K. Marks, F. Engels, V. I. Lenin, J. V. Stalin. Mbi çështjen e gruas [PDF]

  • 0 0 0
  • Gefällt Ihnen dieses papier und der download? Sie können Ihre eigene PDF-Datei in wenigen Minuten kostenlos online veröffentlichen! Anmelden
Datei wird geladen, bitte warten...
Zitiervorschau

K. MARKS - F. ENGELS V. I. LENIN - j. V. STALIN

MBI ÇËSHTJEN E GRUAS

..

SHTEP#A i:30TUESE «8 NENTORIT/RANE, 1977

(()

PARATHËNIE

Tirazhi 15.000 kopje

Format 58x84/16

Stash 2204-72

Shtypur: Kombinati Poligrafik Shtypshkronja «Mihal Duri». — Tiranë, 1977

Përmbledhja që i paraqesim lexuesit përfshin mendime të klasikëve të marksizëm-leninizmit për çështjen e gruas. Çështja e gruas është një nga çështjet më të rëndësishme të marksizëm-leninizmit. Klasikët e marksizëm-leninizmit, duke përpunuar doktrinën shkencore mbi ligjet e zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë, mbi revolucionin e masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, mbi fitoren e socializmit dhe ndërtimin e shoqërisë komuniste, shtruan dhe argumentuan shkencërisht pozitën shoqërore dhe klasore të gruas dhe rrugët për çlirimin e saj nga çdo shtypje e skllavërim, nga çdo paragjykim që rëndonte mbi të me peshën e shekujve. Ata të parët hodhën poshtë të gjitha teoritë e idetë reaksionare idealiste e obskurantiste në lidhje me gruan, që përligjnin pabarazinë midis sekseve, inferioritetin dhe skllavërinë e saj. Në kundërshtim me këto teori mendimi marksistIreninist pohon barazinë e plotë të burrit dhe të gruls, hedh poshtë shkencërisht të ashtuquajturin inferioritet biologjik dhe e vlerëson gruan si një forcë të madhe të revolucionit shoqëror dhe të ndërtimit të shoqërisë së re, shoqëri, në të cilën krijohen të gjitha kushtet e mundësitë që ajo të manifestojë aftësitë e saj në të g jitha fushat e jetës. Për këtë arsye Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini i kanë dhënë një rëndësi të dorës së parë problemit të gruns, çlirimit të saj, emancipimit dhe formimit të per-

sonalitetit të saj në një shoqëri të lirë pa shtypës, pa shfrytëzwes. Marksizëm-leninizmi na mëson se në shoqërinë borgjeze me gjithë pretendimet demagogjike çështja e gruas nuk mund të zgjidhet, çlirimi i saj nuk mund të arrihet. Hapi i parë dhe vendimtar për emancipimin e grave dhe për vendosjen e barazisë së tyre të plotë me burrat është përmbysja e pushtetit të çifligarëve dhe të kapitalistëve. Dhe një forcë e madhe për përmbysjen e këtij rendi shfrytëzues është vetë gruaja. Marksizëm-leninizmi gjithashtu na mës.on se proletariati mund të korrë fitore mbi borgjezinë duke siguruar pjesemarrjen aktive të masave të gjera të grave punonjëse në luftën revolucionare. Prandaj çështja e gruas është pjesë përbërëse e teorisë rnarksiste-leniniste mbi rezervat dhe ushtrinë e klasës punëtore në luftën për vendosjen dhe për konsolidimin e diktaturës së proletariatit në interes të fitores së plotë të komunizmit. Në veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit gjejmë materiale të shumta që karakterizojnë gjendjen e përgjithshme çnjerëzore të gruas në shoqërinë kapitaliste; në to gjejmë një kritikë të ashpër për moralin hipokrit borg jez lidhur me çështjen e gruas e për mendimet lidhur me edukimin e brezit të ri. Në këto vepra shohim se problemet e gruas nuk janë të veçanta, specifike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, të veçuara e ië izoivara nga problemet e tjera të shoqërisë, ato nuk janë probleme që mund të trajtohen dhe të zgjidhen me lehtësi, ose, ca më keq, të injorohen. Problemi i gruas nuk është vetëm një problem sentimentesh dhe, pra, të trajtohet në mënyrë sentimentale dhe romantike, ose si «lëvizje feministe», siç bëjnë përfaqësuesit borgjezë të ideologjive reaksionare idealiste. Ai është një problem i madh i jetës, i zhvi//imit dialektik materialist të historisë së njerëzimit. Në veprën e Engelsit «Gjendja e klasës punëtore në

4

Angli», që është nga veprat më të rëndësishme në thesarin e komunizmit shkencor, ku jepet një tablo e gjallë e shtypjes dhe e gjendjes së mjeruar të klasës punëtore, e shfrytëzimit të pamëshirshëm të saj prej kapitalistëve e ku damkoset kapitalizmi si sistem shoqëror, vihet në dukje edhe gjenclja e pjesës së sh-frytëzuar më egër të proletariatit — gjendja e grave dhe e fëmijve. Mbi bazën e një materiali të gjerë statistikor si dhe të vrojtimeve të tij personale, Engelsi na jep një pasqyrë të gjallë të pasojave shoqërore vdekjeprurëse të shfrytëzi-rnit kapitalist të punës së grave e të fëmijve. K. Marksi, duke zbuluar ligjet e zhvillimit të mënyrës kapitaliste të prodhimit, në veprën e vet kryesore, në «Kapitalin», vë në dukje se shfrytëzimi i pamëshirshëm i grave dhe i fëmijve i shton së tepërmi fitimet e kapitalistëve. Në kushtet e imperializmit shfrytëzimi kapitalist i punës së grave dhe të fëmijve në industri dhe në bujqësi është vënë në dukje në veprat e V. I. Leninit. Duke i bërë një kritikë të ashpër shoqërisë kapitaliste, e cila e trajton gruan si skllave, Lenini thotë se në këtë shoqëri ajo i nënshtrohet një shtypjeje të dyfishtë. Gruaja punëtare dhe fshatare është e shtypur nga kapitali dhe, veç asaj, ajo nuk gëzon të drejta të barabarta me burrin, sepse Iigji ia njeh. «Demokracia borgjeze, thotë Lenini, është demokracia e frazave të bujshme, e fjalëve të mëdha, e premtimeve të brukura, e paru//ave bombastike mbi lirinë dhe barazinë, kurse në të vërtetë të gjitha këto shërbejnë për të maskuar skllavërinë dhe pabarazinë e gruas, pabarazinë dhe skllavërinë e punonjësve dhe të të shfrytëzuarve» (shih këtë botim, f. 149). Idenë e parë mbi rolin e grave si rezervë e si ushtri e proletariatit e kanë dhënë K. Marksi dhe F. Engelsi. Kështu, për shembull, K. Marksi në një letër që i drejton Kugelmanit, ku vlerëson lart lëvizjen e grave në Gjermani, thotë: «përmbysjet e mëdha shoqërore janë të pa-

5

mundshme pa fermentin grua» (shih këtë botim, f. 80). Duke u mbështetur në këtë ide dhe duke përgjithësuar përvojën e lëvizjes çlirimtare ruse e ndërkombëtare, V.I. Lenini e J.V. Stalini e përpunuan në mënyrë të gjithanshme çështjen e gruas dhe argumentuan tezën se një nga kushtet vendimtare për përmbysjen dhe likuidimin e rendit të vjetër kapitalist, për vendosjen dhe konsolidimin e rendit të ri socialist është pjesëmarrjet e masave të gjera punonjëse në politilcë. «Dhe është e pamundur të tërhiqen masat për të marrë pjesë në politikë, — theksonte V. I. Lenini, — pa tërhequr në politikë gratë. Sepse gjysma e njerëzimit e përbërë nga gratë në kapitalizëm i nënshtrohet një shtypjeje të dyfishtë» (shih këtë botim, f. 161-162). V. I. Lenini ka theksuar: «Nuk është e mundur të bëhet revolucioni socialist po nuk mori pjesë në një masë të konsiderueshme shumiça dërrmuese e grave punonjëse» (shih këtë botim, f. 129). Lidhur me bashkimin e grave nën f/amurin e klasës punëtore, si një nga detyrat më të rëndësishme të partive komuniste, J. V. Stalini ka thënë: «Gratë punonjëse, punëtoret dhe fshataret, janë rezerva më e madhe e klasës punëtore. Kjo rezervë përfaqëson plot gjysmën e popullsisë. Do të jetë rezerva e grave me klasën punëtore apo kundër saj, — nga kjo varet fati i lëvizjes proletare, fitorja ose disfata e revolucionit proletar, fitorja ose disfata e pushtetit proletar. Prandaj detyra e parë e proletariatit dhe e pararojës së tij, partisë komuniste, është që të bëjë një luftë v2ndimtare për emancipimin e grave, punaoreve dhe fshatareve, nga influenca e borg jezisë, për edukimin politik dhe për organizimin e punëtoreve dhe të fshatareve nën flamurin e proletariatit» (shih këtë botim, f. 116-117). Gratë punonjëse janë jo vetëm një rezervë, theksojnë V. I. Lenini dhe J. V. Stalini, por edhe një armatë e vërtetë e klasës punëtore në /uftën kundër borgjezisë. «Të farkëtojmë nga rezerva e grave punonjëse armatën

e punëtoreve dhe të fshatareve, që të veprojë krah për krah me armatën e madhe të proletariatit, — na mëson J. V. Stalini, — kjo është detyra e dytë dhe vendimtare e klasës punëtore» (shih këtë botim, f. 117). Klasikët e marksizëm-leninizmit theksojnë se vetëm në kushtet e socializmit, kur i jepet fund pronës private mbi mjetet e prodhimit, realizohet çlirimi i vërtetë i gruas, duke siguruar pavarësinë ekonomike, pavarësinë nga burri. F. Engelsi thotë: «. çlirimi i gruas, barazimi i saj me burrin, është i pamundshëm dhe do të mbetet kështu derisa gruaja të mbetet jashtë punës prodhuese të shoqërisë dhe të kufizohet me punën privat2 të shtëpisë. Çlirimi i gruas do të mund të bëhet vetëm atëherë kur ajo do të mund të marrë pjesë në prodhim në një shkallë të gjerë, në një shkallë shoqërore, dhe kur do të merret me punët e shtëpisë në një masë të vogël» (shih këtë botim, f. 240). Pas fitores së Revolucionit Socialist të Tetorit Lenini shtronte detyrën e emancipimit të gruas dhe të tërheqjes së masave të gjera të grave njësoj si burrat në veprimtarinë shoqërore, pr.odhuese dhe kulturore. Lenini shpallte me krenari se «nga ligjet që e vinin gruan në një gjendje të nënshtruar, në Republikën Sovjetike nuk mbeti asgjë» (shih )cëtë botim f. 141). Në të njëjtën kohë Lenini theksonte se «barazia me lig j nuk është ende barazi në jetë. Duhet që gruaja-punëtore ta arrijë barazinë me burrin-punëtor jo vetëm me ligj, por edhe në jetë. Për këtë duhet që gratë-punëtore të marrin pj,esë gjithnjë më shumë në drejtimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe në qeverisjen e shtetit. Duke drejtuar, gratë do të mësojnë shpejt dhe do t'ua arrijnë burrave» (shih këtë botim f. 156-157). Në veprën «InIciativa e madhe» Lenini shkruan: «gruaja me gjithë ligjet që e çlirojnë vazhdon të jetë skllave e shtëpisë, sepse atë e shtyp, e mbyt, e trullos, e poshtëron ekonomia e vogël shtëpiake, e cila e gozhdon atë pas kuzhinës dhe fëmijëve, duke i harxhuar for-

cat e saj për një punë egërsisht joprodhuese, të ulët, trul/osëse, që të shkatërron nervat dhe mendjen» (shih këtë botim, f. 136-137). Vetëm socializmi siguron pjesëmarrjen e barabartë të gruas në prodhimin shoqëror dhe në të gjitha fushat e jetës. Në lidhje me këtë çështje një rëndësi të veçantë Lenini i kushtonte edukimit politik të grave punonjëse. V. I. Lenini thoshte: «Kjo punë që ka filluar Pushteti Sovjetik mund të shkojë përpara vetëm atëherë kur në vend të qindra grave në gjithë Rusinë, në këtë punë do të marrin pjesë miliona e miliona gra. Atëherë jemi të sigurt se çështja e ndërtimit socialist do të forcohet. Atëherë punonjësit do ta provojnë se dinë të jetojnë dhe dinë ta drejtojnë ekonominë e tyre edhe pa çifligarë e kapitalistë» (shih këtë botim, f. 146). J. V. Stalini ka theksuar: «Tani që pushteti ka kaIuar në duart e punëtorëve dhe të fshatarëve,.edukimi politik i grave punonjëse ka një rëndësi të dorës së parë» (shih këtë botim, f. 171). Në veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit tregohet gjendja e pabarabartë e gruas në familje, shtrohet çështja e kushteve të emancipimit të saj të gjithanshëm. Vepra .e F. Engelsit «Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit» na jep një paraqitje të plotë jo vetë7n të rrënjëve shoqërore-ekonomike dhe të mënyrave të skllavërimit dhe të poshtërimit të gruas në shoqërinë me klasa shfrytëzuese, por tregon të vetmet rrugë të mundshme për çlirimin c tsaj në kush.tet socializmit. Kritikë e ashpër i bëhet martesës borg jeze. Siç dihet, martesa është një moment mjaf t i rëndësishëm në jetën e njeriut. Engelsi thotë se martesa e bazuar mbi dashurinë është morale. Mirëpo për borgjezinë ajo është bërë një treg, ku burri dhe gruaja shiten reciprokisht. Në bazë të kësaj martese nuk qëndrojnë në fakt ndjenjat e pastra, por ndjenja e egër e pronës dhe e interesit pri8

vat, e pasurisë, e trashëgimisë, e kurvërisë së burrit dhe të gruas. Lenini thotë «... përballë martesës së ulët dhe të fëlliqur pa dashuri, mikrobargjeze-intelektuale-fshatare. të vihet martesa civile proletare me dashuri» (shih këtë botim, f. 256). Duke studjuar format e demokracisë borgjeze, ku del në shesh hipokrizia e bargjezisë, Lenini vë në dukje se borgjezia shtiret sikur lufton prostitucionin, por në fakt ajo inkurajon gjithnjë më shumë tregtinë e trupit të grave. Lenini vë në dukje se «Amerika e lirë dhe e qytetëruar»- organizon në vendet e nënshtruara blerjen e grave për shtëpitë pub/ike. Reaksionarët janë kundër shkurorëzimit, duke e quajtur atë si «shkatërrim të familjes». Klasikët e marksizëm-leninizmit na mësojnë se në të vërtetë ata tregohen hipokritë, sepse me këtë duan të mhrojnë privilegjet e një seksi dhe shtypjen më të poshtër të gruas. Liria e shkurorëzimit nuk do të thotë aspak shkatërrim i lidhjeve familjare, por, përkundrazi, forcimi i tyre mbi baza demokratike. Në të gjith,a vendet Icapitaliste e revizioniste premtimet e bukura të kushtetutave të tyre janë shumë larg realitetit të hidhur që jetojnë masat e gjera punonjëse dhe veçanërisht gratë. Thellimi i vazhdueshëm i krizës së rëndë politike, ekonomike e shoqërore që ka mbërthyer vendet kapitaliste e revizioniste po shoqërohet me intensifikimin e shtypjes e të shfrytëzimit të masave punonjëse, veçanërisht të masës së grave, mbi të cilat rëndojnë jo vetëm shtypja e shfrytëzimi kapitalist, por e gjithë barra e koncepteve dhe e botëkuptimeve reaksionare mbi rolin e gruas në shtëpi e në fami/je.

* * Partia jonë, duke u udhëhequr nga mësimet e marksizëm-leninizmit, i Ica dhënë vazhdimisht rëndësi shu-

9

më të madhe çështjes së gruas, këtij problemi shoqëror jashtëzakonisht të madh, me të cilin janë lidhur fatet e popullit, socializmi dhe komunizrni, e ardhmja e vendit tonë. Partia jonë me plot pjekuri marksiste gjatë gjithë luftës së saj dhe në të gjitha aspektet e kësaj lufte pati kujdesin e veçantë të theksonte rolin vendimtar të gruas si në luftën e çlirimit ashtu edhe në luftën e ndërtimit të socializmit. Duke konsakruar me ligj të dre jtat e gruas në vendin tonë në një nga nenet e Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë thuhet: «Gruaja gëzon të drejta të barabarta me burrin në punë, në shpërblim, në pushim, në sigurimin shoqëror, në arsim, në tërë veprimtarinë shoqërore-politike dhe në familje». Shoku Enver Hoxha ka thënë: «Çlirimi i gruas nga shtypja shekullore dhe dhënia asaj e të drejtave të barabarta me burrin është një nga realizimet më të mëdha të Partisë sonë, një nga fitoret më të shkëlqyera të popullit tonë. Tani në Shqipëri nuk ka vepër që të mos ketë edhe vulën e heroizmit e të vetëmohimit të vajzave dhe të grave tona... Pa pjesëmarrjen e gruas nuk mund të ndërtohet socializmi dhe komunizmi». «Gruaja shqiptare, — tha shoku Enver Hoxha në Kongresin VII të PPSH, — ka dalë në arenën e luftës për socializëm plot dinjitet, shquhet për frymë të lartë rev,o/ucionare, për vendosmëri e patriotizëm, dallohet në punë e në jetë. Atë e gjen sot kudo, në ara e në fabrika, në shkolla e /abcrratore. Asaj i janë besuar vende me përgjegjësi të larta në Parti e në shtet. Janë krijuar e po krijohen raporte të reja barazie midis burrit e gruas në punë e në familje. Emancipimi i gruas ka forcuar e forcon përditë demokracinë socialiste. Kjo vërteton pohimin e Marksit se shkalla e emancipimit të gruas përfaqëson masën natyrale të emancipimit të përg jithshëm».

SHTËPIA BOTUESE «8 N Ë NTORI» 10

PJESA E PARË SHFRYTEZIMI KAPITALIST I PUNES SE GRAVE DHE TE FËMIJEVE DHE PASOJAT SHOQERORE TË TIJ

Nga

ltbri i

F. Engelsit

«GJENDJA E KLASES PUNETORE NE ANGLI»

DEGËT E NDRYSHME TË PUNËS . Si rezultat i të gjitha perfeksionimeve të makinave puna e vërtetë, që kërkon përpjekje fizike, po ia kalon gjithnjë Inë shumë makinës dhe puna e meshkujve të rritur reduktohet kështu në një vëzhgim të thjeshtë, të cilin mund ta kryejnë fare mirë edhe një grua e dobët e një fëmijë, që për këtë punë marrin një pagë dy ose edhe tri herë më të vogël se punëtorët e rritur... Pra, sa më shurnë që veprimtaria e duarve dhe tensioni i muskujve me futjen e makinave zëvendësohen me fuqinë e ujit ose të avullit, aq më i vogël është numri i meshkujve të rritur që lypset të përdoren në punë, dhe përdoren kryesisht gra e fëmijë. sepse jo vetëm që ato marrin pagë më të ulët, por, sikurse është thënë më parë, edhe sepse për këtë punë janë më të përshtatshme se burrat. Në fabrikat e tjerrjes me makina Vater punojnë 11

vetëm gra e vajza, me makina Myl — një tjerrës mashkull i rritur (i cili me vënien në përdorim të selfaktorëve bëhet i tepërt) dhe disa piecers për lidhjen e fijeve, në pjesën më të madhe gra e fëmijë, nganjëherë meshkuj të rinj 18-20 vjeç, nganjëherë tjerrës të vjetër, të mbetur pa punë*. Në vegjat mekanike punojnë në pjesën më të madhe femra nga 15 deri 20 vjeç e më shumë, nganjëherë edhe meshkuj, të cilët, megjithatë, rrallëherë mbeten në këtë punë pasi mbushin njëzet e një vjet. Në fabrikat e tjerrjes pranë makinave pregatitëse hasen gjithashtu vetëm gra, në rastin më të keq disa burra merren me prefjen dhe me pastrimin e makinave krehëse. Përveç kësaj, në të gjitha fabrikat gjejnë punë edhe një numër i caktuar fëmijësh që merren me heqjen dhe me vënien e masurëve (doffers), disa meshkuj të rritur mbikëqyrës në punishte, një mekanik dhe një makinist që punojnë në makinën me avull, si dhe marangozët, roja etj. Por puna kryesore kryhet nga gratë dhe nga fëmijët. Fabrikantët e mohojnë edhe këtë dhe madje vitin që shkoi botuan statistika të hollësishme, të cilat duhej të provonin se makinat nuk i eliminojnë aspak meshkujt e rritur. Nga këto statistika bëhet e qartë se femrat përbëjnë më shumë se gjysmën (52%) e të gjithë punëtorëve të fabrikave, meshkujt rreth 48% dhe se më shumë se gjysma e gjithë këtyre punëtorëve janë mbi 18 vjeç. Të gjitha këto janë me të vërtetë kështu, por zotërinjtë fabrikantë rezervohen e nuk na thonë se sa punëtorë të rritur ka pasur të seksit mashkullor dhe sa të seksit femëror, mirëpo këtu është * .«Në disa degë të industrisë së pambukut në Lankashir gjendja në lidhje rne pagat u bë shumë e koklavitur: qindra meshkuj me moshë nga 20 deri 30 vjeç kryejnë punën e piecers-ëve ose ndonjë punë tjetër, duke fituar jo më shumë se 8-9 shil. në javë, dhe po në atë fabrikë fëmijë me moshë 13 vjeç marrin nga 5 shil. Kurse vajzat e reja nga 16 deri 20 vjeç marrin nga 10-12 shil. në javë.. Raport i inspektorit të fabrikave L. Horner, tetor 1844.

12

gjithë puna. Pa pikë dyshimi është e qartë se ata kanë zënë në hesap edhe mekanikët, marangozët dhe të gjithë ata meshkuj të rritur që kanë një lidhje çfarëdo me fabrikën e tyre, mbase edhe nëpunësit e zyrave etj., dhe megjithatë nuk kanë guximin të thonë gjithë të vërtethn. Këto pasqyra statistikore përgjithësisht janë të mbushura plot me të dhëna të falsifikuara, të shtrembëruara, të manipuluara dhe me shifra mesatare që mund t'ia mbushin mendjen një profani, por që asgjë nuk i provojnë një eksperti; ato heshtin për çështjet më të rëndësishme dhe nuk provojnë gjë tjetër veçse egoizmin e verbër dhe pandershmërinë. e autorëve fabrikantë. Nga fjalimi që mbajti lord Eshli në Dhomën e Komuneve më 15 mars të vitit 1844 në mbrojtje të projektligjit mbi ditën dhjetorëshe të punës ne marrim disa njoftime për moshën dhe për seksin e punëtorëve, njoftime që nuk janë hedhur poshtë nga të dhënat e fabrikantëve dhe që, përveç kësaj, kanë të bëjnë vetëm me një pjesë të industrisë angleze të fabrikave. Nga 419 560 punëtorë fabrikash të Britanisë së Madhe (1839) 192 887 vetë, d.m.th. gati gjysma, ishin nën 18 vjeç; 242 296 ishin femra, nga të cilat 112 192 nën 18 vjeç. Pra, del se nga punëtorët meshkuj 80 695 ishin nën 18 vjeç, kurse punëtorë meshkuj të rritur kishte gjithsejt 96 569, ose 23%, d.m.th. më pak se një e katërta e numrit të përgjithshëm të punëtorëve. Në fabrikat e tek.stileve të pambukta femrat përbënin 56 1/4%, në fabrikat e artikujve të leshtë — 691 /2%, në fabrikat e mëndafshit — 7 0 1/2%, në fabrikat e linit 7 01 /2%. Mendoj se këto shifra mjaftojnë për të provuar eliminimin gradual të punëtorëve meshkuj të rritur dhe, që të bindesh për këtë, mjafton të hysh në të parën fabrikë që të del përpara. Nga kjo rrjedh, pra, në mënyrë të pashmangshme ajo kapërdimje e rendit shoqëror ekzistues, që, pikërisht sepse imponohet me forcë, ka për punonjësit pasojat më të kobshme. Para së gjithash, puna e grave e shkatërron krejt familjen; sepse derisa gruaja kalon në fabrikë 13

12-13 orë në ditë dhe burri punon po atje ose në ndonjë vend tjetër jo më pak, cili mund të jetë atëherë fati i fëmijëve të tyre? Ata rriten pa asnjë kujdes, si bari i keq, ose lihen për t'u ruajtur nga të tjerë, që për këtë kujdesim marrin një shiling e gjysmë në javë, dhe se si sillen me ta, nuk është vështirë të merret me mend. Ja përse në distriktet industriale po rritet tmerrsisht shumë numri i aksidenteve ndër fëmijët e vegjël të lënë pa mbikëqyrje. Sipas listave të nëpunësit të ngarkuar me këqyrjen e të vdekurve në Mançester (në bazë të të dhënave të Komisionit për hetimin e kushteve të punës në fabrikat, raporti i dr. Hokinsit f. 3), brenda 9 muajve kishin vdekur nga djegia 69 fëmijë, ishin mbytur 56, ishin vrarë për vdekje nga rrëzimet — 23, kishin vdekur nga aksidente të tjera — 77, d.m.th. kishin ndodhur gjithsejt 225 aksidente*, ndërsa në Liverpul, qytet pa fabrika, gjatë 12 muajve pati gjithsejt 146 aksidente që përfunduan me vdekje. Aksidentet që kanë ndodhur në minierat e qymyrgurit nuk hyjnë në këto të dhëna as për njërin qytet as për tjetrin, dhe duhet pasur parasysh pastaj se autoriteti i hetuesit (coroner) të Mançesterit nuk shtrihet në Solford dhe prandaj popullsia e të dy distrikteve mund të quhet afërsisht e barabartë. — Gazeta «Manchester Guardian» gati në çdo numër njofton për një ose për disa raste diegiesh të rënda, Kuptohet vetvetiu dhe është provuar plotësisht me fakte se puna e nënave është edhe një nga shkaqet që e rrisin edhe më shumë përqindjen e lartë të vdekjeve të fëmijëve të vegjël. Gratë kthehen në fabrikë shpeshherë tri-katër ditë pas lindjes, duke e lënë, natyrisht, në shtëpi foshnjën e gjirit; në orët e lira ato nxitojnë për të shkuar në shtëpi që t'i japin gji foshnjës dhe të hanë diçka për vete. Se si mund të ushqehet foshnja në këso kush• Më 1843 në numrin e aksidenteve të regjistruara në spitalin e Mançesterit kishte 189 — njëqind e tetëdhjetë e nëntë! — raste djegiesh. Se sa prej tyre përfunduan me vdekje, për këtë nuk thuhet asgjë.

14

tesh, është lehtë të merret me mend! Lord Eshli përmend deponimet e disa punëtoreve. «M. H. është njëzet vjeç, ka dy fëmijë, më të voglin e ka ende në gji dhe mbetet nën kujdesin e më të madhit; ajo shkon në fabrikë në mëngjes, pak pas orës 5, dhe kthehet në orën tetë të mbrëmjes; gjatë ditës asaj i rrjedh qumështi nga gjitë aq sa ia bën qull fustanin. — H. V. ka tre fëmijë, ikën nga shtëpia në orën pesë të mëngjesit të hënën dhe kthehet vetëm të shtunën në orën shtatë të mbrëmjes; kur kthehet ajo ka aq andralla me fëmijët, saqë nuk i del të bjerë të flejë para orës tre të natës. Shpesh vjen e lagur e tëra nga shiu dhe duhet të punojë në një gjendje të tillë. «M'u sëmurën keq gjitë, — thotë ajo, — bëhesha qull nga qumështi që më

Përdorimi i narkotikëve, me qëllim që fëmijët të rrinë të qetë, vetëm favorizohet nga ky sistem i poshtër dhe ai është me të vërtetë gjerësisht i përhapur në distriktet industriale. Sipas mendimit të dr. Xhonsit, shef i zyrës së gjendies civile të distriktit të Mançesterit, ky zakon është shpeshherë shkaku kryesor i vdekjeve nga konvulsionet. Puna e grave në fabrikë e shkatkrron patjetër familjen, dhe në gjendjen e sotme të shoqërisë, që mbështetet te familja, kjo rrethanë ka pasojat më çoroditëse si për bashkëshortët, ashtu edhe për fëmijët. Një nënë, e cila nuk ka kohë të kujdeset për foshnjën dhe t'i dhurojë asaj përkëdheljen më të zakonshme si nënë në muajt e parë të jetës, — një nënë, së cilës rrallëherë i takon ta shohë foshnjën e vet, nuk mund të jetë nënë për të, ajo patjetër nuk do ta çajë kokën për të, nuk do të ketë dashuri për të, nuk do të tregojë asnjë kujdes, do ta shohë si një fëmijë të huaj. Dhe fëmijët e rritur në kushte të tilla më vonë janë krejt të humbur për familjen e vet, kurrë nuk kanë për ta ndier veten rehat në familjen që do të krijojnë vetë më vonë, sepse janë mësuar, u është bërë zakon të jetojnë vetëm, dhe kjo kontribuon edhe më shumë në shkatërrimin e familjes në ambientin punëtor. Një shkak i prishjes së farniljes është edhe puna e fëmijëve. Sapo fëmijët arrijnë të fitojnë më shumë nga ç'u kushton 15

prindërve mbajtja e tyre, ata fillojnë t'u paguajnë këtyre të fundit një pjesë të pagës për ngrënie dhe për banesë, kurse pjesën që mbetet e shpenzojnë për vete. Kjo shpesh ndodh në të katërmbëdhjetin ose në të pesëmbëdhjetin vit të jetës (Pauer, raport për qytetin e Lidsit, në vende të ndryshme; Tafnel, raport për 1VIançesterin, f. 17 etj. në «Raport i Komisionit për hetimin e kushteve të punës në fabrikat»). Me një fjalë, fëmijët bëhen të pavarur, e shikojnë shtëpinë e prindërve si një han, të eilln shpesh e ndërrojnë me një tjetër, në qoftë se nuk u pëlqen më të rrinë në shtëpi. Në shumë raste puna e gruas në fabrikë nuk e shkatërron krejt familjen, por e kthen atë me kokë poshtë. Gruaja punon e fiton për të mbajtur gjithë familjen, kurse burri rri në shtëpi, ruan fëmijët, fshin e pastron shtëpinë, gatuan. Rastet e këtij lloji janë të shumta; vetëm në Mançester mund të numërohen shumë qindra burra të tillë, që janë të dënuar të bëjnë punët e shtëpisë. Nuk është vështirë të merret me mend se ç'zemëratë të drejtë ngjall ndër punëtorët kjo tredhje e vërtetë dhe ç'ndryshim rrënjësor të të gjitha marrëdhënieve familjare sjell ajo në një kohë kur të gjitha marrëdhëniet e tjera shoqërore mbeten pa asnjë ndryshim. Kam përpara letrën e një punëtori anglez, të Robert Paunderit, që banon në Barons-bildings, Vudhausmur-Sajd, në Lids (borgjezia mund ta kërkojë e ta gjejë atje, ndaj po jap adresën e saktë), drejtuar Ostlerit. Zor se do të mundem të jap edhe përgjysmë në përkthim tërë naivitetin e kësaj letre; edhe nëse mund të jepen në vendet përkatëse gabimet ortografike, veçoritë e dialektit të Jorkshirit ,humbasin fare. Në këtë_ letër autori tregon se si një punëtor tjetër, një i njohur i tij, duke u përpjekur të gjente punë, qenka degdisur në Sent-Helens të Lankashirit dhe atje paska gjetur një mikun e tij të vjetër. «Dhe ja, zotni, e gjeti atë, dhe kur u afrua te kasollja e tij, si mendoni ju, çfarë DR? Një bodrum të ulët plot lagështirë dhe

le

mobiljet ishin këto: dy karrige të vjetra, një tavolinë e rrumbullakët me tri këmbë, një sëndyq, asnjë krevat, por vetëm një krah kashtë e vjetër në një qoshe, e mbuluar me nja dy çarçafë të palarë kurrë dhe nja dy trungje druri te oxhaku. Kur miku im i gjorë hyri aty, i ngrati Xhek rrinte i ulur mbi një trung te zjarri dhe si mendoni ju, ç'bënte? Arnonte çorapet e së shoqes me një gjilpërë të trashë; me të parë mikun e vet te pragu, deshi ta fshihte punën që po bënte, por Xhoi — kështu e quajnë mikun tim — i kishte parë të gjitha dhe i tha: «Xhek, or të marrtë dreqi, ç'bën ashtu? Ku e ke gruan? ç'punë është ajo që po bën?». Të gjorit Xhek i erdhi turp e tha: «Unë e di se kjo punë s'është për mua, por ime shoqe është në fabrikë e gjora; niset për atje që në mëngjes, që në orën pesë e gjysmë, punon . derinëotmbjesdhlotaqumë,kr kthehet në shtëpi s'mund të bëjë më asgjë. Prandaj më mbetet mua të bëj për të atë që mund të bëj. Unë s'kam punë, u bënë më shumë se tre vjet që rri pa punë, dhe gjithë jetën nuk kam për të gjetur më». Këtu ia shkrepi vajit nga hidhërimi e tha: «Po, i dashur Xho, për gratë dhe për fëmijët në këtë vend ka mjaft punë, kurse për burrat punë nuk ka. Është më lehtë të gjesh njëqind lira sterlina në rrugë se të gjesh punë. Por unë kurrë nuk do të kisha besuar që ti ose një tjetër do të mund të më shihnit duke i arnuar çorapet sime shoqeje, sepse kjo s'është një punë e mirë. Por ime shoqe pothuajse nuk mund të ciëndrojë më këmbë dhe kam frikë se ka për t'u sëmurë, atëhe•ë s'di ç'do të bëhet me ne, sepse ka kohë që ajo është bërë burrë në shtëpi e unë grua. Punë e ndyrë është kjo, Xho. Nuk ka qenë gjithmonë kështu" — vazhdoi ai duke qarë me hidhërim. — «Por më thuaj, Xhek, — pyeti Xhoi, — si ke jetuar ti gjithë këtë kohë, duke mos pasur asnjë punë?». — «Po të them, ore Xho, — u përgjigj Xheku, — kam jetuar si jetohet, por kam jetuar shumë keq. Kur u martova, unë, siç e di, kisha mjaft punë, pastaj përtac, siç e di, s'kam qenë kurrë». — «Jo, përtac ti kurrë s'ke qenë-. — «Shtëpinë e kemi pasur të mobiluar mirë dhe Meri s'kishte nevojë të punonte, se fitoja unë mjaft për të dy. Por tani gjithçka u kthye me kokë poshtë. Meri duhet të punojë, e unë duhet të rri në shtëpi, të mbaj fëmijët, të fshij, të laj, të gatuaj e të arnoj. Kur e mjera grua kthehet në mbrëmje në shtëpi, ajo është fare e dërrmuar dhe s'mund të bëjë më asgjë. A e di, Xho, kjo është shumë e vështirë për një njeri që është mësuar me tjetër punë». — «Po, — u përgjigj Xhoi, — nuk është gjë e lehtë" Dhe Xheku përsëri filloi të qante; ai tha se më mirë të mos ishte martuar fare, të mos kishte ardhur kurrë në këtë botë; por kur u martua me Merin, atij as që i shkonte ndër mend se mund t'i ndodhte kështu. «Unë kam qarë kushedi sa herë për këtë punë», — i tha Xheku. Kur Xhoi i dë-

2 — 43

17

gjoi, zotni, të gjitha këto, sikurse më tregoi më vonë, ai u lëshoi fabrikave, fabrikantëve dhe qeverisë të gjitha mallkimet që kishte mësuar në fabrikë që në fëmijni».

A mund të përfytyrohet një gjendje më Paradoksale dhe më absurde se ajo që është përshkruar në këtë letër? Dhe megjithatë kjo gjendje, në të cilën burri pushon së qeni burrë dhe gruaja i humbet tiparet e veta si femër, por e cila nuk mund ta bëjë as burrin grua të vërtetë as gruan burrë të vërtetë, gjendje që i poshtëron në mënyrën më të turpshme të dy sekset dhe në secilin prej tyre — dinjitetin njerëzor, — kjo gjendje është pasoja e fundit e qytetërimit tonë të lavdëruar, rezultat i fundit i të gjitha atyre përpjekjeve që janë bërë nga qindra breza për të përmirësuar kusht-et e ekzistenc së vet dhe të ekzistencës së pasardhësve të vet. Duke parë se si shndërrohen në tallje rezultatet e të gjitha përpjekjeve njerëzore, neve na mbetet vetëm ose t'i humbim shpresat në njerëzimin dhe në fatet e tij, ose të pranojmë se ai deri tani e ka kërkuar lumturinë e vet në një rrugë të gabuar. Ne duhet të pohojmë se një deformim kaq i plotë i marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet të dy sekseve mundi të bëhej vetëm sepse këto marrëdhënie qysh në fillim ishin të ngritura mbi një bazë të gabuar. Në qoftë se sundimi i gruas mbi burrin, që ka ardhur si pasojë e pashmangshme e sistemit të fabrikave, është i padenjë për njeriun, atëherë edhe sundimi fillestar i burrit mbi gruan duhet të quhet i padenjë për njeriun. Në qoftë se gruaja tani e mbështet, siç bënte dikur burri, sundimin e vet në faktin se është pikërisht ajo që siguron pjesën më të madhe ose edhe gjithë sasinë e pasurisë së përbashkët të familjes, atëherë kjo do të thotë se bashkësia e pasurisë nuk ka qenë e vërtetë dhe e arsyeshme, derisa një nga anëtarët mburret se ka dhënë pjesën më të madhe. Fakti që familja në shoqërinë e sotme po prishet s'bën tjetër veçse provon se peri që e ka mbajtur të lidhur atë nuk është da18

shuria familjare, por interesi personal, i cili është ruajtur, me gjithë bashkësinë imagjinare të pasurisë*. Marrëdhënie po të këtij lloji lindin atëherë kur fëmijët mbajnë prindët e vet të papunë, në rast se këta nuk u paguajnë gjë për ushqimin, siç u tha më sipër. Dr. Hokinsi njofbon në raportin e vet për punën në fabrikat se marrëdhënie të tilla hasen shumë shpesh, dhe në Mançester kjo është një gjë që dihet nga të gjithë. Siç ishin në rastet e tjera gratë,, kështu në këtë rast fëmijët janë zotër në shtëpi. Lord Eshli përmend një shembull të fjarimin e vet (në Dhomën e Komuneve më tillë 15 mars të vitit 1844): njëri i kishte qortuar dy vajzat e veta se kishin qenë në pijetore, kurse këto i kishin thënë sc ishin mërzitur së qeni gjithnjë nën urdhra: në djall të vesh, i thonë, se duhet të të mbajmë edhe ty, duhet pastaj të mbajmë diçka për punën tonë; ikën nga shtëpia e prindërve, duke braktisur në dorë të fatit t'anë dhe t'ëmën. Femrat beqare, që janë rritur në fabrikë, nuk e kanë më mirë se gratë e martuara. Vetvetiu kuptohet se një vajzë, që qysh nga mosha nëntëvjeçare punon në fabrikë, nuk mund t'i mësonte punët e shtëpisë, dhe për këtë arsye të gjitha punëtoret e fabrikave s'kanë asnjë farë eksperience në këtë drejtim dhe nuk janë në gjendje të mbajnë ekonominë e shtëpisë. Ato nuk dinë as të qepin as të bëjnë çorape as të gatuajnë e të lajnë rroba, ato nuk dinë të bëjnë as punët më të zakonshme të shtëpisë, pastaj s'kanë haber fare se si duhen mbajtur dhe rritur fëmijët. «Raporti i Komisionit për hetimin e kushteve të punës në fabrikat» sjell me dhjetëra * Se sa të shumta janë gratë e martuara që punojnë në fabrikat. kjo shihet nga të dhënat e vetë fabrikantëve: në 412 fabrika në Lankashir punojnë 10 721 gra të martuara; nga burrat e tyre vetëm 5 314 vetë punojnë gjithashtu në fabrika, 3 927 kanë punë të tjera, 821 janë pa punë, kurse për 659 — nuk ka të dhëna. Pra, në çdo fabrikë ka dy në mos tre burra që jetojnë me punën e grave të veta.

19

shembuj për këtë, ndërsa dr. Hokinsi, autori i raportit për Lankashirin, shpreh këto mendime (në f. 4 të «Raportit»): «Vajzat martohen të reja dhe pa u menduar mirë; ato nuk kanë as mundësi as kohë as rast për të mësuar edhe detyrat më të zakonshme të zonjës së shtëpisë, por edhe sikur t'i dinin të gjitha këto, pas martesës nuk do të kishin kohë për t'i kryer të gjitha këto detyra. Nëna është e shkëputur nga fëmija e vet çdo ditë gjatë dymbëdhjetë orëve: për fëmijën kujdeset një vajzë ose një plakë e pajtuar në ptinë me pagesë; veç kësaj, banesë e punëtorëve të fabrikave shumë shpesh nuk është ajo që quhet shtëpi (home), por një bodrum, ku nuk ka as enë kuzhine as sende të nevojshme për larjen e rrobave, për qepjen dhe arnimin e tyre, ku mungon çdo gjë që mund ta bëjë jetën të këndshme e të kulturuar dhe vatrën familjare tërheqëse. Për këto arsye dhe për të tjera, veçanërisht për të ruajtur jetën dhe shëndetin e fëmijëve, unë mundem vetëm të uroj dhe të shpresoj se do të vijë një kohë kur puna e grave të martuara në fabrikat do të jetë e ndaluar».

Për shembuj dhe për deklarata të tjera shih «Raportin e Komisionit për .hetimin e kushteve të punës në fabrikat», Kauell, dokumente, f. 37, 38, 39, 72, 77, 50. Tafnel, dokumente, f. 9, 15, 45, 54 etj. Por të gjitha këto, megjithatë, nuk janë e keqja më e madhe. Pasojat morale të punës së grave në fabrika janë shumë më të këqija. Mbledhja e njerëzve të të dy sekseve dhe të të gjitha moshave bashkë në një punishte, afrimi i pashmangshëm midis tyre, grumbullimi i njerëzve, që nuk kanë fituar asnjë edukatë intelektuale e morale, në një hapësirë të ngushtë — të gjitha këto nuk mund të ndikojnë për mirë në zhvillimin e karakterit të femrës. Fabrikanti, edhe sikur ta ndjekë këtë, mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur ndodh vërtet ndonjë gjë skandaloze; për ndikimin e përhershëm, por më pak të dukshëm të njerëzve më të shthurur mbi njerëzit rne moral më të shëndoshë, dhe sidomos mbi të rinjtë, ai nuk mund të dijë gjë, pra edhe s'mund ta parandalojë këtë. Mirëpo pikërisht ky ndikim është më j dëmshmi. .

20

Bisedimet që bëhen në fabrikë ishin cilësuar nga shumë vetë përpara komisionit të fabrikave të vitit 1833 si «të pahijshme», «të ndyra», «të fëlliqura» etj. (Kauell, dokumente, f. 35, 37 dhe shumë të tjerë). Këtu ndodh në shkallë të vogël ajo që kemi parë në qytetet e mëdha në shkallë të madhe. Centralizimi i popullsisë ka pasoja të njëllojta për njerëzit, pavarësisht nëse bëhet në një qytet të madh ose në një fabrikë të vogël. Kur fabrika është më e vogël, afrimi është më i madh dhe kontaktet më të pashmangshme. Pasojat nuk vonojnë të duken. Një dëshmitax në Lester thoshte se më me qejf do ta dërgonte të bijën të lypte sesa ta fuste në punë në fabrikë, se fabrika ishte pragu i skëterrës dhe se shumica e prostitutave të qytetit për fatin e vet mund t'i faleshin nderit fabrikës (Pauer, dokumente, f. 8). Një tjetër dëshmitar nga Mançesteri «pa ngurruar thotë se tri të katërtat e purnëtoreve të reja të fabrikave të moshës 14 deri 20 vjeç e kanë humbu.r virgjërinë (Kauell, dokumente, f. 57). Anëtari i komisionit Kauell thotë në përgjithësi se morali i punëtorëve të fabrikave është ca më i ulët se niveli mesatar i moralit të klasës punëtore (f. 82), ndërsa dr. Hokinsi thotë («Raport», f. 4): «Moraliteti nuk është lehtë të përcaktohet me shifra, por në qoftë se u besoj vrojtimeve të mia dhe rdendimit të të gjithë atyre, me të cilët më ka qëlluar të flas për këtë, si dhe përshtypjes së përgjithshme që formohet nga të gjitha dëshmitë që më janë bërë, atëherë formohet tabloja tepër e vajtueshme e ndikimit që ushtron jeta e fabrikës mbi moralin e rinisë së seksit femëror-.

Vetvetiu kuptohet se skllavëria e fabrikës i jep padronit në të njëjtën masë, sikurse edhe çdo skllavëri tjetër, jus primae noctis*. Dhe në këtë drejtim fabrikanti është zot i trupit dhe i bukurisë së punëtoreve të * — të drejtën e natës së parë. Red.

21

veta. Pushimi nga puna është një kërcënim i mjaftueshëm për të thyer Inë nëntë raste ndër dhjetë, në mos në nëntëdhjetë e nëntë ndër njëqind, çdo kundërshtim të vajzës, e cila edhe pa këtë nuk e çmon edhe aq shumë virgjërinë e vet. Në qoftë se fabrikanti është mjaft i ulët — dhe raporti i komisionit njofton shumë raste të tilla, fabrika e tij është njëkohësisht edhe haremi i tij; edhe në qoftë se këtë të drejtë nuk e shfrytëzojnë të gjithë fabrikantët, gjendja e vajzave në thelb nuk ndryshon. Në periudhën fillestare të industrisë së fabrikave, kur fabrikantët në shumicën e tyre ishin gati që të gjithë aventurierë pa kulturë dhe nuk i përfillnin zakonet hipokrite të shoqërisë, ata e përdornin rehat të drejtën e vet «të fituar me hak». Për t'i çmuar drejt pasojat që ka puna në fabrika për gjendjen fizike të grave duhet para së gjithash të njihemi me pumën e fëmijëve, si dhe me llojet e ndryshme të vetë punës. Fëmijët u përdorën për punë në fabrikat që në fillim të lindjes së industrisë moderne; në fillim për shkak të përmasave të vogla të makinave — që më vonë u zmadhuan — në to punonin pothuajse vetëm fëmijë, që rekrutoheshin kryesisht nga strehat vorfnore; fabrikant& i pajtonin këta Mmijë në kope për shumë vjet si «çirakë». Fëmijët siguronin strehim e ngrënie të përbashkët, veshmbathje dhe, natyrisht, ishin në çdo gjë skIlevër të padronit të vet, i cili i trajtonte me egërsinë dhe me barbarizmin më të madh. Qysh në vitin 1796 zemërata e shkaktuar në opinionin publik nga ky sistem revoltues qe shprehur në mënyrë aq energjike nga dr. Persivali dhe nga sër R. Pili (fabrikant i tekstileve të pambukta, i ati i ministrit të tanishëm), saqë parlamenti më 1802 nxori ligjin mbi çirakët që u dha fund shpërdorimeve më flagrantel. Me kalimin e kohës hyri në fuqi konkurrenca e punëtorëve të lirë, e cila i zuri vendin sistemit të çirakëve. Dalngadalë fabrikat filluan të ndërtoheshin gjithnjë më shpesh nëpër qytetet, makinat u zmadhuan, godinat zunë të

22

ajroseshin dhe të mbaheshin më mirë, njëkohësisht filloi të kishte gjithnjë më shumë punë për të rriturit dhe për miturit, prandaj numri relativ i fërnijëve që punonin në fabrikat u pakësua deri diku dhe mosha kur ,ata fillonin të punonin u rrit ca. Tani zunë të merrnin më rrallë në punë fëmijë nën 8-9 vjeç. Siç do ta shohim.më poshtë, pushtetit legjislativ më vonë iu desh më se një herë të merrte përsipër mbrojtjen e fëmijëve nga lakmia e pangopur e borgjezisë. Përqindja e lartë e vdekjeve ndër fëmijët e puaëtorëve, dhe sidomos të punëtorëve të fabrikave, është një provë e mjaftueshme e ambientit të .pashëndetshëm, në të cilin ata kalojnë vjetët e parë të jetës së vet. Të njëjtat shkaqe ndikojnë edhe te fëmijët që mbeten gja11ë, ndonëse, sigurisht, jo në një masë aq të madhe sa veprojnë ato te fëmijët, të cilëve u sjellin vdekjen. Në rastin më të mixë këto shkaqe sjellin, me vete vetëm predispozimin për ndonjë sëmundje ose një zhvillim të vonuar, pra edhe fuqinë fizike më të paktë se ajo e fëmijës normale. Fëmija nëntë vjeç e një punëtori fabrike, që është rritur në skamje dhe me gjithfarë mungesash, në lagështirë e në të ftohtë, që nuk ka pasur kurrë veshje të ,ngrohtë të mjaftueshme dhe ka banuar në një shtëpi të keqe, nuk e ka kurrë aftësinë për punë që ka fëmija e rritur në një ambient më të shëndetshëm. Që kur mbush nëntë vjeç atë e dërgojnë në fabrikë, ku punon çdo ditë 6 orë e gjysmë (më parë punonte 8, ndërsa edhe më parë 12-14, madje edhe 16 orë) derisa bëhet trembëdhejtë vjeç, dhe që prej kësaj kohe deri në tetëmbëdhjetë vjeç — 12 orë. Shkaget që bëjnë efekt të keq mbi organizmin e fëmijës nuk pushojnë së vepruari, kurse puna vjen duke u shtuar. Sigurisht nuk mund të mohohet se një fëmijë nëntë vjeç, edhe në qoftë fëxnijë punëtori, mund të përballojë një punë të përditshme prej 6 orësh e gjysmë pa u shkaktuar në organizmin e tij një dëm i dukshëm dhe i ndieshëm; por në asnjë rast qëndrimi në atmosferën mby-

23

tëse, të lagësht, shpesh edhe të nxehtë të fabrikës nuk mund të ndikojë për mirë në shëndetin e fëmijës. Dhe në të gjitha rrethanat është e pafalshme që koha, e cila do të duhej t'i kushtohej vet:em e vetëm edukimit fizik e moral të fëmijëve, t'i bëhet fli lakmisë së borgjezisë së pashpirt: fëmijët lihen pa shkollë e pa ajër të pastër, me qëllim që të shtrydhen dhe të nxirret prej tyre fitim për zotërinjtë fabrikantë. Ç'është e vërteta. borgjezia në lidhje me këtë përgjigjet: po nuk u mbajtën fëmijët në punë nëpër fabrikat, ata do të mbeten sidoqoftë në kushte jo të mira për zhvillimin e tyre. Në përgjithësi kjo është e vërtetë, mirëpo ç'do të thotë kjo, po të thellohemi pak? Kjo do të thotë se borgjezia në fillim i vë fëmijët e punëtorëve në kushte të këqija, ndërsa më vonë edhe i shfrytëzon këto kushte të këqija për interesin e vet! Për t'u shfajësuar ajo i referohet një gjendjeje që, ashtu si i gjithë sistemi i fabrikave, është vepër e duarve të saj; ajo e justifikon krimin e vet të sotëm me krimin që ka kryer dje. Dhe sikur legjislacioni i fabrikave të mos ua lidhte duart sado pak, sa mirë do t'i mbronin interesat e punëtorëve këta borgjezë «dashamirës. e «humanitarë», të cilët edhe fabrikat e veta i paskan ndërtuar vetëm e vetëm për të mirën e punëtorëve! Të shikojmë pak se ç'bëhej në fabrikat atëherë kur inspektori i fabrikave ende nuk u rrinte fabrikantëve mbi kokë. Një dëshmi e pranuar nga ata vetë, d.m.th. raporti i komisionit të fabrikave i vitit 1883, ka për t'i hedhur poshtt> thëniet e tyre. Raporti i komisionit qendror njofton se në fabrikat fëmijët më të rrallë fillonin të punonin që kur mbushnin pesë veç, më shpesh — që nga gjashtë vjeç, shumë shpesh — nga shtatë vjeç dhe në pjesën më të madhe — që nga tetë e nëntë vjeç, se koha e punës zgjaste 14-16 orë në ditë (pa llogaritur pushimin për ngrënie), se fabrikantët i lejonin mbikëqyrësit t'i rrihnin fëmijët dhe shpesh i rrihnin edhe vetë... Punëtoret vuajnë nga dobësia e përgjithshme

24

e organizmit, që vihet re te të gjithë punëtorët e fabrikave, dhe në rast shtatzanie ato punojnë në fabrikë deri në çastin e lindjes, dhe kjo është plotësisht e kuptueshme: sepse, po ta lënë punën më parë, kanë frikë se mos ua zënë vendin të tjera, se mos i pushojnë nga puna, pastaj edhe rrogë për këtë kohë nuk marrin. Ndodh shumë shpesh që një grua, e cila ka punuar deri në mbrëmje, të nesërmen në mëngjes të lindë, dhe ndodh jo rrallë që ajo të lindë po aty në fabrikë, në mes të makinave. Edhe në qoftë se zotërinjtë borgjezë nuk shikojnë në këtë mes asgjë të veçantë, gratë e tyre do të jenë mbase të një mendimi me mua se ta detyrosh gruan me barrë që të punojë medoemos deri ditën e lindjes çdo ditë nga 12-13 orë (më parë edhe më shumë), duke ndenjur më këmbë, shpesh edhe duke u përkulur, — kjo është një egërsi mizore dhe një barbari e poshtër. Por s'është vetëm kaq. Gratë janë të kënaqura, po t'i lejosh të mos punojnë dy javë pas lindjes dhe këtë e quajnë si një lejë të gjatë. Shumë gra pas një jave, bile edhe pas 3-4 ditëve kthehen përsëri në fabrikë për të bërë ditë të plotë pune. Kam dëgjuar njëherë një fabrikant që pyeste mbikëqyrësin: Akësh grua ende s'ka ardhur? — Jo. — Po a ka kohë që ka lindur? — Një javë më parë. — Domethënë ajo duhej të ishte kthyer prej kohe. Akësh punëtore në këso rastesh nuk rri më shumë se tri ditë në shtëpi. — Të gjitha këto janë plotësisht të kuptueshme: frika e pushimit nga puna, frika e papunësisë e shtyn punëtoren të dalë sa më shpejt në fabrikë, me gjithë dobësinë e me gjithë dhimbjet që ndien; interesat e fabrikantit nuk durojnë që punëtorët të rrinë në shtëpi të sëmurë; punëtorët nuk duhet të sëmuren, punëtoret nuk mund t'I lejojnë vetes të rrinë lehona pas lindjes, përndryshe fabrikantit do t'i duhet t'i ndalë makinat ose të vrasë mendjen e vet të ndritur për të gjetur një rrugëdalje të përkohshme nga kjo gjendje; për t'iu shmangur kësaj, ai i pushon punëtorët, po qe se i lejojnë vetes të sëmuren...

25

DEGËT E TJERA TË PUNËS Krahina ku jetojnë punëtorët e trikotazhit është gjithashtu edhe qendra kryesore e prodhimit të dantelave. Në tri kontetë që përmendëm më sipër punojnë gjithsejt 2 760 makina dantelash, kurse në gjithë pjesën tjetër të Anglisë — vetëm 786. Për shkak të një ndarjeje të rreptë të punës prodhimi i dantelave është ndërlikuar shumë dhe është ndarë në një shumicë degësh të veçanta. Në fillim peri mbështillet në sovajka, punë që kryhet nga vajza 14 vjeç e lart (winders); pastaj sovajkat vendosen në makinë, peri shkohet nëpër disa vrima shumë të imta, numri i të cilave arrin mesatarisht deri në 1 800 për çdo makinë, e pastaj u jepet drejtimi i duhur — kjo punë kryhet nga fëmijë 8 vjeç e lart (threaders); pastaj punëtori prodhon dantelat që dalin nga makina si një rrip i gjerë; fëmijë fare të vegjël e ndajnë këtë rrip në pjesë të veçanta duke këputur penjët që i bashkojnë; ky proces quhet running ose drawing lace, kurse fëmijët që bëjnë këtë punë i quajnë lace-runners. — Pas kësaj dantelat pregatiten përfundimisht për shitje. — Si winders ashtu dhe threaders nuk kanë një orar të caktuar pune — ata nevojiten atëherë kur peri i makinës është afër të mbaruarit dhe, meqë puna vazhdon edhe natën, ata mund t'i thërrasin në fabrikë ose në punishten e dantelapunuesit në çdo kohë. Puna pa orar, shumë herë në orët e natës, dhe, lidhur me këtë, mënyra e çrregullt e jetesës, — të gjitha këto sjellin shumë të këqija, si fizike ashtu dhe morale, dhe në mënyrë të veçantë, siç thonë të gjithë, bëhen shkak për marrëdhënie seksuale të parregullta dhe të parakohshme. Vetë puna është shumë e dëmshme për sytë; midis threaders nuk janë konstatuar sëmundje të përgjithshme kronike, por ndër ta është i përhapur inflamacioni i syve, kurse vetë të shkuarit e perit shkakton dhimbje sysh, lotim, turbullim të përkohshëm të të pamit etj. Sa për winders, është konstatuar se puna e tyre e dëm26

ton shumë të pamit, duke shkaktuar shumë herë inflamacionin e kornesë, shpesh edhe kataraktën. — Puna e vetë prodhuesve të dantelave është shumë e rëndë; po ndërtohen makina gjithnjë më të mëdha dhe sot janë në përdorim pothuajse vetëm e vetëm makina të tilla, të cilat lypin tre punëtorë që ndërrohen çdo katër orë. Kështu puna vazhdon gjatë 24 orëve pa ndërprerje dhe secili prej tyre punon nga 8 orë në ditë. Ja pse winders dhe threaders detyrohen • aq shpesh të punojnë edhe natën, me qëllim që makina të mos rrijë gjatë pa punë. Për të shkuar perin në 1 800 vrima duhet që tre fëmijë të punojnë 2 orë. Disa makina kanë filluar të vihen në lëvizje me anë të avullit, i cili po i zë vendin punës së meshkujve. Në lidhje me përdorimin e fëmijëve në punë «Raporti i Komisionit për hetimin e kushteve të punës së fëmijëve» flet kudo për «fabrika dantelash nga kjo mund të nxjerrim përfundimin ose se puna e punëtorëve që prodhojnë dantela sot është përqëndruar në stabilimente të mëdha ose se përdorimi i avullit për prodhimin e dantelave është përhapur kudo. Në të dy rast,et kemi të bëjmë me një përhapje të sistemit të fabrikave. — Por puna më e dëmshme për shëndetin është puna e runners, që më të shumtën e herëve janë fërnijë shtatë dhe bile pesë ose katër vjeç. Komisari Grejnxher gjeti duke bërë këtë punë edhe një fëmijë dy vjeç. Duke ndjekur vazhdimisht me sy të njëjtën fije që gjarpëron nëpër lulen e ndërlikuar të dantelës e që duhet këputur me anën e një gjilpëre dëmtohen rëndë sytë, sidomos kur puna, siç ndodh zakonisht, vazhdon 14 ose 16 orë. Në rastin më të mirë fëmijëve që bëjnë këtë punë u shkurtohet shumë drita, kurse në rastin më të keq, rast që haset mjaft shpesh, ata verbohen në mënyrë të pashërueshme si pasojë e kataraktës. Veç asaj, fëmijët, duke punuar gjithnjë të kërrusur, rriten të dobët, me krahëror të ngushtë dhe për shkak të çrregullimit të tretjes — vuajnë nga skrofulla; çrregullimi i funksioneve të organeve femërore është një fenomen pothuajse 27

i përgjithshëm ndër vajzat, ashtu si edhe shtrembërimi i kurrizit, kështu që