Me Mitrushin [PDF]

  • Commentary
  • Kujtime me Mitrush Kutelin (Dhimitër Paskon)
  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

ll IMl !

iii

T O ENA

i IMMBp

Petraq Kolevica

Me Mitrushin

BOTIMET TOENA

K opertina:

P etraq K olevica A d rian a M atraku

R ed a k to re tekn ike:

Botnes:

Fatmir Toçi

Në botimin e këtij libri ndihmoi edhe Fondacioni për Kulturën dhe Artet "Fan Noli"

© Copyright 1997:

Alltori

SHTËPIA BOTUESE TOENA Rr. "M. Gjollesha", K.Postare 1420 TIRANE Tel.: (042) 401 16; 401 17 Tel-Fax: (042)272 32

MITRUSH KUTELIT Pate plot në dhe të huaj Mall' e breng' e lote, Por m 'i huaj ndër të huaj Qe në toka jote. Te kjo tokë e bekuar, Që aq fort e deshe, Pate shkruar i harruar, Shpesh dhe u përqeshe. Por mbi kaq e kaq këllirë, Që ndyn gjuhën tonë Fjala jote ndrit e d/irë Sot e përgjithmonë.

\

HYRJE Shoqëria njerëzore, veçanërisht ajo shqiptare, largohet shpesh nga shpirti i të vdekurve të saj të mëdhenj, vete pas ambicjeve të rnëdha të të gjallëve të saj të vegjël dhe rrënohet. Le t'u afrohemi të vdekurve tanë të mëdhenj jo te varret, po te shpirtrat e tyre që rnbeten të gjallë në veprën e në shëmbujt e dhënë me jetën e vdekjen e tyre, të cilat i harrojmë, paçka se i kemi pranë. Poeti afrikan Birago Diop na siguron për këtë, kur thotë: Ata që vdiqën, nuk ikën kurrkund, Po janë në tcrrin që na ndrit ne, Jane në terrin e dëndur pa fund Të vdekurit s'janë kurrë nën dhe. Ata janë te pema që fëshfëron, Janë te drun që thellë rënkon, Janë tek u ji që vrullshëm rrjedh, Janë me ujin që f/e nën ledh, Janë mes njerzve, mes turmës, kudo. Të vdekurit nuk kanë vdekur, jo ! Nuk ka vdekur as M itrush Kuteli. Ai është mes njerzve, mes turmës, kudo. Është i gjallë në kujtimet tona... Po ç'të kujtoj? Ç 'të shkruaj për të? Dhimbje... Dhimbje... 5

NJOHJA ME MITRUSHIN Me M itrushin u njoha mirë që në vitet e para të G jim nazit. Lexoja "Kapllan A g ë n ...", "Ago Jakupin", "Netë S hqiptare" dhe s'm ë bëhej t'i hiqja nga dora. Në vitin e tretë më ra në dorë "Shënime k ritik e " dhe "M aii e brengë" që më bënë ta doja M itrushin më tepër, sepse thoshte fjaië aq të mira për krijim tarinë e Fan Nolit që për mua, atëherë, ishte idhulli më i adhuruar për poezitë e përkthim et. Në v ite t e para të pasluftës, në Korçë, u hap Shtëpia e Kulturës ku, gfatë verës, vija në kursin e vizatim it. A ty ishte dhe një sallë e vogël leximi me gazetat dhe revistat që dilnin atëherë. Për qëllime propagandistike, lexuesve më të rregullt dhe të pakët të asaj salle u lejohej, madje u jepej ndonjë gazetë apo revistë të cilat vinin në disa kopje. Atëherë doli organi i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, revista "Bota e re". Në njërin numër të asaj reviste gjeta tregimin e M itrushit "Lumi i m a d h " e në një numër tjetër tregimin "Vj'eshta e Xheiadin beut". Të dyja revistat i mora dhe i lexoja me ëndje ato tregime. Vite më vonë, kur u njoha vërtet me Mitrushin, ato revista i a fala atij, sepse i a kishin marrë, si dhe mjaft libra të tjera, kur e futën në burg. Në vitin e tretë e të katërt të gjimnazit, në librin me të cilin bënim mësimin e letërsisë, lexuam që Mitrush Kuteli ishte shkrimtar fashist. Morëm vesh gjithashtu që e 7

kishin burgosur. Këto gjëra më mbushnin me zemërim, sepse, për mua, Mitrushi ishte ndër ata shkrimtarë të pakët Shqiptarë që - siç shkruan një miku i tij - "... derdhnin në letër me mellanin e zi, të kuqt e gjakut të tyre, për të na dhënë të qëruar neve sot nesër e sa të rrojë gjithësia e sa të rrojë gjithë dheu, gjuhën e shkruar, të bukurën gjuhë. " Nga sa kisha lexuar prej M itrushit, nuk kisha n d e shur në n d o n jë lë vd a të për fa s h iz m in . Përkundrazi, te libri i tij "Sulm e /otë " në "Poemën e Shëndaumit", kundër perandorisë zhurmëmadhe e famëkeqe të Italisë, kisha lexuar gjithë ato mallkime: "Perandori! Perandori! Perandori, xhenem i zi! Ti që më veshe në të zi U bëfsh piuhr, U bëfsh h i!" Ndërsa te libri tjetër i tij, "Këngë e britm a nga q yte ti i djegur" kisha lexuar britmën tallëse: "Rroftë Duçja, Rroftë M breti Që na sjeii Sheqer nga deti; Me kuintal E ha p re fe kti Me drehem E ha m iie ti." Vitet rrokulliseshin njëri pas tje trit me nxitim . Fillova e vazhdoja Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës ku, interesimi për letërsinë e në veçanti për poezinë, ndonëse në plan të dytë e të tretë, nuk m 'u shua. Vendin e lexim it të librave shqip e zunë librat rusisht. Lexova poetët rusë Pushkin, Lermontov, Bllok e pastaj Taras 8

Shevçenkon. Mirëpo aty nuk më linte të qetë tregimi i M itrushit "Në udhë, përtej Tiraspolit". Ja, thosha me vete, për këtë do ta kenë futur në b u rg . N g a n d o n jë h e rë sh ko ja në K lu b in e Shkrimtarëve dhe artistëve - atëherë pranë Teatrit Popullor. Nuk u njoha me ndonjë nga shkrimtarët apo poetët që po bënin emër. Aty, rastësisht, pashë Ali Asllanin, i shkuar në moshë, trup më pak se mesatar, i dobët, me një pallto të vjetër, të gjatë. Hyri e doli i vetëm. Nuk foli me askënd e nuk i foli askush. Rastësisht njoha Milto Sotir Gurën, por aty nuk pashë ndonjëherë Lasgush e as Mitrush. Ndonjërin prej atyre që kishin miqësira me letrarët e kohës, kur më binte rasti ta pyesja për Lasgushin, më thoshin se ai rrinte në Pogradec, ndërsa për M itrushin flisnin me drojtje, si nëpër dhëmbë, se kishte qenë në burg, po nuk e dinin nëse ishte liruar apo jo. Gjatë kohës që isha në Gjimnazin e Korçës, e pastaj në Fakultet, në Tiranë, Lasgushi u dëgjua me ndonjë poezi si ajo për hekurudhën "që shkon s i g ja rp ë r g ja rp ë r u a r ..." dhe më vonë me përkthim in e bukur të Eugjen Onieginit, ndërsa nga M itrushi nuk kisha lexuar gjëkundi në ndonjë gazetë shkrim origjinal apo përkthim prej tij dhe n a ty ris h t, kur më s h k o n te m endja te k ai, shpjegimi ishte i thjeshtë: Me siguri është në burg. Vera e v itit 1 957. Mbarova Fakultetin dhe fillova punën. Përkohësisht banoja në Rrugën e Dibrës dhe çdo mëngjes, para orës 7, zbrisja gjatë kësaj rruge. Një ditë, ndërsa po kaloja bashkë me një djalë, teknik, që më takoi pranë rrugicës së kinema "1 7 N ëntorit", na kaloi përpara një burrë ezrner, me 9

flokë të zinj e shumë kaçurela dhe si të lyer me brilantinë. Ky është shkrim tar - më tha ai djali. Ka qenë në burg. E pyeta për emrin, nuk e dinte. U ndamë. Mua më shkoi mendja menjëherë te M itrushi. Ky do të jetë M itrush Kuteli - thashë me vete. E paskan liruar. Të nesërmen, me shpresën se mos e shihja përsëri, dola më herët dhe u ula ta pres në një cep të rrugicës. Afër orës shtatë kaloi prapë ai burrë ezmer me kaçurela, i vetëm e me një ibrik në dorë. Shkoi ngadalë, mendueshëm, deri sa hyri në një portë nga fundi i rrugicës, majtas. Dola ditën tjetër në të njëjtën orë. Përsëri më kaloi përpara. E ndoqa me sy deri sa hyri tek ajo portë. Ky të jetë M itrush Kuteli? - pyesja veten, por nuk guxoja ta ndaloja. Dola prapë ditën tjetër dhe tjetrën. Rrija aty te cepi i rrugës, shihja atë burrë me një ibrik në dorë që v in te nga d ik u prapa M a p o -s së atëhershme, shkonte deri nga fundi i asaj rrugice dhe vetmevete përsërisja pyetjen: Ky të jetë M itrush Kuteli? Ky? E përsërisja këtë pyetje ndërsa e shihja atë burrë, por nuk thosha dot Po! Ky është! Nuk dija sepse M itrushin e përfytyroja ndryshe ose, të paktën, nuk dija pse ky njeri nuk më dukej të kishte shkruar "Ago Jakupin"... Një ditë, shpëtova! Ndërsa rrija dhe e shihja tek po hynte në rrugicë, dikush e thirri: Petro! Jo, s'qenka ky M itrushi... s'qenka... Më vonë mora vesh se ai burrë ezmer me aq shumë kaçurela ishte Petro Marko. 10

Disa muaj më vonë, një shoku im i atëhershëm, që kishie filluar të thurrte poezi e që e kishte shtëpinë fa re pranë M itrushit, më çoi e më njohu me të. Pas kësaj njohje pata fatin të më falte miqësinë e tij të sinqertë që zgjati gati dhjetë vjet, deri në d itë n që na la ... S iv je t, në p ë rv je to rin e nëntëdhjetë të lindjes së tij, e kam për detyrë të tregoj disa gjëra që nuk i di tjetër njeri e që besoj se vle jnë për ta njo h u r e ku p tu a r më mirë M itrushin ata që e duan si dhe për të damkosur me turp kohën, apo siç thoshte vetë - këtë hadh të fatkeqësisë shqiptare - ku ai jetoi, punoi e voi. * * *

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër dëshm orët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrënjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar. A ty nga mezi i rrugës M itrushi ndali e duke marrë frym ë thellë, tha: "E përpjeta e kësaj rruge më lodh. Mori përsëri frym ë thellë e vazhdoi: Fajin s'e ka rruga, jo. E kanë të tjerat. Ato rnë lodhin, po ç'të th e m i..." Të gjitha këto më kujtoheshin para ca ditësh, kur shkova nëpër atë rrugë përsëri, sepse doja ta shihja edhe një herë sh të p in ë përdhese të M itrushit, përpara se të nisja këtë shkrim. Vajta gjer atje e pastaj vija rrotull i hutuar. Kishte shkuar shumë kohë që atëherë, më se tridhjetë e pesë vjet... Jeta, vitet, kishin bërë të vetat. Shtëpia përdhese e M itrushit ishte prishur e në atë vend po ndërtohej një godinë trekatshe.

Para ca kohësh, njëri që i rastisi të ishte në krye të këtij vendi, bëri sikur vuri një pllakë përkujtimore në ish shtëpinë e M itrushit për të cilën, s p e c ia lis të t që kish te p ë rre th , nuk i paskëshin thërië se ajo shtëpi nuk ekzistonte më dhe pllakën e ruan tani në shtëpinë e vet një ish komshi i M itrushit. Më duket se u zgjata. Le të kthehem i të tregojm ë diçka më shumë për ish shtëpinë e M itrushit që nuk ekziston më. * * *

Kur vinte fjala, Mirushi thoshte: "Kjo - ai nguronte ta quante shtëpi - përpara se ta blinim ne, kishte qenë një mejhane e ndyrë. Ja, dhoma e madhe, ishte mejhane. Kjo, e vogla, akçihane apo kuzhina e asaj mejhanes. Ne e dimë ç 'h o q ë m d e ri sa e la m ë , e p a s tru a m , e meremetuam, e lyem dhe e bëmë për të futu r kokën." Shtëpia ishte mbuluar me çati me tjegulla vendi, me mure pjesërisht prej tulle dhe më shumë prej qerpiçi. S uvatim et të vjetëruara. Kur i provoja, duke i goditur me nyjet e gishtave, bënin zhurmën e një daulleje të shpuar, d.m .th. gati për t'u rrëzuar. Dyer e dritare druri që mezi hapeshin e mbylleshin. Nga jashtë - e lyer me gëlqere të bardhë. Brenda - me gëlqere e ngjyra të lehta. Sado ta përshkruaj me fjalë, do të jetë e mangët përshtypja që mund të krijojë lexuesi, por fa ti e solli të kem p la n im e trin ë e asaj përdhecke e me anë të saj do të përpiqem të shpjegoj se ku e se si banonte e punonte në Tiranë, në vite t 50-60 të shekullit të njëzetë, i madlii M itrush Kuteli. 12

Në kërkesën që pati bërë më 1965 për t 'i akorduar një lejë krijuese, ndër të tjera, Mitrushi shkruante. "Kam Hndur në Pogradec, ku nuk kam asnjë pasuri, veç gërmadhave të shtëpisë që e dogjën m ilicët italianë më 1 9 4 3 " Dhe më poshtë: "E vetmja pasuri që kam është një shtëpi me dy dhoma, në Tiranë, në rrugën "4 Dëshm orët" Nr. 7 3 " Le të shohim tani planimetrinë e asaj shtëpie me të gjitha ç'kishte brënda:

13

Që nga porta e jashtme, nuk duheshin më shumë se katër pesë hapa për të përshkuar oborrin e të hyje brënda në një korridor të ngushtë dhe prej atje në dhomën e vogël majtas, që askush nuk mund të dijë si ta quajë. Ajo ishte njëherësh kuzhinë, dhom ë gjum i, rrobaqepësi, stu d io , dhomë studim i për fëm ijët, dhomë pritje për miqt e afërt. E pabesueshme? Ja si qenë rrasur të gjitha këto në një dhomë 3 ,2x4 m.: 1 - Shtrati, ose, më mirë, divani i ulët, ku flinte motra e M itrushit, më e madhe se ai. 2 - Shtrati ose, më mirë, divani i ulët, ku flinte njeri po shpesh dhe dy nga fëm ijët e vegjël. Te ky shtrat flin te sa herë vinte nga Pogradeci për ndonjë punë të vetën në Tiranë, nipi, djali i m otrës tjetër të M itrush it, Dr. M isto Marko, i njohur si sh krim ta r me pseudonim in M irosh Markaj. 3 - M akina qepëse e E fte rp it, gruas të M itrushit. 4 - Soba për ngrohje e gatim. 5 - Tryeza e punës për të gjithë Efterpi, nga vendi pranë makinës, ku qepte gjithçka që i duhej shtëpisë e fëmijëve, ndiqte me vëmendje gjellën që zjente mbi sobë. Kur mbaronte me këto dy punë, kthente karriken nga tryeza, ku ishte makina e shkrim it dhe i a niste daktilografimeve. M itrushi, te kjo tryezë, përmes zhurmës së makinës qepëse, avujve e llokoçitjes së tenxheres dhe tik-ta ku t therrës të makinës daktilografike, vazhdonte p ë rkth im e t m jeshtërore të shumë kryeveprave nga rusishtja, rumanishtja e tj., dhe herëpashere i përgjigjej pyetjeve të ndonjërit prej 17

fëmijëve që bënin detyrat e shkollës aty, te cepi i tryezës. 6 - Pjatalarësja. 7 - Karrike për m iqt' e afërt. 8 - Me që s'kishte vend tjetër, një raaio e vogël ishte vendosur mbi një mensol që dilte nga muri në lartësi të paktën 1.5 m nga dyshemeja. Prej atje, herë-herë, vinin tinguj të lehtë muzike që e gëzonin atë ambient. Atalanta e vogël dëgjonte këngët e Amados, atëherë në modë. Po dhoma tjetër? As atë nuk do të dinte kush se si ta quante. Në këtë dhomë, disi të madhe, 5x5 m., kishte: 1 - Shtrati bashkëshortor 2 - Dy divanë, ku flinin fëm ijët, po shpesh dhe rrinin mësonin atje. 3 - Dy doliapë të vjetëruar të mbushur me teshat e verës e të dim rit të të gjithë pjesëtarëve të familjes. Përmbi ta - dengje me shtresa e mbulesa. 4 - Sënduk me libra, ndër to mund të përmend "Princin", jo fort të vjetra, po as të pëlqyeshme për kohën. 5 - Etazher me libra. 6 - Por i madh cilindrik prej hekuri, me qyngje të gjatë prej llamarine të lyer me varak alumini që kalonin përmes dhomës për ta ngrohur ca më shumë atë ambient me tavan dërrasash ngjyrë gri si në kafe. 7 - Pasqyrë dhe pranë saj një kopje allçie e bustit të Deas së B u trin tit, kopje e mirë nga origjinali, që me atë nënqeshje ironike në cep të buzës, dukej sikur të thoshte me qesëndi: Jam dhe unë këtu! 8 - Kolltuk i vjetër dhe pranë tij një pufe e dy tre karrike. 18

Kështu pra, kjo dhomë, ishte dhomë gjumi m atrim oniale, dhomë studim i e gjumi për të paktën dy nga fëm ijët, si dhe sallon pritje për miq të rrallë. Nga gjithë këto që përshkruam, shumkush mund të mendojë se kjo shtëpi ishte katandisur si një m ulli me thasë e sende një mbi një... Gabohet, kushdo që mund të mendojë kështu! Duart e shkathta të nikoqires korçare e mbanin çdo gjë të pastër e në vendin e vet. Këtë shtëpi - thoshte M itrushi - e mban Efterpi me thonj. Mbaruam? Jo! Jashtë, në fund të atij oborri të ngushtë si korridor, ishte nyja sanitare "a la turca", pranë saj një hashef për larje teshash etj., dhe më tej një tub zingato me një rubinetë prim itive bronxi që quhej çezmë. M egjithatë, sa herë hyje e dilje nga ajo shtëpi, merrie me vete përshtypjen e një oazis-i të bukur e të qetë. Ai rryp i ngushtë oborri i shtruar me çimento ishte gjithm onë i larë, i rrethuar me lulet e Korçës e të Pogradecit dhe përmbi to binte hija e lehtë e pjergullës dhe e drurit të lartë të manit të bardhë... Thashë pak më parë se fati e solli të kem planimetrinë e asaj përdhecke... Po. Fati i mirë e solli të kem sot planimetrinë e saj për këto arsye: Jemi nga fundi i vitit 1 964. Fëmijët e M itrushit u rritën, nuk ishin më fëmijë. Divanet s'po i nxinin. Edhe për të mësuar u duhej një copë vend më vete. Në kërkesën që bëri për heqjen e normës së përkthimeve (1965) M itrushi shkruan: "Kam katër fëmijë m idis moshës 15 dhe 8 vjeç të gjithë në shkollë (kl. X, IX, VII, II,) Kam në 19

ngarkim dhe një m otër të pamartuar, të sëmurë, gjithsej 7 shpirt. " "Në këtë copë truall që kam - më tha një ditë Mitrushi - Duhet të shtoj, të paktën, një dhomë. Nga ty dua projektin." Që kur hoqa vijën e parë në atë si projekt, e dija se kjo punë nuk ishte për shpatullat e dobta të M itrushit, qoftë nga ana ekonomike e ca më tepër nga ajo praktike. Në atë kohë, ndërtim et private ishin një torturë e vërtetë. Në rradhë të parë, nuk shiheshin me sy të mirë nga instancat partiake të çdo shkalle, duke fiiluar nga lagjia, quheshin tendenca borgjeze apo m ikroborgjeze dhe pengoheshin. Pastaj m ungonin m aterialet e n d ë rtim it, tra n sp o rti, specialistët, etj., dhe mund të gjendeshin me çmime shumë të larta. Por, mbi të gjitha, duheshin njerëz të s h ë n d o sh ë , me llo j-llo j n jo h je sh shoqërore e të aftë për sakrifica fizike. Shkurt, këto punë nuk ishin për M itrushin dhe shtesa nuk u bë. Mbeti vetëm planimetria për të folur sot mbi të e për të hedhur pak dritë në errësirën e asaj kohe. Në skicidenë e projektit parashikova një dhom ë 2 ,5 x 3 ,5 për djalin, ku të kishte shtratin, një tavolinë pune dhe në njerën faqe muri të ndërtohej një raft për libra. Dhoma tjetër, rreth 3 ,5x5 m, u parashikua të ishte për të tri vajzat të cilat aty do të kishin shtretërit dhe një tavolinë të përbashkët për të shkruar e lexuar. Hyrjet mund të bëheshin drejtpërdrejt nga oborri, si në shtëpitë e vjetra tiranase, ose me kalim nëpër njëra-tjetrën. Doemos, aty nuk m betej vend për ndonjë dollap e sende të tjera, por gjithsesi hapësira e banimit do të zmadhohej. Problem i pazgjidhur mbetej ngrohja. Si? Me se? Edhe se u mundova 20

të jepja sipërfaqet më minimale, për kushtet në të cilat ishte ajo familje, kjo shtesë do të dukej një lluks i madh. Mirëpo as ky "lluks i madh" nuk u realizua dot. Përveç sa thashë, në projekt parashikova të bëja dhe nyjen sanitare brënda, ku të vendosej dhe një duarlarëse, që M itrushi të mos dilte në të fto h tit dhe shirat e Tiranës të lahej në çezmën e oborrit. As kjo nuk u bë dot...

21

URBANIZMI" Pasi doli nga burgu (viti 1949) për Mitrushin vazhduan vite të vështirë. Në Testamentin e vet ai i shkruan së shoqes: . rrojtmë e bëmë fëmijë në vjete stuhije, burg, urbanizëm, h o te l..." Ata që patën fatin e keq të banonin nëpër dhom a-birucat e atyre hoteleve të kategorive më të fu n d it si p.sh., Hotel "Çajupi" në Tiranë e ca më të këqinj nëpër rrethet, dinë të tregojnë se ç'ishte ajo jetë qeni, por shumicën e tyre tani po i ha dheu. Për "URBANIZMIN", këtë sinonim djallëzor maskues të fjalës "INTERNIM", më ka treguar M itrushi se ç'hoqën prej tij, por më mirë le të dëgjojmë Efterpin, të shoqen: "Sa më kujtohet, ka qenë muaji mars, kur na erdhi një polic me një shkresë. Ju ka dalë urbanizmi - kështu u thuhej atëherë atyre që dëboheshin nga qyteti. Ne na thanë që do të shkonim në Kavajë, po se ku do të rrinim, nuk ta caktonin. Pasaportat dhe atë që quhej "Libri i shtëpisë" na i damkosën me vulën A.P. d.m .th. armik i popullit. Dhimitri nuk u tremb. Do të shkojmë, tha. Nuk vete t 'i lutem asnjë njeriu. Ku dc të shkojmë more burrë - i thashë. Kemi tre fëmijë, ku do t 'i m bytim në Kavajë? Thuamë ku duhet vajtur dhe vete unë. 25

Filluam bëmë lutje në M inistrinë e Brendshme, në K rye m in istri, po nuk na kth e n te askush përgjigje. Ne prisnim me ankth. Kur ngrysej, thosha: Shyqyr që u bë natë dhe kur fillonte të gdhihej thosha: Bobo, si do të jetë kjo ditë, sepse polici vinte çdo ditë dhe na kërcënonte: Kur do të shkoni? Një ditë na tha se do të vinin të na merrnin me kamion. U ngritëm që në ora tre të mëngjesit, ishte natë, shkuam me gjithë fëm ijë në shtëpinë e babait tim . Gjatë ditës i vinim rrotull shtëpisë dhe e shihnim nga larg ç'bëhej. Atë mëngjes shkuam prapë në M inistrinë e Brendshme se mos na jepnin ndonjë përgjigje; Vajta unë. Dhimitri më priste atje në lulishtja në gropë e Sheshit Skënderbej. S 'm 'u përgjigj njeri. Kur u ktheva, Dhim itrin e kishte zënë gjumi në një nga ato stolat, sepse ishte i lodhur e i dërmuar nga gjithë sa po vuanim. Pastaj shkuam në Fadil Paçrami që atëherë ishte kryeredaktor i "Zërit të Popullit". Ai e priti mirë Dhim itrin. Unë - i tha - do të ndihmoj ty si Dhim itër Pasko, sepse e çmoj punën që ke bërë. Mos kij merak, do ta rregullojmë. Dhe e rregulloi. Të nesërmen erdhi polici, mori librin e shtëpisë dhe letërnjoftim in, që ishin me vulën A.P. dhe na solli të reja." Pastaj - më tregonte M itrushi - më dhanë dhe punë. Përktheja nga rusishtja materiale që botoheshin një herë në javë - më duket të shtunave - në të dy faqet e brendshme të gazetës "B a sh kim i", nga eksperinca e kolkozeve dhe sovkozeve sovjetike". Përkthenja dhe nga gazeta me emrin më të gjatë të gazetave të botës që quhej "Për një paqe 26

të qendrueshme, për një dem okraci popul/ore". Ndërsa Efterpi e mbyll tregimin e saj me fjalët: "N u k d ij ç 'të th e m më sh u m ë për "URBANIZMIN". Dij vetëm të them që ato ditë për ne ishin tmerr, lem eri..."

27

MITRUSHI DHE KRIJIMTARIA E TIJ PQETIKE EPASLUFTËS Besoj se ishte vjeshta e vitit 1964, kur Mitrushi më dha ta shihja me sy kritik dorëshkrimin e përgatitur për botim të një vëllimi me poezi. Kisha bindjen se fjalën e vet të fuqishme e të bukur si poet ai e pati thënë njëzet e ca vjet më parë me kulme si "Poemi kosovar", "Letër nga Shëndaumi", "Baltës shqiptare", "Po të vdes në dhe të huaj", e ndonjë tjetër të mëvonshme që mbeten modele të veçanta e të çmuara të poezisë shqiptare por, në letërsinë tonë, ai nuk do të shkëlqejë mbi të tjerët si poet. M itrush i m beti e do të m betet m jeshtër i pakalueshëm i fjalës shqipe në prozë e mbi të gjitha, i tregim it. Nga sa e njihja gjendjen e tij, e merrja memend se ai tani nuk po përpiqej të botonte një vëllim me poezi për t'u afirmuar si rnjeshtër edhe në këtë g jin i le trare, por për q ë llim e th je s h t pragmatiste, për t'u bërë disi më i pranueshëm nga pushteti dhe rrethet e larta e të indoktrinuara letrare, në mos për më shumë, të paktën, për të m os v a z h d u a r të m b e te j p e n g e së e pakapërcyeshme në rrugën e jetës së fëmijëve të tij në kushtet e diktaturës komuniste, shkurt, për një lloj mbijetese. Këtë sakrificë të ndërgjegjshme, ndonëse të dhimbshme fo rt, ai e bëri qysh me poemën përfëmijë "Pyiiiigështenjave", ku shkroi: 29

"Që nga dita e çlirim it Anembanë Shqipërisë Kum boi zëri i Partisë Kum boi zëri i ku sh trim it... " Dhe vazhdon: . "F jal' e saj - një kokër ar, Ra si shiu në behar, Që sjell jetë, begati, Dhe gëzim e lu m tu ri." Atij qëllimi pragmatist i shërbeu deri diku botimi i vëllim it me poezi "Baltë nga kjo to k ë " (Botuar pas vdekjes së tij, më 1973). Te ky vëllim ka m jaft nga poezitë e dorëshkrimit që më pati dhënë atëherë M itrushi ku, përveç poezive të ngrohta si "N jë n d a jn a të në P o g ra d e cin e v je të r", "Pranverë në Enkelanën e re " apo të ndonjë shkëlqimi poetik si: "Pranvera ep la ku t", "Bje shi", "Më d i a nuk më di", gjenden dhe ca poezi të prera sipas m odeleve të kohës për të c ila t M itrushi, natyrisht, nuk ishte ndonjë terzi i mirë. Kështu mund të përmendim poezitë "Dje dhe sot në fshatin tim ", "Pranvera në Myzeqenë e re " dhe "Ba/lada e udhës nëpër n a të " për të cilën do të flas hollësisht më poshtë. M itrushi kishte një përkushtim të veçantë p ë rtë lartësuar periudhën ilire së cilës i kushtoi poemën "Rrjedhin lum enjtë" dhe romanin që nuk mundi ta përfundonte, "Në një cep të llirisë së posh tm e". Kishte gjithashtu adhurim për rilindasit dhe aktet e tyre heroike patriotike. Meqenëse krijim et letrare e artistike, me tema nga këto kohra, ishin të pëlqyeshme për drejtuesit letrarë komunistë, sepse nuk paraqisnin asnjë rre zik id e o lo g jik , m adje, nën p re te k s tin e p a trio tiz m it, këto lloj k rijim ta ris h n x ite s h in , 30

M itru s h i p ë rm b lo d h i disa poezi të tilla në dorëshkrimin që më dha e që u botuan më vonë në vëllimin "Baltë nga kjo to kë ." E dija mirë që ajo kohë nuk ishte stinë poezie për Mitrushin. Përpara se ta lexoja atë dorëshkrim, e dija se gjithçka po e bënte me dhëmbë të shtrënguar për atë qëllim të shkretë pragmatik që shpjegova më lart, prandaj e vendosa t 'i flisja sa më hapur e po të mundja ta pengoja të botonte poezi të dobta artistikisht apo me lëvdata indirekte për kohën e atëhershme që do të vinin patjetër si pasojë e atij pragmatizmi. Për të qenë më i saktë dhe më i qartë, m endimet e mia ia dhashë të shkruara. Fotokopjen e letrës me mendimet që i pata shkruar atëherë, ma solli pa më të voglin ngurim tani vajza e M itrushit, Atalanta. Përmbajtjen e saj po e vë këtu më poshtë: /

DASHUR Z. P a SKo !

Mosha, përvoja, dija - m ë ndalojnë të shkruaj. Njohja jo në dhe dashuria më shtyjnë ta bëj këtë. Fituan këto dy të fundit. I bindur se s 'do të më m errni asgjë për keq, ju shkruaj pa rezerva dhe sinqerisht, siç më kin i foiur ju ve gjithmonë. Këto ditë kam lexuar disa herë përmbiedhjen e poezive që kin i përgatitur p ër botim. A e vlen ta bëni këtë? Me bindje them dhe m e gëzim : Po! Bile, doemos! Vetëm më duket se do "ta ru r" aty-këtu. "Ballada e udhës nëpër n a të " është e mbaruar. Vënia e saj në krye të vëllim it është me vend. M endoj se poezia nuk do të hum bte asgjë po të hiqnit strofën e parafundit në F-3 dhe dy strofat e fundit në F-5. Duhen hequr doemos dy strofat 31

e para në F -10 në mënyrë që poezia, pavarësisht nga dhimbja që e përshkon, të ketë një r'und optim ist e patetik. Le të m betet vetëm strofa e fundit si leitmotiv. "Letra e fundit e një d ja lo sh ip a rtiza n "m e n d o j se duhet hequr shprehja "Për Hri, për Shqipëri" se ka qenë parullë e ballistave. Pjesa tjetër vete fare mirë. Për "Poemën e S hëndaum it"s'kam ç 'të them. Ajo është më e mira ndër poem at shqipe. Ribotim i është i domosdoshëm. "Teuta i/ire". Më ngjan se s 'duhet fu tu r në vëllim. Është tregim në vargje, por s'ka arritur të bëhet poezi. I k ë tij m endim i /am edhe për poezinë "Spartaku", "Esat Pasha", "Efrem i i Gjinit". Këto m endoj se duhen hequr. Tepër dhe vetëm deklamtive më duket poezia "Dje dhe sot në fshatin tim". M endoj se duhet punuar për nga ritm i dhe figurat. M ë ngjan se poezia "Gjuhës shqipe" do të jetë më e bukur sikur të m os b o to n it pjesën e dytë e të tretë. Një nga stolitë e volum it do të je të me siguri poezia "Pranvera ep/akut". Ndjenja dhe harmonia e saj të mbush e të njgop e të përlot... A ty ka ca gjëra të vogla që ju kanë shpëtuar gjatë koregjim it s i p.sh. vargu i dytë, strofa e dytë: Dhe vjen që s 'd i që ku një erë plisi. Përsëritja e që-së dy herë siku r e rëndon vargun. M ungon aty këtu ndonjë e ose ë p ër të dhënë masën e duhur të vargut. "Ballada e vogëi e s y rit të z i" jo veëm që s'm und të fu te t në këtë vëllim, p o r edhe si poezi më duket e dobët 32

"Bje shi". E bukur, po zor se botohet, veçse në pastë datë shkrim i para çlirim it. "Letër nga s p ita li" duhet hequr për arsye që ju i dini. E shkrova këtë ietër p ë r t 'i m enduar më mirë ato që do t'u thosha dhe nga frika se përpara /ush s 'do thosha dot as çerekun. Ju /utem të më fa ln ip ë r ndonjë gjë të pam atur a të nxituar. M e dashuri,

P etraqi.

Tani më duhet të flas më gjatë e më qartë pëf poezinë "Bailada e udhës nëpër n a të " tek e cila fshihet një sekret që më duket se nuk e di askush veç meje. Ajo u botua për herë të parë në gazetën "DP.ITA" 1 6 .0 8 .1 9 6 4 dhe u ribotua në vëllimin me poezi "Ba/të nga kjo to k ë " më 1973. Ciiido që e lexoi atëherë këtë "Baladë" si dhe ai që mund ta lexojë sot apo nesër, natyrisht, do ta kuptojë e shijojë sipas shënim it që i pati vënë atëherë në fund, M itru s h i* ku th o të se ia ka kushtuar një ngjarje të luftës, kur autoritetet italiane "merrnin peng prindërit e partizanëve dhe i hidhnin, të Hdhur, në kamionë të hapur, nën grykat e m itrolozëve të rojeve. Këta kamionë i vendosnin në krye, në mes dhe rië b is h t të autokollonave dhe I m bartnin p osh t e lart nëpër udhët e Shqipërisë. Në rast sulmesh, rojet vrisnin së p a ri p e n g je t." Pikërisht sipas këtij shëmm! është kuptuar e pëlqyer dikur kjo baiadë. Për këtë na bind edhe parathënia e botim it të Veprës Letare të M itrushit (Vëllimi I, F.43), ku thuhet: 33

..."Balada e udhës nëpër natë", ku tema e Luftës Nacionalçlirimtare gjen një trajtim origjinai, nga një këndvështrim i ri". Në të vërtetë kjo përmbajtje, temë apo ide, tepër e pëiqyeshme nga pushteti politik e letrar partiak i asaj kohe, s'është veçse një mbulesë komode për të shprehur M itrushi një brengë të madhe. Në thelbin e kësaj balade ai përshkruan rrugën e rëndë të Kalvarit të vet kur, të burgosur, "të iidhur këm b'e d o r'" e çonin me kamion nga Tirana për në kampin çfarosës të M aliqit e doemos, do të kalonin nëpër Pogradec, prandaj shkruan: "T i mos më prit, o fsh a ti im, Në m uaj m aj a në qershorSe vij i iidhur kë m b ' e d o r' Dhe kthehem m bytu r n'hidhërim . " Po të flaken tej strofat false që shërbejnë si pelerinë për të mbuluar vargjet e dhimbjes së vërtetë, do të kemi "Baiadën e udhës së M itrushit nëpër n a të " një variant të përafërt të së cilës do të shkruaj më poshtë duke e zhveshur prej strofave me material inert, mbushës, të përdorura për qëllimin praktik të m askim it:

34

* * *

Ti mos më prit, o fsh a ti im Në m uaj m aj a në qershor Se vij i iidhur këm b' e d o r' Dhe kthehem m bytu r n 'hidhërim. Unap' i gjeibërth që fërmon, S'do të m ë njohë kurrsesi Të veshur tërë tym të zi Dhe të gozhduar në kamion; S'o'o të më njohë i ia rg ti vir Tek ngjizet dallga edhe vjen M e rrukullim ë në liqen Kur të më shohë në zinxhir Do ngazël/ohet korbi plak Në m a j' të she/gut fletargjënd Kur të nuhasë përnjëm ënd Vargonj të njom urë me gjak. Pra mos më prit, o fsh a ti im, Në m uaj m aj a në qershor Se vij i Hdhur kë m b ' e d o r' Dhe shkoj i kredhur n 'hidhërim. Po, sh o rti im qe short i zi: Në fund të m ajit, në kamion, Të Hdhur kruspull me vargonj Më f/akin rishtas n'errësi.

35

Se jam i mjerë hapsanik Me kra e këmbë në zinxhir Nga vatra shkulur me pahir Dhe hedhur udhëve vërtik. Ne je m i v e t' i trem bëdhjet Që sh ko jm ' e vimë d it' e nat, Ah, në kol/onën që na m bart Posht' e përpjet, p o s h t' e përpjet. Dhs nëpër natën p lo t gjëmim Kur shpirtin jep i b ie rti maj, Kalojmë gërxiie dhe pastaj Të shkumbëzuarin Shkumbin. Pa vjen një amëz lu l' e bar Q 'e sje/l e lehtëza p u h i Dhe s 'd i se qysh, nuk d i se si, Më dehu m a/i shqipëtar. Pa kuspu/l m blidhem dhe duroj Të fu n d it rrësk të m uajit m aj Në fy t e ndiej të helm tin vaj Dhe sytë m byll të m os shikoj. Ne je m i v e t' i trem bëdhjet Të flakur brënda në kamjon Me m itro/oz na kërcënon Xhelat i vrazhdë me helmet. 36

/ rreptë je, o dhë shqiptar, / bukur je, i ëmbël je, Po qysh mëshirë vallë s'ke E p se s'na fal një cep për varr? M ajm alet flenë n'agullim , Buçasin grykat me përrënj, Dhe Z o t' i madh që kthjell e vrënj Na fat përgjum jen - ngushëllim. Ndaj zbehen yjtë lart në qiell Nuk di se qysh, nuk d i se si, Një afsh i ëmbël ngrohtësi Të m ardhtin kurm seç ma mbështjell. Dhe s 'd i në jam a s'jam njeri A /ënd'e ndryshkur në vargonj Po nëpër ngjokje ëndërroj, Ah, vatrën time, në shtëpi. Dhe etje kam që të shijoj Një çast të lumtur, në Hri, Kur do të çporret q e n ' i zi Kështu, ndër ethe, ëndërroj... Shkrep a g ' i ditës me uror Dhe qiell e kulme kuqëlon, Tu/iten m jegullat në hon Pa gdhihet dita një qershor.

37

Ky shtat i m ardhur avuilon Siç avuiiojnë m alet lart; K ollon' e ngathët që na m bart Nëpër këthesa rrotullon. Ne je m i v e t' i trem bëdhjet Të iidhur brenda në kamjon Që sipër honesh rrotullon Për tatëpjet, për tatëpjet. Pa p la g ' e m piksur fo rt më dhëmb Dhe hallk'e ndryshkur gjith më breh, Ah, mish e kockë p orsi teh Po nuk më shëmb jo , nuk më shëmb. Zjen va i' e shkum btë në liqen, Vjen qark zgalem i fluturak Nxiton kollona varg e varg Dhe fshati, tutje, zbardhëiion. Ah, mos më prit, o fsh a ti im, Më një të m uajjt qershor, Se vij i lidhur këmb e d o r' Kaloj i m bytur'në vrerim. POGRADEC, 2 0 KORRIK 1 9 6 4

38

Për kampin e Maliqit, ku përfundoi udha e tij nëpër natë, M itrushi më ka treguar: Kur na shkarkuan nga kamioni atje, isha me ca rroba të vjetra e si mos më keq nga pluhuri i asaj rruge të gjatë. Në kokë, për t'u m brojtur nga dielli, kisha lidhur një shami me nyje në të katër cepat, siç e lidhin armanxhinjtë. Një plic erdhi e më pyeti: - Sa shkollë ke ti? - Hiç. Katër klasë të fillores kam - i thashë. - Mirë. Shko këtej, ti. Për fa tin tim të mirë e besoi se, siç isha katandisur unë, do ta besonte dhe po t 'i kisha thënë: s'kam bërë shkollë... Kur më liruan, ndërsa po më hipnin në kampion, për të na sjellë në Tiranë, u ndodh përsëri ai polic. Më pa me ca sy katili e duke shtrënguar dhëmbët, më foli gjithë inat: "Ë ë ë ë!... Ti qen paske pasur shkollë të madhe, ti!" Ndërsa kunati i M itrushit, i burgosur në moshë të re dhe ai në Kampin e Maliqit, më ka treguar: Kur e sollën M itrushin, e mbyllën në një kotec derri. Ai kamp ishte Semeri. Në mëngjes vetëm një si çaj. Bukë si baltë vetëm një herë në ditë, më drekë. Në punë na detyronin të shkonim duke rendur. Rendnim zbathur nëpër baltrat, se këpucët na u prishën brënda dy-tre ditëve. Punonim në kanale me ujra përmbi gjunjë e gjer në mes. Poshtë na pinin ushujzat, sipër na grinin mushkonjat, Dizanteria bënte kërdinë. Kur ktheheshim nga puna, në mbrëmje, ecnim me këmbë e duar si bagtia, sepse nuk qëndronim dot më këmbë nga lodhja e nga dizanteria. A ty kisha të burgosur dhe babanë. E preu dizanteria dhe unë e kam larë babanë lakuriq, si fëmijë. Një tregtar nga Korça, Koci Misrasi, nuk duronte dot më dhe vari veten. 39

Alfred Ashikun e rahën për vdekje se hëngri një panxhar që e gjeti aty nëpër baltrai. Një tjetër, Niko Kirkën nga Korça, e lanë të lidhur me tel me gjemba te një shtyllë përkundrejt diellit. Atje e lanë si Krishtin në kryq dy dit e dy net dhe ne, 1 500 të burgosur, na detyruan të shkonim pranë tij e ta pështynim. Ky qe kampi i Maliqit. Për tmerret e atij kampi, ku ishte drejtor Tasi Marko, vëllai i Rita Markos, kanë shkruar të tjerë e nuk dua të zgjatem. Gjendjen e tij të rëndë e të pashpresë në burg e në atë kamp na e jep të gjallë Mitrushi në krijimet e veta të cilat kam fatin e madh t 'i kem të shkruara nga dora e tij. Ja, ato:

40

LETRA E FUND!T SlM E SHOQE

Kaq afër jem i, p o r kaqe larg Të lutem mos më p rit Na ndajnë terre rreth e qark Dhe yl/ p ë r mua s 'ndrit. Përse ta lidhësh fatin tënd Me një p afat s i unë, Kur d i se em ri im u shëmb Me dhunë e përdhunë? Pra hidhe hapin guxim tar Ndaj jetës së gëzuar. Dhe më harro këtu, në varr, Të vdekur pa mbuluar. Se unë pres, përças po pres Një udhë fo rt të gjatë Dhe një të martë, në mëngjes, Do hidhem nëpër natë. Nëpër një natë që s'ka mbarim Po qetësi për je të: Pushim... harrim ... pushim ... pushim ... Në prehjen e vërtetë.

41

PRANVERE Nëpër hekurat e thurrura s i gardh Nëpër dhogat e thumbuara me thum b Një rreze dielli h yri s i për çudi Brenda në terrin e hadhit. / nem itur dritën e kuqe vështroj Dhe rrah ta shtie rrezen nër duar Por zinxhirat, që tringëllijnë me kobe S'm ë lenë të ngrihem më këmbë. Pra sytë i m byll që rrezen mos e shoh Por s ’d i se si nga ja shtë vjen Një erë e athët p lis i dhelajmin sjell Se në botë ka ardhur pranvera.

42

YLLI I KARVANIT D oli ylli i karvanit - Lart m b i botë një q iri E vështroj i je tim ua r Nga zëndani im i zi. Pas një rreze që më hodhi Lashë hadhin e po ik Ah, m ë falni, jam i mjerë Pra p o ik nga vend i lik. Po më doli para reja Ma preu rrugën e karvanit... S'kam ç 'të bëj, do kthehem prapë, Brenda ferrit të zëndanit. Dhe do pres të dalë rishtas Në m os sonte, tjetër herë, Që të sulem s i i çm endur Nëpër qiej, nëpër erë. Kush e di... do të g je j udhës, Ndër ethire n j' yll me bishtDo t 'i lutem të shpjerë Lart e lart ne Z o ti Krisht.

43

Do t 'i falem, përgjërohem, Të më bëjë h i e baltë Të më shkeiin gjith të m irët Pranë fronit tij të lartë. Oh, për hir të Gollgothasë Dhe të brinjësë së shpuar Prit, o Zot edhe dëgjoji Gjithë tm erret që kam vuar. Por në s 'do as Z o ti i jetës S'kam ç 'të bëj i m jeri unë E /e qiellin, zbres te yl/i, Doemos, me të përdhunë. Pa kur y lli do kalojë Zotëronjës, sipër detit, Do të shëmbem tatëpjetë, Shpirtin do t'ja jap lanetit. Veç në dhe mos kthehem prapë, Ku ka hekura, zinxhira Ore çast ta ndjekin hapin Errësira... Egërsira... Ah, më fal, o t i këndonjës Se me fja t' të turbulloj. Jam në terr e jam i mjerë S 'd i ç 'të bëj, pra ëndërroj. 44

/g> ~ / ‘ S & rrr-t SZc

4 W » / **** / * r *** '

^ rfty n /

*****

* = & * ■ * ,/# /* * •

* * * A i * y, / > * < / * * '/

*Or / * J / / t / y * * * / r * t s / s t §■ SK+

* /+

/X * * //* * /

» «*V « /y

S * **Si *

< / w » / /**» *+■ j / 4e / * * * ■ M