. La fortezza ellenica di Gyphtokastro. Atti di VIII Congr. Athene 1968, 138. 29) Teknika e ndërtimit të kësaj periudhe është e njëllojtë me atë të fortifikimeve të Lisit, të datuara në fundin e shek. IV — shek. III p.e.r. Shih për këtë: artikullin tonë. Stilet e mureve të Lisit dhe problemi i datimit të tyre. Studime historike 4, 1973, 105-114. L. M. Ugolini (vep. cit.), Dh. Budina (kumtesë në sesionin shkencor Sarandë, Tetor 1978) dhe A. Baçe (Fortifikimet antike në Shqipëri, Monumentet 17, 1979 në shtyp) e datojnë këtë fazë pa dhënë argumente në shek. V p.e.r., ndërsa N. Ceka e konsideron të mesit të shek. IV p.e.r. (vep. cit. 29). 66
Fig. 45. Ksamil, Sarandë. Muri i Demës.
Një fortifikim tjetër me interes, për karakterin e tij të veçantë është muri i Demës (fig. 45) i cili ndërpriste gadishullin e Ksamilit në vendin më të ngushtë e që bllokonte rrugën që vinte nga veriu gjatë bregdetit për në Butrint. Fillon nga bregu i liqenit të Butrintit dhe pasi arrin majën e kodrës, zbret në drejtim të detit Jon. Ai ka pasur një gjerësi prej 9,20-9,60 m dhe përbëhej në fakt nga dy mure paralele me gjerësi prej 2,80 m secili dhe prej mbushjes midis tyre me gjerësi 5 m. Në çdo 3-4 m, të dy muret anësore lidhen me mure tërthore. Vende-vende fortifikimi ka një gjerësi prej 7 m, duke i lënë kështu vend shkallëve, që të ngjitnin në pjesën e sipërme të tij. Muri është ndërtuar me blloqe guri drejtkëndëshe, me faqe të përpunuara rrafsh. Lartësia e rreshtave është zakonisht rreth 0,80 m, por nganjeherë blloqet e gurëve arrijnë përmasa të mëdha, duke pasur një gjatësi që i kalon 2,50 m dhe lartësi 1,50 m. Ndryshe nga ç'është menduar deri tani, ky fortifikim nuk është një mur i zakonshëm, që mbyllte ngushticën e Ksamllit, por një kala në kuptimin e plotë të fjalës, përmasat e së cilës (raporti gjatësi-gjerësi) i përgjigjeshin funksionit që kishte. Në sheshin me gjerësi 9,60 m mbi mur kishte vend të bollshëm për levizjen dhe manovrimin e trupave si dhe për vendosjen e makinave gurhedhëse. Nga të katër anët muri ka qenë rrethuar me parapet me frëngji, duke mundur kështu t'i rezistonte edhe një sulmi nga shpina ose rrethimi. Zgjidhja konstruktive e këtij fortifikimi në mënyrën e përshkruar me vendosjen e dy mureve paralele pranë njëri-tjetrit dhe mbushjen me gurë të hapësirës midis tyre, përdorimi i mureve lidhës tërthorë dhe blloqet e gurëve me përmasa të mëdha krijo67
b
c
d
Fig Fig. Fig. Fig.
46. Çuka e Ajtoit, Sarandë. Planimetria, hyrjet. 47. Çuka e Ajtoit. Mur poligonal i vonë. 48. Çuka e Ajtoit. Mur trapezoidal i rreshtuar. 49. Porte në Çukën e Ajtoit. 68
nin avantazhin që fortifikimi të ishte i padëmtueshëm nga deshët dhe makinat gurhedhëse. Fortifikimi i dytë për nga madhësia në territorin e prasaibëve, pas Butrintit, është Çuka e Ajtoit30) (fig. 46) Kalaja është ndërtuar mbi një kodër që ngrihet në formën e një koni, në skaj të fushës së Vrinës. Muret mbrojtëse, me gjatësi 1400 m, rrethojnë një sipërfaqe prej rreth 5 ha. Planimetria karakterizohet nga kthesat zigzage të linjës së mureve dhe nga mungesa e plotë e kullave Fortifikimi përshkohet nga katër hyrje me zgjidhje të ndryshme planimetrike. Në një periudhë më të vonë, si rezultat i zgjerimit të qytetit, janë zgjeruar dhe muret e fortifikimit nga ana perëndimore. Muret me gjerësi 3,50 m, të pajisur me kulla dhe me ndarje tërthore çdo 3,5 m, janë punuar me teknikën poligonale dhe trapezoidale, të cilat, si në fortifikimet e Lisit, ndërthuren me njëra-tjetrën dhe janë të njëkohshme (fig. 47). Një trakt tjetër në këto mure është punuar me blloqe drejtkëndëshe (fig. 48). Gërmime arkeologjike janë kryer në një ndërtesë të madhe, ku është përdorur e njëjta teknikë si në muret rrethuese. Materialet e zbuluara i përkasin fundit të shek. IV — shek. III p.e.r. Në këtë ndërtesë ruhet e plotë një portë e mbuluar me qemer të rremë (fig. 49) Çuka e Ajtoit është një fortifikim i fundit të shek. IV — shek. III p.e.r., ku vihet re eklektizmi, që karakterizon këtë gjini për sa i përket stilit të ndërtimit në periudhën helenistike. Kthimi në forma 31të vjetra, por njëkohësisht një mënyrë e re manjeriste e trajtimit të tyre ). Tri fortifikime të tjera më të vogla në territorin e prasaibëve kishin thjesht karakter ushtarak. Ato kontrollonin hyrjet dhe rrugët që të çonin në brendësi të këtij territori. Këto janë kulla e Vagalatit (fig. 50), kështjella e Malathresë si dhe kulla në fshatin Çukë në veri të Butrintit. Të tria këto ndërtime i përkasin periudhës së fundit të ndërtimeve mbrojtëse të këtij koinoni para pushtimit romak. Një sistem fortifikimi të veçantë kishte dhe lugina e Drinos me gjatësi 55 km dhe gjerësi rreth 7 km, e kufizuar nga të dyja anët prej kodrash të larta dhe malesh. Hyrja veriore e luginës kontrollohej nga 32 fortifikimi i vogël i Leklit ), që përfshinte një sipërfaqe prej rreth i ha. 30) Dh. Budina. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut të Delvinës Iliria I, 1971. N. Ceka. Fortifikimi i Butrintit.... vep. cit. S. Islami. Fortifikimi i Çukës Ajtoit (Kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor me rastin e 30-vjetorit të Qendrës Arkeologjike) Tiranë, Nëntor 1977. 31) N. Ceka. (Fortifikimi antik i Butrintit, 35) e daton fortifikimin e Çukës së Ajtoit rreth mesit të shek. IV, duke krahasuar teknikën e ndërtimit me atë të Butrintit, me të cilin Çuka e Ajtoit ka të përbashkët mungesën e kullave, përdorimin e kthesave në formë dhëmbësharre si dhe tipin e hyrjeve. S. Islami (vep. cit.) mendon se fortifikimi i Çukës së Ajtoit është ndërtuar në fundin e shek. V — fillimi i shek. IV p.e.r. Nga argumentet kryesore janë teknika poligonale dhe tipi i hyrjeve, që takohen që nga prehistoria. A. Baçe (vep. cit.) e daton Çukën e Ajtoit në fund të shek. VI - shek. y p.e.r. Argumenti kryesor është një nga hyrjet me korridor të përthyer të ngjashëm me atë të kalasë së Pepelit, për të cilën nuk jep ndonjë argument bindës për datim, veç që gurët drejtkëndësh nuk janë përpunuar me kujdes. Fortifikimi i Pepelit është pajisur edhe me një kullë katërkëndëshe, element që shfaqet relativisht vonë në fortifikimet tona. 32) N. G. L. Hammond. Epirus, 213, A. Baçe. Vështrimi mbi qendrat e banuara antike dhe mesjetare në luginën e Drinos. Monumentet 4, 1972, 103-131.
71
a
Fig. 50. a. Kulla e Vagalatit, Sarandë. b. Pamje ansore.
b
Fig. 51. Pepel, Gjirokastër. Kullë në kalanë e Pepelit.
Trakte të shkëputura muresh poligonale janë zbuluar edhe në Kardhiq. Fortifikime të tjera, që zinin pika sunduese në këtë luginë, ishin fortifikimet në Labovën e Kryqit (fig. 51) në Melan, Pepel (fig. 52) dhe Selo. Por qendra kryesore në këtë luginë ishte qyteti i Antigonesë i identifikuar me rrënojat pranë fshatit Jermë, përballë Gjirokastrës. (fig. 53). Qyteti shtrihej mbi pllajën e gjerë të një kodre me sipërfaqe rreth 50 ha, e cila33 rrethohej nga një mur 4 km i gjatë ). Muret kanë një gjerësi prej 3,20 m; dy paretet anësore të tyre bashkohen nga lidhje tërthore. Në Antigone, si dhe në shumë fortifikime të tjera të kësaj periudhe (fundi shek. IV-shek. III), vihet re bashkekzistenca e stileve të ndryshme të ndërtimit. Në muret e Antigonesë mbizotëron sti-
Fig. 52. Planimetria e kalasë së Pepeiit.
33) Dh. Budina. Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në qytetin ilir të Jermës. Materiale të seksionit arkeologjik. Tiranë, 1968.
73
li me blloqe këndrejtë të vendosura në rreshta me lartësi të barabarta (izodomik), por vende-vende vërehet dhe përdorimi i stilit poligonal. Një pjesë e fortifikimeve të luginës së Drinosit mund të lidhen me veprimtarinë ndërtimore të Pirros34), ndërsa të tjerat mund të jenë dhe më të vona, si pasojë e koniunkturave politike të krijuara në gjysmën e dytë të shek. III, të transferimit të qendrës së Lidhjes epirote në Fo-
Fig. 53. Jerfnë, Gjirokastër. Planimetria e qytetit antik të Antigonesë.
inike35) dhe të kërcënimit të Epirit nga shteti ilir, siç ishte rasti i rrethimit të Foinikës më 230 p.e.r. dhe i vendosjes ,së një garnizoni ilir në Korkyrë (Korfuz). Deri tani e vetmja qendër ku janë kryer gërmime arkeologjike në këtë zonë, Antigonea, ka dhënë materiale të shek. III p.e.r.
Kullat dhe hyrjet Në fortifikimet antike të periudhës në shqyrtim, për herë të parë shfaqen kullat si një element i rëndësishëm për të kontrolluar dhe mbrojtur pjesët e mureve që shtriheshin midis tyre ose për të mbrojtur hyrjet, ndërsa në fazën tranzitore midis prehistorisë dhe antikitetit, siç e kemi vënë në dukje në kapitullin. e parë, këtë funksion e kryenin kthesat kënddrejta të mureve. Megjithatë këto të fundit, jo vetëm që vazhduan të përdoren në antikitet, por morën një përhapje të gjerë, sidomos gjatë fundit të shekullit IV dhe shekullit III p.e.r. Kështu, në këtë periudhë, krahas fortifikimeve të pajisura vetëm me kulla (Zgërdheshi), kemi fortifikime ku të dyja elementet (kthesat dhe kullat) bashkekzistojnë në të njëjtki fortifikim (Lisi) dhe së fundi fortifikime të pajisura vetëm me 34) Epirus. 717. 35) A. Baçe. Vep. cit. 109. 74
kthesa, pa përdorimin e kullave (Çuka e Ajtoit). Shpeshherë, përdorimi i kombinuar i kullave dhe i kthesave në formë dhëmbësharre ndikohej nga kushtet e terrenit. Si një zhvillim i mëtejshëm i kthesave u shfaqën bastionet. Këto shërbenin për mbrojtjen në njërin krah të hyrjeve (Persqop, Butrint). Parimi i kontrollit të anës së djathtë, të pambrojtur me mburojë të sulmuesve nuk është ndjekur kudo. Shumica e kullave kanë qenë drejtkëndëshe, sepse ato ishin më të 1ehta për t'u ndërtuar. Zakonisht, këto projektoheshin 3-5 m nga muret dhe kishin një gjerësi prej 5-7 m. Kishte dhe kulla gjysmë cilindrike, që i rezistonin më tepër goditjeve të deshëve dhe makinave gurhedhëse. Këto të fundit i ndeshim shpesh në faza të mëvonshme ndërtimi në fortifikimet tona. Më të rralla janë kullat trapezoidale dhe ato në formë U-je, ndërsa kullat cilindrike i takojmë vetëm në një rast (kalaja e Lubonjës, Korçë) në një fortifikim me gurë të papunuar, datimi i të cilit në këtë periudhë edhe për këtë arsye është i dyshimtë. Kullat kanë qenë zakonisht 2-katëshe, kati i parë mund të ishte i mbushur me dhe ose i zbrazët; në rastin e fundit, të dy katet ishin pajisura me frëngji shigjete. Frëngjitë kishin një lartësi rreth 1 m po aq të gjera në anën e brendshme dhe 0,10 m nga jashtë. Kullat mbuloheshin me çati me konstruksion druri të veshur me tjegulla. Format e çative nuk mund të përcaktohen, pasi asnjë nga kullat nuk është ruajtur në lartësinë e plotë. Ato mund të kenë qenë me katër kullime, me dy kullime me fronton ose janë përdorur të dyja format. Muret e kullave ishin zakonisht më të holla nga kurtinat. Trashësia e tyre formohej nga dy blloqe gurësh të punuar, të vendosur për së gjati, të cilët alternoheshin me një bllok të vendosur për së gjeri, për të krijuar një lidhje më të mirë të muraturës. Në këtë rast, gjerësia e murit arrinte rreth 1,20 m, por përdorej dhe mënyra e ndërtimit, si e mureve rrethuese. Në këtë rast, muri formohej nga dy radhë blloqesh të vendosura anash, kurse mbushja me dhe dhe gurë të papunuar, në brendësi; në rastin e dytë, zakonisht blloqet nuk punoheshin në pjesën e brendshme, gjerësia e mureve arrinte 1,40 m e më tepër. Kati II i kullave ngrihej mbi nivelin e shtegut të rojeve. Një nga pikat më delikate të fortifikimit dhe që i kushtohej vëmendje e veçantë, ishin hyrjet. (fig. 54) Një kala, sdpas madhësisë, rëndësisë dhe terrenit mund të kishte nga një deri në disa hyrje, p.sh. në Lis, vetëm qyteti i sipërm kishte 10 hyrje. Hyrjet nuk ishin të një rëndësie. Kishte hyrje të vogla për këmbësorë nga 0,80 m - 1,80 m dhe hyrje të gjera, ku mund të kalonin edhe qerret zakonisht nga 2,50 — 3,60 m. Për sa i përket zgjidhjes planimetrike, hyrjet paraqesin variante të shumta. Hyrjet më të thjeshta janë ato që formohen nga ndërprerja e murit rrethues, të tilla janë zakonisht hyrjet e dorës së dytë për këmbësorë që shërbenin si dalje sekrete apo për të organizuar kundërsulme të pjesshme gjatë rrethimeve. Për të qenë më të mbrojtura nga goditjet direkte, nganjëherë korridori që përshkonin ato brenda trashësisë së murit kishte formë të përthyer në trajtën e germës Z, si në kalanë e Pepelit dhe të Çukës së Ajtoit. Hyrja mund të mbrohej nga një kullë apo bastion anësor, apo nga një kthesë kënddrejtë e murit (Zgërdhesh, Butrint, Porta e Vogël në Lis, Borsh). Një tip i përhapur i hyrjeve janë hyrjet anësore ose tangjentore, që formohen nga zhvendosja e dy skajeve të mureve anë75
Fig. 54. Tipa hyrjesh në fortifikimet antike. Fig. 55. Apoloni, Fier. Hyrje e fortifikimit.
sore të fortifikimit, të cilët, duke hyrë në thellësi të njëri-tjetrit krijojnë një korridor të ngushtë e të gjatë midis tyre (Çuka e Ajtoit, Butrint, Lis). Hyrjet me korridor të gjatë janë të një tipi të lashtë dhe vazhdojnë gjatë gjithë kohës antike. Korridori mund të formohet edhe nga përthyerja me kënd të drejtë në anën e brendshme të mureve të rrethimit anash hyrjes (Berat). Një variant më i zhvilluar i këtij tipi është kur në njërën anë të hyrjes muri del jashtë më përpara në formën e një kulle, si në kalanë e Cerjes. Kemi gjithashtu hyrje të mbrojtura nga dy bastione të brendshme, ku porta vendoset në mesin e korridorit të mbrojtur prej tyre (Porta e Madhe, Lis) dhe së fundi hyrje të mbrojtura nga dy kulla anësore, që projektohen jashtë mureve (Porta me kulla, Butrint). Një aspekt tjetër na paraqesin mënyrat e mbulimit të këtyre hyrjeve dhe korridoreve të tyre. Një pjesë e madhe e portave kanë qenë të mbuluara me arkitra guri, ndërsa korridoret kanë qenë të pambuluara. Takohen dhe korridore të mbuluara si në «Portën e liqenit» (Skea) dhe atë të Luanit në Butrint. Përveç mbulimit me arkitra guri takohen edhe disa mënyra të tjera të mbulimit të portave si me hark me majë, apo qemer të rremë, ku principi është ai i vendosjes së gurëve të mbulesës konsol njëri mbi tjetrin. deri në mbylljen e plotë të harkut (fig. 55) (Apoloni, Irmaj dhe Oshanici në Ilirinë e Veriut). Kur hyrjet ishin të ngushta, mjaftonin dy gurë të vendosur në pjesën e sipërme për të mbyllur harkun, të cilët për lehtësimin e peshës janë gdhendur në pjesën e poshtme në mënyrë të pjerrët, duke formuar kështu një hark me majë. Porta me mbulesë të tillë janë konstatuar në Çukën e Ajtoit, në Malathre dhe në kullën e fshatit Çukë, në veri të Butrintit. Ky tip mbulese ka një origjinë të lashtë, që nga koha e bronzit, por përdorjmi i tyre nuk duhet të bëhet shkak, siç ka ndodhur në ndonjë rast për datimin e fortifikimeve në një kohë të hershme. Mjafton të përmendim se në vendbanimin e Irmajt jeta fillon vetëm nga gjysma e dytë e shek. IV p.e.r., ndërsa në muret e fortifikimit janë përdorur blloqe me rustika, teknikë e cila shfaqet vonë, ndërsa në kullën e Çukës, materialet arkeologjike më të hershme të zbuluara si dhe monedhat, i përkasin shek. III-II p.e.r. Në Butrint gjen përdorim mbulesa me arkitrarë të mbështetur mbi ancakë, ndërsa hyrjet e mbuluara me hark cilindrik i takojmë në Amantia dhe Butrint. Harku rrethor, me sa duket, është futur vonë në arkitekturën ushtarake. Në Butrint, një hyrje e tillë i përket fazës së fundit të ndërtimeve mbrojtëse (rreth fundit të shek. III p.e.r.), ndërsa në Amantia disa hyrje të këtij tipi i përkasin periudhës së dytë të ndërtimeve, që është e fundit për këtë qendër. Është për t'u shënuar që në të dy rastet, muratura është e stilit kënddrejtë izodomik me faqe të përpunuara rrafsh. me gurë lidhës tërthore, që pasqyro'hen në fasadë ose dalin në trajtën e kontrafortave, teknikë që, siç do të shohim në paragrafin e mëposhtëm, radhitet nga fundi në kronologjinë relative të teknikave dhe stileve të mureve antike.
77
Stili dhe teknika e ndërtimit Shpeshherë me stil ose teknikë ndërtimi është kuptuar e njëjta gjë. Por, ne teknikës së ndërtimit do t'i japim një kuptim më të gjerë nga stili, duke përmbledhur edhe këtë të fundit, pra gjithçka që ka të bëjë me konstruksionin e mureve, duke përfshirë edhe format e prerjes së blloqeve si dhe mënyrën e vendosjes së tyre. Ndërsa me stil do të kuptojmë pasqyrimin e teknikës në faqet e jashtme të mureve dhe gjithçka tjetër që është aplikuar për qëllime thjesht dekorative, siç është për shembull mënyra e përpunimit të gurit. Në përfshirjen e këtyre elementeve të fundit, që kanë thjesht karakter estetik në konceptin teknikë ndërtimi ose e kundërta në kuptimin e teknikës, si stil ndërtimi, fshihen dy mënyra të ndryshme të konceptimit të mureve antike, e para që vlerëson vetëm karakterin e tyre utilitar dhe e dyta atë estetik. Por siç kemi venë në dukje që në fillim të këtij kapitulli, që të dy këto kritere janë pasur parasysh nga ndërtuesit. Faktori psikologjik, që është i lidhur gjithashtu me «stilin», luante një rol jo të vogël. Analiza e stilit apo e teknikës së ndërtimit në muret antike merr një vlerë të veçantë, sepse në mungesë të dhënash të tjera më të sigurta të karakterit, arkeologjik, në bazë të teknikës së mureve dhe të elementeve të tjera arkitektonike mund të përcaktohet përafërsisht edhe koha e ndërtimit të një kalaje. Kjo është më e lehtë për disa stile dhe teknika të caktuara dhe më e vështirë për disa të tjera. Në kohë të ndryshme u parapëlqyen stile dhe teknika të ndryshme, por ndodhin edhe kthime tek e kaluara dhe madje përdorime të stileve të ndryshme njëkohësisht në të njëjtin fortifikim. Kjo dukuri pra bëhet më e shpeshtë sidomos në të ashtuquajturën «Periudha helenistike», që fillon pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Kësaj periudhe i përkasin një pjesë e mirë e fortifikimeve tona, gjë që e vështirëson mjaft zgjidhjen e problemlt. Por duhet pasur parasysh, që edhe format që u huazuan nga periudhat më të lashta, u përpunuan në një mënyrë të re që iu përshtat më mirë frymës së kohës. Nga pikëpamja konstruktive, mund të dallojmë disa tipa muresh në fortifikimet antike të vendit tonë. Në disa raste është shfrytëzuar terreni i pjerrët i kodrës dhe muri përbëhet nga një faqe e jashtme, e ndërtuar me gurë të punuar, të vendosur njëri mbi tjetrin dhe nga mbushja me dhe e gurë natyrorë, ndërsa si faqe e brendshme shërbente vetë shkëmbi (Symizë, Korçë). Shumica e mureve formohen nga dy faqe gurësh të punuara vetëm në faqen e jashtme dhe në fugat e bashkimit midis tyre, ndërsa pjesa e brendshme e blloqeve është lënë në formën natyrore; brendësia mbushet me gurë të vegjël e dhe. Në disa raste, në distanca të caktuara vendosen gurë të gjatë të papunuar tërthor murit (Zgerdhesh). për t'i shtuar rezistencën e tij kundrejt goditjeve. Në disa mure gurëlidhësit tërthorë janë të punuar dhe dalin në fasadën në çdo 2,5 — 3 m, ndërsa në brendësi krijohen hapësira katërkëndëshe, që mbushen me gurë më të vegjël dhe me dhe. Gjerësia e murit mund të formohet dhe nga gjerësia e dy blloqeve të punuara 78
të puthitura njëra me tjetrën. Në këto raste ato alternojnë me gurë të vendosur tërthor me gjatësi sa shuma e gjerësisë së dy gurëve të parë. Kjo teknikë është quajtur «gjatësore» e «tërthore». Më së fundi, kemi mure të formuara prej dy muresh gjatësore paralele, që lidhen me mure tërthore. Në disa raste, muret ose gurëlidhësit tërthor projektohen në fasadë, duke krijuar një sistem pilastrash apo kontraforcash. Muret e tipit «gjatësor e tërthor» dhe ato me pilastra. nga sa mund të vërehet në fortifikimet, ku janë përdorur në kohë të ndryshme teknika dhe stile të ndryshme, i përkasin një periudhe më të vonë dhe nuk duhet të jenë më të hershme se mesi i shek. III p.e.r. Kur terreni ishte shkëmbor, si themel për muret shërbente shkëmbi i gdherfdur, ndërsa në rastet e tjera vendoseshin gurë më të mëdhenj nga ato të mureve, që dilnin në formë xokoli në anën e jashtme dhe kishin të punuar vetëm faqen e sipërme. Nga forma e gdhendjes së blloqeve dhe mënyra e vendosjes së tyre, muret antike mund t'i ndajmë në tri grupe kryesore: 1) Të çrregullt 2) Të rreshtuar dhe 3) Me radhë paralele. Ndarje të veçanta stilistike mund të bëhen për secilin grup. Në muraturën e çrregullt fugaturat e bashkimit të gurëve nuk formojnë radhë, por një rrjet linjash të ndërlikuara. Stili më përfaqësues dhe më i përhapur në këtë grup është ai poligonal, drejtkëndëshi i çrregullt është më i rrallë, ndërsa trapezoidali i çrregullt është vështirë të dallohet nga poligonali. Në muraturën e rreshtuar është përfshirë «poligonali i rreshtuar», në të cilin blloqet të vendosura në rreshta i afrohen katërkëndëshit36). Por shembujt e pastër të këtij murëzimi janë të paktë, ndërsa në të shumtën e rasteve ai mund të ngatërrohet me poligonalin e vërtetë. Kështu që do të ishte më i drejtë termi «poligonal i vonë», ku në vendosjen e gurëve shihet më tepër një tendencë stilistike, se sa konstruktive. Megjithatë, dallimi midis poligonalit të hershëm dhe atij të vonë është në mjaft raste i vështirë ose i pamundur. Për këtë është vështirë të datohet një mur, 37duke u bazuar në stilin poligonal, veçse në raste të veçana dhe tipike ). Tipare më të qarta për grupin e vet ka trapezoidali i rreshtuar, ku blloqet me forma trapezoidale, me lartësi të ndryshme tentojnë të krijojnë rreshta të rregullt38). Në muret me radhë paralele dallojmë dy stile: izodomik, kur radhët kanë lartësi të barabarta dhe pseudoizodomik, kur radhët ndryshojnë në mënyrë të dukshme lartësinë. Murëzimi izodomik dhe pseudoizodomik mund të jenë me blloqe kënddrejte ose trapezoidale. Dallime të shumta mund të bëhen dhe sipas mënyrës së punimit të faqes së gurit. Faqet e blloqeve, për të krijuar përshtypjen e ashpërsisë, fortësisë dhe monumentalitetit mund të liheshin në gjend36) R. L. Scranton. Greek Walls. Cambrigde, 1941, 52. 37) Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që disa autorë janë përpjekur te hedhin poshtë krejt klasifikimin stilistik të Skrantonit, me gjithë anët pozitive të tij (shih L. Beschi, Vep. cit., 129). 38) Për trapezoidalin e rreshtuar shih artikullin tonë, Stilet e mureve të Lisit dhe problemi i datimit të tyre. Studime historike 1973, 4, 105-113. R. L. Scranton këtë stil e fut në trapezoidalin e çrregullt me gjithë hezitimin që ka për ndonjë shembull si Lisi dhe Teba Ethiotike (Greqi). Vep. cit., 72. Më vonë, N. Ceka trapezoidalin e rreshtuar e emërton «Trapezoidal me rre§hta të thyera». (Qendrat e fortifikuara të Amantëve, Monumentet 10, 1975, 21-52).
79
56
58
57
60
59
Fig. 56. Apoloni, Fier. Punim i rrafshët i përpunuar. Fig. 57. Symizë, Korçë. Punim me gropëzime. Fig. 58. Lis, Lezhë. Punim i dhëmbëzuar. Fig. 59. Zgërdhesh, me rustika.
Krujë.
Punim
Fig. 60. Punim me shirit të gdhendur të pjerrët. 61
Fig. 61. Lis, Lezhë. Katërkëndësh i çrregullt me faqe guroreje.
jen e dalë nga gurorja ose të punoheshin ashpër me çekiç; shpeshherë në këndet e bashkimit të mureve dhe të kullave, një shirit i ngushtë punohej rrafsh, duke theksuar në këtë mënyrë ashpërsinë dhe drejtpeshimin e mureve. Punimi i rrafshtë i gurëve dallohet edhe nga veglat që përdoren për punimin e tyre. Kështu kemi mure me faqe të rrafshtë të përpunuar (fig. 56), me faqe të rnafshtë të gropëzuar (Symizë) (fig. 57), punim i lugëzuar (Mavrovë), punim me daltë të dhëmbëzuar (fig. 58), punim me rustika, ku blloqet e punuara ashpër rrethohen nga një shirit i rrafshtë i përpunuar me gjerësi 5-7 cm (fig. 59) etj. Shpesh në brinjët perimetrale të gurëve, në faqen e jashtme është gdhendur një shirit i pjerrët me gjerësi 2-3 cm, që shërbente për të mos dëmtuar qoshet e gurëve gjatë vendosjes dhe për të krijuar efekte të dritëhijes. (fig. 60) Si stile më të vjetra ndërtimesh në fortifikimet antike të vendit tonë mund të konsiderohen poligonali i hershëm dhe katërkëndëshi i çrregullt. Për poligonal të hershëm mund të flitet më me siguri tani për tani vetëm për traktin poligonal në Akropolin e Butrintit, të cilin e kemi datuar nga fundi i shek. V deri në gjysmën e parë të shek. IV p.e.r. Ai dallon nga disa trakte muresh poligonale të vona, nga mungesa e stërhollimeve stilistike që bien në sy veçanërisht në disa mure të vona në Butrint, në disa trakte të mureve të Lisit, të Çukës së Ajtoit etj. Stil tjetër i vjetër është ai që tenton drejt katërkëndëshit, por blloqet nuk kanë forma të rregullta dhe nuk puthiten mirë, ndërsa boshllëqet relativisht të mëdha të krijuara midis tyre plotësohen me gurë më të vegjël, që kanë në të shumtën e rasteve formën e trekëndëshit. Në mbushjen e boshllëqeve me gurë të vegjël, të futur në formë pyke, mund të shohim vazhdimin e një tradite më të vjetër që zë fill që nga periudha e hershme e hekurit. Si një pikë mbështetje për vendosjen e një kronologjie relative të këtyre mureve na shërbejnë ndërtimet e periudhës së dytë të fortifikimeve të Lisit, të cilat qëndrojnë në kohë midis mureve të periudhës së parë të hekurit dhe të atyre të stilit trapezoidal të rreshtuar e poligonal, që datohen në fund të shek. IV — shek. III p.e.r. (fig. 61) Në Dors ky stil qëndron midis dy fazave: asaj me gurë të papunuar dhe kënddrejtit izodomik me faqe të përpunuar, ndërsa në kalanë e Ripesit dhe atë të Xibrit (fig. 62), materialet arkeologjike nuk shkojnë më herët se shek. IV p.e.r. Pra shumica e të dhënave të çojnë për një datim të tij në shek. IV p.e.r. Poligonalin e vonë ne e gjejmë shpeshherë të kombinuar dhe të një kohshëm me trapezoidalin e rreshtuar, si në Lis dhe në Çukën e Ajtoit ose me drejtkëndëshin, si në Antigone., Butrint, Amantie etj. Muret me stile të përziera i përkasin një periudhe relativisht të vonë, jo më herët nga fundi i shek. IV p.e.r. dhe sidomos gjatë shek. III p.e.r., kur u përdor çdo lloj stili. Një frymë e tillë eklektizmi duket qartë në Çukën e Ajtoit dhe në Hundëcovë, ku vërehen kombinime të shumë stileve. Madje në Çukën e Ajtoit, poligonali është realizuar me gurë të vegjël e kompaktë, me faqe të punuara me çekiç, ku të bie në sy menjëherë një stil i kërkuar për efekte estetike, që dëshmon, nga ana tjetër, nivelin e lartë ekonomik të këtij qyteti të fortifikuar. 6-61
81
Fig. 62a
Trapezoidali i rreshtuar është përdorur gjerësisht në vendin tonë si dhe në Greqi, por R. L. Skranton, kur merr në shqyrtim stilet e mureve greke, këtë stil, ku përfshin edhe Lisin, e klasifikon në grupin e trapezoidalit të çrregullt, megjithëse pranon ndryshime të dukshme për sa i përket mënyrës së vendosjes së gurëve. Për këtë arsye ai i daton fortifikimet e Lisit si dhe shembujt e tjerë nga Greqia në fillim të shek. IV p.e.r. Për të kundërshtuar këtë mendim, përveç një shembulli në Greqi, i cili datohet nga rrethanat historike në fund të shek. IV p.e.r. fillimi i shek. III, për datimin e të cilit duke u nisur nga stili i ndërtimit i klasifikuar jo drejtë, Skrantoni heziton. Kemi dhe disa shembuj kuptimplotë nga vendi ynë. Muret e Lisit janë datuar tani nga gërmimet arkeologjike në fundin e shek. IV-III, kur datohen muret e të njëjtit stil në Butrint nga analiza e elementeve arkitektonike, ndërsa në Foinikë, një mur i stilit «trapezoidal i rreshtuar» i përket periudhës së tretë të ndërtimit. Megjithatë. për kohën e përdorimit të mureve të stilit «trapezoidal i rreshtuar» nuk mund të flitet me aq siguri si për atë të stileve të kombinuara. ku dallohen kryesisht drejtkëndëshi dhe poligonali. Për stllin kënddrejtë izodomik, me faqe guroreje ose të përpunuar, që janë përhapur gjerësisht në vendin tonë, s'mund të themi tjetër gjë, veçse të bashkohemi39 me mendimin e S. Islamit se është një produkt i epokës helenistike ). Kënddrejtin me rustika e ndeshim jo rrallë në fortifikimet tona. Ky stil nuk është përdorur shpesh në muret e kështjellave të Greqisë, por është i përhapur gjerësisht në Itali. Në Zgerdhesh ai i takon periudhës së tretë të ndërtimit, pas stilit kënddrejtë pseudoizodomik me faqe të përpurnuar, dhe datohet në fundin e shek. III p.e.r. Në Persqop ai është i njëkohshëm me stilin kënddrejtë izodomik me faqe të përpunuara. Në kalanë e Sopotit në afërsi të Himarës, blloqe të punuara me rustika, takohen së bashku me stilin kënddrejtë pseudoizodomik me faqe të përpunuar. Të dyja traktet ka mundësi të jenë të njëkohshme, sepse në mënyrën e vendosjes së gurëve dhe në dimensionet e tyre ka shumë pika të përbashkëta. Blloqet me rustika në kalanë e Irmajt, i gjejmë në murin juglindor, në faqen e jashtme të tij, që është i rindërtuar. Stili i këtij muri është kënddrejtë pseuodoizodomik, që datohet në Greqi në periudhën helenistike. Nga shembujt e mësipërm mund të përfundojmë se stili me rustika nuk duhet të jetë futur në fortifikimet ilire para fundit të shek. III dhe se ka vazhduar edhe gjatë periudhës së hershme të pushtimit romak, ndërsa asnjë nga shembujt që njohim nuk datohet në shek. IV p.e.r. Një diçka që të bie në sy është se blloqet me rustika i gjejmë të kombinuara me këndrejtin izodomik me faqe të përpunuar, të njëkohshëm ose të mëvonshëm se ai dhe në asnjë rast me kënddrejtin izodomik me faqe guroreje apo të punuar me çekiç. Nga kjo mund të mendojmë se këta të fundit i përkasin një periudhe më të hershme se kënddrejti me faqe të përpunuar. Stllet pseudoizodomike, në kuptimin e plotë të fjalës, ku ndryshimi i trashësisë së rreshtave bie menjëherë në sy dhe për më tepër, kur një rresht i ngushtë alternon me një rresht të gjerë, nuk janë aq 39) S. Islami, Xibri, 315-319.
83
të përhapur në Shqipëri. Tendencë pseudoizodomike kanë muret e kalasë së Irmajt dhe Zgërdheshit. Në këtë grup mund të futim edhe disa tipa të tjerë muresh, si në kalanë e Paleomanastrës (fig. 63) ku kemi një kombinim të disa rreshtave blloqesh të ngushta me blloqe të gjera. Brezat me blloqe të ngushta nganjëherë nuk përshkojnë gjithë gjatësinë e murit. Një tip tjetër murëzimi është ai me blloqe të ngushta. Megjithëse stili është izodomik, nuk mund të mos shihet edhe këtu ndikimi i
Fig. 62.
b
84
a. Xibër, Mat. Pjesë muri e kalasë ilire. b. Planimetria e kalasë së Xibrit.
Fig. 63. Paleomanastër, Gjirokastër. Mur me tendencë pseudoizodomiku.
pseudozodomikut. Këtë stil mund ta shohim në kullën e Vagalatit në Malathre, në fazën e tretë të ndërtimit në kalanë e Matohasanajt, në rindërtimet e vona të Butrintit etj. Një mendim të saktë për datimin e këtij stili nuk mund të japim, por ai mund të hyjë fare mirë në grupin e pseudoizodomikëve dhe nuk duhet të shkojë më herët se mesi i shek. III p.e.r. Duke u bazuar edhe në krahasimin me fortifikimet greke, mund të arrijmë paraprakisht në këto përfundime: 1) Stili më i vjetër, përveç atij me gurë të papunuar, është kënddrejti i çrregullt me faqe guroreje. Ai mund të datohet në vendin tonë që nga fillimi i shek. IV, por vetëm atëherë, kur ky stil vërtetohet se gjendet në një periudhë më të hershme në raport me stilet pasardhëse dhe nuk i përket një faze të varfër rindërtimi. 2) Poligonalin mund ta dallojmë në dy forma, të kombinuar me stile të tjera dh'e si fazë të parë, apo të vetme ndërtimi. I pari është një produkt i fundit të shek. IV-III p.e.r, ndërsa i dyti mund të jetë më i hershëm. 3) Stilet më të përhapura në fortifikimet e vendit tonë janë kënddrejti izodomik me faqe guroreje ose të punuar me çekiç dhe me faqe të rrafshët (të përpunuar). Këto stile i takojmë në përgjithësi gjatë shek. III p.e.r. dhe në mjaft raste mund të datohen në një kohë me poligonalin e vonë. Mund të ketë arsye që kënddrejti izodomik me faqe guroreje ose të punuar me çekiç të datohet në një periudhë më të hershme se ai me faqe të rrafshët. 4) Punimi me rustika me shirit të gdhendur ka shumë mundësi të jetë më i vonë se kënddrejti izodomik me faqe të gufmuar dhe në shumicën e rasteve dhe nga ai me faqe të sheshtë dhe nuk duhet të shkojë më herët se mesi i shek. III p.e.r. 5) Disa stile të periudhës helenistike përputhen kronologjikisht me stilet e mureve greke. 6) Stilet pseudoizodomike dhe me blloqe të ngushta nuk shkojnë më herët se mesi i shek. III p.e.r.; ato ka më tepër mundësi t'i përkasin fundit të shek. III dhe një kohe më të vonë. 7) Disa imitime të periudhave të vona mund të sjellin konfuzion në kronologjinë e mureve.
85
Kapitulli III
FORTIFIKIMET GJATË PERIUDHËS SË HERSHME TË SUNDIMIT ROMAK (shek. II p.e.s. — shek. I e.s.)
Në prag të pushtimit nga Roma, Iliria ishte mbushur me kështjelia dhe qytete të fortifikuara në bregdet dhe në brendësi të vendit. Por pas luftës së tretë iliro-romake, që përfundoi me rënien e mbretërisë ardiane dhe pushtimin e Epirit, romakët shkatërruan shumë prej tyre. Vetëm në Epir. konsulli romak Pal Emili, me lejen e senatit shkatërroi deri në themel 70 qytete dhe ktheu në skllevër 150 mijë njerëz. Shkatërrimi dhe grabitja vazhduan edhe në shekujt që pasuan për shkak të kryengritjeve dhe revoltave të shumta të pandërprera të fiseve ilire. Me ngjyra të gjalla na e përshkruan këtë gjendje gjeografi grek i shek. I p.e.s. Straboni. Ai shkruan ndër të tjera se «.....gjithë Epiri dhe Iliria ishin të pasura. kurse tani një pjesë e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura» (Strab. VII, 10). Paralizimi dhe rrënimi i vendit si dhe shpërngulja e popullsisë nga vendet malore në ato fushore dhe kodrmore, që ishte një nga parimet e politikës romake, është dëshmuar edhe nga rezultatet e gërmimeve arkeologjike si dhe nga të dhënat e përfituara nga ekspeditat informative nëpër qendrat e banuara antike. Edhe disa qendra të fortifikuara, të cilat pas pushtimit romak vazhduan të mbijetojnë në trojet e vjetra, rezultojnë të pambrojtura nga mure rrethuese. Kështu p.sh. në Irmaj, në gjysmën e dytë të shek. II p.e.r., kur qyteti kishte hyrë në vartësinë politike të Romës, duke u përfshirë në provincën maqedonase, muret mbrojtëse të tij nuk 1 kryejnë më funksionin e parë, por kthehen në mure të një godine ). Rënia në 1) F. Prendi - Dh. Budina. Kalaja e Irmajt. Iliria II, 1972, 29.
86
masë e qyteteve antike të fortifikuara dhe degradimi i sistemeve mbrojtëse të tyre arrihet në mënyrë graduale deri në kapërcyell të erës sonë, pasi edhe mbas disfatës së Gentit dhe maqedonasve më 168 p.e. sonë, qytetet ilire ruajtën njëfarë autonomie «që i përgjigjet faktit se romakët nuk ishin akoma në gjendje në atë kohë për të kaluar drejtpërdrejt në një qeverisje të trevës ilire bashkë me gjithë qytetet dhe 2 kështjellat e saj» ). Nga ana tjetër, në disa qytete kryesore të bregdetit, të cilat më vonë u kolonizuan dhe u shndërruan në qendra administrativo-ushtarake të krahinave të caktuara, romakët i ruajtën sistemet e tyre mbrojtëse, që herët vendosën garnizone në to dhe me kalimin e kohës ndërmorën dhe punime plotësuese fortifikimi ose riparuan muret e vjetra. Gjatë shekullit I e.s. në bregdetin shqiptar kishte katër qytete koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrësi), Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). Në rrethin e interesave strategjike të Romës përfshihej dhe qyteti i vogël i Orikut (Pashaliman) si dhe Apolonia. Pikërisht në disa nga këto qytete takojmë gjurmë ndërtimesh mbrojtëse, që datohen në shekujt e parë të periudhës së pushtimit romak. Kryesisht rreth gjysmës së dytë të shek. I p.e.r. dhe gjysmës së parë të shek. I e.s. Kjo ishte një periudhë, kur territori i Shqipërisë u kthye në shesh lufte midis pretendentëve rom'akë për pushtet, Cezarit dhe Pompeut, dhe kryengritje të mëdha tronditën rëndë pushtetin dhe e detyruan atë të marrë masa vendimtare për të ruajtur sundimin në këto treva. Ndër këto masa sigurisht ka qenë dhe kujdesi për mbrojtjen e garnizoneve dhe qyteteve koloni. Në Butrint janë hetuar gjurmë të konsiderueshme ndërtimesh mbrojtëse të këtyre periudhave. Në tërësinë e sistemit mbrojtës të Butrintit, të krijuar e të plotësuar në periudha të ndryshme historike, muret e periudhës së hershme të pushtimit romak, duke gjykuar nga traktet dhe gjurmët e ruajtura, zinin pjesën e lartë të qytetit, që mund ta quajmë dhe qytet i sipërm. Ato ndiqnin linjën jugore të këtij rrethimi të ndërtuar mbi një terren shkëmbor të aksidentuar, murin që zbriste prej tij nga verilindja deri tek «Porta e liqenit» (Skea) si dhe linjën e murit antik verior nga «Porta e liqenit» në drejtim të «Portës së luanit». Nga qyteti i poshtëm i periudhës antike, që zinte një rrip të ngushtë nga ana jugore, rrëzë qytetit të sipërm u veçua pjesa verilindore e tij nga një mur që zbriste prej këtij të fundit dhe bashkohej me murin ekzistues në perëndim të portës me kulla. Në muret mbrojtëse të kësaj periudhe dallohen disa teknika ndërtimi. Muri rrethues i qytetit të poshtëm, i cili shtrihet në anën jugore të qytetit dhe përshkohet nga «Porta me kulla», në kohën romake ka qenë përdorur në gjendjen e parë dhe vende-vende është riparuar me teknikën ekzistuese. Nga gërmimet e kryera gjatë dy viteve të 3 fundit (1976-1977) prej Dh. Budinës ), është vërtetuar se muri rrethues 2) Kuvendi I i studimeve ilire, II, Tiranë, 1972, (1974) 157. 3) Dh. Budina. Raport mbi gërmimet e viteve 1976-1977 në Butrint në Arkivin e Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike në Tiranë.
87
i qytetit të poshtëm nuk rrethonte po atë sipërfaqe të periudhës helenistike, por ndërpritej në skajin jugperëndimor, duke u mbyllur me një kullë katërkëndëshe në dy të tretat e gjatësisë së tij. Kulla me përmasa 7x5 m është ndërtuar me blloqe guri të ripërdorur të marra nga ndonjë ndërtim tjetër. Bloqet janë vendosur mbi njëri-tjetrin, pa përdorur ndonjë mjet lidhës, duke ruajtur të njëjtën teknikë të mureve të periudhave më të hershme. Por ajo që e daton këtë kullë në periudhën e pushtimit romak janë disa mbishkrime të gdhendura në gurët që formojnë paretet e saj. Mbishkrimet përfaqësojnë dekrete lirimi skllevërish dhe datohen në shek. II-I p.e.s. Në anë tjetër, gurët në të cilët ato janë ekzekutuar duken qartë se nuk i përkisnin fillimisht kullës, por janë marrë nga një ndërtim tjetër, i cili4 është prishur për të përdorur materialin për ndërtimin e kësaj kulle ). Një teknikë tjetër e njohur me emrin «Opus quadratum» është përdorur në murin jugor të qytetit të sipërm. Faqet e jashtme të mureve, në këtë rast, janë veshur me gurë të mëdhenj të prerë në forma drejtkëndëshe, të vendosur në rreshta horlzontalë, ndërsa brendësia e murit është ndërtuar me gurë të vegjël, të thyer. të përzier me llaç të bollshëm. Kjo teknikë është përdorur dhe në Romë e në krahinat rreth saj që nga fundi i shek. II p.e.s. deri në periudhën e 5 parë të sundimit të Augustit ). Përveç teknikës «Opus quadratum» (punim kuadratik), e cila në pamjen e jashtme të krijon përshtypjen e një muri antik me blloqe guri të latuar, të vendosur në të thatë, në Butrint, në këtë periudhë janë përdorur edhe teknika të tjera që zënë në muret një vëllim të konsiderueshëm. Teknika me e përhapur është ajo e realizuar në faqet e jashtme të mureve me pllaka guri, me gjatësi 40-50 cm dhe lartësi 10-14 cm, të vendosura në rreshta paralelë të lidhur me shtresa të gjera llaçi (Opus vitatum). Shpeshherë këtë teknikë e takojmë të kombinuar me mure të veshura në faqet e jashtme me gurë të vegjël kubikë të vendosur sipas një aksi diagonal (opus reticulatum) (fig. 64). Muret e ndërtuar me teknikën e mësipërme arrijnë në një lartësi prej 10 m. Të kësaj kohe janë edhe dy bastione drejtkëndëshe me faqe ballore të gjerë pranë «Portës së Luanit». Duke gjykuar nga leknika e ndërtimit dhe rrethanat historike, muret mbrojtëse të periudhës së pushtimit romak në Butrint, të para në tërësi, datohen nga shek. I p.e.r. deri nga mesi i shek. I e.s., duke pasur ndryshime kronologjike nga më të hershmet tek më të vonat sipas radhës së përshkrimit të mësipërm. Gjatë periudhës së fundit të sundimit të Cezarit, kur për herë të parë vendosen në Butrint kolonë ushtarakë (viti 45-44 p.e.r.) duhet të jenë ndërmarrë punime në muret rrethuese të qytetit të poshtëm dhe më vonë riparime dhe rindërtime që kanë vazhduar gjatë periudhës së sundimit të Augustit. Nga gjithë sa u thanë mbi ndërtimet mbrojtëse të Butrintit për periudhën në shqyrtim, kuptohet se në periudhën e hershme të pushtimit romak ishte treguar një kujdes i veçantë për mbrojtjen e këtij qyteti, se ai ishte një qendër e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike për krahinat 4) F. Drini — Dh. Budina. Vështrim mbi disa mbishkrime të reja të zbuluara në Butrint. Sesion shkencor i Q.K.A. 24-26 Nëntor 1978. 5) G. Lugli. La tecnica edilizia romana. Roma 1957, 315.
88
Fig. 64. Butrint, Sarandë. Mur i shek. I të e.s.
bregdetare jugore të Shqipërisë. Kjo mund të dëshmohet me fakte të sigurta, së paku për periudhën e zhvillimit të luftërave civile të Romës në territorin e Shqipërisë. Vetë Cezari, në veprën e tij «Luftërat civile», shkruan se «kishte shkuar për të shtënë në dorë me një legjion, disa qytete të largëta dhe për të rregulluar furnizimin e ushtrisë, 6 sepse ishte ngushtë me ushqime, pasi këto ndodheshin në Buthrot» ). Cezari, duke parashikuar se lufta me Pompeun do të zgjatej dhe duke mos shpresuar në furnizimet nga Italia, kishte dërguar gjithashtu dy nga komandantët e tij në Epir për të marrë drithëra. Dhe në të vërtetë, në një fshat pranë Butrintit, i cili me emrin e tij Qesarat, të kujton Cezarin, janë zbuluar kohët e fundit hambare të kohës romake, që shërbenin për depozitimin e drithit. Hambaret paraqiteshin në trajtën e pitosave (qypa) të mëdha, 7të gdhendura në shkëmbim natyror nën nivelin e sipërfaqes së tokës ). Gjatë luftës midis Cezarit dhe Pompeut, përveç qyteteve të fortifikuara të bregdetit, si Apolonia, Orikumi, Durrësi etj., gjetën përdorim edhe kështjella në brendësi të vendit, të cilat kishin rëndësi strategjike, si p.sh. «Opidum Parthinorum», ku Pompeu kishte vendosur një garnizon dhe Cezari e pushtoi në rrugë e sipër, duke shkuar për në Asparag. Gjurmë ndërtimesh fortifikue.se të periudhës romake ruheshin deri në dekadat e para të shekullit tonë edhe në Orik. I fundit 6) Caes. Bell. civ. III, 16. 7) K. Zheku. Një zbulim i ri në fshatin Qesarat të Sarandës (dorëshkrim),
89
që i pa ato ishte arkeologu L. M. Ugolini. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet antik ai thotë se pa «aty-këtu trakte të shkëputura muresh me 8 tulla të një epoke romake të papërcaktuar mirë» ). Por gati një gjysmë shekulli më parë, arkeologu francez L. Hezej pati hetuar gjurmë mjaft më të rëndësishme fortifikimi në këtë qytet. Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shumë shije, dhe se traseja e rrethimit kishte një formë ovale, ku muri helenik më i vjetër ishte rindërtuar më vonë me tulla e llaç. Një rrethim të veçantë krijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej9 në majë të kodrës dhe ndahej në dy pjesë nga një mur i brendshëm ). Ndarjen e Akropolit në dy pjesë e hasim edhe në Apoloni, ku me sa duket njëra nga ndarjet kishte karakter ushtarak. Siç del nga përshkrimi i Hezejt, Oriku ka qenë mbrojtur nga një mur rrethues me tulla të vendosura mbi një xokol gurësh të punuar ashtu si në Apoloni dhe në Lis. Po të dhënat që kemi nga Hezej për teknikën e ndërtimit të mureve, tani të zhdukura, janë të pamjaftueshme për të dhënë një mendim të saktë rreth kohës së ndërtimit të tyre. Në njëfarë mase do të na ndihmonin në këtë rast burimet historike. Sipas dëshmisë së Tit Livit, në verë të vitit 214. kur Filipi V i Maqedonisë sulmoi Orikumin, ai e pushtoi atë me lehtësi. «mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kishte as mure, as roje dhe as armë të forta». Por kur Cezari zbarkoi në Iliri, Orikumi ishte plotësisht i fortifikuar. Kjo kuptohet qartë nga shprehja e tij, se komandanti i qytetit Luc Torkuati që kishte aty garnizonin e parthinëve «mbylli portat dhe u mat të mbronte qytetin». Kështu del vetiu koha e ndërtimit të mureve të Orikumit, gjatë shek. II deri në mesin e shek. I p.e.r. Por nëse muret me tulla të përmendura nga Hezej dhe Ugolini janë të kësaj periudhe apo i përkasin një kohe më të vonë, këtë nuk mund ta themi me siguri. Sidoqoftë, disa veçori të teknikës së ndërtimit, si përdorimi masiv i tullave dhe i llaçit si lidhës, nuk i cojnë ato më herët nga shek. I p.e.r. Ndërsa për t'i datuar ato në periudhën e vonë antike do të na duheshin të dhëna teknike plotësuese, gjë që nuk na e japin autorët e mësipërm. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk përmend shtresa të trasha llaçi, gjë që do t'u binte menjëherë në sy. Lisi ishte një nga qytetet antike të vendit tonë, që u fortifikua me porosi të Cezarit. Në veprën e tij mbi «Luftërat civile». ky i fundit shkruante se «këshilli i qytetarëve romakë, që kishte në dorë Lisin, qytet të cilin ua kishte besuar më parë Cezari........ ishte përkujdesur ta fortifikonte». Kjo10 e dhënë historike u vërtetua plotësisht nga gërmimet arkeologjike ) dhe më vonë nga punimet restauruese që u kryen në muret rrethuese të këtij qyteti11). Këto ndërtime i përkisnin një muri tërthor, që ndante pjesën e sipërme të qytetit. Krijimi i një territori të mbrojtur për sigurimin e garnizonit brenda qyteteve të pushtuara ka qenë një praktikë e njohur për 8) M. Ugolini. Albania Antica. Vol. I. Roma - Milano 1927, 105. 9) L. Heyzey — H. Daumet. Mission archeologique de Macedoine, 404. 10) F. Prendi, K. Zheku. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. Monumentet 2, 1971, 7-18. 11) K. Zheku. Restaurimi i portës së brendshme të qytetit ilir të Lisit, Monumentet 7-8, 1974, 7-21.
90
a
romakët. Kështu Apiani na njofton se dhe në qytetin Segesta (Iliria Veriore), Cezari ndan një vend të veçantë për garnizonin, që përbëhej prej 25 njësish (Illyrike, 24). Muri ndarës i Lisit, apo muri i brendshëm, siç e kanë quajtur autorët e gërmimit, kishte një gjerësi prej 1.80 m dhe ishte ndërtuar me blloqe gurësh të latuar, të prerë në forma trapezoidale. Gurët janë vendosur në të thatë pa përdorimin e ndonjë mjeti lidhës, duke formuar rreshta deri-diku horizontalë. Faqet e murit lidhen me bërthamën nëpërmjet blloqeve të gjata prej guri, të vendosura në drejtim tërthor me gjatësinë e murit. Blloqet tërthore kanë një gjatësi të barabartë me gjerësinë e murit, kështu që ato dallohen qartë në faqet e dukshme të tij, duke qenë se brinjët e tyre vertikale janë më të gjata se ato horizontale. Por i gjithë ky konstruksion, që arrinte siFig. 65. Lis. Porta e brendshme. a. Planimetria. b. Pamje b
Fig. 66. Lis. Kthina me karakter ushtarak në anën e brendshme të murit rrethues, shek. I p.e.r.
pas terrenit një lartësi prej 1-3.5 m, shërbente vetëm si një bazament për të mbajtur mbi vete një mur tullash. Muri me tulla kishte një gjerësi prej 1.75 m, duke u futur për arsye estetike pak më brenda bazamentit prej guri. Tullat kishin përmasat rreth 0.40x0.48 x 0.08 m, ose sa gjysma e këtij formati dhe lidheshin me shtresa të holla llaçi balte. Krejt muri në anën e jashtme arrinte një lartësi prej 8.5-9 m. Muri i brendshëm i Lisit përshkohej edhe prej një porte, e cila lidhte qytetin e sipërm me qytetin e poshtëm (fig. 65). Porta ka pasur një hapësirë drite prej 3 m dhe ishte vendosur në mesin e një korridori, i cili formohej në njërën anë prej faqes anësore të një kulle drejtkëndëshe dhe në anën tjetër nga spostimi në brendësi i murit rrethues. Në të dy anët e portës, në gurët e pragut ruhen gjurmët për mbështetjen e kasës dhe të boshteve rrotulluese vertikale të kanatave. Në mesin e pragut, një gur i vendosur vertikalisht shërbente për fiksimin e dyerve, të cilat siguroheshin nga brenda me katarah. Porta e brendshme e Lisit, e quajtur «Porta e Gaviarit» nga një mbishkrim që bën fjalë për të, nuk ndryshon nga portat e tjera të qytetit të ndërtuara disa shekuj më parë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë të fuqishme dhe një nivel të lartë ndërtimor të mjeshtrave ilirë, që projektuan dhe ndërtuan muret mbrojtëse të këtij qyteti. Përveç «Portës së Gaviarit», vlen të përmendim se për gjatë murit ndarës, nga ana e brendshme e tij, janë mbështetur një sërë ambientesh, që kishin karakter ushtarak (fig. 66), duke shërbyer si depo dhe fjetore për garnizonin. Ambientet kanë përmasa rreth 4.80 x 92
x 7.20 m dhe secili prej tyre është pajisur me një hyrje të vogël të veçantë, me hapësirë drite prej 1.10 m12). Dëshmia e Cezarit për fortifikimin e Lisit dhe identifikimi i këtyre fortifikimeve me murin e përmendur u provua plotësisht nga të dhënat arkeologjike, Në dy mbishkrime të zbuluara në vitin 1968 bëhet fjalë për përtëritjen e mureve të një kulle dhe të një porte, me vendim të këshillit të qytetit dhe me përkujdesjen e mjeshtrave ekzekutivë të tij, Gaviarit dhe Meges. (fig. 67). Gjithashtu u gjetën në mbushjen e brendshme të murit fragmente qeramlke të shek. II-I p.e.r.13).
Fig. 67. Lis. Mbishkrimi i Gaviarit
Përveç ndërtimit të rnurit të brendshëm, në të njëjtën kohë u riparuan edhe muret e tjera mbrojtëse të Lisit, të cilët ishin dëmtuar rëndë nga koha. Mure mbrojtëse të ndërtuara me tulla mbi një bazament guri, të cilat ngjasojnë së tepërmi me ato të Lisit janë zbuluar edhe në Apoloni. Apolonia vazhdoi të jetë qytet i madh e me rëndësi edhe gjatë periudhës së pushtimit romak. Ciceroni e quan atë «magna urbs et gravis» (Cic. Phil. XI, 26) (Qytet i madh e hijerëndë), ndërsa në kohën perandorake Apolonia ishte qendër, ku studionin aristokratët e rinj romaks. Duke u shtrirë në një zonë ku mungonte guri për ndërtim, muri rrethues i qytetit i është nënshtruar një grabitjeje sistematike për një kohë të gjatë, kështu që vetëm pak trakte janë zbuluar prej tij. Një pjesë e murit të zbuluar ndodhet në afërsi të Akropolit dhe është ndërtuar me tulla mbi xokolaturë guri (fig 68). Këtu, arkeologu. H. Ceka ka dalluar tri periudha ndërtimi. Në fazën më të hershme tuilat lidheshin midis tyre me llaç balte, ndërsa në periudhën më të 14 vonë me llaç gëlqereje ). Krejt muri është ndërtuar mbi një xokol me 12) Të dhënat mbi arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit të murit të brendshëm dhe «Portës së Gaviarit» janë marrë nga artikulli i K. Zhekut «Restaurimi i portës së brendshme në qytetin ilir të Lisit», Monumentet 7-8, 1974, 7-21. 13 F. Prendi, K. Zheku. Vep. cit. 16. 14) H. Ceka Muri rrethues i Apolonisë. BUSHT, seria Shk. Shoq. 1963, 3, 117-156.
93
gurë të punuar në forma drejtëkëndëshe që arrin një lartësi prej 4-5 radhësh. Xokoli është ndërtuar me shkallëzime, që shkojnë sipas linjës së pjerrët të terrenit. Gurët e xokolit kanë një lartësi mesatare prej 0.40 m. Tullat e murit të fazës së parë, të lidhura me një shtresë të hollë balte kanë këto përmasa 0.38 x 0.38 x 0.08 m. Në vazhdim të këtij muri dhe mbi të njëjtin xokol vazhdon një fazë tjetër ndërtimi në një gjatësi prej 54 m. Formati i tullave ndryshon dhe është 0.46 x x 0.46 x 0.08 m, duke u lidhur me një llaç të dobët (baltë e verdhë e stërpikur me llaç gëlqereje, ku në disa pjesë të murit është përdorur gjerësisht edhe llaçi i gëlqeres). Ky mur është ndërtuar pjesërisht nga dy parete (pareti i jashtëm 1.15 m dhe i brendshëm 0.46 m), të cilat lidhen në brendësi Fig. 68. Apoloni. Mur me tulla mbi xokol guri. nga breza tërthorë tullash çdo 4.5 m, që lënë midis tyre hapsira katërkëndëshe të mbushura me dhe. Në këtë pjesë të murit të tërheqë vëmendjen një kanal, që mblidhte dhe shkarkonte ujërat e shiut jashtë rrethimit. Kanali përbëhet nga gryka, lugu dhe një hauz ujëmbledhës i ndërtuar me gurë të latuar. Gryka e kanalit ka një panaqitje monumentale; e ndërtuar me të njëjtin material e teknikë si të xokolit, ajo harmonizohet hijshëm si me këtë të fundit ashtu edhe me sfondin prej tullash të murit. Hapësira e grykës së kanalit ka formën e një harku me majë me lartësi 1.60 m dhe gjerësi 0.40 m. Mendohet se kanali i përket një periudhe më të vonë, për ndërtimin e të cilit është prishur një pjesë e murit dhe është rindërtuar me të njëjtin material, por duke 15përdorur si lidhës këtë radhë shtresa llaçi gëlqereje deri diku të trasha ). Me mure tulle të lidhura me llaç është ndërtuar dhe një kullë drejtkëndëshe me përmasa 6.10x3.50 m, e cila ruhet në një lartësi 4.30. Muret me tulla të Apolonisë kanë pasur një lartësi prej rreth 10 m. Për të tria fazat e ndërtimit, që përmendëm më lart, janë dhënë mendime për një datim respektiv në shek. IV p.e.r. (periudha I), fundi 15) Po aty, 131, 140.
94
i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. për periudhën e dytë dhe aty nga shek. I p.e.r. për periudhën e tretë (kanali16). Duke pasur parasysh ngjashmërinë aq të madhe të mureve të Apolonisë me ato të Lisit si dhe shembuj të tjerë të përdorimit të tullave në botën antike dhe brenda vetë Apolonisë, do të mendonim për një 17 kohë mjaft më të vonë ndërtimi të mureve të këtij qyteti ). Nga burimet historike nuk mund të nxirret diçka me rëndësl që do të na ndihmonte për datimin e këtyre mureve, por mund të përmendim dy fakte që sidoqoftë lidhen drejtpërdrejt me ndërtimet mbrojtëse. Në vitin 214 Filipi V u përpoq të pushtonte Apoloninë, por pasi u fut përpjetë lumit me 120 anije dhe e pa se puna ishte më e vështirë se sa shpresonte, ju drejtua Orikut, të cilin e mori me sulmin e parë.18) Megjithëse Apolonia ishte një qytet i mbrojtur me mure, pasi mbahej i rrethuar nga Filipi, apoloniatët kërkuan ndihmë «mbasi nuk do të mund t'i qëndronin dot fuqisë maqedone». Por kur Filipi ndërmori një sulm tjetër kundër Apolonisë rreth vitit 205, p.e.r. pasi shkatërroi tokat përreth e pa veten të pafuqishëm përpara mbrojtjeve të qytetit dhe u detyrua të tërhiqet. Në qofë se janë ndërmarrë punime mbrojtëse midis këtyre dy datave, ato mund të kenë qenë ndoshta ndërtimet me tulla të periudhës së parë. Kjo do ishte data më e hershme e ndërtimit të tyre. Nga mesi i shek. I p.e.r., menjëherë pas zbarkimit të Cezarit në brigjet e Himarës (Palasë), Apolonia u vu edhe një herë para provës 16) Po aty, 151-153. 17) Dy nga argumentet kryesore teknike që sjell H. Ceka për datimin e murit me tulla të periudhës së parë të ndërtimit në Apoloni, në shek. IV p.e.r. janë formati 0.38 x 0.38 x 0.80 m i tullave, dhe përdorimi i llaçit të baltës për lidhjen e tyre dhe jo ai i gëlqeres. Për sa i përket llaçit të baltës ai është përdorur rëndom në banesa të periudhës romake dhe rasti më kuptimplotë është ai i fortifikimit të Lisit që datohet në mesin e shek. I p.e.s. Bdhe në Greqi, llaçi i gëlqeres si material lidhës u përdor nga fundi i shek. II p.e.r. fillimi i shek. I p.e.r., në shtëpitë e Delosit dhe të Theras, ndërsa para kësaj kohe, me përjashtim të ndërtimeve në kontakt me ujin, përdoret argjila pa gëlqere për të lidhur gurët e zakonshëm (shih për këtë A. Orlandos, Les materiaux de construction et la technique architeoturale des anciens Greec. Vëll. I, Paris, 1966, 135). Tulla të formatit të murit të Apolonisë janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike dhe në konstruksionin e varreve të kësaj qendre. Ato i përkasin periudhës helenistike, kur vazhdonte të përdorej edhe qerpiçi (A. Mano, Nekropoli i Apolonisë — Tuma 1, Gërmime të viteve 1958-59, Iliria I, Tiranë 1971). Kjo tregon se tulla e pjekur nuk ishte bërë akoma një material i rëndomtë ndërtimi. Në anë tjetër, në Apoloni është zbuluar një mur i ndërtuar me tulla të formatit 0.38 x 0.38 x 0.07, i cili është datuar në shek. II-I p.e.r. (shih S. Islami, Gërmimet në Apoloni dhe Orik gjatë vitit 1958, BUSHT, seria Shk. Shoq. 1/1960, 63). Ky fakt konfirmon mundësinë e përdorimit të këtij tipi tullash edhe në këtë periudhë relativisht të vonë. Edhe në botën antike tulla e pjekur bëhet masive në kohë të vonë. Në Greqi përdorimi i tullës së pjekur u fut nga Mesapotomia, ku shembulli më i hershëm i përket fillimit të shek. III, ndërsa në vetë Greqinë nuk gjejmë ndërtime me tulla përpara fundit të epokës helenistike (A. Orlandos, Vep. Cit. 67). Gjithashtu, në Itali, deri në shek. II p.e.r., qenë përdorur vetëm tulla të papjekura, ndërsa tulla e pjekur, megjithëse u përdor në Romë në periudhën e Sulës (138-78 p.e.r.), nuk u bë e zakonshme deri në kohën e Jul Cezarit (shih N. Davey — A. History of builldings materials, London 1965). Sidoqoftë, në Apoloni, po t'i referohemi konstruksionit të varreve, kemi një nga shembujt më të hershëm të përdorimit të tullave, por ato nuk mund të jenë më të hershme se fundi i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. 18) T. Livi, XXIV, 40, 1.
95
së rrethimit. Sundimtari romak i qytetlt, Luc Staberi, porsa mori vesh se Cezari po afrohej, urdhëroi të sillnin ujë në kështjellë, ta fortifikonin atë dhe njëkohësisht kërkoi pengje nga apoloniatët, por këtë radhë apoloniatët nuk pranuan të jipnin pengjet dhe dërguan delegatë tek Cezari për dorëzimin e qytetit. Ky fakt historik është marrë si një dëshmi e sigurtë se Apolonia në këtë kohë ishte një qytet i pambrojtur dhe se vetëm akropoli mund të kryente një funksion të 19 tillë ). Nuk përjashtohet mundësia që disa pjesë të mureve rrethuese të qytetit të mos ishin në gjendje të mirë, por shkaku kryesor i vendimit të komandantit romak për t'u mbrojtur në akropol, ishte mosbesimi i tij tek apoloniatët se do të rrezikonin për hir të rivalitetit të konsujve romakë. Ky mosbesim u duk qartë në kërkimin e pengjeve tek ata. Gjithashtu, ndërtimi i murit të ri ndarës në Lis, pas riparimit të mureve rrethuese të qytetit, kishte këtë qëllim. Pas pushtimit të Apolonisë, Cezari e bëri atë një nga bazat më kryesore ushtarake kundër Pompeut. Gjatë disa veprimeve luftarake kundër këtij të fundit nga repartet që la Cezari për mbrojtjen e qyteteve bregdetare të cilat ai i kishte shtënë në dorë, ishin 4 kohorta në Apoloni, 1 në Lis dhe 3 në Orik. Me këtë rast mund të jenë bërë disa riparime në muret rrethuese të Apolonisë, siç mund të jenë ato të periudhës së dytë të mureve mbrojtëse me tulla. Për periudhën në shqyrtim njohim nga të dhënat historike si dhe nga gjurmët në terren edhe një tip tjetër fortifikimi, që u aplikua në territorin e vendit tonë, «fortifikimin fushor» apo të «përkohshëm». Këto ishin kampe të fortifikuara të legjioneve romake të ndërtuara nga të dy palët ndërluftuese gjatë luftërave midis ushtrive të Cezarit dhe Pompeut. Kampet e fortifikuara të romakëve kishin për qëllim të siguronin dislokimet e legjioneve të tyre nga ndonjë sulm i befasishëm, kur ato ndodheshin në afërsi të armikut, sidomos gjatë natës. Ato kishin trajtën e një katërkëndëshi dhe formoheshin nga një hendek dhe një gardh druri. Ndërtime të tilla mbrojtëse me karakter të përkohshëm njihen që nga kohë mjaft të lashta. Ato u përdorën veçanërisht me sukses nga Pirroja i Epirit, gjatë luftërave në Itali. Për këtë arsye, historiani romak Tit Livi thotë duke i vënë këto fjalë në gojën e Hanibalit se «ai (Pirroja) ishte i pari që i mësoi të tjerët si të vendosin lëmin». (XXXV, 1, 4, 9). Pas zbarkimit në brigjet e Himarës (Palasë). Cezari kaloi Qafën e Llogorasë dhe ju drejtua Orikumit. Pasi e mori atë me lehtësi dhe menjëherë pas tij Apoloninë, marshoi në drejtim të Durrësit që ishte baza kryesore e Pompeut. Ndërkohë Pompeu, i cili ishte duke ardhur nga Maqedonia, kur mori vesh se Cezari kishte pushtuar Apoloninë, shpejtoi me gjithë ushtrinë e tij me një marshim të sforcuar për t'i prerë rrugën për në Durrës kundërshtarit. Ishte arritja e shpejtë e ushtrive të Pompeut që e detyroi Cezarin të ndërpresë marshimin për në Durrës dhe të vendosë kampin në anën e majtë të lumit Aps (Semani), sipas Appianit (II, 56), 12 stade larg bregut, (rreth 2 km). G. Fajti e vendos kampin e Cezarit pranë fshatit Kuç të rrethit 19) H. Ceka. Muri rrethues. 117-156. 96
të Lushnjës (fig. 69), ku pati dalluar dhe gjurmë të ledheve mbrojtëse20). Në bregun tjetër të lumit ngriti kampin Pompeu dhe të dy ushtritë qëndruan përballë njëra-tjetrës për disa muaj. Kushtet e terrenit nuk lejonin vendosjen e kampit në një formë të rregullt kuadratike, por të dy komandantët ja përshtatën vetë terrenit format e kampeve të tyre. Sipërfaqja prej 35 ha e platformës së kodrës, ku ishte vendosur Cezari, mendon Fajti, mjaftonte për vendosjen e një kampi prej 12.000 njerëzish, që kishte mbledhur ai pas lënies së detashmenteve në Orik, Apoloni, etj. Ndërsa Pompeut që ishte përballë i duhej për ushtrinë e tij prej 40.000 vetësh të shfrytëzonte dy kodra pranë njëra-tjetrës, shpatet e tyre, si dhe terrenin e sheshtë deri tek lumi. Në të dy anët e lumit, Fajti pati gjetur edhe gjurmë të ledheve. Më të qarta ato ishin në kampin e Pompeut, në mënyrë të veçantë në anën juglindore, mbi platformën e kodrës së Çukës. Shpatet e kësaj kodre vijnë duke zbritur gjithnjë e më me pjerrësi kundrejt bazës dhe pikërisht në mesin e kësaj rënieje konvekse dallohej një ledh që s'kishte të bënte aspak me kufijtë e arave, pasi e përshkonte mes për mes në linjë të drejtë gjithë zonën e kultivuar. Kjo kodër, e ngritur direkt mbi lumë dhe më afër armikut, ishte më e ekspozuara dhe prandaj duhej të ishte dhe më e fortifikuara. Përveç kampit kryesor, Fajti konstaton edhe disa fortifikime më të vogla rreth tij, si p.sh. mbi kodrën me lartësl 93 m në jug të vendit, të quajtur «Kosova e vogël», ku shihej një ledh i qartë e plotësisht i mbyllur, që i korrespondonte në çdo pikëpamje planit të një kampi. Gjithashtu, në një kodër që bie mbi shtratin e vjetër të Semanit, pranë fshatit me të njëjtin emër, dalloheshin qartë gjurmët e një shkalle artificiale, që tregonte drejtimin e hyrjes për në këtë vend të mbrojtur, që nuk ka pasur nevojë për punime të tjera plotësuese. Kjo kodër mbi Seman kontrollonte rrugën e rëndësishme, që nëpërmjet Belshit të çonte në Elbasan. I vendosur në zonën e Kuçitj dhe duke pasur në dorë Apoloninë, Cezari kishte nën kontroll Mallakastrën dhe çfarë shtrihej në jug të saj. Kishte gjithashtu në zotërim daljet e luginës së Devollit dhe Osumit si dhe rrugën malore që të çonte nga Kuçi në Ballsh dhe Bylis. Pozicioni i dytë që zë Pompeu në prag të bashkimit të trupave të Cezarit me ato të Mark Antonit, që vinin nga Lisi, ishte Asparagu, në breg të lumit Genusus (Shkumbin). Edhe këtu, të dy kundërshtarët do të vendosnin kampet përballë njëri-tjetrit në të dyja brigjet e lumit, prej të cilëve Pompeu në Asparag «ad Asparagium» dhe Cezari përballë tij «contra Asparagium» (Ces. 76, I). Fajti e vendosi Asparagiumin në afërsi të Rrogozhinës së sotme, pranë pikës ku Shkumbini del në fushë, ndërsa Hezej dhe Shtoffel respektivisht, në territorin e Bashtovës dhe midis Sulzotit dhe Çer21 mës ). Për mendimin tonë, nga të tre autorët, Hezej ka të drejtë. Por nuk është kalaja e Bashtovës me prejardhje bizantine të hershme, siç mendon ai, ajo që përcakton vendndodhjen e Asparagiumit, por fakti që këtej kalonte dega jugore e rrugës Egnatia, e cila lidhte Durrësin 20) G. Veith. Der Feldzug von Dyrrachium zwischen Caesar und Pompejus. Wien 1920, 98 e vazhd. 21) L. Heyzey. Les operations militaire de Jules Cesar. Paris 1886, 4 41. Stoffel. Histoire de Jules Cezar Guerre civile. 1887, Vol. I 348.
7-61
97
me Apoloninë, tanimë plotësisht e argumentuar. Për më tepër, kjo rrugë «që përshkonte fushën e Myzeqesë nga veriu në jug nuk ka qenë vetëm një vijë komunikacioni ndërkrahinor, por trafiku midis dy qyteteve të mëdha të Adriatikut: Dyrrahut dhe Apolonisë dhe pjesë e rëndësishme e një arteri rrugor me rëndësi, që lidhte bregdetin e Ilirisë me Thesalinë e krahinat kufitare të Greqisë Veriore»22). H. Ceka mendon se dega jugore e rrugës Egnatia ka qenë më e vjetër dhe për këtë arsye ajo ndahej për të shkuar në Klodiana (Peqin) dhe Skampin (Elbasan), jo pak kilometra përtej Kavajës, siç mund të pritej, por në Asparag në breg të Shkumbinit, të cilin ai e identifikon me fshatin Ballaj. Ky mendim është mjaft bindës, pasi, siç e pranon logjika e ngjarjeve, do të kemi vetëm një rrugë që do ta çonte Cezarin nga bregu jugor i Shkumbinit, ku ai kishte vendosur kampin, deri në afërsi të Durrësit. Është pikërisht kjo rrugë që bllokon Pompeu, duke vendosur kampin e tij në Asparag. Në këtë mënyrë, Asparagu do të pritej të ishte në bregim verior të lumit, në afërsi apo direkt mbi rrugën që e kalonte atë. Njoftimi i Apianit se Pompeu prishi urën dhe rrugën që çonte në Durrës tregon se mund të ketë pasur ndonjë urë edhe në këtë vend. Këmbët e një ure romake janë zbuluar rreth 1 km në juglindje të kështjellës së Bashtovës, në afërsi të fshatit Vilë. Kjo zonë përshkohet nga një varg kodrash të buta që shkojnë paralel rne shtratin € lumit, jo më larg se 1.5 — 2 km prej tij, duke qenë kështu mjaft të përshtatshme për vendosjen e një kampi romak. Për më tepër, këto kodra janë banuar intensivisht në permdhën helenistiko23 -romake ) dhe nga ana tjetër vetë fshati Vilë të kujton me emrin e tij praninë e një «vila rustica» në këtë vend. Dy fakte të tjera vijnë në të mirë të identifikimit të Asparagut, në afërsi të fshatit Vilë. Gjatë tërheqjes, Cezari lë aty një pjesë të trupave (mbraparojen) për të mbrojtur kolonën gjatë kalimit të lumit dhe ajo që është më e rëndësiishme, në kampin e tij, përballë Asparagut, Cezari nuk e ndjente veten të sigurt dhe po atë ditë vazhdoi marshimin dhe për 8 milje (12 km) të tjera, ku gjeti mbi një kodër të sheshtë dhe të izoluar një vend më të përshtatshëm, për të vendosur kampin. Sipas Fajtit, kjo kodër ndodhet në afërsi të Golemit të sotëm. Të gjitha të dhënat të çojnë në përfundimin se kampi i Pompeut në Asparag ishte në vend më të mbrojtur, me shumë mundësi mbi një kodër, ndërsa ai i Cezarit në fushë, e kundërta e asaj që mendoi Fajti. Ky vend i përgjigjet më tepër fshatit Vilë, ku vargu i kodrave i afrohet lumit në një largësi të përshtatshme, ndërsa në vazhdim të rrjedhjes së sipërme ato i largohen këtij të fundit. Cezari i vendosur përballë Asparagut, kur pa se nuk mundi të tërheqë në luftë Pompeun dhe as ishte në gjendje të çante me forcë rrugën për në Durrës. vendosi të ndjekë një taktikë tjetër. Ai bëri sikur u tërhoq derisa u zhduk nga sytë e kundërshtarit dhe kthehet menjëherë nga veriu nëpër një rrugë malore të ngushtë e të vështirë. duke marshuar ditë e natë për të arritur në Durrës para Pompeut. Në këtë rast kanë qenë edhe pozitat më të mira mbrojtëse të 22) H. Ceka. Dega jugore e rrugës Egnatia, Monumentet 2, 1971, 25. 23) Materialet arkeologjike ndodhen në muzeun e fshatit Bashtovë.
98
Pompeut, që e detyruan Cezarin të bëjë këtë manovrim. Pompeu e zbuloi tepër vonë mendimin e Cezarit dhe vetëm kur ky i fundit vendosi kampin pranë Durrësit u diktua prej tij. Rruga që ndoqi Cezari për të arritur në Durrës, siç pranojnë të gjithë studiuesit, ishte nga Peqini në Pezën e Vogël, Vrap, Dorëz, dhe pastaj duke ndjekur bregun Jugor të Erzenit arriti përballë detit në veriperëndim të kodrave të Arapajt. Beteja e madhe rreth Durrësit, midis Cezarit dhe Pompeut, u zhvillua në zonën kodrinore, që shtrihet në juglindje të qytetit, midis luginës së Erzenit dhe fushës së Kavajës (fig. 70). Po ajo që na intereson në këtë rast janë fortifikimet fushore të dy palëve ndërluftuese. Deri sot nuk janë zbuluar gjurmë të të gjitha ngulimeve apo kampeve gjatë gjithë etapave të luftimeve. Megjithatë, gjurmë të sigurta të një kampi të Cezarit janë zbuluar mbi një kodër në veri të rrjedhës së sipërme të përroit të Shumilit. Ajo, në gjuhën e popullit, quhet Materici (Meteres), që do të thotë në turqisht llogore. Fortifdkimi formonte një planimetri ovale të çrregullt, me gjatësi rreth 200 m. dhe gjerësi 100 m. Nga ana e veriut, nga pritej sulmi, ledhi ishte më i lartë24). Dy fortifikime të tjera ndodheshin në anën jugore të linjës së mbrojtjes së Cezarit, pranë përroit të Gesniqes, njërl në lartësinë 44 dhe tjetri pak më në lindje, mbi një kodër me tri maja. Ky i fundit ka pasur një formë katërkëndëshe. të shtypur pak në mes dhe ndiqte konturin e terrenit. Ledhi dallohej me qartësi të madhe në të gjitha anët dhe veçanërisht nga perëndimi. Ky fortifikim, mendon Fajti, shërbente për vendosjen e pjesës kryesore të rezervës. Këtë përfundim ta sugjeronte jo vetëm pozicioni i tij në vendin e kalimit nga zona kodrinore në fushë, por dhe pamja e gjerë që të ofronte. Midis dy fortifikimeve të para, atij të vendosur pranë kodrës së Arapajt nga veriu dhe përroit të Gesniqes nga jugu, kalonte vija e mbrojtjeve të Cezarit, që kapte një gjatësi prej rreth 20 km. Prapa kësaj linje mbrojtjeje Cezari kishte ndërtuar një rrugë qarkullimi për furnizimin dhe manovrimin e forcave. Kufiri jugor i frontit të Cezarit formohej nga një linjë dyfishe. Distanca midis dy ledheve paralele ishte 178 m. Profili i ledhit të brendshëm ishte veçanërisht i fuqishëm. Gjerësia e kanalit ishte 4.5 m, ndërsa gjerësia dhe lartësia e ledhit 3 m. Përmasat e ledhit të jashtëm ishin më të vogla. Nga ana e detit, ekstremiteti i kësaj linje dyfishe ledhesh, kishte filluar të mbyllej me një ledh tërthor, i cili gjatë kohës së betejës së dytë me Pompeun kishte mbetur pa përfunduar. Në vargun e kodrave, që shtriheshin rreth 1 km në perëndim të frontit të Cezarit, shtrihej fronti i Pompeut, që kishte një gjatësi prej 15 km. Në majat e kodrave ai kishte vendosur 24 pika mbrojtjeje në intervale prej çdo 900 m. të cilat quheshin «castellum», ndërsa Cezari për gjatësinë e frontit të tij duhet të kishte 30 pika të tilla. Nga kampi i Pompeut, i lokalizuar nga Fajti tek Shkëmbi i Kavajës, nuk janë gjetur gjurmë fortifikimi. Kjo ishte gjendja e vendosjes së trupave në kohën kur Cezari bëri përpjekje për pushtimin e Durrësit, duke e sulmuar atë në dy drejtime nga veriu dhe juglindja, duke kaluar respektivisht nëpër ngushticën e 24) G. Veith. Vep. cit 148.
99
Porto-Romanos dhe Dajlanit. Ky sulm i Cezarit nuk pati sukses, por edhe kundërsulmi i ndërmarrë nga Pompeu për të shtënë në dorë pozicionet e kundërshtarit në lartësitë e kodrave të Manëzit, nuk e ndryshoi gjendjen. Gjatë sulmit të dytë që kreu Pompeu në sektorin jugor të frontit të Cezarit, ai ndërtoi një kamp të ri midis përroit të Gesniqes dhe të Darçit, i cili ishte 600 m larg frontit të vjetër të tij. Kësaj radhe Pompeu u fut midis mbrojtjes së dyfishtë të Cezarit, që mbyllte zonën fushore deri në bregdet, nëpërmjet ledhit të papërfunduar, që i lidhte këto dy linja nga ana e detit dhe si përfundim e detyron këtë të fundit të tërhiqet për në Apoloni, ku gjatë rrugës u vendos përkohësisht në kampin e vjetër përballë Asparagut. Gjatë marshimit të mëtejshëm të Cezarit deri në Apoloni dhe ndjekjes së pafrytshme të Pompeut, që e ka burimin në vonesën që ju shkaktua që në Asparag, nuk kemi më njoftime të sakta për kampe të reja nga të dy palët dhe as nuk janë zbuluar deri tani gjurmë në terren. Nga shqyrtimi i ndërtimeve mbrojtëse të periudhës së hershme të pushtimit romak në Shqipëri, mund të nxirret përfundimi se ato ishin të pakta në krahasim me fortifikimet pararendëse, se ato konsistojnë në rindërtimin dhe plotësimin e fortifikimeve ekzistuese dhe se tradita vendase shfaqet e fuqishme. Kjo e fundit duket qartë sidomos në xokolaturën e murit ndarës të Lisit e sidomos në formulimin e hyrjes, e cila nuk ndryshon nga hyrjet e tjera të qytetit. Por në këtë periudhë u dukën edhe përparime në drejtim të teknikës së ndërtimit. Ndër to kryesorja ishte përdorimi i llaçit për lidhjen e mureve si dhe përdorimi masiv i tullave për ndërtimet mbrojtëse në një shkallë të tillë, saqë ato në këtë pikëpamje nuk qëndrojnë pas ndërtimeve bashkëkohore të botës antike greko-romake.
100
Kapitulli IV
FORTIFIKIME NGA VITET 300 DERI NË 600 TË E. SONË
Periudha që përfshin shek. IV-VI të erës sonë ishte nga më intensivet për sa i përket ndërtimeve fortifikuese. Rrethanat historike që ndikuan ishin rreziku që i kanosej Ferandorisë Romako-Bizantine nga dyndja e popujve që vinin nga territoret përtej Danubit si dhe. thellimi i krizës së sistemit skllavopronar. Në këtë periudhë varfërohen gjithnjë e më tepër masat e gjera të popullsisë dhe nga ana tjetër dobësohet autoriteti i pushtetit qendror, duke krijuar kështu kushte më të favorshme për depërtimin e federatave të fiseve «barbare». Perandorët romakë dhe bizantinë bëmë përpjekje të mëdha për të rimëkëmbur sistemet e vjetra të fortifikimit dhe për të ndërtuar të reja. Nga një kronikë e kohës mësojmë se gjatë sundimit të perandorit Julian u rindërtuan1 muret mbrojtëse të qyteteve të Maqedonisë, Ilirikut dhe Peloponezit ). Por dhe para kësaj kohe kemi të dhëna për ndërtime kështjellash të reja dhe fortifikime qytetesh në trojet shqiptare. Nga një mbishkrim i gjetur në Paleokastër,2 ndërtimi i kështjellës në vitet 311-313 i atribuohet perandorit Licin ). Në fillim të shek. IV, me shumë gjasë në kohën e Kostandinit të Madh, janë ndërtuar kalaja e Elbasanit dhe kështjella e Vigut (Mirditë). Një veprimtari të gjerë ndërtimi pati dhe nga fundi i shek. IV, sidomos gjatë periudhës së sundimit të perandorit Valentinian. Përveç një numri të konsiderueshëm kështjellash malore gjatë rrugës Egnatia, në 3 të cilat janë gjetur me shumicë monedha të këtij perandori ), kësaj periudhe duhet t'i përkasin edhe muret rrethuese të qytetit në Grazh1) Panegyrici latini, XI, 9. 2) A. Baçe. Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë. Monumentet II, 1978, 46. 3) N. Ceka. Fortifikimet e vona antike pranë rrugës Egnatia. Monumentet 7-8, 1974 71-89.
101
dan (Peshkopi) etj. Sipas një ligji të kohës së Teodosit I (379-395), për ndërtimin4 e mureve të qyteteve në Iliri, ishte e ngarkuar e gjithë popullsia ); kuptohet që barra më e rëndë për këto ndërtime binte mbi shtresat e varfëra. Por ndërtimet më të mëdha fortifikuese u kryen në kohën e Justinianit I (527-565), perandor me origjinë ilire, i cili synonte të riformonte perandorinë e dikurshme romake. Historiani i tij, Prokopi nga Cezarea, në veprën «Mbi ndërtimet» shkruan se perandori Justinian e fortifikoi krejt pjesën e brendshme të Ilirisë (Provinca e Ilirikut), ndërsa anën e Danubit e fortifikoi me kështjella e garnizone ushtarësh. Kështjellat dhe qytetet e ngritura anës lumit nga perandorët e mëparshëm romakë, thotë Prokopi, shërbenin më shumë për të treguar që buza e Istrit (Danubit) nuk ishte krejt e pabanuar, se sa për ta mbrojtur. Por perandori Justinian i rindërtoi këto jo më ashtu siç ishin, por i bëri më të forta dhe shumë prej tyre krejt të reja (IV, 5). Në provincat e Epirit të ri dhe të vjetër, ku përfshihej dhe territori i vendit tonë, Justiniani ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime. Emrat e këtyre kështjellave të regjistruara nga Prokopi, ose kanë ardhur të transformuara, ose emrat e vjetër të kështjellave tona janë harruar me kohë, kështu që vetëm pak prej tyre mund të identifikohen me ato të listës së Prokopit. Nga këto mund të përmendim Foinikën (Finiqi), Antipagrai (Antipatrea, Berati), Kionin (Kanina) dhe Aulon (Vlora). Fortifikimet e shek. IV-VI e.s. janë të shumta dhe ndodhen zakonisht gjatë luginave të lumenjve, ku kalonin rrugë të rëndësishme tregtare dhe ushtarake. Një nga këto ishte Egnatia që kalonte gjatë luginës së Shkumbinit si dhe degëzimet e saj. Gjatë kësaj rruge janë hetuar një pjesë e mirë e fortifikimeve, që janë ndërtuar ose rindërtuar gjatë periudhës së vonë antike (shek. 5 IV-VI ). Këto fortifikime nuk janë vendosur në largësi të barabartë gjatë gjithë rrugës. Por ndërsa vërehen grumbullime fortifikimesh pranë ndonjë qyteti, siç ishte p.sh. Skampini (Elbasani), apo të ndonjë zone të rëndësishme bujqësore si lugina e sipërme e Shkumbinit dhe Fusha e Domosdovës, në pjesë të tëra të rrugës Egnatia nuk takon asnjë fortifikim ose ato janë të rralla. Bie në sy sidomos pjesa e rrugës Egnatia, që shkon nga Elbasani në Peqin — Rrogozhinë — Durrës, pranë së cilës nuk ndodhet asnjë fortifikim. Fortifikime të kësaj periudhe gjenden, megjithëse më të rralla edhe në zona të thella malore, siç është ajo e Shpatit, apo pranë luginave të tjera të lumenjve, që përshkojnë territorin e vendit tonë, si ajo e Devollit etj. Në Pellgun e Korçës6, nga mënyra e vendosjes së fortifikimeve, kuptohet që ato kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje për gjithë këtë zonë dhe nga ana tjetër të kontrollonin kalimin gjatë luginës së Devollit. Në grupin e parë përfshihen fortifikimet e Zvezdës, Bellovodës, Gjonomadhit, Trajanit dhe Bllacës, të cilat mbyllnin vendkalimet e mundshme, që lidhin Pellgun e Korçës dhe Devollit me krahinat përreth, duke u vendosur në grykat e lumenjve ose në qafat. Rruga 4) Codex Theodosianus, XI, 17, 4. 5) N. Ceka. Fortifikime të vona antike pranë rrugës Egnatia, Monumentet 7-8, 1974, 71-89. 6) Gj. Karaiskaj, P. Lera. Fortifikimet e vona antike në rrethin e Korçës. Monumentet 7-8. 1974, 91-110.
102
natyrore, që kalonte gjatë luginës së Devollit, kontrollohej nga kalaja e Menkulasit, në skajin juglindor të saj, nga Zvezda në grykën e Cangonjit, që lidh dy pellgjet e lartpërmendura, nga kulla e Dishnicës në afërsi të Korçës dhe më në fund nga Symiza dhe kalaja e Gopeshit. E para, bashkë me kalanë në «Hijen e Korbit» kontrollon grykën që formohet në daljen e Devollit nga fusha e Korçës për të përshkuar një zonë të thellë malore. Në qendër të këtij rrethi fortifikimesh ndodhet një qytet i fortifikuar, i cili njihet me emrin «Kalaja e Zaradishtës» (fig. 71). Ai ndodhet 8 km në perëndim të qytetit të Korçës dhe ka pasur një rreth muresh me gjatësi 1 km. Ndryshe 71. Kalaja e Zaradishtës (Korçë). Planimetria. nga fortifikimet e përmendura, kalaja e Zaradishtës shtrihej në një terren thuajse të sheshtë, duke zënë shpatin e një kodre fare të ulët, por muret e saj ishin më të gjera e më të fuqishme nga fortifikimet përreth. Në Zaradishtë dhe në afërsi të saj janë zbuluar gjurmë mozaikësh, mbishkrime si dhe një kolonë dritareje e një kishe paleokristiane. Fortifikime të tjera të periudhës së vonë antike grupohen rreth qytetit të Durrësit, që ishte qyteti kryesor i Perandorisë Bizantine në brigjet e Adriatikut7. Po t'i bedhim një sy vendosjes së fortifikimeve rreth Durrësit do të vërejmë se ato ndodhen kryesitsht në pika strategjike, që zotëronin rrugët kryesore që të çonin në këtë qytet (fig. 72). Prej tyre një kujdes i veçantë iu kushtua mbrojtjes së degëzimit të rrugës Egnatia, që kalonte nëpër qafën e Kërrabës dhe luginën e Erzenit. Në këtë zonë janë grumbulluar edhe pjesa më e madhe e fortifikimeve. Në Malësinë e Kërrabës ndodhen dy fortifikime që lidhen më tepër me sistemin mbrojtës të Durrësit se sa atë të Skampinit (Elbasan). Këto janë kalaja e Bodinit dhe kulla e Gracenit. E para ndodhet mbi një kodër që zotëron në Malësinë e Kërrabës, në perëndim të kullës së Gracenit, ndërsa kjo e fundit ndodhet mbi majën më të lartë të vargmalit dhe kontrollon së afërmi rrugën që kalon në shpatin perëndimor të tij. Po gjatë kësaj rruge, më afër Durrësit, ndodhet kalaja e Vilës (Persqopi) dhe pranë saj kulla e Petrelës (fig. 73). Kjo e fundit, ndryshe nga fortifikimet e tjera, është një kullë e veçuar, e ngritur mbi një majë shkëmbore në dalje të Malësisë së Kërrabës, nga ana e fushës së Tiranës. Ajo kontrollonte një pikë nevralgjike komunikacioni në kryqëzimin e rrugës që vinte nga Kruja, nëpër fushën e Tiranës, me atë që vinte nga Durrësi gjatë rrjedhës së Erzenit dhe të asaj që vinte 8 nga Elbasani për në Durrës, nëpërmjet Qafës së Kërrabës. Kulla në formë cilindrike është ndërtuar me tulla dhe ka pasur dikur tri kate, duke arritur një lartësi të përgjithshme prej rreth 20 m. 7) Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. Monumentet 9, 1975, 5-33. 8) A. Baçe, Gj. Karaiskaj. Kështjella e Petrelës. Monumentet 5-6 1973, 43-57.
103
Fig. 72
Kati I shërbente si sterë, ndërsa dy katet e sipërme si ambiente luftimi dhe banimi për rojet. Stera furnizohej me ujin e shiut që grurnbullohej në tarracë dhe përcillej në të me tuba qeramike të inkastruar në murin perimetral. Në katin II, i cili ruhet akoma, ndodhen 3 frengji që nga forma të kujtojnë frengjitë e kullave të kalasë së Durrësit. Ngjitja në kullë realizohej me shkallë të jashtme të heqshme, duke e rritur kështu aftësinë mbrojtëse të saj në raste rrethimi. Gjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Erzenit dhe të çonte në Durrës ndodheshin dy fortifikime: kalaja e Ndroqit dhe e Lalmit. Ndërtimet e tjera mbrojtëse rreth Durrësit janë ngritur pjesërisht gjatë vargmalit Dajt-Krujë. Prej tyre Shëngjini (fig. 74) dhe kalaja e Dajtit (fig. 75) kontrollonin hyrjen për në Qafën e Priskës, ndërsa ka104
laja e Tujanit bllokonte rrugën, që kalonte nëpër Shkallën e Tujanit që ndodhet në veri të malit të Dajtit. Në jug të Durrësit ndodhej kalaja e Turrës, emri i së cilës me prejardhje nga Torres, tregon për ekzistencën e një kulle apo kështjelle të vogël. Kalaja e Turrës ngrihet mbi një kodër bregdetare midis Durrësit dhe derdhjes të Shkumbinit. Megjithëse prej saj kanë mbetur fare pak gjurmë, mjaft fragmente
Fig. 73.
qeramike, të gjetura në të tregojnë se ka qenë e banuar në shek. IV-VI e.s. Në verilindje të Durrësit gjenden dy fortifikime të tjera: kalaja e Laçit (fig. 76) dhe Daulës (fig. 77). Kjo e fundit shënohet në listën e 105
Fig. 76. Kalaja e Dajtit Planimetria.
74. Kalaja e Shëngjinit Planimetria.
(Tiranë).
Fig. 75. Kalaja e Laçit Planimetria.
(Krujë).
(Tiranë).
Fig. 77. Kalaja e Daulës (Mat.) Planimetria.
Prokopit në trajtën Aliula si një nga kalatë e reja të ndërtuara prej Justinianit në Epirin e Ri. Siç shihet, në grumbullimin e fortifikimeve rreth Durrësit, qendra e gravitetit bie në juglindje, ndërsa veriu qe drejtimi më pak i rrezlkshëm. Siç vërtetojnë edhe burimet historike, rruga Egnatia dhe degëzimi i saj nëpër Qafën e Kërrabës kanë qenë ndër të tjera edhe një burim rreziqesh për Durrësin. Këtej kaluan në vitin 479 ushtritë gote me në krye Teodorikun, për pushtimin e Durrësit, ndërsa në shek. XI, perandori i Bizantit, Aleks Komneni ndoqi po këtë rrugë për t'i shpëtuar ndjekjes së normandëve. Nga këto kuptojmë se degëzsimi i Egnatias nëpër Qafën e Kërrabës ishte më i përdorur dhe se këtej priteshin lëvizjet e fiseve barbare. Lënia pa fortifikime e rrugës që ndiqte itinerarin 106
Elbasan-Peqin-Rrogozhinë-Durrës tregon jo aq për rëndësinë më të vogël të saj se sa për faktin që ishte e kushtueshme dhe e vështirë të ndërtoje në atë kohë fortifikime krejt te reja dhe t'i populloje apo të vendosje garnizone në to, ndërsa qendrat e fortifikuara gjatë rrugës së Kërrabës ishin të banuara prej kohësh dhe u rifortifikuan ose u fortifikuan në këtë periudhë. Përveç kështjellave të shumta që kontrollonin rrugët dhe mbronin qytetet kryesore edhe vetë qytetet u rrethuan me mure mbrojtëse ose u rifortifikuan, kur ato kishin qenë më parë të fortifikuara. Shumica e qyteteve i përkasin grupit të dytë dhe vetëm një pjesë e vogël rrethohen për herë të parë me mure mbrojtëse. Prej këtyre të fundit mund të përmendim Skampinin dhe kalanë e Grazhdanit (rrethi i Dibrës). Këto janë qytete që e kanë zanafillën në periudhën e pushtimit romak e ndodhen zakonisht në terrene fushore dhe pranë rrugëve të rëndësishme tregtaro-ushtarake. Në qytetet e trashëguara, që nga periudha qytetare ilire, muret mbrojtëse ndoqën linjën e mureve të vjetra, ose i reduktuan sipërfaqet e mbrojtura dikur. Kjo e dhënë faktike konfirmohet edhe nga burknet e shkruara të asaj kohe dhe pikërisht nga një pasazh i Prokopit, historian i Justinianit, në të cilin ai thotë se Justiniani «disave prej tyre (kështjellave në Ilirik) ua zgjeroi rrethin, disave ua ngushtoi, ashtu si e pa të ansyeshme, për ta bërë më të vështirë hyrjen e armiqve në to» (De aed. IV, 25). Prej tyre, vlen të përmendim Apoloninë dhe Bylisin. Ky i fundit, nga një qytet prej 30 ha reduktohet në 11 ha. E njëjta gjë ndodhi edhe me mjaft kështjella, sidomos kur ato u ngritën në vendbanime të fortifikuara prehistorike, siç ndodhi p.sh. në Pellgun e Korçës e të Devollit. Ndryshe ndodhi në qytetin e Durrësit, i cili në shek. VI pati fortifikimet më të fuqishme e më të mëdha, që njohu në të gjitha kohët. Një ndarje tjetër mund të bëhet ndërmjet kështjellave me forma të rregullta drejtkëndëshe, që u ngjasin kampeve dhe kështjellave malore apo fshatrave të fortifikuara, muret e të cilave ndiqnin formën e çrregullt të majave të kodrave, kishin pak kulla ose shpeshherë ato mungonin fare. Këto kështjella, që përbëjnë numrin më të madh, kishin karakter fshataro-ushtarak ose ishin qendra të tipit fshataro-qytetar. një pjesë e mirë e të cilave janë ndërtuar me inaciativën e popullsisë vendase. Kështu mund të shpjegohet numri i madh i tyre, po të kemi parasysh se një pjesë nuk janë zbuluar akoma dhe të tjera janë zhdukur pa lënë gjurmë. Është për t'u vënë në dukje se kështjellat fushore me forma planimetrike katërkëndëshe apo qytetet e rrethuara në këtë mënyrë, i perkasin një kohe më të hershme, zakonisht fillimit të shekullit IV. Prej tyre vlejnë të përmenden Skampini (Elbasani), kështjella e Paleokastrës (rrethi i Gjirokastrës) dhe kështjella e Vigut (rrethi Mirditës). E vetmja mbrojtje natyrore e këtyre ndërtimeve fushore ishin shtretërit e lumenjve. të cilët shfrytëzoheshin dhe për mbushjen me ujë të hendeqeve, që hapeshin anës së mureve rrethuese. 9 Kështjella e Paleokastrës (fig. 78) është ndërtuar në terren fushor, 9) A. Baçe. Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë. Monumentet 11, 1976, 45-74.
107
Fig. 78. Kalaja e Paleokastrës (Gjirokastër). Pamje, planimetria.
Fig. 79. Kështjella e Vigut. Planimetria.
në këndin e bashkimit të lumit Drino me atë të Kardhiqit. Kështjella ka formë katërkëndëshe me gjatësi brinjësh rreth 100 m. Njëri nga muret nuk ndodhet më larg se 3-4 m nga shtrati i lumit Drino. Për këtë arsye nuk është parë e nevojshme që ai të pajisej me kulla, ndërsa në këndet e katërkëndëshit dhe në muret e tjera ndodhen 14 kulla katërkëndëshe. Kështjella kishte 3 hyrje, nga të cilat hyrja kryesore, që ndodhej nga perëndimi, mbrohej nga dy kulla katërkëndëshe. Muret, të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç ndërpriten nga breza tullash 10 prej 4-5 rreshtash. Kështjella e Vigut (fig. 79) është ndërtuar mbi 10) A. Baçe. Kështjella e Vigut, arkitektura, rikonstruksioni dhe restaurimi i saj. Monumentet 14, 1977.
108
rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lis-Naisus dhe pikërisht në kryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dhe është pajisur me 12 kulla. Katër kullat e këndeve kanë formën e një freskoreje, të ngjashme me ato të Elbasanit. Kështjella ka pasur dy hyrje të vendosura përballë njëra-tjetrës në aksin lindje-perëndim. Si në kalanë e Elbasanit, hyrjet këtu mbrohen nga dy kulla anësore në formë U-je të pajisura dhe me oborr të brendshëm. Katër kullat e tjera, të vendosura nga dy në murin verior dhe atë jugor kanë forma planimetrike katërkëndëshe. Kurtinat kanë një gjerësi prej 2.40 m, ndërsa muret e kullave 1,70-1,80 m. Këto të fundit dalin nga kurtinat rreth 8 m. Në përgjithësi muret janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur me llaç të bollshëm. Gurët janë vendosur në rreshta horizontalë dhe rrethohen nga fuga të gjera llaçi (fig. 80). Muret ndërpriten dhe nga
Fig. 80. Kështjella e Vigut. Pamje e përgjithshme.
breza tullash prej tri radhësh. Me tulla janë ndërtuar dhe harqet sektoriale të hyrjeve të kullave. Nga gjetjet në kështjellë vlejnë të përmenden një monedhë e Kostantinit e viteve 312-320, një mbishkrim dhe një drapër. Kalaja e Skampinit, më e rëndësishmja në grupin e fortifikimeve që kemi në shqyrtim, përfaqëson njëkohësisht një tip të ri qyteti të fortifikuar, që lind për herë të parë në vendin tonë në kohën e vonë antike (fig. 81). I pari që e identifikoi Elbasanin me stacionin rrugor antik Skampis ishte dijetari austriak Hahni11, i cili e vizitoi atë në mesin e shekullit të kaluar. Për të arritur në përfundimin e mësipërm, Hahni u mbështet në të dhënat e tabelave rrugore të përpiluara në shek. III-IV të erës sonë, ndërsa gjurmë antike në muret e kalasë nuk mundi të konstatojë. Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, Prashnikeri dalloi në mbeturinat e kalasë dy periudha ndërtimi. Duke e krahasuar me kështjella të tjera të këtij tipi, ai e datoi periudhën e parë në vitet 300 12 deri 530 të erës sonë . Po ky autor hartoi dhe një planimetri jo aq të plotë të këtij monumenti. Në vitin 1922, në portën jugore të kalasë, 11) J. G. Hahn. Albanesische Studien. Vol. I. Wien 1853. 80-113. 12) C. Praschniker, A. Schober. Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Wien 1918, 50 e vazhdim.
109
të shembur nga tërmeti, u zbulua një monument epigrafik i mesit të shek. II të erës sonë. Ai ishte një gur varri i një ushtaraku me emrin Mark Sabidi. Në të takohet për herë të parë emri i Skampinit, duke zhdukur kështu dyshimin e fundit mbi lokalizimin e tij në Elbasanin e sotëm. Kalaja ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m, e orientuar me anët më të ngushta në drejtimin VL-JP. Të katër qoshet forcohen nga kulla të fuqishme, që kanë formën planimetrike të një freskoreje. Kullat ndërmjetëse, me përjashtim të dy prej tyre që kanë pasur trajtë katërkëndëshe, kanë Fig. 81. Kalaja e Elbasanit. Planimetria. formën e gërmës «U» dhe janë vendosur 40-45 m larg njëra-tjetrës. Me përjashtim të murit jugor dhe një pjesë të atij perëndimor, të cilët ruhen më mirë, muret e tjera janë rrënuar pothuajse krejtësisht. Nga 26 kulla që ka pasur kalaja, sot ruhen vetëm 8. Ndërsa nga të tri hyrjet, të vendosura në jugperëndim dhe lindje, ruhet në gjendje gjysmë të rrënuar vetëm hyrja jugore. I gjithë ndërtimi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë, gjurmët e të cilit nuk diktohen më, por ekzistencën e tij na e informon udhëtari turk i shek. XVII, Çelebiu, i cili thotël 3 se ishte dy bojë njeriu i thellë dhe më vonë e konfirmojnë Ami Bue ) dhe Hahni, që e vizituan Elbasanin në shek. XIX. Gjurmë të një thellimi në anën veriore diktoheshin deri në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit tonë. Ky kanal mbushej me ujin e lumit të Zaranikës. që kalon pranë dhe kishte për qëllim të rriste afjtësinë mbrojtëse të kalasë. Nga gjurmë të zbuluara kohët e fundit, kanali në periudhën e pushtimit turk ka pasur një gjerësi 3 m dhe ka qenë i veshur në të dyja anët me mure guri. Nga ekzaminimi i teknikës kemi dalluar tri periudha të ndryshme ndërtimi, përveç riparimeve të tjera më paik të rëndësishme. Periudha e parë e ndërtimit takohet në të gjithë planimetrinë e kalasë. Muret janë 3 m të trasha, të ndërtuara me gurë lumi lidhur me llaç dhe të forcuara me breza prej katër rreshtash, që përshkojnë gjithë trashësinë e murit, teknikë që rijihet me emrin «opus mixtum» (fig 82). Nga ndërtimet e vjetra ruhen gjithashtu, gjurmë shkallësh që të ngjitnin mbi 13) A. Bouë. La Turquie d'Europe, vol. II, Paris 1840, 377. Shih dhe Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. Vol. III, Tiranë 1962, 164.
110
mure, kontraforta, si dhe dritare, që shërbenin për ndriçimin e katit të poshtëm të kullave. Tek porta jugore, pjesa e poshtme e harkut i përket periudhës së parë të ndërtimit, ndërsa e sipërmja u rindërtua nga turqirt në vitin 1466. Muret e vjetra sot janë të mbuluara në pjesën më të madhë nga depozitimet e formuara me kalimin e kohës, të cilat arrijnë një trashësi prej 4 m. Kërkimet e bëra gjatë viteve 1968-71 dhanë disa rezultate të rëndësishme në drejtim të njohjes dhe studimit të këtij monumenti. Në radhë të parë, u kompletua dhe u preçizua planimetria e fortifikimit, u përcakftua me saktësi pozicioni i disa kullave dhe Fig. 82. Portë kulle, shek. IV. Elbasan. u zbulua hyrja lindore, prej së cilës mund të rikonstruktohet edhe porta perëndimore që ka qenë identike me të. Nëse do të mbështetemi në simetrinë e rreptë të këtij fortifikimi, portat lindore dhe perëndimore mbroheshin nga dy kulla në formë U-je. ndërsa porta jugore përshkonte një kullë katërkëndëshe14. Ndërmjet dy portave të para që ishin dhe kryesoret, kalorute rruga Egnatia. Gërmimet e bëra në njërën nga kullat e kalasë dhanë një material të rnjaftueshëm për të datuar periudhën e parë të ndërtimit në gjysmën e parë të shek. IV e.s. Të dhënat arkeologjike vërtetuan gjithashtu se kalaja nuk u përdor për qëllime mbrojtëse pas shek. VI deri në shek. XV, gjë që konfirmohet në një shkallë të madhe edhe nga mospërmendja e qytetit në burimet historike pas vitit 519. Gjithashtu u konstatua se kalaja i është nënshtruar riparimeve dhe ndërtimeve edhe para pushtimit turk. Gjurmët e këtyre rindërtimeve i takojmë në murin perëndimor dhe atë lindor. Ato janë trakte muresh të përforcuara me breza tullash prej tre rreshtash, që ndryshojnë teknikisht prej ndërtimeve të periudhës së parë. I përkasin një kohe prej 14) A. Baçe mendon se kalaja ka pasur 4 hyrje, duke ju përgjigjur plotësisht skemës së një kampi (Fortifikimet e vona antike në vendin tonë. Monumentet 11, 1976, shënimi 23). Përvec argumenteve që kemi dhënë në dy artikujt për kalanë e Elbasanit në Monumentet 1, 3 po përmendim edhe një të dhënë të rëndësishme. Në studimin e Prashnikerit për kalanë e Elbasanit është botuar një fotografi e kullës katërkëndëshe veriore, e cila sot është zhdukur, por në atë kohë ruhej në një lartësi rreth 7 m. Megjithatë, në fotografi nuk dallohet asnjë gjurmë porte në faqen ballore të kësaj kulle.
111
Fig. 83. Tulla me stampë, shek. V-VI. Elbasan.
Fig 84
mesit të shek. V deri në shek. VI e.s., me një mundësi më të madhe në kohën e sundimit të Justinianit. Të kësaj kohe janë disa tulla të stampuara të gjetura gjatë gërmimit (fig. 83). Disa prej tyre kanë të stampuar një delfin, të tjera kryqe, dhe disa monograme, të cilat nga 112
Fig. 85. Kalaja e Durrësit. Planimetria.
stili i kompozimit datohen prej fundit të shek. IV deri nga fundi i shek. VI. Për Skampinin e lashtë dimë shumë pak gjëra, ndërsa kalaja nuk përmendet fare në burimet historike para vitit 1466. Përmendja e parë e Skampinit si një VICUS (lokalitet) i përket mesit të shek. II e.s. tek monumenti epigrafik i Sabidit; më vonë, në tabela të ndryshme rrugore, ai del si një nga stacionet e rrugës Egnatia. Në vitin 479 qyteti u pushtua nga gotët e Teodorikut. Historiani bizantin Malku, i cili na e përshkruan këtë pushtim, e vendos Skampinin si qendrën kryesore të rrugës Egnatia ndërmjet Ohrit dhe Durrësit. Ndërsa në vitin 519 Skampini përmendet si qytet, qendër ushtarake dhe peshkopate. Kjo datë shënon njëkohësisht përmendjen e fundit të tij në kohën antike. Emri i vjetër i qytetit ra në harresë, duke i mbetur trashëgim lumit që kalonte pranë, Shkumbinit, i cili në kohët antike quhej Genusos. Një qytet tjetër i lindur në periudhën e pushtimit romak dhe i rrethuar me mure mbrojtëse për herë të parë në shek. IV, ishte qyteti 15 i fortifikuar në Grazhdan (rrethi i Dibrës ), i dyti në madhësi pas Dyrahut. Muret rrethuese përfshinin një sipërfaqe prej 34 ha dhe mbroheshin nga 40 kulla në formë patkoi si ato të Elbasanit (fig. 84). Kalaja kishte 3 hyrje të mbrojtura nga dy kulla anësore, si hyrja lindore dhe 15) A. Baçe. Fortifikimet.... 49 8 - 61
113
Fig. 86. Kalaja e Durrësit. Fortifikime të shek. VI.
perëndimore në Elbasan. Për shkak të terrenit jo krejt fushor, planimetria e kalasë ka formë të çrregullt. Por fortifikimet më të rëndësishme në këtë periudhë i ka pasur qyteti i Durrësit, (fig. 85), më i madhi në bregun e Adriatikut dhe kryeqendër e provincës së Epirit të ri. Me këtë qytet duhet lidhur thënia e komandantit bizantin Adamantit, drejtuar Teodorikut, mbretit të gotëve kur ky kishte pushtuar Durrësin, «se Teodoriku me ushtrinë e tij duhet të shkonin në Dardani, pasi askush nuk do të duronte që ai të mbante qytete kaq të mëdha, prej të cilëve kishte dëbuar edhe banorët». (Malch 18, 416). Nga burimet historike dimë se perandori i Bizantit Anastas I (491-518), me origjinë nga Durrësi, rrethoi qytetin me tri radhë muresh. Nëse ishin të kësaj periudhe muret dhe kullat që ruhen akoma sot në këtë qytet, kjo u vërtetua nga gjetja e një sërë monogramesh të këtij perandori, të stampuara16 në tullat e këtyre mureve si dhe i mbishkrimit «Anastasi punëdhënës». Pra kalaja u ndërtua me porosi të vetë perandorit dhe materiali kryesor i ndërtimit, që ishin tullat, vinte nga pnnishte perandorake. 16) K. Zheku. Zbulime epigrafike në muret rrethuese të kalasë së Durrësit. Monumentet 3, 1972, 35-47. 114
Nga kjo vetëkuptohet se kemi të bëjmë me një fortifikim të një rëndësie të veçantë për Perandorinë Bizantine. Dhe me të vërtetë, fortifikimet e Durrësit, të kësaj periudhe, qëndrojnë bri veprave ushtarake më të rëndësishme dhe me të përkryera të kohës, që dëshmojnë për nivelin e lartë profesional si dhe për njohjen e kërkesave të artit ushtarak të projektuesve dhe ndërtuesve të tyre. Cilat qenë arsyet për një ndërmarrje kaq të madhe? Nuk ishte thjesht dëshira e perandorit për të përkujtuar vendlindjen e tij. Përveç rëndësisë që paraqiste ky qytet si një port i madh në skajin veriperëndimor të Perandorisë si nyje ndërlidhëse mindis Lindjes dhe Perëndimit, muret e para të tij duhet të kenë qenë të dobëta dhe për këtë mund të ketë ndikuar dhe tërmeti katastrofal i vitit 345, si dhe pushtimi nga gotët më 479. Sot, nga ndërtimet e kohës së Anastasit ruhet një mur rreth 500 m i gjatë në anën jugperëndimore, 1 pajisur me katër kulla pesëkëndëshe me majë të mprehtë, (fig. 86), ndërsa të gjitha pjesët e tjera të fortifikimit janë zhdukur pa lënë gjurmë. Por ne mund të përfytyrojmë fare qartë shtrirjen e dikurshme të kalasë në sajë të skicave dhe përshkrimeve të arkeologëve L. Hezej dhe H. Dome, që patën rastin të vrojtojnë gjurmët e fortifikimeve të Durrësit më se një shekull më pa17 rë. ) Kalaja e Durrësit formonte një lloj trapezi ose katërkëndëshi të çrregullt. Faqja veriperëndimore niste nga lartësia 98 dhe përfundonte tek pjerrësia e fundit e kodrës «Stani», duke kapur një gjatësi të përgjithshme prej 700 m. Hezej shkruan se «ajo ishte një nga pjesët më të forta të rrethimit» dhe ruan ende mbeturina të rëndësishme muresh dhe kullash prej tulle. Prej këtej muri shkonte përqark pjerrësisë së kodrës «Stani» dhe zbriste në fushë, duke u drejtuar përmes kullotave të kënetës, drejt bregut të detit. Kjo linjë përbënte faqen veriore me gjatësi 700 m, që siç shprehet Hezej, «ishte pa tjetër pjesa më e dobët dhe më e arritshme e fortifikimeve». Në atë kohë themelet e saj mezi shquheshin mbi nivelin e tokës, por gjurmët e ruajtura e lejuan studiuesin të dallonte vendosjen e disa kullave katërkëndëshe dhe të një qosheje të dalur, që mbronte njërën nga portat kryesore. Faqja e tretë juglindore, që vazhdon në drejtimin e detit, ndiqte lakoren e lehtë të bregut dhe nuk linte jashtë veçse një rrip të ngushtë rëre, hyrja e të cilit qe mbyllur nga mure të tërthorta. Gjurmët e kësaj ane të rrethimit ruheshin në nivelin e themeleve dhe ishte e vështirë të ndiqeshin. Ky mur, deri te «bastioni i madh» i ndërtuar në buzë të detit, arrinte një gjatësi prej 800 m, ndërsa muri i fundit jugperëndimor kishte një gjatësi të përgjithshme prej jo më pak se 1100 m. Në përshkrimin e tij, Hezej bën fjalë për tri rrethixne të Durrësit. Por në të nuk del e qartë ç'kuptonte ai me rrethim të parë: territorin e përfshirë nga kalaja e sotme, apo akropolin e vjetër që shtrihej rreth lartësisë «98» dhe që rrethonte një sipërfaqe trekëndëshe të mbrojtur 17) L. Heuzey, H. Daumet Mission archeologique de Macedoine, Paris 1876, 349-392.
115
88
87
Fig. Fig. Fig. Fig.
87. Kullë e shek. VI në kalanë e Durrësit. 88. Kullë e shek. VI. Rikonstruksion. 89, a. Frëngji. Pamje nga brenda. 89, b. Frëngji. Pamje nga jashtë.
89a
89 b
mirë nga natyra, të ndarë prej pjesës tjetër të qytetit nga një hendek shumë i gjerë. Me rrethim të dytë Hezej kuptonte muret që u përshkruan më sipër. Veç këtyre, në veri të këtij rrethimi ai pati dalluar një mur tjetër pa shenjë kullash, gjurmët e të cilit humbisnin në drejtim të kodrave perëndimore. Ky ishte rrethimi i tretë i Durrësit. Për sa i përket teknikës së ndërtimit dhe arkitekturës së këtyre ndërtimeve, Hezej nuk jep pothuajse asgjë, por për to mund të gjykojmë në sajë të mureve dhe kullave që ruhen akoma edhe sot.18 Muret janë të ndërtuara krejtësisht prej tullash të lidhura me shtrega të trasha llaçi 6-8 cm. Gjerësia e tyre është 3.5 m, ndërsa lartësia me gjithë parapetin arrinte në rreth 11 m. Disa gjunmë të ruajtura në pjesën e sipërme të mureve tregojnë se muri i bedenave kishte trashësinë e një tulle (0,35 m) dhe përforcohej nga brenda me një sërë pilastrash me seksion 35 x 30 cm, (që është gjithashtu madhësia e një tulle), të vendosur çdo 1,9 m larg njëra-tjetrës. Vetëm themelet, për t'i rezistuar lagështirës, janë ndërtuar me gurë. Shkallët që të çojnë në shtegun e rojeve ndodheshin zakonisht pranë kullave, për të shërbyer edhe për furnizimin e kateve të sipërme të tyre. Në terren të sheshtë kullat (fig. 87) janë vendosur 60-65 m larg njëra-tjetrës, ndërsa në pjerrësitë largësia midis tyre zmadhohet së tepërmi. Ato kanë të gjitha forma planimetrike pesëkëndëshe me majë të theksuar në pjesën e përparme. Ky tip kullash, bashkë me ato trekëndëshe, kategorizohen në grupin e kullave «me majë të mprehtë» të antikitetit të vonë. Asnjë nga kullat nuk ruhet e plotë, por nga gjurmët e ruajtura të elementeve të tyre arkitektonike mund të arrihet rikonstruksioni i një kulle. (fig. 88) Ato kanë pasur një lartësi prej rreth 18 m. dhe ndaheshin në tri kate. Kati I, me lartësi më se dy herë më të madhe nga të tjerët, shërbente si depo. Ai ishte i verbër kundrejt mjedisit të jashtëm dhe komunikonte me territorin brenda kalasë nëpërmjet një porte të hapur në murin fundor. Kati II, i përbërë nga një kthinë e vetëme e pajisur me frëngji, ndahej nga i pari me dysheme druri; në të njëjtën mënyrë ndahej edhe kati III. Ky i fundit mbulohej nga një qemer cilindrik dhe trung konik në pjesën e përparme, mbi të cilët krijohej platforma e kullës e rrethuar nga bedenat. Kati II komunikonte drejtpërdrejt me murin nëpërmjet një porte nga ana e prapme, ndërsa lidhja e brendshme midis kateve dhe platformës realizohej me shkallë druri. Dy katet e sipërme ishin me majë të prerë për të lejuar hapjen e frëngjive në ballë. Frëngjitë me lartësi 2,15 m dhe gjerësi 1.55 m mbulohen me qemer cilindrik tullash të përbërë nga një radhë tullash me përmasa 0,40 x 0,30 x x 0,055 m. (fig. 89 a, b) Në ballë ato janë mbyllur me një mur 0,50 m të gjerë, duke lënë në mes një hapësirë drite 0,65 m, që fillon në lartësi 0,60 m mbi tabanin e frëngjisë dhe vazhdon deri në nivelin e poshtëm të harkut. Kalaja ka pasur një numër të madh hyrjesh, prej të cilave disa kanë qenë kryesore dhe disa të dorës së dytë. Nga dy hyrje që ruhen në murin jugperëndimor, vlen të përmendet ajo që ndodhet midis ku18) Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. Monumentet 9, 1975, 5-15.
117
llave D dhe E Kjo hyrje ka një gjerësi prej 3,70 m dhe e ndërpret kurtinën me një kënd rreth 60°. Kjo masë është marrë për t'i ekspozuar goditjeve ballore një gjerësi sa më të vogël. Në këtë vend terreni është ngritur mjaft që nga koha e ndërtimit, kështu që s'mund të themi se sa ka qenë lartësia e portës, ndërsa në gjendjen e sotme ajo është vetëm 3 m. Hyrja kryesore e kalasë ka qenë në anën veriore, ku sipas përshkrimeve të Ana Komnenës ndodhej statuja e një kalorësi prej bronzi, që tregon për trajtimin monumental të kësaj porte. Këtë statujë e përmend dhe Barleti, për të cilën thotë se paraqiste perandorin Hadrian. Kjo e dhënë është e pranueshme, pasi në atë periudhë vazhdonte trajtimi i portave të kalave në mënyrë monumentale. Fortifikimet e Durrësit nuk përfundojnë me tri rrethimet e përmendura. Rreth 7 km në veri të qytetit, në vendin e quajtur Porto-romano, ruhen ende sot mbetjet e një muri, që mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Hezei i përshkruan shkurt këto ndërtime, duke vënë në dukje se muret mbyllnin ngushticën, që kishte një gjatësi jo më tepër se 200 m dhe se sistemi i tyre me breza tullash paraqiste një ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregullta dhe më të vjetra të rrethojës së madhe të Durrësit. Një përshkrim pak më të plotë të këtyre mureve e kemi nga Sho19 beri. Sipas këtij, muri verior që mbyllte ngushticën ishte pajisur me kulla drejtkëndëshe të vendosura në largësi të barabarta, ndërsa prej këndit perëndimor të tij, një mur tjetër ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit deri në lartësinë «80». Sipas Shoberit «këto gërmadha i përkisnin sistemit të fortifikimit të perandorit Anastas I dhe qenë pikërisht pjesa e jashtme e rrethimit me tri radhë muresh». Nga këto fortifikime sot ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe. Harku i portës që përshkon murin është rrëzuar, ndërsa muri aë i ngjitet kodrës deri në lartësinë «80» është zhdukur thuajse krejtësisht. Muri që mbyllte ngushticën ndërmjet detit dhe kënetës ka një gjerësi prej 1,75 m dhe përshkohet nga breza tullash prej 4 rreshtash me intervale prej çdo 0,60-0,70 cm (fig. 90) në disa tulla është gjetur shenja e stampuar në reliev. Kulla 5,95 x 6,15 m ka qenë dykatëshe, me nga një hyrje në çdo kat të hapur në murin e mbrapëm të saj. Në katin e dytë të çon një shkallë dy rampëshe e mbështetur në murin e prapmë të kullës. (fig. 91). Porta, prej së cilës ka marrë emrin krejt fortifikimi, ka pasur një gjerësi prej 3,80 m. Nga brenda saj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës në dy anët e hyrjes, të cilat kanë shërbyer si bazamente të shkallëve, që të çonin në shtegun e rojeve, duke i dhënë njëkohësisht përparësi mbrojtjes së portës. Përveç murit që ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit, në lartësinë «80» mund të hetohen gjurmët e një fortifikimi të vogël trekëndësh, që lidhej organikisht me këtë mur. Muri i portës u ndërtua për të mbrojtur qytetin e Durrësit prej një sulmi të mundshërn nga veriu, duke shfrytëzuar në këtë rast dhuntitë e terrenit, afërsinë e detit me kënetën e Durrësit. Kështu duhet të 19) C. Praschniker, A. Shober. Vep. cit., 32-46.
118
Fig. 91. Porto-Romano, Durrës. Planimetria e kullës.
Fig. 90. Trakt muri në Porto-Romano. Durrës.
ketë qenë fortifikuar nga ana jugore edhe zona e urës së Dajlanit, ku vetëm një rrip i ngushtë toke ndante detin nga këneta. Në rast se nuk do të ndërtohej muri i portës, armiku mund të ndodhej papritur përballë mureve më të arritshme të qytetit, që shtriheshin në zonën fushore, në veri të lagjes «Pazari i jashtëm». Për t'u bindur për këtë le të kujtojmë sulmin që i bëri Cezari Durrësit, duke kaluar pikërisht nëpër ngushticën, ku u ndërtua më vonë muri i portës si dhe nga ngushtica e Dajlanit. Dhjetë shekuj më vonë, kur muri i portës nuk funksiononte më, në një kodër në veri të Durrësit vendosën kampin e tyre normandët, për të pushtuar qytetki. Një masë paraprake, për të mbrojtur këtë anë më të dobët të kalasë së Durrësit, e pati marrë Anastasi I, duke kaluar këtej rrethimin e tretë të qytetit. Muri i portës, ndryshe nga ç'kanë menduar Hezej dhe Shoberi, është një vepër e mëvonshme që rnund t'i atribuohet fare mirë Justinianit I, i cili, sipas Prokopit, ndërtoi në Durrës një kala të re. Po kësaj periudhe duhet t'i përkasin edhe rindërtimi i murit të Demës në gadishullin e Ksamilit, në veri të Butrintit, i cili ishte i pajisur me disa kulla të vogla katërkëndëshe. Por ndërtime të këtij karakteri nuk duhet të lidhen me kufijtë administrativë të qyteteve, pasi sipërfaqja e vogël apo e madhe e këtyre territoreve varet krejtësisht nga kushtet e terrenit dhe në ato vende, ku këto 119
kushte nuk ishin të përshtatshme për ndërtimin e mureve penguese gjendeshin forma të tjera mbrojtjeje. Në fortifikimet e shekullit VI shihet një tendencë për të zgjeruar rrethin e pjesëmarrësve në mbrojtje. Kështu p.sh. Anonimi Bizantin rekomandon të ndërtohen mure rrethuese të jashtme në mënyrë që të marrin pjesë në mbrojtje edhe banorët e qytetit. Ndërsa Prokopi, në të njëjtën kohë, shkon më tej duke bërë fjalë për mbrojtje të tilla, ku do të sigurohej jo vetëm qyteti por edhe fshatrat përreth.
Hyrjet, kullat dhe teknika e ndërtimit Hyrjet e kështjellave dhe sidomos të qyteteve të fortifikuara në antikitetin e vonë, me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, nuk trajtoheshin në mënyrë monumentale, pra dhe nuk shërbenin si një zbukurim për qytetin, siç ndodhte në periudhën qytetare ilire dhe në shekujt e parë të sundimit romak. Ky fenomen vërehet edhe në provincat 20 e tjera gjatë kësaj kohe. Në përshtatje me epokën historike, gjithë vëmendja ishte drejtuar në atë që këto hyrje të ishin sa më të mbrojtura. Ato vendoseshin pranë një kulle, përshkonin një kullë katërkëndëshe (Elbasan) ose mbroheshin nga dy kulla anësore. Në rastin e fundit, kullat anësore ruanin largësitë që kishin edhe kullat e tjera përgjatë mureve (hyrja perëndimore, Durrës) ose ndërtoheshin posaçërisht për mbrojtjen e hyrjes. Në këtë rast kullat vendoseshin fare pranë njëra-tjetrës, duke lënë midis tyre vetëm një korridor të hapur e të nguehtë, në fund të të cilit ndodhej porta. Në këtë tip hyrjesh bie më tepër në sy karakteri i theksuar mbrojtës i tyre. Kullat anësore mund të ishin drejtkëndëshe (Paleokastër), por më tepër në formë patkoi apo të shkronjës U (Elbasan, Vig, Grazhdan). Varianti më i mbrojtur i këtij tipi hyrjesh ishte ai me oborr të brendshëm, si i kalasë së Elbasanit dhe të Vigut. Hyrjet me oborr të brendshëm janë nga më të hershmet për antikitetin e vonë dhe nuk takohen më pas mesit të shek. IV. Dy hyrjet kryesore të kalasë së Elbasanit, lindore dhe perëndimore, nëpër të cilat kalonte dhe rruga Egnatia ishin mbrojtur me nga dy kulla anësore në formë U-je dhe me oborr të brendshëm. Të dhënat më të plota i kemi për hyrjen lindore të qytetit, e cila u zbulua dhe u konsolidua në vitin 1971. Dy kullat anësore të kësaj hyrjeje që ruajnë të njëjtën dalje nga kurtinat si dhe kullat e tjera të kalasë, vazhdojnë dhe brenda saj duke u lidhur me një mur fundor që krijon oborrin e brendshëm, midis tij dhe murit rrethues të kalasë. Kështu, gjatësia e përgjithshme e kullave arrinte në 16,5 m. Oborri i brendshëm e dyfishonte hyrjen, duke bërë të mundur vendosjen e dy portave njëra pas tjetrës. Portat kanë qenë dykanatëshe dhe siguroheshin nga brenda me një tra të fortë. Trau i portës së parë komandohej nga kulla e krahut të majtë. Kjo kuptohet ngaqë muri i brendshëm 20) R. Schultze. 1909, 280-325.
Die römische Stadttore. Bonner J. Buch. Heft
120
118,
Bonn,
i saj përshkohet nga një kanal me prerje katërkëndëshe 0,32 x 0,28 m, që të jep me përmasat e tij edhe trashësinë e vetë traut. Portat kishin një hapësirë drite rreth 4 m. Thuajse identike me këtë hyrje janë dhe hyrjet e kështjellës së Vigut. Një element tjetër me rëndësi në fortifikimet e shek. IV-VI janë kullat. Në fortifikimet malore, që kanë një karakter fshataro-ushtarak, ato përdoren rrallë ose nuk përdoren fare. Ndryshe ndodh në fortifikimet fushore, në ato që kanë më tepër karakter ushtarak apo në fortifikimet e qyteteve kryesore. Largësia e vendosjes së kullave nga njëra-tjetra zakonisht ishte jo më e madhe nga rrezja e veprimit të shigjetës dhe varej nga kushtet e terrenit, nga madhësia dhe rëndësia e fortifikimit ose nga rëndësia e pjesëve të veçanta të tij. Kullat kanë gjithmonë mure vertikale dhe në më të shumtën e rasteve më të holla se kurtinat. Ato ndaheshin në kate me dysheme druri ose qemer cilindrik dhe përfundonin në pjesën e sipërme zakonisht me tarracë. Forma planimetrike e kullave ka pasur rëndësinë e vet dhe në kohë të ndryshme janë parapëlqyer trajta të ndryshme kullas'h. Nga trajta planimetrike, tipat më të përhapur kanë qenë kullat katërkëndëshe, rrethore, me majë të mprehtë dhe në formë patkoi. Kullat katërkëndëshe janë përdorur kudo, kurse ato rrethore pothuajse vetëm nëpër këndet. Kullat poligonale të rregullta nuk takohen në fortifikimet e vona antike të vendit tonë, megjithëse ato janë përdorur në fillim të shek. IV, në pallatin e Dioklecianit, në Split. Midis katër tipave kryesorë të kullave të përmendura më lart mund të vendoset dhe njëfarë renditje kronologjike. Kullat katërkëndëshe dhe rrethore përdoren gjatë gjithë kohës. Të parat, megjithëse më pak rezistente kundrejt makinave rrethuese gurhedhëse, u rezistuan kritikave të teoricienëve bashkëkohës të arkitekturës ushtarake, duke filluar që nga Filoni (shek. III, p.e.r.) deri tek Anonimi bizantin (shek. VI), pasi ndërtoheshin më lehtë dhe ishin më pak të kushtueshme. Kështu shpjegohet që ato patën një përhapje të madhe, kur ndërtimet ushtarake ishin më intensive dhe për pasojë shpenzimet më të mëdha. Shumica e fortifikimeve të Justinianit në provincat afrikane kanë planimetri të rregullt katërkëndëshe dhe kulla po të kësaj trajte në qoshe dhe gjatë mureve.21 Kullat me majë të mprehtë u përdorën vetëm gjatë fundit të shek. V 22 dhe gjatë shek. VI. Ato ishin me rezistente kundrejt goditjeve por nuk mundën të zëvendësojnë kullat katërkëndëshe. Në vendin tonë, kulla me majë të mprehtë, përveçse në Durrës, takojmë edhe në kalanë e Qafës (rrethi i Elbasanit), në Çukën e Ajtoit dhe në kalan? e Pogradecit. Në këtë të fundit, mbi kullën trekëndëshe është ndërtuar në një periudhë të dytë një kullë katërkëndëshe, si për të treguar triumfin përfundimtar të kësaj të fundit në prag të mesjetës. Në një diapazon më të kufizuar kohe, që kap shekullin IV, kanë qenë përdorur kullat në formë patkoi dhe ato në trajtë freskoreje në qoshet. Për këtë të bind fakti se ndryshe nga kullat katërkëndëshe 21) Shih. Ch. Diehl. L'Afrique byzantine. Paris 1896. 22) Izvestija na Arkeologiceskija Institut, XXIV, Sofia 1961.
121
ato nuk bashkëjetojnë asnjëherë me kullat me majë të mprehtë si në fortifikimet e vendit tonë ashtu dhe në ato të provincave të tjera të Perandorisë Romako-Bizantine. Gjithashtu kullat në formë patkoi përveç fortifikimeve të Vigut dhe Skampinit i takojmë kudo në fortifikime të tjera jashtë territorit të vendit tonë në kohën e sundimit të Dioklecianit, Kostandinit ose në vazhdim të shek. IV. Një problem tjetër që kërkon. studime të mëtejshme është ai i teknikës së ndërtimit. Më i lehtë është datimi i mureve me breza tullash dhe pothuajse i pamundur, për kufij të ngushtë, ai i mureve krejtësisht me gurë. Në rastin e parë nuk ka të bëjë sasia e rreshtave të tullave në brez, siç përpiqet të argumentojë ndonjë studiues23, por trashësia e fugës së ilaçit dhe përbërja e tij. Për sa i përket përbërjes së llaçit, përgjithësimi i sa më shumë shembujve nga ndërtimet e kësaj periudhe do të sillte me siguri rezultate pozitive. Lidhur me trashësinë e fugës së llaçit, duke u mbështetur në shembuj të shumtë nga ndërtimet në Kostandinopojë është arritur në përfundimin se trashësia24 e fugës së llaçit fillon ta kalojë atë të tullës pas mesit të shek. V. Një fenomen i tillë është vërtetuar nga teknika e ndërtimit në fortifikrmet tona, ku mund të sjellim si shembull muret e Anastasit I në Durrës, murin e Portës, Kaninën dhe periudhën e dytë të ndërtimit, në kalanë e Elbasanit. Me sa duket. në antikitetin e vonë, me kalimin e kohës, ndërtuesit kanë synuar të krijojnë breza tullash sa më të trashë, duke përdorur sa më pak tulla. një material ky i kushtueshëm. Këtu nuk duhet të na ngatërrojë përdorimi me shumicë i tullave në ndërtime ushtarake të një rëndësie të veçantë, siç ishte fortifikimi i Durrësit. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se kursimi i tullave nuk duhej të cënonte soliditetin e mureve, në të cilat trashësia e brezit luante një rol jo të paktë. Për të siguruar soliditetin e këtyre brezave me shtresa të trasha llaçi, janë përdorur si përzierje copa tullash, zhavorr apo çakull i imët, si në kalanë e Durrësit, Portës, Elbasanit, etj. Në dy rastet e fundit brezat janë vendosur mbi shtresa të trasha llaçi, të cilat nuk i hasim në ndërtime të tjera më të hershme. E njëjta përbërje llaçi me përzierje çakulli, haset dhe në mure të ndërtuara vetëm me gurë, siç është rasti i kalasë së Zaradishtës në rrethin e Korçës, për të cilën jemi të mendimit se është ndërtuar në shek. VI. Për këtë na e forcon më tepër bindjen përdorimi në përbërjen e llaçit, në kalanë e Durrësit, si i çakullit ashtu edhe i copave të tullave. Në përdorimin e tullës në përbërje të llaçit duhet të dallojmë atë të pluhurit të tullës që fillon të përdoret në ndërtimin e mureve qysh nga mesi i shek. III. Raste të përdorimit të llaçit me përbërje copa tullash apo çakulli, që arrijnë nganjëherë në dimensione deri në 3-4 cm diametri, kemi dhe në mjaft kështjella të kohës së vonë antike në vendin tonë. Ato i gjejmë në kalanë e Bellovodës, Gjonomadhit, Zvezdës, në periudhën III të 23) S. Bobçev. Smesenata zidaria u rimskite i ranovizantijskite stroezhi. Sofia 1952 dhe artikullin në I.A.I. pri Ban, XXIV, Sofia 1961. 24) A. Schneider — W. Karnapp. Bemerkungen zur byzantinischen Mauertechnik. Byzanz, Berlin 1936, 13.
122
kalasë së Trajanit, në fazën e dytë të ndërtimit në kalanë e Elbasanit si dhe në disa kala pranë rrugës Egnatia si kalaja e Qafës, kalaja në Shkëmbin Mbret dhe kalaja e Brajës. Në këto dy të fundit kjo teknikë hetohet respektivisht si fazë e dytë dhe e tretë ndërtimi. Po për të arritur në përfundime më të sigurta nuk mjaftojnë vetëm shembujt e sjellur më lart. Është detyrë e studimeve të ardhshme për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem. Fortifikimet e vona antike, që trajtuam në këtë kapitull, u ndërtuan mbi një truall të pasur jo vetëm në fortifikime, por edhe me përvojë për ndërtimin e tyre. Ato nuk u shkëputën nga traditat e lashta. Vazhdimësia e kësaj tradite pasqyrohet në format planimetrike, në zgjedhjen dhe shfrytëzimin e terrenit për mbrojtje, si në planin strategjik ashtu edhe taktik. Nga ana tjetër, fortifikimet e vona antike krijuan një bazë të shëndoshë dhe paraprinë ndërtimet mbrojtëse të mëvonshme të mesjetës.
123
Kapitulli V
FORTIFIKIME NGA VITI 600 DERI NË 1400
Megjithëse Iliria dhe territori i Shqipërisë, si pjesë e saj, në prag të mesjetës u ndodhën nën presionin e dyndjes së popujve, që vinin nga verilindja, prej të cilëve fiset sllave zunë vend në gadishullin Ballkanik, mjaft qytete të fortifikuara dhe kështjella mundën t'i qëndrojnë valës së dyndjeve, ndërsa disa të tjera u përtërinë në fillimet e mesjetës së mesme dhe u kthyen më vonë në qendra të principatave të para feudale shqiptare. Të tilla ishin Shkodra, Berati, Kruja etj. Një nga qytetet më të rëndësishme të mesjetës së hershme, që përballoi sulmet barbare, ishte pa dysihim Durrësi (fig. 92), i cili nga fundi i shek. VIII, me krijimin e sistemit të ri administrativ bizantin të temave, u bë qendra e një krahinë të madhe në pjesën perëndirnore të Perandorisë, që përfshinte tokat e bregut lindor të Adriatikut nga Tivari deri në Vjosë. Durrësi kishte rreth tij dhe një sërë kështjellash, 30 nga të cilat, pa emërtime të veçanta, përmenden në burimet historike të fundit të shek. IX.1 Megjithëse gjatë gjithë mesjetës bazën e fortifikimeve të këtij qyteti e përbënin muret me tulla të ndërtuara në kohën e perandorit Anastas I (491-518), me origjinë nga Durrësi 2 , nuk kanë munguar ndërtimet mbrojtëse edhe gjatë mesjetës së hershme e të mesme, prej të cilave sot ruhen vetëm pak gjurmë. Nga të dhënat' historike, ndërtimet fortifikuese të kësaj periudhe mund të lokalizohen në «Akropol» apo në «kështjellën e sipërme» dhe në murin rrethues verior në afërsi të saj, ndërsa nga zbulimet e kohëve të fundit në terren edhe në kështjellën mbi lartësinë «59», e cila 1. Në letrat e Leo Magistrit drejtuar Leonit VI, botuar nga I. Sakelinnos. në «Deltion tis istorikis kai Ethnologjikis eteirias tis Ellados», Vol. I, 1883, 377-410, letra XVIII. 2. Për ndërtimet e kësaj periudhe shih Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. Monument 9, 1975.
124
Fig. 92 Kalaja e Durrësit. Gravurë.
Fig. 92, a. Burrës. Kështjella e poshtme (viz. E. Lir).
që nga viti 1243 njihet nga burimet historike me emrin «kështjella e poshtme». Kalaja e Durrësit ra në dorë të anzhuinëve më 1272, Më pas, në vitin 1280, Karli I urdhëroi kryerjen e punimeve fortifikuese në Akropol. Lidhur me këto punime në relacionet e kësaj kohe 125
përmendet dhe çka ruhej nga ndërtimet e vjetra mbrojtëse në këtë pjesë të kalasë. Aty ishin disa kulla, që përmbanin një sterë në katin e poshtëm dhe kapelë në të sipërmin, që të kujtojnë kullat në malin Athos, të cilat datohen në shek. X-XI dhe «kanë pasur gjithmonë një sterë në3 katin përdhes, ndërsa në katin e sipërm mbi tarracë një kapelë». Këto ndërtime të vjetra nuk i përgjigjeshin kërkesave të kohës dhe Karli I i lartësoi bashkë me muret pranë tyre, ndërsa kullën e ndërtuar 50 vjet më parë (1225) nga despoti i Epirit Teodor Komneni, nuk e preku. po të gjykojmë nga të gjitha këto si dhe nga fakti se tërmeti katastrofik i vitit 1273 nuk e dëmtoi akropolin, do të mendonim së paku për një datim në shek. XI ose më të hershëm, të ndërtimeve të mësipërme të «Akropolit». Në kështjellën e sipërme kishte selinë e tij duka i Durrësit, dhe më vonë, kur Durrësi ra nën sundimin e feudalëve shqiptarë (1368-1392), aty qëndruan Karl dhe Gjergj Topia. Akropoli apo «kështjella e sipërme», siç përmendet më dendur në mesjetë, si dhe pjesa veriore e kalasë komandohej nga një kryekullë (Donzhon). Kjo u ndërtua gjatë murit rrethues verior nga despoti i Epirit Teodor Komneni dhe ishte e pajisur me një banesë dhe me një mur rrethues të brendshëm. Kryekulla ruhej në një lartësi prej 10 m deri nga mesi i shek. XIX. Akropoli klshte dy porta. Njëra që e lidhte me qytetin ishte me kanata druri të fortë me trashësi rreth 15 cm, ndërsa tjetra që të nxi-
Fig. 93. Durrës. Kalaja e reduktuar në periudhën e pushtimit turk dhe kështjella e poshtme. Planimetria. 3) N. Moustopoulos. L'influens de la morphologie des tours sur l'habitation forte de l'espace helladique du XVIe-XVIIIe siëcle.
126
rrte në livadhet jashtë qytetit dhe që i ekspozohej më tepër sulmit ishte pajisur me kanata të veshura me pllaka hekuri. Përveç kështjellës së sipërme, që ndodhej në vendin e akropolit të dikurshëm të kalasë antike, Durrësi kishte edhe një kështjellë tjetër, e cila përmendet në dokumente me emrin «kështjella e poshtme». Ajo ndodhet mbi majën e një kodre me lartësi më të ulët se e para, më pranë bregut të detit dhe i mbështetet nga ana e brendshme murit jugperëndimor të kalasë.
Fig. 93. a. Durrës. Kullë poligonale në kështjellën e poshtme.
Kështjella e poshtme në lartësinë «59» ka kaluar nepër dy periudha kryesore ndërtimi (fig. 93, 93 a) Ajo ka thuajse formën e një katrori me gjatësi brinjësh rreth 50 m. Në periudhën e parë, që datohet rreth shek XI-XIII, kishte kulla të rrumbullakëta në qoshet, dhe katërkëndëshe në mesin e kurtinave. Pasi qe rrënuar pothuajse krejtësisht, u rindërtua në gjysmën e parë të shek. XV, kur Durrësi ishte nën sundimin venecian. Në vend të kullave të rrumbullakëta u ngritën kulla tëtëkëndëshe, ndërsa kullat katërkëndëshe u rindërtuan në formën e parë. Kjo kështjellë, që ndryshon nga e sipërmja, ka pasur siç duket një karakter thjesht ushtarak, ku qëndronte pjesa kryesore e garnizonit të përhershëm të qytetit në kohë paqe. Me interes ësthtë dhe fakti i përmendjes në shek. XI i një elementi arkitektonik me rëndësi në kalanë e Durrësit. Gjergj Paleologu, i emëruar dukë në Durrës me porosi të perandorit Aleks Komneni, me 1081 ndërtoi bedenat e kalasë në një mënyrë të re. Ai përdo127
Fig. 94. Kështjella e Lezhës. a) Pamje e përgjithshme. b) Hyrja veriore.
ri disa konstruksione druri të palidhura mirë, që kur normandët të ngjiteshin me anën e shkallëve, të rrëzoheshin për tokë bashkë me to.4 Është e kuptueshme që konstruksione të tilla prej druri, për të arritur qëllimin e përmendur, duhet të dilnin në formë konsoli mbi muret, se ato duhet të kenë ekzistuar që më parë në formë të qëndrueshme për t'u shërbyer qëllimeve të tjera, dhe se në këtë rast aplikoheshin për të përmbushur një dredhi lufte. Kalaja e Durrësit, në mesjetë, konsiderohej si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut, aq sa pushtimi i saj nga normandët më 1182 shkaktoi panik në krahinat përreth e deri në Selanik. Më vonë, kur turqit u ndodhën para portave të kalasë që ishte në atë kohë gjysonë e rrënuar, kronisti turk Idriz Bitlisi, shkruan ndër të tjera se «Durrësi ishte një nga qytetet më të mëdha i të pafeve dhe kalaja e tij shihej në viset e Rumelisë si një Kostandi5 nopojë e dytë». Në fillim të shek. XI dhe gjatë shekullit XII, përveç Durrësit përmenden dhe mjaft qytete të fortifikuara dhe kështjella të tjera në territorin e vendit tonë, sidomos në kronikat që përshkruajnë fitoret e perandorit bizantin Vasili II kundër bullgarëve dhe më vonë nga gjeografi arab Al-Idrizi. Një shkak i fuqishëm për riparimin e kështjellave të vjetra dhe ndërtimin e të rejave ka qenë pa dyshim dhe krijimi i shteteve të para sllave në shek të IX, X e më vonë, që kërcënonin seriozisht pushtetin bizantin. Të kësaj periudhe janë kështjella e Lezhës (Elission) (fig. 94), Petrela, Devolli. Butrinti etj. Një pjesë e këtyre janë ngritur mbi konstruksione të vjetra ilire, por ka edhe nga to që lindin rishtas në pika të rëndësishme strategjike. Kjo periudhë përkon dhe me fillimin e fuqizimit të feudalëve të parë arbëreshë, të cilët më vonë arrijnë të krijojnë principata të pavarura, në të cilat kishin. dhe selitë e tyre të fortifikuara. Një nga tipat e thjeshtë të kështjellave mesjetare të kësaj periudhe, që ka qenë një pararojë e Durrësit nga drejtimi i Qafës së Kërrabës e që paraqet faza të hershme mesjetare, është ajo e (fig. 95) Petrelës6. Është ndërtuar në majën shkëmbore të një kodre, 400 m të lartë, në juglindje të qytetit të Tiranës, në bregun e majtë të lumit Erzen. Muret rrethojnë një shesh të vogël në formë trekëndëshi, perimetri i të cilit nuk i kalon të 100 metrat. Në gjendjen e sotme, kështjella përveç murit rrethues, ruan dy kulla të rumbullakëta në anën më pak të mbrojtur të kodrës dhe një portë të vogël midis tyre. Në pjesën e brendshme ndodhen dy stera, gjurmët e dy kthinave banimi, si dhe të një kulle drejtkëndëshe në pjesën qendrore. Përveç kështjellës së ndërtuar në pjesën më të lartë të kodrës, një mur i harkuar rrethon pjesën më pak të mbrojtur të shpatit verilindor të saj. Ky i fundit është pajisur me një portë që ndodhet në stkajin e tij. Në fazën fillestare kështjella përbëhej nga një mur që mbyllte anën më pak të mbrojtur të platformës së vogël trekëndëshe mbi ma178.
4) Alexias, Vol. I, lib. III, 9, 10 5) S. Pulaha. Lufta shqiptare turke në shek. XV (Burime osmane). Tiranë 1968, 6) A. Baçe, Gj. Karaiskaj. Kështjella e Petrelës. Monumentet 5-6, 1973, 146
9-61
129
a
Fig. 95 Tiranë. Kështjella e Petrelës. a) Pamje b) Planimetria.
b
jën e shkëmbit, duke lënë të parrethuara pjesët e thikta shkëmbore. A është ndërtuar në të njëjtën kohë dhe kulla drejtkëndëshe e vrojtimit, në pjesën qendrore të sheshit? Kjo nuk mund të thuhet me siguri, por sidoqoftë ajo lidhet në idenë e projektimit më tepër me këtë fazë ndërtimi. Është për t'u v,ënë re se ndërtuesit e parë të Petrelës, ishin aq pak të familjarizuar me kullat e lidhura me kurfina saqë edhe një kullë të veçuar, e cila ekzistonte atje që më parë, e kanë lënë të palidhur me murin e ri dhe bile krejt jashtë fortifikimit. Po të kemi parasysh se në shek. XI Petrela rifortifikohet si dhe rolin që luajti ajo në luftën midis normandëve dhe bizantinëve. kjo fazë ndërtimi duhet t'i përkasë periudhës para shek. XI. Kështjella e Petrelës mori formën e një kështjelle të vërtetë feudali, në kohën e sundimit të familjes feudale të topiasve dhe më vonë. Në këtë kohë u ndërtua një kullë gjysmërrethore (fig. 96) në këndin veri lindor të fortifikimit të mëparshëm dhe u përfshi në sistemin mbrojtës kulla e qoshes veriperëndimore, që ishte lënë deri në atë kohë jashtë fortifikimit. Hyrja ekzistuese me të rënë u lidhën në një sistem të vetëm. Kësaj periudhe duket se i përket edhe muri rrethues i jashtëm. Për të hyrë në kështjellë duhej 96. Kështjella e Petrelës. Kulla 1. Premje, planimetria. të ngjitje një palë shkallë guri që i mbështeteshin nga jashtë murit të saj dhe mbaronin në një shesh pushimi para portës. Korridori i hyrjes formonte dy kthesa kënddrejtë dhe mbulohej me qemere. Pas çdo kthese vinin nga një palë shkallë me 4-5 këmbë që të ngjitnin në oborrin e kështjellës. Hyrja sigurohej nga dy porta dyflegërshe të vendosura në fillim dhe në fund të korridorit, që siguroheshin nga brenda me katarah. Për ndriçimin e korridorit shërbente një dritare e vogël katërkëndëshe e hapur në pjesën e sipërme të qemerit, pranë portës së parë, e cila me rrugë të përkthyer përshkonte trashësinë e murit të kështjellës dhe dilte mbi harkun e portës. Një interes të veçantë për arkitekfurën e saj paraqet kulla gjysmërrethore e skajit verilindor të kështjellës (fig. 96). Kulla është e tipit me shpinë të hapur, kështu që ajo përdorej vetëm për luftime. Hapësira e pjesës së prapme mblohej me një hark të thje-
Fig. 96 a, b. Kështjella e Petrelës. a) Pamje nga JL. b) Frengji në kullën 1. Pamje, premje.
shtë tullash. Në gjendje aktuale ka një lartësi prej 12,80 m. Kati përdhes krejtësisht i mbyllur, ndahej nga kati I me dysheme druri, ndërsa kati II me lartësi 3.70 m mbulohet me një kësulë sferike të ndërtuar me tulla. Mbi tarracë ka pasur edhe një kat të tretë, i cili ka qenë me konstruksion druri, që dilte konsol mbi muret perimetrale të kullës. Në këtë mënyrë ai kontrollonte pjesën e poshtme të mureve të saj, ndërsa çatia gjithashtu prej druri e veshur me plumb apo me tjegulla, ka pasur logjikisht formë gjysmëkonike. Kthina e katit II ka qenë ambienti kryesor i luftimit. Prej tij shohin në drejtime të ndryshme dy frëngji për topa të vegjël. Në pjesën e brendshme frëngjitë kanë formën e një kamareje 1,75 të lartë të mbuluar me qemer sektorialë tullash. Në ballin e frëngjisë, të mbyllur me një mur të hollë, është lënë në pjesën e sipërme një e çarë vertikale për vrojtim, dhe në pjesën e poshtme një vrimë e rrumbullakët me diametër 17 cm për vendosjen e grykës së topit. (fig. 96b) Ky tip frëngjie topi është nga më të hershmit dhe i vetmi ekzemplar i ruajtur në vendin tonë. Kulla verilindore nuk është formuar akoma si një kullë e vërtetë për artileri. Atë e dallon nga kullat e tjera mesjetare të kohës së përdorimit të armëve të bardha, hapja e frëngjive për topa dhe deri diku trashësia e mureve, që arrin 2,10 m. Por nga ana tjetër, këto bien vertikalisht mbi terren dhe janë shumë të larta (duke llogaritur dhe katin e tretë), ndërsa kati i poshtëm që i ekspozon goditjeve një sipërfaqe mjaft të madhe, është bosh në pjesën e brendshme. Në një periudhë të mëvonshme ndërtimi, kulla është veshur, në më tepër se gjysmën e lartësisë së saj me një mur, që vjen duke u zgjeruar në bazë dhe bie mbi terren në formë «skarpati». Ë njëjta gjë është bërë clhe me murin, që lidh të dy kullat. Në sajë të pozitës të rëndësishme strategjike dhe mbrojtjes natyrore, kështjella e Petrelës pati një jetë të gjatë dhe luajti rol të rëndësishëm jo vetëm gjatë shekujve të fundit të mesjetës së hershme, por edhe gjatë shek. XV, në luftën e madhe shqiptaro-turke. Për një kohë kështjella e Petrelës ka qenë vendqëndrimi i së motrës së Skënderbeut, Mamicës, me familjen dhe kohortën e saj. Gjurmë të bershme fortifikimesh mesjetare takojmë edhe në qytetin e fortifikuar të Butrintit, i cili gjatë mesjetës pati rrethimin më të madh me mure mbrojtëse nga të gjitha periudhat e mëparshme. Ndërtimet më të hershme përfaqësohen nga mure të ndërtuara me gurë të ripërdorur antikë, ku midis fugave vertikale janë vendosur horizontalisht copa tullash dhe tjegullash. Këto mure mbështeten direkt mbi muret antike. Të kësaj periudhe ianë në Butrint edhe disa kulla trekëndëshe. (fig. 97). Në kurtinat dalin në intervale të caktuara kontraforta drejtkëndëshe dhe trekëndëshe në plan. Të parat projektohen 0,80 m nga kurtinat ndërsa të dytat 1,50 m, duke pasur bazën rreth 2,50 m. Teknika e përmendur e mureve të Butrintit takohet dhe në disa kisha të krahinave fqinje me të, në Greqinë veriperëndimore si në Epir. Akarnani dhe Etoli, të cilat datohen nga gjysma e dytë e shek. VIII deri në shek X, me përjashtim të kishave të Artës të ndërtuara në shek. 7 XIII. Për më tepër, si këto krahina ashtu dhe Butrinti, përfshiheshin 7) P. Vokotopullo, I. Ekklesiastiki architektoniki eis tin dhitikin sterean Elladha kai tin Ipeiron-apo ton tellours ton 7 mehri ton 10 aionos, Thesaloniki, 1975.
133
Fig. 97. Butrint, Sarandë. Kullë mesjetare.
në shekujt e mesjetës së hershme dhe më vonë në të niëitën temë bizantine, në atë të Nikopojës. Gjithashtu, në këshjellën mesjetare të Lezhës, direkt mbi substruksionet antike, janë mbështetur mure të lidhura me llaç gëlqereje ku fugat vertikale mbushen si në Butrint me tulla, por më tepër me copa te thyera guri, (fig. 98). Një fenomen i tillë vërehet në kështjellën mesjetare te Shkupit, ku kjo teknikë takohet në pjesën më të madhe të mureve dhe kullave të ruajtura deri në ditët tona.8 Muret mbrojtëse të Lezhes, ne mesjetën e hershme rrethonin jo vetëm majën e kodrës (Akropolin antik) por edhe shpatin e saj, duke zbritur në fushë. 8) A. Deroko. Srednovekovni grad Skoplje. Beograd 1971, 15-16 Autori i studimit duke e hdhur me faktm se në shek. XI-XII Shkupi ishte bërë qendra e një teme bizantine, i daton në këtë periudhe fortifikimet e tij, Por ato mund të jenë edhe të hershme. më
134
Fig. 98. Kështjella e sipërme e Lezhës. Trakt muri i mesjetës së hershme.
Një shtrirje të tillë fortifikimet e Lezhës nuk e kanë pasur asnjëherë më vonë gjatë mesjetës, por vetëm në kohën e lulëziinit më të madh të qytetit antik të Lisit (fundi shek. IV — shek. III p.e.r.). Muri i poshtëm i qytetit, që shkon në fushë para rrëzës së kodrës, i zbuluar këto kohët e fundit nga punime të rastit, nuk mbështetet mbi substruksione antike dhe është ndërtuar me kontraforta me plan drejtkëndësh, si në Butrint. Nuk mund të mos merret parasysh, në këtë rast, përmendja e kështjellës së Lezhës, në trajtën Elission, që nga viti 1018, gjë që na lejon ta datojmë këtë periudhë ndërtimi, së paku në shekujt IX-X. Kalaja mesjetare e Lezhës, duke përfshirë në të krejt fazat e evolucionit të saj, përbëhet nga disa pjesë: kështjella, qyteti i fortifikuar, i cili ndahet nga një mur tërthor me qytetin e sipërm dhe të poshtëm dhe më në fund kështjella e poshtme që shtrihet në zonën fushore 135
midis lumit dhe kodrës. Kështjella e sipërme zë pjesën më të lartë të kodrës dhe ka formën e një shumëkëndëshi të çrregullt. Ajo ndjek linjën e Akropolit të dikurshëm të Lisit. Në kështjellë të fusin tri hyrje, njëra nga veriu dhe dy të tjerat nga jugu dhe lindja. Hyrja veriore, duket, ishte hyrja kryesore për në kështjellë. Ajo mbrohet nga krahu i djathtë nga një dalje drejtkëndëshe e murit ndërsa nga e majta prej një kulle të vogël katërkëndëshe. Porta është ndërtuar me blloqe të mëdha guri monolit të marrë si duket nga ndërtimet antike. Dy blloqe në çdo anë formojnë paturat e portës, ndënsa harku i shtrirë i mbulesës krijohet nga gurë të mëdhenj të punuar. Për të mbështetur gurët e thembrave të harkut, blloqet e sipërme të paturave janë gdhendur në thellësi në pjesën e brendshme të tyre. Porta sigurohej nga brenda nga një tra që lëvizte në një kanal katërkëndësh 30x25 cm. Nga njëra anë kanali është i thellë, ndërsa nga ana tjetër aq sa për të fiksuar trarin. Nga një foto e Th. Ipenit kuptohet se mbi portë ka pasur një mashikul guri, por kjo mund t'i përkiste një periudhe më të vonë ndërtimi. Një periudhe të mëvonshme ndërtimi i përket dhe një mur i harkuar, i ndërtuar para hyrjes, i cili është pajisur me një parapet me frëngji. Hyrja ka qenë e njëj.të me atë verioren. Edhe këtu pragu dhe paturat kanë qenë ndërtuar me blloqe monolite guri, por prej tyre ruhen vetëm blloqet e bazës. Kjo e fundit mbrohej nga një kullë katërkëndëshe në krahun e djathtë dhe nga një kthesë e murit në anën e majtë. Kthesa del më tepër sesa kulla duke i qëndruar përballë rrugës që të çonte tek kjo hyrje. Rruga ndjek një trase të vjetër, që lidhte dikur Lisin me Akrolisin, duke kaluar nëpër qafën që lidh këto dy kodra. Kështu që hyrja jugore përputhet me një nga hyrjet e kohës antike, gjurmët e së cilës ruhen akoma. Në kohën e pushtimit turk hyjja u bë e dyfishtë duke mbyllur me mur hapësirën nga skaji i kullës deri tek kthesa drejtkëndëshe në krahun tjetër dhe duke lënë të hapur në këtë mur një poirtë të mbuluar me hark rrethor. Gjithashtu, përbal.lë kësaj porte të dytë u ndërtua një mur masiv, që u mbështet në skajin e daljes drejtkëndëshe të anës së majtë. Ky mur e fshihte portën nga vrojtimi direkt, duke ndjekur në këtë mënyrë detyrimisht planimetrinë e hyrjes antike, e cila ishte e tipit tangjentor. Në bazamentet e kullës, në të djathtë të hyrjes, ruhet një trakt përfaqësues i mesjetës së hershme (shek. IX-X), i ndërtuar në blloqe gurësh antikë të ripërdorur, me oopa guri të vendosura horizontalisht në fugat vertikale midis tyre. Më nga lindja, po e kësaj kohe dhe e ndërtuar me të njëjtën teknikë, ka qenë një kullë gjysmërrethore, e rindërtuar më vonë si një kullë katërkëndëshe me përmasa më të vogla. Kjo kullë në faqen ballore ka qenë pajisur me një mashikul druri. Gjurmë të ndërtimeve mesjetare të hershme takojmë edhe gjatë murit perëndimor të kështjellës, ashtu si dhe në murin verior. Hyrja lindore është rikonstruktuar plotësisht gjatë periudhës së pushtimit turk. Porta këtu mbulohet me një hark të plotë gjysmërrethor të punuar me gurë të vegjël. Por edhe kjo hyrje si ajo jugore ndjek planimetrinë e një hyrjeje antike të tipit tangjentor. Brenda në kështjellë ndodhen një sërë kthinash që i mbështeten murit jugor dhe pjesërisht atij lindor; një xhami, dy stera të mbuluara me qemer cilindrik si dhe rrënoja ndërtesash të tjera. Në parapetet e mureve 136
takohen frëngji të tipave të ndryshëm: shigjete, për armë zjarri si dhe frëngji topash. Gjithashtu takohen edhe bedena të përshkuara nga frëngji. Në një kohë të vonë, në shekujt XVII-XVIII, pjesa më e ngritur e kodrës brenda kësthtjellës është përfshirë në një fortifikim më vete, me qëllim që të ndahej vendbanimi i komandantit të kështjellës nga pjesa tjetër e saj. Ndarja është bërë me mure të holla 0,55 m, të cilët pjesërisht i mbështeten mureve të xhamisë për t'ia përshtatur qëllimit një pjesë të tyre. Gjatë murit janë krijuar kulla të vogla katërkëndëshe të hapura krejtësisht nga ana e brendshme. Si tek kullat ashtu edhe në mure janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri; disa nga kullat kanë pasur edhe mashikula që mbështeteshin mbi konsola guri. Në përgjithësi, në kështjellë, përveç gjurmëve të mesjetës së hershme, dallojmë dhe dy faza të tjera të rëndësishme mesjetare: atë para pushtimit turk që duhet t'i përkasë shek. XIII deri nga filimi i shek. XV dhe fazën pas pushtimit turk. Nga faza e ndërtimeve të shek. XIII-XIV më përfaqësuese janë hyrjet veriore dhe jugore si dhe kulla katërkëndëshe bri kësaj të fundit. Në murin rrethues të qytetit, gjurmët mesjetare i takojmë jo vetëm në murin me kontraforta që përmendëm më lart, por edhe në murin rrethues verior në afërisi të mureve antike të shek. I p.e.r., ku ruhet një trakt rreth 30 m i gjatë në lartësinë e një blloku guri. Midis blloqeve antike të ripërdorura të lidhura me llaç janë futur copa guri në fugat vertikale. Në pjesët fushore të Lezhës, midis lumit dhe rrëzës së kodrës, kohët e fundit, gjatë prishjes së banesave të dëmtuara nga tërmeti i 15 Prillit 1979, u zbuluan trakte muresh mbrojtëse, që i përkisnin një kështjelle, të cilën për ta dalluar e kemi quajtur «kështjella e poshtme». Kështjella e poshtme ka pasur një planimetri drejtkëndëshe të përzgjatur në drejtimin veri-jug. Muri perëndimor i kështjellës është ngritur mbi linjën e murit antik që rrethonte dikur qytetin e poshtëm, ndërsa si mur verior është shfrytëzuar muri mesjetar i hershëm me kontraforte, i cili shkon paralel me të parin, i spostuar nga ai rreth 65 m më në thellësi të vendbanimit, ndënsa muri jugor i kështjellës bashkonte këto dy linja më të vjetra fortifikimesh. Në drejtim të veriut kështjella e poshtme mund të ndiqet deri në një largësi prej 150 m, më tej gjurmët humbasin, kështu që nuk dimë nëse ajo bashkohej me murin verior të qytetit antik apo përfundonte diku para se të arrinte tek ai, por më i pranueshëm është varianti i parë. Muret e këtij fortifikimi përforcoheshin në intervale të caktuara nga kulla katërkëndëshe, tri prej të cilave dëshmohen nga gjurmët e ruajtura. Edhe në kështjellën e poshtme dallohen dy periudha ndërtimi. Periudhës së parë i përket një trakt i murit jugor me gjatësi rreth 30 m dhe trashësi 4 m, ndërsa gjithë pjesa tjetër e kështjellës, muret e së cilës kanë një gjerësi prej 2.50 m, i përket një periudhe më të vonë. Kalaja e Lezhës ka qenë një nga fortesat kryesore të temës së Durrësit dhe mbronte kufirin verior të saj, kështu që kujdesi për mbajtjen e fortifikimeve të këtij qyteti gjatë mesjetës së hershme dhe pjesërisht asaj të mesme ka qenë i vazhdueshëm. Pushtimi i përkohshëm i qytetit nga fiset sllave në vitin 592 shënohet si një ngjarje me rëndësi në burimet historike. Kështu nuk është e rastit përmendja e qytetit në fillim të shek. XI dhe ardhja e perandorit të bizantit Vasili II 137
101
Fig. 99. Kalaja e Beratit. Kullë pranë hyrjes kryesore. Fig. 100. Berat. Monogrami me tulla i Mihal Komnenit. Fig. 101. Berat. Kullë e periudhës së M. Komnenit.
100
Fig. 102. Kalaja e Beratit. Hyrje nga ana jugperëndimore, shek. XIV. Fig. 103. Kalaja e Beratit Gravurë e shek. XIX (viz. E, Lir)
në Lezhë. Duke filluar që nga shek. XII, në krahinat e principatës së Arbërisë mesjetare, ku përfshihej edhe Lezha, filluan të iorcoheshin feudalët vendas. Kështu gjatë shekullit XIV Lezha ra nën vartësinë e familjes feudale të Dukagjinasve. Vetëm në këtë periudhë Shkodra, që ishte nën sundimin e Balshajve më të fuqishëm, fitoi përparësi si fortifikim kundrejt Lezhës. Në fund të shekullit XIV kalaja e Lezhës ju dorëzua venecianëve nga Dukagjinasit kundrejt përfitimit të një të tretës të të ardhurave të këtij vendi. Që nga kjo kohë Lezha përmendet në dokumente si një skelë e rëndësishme për tregtimin e lëndës së drurit, kripës etj. Me mbrojtjen e skelës duhet të lidhet kështjella e poshtme e këtij qyteti, e cila duhet të jetë rindërtuar gjatë shekullit XV. Siç shihet, Lezha pati një vazhdimësi të pandërprerë që nga prehistoria deri në mesjetën e vonë dhe jo vetëm si vendbanim por edhe si Fig. 104. një qendër e fortifikuar. Në mesjetën e hershme datohen edhe disa kontraforte trekëndëshe në Kaninë, të cilat janë ndërtuar me gurë antikë të ripërdorur dhe me copa tullash midis fugave. A. Baçe e daton këtë periudhë në mesjetën e hershme e deri nga fillimet e mesjetës së mesme, duke pasur parasysh qenien e Kaninës qytet që në shek. 19 X dhe rolin që ajo luan në luftimet normando-bizantine në shek. XI. Teknikën me gurë antikë të ripërdorur dhe copa tullash të vendosura horizontalisht midis fugave vertikale e hasim dhe në fazën e parë të ndërtimit të kalasë së Beratit. Me e dallueshme është kjo teknikë sidomos pranë portës kryesore si dhe në oborrin e fortifikuar (barbakani) dhe në kullën që kontrollonte hyrjen për në të. (fig. 99). Në krahun e djathtë të harkut të kësaj hyrjeje ndodhet monogrami me tulla i despotit Mihal Engjëll Komneni (fig. 100), i cili është bërë shkak për datimin e krejt oborrit si dhe kullës pranë tij në fillim të shek. XIII (V. 1205). Por në fakt, në kohën e despotit Mihal kemi një rindërtim të barbakanit, ku është përfshirë dhe harku i portës. Teknika e pjesëve të sipërme të mureve të barbakanit dhe të kullës pranë tij ndryshon krejtësisht nga ajo e pjesëve të poshtme, ndërsa afrohet me atë të mureve të përshkuara nga breza prej 4-5 rreshtash tullash të 9 - A. Baçe. Qyteti i fortifikuar i Kaninës. Monumentet 7-8, 1974, 41.
141
ndërtuara në kohën e Mihal Komnenit (fig. 101). Një teknikë më e vonë e përdorur në kalanë e Beratit është «kluazonazhi». (fig. 102). Të tri periudhat e përmendura na pasqyrohen në të njëjtin raport kronologjik në një kishë 20 km në afërsi 10 të këtij qyteti, periudha e parë e së cilës 11 raendohet t'i përkasë shek. XI. Kalaja e Beratit (fig. 103), e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore, që bie me pjerrësi të theksuar mbi luginën e Osumit, në vendin ku lumi krijon një grykë të ngushtë midis dy kodrave, përveç rolit të një qendre administrative zinte dhe një pozitë të rëndësishme strategjike, duke kontrolluar një nga rrugët kryesore që lidhnin ultësirën bregdetare me zomën e brendshme malore. Muret rrethojnë platformën e kodrës duke ndjekur konturin e terrenit, që ka formën e një trekëndëshi të çrregullt (fig. 104), me perimetër 1400 m. Ato përforcohen nga 24 kulla me formë planimetrike dhe përmasa të ndryshme. Kalaja ka një hyrje kryesore nga veriu (fig. 105a), e cila mbrohet nga një barbakan (oborr i fortifikuar si dhe tri hyrje të tjera më pak të rëndësishme (fig. 102). Vendi ku ndodhet hyrja kryesore (fig. 105c) është pika më e dobët e qytetit, pasi këtu kodra e kalasë, nëpërmjet një qafe, lidhet me një kodër tjetër me lartësi të barabartë. Kjo është edhe arsyeja që u tregua kujdes i veçantë për mbrojtjen e saj. Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrës ndodhet kështjella e përforcuar me pesë kulla. Ashtu si kështjella e sipërme në kalanë e Durrësit, ajo ka dy hyrje, prej të cilave njëra komunikon me territorin brenda kalasë, ndërsa tjetra të nxjerrë jashtë mureve rrethuese të qytetit. Vetë kështjella përmban edhe një ndarje tjetër më të vogël, dy kulla të së cilës shikojnë nga oborri i kështjellës. Kjo ndarje shërbente si një vend i rezistencës së fundit, por më tepër për të veçuar selinë e fortifikuar të feudalit nga gamizoni. Përveç ndërtimeve mbrojtëse të përmendura, nga gjurmët e ruajtura në terren kuptohet se në shpatin jugor të kodrës zbrisnin dy mure nga qyteti i sipërm deri në lumë, duke përf'shirë brenda tyre një sipërfaqe prej 6 ha nga 16 ha që zë krejt sistemi i fortifikimit të qytetit. Ekstremet e poshtme të këtyre mureve bashkoheshin nga një mur tërthor, në të cilin janë ruajtur gjurmët e tri kullave. Rrethimi me mure i shpatit jugor të kodrës nuk kishte për qëllim të përfshinte një lagje të jashtme të qytetit se sa të krijonte një zonë të mbrojtur deri tek lumi. që ishte aq i nevojshëm për furnizimin me ujë në raste rrethimi. Këto mure u ndërtuan pas vitit 1280, kur përmenden si ledhe dheu gjatë betejës që u zhvillua midis ushtrive anzhuine dhe bizantine. Një grup fortifikimesh relativisht të hershme të mesjetës, që kanë mjaft tipare të përbashkëta midis tyre, por edhe mjaft dallime nga fortifikimet e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, ndodhen në zonën rreth Shkodrës. Këto janë Shurdhahu (Sarda), Drishti dhe Danja. Në këtë rast, ndryshe nga ai i Petrelës, kemi të bëjmë me qytete të fortifikuara, skemat kompozicionale të sistemit mbrojtës të të cilave kanë shumë anë të përbashkëta midis tyre. Në përgjithësi, këto qytete mbrohen nga dy radhë muresh. Pjesa më e lartë ose më e mbrojtur e kodrës me rrethimin e saj formon njëfarë akropoli, ndërsa rrethimi i dytë, që zinte shpatin e kodrës, apo krejt 10) A. Meksi. Arkitektura dhe restaurimi i kishës së Perondisë. Monumentet 5-6, 1973, 19-42. 11) A. Baçe. Berati... 43-82.
142
Fig. 1 0 5 a . Kalaja e Beratit. Hyrja kryesore dhe oborri i fortifikuar. Fig. 105b. Berat. Kullë pranë hyrjes kryesore. Pamje nga brenda. Fig. 1 0 5 c . Berat. Oborri i fortifikuar Pamje nga brenda.
platformën që krijohet mbi të, si në Danjë, përfshinte pjesën kryesore të qytetit apo krejt këtë të fundit. Kalaja e Shurdhahut12 (fig. 106) ngrihet mbi një kodër shkëmbore, në bregun e djathtë të lumit Drin, rreth 8 km në jug të qytetit të Shkodrës. Dikur kjo kodër lidhej nëpërmjet një qafe të ulët me vargun e kodrave që shtriheshin në bregun jugor të këtij lumi, por me krijimin e liqenit artificial të hidrocentralit të Vaut të Dejës, kodra e Shurdhahut u kthye në ishull. Në gërmadhat e kësaj kalaje ndodhej dikur qyteti i Sardës, i cili përmendet shpesh në dokumentet mesjetare të kohës. Muret mbrojtëse e ndajnë qytetin në dy pjesë: në qytetin e sipërm, që zë majën e kodrës, dhe në të poshtmin që zë shpatin e saj nga veriu, lindja dhe jugu. Si muri rrethues i sipërm ashtu dhe i poshtmi janë pajisur me kulla, që kanë formën e shkronjës U, trekëndëshe dhe katërkëndëshe, por nuk janë vendosur në distanca të caktuara, veç diku kemi grumbullime kullash të vendosura pranë njëra-tjetrës dhe diku linja të gjata muresh pa asnjë kullë. Krejt kalaja rrethon një sipërfaqe prej 4,7 ha. Gjithsej ruhen dy hyrje: njëra që të fut në qytetin e poshtëm. dhe tjetra në të sipërmin. Që të dyja mbrohen nga dy kulla anësore në formën e shkronjës U, të vendosura fare 12) H. Spahiu, D. Komata. Shurdhahu — Sarda, qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar. Iliria 3, 1974, 257-313.
144
106. Kalaja e Shurdhahut (Sarda). a) Pamje e hyrjes së qytetit të sipërm. b) Planimetria e kalasë.
10 - 61
145
pranë njëra-tjetrës. Më mirë ruhet hyrja e qytetit të sipërm. Kullat anësore të saj janë vendosur 2.10 m larg njëra-tjetrës dhe dalin nga kurtina 2,80 m Vetë hyrja me gjerësi prej 1.5 m dhe lartësi 2.50 m mbulohet me një hark guri. Nga ana e brendshme, një qemer me bazë më të gjerë ngrihet 2,30 m mbi të parin, në pilastrat mbështetëse të të cilit, në të dyja anët e portës ndodhen vrimat për lëvizjen e katarahut. Kullat e Shurdhahut në përgjithësi janë të vogla dhe me mure të holla 0,60-0,70 m; gjithashtu muri rrethues nuk e kalon gjerësinë 0,90 m. Lartësia e plotë e mureve dhe e kullave nuk njihet, por njëra nga kullat, që ruhet më mirë, arrin lartësinë 5 m. Për forcimin e mureve nuk janë përdorur breza druri. Mungesa e gjurmëve të shkallëve në faqen e brendshme të mureve, të çon në përfundimin se këto kanë qenë prej druri; me platforma dërrasash, të mbështetura mbi trarë ishte ndërtuar dhe shtegu i kalimit të rojeve. Kjo vihet re në kalanë e Drishtit, ku ruhen akoma zgavrat e vendosjes së trarëve. Muret, harqet dhe elementet e tjera të fortifikimit janë ndërtuar me gurë, pa përdorimin e tullave apo të copave të tjegullave për qëllime dekorative. Kullat kanë qenë pajisur me frëngji për armë të bardha, por ndonjë prej tyre është hapur dhe në nivelin e poshtëm të kurtinave. Këto frëngji përfundonin në anën e jashtme me një të çarë vertikale me lartësi 45-60 cm e gjerësi 20 cm dhe zgjeroheshin në pjesën e brendshme deri në 35-40 cm. Nga sipër ato mbuloheshin me rrasa horizontale guri. Një veçori e kullave të Shurdhahut, sidomos e atyre në formë U-je, është se ato lidhen me murin rrethues vetëm me pjesën e sipërme. Si kurtlnat dhe muret e kullave nuk ndjekin linja të drejta e të rregullta, gjë që të krijon përshtypjen e një ndërtimi të rëndomtë dhe primitiv. Kalaja e Shurdhahut, duke u mbështetur në të dhënat e gërmimeve arkeologjike, është datuar në fundin e shek. XII ose nga fillimi i shek. XIII, por lulëzimin më të madh si qytet e pati në shek. XI. Rreth vitit 1184 Shurdhahu (Sarda) u pushtua nga serbët, më vonë ka qenë nën juridiksionin e familjes feudale shqiptare të Dukagjinëve dhe më 1491 u pushtua nga turqit. Në këtë periudhë qyteti pësoi një rënie të vazhdueshme, derisa pas shek. XVII, emri i tij nuk përmendet më. Kalaja e Drishtit (fig. 107) ndodhet në verilindje të Shkodrës, mbi një kodër shkëmbore me një mbrojtje të fuqishme natyrore, e cila përveç faqeve me pjerrësi të madhe, ka si mbrojtje edhe lumin e Kirit që e rrethon nga veriu dhe perëndimi, ndërsa nga jugu, rrëzë kodrës, rrjodh një përrua malor, i cili derdhet në Kir. E ngritur mbi një kodër të lartë shkëmbore, që rrethohet nga një bërryl i tillë lumenjsh, kalaja e Drishtit plotëson një nga kërkesat kryesore të një fortifikimi mesjetar. Muri rrethues i qytetit në Drisht zë një sipërfaqe mjaft më të madhe nga ai Shurdhahut, ndërsa përkundrazi, rrethimi i sipërm është mjaft më i vogël dhe nuk krijon një ndarje të sipërme të qytetit, por vetëm një kështjellë si në kalanë e Danjës. Muri rrethues i Drishtit përshkohet nga dy hyrje, njëra nga lindja dhe tjetra nga perëndimi, ndërsa kështjella nga një hyrje e vetme që përshkon faqen anësore të një kulle drejtkëndëshe. Ashtu si në Shurdhah edhe në Drisht shohim po atë tip kullash të vogla gjysmërrethore, po atë teknikë ndërtimi me mure të holla pa breza dhe me shtegun e rojeve që krijohet nga plat146
Fig. 107. Kalaja e Drishtit, Shkodër. Pamje e kështjellës.
forma druri të mbështetura mbi trarë të dalë konsol. Në kështjellë, që ka formën e një katërkëndëshi, dallohen disa faza ndërtimi. Të katër kullat e saj shohin nga ana e brendshme e kalasë, pasi muret periferike janë ngritur mbi një humnerë të pangjitshme. Në fillim, kështjella ka pasur 3 kulia katërkëndëshe, ndërsa në një periudhë të dytë është shtuar një kullë gjysmërrethore. Gjithashtu, një nga kullat katërkëndëshe është veshur me një këmishë rrethore dhe në përgjithësi kullat në pjesën e poshtme janë veshur me mure që bien pjerrëtas mbi terrenin. Njëra nga kullat katërkëndëshe, që ka qenë e rrënuar, është rindërtuar në formën ekzistuese, po kësaj radhë me gurë të latuar me kujdes. Nga teknika e ndërtimit duket se i përket periudhës së pushtimit venecian 1396-1478. Kjo kullë si dhe ajo e hyrjes janë pajisur me frëngji të vogla për topa.1 Pas pushtimit të Drishtit nga turqit, më 1478, bie rëndësia e tij si qytet dhe si fortesë, ndërsa popullsia u largua në masë prej andej. Shek. XIII-XIV lidhet me periudhën e fuqizimit të feudalëve arbëreshë. Kështu, në fillim të shek. XIII krijohet principata e Arbërisë, qendra e së cilës mendohet të ketë qenë Kruja. Në të njëjtën kohë, si rezultat i shembjes së pushtetit bizantin nga invazioni i kryqtarëve të kryqëzatës IV (1204), dhe i copëtimit të Perandorisë në zotërime më të 1) Në vitin 1436 Drishti ka pasur në përdorim një top të vogël.
147
vogla, u krijua despotati i Epirit ku përfshihet dhe Shqipëria e Jugut. Durrësi dhe disa zona përreth ranë në sundimin venecian dhe krijuan dukatin e Durrësit, që ishte në kufi me principatën e Arbërisë. Në këtë fazë fillestare të periudhës në shqyrtim u aktivizuan në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen e fortifikimeve despotët e Epirit. Kështu despoti i Epirit Mihal Engjëll Komneni, rreth vitit 1205. rindërtoi muret e kalasë së Beratit, ndërsa një nga pasardhësit e tij, Teodori, ndërioi më 1225 një «kryekullë» në Durrës. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV, pas një pushtimi të shkurtër të Shqipërisë nga shteti serb i Rashës, feudalët shqiptarë arritën kulmin e fuqisë së tyre, duke u kthyer në sundimtarë të pavarur. Tani, përveç Topiasve dhe Muzakëve dolën në skenë familje të tjera feudalësh. si Balshajt, Aranitët, Matarangët, Zenevisët, Në këtë periudhë feudalët shqiptarë mundën të fusnin nën sundimin e tyre qytete të mëdha të fortifikuara, si Durrësi, Berati etj. dhe patën një veprimtari të vrullshme në fushën e ndërtimit të fortesave. Kështu Topiasve, me qendër në Krujë e Petrelë, u atribuohet nga Barleti ndërtimi i kështjellës së Petrelës, ndërsa Balshajve kalaja e Shkodrës. Rreth mesit të shek. XIV, Karl Topia rindërton kalanë e Krujës, ndërsa një pinjoll i fundit i kësaj familje, Nikolla Topia, në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XIV fillon ndërtimin e një kalaje bregdetare në Kepin e Melieve, në afërsi të Durrësit. Në vitin 1389, Muzakët ndërtuan një kullë në derdhje të Semanit, e cila njihet në literaturën historike me emrin «Kështjella apo kulla e Pirgut», ndërsa Berati, nën sundimin e tyre pati shtrirjen dhe lulëzimin më të madh, jo vetëm si qytet, por edhe si fortesë. U riparuan pothuajse të gjitha muret dhe u ndërtuan një sërë kullash të reja, u bë ndarja e selisë brenda kështjellës dhe u ngritën muret e bashkimit të qytetit të 1 sipërm me lumin. Me sa duket, Zenevisët kryen punime në kalanë e Gjirokastrës dhe ndërtuan Kardhiqin, ndërsa më vonë, më 1443, Simon Zenevisi ndërton një kështjellë në kepin Vagenetia përballë Korfuzit, ku më 1456 2 u zhvilluan luftime të ashpra me turqit. Por edhe në fortifikimet që ndërtuan pushtuesit në këtë periudhë, në qytetet e pushtuara prej tyre duket dora e mjeshtrave shqiptarë. Mbreti i Sicilisë, Karli I Anzhu, më 1280, porositi të merreshin specialistë të atyre anëve për punimet fortifikuese që do të kryheshin në Durrës. Ndërsa në orvatjen e venecianëve për të hapur kanalin e Porto-Romanos, që do të siguronte dhe një mbrojtje më të mirë të Durrësit, marrin pjesë shumë punëtorë dhe teknikë shqiptarë. Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të shek. XIII-XIV, kur ato u ndërtuan apo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës, Një nga këto kështjella, që e pati zanafillën mesjetare në këtë periudhë, është Shkodra. Kalaja e Shkodrës (fig, 108) ashtu si Berati, është ngritur mbi ndërtime ilire. Gjatë periudhës së pushtimit romak, kalaja ka shërbyer si një akropol për qytetin që shtrihej rrëzë shpatit jugor të kodrës. Gjatë mesjetës Shkodra ishte me ndërprerje herë nën sun1) A. Baçe. 43-62. 2) K. Hopf. Geschichte des Osmanisches Reiches
148
Fig. 103. Kalaja e Shkodrës. Gravurë e shek. XX (viz. E. Lir).
Fig. 108, a. Kalaja e Shkodrës. Gravurë.
dimin bizantin dhe herë nën atë sllav, deri më 1355 kur u zotërua nga Balshajt Humanisti shkodran i shek. XV, Barleti, thotë se gjer në atë kohë Shkodra ka qenë e pafortifikuar. Në kalanë e Shkodrës nuk janë konstatuar deri më sot gjurmë të një vjetërsie më të madhe nga shek. XIV. Në fillim të mesjetës, kalaja, ndodhej në fushë pranë Bunës, ku shtrihej dikur qyteti i periudhës romake. Përveç Bal140
Fig. 108b. Kalaja e Shkodrës. Pamje nga lindja. Fig. 109. Kalaja e Shkodrës. Planimetria.
Fig. 110. Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të tretë. Fig. 111. Kalaja e Shkodrës. Grykë stere në oborrin e tretë.
shajve, që e mbajtën Shkodrën nën sundimin e tyre deri në vitin 1396, kur ja dorëzuan Venedikut, në kala kanë ndërmarrë punime plotësuese fortifikimi edhe venecianët, turqit dhe më vonë (shek. XVIII-XIX) feudalët shqiptarë Bushatllinj. Formën themelore kalaja e ka marrë pra që në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe ka arritur në trajtën e sotme me një varg plotësimesh të vazhdueshme. Të ngritura mbi majën e një kodre shkëmbore muret e kalasë ndjekin formën e terrenit, duke krijuar në planimetri një formë të çrregullt. (fig. 109) Sipërfaqja e brendshme ndahet me anë muresh të trasha në tri oborre, që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë, që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle. (fig. 110). Në murin që e ndan atë nga pjesa tjetër e kalasë janë krijuar të daia drejtkëndëshe, që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm ato janë vendosur më dendur nga gjithë pjesët e tjera të kalasë, me përjashtim të zonës së hyrjes kryesore. Brenda territorit të kështjeUës ndodhet një kompleks ambientesh për garnizonin, të cilat lidhen me një kullë rrethore. Aty ndodhet një sterë, (fig 111) depo si dhe një godinë trikatëshe e trajtuar në mënyrë monumentale, e cila njihet me emrin «kapiteneria» (fig. 110). Brenda kështjellës ka qenë dhe pallati i familjes feudale të Bushatllinjve, i cili më vonë, gjer më 1865, kur qendra administrative e Shkodrës u shpërngul nga kalaja, është përdorur si banesë e guvernatorit të vilajetit. Oborri i dytë (fig. 112), në pjesën qendrore të kalasë, zë një sipërfaqe një të madhe. Ai ndahet nga oborri i parë nga një mur tërthor pa kulla. Muri i vjetër i periudhës paraveneciane është lënë gjysmë i rrënuar dhe në shek. XVIII-XIX është zëvendësuar me një mur të ri, të futur pak më brenda nga i pari, në të cilin është hapur dhe një portë. Brenda oborrit të dytë ndodhen katër stera të mëdha katërkëndëshe të mbuluara me qemer, prej të cilave uji merej me anë grykash pusi të rrumbullakëta. (fig. 112) Përveç sterave aty ruhen akoma disa ndërtime të vjetra, që shërbenin si depo, për strehimin e garnizonit; një burg si dhe një kishë e stilit romanik e kthyer më vonë në xhami. (fig. 112 a) Oborri i parë (fig. 112 b) nuk ruan gjurmë ndërtimesh në brendësi dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore të kalasë (fig. 113) para së cilës, në periudhën veneciane midis viteve 1407-1417, u ndërtua një barbakan (fig. 114) një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zinin pjesën lindore të kalasë, si dhe vepra të tjera mbrojtëse, që mbulonin rrugën nga kthesa e fundit e saj, deri tek porta e barba1 kanit. Pasi kalon korridorin e kullës së barbakanit (fig. 15) gjendesh në një oborr të vogël katërkëndësh, të kufizuar me mur në krahun e djathtë. Muri është pajisur me një parapet dhe me një palë shkallë që të ngjitin në shtegun e rojes. Përballë oborrit ndodhet porta kryesore e kështjellës dhe anash, saj një portë e vogël që të çon në sheshin e mureve të para, të cilat janë më të ulëta nga muret dhe kullat e anës lindore. (fig. 115 a) Porta kryesore (fig. 113) është trajtuar në anën e jashtme, në më1) V. Kamsi. Fortifikimi i hyrjes kryesore të kështjellës së Shkodrës. Monumentet 3, 1972, 163-170.
152
Fig. 112. Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të dytë dhe e sterës. Fig. 1 1 2 a . Kishë e shek. XIV në oborrin e dytë e kthyer në xhami në shek. XVI. Fig. 112b. Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të parë.
nyrë të ngjashme me portën e barbakanes, (fig 114) por këtu kemi të bëjmë me restaurimin e ndërtimeve më të vjetra. Për të hyrë brenda në kala duhet të kalosh një korridor në formë L-je, të mbuluar me qemer cilindrik, (fig. 115 b) fundi i të cilit mbyllet nga një portë e dytë. Në kthesën e korridorit dallohen qartë gjurmët paraveneciane të kompleksit të hyrjes. Një pjesë e qemerit këtu është ndërtuar krejtësisht me tulla dhe në kyçin e tij është hapur një vrimë drejtkëndëshe 40 x 55 cm që shërbente për të hedhur lëndë djegëse, lëngje të nxehta, apo objekte të rënda mbi kundërshtarin, që kishte arritur të shpërthejë portën e parë. Vrima komandohej nga një kthinë e vogël, e mbuluar me qemer cilindrik që ndodhet në katin e dytë, i cili lidhet nëpërmjet një porte me hark dhe kornizë tullash me një kthinë katërkëndëshe më të madhe, që shërbente për qëndrimin e një pjese të rojeve të portës dhe për mbajtjen e pëngatitjen e mjeteve dhe lëndëve që do të hidheshin mbi armikun. Por edhe pasi të kalojë portën do të ndodheshe përballë një muri të gjerë, prapa parapetit të dhëmbëzuar të të cilit qëndronin mbrojtësit e oborrit të dytë. I gjithë sistemi i mbrojtjes së hyrjes komandohej nga një donzhon i lartë poligonal, për ndërtimin e të cilit nga venecianët, më 1468, bën fjalë edhe Barleti. 154
Fig. 113. Kalaja e Shkodrës. Pamje e hyrjes kryesore. Fig. 114. Kalaja e Shkodrës. Hyrja e barbakanit.
Fig. 115. Ralaja e Shkodrës. Korridori barbakanit. Fig. l15b. Korridori i hyrjes kryesore.
Fig. 115a. Kalaja e Shkodrës. Oborri midis barbakanit dhe hyrjes kryesore.
Përveç hyrjes kryesore, kalaja ka dhe disa hyrje të vogla të dorës së dytë, të cilat shërbenin për manovrimin e forcave në raste rrethimi apo si dalje sekrete. Njëra prej tyre ruhet akoma në rrëzë të paramurit lindof të kalasë. (fig. 116). E hapur në shkëmb të gjallë dhe me disa degëzime në brendësi, kjo portë, sipas Barletit, shërbente për të mbajtur armë e municione, për të mbrojtur «gropat». Është fjala për një kanal të veshur me gurë gjatë kontraskarpit, i cili përshkon 157
rrëzën e murit lindor të kalasë dhe ruhet edhe sot në një thellësi rreth 4 m. Përveç barbakanit, kryekullës, kompleksit të hyrjes dhe paramureve në anën lindore të kalasë, punimet e tjera veneciane konsistojnë në veshjen me gurë të punuar katënkëndësh të disa kullave të tjera dhe pjesërisht të kurtinave. Kështu që në shumë kulla nën veshjen veneciane fshihen ndërtime më të vjetra që i përkasin periudhës së sundimtarëve Balshaj. Gjatë këtyre riparimeve është pasur parasysh që anës së jashtme të muFig. 116. Kalaja e Shkodrës. Dalje sekrete nga ana lindore. reve t'u jipet pjerrësi në formë skarpati, që arrin shpesh deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Madje, nga ana perëndimore e kalasë, sipërfaqe të mëdha të pjerrëta shkëmbore të kodrës janë veshur me gurë të skuadruar. Aty ku veshja e mureve është dëmtuar spikat teknika e vjetër me përdorimin e copave të tullave midis gurëve, ndërsa harqet e dritareve dhe frëngjitë janë punuar krejtësisht me tulla të vendosura në formë radiale dhe janë rrethuar me bordurë. Kullat kanë forma rrethore, por më tepër katërkëndëshe, dhe ruhen në një lartësi 12-16 m, ndërsa kurtinat kanë një lartësi rreth 12 m. Kalaja e Shkodrës, ashtu siç ishte kompletuar që nga fillimi i shek. XV, mundi t'u bëjë ballë dy rrethimeve të gjata dhe bombardimit të vazhdueshëm me artileri nga turqit në vitet 1474 dhe 1478-79. Vetëm paqja e nënshkruar nga venecianët i detyroi banorët dhe garnizonin ta braktisnin atë, me kusht që të liheshin të lirë të largoheshin në drejtimin e dëshiruar. Shembulli i një kalaje mesjetare, për nga mbrojtja natyrore dhe furnizimi me ujë, që ishin dy faktorët më të rëndësishëm në mesjetë për të siguruar një mbrojtje të fuqishme dhe të gjatë, është kalaja e Krujës 17 . (fig. 117) Ajo mundi t'u bëjë ballë në shek. XV tri rrethimeve të egra të forcave kryesore të Perandorisë Osmane. Në burimet historike, Kruja përmendet për herë të parë në aktet kishtare të shek. IX si qendër peshkopate, ndërsa si vendbanim i fortifikuar. del vetëm nga mesi i shek. XIII. Më 1253 ajo kaloi nga Mihaili II i Epirit në zotërim të perandorit bizantin Ivan Vatace dhe dy vjet më vonë, Teodori II Laskari u njeh disa privilegje banorëve të kalasë së Krujës. Që para kësaj periudhe, gjatë shek. XII, Kruja ka qenë qen17) S. Adhami. Gjurmime rreth themelimit dhe rindërtimeve kryesore të kalasë së Krujës. Monumentet 1 1971, 87-101.
158
Fig. 117. Kalaja e Krujës. Pamje, planimetria.
dër garnizonesh dhe guvernatorësh bizantinë gjë që presupozon një vend të fortifikuar. Nga fundi i shek. XIII, kalasë ju bënë disa riparime nga Karli I Anzhu dhe më vonë, nga feudali shqiptar Karl Topia, që e bëri atë qendër të zotërimeve të tij, i cili, siç mund fë nxirret nga dëshmia e Barletit, kreu punime të rëndësishme. Ndërtimet e fundit gjatë mesjetës së mesme në këtë kala i përkasin periudhës së Skënderbeut, rreth mesit të shek. XV (fig. 118) Kalaja e Krujës është ndërtuar mbi një kreshtë shkëmbore të shkëputur nga mali Sarisalltëk dhe nga formacionet kodrinore përreth. Ajo lidhet me këto të fundit vetëm nga ana verilindore, ku ndodhet dhe hyrja kryesore për në kala. Anët e tjera janë shkëmbinj të thepisur, praktikisht të pangjitshtëm ose vetë kodra bie me pjerrësi të theksuar. Një nga veçoritë e kalasë së Krujës është mënyra e furnizimit të saj me ujë, gjë që e ka bërë të mos vuajë asnjëherë nga mungesa e ujit. Brenda territorit të kalasë, në shkëmb rrjedh një burim nëntokësor, i cili del në rrëzë të murit llndor të saj. Ky krua, që përdoret edhe sot në një çezmë, ka qenë rrethuar me një sistem muresh e kullash (fig. 119). Por uji i këtij burimi shfrytëzohej edhe brenda fortesës nëpërmjet puseve, njëri prej të cilëve ruhet 18 akoma në gjendje të mirë nga ana e brendshme e murit perëndimor. Muret e kalasë së Krujës, duke ndjekur konturet e terrenit mbi të cilin ngrihen, rrethojnë një sipërfaqe eliptike me perimetër rreth 800 m. Ato kanë një gjerësi prej rreth 1.50 m dhe përforcohen nga 9 kulla. Kullat kanë formë të rrumbullakët ose katërkëndëshe, duke sunduar të parat. Kullat nuk kanë një largësi të barabartë prej njëra-tjetrës, por sipas kushteve të terrenit dhe rëndësisë së sektorit që mbrojnë, shohim një grupim të tyre në hyrjen kryesore, pranë burimit dhe në skajin jugperëndimor, ndërsa gjatë krejt murit verilindor dhe juglindor të ndërtuar mbi shkëmbin e thepisur ndodhet vetëm një kullë. Përveç mureve perimetrale që përmendëm, në pjesën më të lartë të kodrës është sajuar një ndarje e vogël katërkëndëshe që shërbente si një reduit i fortifikuar, seli e feudalit. Nga ana e jashtme e kësaj ndarjeje, që i korrespondon rrethimit të kalasë, shkëmbinjtë bien thik dhe janë të pangjitshëm, ndërsa në murin e ndarjes së brendshme konstatohen dy kulla katërkëndëshe. Njëra prej tyre, ajo e këndit, ruan disa duar ndërtimi. Së fundi, kur kjo pjesë e fortifikimit e kishte humbur funksionin e saj, u përshtat në kullë sahati19. Në gjendjen e sotme kulla ka një lartësi prej 16 m, gjë që tregon se lartësia e kullave katërkëndëshe të kësaj ndarjeje ka qenë mjaft e madhe. Duke qenë mbi një terren sundues, ato shërbenin njëkohë18) Gj. Frashëri Problemi i restaurimit të oborrit të fortifikuar të kalasë së Krujës. Monumentet 12, 1976, 65-74. 19) S. Adhami nuk dallon ekzistencën e kështjellës brenda kalasë së Krujës, por përmend vetëm kullën e sahatit të ndërtuar mbi bazamente më të vjetra. (Vep. Cit. 88). Në kullën e sahatit dallohet faza më e hershme e ndërtimit me muraturë guri me breza tullash. Si dhe një fazë më e vonë me kluazonash. Faza e parë ngjason me ndërtimet e Mihal Komnenit në Berat. Kjo tregon se kështjella u ndërtua rreth fundit të shëk. XII fillimi i shek. XIII, duke rezervuar një datë më të hershme për muret fillestare të kalasë. 11-61
161
Fig. 119. Kalaja e Krujës. Oborri i fortifikuar i krojeve.
sisht edhe për vrojtim. Kalaja ka dy hyrje, njëra nga verilindja që është kryesorja dhe tjetra më e vogël, e dorës së dytë, në skajin jugperëndimor, që të çonte në oborrin e fortifikuar të krojeve. (fig. 119) Hyrja kryesore përshkonte një korridor me kthesë (fig. 120) dhe sigurohej në periudhën e parë të ndërtimit nga dy porta, prej të cilave e para ishte një portë rrëshqitëse (portkulis). Në një periudhë të dytë. u ndërtua një kompleks i tërë për mbrojtjen e hyrjes kryesore (fig. 121). Në pjesën e brendshme u shtua një korridor i ri me gjatësi 22 m, i mbuluar me qemer cilindrik guri. Porta e parë u vendos në vendin e portës së dytë të fazës së parë, ndërsa një portë tjetër mbyllte fundin e korridorit. Të dyja këto porta kanë qenë dyflegërshe dhe siguroheshin nga brenda me katarah. Në kompleksin e hyrjes, në këtë periudhë, u ndërtuan në të djathtë të korridorit dhe një sërë ambientesh të lidhura me një kullë rrethore, të pajisur me sterë. Nëpërmjet një porte të vogël, të hapur në murin e brendshëm të këtij kompleksi, hyhet në një kthinë në formë kryqi që s'është gjë tjetër veçse një kishë e tipit «Kryq i lirë». Ambienti qendror i kishës në formë katrori mbulohet me një kupolë sferike mbi tambur, i cili mbështetet mbi katër pedentiva, ndërsa krahët e kryqit, më të ulët nga ambienti qendror, mbulohen me qemere cilindrike të ndërtuara me gurë. Interieri i kishës ndriçohet nga dy dritare të ngushta, prej të cilave njëra pënshkon murin fundor të një nikeje të korridorit. Tipi në formë «Kryq i lirë» i faltoreve të kultit të krishter ka pasur një përhapje më të madhe në vendin tonë gjatë shek. XII-XIII, kohë 162
Fig. 120. Korridori i hyrjes në kalanë e Krujës.
së cilës i përket për pasojë edhe ndërtimi i fazës së dytë të krejt kompleksit të hyrjes, duke lënë një datë më të hershme ndoshta shek. XI-XII për periudhën e parë të këtij ndërtimi. Në qoftë se nuk është fjala për kishën në shqyrtim, atëherë në kalanë e Krujës do të ketë pasur ndërtime të tjera të këtij lloji, të instaluara brenda kullave, po të kemi parasysh një dokument të viteve 1431-32, ku përmendet një kishë «brenda në kullë të Akçahisarit» (Kalaja e Krujës). Në katin e dytë të kompleksit të hyrjes të çojnë një palë shkallë të mbështetura në murin e tij lindor. Këto shkallë i shërbenin jo vetëm kthinave që ngriheshin mbi kishë dhe mbi dy niket e krahut të d j a thtë të korridorit të hyrjes, por dhe platformës së një kulle të rrumbu163
Fig. 121. Kalaja e Krujës. Ambientet pranë kompleksit të hyrjes. Fig. 122. Kalaja e Krujës. Porta në dalje të tunelit.
llakët, që lidhet në mënyrë organike me këto ndërtime. Në katin e poshtëm të kullës së rrumbullakët është ndërtuar një stere me trajtë cilindrike, me diametër 3 m, e cila mbulohej me një kupolë sferike të ndërtuar me muraturë guri. Për marrjen e ujit, midis murit perimetral të kullës dhe të sterës është lënë një korridor i ngushtë i mbuluar me qemer cilindrik, në të cilin zbritet me disa këmbë shkallë nga tarraca e kthinave ngjitur me të. Në skaj të korridorit ndodhet një e hapur katërkëndëshe prej nga mund të merrej ujë nga stera. Korridori është i një madhësie të tillë sa mund të qarkullojë me vështirësi një njeri dhe nuk zë gjithë perimetrin e sterës. Kullën e rrumbullakët, që vishte nga jashtë sterën dhe shërbente kryesisht për mbrojtjen e hyrjes, Skënderbeu e rindërtoi rreth viteve 1451-52. (fig. 118) Pas rëndërtimit, sipas dëshmisë së Bar1etit, ajo nuk ishte më e lartë se muret rrethuese, ndërsa pjesës së poshtme të mureve të saj ju d'ha nga jashtë një pjerrësi n'i formë skarpati. Periudha e dytë e ndërtimit të kompleksit të hyrjes është realizuar në një kohë, kur hyrja e parë qe dëmtuar rëndë, pasi pranë kësaj të fundit ruhen gjurmët e një kulle të rrënuar katërkëndëshe, që do të zinte krejt rrezen e veprimit të kullës së rrumbullakët. Interes paraqet në kalanë e Krujës dhe sistemi i fortlfikimit të krojeve, (fig. 119) që ndodhet në skajin juglindor të kalasë. Vendi i rrjedhjes së burimeve nëntokësore, që bien jashtë mureve rrethuese, është mbrojtur me një mur të dytë në formë të harkuar, në të cilin ruhen edhe gjurmët e tri kullave, njëra prej të cilave, gjysmë e rrënuar arrin lartësinë 8 in. Me kulla është pajisur edhe muri rrethues i kalasë që përfshihet brenda kësaj sipërfaqeje, në të cilat dallohen për më tepër disa faza ndërtimi. Më interes është në këtë pjesë të fortifikimit një kullë gjysmërrethore, e cila përshkohet nga një tunel i ngushtë me gjatësi 15 m, i mbuluar me qemer cilindrik. Porta në dalje të tunelit është trajtuar me hark tullash. (fig. 122) Prej këtej zbritet nëpërmjet të një palë shkallëve në sheshin e burimit, i cili ishte i mbrojtur në anën e jashtme nga sistemi i mureve dhe kullave që përmendëm. Edhe në kullat, që mbrojnë sheshin e burimit vërehen periudha të ndryshme ndërtimi, gjë që tregon se fortifikimi i krojeve ës'htë krijuar në një periudhë të hershme dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë. Kjo konfirmohet dhe nga dëshmia e Barletit, i cili thotë për këtë anë të kalasë se muret ishin shumë të vjetra dhe të ngrëna nga koha. Brenda territorit të krojeve, në të majtë të shkallëve, është ndërtuar më vonë një kullë e rrumbullakët, e cila ngjason nga teknika me rindërtimet e kullës së rrumbullakët të hyrjes. Duke pasur parasysh edhe njoftimin e Barletit për ndërtimet që kreu Skënderbeu pas rrethimit të parë të Krujës në anën veriore dhe perëndimore të kalasë, mund të arrihet në përfundimin që kjo kullë të jetë ndërtuar gjatë viteve 1450-52. Kulla e re, ndryshe nga ato të mëparshmet, është e ulët dhe me perimetër të gjerë. Në Shqipërinë Jugperëndimore një nga fortifikimet e rëndësishme 20 mesjetare është edhe Kanina. (fig. 122a, b). Ajo ndodhet në gjirin e Vlorës mbi një kodër me lartësi 380 m. Si shumë qytete të tjera mesjetare të Shqipërisë, kalaja e Kaninës e fillon jetën e saj që nga koha antike. Më vonë, në shek. VI, kalaja rindërtohet nga Justiniani dhe përmendet në listën e Prokopit me emrin Kionin. Në fillim të shek. XI, Kanina ishte 20) A. Baçe. Kanina, 25-54.
165
Fig. 1 2 2 a . Kalaja e Pamje. Fig. 1 2 2 b . Kalaja e Planimetria.
Kaninës. Kaninës.
qytet dhe qendër peshkopate dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftërat normano-bizantine. Pas një periudhe qetësie relative, pas këtyre ngjarjeve, Kanina, në shekujt XII-XIII, kthehet në një qendër ushtarake të dorës së parë, duke shërbyer si plasdarm për depërtimin e anzhuinëve në thellësitë e tokave shqiptarre. Në vitin 1530 kalaja rindërtohet nga sulltan Sulejmani, ndërsa ndërtimet e fundit të shek. XVII-XIX i përkasin përpjekjeve të feudalëve shqiptare të Vlorës për të rimëkëmbur këtë fortifikim. Muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe 35 ha dhe kanë një gjatësi të përgjithshme prej 1 km. Ashtu si në Shkodër, kalaja ndahet nga mure tërthore në tri pjesë. Prej tyre sot ruhen vetëm muri, që ndan pjesën më të lartë të kodrës, i cili mbrohej nga tri kulla Brenda rrethimit, sipas dëshmisë të udhëtarit turk Çelebiut, kishte shtëpi banimi, ndërtesa për garnizonin, depo municioni si dhe stera për furnizimin me ujë. Kalaja përshkohej prej katër portash, prej të cilave njëra lidhte ndarjen e fundit në pjesën më të lartë (kështjellën) me pjesën tjetër të fortifikimit. Portat e tjera të nxirrnin në drejtime të ndryshme jashtë rrethimit kryesor. Njëra prej këtyre hyrjeve, e ruajtur më mirë, ndodhet në anën jugore. Ajo mbrohet prej një kulle të fuqishme gjashtëkëndëshe, ka një lartësi prej 3.40 m, hapësirë drite 2.85 m dhe mbulobet prej një harku sektorial. Porta ka qenë dyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me katarah. Në portat e kalasë së Kaninës nuk konstatojmë sisteme të brendshme fortifikimi, si galeri të mbuluara me qemer etj., apo të jashtme, barbakana, siç i hasim në kala të tjera mesjetare, si ajo e Shkodrës, Krujës dhe Beratit. Hyrjet janë të thjeshta dhe mbrohen nga kulla anësore. Kullat që përforcojnë muret kanë forma rrethore, poligonale, trekëndëshe dhe katërkësndëshe. Por shumë prej tyre, përveç teknikës së ndërtimit dhe me format e tyre planimetrike, përfaqësojnë periudha të ndryshme ndërtimi. Më të hershmet janë kullat trekëndëshe, të cilat duke qenë me përmasa të vogla luajnë edhe rolin e kontrafortave, ashtu siç i takojmë në kalanë e Beratit dhe Butrintit. Nga shtatë kulla, që ruhen sot në kalanë e Kaninës, dy prej tyre kanë formë trekëndëshe. Por sasia e kullave në përgjithësi ka qenë më e madhe. Nga një skicë planimetrike, e botuar në 1688, mësojmë se kalaja në atë kohë kishte 14 kulla.21 Të një periudhe të hershme janë edhe disa kulla gjysmërrethore, të ngjashme me ato të akropolit të Butrintit. Si në kullat gjysmërrethore edhe në ato trekëndëshe gjejnë përdorim të gjerë copat e tullave dhe të tjegullave, të cilat vendosen horizontalisht apo në mënyrë të çrregullt midis fugave të gurëve dhe sidomos në kullat trekëndëshe, ku janë ripërdorur mjaft gurë antikë. Kullat poligonale i përkasin një periudhe më të vonë; në to gjejmë edhe frëngji për topa. Nga forma planimetrike dhe nga teknika e ndërtimit këto kulla ngjasin me ato të «kështjellës së poshtme të kalasë së 22 Durrësit të ndërtuar në shek. XV.» Muret e kullave si dhe kurtinat 21) Sipas planimetrisë së K. Koronelit, shih. A. Baçe. Vep. cit. (C. Coro-nelli Citta fortezze ed altri luoghi principali, dell'Albania, Epiro e Livandia, Venetia 1688). 22) Këto kulla A. Baçe i konsideron në formë U-je dhe i daton në periudhën e sundimit anzhuin (shek. XIII). Përveç pranisë së frëngjive për artileri në njërën nga këto kulla (kulla 10), në kullën 7 takojmë një kornizë dekorative prej gurësh
167
fig. 123. Kalaja e Borshit. Pamja e kodrës. fig. 123a. Kalaja e Borshit. Pamje e një kulle.
Fig. 124. Kalaja e Himarës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).
janë përforcuar me breza druri; lartësia e tyre nuk ruhet në asnjë rast e plotë. Në to vërehen edhe gjurmë të rindërtimeve dhe riparimeve të periudhës së pushtimit turk. Por që nga kjo kohë qyteti i nënshtrohet një rënieje të vazhdueshme, derisa degradon në një fshat. Për pasojë, humbet rëndësinë e parë edhe kalaja, sidomos pas ndërtimit, të kalasë së Vlorës, në shek. XVI. Tipare të ngjashme me Kaninën kanë pasur edhe qytete të tjera mesjetare të fortifikuara në bregdetin Jon, si Borshi (Sopoti) (fig. 123) dhe Himara (fig. 124). Për më tepër, kjo e fundit ashtu si Kanina, përmendet si një qendër e fortifikuar qysh në shek. XI, në trajtën Himera. Një fortifikim që zë një vend ndërmjetës midis qytetit të fortifikuar dhe kështjellës, është kalaja e Gjirokastrës, kështjellë nga përmasat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumë banesave brenda saj. Këta tipa fortifikimesh, me zgjerimin e vazhdueshëm të qytetit të dalë jashtë mureve dhe spostimit të qendrës së pazarit, fillojnë të luajnë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Nga kalaja mesjetare e Gjirokastrës, para pushtimit të saj nga Ali Pasha, ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja, ndërsa kullat pjesërisht janë rrënuar të punuar, identike me kornizat e dy kullave veneciane në Durrës, që datohen në gjysmën e dytë të shek XV. Ndërsa nga forma planimetrike dhe ekzistenca e ballkoneve prej druri, kullat 7 dhe 10 ngjasojnë me kullat e kështjellës së poshtme të Durrësit, që janë gjithashtu ndërtime të periudhës së pushtimit venecian në gjysmën e parë të shek. XV. Një frëngji topi, iddentike me atë të kullës 10, e takojmë edhe në kullën 3 (katërkëndëshe), e cila, përveç kësaj, ngjason me të parën dhe nga teknika e ndërtimit. Ndërsa kullat e vogla gjysmërrethore, siç është kulia 6, A. Baçe i daton në gjysmën e dytë të shek. XIII. Ato ngjajnë me kullat e fortifikimeve të rrethit të Shkodrës, si Drishti, Danja dhe Shurdhahu. Me këto të fundit ato kanë të përbashkët edhe moslidhjen e plotë me kurtinat. Si teknikë ndërtimi ngjajnë me disa kulla të periudhës së despotatit të Epirit në Butrint, kështu që të gjitha të dhënat të çojnë për një datim nga fundi i shek. XII — fillimi i shek. XIII.
169
Fig. 125. Kalaja e Mborjes, Korçë. Pamje.
dhe ripërshtatur. Por, megjithatë mund të krijohet një ide sadopak e qartë për të nga përshkrimi i E. Çelebiut. Sipas tij, «kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme, krejt prej guri të gdhendur. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tria anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë». Prania e hendekut tregon se kalaja nuk e zinte krejt platformën natyrore të kodrës, si në kohën e rindëtimit nga Ali Pasha. Gjirokastra përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë vetëm në vitin 1336, periudhë pas së cilës ajo u bë qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë, dhe më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, u përfshi në despotatin e Epirit. Më 1417 kalaja e Gjirokastrës u pushtua prej turqve, pas një rrethimi të gjatë. Përveç fortifikimeve të përshkruara dhe të përmendura më lart, në shekujt XI-XIV, në Shqipëri ishin ndërtuar shumë kështjella të tjera të vogla përmbi maja kodrash me shpate të thepisura apo që mbikqyrnin rrugë e vendkalime të rëndësishme. Prej tyre vlejnë të përrnenden kështjella e Mborjes (fig. 125) dhe e Podgories në rrethin e Korçës, kështjella e Delvinës që bllokonte një nga rrugët kryesore që lidhte gjirin e Sarandës me pastokën, apo kështjella e Ndroqit, që kontrollonte rrugën nga Durrësi për në Qafë-Kërrabë. Kështjella e Mborjes është ndërtuar mbi një kodër të lartë, me shpate mjaft të pjerrëta në juglindje të qytetit të Korçës. Ajo ka një perimetër prej 150 m, rrethon një sipërfaqe poligonale të çrregullt dhe 170
Fig. 126. Kalaja pranë kanalit të Vivarit, Butrint. Pamje, planimetria.
përforcohet nga 4 kulla të rrumbullakëta, Muret kanë një trashësi prej 2,50 m dhe përforcohen me breza druri. Përmasat e vogla të kësaj kështjelle tregojnë se ajo ka qenë seli e fortifikuar e një feudali vendas. Gjithashtu edhe kisha e Mborjes e shek. XIV, e ndërtuar në rrëzë të kodrës në stilin bizantin, me përmasa mjaft të vogla, ka karakterin e një faltoreje familjare, të cilat ndërtoheshin zakonisht nga princër apo simdimtarë të vendit. Toponimi-qytet-ruhet akoma për Mborjen. Ndërtsa vetë emri Mborje (emporion-treg) tregon se aty ka pasur një treg. Pra këtu i kemi të gjitha elementet e evolucionit të një kështjelle tipike feudali: kështjella në majë të një kodre të lartë, të vështirë për t'u ngjitur, ndërsa qyteti, faltorja dhe tregu në rrëzë të kodrës. Ndryshe nga disa qytete të tjera të Shqipërisë, që e kanë zanafillën nga kështjella, ku tregu dhe lagjet e qytetit shtrihen fillimisht sa më pranë mureve të 171
kështjellës, në Mborje terreni i aksidentuar i kodrës nuk e favorizonte një fenomen të tillë, prandaj mund të supozohet ed'he prania e dy selive të feudalit; njëra në qytet në kohë të qetë, ku ai kishte dhe faltoren e tij, dhe tjetra në kështjellë, në raste rreziku. Një tablo të njëjtë na paraqet dhe kështjella e Podgories. Kodra shkëmbore në lindje të fshatit me të njëjtin emër, thirret nga banorët «qytet». Kështjella mbi majën e kësaj kodre ndjek një formë planimetrike të çrregullt me perimetër 60 m. Ashtu si në Mborje, katër kulla të vogla rrethore janë vendosur gjatë murit perimetral. Në rrëzë të kodrës, në fushë shtrihet edhe këtu një vendbanim, që vazhdon deri në mesjetën e mesme. Kalaja e Mborjes, në fillim të shekullit XV, gjatë pushtimit turk vazhdoi të përdorej si fortesë garnizoni. Podgorija ishte braktisur dhe nuk përmendet më në këtë kohë. Gjithashtu, me interes është te ndiqet faza fillestare dhe evolucioni i një kështjelle garnizoni në bregun e majtë të kanalit të Vivarit, në Butrint (fig. 126). Në gjendjen që ka arritur në ditët tona, kështjella ka formë planimetrike trekëndëshe, me gjatësi brinjësh rreth 50 m. Në të tria këndet ka kulla të rrumbullakëta, prej të cilave njëra ruhet në lartësinë e plotë. Kështjella ka dy hyrje. Hyrja kryesore hapet në mesin e murit jugor (fig. 127), ndërsa një tjetër, e dorës së dytë, në murin verior, pranë një kulle. Muret në pjesën më të madhe, ruhen në lartësinë e plotë dhe kurorëzohen nga një parapet me lartësi 1,5 m i përshkuar nga frëngji të shumta. (fig. 128). Në shtegun e rojeve të çon një shkallë e mbështetur në faqen e brendshme të murit jugor, pranë hyrjes kryesore. Në pjesën e brendshme të kështjellës, një sërë kthinash njëkatëshe, të mbuluara me qemerë cilindrikë i janë mbështetur krejt murit perëndimor si dhe një pjese të murit jugor. Thuajse në mes të oborrit të saj ndodhet dhe një ndërtim me planimetri rrethore i mbuluar me kupolë sferike, pa dritare dhe vetëm me një portë të vogël. Ky hdërtim ka shërbyer, me sa duket, në periudhën turke si depo baruti. Ndërsa nga ana e jashtme e kështjellës, pranë murit perëndimor të saj ka qenë ndërtuar në një kohë të vonë, një rrethim tjetër katërkëndësh, muret e të cilit mbështeteshin në të dyja kullat e kësaj ane. Por në këtë mori periudhash, teknikash dhe stilesh ndërtimi, që i mbivihen njëra-tjetrës, mund të dallohet qartë faza fillestare e kështjellës si dhe evolucioni i saj në kohë. Në fazën e saj fillestare, që datohet rreth fundit të shek. XIII-shek. XIV, kështjella përbëhej nga një mur me trashësi 2,30 m, i cili rrethonte një territor në formë trekëndëshi të rregullt, me qoshe të rrumbullakosura. Ai përshkohej nga dy breza frëngjish, ku ato të brezit të poshtëm përshkoj.në gjithë trashësinë e murit, ndërsa ato të sipërmit murin e parapetit. Kështjella kishte një portë në mesin e murit jugor, e cila mbrohej nga një mashikul me konstruksion druri, që mbështetej mbi blloqe gurësh të latuar me kujdes, të cilët dilnin në formë konsoli mbi portë. Një ballkon druri dilte edhe mbi mesin e murit verior dhe dy të tjerë mbi murin perëndimor, Brenda kështjellës kishte edhe disa ambiente të brendshme, më të gjera nga ato të sotmet, të cilat mbuloheshin me çati druri me një kullim dhe mbështeteshin në muret e kështjellës, por duke lënë të lira frëngjitë e brezit të poshtëm, që komandoheshin pjesërisht brenda këtyre ambienteve (fig. 130) 172
127
128
Fig. 127. Kalaja pranë kanalit të Vivarit, Butrint. Hyrja kryesore. Fig. 128. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. Pamje e brendshme e murit VL. Fig. 129. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. Kullë e periudhës II të ndërtimit. Fig. 130. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. Butrint. (Rikonstruksion i periudhës I të ndërtimit.) 174
Në një periudhë të dytë (shek. XV) u ndërtua një kullë e stilit venecian (fig. 129) në qoshen jugperëndimore të kështjellës, e ngjashme me kullën veneciane pranë bregut të detit në Durrës. Për herë të parë u vunë në përdorim frëngji topash, që ndodheshin në katin e parë të kullës, i cili ngrihej mbi një bazament në formë trungkoni, ndërsa kati II banohej dhe ishte i pajisur me dritare, oxhak dhe frëngji të vogla shigjetë. Periudhës së tretë të ndërtimit i përkasin dy kullat e tjera të kështjellës. Ato ndaheshin në dy kate, ishin me dysheme druri dhe mbuloheshin me çati konike. Katet e para ishin pajisur me nga katër frëngji topash, ndërsa të dytat banoheshin nga garnizoni, kishin oxhakë dhe frëngji të vogla që shërbenin dhe për ndriçim. Më vonë, u shtuan ambientet e brendshme, që ndahen nga mure tërthore në kthina të veçanta, në muret e të cilave janë hapur frëngji për armë zjarri, kundrejt oborrit të kështjellës. Muret e jashtme të këtyre kthinave bllokuan brezin e poshtëm të frëngjive të murit perimetral të kështjellës. Në të njëjtën kohë u hap porta e dytë pranë njërës nga kullat e periudhës së tretë të ndërtimit, u rikonstruktuan frëngjitë e parapetit dhe u hapën në të disa frëngji për topa: më në fund u shtua muri me frëngji nga ana perëndimore (fig. 131), ndërtimet u realizuan gjatë shek. XVIII.
Fig. 131. Kalaja pranë kanalit të Vivarit, Butrint.
Ndërsa kështjella pranë kanalit të Vivarit në Butrint ishte ndërtuar në terren fushor, një kështjellë tjetër, me formë të rregullt gjeometrike pesëkëndëshe, ndodhet mbi një kodër jo fort të lartë, por me shpate mjaft të pjerrëta në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër. (fig. 132). Ashtu si kështjella e Vivarit dhe ajo e Kardhiqit është një fortesë tipike garnizoni. Në kulmet e pesëkëndëshit, që formojnë muret me perimetër 80 m ndodhet nga një kullë. Tri nga kullat kanë formë katërkëndëshe, ndërsa dy të tjera nga ana perëndimore janë poligonale. Këto, si duket dhe nga teknika e ndërtimit dhe nga elemente të tjera, janë ri175
Fig. 132. Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër. Pamje e përgjithshme. Planimetria
Fig. 133. Kalaja e Kardhiqit. Pamje e një kulle të shek. XVIII-XIX.
ndërtuar në një periudhë më të vonë (gjatë shekullit XVIII-XIX)23 (fig. 133). Hyrja për në kështjellë hapet në murin anësor të një kulle katërkëndëshe, ashtu si në kështjellën e kalasë së Drishtlt. Nga porta e jashtme e mbuluar me hark hyhej në një korridor në formën e shkronjës L, të mbuluar me qemer cilindrik. Në fundin e korridorit, nga ana e kështjellës, ndodhej një portë e dytë. Mbi qemeret e korridorit mbështetej dyshemeja e katit II të kullës, në të cilin të çonin një palë shkallë të ndërtuara në të djathtë të hyrjes. Edhe dy kullat e tjera katërkëndëshe ndaheshin në dy kate nga qemere cilindrike dhe kishin një trashësi muresh prej 1,70 m në faqet ballore dhe 1,20 m në ato anësore. Katet e poshtme ndriçoheshin nga dritare të vogla në formë frëngjie të vendosura në lartësi. Muret nuk ruhen në lartësi, por nga sa kuptohet prej gjurmëve të ruajtura, nga ana e brendshme ato lidheshin me kthina tërthore të mbu23) A Baçe. Këshjella e Kardhiqit dhe Delvinës. Monumentet 13, 1977. Në kështjellën e Kardhiqit dallohen qartë dy periudha ndërtimi. Përveç formës poligonale të dy prej kullave, në anën perëndimore edhe muri që i lidh ato është më i gjerë se muret e tjera. Njëra nga kullat poligonale, e cila ruhet pothuajse e plotë, është identike me kullat e kalasë së Tepelenës dhe të Gjirokastrës, të ndërtuar nga Ali pashë Tepelena. Muret e saj bien me pjerrësi, nuk mungojnë kornizat e gurit që kufizojnë pjesën e sipërme të kullës, që janë karakteristike për ndërtimet e Ali Pashës. Kulla është pajisur gjithashtu me frëngji të mëdha topash me hapje nga jashtë, që janë karakteristike për shek. XVIII-XIX. A. Baçe në studimin e tij e konsideron krejt kështjellën të njëkohshme dhe e daton në gjysmën e dytë të shek. XII deri në gjysmën e parë të shek. XIV. 12 - 61
177
luara me qemer, prej të cilave komandoheshin frëngjitë për hark, që përshkonin murin rrethues. Këto frëngji kanë një lartësi prej 50 cm, janë 25 cm të gjera nga brenda dhe 5 cm nga jashtë. Kthinat tërthore, të lidhura organikisht me muret, ndryshojnë në përmasa nga një kurtinë në tjetrën. Zakonisht ato kanë gjatësi 3,5-4 m dhe gjerësi 3-4 in. Përmbi këto kthina kalonte rruga e rojeve e mbrojtur nga parapeti me bedena, por nga këto elemente nuk ruhet më asgjë. Trajtimi i kurtinave me kthina tërthore në anën e brendshme krijonte jo vetëm dy nivele luftimi në muret e kështjellës, por dhe një qëndrueshmëri të madhe të tyre kundrejt goditjeve. Përveç gjurmëve të ndërtimeve për garnizonin, brenda në kështjellë ruhet dhe një sterë katërkëndëshe 20 x 4 m e futur pjesërisht në tokë, e cila mbulohej me një qemer cilindrik dhe ndahej nga një mur tërthor në dy pjesë, që komunikojnë midis tyre. Kështjella e Kardhiqit përmendet për herë të parë në regjistrin turk të vitit 1431-32, ndërsa koha më e mundshme e ndërtimit të saj është gjysma e dytë e shek. XIV ose fillimi i shek. XV, kur kjo krahinë ishte nën sundimin e feudalëve Zenevisë, dhe kërcënohej nga pushtimi turk.
178
Kapitulli VI
FORTIFIKIME NGA VITI 1400 DERI MË 1478
Një valë tjetër ndërtimesh mbrojtëse pati gjatë shek. XV, kur përparimi i shpejtë i turqve ishte bërë një rrezik serioz jo vetëm për Ballkanin, por edhe për një pjesë të mirë të shteteve evropiane. Ballkani, në këtë kohë, ishte zhytur në një përçarje të thellë feudale. Sundimtarët e principatave dhe të zotërimeve të shumta që ishin krijuar ishin në grindje me njëri-tjetrin dhe kur rrezikoheshin të humbisnin pushtetin, nuk hezitonin të thërrisnin për ndihmë edhe turqit. Në një situatë të tillë aktivizohet Republika tregtare e Venedikut, e cila duke përdorur forcën e parasë dhe diplomacinë, u përpoq të vinte dorë mbi qytetet bregdetare, para se këto të binin në duart e turqve. Kështu, më 1392, ra në dorë të Venedikut Durrësi, më 1393 Lezha, dhe më vonë Shkodra me territorin përreth, ku përfshiheshin kalaja e Drishtit, Danjës dhe e Shasit. Kërkohen me radhë Vlora, Kanina, Himara dhe Pirgu. Me pushtimet veneciane dhe presionin e turqve morën fund principatat e pavarura shqiptare. Por në dekadat e para të shek. XV, si rezultat i pakësimit të presionit turk, për shkak të disfatës së sulltan Bajazitit nga mongolët dhe luftës për fron që shpërtheu midis djemve të tij, feudalët e vegjël, dikur vasalë të sunduesve të principatave shqiptare, u shkëputën nga vartësia e huaj, qoftë veneciane apo turke dhe vazhduan përpjekjet për të rritur zotërimet e tyre. Të tillë ishin Arianitët, Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Kastriotët, etj. Në këtë periudhë vërehen edhe përpjekje për ndërtimin e ndonjë kështjelle apo për pajisjen e tyre me armë zjarri. Kjo gjendje vazhdoi deri më 1415, kur, pasi mori fund lufta për pushtet me hypjen në fron të Muham-etit I, turqit, duke përfituar nga përçarja feudale, rivendosën autoritetin e tyre në Shqipëri, duke marrë në vitet 1415-1419 kalatë e Vlorës, Krujës, Kaninës, Beratit, Gjirokastrës dhe brenda viteve 1423-26 krahinën e Dibrës dhe kështjellën e Danjës. Që nga kjo kohë e deri në kryengritjen e përgjithshme të shqip179
Fig. 134. Kalaja në Kepin e Rodonit. Planimetria.
tarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit — Skëndërbeut. më 1443, nuk kemi më njoftime për ndërtime apo riparime kështjellash nga feudalët shqiptarë. Por menjëherë pas Kuvendit të Lezhës më 1444, Skëndërbeu u kujdes për riparimin dhe pajisjen e kështjellave që kishte në zotërim. Edhe më vonë, në periudha të shkurtra qetësie ai u mor me riparimin e kështjellave apo me ndërtime të reja, siç ishin p.sh. kalaja e Modricës dhe ajo e Kepit të Rodonit, përveç fortesave të vogla, më tepër natyrore, që mbronin shtigjet dhe vendkalimet më të rëndësishme. Të shumta janë toponimet që ruhen në trajtën qytet, kala, apo kulla e Skëndërbeut si dhe legjendat që lidhen me luftërat e tij kundër turqve. Një kronist i kohës, Kritobuli nga Imbri, shkruan se Skëndërbeu «kishte kështjella të forta përbrenda vendit, në bregdet, në vende të thepisura, që mezi kaloheshin, shumë të fortifikuara dhe të siguruara nga të gjitha anët». Fortifikimet, në të cilat vuri dorë Skënderbeu, ishin në radhë të parë: Kruja, Petrela, Guri i Bardhë (Petralba), Stelushi e Sfetigradi. Në vitin 1448, gjatë konfliktit me venecianët, Skëriderbeu riparoi kalanë e Ballecit (Balessio) (rrethi i Shkodrës), për ta pasur si bazë të 180
Fig. 135. Kalaja në Kepin e Rodonit. a. Bastioni i hyrjes, pamje. b. Planimetria.
tij, për të mbajtur nën presion Shkodrën dhe Danjën e rrethuar, ndërsa pas rrethimit të parë të Krujës, rreth viteve 1451-52 kreu punimet e përmendura në këtë kala. Skënderbeu i kushtoi një rëndësi të veçantë sidomos mbrojtjes natyrore të kështjellave, ku me sa më pak punime dhe me garnizone të vogla të krijohej një mbrojtje e fuqishme. Shembuj të kësaj natyre janë kështjella e Stelushit dhe e Kepit të Rodonit. Ndërsa ndertimet mbrojtëse veneciane të shek. XV u përqënFig. 136. Kalaja në Kepin t. Rodonit. Frëngji druan kryesisht në bregdet, qëllimi i tyre ishte të ruatopi. nin monopolin e tregtisë, të mbrobeshin nga synimet e feudalëve vendas dhe sidomos nga kryengritjet kundër sundimit venecian, që patën shpërthyer sidomos në rrethet e Shkodrës në fillim të s'hek. XV. Një nga fortifikimet e 1ndërtuara gjatë epokës heroike të Skënderbeut është dhe kalaja e Rodonit (fig. 134) Kjo ndodhet në kepin me të njëjtin emër midis Durrësit dhe Lezhës. Një rrip i ngushtë toke, që futet thellë në det, është ndërprerë nga pjesa tjetër e tokës nga një fortifikim. Muri mbrojtës shkon nga njëra anë e bregut në bregun tjetër të detit. Në këtë mënyrë, me fare pak ndërtime është krijuar një vend i mbrojtur me gjatësi 400 m dhe gjerësi rreth 100 m, i siguruar prej mësymjeve nga toka dhe me pamje të lirë nga deti në të tria anët e tjera. Për t'u futur në këtë territor të mbrojtur është lënë një hyrje në skajin verilindor të murit mbrojtës. Hyrja formohet nga një mur i harkuar dhe nga një bastion i brendshëm rrethor 10 m i lartë (fig. 135) me trashësi muresh 3-6 m, midis të cilëve krijohet një korridor 4.80 m i gjerë që mbyllej në krye dhe në mbarim prej dy portash. Në murin e harkuar përpara bastionit janë hapur frëngji topash. Frëngjitë, në anën e jashtme, kanë formën e një nike të mbuluar me qemer cilindrik, ndërsa në paretin e hollë që i mbyll ato nga jashtë është hapur një vrimë e rrumbullakët për vendosjen e grykës së topit (fig. 136). Frëngji të ngjashme takohen edhe në një kullë të kalasë së Petrelës si dhe në kullat e kalasë së Prezës, ndërtuar nga turqit rreth fundit të shek. XV. Muri i harkuar, që përsërit konturin e bastionit, futet në thellësi të kepit deri në mbarim të korridorit dhe pas tij përfundon me një mur tërthor, që e bashkon me detin në skajin e të cilit ndodhet një kullë e rrumbullakët. Edhe në këtë mur, si dhe në kullën që lidhet me të, janë hapur frëngji për topa. 1) P. Thomo Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Studia Albanica 2, 1967, 103-108.
182
Me bastionin e rrumbullakët të hyrjes lidhet dhe muri i gjatë, që vazhdon në drejtim të jugperëndimit deri në bregun tjetër të detit. Por para se ky të marrë këtë drejtim bën një kthesë kënddrejtë për të krijuar një oborr të vogël para hyrjes që e mbron këtë nga goditjet direkte. Ky mur tani nuk ruhet i plotë, por sipas një përshkrimi të vitit 1500, ai jo vetëm që përshkonte tërthor krejt kepin, por përfundonte edhe në bregun tjetër me një kullë të rrumbullakët 26 këmbë të lartë. Nga disa raporte mesjetare mësojmë gjithashtu se para mureve ka qenë një kanal i thellë, ndërsa në bastionin që mbronte hyrjen kanë qenë hapur frëngji për topa. Kjo tregon se lartësia e tij ka qenë jo më pak se 12 m. Interesant është fakti që rreth 200 m larg fortifikimeve të përshkruara në brendësi të kepit, në bregun verior të tij hetohen gjurmët e një kulle të veçuar më përpara 6 x 6 m. Kjo kullë përcakton të vetmen pikë të territorit të mbrojtur nga kalaja, nga ku duket kalaja e Krujës. Prandaj mund të mendohet që ajo 2 është ndërtuar për të komunikuar me anë sinjalesh me këtë të fundit. Kalaja e Kepit të Rodonit është ndërtuar me gurë shtufi të punuar në forma katërkëndëshe të vendosura në rreshta të rregullt e të lidhura me shtresa të holla llaçi. Në pjesën e poshtme të mureve janë përdorur edhe tullat, të cilat janë vendosur në fugat, duke i rrethuar gurët në formë kornize. Kjo teknikë është e ngjashme me teknikën bizantine «kluazonash», me ndryshimin që në këtë të fundit fugat e llaçit janë mjaft më të trasha, duke arritur trashësinë e vetë tullës. Nga ana tjetër, vihet re se megjithëse pjesët e sipërme të mureve janë ndërtuar pa përdorimin e tullave, ato janë të njëkohshme me pjesët e poshtme. Kjo tregon se teknika «kluazonash» nuk vazhdohet me konsekuencë. Të njëjtin fenomen e konstatojmë edhe në një kullë të periudhës veneciane gjysmërrethore në Durrës, që është në funksion të kështjellës së poshtme. Në këtë rast mund të shikohet ndikimi vendas, që ushtrohej nëpërmjet mjeshtrave të ndërtimit edhe në arkitekturën ushtarake verieciane. Një diçka tjetër, që të tërheq vëmendjen, është se në bastionin e hyrjes, në më pak se gjysma e lartësisë, muret fillojnë të pjerrësohen lehtë në anën e jashtme dhe kalojnë përsëri në vertikale afër bazës, duke na dhënë kështu një konfiguracion të ngjashëm me kullën e rrumbullakët të hyrjes në kalanë e Krujës dhe me ndërtime të tjera bë shekullit XV, siç është p.sh. veshja nga jashtë e mureve të kalasë së Shkodrës, pranë hyrjes kryesore. Ndërtimin e kësaj kështjelle Skëndërbeu e filloi menjëherë pas rrethimit të parë të Krujës, pra rreth viteve 1451-52, krahas me ndërtimin e kalasë së Modricës, që ndodhej në kufirin lindor të Shqipërisë, por që akoma është e paidentifikuar. Punimet në kështjellë vazhduan edhe më vonë, pasi më 1463, Skënderbeu lidhi disa kontrata me mjeshtra muratorë raguzanë. Në vitin 1467, kështjella u rrënua nga turqit, ndërsa në verë të vitit 1500, për rindërtimin e kësaj fortese u interesuan venecianët. Por me sa duket, kjo ndërmarrje nuk pati sukses, pasi një vit më vonë ra në duart e turqve kalaja e fundit e rëndësishme në bregdetin shqiptar, Durrësi, ndërsa Rodoni nuk përmendet më. Skënderbeu e ndërtoi këtë kala për të pasur një dalje të 2) P. Thomo. Vep. Cit. 103-105.
183
Fig. 137. Kalaja e Bashtovës Pamje Rikonstruksion
vetën në det, nga ku mund të furnizohej e të kishte në rast nevoje kontakte me jashtë pa ndërmjetësinë e Venedikut, që kishte në dorë pothuaj gjithë limanet e bregdetlt të Shqipërisë. Kjo vinte për shkak të konflikteve të shpeshta dhe shpeshherë të hapura që pati Skënderbeu me Venedikun. Kalaja do të shërbente gjithashtu në rast nevoje, edhe si vendi i qëndresës së fundit kundër turqve në tokën shqiptare. Qëllimi për të cilin u ndërtua ky fortifikim përcakton edhe mënyrën e ndërtimit të tij me mbrojtje artificiale vetëm nga ana e tokës. Pas pushtimit të plotë të Shqipërisë, ndryshe nga shumë fortifikime të tjera, Rodoni nuk u shërbeu më turqve, pasi kalaja kërkonte shumë vepra plotësuese dhe pajisje për mbrojtje nga ana e detit. Ndërsa për të mbajtur nën sundim krahinën përreth dhe për të kontrolluar tregtinë e drithit dhe furnizimin me annë të popullsisë nëpërmjet luginës së Ishmit, turqit, më 1574, ndërtuan kalanë e Ishmit në një vend të tillë larg bregdetit, ku nuk e rrihte topi i anijeve luftarake. Një kështjellë tjetër e shek. 3XV, që paraqet interes për elementet që ruan, është ajo e Bashtovës (fig. 137). Kështjella është ndërtuar mbi një terren fushor, rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin, 3-4 km larg derdhjes së tij në det. Ajo ka një planimetri drejtkëndëshe, me përmasa 60 x 90 m. Në të katër qoshet dhe në mesin e çdo muri ka nga një kullë, me përjashtim të murit perëndimor që i takon një periudhe të dytë ndërtimi. Muret kanë një gjerësi prej 1 m. Midis gurëve ranorë dhe konglomerat në forma të çrregullta janë futur aty-këtu copa tullash dhe tjegullash. Në ndonjë rast nuk mungojnë edhe fragmente arkitektonike të periudhës bizantine, si pjesë kolonash, bazamente dhe kapitele të përdorura në vend të gurëve të zakonshëm. Nga ana e brendshme, muret gjymtyrohen nga një sistem pilastrash me seksion rreth 1 x 1,5 m në çdo 3 m largësi. Në pjesën e sipërme, pilastrat lidhen me harqe tullash, me lartësi 0,40 m të forcuara me tiranta druri dhe krijojnë mbi harqet shtegun e rojeve 1.20 m të gjerë (fig. 138, 138a). Lartësia e plotë e mureve me gjithë bedenat arrinte 9 m. Parapeti me bedenat ka një gjerësi prej 0,80 m dhe lartësi 1,90 m. Të gjithë bedenat përshkohen nga frëngji shigjete me lartësi 0,50 m, gjerësi të brendshme 0.35 m dhe të jashtme 0.15 m. Me dy radhë frëngjish janë pajisur edhe kamaret, që krijohen midis pilastrave. Në këtë mënyrë, gjatë gjithë mureve ndodhen tri nivele luftimi. Frëngjitë e nivelit të poshtëm të kamareve janë më të mëdha nga frëngjitë e tjera dhe kanë shërbyer për topa të vegjël. Lartësia e tyre është 1 m, gjerësia nga brenda 0,95 m, ndërsa nga jashtë 0,35 m. Dy nivelet e luftimit në kamare ndaheshin me platforma druri, prej të cilave ruhen gjurmët e mbështetjes së trarëve në faqet anësore të pilastrave. Kullat kanë forma rrethore ose katërkëndëshe (fig. 139). Dy nga kullat e qosheve janë të rrumbullakëta, njera katërkëndëshe, ndërsa nga e katërta nuk ruhen gjurmë. Kullat ndërmjetëse janë të gjitha katërkëndëshe. Ato kanë një trashësi muresh prej 1,25 - 1.40 m, ndërsa lartësia e tyre arrinte në 12 m. Muret e kullave të rrumbullakëta 3) Kështjella e Bashtovës. Monumentet 5-6, 1973.
185
Fig. 138. Pamje e brendshme e kalasë së Bashtovës.
bien me një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme, ndërsa ato të kullave katërkëndëshe bien me faqe vertikale. Kullat janë të hapura nga ana e brendshme e kështjellës (fig. 140) dhe janë pajisur me frëngji të shumta. Ato ndaheshin me dysheme druri në pesë kate, që komunikonin me shkallë të brendshme. Secili kat krijonte një ambient mjaft të ulët rreth 1.70. Këto ambiente nuk banoheshin, por shërbenin vetëm në raste lufte. Në një periudhë më të vonë, disa ambiente kullash janë përshtatur për banim, duke u pajisur me oxhakë, Të gjitha kullat, nga anët më pak të mbrojtura (kullat katërkëndëshe në faqet ballore, ndërsa ato të rrumbullakëta në drejtim të diagonales së katërkëndëshit të kështjellës) kanë pasur erkere (mashikula) me konstruksion druri për të kontrolluar pjesën e poshtme të tyre, kur kjo nuk mund të shihej prej kullaFig. 138a. Pamje e brendshme e kalasë së ve fqinjë, Mashikulat koBasihtovës. 186
139
141
140 Fig. 139. Kalaja e Bashtovës, pamje e përgjithshme. Fig. 140, 142 Pamje të brendshme kullash. Fig. 141. Rikonstruksion i një kulle. 142
mandoheshin nga katet e sipërme, ndërsa katet e katërta në kullat e qosheve dhe në ato ndërmjetëse lidheshin me nga një portë drejtpërdrejt me shtegun e rojeve. Mbulesat e tyre kanë qenë sipas rastit, çati konike apo prizmatike me konstruksion druri, të mbuluara me tjegulla ose të veshura me plumb. Frëngjitë për topa janë vendosur zakonisht në dy katet e poshtme ndërsa katet e sipërme përfundonin në një parapet të dhëmbëzuar nga bedenat të cilat, si dhe ato mbi mure, përshkohen nga frëngji. Mbi bedenat mbështetej çatia. Kjo mënyrë ndërtimi të bën të mendosh se çatitë ishin të çmontueshme në rast nevoje (fig. 141). Kështjella ka pasur me sa duket tri hyrje, nga sa mund të gjykohet prej gjurmëve të ruajtura. Hyrja kryesore ndodhej në mesin e murit verior dhe përshkonte një kullë katërkëndëshe. Një hyrje ndodhet në mesin e murit perëndimor të rindërtuar, por nuk dihet me siguri nëse ka pasur edhe më parë një hyrje nga kjo anë. Ndërsa hyrja e tretë ndodhej në pjesën veriore të murit lindor dhe përshkonte njerën nga niket midis dy pilastrash. Kjo e fundit mbrohej nga një kullë e rrumbullakët e qoshes. Porta ka qenë mbuluar me arkitra dhe ka pasur një hapësirë drite prej 2.70 m, ndërsa në një periudhë të mëvonshme kjo portë është mbyllur me mur. Kështjella është pajisur edhe me disa shkallë, nëpërmjet të cilave realizohej ngjitja në shtegun e rojeve. Shkallët janë ndërtuar prej muresh guri dhe mbështeten në faqen e brendshme të mureve, jashtë trashësisë së tyre. Shpësh, pushimi i shkallëve, që shërben për të realizuar komunikimin me shtegun e rojeve, mbështetet mbi një qemer tullash. Në disa raste, në të thelluarat nën harqet e shkallëve janë hapur frëngji shigjete. Në përgjithësi, në vendosjen e shkallëve pranë mureve, është ndjekur parimi, që nëpërmjet tyre të furnizohet në radhë të parë shtegu i rojeve dhe jo katet e sipërme të kullave, nga ana tjetër lëvizja e mbrojtësve nëpër shtigje duhej të kryhej në një drejtim. Për këtë qëllim shkallët drejtohen në të kundërt të kullave. Vijueshmëria e shtegut të rojeve nuk ndërpritet, veçse në kullën e hyrjes. Këtu, në të dyja anët e kullës, janë ndërtuar nga një palë shkallë, me anën e të cilave mund të kalohej nga shtegi i njerës anë të murit në tjetrin, pa humbur kohë. Ndërsa tek kullat e mesit, qemeret e hapjes së kullave në pjesën e brendshme ngrihen mbi lartësinë e shtegut të rojes, deri në lartësinë e dyshemeve të kateve të sipërme, ku është hyrja për në kullë. Për të mos ndërprerë kalimin nëpër shtegun e rojes në të dyja anët e qemereve janë ndërtuar shkallë që i shërbenin njëkohësisht edhe kullave. (fig. 141, 142) Kështjella e Bashtovës nuk përmendet në burimet historike të fundit të shek. XIV, kur venecianët kërkonjë të zenë pothuaj gjithë kështjellat bregdetare të Shqipërisë. Ajo nuk përmendet gjithashtu as gjatë krejt shek. XV, por vetëm në fillim të shek. XVI. Megjithatë, koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle janë dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XV,. sidomos pas rindërtimit nga turqit të kalasë së Elbasanit, më 1466, e cila e ulte thuajse krejt vlerën strategjike të kështjellave të tjera bregdetare, që ishin mjaft larg për mbrojtjen e Durrësit. Një diçka tjetër, që i shqetësonte venecianët në këtë kohë, ishte mundësia e shfrytëzimit nga turqit e derdhjes së Shkumbinit dhe shfrytëzimi i lëndës së pasur të drurit që ndodhej aty për ndërtimin e anijeve dhe për të dalë në det. Pas vdekjes së Skënderbeut më 188
1468 mundësia për të mbrojtur këto zona ishte e paktë. Bashtova ishte gjithashtu një skelë e rëndësishme për tregtimin e drithit. Menjëherë pas pushtimit, turqit e parapëlqyen pozitën e kesaj keshtielle vendosën atje në garnizon dhe kryen disa punime plotesuese, si kthimi i disa kateve të kullave në kthina banimi për rojet dhe ndërtimi i një xhamie mbi kullën e hyrjes kryesore, punime qe u kryen para vitit 1521. Akoma në shek. XVII, Bashtova vazhdonte te ishte nje kështj-ellë garnizoni. Pas kësaj periudhe u rindërtua muri perendimor qe ishte rrëzuar si pasojë e vërshimit të lumit.
Fig. 143. Kullë e shek. XV. Kështjella e Poshtme. Durrës.
Arkitektura dhe teknika e ndërtimit tregojnë për një kështjellë të ndërtuar me ngut, duke pasur parasysh një kursim sa me të madh të materialit. Këtë e dëshmojnë muret e holla, por te kombmuara nga ana e brendshme me pilastra dhe harqe, kullat me kurnz të hapur, që janë më pak rezistente, si dhe katet e uleta te kullave të caktuara vetëm për luftim. Nga ana tjetër, është pasur parasysh qe një kështjellë e vogël të ketë një fuqi sa më të madhe zjarri, duke krijuar tri nivele luftimi në muret dhe pesë tek kullat. Kështjella e Bashtoves është një nga fortifikimet e fundit, që u ndërtuan për t'i rezistor pushtimit turk. Qysh nga kjo kohë, madje ne disa krahma edhe me 189
herët, fillojnë të riparohen kështjella ekzistuese apo të ndërtohen të reja për garnizonet turke. Nga ndërtimet mbrojtëse të shek. XV, paraqet interes edhe periudha e dytë e kështjellës në lartësinë «59» në Durrës, e përmendur në kapitullin e mëparshëm, si «Kështjella e poshtme» e Durrësit. Elementet arkitektonike si dhe të dhëna historike indirekte të çojnë në përfundimin se kjo kështjellë u rindërtua në gjysmën e parë të shek. XV, kur Durrësi ishte nën sundimin venecian. Në këtë periudhë ajo kishte tri kulla poligonale në qoshe dhe dy ndërmjetëse katërkëndëshe midis tyre. Në një periudhë të mëvonshme njëri nga këndet që kishte mbetur pa kullë u plotësua me një kullë gjysmërrethore, e cila ndryshon nga të parat si nga forma, elementet artektonike ashtu edhe nga teknika e ndërtimit. (fig 143) Kështjella kishte një hyrje në murin verior. Si kurtinat dhe kullat kanë mure me trashësi të barabartë prej 2.60 m. Kurtinat kanë pasur një lartësi prej 10 m. dhe përfundonin në pjesën e sipërme me një parapet të dhëmbëzuar nga bedenat. Kullat 1,5 m më të larta se muret ndaheshin në tri kate me dysheme druri. Katet e poshtme të pandriçuara nga frëngji shërbenin me sa duket si depo, ndërsa katet e dyta që komunikonin me porta me shtegun e rojeve, ishin ambientet kryesore dhe ishin pajisur secila me nga tri frëngji për topa. Frëngjitë kanë në planimetri formën e një trapezi me bazën e vogël të drejtuar jashtë dhe mbulohen me Fig. 144. Kullë për artileri. Shek. XV. Durrës. qemere trungkonike prej tullash. Katet e treta që shërbenin dhe për qëndrimin e rojeve, ishin pajisur me frëngji shigjete dhe me nga një mashikul druri që dilte në formë konsoli, mbi pikat e vdekura të kullave për të kontrolluar bazën e tyre. Për t'i bërë më rezistente kundrejt hapjes së tuneleve dhe minimit, muret e kullave janë mbështetur mbi një bazament poligonal që del jashtë tyre në formë xokoli dhe brinjët e të cilit korrespondojnë me meset e faqeve të kullës. Kullat mbuloheshin me çati prizmatike me konstruksion druri, të veshura me plumb ose me tjegulla. Nga ndërtimet mbrojtëse të Durrësit 4) Kalaja e Durrësit në mesjetë. Monumentet 13, 1976.
190
Fig. 145. a, b Kullë për artileri. Shek. XV. Durrës.
paraqet interes edhe një kullë e ndërtuar për artileri, në skajin jugperëndimor të kalasë pranë bregut të detit (fig. 144, 145) Kulla ka planimetri rrethore me diametër të jashtëm 9 m dhe lartësi 9.60 m. Ajo ngrihet mbi një bazament, në trajtën e një trungu koni, i cili kufizohet në pjesën e sipërme prej një kornize gurësh të punuar me prerje gjysmërrethore. Bazamenti është i mbushur me dhë në pjesën e brendshme, ndërsa nga sipër është shtruar me pllaka guri, duke krijuar kështu dyshemenë e të vetmit kat të kullës, i cili përfundon në pjesën e sipërme me një platformë të rrethuar nga një parapet i dhëmbëzuar. Salla e vetme e kullës ndriçohet nga pesë frëngji të mëdha topash dhe mbulohet me një kupolë sferike të ndërtuar me tulla. Muret kanë një trashësi prej 3.70 m dhe përforcohen me breza druri. Nga ana e brendshme e fortifikimit, trashësia e murit është shfrytëzuar për ndërtimin e një palë shkallëve të mbuluara me qemer cilindrik, që të çojnë në tarracë si dhe të një sërë kthinash të vogla, që shërbenin si depo municioni. Kjo kullë është ndërtuar nga fundi i shek. XV, kur artileria kishte filluar të përdorej në shkallë të gjerë. Nga ndërtimet e tjera fortifikuese, në qytetet që ndodheshin në këtë kohë nën sundimin venecian, vlejnë të përmendim ato të fillimit të shek. XV në kalanë e Shkodrës, siç janë barbakani para hyrjes kryesore, paramuret në anën veriore, etj., të cilat i kemi përmendur, kur kemi shqyrtuar kalanë e Shkodrës.
Tiparet karakteristike të fortifikimeve mesjetare deri në shekullin XV Pasi kemi përmendur apo përshkruar disa nga qytetet e fortifikuara dhe kështjellat mesjetare më tipike në territorin e Shqipërisë, deri në shek. XV, do të përpiqemi të përmblodhim karakteristikat më të përgjithshme të tyre. Mbrojtja e një kalaje nuk varej vetëm nga fortësia e mureve dhe e kullave të saj, por në një masë të madhe edhe nga pozicioni i kësaj kalaje dhe konfiguracioni i terrenit, të cilët sipas rastit ofronin apo eliminonin shumë nga mënyrat, armët dhe mjetet e tjera të sulmit apo të mbrojtjes. Përveç kushteve të terrenit, një fortesë duhet të kishte dhe ujë të bollshëm për t'i rezistuar rrethimeve të gjata. Shpeshherë ajo ishte dhe qendër administrative e krahinës dhe duhej të zinte për këtë arsye një vend qendror në të. Kështu që të gjitha kushtet nuk bashkoheshin gjithmonë në një fortifikim të vetëm. Një dallim tjetër kërkesash ekziston midis qyteteve dhe kështjellave të ngritura si seli e feudalit apo për qëllime thjesht ushtarake. si pika vrojtimi e kontrolli të rrugëve apo për vendosjen e garnizoneve. Edhe ndër qytetet dallojmë dy kategori: ato të trashëguara nga antikiteti dhe të lindura rishtas në mesjetë. Ndër qytetet e trashëguara nga antikiteti, ato që nuk plotësonin kushtet e mbrojtjes natyrore nuk patën jetë të gjatë, ndërsa të tjerat u shfrytëzuan edhe në mesjetë. Prej tyre, Berati dhe Shkodra janë ndërtuar mbi kodra të larta shkëmbore të vështira për t'u ngjitur, ndërsa Durrësi dhe Butrinti mbroheshin nga sipërfaqe ujore. Durrësin, pothuaj.se një ishull e lidhte me tokën, vetëm një rrip 200 m i gjerë nga ana veriore dhe kalim i ngushtë midis detit dhe kënetës nga lindja. Ndërsa Butrinti, më dy anë 192
të tij mbrohej nga ujërat e liqenit të Butrintit, nga jugu prej kanalit të Vivarit, ndërsa në pjesën tjetër, që lidhet me tokën, u kombinua mbrojtja natyrore e kodrës në këtë anë me mbrojtjen ujore, duke i lidhur këto të dyja me një mur tërthor. Qytetet që lindën në mesjetë e kanë shpeshherë origjinën tek kështjella e feudalit, prandaj ato kanë një sipërfaqe më të vogël të rrethuar me mure dhe mbrojtje natyrore më të fuqishme. Të tilla janë Petrela, Gjirokastra, Mborja e deri diku Kruja. Në Gjirokastër dhe Shkodër hapet një hendek tërthor në pjesën më pak të mbrojtur të kodrës, në Petrelë ndërtohet një paramur, ndësa kalasë së Krujës i mjaftoi mbrojtja natyrore. Faktori tjetër mbrojtës ishin muret dhe kullat. Deri në shfaqjen e artilerisë, ato duhet të ishin sa më të larta për të vështirësuar ngjitjen në to me shkallë dhe me mure sa më të trasha, për t'u rezistuar goditjeve të makinave gurëhedhëse dhe deshëve. Nga ana tjetër, sa më pak mundësi mbrojtëse ofronte terreni aq më të fuqishme duhet të ishin muret dhe pengesat e tjera arificiale. Prandaj në sistemin feudal u hoq dorë nga fortifikimet e mëdha fushore, siç ndodhte në kohën e Perandorisë Rpmake apo Bizantine të hershme, pasi fuqia ekonomike e një feudali s'mund të krahasohej kurrsesi me atë të një shteti të centralizuar. Këtë detyrë nuk mund ta kryente as Perandoria e vonë Bizantine me përjashtim të ndonjë rasti të -vecantë. Vetëm ndonjë kështjellë e vogël garnizoni, si ajo e Vivarit (Butrint) dhe e Bashtovës, mundi të ndërtohej në terren të sheshtë. Në këto raste, kështjellat rrethoheshin në të gjit'ha anët me një hendek të mbushur me ujë. Duke kombinuar terrenin tepër të aksidentuar me ndërtimin e mureve mbrojtëse, ndodhte shpesh që vetëm një anë më pak e mbrojtur e një maje të thepisur shkëmbore, nga ndodhej zakonisht edhe hyrja për në kështjellë, të mbyllej me një mur të thjeshtë. Kështu ndodh, p.sh. në kalanë që njihet me emrin «Qyteza e Dakajve» në Breglum (rrethi i Shkodrës) apo me Stelushin, i njohur si qyteti i Skënderbeut në Mat. Këtu, muri, që mbyll njerën anë të mbrojtjes shkëmbore, përshkohet nga hyrrja, e cila mbrohet nga një kullë rrethore e 5 brendshme , pasi vetë terreni i thepisur nuk lejonte ndërtimin e një kulle jashtë mureve. Ka qenë karakteristikë e shqiptarëve në mesjetë që të shfrytëzonin me mjeshtëri cilësitë mbrojtëse të terrenit, duke kursyer në këtë mënyrë materialin dhe fuqinë punëtore, por duke i bërë njëkohësisht kështjellat e tyre të pathyeshme. Këtë e dëshmojnë kronistë të kohëve të ndryshme si dhe gjurmët materiale të ruajtura në vend. Kjo mjeshtri u vazhdua dhe u përsos më tej nga Skënderbeu gjatë luftës 25-vjeçare shqiptaro-turke. Edhe feudalët e tjerë shqiptarë, para se të bëheshin aq të fuqis'hëm sa të zotëronin qytete të mëdha të fortifikuara dhe një numër të konsiderueshëm kështjellash, i kanë pasur selitë e tyre të fortifikuara në vende të thella malore e të papërshkueshme. Kështu, kalaja mesjetare e Bellecit6 (Balesio) e përmendur në të kaluarën edhe si Balëz të kujton emrin e Balshajve të fuqishëm. 5) S Anamali. Stelushi qytet i Skënderbeut në Mat, Studia Albanica, 2, 1967. 6) Bul. Arkeologjik 1974, 150-155. 13 - 61
193
Krahas këtyre formave të thjeshta të fortifikimeve mesjetare, që u përdorën, kur e kërkonte nevoja, në çdo kohë, konstatojmë edhe forma më të ndërlikuara, sidomos në qytetet mesjetare kryesore. Në disa qytete, si Shkodra dhe Kanina, dallojmë tri pjesë të fortifikuara, që lidhen me porta midis tyre. Qyteti i poshtëm, i mesëm dhe kështjella; kjo e fundit shërbente për qëndrimin e parisë së qytetit apo feudalit, për qëndrimin e garnizonit dhe si vend i rezistencës së fundit, në rast se do të merreshin nga armiku dy pjesët e tjera. Kështjella ndodhej në vendin më të lartë dhe më të mbrojtur të kodrës. Në disa qytete kemi kështjellën dhe qytetin e fortifikuar, si në Krujë, Drisht, Danjë dhe Lezhë (Lisus). Kështjella me përmasa mjaft të vogla shërben si seli e fortifikuar e feudalit apo e parisë së qytetit. Shurdhau (Sarda) na paraqitet me një skemë tjetër. Ai ndahet nga muret mbrojtëse në dy pjesë: në qytetin e poshtëm dhe të sipërm; ky i fundit kryente dhe funksionin e kështjellës, por kryesisht shërbente si vend i rezistencës së fundit në qoftë se kalohej nga armiku muri i parë rrethues. Në raste të tjera, takojmë kështjellën e ndërtuar në majën e një kodre dhe qytetin e pafortifikuar në shpatin e saj apo në rrëzë të kodrës, si në Mborje e Podgorije. Një skemë më të ndërlikuar na paraqesin Berati dhe Butrinti. Në të dy rastet, akropoli apo kështjella që zë pjesën më të lartë dhe të mbrojtur të qytetit përmban brenda saj një kështjellë më të vogël që shërbente si seli e fortifikuar, e cila veçohej prej garnizonit. Pjesën tjetër të fortifikimit në Berat e zë qyteti i sipërm, jashtë të cilit ndodhen lagje të pafortifikuara, ndërsa në Butrint qyteti i poshtëm. Pra, Butrinti përbëhet nga kështjella, selia e fortifikuar brenda saj dhe qyteti i poshtëm i fortifikuar. Ndërsa në Butrint kushtet e terrenit kanë bërë që kështjella dhe selia e fortifikuar të zënë pjesën qendrore të qytetit, në Berat ato zënë skajin më të mbrojtur të tij. Madje, në Butrint ndodhet edhe një kështjellë tjetër, jashtë mureve dhe mbrojtjeve natyrore të qytetit. Ndryshe nga këto dy qendra, Durrësi, brenda mureve rrethuese të qytetit, përmban dy kështjella të veçanta nga njëra-tjetra. E para, në pjesën më të lartë të kodrës shërbente si seli e dukës së Durrësit dhe më vonë e feudalëve shqiptarë Topias, ndërsa tjetra, më poshtë, e mbështetur tek muri jugperëndimor, shërbente si vendqëndrimi i rojeve apo garnizonit të përhershëm të qytetit. Në një periudhë të vonë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV, fillojnë të fortifikohen edhe Varoshet (lagjet e jashtme). Kështu Shkodra kishte një Varosh të fortifikuar, ndërsa rrethimi i jashtëm i Beratit i shërbente më tepër furnizimit me ujin e lumit të qytetit të sipërm, pasi shpati i kodrës në këtë anë është shumë i aksidentuar. Rrethimi i shpatit të kodrës së Beratit evoluon nëpër tri faza. Deri në vitin 1280, ky rrethim ishte realizuar me ledhe dheu, në shekulin XIV u zëvendësua me mure guri, ndërsa në periudhën turke me një galeri mbitokësore të mbuluar me qemer, e cila përfundonte në skaj me një kullë 7 . Një pjesë e kështjellave, sidomos ato të caktuara për qëndrimin e garnizo7) A. Baçe, Berati... Vep. cit...
194
neve, kanë zakonisht forma të rregullta gjeometrike; katërkëndëshe (Bashtova, kështjella e poshtme e Durrësit), trekëndëshe (Vivari), shumëkëndëshe (Kardhiqi). Format e rregullta planimetrike shfaqen relativisht vonë, ato nuk i hasim para shekullit XIV. Muret në fortifikimet mesjetare kanë një gjerësi prej 1 - 4 m, por shumica prej tyre variojnë në diapazonin 1,50 - 2,50 m. Pothuajse në të gjitha rastet, me përjashtim të mureve me trashësi rreth 1 m përforcohen me breza druri të futura në trashësinë e murit dhe të vendosura në intervale të barabarta lartësie. Brezat e drurit që luanin rolin e një brezi antisizmik, e bënin murin më elastik kundrejt goditjeve dhe kufizonin deri diku prishjet. Që një mur të ishte më i qëndrueshëm kundrejt goditjeve, preferohej që terreni brenda tij të kishte një lartësi sa më të madhe, me një fjalë që muri t'i vishej sa më tepër të ishte e mundur shpateve të kodrës. Por një parim i tillë nuk është zbatuar kudo. Shembullin më të mirë e kemi në kalanë e Shkodrës. Në mure janë përdorur edhe breza tullash, sidomos rreth fillimit të shekullit XIII. Por këto breza nuk përs'hkonin gjithë trashësinë e murit, si në permdhën e vonë antike, por futeshin vetëm në faqen e jashtme të tij, duke shërbyer si një element dekorativ. Është përdorur gjithashtu, krahas mureve të ndërtuara vetëm me gurë edhe teknika bizantine «kluasonazh», sidomos në ndërtimet e shek. XIV. Shpesh muret kombinoheshin në pjesën e brendshme me pilastra drejtkëndëshe me harqe si në Bashtovë dhe në një trakt muri në Butrint ose me kthina tërthore, të mbuluara me qemere cilindrike si në Kardhiq (rrethi i Gjirokastrës). Në këto raste, muret ishin më të holla, por kjo mënyrë ndërtimi, ndërsa i bënte ato më të qëndrueshme kundrejt goditjeve, kufizonte çarjet midis dy pilastrave që përshkoheshin nga frëngji. Me frëngji shigjete përshkoheshin nganjëherë edhe mure të një trashësie të vogël; si në Shurdhash, ndërsa në një rast frëngjitë i gjejmë edhe në një mur me trashësi rreth 2,50 m (kështjella e Vivarit). Zakonisht muret kishin një lartësi nga 6 - 10 m; në pjesën e sipërme të tyre ndodhej shtegu i kalimit të rojeve dhe parapeti me bedena. Hapësirat midis bedenave shërbenin si vende luftimi, por më vonë edhe vetë bedenat u përshkuan nga frëngji shigjete. Rastet e njohura nuk shkojnë më heret nga shek. XV. Parapeti i dhëmbëzuar me bedena pëson dhe një ndryshim tjetër. Hapësirat midis bedenave mbyllen me mur, duke krijuar një parapet të vazhduar, i cili përshkohet nga një brez i pandërprerë frëngjish. Rastin më të hershëm, ndoshta të shek. XIV, e kemi në kalanë e Vivarit, ndërsa të tjerat i hasim pas periudhës në shqyrtim. Për të kontrolluar rrëzën e murit dhe për të lëshuar objekte të rënda. apo ujë të valuar mbi armikun, sipër kreshtës së mureve ndërtoheshin erkere prej druri, që dilnin në formë konsoli. Ato mund të ishin të vazhduar (gardhe) apo në formën e ballkoneve të shkëputura (mashikula). Rastin e parë e kemi hasur në kalanë e Durrësit qysh në shekullin XI, ndërsa të dytin e njohim nga kështjella e Vivarit në Butrint si dhe nga një dokument i vitit 1280, i cili përmban një urdhër të Karlit I Anzhu për pajisjen e murit të Akropolit të Durrësit me 24 mashikula të tilla. Por më shpesh ato ndërtoheshin përmbi fortat. Të drunjtat zëvendësohen më vonë me mashikula guri, por nga 195
këto të fundit nuk janë ruajtur në fortifikimet tona mesjetare deri në shek. XV. Shtegu i kalimit të rojeve ose rruga mbi mur krijohej nga vetë trashësia e murit, mbi një sistem harqesh mbi pilastra apo me platforma druri të dala konsol, kur muret ishin të holla (Drisht, Shurdhash), në këtë rast dhe shkallët që të ngjitnin në të ishin prej druri. Por në përgjithësi shkallët që të çojnë në shtegun e rojeve janë prej murature guri. Ato ndërtohen brenda trashësisë së mureve, ose i mbështeten këtyre të fundit. Me daljen e artilerisë, trashësia e mureve fillon të rritet, ndërsa lartësia e tyre të pakësohet. Për të rritur qëndrueshmërinë e mureve ato fillojnë të ndërtohen në pjesën e poshtme në formë skarpati ose të kenë një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme, duke filluar që nga pjesa e sipërme. Bazamente të pjerrëta tek muret dhe kullat hasen shpesh në fortifikime dhe kështjella të hershme, si një fazë e dytë ndërtimi (Petrelë, Shkodër). Por ka dhe mure e kulla kështjellash të projektuara që në fillim si të tilla. Këto të fundit nuk i gjejmë në ndërtime më të hershme se të shek. XV apo të fundit të shek. XIV. Kullat, në fortifikimet tona mesjetare, i hasim në forma të ndryshme planimetrike: katërkëndëshe, trekëndëshe. në formë të shkronjës U, gjysmërrethore, të rrumbullakëta dhe poligonale. Kullat katërkëndëshe janë përdorur gjatë gjithë kohës, pasi ishin më të lehta për t'u ndërtuar. Në fortifikimet më të hershme në shek. IX-XII gjejnë përdorim të gjorë kullat trekëndëshe dhe më pak ato në formë U-je. Këto dy tipa kullash përsërisin forma të njohura dhe të përhapura gjerësisht në kohën e vonë antike. Kullat trekëndëshe vazhdojnë të përdoren edhe më vonë, deri në shek. XIII-XIV, por ato më të henshmet (Butrint, Shurdhash) kanë mure të holla dhe një linjë të crregullt të tyre e në shumë pikëpamje nuk arrijnë akoma nivelin e kullave pararendëse të shek. VI. Kjo tregon se gjatë shekujve të parë të mesjetës nuk pati ndonjë zhvillim të dukshëm të artit të fortifikimit. Por nga fundi i shek. XII e sidomos gjatë shek. XIII preferohen më tepër kullat katërkëndëshe dhe rrethore. Që lartësia e tyre filloi të shtohet, këtë e dëshmojnë kullat e larta katërkëndëshe të ndërtuara në Berat nga Mihal Komneni si dhe lartësimi i kullave në kështjellën e sipërme të Durrësit, më 1280 nga Karli I Anzhu. Për më tepër, në urdhrin e Karlit theksohet diferenca më e madhe që duhej të kishin në lartësi kullat nga kurtinat në krahasim me ndërtimet ekzistuese. Në shek. XV, lartësia e kullave filloi përsëri të pakësohej, por tani muret bëheshin më të trasha dhe të pjerrëta ose me skarpat në bazat e tyre. Me shfaqjen e artilerisë fillojnë të gjejnë gjithnjë e më tepër P'ërdorim kullat rrethore, të cilat nuk i ekspozonin predhave të topave një faqe të gjerë e të sheshtë, ndërsa disa kullave katërkëndëshe, si në Drisht, ju dha formë e rrumbullakët, duke i veshur me mur në anën e jashtme. Më të rralla ishin kullat me forma të rregullta poligonale, por këto, siç duket, fillojnë të përdoren vetëm gjatë shek. XV. Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri apo me qemere; katet lidheshin me shkallë të brendshme. Por ka edhe raste kur njëri nga katet mbulohej me qemer, ndërsa të tjerët me dysheme druri; zakonisht ky i binte të ishte kati i sipërm, mbi të cilin ndodhej tarraca. Pjesa 196
e sipërme përfundonte me një parapet të dhëmbëzuar me bedena që rrethonte një tarracë ose mbulohesh me çati druri. Ndodhte që kulla në kreun e saj të përfundonte me një mur të plotë, mbi të cilin mbështetej çatia. Në disa raste, në faqet e pakontrollueshme prej kullave fqinje dilnin në formë konsoli mashikula prej druri që kontrollonin rrëzën e murit të kullave (Bashtovë, Durrës), ose krejt kati i sipërm me konstruksion druri dilte në formë konsoli gjatë gjithë murit perimetral të kullës (Petrelë). Në disa kulla, në katin e poshtëm ndërtohej një sterë, e cila mbulohej me qemer apo me kupolë ose kjo pjesë e kullës, e pandriçuar me frëngji apo dritare, shërbente si depo. Ka pasur edhe kulla të hapura nga ana e brendshme (Bashtovë, Petrelë). Kullat pajiseshin me frëngji për armë të bardha dhe më vonë për topa. Në stadin fillestar të zhvillimit të artilerisë, frëngjitë për topa hapeshin në katet e poshtme apo të mesme të tyre. Frëngjitë më të zhvilluara për topa deri në shekullin XV kishin në planimetri formën e një trapezi me bazën e vogël të drejtuar nga jashtë dhe mbuloheshin me qemere konike prej tullash apo guri. Në një kullë të Durrësit frengjitë për topa kanë edhe një zgjerim të lehtë në anën e jashtme. Tipat më të hershëm të frëngjive, të caktuar për topa të kalibrave të vegjël janë ato që kanë formën e kamareve në anën e brendshme dhe një vrimë të rrumbullakët për nxjerrjen e grykës së topit. Mbi këtë vrimë mund të kishte dhe një të çarë të ngushtë vertikale për vrojtim. Gjatë shekullit XV, u ndërtuan dhe kulla të posaçme për artileri. Një nga këto është kulla rrethore pranë bregut të detit në Durrës. Në pjesën e poshtme ajo ka formën e një trungu konik të mbushur me dhe dhe mure të trasha me lartësi të vogël. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bastionin që mbronte hyrjen në kalanë e Kepit të Rodonit, muret e të cilit arrinin një gjerësi prej 6 m. Për të siguruar bazat e kullave kundër hapjes së tuneleve dhe minimit, ndërtoheshin nganjëherë bazamente të veçanta me mure guri që rrisnin mjaft trashësinë e mureve të themelit (kështjella e poshtëme, Durrës) Përveç kullave të zakonshme, në kala apo kështjella ndërtoheshin edhe kryekulla (donzhone). Ato mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe zinin një vend qendror në kështjellë, të lidhura me muret rrethuese apo krejt të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t'i rezistonte një rrethimi. Shembull të një kryekulle, në funksion të një kalaje, kemi kullën e Teodor Komnenit në Durrës. Një tip donzhoni të veçuar përfaqëson kulla e Pirgut në Myzeqe. Ajo ka pasur formë pesëkëndëshe me dy brinjët më të gjata nga 17 m, ndërsa të tjerat prej 14 m. Të parat, duke krijuar një kënd më të mprehtë, 8drejtoheshin nga lumi, nga ishte dhe drejtimi kryesor i mbrojtjes. Në dokumentet mesjetare kulla e Pirgut përmendet herë si kullë dhe herë si fortesë e vogël. Përmasat e mëdha të këtij fortifikimi për të qenë një kullë e zakonshme të lejojnë të mendosh se ajo duhet të ketë pasur kthina që i mbështeteshin tërthor mureve nga ana e brend8) N. Ceka Pirgu i Myzeqesë. Monumente historike në vendin tonë, Tiranë 1978, 68-71.
197
shme dhe një oborr të vogël qëndror, duke përbërë kështu një nga tipat e njohura të kullave që në literaturë emërtohen «kullë guaskë». Me interes është dhe mënyra e mbrojtjes së hyrjeve mesjetare. Në fortifikimet malore, kujdesi i parë ishte që sulmuesit të përshkonin një copë rrugë të gjatë bri murit rrethues nën breshërinë e shigjetave të mbrojtësve që qëndronin mbi të. Zakonisht, qytetet e fortifikuara apo kështjellat kis'hin një portë kryesore dhe një ose disa porta të dorës së dytë. Për mbrojtjen e hyrjes kryesore, që ishte dhe në vend më të ekspozuar, tregohej kujdes më i madh. Mbrojtjet më të thjeshta, që përsërisin skema të vjetra, janë ato kur hyrja mbrohet nga një kullë e jashtme (Kaninë) apo e brendshme (Stelush), ose mbrohet prej dy kullash anësore që projektohen plotësisht jashtë mureve (Sarda). Në disa raste, hyrjet përshkojnë faqen anësore të një kulle katërkëndëshe (Drisht, Kardhiq) apo faqen ballore të saj (Bashtovë). Në rastin e fundit, kulla mund të jetë projektuar edhe brenda fortifikimit, si në Berat. Hyrjet më të mbrojtura mesjetare ishin ato që përshkonin një korridor të gjatë, të mbuluar me qemer, me një ose disa kthesa kënddrejtë. Hyrja për në kalanë e Petrelës përmban një korridor të mbuluar me qemer me dy kthesa kënddrejtë. Me një kthesë dhe me një korridor të mbuluar, anash të cilit ka vende të thelluara për vendosjen e rojeve, është pajisur edhe hyrja kryesore e Krujës dhe e Shkodrës. E para ka një portë rrëshqitëse në ballë dhe dy porta të thjeshta gjafë korridorit. Një korridor të harkuar por të pambuluar me qemer përshkon dhe hyrja në Kepin e Rodonit. Mbi qemeret e korridoreve para portave hapeshin vrima për hedhje lëngjesh të nxehta mbi armikun (Shkodër). Vrima katërkëndëshe, me prag të pjerrët nga jashtë, hapeshin dhe mbi portën kryesore (Shkodër). Porta të mbrojtura me nga një mashikul të ndërtuar mbi to i hasim në kështjella të vogla garnizonesh. Një mashikul druri mbështetej në dy konsola guri të punuara mbi portën kryesore të kalasë së Vivarit. Mashikula të tilla mbi porta kanë pasur me siguri dhe kështjella e Bashtovës si dhe kështjella e poshtme e Durrësit. Për një mbrojtje më të mirë të portave kryesore në disa qytete të fortifikuara u ndërtuan «barbakana» që ishin një ndërtim plotësues para portës kryesore për ta bërë atë të dyfishtë. Nga mesjeta është ruajtur barbakani në hyrje të kalasë së Beratit dhe të Shkodrës, që janë përshkruar më sipër. Portat ishin prej kanatash druri të trashë nganjëherë të veshura dhe me pllaka hekuri. Kanatat rrotulloheshin mbi boshte xnetalike vertikale, të fiksuara në gurët e pragut të portës, dhe në pjesën e sipërme. Ato siguroheshin nga brenda me një tra të fortë (katarah), që fiksohej në dy vrima të thella, të hapura në shpatullat e portës. Përveç portave dykanatëshe janë përdorur dhe porta rrëshqitëse (Krujë), që lëshoheshin nga lart. Këto përdoreshin ose për të dubluar portën dykanatëshe ose për të krijuar një kurth për armikun, që sulmonte hyrjen dhe për ta asgjësuar atë në grupe të vogla. Interes të veçantë paraqet një element mbrojtës që e kemi hasur deri sot vetëm në kalanë e Shkodrës. Ky është pikërisht tuneli i hapur në shkëmbin natyror, i cili përfundonte me një portë kundrejt hendekut. Ky tunel, sipas dëshmisë së Barletit, shërbente për të kontrolluar dhe mbrojtur hendekun. Ky element embrional që na shfaqet në kalanë e 198
Shkodrës së paku që në shek. XV, gjatë shekullit XVI perfeksionohet dhe bëhet parim themelor për fortifikimet e bastionuara të Evropës Perëndimore. Por për të parë më mirë se ç'vend zinin fortifikimet mesjetare të Shqipërisë deri nga mesi i shek. XV, duhet të hedhim një sy mbi zhvillimin e artit mesjetar të fortifikimit në vendet fqinje dhe ato të Evropës Perëndimore. Fiset sllave, që u vendosën në Gadishullin Ballkanik, sollën me vete dhe fortifikimet e tyre në formë rrethi me ledhe e drurë. Gjatë kontaktit që ata patën me Bizantin filluan të ndërtojnë fortesat e para me mure guri, që u zhvilluan sidomos gjatë shek. XIII e më vonë. Fortifikimet me ledhe, të përbëra nga dy radhë hunjsh të ngulur në tokë e të mbushur me dhë kanë qenë deri në shek. X sistem kombëtar i hungarezëve dhe deri në shek. XVIII i turqve, ku njihen me emrin «palanka». Në tërë Evropën feudale të shek. IX, X dhe deri në shek. XI, fortifikimet në pjesën më të madhe ishin prej druri. Kështjellat prej 9 druri u rindërtuan me gurë në Francë gjatë viteve 1170-1220 Ndikimin më të madh në zhvillimin e fortifikimeve evropiane e ka pasur Lindja. Kryqtarët e parë, që u kthyen prej andej, sollën në Evropë një përvojë të çmueshme dhe modele të vlefshme të fortesave. Ndryshe qëndron puna me Perandorinë Bizantine, në të cilën përfshihej prej kohësh dhe territori i vendit tonë. Këtu ndërtimi i fortifikimeve me mure guri mbështetej mbi një traditë të vazhdueshme e të fuqishme. Disa elemente të fortifikimeve u përhapën nga kryqtarët në Evropë gjatë shek. XII-XIII, siç janë mashikulat, apo erkerët e vazhduar në muret e kullat, hyrjet me kthesa, etj. Këto elemente i hasim në fortifikimet tona në një periudhë më të hershme, siç është rasti i erkerëve prej druri mbi muret e Durrësit. Pra, duhet menduar që edhe fortifikimet tona dhe veçanërisht Durrësi kanë ndikuar jo vetëm në arkitekturën ushtarake të popujve kufitarë sllavë, por edhe në Evropën Perëndimore. Por, duke filluar që nga shfaqja e artilerisë e sidomos gjatë shek. XV, qendra e gravitetit kalon në Itali si dhe në bregdetin Dalmat, që kërcënohej imediatisht prej turqve, ku lindën shumë herët bastionet rrethore për artileri. Fortifikimet italiane janë të parat që mbajnë markë evropiane, kur në shumë vende vazhdohej të ndërtohej me metodat e vjetra. Autori i parë i teorisë moderne të fortifikimit është Mariano di Jakobo (1381-1438), i cili në planin e tij për forcimin e mbrojtjes së Romës, muret dhe kullat i ndërtoi në të njëjtën. lartësi dhe pak më vonë në mesin e shek. XV, Francesko Sforca filloi të vishte kullat kuadratike të qosheve të ndërtuara me tulla me një këmishë të rrumbullakët10 me trashësi 7 m dhe sistemoi gjithashtu kullat në nivelin e bedenave. Por ne kemi për të njëjtën kohë dëshminë shumë të çmueshme të Barletit mbi parimet e njëjta që e udhëhoqën Skënderbeun në ndërtimin e kullës së hyrjes në kalanë e Krujës. Dhe po nga kjo kohë na ruhet bastioni i harkuar në Kepin e Rodonit me mure 6 m të gjera. Së fundi, mund të përmendet dhe ndonjë kullë katërkëndëshe 9) L. Gero. Vep. cit. 10) A. Kassi Ramelli. Architecture militaire en Italie. Bull. I.B I. N. 29, 1971, 12.
199
në kështjellën e Drishtit, e veshur me këmishë rrethore, që s'mund të jetë më e vonë nga shek. XV, pasi më 1478 kalaja u pushtua nga turqit dhe u braktis nga popullsia. Si përfundim, mund të themi se fortifikimet tona gjatë mesjetës kanë ndjekur hap pas hapi, në parimet e tyre themelore, përparimet e artit të fortifikimit, që kushtëzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe metodave të sulmit. Por zhvillimi i mëtejshëm i tyre u ndërpre nga pushtimi turk, fortifikimet e para të të cilëve qëndronin mbrapa atyre ekzistueseve. Përjashtim bën vetëm kalaja e Vlorës e projektuar nga arkitekt Sinani, në shek. XVI.
200
Kapitulli VII
FORTIFIKIME TË SHEKUJVE XV-XVII
Duke përfituar nga copëtimi feudal në Shqipëri, turqit në çerekun ë parë të shek. XV, arritën të pushtojnë të gjitha viset e Shqipërisë së Ulët Bregdetare si dhe krahinën e Dibrës në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe arritën kështu në afërsitë e Shkodrës. Jashtë kontrollit të tyre kishin mbetur vetëm viset malore të Shqipërisë, ku ndodheshin zotërimet e Dukagjinëve, Kastriotëve, Aranitëve, etj. Qe në këtë periudhë, turqit kishin vendosur në disa krahina sistemin e tyre feudal-ushtarak, duke bërë për këtë qëllim regjistrimin e tokave dhe të popullsisë, që ishte e nevojshme për vjeljen e rregullt të taksave. Nëpër qytete dhe kalatë kryesore u vendosën garnizone. Pas shtypjes së kryengritjes së Gjon Kastriotit, më 1430, u përfshi në pushtimet turke edhe krahina e Dibrës. Kështjellat që ndodheshin në zotërimet e Kastriotëve u rrafshuan përtokë, ndërsa në dy prej tyre, në Krujë dhe Sfetigrad, u vendosën garnizone ushtarake. Pas shtypjes së kësaj kryengritjeje filloi më 1431 regjistrimi i përgjithshëm i tokave dhe popullsisë. Tokat e nënshtruara të Shqipërisë u përmblodhën, më 1431, në një njësi feudalo-ushtarako-administrative më vete, që u quajt sanxhaku i Shqipërisë (Sanxhaki Arvanid), me kryeqendër Gjirokastrën. Ky sanxhak përfshinte krahinat e nënshtruara prej Çamërisë në jug deri afër lumit Mat në veri. Kishin mbetur akoma të panënshtruara krahinat veriore të Shqipërisë si dhe qytetet e pushtuara nga Venediku (Durrësi, Drishti, Danja, etj.). Në krye të sanxhakut qëndronte sanxhak beu, që ishte komandant ushtara'k dhe prej tij vareshin subashët, komandantët ushtarakë të vilajeteve. Sanxhaku i Shqipërisë u nda në 10 vilajete dhe u dhanë 355 feude, të cilat quheshin (timare). Këto timare jepeshin kundrejt detyrimit të shërbimit në ushtri apo në administratë, dhe nuk ishin të trashëgueshme. Përveç ushtrisë së spahinjve, turqit kishin në kështjellat e qyteteve ushtri të rregullta të përhershme, të përbëra nga reparte të jeniçerëve. Në këtë periudhë të parë të pushtimit turk, u përdorën për vendosjen e garnizoneve të pushtuesit një pjesë e mirë e 201
kalave të vjetra ekzistuese, ndërsa kalatë e tjera, që u gjykuan të papërshtatshme u prishën, për të mos u kthyer në qendra rezistence të popullsisë kryengritëse. Në radhë të parë, u shfrytëzuan kalatë e qyteteve, të cilat u kthyen më vonë në qendra administrativo-ushtarake të vilajeteve si dhe disa kështjella, që kishin rëndësi të veçantë strategjike. Kështu, në dokumente, nga kalatë ekzistuese ku kanë qenë vendosur garnizone ushtarake të pushtuesit, përmenden kalaja e Krujës, Sfetigradit, e Përmetit, Këlcyrës, Gjirokastrës, Skraparit, Mborjes, Kaninës, Beratit, Himarës, Sopotit, etj. Në disa raste, kur kalaja ekzistuese nuk i përshtatej qendrës së re administrative të vilajetit ose për qëllime të tjera ushtarake, u ndërtua dhe ndonjë kështjellë e re. E tillë është, p.sh. kalaja e Korçës e ndërtuar në terren të sheshtë, e cila përmendet në regjistrin e hollësishëm të sanxhakut të Shqipërisë të vitit 1431-32, si qendra administrativo-ushtarake e vilajetit të Korçës. Njëkohësisht u shfrytëzua dhe kalaja e Mborjes, e ndërtuar mbi një kodër të lartë në afërsi të qytetit, ndërsa kështjellat e tjera mesjetare të pellgut të Korçës, rrënojat e të cilave ruhen akoma, nuk përmenden në këtë kohë. Në këtë periudhë e më vonë këto fortifikime të posandërtuara shënohen në dokumente me emrin «kështjella e re» apo «qyteza e re», siç është rasti i «jenixhekalasë» (kështjella e re) pranë Bradasheshit, 5 km në veri të Elbasanit, prej së cilës sot nuk ruhet asnjë gjurmë. Vendosjes së regjimit feudal-ushtarak turk, fshatarësia shqiptare i bëri një rezistencë aktive. Vendosja e këtij regjimi shkaktoi edhe pakënaqëskië e feudalëve shqiptarë, në tokat e të cilëve u vendosën me shumicë spahinjtë. Me shpresë se do të rifitonin autonominë, feudalët shqiptarë, duke përfituar nga gatishmëria e masave fshatare, u vunë në krye të kryengritjeve të armatosura, të cilat shpërthyen menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të tokave dhe vendosjes së spahinjve. Gjatë kësaj kryengritje u prish edhe ndonjë kala e ndërtuar nga turqit, siç është jenixhekalaja, e cila nuk përmendet në dokumentet e mëvonshme apo qyteza e re e Dukagjinit. Kryengritjet e izoluara, të udhëhequra nga feudalët, u shtypën përfundimisht në vitin 1438. Nuk kaloi shumë kohë dhe më 1443 shpërtheu kryengritja e përgjithshme e shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Si rezultat i kësaj kryengritjeje dhe fitoreve të njëpasnjëshme të shqiptarëve kundër turqve gjatë viteve 1450-1453, u formua shteti i pavarur shqiptar në një territor që përfshinte pak a shumë Shqipërinë e Mesme. Në kështjellat që përfshiheshin brenda këtij territori, me përjashtim të Beratit, ishin vendosur garnizone shqiptare. Vetëm në vitin 1466, dy vjet para vdekjes së Skënderbeut, Mehmeti II, pasi dështoi në rrethimin e dytë të Krujës, mundi të rindërtojë kalanë e Elbasanit, duke qëndruar me gjithë ushtrinë në mbrojtje të saj dhe vetë në krye të punimeve. Gjatë fundit të shekullit XV, pas rënies së kalave të fundit në Shqipëri dhe sidomos gjatë shek. XVI, turqit, përveç riforcimit të kështjellave që kishin në zotërim, ndërtuan edhe kështjella të reja. Qëllimi i këtyre ndërtimeve ka qenë i ndryshëm, por kryesisht për të mbajtur të nënshtruar popullsinë e krahinave, ku ato qenë ndërtuar dhe për përhapjen dhe konsolidimin e sistemit feudal-ushtarak të tlmareve. Gjatë shek. XVII, kur ishte stabilizuar pushtimi turk, nuk pati veprimtari të gjerë në drejtim të fortifikimeve. Bënte përjashtim ndonjë krahinë, ku akoma në fillim të këtij shekulli nuk ishte përha202
pur sistemi i timareve, siç ishte sanxhaku i Dukagjinit dhe i Himarës. Në këtë periudhë u rindërtua kështjella e Dukagjinit. Udhëtari turk i shek. XVII Evlia Çelebiu, që vizitoi qytetet dhe kështjellat kryesore të Shqipërisë, na jep një të dhënë kuptimplote në këtë drejtim, kur thotë se në kalanë e Bashtovës qe rrëzuar një mur prej vërshimit të lumit dhe kishte mbetur i parindërtuar. Ndërsa gjatë shek. XVIII hapet një etapë e re në ndërtimet mbrojtëse të Shqipërisë, e cila lidhet me krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare.
Ndërtimi i kalave të reja apo meremetimi i atyre ekzistuese nuk ishte kudo i njëllojtë në tokat e pushtuara prej turqve. Në krahina më të qeta, ku nuk kishte shumë kryengritje, turqit zakonisht i linin mbas dore kalatë e vjetra dhe pak ndërtonin të reja, edhe këto me materiale të dobëta. Por në Shqipëri, që ishte një vatër e përhershme kryengritjesh dhe një nga territoret kufitare të Perandorisë, turqit krijuan një sistem të tërë kalash, ku vendin kryesor e zinin ato ekzistueset. Fortifikimet e ndërtuara me mure guri të lidhur me llaç dhe të përforcuara mirë i quanin «kala». Të tilla ishin shumica e ndërtimeve në Shqipëri. Fortifikimet e ndërtuara me gurë e dhë të ngjeshur i quanin «hisare». Këto ndërtoheshin zakonisht në shtigjet e kalimit, në 1 grykat dhe në kryqëzimin e rrugëve . Një nga këto fortifikime ka qenë Kruja, e cila thirrej Akçe-Hisar. Kruja ishte një kala, të cilën turqit e gjetën të gatshme. Emërtimi Hisar tregon se ata nuk kishin kryer punime në të, ose kishin kryer punime plotësuese me teknikën e mureve me gurë e dhë të ngjeshura. Kjo del e qartë nga një dokument rreth viteve 1434-35, ku thuhet për Krujën se «ata që ruajnë kështjellën e gurtë (tash Hisar) përjashtohen nga tatimet...etj». Fortifikimet e bëra me dy radhë hunjsh të thurur në formë gardhi dhe të mbushur përbrenda me dhë të ngjeshur quheshin «Palanka». Ky ishte një sistem kombëtar fortifikimi i turqve dhe u përdor prej 2 tyre deri në shek. XVIII . Përveç këtyre, ekzistonin dhe «karaule», të cilat ndërtoheshin me hunj të lartë të ngulur në tokë, që përsipër 3 kishin një vend në trajtë çardaku prej nga vrojtonte roja . Një rëndësi e madhe ju vu edhe ndërtimeve fortifikuese në bregdet, ku rrallë u ndërtuan kala të reja. Kalatë bregdetare kishin synime të ndryshme, si kontrollin e tregtisë, ndalimin e nxjerrjes fshehurazi të drithit dhe furnizimin me armë të kryengritësve shqiptarë, për t'i pasur si bazë kundrejt synimeve të tyre për pushtimin e Italisë, për t'u mbrojtur nga fuqitë detare perëndimore dhe më së fundi edhe për të shfrytëzuar pyjet e pasura bregdetare për ndërtimin e anijeve. I gjithë ky sistem fortifikimi duhej të shërbente si kundër armikut të brendshëm ashtu edhe kundër armikut të jashtëm. Sipas rëndësisë së territorit të pushtuar, parapëlqeheshin dhe tipat e ndryshëm të fortifi1) A. Matkovski. Kryengritje të panjohura në sanxhakun e Ohrit në vitet 1566-1574. St. Hislorike 3, 1973, 58. 2) F. Engels Vepra të zgjedhura ushtarake, I, Tiranë 1975, 351. 3 A. Matkovski, Vep. Cit. 58.
203
a
Fig. 146. Kalaja e Elbasanit. a) Kullë në skajin JL. b) Frëngji topi.
b
Fig. 146. c) Kalaja e Elbasanit. Hyrja e Pazarit
kimeve. Në vendin tonë pak dëshmi kemi për fortifikime druri të tipit «Palanka». Një të tillë e gjejmë të shënuar në një hartë të shek. XVII, në Kabash të Pukës. Kështjellat kryesore pajiseshin me artileri. Qysh në gjysmën e parë të shek. XV, përmenden në dokumente artilierë, që sh'ërbenin në kala të ndryshme. Nga fundi i shek. XVI, Shkodra ishte qendra kryesore e prodhimit të topave, prej nga furnizohej një pjesë e mirë e kalave të Shqipërisë dhe Maqedonisë Perëndimore. Kalatë ruheshin nga garnizone të përhershme si dhe nga persona që u ishin dhënë timare dhe bënin roje në to. Në qoftë se një timar u ishte dhënë dy ose më shumë personave, ata bënin roje me radhë, duke plotësuar detyrën e një personi të vetëm. Personat, që u ishte ngarkuar mbrojtja e një kalaje, mund të banonin brenda saj (kishin shtëpitë e tyre) (kalaja e Krujës), por mund të banonin edhe në fshatrat përreth 4 apo në qytete që ishin relativisht larg prej s a j . Në disa dokumente përmenden «rezervistë» të kalasë Jenixhe (Bradashesh) ose se si zejtarët e qytetit të Elbasanit ishin ngarkuar të mbronin kalanë e Durrësit dhe Bashovës nga «flota e kaurëve», (veneciane), kundrejt 5 heqjes së detyrimeve (v. 1604) . Por kishte dhe trupa të posaçëm të caktuar për mbrojtjen e kalave, të cilët thirreshin «myselimë». Për ndërtimin e kalave të reja turqit merrnin angari popullsinë e zonave përreth, e cila për këtë arsye dhe për të mos lejuar stabilizimin e administratës turke, hidhej shpesh në kryengritje për të kundërshtuar 4) H. Inalcik, Suret-i defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara 1954. 5) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëll. III, Tiranë 1963, 149.
205
ndërtimin e kalave në krahinat e tyre. Kalatë e reja kishin në të shumtën e rasteve forma të rregullta gjeometrike, që u përshtateshin më tepër qëllimeve të tyre ushtarake për vendosjen e garnizoneve si dhe terrenit të sheshtë, ku ndërtoheshin shumica prej tyre. Një nga kalatë më të mëdha të rindërtuara nga turqit 6në shek. XV, është ajo e Elbasanit. (fig. 146). Në vitin 1466, sulltan Mehmeti II, pasi dështoi në fushën e madhe për pushtimin e Krujës (rrethimi i dytë), la aty një ushtri rrethimi nën komandën e Ballaban Pashës dhe rindërtoi për një periudhë prej 25 ditësh, mbi gërmadhat e një qyteti të vjetër, kalanë që e quajti el-basan, që do të thotë «sundues i vendit». 7 ) Rindërtimi i kalasë së Elbasanit, kishte një rëndësi të madhe strategjike për turqit, pasi ndodhej në Fig. 147. Dekoracion me tulla, Elbasan. zemër të Shqipërisë, mbi rrugën. ushtarake-tregtare që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit dhe pranë Krujës e Durrësit, që ishin pikësynimet e tyre më të afërta. Gjatë rindërtimit u ndoq me përpikëri planimetria ekzistuese e një kalaje të rrënuar të ndërtuar qysh në shek. IV të e.s. dhe u shfrytëzuan traktet e mureve, që ruheshin akoma në këmbë. Kështu, kalaja pas përfundimit kishte formë drejtkëndëshe me përmasa 308x348 m dhe përforcohej nga 26 kulla. Forma planimetrike e kullave ishte e njëjtë me ato të periudhës së vonë antike. Muret përshkoheshin nga tri hyrje, të cilat më vonë u quajtën: «porta e pazarit», (fig. 146c) hyrja nga ana jugore, e cila përshkonte një kullë drejtkëndëshe; «porta e jeniçerëve» (hyrja nga ana perëndimore) dhe «porta e Ahmedajt», ajo nga lindja. Këto dy të fundit mbroheshin nga një çift kullash në formë patkoi. Rreth mureve qe hapur një kanal rreth 3 m i thellë, i cili mbushej me ujin e lumit të Zaranikës. Gjurmët e ekzistencës së këtij kanali ruheshin akoma deri në fillim të shek. XX. Muret e vitit 1466 dallohen qartë nga muret e shek. të IV të e. s. si dhe nga riparimet e mëvonshme. Ato janë të mbushura në faqet e jashtme me copa tullash dhe nganjëherë edhe me fragmente arkitektonike të gjetura në vend nga rrënimet e qytetit të Skampinit. Copat e tullave janë futur midis fugave të gurëve pa ndonjë rregull të caktuar. Rrallëherë janë përdorur në formë fragmentare dekoracione me tulla, që të kujtojnë ato bizantine (fig. 147) si harqe të kufizuara me kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësharre etj. Kjo duket qartë sidomos në dy dritaret deko6) Monumentet 1, 1971, 61-77. 7) F. Babinger, Die Griindung von Elbasan, Berlin 1931, 1,
206
rative në kullën e qoshes juglindore. Gjithashtu, për të rritur stabilitetin e mureve, u përdorën brezat e drurit. Në pjesën e sipërme të murit u ndërtuan bedenat. Muri i bedenave kishte një trashësi prej 0,60 m, duke lënë për kalimin e rojeve një shteg me gjerësi 2,40 m. Gjurmë të vetë bedenave janë konstatuar në të dyja anët e kullës juglindore dhe në murin verior të kullës jugperëndimore. Kullat e qosheve kanë qenë dykatëshe dhe mbuloheshin me çati konike me tjegulla. Trarët e dyshemesë së katit të dytë vendoseshin në formë radiale, duke u mbështetur në njërin skaj mbi një bazament të madh katërkëndësh 2,10 x x 2,10 m, të ndërtuar me mur guri dhe në skajin tjetër mbi një dhëmbëzim të krijuar në anën e brendshme të murit të kullës. Të dyja katet komunikonin me shkallë të brendshme druri. Por kthina e katit II komunikonte direkt edhe me shtegun e kalimit të rojeve nëpërmjet një porte të formuar me qemer tullash të hapur në murin e brendshëm të kullave. Për t'i mbrojtur më mirë këto porta, në të dyja anët e tyre, muri i bedenave në vendet e bashkimit me kullat ka qenë më i lartë, gjë që realizohej nëpërmjet shkallëzimeve. Kthina e shkallëve në kullat e qosheve ndriçohej nga tri dritare. Në anën e jashtme, dritaret përfundonin me një të çarë të ngushtë 0,20 m dhe me lartësi 1,20 m, ndërsa nga brenda gjerësia e tyre arrinte 0,90 - 1 m. Pragu i këtyre dritareve bie me pjerrësi nga brenda, për të realizuar një shpërndarje më të mirë të dritës. Kullat ndërmjetëse e në formë patkoi kanë qenë të pambuluara, me sa duket, nga gjurmët e ruajtura deri sot. Përjashtim bën kulla-portë në mesin e murit jugor, mbi të cilën ka qenë ndërtuar një faltore islame pa minare në madhësinë e sipërfaqes që zë vetë kulla. Muret e kësaj faltoreje, sot e rrënuar, bashkë me murin e jashtëm të kullës kanë qenë ndërtuar me teknikën bizantine «kluazonazhë». Kullat u pajisën edhe me frëngji për topa. Çdo kullë kishte nga tri frëngji, që kontrollonin drejtimet kryesore. Më mirë, janë ruajtur frëngji në kullën jugperëndimore. Në plan frëngjitë kanë formën e një trekëndëshi me bazë nga ana e brendshme e kullës. Në anën e jashtme, ato përfundojnë me një hapje drejtkëndëshe me gjersi 0,60-0,70 m, ndërsa nga brenda gjerësia e tyre arrin 0,80-1,00 m. Frëngjitë e kullës jugperëndimore në anën e brendshme formohen me harqe tullash, ndërsa në thellësi krijohet një trompë nëpërmjet gurëve që dalin konsol mbi njëri-tjetrin dhe të kujtojnë elementet stalaktite në trompat mbështetëse të kupolave të xhamive (fig. 146). Pas përfundimit të kalasë së Elbasanit, Mehmeti II la aty një garnizon të përbërë nga 400 jeniçerë dhe me pjesën tjetër të ushtrisë u kthye për në Adrinapojë (Edrene). Kalaja e Elbasanit u kthye më vonë në një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Perandorisë Osmane në Shqipërinë e Mesme. Këtë e tregon dhe fakti që prej këtej u nis, më 1501, sanxhakbeu i Elbasanit me ushtrinë e tij për pushtimin e kalasë së Durrësit. Një kështjellë tjetër e ndërtuar po në Shqipërinë e Mesme. pranë 8 Krujës, është kalaja e Prezës . Ajo kishte për qëllim të mbante nën kontroll një zonë kryengritjesh të përhershme, siç ishte territori rreth Krujës, si dhe të ruante rrugën e rëndësishme që lidhte Shkodrën me Durrësin dhe Krujën. 8) L. Papajani. Kalaja e Prezës. Monumentet 7-8, 1974, 167-181.
207
Fig. 148. Pamje e kalasë së Prezës. Planimetria.
a
c
14 - 61
Fig. 149. Kalaja e Prezës. a) Kulla JP. Planimetria. b) Kulla VP. Pamje. c) Muri perëndimor i kështjellës.
Kështjella është ndërtuar në një nga majat e një vargu kodrinor, që kufizon fushën e Tiranës në anën veriperëndimore. Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbullakëta në katër nga qos'het e tij dhe me një kullë drejtkëndëshe pranë mesit të njërit prej mureve (fig. 148). Kjo kullë ka shërbyer edhe si porta e vetme e kështjellës, ndërsa një dalje e vogël katërkëndëshe, që luante rolin e një kulle, ndodhet në murin perëndimor. Për të kontrolluar të vetmen qoshe të pesëkëndëshit, që nuk është pajisur me kullë, ka qenë ndërtuar një ballkon i vogël që mbështetej mbi një sistem konsolash të lidhur me harqe tullash. Gjurmët e një ballkoni të tillë janë ruajtur edhe në murin perëndimor (fig. 149) Kalaja ka një gjatësi prej 80 m dhe gjerësi 50 m. Në oborrin e saj ndodhet një sterë e madhe, ndërsa mbi portë, në një fazë të dytë, është ndërtuar një xhami. Lartësia maksimale e ruajtur e mureve arrin në 6.40 m, ndërsa kullat në trajtë cilindrike me faqe vertikale ngrihen vetëm 0,50-0,60 m mbi lartësinë e tyre. Trashësia e mureve është 1,30-1,40 m, Në pjesën e sipërme ato kanë qenë kurorëzuar me bedena. Nga disa gjurmë të ruajtura del se lartësia e tyre ishte 1,70 m, ndërsa muri mbi të cilin mbështeteshin 1 m. Për të çuar në shtegun e rojeve janë ndërtuar shkallë të gurta. Një shkallë e tillë ruhet në murin jugor, ajo është ndërtuar pjesërisht brenda trashësisë së murit. Furnizimi i shtegut të rojeve me ushtarë realizohej edhe nëpërmjet portave të kateve të dyta të dy prej kullave. Kjo kuptohet lehtë dhe nga prania e një palë shkallëve pranë kullës 1, të cilat të çonin nga sheshi i pushimit para portës në shtegun e rojeve. Kullat kanë qenë dykatëshe dhe me sa duket të mbuluara me çati konike me tjegulla. Katet ndaheshin me dysheme dërrase, trarët e të cilave mbështeteshin në një dhëmbëzim të brendshëm të murit. Secila kullë kishte dy ose tri frëngji topash (fig. 150). Frëngjitë, në pjesën e brendshme kanë formën e një dritareje të mbuluar me hark tullash. Pjesa e jashtme e kësaj dritareje është mbyllur me një mur të hollë (0,22 m), në të cilin është hapur një vrimë e rrumbullakët me diametër 0.30 m, ku vendosej gryka e topit. Në anën e jashtme, frëngjitë janë dekoruar me disa rrathë koncentrikë tullash, ku vërehet edhe ndonjë rresht me tulla të vendosura në formë dhëmbësharre. Brenda këtyre rrathëve janë vendosur tulla radiale, të cilat kufizojnë vrimën rrethore. Kështu, në përgjithësi, nga jashtë frëngjitë kanë pamjen e një rozete. Edhe në faqet e jashtme të mureve të kullave janë përdorur tulla për dekorin. Më e pasur në këtë drejtim është kulla 1, e cila është dhe më e ekspozuar kundrejt syrit të vizitorit. Përveç frëngjive, që janë trajtuar në formën e rozetave, janë përdorur breza dekorativë prej tullash të vendosur në formë zigzage e të kufizuara me dy rreshta paralelë apo breza të punuar me teknikën «kluazonazh». Në pjesët e mureve, midis brezave, janë përdorur copa tullash të futura midis gurëve. Portat e kullave janë trajtuar në përgjithësi me harqe rrethore tullash, të rrethuara me bordurë, ndërsa në kullën I është përdorur harku i tipit majë lundre (islamike). Fusha e harkut këtu është dekoruar me tulla të vendosura zigzag, në rreshta vertikalë dhe horizontalë. Në pjesët e tjera të kalasë, përveç frëngjive, nuk ka përdodm të tullave për qëllime dekorative. Porta e vetme (fig. 151) e kështjellës përshkon një kullë drejtkëndëshe të brendshme. Kthina e hyrjes është mbuluar me një qemer cilindrik, 210
Fig. 150. Frëngji topi në kështjellën e Prezës. a) Pamje nga brenda. b) Pamje nga jashtë.
ndërsa në dy muret anësore ndodhet nga një kamare edhe këto të formuara me qemere cilindrike. Në anën e jashtme, porta është trajtuar me kujdes nga ana dekorative. Vetë hyrja është mbuluar me një hark të shtrirë. Mbi të ndodhet një hark rrethor me tulla, që mbështetet mbi dy pilastra të cilat dalin pak nga muri dhe akoma më lart ndodhet një hark «majë lundre», që mbështetet gjithashtu mbi dy pilastra, të cilat theksohen në formë dhëmbëzimi nga të parat. Të gjitha këto elementë përfshihen brenda një fushe drejtkëndëshe. Prej tyre, vetëm harku i mesit prej tullash luan një rol konstruktiv, pasi s'është tjetër veçse konturi i qemerit cilindrik që mbulon kthinën e hyrjes. Porta ka qenë dyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me një tra me prerje drejtkëndëshe, që lëvizte horizontalisht brenda një zgavre në shpatullën e majtë të hyrjes, ndërsa në krahun tjetër, përballë saj, një zgavër Fig. 151. Prezë. Hyrja e kështjellës. e cekët shërbente për fiksimin e traut, kur mbyllej porta. Mënyra e ndërtimit dhe e dekoracionit tregojnë se kjo kala nuk është ngritur me aq ngut sa kalaja e Elbasanit. Nga ana tjetër, muret e saj të holla nuk janë llogaritur për t'i rezistuar një rrethimi të gjatë dhe përdorimit të artilerisë. 9Nuk njihet data e saktë e ndërtimit të saj. Humanisti shqiptar Barleti thotë se gjatë rrethimit të parë të Krujës ajo ishte e rrënuar dhe e braktisur. Edhe më parë se kjo kohë, në regjistrin turk të vitit 1431-32, nuk përmendet në këtë zonë ndonjë kala tjefer, përveç asaj të Krujës, madje nuk figuron në regjistër as fshati Prezë, megjithëse fshatrat pranë tij përmenden. Për herë të parë, kalaja në funksion përmendet në një relacion anonim të vitit 1570. Autori i këtij relacioni thotë se këtë kështjellë «nuk ka shumë kohë që e ndërtuan 10 turqit» . Por si duket, koha nuk ka qenë aq e afërt sa të mbahej mend me saktësi. Elemente të tjera të arkitekturës na ndihmojnë për ta ngushtuar këtë datim. Kryesore janë frëngjitë për topa, të cilat janë 9) M. Barleti. Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut. Botimi i II, 1967, 249-250. 10) Relacion anonim mbi Shqipërinë. Burime të zgjedhura vëll. III, 1962, 164
212
Fig. 152. Kalaja e Tepelenës. Kështjella e shek. XV a) Pamje b) Planimetria.
të një tipi relativisht të hershëm dhe zor se mund të jenë përdorur në vazhdim të shek. XVI. Frëngji të tilla, të trajtuara në anën e jashtme, me tulla në formë rozete, turqit kanë ndërtuar në kalanë e Smederevos (Serbi), në vitin 11 1480 . Edhe trajtimi i jashtëm me breza dekorativë tullash i kullave të Smederevos është shumë i ngjashëm me atë të kalasë së Prezës. Nga fundi i shek. XV datohen frëngjitë e këtij tipi dhe në kalanë Ram, pranë Smederevos, si dhe në Gollubac.12 Pra, nga të gjitha arsyet e përmendura më sipër, koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle është periudha pas rënies së Kru13 jës (1478) deri nga fillimi i shek. XVI . Në këtë periudhë turqit ndërmorën punime fortifikuese edhe në disa kala të tjera të kësaj zone, si në Petrelë dhe Ndroq. Një formë të rregullt gjeometrike ka dhe kalaja e Tepelenës.14 Në vitin 1492, kur sulltan Bajaziti II sulmoi Himarën, në Tepelenë. sipas dëshmisë së E. Çelebiut, ndodhej një kala, ku ishin strehuar kryengritës shqiptarë dhe venedikas. Me materialin e saj, që u prish gjatë rrethimit, turqit ndërtuan një kështjellë garnizoni pranë së parës. Ajo ruhet akoma brenda kalasë të ndërtuar disa shekuj më vonë nga Ali pashë Tepelena. Kështjella ka formë katërkëndëshe, në përmasa 56 x 40 m, me dy kulla të rrumbullakëta në anën perëndimore (fig. 152). Kullat ruhen në një lartësi prej 5 m dhe kanë një diametër të jashtëm prej 10 m. Siç e përshkruan edhe Çelebiu, kalaja në fjalë ka dy hyrje, njëra ndodhet në mesin e murit perëndlmor dhe tjetra në atë lindor. Muret në gjendje të rrënuar kanë një trashësi prej 1,5 m dhe kanë qenë ndërtuar me gurë të lidhur me llaç të bollshëm. Mbi hyrjen veriore ka qenë ndërtuar një xhami, prej së cilës ruhet bazamenti i minares në krahun e majtë të saj. Ashtu si në Elbasan, xhamia është ndërtuar me teknikën «klauzonazh». Në të njëjtën mënyrë është trajtuar edhe një pjesë e murit të kalasë pranë xhamisë. Menjëherë pas pushtimit të Durrësit, në 1501. turqit morën masa për ngushtimin e kalasë së madhe dhe gjysmë të rrënuar të këtij qyteti, në mënyrë që ta kishin më lehtë për ta mbajtur me më pak forca. Kështu, në tetor të vitit 1502, u hapën themelet në mes të qytetit për ndërtimin e një muri tërthor, që veçonte një të pestën e kalasë së vjetër, duke filluar nga kështjella katërkëndëshe në lartësinë «59», deri në breg te detit. Për këtë qëllim u ngritën rreth 700-800 furra të vogla gëlqereje në Ndroq dhe fshatra të tjera të rrethit të Durrësit, u thirrën mjeshtra ndërtimi nga shumë krahina dhe punuan rreth 8000 puntorë. Muri i ri (fig. 153) kishte një gjatësi prej rreth 250 m dhe përforcohej nga tri kulla katërkëndëshe. Kulla e mesit përshkohej nga hyrja kryesore e qytetit, ashtu si dhe në kalanë e Elbasanit. Kjo u quajt më 11) A. Deroko, Smederevski grad, Starinar II, 1951, 58-98. 12) A. Deroko, Grad Gollubac, Starinar II, 1951. 13) L. Papajani e daton kalanë e Prezës në fillim të shek. XV duke ja atribuar Topiasve (Vep. Cit. 175) Por si arkitektura e saj, mospërmendja në burimet historike, veçse si gërmadhë nga Barleti, flasin për një ndërtim të periudhës turke. Në të mirë të këtij mendimi është edhe fakti që periudha e parë dhe kryesore e ndërtimit ruhet në gjendje mjaft të mirë, aq sa nuk mund të quhej gërmadhë, Nuk përjashtohet mundësia që kalaja turke të jetë ndërtuar mbi mure të vjetra që duhet të kenë qenë 'të rrafshuara me tokën. Kjo përputhet dhe me të dhënën e Barletit. 14) S. Bejko. Kalaja e Tepelenës. Monumentet 2. 1971, 103-112.
214
Fig. 153. Fortifikimi i fillimit të shek. XVI. Durrës. Fig. 154. «Porta e Madhe», Durrës.
vonë «Porta e madhe» (fig. 154), ndërsa hyrja në murin juglindor njihej me emrin «Porta e detit». Por prej tyre sot nuk ka mbetur gjurmë. Nga muri i ndërtuar në periudhën turke ruhet pjesa në veriperëndim të «Portës së madhe», me një kullë katërkëndëshe si dhe gjurmët e një kulle tjetër katërkëndëshe në lindje të saj. Nga sa mund të gjykohet prej çfarë ka mbetur nga këto ndërtime, mund të arrihet në përfundimin se muri ka pasur një trashësi prej 3-3,50 m, mbi të cilin ngrihej muri i bedenave me gjerësi 0.80 m. Vetë bedenat kanë pasur një lartësi prej 1,35 m dhe hapësira mfdis tyre ishte 0,65 m. Në pjesën e sipërme ato mbuloheshin me tulla të vendosura në formë çatie. Në njërin nga bedenat pranë «Portës së madhe» është hapur një frëngji shigjete. Muri përforcohej me breza druri dhe ishte ndërtuar me një muratorë të çrregullt, me gurë të marrë nga ndërtimet më të vjetra, midis të cilëve takohen shpesh copa tjegullash. Nuk kanë munguar edhe fragmente arkitektonike e mbishkrime të murosura në faqet e jashtme. Kullat rreth 5 x 5 m kanë pasur një trashësi muresh prej 3 m dhe ndaheshin në tri kate. Pjesa e sipërme e tyre mbulohej me çati me katër kullime, katet ndaheshln nga njëri-tjetri me dysheme druri. Me përjashtim të katit I, që qe më i lartë, katet e tjera kishin një lartësi prej rreth 2,15 m. Kati i parë ishte i verbër kundrejt ambientit të jashtëm, ndërsa katet e dyta qenë pajisur me frëngji për topa. Frëngjitë janë mbuluar me qemere trungkonike me muraturë guri dhe vijnë duke u ngushtuar në pjesën e jashtme, si frëngjitë për topa të kalasë së Elbasanit, duke pasur pothuaj të njëjtat përmasa. Dy katet e sipërme kishin një komunikim të dyfishtë nga brenda dhe nga jashtë. Nga brenda ato komunikonin nëpërmjet një shkalle guri të futur brenda trashësisë së murit të prapmë të kullës, ndërsa nga jashtë nëpërmjet një shkalle që i mbështetet murit rrethues në pjesën e brendshme të fortifikimit. Shkalla kishte shesh pushimi në nivelin e portës së katit II, ndërsa kati III, i cili kishte dhe një portë nga ana e brendshme, komunikonte nëpërmjet shtegut të rojes. Kjo zgjidhje lehtësonte furnizimin e shpejtë me trupa dhe municion të kthinës së artilerisë në raste rreziku. Portat e kullave janë mbuluar me arkitrarë druri. Hyrja kryesore e kalasë, «Porta e Madhe», përshkonte një kullë katërkëndëshe me përmasat e kullave të tjera të murit, e cila, si ato, dilte krejtësisht nga muri. Kjo hyrje ka pasur dy porta të formuara me qemer cilindrik dhe një kat që ngrihej mbi kthinën e hyrjes. Në përgjithësi, kullat ngrihen pak mbi nivelin e bedenave. Duke qenë një kala bregdetare, që kërcënohej vazhdimisht nga flotat e fuqive perëndimore të pajisura me artileri, kemi një trashësi më të madhe të murit të ndërtuar rishtas. Megjithatë shohim se fare pak janë pasqyruar arritjet e arkitekturës ushtarake të kohës lidhur me përparimin e metodave dhe mjeteve të sulmit dhe në mënyrë të veçantë zhvillimit të artilerisë. Kurtinat dhe kullat janë të tipit të vjetër; përpjekje janë bërë vetëm për të ulur lartësinë e këtyre të fundit. Në vazhdim jtë shek. XVI u bënë përshtatje edhe në murin ekzistues jugperëndimor të kalasë, si veshja e kullave në anën e jashtme, duke i dhënë pak a shumë formën e bastioneve si dhe ndërtimi mbi to i bedenave të përshkuara nga frëngji apo parapeteve të këtij tipi. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës. Kjo ndodhej në bregdet, pranë 216
skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit (fig. 155). Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rugën Vlorë-Skelë. Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe in-
Fig. 155. Pamje e kalasë së Vlorës. Gravurë.
terpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundlt,15 mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3,5 ha. (fig. 156) Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi. por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi. Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5,60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqerorë të vendosur në rreshta të Fig. 156. Kalaja e Vlorës. Rikonstruksion. rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0,30 x 0,20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena. Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale. Shkallët, që shërbenin për t'u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t'i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug. Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me 15) A. Baçe. Kalaja e Vlorës. Monumentet 5-6, 1973, 43-51.
217
Fig. 1 5 6 a . Kalaja e Vlorës. Gravurë.
katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh. Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla ose donzhoni. Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal. Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike. Muret e kësaj kulle kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin thjesht ush218
Fig. 157. Kalaja e Peqinit. Pamje.
tarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh. Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë. Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut, që, siç dihet, ka qenë me origjinë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zanën kryengritëse përreth. Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi...» Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s'kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrinë e osmanëve». Shekullit të XVI i përket dhe ndërtimi i kalasë së Peqinit16 në afërsi të Elbasanit. Ajo u themelua për të siguruar rrugën Elbasan-Kavajë-Durrës-Bashtovë nga kryengritësit shqiptarë. Kalaja e Peqinit është një fortifikim i vogël i ndërtuar në terren fushor në formë katërkëndëshi kënddrejtë me përmasa 57 x 51 m. Në fazën fillestare ajo kishte 16) L. Papajani. Kalaja e Peqinit. Monumentet 9, 1975, 55-76. Autori i këtij punimi e daton kalanë e Peqinit të një kohe me Prezën në shek. XV, pas vitit 1431-32 (f. 62). Por dihet që kjo kala nuk ekzistonte më 1466. Nuk përmendet në burimet e mëvonshme veneciane apo turke, deri në vitin 1501, kur sanxhakbeu i Elbasanit sulmoi Durrësin. Kur e vizitoi Çelebiu në shek. XVII, kalaja kishte kohë që ishte ndërtuar, derisa ai nuk e shënoi emrin e autorit. Koha më e mundshme e ndërtimit të saj është shek. XVI.
219
katër kulla cilindrike në qoshet dhe një portë, që përshkonte njërin nga muret (fig. 157). Në mesin e njërit nga muret ndodhet një e dalë e cekët drejtkëndëshe (1 x 9,50 m), si në Kalanë e Prezës. Muret kanë një trashësi prej 1.40 — 1.50 m dhe janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur me llaç të bollshëm e të përfocuar me breza druri me seksion rrethor. Shkallët që të çonin në shtegun e rojes janë ndërtuar brenda trashësisë së murit. Sipas gjurmëve të ruajtura, në secilin mur ka pasur nga dy palë shkallë të vendosura në formën e shkronjës V, që të çonin në drejtim të kullave të qosheve. Shkallët nisnin nga një shesh pushimi i përbashkët, me lartësi 1.30, mbi të cilin ngjiteshe me shkallë druri. Vetëm pranë njërës nga kullat, shkallët janë vendosur në një krah. Muret kanë qenë të larta rreth 5 m, të ndërtuara mbi themele të cekëta. Në pjesën e sipërme ato kanë qenë pajisur me bedena, të cilët kishin një lartësi prej 1,10 m. Mbi parapetin 1 m të lartë hapësira midis bedenave ishte rreth 0,80 m. Porta e vetme e kalasë ka qenë e mbuluar me një hark tullash të rrethuar me kornizë. Korniza me tulla është në një plan me vetë murin, ndërsa harku futet 4-5 cm brenda tij. Kullat kanë qenë rreth 1 m më të larta se kurtinat. Ato ndaheshin në tri kate, kati i poshtëm mjaft i ulët (1,40-1,5 m), shërbente si depo, kati i dytë, me një lartësi 2,50 m ishte pajisur me frëngji të ngushta shigjete që shërbenin njëkohësisht edhe për ndriçimin e ambientit. Të tria katet ndaheshin me dysheme dërrase dhe komunikonin me kalanë nëpërmjet dy portave, në katin II dhe në katin III, kjo e fundit komunikonte me shtegun e rojes. Katet e treta kanë qenë pajisur me nga tri frëngji topash. Frëngjitë ngushtoheshin nga ana e jashtme dhe përfundonin në formën e një dritareje të mbuluar me hark tullash. Frëngjitë Fig. 158. Kalaja e Peqinit. Planimetria. për topa të Peqinit ndryshojnë krejtësisht nga ato të Prezës. Pjesën e jashtme e kanë më të gjerë nga frëngjitë e kalasë së Elbasanit. Portat e katit të poshtëm të kullave formoheshin nga një hark sektorial, mbi të cilin ndodhej një hark rrethor tullash që s'ishte gjë tjetër veçse fillimi i qemerit me tulla të korridorit të hyrjes. Ai ka një gjatësi prej 1,50 m dhe gjerësi prej 1.10 m. Muret anësore të tij janë ndërtuar vetëm me gurë, ndërsa qemeri me tulla. Kullat e rrumbullakëta 220
të qosheve kanë pasur një diametër të brendshëm prej rreth 5.50 m dhe trashësi muresh të barabartë me kurtinat 1,40-1,50 m. Mbi portën e kalasë, ashtu si në Elbasan, ka qenë ndërtuar një «xhami» pa minare (Mesxhide), e cila përmendet nga Çelebiu në shek. XVII. Në periudhat e mëvonshme kalaja ka pësuar disa rindërtime (fig. 158) siç është krijimi i disa kthinave të brendshme. Janë shtuar kulla poligonale dhe është hapur një portë në murin verilindor; është shtuar një kullë poligonale dhe një kullë katërkëndëshe në murin veriperëndimor dhe vetë kullat e qosheve janë kthyer në poligonale. Këto të fundit janë pajisur me frëngji të mëdha topash si dhe frëngji pushkësh. Të gjitha këto rindërtime janë kryer pas vizitës së Çelebiut, domethënë gjatë shek. XVIII-XIX. Duke qenë një kala e dorës së dytë dhe e dobët për kohën që u ndërtua, Peqini nuk përmendet në dokumentet e shek. XVI. Kështu që koha e ndërtimit të saj mund të përcaktohet kryesisht nga krahasimi me kalatë e tjera të kësaj periudhe. Forma planimetrike dhe sidomos dalja katërkëndëshe midis murit verilindor e afron atë me kalanë e Prezës, ndërsa frëngjitë për topa ngjasojnë më tepër me ato të Durrësit. Me këto të fundit e afron edhe mungesa e përdorimit të dukshëm të copave të tullave në mure ose e një teknike më të rregullt me tulla. Në kohën e Çelebiut nuk mbahej mend koha e ndërtimit të kësaj kalaje, fakt që do të përjashtonte së paku shek. XVII. Kështu që mbetet si periudhë më e mundshme e ndërtimit të saj gjysma e parë e shek. XVI. Nga fundi i shek. XVI u ndërtua dhe kalaja e Ishmit17. Ajo ndodhet mbi një kodër në lindje të fshatit Ishëm (fig. 159). Prej saj, shikimit i hapet një horizont i gjerë. Nga veriu dhe lindja vrojtohet fusha pjellore e Ishmit dhe shikimi ndalet në vargmalin Krujë-Dajt; nga perëndimi grykëderdhja e lumit, Kepi i Rodonit dhe një pjesë e mirë e bregut të detit Adriatik. Muret ndjekin formën e terrenit, por duke tentuar gjithnjë për të krijuar linja të drejta. Kështu planimeria ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë pak a shumë të rregullt me përmasa 100 x 40 m, me brinjët më të ngushta të drejtuara veriperëndim-juglindje. Kalaja ka dy porta, që qëndrojnë përballë njëra-tjetrës gjatë brinjëve më të ngushta. Porta kryesore ndodhet nga lindja, ndërsa tjetra, e dorës së dytë, nga perëndimi. Të dyja portat lidheshin midis tyre nga një rrugicë e shtruar me kalldrëm. Muret forcohen nga pesë kulla, të cilat, me përjashtim të një kulle këndi me planimetri rrethore dhe një tjetër pesëkëndëshe, kanë forma drejtkëndëshe. Ato janë vendosur në këndet e bashkimit të mureve. Vetëm njëra ndodhet në mesin e murit jugperëndimor nga është pjesa me mbrojtje më të dobët natyrore e kodrës. Dy nga kullat janë ruajtur në lartësinë e mureve, të tjerat janë krejtësisht të rrënuara. Muret e kështjellës janë ndërtuar me gurë ranorë të nxjerrë nga formacione shkëmbore në afërsi, të lidhur me llaç. Trashësia e tyre varion nga 1.50-1,2 m, duke qenë më e madhe tek muri jugperëndimor dhe juglindor, që kanë një mbrojtje natyrore më të dobët. Për të shtuar qëndrueshmërinë e mureve, janë përdorur në brendësi brezat e drurit. Lartësia e mureve në pjesët më të ruajtura nuk i kalon 5 m, por 17) Monumentet 15-16, 1978, 243-247.
221
a
b
Fig. 159. Kalaja e Ishmit. a) Pamje e murit perëndimor. b) Hyrja kryesore. c) Planimetria.
c
duke gjykuar nga gjurmët e ruajtura, mund të mendohet se lartësia e tyre, deri në shtegun e rojeve, nuk duhet të ketë qenë më e madhe. Kështu që po të shtojmë lartësinë e bedenave apo të parapetit do të kemi një lartësi të përgjithshme prej rreth 7 m. Terreni brenda kështjellës është shumë më i ngritur se ai jashtë saj, kështu që muret u vishen pjesërisht shpateve të kodrës. Në gjendjen aktuale, lartësia e terrenit të brendshëm të kështjellës arrin deri në lartësinë e shtegut të rojeve, ashtu siç e gjejme edhe në një kështjellë tjetër të kësaj periudhe në kalanë e Prezës. Por duhet menduar që një pjesë e konsiderueshme e mbushjeve është krijuar që nga koha e ndërtimit të kështjellës deri në ditët tona dhe sidomos kur ajo e pati humbur rëndësinë e saj të dikurshme. Për shkak të nivelit të pabarabartë të terrenit nga ana e brendshme dhe jashtë mureve, gjatë murit jugperëndimor janë hapur gjashtë kanale shkarkuese të ujërave. Vrimat shkarkuese në anën e dukshme kanë trajtë katërkëndëshe me gjerësi rreth 0,25 m dhe lartësi 0,25-0,50 m. Nga sipër, grykat e kanaleve mbulohen me pllaka të sheshta guri, ndërsa në pjesën e poshtme kanë nga një pllakë gurl, që del në formë lugu si dhe dy gurë anësorë mbi të. Ato shërbenin për të mos lejuar kullimin e ujërave gjatë faqeve të mureve. Kanale të tilla janë aplikuar edhe në kështjellën e Durrësit, në lartësinë 59, e ndërtuar gjatë shek. XV. Mbi murin veriperëndimor u gjet dhe e vetmja gjurmë frëngjie për top. Ajo ndodhej në jugperëndim të portës së kësaj ane dhe përshkonte gjithë trashësinë e murit prej 1,65 m të kështjellës. Në planimetri, frëngjia ka formën e një dritareje drejtkëndëshe, me gjerësi 1,20 m dhe gjatësi sa trashësia e murit. Vendi i daljes së grykës së topit ngushtohet nga të dyja anët nga një paturë me dalje 0,25 m, me trashësi 0,55 m. Të dyja hyrjet e kështjellës janë hapur afërsisht në mes të brinjëve të ngushta të katërkëndëshit të formuar nga muret rrethuese. Në këtë mënyrë, ato kanë më pranë kullat anësore të qosheve, të cilat shërbenin njëkohësisht edhe për mbrojtjen e këtyre hyrjeve. Hyrjes kryesore, që ndodhet në mesin e murit juglindor, ndërtuasit janë përpjekur t'i iapin një pamje pak a shumë monumentale. Ajo ka një hapësirë drite prej 2,16 m dhe lartësi 2,60 m. Në të dyja anët kufizohej prej dy kontrafortave 1,5 m të gjera që dalin nga muri i kështjellës 0,85 m. Ndërsa vetë hapësira e hyrjes mbulohet me tri harqe sektoriale, të ndërtuara me gurë të punuar shtufi. Portat siguroheshin nga brenda me trarë, që lëviznin në kanalet, të cilët përshkojnë muret në drejtim gjatësor. Një nga gjurmët e këtyre kanaleve ruhet në të vetmen shpatull të hyrjes tjetër, që ka pasur një rol të dorës së dytë, me një hapësirë drite 1,50 cm. Ajo që e bën me interes studimin e kalasë së Ishmit është fakti se nga burimet historike njihet me saktësi qëllimi dhe koha e ndërtimit të saj. Gjatë shek. XVI, Ishmi përfshihej në sanxhakun e Ohrit, që ishte një krahinë e mbushur me revolta fshatare dhe trazira për Perandorinë Osmane. Për këtë arsye, një feudal i pasur i quajtur Mehmet, i cili ishte edhe vetë nga kjo anë, i propozi Portës së Lartë që të ndërtohej në Ishëm një kala, e cila do ta ruante vilajetin nga «kryengritësit qafirë», me kusht që atij t'i jepej sanxhaku në sipërmarrje për mbledhjen e detyrimeve fiskale të shtetit. Pas disa hezitimesh, Porta e pranoi propozimin e Mehmetit, me kusht që të ndërtonte një kala solide dhe të fortë, 223
ta pajiste mirë dhe ajo që është më e rëndësishme ta përfundonte shpejt. Por për shkak të disa kryengritjeve, që ndodhën në këtë zonë, Mehmeti u tërhoq, duke u përgjigjur se «një gjë e tillë është e vështirë për t'u realizuar». Porta e urdhëroi Mehmetin që ta ndërtonte sa më parë kalanë dhe të ndëshkonte kryengritësit. Kështu, kalaja e Ishmit filloi të ngrihej në verë të vitit 1572 dhe përfundoi në fillim të vitit 1574. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, kështjella u pajis me një garnizon prej 410 ushtarësh dhe përkohësisht me dy topa të sjellë nga kalaja e Shkodrës përderisa18 të derdheshin topat e porositur në fonderitë e Perandorisë Osmane . Kështjella e Ishmit u ndërtua kryesisht për të luftuar kundër fshatarëve kryengritës. Ajo shërbente njëkohësisht edhe për të vendosur kontrollin e skelës së Ishmit, ku nxirrej kontrabandë drithi dhe bliheshin armë prej venedikasve. Tregtimi i drithit kontrabandë nga skelat e Shqipërisë e kishte shqetësuar prej kohësh admimstratën turke. Për këtë arsye, edhe në një nga skelat e njohura të tregtimit të drithit në mesjetë, siç ishte Bashtova, turqit kishin bërë punime plotësuese në kështjellën që ndodhej aty dhe kishin vendosur një garnizon ushtarësh. Kështjella e Ishmit, megjithëse e ndërtuar mbi një terren kodrinor, ku kushtet kanë ndikuar deri diku në formulimin planimetrik të saj, ajo ruan tiparet e përbashkëta të ndërtimeve fortifikuese të kësaj periudhe, që kishin si qëllim dislokimin e garnizoneve turke, për t'i pasur ato si një armë të rëndësishme në konsolidimin e administratës otomane në krahina të ndryshme të vendit tonë, për të përhapur sistemin e timareve. Këto tipare janë kryesisht përmasat e vogla të kështjellës si dhe forma e saj e rregullt gjeometrike. Si shumica e kështjellave të garnizoneve, të ndërtuara rishtazi në këtë periudhë me urdhër të administratës osmane, dhe ajo e Ishmit është një fortifikim i dobët. Ajo nuk i pënshtatet kohës në të cilën u ndërtua, kur siç dihet artileria po zhvillohej gjithnjë e më tepër dhe përdorimi i saj vinte duke u zgjeruar. Për rastin në shqyrtim është kuptimplote shprehja se kështjella u ndërtua nga bregu i detit në një largësi të tilë «që nuk e godet topi». Garnizonet osmane nuk ndaheshin nga administrata civile e tyre. Kështu që kalaja e Ishmit, duke qenë e lidhur dhe me një rrugë me Ohrin, e cila përshkonte krejt sanxhakun, u kthye shpejt në një qendër administrative dhe tregtie e krahinës. Këtë të fundit mund ta kuptojmë dhe nga toponimi «Pazar», me të cilën thirret qendra e fshatit të sotëm. Kalaja e Lëkurësit është një fortifikim tjetër i ndërtuar nga turqit. Ndodhet mbi një kodër të lartë në juglindje të Sarandës pranë rrënojave të fshatit Lëkurës, të braktisur para një shekulli. Kalaja ka planimetri gati katrore me përmasa 42 x 44 m, me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në qoshen veriperëndimore dhe juglindore dhe një kullë drejtkëndëshe në murin perëndimor (fig. 160) Muret kanë një trashësi prej 1,70-1,90 m, dhe kanë pasur një lartësi prej 6,70 m; mbi to ngrihej një parapet me lartësi 1,70 m, dhe trashësi 0,90 m, i përshkuar nga frëngji zjarri të vendosura rreth 1,20 m larg njëra-tjetrës. Frëngjitë kanë një lartësi prej 0,50 m, gjerësi nga brenda 0,35 dhe 0,04-0,06 m nga jashtë. Në pjesën e sipërme janë mbuluar me gurë më të mëdhenj plloçakë, që mbështeten në të dy skajet mbi paturat e frëngjive. Muret janë përforcuar me breza druri, por jane ndërtuar me një teknikë të 18 A. Matkovski, Vep. Cit, 59.
224
dobët. Në brendësi gurët janë vendosur në të thatë dhe vetëm në faqet e jashtme është përdorur llaçi, ku tentohet dhe për një vendosje horizontale të rreshtave të gurëve. Nga kullat ruhet në një gjendje relativisht të mirë vetëm kulla e qoshes juglindore. Ajo ka një diametër të brendshëm prej 8 m dhe trashësi muresh 2 m. Kulla ruhet në një lartësi prej 7 m deri në nivelin e platformës. Në të hyhet nëpërmjet një porte të formuar me qemer cilindrik. Kulla përbëhet nga një kthinë e vetme, e mbuluar me një kupolë sferike, e ndërtuar me gurë katërkëndësh të vendo- Fig. 160. Kalaja e Lëkursit, Sarandë. Planianetria. sur në rrathë koncentrikë. Herë pas here rrathët ndërpriten nga gurë tërthorë për një lidhje më të mirë të strukturës. Kupolat përfundonin nga sipër me një platformë, ku, me sa duket, vendoseshin edhe topat. E vetmja kullë drejtkëndëshe, në murin perëndimor del 3 m. nga kurtina dhe ka një gjerësi ballore prej 7 m. Faqet e mureve të kullave dhe kurtinave bien me një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme. Hyrja e kështjellës, me sa duket, ka qenë në murin lindor. Kalaja e Lëkurësit, për sa i përket zgjidhjes planimetrike, ngjason me kala të tjera të periudhës së pushtimit turk, si kalaja e Peqinit dhe e Prezës. Secila prej tyre, përveç kullave të rrumbullakëta në qoshe, ka dhe një kullë drejtëkëndëshe me ballë të gjerë në njërin nga muret. Por nga ana tjetër, ajo paraqet një fazë më të zhvilluar për sa i përket parapetit me frëngji, kullave masive për topa, si dhe pjerrësisë së mureve të kullave dhe kurtinave. Duke gjykuar nga këto të dhëna. koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kalaje është periudha që përfshin gjysmën e dytë të shek. XVI deri në fund të shek. XVII. Një vendosje identike të 19kullave, si në kalanë e Lëkurësit, e hasim në kështjellën e Gjon Boçarit e ngritur mbi një kodër të ulët në fshatin Tragjas i Ri të rrethit të Vlorës (fig. 161). Kjo kështjellë formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30xl8m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. 19) Kalaja e Gjon Boçarit është përshkruar për herë të parë nga K. Paç (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, 78-79, ndërsa më vonë nga D. Komata (Disa qendra të fortifikuara në vendin tonë. Buletin arkeologjik 4, 1974, 191-192) dhe A. Baçe Kalaja e Gjon Boçarit. Bul. Ark. 5, 1975. A. Baçe e daton kalanë në shek. XIV, ndërsa D. Kamata i afrohet më tepër kohës së ndërtimit të saj, duke e datuar në periudhën pas shek. XV.
15 - 61
225
Fig. 161. Kalaja e Gjon Boçarit. Tragjas i Ri, Vlorë. Pamje, planimetri.
Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre, Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore, të cilat, si në kalanë e Peqinit, janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme, përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Me frëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Për kohën e ndërtimit të kësaj kështjelle, e cila nuk përmendet në burimet historike, janë shprehur mendime të ndryshme, që e datojnë atë nga shek. XIV deri në shek. XVIII-XIX. Por rrethime të tilla mbrojtëse, të pajisura me frëngji pushke, i hasim shpesh në manastiret e fortifikuara të vendit tonë, si në Krorëz, Kakome, Demë, Qeparo etj., që datohen në gjysmën e dytë të shek. XVII. Në muret rrethuese të këtyre manastireve, portat mbrohen nga frëngji anësore, si në kështjellën e Gjon Boçarit. Për më tepër, në manastirin e Shën Gjergjit në Demë (Butrint) takojmë dhe kulla të hapura krejtësisht nga brenda, muret e të cilave përshkohen nga frëngji për armë zjarri. Pra, të njëjtës periudhë duhet t'i përkasë edhe kështjella e Gjon Boçarit. që, me sa duket, ka shërbyer për strehimin e një garnizoni të vogël.
Ndërtimet fortifikuese turke filluan në Shqipëri në një periudhë që kishte filluar të përdorej artileria, sidomos gjatë shek. XVI, ajo qe përhapur gjerësisht. Këtë e vërteton dhe fakti që shumica e këtyre fortifikimeve janë pajisur me frëngji për topa. Përdorimi i artilerisë kërkonte kështjella të ulëta me mure të gjera ose të mbushura në pjesën e brendshme me dhë (terrapieno), që i bënin më elastike muret ndaj goditjeve. Nga ana tjetër, vetë muret dhe kullat ndërtoheshin me pjerrësi në anën e jashtme. Këto parime nuk u ndoqën nga turqit, veçse u bë një përpjekje për uljen e lartësisë së kullave. Muret e kullave dhe kurtinat janë vertikale dhe në përgjithësi trashësia e tyre nuk është llogaritur për të përballuar goditjet e artilerisë. Fakt kuptimplotë është ndërtimi i kalasë së Ishmit në një distancë të tillë nga deti, ku nuk arrinin predhat e artilerisë. Përjashtim bën vetëm kalaja e Vlorës, ku muret ishin aq të trasha saqë mund t'i bënin ballë qitjeve të artilerisë së anijeve. Rrallëherë janë përdorur platforma në pjesën e sipërme të kullave, veçse në ndonjë ndërtim të vonë, si kalaja e Lëkurësit. Në rastet e tjera, kullat ndaheshin në 2-3 kate me dysheme druri dhe mbuloheshin me çati. Edhe për mbrojtjen e hyrjeve nuk është treguar ndonjë kujdes i veçantë. Ato ishin të thjeshta duke përshkuar murin rrethues, ose kalonin nëpërmjet një kulle drejtkëndëshe. Kështjellat turke 227
kishin zakonisht forma të rregullta gjeometrike, midis të cilave mbizotëronte katërkëndëshi, dhe janë ndërtuar në të shumtën e rasteve në terrene të sheshta, duke bërë pjesë kështu në qendrën administrative të qyteteve, sidomos kur këto u zhvilluan gjatë periudhës së pushtimit turk. Në ndërtimin e kalave morën pjesë teknikë dhe punëtorë vendas, siç del qartë në rastin e ngushtimit të kalasë së Durrësit. Në ndonjë rast, ato janë projektuar edhe nga arkitektë me origjinë shqiptare, siç është kalaja e Vlorës. Fakti i pjesëmarrjes së teknikëve dhe punëtorëve vendas në ndërtimin e këtyre kalave dhe ajo që kishin përvetësuar vetë turqit nga kështjellat bizantine, bëri që sidomos gjatë shek. XV të përdoret gjerësisht teknika «kluasonazh» apo e futjes së çrregullt të copave të tullave në faqet e jashtme të mureve me gurë dhe së fundi i brezave dekorativë me tulla (Prezë, Tepelenë, Elbasan). Kjo teknikë fillon të mbahet gjatë shekullit XVI, gjersa zhduket fare në shekullin XVII. Ndryshe ndodh me ndërtime më të vogla, siç janë faltoret islame, në të cilat teknika «kluasonazh» vazhdon të përdoret me sukses gjatë gjithë shek. XVI dhe fillimit të shek. XVII. Në përgjithësi, mund të thuhet se në këto lloj ndërtimesh, me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, si kalaja e Vlorës, nuk vërehet ndonjë përparim i dukshëm, përkundrazi ato qëndrojnë mbrapa arritjeve më të mira të arkitekturës ushtarake në shek. XV në vendin tonë. Periudha në shqyrtim mbyllet në prag të fillimit të një etape të re zhvillimi, kur ndryshimet që ndodhën në strukturën ekonomiko-shoqërore, me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe me zgjerimin e tregut të brendshëm e të jashtëm, lindën dhe premisat për një zhvillim të mëtejshëm të arkitekturës ushtarake.
228
Kapitulli
VIII
FORTIFIKIMET NË SHEKUJT XVIII-XIX Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare.
Shthurja e regjimit feudalo-ushtarak osman që sapo kishte filluar në Perandorinë Osmane gjatë shekullit XVI, në shekullin XVII kishte bërë hapa përpara. Ky proces u shfaq edhe në Shqipëri në pjesën e parë të këtij shekulli. Pakësimi i fushatave ushtarake fitimtare, mbi të cilat mbështetej tërë sistemi i Perandorisë Osmane, shpenzimi në mënyrë joproduktive i të ardhurave të fituara nga luftërat dhe taksat, krijimi i shteteve të centralizuara në Evropën Perëndimore dhe shpërngulja e qendrës ekonomike botërore nga Mesdheu në bregdetin evropian të Atlantikut, ishin nga faktorët kryesorë që shkaktuan rënien e Perandorisë Osmane. Me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe dobësimin e pushtetit qendror turk u dobësua edhe administrata shtetërore e Perandorisë. Kjo u dha rast feudalëve të fuqishëm shqiptarë të fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikisht. Me forcimin e pozitave të tyre, ata tani mbanin pranë vetes një aparat nëpunësish dhe një ushtri personale mercenarësh. Vetë shteti turk, duke qenë në vështirësi të madhe financiare, i lakmonte për vete pasuritë që ata kishin grumbulluar. Synimi që ata lEishin për t'u shkëputur nga sundimi osman bëri që të lindnin kontradikta të ashpra midis feudalëve të mëdhenj shqiptarë dhe pushtetit qendror. Shpeshherë sulltanët dërgonin ekspedita ndëshkimore kundër tyre. Me kalimin e kohës këta feudalë u kthyen në sundimtarë gjysmautonomë dhe autonomë që qëndronin në krye të territoreve të mëdha apo të vogla, që u quajtën pashallëqe dhe që zëvendësuan ndarjen e vjetër administrative të sanxhaqeve. Që në mesin e shekullit XVIII, në Shqipëri ishin krijuar pashallëqet e Shkodrës, Delvinës, Vlorës, Elbasanit, etj. Sundimtarët e pashallëqeve kthyen në vasalë feudalët e tjerë brenda pashallëkut të tyre. Ata krijuan kështu aristokracinë 229
Fig. 162. Kalaja e Elbasanit. Kullë e rindërtuar në shek. XVIII.
e lartë shqiptare, familjet e së cilës thirreshin oxhaqe. Tendenca për të zgjeruar pashallëqet në kurriz të pashallëqeve fqinje. shkaktoi: shpërthimin e konflikteve të armatosura midis sundimtarëve të këtyre pashallëqeve, të cilët vazhduan, në disa raste, dhe me dhjetëvjeçarë. Kjo periudhë karakterizohet nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme midis feudalëve, si dhe midis feudalëve nga njëra anë dhe masave të shfrytëzuara të qytetarëve e fshatarëve nga ana tjetër. Luftërat feudale morën përpjesëtime më të mëdha, sidomos në pa230
Fig. 163. Kullë e shek. XVIII në kalanë e Peqinit Fig. 164. Planimetria e kullës.
shallëqet e Shkodrës, Beratit dhe Janinës, të cilat shërbyen dhe si bërthama për krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Në funksion të kësaj gjendjeje qenë ngritur dhe fortifikimet. Zakonisht, në qytetin kryesor të pashallëkut, ku ishte edhe rezidenca e sundimtarit, vërehen gjurmë më të dukshme të ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe. Këto rezidenca qenë ngritur në kalatë që ekzistonin edhe më parë, si Shkodra, Berati, Janina, etj, të cilat u plotësuan me ndërtime mbrojtëse të reja, që u përgjigjeshin më mirë zhvillimit që kishte marrë artileria. Ka pasur edhe raste në ndonjë pashallëk të vogël, si ai i Delvinës, ku janë mjaftuar me ndërtimet ekzistuese pa bërë ndonjë rindërtim të rëndësishëm. Pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, në këtë kohë janë bërë ndërtime të kufizuara edhe në qendrat e fortifikuara të sanxhaqeve dhe vilajeteve të dikurshme, si në Elbasan, Krujë, etj. Për Elbasanin kjo del qartë edhe nga një dokument i vitit 1802, ku thuhet se Abdulla Pasha, vuri fshatarë nga rrethi i Elbasanit për të pastruar hendekun e kalasë që ishte i mbushur dhe mbylli dy portat e jeniçerëve, punime që zgjatën 2 vjet. Në periudhën e pashallëqeve, kalaja e Elbasanit ruajti karakterin e saj mesjetar, veçse në një kullë që shihte nga pazari, mbi të cilën sot ndodhet kulla e sahatit, u hapën tri frëngji të mëdha për topa. (fig. 162). Kalaja e Peqinit nga një kala garnizoni u kthye në rezidencë për feudalët vendas. Asaj ju shtuan katër kulla, tri poligonale dhe një katërkëndëshe. Dy nga kullat e qosheve, që ishin të rrumbullakëta u kthyen në poligonale (fig. 163), u mbyllën me mur hapësirat midis bedenave, duke krijuar një parapet të pandërprerë, në të cilin u hapën frëngji topash dhe pu1 shke. Pjesa e sipërme e parapetit dhe e kullave u konturua me një kornizë gurësh të vendosur në formë dhëmbësharre. Gjithashtu, kullat u pajisën me frëngji pushkësh dhe topash (fig. 164). Muret e kullave të periudhës së parë u rikonstruktuan, duke iu shtuar në pjesën e brendshme një mur me trashësi 0,60-0,75 m, mbi të cilin mbështetej kupola prej guri, që ndante katin e parë me të dytin. Këto kulla, në këtë periudhë, përbëheshin nga dy kate, ku secili kat kishte nga një kthinë të pajisur me frëngji. Katet e para kishin nga tri frëngji topash dhe dy pushkësh, me nga tri të çara për gjuajtje, ndërsa kati i dytë ishte pajisur vetëm me frëngji pushke. Kullat mbuloheshin, si dhe në periudhën e parë, me çati. Veshja nga jashtë dhe kthimi në poligonale (tetëkëndëshe) i kullave të rrumbullakëta të qosheve është bërë në mënyrë të tillë që faqet të bien me pjerrësi mbi terrenin. Të njëjtën pamje kanë edhe kullat e ndërtuara rishtazi. Prej tyre, më e rëndësishme është një kullë e madhe poligonale në mesin e murit verilindor. Në ndryshim nga kullat e tjera, kati i parë i saj ndahet në tri kthina të vogla, të mbuluara me qemere cilindrike, të cilat ndahen në vetvete në dy kate me dysheme druri, duke u lënë një lartësi prej 1.40 m bodrumeve, që shërbenin si depo. Kati i sipërm i kësaj kulle kurorëzohet nga një parapet i pajisur me frëngji të shumta pushke. Frëngjitë e topave të shek. XVIII, ndryshe nga ato të periudhës së parë të ndërtimit (shek. XVI), kanë në planimetri formën e dy trapezave të bashkuar kundrejt brinjëve më të ngushta, ku secila prej tyre mbulohet me nga një qemer trungkonik. Kështu, ato lejojnë 1) L. Papajani. Vep. cit. Monumentet 9, 1975, 55-76. 232
vendosjen e topave të kalibrave më të mëdhenj dhe një manovrim më të mirë të tyre. Frëngjitë për pushkë na paraqiten në anën e brendshme në formën e një kamareje drejtkëndëshe me tri të çara vertikale, të cilat kontrollojnë drejtime të ndryshme. Me ripërshtatjet që ju bënë kalasë së Peqinit, ajo u bë e aftë për t'i rezistuar për njëfarë kohe fuqisë sulmuese të një feudali fqinj. Kështu, kalaja e Peqinit, mundi t'u bëjë ballë për 8 muaj topave të ulqinakëve që sollën bushatllinjtë nga Durrësi, më 1775, si dhe një 2 rrethim tjetër prej 6 muajsh në vitin 1785. Kalaja e Peqinit, duke qenë në kufi të dy pashallëqeve më të mëdha, atij të Shkodrës dhe Beratit, është lakmuar prej të dy palëve dhe është bërë shkak luftërash dhe grindjesh të vazhdueshme, për të mbajtur në zotërim atë dhe për pasojë edhe krahinën përreth. Mbeturina të rëndësishme të periudhës së pashallëqeve konstatojmë edhe në kalanë e Beratit, Krujës dhe Shkodrës. Në Krujë, nga kjo periudhë ruhet një kullë e rrumbullakët, në anën lindore të kalasë. Kulla është pajisur me katër frëngji të mëdha topash, me hapje në anën e jashtme dhe ngrihet fare pak mbi sheshin e kalasë. Po kësaj periudhe i përkasin dhe një pjesë e mureve të parapeteve të përshkuara nga frëngji për armë zjarri. Në Berat, ndërtimet mbrojtëse të shek. XVIII-XIX zënë vend më të rëndësishëm, pasi Berati ishte qendra e njërit nga tri pashallëqet e mëdha shqiptare. Këto ndërtime janë kryer në periudhën e sundimit të Ahmet Kurt pashës dhe më vonë, kur Berati ra nën sundimin e tij, prej Ali pashë Tepelenës. Ahmet Kurt pasha e rindërtoi kalanë me 1768. 3 Punimet zgjatën 5 muaj dhe punuan 450 ustallarë. Më vonë, Ali pasha, përveç rindërtimeve që bëri brenda në kala, ndërtoi nga themelet një kështjellë të vogël mbi një kodër në verilindje të saj, përballë hyrjes kryesore. Nga kjo kështjellë, e njohur me emrin «kalaja e Biftës», sot nuk ruhet më asnjë gjurmë. Ndërtimet e periudhës së pashallëqeve në kalanë e Beratit konsistojnë, përveçse në riparimin e mureve dhe në ndërtimin e parapeteve me frëngji, në oborrin e fortifikuar, pranë hyrjes kryesore, në ndërtimin e disa kullave dhe në hapjen e ndonjë frëngjie për topa gjatë murit rrethues. Për t'u përmendur janë dy kulla në anën jugore, të cilat kontrollojnë rrugën që kalon gjatë luginës së Osumit, bri kodrës së kalasë, si dhe të një kulle poligonale për artileri, të shkëputur nga muret rrethuese, e cila kontrollon më nga afër këtë zonë (fig. 165). Kullat e kësaj periudhe kanë forma poligonale, zakonisht gjashtëkëndëshe me faqe që bien me pjerrësi mbi terrenin. Muret e tyre kanë një trashësi prej 2.5 m dhe janë të ulëta, në pjesën e brendshme, deri në nivelin e katit të dytë, për të pasur qëndrueshmëri kundrejt goditjeve të artilerisë, janë të mbushura me dhë, ndërsa kati II i lirë është pajisur me frëngji për topa. Kulla e veçuar pranë bregut të lumit është me tri frëngji të mëdha për topa të kalibrit të rëndë. Frëngjitë, në anën e brendshme kanë një gjerësi prej 1 m, ndërsa nga jashtë hapen me 2.80 m dhe mbulohen me qemere trungkonike. Siç kuptohet dhe nga gjurmët e ruajtura, kulla mbu2) S. Naçi. Shënime kronikale në dorëshkrimin e Kostandin Beratit, BUSHT, 3, 1964, 164. 3) Monumentet 2, 1971, 43-62.
233
Fig. 165. Kullë e shek. XIX në kalanë e Beratit.
lohej me çati. Faqet e jashtme të kësaj kulle janë ndërtuar me gurë të vegjël, të latuar në forma drejtkëndëshe, të vendosur në rreshta paralelë. Kati i poshtëm i mbushur me dhe, kufizohet prej ambientit të frëngjive në anën e jashtme nga një kornizë gurësh të punuar, që dalin në formë dhëmbi. Nga kjo pikëpamje ajo të kujton ndërtimet fortifikuese të Ali pashë Tepelenës dhe ngjason më tepër me kullat e kalasë së Gjirokastrës e Tepelenës. Kalasë së Shkodrës, në kohën e sundimit të pashallarëve bushatllinj, ju bënë disa ripërshtatje. Muret perimetrale u pajisën me frëngji të mëdha për topa. Si dhe në kalatë e tjera të kësaj periudhe, ato kanë në planimetri formën e një trapezi me bazën e madhe të drejtuar në anën e jashtme. Një kullë masive, me planimetri të çrregullt, e ndërtuar për artileri, qe ngritur në skajin perëndimor të kështjellës dhe kontrollonte rrugën që vjen nga Lezha për në Shkodër si dhe kalimin e Bunës tek ura e Bahçallëkut. Ajo ka një dalje sekrete jashtë mureve të kalasë, e cila është maskuar prej shikimit nga poshtë me anën e një muri të vogël tërthor, i cili, me trashësinë e tij prej 2.50 m shërbente edhe për ta mbrojtur këtë dalje nga goditjet me armë zjarri apo artileri. (fig. 165 a) Kulla ka një lartësi prej 12 metra dhe trashësi muresh 2.20 m. Ajo ndahet në tri kate nga qemere cilindrike me muraturë guri. Platforma e kullës e kurorëzuar nga frëngji të mëdha topash, ndodhet në një rrafsh me terrenin e brendshëm të kalasë, Kështu, për të hyrë në katin e sipërm të kullës, është ndërtuar një tunel i mbuluar me qemer, i spostuar në brendësi të kalasë, nëpërmjet të cilit zbritet me shkallë në katin e sipërm të kullës, ndërsa katet e tjera lidheshin midis tyre me shkallë të gurta, të ndërtuara në një skaj të murit perimetral të saj. Por ndërtimet më të rëndësishme u kryen në pjesën qendrore të kalasë, paralel me murin ndarës të oborrit të dytë, në atë kohë i rrënuar, u ndërtua një mur i ri me lartësi 5 m, i cili ndërpriste mespërmes territorin e brendshëm të kalasë. Gjatë këtij muri ruhen dy porta, njëra në skajin lindor ndërsa tjetra në mes. Portat janë mbuluar me qemere cilindrike, që në pamjen ballore përfundojnë me një hark trefish gurësh të punuar me kujdes. (fig. 165 b) Rreth 20 m larg këtij muri, në brendësi të kalasë, është ndërtuar dhe një mur tjetër paralel me të parin, që së bashku veçojnë pjesën qendrore të kalasë. Brenda tyre kanë qenë ndërtuar midis të tjerave edhe depo të nëndheshme, njëra prej të cilave ruhet akoma në gjendje të mirë. Periudhës së pashallëqeve i përket dhe rindërtimi i një pjese të mirë të murit ndarës të kështjellës, i cili në pjesën e sipërme është pajisur me frëngji për armë zjarri. Të gjitha ndërtimet e kësaj periudhe dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes, në forma të rregullta katërkëndëshe, të vendosura në rreshta paralelë. Nganjëherë janë përdorur ganxha prej hekuri tërthor fugave paralele, që lidhin rreshtat e gurëve, ashtu siç i takojmë dhe në urat e shek. XVIII-XIX. Gjithashtu. në disa nga gurët e veshjes, në vende të dukshme janë gdhendur shpata me teh të harkuar, simbol i njohur dhe në ndërtime të tjera të shek XVIII-XIX. Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve, u dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena, i cili nga fundi i sundimit të tij, mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur, me kryeqendër Janinën. Në kufijtë tanë shtetërorë ndodhet vetëm një pjesë e kalave të ndër235
Fig. 1 6 5 a . Kalaja e Shkodrës. Kullë e periudhës së Bushallinjve, shek. XVIII.
Fig. 165b. Portë në murin ndarës të oborrit të dytë shek. XVIII, Shkodër.
tuara apo të rindërtuara prej tij, si Tepelena, Gjirokastra, Shën-Triadha, Mahallaja, Porto-Palermo, etj. Qëllimi i Ali Pashës në ndërtimin e një rrjeti të tërë fortifikimesh në territorin e sunduar prej tij ishte jo vetëm zhdukja e anarkisë feudale dhe sundimi i plotë i vendit, por edhe krijimi i një shteti të pavarur shqiptar, ku të përfshihej edhe Shqipëria Veriore. Midis ndërtimeve të tjera Aliu u vuri rëndësi të veçantë fortifikimeve dhe nxitoi të ndërtonte një sistem të tërë kështjellash dhe kullash të veçuara, pasi parashikonte një konflikt të armatosur me Turqinë. Prandaj kështjellat e tij janë ngritur në pika të rëndësishme strategjike, pranë rrugëve nga mund të kalonte ushtria turke si dhe në qytetet dhe portet kryesore. Për më tepër, Ali pashë Tepelena filloi të krijonte një rajon tepër të fortifikuar në krahinën malore të Sulit, të cilën do ta kishte në rast nevoje si vend të rezistencës së fundit, për të pasur mundësi të grumbullonte dhe riorganizonte forcat kundër ushtrisë turke superiore në numër. Në ndërtinet e tij ushtarake Aliu përdori një numër të madh arkitektësh dhe inxhinierësh të huaj francezë dhe italianë, por në krye të 4 punimeve, nga viti 1800 deri rreth 1812, qëndronte Petro Korçari , një mjeshtër shqiptar, të cilin konsulli i5 përgjithshëm i Francës në Shqipëri, Fransua Pukëvili, e quan «Voban» të tij. Vetë Aliu ndërhynte shumë në punimet dhe nuk kishte besim në arkitektët e huaj. Ai përdori për ndërtimin e kështjellave mjeshtra nga krahina e Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Janinës dhe Dibrës. Veç kalave që ndërtoi Ali Pasha, jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë, si në Janinë, Prevezë, Artë, Sul, etj., ai ndërtoi shumë fortifikime edhe brenda këtij territori, si në Tepelenë, Gjirokastër, ShënTriadhë, Butrint, Mahalla, Libohovë, Shën-Vasi, Porto-Palermo, Berat. Pjesa më e madhe e këtyre fortifikimeve ruhet në gjendje të mirë apo të mjaftueshme për t'u studiuar. Ndërtimet ushtarake të Ali Pashës dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes, dhe kur lejonte terreni, nga format e rregullta gjeometrike, në të cilat mbizotëronte drejtkëndëshi, nga kullat dhe muret e ulëta e me faqe të pjerrëta në anën jashtme, frëngjitë e mëdha për topa me hapje nga jashtë si dhe nga disa elemente dekorative, si kornizat prej guri, që konturojnë zakonisht pjesën e sipërme të kurtinave dhe kullave, me lartësi të barabartë. Jo të gjitha kalatë e Ali Pashës janë të një rëndësie dhe u është kushtuar i njëjti kujdes. Sipas qëllimit dhe rrethanave, në të cilat ato u ndërtuan. kombinohet utiliteti, qëndrueshmëria dhe madhështia. Vendlindjen e tij, Tepelenën, Aliu donte ta bënte një rezidencë të dytë të tij pas Janinës që të mos binte më poshtë nga ajo nga sh'këlqimi dhe madhështia. Por para se të ndërtonte kalanë në këtë qytet, Aliu synoi të nënshtronte një herë krahinën e Gjirokastrës, Delvinës dhe Himarës e sidomos të kishte një dalje në det në këtë zonë, ku si vendin më të përshtatshëm gjeti Butrintin. Kështu, rreth vitit 1797, ai ndërtoi një kështiellë të vogël në fshatin Mahalla të Delvinës, mbi një kodër të ulët, nga ku zotërohej një pjesë e luginës së lumit Pavlla. Kjo ishte një kështjellë e dobët, muret e saj kishin një gjerësi prej vetëm 0.75 m dhe lartësi 3.50 m. Me planimetri në trajtën e një 4) Dh. Shuteriqi. Petro Korçari, kryearkitekt i Ali pashë Tepelenës, Tiranë 1977. 5) Mareshal i Francës, komisar i përgjithshëm për fortifikimet.
237
Fig. 166. Kalaja e Mahallasë, Sarandë. Pamje e brendshme. Planimetria.
trapezi, ajo ka katër kulla drejtkëndëshe në qoshet dhe dy hyrje, nga të cilat hyrja kryesore përshkon murin verior, ndërsa tjetra, më e vogël, murin jugor (fig. 166). Kullat me lartësi 7 m janë ndarë me dysheme druri në dy ose në tri kate. Ato bien me faqe vertikale dhe i ngjajnë më tepër një banese të zakonshme të fortifikuar se sa kullave të një kështjelle. Katet e para janë pajisur me frëngji pushke dhe ndonjë dritare të vogël, ndërsa katet e sipërme, që shërbenin për banim, ndriçoheshin nga dritare relativisht të gjera, të mbuluara me harqe guri ashtu siç i takojmë edhe në banesat e kësaj kohe. Të gjitha kullat mbuloheshin me çati me konstruksion druri me katër kullime. Brenda kështjellës qe ndërtuar një 238
Fig. 166c. Kalaja e Mahallasë. Pamje, rikonstruksioni.
banesë, konturet e jashtme të së cilës shquheshin akoma midis rrënimeve. Kështjella e Mahallasë (fig. 1 6 6 c ) ndryshon shumë nga cilësia nga shumë fortifikime të tjera të ndërtuara prej Ali Pashës. Kjo ndodh jo sepse ishte një nga fortifikimet e para të ndërtuara prej tij, por nga vetë qëllimi dhe rrethanat, në të cilat u ndërtua. Pa dyshim, ajo u ngrit në një kohë mjaft të shkurtër, gjë që ta sugjeron edhe sasia e paktë e materialit të përdorur. Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për të qenë më afër ngiarjeve, që po zhvilloheshin në Butrint pas likuidimit të Republikës së Venedikut dhe pushtimit nga francezët të Ishujve Jonianë dhe për të pasur një vetëqëndrim më të sigurtë kundrejt ndonjë sulmi të papritur prej sanxhakbeut të Delvinës, që ishte në armiqësi me të. Pra, ajo qe e caktuar ti qëndronte sulmit të një fuqie të vogël dhe armëve të lehta. 239
Fig. 167. Pamje e kalasë së Shën-Triadhës, Gjirokastër.
Vetë pozicioni i kësaj kalaje, në një vend të thellë e të izoluar, të rrethuar në të katër anët me kodrina e male, fshihte synimet e Ali Pashës për pushtimin e Butrintit para se Turqia të kishte hyrë në luftë me Francën. Një qëllim të ngjashëm ka pasur edhe kështjella e Shën-Triadhës (fig. 167). Ajo u ndërtua për të mbajtur nën presion qytetin e Gjirokastrës, të cilin Aliu prej kohësh ëndërronte ta fuste nën zotërimin e tij. Kështjella e Shën-Triadhës u ndërtua rreth viteve 1809-1810 mbi një nga lartësitë e vargut të kodrave, që shtrihen në lindje të luginës së Drinosit, përballë qytetit të Gjirokastrës, me qëLlim që të kontrollonte rrugët e furnizimeve dhe për të kryer herë pas here inkursione kundër këtij qyteti, që duhet ta ndjente më nga afër praninë e fuqisë së Ali Pashës. Kë shtjella ka formë katërkëndëshe me katër kulla poligonale në qoshet, ndërsa hyrja e vetme hapej nga veriu kundrejt njerës nga brinjët më të ngushta midis dy kullave të kësaj ane. Teknika e ndërtimit është po ajo, e njohur në ndërtimet e tjera të Aliut, me gurë të vegjël drejtkëndësh, të punuar me kujdes e të vendosur në rreshta të rregullt. Në gjendjen që ka arritur në ditët tona, kjo kështjellë nuk ruan as parapete, frëngji apo elemente të tjera të fortifikimit. Pjesa më e ruajtur e një muri dhe e një kulle arrin lartësinë 7 m. Ndërtimet e brendshme kanë qenë të shumta në këtë kështjellë. Ato shërbenin për qëndrimin e garnizonit, ruajtjen e ushqimit dhe municionit. Prej tyre ruhet vetëm një kthinë e mbuluar me qemer cilindrik, e cila ka si mur të jashtëm vetë murin jugor të kështjellës. Megjithëse një nga kështjellat e dobëta të Ali Pashës, ajo ishte e denjë për të përmbushur qëllimin që i qe caktuar. Këtë e tregojnë ngjarjet e mëvonshme për pushtimin e kalasë së Gjirokastrës si dhe vetë fakti që gjirokastritët 240
Fig 168a
b
Fig. 168. b. Kalaja në derdhje të kanalit të Vivarit, Butrint. 16 - 61
nuk kishin një forcë të tillë sulmuese që të pengonin ndërtimin e saj. Një diçka tjetër, që e favorizonte garnizonin e Shën-Triadhës, ishte dhe vetë terreni i lartë kodrinor, mbi të cilin qe ndërtuar kështjella. Një kështjellë tjetër katërkëndëshe Ali Pasha e ndërtoi në Butrint, pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit (fig. 168). Ajo u ndërtua me nxitim rreth viteve 1807-1808, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franoeze të Korfuzit. Kështjella ka përmasa 20 x 30 m, me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt, janë katërkëndëshe. Midis këtyre të fundit ndodhët edhe porta kryesore e kështjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe një sistem të brendshëm fortifikimi. Kur hyn në kështjellë nga kjo portë, do të kalosh më parë në një kthinë të ngushtë dhe të gjatë, të mbuluar me qemer cilindrik, të cilës në të dy krahët i mbështeten dy kthina të tjera të barabarta nga gjatësia. Ndërsa kthina qëndrore, e cila komunikon me portën, është e hapur, dy të tjerat janë të mbyllura me mur dhe komunikojnë me oborrin e kështjellës me anën e portave. Kthina lindore nuk ka asnjë dritare dhe shërbente si depo, ndërsa ajo perëndimore është një kthinë me frëngji për mbrojtjen e portës. Prej saj, tri frëngji pushke të pjerrëta shpojnë murin verior të kështjellës. Dy tëparat drejtohen nga deti, për të asgjësuar armikun para se t'i afrohej portës. Frëngjia tjetër drejtohet në të kundërt të të parave. Ajo përshkon qoshen veriore të murit lindor të kthinës dhe pas tij, vetë murin e kështjellës, duke përfunduar fare pranë paturës së portës. Kjo e fundit kishte si funksion mbrojtjen e portës, pasi armiku ta kishte arritur atë. Tri frëngji të tjera përshkojnë murin lindor të kthinës, që ka një gjerësi prej 0.70 cm. Ato shërbenin për të asgjësuar armikun, pasi ky të kishte shpërthyer portën. Gjithçka në ndërtimin e kësaj kështjelle tregon që synimi kryesor ishte mbrojtja nga ana e detit. Në këtë drejtim janë ndërtuar dhe kullat më të fuqishme të pajisura me frëngji të mëdha topash, trashësia e mureve të të cilave arrin në bazë 2.80 m, ndërsa dy kullat e tjera me planimetri katërkëndëshe, që nuk i ekspozohen goditjes me artileri nga anijet, kanë një trashësi muresh 1-1,20 m. Muret dhe kullat kanë lartësi të barabarta, prej 5 m. Pjesa e sipërme e mureve përfundon me një parapet, që përshkohet nga frëngji pushke dhe kufizohet në anën e jashtme me një kornizë gurësh të punuar, që dalin pak nga sipërfaqja e murit. Kështjella në derdhje të Vivarit i takon një periudhe të vetme ndërtimi. Ajo është ngritur brenda një kohe të shkurtër, për të përmbushur një qëllim të caktuar, duke kursyer materialin dhe çdo element tjerër që nuk do t'i shërbente drejtpërsëdrejti mbrojtjes. Kështu mund të shpjegohet ndërtimi i kullave më të fuqishme vetëm në drejtimet e mundshme të sulmit, kujdesi i treguar për mbrojtjen e portës që komunikon me kanalin, si dhe teknika e ndërtimit më pak e kujdesshme në anët që nuk i ekspozohen drejtpërdrejt sulmit. Me një pamje krejt të ndryshme na paraqitet kështjella e Libohovës (fig. 169) me një planimetri thuajse drejtkëndëshe 70x50 m. Ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në qoshet dhe me një bastion me formë 242
Fig. 169. Kështjella e Libohovës. Pamje. Fig. 170. Kështjella e Libohovës Planimetria.
Fig. 171. Kështjella e Porto-Palermos. Pamje e përgjithshme. Porto-Palermo. Pamje e një bastioni.
171b
të çrregullt gjeometrike në qoshen tjetër (fig. 170). Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit, në pjesën më të dukshme të kalasë, punimi i përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të kësaj kështjelle, që në bazë nuk kanë një trashësi më të madhe se 1.40 dhe 0,70 m në pjesën e sipërme, Ideja e madhështisë dhe e pushtetit të Ali Pashës ka mbisunduar në ndërtimin e kësaj kështjelle. Ajo është ndërtuar mbi një platformë shkëmbore, që qëndron kërcënueshëm mbi fshatin e Libohovës. Këtë kala, së bashku me sarajin që ajo rrethonte, Ali Pasha e ndërtoi për të motrën e tij, Shanishanë. Pas nënshtrimit të bregdetit Jon, nga Butrinti deri në Vlorë, Ali Pasha u kujdes të ndërtonte edhe në këtë zonë disa kështjella. Sipas dëshmisë së konsullit francez Pukëvil, një kështjellë u ndërtua në fshatin Shën-Vasi, por ajo ishte me materiale të dobëta, më tepër me plithar e dru dhe sot nuk ruan asnjë gjurmë. Por Aliu ndërtoi një kështjellë solide në Porto-Palermo (fig. 171), e cila ruhet në gjendje të mirë edhe sot. E ngritur mbi një rrip toke, që futet thellë në det, ajo ka një formë katërkëndëshe me katër bastione të mprehta në qoshet. Por ndryshe nga kështjellat e përshkruara deri tani, ajo e Porto-Palermos është krejtësisht e mbuluar dhe mbi parapetin që rrethon tarracën janë hapur shumë frëngji për topa. Në brendësi ka salla, depo dhe kthina të shumta. Një palë shkallë guri, të ndërtuara në pjesën qendrore, të ngjisin, në tarracë nëpërmjet një të hapure katërkëndëshe, të lënë aty për këtë qëllim. Të gjitha kthinat mbulohen me qemere guri. Një kujdes i veçantë është treguar për mbrojtjen e hyrjes, që ndodhet në mesin e njërit ballë, midis dy bastionesh. Nga brenda, ajo kontrollohet prej murit me frëngji pushke të një kthine anësore; gjithashtu një mur me frëngji është ndërtuar në anën e brendshme, përballë hyrjes, Ndërsa në anën e jashtme, mbi qemerin e portës, del në formë konsoli një ballkon guri për hedhje rrëshire, një rudiment mesjetar, që i kishte kaluar koha dhe që shërbente në këtë rast më tepër për qëllim dekorativ. Por ndërtimet më të rëndësishme të Ali Pashës në Shqipërinë e Jugut, ishin kalaja e Gjirokastrës dhe e Tepelenës. Kalaja e Gjirokastrës (fig. 172) u pushtua nga Aliu në vitin 1812 dhe menjëherë ai filloi rindërtimin e saj. Projektues i disa pjesëve të kalasë dhe një nga zbatuesit kryesorë të punimeve ishte Petro Korçari, ose mjeshtri Petro nga Përmeti, siç e quan Remerandi. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse u bë me një ngutësi aq të madhe, saqë të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante, përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5000 ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore, që ishin llogaritur mire për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kalesa nëntokësore të çonin në të gjitha drejtimet e kësaj kalaje, që komandohej nga një bastion pranë këndit juglindor, për ndërtimin e të cilit kishin punuar afro 1500 fsha6 tarë . Një pjesë e madhe e këtyre kthinave si dhe e ndërtimeve të tjera mbitokësore ruhen edhe sot në gjendje mjaft të mirë. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb, që ka formë kurriz-peshku dhe sundon me lartësinë e tij gjithë qytetin. Ajo ka një planimetri në 6) R. Hughes. Travels in Greece and Albania. London 1830.
245
Fig. 172. Kalaja e Gjirokastrës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).
Fig. 1 7 2 a Kalaja e Gjirokastrës. Pamje nga jugu.
Fig. 173. Kalaja e Gjirokatrës, pamje e përgjithshme.
formë të çrregullt dhe të përzgjatur, mbrohet nga 7 kulla (fig. 173) që kanë forma poligonale dhe trapezoidale dhe përshkohet nga 4 hyrje, prej të cilave 3 janë kryesore dhe njëra e dorës së dytë. Kullat dhe kurtinat kanë lartësi të barabarta. Kullat bien me faqe të pjerrëta dhe kanë lartësi të mëdha, që arrijnë deri në 30 m. Pjesa e poshtme e tyre, deri në një lartësi të konsiderueshme, është e mbushur me dhë, ndënsa pjesa e sipërme përmban 1-2 kate, që formojnë salla të mëdha të pajisura me frëngji të mëdha topash. Nga sipër, kullat mbulohen me qemere guri, që krijojnë platforma, të cilat shfrytëzohen gjithashtu për vendosjen e artilerisë. Topat vendosen edhe mbi kurtina, në parapetin e të cilave alternojnë frëngjitë për topa me ato për pushkë. Është për t'u përmendur kulla që përfshihet në kompleksin e hyrjes veriore (fig. 174) Ajo ka në planimetri formën e një shtatëkëndëshi, që ngrihet mbi një bazament të rrumbullakët dhe del 0,70 m në formë xokolature nga faqet e kullës. Kulla ka një lartësi prej 30 m; deri në lartësinë 18 m është e mbushur nga brenda me dhë. Mbi këtë nivel ndodhet dyshemeja e katit I. Lartësia e këtij kati është 7 m dhe përbëhet nga një sallë e vetme, që mbulohet prej katër qemeresh cilindrike të vendosura paralel me njëra-tjetrën, të cilët mbështeten në muret anësore të kullës dhe mbi tri harqe të vendosura me hapësirë drite tërthor kurbaturës së qemereve. Në muret me trashësi 3.30 m të kësaj khine janë hapur tri frëngji të mëdha topash që shikojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa në një lartësi 4 m mbi dyshemenë ndodhen 7 dritare të vogla 0,30 x 0,60 m, me pragje të pjerrëta për shpërndarjen e dritës, të cilat në anën e jashtme ngushtohen dhe duken si frëngji pushke. Platforma e kullës është rrethuar nga një mur me lartësi 2,25 m, në të cilin janë hapur 4 frëngji topash dhe 18 frëngji pushke. Nga ana e jashtme, kulla ka një pamje madhështore. E punuar me gurë të skuadruar të dimensioneve të vogla, të vendosur në rreshta paralelë, me faqe që bien me pjerrësi të dukshme mbi terrenin, ajo e thyen ashpërsinë e saj arkitektonike, vetëm nga kornizat e gurta, të thjeshta apo të trajtuara në formë dhëmibësharre, që kufizojnë pjesët e ndryshme arkitektonike si dhe nga frëngjitë e topave të rrethuara nga harqe të profiluara. Të carat vertikale të frëngjive për pushkë e lehtësojnë pjesën e sipërme të kullës mbi platformë. Një pamje apo organizim të ngjashëm kanë edhe kullat e tjera, por kryesisht ato që ndodhen në pjesët më të dukshme. Me interes janë dhe hyrjet që përshkojnë këtë kala. Hyrja veriore (fig. 175) mbrohet nga krahu i djathtë prej kullës së përshkruar si dhe murit në vazhdim të saj, që është pajisur në këtë drejtim me frëngji të shumta për armë zjarri. Muri që vazhdon në thellësi të hyrjes, kthen pranë saj, duke u bashkuar me një kënd të gjerë me murin ballor të hyrjes. Kjo kthesë është pajisur me tri frëngji pushkësh. Në të njëjtën mënyrë, është vendosur në krahun tjetër të hyrjes një kthinë me frëngji, që komandohen nga brenda dhe në vazhdim të tij një mur i thjeshtë, që do ta mbronte këtë portë prej goditjeve anësore nga distanca që poshtë kodrës. Porta është trajtuar në mënyrë monumentale; mbi shpatullat mbështetet një hark i dyfishtë, me gjerësi rreth 0.60 m, prej gurësh të punuar, i cili futet pak në thellësi të faqes së murit, ndërsa i gjithë konstruksioni i portës përfshihet në një fushë katër— këndëshe të thelluar, e konturuar me një kornizë guri. Mbi këtë katërkëndësh dallohet një hark shkarkues që është në fakt vazhdim i qemerit 248
a
Fig 174. Kalaja e Gjirokastrës. a) Kompleksi i hyrjes veriore. b) Kulla poligonale në kompleksin e hyrjes. c) Pamje e brendshme e kullës.
b
Fig. 175. Kalaja e Gjirokastrës. a) Hyrja veriore. b) Korridori i hyrjes veriore.
b
të korridorit të hyrjes. Nga porta hyhet në një korridor të mbuluar me qemer cilindrik, i cili menjëherë merr një kthesë gati 90° nga e djathta. Korridori i mbuluar ka një gjatësi prej 18 m dhe ndriçohet nga një baxhë. Në anët e korridorit ndodhen kthina me frëngji të drejtuara kundrejt portës. Në mbarim të tij, korridori bën edhe një kthesë tjetër 90°, për të dalë në oborrin e kalasë. Muri fundor është pajisur me frëngji pushkësh, që kontrollojnë gjithë gjatësinë e galerisë, me përjashtim të hyrjes. Trashësia e mureve të kalasë në këtë pjesë është 3,30 m. Porta jugore është më pak e mbrojtur nga porta veriore, megjithëse dhe ajo është trajtuar në mënyrë monumentale, madje e punuar më me kujdes. Në fasadë është pothuajse e njëjta pamje. Paturat përbëhen nga pilastra guri monolit të punuara më me kujdes, që përfundojnë nga sipër me pjesë të profiluara, të cilat zëvendësojnë kapitelet. Mbi këto të fundit mbështetet harku me gurë të punuar. Ashtu si dhe në portën veriore, i gjithë konstruksioni përfshihet në një fushë drejtkëndëshe, që del në forme dhëmbi 5 cm nga muri i kalasë. Porta mbrohet në krahun e djathtë nga një kullë me majë të mprehtë, që ka në planimetri formën e një katërkëndëshi të çrregullt. Nga porta hyhet në një korridor të ngushtë me gjatësi 10 m, i cili nga krahu i majtë lidhet, nëpërmjet një hapësire të mbuluar me hark, me një varg kthinash të mbuluara me qemere cilindrike, të cilat ndriçohen nga dritare të hapura në murin e jashtëm të kalasë, ndërsa në të djathtë ndodhet një portë tjetër, e cila të çon më parë në një kthinë të vogël, të mbuluar me qemer, nëpërmjet së cilës shkohet tek porta e kullës. Mbulesa e korridorit është realizuar nëpërmjet dy qemerëve cilindrike, që ndjekin njëri-tjetrin, ku i dyti është më e ulët. Hapësira midis dy niveleve në skajet e takimit të dy qemereve është mbyllur me një mur, në të cilin janë hapur 3 frëngji, që shikojnë nga porta (fig. 176). Ato shërbenin për ndriçimin e korridorit si dhe për mbrojtjen e portës. Porta e tretë kryesore, e quajtur «Porta e vezirit», (fig. 176a, b) ndodhet përballë portës jugore, në anën tjetër të kalasë. Ndryshe nga hyrjet që kemi përshkruar, ajo përshkpn murin anësor të një kulle katërkëndëshe. Kështu që rruga që të çon tek ajo, kalon bri murit rrethues të kalasë, i cili me frëngjitë e tij është i vetmi mjet mbrojtjeje për këtë portë. Nga ana arkitektonike ajo është trajtuar si dy hyrjet e tjera. Kthina e brendshme e portës përbëhet nga një korridor i gjerë i mbuluar me qemere dhe ka formën e shkronjës L, i cili të çon në drejtim të galerisë qendrore të kalasë. Pjesa që i takon katit të dytë të kullës ndahet me dysheme druri. Ndryshe nga hyrjet e tjera, ku kthinat e rojeve ndodheshin në anë të korridorit, këtu ato ndodhen në katin e dytë të kullës-portë. Ky kat përmban një kthinë të vetme, në të cilën ruhen gjurmët e katër oxhakëve si dhe të pesë dritareve, dy prej të cilave janë hapur nga ana e portës. Midis ndërtimeve të shumta të brendshme, në kalanë e Gjirokastrës, të bie në sy në mënyrë të veçantë një sistem galerish të mbuluara me qemere, që zënë pjesën qendrore të këtij fortifikimi. Duke filluar nga porta perëndimore dhe «Porta e vezirit» në drejtim të jugut, kalon një sistem trefish galerish, të mbuluara me qemere. Galeria, (fig. 176 c) që i mbështetet murit jugperëndimor, formohet nga një sistem qemerësh cilindrike, që vijnë paralel njëra pas tjetrës, përpendikular me murin rrethues. Këto qemere mbështeten në një anë në murin e 252
Fig. 176. Kalaja e Gjirokastrës. Korridori i hyrjes jugore
Fig 176a Kalaja e Gjirokastrës. Porta e Vezirit.
Fig. 176b Kalaja e Gjirokastrës. Porta e Vezirit. Pamje e brendshme.
Fig. 1 7 6 c Kalaja e Gjirokastrës. Galeri.
Fig. 176d Kalaja e Gjirokastrës Galeria Veriore.
17 - 61
Fig. 176e Pamje e kalasë së Tepelenës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).
kalasë dhe në anën tjetër mbi pilona masivë 4 m të gjerë të lidhur me harqe. Pas galerisë së përmendur vjen një sistem dyfish galerish me mbulesë qemeresh, që shkojnë paralel me murin rrethues dhe si të parat, mbështeten mbi harqe dhe pilona masivë. Një galeri e tillë, por rrëzë murit jugor shkon në drejtim të veriut për tek bastioni i këndit (fig. 176 d). Galeritë e brendshme e shtonin solitetin e kalasë në përgjithësi, dhe ajo që është më e rënFig. 176. Pamje e pjesshme e kalasë së Tepelenës. dësishme, e mbronin prej goditjeve nga sipër. Tepelena, vendlindja e Ali Pashës, ishte një nga selitë më të preferuara të tij. Prandaj, pak kohë pasi ai e shkëputi Tepelenën nga clora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të pashallëkut të Vlorës, filloi ndërtimin e një saraji të madh që kishte përfunduar në vitet e para të shek. XIX, ndërsa ndërtimin e kalasë, Aliu e filloi, kur po hynte në konflikt të hapur me Portën e Lartë. Një mbishkrim në gjuhën greke, që është murosur mbi hyrjen lindore, e daton këtë ndërtim me 18197. 7) S. Bejko. Kalaja e Tepelenës. Monumentet 2, 1971, 103-112.
258
Muret e kalasë ndjekin formën natyrore të terrenit (fig. 176 e). Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrës ajo nuk ka ndonjë formë të rregullt gjeometrike. Përveç tri kullave poligonale, që janë vendosur në kthesat kryesore të mureve, për të kontrolluar më mirë këto të fundit, janë përdorur shpeshherë edhe dalje me kënd të drejtë të kurtinave që shohin në drejtimet kryesore të lëvizjes së mundshme të sulmuesve, të cilat zëvendësojnë në këto raste kullat ndërmjetëse. Terreni mbi të cilin është ndërtuar kalaja, paraqet pengesa të fuqishme natyrore, nga ana lindore dhe pjesërisht nga veriu; nga perëndimi, ku ndodhet edhe një nga hyrjet e kalasë, terreni është i ulët dhe për më tepër, në këtë anë, kalaja zotërohet nga një kodër më e lartë. Kështu, për sa i përket aftësive mbrojtëse, kalaja e Tepelenës qëndron shumë më poshtë nga ajo e Gjirokastrës.
Fig 177. Kalaja e Tepelenës. Porta e Vezirit.
Muret vijnë duke u zgjeruar në bazë, duke rënë me pjerrësi në anën e jashtme dhe kanë një trashësi që lëviz nga 2,5-5 m në pjesën e poshtme dhe 2-4 m në të sipërmen. Në brendësi, ato përforcohen me breza druri dhe deri në gjysmën e lartësisë shërbenin dhe si mure mbajtëse, për shkak të mosnivelimit të terrenit të brendshëm me atë të jashtëm. Kullat, si dhe në ndërtimet e tjera të Ali Pashës, bien me faqe shumë të pjerrëta. Ato janë veshur nga jashtë me gurë të skuadruar me kujdes dhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Në pjesën e sipërme, muret përfundojnë me shtegun e rojeve dhe një parapet. ku janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri, midis të cilave ka frëngji dyshe për 259
pushkë, ndërsa në vendet më delikate janë ndërtuar mashikula për hedhje lëngjesh të nxehta. Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin e vendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilindrike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues, Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin «Porta e Vezirit» (fig. 177). Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike, paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur është hyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat poligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasi ajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshe të murit të kalasë. Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila, duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogël drejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Porta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një bosht rrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda nëpërmjet një çikriku me zhinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogla dhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. Flegra e portës-urë shërbente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit të jashtëm dhe të brendshëm, mosnivelim që në gjendjen aktuale, arrin në 2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur në pjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi harkun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katërkëndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. Frëngjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por, për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, ku ishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemer cilindrik. Platforma që krijohej mbi këtë qemer si 8 dhe ajo e kthinave fqinje qarkohej niga një parapet me frëngji pushke . Kalaja e Tepelenës është një nga ndërtimet e fundit mbrojtëse të Ali Pashës, sepse shumë shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut. kështu që shumë pjesë që u përkisnin ndërtimeve të brendshme të kalasë, mbeten të papërfunduara.
Disa tipare karakteristike, të para së bashku. i dallojnë fortifikimet e shek. XVIII-XIX nga ndërtimet mbrojtëse paraardhëse. Këto ndryshime u kushtëzuan në radhë të parë, nga përparimi i mjeteve dhe i metodave të sulmit, ndërsa për disa karakteristika më pak të qenësishme, siç është trajtimi i jashtëm, ndikuan në masë të madhe edhe faktorët subjektivë, si synimi për krijimin e përshtypjes së madhështisë, fuqisë ekonomike dhe pushtetit, në të cilat konkuronin feudalët e veçantë, sundues të pashallëqeve që ishin krijuar në krejt Perandorinë Osmane. Nga tiparet më karakteristike të fortifikimeve të shek. XVIII-XIX ishin format e rregullta gjeometrike të planimetrive, lartësia e barabartë e kullave dhe kurtinave dhe rënia e tyre me pjerrësi në anën e jashtme, 8) Rikonstruksioni i portës është bërë nga S. Bejko. Vep. cit. 103-112.
260
a
Fig. 178. Kalaja e Tepelenës. Hyrja jugore. a) Pamje. b) Rikonstruksion.
Fig. 1 7 8 c , d. Pamje të brendshme të hyrjes jugore.
duke filluar që nga pjesa e sipërme e tyre; mbisundimi i formave poligonale të kullave; heqja dorë përfundimisht nga përdorimi i bedenave dhe krijimi i parapetit me frëngji, ku në masë ndërtohen frëngji për topa të kalibrave të mëdhenj; krijimi i shumë kthinave të mbuluara si depo municioni, ushqimi, etj. Për të përballuar goditjet e artilerisë së kundërshtarit, u rrit trashësia e mureve të kurtinave dhe kullave, madje këto të fundit, në shumë raste qenë të mbushura me dhë deri në njëfarë lartësie. Frëngjitë për topa, si ato të hapura mbi kurtinat dhe ato të kullave, mbuloheshin me qemere trungkonike, me hapje në anën e jashtme. Gjerësia në anën e jashtme të murit ishte zakonisht nga 2,70-3,10 m, ndërsa në pjesën e brendshme 0,80 - 1,0 m, ka pasur edhe frëngji për topa të kalibrave më të vegjël që formoheshin. në planimetri, nga dy trapeza, të cilat bashkoheshin në bazën e vogël, ku secila pjesë mbulohej me një qemer trungkonik, që zgjerohej e lartësohej kundrejt faqes së murit (Butrint), ose frëngji topash të drejtuara me hapje nga jashtë, ku njëra nga brinjët binte përpendikular me murin. Frëngjitë me hapje nga jashtë i takojmë edhe në një formë tjetër planimetrike, në trajtën e bashkimit të një katërkëndës'hi me një trapez të rregullt, ku katërkëndëshi ndodhet në pjesën e brendshme të fortifikimit dhe mbulohet me hark rrethor, ndërsa trapezi mbulohet me një qemer trungkonik, duke pasur bazën e madhe në anën e jashtme. Gjithashtu edhe frëngjitë për pushkë janë të tipave të ndryshëm; ato ndryshojnë edhe nga përmasat. Frëngjitë më të thjeshta kanë në planimetri formën e një trekëndëshi dybrinjënjëshëm me majë të prerë të drejtuar në anën e jashtme. Në këtë anë ato përfundojnë me një të çarë me gjerësi 4-6 cm, dhe zgjerohen në 25-30 cm. Në anën e brendshme, nga sipër, mbulohen në të shumtën e rasteve me një pllakë guri të vendosur horizontalisht. Për të arritur një kryqëzim më të mirë të zjarrit përdoreshin frëngji të pjerrëta. Për të qëlluar nga lart poshtë, shpesh pragu i tyre binte me pjerrësi drejt faqes së jashtme të murit etj. Frëngjitë për pushkë i takojmë të veçuara ose të grupuara nga dy dhe nga tre. Në të dyja rastet e fundit, frëngjitë kontrollojnë drejtime të ndryshme. Një tipar tjetër karakteristik është edhe mënyra e stërholluar e mbrojtjes së hyrjeve me një përdorim sa më efikas të armëve të lehta të zjarrit, kryesisht pushkëve. Për sa i përket trajtimit të jashtëm, kalatë e kësaj periudhe shquajnë për veshjen e tyre me gurë të latuar, për trajtimin monumental të hyrjeve si dhe për kornizat horizontale prej guri të thjeshtë apo në formë dhëmbësharre, që theksojnë pjesë të ndryshme arkitektonike apo kufizojnë pjesën e sipërme të kurtinave dhe të kullave. Për sa i përket tipologjisë dhe vendit që zënë fortifikimet e vendit tonë në ato bashkëkohëse të vendeve të tjera, vlejnë për t'u shqyrtuar vetëm ndërtimet fortifikuese të Ali Pashës, që ishte edhe iniciatori më i fuqishëm në këtë fushë. Në kohën e Aliut, në Evropë mbizotëronin parimet themelore të shkollës franceze të fortifikimit,9 bazat e së cilës i vuri Vobani dhe më vonë i përmirësoi Kormontenji . Si përfundim, në Francë dhe në vende të tjera që pasuan shkollën franceze, përdorej sis9) F. Engels. Fortifikimi. Vepra të zgjedhura ushtarake. I Tiranë 1975, f. 371. 263
temi i fortifikimit me bastione dheu të veshur me gurë, ku topat vendoseshin mbi platformën e këtyre bastioneve. Po t'i hedhim një sy fortifikimeve të Ali Pashës do të shohim se ato qëndrojnë larg nga sistemi francez me bastione. Ai u mbështet në fuqinë e zjarrit të artilerisë, që nuk do të lejonte vendosjen në afërsi të baterive të armikut. Kështu mund të shpjegohet pajisja me 400 topa e kalasë së Janinës dhe me rreth 80 topa e kalasë së Gjirokastrës. Ndënsa punimet e jashtme, për të penguar afrimin e armikut pranë mureve të kështjellës, zëvendësoheshin me terrenin e aksidentuar me ndërtimin e ndonjë kulle të përparuar si në Berat, apo nga një sipërfaqe e gjerë ujore si në Janinë. Në përputhje me parimin e tij, Aliu u kujdes shumë për cilësinë e artilerisë, në të cilën ai duhet të ishte superior mbi armiqtë. Për këtë bleu topa të prodhimit anglez, që ishin më të mirët e kohës, nga ana tjetër ai filloi të derdhë vetë topa në një punishte që ngritl në afërsi të Janinës. Gjithashtu, ndërtiml i kështjellave të vogla në vendet më të rëndësishme kishte diçka nga mënyrat e reja të fortifikimit që po lindnin. Por siç dihet, në luftë me Portën e Lartë Aliu nuk pati mundësi të vinte në funksionim si duhet veçse një numër të vogël të këtyre kalave, për shkaqe që nuk kishin lidhje me fuqinë mbrojtëse reale të tyre. Ato pak kala, të cilat në këtë përpjekje u bënë arenë luftimesh, madje të gjata, si kalaja e Janinës, treguan qartë se këto fortifikime ishin në lartësinë e duhur për t'i përballuar metodave dhe mjeteve të sulmit të armiqve të mundshëm të asaj kohe për pashallëkun e Janinës.
264
Kapitulli IX
KULLA DHE BANESA TË FORTIFIKUARA
Në këtë kapitull do të bëhet f jalë për kullat e veçuara, të palidhura me sistemin mbrojtës të ndonjë kalaje si dhe për banesat e fortifikuara, të cilat kanë të përbashkët me kullat karakterin mbrojtës. Me termin «kullë» apo «kullë e veçuar» janë nënkuptuar ndërtesa të larta të fortifikuara, që kryenin funksione të ndryshme mbrojtëse. Kullat e veçuara kanë shërbyer si pika vrojtimi për kontrollin e rrugëve apo të kufijve, për shkëmbime sinjalesh; si banesa të fortifikuara, si kryekulla nëpër qytete të fortifikuara dhe kështjella; për mbrojtjen e manastireve dhe së fundi si banesa të përkohshme çifligarësh për verim apo për vëzhgim gjatë grumbullimit të produkteve bujqësore. Kulla e veçuar, pavarësisht nga destinacioni i saj, ka lindur pothuajse në një kohë me kullat e lidhura me sistemin mbrojtës të kalave. Kjo është dokumentuar plotësisht për vendet e qytetërimeve të lashta të Lindjes së Mesme, aq sa përmendjet më të hershme të kullave humbasin në lashtësinë e legjendës. Edhe në vendin tonë i takojmë kullat e veçuara krahas atyre që lidhen me sistemet mbrojtëse të kalave. Të tilla janë, p.sh. kulla e Vagalatit dhe e Çukës në rrethin e Sarandës, që i përkasin periudhës antike. Në kohën e pushtimit romak kishte gjithashtu kulla të veçuara dhe mjaft vila latifondistësh kishin kanakter mbrojtës. Një prej tyre, e rrethuar me një mur mbrojtës 30 x 70 m, u zbulua kohët e fundit në fshatin Kraps të Fierit. Në kohën e vonë antike u ndërtua një sistem i tërë kështjellash dhe kullash të veçuara për mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Bizantine, sidomos në kohën e sundimit të perandorit Justinian I, siç është p.sh. kulla në Petrelë, etj. Por gjatë sistemit feudal, që karakterizohet nga copëtimi ekonomik e politik, rivaliteti dhe pasiguria, gjetën një përhapje më të gjerë këto lloj ndërtimesh, sidomos kulla e përdorur si banesë dhe vetë banesa e fortifikuar. Këto dy lloje ndërtimesh ishin privilegj i më të fuqishmëve, pra i klasës sunduese, i feudalëve dhe i klerikëve. Por me kohë, për rrethana 265
Fig. 178e. Kulla e Rahës, Kamenicë, Sarandë.
të caktuara historike, kulla gjen një përdorim më të gjerë derisa në zona të veçanta ajo zëvendësoi pothuajse krejtësisht banesën e mëparshme të pambrojtur. Banesa e fortifikuar ofronte një jetë më komode, prandaj ajo është parapëlqyer nga klasat sunduese. Në fillim, me sa duket, ajo ishte një banesë e zakonshme, e lidhur organikisht me një apo më tepër kulla. Kullat, si kategori më vete, ishin të njohura qoftë si donzhonë apo në format e përmendura më lart, prandaj mjaftonte një bashkim mekanik i banesave me njërën nga këto lloj kullash për të krijuar një tip banese të fortifikuar. Kështu, na krijohet në kalanë e Durrësit, më 1225, një kullë me banesë e mur rrethues që është shembulli më i hershëm i dokumentuar i këtij lloji në vendin tonë. Banesa të fortifikuara, me sa duket të tipit me kullë, kishin ndër qytete edhe prineat shqiptarë të hinterlandit që nga fundi i shek. XIV, si p.sh. Muzakajt në Durrës, ndërsa Topiajt që e kishin Durrësin nën zotërimin e tyre për një kohë, banonin në kështjellë. Një ekzemplar tjetër të hershëm e njohim nga fshati rrënojë i Kamenicës pranë Delvinës (rrethi i Sarandës l . Fshati numëronte 267 banesa në vitet 1431-32 dhe rreth 1) A. Meksi, E. Riza. Ndërtimet në fshatin rrënojë të Kamenicës. Monumentet 7-8, 1974, 139-153.
266
200 banesa në vitin 1583. Udhëtari turk Evlia Çelebi, që kaloi në këto anë në vitin 1670, nuk e përmend Kamenicën. Kompleksi i ndërtimeve rrënojë, për të cilin do të bëjmë fjalë përbëhet nga një kullë trikatëshe, me plan që i afrohet katrorit, e cila lidhet organikisht dhe funksionalisht me një ndërtim tjetër një kat më të ulët, që formonte banesën, e cila është e njëkohshme me kullën. Kompleksi apo kulla e Rahës, siç thirret nga barinjte, zë pikën më të lartë të kodrës, duke pasur kështu një pozicion sundues mbi giithë fshatin. (fig. 178e) Kulla përbëhet nga tri Fig. 1 7 8 f . Banesë me kullë në fshatin kthina; ajo e katit përPerlat i Epërm. Mirditë. dhes është e pandriçuar, por ka vetëm disa vrima ajrimi dhe është pajsur me një sterë. E pandriçuar është edhe kthina e katit të parë, veçse vrimat e ajrimit janë më të shpeshta, ndërsa kati i dytë ndriçohet nga dy dritare të vogla në formë frëngjie dhe është pajisur me një sqoll për larje. Anash kthinës kishte një podium, që shërbente për të lehtësuar vrojtimin nga dritaret. Hyrja për në kullë ndodhej në katin e dytë, ndërsa kthinat midis tyre lidheshin me shkallë të brendshme druri. Banesat me kullë vazhduan të përdoren për një kohë të gjatë, deri nga mesi i shek. XIX (fig. 178 f) Ekzemplarët e ruajtur deri në ditët tona janë të paktë, por për këto lloje ndërtimesh mbrojtëse na bën fjalë udhëtari turk i shek. XVII, Çelebiu. Në mesin e shekullit XIX ruheshin akoma shumë shembuj banesash me kullë. Ato ishin të përhapura në Shqipërinë e Jugut dhe përmenden nga albanologu I. G. Han. Një banesë me kullë në fshatin Moglicë të Oparit i përkiste një fshatari të pasur. Kishte gjithashtu banesa me dy kulla, që formonin një kompleks unik. Një e tillë, në gjendje të mirë, sidomos pas restaurimit, ndodhet në fshatin Dukat të Vlorës. Ansambli përbëhet nga një kompleks banesash dhe nga dy kulla e mure rrethuese, duke krijuar kështu një kompleks ndërtimor të mbyllur, që ka formën e një trekëndëshi. Ky kompleks i shërbente si banesë e fortifikuar Dervish Aliut, figurë e njohur historike, i cili ishte një nga udhëheqësit e 267
Kryengritjes së madhe fshatare, të vitit 1847 kundër pushtuesve turq.2 Banesa me kullë, gjatë shek. XVII, kishte dhe në qytetin e Gjirokastrës e të Delvinës. Për këto të fundit Çelebiu shkruan se çdo banesë kishte kullën e saj si vend strehimi. Ndërsa dy shekuj më vonë, Hani shkruante se të gjitha shtëpitë e mëdha 3 ndër qytete kishin nga përpara kulla të veçanta mu në mes të oborrit , ose ato ndodheshin ngjitur me banesën dhe komunikonin me të nëpërmjet të çardakut apo të një dhome. Një banesë me kullë, që 4 i bashkëngjitet asaj në pjesën e mbrapme ruhet edhe në Konispol . Ajo i përkiste një familjeje të pasur, ndërsa banesat e tjera të fshatit nuk ishin të këtij tipi. Kullat që i bashkangjiteshin banesës mund të ishin ië caktuara për mbrojtje aktive, kur ishin të pajisura me frëngji dhe për mbrojtje pasive, kur nuk kishin frëngji. Një ndërtim tipik për mbrojtje pasive është kamerjeja. Kamerjeja nuk ka karakteristikat dhe pamjen e një kulle të vërtetë, ajo është një ndërtesë dykatëshe me nga një kthinë në çdo kat, të mbuluar me qemer guri dhe përfundon në pjesën e sipërme me tarracë. Ndryshe nga banesat me kullë, që kemi përmendur. ku kulla është më e lartë se banesa, kamerjeja është më e ulët se kjo e fundit. Në Gjirokastër kamerjetë i takojmë në dy lloje, të veçuara dhe të lidhura me banesën. Kati i parë i kameriesë, i ajrosur nga një dritare e vogël, shërbente si kthinë strehimi, ndërsa kati i dytë, në të cilin të çonin një palë shkallë të jashtme guri, si dhomë për miqtë. Këto lloj ndërtimesh ka pasur parasysh E. Çelebiu, kur thotë për Delvinën se çdo banesë kishte kullën e saj të strehimit. Në këto kulla mbyllej familja në rastin e ndonjë rreziku jete, i cili në qytete nuk mund të zgjaste shumë. Banesat e fortifikuara na paraqiten dhe në variante të tjera. Thamë se banesa me kullë ishte parapëlqyer nga shtresat e pasura kundrejt kullës së përdorur si banesë, sepse siguronte një komoditet më të madh për pronarin e familjen e tij. Por ky tip banese nuk mund të arrinte shkallën më të lartë të komoditetit dhe njëkohësisht të sigurisë. Kështu që feudalët e mëdhenj në vend të kullës përdornin një mur rrethues kalaje të pajisur me parapet e frëngji. Kjo lloj mbrojtjeje, përveç komoditetit në trajtimin e banesës. që ndodhej brenda rrethimit, siguronte edhe pjesëmarrjen e një muri më të madh njerëzish të armatosur në mbrojtje në rast të ndonjë rreziku. Kështu është rrethuar me një mur të trashë banesa e feudalëve toptanas të Tiranës. Ami Bue (vizitor i shek. XIX) përmend një banesë të tillë në qytetin e Elbasanit, jashtë kalasë, të rrethuar me mur dhe me hendek, skarpatet e të cilit ishin veshur me lëndë druri. Kohët e fundit, gjatë punimeve për hapjen e themeleve të Pallatit të sportit në Elbasan, u zbuluan gjurmët e një muri me gjerësi 1,60. Nga ndjekja e gjurmëve të zbuluara u hetua se kemi të bëjmë me një fortifikim që ka pasur nga njëra anë, së paku një gjatësi prej 60 m dhe përforcohëj me 2) E. Riza. Arkitektura dhe restaurimi i kullës të Dervish Aliut në fshatin Dukat (Vlorë). Monumentet 17, 1979 (në shtyp). 3) E. Riza. Banesa e fortifikuar gjirokastrite. Monumentet 1, 1971. 4) L. Suli. Banesa e vjetër e zonës së Konispolit. Monumente historike në vendin tonë, Tiranë 1978.
268
Fig 179. Sarajet e fortifikuara të Këlcyrës.
Fig. 180. Banesë e fortifikuar në krahinën e Matit.
kulla këndi katërkëndëshe. E. Çelebiu, që vizitoi rreth vitit 1670 Elbasanin, nuk e përmend këtë fortifikim, i cili do t'i binte patjetër në sy, pasi ndodhej pranë pazarit. Ai duhet të jetë ndërtuar gjajtë shek. XVIII. Të njëjtin karakter ka pasur dhe e ashtuquajtura «kala e Kavajës», ku përfshiheshin sarajet e familjes feudale të Alltunsve. Gjithashtu bejlerët e Plasës (rrethi i Korçës) i kishin banesat e tyre të fortifikuara me mure rrethuese dhe hendeqe. Vlen të përmendim edhe sarajet e fortifikuara të Këlcyrës, rrënojat e të cilave akoma ruajnë një pamje impozante (fig. 179). Banesa e fortifikuar në fshat, ndryshe nga kulla e mirëfilltë, bashkon elemente të banesës së zakonshme drejtkëndëshe dhe të kullës (fig. 180). Nga kjo e fundit huazohen frëngjitë dhe çikFig. 181. Banesë me kullë. Koçaj, Peshkopi. matë (mashikula), që vendosen në muret ballore apo në këndet e banesës. Takojmë rrallë, në disa zona, edhe një tip tjetër banese të fortifikuar, mbi çatinë e së cilës ngrihet një kat me përmasa më të vogla, që përbëhet në fakt nga një kthinë e vetme, e cila luante rolin e një kulle vrojtimi dhe mbrojtjeje (fig. 181). Por për5 kryerjen më të madhe e arrin banesa e fortifikuar gjirokastrite (fig. 182), e cila, për shkak të karakterit të saj të veçantë qytetar, është quajtur dhe «kullë qytetare». Banesa gjirokastrite është zakonisht trekatëshe, me një ndarje të qartë funksionale sipas kateve. Kati i parë shërben për sterën e ujit dhe për depot, në katin e dytë zhvillohet jeta e përditshme e familjes, ndërsa në katin e tretë ndodhet dhoma e miqve. Karakteri mbrojtës i kësaj banese shfaqet në karakterin e mbyllur, në kompozimin e theksuar vertikal, në përdorimin e gjerë të frëngjive si dhe në përdorimin e mureve rrethuese të një karakteri të veçantë. Nga muret rrethuese formohen zakonisht dy dhe nganjëherë tri oborre të lidhura me dyer njëra me tjetrën, të cilat e forcojnë karakterin mbrojtës të banesës. Portat mbroheshin nga frëngji, që hapeshin në muret rrethuese anash tyre. 5) E. Riza. Vep. Cit. Monumentet 1, 1971.
270
Fig. 182. Banesë e fortifikuar, Gjirokastër
Muret rrethuese pajiseshin edhe me bedena dhe kullëza. Në anën e mbrapme, ku terreni ishte më i ngritur, strehët ishin të gurta, për të evituar vënien e zjarrit. Duke filluar që nga kati i parë deri tek i treti, masat mbrojtëse shkojnë duke u dobësuar. Kështu, ndërsa në katin e parë kemi vetëm frëngji, në të dytin hapen dritare të vogla, ndërsa në të tretin, ndodhet çardaku dhe dritaret janë më të mëdha. Banesa siguronte ujin nëpërmjet sterës dhe kishte vend për rezerva të mëdha ushqimore, që mund të shërbenin gjatë një konflikti që do të vazhdonte për një kohë relativisht të gjatë. Të gjitha këto masa ishin të nevojshme në një mjedis pasigurie dhe anarkie, që ushqehej nga rivaliteti i feudalëve gjirokastritë. Për këtë arsye, Pukëvili shkruan se në Gjirokastër «shtëpitë janë si kala dhe kanë rreth e rrotull frëngji; këta njerëz rrojnë gjithnjë në luftë». Banesa të fortifikuara qytetare kishte dhe në Prizren, ndërsa në Gjilan ishte ndërtuar një lagje më vete me banesa të tilla, e njohur si «mëhalla e bejlerëve»6. Një kategori tjetër ndërtimesh, që do të shqyrtojmë në këtë kapitull, është dhe kulla e përdorur si banesë e fortifikuar. Me kulla të përdorura si banesë do të kuptojmë ato ndërtesa të larta, me plan katërkëndësh, që i ngjajnë shumë kullave të një kalaje, ku çdo kat formohet nga një mjedis i vetëm, ku çdo gjë i shërben mbrojtjes, ndërsa komoditeti lihet në plan të dytë. Këto lloj ndërtimesh duhet të kenë gjetur një përhapje më të gjerë që nga shek. XV, kur pas pushtimit turk ndryshon edhe koncepti që ekzistonte deri atëhere lidhur me banesën, për shkak të pasigurisë dhe akteve arbitrare të pushtuesve. Një nga arsyet e tjera ishte dhe ekzistenca e institucionit të gjakmarrjes. Banesa të fortifikuara të tipit kullë, të shekujve XV-XVI, nuk ruhen si dëshmi fizike, por ato përmenden në burimet e kohës. Në dëfterin e regjistrimit të tokave të zonës së Përmetit dhe Korçës, përmenden dy persona, të cilëve në vitin 1453-54 u hiqet timari në fshatin Vërloçisht, pasi nuk kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe kishin qëndruar të mbyllur në kullat e tyre. Gjithashtu, përsa i përket Shqipërisë së Veriut, nga relacioni i Frang Bardhit i vitit 16387 mësojmë se uratorja e misionit të Gashit ishte ndërtuar në kullën e rrënuar të birit të Pjetër Spanit, që dikur kishte qenë zoti i Pultit; kulla ndodhej mbi një vend mbizotërues. Kushte për përhapjen e banesës së tipit kullë, së paku nga shek. XVI, ka pasur edhe krahina e Mirditës, e cila, siç dihet, kishte rreth vitit 1570 një lidhje të fuqishme ushtarake midis fshatrave për t'i rezistuar turqve dhe për shkak të kryengritjeve të tyre të herëpashershme dhe mosbindjeve, thirreshin nga këta të fundit «haina» dhe rabelë8. 6) L. Mile. Aspekte të mënyrës së jetesës në fshatin shqiptar (fundi i shek XVIII - vitet 70 të shek. XIX). Studime historike 3. 1977, 125. 7) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. III. Tiranë 1962, f. 196. 8) Serbët dhe shqiptarët, Tiranë. Bot. 1926. f. 91-92.
272
Por kullat më të hershme, të ruajtura, të këtij tipi i takojmë në Shqipërinë e Jugut, megjithëse janë më të pakta në numër. Ato i gjejmë të përhapura sidomos rreth zonës së Gjirokastrës dhe Delvinës, si dhe në fshatrat e bregut të detit, si në Dukat, Dhërmi e Vuno. Kullat e Dhërmiut e të Vunoit i përkasin parisë së fshatit. Ato dallohen për trajtimin arkitektonik, krejt të mbyllur dhe mungesën e elementeve në fasadë, përveç dritareve dhe dyerve, të mbuluara me hark rrethor. Një banesë-kullë e tipit klasik ndodhet në fshatin rrënojë të Kamenicës. Kulla është krejt e veçuar, trikatëshe dhe me plan katërkëndësh. Dy katet e para kanë lartësi të barbarta 2 m, ndërsa kati i tretë është 1 m më i lartë. Hyrja e vetme e kullës ndodhej në katin e parë dhe sigurohej me katarah. Kati i dytë është pajisur me oxhak dhe me një sqoll (për larje), por mund të ketë pasur dhe një qoshk. Kullat më të hershme në Shqipërinë Jugore e kanë pasur hyrjen në katin e dytë. Në to hyhej nëpërmjet një shkalle të ngushtë të vendosur 1,5-2 m larg hyrjes, mbi të cilën mbështetej një urë e lëvizshme. Ekzemplarë të ruajtur të këtij tipi kullash janë të paktë. Për to bën fjalë albanologu J. G. Han, kur përmend kullat mbrojtëse pranë banesave, në mjaft krahina të Shqipërisë së Jugut. Një kullë e tillë, me urë të lëvizshme, ruhet në Butrint. Megjithëse ajo ka një karakter tjetër, pasi nuk është përdorur si banesë e fortifikuar, por si një post ushtarak për kontrollin e kanalit të Vivarit, paraqet interes për t'u përshkruar për shkak të elementeve që ruan. Kulla (fig. 183) përbëhet nga dy kate me planimetri katrore 6 x 6 m, që ngrihen mbi një bazament të pjerrët me lartësi 4,30 m. i cili përfundon në pjesën e sipërme me një kornizë guri e tullash. Muret e kullës, me trashësi 1 m ngrihen duke ruajtur një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme. Kati i parë i kullës, me lartësi 4.60 m përbëhet nga një kthinë e vetme katërkëndëshe që mbulohet nga një qemer i kryqëzuar i ndërtuar me tulla. Kthina e katit të parë është pajisur me një dritare, që bie nga ana e kanalit te Vivarit dhe dy frëngji për armë zjarri. Në mesin e murit lindor hapet porta e kullës. Në këtë të fundit hyhet nëpërmjet një palë shkallëve prej guri, të vendosura 1.60 m larg hyrjes dhe të një ure të lëvizshme, që lëshohej nga ajo në këtë të fundit. Ura mbështetej në një anë mbi sheshpushimin e shkallëve dhe në tjetrën mbi dy gurë gëlqerorë monolitë, të punuar e të dalë në formë konsoli nën nivelin e pragut të portës. Në pjesën e sipërme të këtyre gurëve është gdhendur një kanal tërthor me seksion gjysmërrethi dhe diametër 15 cm, mbi të cilin mbështetej boshti rrotullues i urës. Përveç urës së lëvizshme, hyrja mbrohej edhe nga dy kanata që hapeshin nga brenda dhe siguroheshin me katarah. Shkallët janë ndërtuar me disa kthesa. Kjo është bërë për të zgjatur kohën e afrimit deri tek porta dhe për t'ju ekspozuar mbrojtësve në pozicione të ndryshme të trupit, me qëllim që të goditej më lehtë nga të gjitha frëngjitë. Kati i parë lidhej me të dytin nëpërmjet shkallësh të brendshme prej druri. Kati i dytë ka gjithashtu një dritare nga ana e kanalit dhe dy frëngji anash saj. Dy nga muret e këtij kati janë pajisur me nga katër frëngji secili, ndërsa në murin që bie nga ana e portës janë hapur 18 - 61
273
Fig. 183. Kulla pranë Kanalit të Vivarit, Butrint.
pesë frëngji. Frëngjia e mesit, e cila ndodhet në një nivel më të ulët, ka qenë hapur posaçërisht për mbrojtjen e portës. Prej saj mund të lëshohej dhe ujë i valuar mbi kundërshtarin, që kishte arritur deri tek porta. Kulla mbulohej me çati druri me katër kullime e mbuluar me tjegulla ose me plumb. Në Shqipërinë e Jugut takojmë edhe një tip tjetër kulle, atë të clifligarëve në fshatrat çifligje. Këto kulla lidhen me një funksion të përcaktuar qartë. Në to, çifligari qëndronte përkohësisht për të kontrolluar vjeljen e produkteve bujqësore nga bujqit çifçinj. Nganjëherë kullat shërbenin edhe si hambarë të grumbullimit të këtyre produkteve. Shkaku i ndërtimit të këtyre kullave ishte frika nga revolta popullore. Ndërtimi i tyre lidhet dhe me një periudhë të caktuar historike, me atë të përhapjes së sistemit të çifligut në Shqipëri në shek. XVII-XVIII, e cila ishte një formë e re e zotërimit të tokës, që i jepte mundësi feudalit të shfrytëzonte. drejtpërdrejt punën e fshatarit të shpronësuar nga toka9 si dhe të ngrinte rentën feudale nëpërmjet një rruge më të sigurtë . Kullat në fjalë i takojmë në zonat fushore, atje ku u përhap edhe më shpejt sistemi i çifligjeve. Deri tani, kulla të tilla janë ruajtur apo dokumentuar nga të dhëna historike, në fushën e Korçës në luginën e Dropullit, në fushën e Tiranës (Laprakë), në fushën e Domosdovës, Delvinë, Çamëri, në Sulin e Poshtëm, në Zadrimë, Kosovë, etj. Këto lloj kullash shërbenin edhe për verim si dhe si banesa për qehallarët. Në kontrast me kullën dhe banesat e fortifikuara të çifligarëve, banesat e bujqve çifçinj, sidomos në zonat fushore, ndërtoheshin me materiale të dobëta dhe ishin njëkatëshe. Në të shumtën e rasteve, ato nuk kishin as oxhak dhe as dritare, pasi për secilën prej tyre bujku ishte i detyruar të paguante taksë. Në fushën e Korçës ruhen në gjendje të mirë tri kulla në fshatrat Turan, Malavec dhe Dishnicë. Nga ana arkitektonike, ato përfaqësojnë tipin klasik të kullave: me planimetri katrore, me nga një kthinë në çdo kat dhe me theksimin në lartësi. Volumi i tyre i mbyllur, strehët e gurta e të pazhvilluara, mungesa e dritareve dhe lakonizmi në elementet arkitektonike, flasin vetëm për mbro'jtje. Kulla e Turanit (fig. 184) është ndërtuar në një terren të sheshtë në skajin lindor të fshatit. Ajo ka një lartësi prej 15 m dhe planimetri katërkëndëshe që i afrohet shumë katrorit (4.60 x 4.46 m nga ana e brendshme). Kulla ka një hyrje të vetme të vendosur në anë të fasadës perëndimore, e cila mbulohet me dy harqe guri dhe komunikon me katin e parë. Për të arritur pragun duheshin ngjitur disa këmbë shkallë të drunjta, të cilat nuk ruhen më. Kulla ndahet në katër kate, ku secili kat formohet nga një kthinë e vetme, me përjashtim të katit të parë, i cili ndahet në dy kthina, që mbulohen me qemer cilindrik guri. Katet e tjera ndaheshin nga njëri-tjetri me dysheme druri, ndërsa mbulesa është realizuar me një kupolë sferike të mbështetur mbi katër trompa dhe mbi të është vendosur një çati me katër kullime e mbuluar 9) S. Naçe. Çeshtje të çifligut feudal në Shqipëri në shek. XVII-XVIII. Bul. i shk. shoq. 3, 1960, 91-113. 275
me rrasa guri. Muret e katit të parë kanë një trashësi prej 1,15 m, ndërsa në katet e tjera, me përjashtim të katit të katërt, ato ngushtohen 10-15 cm për çdo kat, për të mbështetur trarëjt e dyshemesë. Ngjitja për në katin e dytë realizohej me anë shkallësh të gurta, ndërsa katet e tjera komunikonin me shkallë druri. Ky dallim, si dhe mbulimi me qemere i katit të parë, është bërë për ta siguruar këtë nga rreziku i zjarrit, pasi aty grumbulloheshin përkokohësisht prodhimet bujqësore. Kati i dytë iahte vendi kryesor i luftimit, i errët, pak më i ulët se katet e tjera dhe pa asnjëfarë komoditeti; ai është pajisur më së miri me frëngji për armë zjarri. Në katin e tretë ndodhet ambienti kryesor i banimit. Ai përbëhet Fig. 184. Kulla e Turanit. Korçë nga një kthinë që ndriçohet nga tri frëngji. Në një qoshe të kthinës ndodhet një ambient sanitar, dyshemeja e të cilit mbështetet mbi një konsol, që formohet nga disa radhë gurësh, që dalin me shkallëzime nga faqja e brendshme e murit të kullës. Konsoli fillon në katin e dytë të kullës dhe përfundon në nivelin e dyshemesë së katit të tretë. Megjithëse kati i tretë ishte vendi kryesor i banimit, në të nuk dallohet asnjë gjurmë oxhaku apo e ndonjë vendi tjetër për ndezjen e zjarrit. Kati i katërt i mbuluar me kupolë është pak më i lartë se katet e tjera. Në të hapeshin dy dritare të mëdha, të mbuluara me hark me majë, të cilat nuk kishin kanata, megjithatë kjo kthinë është pajisur me oxhak, pasi ai përdorej për të gatuar gjatë stinës së verës. Kulla e Malavecit ndodhet e veçuar në lindje të fshatit me të njëjtin emër. Ajo ndahet, ashtu si dhe kulla e Turanit në katër kate, por të gjitha katet janë me dysheme druri. Kulla e Malavecit është më e thjeshtë dhe më e varfër në elemente arkitektonike. Frëngjitë ndodhen vetëm në murin jugor të kullës nga është edhe porta, ndërsa muret e tjera nuk kanë as dritare dhe as frëngji. Frëngjitë janë shpërnda276
fig. 185. Kullë në fshatin Goranxi, Gjirokastër.
rë në këtë mënyrë: kati i parë nuk ka frëngji, i dyti dhe i treti kanë nga një, ndërsa i katërti ka dy frëngji të vendosura në pjesën e sipërme, të cilat shërbenin vetëm për ndriçim. Kulla mbulohet me një kupolë sferike, e cila nuk mbështetet mbi trompa si në Turan, por mbi disa trekëndësha të formuar nga trarë të vendosur horizontalisht në të katër qoshet e mureve. Siç duket, kulla e Malavecit shërbente më tepër si një hambar i grumbullimit të produkteve bujqësore dhe për ruajtjen e tyre, se sa për të qëndruar atje, qoftë dhe për një periudhë të shkurtër kohe. Ky ndryshim me kullën e Turanit është i lidhur edhe me largësinë e kullave nga banesa e fortifikuar e çifligarit. Po t'i besojmë traditës se këto kulla u përkisnin bejlerëve të Plasës, problemi del më i qartë. Kulla e Dishnicës ruhet deri në katin e dytë dhe është përshtatur në banesë. Nga gjurmët që ruan, ajo duket se ka ngjashmëri më të madhe me kullën e Malavecit se sa me të Turanit. Ndërtime të këtij lloji takohen edhe në fushën e Dropullit e sidomos 10 në fshatin Goranxi, ku janë gjurmuar 25 objekte të tilla . Vetë fshati, në të kaluarën, thirrej «kulla Goranxi». Kullat e Goranxisë (fig. 185) trikatëshe, me planimetri drejtkëndëshe të përzgjatur, janë ndërtuar me gurë të thatë të palidhur me llaç dhe mbulohen me një çati dy kullimesh me rrasa guri, e cila përfundon në anët e ngushta me kallkan. Me gjithë planimetrinë katërkëndëshe të përzgjatur, tek kullat e Goranxisë spikat qartë kompozimi vertikal. Ngritja në lartësi dhe mungesa e dritareve në të dyja katet e para flasin qartë për tiparet mbrojtëse të tyre. Kati i dytë i këtyre kullave, i ndriçuar dobët, shërbente për depozitimin e produkteve bujqësore, ndërsa në katin e sipërm qëndronte çifligari. Ky kat shpesh ndahej në dy kthina: ajo e banimit dhe ajo e gatimit. Në kthinën e banimit dilte dhe një lloj qoshku prej druri. Ndryshe nga kullat e fushës së Korçës, ato të Goranxisë nuk kanë frëngji, prandaj ato shërbenin vetëm për një mbrojtje pa10) E. Riza, Th. Kamberi Kullat në fshatin Goranxi. Monumentet 3, 1972, 179-183.
277
sive. Këto kulla janë ndërtuar gjatë shek. XVIII ose më herët, nga çifligarët që banonin në Gjirokastër, të cilët kishin çifligje në të gjitha fshatrat e fushës. Në përgjithësi, kullat në fshatrat çifligje i përkasin të njëjtës periudhë, sidomos fillimit të shek. XVIII, kur Shqipëria ndodhej në një atmosferë kryengritjesh të drejtuara kundër pagimit të taksave, të ciiat përfshinë territoret që shtriheshin që nga Kurveleshi deri në Malësitë e Mbishkodrës. Edhe duke mos pasur të dhëna burimore për shtrirjen e këtyre revoltave në disa krahina të Shqipërisë, vetë ndërtimi i kullave tregon jo vetëm rezistencën e bujqve çifçinj, por dhe që vetë jeta e çifligarit 11 nuk ishte e sigurtë. Në Shqipërinë e Veriut dhe deri diku në të Mesmen , kullat të përdorura si banesë e fortifikuar kanë një përhapje më të gjerë, sidomos gjatë shek. XVIII-XIX dhe dallohen për larminë e tyre me elemente arkitektonike, megjithëse programi është pothuajse i njëjtë. Për sa i përket kullave të vona që ruhen deri në ditët tona, në Shqipërinë e Veriut, ndryshe nga Jugu, vërehet një shfaqje masive e tyre, që përfshin edhe shtresa të gjera të fshatarësisë. Kjo shfaqje është më e dukshme sidomos në kullat e krahinës së Matit (fig. 186a, b) ku tipi kullë i banesës, zëvendësoi tipat e tjerë të pafortifikuar. Një përhapje të gjerë të kullave kemi dhe në krahinën e Kosovës, etj. si dhe në ndonjë fshat në Shqipërinë e Jugut, si në Kardhiq. ku thuajse të gjithë banesat fshatare janë të fortifikuara. Në mesin e shek. XIX, në fshatin e Baba Lloçit, që ndodhet gjatë rrugës Gjakovë-Pejë, ndërtimi i kullave kishte marrë përpjesëtime të tilla sa të 60 shtëpitë që përbënin këtë fshat ishin të fortifikuara, të pajisura me frëngji 12të shumta dhe ishin në gjendje të përballonin një rrethim pa artileri. Të njëjtin karakter ka pasur edhe fshati i Kardhiqit (Gjirokastër), ku banorët janë kujdesur të ndërtojnë dhe një mur rrethues nga ana më pak e mbrojtur e fshatit. Kjo është një shenjë e sigurtë, që tregon për një mbrojtje të organizuar të të gjithë banorëve të fshatit kundër lakmisë dhe shpërdorimeve të feudalëve. Përhapja masive e kullave në disa zona, kryesisht malore, është e lidhur me mbizotërimin e fshatarësisë së lirë, ku sistemi i çifligut nuk ishte përhapur. Por ka edhe raste të tilla, kur kulla është ndërtuar edhe nga çifçinj të pasuruar, që ishin kthyernë pronarë të vegjël tëpavarur, si në Kosovë, nga ku lindi dhe shprehja «kullë begu e kullë çifçija nuk dihet kush asht zotnija»13 Kjo shprehje tregon gjithashtu për një pëhapje të gjerë të banesës së fortifikuar të tipit kullë në Shqipërinë e Veriut, sidomos gjatë shek. XIX. Kulla e Matit arriti përsosmërinë e llojit të vet nga ana arkitektonike dhe funksionale. Banesat-kullë ndërtoheshin zakonisht në vende të dukshme, ku kishin një shesh pamje të lirë e për këtë arsye nuk pajiseshin me mure 11) Për kullat në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, shih P. Thomo, Arkitektura e banesave fshatare në Shqipërinë e Veriut gjatë shek XIX. Monumentet 12, 1976. 159-171. B. Strazimiri. Banesat e Malësisë së Krujës. Monumente të Kulturës në Shqipëri, 1975, II, 86-90. B. Strazimiri, P. Thomo. Kulla e Matit. Monumentet 1, 1971, 149-165. A. Muka. Arkitektura popullore e Shqipërisë së Mesme (banesa me telize). Monumentet 12, 1976, 199-209. Janë përdorur dhe materiale të pabotuara të L. Sulit, për kullat në rrethin e Pukës. 12) L. Mile. Vep. cit. 124. 13) M. Krasniqi. Gjurmime albanologjike, folk. etn. 2, 1972, 39.
278
Fig. 186a. Kullë në krahinën Matit.
Fig. 186b. Kullë në krahinën e Matit.
e
rrethuese. Muret e tyre ishin të forta, të ndërtuara kryesisht prej guri. Këto ndërtesa kanë zakonisht 3 kate me nga një kthinë në çdo kat. Kati i parë përdorej për strehimin e bagëtisë, në katin e dytë zhvillohej jeta familjare ndërsa në të tretin priteshin miqtë. Banesa ka një hyrje të vetme në katin e parë, i cili lidhet me katet e tjera me shkallë të brendshme druri. Karakteristike për ambientin e katit të tretë janë çikmatë (mashikula), të cilat janë disa dalje të vogla në formën e ballkoneve të mbyllura prej guri dhe të pajisura me frëngji anash dhe poshtë. Cikmatë janë vendosur në pika të tilla nga mund të kontrollohen të gjitha anët e ndërtesës, por përveç mbrojtjes ato shërbenin edhe si kënde për ndejtje. Në të shumtën e rasteve, njëra nga çikmatë vendoset përmbi hyrjen, të cilën e kontrollon dhe e mbron 30 vetëm së largu, por edhe nëpërmjet të vrimës së hapur në dyshemenë e çikmasë, prej së cilës mund të hidhet ujë i valuar mbi kundërshtarin. Me frëngji janë pajisur jo vetëm muret e çikmatë, por edhe kthina sanitare, që del në formë konsoli jashtë ndërtesës, e mbështetur mbi ancakë guri, si edhe vendi i larjes së duarve, që formohet nga një e thelluar drejtkëndëshe apo rrethone në mur. Kur nevojat e familjes kërkonin zgjerimin e sipërfaqes së banimit, ndërtohej ngjitur me kullën ekzistuese një kullë tjetër, e cila, sipas rastit, ishte një kat më e lartë ose më e ulët. Kulla të përdorura si banesa të tipit të Matit takohen edhe në krahina të tjera të Shqipërisë Veriore, si në Mirditë, Dibër, Lurë, Pukë, 279
elj. Në disa kulla të zonës së Pukës, hyrja ndodhet në katin e dytë, në të cilin të çojnë shkallë të jashtme druri; edhe në to, kati i tretë është pajisur me çikma, porta vendoset në anë të fasadës dhe mhrohet nga një çikma. Kthina sanitare, që del në formë konsoli, është pajisur me frëngji anësore, ndërsa në ballë ka një dritare të vogël. Banesat kulla të Malësisë së Gjakovës janë gjithashtu zakonisht trikatëshe dhe të varfëra me kthina ndihmëse. Ato kanë të njëjtën vendosje kthinash si kullat e Matit dhe të Pukës. Por kthina e katit të tretë në këto kulla, në vend të çikmave, ka një të dalur në formë konsoli, të cilën e quajnë dyshekllëk. Dyshekllëku shërben për ndejtje, por edhe për luftim. Ai është pajisur me dritare të vogla, që i ngjajnë frëngjive. Në banesat e vjetra, dyshekllëku ka qenë ndërtuar me dru lisi 8-9 cm të trashë që nuk mund të shpohej nga plumbi, ndërsa, më vonë, muret e tij u ndërtuan prej guri. Hyrja në këto kulla ndodhet në katin e dytë, ku të çojnë shkallë druri. Kjo e bën më të mbrojtur banesën dhe për më tepër më komode, pasi e veçon nga vendi i kafshëve. Por nga ana tjetër, hyrja në katin e dytë ka disavantazhe se është më e ekspozuar nga larg. Kërkesat për komoditet në këto kulla janë në përgjithësi më të mëdha se sa në kullat e Matit, ku gjithçka është parë me syrin e mbrojtjes. Dyshekllëku në banesat e Malësisë së Gjakovës na paraqitet me shtrirje në disa variante: ai mund të zërë një kënd të banesës, krejt murin ballor dhe gjysmën e njërit nga muret anësore ose murin ballor dhe dy gjysmat e mureve anësore. Një kullë e këtij tipi, me dyshekllëk
Fig. 187. Kulla e Mic Sokolit. Bujan, Tropojë.
280
Fig. 188. Banesë me «teliz» e tipit kullë. Çermenikë, Librazhd.
prej druri është edhe ajo e heroit të Lidhjes së Prizrenit Mic Sokoli14 (fig. 187), e cila është restauruar kohët e fundit. Kulla është trikatëshe dhe është pajisur me 40 frëngji të shpërndara në të trija katet, të cilat kontrollojnë të katër drejtimet e kullës. Banesa e tipit kullë është përhapur edhe në Malësinë e Krujës, megjithëse në një kohë të vonë dhe me ndikime nga kullat e krahinave fqinje të Matit dhe të Mirditës. Një tip kulle me mjaft interes na shfaqet në Shqipërinë e Mesme. Ajo njihet me emrin «shtëpia me telize» dhe ka qenë mbizotëruese në krahinat e Çermenikës, Martaneshit dhe Shëmilit, por takohet edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Mesme malore si në Malësinë e Tiranës, të Peshkopisë, Krujës dhe Librazhdit. Kjo lloj banese dallohet për praninë e një galerie të mbyllur prej druri (telize), që rrethon nga jashtë katin e sipërm të banesës, pjesërisht apo tërësisht, duke dalë në formë konsoli (fig. 188). Karakteri mbrojtës në këtë tip banese theksohet në banesat trikatëshe që thirren edhe «kullë». Karakteristike për to janë: ekzistenca e një kthine për çdo kat, mungesa në përgjithësi e dritareve në katin e parë, ekzistenca e çikmave dhe frëngjive si dhe varfëria në kthinat ndihmëse. Megjithëse banesa me telize nuk është aq e fortifikuar sa kulla e Matit, ajo përfaqëson një nga tipat e vjetër të banesës së fortifikuar, e ndikuar drejtpërdrejt nga arkitektura ushtarake. Ajo sigurisht ka lëvizur në kohë, duke i shtuar ose pakësuar cilësitë e saj mbrojtëse, por edhe duke ruajtur gjithnjë elementin kryesor të kësaj arkitekture, telizin. Po të vërejmë edhe tipat e tjerë të banesave të fortifikuara, do të shohim se ndikimi i arkitekturës ushtarake aty është i padiskutueshëm. Cikmatë nuk janë gjë tjetër veçse mashikulat që ndërtoheshin në kullat dhe mbi muret e kështjellave, sidomos mbi portat e tyre. Siç kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, këto kanë qenë mjaft të përhapura gjatë shek. XV. Në përgjithësi mashikulat ndërtoheshin prej druri dhe vetëm vonë u ndërtuan prej guri. Shembullin më të hershëm të një mashikule guri, ndoshta e kemi mbi portën e kështjellës së Lezhës dhe në kalanë e Prezës, ku ato nuk janë më të hershme se fundi i shek. XV ose shek. XVI. Për banesën me teliz, ne gjejmë një shembull të hershëm identik në nië nga kullat e Petrelës, që e kemi përmendur më sipër. Është pikërisht Shqipëria e Mesme, ku takojmë një përdorim të gjerë të mashikulave prej druri në kështjellat tona. si në Petrelë, Bashtovë, Durrës, etj. Këtë traditë e vazhduan për një kohë të gjatë banesat e fortifikuara të këtyre zonave dhe të tjera në afërsi me to, derisa, pothuaj para syve të brezave tanë, çikmatë e drunjta u zëvendësuan me ato prej guri, por edhe këto të fundit ndryshuan vetëm materialin, por jo formulimin arkitektonik. Kështu shpjegohet që ndryshe nga shumë krahina të Greqisë Jugore në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut nuk takojmë kullëza rrethore nëpër qoshet e banesave, që janë një ndikim i sigurt perëndimor. Një nga arsyet e përhapjes së banesave-kulla, ishte rezistenca kundër pushtuesve turq dhe shpërdorimeve të administratës osmane. Këtë mund ta ndjekim që nga fillimet e pushtimit në shek. XV, kur timarlinjtë në krahinën e Korçës refuzuan të kryejnë shërbimin ushtarak dhe 14) L. Suli. Restaurimi i Kullës së Mic Sokolit. Monumentet 15-16, 1978.
u mbyllën në kullat e tyre; pastaj rreth mesit të shek. XIX, kur Dervish Aliu, një nga udhëheqësit e kryengritjes, banonte në një shtëpi të fortifikuar dhe së fundi kemi ndërhyrjen e administratës otomane, në vitet 1911-12 për të zmadhuar dritaret e çikmave, në mënyrë që të ulnin aftësinë mbrojtëse të kullave në Shqipërinë e Veriut. Arsyeja e dytë ishte ekzistenca e zakonit të gjakmarrjes, i cili nxitej edhe më tepër nga klasat sunduese. Vetëm gratë përjashtoheshin nga gjakmarrja. Kjo dha mundësi që me zgjerimin e pjestarëve të familjes, shtëpia e bukës të shpërngulet në një kthinë përdhese në oborr. Jeta në kulla ishte e vështirë, e ashpër dhe luftarake. Krahas ashpërsisë kundrejt armikut dhe gjaksit, besa dhe mikpritja mbeti një zakon i përhershëm për shqiptarin. Në kullat e varfra të fshatarëve kthina më e mirë u rezervohej miqve.
283
Kapitulli X
KISHA, MANASTIRE DHE URA TË FORTIFIKUARA
Që nga fillimet e mesjetës shtresa e klerikëve ishte fuqizuar shumë, aq sa gradualisht filloi të konkuronte me feudalët. Pasuritë e mëdha të grumbulluara nga komunitetet fetare nëpër manastire duheshin mbrojtur si nga armiqtë e jashtëm ashtu edhe nga revoltat dhe kryengritjet e brendshme të fshatarëve që shfrytëzoheshin nga këto manastire, pasi ato ishin, ashtu si feudalët, pronarë të mëdhenj tokash e çifligjesh, të cilat jipeshin me qira tek fshatarët kundrejt detyrimeve të rënda. Manastiret më të pasura rrethoheshin me mure e kulla të fuqishme, që nuk binin më poshtë nga ato të kështjellave të princave dhe feudalëve të mëdhenj. Në kohë të turbullta janë ndërtuar edhe kisha të fortifikuara, që mund të shërbenin për t'i shpëtuar valës së një sulmi. Shumica e manastireve kanë qenë të fortifikuara. Ato kanë pasur zakonisht një ose disa banesa të tipit kullë, mure rrethuese me frëngji dhe shpeshherë edhe kulla. Nga ndërtimet mbrojtëse të manastireve të hershme janë ruajtur pak gjurmë, por edhe me ato mund të krijohet një ide për këtë gjini fortifikimesh. Nga një njoftim i Ana Komnenës mësojmë se në afërsi të Durrësit ndodhej «tempulli i kryestrategut Mihail», ku u strehua garda e perandorit Aleks Komneni pasi u thye nga normandët; ajo u rrethua atje nga normandët dhe u dogj bashkë me tempullin. I pari që tërhoqi vëmendjen për një kodër me emrin Shimill pranë Arapajt (Durrës) ishte arkeologu Hezei1. Kodra e Shimilit është e mbushur me qeramikë që takohet në sipërfaqe. Gërmimet arkeologjike të kryera nga muzeu i Durrësit nxorën në dritë gjurmët e një kishe paleo1) Mission..., 368 284
Fig. 189. Manastiri i Mesopotamit, Sarandë.
kristiane2, që, nga teknika e ndërtimit, duhet t'i përkasë gjysmës së dytë të shek. V. Kisha ka pasur edhe një mur rrethues rreth 50 x 50 m, i cili mund të kapet vetëm nga gjurmë të shkëputura. Nëse mbi bazën e kësaj kishe ka qenë ndërtuar kisha e Shën Mëhillit, e përmendur nga Ana Komnena, nuk mund të thuhet asgjë me siguri. Por sidoqoftë, në këtë rast kemi të bëjmë me një të dhënë historike që një kishë apo manastir i fortifikuar në shek. XI ka shërbyer për strehimin e një garde perandorake dhe me faktin që nga mbetjet a Arapajt mund të rikonstruktohet një kishë paleokristiane e pajisur me një mur mbrojtës. Rrënojat e një kishe tjetër të shek. VI, e cila kishte një mur rrethues të fuqishëm, të ndërtuar me të njëjtën teknikë me atë të mureve të kalasë së Durrësit, u zbuluan kohët e fundit në afërsi 3 të Ishmit . Por deri tani të dhëna më të plota për karakterin e tij mbrojtës 4na ofron manastiri i Shën Kollit në Mesopotam (rrethi i Sarandës). Mesopotami ndodhet fare pranë Finiqit, që ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore në kohën antike dhe qendër peshkopate në prag të mesjetës. Pas prishjes së Finiqit nga Totila, në vitin 568, selia e peshkopatës transferohet në Mesopotam dhe u quajt Peshkopata e Finiqit dhe e Mesopotamit. Manastiri (fig. 189), është ndërtuar mbi një kodër të ulët, që ngrihet midis dy shtretërve të lumit të Bistricës. Muret rrethuese kapin një territor me gjatësi 100 m e gjerësi 80 m dhe kontrolloheshin nga 7 kulla drejtkëndëshe, të cilat janë mjaft të rrënuara. Vetëm nga njëra prej tyre, që ndodhet në anën perëndimore, ruhet një faqe me lartësi 10 m. Hyrja për në manastir ka qenë nga lindja dhe përshkonte një kullë katërkëndëshe me ballë të gjerë. Muret mbrojtëse janë më të hershme se kisha ekzistuese dhe duhet të lidhen me krijimin e manastirit, që sipas gojëdhënës i atribuohet periudhës së sundimit të Kostandin Monomakut (1042-1045). Pak a shumë e kësaj periudhe ose më e hershme është një kishë në qytetin e Durrësit. e cila në fillim të shek. XVI u kthye në xhami 5 . Në muret me tulla të kishës na tërhoqën vëmendjen disa të çara në të djathtë të absidës. Ato kishin një lartësi prej 0,20 m, ishin po kaq të gjera në anën e brendshme dhe ngushtoheshin nga jashtë në 5-6 cm, duke përshkuar pjerrëtas trashësinë e murit. Këto të çara s'mund të kenë qenë gjurmë të brezave të drurit, pasi ato ngushtohen në anën e jashtme, e përshkojnë murin pjerrëtas dhe duke u ndodhur gjithashtu në lartësi të përshtatshme, ato s'mund të jenë tjetër veçse frëngji. Një nga manastiret më të rëndësishme në Shqipërinë e Veriut ka qenë ai i Shën Serxhit dhe Bakut në breg të lumit Buna (Shkodër), nga i cili ka marrë emrin dhe fshati i sotëm Shirgj. Rrënojat e kishës që ruhen akoma nga ky manastir, paraqesin një nga ndërtimet më të bukura të arkitekturës romanike në vendin tonë. Manastiri ka pasur rëndësi edhe për hir të punëve që kanë qenë 2) H. Hidri. Bazilika paleokristiane e Arapajt. Sesion shkencor, 21 nëntor 1979, Durrës, 3) Kjo informatë dhe të dhënat e tjera rreth kishës, i detyrohen H. Myrtos, arkeolog në muzeun e Durrësit. 4) A. Meksi Arkitektura e kishës së Mesopotamit. Monumentet 3, 1972, 47-95. 5) A. Meksi. Dy bazilika mesjetare të panjohura. Monumentet 13.
286
Fig. 190. Manastiri i fortifikuar i Kakomesë, Sarandë
Fig. 192. Manastiri i fortifikuar i Kamenosë, Sarandë.
të lidhura me skelën, tregun dhe doganën. Rreth manastirit is'hin ndërtuar magazina, zyra doganore dhe shtëpitë për tregti. Për këtë arsye ai, rreth viteve 1400-1419, u fortifikua nga venecianët me një kështjellë druri, ndërsa ndërtime mbrojtëse më të hershme akoma nuk janë vërtetuar. Pati dhe manastire të tjera, që u fortifikuan në prag të pushtimit turk si abacia në Malin e Shenjtë të Mirditës, Retësi, etj. Gjithashtu qyteti i Svaçit (Shasi), që ishte më tepër një seli fetare se sa qendër e banuar, u fortifikua rreth vitit 1406 me kërkesë të peshkopit të qytetit, që ju drejtua venecianëve. Gati tre shekuj më vonë, peshkopi Vladani, pasi hyri në konflikt me turqit, më 1676, urdhëroi ndërtimin e një kulle (shtëpi e fortifikuar) në famullinë e Shën Nikollës. Por nga këto manastire nuk ruhen gjurmë ndërtimesh. Në gjendje relativisht të mirë na janë ruajtur disa manastire të fortifikuara në Shqipërinë Jugore, midis të cilave të tërheqin vëmendjen veçanërisht manastiret e Krorëzit, Kakomesë6, Kamenosë (fig. 192) etj. Në manastirin e Kakomesë (fig. 190), që përbëhet nga kisha, ko6) A. Meksi. Arkitektura e kullës si banesë. Monumentet, 193-198.
288
191. Manastiri i fortifikuar i Krorzit, Sarandë.
19 - 61
nakët e manastirit dhe një rhur rrethues ruhet një banesë e fortifikuar e tipit «kullë». Kulla është trikatëshe, ku secili kat përbëhet nga një kthinë e vetme. Kati i parë shërbente si bodrum dhe komunikonte me një portë të mbuluar me hark rrethor. Në katin e dytë hyhej nëpërmjet një shkalle guri të vendosur 1,5 m larg portës dhe të një ure të lëvizshme. Dy katet e para janë pajisur me frëngji në të katër muret, ndërsa kati i tretë, përveç frëngjive, ka edhe disa dritare të vogla për ndriçim. Katet ndaheshin nga dysheme druri dhe çatia ishte mbuluar me rrasa guri. Për t'u ruajtur nga djegia, nuk ka pasur strehë, por përfundonte me një kornizë guri. Manastiri i Krorëzit (fig. 191) ndodhet pranë të parit mbi një kodër në breg të detit, prej së cilës soditet një pamje mjaft e bukur. Si në Kakome edhe këtu ruhet një kullë trikatëshe e fortifikuar, por në të cilën, për shkak të mosnivelimit të terrenit hyhet pa shkallë drejt në katin e dytë. Në katin e tretë, përveç frëngjive, ndodhet dhe një mashikul guri që del konsol dhe shërbente për mbrojtjen e hyrjes. Të dy manastiret janë ndërtuar rreth mesit të shek. XVII. Ndryshe nga manastiret e Krorëzit dhe të Kakomesë, manastiri i Demës (rrethi i Sarandës) i së njëjtës kohë, mbrohet nga një mur rrethues i pajisur me kulla, të cilat në anën e brendshme janë. krejtësisht të hapura. Përveç kishave dhe manastireve ka pasur edhe ura të fortifikuara, por këto nuk na janë ruajtur deri në ditët tona edhe për faktin se kanë qenë të rralla dhe në ndonjë rast me materiale jo rezistente, siç është druri. Me të dhënat që kemi deri tani, këtë gjini ndërtimesh mund ta ilustrojmë vetëm me dy shembuj. Në shek. XV, një urë e, fortifikuar lidhte dy brigjet e Bunës. Ura u ndërtua në vitin 1478 nga turqit, gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës dhe kishte për qëllim të pengonte afrimin e anijeve për të ndihmuar Shkodrën e rrethuar. Në veprën e Barletit «Mbi rrethimin e Shkidrës», nuk bëhet fjalë për llojin e materialit, me të cilën u ndërtua ura, por slgurisht ajo ka qenë prej druri. Në të dyja anët e urës u ndërtua nga një kullë. Njëra nga kullat iu ngarkua për ta ndërtuar bejlerbeut të Rumelisë, ndërsa tjetra atij të Anadollit. Kullat u pajisën me mjete të shumta luftimi dhe municione dhe pas kësaj, pjesa kryesore e ushtrisë u largua, duke lënë pjesën tjetër për të vazhduar bllokimin e qytetit. Ura tjetër i përket një periudhe mjaft më të vonë dhe ndryshe nga e para ajo është prej guri. Ura ndodhet në qytetin e Gjirokastrës dhe i shërbente ujësjellësit që çonte ujin në kala, i ndërtuar nga Ali pashë Tepelena pas pushtimit të Gjirokastrës, më 1813. Në një skaj të urës ndodhej pusi i kontrollit dhe pranë pusit një kullë e lartë me muraturë guri e me plan katror. Kulla ruante urën dhe kryesisht pusin e kontrollit.
290
Kapitulli XI
ARMË DHE OPERACIONE RRETHIMI
Krahas fortifikimeve u zhvilluan edhe armët, qoftë ato të sulmit apo të mbrojtjes. Në epokën e bronzit, për prodhimin e armëve ishte krijuar një zeje e veçantë. Këtë e dëshmojnë shumëllojshmëria si dhe format funksionale dhe artistike të tyre. Shpata dhe kama të përmasave dhe formave të ndryshme, janë zbuluar në varrezat tumulare të Pazhokut, që i përkasin periudhës së bronzit të mesëm. Ky proces merr përpjesëtime të gjera gjatë epokës së hershme të hëkurit (shek. XII-VII p.e.r.), kur diferencimi shoqëror ishte thelluar më tepër dhe luftërat qenë bërë një fenomen i zakonshëm. Armët që u përdorën në atë kohë ishin kryesisht shpata, heshta, harku dhe shigjeta. Së paku që nga shek. VI p.e.r., filloi të përdoret përkrenarja dhe parzmorja, të cilat nuk kishin ndryshime cilësore nga pajimet greke të këtyre llojeve. Në kohët antike, arsenali luftarak u pasurua së tepërmi. Fillojnë të gjejnë përdorim përveç shpatave, hanxharëve, armëve shpuese edhe armë për goditje, si topuzi, mëzdraku, sëpata luftarake, etj. Ndërsa për rrethimin e kështjellave përdoreshin shkallët, kullat e rrethimit si dhe balistat e katapultat, me të cilat hidheshin mbi armikun gurë, gjyle plumbi, ura të ndezura, etj. Për shpimin e mureve dhe shpërthimin e portave u përdor dashi, i cili ishte një tra i fuqishëm me majë hekuri i mbrojtur nga një ndërtesë druri e veshur me lëkurë të paregjura, që e siguronte nga djegia. Dashi qëndronte i varur brenda këtij konstruksioni dhe godiste muret pasi tërhiqej dhe lëshohej nga një grup luftëtarësh. Si një mjet i efektshëm sulmi qe përdorur minimi i mureve që realizohej nëpënnjet hapjes së tuneleve nën themelet dhe përforcimi i tyre me armatura trarësh, të cilët, pasi u vihej zjarri krijonin shembje apo të çara në muret. Metoda të tjera sulmi ishln befasia, mashtrimi si dhe përhapja e panikut në radhët e kundërshtarëve. Edhe gjatë gjithë mes291
jetës u përdorën po ato mënyra dhe mjete sulmi e mbrojtjeje, megjithëse erdhën gjithnjë duke u përkryer. Prandaj komandantët ushtarakë iahin të interesuar të studionin me kujdes, nëpërmjet shkrimeve të vjetra, gjithçka që ishte përdorur nga paraardhësit e tyre si gjatë sulmeve ashtu edhe në mbrojtje, t'i përvetësonin këto metoda dhe të shpiknin të reja. Pra çdo luftim për marrjen apo mbrojtjen e një kështjelle e pasuronte vazhdimisht traditën dhe përvojën e fituar. Për të pasur një ide pak a shumë të qartë mbi çka parashtruam më lart dhe për të kuptuar më mirë rolin e fortifikimeve, do të mjaftonte të sillnim disa nga rastet më tipike të operaeioneve të rrethimit dhe luftimeve mbrojtëse nga antikiteti dhe mesjeta.
Armë dhe operacione rrethimi nga koha antike Në vitin 230 p.e.r., në kohën e sundimit të mbretëreshës Teuta, ilirët e fisit të ardianëve sulmuan qytetin më të fortifikuar dhe më të pasur të Epirit, Foiniken, të cilin, sipas Polibit, e morën me sulmin e parë (Polyb. II, 5). Epirotët, pasi morën vesh këtë ngjarje, u drejtuan me të gjitha fuqitë e tyre në ndihmë të Foinikes. Ata e vendosën kampin e tyre buzë lumit të Bistricës, që kalon rrëzë qytetit, dhe për t'u siguruar nga ndonjë sulm i papritur shkulën drurët e urës, që ngrihej mbi këtë lumë. Pasi morën këtë masë, epirotët qëndruan të shkujdesur dhe e lanë pas dore rojën e lumit. Por ilirët, pasi morën vesh këtë, u nisën natën dhe pasi vendosën trarët mbi urë, kaluan pa u vënë re dhe zunë një vend të fortë, ku qëndruan deri sa u gdhi. Pasi u gdhi, filloi beteja, në të cilën epirotët u mundën. Një pjesë e tyre mbetën të vrarë dhe u zunë robër, ndërsa të tjerët mundën të iknin dhe shkuan tek atintanët. «Kjo fushatë e ilirëve, shkruan Polibi (II, 6). i habiti dhe u kalli tmerr gjithë helenëve që banonin gjatë bregdetit. Këta, kur panë se qyteti më i fortifikuar dhe më i fuqishëm i Epirit u shkatërrua dhe u shkretua në një mënyrë të pabesueshme, s'kishin më frikë vetëm për të ardhurat e tyre, si gjer tani, por edhe për veten dhe për qytetet e tyre». Në luftën për mbajtjen e qytetit të Foinikes, ilirët, duke vlerësuar forcën e tyre sulmuese dhe duke shfrytëzuar befasinë, zgjodhën betejën jashtë mureve të qytetit, para se kundërshtari të përpiqej ta merrte atë. Kjo taktikë, jo vetëm që u siguroi fitoren, por dhe nuk u dha kohë epirotëve të grumbullonin forca të reja, që mund t'u vinin në ndihmë nga aleatët, ashtu siç ndodhi në fakt, por kësaj radhe pasi kishin humbur betejën pranë qytetit të Foinikes. Një vit më vonë, në pranverë të vitit 229 p.e.r., një ushtri ilire rrethoi qytetin e Korkyrës. Ndërsa një pjesë e ushtrisë mbante të rrethuar qytetin, pjesa tjetër e ngarkuar mbi anije, zhvilloi një belejë detare me flotën akease, që u vinte në ndihmë të rrethuarëve. Beteja u zhvillua në afërsi të ishullit Paksos. Ilirët i lidhën anijet e tyre nga katër dhe u vërsulën kundër armikut. Anijet e akeasve u ndeshën aq fort sa mezi mund të lëviznin, mbasi ishin futur midis sqepave të anijeve ilire të lidhura bashkë. Atëherë ilirët u hodhën 292
mbi anijet e kundërshtarit dhe i pushtuan ato. Kështu zunë katër anije me nga katër radhë lopatash, ndërsa një tjetër me pesë radhë e mbytën bashkë me marinarët e saj. Pas kësaj beteje, korkyrasit e dorëzuan qytetin dhe pranuan një garnizon ilir në të. (Polyb. II, 10). Lisi ishte një nga qytetet më të fortifikuara të ilirëve. Kur Filipi V i Maqedonisë me ushtrinë e tij u ndodh pranë tij, pas një udhëtimi prej dy ditësh, vuri re se qyteti ishte përforcuar mirë nga të gjitha anët. Ndërsa për Akrolisin, që kishte një lartësi të madhe dhe ishte i fortifikuar mirë, ai humbi çdo shpresë se mund ta pushtonte. Sa për qytetin mendonte akoma se mund të bënte diçka. Pasi pa mirë vendin, vuri re se terreni që shtrihej midis Lisit dhe rrëzës së malit të Shëlbuemit, ku ndodhej Akrolisi, ishte i përshtatshëm për taktikën që do të ndiqte (Polyb. VIII, 13). Kur u err, mori pjesën më të madhe e më të zgjedhur të ushtarëve të tij me armatim të lehtë dhe e fshehu në disa lugina të pyllëzuara. Rruga, nëpër të cilën Filipi çoi këtë pjesë të ushtrisë së tij, kalonte nëpër luginën Zalli i Grykës, që ndodhet në anën lindore të Akrolisit (mali i Shelbuemit) dhe, duke kaluar qafën që formohet midis malit të Shelbuemit dhe të Mercinjës, ai i erdhi rrotull Akrolisit deri tek lagj1 ja e sotme Varosh, ku vendosi në fshehtësi trupat e tij . Të nesërmen, Filipi mori me vete trupat e armatosura rëndë dhe pjesën tjetër të ushtrisë me armatim të lehtë e duke ecur gjatë bregut të detit, u nis për në anën tjetër të qytetit. Ilirët ishin informuar për fushatën e Filipit, prandaj në Lis ishin grumbulluar forca të mëdha nga krahinat fqinje, ndërsa në Akrolis, ngaqë kishin besim në fortifikimet e tij, kishin lënë vetëm një roje të vogël. Kur po afroheshin maqedonasit, vendasit filluan të dalin jashtë mureve të qytetit, duke pasur besim si në numrin e madh të forcave të tyre, ashtu edhe në pozitën e vendit. Filipi mbajti në fushë ushtarët e armatosur rëndë, ndërsa të tjerët i nisi drejt kodrave, për t'u përleshur me ilirët. Për një kohë fati i luftës mbeti i dyshimtë, por pastaj maqedonasit u detyruan të tërhiqen. Ilirët morën guxim nga kjo fitore, i ndoqën ushtarët e Filipit, zbritën në fushë dhe u përleshën me forcat e armatosura rëndë. Rojet e Akrolisit, që shikonin nga muret gjithë ngjarjen që u zhvillua, kujtuan se Filipi po tërhiqej dhe, pasi lanë vetëm pak vetë në kala u derdhën gjatë shpatit të malit për në fushë, me qëllim që të ndiqnin armikun dhe të merrnin plaçkën e luftës. Pikërisht në këtë çast, Filipi u dha sinjalin forcave të fshehura në Varosh të sulmonin qytetin dhe të zinin Akrolisin. Akrolisi u zu me lehtësi, pasi ishte i pambrojtur, ndërsa qyteti ra vetëm të nesërmen, pas luftimesh të mëdha kundër sulmeve të maqedonasve. Në këtë luftë, ilirët, me gjithë trimërinë dhe guximin që treguan, nuk mundën të fitojnë, pasi nuk shfrytëzuan si duhet fortifiktmet e fuqishme të Lisit dhe Akrolisit, por e zhvilluan pjesën më të madhe të betejës në fushë e para kohe. Gjithashtu, ata treguan mungesë vigjilence për të zbuluar forcat e fshehura të Filipit. Në vitin 214 p.e.r. Filipi V rrethoi Apoloninë. Përvec forcave të shumta, ai kishte grumbulluar në lëmin e tij katapulta, balista dhe l) C. Prashniker. A Schober, 26.
293
armë të tjera rrethimi, por maqedonasit nuk arritën t'i përdorin këto armë, pasi trupat që mbronin qytetin bënë një sulm të befasishëm natën në kampin e Filipit, kaluan ledhet pa u diktuar dhe pasi zunë robër dhe asgjësuan një pjesë të mirë të ushtrisë maqedonase, morën katapultat, balistat dhe armët e tjera të këtij lloji që ishin grumbulluar këtu, për të sulmuar qytetin, e i shpunë në Apoloni, për te mbrojtur muret, po t'u qëllonte përsëri një fat i tillë (Livi XXIV, 40). Uskana ishte një nga qytetet e rëndësishme të fisit të penestëve. Ai ndodhej në afërsi të Lyhnidit (Ohrit). Kishte dhjetë mijë banorë dhe një garnizon të vogël kretas. Rreth vitit 170 p.e.r., një ushtri romake prej 8000 vetësh, nën komandën e Ap Klaudit, u nis të pushtojë qytetin. Romakët vendosën lëmin rreth 12 milje larg qytetit, lanë aty një roje prej 1000 vetësh dhe me pjesën tjetër të ushtrisë, që formonte një kolonë të gjatë e të çrregullt nga marshimi, ju afruan qytetit. Ap Klaudi mendonte se do ta pushtonte Uskanën me lehtësi, duke u bazuar në disa informata që kishte marrë se garnizoni kretas do të dorëzonte qytetin. Bindja e tij u forcua, kur mbi mur nuk pa asnjë roje të armatosur. Por kur romakët u avitën në largësinë e hedhjes së shtizave, nga të dy portat e qytetit dolën njerëz të armatosur që sulmuan ushtrinë romake. Britma e tyre u shoqërua nga ajo e grave, që qëndronin mibi mure dhe bënin një zhurmë të madhe me enët prej bakri. Të frikësuar nga kjo rrëmujë e madhe dhe e përgjithshme, romakët nuk mundën t'i qëndrojnë as sulmit të parë. Qytetarët e ndoqën ushtrinë e shpartalluar të romakëve, prej së cilës vetëm dy mijë vetë arritën në lëmë. Prej këtej, ushtria, që kishte mbetur pas këtij dështimi me në krye legatin Ap Klaudi, u kthye në Lyhnid (Liv. XVIII, 10). Në vitin 169 p.e.r., Uskana u sulmua nga ushtria maqedonase me në krye mbretin e tyre Perseun. Perseu u nis me 10 mijë këmbësorë, 2 mijë ushtarë të armatosur lehtë dhe 500 kalorës. Kishte marrë me vete drith për shumë ditë dhe nga pas i vinin mjetet për të sulmuar qytetet. Perseu e sulmoi qytetin nga të gjitha anët. Një pjesë përpiqeshin të ngjiteshin me shkallë mbi mure, ndërsa të tjerët t'u vinin zjarrin portave. Megjithëse sulmuesit këmbenin njëri-tjetrin papushim, ditë e natë, mbrojtësit e qytetit mundën t'i qëndrojnë kësaj furie. Qyteti ra vetëm atëhere kur filluan të viheshin në veprim tenda, që shërbenin si mbrojtje nga urat e zjarrit dhe objektet e tjera që hidheshin nga muret; filluan të ngriheshin edhe kulla rrethimi. Raporti i forcave gjithashtu nuk ishte i barabartë dhe qyteti vuante nga mungesa e rezervave ushqimore (Liv. XLIII, 18). Mjete dhe mënyra të shumta sulmi u përdorën edhe gjatë rrethimit të qytetit Oene, i cili u pushtua nga Perseu pas Uskanës. Oene, gjithashtu qytet i penestëve, nuk mund të merrej pa një rrethim të rregullt, jo vetëm se garnizoni i tij ishte diçka më i fuqishëm se i qyteteve të tjera, por se edhe muret e tij ishin shumë të forta dhe kishte një pozitë të favorshme natyrore, duke u mbrojtur nga njëra anë prej lumit dhe nga ana tjetër prej një mali të lartë, që mezi kalohej. 294
Në Oene kishte gjithashtu një garnizon romak. Perseu e rrethoi qytetin me hendek e ledhe dhe urdhëroi të ngrihej një çukë dheu, me një lartësi më të madhe se ajo e mureve. Gjatë këtij punimi, të rrethuarit dilnin me sulme të shpeshta nga qyteti, me qëllim që të mbronin muret dhe të pengonin punimet e armikut. Por në këto përpjekje humbi një numër i madh prej tyre, ndërsa pjesa tjetër ishte dobësuar, duke u munduar ditë e natë si dhe nga plagët që kishin marrë. Kur u ngrit çuka afër murit, kohorta mbretërore u hodh më atë anë dhe qyteti u sulmua me shkallë nga të gjitha drejtimet (Liv. XLIII, 19). Gjatë rrethimit të qytetit të Kasandrës, që mbrohej nga një garnizon prej tetëqind agrianësh dhe dy mijë ilirësh nga fisi i penestëve, romakët vendosën të futen në qytet nga zgavrat e krijuara në mure. Përfundimi i punimeve për hapjen e këtyre zgavrave u shoqërua nga brohoritje dhe thirrje të forta gëzimi nga ushtarët romakë. Në fillim, garnizoni i Kasandrës u habit dhe nuk e kuptoi domethënien e këtyre britmave, por menjëherë, pas këtij çasti hezitimi, u përpoq t'i kthente në favor të tyre punimet, që kishin bërë romakët. Kështu që menjëherë, një njësi e fortë agrianësh dhe ilirësh dolën nga muret e qytetit dhe sulmuan në befasi romakët, që po grumbulloheshin për të hyrë në qytet. Duke përfituar nga rrëmuja, i ndoqën ata gjer në buzë të hendekut, i hodhën brenda dhe i mbuluan me gurë e dhë. Romakët patën 600 të vrarë, ndërsa ata që ndodheshin midis hendekut dhe murit u mbuluan me plagë (Liv. XLIV, 11, 12). Dalmatët ishin një nga fiset më luftarake të ilirëve. Kryeqyteti i tyre Delmin, në vitin 156 p.e.r., u bë objekt i sulmit të një ushtrie romake të komanduar nga konsulli Mark Friguli. Kur ky po përgatiste lëmin e luftës, dalmatët u ranë rojeve të tij dhe i mundën, ndërsa Frigulin e nxorën nga lëmi dhe e ndoqën deri në lumin Narona. Kur filloi stina e dimrit dhe dalmatët u kthyen nëpër vendbanimet e tyre, konsulli Friguli i sulmoi në befasi, duke shpresuar se do t'i gjente të papërgatitur, por u gjend përsëri përpara forcash të ardhura nga qytetet për t'i dalë përpara sulmit të tij. Atëhere u detyrua të kthejë rrugë dhe t'i bjerë qytetit Delmin. Mirëpo, meqenëse nuk mundi ta pushtonte qytetin e fortifikuar me anë të sulmit dhe makinat e rrethimit nuk mund t'i përdorte, për shkak se muret e qytetit ishin shumë të larta, hoqi dorë dhe u drejtua kundër qyteteve të tjera, që kishin më pak forca, pasi shumica e tyre ishte grumbulluar në Delmin. Ai ju kthye përsëri këtij qyteti dhe urdhëroi të hidheshin në qytet, me anë hobesh, topuze dy kut të gjata, të mbështjella me serë, squfur e kashtë liri, të cilat nga shpejtësia ndizeshin. Kështu u dogjën shumë pjesë të qytetit dhe romakët mundën të pushtojnë Delminin. (App. Ilyrike, 4, 11; shih dhe Frontini, III, 2). Rreth 100 vjet më vonë. në vitin 35 p.e.r., Oktavian Augusti u nis me ushtri, për të nënshtruar ilirët e Veriut e sidomos japodët, popull luftarak, që kishin thyer disa herë ushtritë romake për 20 vjet rresht. Që gjatë rrugës, ata e dëmtonin ushtrinë romake duke zënë prita nëpër shtigje, ku kishin rrëzuar drurët e pyllit për të vështirësuar më tepër kalimin. Kryeqyteti i japodëve, Metuli, gjendej mbi një mal shumë të 295
pyllëzuar, mbi dy kodra, të cilat i ndante një luginë e ngushtë. Aty ishin grumbulluar rreth 3.000 luftëtarë të armatosur mirë, që zbrapnin me lehtësi sulmet e romakëve. Këta të fundit kishin hapur llogore për t'u futur në qytet, por metulasit i prishnin, duke bërë sulme të vazhdueshme ditë e natë dhe duke e goditur armikun me makina gurëhedhëse, që i kishin vendosur mbi muret e qytetit. Nga ana e tyre, romakët përdorën makinat për shkatërrimin e mureve të Metulit. Ndërkaq, metulasit po ndërtonin një mur tjetër brenda të parit dhe kur ai u dëmtua, mjaft nga makinat gurhedhëse e braktisën dhe u hodhën brenda murit të ri. Kundër murit të ri romakët grumbulluan forca dhe në dy pika, zgjatën katër ura, për ta kaluar murin nëpërmjet tyre, ndërsa një grup ushtarësh ishte dërguar në pjesën e mbrapme të qytetit, për të çorientuar metulasit. Një pjesë e metulasve përballanin ata që drejtoheshin kundër murit, ndërsa pjesa tjetër qëllonte me heshta të gjata. Metulasit arritën të rrëzojnë tri nga urat. Kur ra ura e tretë, romakët i kapi një tmerr aq i mad'h saqë asnjë s'guxonte të hipte në urën e katërt. Augusti, që vrojtonte nga një kullë e lartë druri, u mundua më kot t'i jepte kurajo ushtrisë. Atëhere ai u detyrua të kalonte vetë urën, bashkë me disa nga komandantët, Agripën dhe Ieronin, por edhe ura e katërt u rrëzua. Një pjesë e romakëve, që ndodheshin mbi të, vdiqën, ndërsa të tjerë u plagosën. Augusti vetë u plagos në këmbën e djathtë dhe në të dy krahët. Pasi arriti në kullë, ai urdhëroi të ndërtoheshin ura të tjera. Vetëm pas përpjekjesh të mëdha dhe me kusht që romakëve t'u lëshohej vetëm njëra nga kodrat për vendosjen e garnizonit, ata mundën të fufen në Metul. Ngjarjet që pasuan çuan në nje betejë të re, në rënien heroike të metulasve dhe në djegien dhe shkatërrimin e plotë të qytetit nga vetë vendasit (App. Illy. 19-21). Për pushtimin e qytetit Segesta, Augusiti u detyrua të ndërtojë një radhë fortifikimesh të vogla përreth dy fortifikimeve të mëdha, si dhe ura mbi lumë. Segestasit ndërmorën shumë kundërsulme, por pasi nuk patën rezultat, filluan të hidhnin që sipër «flakëse» dhe «zjarre», që mund të kenë qenë si ato që përdorën romakët kundër Delminit. Në ndonjë rast, kur parashikohej që rrethimi të vazhdonte gjatë, ndërtoheshin mure të tjera rrethuese nga sulmuesit, për ta bërë sa më të plotë rrethimin dhe për të mbrojtur ushtrinë nga kundërsulmet. Një ndërtim të tillë, të përbërë nga një ledh dheu dhe hendeku e kemi përmendur, kur kemi përshkruar rrethimin e qytetit Oene nga Perseu. Por një shembull më të hershëm e kemi nga fushata e Aleksandrit të Madh për pushtimin e qytetit të dasaretëve, Pelionin kur Aleksandri, për të penguar të rrethuarit të dilnin, vendosi të ndërtonte një mur (Ruf. Suppl. I, 17). Ndërsa Augusti, në fushatën për nënshtrimin e ilirëve të Veriut, për të mbajtur të rrethuar qytetin e liburnëve, Promona, urdhëroi të mbyllen me mure si qyteti ashtu edhe dy kodra. që ndodheshin në duart e ilirëve, perimetri i mureve do të ishte dyzet stade (rreth 7 km). (App. Illyr. 25). Ka pasur dhe raste që, për të bërë sa më të efektshëm rrethimin, është ndryshuar rrjedha e lumenjve nëpërmjet hapjes së kanaleve, kur këta lumenj shërbenin si një mbrojtje e sigurtë për qytetin. Të rrethuarit, nga ana tjetër, përveç armëve të përmendura deri 296
tani, për t'u mbrojtur, hidhnin mbi armikun gurë me hobe ose i rrokullisnin ato nëpër shpatet e thepisura të kodrave, mbi të cilat ngriheshin kalatë; lëshonin arka të rrumbullakëta dhe karroca të mbushura me gurë, të cilat, duke u përplasur mbi shkëmbinjtë, shpërndaheshin në copa dhe përçanin radhët e armiqve që sulmonin. Në kohën e vonë antike (shek, IV-VI), kur Perandoria Romako-Bizantine kërcënohej nga sulmet e fiseve «barbare», edhe ushtria ilire ishte e organizuar në legjione; çdo legjion ishte njësi ushtarake komplekse. Në përbërje të legjioneve kishte zdrukthëtarë, muratorë, karpentierë, farkëtarë dhe zejtarë të tjerë, të cilët ndërtonin shtëpi, kampe dimërore, makina luftarake, kulla lëvizëse druri dhe mjete të tjera për mbrojtje qytetesh dhe sulm. Legjionet kishin gjithashtu punishte armësh, ku prodhoheshin mburoja, parzmore, harqe dhe shigjeta, heshta, përkrenare, etj. Në repartet speciale përfshiheshin dhe kunikularët (xhenierë), të cilët, sipas zakonit të besëve (fis në Trakë), gërmonin llagëme nën tokë dhe pasi shponin themelet, hynin papritur, për të pushtuar qytetin (Veget. II, 11). Por edhe «barbarët», duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me ushtritë romake e bizantine nëpërmjet luftërave. i kishin perfeksionuar në. shkallë të madhe armët dhe mjetet e rrethimit, së paku që nga shek. V. Mjete të fuqishme rrethimi u përdorën kundër qytetit ilir të Naisit (Naissus, Nish). Hunët që e rrethuan qytetin, ndërtuan në fillim mbi lumë një urë që ushtria të kalonte lehtësishi dhe pastaj sollën pranë mureve makina luftarake dhe disa platforma trarësh të vendosura mbi rrota, për të lëvizur më lehtë. Mbi to qëndronin ushtarë, që qëllonin me shigjeta nga frëngji të maskuara. kundër atyre që mbroheshin nëpër bedenat e mureve. Që të luftonin pa u rrezikuar, platformat ishin mbuluar me çati prej thuprash dhe lëkurësh, të cilat i mbronin si nga shigjetat e zakonshme ashtu edhe nga ato me zjarr, që lëshonin mbrojtësit kundër tyre. Për shkatërrimin e mureve u përdorën «kryedeshë», ndërsa shkallët qëndronin në gatishmëri, për t'u vendosur në të çarat e mureve të krijuara nga kryedeshët, apo në pjesët e tjera të padëmtuara të mureve, pasi mbrojtësit të tërhiqeshin nga muret të detyruar nga breshëritë e shigjetave, të lëshuara nga platformat e lëvizshme. Kur makinat luftarake u vendosën pranë fortifikimit, mbrojtësit hodhën nga muret gurë të mëdhenj, që i kishin grumbulluar që përpsra për këtë qëllim dhe disa nga këto makina bashkë me njerëzit që i përdornin i shtypën. Por ata nuk mundën t'i bëjnë ballë sasisë së madhe të këtyre makinave (Prisc. 16, 278-280).
Armë dhe operacione rrethimi në mesjetë Në mesjetë, si dhe në kohën antike, u përdorën pothuajse po ato mënyra sulmi e mbrojtje dhe të njëjtat armë rrethimi. Këto filluan të ndryshojnë gradualisht me daljen e artilerisë, por në fillim topat nuk kishin një fuqi të madhe goditëse për shkatërrimin e mureve, prandaj do të shohim të përdoren krahas tyre dhe armë të tipave të vjetër, si katapultat që përdoreshin për hedhjen e gurëve me anë sustash, rripash dhe litarësh të përdredhur. 20 - 61
297
Kullat e rrethimit, tendat e lëvizshme, të quajtura shpesh «breshka», kryedashi, makinat gurëhedhëse të tipave të ndryshëm dhe shkallët mbetën mjetet kryesore të sulmit. Tendat e lëvizshme, të ndërtuara me trarë të fuqishëm dhe të mbuluara me lëkura, që kur lëviznin drejt kështjellës kishin pamjen e një breshke, shërbenin për të mbrojtur dhe mbajtur kryedashin, për hapjen ose mbushjen e hendeqeve ose për të mbrojtur xhenierët gjatë punës së tyre për hapje tunelesh dhe minimin e mureve të kështjellës. Për t'u mbrojtur dhe për t'i shkatërruar këto mjete, u përdorën shpesh lëndë të ndryshme djegëse. Megjithëse mjetet e sulmit dhe të mbrojtjes ishin po ato, ndryshonin në detaj nga njëri rast në tjetrin. Përdorimi i një mjeti sulmi sillte ndryshime në mjetet mbrojtëse dhe e kundërta. Përmasat, format dhe detajet e këtyre armëve sajoheshin në të shumtën e rasteve aty për aty, gjatë betejës, nga të dy palët ndërluftuese. Kështu p.sh., gjatë rrethimit të parë të Durrësit, kundër një kulle rrethimi të tipit të zakonshëm, të përdorur nga normandët, durrsakët përdorën një kullë druri të ngjashme brenda kështjellës, e cila nëpërmjet një trari të lëvizshëm nuk lejonte të hapej portaurë e kullës normande. Në rrethimin e dytë, normandët, në kullën e tyre të rrethimit, nuk përdorën më porta-urë për të kaluar mbi muret e qytetit, por tek portat e hapura montuan platforma të mbajtura mbi mbështetëse. Atëherë, mbrojtësve iu desh të shpiknin një mënyrë të re mbrojtjeje. Kësaj radhë, jo për të bllokuar daljen, por për të mbajtur larg mureve krejt kullën armike, nëpërmjet një sistemi trarësh të fiksuar, që dilnin konsol nga kulla e tyre. Detaje të tilla në përdorimin e mjeteve të mësymjes dhe të mbrojtjes ka pasur mjaft gjatë mesjetës. por vetëm ndonjëra prej tyre na është transmetuar prej burimeve historike. Shpikje të tilla qenë bërë edhe për t'u mbrojtur apo për t'i shkaktuar sa më shumë dëme armikut, gjatë betejës në fushë të hapur. Në afërsi të Janinës, perandori Aleks Komneni, për t'i përballuar sulmit të shpejtë të kalorësisë normande, përgatiti karroca të lehta, ku në secilën prej tyre mbërtheu katër dyrekë dhe vendosi këmbësorë të armatosur, të cilët, kur kalorësia do të sulmonte me gjithë shpejtësinë, t'i shtynin përpara këto karroca dhe të përçanin radhët e saj. Në një rast tjetër, perandori Aleks përgatiti «tribolë», që ishin mjete luftarake prej hekuri me tri maja dhe i shtroi në tokë në mes të fushës, në drejtimin e mësymjes së kalorësisë armike (Alex, V. I; lib. V, 4). Gjatë goditjes së mureve me artileri apo me makina gurëhedhëse, ndodhte shpesh që një pjesë e tyre rrafshoheshin me tokën ose krijoheshin të çara të konsiderueshme për të lejuar sulmuesit të futeshin brenda në qytet. Në raste të tilla, qytetarët i rindërtonin dhe i forconin gjatë natës muret e dëmtuara me dhë, trungje e gurë. Gjatë rrethimit të Sfetigradit nga Murati II, pas bombardimit me artileri, u prish një pjesë e murit, por qytetarët kishin ngritur në vendin e murit të rrëzuar një grumbull dheu në formën e një kodre dhe e kishin rrethuar vendin me një gardh degësh e xunkthash. Përreth kishin gati një grumbull gurësh e hunjsh me majë, të cilët, për shkak 298
të pjerërsisë së madhe të vendit, mund të lëshoheshin me lehtësi mbi armikun që sulmonte. Për t'u mbrojtur nga shigjetat dhe predhat e ushtarëve turq mbrojtësit e Sfetigradit, kishin ndërtuar mbi mure disa strehë dhe kthina, që i kishin përpara si mburojë, me qëllim që të ruanin më mirë vendet e caktuara dhe të kryenin më lirisht detyrat e tyre. Kundër armikut që sulmonte, përveç shigjetave, u përdorën balista dore, pushkë dhe katapulta të llojeve të ndryshme që dëmtonin armikun në largësi. Por kur panë se turqit, pa marrë parasysh rrezikun, po i afroheshin mureve, filluan të hidhnin kundër tyre hunj e gurë, kosha të lyer me zift e vaj, të cilëve u vinin flakën, si dhe shkarpa të ndezura. Me këto mjete digjeshin dhe shkallët e mbështetura në mure. Përballë portës kryesore të kalasë, turqit ndërtuan një kullë me dërrasa, trarë dhe me shkallët që kishin grumbulluar, objektin e ri e zgjeronin dhe e forconin vazhdimisht, duke e pajisur dhe me makina të vogla gurhedhëse. Poshtë kullës punohej me qysqi hekuri, për të rrënuar muret. Kulla u shkatërrua me gurë, ndërsa mbi armikun u hodh vaj i nxehtë dhe ujë i vluar. Gjatë rrethimit të Sfetigradit nga Skënderbeu, u pa më e volitshme të merrej qyteti me anë të shkallëve, pasi terreni ishte shumë i pjerrët. Për këtë u përdorën disa makina të vogla, që dëmtonin më tepër mbrojtësit se sa muret. Brenda kalasë u hodhën zjarre, ndërsa për shkatërrimin e portës u afrua një tendë, nën të cilën punohej për thyerjen e llozeve me çekiçë e qysqi hekuri. U përdorën gjithashtu vare dhe qysqi hekuri për të rrënuar muret e porsandërtuar. Një pjesë punonin, të tjerët largonin gurët e nxjerrë nga muret nën mbrojtjen e disa trinave dhe mburojave. Kampi i rrethuesve fortifikohej me ledhe dheu e palisada dhe vendosej aq larg sa të mos goditej nga armët e të rrethuarve. Ushtria shqiptare, nën udhëheqjen e Skënderbeut, përdorte më tepër gjatë sulmit shigjetat, por kishte edhe reparte speciale të pajisura me agrepë (arbalet) dhe me pushkë. Këto të fundit u përdorën më gjerësisht në mbrojtje, sidomos gjatë rrethimeve të Krujës. Për marrjen e një kalaje janë përdorur dhe mjete të tjera, si prerja dhe ndotja e ujit (Sfetigrad), therja e robërve përpara mureve (Shkodër) etj. Për të ilustruar më mirë këtë temë, do të japim disa nga shembujt më tipikë të rrethimeve të kalave tona mesjetare.
Rrethimi i Durrësit në 10812 Në verë të vitit 1081, ushtritë normande të kryesuara nga Robert Guiskardi, rrethuan nga deti dhe toka qytetin e Durrësit. Kalaja e Durrësit mbrohej nga një garnizon shqiptarësh, ndërsa kështjella u ishte besuar kolonëve venedikas. Roberti kishte marrë me vete në anijet gjithçka që i duhej për rrethimin e qyteteve: kulla druri të veshura me lëkurë, makina gurhedhëse, etj. Nga ana tjetër, mbrojtësit, përveç masave të tjera, kishin ve2) A. Comm. Alex.
299
ndosur makina gjatë gjithë gjatësisë së mureve dhe kishin shtuar rojet, të cilat inspektoheshin ditë e natë. Beteja e parë e madhe u zhvillua në det. Flotës bizantine i kishte ardhur në ndihmë flota veneciane nën komandën e dozhit Domeniko Silvio. Flota normande u komandua nga i biri i Robertit, Boemundi. Venecianët, pasi i zuri nata dhe nuk mundën t'i afrohen bregut e ngaqë deti ishte i qetë, i lidhën me litar njëra me tjetrën anijet më të mëdha, duke formuar kështu të ashtuquajturën «pellagolimena» (port në mes të detit i formuar nga anije). Pastaj ndërtuan mbi anije kulla druri, mbi të cilat vendosën barka të vogla, që i kishte me vete çdo anije. Brenda këtyre barkave u futën burra të armatosur me drurë të trashë të mbushur me gozhdë të mprehta. Pasi filloi sulmi i flotës normande, ata hodhën mbi anijen ku ndodhej Boemundi nga këto armë d'he e çanë atë. Boemundi mezi mundi të shpëtojë jetën, ndërsa flota normande u shpartallua krejtësisht. Venecianët i ndoqën edhe në tokë mbeturinat e ushtrisë së shpartalluar, deri në kampin e Robertit. Njëkohësisht, nga kalaja doli një pjesë e garnizonit, që sulmoi kampin e Robert Guiskardit dhe bashkë me venecianët e shpartalloi atë. Por normandët me gjithë këtë disfatë, nuk hoqën dorë nga rrethimi i Durrësit. Duke menduar se do ta merrnin qytetin me sulm nga ana e tokës, ata ndërtuan një kullë gjigante rrethimi të lëvizshme, ku u futën 500 ushtarë këmbësorë e kalorës. Kulla ishte më e lartë se muret e Durrësit dhe ishte e rrethuar nga të gjitha anët në formë gardhi me lëkurë; anash dhe në majë të kullës ishin vendosur makina gurhedhëse. Në katin e sipërm kulla kishte një portë-urë, e cila kur të hapej do të mbështetej mbi murin e kalasë dhe do të shërbente për kalimin e usihtrisë normande brenda në qytet. Kur filloi sulmi, normandët e afruan kullën deri tek muri i qytetit. Njëkohësisht ata afruan makinat gurhedhëse që godisnin pa pushim, ditë e natë muret e fortifikimit. Mbrojtësit mendonin si të digjnin apo të shkatërronin kullën e normandëve. Ata spërkatën muret me naftë e me serë dhe i veshën me ashkla drurësh të thatë, vendosën mjete të shumta gurhedhëse dhe ndërtuan brenda qytetit një kullë të drunjtë, të cilën e vendosën përballë kullës që po afrohej nga jashtë. Kjo kullë kishte një tra shumë të madh që lëvizej nga një grup burrash të fortë, dhe kishte për qëllim të mos lejonte hapjen e portës-urë të kullës së Robertit, si dhe të goditeshin prei saj pa pushim normandët që ndodheshin mbi kullë. Pasi u arrit ky qëllim dhe kulla e Robertit u bë e papërdorshme, komandanti i qytetit, Gjergj Paleologu, dha urdhër të digjet kulla. Kullës iu vu zjarri; ushtarët nga pjesa e sipërme rrëzoheshin, ndërsa ata që ndodheshin në pjesën e poshtme. hapën derën dhe ua mbathën këmbëve. Ndërkaq, një grup ushtarësh të armatosur dolën nga kështjella për të asgjësuar plotësisht armikun, ndërsa ca të tjerë me sëpata shkatërruan kullën. Kështu, ndërsa pjesa e sipërme u dogj, pjesa e poshtme u copëtua me sëpata dhe vegla të tjera të mprehta. Guiskardi përsëri nuk hoqi dorë nga rrethimi dhe filloi të ndërtonte një kullë tjetër të ngjashme me të parën. Ndërkaq, të rrethuarve 300
u vjen në ndihmë me një ushtri të madhe perandori Aleks Komneni, që e vendosi kampin mbi një kodër rreth 700 m në veri në Durrësit. Duke mos pasur parasysh këshillat e komandantëve më me eksperiencë, Aleks Komneni zhvilloi me normandët betejë në fushë të hapur dhe pa pritur ndihmat e arbëreshëve, kështu që u thye bashkë me ushtrinë e Gjergj Paleologut, që doli nga kështjella për ta ndihmuar. Aleks Komneni i ndjekur nga normandët, mezi mundi të shpëtojë, ndërsa Paleologu nuk mundi të kthehej përsëri në qytet. Megjithatë, garnizoni i Durrësit, që komandohej tani nga një shqiptar mundi të përballojë rrethimin deri më 14 shkurt 1082, kur Robert Guiskardi mundi ta pushtojë atë vetëm me tradhtinë e kolonëve venedikas dhe amalfë, që i hapën portat e qytetit.
Rrethimi i Durrësit në vitet 1107-1108 5 Në vitin 1107 ushtria normande me në krye Boemundin, kësaj radhe e inkuadruar në kryqëzatën e parë, zbarkoi në bregdetin shqiptar dhe rrethoi edhe një herë Durrësin. Boemundi e ngriti kampin përballë portës lindore të qytetit, ku ndodhej një statujë kalorësi prej bronzi. Gjatë gjithë dimrit ai e mbajti qytetin të rrethuar dhe vriste mendjen se nga cili vend mund të pushtohej më lehtë. Kur erdhi pranvera dhe pasi zbarkoi të gjitha forcat që i duheshin për të sulmuar qytetin, u vuri zjarrin anijeve të tij, duke dashur të arrijë me këtë veprim një synim srategjik, nga njëra anë që ushtria e tij të mos shikonte nga deti dhe nga ana tjetër sepse ishte i detyruar ta bënte këtë veprim nga flota bizantine. Ndërkohë që Boemundi mbante të rrethuar Durrësin dhe projektonte makina luftarake, pushtoi edhe zonat rreth qytetit nga ku rrëmbeu ushqime për të mbajtur ushtrinë. Normandët ndërtuan një makinë gjigante me kryedash, për të rrënuar muret e Durrësit, të cilën Ana Komnena e quan breshkë. Breshka kishte formën e një paralelogrami dhe zhvendosej mbi rrota. Nga të gjitha anët dhe nga lart, që kishte formën e një çatie, ishte e mbuluar me rripa të qepur lëkure kau. Brenda makinës ishte vendosur kryedashi. Makina u afrua në murin lindor të qytetit duke pasur brenda me mijëra burra, që e shtynin atë me anën e shkopinjve. Pasi makina u vendos në largësinë e duhur ata e siguruan atë nga të gjitha anët me hunj të futur në tokë rreth e rrotull saj. Pasi e goditën murin për një kohë të gjatë me kryedash, por pa rezultat, normandët hoqën dorë nga ky mjet rrethimi dhe e braktisën makinën. Atëhere ata përdorën një mjet tjetër rrethimi. Kësaj radhe u drejtuan në anën veriore të qytetit, ku ndodhej selia e dukës së Durrësit, që quhej pretoria. Në këtë anë, muri i qytetit ngrihej mbi një kodër dheu. Xhenierët e Boemundit, të mbrojtur nga një tendë e madhe, filluan të gërmojnë tunele për të arritur në themelet e murit rrethues. Hapën një kanal të gjerë dhe mjaft të gjatë, ndërsa dheun e nxirrnin jashtë me karroca. Të rrethuarit hapën nië kundërkanal dhe përgjonin se në cilën 3) A. Comn. Alex. 301
pjesë të murit do të arrinte kanali i kundërshtarit. Të dyja kanalet u takuan me saktësi në themelet e kështjellës. Mbrojtësit, për largimin e kundërshtarit, përdorën disa kallama të mbushur me një lëng që përbëhej nga një përzierje me rrëshirë pishe dhe squfuri, i cili, kur fryhej me forcë, merrte flakë. Duke përdorur këtë armë, mbrojtësit i dogjën fytyrat xhenierëve të armikut, të cilët u larguan të tmerruar dhe në rrëmujë andej nga kishin hyrë. Pas kësaj disfate, normandët ndërtuan një kullë të madhe druri dhe e afruan te muret e qytetit. Kulla ishte me bazë katrore dhe aq e lartë sa ua kalonte kullave të qytetit. Po të gjykojmë nga lartësia që na jep rikonstruksioni i një kulle të kalasë, kulla e drunjtë duhet të ketë qenë mbi 20 m e lartë. Ajo ishte e pajisur me rrota dhe lëvizej nga ushtarët që ishin brenda. Kishte shumë kate dhe dyer të shumëllojshme në të katër anët, nga të cilat ushtarët që ishin brenda qëllonin me shigjeta. Në pjesën më të lartë ishin vendosur një grup luftëtarësh të zgjedhur të armatosur me shpata. që qëndronin në gatishmëri. Për të sulmuar kalanë, kundrejt dyerve të ballit ishin ndërtuar disa platforma, që qëndronin në ajër mbi mbështetëse, por që mund të uleshin dhe më poshtë. Si kundërmasë, mbrojtësit ndërtuan një kullë tjetër, ashtu siç bënë edhe në rrethimin e parë të Durrësit. Kësaj radhë, në pjesën e përparme të kullës montuan katër trarë të gjatë të lidhur njëri me tjetrin, të cilët kishin për qëllim të mbanin larg kullën e armikut. Pjesa e sipërme e kullës së mbrojtësve ishte e hapur anash dhe prej andej ata menduan të hidhnin lëndë djegëse mbi kullën e armikut. Pasi kjo masë ishte e pamjaftueshme, mbushën me lëndë të çfarëdoshme, që ndizet lehtë, dhe me vaj të bollshëm largësinë midis kullës së armikut dhe asaj të qytetit dhe i vunë zjarrin me pishtarë në pjesën e poshtme. Bashkë me «zjarrin e ujshëm» nga lart, e dogjën krejt kullën e drunjtë të armikut. Kjo gjë solli hutim dhe panik jo vetëm midis ushtarëve që ndodheshin brenda saj. por edhe të atyre që ishin jashtë. Pas dështimit të këtij sulmi. Boemundi hoqi dorë nga pushtimi i Durrësit.
Rrethimi i parë i Krujës (1450)4 I egërsuar nga disfatat e njëpasnjëshme që kishin pësuar turqit në Shqipëri, sulltan Murati II, në pranverë të vitit 1450, pasi mblodhi një ushtri të madhe prej rreth 100.000 vetësh, nga Azia dhe Evropa u nis për të pushtuar Krujën që ishte kryeqendra e rezistencës shqiptare. Sulltani, i cili shpresonte se me këtë ekspeditë do t'i jepte fund rezistencës shqiptare, ishte përgatitur më së miri duke marrë me vete metal për të derdhur topa të mëhhenj, që nuk mund të transportoheshin me kafshë si dhe mjete të shumta rrethimi. Kalaja e Krujës 4) Për rrethimet e Krujës është shfrytëzuar M. Barleti, Historia e Skënderbeut. Tiranë 1967; Historia e Shqipërisë. 1967. F. Noli. Historia e Skënderbeut (1405-1468) botim shqip. Tiranë 1967. Si dhe kronistët L. Halkokondili dhe Kritobuli (Burime tregimtare bizantine f. 330, 346-348.
302
mbrohej nga një garnizon prej 1500 vetësh, nën komandën e Kont Uranit, ndërsa Skënderbeu me pjesën tjetër të ushtrisë prej 8000 vetësh, shumica kalorës të armatosur lehtë, qëndroi jashte mureve të qytetit. Qëllimi i tij ishte të asgjësonte pjesë-pjesë ushtrinë armike, nëpërmjet sulmeve të shpejta ditën dhe natën, ta tërhiqte atë në ngushtica dhe pusi dhe t'i krijonte vështirësi nëpërmjet prerjes së furnizimeve. Popullsia e paaftë për luftë, gratë dhe fëmijët ishin larguar që më parë, duke u strehuar nëpër vende të thella malore dhe në qytetet e bregdetit. Kalaja e Krujës ishte furnizuar me ushqime për t'i rezistuar një rrethimi të gjatë, ndërsa uji nuk i mungonte për shkak të burimeve natyrore. Mbi kulla dhe mure u vendosën makina gurhedhëse, ndërsa shumica e rojeve u pajisën me dyfekë (arkebuzë) dhe me agrepë (arbaletë). Gjithashtu u morën masa për shtimin e disa fortifikimeve dhe për riparimin e mureve, që binin në drejtim të Tiranës, të cilat ishin ngrënë, ngaqë ishin shumë të vjetra. Kalaja e Krujës, si kuptohet nga gjurmët e ruajtura dhe nga përshkrimi i Barletit vetëm në disa pjesë kishte mure të larta: tek porta e vetme nga veriu si dhe në pjesën që shi'konte nga Tirana. Ndërsa në anët e tjera, ajo mbrohej më tepër nga natyra se sa nga muret, të cilat fonmonin një kurorë të ulët «të vendosura më tepër për ta zbukuruar se sa për ta forcuar vendin». Kjo pjesë e kalasë, që përfshinte pjesërisht anën veriore dhe krejt atë lindoren qëndronte jashtë çdo rreziku për t'u sulmuar nga armiqtë. Turqit e vendosën kampin në Fushën e Tiranës dhe pastaj e rrethuan qytetin nga të gjitha anët, duke mbushur me çadra gjithë vendin dhe fushat që shtriheshin rrëzë mureve. Një pjesë të madhe të ushtrisë e vendosën rreth 10 km larg qytetit. Në fillim, Murati u perpoq ta merrte qytetin pa luftë, duke i premtuar Kont Uranit një shumë të madhe ari e dhurata të tjera. Por pasi të gjitha këto u refuzuan me përbuzje, turqit filluan sulmin kundër qytetit. Më parë u derdhën 10 topa shumë të mëdhenj, prej të cilëve katër hidhnin gjyle guri prej 400 ose 600 librash (200-300 kg) 5 , ndërsa të tjerët prej 200 librash. Beteja filloi me rrahjen e mureve. Dy nga topat e mëdhenj dhe katër të tjerë u vendosën përballë mureve që shikojnë Tiranën, ndërsa katër topat e tjerë u vendosën përballë hyrjes së kalasë. «Sepse vetëm nga këto anë, shkruan Barleti, kishte njëfarë shprese për t'u shtënë qyteti në dorë me rrënimin e mureve, meqenëse këto ishin më të afrueshme dhe ndërtimet e bëra nga dora e njeriut dukeshin sheshit». Muret u goditën me artileri për katër ditë rresht, derisa ato u shembën pothuajse deri në gjysmën e lartësisë dhe u krijua një shteg për t'u futur në qytet. Gjatë pastrimeve të kohëve të fundit, në murin jugperëndimor të kalasë u gjetën gjyle guri të futura në mur. Pas rrënimit të mureve u dha urdhri për një sulm të përgjithshëm. U afruan shkallë, trarë dhe mjete të tjera rrethimi. Por sulmi dështoi 5) Sipas Barletit këto topa hidhnin gjyle guri me një peshë prej më se 300 litarash, ndërsa sipas një dokumenti raguzan u derdhën dy topa, prej të cilëve me i madhi hidhte gjyle prej 400 librash. 303
për shkak të heroizmit të garnizonit të Krujës. Barleti vë këto fjalë që i drejtoheshin ushtarëve në gojë të komandantit të garnizonit, Kont Uranit: «Kastrioti na e la neve qytetin në dorë që ta mbrojmë dhe jo të na mbrojë». Historiani bizantin Halkokondili, bashkëkohës i ngjarjeve, shkruan për këtë rast se «sulltani, mbasi e shkatërroi mjaft kështjellën, u hodh në betejë me gjithë forcëri e ushtrisë. Jeniçerët mundoheshin ta pushtonin atë nga ana ku muri ishte përtokë. Por nuk mundën ta thyenin mbrojtjen e atyre që ishin brenda në qytet, mbasi ata treguan një rezistencë që nuk shpresohej». Skënderbeu bëri shumë sulme kundër kampit armik me ushtrinë e tij që ndodhej jashtë qytetit, duke ja lehtësuar në këtë mënyrë barrën mbrojtësve. Por edhe vetë garnizoni i Krujës, shpërthente shpesh në kundërsulme me grupe të vogla ushtarësh për ta dëmtuar sa më rëndë armikun që tërhiqej. Kështu, në një rast, nga një portë e vogël, që është porta në anën jugperëndimore, që e kemi përshkruar më sipër, doli një grup prej 60 luftëtarësh të armatosur me pushkë dhe u lëshua papritur kundër armikut dhe pasi bëri një kërdi të madhe kundër tij u kthye menjëherë në qytet. Gjithashtu, sulmet, e turqve ishin të vazhdueshme; ata arritën deri tek porta kryesore e kalasë dhe përpiqeshin ta thyenin duke e goditur me çekiçë e shula prej hakuri, por nga gjithë ajo turmë pothuajse nuk shpëtoi asnjë. Pastaj nga ana e Tiranës u hodhën mbi qytet zjarre në shumë vende. Pasi dështoi edhe kjo armë, Murati e perqëndroi gjithë vëmendjen në hapjen e një tuneli për t'u futur me fshehtësi brenda mureve të kalasë. Ky tunel duhet të ketë filluar të hapet në anën jugperëndimore, ku terreni është më i përshtatshëm dhe dallohen edhe sot disa gjurmë gërmimesh. Për hapje tunelesh sulltani kishte përgatitur që në nisje qysqi dhe vegla të tjera për gërmim dhe largimin e dherave. Gërmimi i tunelit vazhdonte ditë e natë, pa pushim, duke i ndërruar gërmuesit për çdo orë për shpejtimin e punës, megjithatë shumë prej tyre gjetën vdekjen nën dhe. Puna vështirësohej sidomos prej shkëmbinjve, që u dilnin papritur gjatë rrugës, të cilët kërkonin një mund të madh për t'u thyer. Për të maskuar dredhinë e tij, sulltani organizonte shpesh sulme të vogla që shoqëroheshin gjithmonë me vrasjen e ndonjërit nga ushtarët e tij. Megjithatë, të rrethuarit mundën ta zbulojnë pusinë që po u ngrihej. Duke mos ditur se në ç'drejtim do të dilte tuneli dhe duke menduar se ai mund të kishte disa degëzime, ata vendosën brenda mureve në shumë vende legenë dhe enë prej bakri, me qëllim që tingëllimi i lëshuar prej tyre nga tronditjet nën tokë të tregonte vendin ku gërmohej. Por krutanët nuk u mjaftuan me këtë masë. Ata gjetën rastin, dolën një natë në fshehtësi të plotë nga kalaja dhe prishën pjesën më te madhe të punimeve. Pasi përdori pa sukses të gjitha mjetet dhe mënyrat për të pushtuar qytetin, gjatë katër muaj rrethimi, sulltan Murati ngriti çadrat dhe me gjithë ushtrinë e tij të madhe u nis për në Adrianopojë, duke lënë me mijëra të vrarë nën muret e Krujës.
304
Rrethimi i dytë dhe i tretë i Krujës (1466-1467) Pasi kishte dërguar kundër shqiptarve një sërë ekspeditash përgatitore, të cilat kishin përfunduar pa sukses, në verën e vitit 1466, sulltan Mehmeti II u nis vetë në krye të një ushtrie prej 150.000 vetësh për të shkatërruar përfundimisht qëndresën shqiptare. Një pjesë e ushtrisë turke rrethoi Krujën, ndërsa pjesës tjetër iu vu detyra të ndiqte deri në zonat e thella malore çetat shqiptare, që sulmonin prapa krahëve ushtrinë turke, të shkatërronin ekonomitë bujqësore dhe të ndiqnin e të masakronin banorët, të cilët në masë i kishin brakisur zonat e ulëta e fushore, duke u tërhequr në male të thepisura, ku kishin marrë edhe masa mbrojtëse. Për mbrojtjen e kalasë së Krujës, Skënderbeu kishte lënë një garnizon prej 4.400 vetësh nën komandën e Tanush Topisë, ndërsa vetë me një ushtri prej 8.000 vetësh, ashtu si dhe gjatë rrethimit të parë qëndroi jashtë, duke i shfarosur vazhdimisht rrethuesit me sulmet e tij të shpejta. Mehmeti II u mundua në fillim, sipas zakonit, ta merrte qytetin me marrëveshje, por pasi krutanët iu përgjigjën me goditjen e predhave të artilerisë dhe të armëve të tjera, ai dha urdhër menjëherë që të derdheshin topat me metalin që kishte sjellë me vete dhe të rrafshohej krejt qyteti dhe muret mbrojtëse të tij. Sulltani, për dy muaj rresht, i drejtoi vetë operacionet e rrethimit dhe pasi u bind se Kruja nuk mund të merrej la aty një ushtri rrethimi prej 80.000 vetësh, nën komandën e Ballaban Pashës dhe me pjesën tjetër të ushtrisë, në gusht të vitit 1466, u largua pasi kishte rindërtuar kalanë e Elbasanit, e cila do të shërbente si bazë operacionesh. Ballabani e ngriti kampin mbi kodrat që ndodhen në anën jugperëndimore të kalasë së Krujës nga drejtimi i Tiranës. ndërsa mbi malin e Sarisalltëkut vendosi një detashment roje. Pjesën tjetër të ushtrisë e vendosi rreth e rrotull qytetit, duke e mbyllur atë në një rreth të egër. Skënderbeu sulmoi së pari rojën e fortë që kishte lënë Ballabani mbi malin e Krujës dhe u bë zotërues i kësaj pike të rëndësishme strategjike; gjithashtu ai shpartalloi një ushtri që i vinte në ndihmë Ballabanit nën komandën e të vëllait. Shpejt ushtria e Ballabanit u kthye nga një ushtri rrethuese në një ushtri të rrethuar, e shtrënguar nga sulmet e Skënderbeut dhe kundërsulmet e garnizonit të kalasë. Në një përleshje që u zhvillua nën muret e kalasë, Ballaban Pasha gjeti vdekjen. Barleti thotë se ai u godit në grykë me pushkë nga një krutan dhe dha shpirt posa arriti para tendës së vet. Ushtria turke. e mbetur pa komandant, e hoqi rrethimin e Krujës dhe u tërhoq në fushën e Tiranës, nga ku mundi të çajë një shteg dhe të largohej nga kufiri i Dibrës me humbje të mëdha. I egërsuar nga disfata e Ballaban Pashës, sulltan Mehmeti II, gjatë muajit korrik të vitit 1467, erdhi me ushtri të madhe edhe një herë në Shqipëri dhe rrethoi qytetin e Krujës. Pasi u përpoq më kot 305
ta merrte me sulm kalanë, u kthye i mundur në Kostandinopojë, pasi kishte lëshuar për 15 ditë rresht ushtrinë e tij për të rrënuar e shkretuar vendin.
Rrethimi i parë i Shkodrës (1474)6 Shkodra ishte një nga kështjellat më të rëndësishme të Shqipërisë nga ato që kishin mbetur akoma pa u pushtuar nga turqit, por njëkohësisht një nga më të mbrojturat si nga natyra, ashtu edhe nga dora e njeriut. Një historian venecian bashkëkohës e quan atë «kryefortesë e gjithë vendit». Pas zotërimit të kësaj kështjelle dhe të krejt Shqipërisë, turqit do t'i kishin duart të lira për t'u hedhur në bregun tjetër të Adriatikut për të pushtuar Italinë. Sulme spontane kundër qytetit të Shkodrës ishin bërë shpesh nga turqit, por rrethimi i parë iu vu në maj të vitit 1474. Për pushtimin e Shkodrës u dërgua bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha, me një ushtri prej 80.000 vetësh dhe me 1.000 gamile të ngarkuara me bronz, për të derdhur në vend topat. Popullsia e fushës ishte strehuar në vende të mbrojtura, ndërsa në qytet ndodheshin 6.000 banorë në numrin e të cilëve përfshihej dhe garnizoni prej 2.000 luftëtarësh. Përpjekjet e venecianëve, për të ndihmuar të rrethuarit me anë të flotës, nuk patën rezultat. Për të penguar flotën e tyre, turqit ndërtuan një urë përmbi Bunë, ndërsa në pjesët më të ngushta të lumit, gjatë rrjedhës së poshtme të tij, hodhën trarë, duke prerë pemë nga të dy brigjet. Nga ana e tyre, mbrojtësit kishin marrë masa për të përballuar një rrethim të gjatë. Në qytet ishte grumbulluar një sasi e madhe drithi dhe me kafshë barre u soll ujë. Përpara fillimit të sulmit turqit përgatitën disa topa të një kalibri shumë të madh dhe me to filluan të godasin muret e kalasë, derisa rrafshuan për tokë një pjesë të tyre. Por mbrojtësit, që kishin grumbulluar si më parë lëndë druri për një rast të tillë, morën një grumbull trarësh, të cilët i mbërthyen kryq e tërthor dhe pasi i ngjeshën në pjesën e brendshme me dhë e me baltë, krijuan një pengesë të fuqishme kundër sulmit të armikut. Pas kësaj, turqit qëlluan me bombarda muret rrethuese e shtëpitë e qytetit dhe, pasi krijuan shumë të çara, u hodhën në një sulm të përgjithshëm, që zgjati pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Për të mos u dhënë mundësi mbrojtësve që t'i manovronin forcat, duke i grumbulluar ato në disa pika, sulmi qe frontal dhe me një intensitet të njëjtë nga të gjitha anët. Por kalaja u mbrojt heroikisht nga banorët e garnizonit dhe asnjë nga armiqtë nuk mundi të futet në të. Në këtë sulm dhe me të tjerët, që u kryen gjatë rrethimit, u përdorën armë dhe mjete të ndryshme. Turqit, përveç shkallëve, përdorën disa shtaga me gremça hekuri, që ja lëshonin 6) Sipas relacionit «Lufta e Shkodrës» të Gjergj Marulës të dt. 10 shtator 1474 dhe fjalimit panegjirik të Marin Beçikemit. Botuar tek M. Barleti. Rrethimi i Shkodrës, Tiranë 1967. (botim II). 306
rojeve mbi mure, për t'i tërhequr poshtë. Mbrojtësit hidhnin rnbi armikun gurë të mëdhenj, enë balte të mbushura me gurë, si dhe gardhe të lyera me zift, të cilave u vinin zjarrin. Këto të fundit shërbenin jo vetëm për të djegur armikun, por edhe për të ndriçuar vendin natën gjatë sulmeve. Rrethimi zgjati tre muaj dhe turqit me gjithë armët dhe mjetet që përdorën nuk mundën të futen në qytet. Ndërkaq, të rrethuarve filloi t'u mungojë uji, pasi gjatë gjithë atyre ditëve nuk ra asnjë pikë shi. Qyteti furnizohej me ujërat e shiut, që grumbulloheshin nëpër stera. Uji filloi të racionohej, duke i dhënë secilit dy gota ujë në ditë. Më vonë u jepej vetëm atyre që ishin të aftë për luftë. Kur më në fund u pastruan dhe llumrat e fundit të sterave, mbrojtësit vendosën të hidhen në një sulm të përgjithshëm mbi armikun. Ata i kishin vënë vetes si qëllim ose të hapnin rrugë ose të vdisnin me armë në dorë, pasi t'i kishin vënë zjarrin qytetit. Ky plan nuk u realizua, sepse, duke humbur shpresën për të marrë kalanë e Shkodrës dhe për shkak të etheve të malarjes që ishin përhapur në radhët e ushtrisë, më 17 gusht 1474, bejlerbeu i Rumelisë e hoqi rrethimin e pasi dogji kështjellën e braktisur të Danjës, u largua me gjithë ushtrinë. Giergj Marula shkruan se nga mungesa e ujit dhe e ushqimeve vdiqën rreth 3.000 qytetarë shkodranë. Turqit u larguan me humbje të mëdha, që llogariten me rreth 20.000 vetë. Pa u larguar mirë armiku. qytetarët u derdhën drejt lumit të Bunës, për të pirë ujin që e kishin dëshiruar për aq ditë me radhë. Shumë prej tyre pasi kishin qëndruar një kohë të gjatë pa pirë, ranë për tokë pa ndjenja. Historiani Hammer, lidhur me qëndresën heroike të Shkodrës, shkruante: «Qëndresë trimash, që nuk e gjetën ushtritë grabitqare osmane në Kroati, Karnie. Korinti, Stiri dhe Slavoni, e gjetën në Shqipëri, përpara mureve të Shkodrës».
Rrethimi i dytë i Shkodrës 1478-14797 Për të pushtuar Shkodrën dhe disa qytete të tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të vinte vetë në krye të së gjitha forcave të Rumelisë dhe Anadollit. Më 14 maj 1478, para Shkodrës u duk një pjesë e forcave turke me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Daut Pashën. Pas disa javësh arriti me forcat e veta bejlerbeu i Anadollit dhe me 1 korrik vetë sulltani. Kodrat dhe fushat rreth kalasë u mbushën me çadra deri në një largësi prej disa miljesh. Barleti dhe disa bashkëkohës japin një shifër prej 350.000 ushtarësh turq. Një numër shumë i madh devesh sillnin furnizimet, pajisjet e ushtrisë si dhe metalin për të derdhur topat. Në kalanë e Shkodrës ndodheshin 1.600 burra, që përbëheshin kryesisht nga qytetarët, një repart i vogël venedikas dhe një grup të rinjsh fshatarë. Kishte edhe gra e të reja të familjeve, që banonin brenda në kala. 7) Sipas M. Barletit. Rrethimi i Shkodrës. Tiranë 1967, bot. II, dhe M. Beçikemit në të njëjtin botim. 307
Kuartieri i përgjithshëm i Mehmetit II u vendos mbi kodrën e Pashës, sot Tepe, ndërsa ushtria i vendosi çadrat në rrëzë të kodrës dhe në fushë. Mbi kodrën e Pashës u ngrit një kullë e lartë druri për të drejtuar qitjen e artilerisë dhe për të parë luftimet, sidomos nga ana e portës kryesore ku ishte dhe terreni më pak i pjerrët dhe për pasojë më i lehtë për të sulmuar. Për rrënimin e mureve u derdhën 11 topa të mëdhenj, gjashtë nga të cilët u vendosën në kodrën e Pashës, përballë hyrjes kryesore; një nga topat më të mëdhenj hidhte gjyle prej 1200 librash dhe e quanin «artileri e sulltanit», sepse, shkruan Barleti, «e kishin ndërtuar në emër të tij me zell e me mjeshtëri të madhe». Mbrojtësit, nga ana e tyre, duke parashikuar se muret do të rrafshoheshin nga artileria e rëndë e turqve, punonin pa pushim për të fortifikuar qytetin me ledhe trarësh e dheu. Përveç sulmeve të vogla të përhershme turqit ndërmorën kundër qytetit dy sulme të përgjithshme. Më 22 korrik u krye sulmi i parë dhe më 27 korrik sulmi i dytë, i cili zgjati pa ndërprerje deri të nesërmen. Por të dy sulmet përfunduan me humbje të madhe dhe me disfatën e turqve, derisa ata hoqën dorë nga mendimi se mund ta merrnin Shkodrën me një sulm të drejtpërdrejtë. Përpara fillimit të sulmit të parë, turqit i rrahën disa ditë rresht me topa muret e kalasë, derisa ato u rrënuan në shumë vende. Barleti llogarit deri në këtë kohë rreth 2500 të shtëna artilerie dhe 120 të shtëna mortajash, prej të cilëve 10 predha me zjarr. Mortajat ishin një armë tjetër e fuqishme, që përdorën turqit në këtë rrethim. «Këtë lloj topi, thotë Barleti, mund ta quajmë më tepër njëfarë mortaje, sepse është e gjerë dhe e shkurtër, me zgavër të thellë, me grykë të drejtuar lart dhe me bisht të ngulur në dhë, edhe lëshon një shugullim ose një ushtimë tamam si gjamë deti me stuhi». Mortaja hidhte lart një gur të rrumbullakët me peshë 1.200 librash, i cili binte me një vrull e me një fuqi shumë të madhe. Kjo armë e fuqishme përdorej jo vetëm për të rrafshuar banesat e për të bërë dëm në njerëz, por më tepër për të shkatërruar puset e sterat, me qëllim që të rrethuarit të mbeteshin pa ujë. Me mortaja hodhën mbi qytet edhe shtëllunga zjarri, për t'i vënë flakën qytetit dhe kur mbrojtësit do të merreshin me shuarjen e zjarreve, sulmi do të bëhej më i lehtë. «Ato shtëllunga, që mezi shuheshin, thotë Barleti, përbëheshin prej rrëshire, peshkvje, squfuri, dylli, vaji dhe prej elementesh të tjera të këtij lloji, të cilat e ushqenin dhe e hapnin më tepër zjarrin dhe me të vërtetë, sapo binin mbi çati, menjëherë këto merrnin flakë. Këto shtëllunga e përshkonin ajrin me një fuqi e shpejtësi aq të madhe dhe me një fishkëllimë të tillë, saqë të jepnin përshtypjen sikur disa zëra së bashku bërtisnin deri në kupë të qieIlit, edhe linin mbrapa një si bisht të zjarrtë e të furishëm, që dukej si yll me bisht». Për t'i shpëtuar djegies së qytetit, mbrojtësit zbuluan ato shtëpi që kishin. çati me patavra druri dhe caktuan një grup burrash të fortë e të shkathët që të kujdeseshin për shuarjen e zjarreve. Gjithashtu, mbrojtësit, duke parë se artileria turke shtohej dita-ditës, goditjet ishin të vazhdueshme dhe vihej në rrezik jeta e atyre që qarkullonin në kështjellë, vunë roje të vazhdueshme ne çdo anë të 308
qytetit, në ato drejtime ku turqit kishin vendosur topat, për të vrojtuar dhe për të lajmëruar me anën e këmbanave popullsinë dhe garnizonin që të futej në strehim. Pas shumë goditjesh, kur nuk mbeti pothuajse asnjë vend i sigurtë për mbrojtje, u hapën për këtë qëllim disa galeri nën dhë. Pasi ishin rrafshuar në shumë vende muret e qytetit turqit u përpoqën të digjnin ledhet prej druri. Nga mortajat morën flakë pahitë në drejtim të Bunës, mirëpo zjarri u shua menjëherë nga mbrojtësit dhe pa pasur humbje. Zjarri u vihej ledheve prej druri edhe me anë të pishtarëve që mbaheshin në duar nga grupe të vogla sulmuesish, të cilët, pasi afroheshin në largësi të përshtatshme, i hidhnin këto pishtarë përmbi ndërtimet prej druri. Për të larguar këtë rrezik, në anët ku turqit vinin zakonisht për t'i vënë zjarrin ledheve, u vendosën grupe të zgjedhura pushkatarësh dhe shigjetarësh, të cilët e qëllonin dhe e asgjësonin armikun, para se ky të hidhte pishtarët. Pas një përgatitjeje të gjatë, që synonte në rrënimin e fortifikimeve, djegien e ledheve prej druri, në shkatërrimin e banesavs dhe sterave, në dëmtimin dhe asgjësimin e pjesshëm të mbrojtësve si dhe në lodhjen e kundërshtarit, turqit, më 22 korrik, filluan sulmln e parë të përgjithshëm. Para sulmit u afruan një sasi e madhe balistash e katapultash, me qëllim që të rrethuarit të goditeshin nga një sasi e madhe gurësh. Veç tyre u përgatitën me shumicë penda e trina, në mënyrë që ushtarët turq të mbrojtur prej tyre të mund t'i afroheshin sa më tepër mureve të kështjellës. ndërsa hendeqet mbrojtëse u mbushën me gurë dhe lëndë të çfarëdoshme, për të lehtësuar kalimin e sulmuesve. Beteja u zhvillua në të gjitha anët e qytetit. por kryesisht para portës kryesore, ku u zhvilluan luftime trup me trup. Turqit shumë superiorë në numër, kishin mundur t'i kapërcenin të gjitha vështirësitë dh€ të arrinin deri tek ajo portë. Mbrojtësit, me një trimëri të paparë ndonjëherë, me gjithë humbjet në njerëz mundën t'i zbrapnin sulmet e njëpasnjëshme të turqve kundër kësaj porte që, megiithëse gjysmë e rrënuar nga bombardimet me artileri, ishte çelësi i krejt kalasë. Aty u dërguan vazhdimisht reparte të freskëta të rezervës, që qëndronin në gatishmëri në sheshin qendror të qytetit, për të shkuar në ndihmë aty ku e lypte nevoja dhe pasi nuk mjaftuan ata, për të ndalur sulmin, u ngritën të sëmurët e të plagosurit. Gjatë këtij sulmi, kundër armikut u përdorën armë të ndryshme: përveç shigjetave, pushkëve, skorpionëve dhe bombardave u hodhën gurë të mëdhenj, trarë me majë të mprehtë, u rrokullisën shtamba me gurë e barut si dhe vorba të mbushura me gëlqere. Shtambat lyheshin me vaj, zift e rrëshirë e u vihei flaka. Gjithashtu u hodhën gardhe të lyera me zift të ndezur. Vecanërisht zjarri i dëmtonte dhe i tmerronte armiqtë. Nga dalje të fshehta të hapura në shkëmb të gjallë, të cilat kishin për qëllim të mbronin hendekun, të rrethuarit qëllonin vazhdimisht, duke i shkaktuar dëme të mëdha armikut. Punët përgatitore kryheshin nga gratë, bile në çastet vendimtare ato luftuan përkrah burrave duke treguar shembuj të lartë heroizmi. Gjatë gjithë sulmit, artileria e armikut vazhdonte të qëllonte, pa marrë parasysh se dëmtonte dhe trupat e saj. Për të treguar se sa e 309
fuqishme ishte ajo, mjafton të përmendim faktin se nga një gjyle guri gjetën vdekjen 18 vetë. Sulmi i dytë i përgjithshëm i turqve, më 27 korrik pati të njëjtin fat, dështimin e plotë të tyre. Ai vërtetoi gjithashtu se Shkodra nuk mund të merrej me forcën e armëve. Pasi po afrohej vjeshta dhe stina nuk lejonte që një ushtri kaq e madhe të kalonte dimrin në fushë të hapur, sulltani me një pjesë të ushtrisë u largua, pasi kishte pushtuar më parë kalanë e Drishtit dhe të Zhabiakut. Për të vazhduar bllokimin dhe për ta detyruar qytetin të dorëzohej me anë të urisë, u la një forcë e mjaftueshme. Përpara largimit të sulltanit u përdor dhe një mjet tjetër për të mposhtur të rrethuarit: 300 robër të zënë në Drisht u therën para mureve të kështjellës, por edhe kjo masakër nuk e mposhti guximin dhe trimërinë e shkodranëve. Rrethimi vazhdoi dhe për një kohë të gjatë, derisa, më 25 prill të vitit 1479 u ratifikua në Venedik paqja e nënshkruar në Kostandinopojë midis Perandorisë Otomane dhe Venedikut. Sipas kushteve të kësaj paqeje, Venediku detyrohej t'i njihte sulltanit zotërimin e Krujës, Shkodrës dhe qyteteve të tjera, që kishte humbur gjatë kësaj lufte, ndërsa banorët e Shkodrës do të liheshin të lirë të largoheshin, po të donin, me gjithë pasuritë e tyre. Gjatë muajve të fundit të bllokimit, të rrethuarve filloi t'u mungonte ushqimi. U përdor për ushqim çdo gjë e gjallë që ndodhej në kështjellë, deri dhe lëkurët ziheshin dhe haheshin, por edhe kjo torturë nuk i mposhtte të rrethuarit. Nga të 1600 burrat që morën pjesë në mbrojtjen e qytetit, kishin shpëtuar të gjallë vetëm 450 dhe përveç tyre 150 gra. Asnjëri prej tyre nuk pranoi t'i nënshtrohej armikut, por më parë preferuan rrugën e hidhur të mërgimit. «Kur armiqtë, — shkruan një kronist i kohës, — armiq të vërtetë e të pashpirtë, panë grumbullin e qytetarëve që në heshtje të zymtë po merrnin rrugën e mërgimit ashtu edhe gjendjen e mjerueshme të grave shkodrane, të cilat, përmes radhëve barbare tërhiqnin si shokë mërgimi fëmijët e vet që vajtonin, s'patën se si të mos8 mahniteshin dhe të mos çuditeshin për atë besnikëri e qendresë...» .
8) M. Beçikemi. Nga fjalimi panegjirik- 139.
PËRMBAJTJA
Faqe Hyrje
5
Kapitulli I. Fortifikime nga vitet 2800 deri rreth viteve 500 p.e.r
9
Kapitulli II. Fortifikime nga vitet 500 deri në 168 p.e.r. Periudha e lindjes dhe e zhvillimit të qyteteve ilire
37
Kapitulli III. Fortifikimet gjatë periudhës së hershme të sundimit romak (shek. II p.e.r. — shek. I e.s.)
86
Kapitulli IV. Fortifikime nga vitet 300 deri në 600 (e.s.).
101
Kapitulli V. Fortifikime nga viti 600 deri në 1400
124
Kapitulli VI. Fortifikime nga viti 1400 deri në 1478
179
Kapitulli VII. Fortifikime të shekujve XV-XVII
201
Kapitulli VIII. Fortifikimet në shekujt XVIII-XIX (Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare)
229
Kapitulli IX. Kulla dhe banesa të fortifikuara
265
Kapitulli X. Kisha, manastire dhe ura të fortifikuara
284
Kapitulli XI. Armë dhe operacione rrethimi
291
Karaiskaj. Gj. Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri. T., «8 Nëntori», 1980. Red. J. Toçka.
312 f. (B. m.) : 930.26 (496.5) +719.67 (496.5) + 725.182.03 (496.5) (09) «-28/18» (B. v.): 930.26 (496.5) +719 (496.5) +725.03 (496.5) (09) «-28 K 31
Tirazhi 4000 kopje
Format 70x100/16
KOMBINATI POLIGRAFIK - Shtypshkronja e Re Tiranë 1981
Stash: 2204-79