Vite të vegjëlisë [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

Enver Hoacha

VITE fF VEGJËLISË

hwitime pëv iirollastvën

INSTITUTI I STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE PRANE KQ TE PPSH

SHTP,PIA BOTUESE « 8 IVËNTORI» TIRANË, 1983

'

Në përgatitjen për botim të këtij

libri, përveç bash-

këpunëtorëve e redaktorëve të Institutit të Studimeve kujdes redaktorë e Marksiste-Leniniste, punuan me specialistë të shtëpisë botuese «8 Nëntori» e të Kombinatit Poligrafik. Për ilustrimet fotografike ndihmuan: Arkivi Qendror i Partisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve Nr. 1, Agjencia Telegra, fike Shqiptare, Universiteti i Tiranës, Dhoma e Tregtisë të Gjirokastrës. dhe Muzeu i Luftës Nacionalçlirimta re

NË VEND TË PARATHËNIES

E kam njohztr Gjirokastrën, jo aq nga vajtjet për punë e nga vizitat që kam bërë, sesa nga tregimet e Enverit pasdarkave pranë oxhakut, si dhe nga bisedat që bënte me nënën e tij, kur hanim bukë. Më vonë i venim asaj pranë krevatit ose në buxhak, sepse pleqëria bëri punën e vet, e mbërtheu në vend atë grua aq punëtore e të duruar, që s'e kishin përkulur hallet e jetës, kurbeti i burrit, djegia e shtëpisë, vdekjet e fëmijëve, gjëra aq të përhapura e të zakonshme në ato kohë. Shoku Enver kishte një dashuri të veçantë për nënën, jo vetëm lidhur me kujtimet e mira të vegjëlisë e të rinisë, por edhe për gjithë ato vite plot ankth që kishte kaluar ajo gjatë Luftës Nacionalçlirimtare për djalin e vetëm, që shkonte sa nga një vend në tjetrin si ilegal, me kokën në torbë, i dënuar me vdekje nga pushtuesit, ose kaptonte male në mes tufaneve me borë e strehohej në kasollet e popullit, ku gjente për të ngrënë një copë misërnike me pak shëllirë. Sigurisht, në ato momente atij i kujtoheshin gjellët e mira të anesë, kulaçi i ngrohtë që i vinte ajo në

5

çantë kur e niste për në shkollë ose në piknik, i kujtohej djathi

në mashd që ia cingariste mbi prush.

Nga këto biseda gjallërohej atmosfera familjare, kënaqeshin pleqtë e tij, por kënaqesha edhe unë që njihesha me copëza të jetës së shokut tim dhe të njerëzve të familjes ose të popullit, në mes të cilëve ai qe rritur. Ajo që më ka bërë e më bën edhe sot më tepër përshtypje, është se ai i hap këto biseda e zhytet në kujtimet e së kaluarës pikërisht në momentet e p r eokupacioneve më të mëdha. Le të kishte pasur mbledhje të zhurmshme, gjatë të cilave ndeshej me armiq, si Sejfulla Malëshova e Koçi Xoxe me shokë, me Stojniçër e Zllatiçër. Kur uleshim për të ngrënë, ai hapte lloj-lloj muhabetesh, sidomos me anenë. Kurse babai i Enverit, xhaxhai, siç e thërritnin të gjithë, rrinte dëgjonte dhe herë-herë më hidhte ndonjë shikim, luante kokën ose rrudhte buzët, sikur donte të më thosh: «Kujt do t'ia hedhë me këto të gajasura?».. Xhaxhai e gjithë të tjerët në familje e dinin që Enveri kishte shumë punë, se vendi ishte i shkatërruar e i varfër, hynin e dilnin shumë njerëz në shtëpi, aty bëheshin edhe mbledhje gjithë natën, shpesh deri në agim. Se ç'bisedohej në këto mbledhje, ata nuk dinin gjë, po xhaxhai e kishte zakon të ngrihej që në 4 të mëng jesit, shkonte ndizte sobën e kuzhinës, bënte kafenë e tij, pastaj vinte rrotull nëpër shtëpi ose nëpër oborr, sipas stinës. Por shpesh, kur zgjohej e dilte nga dhoma, habitej që dëgjonte zëra në sallon dhe, kur dilja edhe unë, që nuk flija e prisja të mbaronin mbledhjen, ai më thoshte: «Moj nuse, akoma s'kanë mbaruar? Ç'bëjnë këta, pse bërtasin, zihen?». Nuk mund ta kuptonte plaku që i biri pikërisht se kishte halle shumë, prandaj ndiente aq nevojë t'u vinte kyçin atyre, qoftë edhe për pak kohë, e të zhytej në kujtimet e ëmbla të vegjëlisë, si në një dush të freskët. Fillonin nga ana e tij pyetjet: «E mban mend, ane, kur shkova në shkollë për herë të parë...? E mban mend kur më bëje topin me lecka ? E mban mend kur m'i bëtë këpucët me proka, se më griseshin ? E mban mend kur çava kolcën dhe më vure djathë të pjekur . ? E mban mend kur shkonim te nëndajkoja, kur shkonim te hallë filania, e mban mend këtë, e mban mend atë?», e kështu vazhdonte biseda derisa mbaronim bukën e duhej të largoheshim. 6

«Uu, — thoshte aneja, — si nuk i mbaj mend». Kur fillonte Enveri ta pyeste ç'bëhet vallë kjo ose ajo plakë gjirokastrite, «uu, mo Enver, — i përgjigjej aneja me të folurën e saj, — ç'piet dhe ti, ajo ka vite që ka ikur në atë botë». Por ajo i dinte shtëpi më shtëpi se ç'fëmijë kishin, kush kishte mbetur në Gjirokastër, kush kishte ardhur në Tiranë etj. Herë-herë ndërhynin në bisedë edhe motrat, Haxhoja dhe Sanoja, që banonin me ne, dhe motra e madhe, Fahrieja, kur vinte mysafire. Është e njohur kujtesa e shokut Enver, por edhe aneja ishte e fortë. Enveri e pyeste sa zahire vinin për vitin, sidomos për dimër, siç ishte zakoni. Dhe aneja ia numëronte sa qase misër, sa okë gjalpë, sa teneqe me djathë, çfarë petësh, turshi e oshafesh bënin. Të gjitha këto Enveri i regjistronte në kokë ose në magnetof on si një etnograf. Pastaj e pyeste për bejtet e këngët që këndoheshin në ato kohë dhe ajo fillonte të kujtonte e të na thoshte lloj-lloj prej tyre, shoqërore, patriotike, si të ishin. Enveri jo vetëm çlodhej me këto biseda, por ai u bënte edhe njëfarë «restaurimi» kujtimeve të tij, që koha dhe valët e jetës mund t'ia kishin zbehur, siç zbehen afresket, ose siç u këputet ndonjë gur mozailcëve të lashtësisë. Xhaxhai, që nuk interesohej për këto biseda, se ishin të njohura për të dhe i dukeshin të largëta, rrinte lexonte në anën tjetër të oxhakut nga ato qitapet me shkronja arabe të zverdhura nga koha dhe, lcur mërzitej e donte ta tërhiqte Enverin në ujëra të tjera, i thoshte: «Lëri ato gjepura, dëgjo ç'ka thënë ky filozof» dhe fillonte nga tregimi. Enveri e dëg jonte njëfarë kohe për respekt, pastaj më në fund e pyeste: «Është e gjatë? Lëri, për kokën tënde, felsefetë islamilce, hajt t'ia marrim një herë këngës si në Gjirokastër ». Dhe fillonin, xhaxhai shtruar e ngadalë dhe Enveri ia kthente. Nëna ime, kur dëgjonte këto këngë, i thosh Enverit: — Mirë këndoni, po jo si Avdalli. Po këngët tona më duken më të mira, Aziz Ndreu ia kalon Xhevat Avdallit. Enveri i përgjigjej me të qeshur: , por mua më pë/— Ç'të bësh moj nënë, fshat e zanat qejnë edhe këngët e anëve tuaja, me çifteli e lahutë, se, helbete, nztk thonë kot «Nga je? Nga fshati i gruas ...». Nga bisedat e Enverit unë u njoha dhe u dashurova më 7

shumë me Gjirokastrën dhe me njerëzit e saj. Sa herë kam shkuar, çdo gjë e shikoja me vëmendje dhe me tjetër sy, se, kur të kthehesha në familje, e dija se do të jepja një «provim të fortë», duke kënaqur sa më shumë kureshtjen e tij për çdo ndryshim që ishte bërë atje. Nuk do të përsëritja më gabimin që bëra, kur vajta për herë të parë në Gjirokastër. Ishte pas Çlirimit, kur shkova për punë dhe për t'u njohur me vendlindjen e shokut tim. Por 4 ditë që ndenja, të 4 ditët ra shi, lagështira e të ftohtit m'u futën në palcë, në rrugë rrëketë merrnin përpara gurët, më duhej të ecja me kujdes se mos pengohesha ose rrëshqitja. Kur u ktheva në Tiranë, Enveri më pyeti: E, si t'u duk Gjirokastra ime? Si të them, — iu përgjigja, — m'u duk qytet i zymtë, gjithë gur S'më la të vazhdoja më tutje. I prekur nga ky sakrilegj që po bëja ndaj vendlindjes së tij, ma preu shkurt, duke më thënë: Ti s'merrke vesh nga e bukura! Nuk pe me sa bukuri e mjeshtëri janë ndërtuar ato shtëpi njëra mbi tjetrën, ngjitur shpatit të malit? Ti s'paske ndier shpirtin e pastër të njerëzve të saj të mrekullueshëm, të thjeshtë, punëtorë, nikoqirë, mikpritës si ata e Tani ndërhyra unë dhe ia preva hovin: Të lutem, — i thashë, — unë s'e kisha fjalën për njerëzit, përkundrazi, ata më pritën si s'bëhet më mirë, kush të më merrte më parë për drekë apo për darkë si .«nuse» të djalit të tyre që veja «në të parë». Sidogoftë, kështu filloi mësimi i parë i historisë për Gjirokastrën. Unë atëherë nuk i kisha dëgjuar bisedat e tij për vendlindjen, nuk njihja dobësinë e mallin e madh që kishte për të. Gjatë luftës nuk kishim as kohë, as kokë për biseda të tilla. Ndonjëherë kishte rënë fjala e kishim bërë ndonjë krahasim në mes vendlindjeve tona, për zakonet e karakteristikat e ngjashme dhe shpesh biseda mbyllej me shaka kush e kush të mburrte më shumë vendlindjen e vet. «Mirë, mirë, — thosh ai, — edhe ju, dibranët, jeni të njohur për pastërti, po ju keni ujëra boll, marifeti është që gjirokastritët, pa pasur as puse, as çezma, mbajnë një pastërti shembullore, duke mbledhur pikat e shiut nga ulluqet e në

8

muslluqe! E di këtë ti?». Vërtet, atëherë unë s'dija ç'ishin muslluget. Kur i mburresha me Skënderbeun, që natyrisht më pëlqente ta lidhja me Kastriotin e Dibrës, ai ma kthente: «Lëre Skënderbeun, mos shko aq lart e mos e përvetëso, unë nuk e mohoj se keni pasur trima, po ne kemi pasur njerëz të shquar edhe të pushkës, edhe të penës», dhe më fliste për Çerçizin, Bajon, Çajupin e të tjerë. Pas vdekjes së prindërve të tij unë vazhdova të isha dëg juese e zellshme e kujtimeve që më tregonte ai për Gjirokastrën, për vitet e vegjëlisë e të rinisë. Njihja sokakët e sheshet, shtëpitë e kopshtijet, sikur të kisha jetuar e luajtur në to. Njihja jo vetëm baba Çenin trim e nëndajkon kapedane, por deri edhe si vishej miku i xha Halilit, xha Fuat Nanoja, me atë brucin e zi krahëve e me ka/ca të bardha. Dija më shumë për pleqtë e Gjirokastrës sesa për gjyshërit e mi, të cilët nuk i kisha njohur dhe në shtëpi as që kishin marrë mundimin të më flisnin për ta. Çuditesha, çuditem akoma edhe sot, me atë njohje e lidhje të ngushtë që kanë gjirokastritët me njëri-tjetrin, të grumbulluar fise-fise, lagje-lagje, por që prapë bëjnë një, Gjirokastrën. Burrat mblidheshin te Qafa e Pazarit, gratë nëpër dasma, sebepe e ksodhe, fëmijët e të rinjtë në shkolla apo në sheshe të lodrave, paçka se pëlciste dhe «lufta» në mes lagjeve, prapë s'bënin dot pa njëri-tjetrin. Kur unë i dija përmendsh kujtimet e Enverit, filluan të na rriten fëmijët. Ai filloi t'u tregojë atyre për qytetin, për njerëzit e shtëpisë, për shkollën, shëtitjet, lodrat (por jo për shejtanirat, sepse nuk e lejonte pedagog jia). Ndonjëherë fëmijët vinin si duke qarë e ankoheshin: «Babi, Bonia na shau, na thotë ç'më je bërë si...» (ky ose ai) dhe pyesnin me kuriozitet të zbulonin cilët ishin këta. Enveri shpërthente në gaz dhe u thosh i thoni Bones «mos na shaj kështu, se babi i fëmijëve: ka dashur fort ata»». Bonia, kujdestarja që na rriti fëmijët, ishte bijë nga Shapllot, por martuar në Hoxhatë dhe, duke e njohur mirë edhe ajo Gjirokastrën, u ngjiste fëmijëve lloj-lloj emrash e nofkash të atjeshme, kur luanin si të marrë, kur bëheshin pis, kur çirreshin nga rrobat e këpucët. Kurdoherë me gëzim të madh e me shumë emocione ka 9

shkuar Enveri në Gjirokastër. Në vizitën e parë që bëri pas Çlirimit, në tetor 1947, midis të tjerave, ai tha: «Lufta e tmerrshme kundër okupatorëve italianë dhe gjermanë më ndau për shumë kohë nga qyteti im, ku kam lindur dhe jam rritur, ku kam marrë mësimet e mia të para, ku kam jetuar vegjëlinë time, inc gëzimet, hidhërimet dhe shpresat e saj, ku është formuar karakteri dhe ndërgjegjja ime, ku, si të gjithë djemtë e thjeshtë të këtij qyteti heroik, më ishte rrënjosur në mër dashuria për atdheun dhe për popullin tonë të shumëvuajtur»I. Në Gjirokastër Enveri ka shkuar disa herë edhe për mbledhje krejt partie, meg jithatë sa herë shkon, ai do të takohet medoemos me njerëzit e thjeshtë të popullit, duke u vajtur nëpër shtëpi, duke u ndalur me ta rrugës, ose duke i mbajtur me orë në mitingje, ku flet me ta shtruar sikur të kish qenë në shtëpinë e secilit, duke u kujtuar shokëve lodrat që bënin, mësuesve këshillat që u jepnin, katënxhikave për sheqerkat ose për pemët që ia vinin në grusht të dorës. Kur vajtëm bashkë në mars të vitit 1978, nga ballkoni i shtëpisë m'i tregoi një për një grupet e shtëpive të njohura për bukurinë e tyre arkitektonike, si të Zekatëve, të Skëndulajve, të Bakirajve, të Resajve, shtëpitë e shokëve të tij, që unë tashmë i kisha njohur, si dhe shtëpitë e shumë shokëve e shoqeve që kishim bërë luftën bashkë e shumë nga ata ishin në punë me përgjegjësi në Tiranë e në të katër anët e atdheut. Enveri më mori të më tregonte sokakët e sheshet ku kishte luajtur, pazarin etj., por, kur dolëm, u grumbulluan aq shumë njerëz në ato rrugë të ngushta, sa jo vetëm nuk mund të shihje gjë, po kush e linte të merrej me mua, e mbërthyen g jirokastritët, burra e gra, të rinj e të moshuar. Vendosëm atëherë të dalim natën, nga ora 10, kur njerëzit të ishin mbledhur nëpër shtëpi dhe ne mund të ecnim lirisht. Por, sa dolëm te Sheshi i Çerçizit dhe donim të venim nga Qafa e Pazarit, na rrethuan tufa-tufa, djem e vajza, që kishin mbaruar turnin e dytë e ktheheshin në shtëpi. Dështoi mësimi i historisë për mua, por prapë u kënaqëm. Enveri bëri shaka me të rinjtë, i pyeste të 1 Enver Hoxha. Vepra, vëll. 4, f. 227.

l0

kujt ishin, por më shumë ai njihte gjyshërit e tyre se baballarët dhe u thosh ndonjë nga historitë që njihte për ta. Pastaj u shprehu kënaqësinë se si kanë ndryshuar kohët. «Tani ju, vajza e djem, — u tha, — ktheheni nëpër shtëpi bashkë edhe natën, kurse aneja ime më ka treguar se nuk kishte kaluar në jetën e saj nga pazari, se, edhe e mbuluar me çarçaf mos njihej e kthenin kokën burrat! Edhe një herë që i qe dashur të kalonte, i kishte vajtur lajmi xha Halilit, i cili i kishte bërë fjalë në shtëpi». Çkohë e ç'qytet! Me çudirat e bukuritë e veta, me hallet e me gëzimet, me luftërat për jetë, për liri, për dituri! Në këtë pjesë të mëmëdheut dhe në mes njerëzve të këtij qyteti lindi Enveri, aty kaloi fëmijërinë e tij e disa vite të rinisë. Prandaj është e natyrshme që ai të ndiejë një mall e dashuri të veçantë, që e shtynë atë të shkruajë këto kujtime për C'ijirokastrën, për vitet e vegjëlisë, që janë përfshirë në këtë libër, kur ndiente nevojën të çmallej e të çlodhe j. Ai i shkroi këto në kohë të ndryshme, dhe nuk i shkroi për t'i botuar, por sepse ia kërkova me insistim t'i shkruante për fëmijët dhe nipërit e mbesat që do të linclnin. Me rastin e një f este familjare, origjinalet e këtij cikli kujtimesh, që përfshihen në këtë vëllim, si edhe ato që pasqyrojnë periudhën e mësimeve në Liceun e Korçës dhe të studimeve e të qëndrimit të tij jashtë atdheut, Enveri na i dhuroi mua dhe fëmijëve. Në shënimin që shoqëronte këtë dhuratë, midis të më kërkove të shkruaja disa nga kujtimet tjerash shkruan: e vegjëlisë e të rinisë, sigurisht që s'mund të ta refuzoja këtë kërkesë dhe fillova shkarravinat. Këto janë të pambaruara, por, kur të kem kohë, do t'i plotësoj. Këto janë vetëm për ty e për fëmijët, Ilirin, Sokolin, Pranverën. Janë shkruar keq, pena ka Ky ecur, siç e di, pa u kthyer t'i ndreqë o t'i korrigjojë peshqesh material është shumë i varfër, kurse ai shpirtëror Të rrojmë të lumtur e të gëzuar me fëmijët është ndryshe tanë të dashur, t'i martojmë, të na bëjnë shumë kalamanë, të jemi të for,të e të shëndetshëm, që t'i shërbejmë derisa të vdesim me nder e me besnikëri Partisë dhe popullit tonë, që na lindi, na rriti dhe na bëri luftëtarë komunistë ...». Për mua dhe për fëmijët kjo ishte një dhuratë e paçmuar, që 11

na ka frymëzuar të duam më shumë jo vetëm Gjirokastrën dhe Korçën, ku Enveri kaloi vegjëlinë e rininë, por gjithë atdheun tonë, ku ai me shokët komunistë, me popullin e me Partinë në krye, luftuan për ta çliruar e tani për ta bërë gjithnjë e më të bukur, të fortë e të begatë. Përshkrimet plot kolorit për Gjirokastrën, për jetën, historinë dhe arkitekturën e rrallë të saj, malli, dashuria e respekti me të cilat autori kujton e shkruan për njerëzit e thjeshtë, që nga ata të familjes, te shokët e fëminisë e deri te furrxhinjtë, evgjitët, muratorët e kovaçët, përshkohen, si nga një fije e kuqe, nga ideja se dashuria për atdheun nuk është një nocion abstrakt, por është kjo tokë, janë malet e fushat, qytetet, shtëpitë, janë këta njerëz, janë e kaluara, e solmja dhe e ardhmja e të parëve tanë, jona dhe e brezave që vijnë. Pikërisht se këto kujtime bartin një rrezatim kaq të gjerë, mendova se nuk do të ishte e drejtë t'i mbanim vetëm për vete, në rrethin familjar. Ato mund të gëzojnë shumë shokë e miq që rrojnë akoma, ose edhe fëmijët e të afërmit e atyre që s'janë më. Megjithëse ato kanë një karakter pak a shumë intim e familjar dhe hedhin dritë mbi një periudhë para formimit revolucionar të shokut Enver, ato mund të interesojnë edhe një rreth më të gjerë njerëzish, ndihmojnë për të njohur ambientin, njerëzit që e ushqyen dhe e frymëzuan t'i futet rrugës revolucionare për lirinë e popullit e fitoren e komunizmit. Për këtë e binda Enverin dhe mora autorizimin që nga ky cikël kujtimesh të botohen, me rastin e 75-vjetorit të lindjes së tij, ato pjesë që kanë dhje me vendlindjen, Gjirokastrën, ku shoku Enver kaloi fëmijërinë e rininë e hershme (1908-1927). Në libër kujtimet u përfshinë ashtu siç na janë dhuruar, pa pasur mundësi të angazhonim autorin me përpunimin e p/otësimin e këtyre materialeve para botimit. Me miratimin e tij hoqëm ndonjë paragraf, që kishte karakter tepër intim e jar, ose ndonjë episod nga qyfyret e vegjëlisë në shtëpi, në lodra ose në shkollë, përshkruar vërtet bukur, por me aq «realizëm». , sa mund t'u hapej punë mësuesve e prindërve që të bindnin fëmijët se s'duheshin bërë tani ato gjëra që bënte në kohën e vet xhaxhi Enveri, meg jithëse është e njohur që si dje, sot edhe nesër fëmijët janë fëmijë, e do të bëjnë › në 12

shtëpi, në shkollë, në rrugë a sheshe ku luajnë. Shoku Enver miratoi heqjen e atyre episodeve që edhe sot e bëjnë të qeshet, por me keqardhje, bile deshi t'i mbrojë ato me justifikimin që prindërit e mësuesit mund t'u shpjegojnë fëmijëve se, kur bënin këto xhaxhi Enveri me shokë, nuk kishte Parti, as organizatë fatosash, pionierësh, rinie etj. Në 75-vjetorin e lindjes së shokut Enver, le të jetë ky botim një dhuratë për popullin, ndaj të cilit ai ka një dashuri, nderim e mirënjohje të pafund dhe veçanërisht për popullin e Gjirokastrës, për njerëzit e saj trima, atdhetarë e punëtorë, në mes të cilëve ai lindi, u rrit e u përgatit për rrugën e revolucionit e të socializmit.

NEXHMIJE HOXHA

Korrik 1983

13

I QYTET KËSHTJELLË

THESARE TË ARKITEKTURËS POPULLORE

ëshiroj të tregoj disa kujtime për vendlindjen time, Gjirokastrën. Këto kujtime janë më tepër të D periudhës së vegjëlisë dhe të rinisë sime të hershme. Jo vetëm unë që kam lindur atje ndiej një kenaqësi të veçantë kur i sjell ndër mend, por edhe cilido tjetër që viziton Gjirokastrën ndien kënaqësi, pse shikon në të një qytet vërtet të vjetër, por të ndërtuar me aq shije, sa të habit për zotësinë e ndërtuesve të tij. Kur isha i vogël, nuk kanë ekzistuar tek unë këto përshtypje që kam tash për vendlindjen dhe kjo është e natyrshme. Tash unë kam pak a shumë një kulturë më të gjerë për problemet, për historinë, si dhe për ndërtimet në përgjithësi. Puna e Partisë gjatë disa dekadave, Si dhe studimet e leximet që kam bërë dhe bëj, më kanë dhënë mundësinë që përshtypjet e mia të vegjëlisë t'i gjykoj në një kuadër më të gjerë politik, kulturor e shoqëror. Sa vlerë kanë këto shënime varet, se ato kanë më shumë ka17 2 — 679/a

rakter personal dhe janë të një periudhe para se të fitoja ndërgjegjen revolucionare. Por për mua këto kujtime janë të dashura e të rëndësishme, sepse unë hodha hapat parë të trupit, të mendjes e të ndjenjave në këtë qytet, në shtëpitë e sokakët e tij të gurtë, u rrita dhe mora mësimet e para të jetës në rrethin tim familjar, të mësuesve e shokëve të shkollës, në mes njerëzve të thjeshtë të mrekullueshëm të vendlindjes sime. Këtu desha të theksoj se po i futem kësaj pune për të shkruar kujtimet e vegjëlisë e të rinisë me insistimin Nexhmijes, që i ka dëgjuar me dhjetëra herë në bisedat tona famiijare dhe po i shkruaj ashtu siç më vijnë, jo me pretendimin për t'i botuar, por për t'ua lënë fëmijëve të mi, si dhe nipërve e mbesave, që të njohin edhe këtë pjesë të jetës së babait e gjyshit të tyre, të njohin historinë e vendlindjes së tij, ashtu siç duhet të njohin edhe historinë e gjithë Shqipërisë e të popullit tonë. Kështu do të rrënjoset në ta, në mendjen e zemrën e tyre, e fortë dhe e pashlyeshme gjithë jetën, dashuria për atdheun, për popullin dhe për Partinë, që ringjalii çdo gjë vendin tonë, që edhe monumenteve të vjetra të kulturës popullore dha freskinë dhe bukurinë e dikurshme, që vuri në dukje meritat e mëdha të popullit shqiptar në të kaluarën, në të tashmen dhe i hapi p erspektiva për të ardhmen. Më parë do të shkruaj për pamje arkitekturale të qytetit. Natyrisht, arkitekt nuk jam, por, duke e njohur mirë Gjirokastrën që në vegjëli, disa karakteristika të ndërtimeve të saj, megjithëse pa kompetencë, them se mund t'i shpreh, ashtu siç i kam në sy, në mendje e në zemër. Gjirokastra nuk është një qytet i ndërtuar pa kritere. Nuk dua të hyj këtu n'ě lashtësinë e saj, prandaj disa konsiderata do t'i jap vetëm për gjendjen aktuale, e kam fjalën që nga koha kur dola në jetë e këtej, sidomos kur arrita ta kuptoj dhe ta njoh mirë bukurinë e këtij qyteti. Siç dihet, Gjirokastra është ndërtuar në shpatin e Malit të Gjerë. Kjo i jep asaj një bukuri të veçantë, si18

«Shtëpitë e Gjirokastrës duken si... kështjella të vogla rreth kështjellës së .madhe».

domos nga ana kur hyn në qytet, qoftë ditën, qoftë natën. Ky pozicion nuk është zgjedhur rastësisht nga norët e parë të këtij qyteti, po ka pasur disa arsye të forta. Mendoj se një nga arsyet kryesore ka qenë ajo e ruajtjes së fushës, domethënë e kursimit të tokës që prodhon bukën. Zgjedhja e këtij pozicioni nuk i pengonte banorët e qytetit të Gjirokastrës, që merreshin dhe me blegtori, që rritnin me dashuri bagëti të imëta dhe i kullotnin në barin plot aromë të Malit të Gjerë që kishin afër. Një kjo. Një arsye tjetër e fortë e jetike për ta ndërtuar Gjirokastrën aty ku është, mendoj se ka qenë nevoja e mbrojtjes edhe prej shtypësve të huaj, por edhe nga feudalët e bejlerët, që e kanë pasë sulmuar shumë herë qytetin. 19

Po të vërejmë me kujdes konfiguracionin e Gjiro-

kastrës, bile që nga fundi i Varoshit dhe deri në . Kucu11ë, Dunavati, Manalati, Palortoja, si pjesët kryesore të saj, janë mbështetur në mal. Kjo do të thotë se krahët qyteti i ka pasur të ngrohta. Përveç mbështetjes në mal, pjesë të mëhallëve janë ndërtuar në kodra, që vijnë duke u ulur në drejtim të fushës. Shtëpitë, pra, kurdoberë janë ndërtuar në pozita superiore dominuese nga mund të vinte sulmi i armikut. Po t'i përfytyrosh mëhallët nëpër këto brigje, si për shembull, Pazarin e Vjetër dhe së toku me Pllakën, bishtin e Hazmuratit ose bishtin e Cfakës etj., të duket sikur ke përpara formën e një dore, pëllëmba e së cilës është kryesorja e. qytetit, kurse gishtërinjtë janë vazhdimësia e tij. Në mes të këtyre gishtërinjve ka, si të thuash, disa boshllëqe që përbënin përrenj, ku banorët nuk bënin ndërtime. Këto përgjithësisht mbaheshin qersa, kopshtije, nepërmes të cilave kishte dhe ka rrugë që të lejojnë.të ngjitesh në qytet. Por kishte edhe boshllëqe ku nuk ka pasur as rrugë. Të gjitha këto vende dorninoheshin nga shtëpitë mbi kodra. Nga ana strategjike i tërë qyteti, sipas mendimit tim, merr formën, si të thuash, të një kështjelle, të cilën armiqtë e kohëve të kaluara, me ato armë që disponoheshin atëherë, e kishin zor ta zaptonin kollaj, në rast se nga ana e banorëve do të organizohej rezistenca kundër tyre. Armiku ishte i detyruar ose ta sulmonte qytetin së larti, nga mali, gjë që ishte e pamundur dhe e zorshme, pse ose ta sulmogjirokastritët e ruanin vazhdimisht nin anash, ose nëpërmjet boshllëqeve që ekzistonin midis kodrave, mbi të cilat qenë ndërtuar shtëpitë. Me të tilla kritere ndërtimi mund të thuhet se mendimi strategjik i ndërtuesve të vjetër të Gjirokastrës ka qenë jashtëzakonisht i studivar, pse mëhallët Çetemel e Palorto mbroheshin nga Përroi i Çullos, lartësitë e të cilit domirioheshin nga gjirokastritët. Në Manalat depërtohej nëpërmjet Sheshit të Zinxhirëve, siç e quanim ne. Duke • u ngjitur deri atje dominohej Gjirokastra. Armikun gjirokastritët e kishin, pra, kështu nën vete. Në rast se do të 20

orvatej të futej nëpërmes boshllëqeve që ekzistonin në të dy anët e përrenjve ose në buzat nën kodra, ku ndodheshin shtëpitë, ai do të vihej në pusi. E parë në këtë prizëm, mund të thuhet se ndërtimi i Gjirokastrës merr me të vërtetë një karakter të theksuar mbrojtës. Banorët e vjetër dhe ndërtuesit e saj të mëvonsh :,:, m këtë çështje, mendoj unë, e kanë pasur parasysh në radhë të parë.

Sipër Përroi i Çullos, i cili ka shërbyer si mbrojtës i mëhallëve të Çctemelit e të Palortosë.

Arsyeja e parë që përmenda, ajo e ruajtjes së tokës, lidhet dhe sqarohet fare lehtë me kujdesin e treguar nga të parët tanë për të mos e zënë fushën me ndërtesa. Kjo flet për karakterin sa më ekonomik të banorëve të Gjirokastrës, tregon se këta banorë, që rronin në kushtet e një ambienti të tillë, mendonin edhe për mbrojtjen, edhe për bukën, edhe për ushqimin e blegtorisë. Veprimtaria kryesore e qytetarëve zhvillohej kryesisht në dy drejtime: në bujqësi dhe në blegtori. Naty21

risht, aty lindi e u zhvillua krahas tyre edhe artizanati, pse nevojat e popullit për t'u veshur e për t'u mbathur, për sende e për shërbime të tjera duheshin, gjithashtu,

plotësuar, por bujqësia dhe blegtoria ishin dy drejtimet kryesore të banorëve gjirokastritë dhe për mbrojtjen e tyre duhej të merreshin masa të vazhdueshme. Nuk dua të zgjatem më në drejtim të bujqësisë dhe në atë të blegtorisë, por dëshiroj të theksoj ca se ndërtimi i Gjirokastrës për vetë pozicionin tokësor që ka, u nxirrte, gjithashtu, banorëve të saj problemin se çfarë materialesh do të përdoreshin për ngritjen e shtëpive. Është karakteristike se çdo shtëpi gjirokastrite është ndërtuar me gurë. Me gu • ë, pra, nuk është ndërtuar vetëm Kalaja madhështore e qytetit l , me bedena të fortë, me pavdekshmërinë e saj si në ndërtim, ashtu edhe me fuqinë madhështore që i jep pamjes së saj sipër një kodre dominuese gati mbi të gjitha mëhallët e qytetit. Kalaja ndodhet në një pozicion strategjik jashtë • akonisht të fortë kundër sulmeve dhe është ndërtuar në mënyrë që luftëtarët e saj të mund të dilnin fare mirë për të sulmuar armiqtë, në qoftë se këta të fundit do të arrinin të futeshin deri në mëhallët e qytetit. Kalanë e qytetit shpeshherë e përshkruajnë si një anije ose, siç më duket mua, si një kryqëzor që lundron në një det shtëpish. Them kryqëzor që çan valët, pse kalaja, me pjesën e saj të përparme si thikë, merr formën e një kështjelle jo vetëm që mbrohet, por edhe që sulmon përpara. Hyrja kryesore e kalasë, ajo drejt Pazarit të Vjetër dhe në drejtim të fushës, është ndërtuar në formë të ngushtë, e rrethuar me bedena të fortë dhe me dy-tre kate nga brenda për manovrime ushtarake. Kurse fundi i kalasë, nga ana e Dunavatit, është më i gjerë, sepse rreziku nuk mund të vinte nga mali. 1 Kalaja është zanafilla e qytetit. Në fazën e parë linte jashtë fortifikimet e pjesës j u g perëndimore. Kjo pjesë që përbën fazën e dytë,

i përket veprimtarisë ndërtuese të Ali pashë Tepelenë . s dhe pikërisht viteve 1811-1812. 22

Një tipar tjetër karakteristik i kësaj kalaje të farnshme, që rrallë ia gjen shoqen në mesjetë, me aq sa kam studivar unë, është pozicioni shumë i lartë mbi kodrën ku është ndërtuar dhe karakteri jobanues, në përgjithësi, nga zotërinjtë feudalë, por mbrojtës e sulmues nga i gjithë populli që do të përballonte sulmin. Po ta imagjinosh për një moment kalanë, pa shtëpitë e lagjeve rreth e rrotull saj, atëherë mund të realizosh honin e madh rreth kalasë, i cili bëhej tmerr për armikun që e sulmonte ose e rrethonte. Edhe pjesa e brendshme e kalasë është ndërtuar me një zotësi të madhe nga ana ushtarake. Daljet nga portat, nëpërmjet tunelesh që nuk gjenden përballë portave, evitojnë goditjet si në sulm, edhe në tërheqje. Qendra e kalasë ishte e zorshme të zaptohej pa sakrifica të mëdha nga sulmuesi. Arkadat, tunelet, portat e brendshme ishin ndërtuar si prita të rrezikshme. Dhe mbi të gjitha, ky monument madhështor i forcës shqiptare ka një elegancë të çuditshme. Thashë në fillim se Kalanë e Gjirokastrës unë e krahasoj me një kryqëzor, bile të madh. Ta shikosh kalanë nga të katër anët, nga lartësitë e Dunavatit, nga shtëpitë e Aqif Selfos, mbetesh me të vërtetë i mahnitur me madhështinë, forcën dhe elegancën e treguar nga projektuesit e ndërtuesit e saj, të cilët këto cilësi i kanë pleksur me anën ushtarake. Po ta studiosh kalanë, do të vëresh se ajo nuk është ndërtuar me një mur të shtruar, të gjerë dhe të fortë, por në një numër të madh vendesh, nga të katër anët, ajo ka donzhone të dala në formë rrumbullake, të cilat kanë breza gurësh të dalë, që formojnë, si me thënë, qemeret, që e bëjnë atë pjesë shumë më të fortë, më rezistente. Me siguri këto vende të kalasë kanë qenë pika strategjike, nëpërmjct të cilave goditej armiku, pse në këto bedena të dalë kontrollohej hovi i ngjitjes së armiqve drejt mureve të kalasë, kontrolloheshin edhe muret nëpërmjet dy bedenave të dalë. Këto kanë mazgalla ose -frëngji, nga ku qëllohej armiku që rrethonte. Karakteristik është i tërë ky beden i dalë mbrojtës që me bazamentet e tij në gërxh të jep idenë e forcës. Këtë 23

e shikon kudo, por y eçanërisht në hyrje të kalasë, nën

kullën e sahatit dhe në kryen e kalasë, që qëndron përballë Dunavatit dhe Malit të Gjerë. Ky beden, mbi vendin që quhet Dullgë, ku mbrojtësit e kalasë së vjetër në themelet e tij kishin vendosur një top, tytën e të cilit kur ishim të vegjël ngjiteshim dhe e shalonim si një kalë, e jep si duhet idenë e forcës së kështjellës. Brenda kalasë ekziston qendra afër hyrjes. Kjo, aktualisht, por mendoj se edhe më parë, ka qenë një vend i hapët, por i mbrojtur nga të katër anët. Përpara është